UNË TË GJYMTOJ

Një prirje për të cilën kam dashur të shkruaj prej kohësh: reduktimi ose gjymtimi fotografik i femrave, në lajmet “soft” të mediave shqip, sidomos ato që lidhen me seksualitetin dhe erotikën.

E kam fjalën për foto si kjo e mëposhtmja, ku personit të quajtur “Sara Jean Underwood” i tregohen vetëm të pasmet dhe jo fytyra ose pamja e plotë.

Sara

Zakonisht, personat identifikohen në foto nëpërmjet fytyrës; ose formave të ndryshme të portretit, përfshi edhe atë të krejt trupit. Madje edhe revistat “e berberit”, që i hapin shumë vend hireve femërore, nuk arrijnë deri aty sa t’ua copëtojnë femrave imazhin, duke ua paraqitur vetëm pjesët “interesante” të trupit.

Si teknikë, reduktime të tilla i ndesh ose si ilustrime botimesh mjekësore, ose në revista dhe video pornografike hard core, ku fytyrat ose personalitetet e protagonistëve nuk ngrenë shumë peshë dhe kamera fokusohet vetëm në zonat “e nxehta.”

Nga ana tjetër, nëse vetë fiksimi me karakteristikat seksuale dytësore të femrës është patologjik si i tillë, për media që kërkojnë të jenë mainstream, gjymtimi ose krasitja e imazhit femëror, për ta lënë jashtë fytyrën, e thellon edhe më objektifikimin.

2 Komente

  1. Ndoshta mund të hamendësojmë që në një nga shtresat e nën-ndërgjegjes së personit imazhi i “krasitur” përfaqëson vetë publikuesin/editorin; me fjalë të tjera kur personi shikohet në pasqyrë “sytë” e kësaj shtrese shikojnë një prapanicë gjithëdominuese ose ndoshta më shumë një phallus gjigand që është gati të pushtojë mbarë botën madje edhe më tej, gjithë universin!

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin