LIBRA ULTRAVIOLET

Një shërbim falas rekomandimesh për libra të stinës, nga blogu Peizazhe të Fjalës nën kujdesin e veçantë të Ambasadadorit të Republikës së Spanjës në Tiranë, shkëlqesisë së tij Pablo Diego José Francisco de Paula Juan Nepomuceno María de los Remedios Cipriano de la Santísima Trinidad Ruiz y Sala.

Krista – roman nga Rrezatima Gzhuta. Krista është Krista, vajzë e çuditshme, që i kalon ditët duke mëkuar një trumcak krah-thyer me fara lini. Pastaj në jetën e saj shfaqet Faunusi, një i ri bojëqiell nga një univers paralel, që flet një gjuhë vetëm me zanore. Të veshur lehtë, ata i ngjiten të dy malit të Trebeshinës, dhe atje e shpëtojnë një dervish të shkretë nga vdekja. Shtëpia botuese Rrukullima, 256 faqe, 800 lekë.

Çne? – roman pikaresk nga Agustin Llapi. Një urë e mbetur përgjysmë, një dashuri e prerë me sakicë, një rrfe që gzhat lisin e vetëm në pllajën e Llpasë. Protagonisti, i paemër, niset drejt kryeqytetit, rrugë e pa rrugë, me një tufë poemash me vete. E dashura e tij e njëhershme, jetimja Llepa, vdes befas nga një ngatërrim zorrësh dhe ashtu e merr sekretin në botën tjetër. Shtëpia botuese Rrukullima, 550 faqe, 1000 lekë.

Krista romanShpella e Dragomirës – roman historik nga Alma Shata-Schnaubel. Një rrëfim për rininë e mbretëreshës Teutë, gjahtare sorkadhesh dhe virtuoze e notit bretkosë në përrenjtë malorë të Dalmacisë së poshtme. Ende e virgjër por seksualisht kurioze, ajo ia mjekon plagët e mahisura gladiatorit romak Darius, i cili një ditë ëndërron ta rrëzojë përdhe Koloseun. Shtëpia botuese Bërdëllima, 400 faqe, 700 lekë.

Krista – novelë nga Krista Schnaubel-Kthella. Dy të rinj çekë, Krista dhe Schnaubel, kopulohen epshërisht në Bjeshkët e Namuna dhe atje ngjallin mërinë e huyt lokal Pandispan, i cili i detyron menjëherë të ecin zbathur mbi thëngjij të ndezur. Erotizmi gërshetohet me etnografinë, në këtë rrëfim të pasur alpin plot dritëhije dhe tundim. Shtëpia botuese Bërdëllima, 400 faqe, 700 lekë.

Zumrud – proza nga Oz Skad. I pari shkrimtar i ishujve Trobriand që përkthehet në shqip, i vjen lexuesit veror me një koleksion prozash të shkurtra, të cilat kanë fituar çmime ndërkombëtare anembanë Oqeanit Paqësor. Shtëpia botuese Ambasada, 300 faqe, 6 euro.

Cantagallo – roman i mbetur në tentativë, nga Silvio Bustamanti. Proza e parë e gjatë e këtij autori të parakohshëm, që këtë shtator mbush moshën 14-vjeçare. Botohet në shqip që para se të dalë në origjinal, me përkthimin mjeshtëror të Edit Brucajt. Shtëpia botuese Ambasada, 24 faqe me format të madh, 4 euro.

Vepra e plotë në prozë e poetit të pabotuar Dushko Plithi – botuar nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Arteve të Bukura, Këshillit të Traditës, Këshillit të Dijes Kombëtare, Institutit të Gjakut dhe të Komunikimit, dhe Ambasadës Arbëreshe në Tiranë. 1200 faqe, 5500 lekë.

Lizbeta – roman nga Anilina Ymza. Lizbeta është Lizbeta, vajzë e çuditshme, që i kalon ditët duke mëkuar një trumcak krah-thyer me fara lini. Pastaj në jetën e saj shfaqet Faunusi, një i ri bojëqiell nga një univers paralel, që flet një gjuhë vetëm me zanore. Të veshur lehtë, ata i ngjiten të dy malit të Trebeshinës, dhe atje e shpëtojnë një dervish të shkretë nga vdekja. Shtëpia botuese Rrukullima, 256 faqe, 800 lekë.

Unë bëra seks në makinë – rrëfim intim nga Suela Xathi. Njëkohësisht erotikë e rafinuar dhe manual i teknikave zen-seksuale, ky libër shoqërohet nga një DVD e prodhuar nga autorja. Shtëpia botuese Prapaskena, 3000 lekë.

Afsha – roman për të rinj nga Ada Pashtriku. Afsha është bushtra e vetëm në lagje: të gjithë qentë lënë kokën për të. Alegori e zhvillimit seksual të harlisur dhe e dramave erotike të pubertetit të parakohshëm, ky roman lexohet me një frymë. Shtëpia botuese Prapaskena, 200 lekë.

Unë bëra seks në majë të vinçit – rrëfim intim nga Suela Xathi. Njëkohësisht erotikë e rafinuar dhe manual i teknikave zen-seksuale, ky libër shoqërohet nga një DVD e prodhuar nga autorja. Shtëpia botuese Prapaskena, 3000 lekë.

Horoskopi i të brendshmeve – nga Sibel Bucuk. Ky best seller në atdheun e autores, Turqi, përmban këshilla për kombinimin e veshjeve intime sipas shenjave të Zodiakut, duke garantuar një paraqitje të suksesshme dhe tërheqëse, për femrën që nuk ia lejon vetes të gabojë. Vjen në shqip me përkthimin e Abdullah Rrahmanit, shtëpia botuese Sekreti i Viktorisë, 900 lekë.

Fjalor i plazhit – nga Llambro Gjiknuri. Fjalë të dobishme ose thjesht argëtuese për stinën, të vëna në rresht nga një mjeshtër i zbutjes së leksikut. Shtëpia botuese Parreno, 700 lekë.

Nuk ka komente

  1. Ne kolanen ultramavi do te shtoja nje ne faze botimi ndoshta ne vjeshte, kur edhe behen fiqte. “Urth-iza”, me autor Agrum Çeli. Libri trajton temen e nje te riu te papune, qe ndryshon emrin e vet dhe nis udhetimin e pafundem me autobusin e Unazes qe pervijohet si kerthiza e qenies se tij te humbur. Qe ketej edhe “Urth-iza”. Librin mund ta nisesh se lexuari nga cdo stacion dhe sic thuhet ne parathenien e tij, ai percjell nje metafore te kthimit te qytetit ne ish-qytet. Botohet me financimin e akademik Bernard Nendoko sr. phd ne filozofi komunikimi me shenja, nga shtypshkronja e universitetit “Kater Vellezerit”.
    Çmimi 350 leke.

  2. Po ashtu në vjeshtë, në kuadër të fushatës së korrje – shirjeve të Rrushit Shesh i Zi dhe Fikut Shëngjinas, del edhe vëllimi me tregime: “Sheh Rrushi-Rrushin e piqet Fiku”. Shkruar nga Ago Devolli, vëllimi përmbledh rrëfenja frymëzuar nga jeta e hershme e autorit, i cili, sipas shëmbëlltyrës së mëmës së Zeqos, hipte majë thanës e kënaqte kërshërinë adoleshenciale nëpërmjet veprimtarish vuajeriste drejtuar armiqësisht dritareve të fshatit tonë. Vjen ky libër nga shtëpia botuese “Balta e Arave”, 90 faqe format xhepi, 400 lekë.
    Këshilluar nxehtësisht si lexim plazhi.

  3. gazmend butka gjithashtu ka shkruar nje liber vetem per stinen e veres, ne te cilen pershkruan stinen e dimrit ne brezin ekuatorial gjate marshimit te batalionit te peste te ushtrise se astronomeve te pushuar “Plutoni eshte planet”. Ne kete liber ka parashikuar sesi nje shpetimtar i madh do te ruaj si shpaten e Eksaliburit monumentin e ngritur per adhurimin e heroit te popullit Tuala-Tuala gjate luftes se tyre per clirim nga mbathjet e hekurta te popullit Fuala-Fuala.

  4. nga keto me siper une kam lexuar kristen e gzhutes dhe lizbeten e ymzes. njera me pelqeu, tjetra jo. nuk e them cila me pelqeu per te mos ngjallur intriga midis shikrimtareve. libri ishte fantastik, aq sa pesova djegje te grades se dyte ne plazh pasi isha zhytur ne faqet e librit. tjetri hyn ne kategorine e librave qe lexohen ne pritje tek dentisti apo ato qe lexohen ne pritje te se dashures e cila ka hyre para ca oresh ne mall per te provuar te brendshme Victoria’s Secret (pse vonon moj kurve?).

    nga librat e tjera me duket interesant per vete apo per dhurate ai me seksin ne maje te vincit. ky duhet te jete dan brown i shqiptar qe shkruan me pseudonim si femer. vinci eshte objekt falik? nuk di.

    xhaxha, faleminderit per prezantimin. po ashtu faleminderit ambasadorin spanjoll. ku mund ta kontaktojme kete person, patronin e librave? si mund te na ndihmoje me para?

  5. <

    blockquote>Unë bëra seks në majë të vinçit – rrëfim intim nga Suela Xathi. Njëkohësisht erotikë e rafinuar dhe manual i teknikave zen-seksuale, ky libër shoqërohet nga një DVD e prodhuar nga autorja. Shtëpia botuese Prapaskena, 3000 lekë.</>

    Ngela i zhgenjyer kur pashe DVD-ne, jo vetem skena me vinçin qe s’ishte xhiruar ne ambiente shqiptare por dhe renkimet e Sueles ishin te dubluara nga nje e huaj, me gjase ruse (sipas shqiptimit te oh-së). Ja prandaj s’ecem para ne shqiptaret, nuk bejme asgje origjinale, thjesht copy & paste nga te huajt! Suela dhe une do kishim bere mire te kishim lene menjane DVD-ne; videot e librave shijojne me mire kur shikohen me syrat e imagjinates.

    1. Për këtë libër kishte treguar interes edhe ambasada italiane – meqë kishin kujtuar se Suela kish bërë seks në majë të Da Vinci-t.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: