FESTA TË IMAGJINATËS

Sipas një lajmi që lexoj në Dita, studiuesi i njohur arbëresh, prof. Altimari e ka quajtur ditën e mësuesit, 7 marsit, si “datë pa domethënie”, meqë ajo vetëm sa i referohet lejes që ka dhënë sulltani për hapjen e shkollës shqipe në Korçë; dhe se populli shqiptar duhet të festojë “dokumentin e parë zyrtar në gjuhën shqipe, të shkruar nga At Gjergj Guxeta në vitin 1744 dhe drejtuar Vatikanit.”

Ngaqë nuk e kam përpara kumtesën e Altimarit, po i marr këto pohime me rezerva: mediat e Tiranës nuk janë shquar ndonjëherë për saktësi dhe integritet.

Megjithatë, nuk e prisja prej Altimarit që t’u bashkohej kaq lehtë përpjekjeve për revizionim të historisë nëpërmjet zëvendësimit.

Edhe pse nuk kam dyshim që letra e përmendur prej tij, e vitit 1744, ka vlerën dhe rëndësinë e vet si dokument historik, kjo nuk ka pse të rrëzojë nga kalendari 7 marsin.

Nuk kam dyshim as që Rilindja arbëreshe i parapriu në kohë dhe në ide Rilindjes shqiptare; por kjo e dyta nuk ka qenë as mund të trajtohet si vazhdim i thjeshtë i së parës.

Për arsye të ngjashme, 7 marsi si festa e shkollës shqipe dhe dita kombëtare e mësuesit i përket tashmë një tradite të konsoliduar; që e gjen kuptimin jo aq në atë çfarë ka ndodhur realisht atë ditë, sesa në kremtimin e asaj dite për dekada me radhë.

Ajo festë e shkollës shqipe ka ardhur duke u mbushur me kuptim dora-dorës, pavarësisht nga vlera që ka pasur data në momentin kur është zgjedhur për t’u festuar.

Prof. Altimari është vetë njohës i shkëlqyer i dukurisë së traditës së imagjinuar mes arbëreshëve; prandaj i pari do të më mësojë se traditat dhe kalendarët tanë kombëtarë janë më së shumti produkte të dëshirës sonë për traditë.

Nuk më tingëllon realist propozimi që shqiptarët ta lënë tani mënjanë 7 marsin dhe të fillojnë të përkujtojnë dy seminare të kishës arbëreshe në shekullin XVIII.

E mira do të ishte që traditat e sugjeruara, reale dhe të imagjinuara, të mos zëvendësonin njëra-tjetrën, por të pasuronin së bashku një kalendar tonin kombëtar që ka nevojë të pasurohet, jo të rishkruhet si palimpsest.

E kam shkruar edhe më parë, që rëndësia e 7 marsit, përkundrejt datave alternative, lidhet edhe me vijueshmërinë; shkolla shqipe e nisur atëherë ka vazhduar pastaj pa ndërprerje, deri në ditët tona; ndryshe nga seminaret e arbëreshëve dhe përpjekje të tjera, mes shqiptarësh në Ballkan dhe gjetiu, që vijueshmërinë nuk e siguruan dot.

Shënim: Diçka më shumë për polemikën e Altimarit tek Tema. Një komentues atje me të drejtë ka vënë re edhe që 7 marsi kremton datëlindjen e arsimit shqip laik.

35 Komente

  1. Me duket nje rast flagrant i shkeljes se objektivitetit te thuash qe nje date qe shenon festen e shkolles shqipe nuk ka kuptim historik; nuk mund ta vertetoj nese Altrimari e ka quajtur edhe pa domethenie sepse fare lehte mund tia kete vene ne goje gazetari kete. Me duket absurde qe ne perpjekjen per te nxjerr ne drite rilindjen arbereshe te vihen ne konkurence perparesie evente historike duke marre per baze moshen e tyre. Kam pershtypjen se pas perpjekjes per te paraqitur rilindjen arbereshe si te “paren” eshte nje deshire per ta paraqitur ate si me te paster (pure) dhe si nje fenomen qe u zhvillua pa nxitje rrethanash por si dicka e natyrshme dhe se jane ata pa jemi ne.

    Nderkohe kemi nje popullesi qe daten 7 mars e ka te ngulitur ne vetdije me plot domethenie edhe pse arsimi shqiptar sot eshte ne nje gjendje te rende e po merr sulme nga te gjitha anet. Nga Altimari mund te nxirrnim mesime se si mund te jepet nje kontribut per ta rimekembur rendesine e arsimit ne vite dhe ndoshta keshtu mund te krijohej nje fare prestigji duke i dhene studentit nje historik qe perfshin rilindjen arbereshe, ate shqiptare dhe pse jo mbajtjen gjalle gjate luftes se Kosoves.

    Tani, ti kthehem arsimit qe kane keto palo gazetare.
    – Artikulli i Dites nuk e permend fare se ku u shpreh Altimari mbi daten 7 mars. Gazetari nuk e gjen me rendesi ta permend fare Seminarin e as titullin e ligjerates. Per me teper e shoqeron artikullin me foton e pare qe te shfaqet ne Google per Altimarin nga nje seminar i vitit 2012.
    – Artikulli tek Tema eshte me i plote dhe jep informacionin per Seminarin dhe ligjeraten por e shoqeron me po te njejten foto. Ka nje shenim te padeshifrueshem qe artikulli buron nga KD (Koha Ditore)
    – Artikulli i Koha Ditore eshte origjinali dhe jo vetem qe ka foto reale nga aktiviteti, ai ka dhe nje paragraf kushtuar titujve te ligjeratave te tjera mbajtur gjate javes se dyte te Seminarit. Vini re dhe titullin e permbajtur.

  2. Bëjmë mirë që i marrim me rezerva raportimet e gazetarisë shqiptare. Ndoshta në kumtesën e Altimarit nuk ka pasur asnjë propozim zyrtar për ndërrime datash, por vetëm i ka kujtuar auditorit se ka pasur shkolla shqipe edhe më parë. Profesori arbëresh, sipas gjase, ka dashur të nënvizojë rolin e Rilindjes arbëreshe në kulturën mbarëshqiptare, duke ofruar edhe elemente historike. Për fat të keq nuk e kemi referatin e Altimarit në dorë.

    Lidhur me ndërrimin e 7 marsit do të thoja se shpeshherë kur flitet për festat lihen mënjanë aspektet simbolike. Të gjithë në Shqipëri e dinë kur është festa e mësuesit, por ka nga ata që nuk e dinë përse është zgjedhur dita e 7 marsit dhe jo një ditë tjetër vjeshte. Me kalimin e kohës dhe krijimit të traditës është vështirë ta ndash datën e saktë historike nga vlera simbolike. Ta zëmë se del një dokument tjetër që vërteton se shkolla e parë shqipe u hap në datën 6 mars. Do ta zhvendosnim festën? Po sikur të dalë një dokument tjetër në datën 8 mars? Si do ta prisnin mësuesit meshkuj? Në kësi rastesh përdoret një dozë konvencionaliteti.

    Le t’i gëzohemi faktit se festën e mësuesit jo të gjithë e kanë. Mua më pëlqen se është origjinale e për çka tregon në rrafshin simbolik, për rolin e mësuesit, shkollës, arsimit. Por edhe ky aspekt nuk i duhet lënë retorikës, por duhet mbushur me përmbajtje. Do të kisha parapëlqyer ndonjë popozim për mbarëvajtjen e arsimit dhe lartësimin e figurës së mësuesit.

  3. Po mire, ore, keta arbereshet sot e kesaj dite

    s’kane shkolla shqipe

    ose edhe kur i hapin nuk ju shkon njeri.

    Shteti italian e ka lejuar prej kohesh mesimin shqip atje dhe nuk ka interes nga arbereshet vete sepse

    gjuha shqipe nuk i hyn ne pune.

    Se prifterinjte ne Italine e Jugut ne shekullin 18 e hapnin ndonje seminar keshtu per kulture po ne Shqiperi
    te ikte koka edhe vetem nje shkronje shqipe te shkruaje.

    Kushedi zbulojne keta te Kalabrise ndonje prift arberesh qe ka ardhur t’i mesoje shqipen shqiptareve te vuajtur ketej ashtu edhe

    ia veme emrin ndonje rruge ne lagjet e reja, tha.

  4. Se pari, Altimari nuk ka kerkuar zevendesime datash apo festash. Kete e kane shpikur gazetaret qe kerkojne lajme sensacionale.

    Se dyti, ai foli rreth gjysme ore, solli fakte te reja, te panjohura me pare, qe kerkojne nje interpretim te ri te atyre zhvillimeve historike qe paraprine rilindjen shqiptare. Faktet qe solli Altimari kane te bejne me nje rrjet te dendur marredheniesh kulturore mes arberesheve dhe shqiptareve qysh gjate shek. XVIII, marredhenie qe nuk diheshin me pare. Eshte idiote ta reduktosh kumtesen e tij ne nje kerkese per zevendesime datash.

    1. Mediat kanë edhe ato axhendën e tyre – herë të hapur, herë më pak të hapur. Nuk është thjesht punë budallallëku, që ta lexosh ashtu kumtesën e Altimarit: ndonjëherë gazetari gjen atë që po kërkonte.

      Në fakt, seminari i Prishtinës është mbuluar shumë keq nga mediat – sikur gjysmën e vëmendjes të artikullit të vjetër të The New York Times të kish marrë, kushedi tani do të ishim duke debatuar ndryshe.

      Dhe, natyrisht, Rilindja arbëreshe i parapriu asaj shqiptare në Ballkan; por edhe nuk thua dot se ajo shqiptare ishte thjesht vazhdim i asaj arbëreshe. Mori disa gjëra prej saj, por problematikat, edhe ato kulturore, të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane nuk mund të zgjidheshin në Italinë e Jugut, as në Napoli.

      1. “Dhe, natyrisht, Rilindja arbëreshe i parapriu asaj shqiptare në Ballkan; por edhe nuk thua dot se ajo shqiptare ishte thjesht vazhdim i asaj arbëreshe. Mori disa gjëra prej saj, por problematikat, edhe ato kulturore, të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane nuk mund të zgjidheshin në Italinë e Jugut, as në Napoli.”

        Nuk kishte nje rilindje arbereshe te pavarur nga ajo shqiptare. Arbereshet nuk zhvilluan ndonje rilindje per veten e tyre.

        Puna eshte fare e thjeshte.

        Gjithe platforma ideologjike e rilindjes shqiptare, ideja se shqiptaret jane nje komb i vetem, me nje gjuhe, tradita, histori e kulture te veten, pavaresisht nga fete e ndryshme, dhe si komb duhet te kishin te gjitha te drejtat qe asokohe kerkoheshin per te gjitha kombet e tjera, e mbi te gjitha nje shtet te tyre te pavarur, pra e gjithe kjo platforme u parashtrua me force e ne menyre te perseritur nga arbereshet, jo per veten e tyre, por per gjithe kombin shqiptar. Keto ide qe qarkullonin e kishin zene rrenje nder arbereshet shkalle-shkalle qysh gjate shek. XVIII, u perqafuan pastaj nga intelektualet shqiptare, N. Veqilharxhi, P. Vasa, S. Frasheri, J. Vreto, Th. Mitko etj. dhe u zhvendosen gjeografikisht ne Ballkan. Te gjithe keta emra qe permenda, por edhe shume te tjere, ishin ne kontakt te ngushte e te vazhdueshem me arbereshet e Italise. Eshte thene gjithmone se romantizmi shqiptar eshte i vonuar ne krahasim me ate te Europes perendimore. Kjo nuk eshte e vertete.

        Iluminizmi dhe romantizmi shqiptar qe u zhvillua nder arbereshet e Italise ishte i njekohshem me ate europian. Vetem se ky fakt eshte injoruar nga studimet tona.

        Kjo nuk eshte pune “jemi ne pa jeni ju”. Eshte i njejti proces qe duhet vleresuar si i tille edhe ne driten e te dhenave te reja qe deri me sot nuk ishin vene ne dukje.

      2. Faktet e reja e kumtoi Altimari jane ne vazhden e nje morie faktesh te reja qe jane botuar keto vitet e fundit nga disa studiues, si M. Mandalà, B. Demiraj etj. Ka me se dhjete vjet qe botohen artikuj e libra me te dhena e fakte te reja qe kerkojne rishikimin historik te proceseve qe sollen rilindjen shqiptare.

        Sa per te sjelle nje shembull: Ai fakti qe permendi Altimari mbi nje leter drejtuar Vatikanit ne gjuhen shqipe eshte botuar nga B. Demiraj qysh ne vitin 2003, i cili botoi edhe tekstin e letres. Vetem se gazetaret e kane bere lemsh. Letren nuk e shkroi Guxeta, por arbereshi Zef Skiroi nga Himara. Asokohe Skiroi ishte Arqipeshkev i Durresit dhe i derguar apostolik i Papes ne Himare, ku gelonin shkollat shqipe qe kishin hapur prej vitesh misionaret arbereshe.

        Skiroi iu drejtua Vatikanit si Arqipeshkev i Durresit me nje shkrese zyrtare ne gjuhen shqipe dhe jo ne italisht, sepse shqipja ne ato mjedise realisht e kishte fituar dinjitetin e nje gjuhe zyrtare, te pakten ne marredheniet kishtare. Letra nuk eshte shkruar ne dialektin arberesh, por ne shqipen qe flitej dhe shkruhej asokohe ne toskeri.

        1. Unë e mendoj një çikë si ndryshe këtë punë.

          Kur flasim për kontributin e arbëreshëve të Italisë në Rilindjen Kombëtare, duhet t’u përgjigjemi pyetjeve:

          – A la ndonjë gjurmë kulturore veprimtaria e klerikëve arbëreshë në kuadrin e përpjekjeve për një kryeurë uniate në zonën e Himarës? Se në sferën fetare nuk më duket të ketë lënë.

          – Në ç’masë u financuan prej tyre përpjekjet kryesore politike dhe kulturore të Rilindjes?

          – A qarkulluan mes figurave kryesore të Rilindjes Kombëtare vepra të krijuara prej arbëreshëve?

          – A patën ndonjë qarkullim, në komunitetet shqiptare në Ballkan, materiale të shtypura shqip me fondet e arbëreshëve ose revistat dhe botimet e tjera arbëreshe?

          – A pati mësues arbëreshë që të vinin në masë për t’u mësuar shqipen shqiptarëve në kohën e Zgjimit kombëtar?

          – A pati nxënës shqiptarë që shkuan të mësojnë në seminaret arbëreshe dhe pastaj të ktheheshin për të kontribuar në kulturën shqiptare të Rilindjes? (Di që kjo ka ndodhur më vonë me Gurakuqin, Xhuvanin, etj.)

          – A patën shkëmbime reale mes tyre figurat kryesore të Rilindjes shqiptare (vëllezërit Frashëri, Jani Vretoja, Pashko Vasa, Konstandin Kristoforidhi, Hoxha Tahsin) dhe figurat kryesore të kulturës arbëreshe, përtej kortezive të mirënjohura dhe respektit të ndërsjelltë?

          – A mund ta lexonin arbërishten e De Radës dhe të tjerëve figurat kryesore të Rilindjes sonë?

          – A u botua letërsi nga Shqipëria në viset arbëreshe, në kohën e Rilindjes? Mua më rezulton veç një botim i Kamardës i vitit 1870, me disa poezi nga autorë shqiptarë prej Ballkanit. Dihet edhe që kanë qarkulluar, mes intelektualëve arbëreshë, disa vepra të autorëve të vjetër katolikë, si ajo e Budit – por sa ndikim ka pasur shqipja e Budit në arbërishten letrare?

          – A u botuan gjë pjesë nga folklori arbëresh në botimet folklorike të Mitkos dhe të Dines? Nuk jam i sigurt.

          – A ka ndikime të autorëve arbëreshë në letërsinë dhe në publicistikën e Rilindjes shqiptare? Nuk më rezultojnë.

          – Sa u dëgjua zëri i arbëreshëve në Kongresin e Manastirit ose edhe në përpjekjet e mëparshme për të hartuar një alfabet të shqipes?

          I bëj këto pyetje jo sepse do t’u përgjigjem negativisht; por sepse nuk kam informacionin që do të doja (dhe e pranoj se nuk jam në fushën time). Mua më duket se synimet e lëvizjeve kulturore, si kjo e Rilindjes mes arbëreshëve, duhet t’i trajtojmë veçan nga rezultatet e tyre; askush nuk po vë në diskutim fisnikërinë e projekteve, thjesht po përpiqemi të gjejmë një raport të arsyeshëm mes atyre që dinim, atyre që nuk dinim dhe atyre që nuk dinim se nuk dinim.

          1. Pa u zgjatur ne te gjitha pyetjet nje per nje, shumices se tyre une do t’i pergjigjesha me nje PO te madhe. Nje pergjigje e detajuar do te kerkonte shume kohe dhe hapesire.

            Sa per pyetjen e fundit, dihet se germa “ë” u vendos ne Manastir per nder te De Rades. Dhe kjo u tha ne menyre te hapur.

            E peseris se nuk ka asgje per t’u trajtuar veçan ketu. Roli i arberesheve ishte vendimtar sidomos ne fazen e pare te zgjimit kombetar. Te gjitha idete e rilindjes u artikuluan per here te pare nga arbereshet, te cilet u drejtoheshin qofte shqiptareve te Shqiperise per t’i zgjuar nga gjumi, qofte edhe qarqeve europiane me synimin per t’i sensibilizuar ato mbi çeshtjen shqiptare, perpara sesa ajo te behej “çeshtje” per vete shqiptaret.

          2. Qe ta sqaroj pak me mire kete pune dhe pastaj nuk flas me.

            Historiografia jone zyrtare, ajo qe kemi mesuar ne shkolla dhe qe mesojne edhe sot shqiptaret, thote se levizja e rilindjes si ideologji filloi me nje qarkore dhe me nje leter private qe N. Veqilharxhi i shkruante nipit te tij grekofil ne vitin 1846.

            Po sjell ketu poshte vetem nje link me nje veper te arbereshit Engjell Mashi, botuar ne frengjisht qysh ne vitin 1809 nga Malte- Brun ne revisten e tij “Annales des Voyages”. Vepra ishte shkruar dhe qarkullonte ne italisht para perkthimit ne frengjisht. E perseris, po e sjell ketu sa per ilustrim. Kjo eshte vetem njera nga veprat dhe shkrimet e shumta te arberesheve qe qarkullonin dhe mbillnin faren e rilindjes kombetare qysh nga mesi i shekullit XVIII.

            http://books.google.it/books?id=1dBCAAAAcAAJ&printsec=frontcover&hl#v=onepage&q&f=false

            Vepra e Mashit fillon ne faqe 145.

            1. Pa dashur te largohem shume nga tema doja vetem te ve ne dukje nje kontradikte qe per mua eshte shume argetuese.

              Altimari dhe Mandala e kane shprehur dhe me pare nevojen per te “rishkruar” disa kapituj te historise zyrtare kombetare: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=13174&kat=94, por kush e ka lexuar blogun tone ne vite e ka vene re qe kete e kemi kerkuar edhe ne, ndonjehere duke e paguar shume shtrenjte.

              Si te pajtosh atehere faktin qe Mandala me ben parathenien e Mosmarreveshjes ku vihen ne shenjester “albanologet e rinj” dhe ne anen tjeter perpjekja filologjike arbereshe po shkelqen pikerisht ne cmitizimin e versioneve historiografike zyrtare? Mos ka nje marreveshje per mosmarreveshjet apo nuk marr vesh une?

          3. Parrulla,

            nuk e di se ç’thote Mandalà ne parathenien e “Mosmarreveshjes” per “albanologet e rinj”, nuk mundem as ta verifikoj se ne keto çaste nuk e kam librin me vete, por keshtu me hamendje besoj se u referohet disa kritikave te Kadarese per disa autore te rinj qe hapen nje fushate te çoroditur ne emer te demitizimit pa bere asnje kerkim shkencor paraprak.

            Nuk ka asnje kontradikte ketu. Nuk di me saktesi se ç’eshte kerkuar ketu ne blog dhe pse thua se e keni paguar shtrenjte. Di se per te kerkuar te rishikosh qofte edhe nje presje nga historia duhet te kesh bere kerkime te thelluara arkivore e bibliografike, te kesh fakte e te dhena te shumta e te pakundershtueshme, te kesh sistem dhe metode. Pra te dish se ç’te kerkosh dhe si te kerkosh.

            Mandalà e Altimari para se te kerkonin rishikime ne gazetat shqiptare, kane botuar shume libra e artikuj shkencore ne italisht dhe ne shqip (Mandalà vetem ne shqip ka botuar nja tre-kater libra me fakte e te dhena, pa llogaritur librat mund te kete botuar ne italisht). Deri me sot nuk me ka qelluar te lexoj asnje shkrim qe t’i kundershtoje, t’i hedhe poshte a se paku t’i vere ne dyshim ato. Perkundrazi kam lexuar dhe kam degjuar vetem vleresime pozitive.

            Por qe te diskutojme konkretisht duhet qe paraprakisht t’i kemi lexuar ata libra. Keshtu me keto hamendje komplotiste per marreveshje te fshehta qe ke ti eshte e kote te flasim se nuk qullosim gje.

            1. Shkruan:

              u referohet disa kritikave te Kadarese per disa autore te rinj qe hapen nje fushate te çoroditur ne emer te demitizimit pa bere asnje kerkim shkencor paraprak.

              Një nga këta “albanologë të rinj” kam qenë dhe unë, që u shënjestrova prej I.K.-së – jo aq ashpër sa Lubonja dhe Klosi – për Shqipen totalitare. Punimi im nuk ka qenë pjesë e ndonjë “fushate të çoroditur”, as ka synuar ndonjë demitizim; dhe është mbështetur në kërkime paraprake.

              Asaj kritike unë i jam përgjigjur haptazi dhe në shtyp; duke marrë në vështrim jo vetëm fjalët e pamenduara mirë të I.K.-së (që nuk m’u duk se e kishte lexuar librin), por edhe një ndërhyrje pasuese po aq kritike të Rami Memushajt.

              Sa për Altimarin dhe Mandalanë dhe studiues të tjerë arbëreshë të viteve të fundit – le të mos lëmë pa përmendur Fortino-n, Miracco-n dhe Belluscio-n këtu – ata kanë dhënë kontribute të shkëlqyera në fushën e filologjisë dhe të historisë së kulturës, që bëhen dyfish më të vlefshme po të kemi parasysh mjerimin e albanologjisë në Shqipëri dhe vështirësitë e saj në Kosovë gjatë së njëjtës periudhë.

            2. Po i le menjane permendjet neper dhembe per K.Trebeshinin, A. Klosin, F. Lubonjen dhe A.V. dhe po perqendrohem tek mllefi drejtuar Oliver Jens Schmitt qe te pakten ndryshe nga keta te tjeret kerkimin arkivor e bibliografik e ka bere, na bind apo s’na bind metoda dhe perfundimet.

              Nuk ngre asnje dyshim per kredencialet e Mandala e Altimari (edhe pse nuk i kam lexuar ua njoh CV-ne) por t’i besh parathenien nje sprove letrare qe kalon si pergjigje per Schmitt-in eshte shaka e nje fyerje per vete kalibrin e Mandalase qe ndryshe nga Kadareja i ka disi kartat me ne rregull per te kundershtuar tezat e metodologjine e Schmitt. Natyrisht cdo heqje pike e presje duhet peshuar mire, por nuk mund t’ia leme detyren e kujdestarit Kadarese e te veme Mandalane ta legjitimoje ate duke i falur bekimin e nje albanologu. Nuk behen keshtu punet.

              “Kunder ketyre te fundit, kunder provincializmit atavik qe karakterizon banden intelektualoide te “cmitizuesve”, te “albanologeve te rinj” e te fantazmave “dumbabiste”, kunder llokajes kuterbuese te mashtrimit e padijes, kunder gjithe ketyre ngrihet libri i Kadarese, qe nuk harron te shkunde nga dremitja edhe ata intelektuale shqiptare qe deri dje ishin protagoniste te debatit shkencor, ndersa sot tulaten, fshihen, shugaten e nuk gjejne dot kurajen t’i kunderpergjigjen me armet e dijes e te arsyes dalldise antishqiptare, qofte asaj te prodhuar “me forcat tona”, qofte edhe asaj te importuar gratis nga Europa… Fale kesaj, Mosmarreveshja qendron, sic u tha, ne majat e mendimit, per t’i ndricuar Shqiperise udhen e “marreveshjes me veten”.”

              Ndoshta Mandala nuk e ka lexuar Kadarene ashtu si dhe ky i fundit nuk e ka lexuar Shqipen Totalitare por e ka me te thene.

          4. Nuk mbaj mend ta kem lexuar kete parathenie, por tani, sapo te mundem, do ta lexoj. Citimin qe sjell ti une e gjej plotesisht me vend. E lexoj si kritike jo vetem per “demitizuesit”, por edhe per nivelin e mjere ku ka rene albanologjia shqiptare.

            Sa per Schmitt-in, ai vertet e ka bere kerkimin, por e ka bere se prapthi. Perveç Kadarese qe tek e fundit nuk eshte studiues, per Schmitt-in ka kritika nga studiues serioze, nder te cilet edhe kolege e miq te tij. Nje mik me ka treguar se njehere e ftuan Schmitt-in ne nje konference shkencore qe u mbajt ne Jug te Italise, diku ne Brindizi a ne Bari, per t’u ballafaquar hapur me kritikat. Nuk u paraqit fare dhe as qe iu pergjigj kritikave te kolegeve te tij, kryesisht historiane te huaj.

            Sa per rishikimin e historise se Skenderbeut, ka nje liber qe permban shume me teper teza rishikuese sesa ai i Schmitt-it: eshte libri i A. Plasarit “Skenderbeu – nje histori politike”. Ai liber nuk ka ngjallur reaksione, sepse eshte bindes, i argumentuar, neutral ne tone, i kopsitur me nje bibliografi dhe burime qe Schmitt-it i duhen se paku dhjete vjet t’i lexoje.

            Edhe kjo eshte nje tjeter dukuri tipike shqiptare: pislleqet tek ne bejne buje te madhe, ndersa punet e mira kalojne ne heshtje te plote. Normalisht duhej te ndodhte e kunderta.

            Po ta leme kete muhabet se u be bajat. Dolem edhe jashte teme.

            1. Shkruan:

              Citimin qe sjell ti une e gjej plotesisht me vend. E lexoj si kritike jo vetem per “demitizuesit”, por edhe per nivelin e mjere ku ka rene albanologjia shqiptare.

              Relapso, vetë koncepti që një vepër fund e krye ideologjike, si Mosmarrëveshja, do të mbrojë e shpëtojë albanologjinë nga “provincializmi atavik i bandës intelektualoide…” është i kalbur në rrënjë; dhe kutërbon në gojën e një dijetari si Mandala-ja.

              Albanologjisë sot i kanosen shumë rreziqe, por asnjë prej këtyre nuk mund të bëjë më shumë dëm se ideologjia kombëtariste. Dija i zgjidh problemet dhe kundërtitë nëpërmjet debatit të hapur, jo me manifeste romantike dhe të ekzaltuara.

              Tek e fundit, është pikërisht kjo ideologji kombëtariste – edhe provincialiste edhe atavike – që përshëndet revizionime si ky 7 marsit, ndërsa dënon si herezi revizionime të tjera, që nuk përshtaten me skriptin.

              Sa për Schmitt-in dhe Plasarin, unë besoj se i pari u promovua me agresivitet të madh prej përkthyesit dhe botuesit të vet (Klosit); kjo u shërbeu shitjeve të librit, por ia dëmtoi veprës integritetin shkencor – meqë teza e Gjergjit që luftonte për t’u hakmarrë për të jatin, e paraqitur si sensacionale, është, në fakt, qesharake.

              Plasari nuk u promovua kështu (edhe ai përsiat, mes të tjerash, mundësinë sensacionale që Skënderbeun ta kenë helmuar venedikasit); për librin e tij është folur shumë pak, por kushedi ashtu ka dashur edhe autori vetë.

          5. “Albanologjisë sot i kanosen shumë rreziqe, por asnjë prej këtyre nuk mund të bëjë më shumë dëm se ideologjia kombëtariste. Dija i zgjidh problemet dhe kundërtitë nëpërmjet debatit të hapur, jo me manifeste romantike dhe të ekzaltuara.”

            Xha Xha, i forte paske qene! Me bere te kerkoj e te rilexoj “Mosmarreveshjen”, kesaj here me gjithe parathenie, se kisha vite pa e marre ne dore.

            Ndoshta kjo nuk eshte tema e pershtatshme per te folur per te. Kur te kesh kohe dhe nge, na hap nje teme me vete dhe na shpjego konkretisht nje per nje demet qe i kanosen albanologjise, Shqiperise, kombit, shoqerise dhe gjuhes shqipe nga idete dhe qendrimet “kombetariste” te ketij libri.

            Une, si parim, kur diskutoj per nje çeshtje, nisem gjithmone nga ideja se une e kam gabim dhe tjetri ka te drejte, dhe mundohem gjithmone te gjej arsyet e shendosha qe e shtyjne tjetrin te mendoje ndryshe nga une.

            Por kesaj here, sado qe mundohem, nuk po i gjej dot ato arsye.

            Mbetem i mendimit se asgje dem nuk i vjen albanologjise dhe neve te gjitheve nga vepra dhe idete e Kadarese. Shume-shume, une e shoh ate si nje shkrimtar paksa idealist, qe vuan tek e sheh atdheun e tij ne kete gjendje dhe ankohet, therret e bertet. Por askush nuk e degjon. Vox clamantis in deserto!

            Gjetke duhet kerkuar e keqja, them une!

            1. Shkruan:

              Kur te kesh kohe dhe nge, na hap nje teme me vete dhe na shpjego konkretisht nje per nje demet qe i kanosen albanologjise, Shqiperise, kombit, shoqerise dhe gjuhes shqipe nga idete dhe qendrimet “kombetariste” te ketij libri.

              Nuk e besoj, as kam thënë gjëkundi, se Mosmarrëveshja i sjell dëm “Shqiperise, kombit, shoqerise dhe gjuhes shqipe.” Më vjen keq, por nëse më vë në gojë fjalë që nuk i kam thënë, e kam të pamundur të bëj debat me ty.

              P.S. Kot kështu për kuriozitet: i ke krahasuar ndonjëherë mes tyre versionet e këtij libri (Mosmarrëveshjes)?

          6. Jo, nuk i kam krahasuar me laps ne dore. Madje, te them te drejten, as qe e dija se kishte me shume se nje botim. Une kisha lexuar botimin e pare. Tani kerkova dhe gjeta nje “botim te dyte, te ripare prej autorit”, te vitit 2011. Tani po dyshoj se mos parathenia e Mandalait eshte shtuar vetem ne kete botim te dyte, se ne ate te parin qe kisha lexuar une, nuk e kisha vene re. Ndoshta me ka shpetuar mua, xhanem.

            Gjithsesi kritiken ndaj librit tend e mbaj mend qe e kisha lexuar ne botimin e pare, sidomos ne nje nga shenimet ne fund te librit. Tani po shoh qe perseritet edhe te ky botim i dyte dhe po me forcohet bindja se IK ka lexuar vetem titullin, sepse vetem te titulli mbeshtetet kritika e tij, dhe te ndonje shembull qe do te kete vere re kur e ka shfletuar nxitimthi. Nuk me duket megjithate ndonje kritike e rende dhe denigruese. Autori ka shprehur thjesht mendimin e tij qe mund te permblidhet keshtu: “Nuk ka gjuhe totalitare, por ka perdorime totalitare te nje gjuhe. Pra nuk eshte faji te gjuha si e tille, por te menyra se si perdoret gjuha” Çka e konfirmon pershtypjen se ai librin nuk e ka lexuar.

            Nuk e di a ka botime dhe variante te tjera, perveç ketyre dy te pareve.

            1. Kritika për librin tim është gjë fare e vogël – problemet janë gjetiu. Por më mirë të biem dakord që të flasim kur të vijë koha.

  5. “duke marrë në vështrim jo vetëm fjalët e pamenduara mirë të I.K.-së (që nuk m’u duk se e kishte lexuar librin)”

    Me duket se ta kam thene nje here mendimin tim per kete çeshtje.

    Edhe une jam i bindur se Kadare nuk e ka lexuar librin tend. Ne rastin tend ia ka futur kot. Mendoj se ai ka keqkuptuar titullin, por mund te jete bazuar edhe ne ndonje thashethem qe do t’i kene fryre ne vesh tipa si ky Memushi.
    Jam i bindur se, po ta kishte lexuar librin, do te kishte menduar krejt ndryshe.

    Sa per studiuesit arbereshe, lista e tyre qe nga me te vjetrit si Gradilione, Guxeta e Solano e deri te me te rinjte si Belluscio e Belmonte eshte e gjate. Problemi eshte se kontributi i tyre i jashtezakonshem nuk njihet dhe nuk vleresohet sa duhet ne Shqiperi, ndoshta se shqiptaret nuk i duan neper kembe qe te bejne si t’ua doje qejfi e te mos u beje kush karshillek.

    1. Kadare ka folur qe heret per AV. Tek “Poshterimi ne Ballkan” (2004) ai permend B.Shehun dhe A.Vehbiun, te cilet i vlereson por dhe i qorton dhe shpreh keqardhjen qe jane prekur prej psikozes çmitizuese ( iliriciteti, miti Skenderbeut, tezat e Rilindjes). Aso kohe ‘albanologet e rinj’ ishin ende ‘rimohues’.

      Persa i perket citatit te sjelle ketu te Mandala-se, ai e arsyeton qendrimin e vet ne Parathenie. Une e gjej me vend. Sa per albanologet e rinj, pervec zhurmes ideologjike dhe , shpesh debateve te personalizuara, nuk kam pare deri me sot ndonje veper shkencore.

      Por per keto gjera ketu eshte folur kaq here.

      1. Shkruan:

        Sa per albanologet e rinj, pervec zhurmes ideologjike dhe, shpesh debateve te personalizuara, nuk kam pare deri me sot ndonje veper shkencore.

        Nuk më rezulton që ndonjë prej “albanologëve të rinj” të vënë në shënjestër ta ketë quajtur veten të tillë, ose të jetë financuar për të kryer punime shkencore-akademike në fushën e albanologjisë. Atë etiketë, të albanologut, ua ka vënë të tjerët, kushedi për të ngritur një “straw man’s argument“.

        Kjo është si të të quaj unë ty kirurge, dhe pastaj të ngrihet një i tretë dhe të të akuzojë ty pse nuk ke bërë asnjë operacion më sot.

        1. Po pra, kete po them edhe une. Qe albanologet jane ne thonjza ( “albanologet e rinj”) , pra qe s’jane albanologe e qe dmth se tezat e tyre nuk kane ndonje mbeshtetje shkencore. Teza groteske- i quan Kadareja- qe jane te afta te pjellin fatkeqesi. Kurse autoret e tyre ‘ djemte e mamave’. Qe ne 2003, pastaj e ka rritur dozen.
          Pala tjeter ,po ti e di vete me mire. Prandaj them zhurme e tam-tame.

          1. Nuk ka nevojë jesh albanolog, as studiues, për t’i thënë ca gjëra. Mjafton t’i kesh lexuar gjëkundi dhe i përsërit ose i rimerr ose i vulgarizon – si puna e nënës sllave të Skënderbeut, që pat përmendur një herë F.L. Ky nuk e tha këtë me titullin dhe kapacitetin e albanologut; prandaj është qesharake ta quash albanolog. Ose përmendja, po prej F.L., e tezës së prejardhjes trake të shqipes: këtë tezë e njeh çdo student i gjuhë-letërsisë, dhe nuk asgjë “albanologjike” të thuash që meriton vëmendje. Njëlloj edhe puna e Nënë Terezës me prejardhje vllahe, që pat përsiatur A.P. Mekanizmi që i frymëzon këto “atentate” ndaj dijes zyrtare ka lidhje me tabunë – dhe nuk ka asgjë akademike në këtë mes; është vetëm dëshira për t’u angazhuar publikisht me tema delikate. Përkundrazi, Nathalie Clayer meriton shumë më tepër vëmendje albanologjike, sesa ad hominem-i te Mosmarrëveshja.

          2. Nuk jane albanologe, nuk marrin vesh, nuk lexojne, nuk e dine se ajo puna e nenes se Skenderbeut njihej prej kohesh nga historianet, nuk eshte gje e re, sikurse nuk ka asgje te re ne tezen trake. E me gjithe kete dalin e bejne si eksperte neper gazeta e ne tv, kritikojne albanologet, i shajne si mitizues, si te indoktrinuar, i akuzojne si nacionaliste e shoviniste, u japin direktiva e u thone se ç’meriton e ç’nuk meriton vemendje nder tezat albanologjike.
            Mua ndonjehere me bejne per te qeshur, ndonjehere me ngjallin keqardhje dhe kaq. Nuk u kushtoj shume rendesi, sikurse nuk u kushtoj rendesi debateve politike qe degjoj ndonjehere ne kafene.

            Ndersa Kadareja, si shkrimtar qe eshte, ka tjeter ndjeshmeri, revoltohet kur i degjon, nevrikoset dhe shkruan nje liber per t’u thene shqiptareve: mos i degjoni keta, se jane sharlatane, jane te ligj, jane keshtu e jane ashtu.

            Sipas meje Kadareja gabon sepse i merr teper seriozisht. Duke i permendur ne liber u jep nje rendesi qe ata ne te vertete nuk e kane. Pra gabon sepse duke i permendur si albanologe, rreket t’u jape dinjitetin e studiuesve. Tek e fundit, ben lojen e tyre. I ve ne qender te vemendjes publike. Ky eshte gabimi i Kadarese.

  6. Besoj qe gjuhetaret, letraret dhe mendimtaret arbereshe jane cmuar gjithnje fort ne Shqiperi. Mbaj mend qe kur ishim studente qe na permendeshin vazhdimisht, sido qe atehere ceshtja komplikohej per arsye jashte-shkencore, por aspak te lidhura me kulturen dashakeqe te studiuesve ne Shqiperi. Fakti qe sot Si F Altimari, si M Mandala, hyjne e dalin neper studio televizive e neper ngjarje politiko-kulturore me forcen e analisteve tane te Tiranes, tregon se edhe sot nuk ka paragjykime ndaj tyre, perkundrazi. Shqiperia eshte toka e tyre shume me pjellore se italia. Punet e tyre shkencore mbi analizat bere veprave arbereshe (Mandala) dhe analizave gjuhesore e dialektologjike (Altimari) jane dinjitoze dhe sjellin vlera per letrat shqipe, dhe kjo eshte pohuar neper konferenca, kongrese e botime qe ne vitet 90 dhe tani. Persa u perket qasjeve te tyre ndaj cmitizuesve apo mitizuesve ne Shqiperi (per te cilat une kam ndjekur me shume Mandalane se sa Altimarin), une besoj se ato jane luhatur dhe kane shprehur ndikime personale dhe subjektive. Kjo pjese e influencave personale dhe te vogla dhe vendimeve marre bazuar ne njohje, simpati e antipati dhe thashetheme nuk shmangen dot ne politikat kulturore e shkencore me kufij te theksuar provinciale si ato shqiptare, kosovare apo edhe arbereshe. Per fat, kjo s’lidhet me shkrimet dhe perfundimet shkencore.

    Sa per festen qe nisi kete diskutim, une e mendoj si Pishaku: festat (sidomos ato te njohurat) jane simbolike dhe humbasin lidhjet si me te vertetat historike ashtu edhe me origjinen e vet. 7 marsi eshte festa e mesuesit, dhe aq! Mund te kete nje kumtese shume interesante per dekonstruktimin e origjines se saj, ose padrejtesine e vendimit, por kjo ka aspak rendesi per kulturen popullore.

    1. Jo vetëm që janë vlerësuar profesorët dhe autorët e ndryshëm arbëreshë, por ndonjëherë prej këtij vlerësimi kanë përfituar edhe të tjerë, gjithfarë mediokrish dhe autodidaktësh. Mbaj mend si, në një konferencë albanologjike kombëtare në vitet 1980 (besoj se në 1984), pat ardhur mes të tjerash një mësues babaxhan, i cili propozoi që të krijohej një gjuhë e përbashkët, shqip-arbërisht e amalgamuar: ne heqim italianizmat, ju hiqni turqizmat, tha ai.

  7. Niveli dhe përmbajtja e pasur e debatit si ky që zhvillojnë këtu Relapso, Xha Xhai, Parrulla, etj., e bën këtë blog margaritar të diskursit të kulturuar shqip. Leximi këtu më jep shpresë dhe më përforcon bindjen që dhurata e vogël me Paypal është e pakta që duhet të bëj për këtë hapësirë.

  8. Edhe diçka per fillimet e rilindjes shqiptare:

    Shpesh here ka ndodhur qe levizjet nacionaliste te fillojne nga diasporat dhe jashte territoreve gjeografike ku jetojne popullsite e interesuara.

    Shembull klasik jane hebrenjte.

    Ndersa ne Ballkan kemi shembullin e grekeve. Ishin fillimisht intelektualet gjermane qe u perpoqen t’i zgjonin greket nga gjumi. Ishin ata qe u zbuluan grekeve rrenjet e lavdishme te te pareve te tyre te lashte. Greket vete i kishin harruar. Pastaj stafeten e mori diaspora greke neper Europe e mbeshtetur fuqishem nga nje shpure e tere intelektualesh angleze, franceze, gjermane e austriake. Pas shume perpjekjesh, pasi u harxhua shume boje e leter me shkrime e libra ne te gjitha gjuhet europiane, e pasi u derdhen parate lume, me ne fund greket u zgjuan nga gjumi dhe bene revolucionin.

    E njejta gje ndodhi edhe ne rastin tone. E filluan arbereshet sepse ata ishin me prane ideve iluministe dhe romantike, pastaj e mori ne dore diaspora shqiptare ne Ballkan (Turqi, Rumani, Bullgari etj.) e pastaj me ne fund e moren vesh edhe shqiptaret e Shqiperise. Edhe keta jo te gjithe, sepse nje pjese e tyre donin baben.

    1. Një arsye pse këto lëvizje zgjimi kanë filluar në diasporë është se në Shqipëri (por edhe gjetiu), të dilje me idenë e çlirimit nga Perandoria Osmane të prisnin kokën. Madje ishte më e lehtë të bëje një farë veprimtarie kulturore pro-autonomisë në Stamboll (duke shfrytëzuar kontekstin politik), sesa në Prizren e në Shkodër: le të mos e harrojmë këtë.

      Një anekdotë që qarkullonte në vitet e Luftës së Ftohtë: një amerikan dhe një rus. Tek ne ka liri, i thotë amerikani – kushdo mund të dalë te kangjellat e Shtëpisë së Bardhë dhe të shajë Presidentin Reagan. Edhe tek ne njëlloj është, i thotë rusi. Kushdo mund të dalë te muret e Kremlinit dhe të shajë Presidentin Reagan.

  9. Nuk kam dyshim as që Rilindja arbëreshe i parapriu në kohë dhe në ide Rilindjes shqiptare; por kjo e dyta nuk ka qenë as mund të trajtohet si vazhdim i thjeshtë i së parës.

    Kam pershtypjen qe pa te paren, nuk do te ekzistonte e dyta. Kam parasysh nje leterkembim mes De Rades dhe nje prej Frasherllinjve ku De Rada quhej ‘tate’, e Frasheri ‘bir’

  10. Nga leximi i ligjerates se prof.Altimari, mbajtur ne seminarin e Prishtines, faktet dhe argumentat e sjella prej tij, provojne te kunderten e asaj qe meton te kumtoje. Ajo qe Altimari e vlereson si Nje “Rilindje arbereshe”, nje shekull para Rilindjes Kombetare Shqiptare, nuk eshte gje tjeter veçse një proces per rizbulimin dhe ruajtjen e rrenjeve identitare etnike arberore te cilat rrezikoheshin te mbuloheshin prej identitetit fetar “italo-grek” ne suazat e kishes ortodokse bizantine ne ngulimet arbereshe ne Itali.
    Kjo padyshim eshte nje pararendje, nje fillese kulturore qe ushqeu ruajtjen e identitetit etnik te arberesheve permes gjuhes dhe kujtimit te atdheut te humbur por, si e tille, u zhvillua brendaperbrenda kolonive arbereshe, pa asnje kontakt dhe, aq me pak, pa asnje rezonance me vatrat e zgjimit kombetar te shqiptareve nen PO , te pakten deri ne fund te shek 18.
    Nisur dhe nga permbajtja qe eshte futur ne konceptin “Rilindja Kobetare Shqiptare” si levizje shumedimensionale, kulturore, politike, arsimore, ushtarake, shoqerore, me objektivin final arritjen e autonomise/ pavaresise brenda/ nga PO, “rilindja arbereshe” deri ne fundin e shek 18 eshte vetem nje levizje kulturore identitare brenda diaspores arbereshe. Ne fillimet e shek 19, kur datojne fillesat e Rilindjes Kombetare Shqiptare, ajo (ringjallja abereshe) behet nje nga venat kulturore qe ushqeu me ide dhe tematika mendimin dhe, me pas, platformen e Rilindjes Kombetare, si levizje politike dhe kulturore e zgjimit /çlirimit kombetar.
    Rilindja Kombetare Shqiptare lindi si nevoje e brendshme e shqiptareve nen PO dhe, ne kete pikpamje, “rilindja arbereshe” ne shek . e 18 mbeti e izoluar. Vetem ne kontekstin e gjere te Rilindjes Shqiptare ajo duhet kundruar si pararendje , fillese e vetem me pas,ne dhjetevjecaret e pare te shek 19, ajo behet nje nga vatrat qe rezonon dhe pulson si pjese e Rilindjes Kombetare Shqiptare.
    Nese kontributi arberesheve ne Rilindjen Kombetare nuk eshte pasqyruar sa e si duhet ne historgrafine shqiptare dhe nese, per kete pararendje per te cilen ben fjale Altimari e qe po gjurmohet e ndriçohet nga studiuesit arbereshe, nuk thuhet asnje fjale ne tekstet e historise, kjo eshte ceshtje tjeter dhe duhet reflektuar

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin