BIMËSI ALBANOLOGJIKE

Pemën më të fundit të gjuhëve indo-europiane e ka përgatitur Instituti Suedez i Pemëtarisë, me qendër në Malmö.

Edhe pse tepër asimetrike në strukturë dhe në hollësi, ajo do t’u shërbejë studimeve të sotme albanologjike, më aktive se kurrë, për t’u mbyllur gojën armiqve të shumtë, detraktorëve të brendshëm dhe të jashtëm dhe cinikëve pa atdhe.

Falënderojmë drejtoreshën e Institutit, zonjën Laye Schplay, që na lejoi ta riprodhojmë këtë diagram të rëndësishëm në blog.

Sketch24182016

Shënim: Ndalohet rreptësisht përdorimi i pemës për synime të mësimdhënies. Hipotezat që përfaqësohen atje janë duke u verifikuar.

© Peizazhe të fjalës

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: