PREVERBA (I)

(PËRAFRIME)

Mos e zgjo liqenin që fle

Të vret me lugë në gojë

Korbi digjet, zogjtë krihen

Vajin s’e nxë vrima, do edhe uthullën me vete

Kur s’ke vulën, ha firmën

Të lan natën e të lyen ditën

skulpturë nga Nancy Fouts

skulpturë nga Nancy Fouts

S’bëhet bostan me qefuj

Bujku kaun e ndërron, po lopën s’e harron

S’bie rrufeja në hallate

Sos shkrimtari që na ngordhi, po s’na lenë rehat as muzat

Katrori e nxjerr Pitagorën nga balta

Kërkon qimen në meze

S’lë mehmuri të hajë mahmuri

Vajti si breshka te krushka

Më i rëndë pulishti se gomari

Gur gur bëhet gruaja burrë

Sos kamerieri që na ngordhi, por nuk po na vinë as mezet

Kërkon halë në përshesh

Kërkon gjilpërën te Krasta

Muri luan, kauri s’luan

U mbars tastiera e polli një mi

Dasmë pa musht nuk ka

Ngrehu Sado të ulet Mazoja

Muji fle, Halili s’fle

Për një plesht ther pulishtin

Erës dhe gjoksit tregoju armikun

Për një morr shet nagantin

U dogj nga qiqrat, tani i fryn edhe hellit

La dasmën e shkoi për krushka

 

Nuk ka komente

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin