PREVERBA (II)

(RROKULLISJE)

Qeni që sheh, nuk leh

Peshku në det, tellalli s’e jep

S’bëhet stan me çobenj

Ujku as qimen e ndërron, as ujkonjën e harron

Më mirë një zbythje sot, se një puthje nesër

Koka e falur nuk kripet

I zoti e shet, tellalli krihet

Di Leka ç’është Skënderi

S’bie rrufeja në rrufepritëse

Më thuaj me kë rri, të të them me kë rri

Më flet si e jëma e Zeqos majë mullixhiut

Për inat të cjapit, fjeti me kasapin

Vajti si breshka për lesh arapi

Vajti si kasapi te cjapi

U dogj nga piloti, i fryn shoferit

I zoti e di se nga lidhet tellalli

Mua më digjet jorgani, ti më qëron pleshtat

Shtati mushkë e mendja pushkë

Eja baba të të tregoj arrat e armikut

Qaji hallin Mukës se i bie avazit

Me një gur vret edhe pulën edhe sorrën

U shpërndanë nëpër botë, si zogjtë e kurvës

Më e rëndë qimja se trari

Di qeveria ç’është lepuri

Unë me bukë e ti në Kubë

Tellallët le të lehin, i zoti shkon përpara

Peshku në det, deti në tigan

Harro mushkë këmbët e dhisë

S’bëhet breshka balerinë

Për një presje djeg jorganin

Vajti si avazi në Mukje

Ujku qimen dhe ulkonjën e ndërron

Më mirë një qen sot, sesa një peshk nesër

Gurë gurë bëhet bakllavaja

 

Nuk ka komente

  1. Për të barazpeshuar rrokullisjen, më poshtë po shtoj edhe disa proverba të lashtë që janë thënë e stërthënë, por që ia vlen t’i përsërisim – meqënëse siç thonë ‘përseritja është nëna e të gjithë proverbave’.

    (NË NGJITJE)

    Djelli nuk lind por perëndon

    Gajkëftohtë si një patriot

    Shpërthen si droni tek Partizani

    Shihi flamurin jo gunën

    Bletët që bëjnë mjaltë nuk janë as mish as peshk

    Të gjitha rrugët të çojnë ose në Romë ose në Stamboll

    Bëj sot vetëm atë që s’bën dot nesër

    Po qëndroj lart të të shof poshtë

    Kur i bën gropën shokut bëj shkallë që të ngjitesh

    Fshatin që nuk duam ta shohim nuk ka nevojë për kallauz

  2. Më thuaj me kë rri, të të them me kë rri–filozofi e gjalle! Si ajo “help me to me”.
    Edhe nje urtesi tjeter rreth ujkut:

    Ujku i bute ha dy qengja

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin