PREVERBA (IV)

(TURKOLOGJI)

S’lë çertexhiu të hajë kujunxhiu

U mbars mali e polli një muslluk

Nuk mbahen dy çibukë në një sqetull

Varoshi digjet, kuklla ujdiset

Plaku i mirë në demir-oxhak

S’ka babaxhan me fustan

Për një plesht, nxjerr jataganin

Më mirë një çekiç sot se një tokmak nesër

Bëmë pasha të të ngjaj

S’pyet breshka për kunup

Bëje sevapin, qaje xhevapin

S’ka buxhak pa oxhak, as sokak pa konak

Harro daulle dasmën e evgjitit

Di shurdhi ç’është tellalli

Ndalu beg se ka bejlerbeg

keyz
Arti (c) Nancy Fouts

Unë me sapllak ti me bardhak

Vuxhuti i plakut si flaka e çakmakut

S’ka ç’i bën magjarit, i bie gjynahqarit

Më e rëndë okllaia se sinia

Peshku në gjol, tigani në Stamboll

S’bëhet stan me çeçenë

Domuzit tregoji topuzin

S’bie rrufeja në hashure

Vajti si breshka për nallane

I zoti e nxjerr zevzekun nga bataku

Mua më digjet mjekra, ti më kërkon hoshaf

Shtriji çizmet sa ke jorganin

Më rrove të rrova, brisku i kaurit

Mysafiri e ka bishtin prapa

S’korret kallamoqi me sojak

Unë me paluze e ti me muhalebi

Vajti si manari te hanxhari

Kush s’ka rradake, ka patllake

Qepa në bahçe, çomleku në zjarr

S’lë bimbashi të hajë mytesarifi

Po të flesh me arixhiun, të zgjon ariu

S’futet magjypi në qyp

Ndalu beg se ka bejleg

Me një gur ngre dy kala

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin