METODA ËSHTË GJITHÇKA

Ardian Ndreca, me cilësinë e drejtuesit të revistës Hylli i Dritës, u përgjigjet, te një intervistë që i ka dhënë MAPO-s sot, dyshimeve të mia për refuzimin e botimit të një artikullit tim, nga ajo revistë.

Thotë Ndreca:

Hylli i Dritës, të paktën në periudhën prej vitit 2006 kur e kam marrë un drejtimin, nuk ka censurue askënd për shkak të ideve apo qëndrimeve, megjithatë ka disa kritere shkencore që vendosin pranimin apo mospranimin për botim të kontributeve të shumta që mbërrijnë në redaksi.  Disa prej tyne jane metodologjia e mirëfillte shkencore, risia në lamijen përkatese, fakti që kontributet s̉ duhet të jenë botue ma përpara, objektiviteti shkencor etj. Mund t’ju them se me rreshtimin e Hyllit në listën e organeve shkencore të vlefshme për kurrikula akademike në Itali, numri i kontributeve që vijnë në redaksi asht shtue ndjeshëm, si pasojë edhe përzgjedhja asht ba ma e rafinueme. Ka kohë tashma që revista funksionon me “peer review”, që do të thotë se kontributet i jepen dy ose tre specialistave të fushës, mundësisht jo të gjithë shqiptarë dhe mbi të gjitha pa konflikte interesash me autorin apo autoren, të cilët japin nji gjykim për pranimin apo mospranimin e kontributit. Zakonisht kur bahet fjalë për studiuesa të rinj tregohemi ma të durueshëm dhe kërkojmë që t’i ripunojnë shkrimet, kur kjo gja asht e mundun, përndryshe kur mendimi i “arbitrave” asht unanim për “jo”, kontributi gjykohet i papërshtatshëm për kriteret shkencore të revistës dhe nuk botohet. Revista, siç ndodh kudo në botë, ruen anonimitetin e “referees” dhe nuk e ka për detyrë me motivue refuzimin. Asht e vërtetë se në fillim të këtij viti, prof. Bardhyl Demiraj, i cili ka ideu numrin e ardhshëm të Hyllit, i ka drejtue nji “call for papers”, ndërmjet shumë tjerëve edhe A. Vehbiut, por kjo gja afërmendsh nuk nënkupton botimin automatik të kontributit. Në rastin e Vehbiut nuk mendoj se ka pasë nji përjashtim negativ. Vehbiu me sa di un asht tepër aktiv në blogje, pra merret dhe trajton gjithçka qe i del perpara dhe rrjedhimisht tue qenë vetë zot dhe vetë shkop, nxjerr online çka t’i mbushet mendja. Puna shkencore nuk asht punë blogjesh, ndodh që nji kontribut edhe refuzohet, ne rastin konkret për shkaqe metodologjike, por kjo nuk do të thotë se në të ardhmen diçka tjetër e po këtij autori të mos botohet.

Po jap, me këtë rast, disa sqarime. Problemi kryesor imi nuk kish të bënte me refuzimin si të tillë – tek e fundit, nuk pres që çdo kontribut imi të botohet, as jam shprehur ndonjëherë kështu (madje në shkrimin e pak ditëve më parë, Artikull i arratisur, ku e prezantova artikullin tim në blog, flisja me qetësi të madhe për refuzimin e arsyetuar që më erdhi, po për atë shkrim, nga Përpjekja dhe vetë F. Lubonja, të cilin e trajtova si administrim normal të punëve të botimit); por me mënyrën si u bë ky refuzim, thjesht duke m’u njoftuar (me rrugë informale), por pa e shoqëruar këtë me një shpjegim ose përmbledhje të shkaqeve që e shtynë bordin të vendoste kështu. Nëse fola, me dyshim, për censurë, e bëra i nisur jo nga refuzimi i botimit të artikullit, por nga mungesa e shpjegimeve.

Tani po marr vesh, nga intervista e Ndrecës, se bordi “nuk e ka për detyrë me motivue refuzimin”; gjë që nuk e dija, dhe që mendoj se nuk është etike ndaj autorëve; sidomos, në ato raste kur këta janë ftuar të paraqitin kontributet e tyre në një numër special të revistës, siç ishte rasti im. Nuk është as se kërkova gjë të marr vesh emrat e peers që e hodhën poshtë artikullin, por vetëm arsyet që i motivuan këta për të thënë jo; me sa di unë, çdo revistë që e zbaton metodën peer review në vlerësimin e teksteve, ka detyrimin – të paktën moral – që ta përligjë refuzimin, qoftë edhe me një rresht të vetëm (detyrim po aq imperativ sa edhe ai tjetri, për t’i mbajtur të fshehtë emrat e peers); dhe jo ta marr vesh unë këtë nga një intervistë e drejtuesit të revistës në MAPO. E kotë të shtoj edhe se ky rregull i sapo-shqiptuar nga Ndreca, se bordi “nuk e ka për detyrë me motivue refuzimin” nuk gjendet gjëkundi në faqen online të revistës, as i shkruar gjëkundi në faqet e revistave HD që kam unë në shtëpi.

Shton pastaj drejtuesi i Hyllit të Dritës:

Vehbiu me sa di un asht tepër aktiv në blogje, pra merret dhe trajton gjithçka qe i del perpara dhe rrjedhimisht tue qenë vetë zot dhe vetë shkop, nxjerr online çka t’i mbushet mendja. Puna shkencore nuk asht punë blogjesh, ndodh që nji kontribut edhe refuzohet, ne rastin konkret për shkaqe metodologjike, por kjo nuk do të thotë se në të ardhmen diçka tjetër e po këtij autori të mos botohet.

Ky argument non sequitur meriton vëmendje. Nëse dikush është “tepër aktiv në blogje”, kjo nuk e përjashton, as e komprometon gjë kompetencën e tij për të shkruar edhe në nivelin e artikujve që boton HD; janë me dhjetëra mijëra ata autorë të fushave tona anembanë botës, që shkruajnë edhe në blogjet e tyre, edhe në revista shkencore; dhe e vërteta është që artikulli i dorëzuar prej meje për t’u botuar te HD ishte i pabotuar gjetiu, me përjashtim të një kapitulli (rreth 30%) që kishte dalë në librin tim Kundër purizmit, duke u identifikuar qartazi si i tillë, në pajtim me rregullat akademike. Unë nuk është se jam “tepër aktiv në blogje”, siç shprehet Ndreca; por vetëm se shkruaj prej vitesh në blogun Peizazhe të fjalës, i cili ka krijuar me kohë vendin dhe dinjitetin e vet në hapësirën e komunikimit publik shqip; çfarë nuk më pengon të merrem edhe me kërkime të mirëfillta dhe rigoroze; siç edhe besoj ta kem provuar gjetiu.

Në fakt, Ndreca e ka mizën në kësulë: revista e tij refuzoi një punim timin, të kërkuar për dorëzim me ftesë, por pa e arsyetuar këtë refuzim: dhe kjo është, in my book, shkelje e etiketës shkencore dhe akademike. Si për të mbuluar tani këtë shkelje, drejtuesi i HD-së insinuon se unë, ngaqë qenkam mësuar të botoj ç’të dua në blogun tim, nuk po dua t’u nënshtrohem më rregullave të botimit akademik! Pa çka se rregullat e botimit akademik i shkelën këta të bordit, jo unë; dhe pa çka se unë protestova për mënyrën e refuzimit, jo për mosbotimin vetë.

Ndreca mund të thotë, pas pilafi, se kontributi im u refuzua “për shkaqe metodologjike”; por ç’vlerë ka kjo tani, sa kohë që refuzimi i artikullit u bë ashtu siç u bë: me përplasje të derës në fytyrë, pra me shkelje të metodologjisë standard të botimit akademik?

Shprehet Ndreca:

Revista, siç ndodh kudo në botë, ruen anonimitetin e “referees” dhe nuk e ka për detyrë me motivue refuzimin.

Në fakt, nuk ka lidhje midis këtyre dy parimeve sipas të cilave vepron Hylli i Dritës; motivimi i refuzimit nuk parakupton gjë shkeljen e anonimitetit të referees-ve; dhe se është praktikë fare e rëndomtë, kudo në botë, që refuzimet për botim të shoqërohen me shpjegime të panënshkruara a redaksionale, që ndonjëherë janë jashtëzakonisht të hollësishme dhe të vyera për autorin e artikullit fillestar.

Përndryshe, artikulli i refuzuar gjendet tani në blog, kushdo mund ta lexojë dhe kushedi të vlerësojë edhe metodologjinë që kam përdorur; nuk kam dyshim se peers që ka përdorur HD-ja janë kompetentë në fushën e filologjisë së autorit dhe të semiotikës tekstuale, por nuk janë të vetmit; ka edhe të tjerë në qarkullim. Gjithsesi, do të kisha pasur dëshirë të kisha marrë vesh më shumë për argumentet e sjella nga refuzuesit e mi dhe, pse jo, të kisha përfituar nga vërejtjet e tyre: është normale, është njerëzore, është edhe akademike. Nuk ma dhanë këtë mundësi: aq më keq për ta dhe reputacionin e tyre.

88 Komente

  1. Me duket absurde qe lexuesi i MAPOs duhet ta dije arsyen e rrezimit te artikullit e autori jo. Kane kaluar plot 4 dite qe nga publikimi i artikullit ketu ne blog, ku perflitet per censure. Kohe e mjaftueshme per Ardian Ndrecen, si krye-redaktor, te niste nje qartesim ne drejtim te autorit dhe kjo ceshtje te merrte trajtimin e merituar privatisht e me vone ne menyre publike. Ne mos personalisht, mund ta kishte kryer kete nepermjet personave te tjere te perfshire.

    Por jo. Ky vendos t’i drejtohet nje publiku anonim ne vend qe te respektoje kohen dhe mundin e autorit, si dhe integritetin e HD.

    1. Nuk shkon, që Ndreca t’i shpallë arsyet e refuzimit në një gazetë. E ka e-mailin tim, kemi komunikuar sporadikisht, nuk kemi ndonjë problem mes nesh, mund të m’i kish dërguar arsyet me rrugë normale, pa ndërmjetësinë e MAPO-s.

      1. Nuk shkon, që Ndreca t’i shpallë arsyet e refuzimit në një gazetë. E ka e-mailin tim, kemi komunikuar sporadikisht, nuk kemi ndonjë problem mes nesh, mund të m’i kish dërguar arsyet me rrugë normale, pa ndërmjetësinë e MAPO-s.

        Nga si e shikoj une si i lexues i thjeshte, Z Ndreca eshte detyruar te pergjigjet per shkak se ju i pari e keni bere publike ceshtjen me shkrimin tuaj te para disa diteve.
        Ju fare mire – sic kerkoni nje perjgigje ne privat – ashtu mund edhe te kishit bere kerkesen, ne privat, meqe duket se shpjegimin iu dukej i nevojshem.
        Mire do te kishte qene sikur te kishit provuar njehere te kerkonit shpjegime ne privat… Sepse mendoj se sikunder ua dhane ne publik, do t’ua ksihin dhene edhe ne privat. Mjaft te kerkosh dhe de te jepet.
        Nga ana tjeter nuk me duhet e ndershme qe edhe te hedhesh dyshime dhe spekulime publike ndersa nga ana tjeter te persesh pergjigje vetem ne privat; nuk mendoni edhe ju?

        1. Zotëri, ju ka shpëtuar diçka: mundësia që unë të kem bërë demarshe edhe në privat. Ndoshta kjo ju ka shpëtuar sepse, sikurse e thatë, ju merreni me fakte dhe jo interpretime. Dhe, në fakt, veprimet e mia privatisht, në lidhje me këtë artikull dhe refuzimin e botimit të tij, nuk mund t’i bëj publike, apo jo? Se përndryshe nuk do të ishin më private!

          P.S. Nuk mendoj se kam marrë ndonjë përgjigje, as në publik.

          1. Nuk ju kuptoj; me siper thoni “Nuk shkon, që Ndreca t’i shpallë arsyet e refuzimit në një gazetë.”, dhe tani me thoni se: “Nuk mendoj se kam marrë ndonjë përgjigje, as në publik.”.

            Te biem dakord per cfare flasim, se pari. Dukeni i paqarte ne mendimet e shkruara; ka kontradikte sipas meje.
            Ndreca u ka dhene nje pergjigje te shkrurter interpretimeve tuaja te bera publike ne shkrimin “Artikull i Arratisur”, qe mua perosnalisht, me jane dukur fantazioze. Nuk duhej re reagonte Ndreca rreth dyshimeve dhe fjaleve tuaja te shkruara ne publik? Qe ta kuptoj drejte (me kundershtoni nese e kam gabim): ju pretendoni te flisni dhe hidhni dyshime ne publik, ndersa te tjeret nuk mund as te kunderpergjigjen?

            1. Nuk po na çon gjëkundi, kjo llafazanëri – dhe këtu fut edhe disa komente të miat. Besoj se do të më kuptoni drejt, po t’ju them se nuk do të merrem më me ju. U njohëm pak si tepër, thonë në Tiranë.

        2. Risus.Sardonicus,
          nëse për një revistë serioze ekziston dyshimi i motivuar, se ka ushtruar censurë, kjo nuk është më një çështje private. Nga gjykimi i të gjitha rrethanave rezulton se Hylli i Dritës nuk ka pranuar ta botojë artikullin për arsye se përmbajtja e tij nuk përkon të paktën me bindjen e kryeredaktorit. Nga ky moment, duke marrë parasysh reputacionin e kësaj reviste dhe faktin, që etika e shtypit në Shqipëri është vërtetë në një gjendje të mjeruar, çështja nuk është më private. Ky është një problem shumë serioz, i cili edhe se pse nuk mund të zgjidhet në rastin konkret (nuk besoj se Hylli i Dritës dhe kryeredaktori i tij, do të gjejnë dot qytetarinë e nevojshme, të gjykojnë me objektivitet për sjelljen e tyre në rastin e mosbotimit të artikullit të Vehbiut), në të ardhmen ajo revistë, me një pretendim aq serioz për të qenë serioze, do të bëjë shumë më tepër kujdes, të justifikojë emrin e saj të mirë. Në këto rrethana kanë përfituar të gjithë, unë edhe ti, autorët e ardhshëm, revista si dhe parë në planin e përgjithshëm çështja publike.
          De kjo më dukët së është prej ditësh në diskutim; e jo më një artikull i pabotuar.

          1. Risus.Sardonicus,nëse për një revistë serioze ekziston dyshimi i motivuar, se ka ushtruar censurë, kjo nuk është më një çështje private. Nga gjykimi i të gjitha rrethanave rezulton se Hylli i Dritës nuk ka pranuar ta botojë artikullin për arsye se përmbajtja e tij nuk përkon të paktën me bindjen e kryeredaktorit.

            Nuk do te doja te terhiqja serisht vemendjen e moderatorit, por per t’ju pergjigjur konsiderates tuaj do te duhej qe te shprehesha mbi artikullin ne fjale. Ngase nuk shprehem dot ne terma te fushes perkatese, ajo qe mund te them, duke u treguar si pasoje kritik me autorin, sic edhe e kam thene ne nje fjali diku neper keto pak komente, eshte se autori e tepron me insinuatat. Vetem kaq do te thoja me modesti. Insinuatat personale apo edhe botekuptimore e demtojne nje Reviste, aq me teper HD…
            Po te ishte per mua – gje qe nuk eshte – kjo do te mjaftonte si arsye refuzimi.
            Por edhe per kete me detyruat ju, sepse une nuk doja asfare te shprehesha mbi ceshtje te tilla.

          2. Pifto,

            Thua: “Nga gjykimi i të gjitha rrethanave rezulton se Hylli i Dritës nuk ka pranuar ta botojë artikullin për arsye se përmbajtja e tij nuk përkon të paktën me bindjen e kryeredaktorit.”

            Tani rri shtrember e fol drejt. Ty nuk te duket nje arsye e mjaftueshme kjo? Te ishe ti kryeredaktor i nje reviste a nuk do ta refuzoje nje artikull qe nuk perkon me bindjet e tua? Te isha une do te me mjaftonte si arsye e as qe do t’i kerkoja mendim recenzenteve a specialisteve. Eshte tjeter gje pastaj nese bindjet e mia do te ishin te drejta apo jo. Ndoshta nuk do te kisha te drejte une si kryeredaktor, por autori. Ndoshta do te vinte nje dite qe do te nderroja mendje e do t’i jepja te drejte autorit. Por nderkohe vendimin do ta merrja ne perputhje me bindjet e mia te momentit.

            Jam i sigurt se edhe Xha Xhai, po te ishte kryeredaktor, nuk do te botonte nje artikull qe nuk do te perkonte me bindjet e tij.

            Kjo ka qene dhe mbetet nje çeshtje private per sa kohe qe HD eshte nje reviste private, qe ka nje fizionomi te caktuar, qe drejtohet nga nje staf njerezish me bindje dhe nje vizion te caktuar, qe i drejtohet nje publiku te caktuar, e qe mbi te gjitha nuk eshte e detyruar te jape shpjegime publike per politiken e saj editoriale e as per modalitetet dhe praktikat qe ndjek ne perzgjedhjen e artikujve qe boton.

            Publiku nga ana e tij ka te drejten ta lexoje apo te mos e lexoje, ta pelqeje a te mos e pelqeje, ta bleje a te mos e bleje, sikurse autoret kane te drejte te bashkepunojne me ate reviste a te mos bashkepunojne.

            E perseris: eshte nje reviste private. Eshte prone private! Eshte po aq private sa ç’eshte privat blogu i Xha Xhait, i cili nuk ka perse t’i jape shpjegime kujt pse nuk ia botoi nje shkrim si post. Do te mjaftonte nje “nuk ta botoj se nuk dua”. e askush nuk do te kishte te drejte t’i kerkonte llogari me gjate. Ne kete blog i zoti i shtepise eshte Xha Xhai, te HD i zoti i shtepise eshte pronari dhe kryeredaktori i ngarkuar prej tij.

            Nuk e mendoja se ky diskutim do te tirrej kaq gjate e me kaq pasion. Sinqerisht me duket si mbledhjet e dikurshme te Frontit te lagjes ku njerezit i kerkonin llogari komshiut pse u nda nga gruaja.

            1. Gjithe ky episod mund te permblidhet keshtu pra: HD e ka konsideruar artikullin si shkelje flagrante te linjes editoriale te kesaj reviste. Bukur fort! Atehere le te tregonin ca burreri e t’ia komunikonin autorit kete, meqe nuk do te ishte fundi i botes. Do te mbeteshin burra fisnike qe u rrine besnike parimeve. Nuk do t’i shante njeri. Se fundja keshtu kam lexuar ne faqet e Hyllit te Drites, per burrerine si misherim i tipareve me pozitive te personalitetit te shqiptarit jo vetem tani, por edhe ne shekuj.

              Ne kete rast jo vetem qe nuk paten kurajo ta pranojne kete, por preferuan te rrine ne heshtje deri ne momentin kur “u vune me shpatulla per muri” dhe ne vend qe te pranonin linjen editoriale e kaluan fajin tek mangesite e artikullit. Kjo nuk shkon per aq kohe sa linja editoriale dhe bindjet vetjake te pronarit dhe kryeredaktorit do te privilegjoheshin edhe nese artikulli do te ishte perfekt. Kjo eshte burracake, qe te besh tjetrin me hije se nuk ke kellqe te mbrosh parimet e revistes. Prandaj problemi ketu nuk eshte cfare po thuhet, por cfare po fshihet? E perserit: cfare po fshihet?

          3. Parrulla,

            Nuk di te them nese per HD ka qene shkelje flagrante apo jo. E sigurt eshte se atyre nuk u ka pelqyer artikulli. Ja se ç’fshihet pas gjithe kesaj historie. Nuk u ka pelqyer!

            Sikur une ta kisha lexuar artikullin ne doreshkrim perpara se Xha Xhai ta dergonte, duke e njohur HD si lexues qe e lexoj dhe e ndjek prej vitesh, do ta kisha keshilluar Xha Xhane te mos e dergonte, i sigurt nuk do t’ia botonin.

            Tani kjo ndodhi, Xha Xhai e dergoi dhe ata, sikurse pritej nga HD, nuk ia botuan. Une as habitem as revoltohem pse ata nuk e botuan, sepse vendimi per mosbotim eshte ne perputhje te plote me ate qe ti quan “linja editoriale”. As nuk pretendoj qe ata te ndryshojne “linjen editoriale” se kjo eshte pune e tyre.

            Sa per ate pse nuk i dhane pergjigje te arsyetuar, ja qe nuk ia dhane. Kjo eshte çeshtje mirefilli etike dhe duhet te mbetet brenda kufijve te marredhenieve etike mes dy kolegeve. Qellon qe te hysh ne marredhenie dhe te bashkepunosh me njerez qe nuk sillen ashtu siç do te doje ti. Nuk eshte çeshtje me interes publik, as nuk ka pse te behet objekt gjykimi publik.

            Sikur te njiheshim bashke personalisht e te dilnim te pinim nje kafe, per solidaritet mund edhe te bija dakord me ty per burracakerine, mungesen e burrerise etj., por ne publik nuk mund ta bej, sepse nuk kam te drejte te jap gjykime morale e te shaj publikisht askend!

            1. Ne intervisten e vet per MAPON, kryeredaktori i HD Ardian Ndreca njofton se HD eshte rreshtuar ne listen e organeve shkencore te vlefshme per kurrikula akademike ne Itali. Kjo per mua do te thote se studente dhe studiues shqiptare, italiane dhe nga vende te tjera, ne universitetet italiane, mund t’i shfrytezojne botimet e tyre ne reviste si kredenciale per karrieren e tyre universitare dhe ne pergjithesi akademike: te fitojne vende pune ne universitet, te plotesojne kriteret per konkurse per vende pune te tilla, te marrin grada shkencore, e keshtu me radhe.

              Mirepo, nese Hylli i Drites eshte akredituar tashme prane sistemit akademik ne Itali, atehere ajo zor se mund te konsiderohet si reviste “private” – meqe akreditimi nenkupton edhe permbushjen e disa kritereve specifike, jo vetem nje here, por edhe ne menyre te vazhduar, kritere qe per mua nenkuptojne edhe nje fare transparence ne punen editoriale dhe berjen publike te politikave te pranimit te kontributeve, p.sh. nepermjet botimit te tyre ne ueb ose diku tjeter.

              Vetem pohimi i thate qe “doreshkrimet e pabotuara nuk kthehen” nuk vlen me, aq me teper qe sot ky pohim tingellon fare i vjetruar, jashte kohe, meqe askush nuk pretendon sot t’i kthehet doreshkrimi, si ne vitet e Hyllit te Drites te pare, ne periudhen e pavaresise, edhe per thjesht faktin qe doreshkrimet tani ekzistojne me shume ne format elektronik.

              Jam e sigurt qe autoritetet italiane qe ia kane njohur Hyllit te Drites kete prerogative nuk jane ne dijeni te politikave editoriale qe praktikon revista dhe te cilesise mizerabel te uebsajtit te saj, ku çdo interesuar do te kerkonte informacionet perkatese. Eshte pa dyshim gje e mire qe nje reviste shqipe, qe i sherben kultures shqiptare, te akreditohet ne sistemin akademik italian, por ky privilegj qe i eshte njohur revistes vjen edhe me disa detyrime, te cilave ende nuk shoh qe redaksia t’u kete dale zot si dhe sa duhet.

          4. […]HD eshte rreshtuar ne listen e organeve shkencore te vlefshme per kurrikula akademike ne Itali. Kjo per mua do te thote se studente dhe studiues shqiptare, italiane dhe nga vende te tjera, ne universitetet italiane, mund t’i shfrytezojne botimet e tyre ne reviste si kredenciale per karrieren e tyre universitare dhe ne pergjithesi akademike:

            Pikerisht. Nuk eshte se e mendoni vetem ju, ashtu e mendojne te gjithe, sepse thjeshte ashtu eshte.
            Nga ana tjeter, kur thoni:

            […] nese Hylli i Drites eshte akredituar tashme prane sistemit akademik ne Itali, atehere ajo zor se mund te konsiderohet si reviste “private” – meqe akreditimi nenkupton edhe permbushjen e disa kritereve specifike[…]

            Gaboni. Ose me mire te them ia fusni kot, meqe, fakti se konsiderohet si nje organ i vlefshem per kurrikulen akademike (ne fushat perkatese, pertinente), nuk ka lidhje me politiken editoriale qe ndjek Revista, (apo ne rastin tone me qejfmbetjet qe mund te kene autoret e nderyshem – meqe nga sa lexoj nga gjithe ky debat, ketu ka perfunduar ceshtja).
            Perse shprehem keshtu? Se pari,per shkak se ju pretendoni – sipas meje krejt ne menyre te padrejte – se Revista HD paska kryer ndonje krim te madh duke refuzuar nje “artikull”. Meqe qenka refuzuar nje artikull, kjo nuk do te thote gje se artikulli eshte refuzuar ne menyre te padrejte. Fakti se ju e pretendoni keshtu, nuk e ben gje qe te jete nje “fakt” i mireqene. Eshte thjeshte pretendimi juaj.
            Se dyti: qenia e revistes e akredituar si burim kurikule akademike ne nje sistem arsimor universitar si ai italian, qe eshte pergjithesisht shteteror, nuk implikon gje se shteti italian, apo kushdo qe pretendon te flasi ne emer te ndonje shteti apo publik, ka ndonje te drejte te fusi hundet apo te kerkoje llogari per politiken editoriale terevistes HD. Madje sipas gjykimit qe lind nga eksperienca ime personale, nuk e ka kete te drejte as ne rast se kjo politike do te ishte tejet e debatueshme.

            Nje shembull te rendomte. Revista Nature, pjese e NPG: http://en.wikipedia.org/wiki/Nature_Publishing_Group .
            Valle, Nature, dhe nendeget e saj jane gje publike? Po qe jane “publike”, por jo ne pronesi te atyre qe flasin ne emer te publikut. Eshte publike, posi, por me pronesi dhe administrim privat. Megjithate Nature, me te gjitha nendeget e veta, private, nuk perjashtohet gje nga kurrikulimi universitar. Perkundrazi!! Valle dini gje se sa artikuj perjashton refuzon Nature cdo dite?…

            1. Meqë e përmendët revistën Nature dhe natyrën e saj private/publike, më thoni nëse HD-ja ka gjëkundi diçka të ngjashme me këtë:

              http://www.nature.com/nature/authors/index.html

              Ose me këtë tjetrën:

              http://www.nature.com/authors/policies/index.html

              Ose fundja edhe me këtë:

              http://www.nature.com/authors/peer_review/about_peer_review.html

              Dhe, vërtet fundja, me këtë tjetrën:

              http://www.nature.com/authors/policies/peer_review.html

              Ku janë këto gjëra, për HD-në, i nderuar zotëri? Në ç’faqe publike kanë dalë, që më kanë shpëtuar mua?

            2. Per ta thene me Ypin “Ti nuk lexon!”

              Per aq kohe qe njihesh si organ i vlefshem per kurrikulen akademike linja editoriale doemos duhet ti sherbeje dijes dhe standardeve per ta perpunuar ate. Kjo linje editoriale atehere duhet te jete e qendrueshme e jo te ndjek eren nga fryn: qe do te thote se standardet aplikonen per te gjithe njesoj dhe se nuk ka hapsire per pelqime sipas midese se pronarit epo kryeredaktorit.

              Se dyti, ankesa nuk eshte per refuzimin si te tille por tek politikat e HD (per kriteret e pranimit, si dhe per menyren si trajtohen bashkepunetoret). Eshte folur e sterfolur per kete. Nese je akoma i paqarte dhe ngul kembe se halli eshte tek qejfmbetja me mire mos vazhdo se po me harxhon kohen meqe ti vjen ketu jo per te mesuar por per te predikuar ne emer te HD.

              Une nuk te permenda shtetin e as ndonje organ qe mund te fus hundet pasi realisht HD mund te ndjek cdo politike qe i do zemra por sa per kriteret e dijes dhe punimeve akademike natyrisht ka te tjera pritshmeri; kritere qe natyrisht i mbivendosen linjes editoriale ose e udheheqin ate. Kjo me thote se edhe pse organ privat i nenshtrohet dijes dhe standardeve akademike qe eshte publike.

              Me duhet te qartesoj dicka tjeter qe eshte shume e rendesishme meqe tashme po flasim per ndarjen private/publike: ne boten akademike ka nje ndarje te rrepte mes botuesit dhe editorit. Editoret duhet te vendosin se c’artikuj te botojne ne baze te cilesise dhe te pershtatshmerise se artikullit me revisten, pa nderhyrje nga nga pronari/botuesi i revistes per qellime komerciale e politike. Gjithashtu, revistat akademike duhet te kene miratuar nje procedure per trajtimin e artikujve nga editoret ose anetaret e bordit editorial, per te siguruar trajtim te paanshem dhe te pavarur te ketyre artikujve. Per me tej mund te keshilloheni me standardet nderkombetare per editore ketu: http://publicationethics.org/files/International%20standard_editors_for%20website_11_Nov_2011.pdf

              Madje mund te pretendoje se artikulli nuk eshte brenda frymes apo principeve te Revistes HD, gje qe, do te ishte njelloj, bie llafi, sikur te kerkohej te botohej nje traktat mbi kulturen aziatiko-afrikane, apo madakaskareze,ne nje Reviste qe zakonisht flet per kulturen Shqiptare.

              Ky shembull eshte fare idiot pasi u tha qe artikulli ne fjale u rrezua per arsye metodologjike e jo si i papershtatcem. HD ka botuar material per Kadarene si dhe analize tekstologjike edhe ne te kaluaren. Keto krahasimet groteste vec hedhin dyshime te paqena ne kete debat.

          5. Populli thote: “Gur gur behet mur” (ne mos gaboj). Pra, gjerat e medha ndertohen pak nga pak. Edhe Nature, mendoj, ashtu do ta kete filluar… nga e vogla. Aq me teper qe Revista HD nuk ma ha mendja te jete ndonje kolos nderkombetar. Sado qe ka nje histori te gjate dhe teper te nderuar, fama e saj nuk mendoj se vjen aq nga paraqitja, sesa nga cilesia, fryma dhe aspirata qe ngjallin materialet qe jane botuar ne. 🙂

            1. Edhe diçka tjetër. Shkruani:

              Meqe qenka refuzuar nje artikull, kjo nuk do te thote gje se artikulli eshte refuzuar ne menyre te padrejte.

              Por këtu kemi dy gjëra të ndryshme:

              (1) refuzimi i artikullit, krejt normal, mua s’më shqetëson fare, e nxora artikullin në blog, kush të dojë e lexon atje; dhe për mua botimi në HD nuk ka atë rëndësi që do të kishte, bie fjala, për një student universitar në Itali – prandaj, muhabet i qetë dhe i mbyllur (ose bythë e plasur, siç thotë populli);

              (2) mënyra e refuzimit dhe deklaratat e drejtuesit të revistës Ndreca; me të cilat unë nuk pajtohem dot, meqë shoh një mungesë të madhe transparence dhe një ngut të panevojshëm; aq më tepër që refuzimi më erdhi menjëherë pas përplasjeve të mia, në publik, edhe me dikë që ma kanë përshkruar si të afërt me grupin editorial të HD-së (Agron Gjekmarkajn), në lidhje me ndërhyrjen time në një polemikë rreth I.K.-së.

              Për të shmangur keqkuptime, dhe për hir të respektit që kemi për njëri-tjetrin si kolegë në fushën e letrave dhe të dijes, një arsyetim për refuzimin mund të ishte dhënë; përndryshe, refuzimi i dyfishtë, edhe i artikullit, edhe i komunikimit të arsyeve të refuzimit të artikullit, më bëri ta përjetoj aktin si një lloj arrogance nga ana e revistës, të themeluar mbi një vetëdije të keqe (bad conscience).

              Prandaj, dhe pavarësisht nga arsyet e vërteta pse u refuzua artikulli, të cilat unë do të doja t’i dija por që nuk i mësoj dot, vetë mënyra si u refuzua artikulli dhe si u shoqërua ky refuzim e zhvlerëson refuzimin fillestar.

              Për krahasim: një gabim procedural në fazën hetimore mund t’i japë pafajësinë deri edhe një krimineli të deklaruar.

              Sqaroj: kriteret formale, në këtë mes, i solli në muhabet vetë z. Ndreca, kur foli për referees, peers etj. dhe solli në muhabet një zhargon anglo-sakson të mirëpritur; jo unë – por kritere dhe terma të tillë vijnë në muhabet me forcën e tyre “formale”, nuk hidhen lirshëm, siç mund t’u hedhësh misër pulave, sikurse z. Ndreca e di mirë, madje më mirë edhe se unë, që nuk drejtoj gjë ndonjë revistë.

              Dhe jo, nuk është pretendim i tepruar, që t’i kërkosh një reviste akademike të akredituar transparencë në kriteret e vlerësimit të dorëshkrimeve, që nga momenti kur drejtuesi i kësaj reviste u referohet këtyre kritereve, kur e interpelojnë për arsyet e refuzimit të një dorëshkrimi.

          6. përndryshe, refuzimi i dyfishtë, edhe i artikullit, edhe i komunikimit të arsyeve të refuzimit të artikullit, më bëri ta përjetoj aktin si një lloj arrogance nga ana e revistës, të themeluar mbi një vetëdije të keqe (bad conscience).:

            Debati mes jush, Ndreces, e kujtdo tjeter, me para dhe prapaskenat e ndryshme, nuk me perket , keshtu qe nuk po hyj fare ne meritat e tij.
            Nuk i bej apologji askujt. Madje i urrej justifikacionistet – edhe pse mund te duket sikur une ne kete debat po jap justifikime per ndonje; nuk eshte ashtu. Po komentoj mbi bazen e principeve.
            Ju pretendoni se dikush ka shkelur ndonje princip; Tjetri po ashtu, mendoj, mund te pretendoje se keni qene ju i pari qe keni shkelur ndonje princip. Madje mund te pretendoje se artikulli nuk eshte brenda frymes apo principeve te Revistes HD, gje qe, do te ishte njelloj, bie llafi, sikur te kerkohej te botohej nje traktat mbi kulturen aziatiko-afrikane, apo madakaskareze,ne nje Reviste qe zakonisht flet per kulturen Shqiptare. Fjala bie.:)

    2. Parrulla,

      Redaksia e çdo gazete a reviste ne bote mund edhe te jape ndonje pergjigje formale mbi arsyet e refuzimit, pergjigje qe mund te perkoje apo jo me arsyet e verteta, por normalisht, – ka te drejte Ndreca, – nuk eshte e detyruar ta beje kete. Zakonisht revistat kur vene shenimin “doreshkrimi nuk kthehet” nenkuptojne se nuk japin shpjegime per arsyet e refuzimit.

      Mundet qe ata anonimet per te cilet flet Ndreca te kene bere fjale per “shkaqe metodologjike”, pa i shtjelluar holle keto shkaqe. Mundet qe thjesht te mos u kete pelqyer artikulli. Ne linkun qe vuri Xha Xhai me intervisten e Eco-s, pemendeshin disa kryevepra te letersise italiane qe para se te gjenin rrugen e botimit ishin refuzuar nga disa botues. Ka ndodhur dhe mund te ndodhe. S’ka asgje per t’u habitur ketu.

      Normalisht refuzimi i nje artikulli per botim nuk eshte çeshtje publike dhe nuk ka nevoje te prononcime publike. Ndreca u vu me shpatulla per muri dhe u detyrua nga intervistuesja t’i pergjigjej publikisht nje pyetjeje mbi nje çeshtje private qe tashme ishte bere publike jo per faj te tij. Diçka duhej te thoshte. Duhej edhe t’i pergjigjej akuzes publike per censurim. Sinqerisht, nje akuze e tille per nje reviste si HD mua me duket me e rende dhe me lenduese se nje refuzim artikulli.

      1. Shkruan:

        Zakonisht revistat kur vene shenimin “doreshkrimi nuk kthehet” nenkuptojne se nuk japin shpjegime per arsyet e refuzimit.

        Me sa di unë, kjo vlen për çfarë i quajnë, këndej nga ne, unsolicited submissions (manuscripts); dhe, në rastin tonë, për atë skenar hipotetik kur unë do t’i dërgoja me iniciativën time një artikull HD-së.

        Por nuk ka qenë kështu – artikulli ishte dërguar me ftesë dhe marrëveshje; çfarë nuk nënkuptonte vërtet botimin, por nënkuptonte, për mua, motivimin eksplicit në rast refuzimi.

        Përndryshe çdo revistë që mëton të jetë akademike, i bën publike rregullat e botimit të dorëshkrimeve, si rregull në sajtin e vet; por, kur është në gjendje të mbajë një sajt, edhe në vetë tekstin e një numri të revistës.

        Unë s’i kam gjetur gjëkundi këto rregulla; por e pranoj se kam vetëm një pjesë të revistës në shtëpi. Kush të mundë, le të më ndriçojë.

        Nëse rregullorja e trajtimit të dorëshkrimeve të HD-së nuk është botuar gjëkundi, atëherë kam të drejtë të besoj se ajo nuk ekziston; ose që redaksia i bie violinës me vesh.

        Kujdes: sa thashë më lart, është hypothetical – mirëpres refuzimin.

        Shkruan pastaj (në lidhje me Ndrecën):

        Duhej edhe t’i pergjigjej akuzes publike per censurim.

        Nuk del e qartë, nga teksti yt, se për akuzën e kujt e ke fjalën. Unë nuk kam akuzuar njeri për censurim; por vetëm e kam përsiatur censurimin si një interpretim të mundshëm, të refuzimit të artikullit pa e shoqëruar këtë refuzim me shpjegime.

        Me pyetjen që i bën Ndrecës (Vetë Vehbiu shtron pyetjen: Është censuruar nga Bordi i Hyllit të Dritës shkrimi i tij?) Aida Tuci e MAPO-s më vë në gojë fjalë që nuk janë të miat.

        Ja çfarë kam thënë unë pikërisht:

        Por meqë u rrokullisën punët kështu, vendosa ta vë artikullin në dispozicion të lexuesit të blogut Peizazhe të fjalës – dhe të kujtdo tjetër që i bie rruga nga këto anë. Nëse Hylli i Dritës vërtet më ka censuruar, kjo do të ishte përgjigjja më adekuate; nëse atyre vërtet artikulli nuk u ka pëlqyer, po i jap një shans edhe lexuesit kurioz që të mos e pëlqejë.

        Nga ky paragraf, gazetari ka nxjerrë pyetjen e mësipërme – më thoni ju, si duhet të reagoj unë tani? Të sajoj një teori komploti edhe për Aida Tucin, që e njoh dhe e di që nuk ma ka me të keq?

        Dhe në fund një lutje me përgjërim: citoni, citoni, citoni – ashtu i shmangim keqkuptimet.

      2. Ah, me fal, une kujtoja se kishim te bejme me profesionalizem. Jane te pakta ato revista qe nuk japin shpjegime dhe kryesisht kjo ndodh ne raste kur kriteret perzgjedhese dihen ose lajmerohen: 1. jane te publikuara ne faqen perkatese, 2. editori i deklaron qe ne kontaktin e pare me autorin si dhe referees 3. revista ka nje profil te caktuar historikisht dhe kriteret pak a shume dallohen duke marre parasysh publikimet e pranuara ne te kaluaren. Ne rastet e tjera revista eshte amatore! Nuk me rezulton qe ndonjera nga 3 pikat me larte te jete e vertete ne rastin konkret. Revistat me natyre serioze marrin nje numer te madh artikujsh, nje pjese e mire refuzohen qe ne raundin fillestar nga editori per arsye te ndryshme: shumicen e rasteve me arsyen se artikulli nuk i pershtatet boshtit te revistes. Pjesa tjeter i kalon referees te perzgjedhur enkas per boshtin e revistes, si dhe ne rastin me te mire kujt ka autoritetin e duhur per te vleresuar artikullin ose ka punuar ne tema paralel. Ato vertete seriozet te kerkojne te japesh dhe emrat e personave te kualifikuar per te gjykuar punen tende si dhe persona te cilet nuk do doje qe te jene pjese e panelit vleresues, gjithmone duke dhene arsyen se perse keta duhet te perjashtohen. Nje person qe ka trajtuar disi nderhyrjet ne tekst te Kadarese eshte Natasha Sotiri e cila eshte me entuziaste per keto nderhyrje kirurgjikale por do te ishte dikush qe e ka dhene nje trajtim te ngjashem. Nje tjeter referee e mundshme do te ishte Alba Cela qe eshte fokusuar ne Orientalizmin te vepra e Kadarese (shih Orientalism in Service of Contemporary National Identity Building in Albania: The Literary Work of Ismail Kadare.) Jam e sigurt qe te dyja do te jepnin mendime te kunderta per argumentin e AV, si dhe metodologjine po te ishte e nevojshme. Kam pershtypjen qe nuk ka nevoje te ta shpjegoj ty kete process, por kushedi mbase perfitojne ata te HD me kete rast dhe e kuptojne se me c’pritshmeri po perballen.

        Une kam nje dyshim qe ne kete rast si referees kane sherbyer antaret e bordit te HD dhe jo referees te pergjedhur sic eshte praktika e gjere. Ndonje lexues qe ka patur experience si referee i jashtem mund te ma verifikoje. Tani, nese paska pasur me kete artikull probleme serioze te natyres metodologjike, nuk kishte arsye te mbahej artikulli per gjashte muaj pa asnje komunikim me autorin per fatin e tij. Qe kjo erdhi pikerisht pas nderhyrjeve ne media te AV nuk duhet shume fantazi per te dale ne perfundimin qe ketu ka dicka qe nuk shkon.

        Nese vertete kemi te bejme me referees qe thjesht nuk u ka pelqyer atehere te me falni por me HD nuk mbetet gje tjeter vecse te fshish ballin. Tani, me sa di une, editori ne shume raste nderhyn dhe kur veren se referee e ka refuzuar artikullin pa kriter, ai eshte i detyruar ta kaloj tek nje pale tjeter per nje vleresim te dyte. Ne shume revista serioze editori ka fjalen e fundit nese nje artikull kalon apo jo dhe ne raste ku vertet ka dyshime autori ftohet te jap shpjegime per pikat me konfliktuale. Kjo gjithmone kur ke te besh me nje reviste qe e merr veten seriozisht – ne vija te trasha.

        Veprat letrare dhe artikujt akademike kane kritere te ndryshme. Mund te te sjell plot raste kur nje veper eshte botuar, nuk kane lene llaf pa thene duke e share, dhe sot konsiderohet si masterpiece:

        – “It isn’t worth any adult reader’s attention,” The New York Times pronounced concerning Nabokov’s Lolita.
        – “Kind of monotonous,” the same paper said about Salinger’s The Catcher in the Rye. “He should’ve cut out a lot about these jerks and all at that crumby school.”
        – “An absurd story,” announced The Saturday Review of F. Scott Fitzgerald’s The Great Gatsby, while the New York Herald Tribune declared it “a book of the season only.”

        http://www.vanityfair.com/culture/2014/07/goldfinch-donna-tartt-literary-criticism

        Sinqerisht, pergjigja jote sikur mundohet te ngushelloje duke me kujtuar qe veprat refuzohen. A thua se ishte ky shqetesimi origjinal. Ndodh qe nje artikull te jete vertet i dobet. Nuk ka asgje per t’u habitur ketu. Habia eshte me mosperfilljen per autorin, kohen e referees, profiling e revistes dhe gjendjen e dijes akademike per aq kohe sa komentet vleresuese nuk vihen ne dispozicion autorit per te permiresuar kontributin ne te ardhmen.

        Me gjen dakort me pohimin se refuzimi nuk eshte dicka per konsum publik te gjere. Autori nuk doli ne gazete apo ne televizor te beje ndonje ankese. Perdori blogun personal per tu shprehur. Gjen akademike shume serioze, ne universitete prestigjoze, qe publikojne rregullisht komentet qe marrin ne artikuj, me ose pa komentet e tyre shpjeguese. Tani, se gazetat duan sherr (perpjekja per komunikim u shenderrua ne sherr Elisa) dhe germojne ne blog si hijena per te krijuar stuhine e radhes, kjo eshte pune tjeter. Jemi mesuar. Nderkohe nje gazetare e zellshme edhe mund te ishte interesuar me gjere, te kishte bere detyrat per praktiken brenda HD, duke u fokusuar, megjithate, ne numrin jubilar te revistes.

        Gjithashtu, pergjigja e Ndreces nuk ishte prej shpatulla per muri por lexohej me shume si nje sinjal ATIJ qe “ia treguam vendin atij” dhe nuk e lejuam artikullin per arsye metodologjike. A ka pergjigje me te vagullt? Me dinjitoze do te ishte “do te kontaktojme autorin dhe do t’i japim pergjigje shqetesimit te tij. Me lejoni te perftoj nga rasti qe ky numer i ardhshem i HD eshte fantastik e perfshin filanin e fistekun e nuk duhet humbur nga lexuesi juaj.” Kjo eshte pergjigje qe jep dikush qe vihet me shpatulla per muri per dicka qe realisht nuk i intereson te prononcohet me tej, meqe eshte delikate dhe akuza per censure. Dicka duhej te thoshte por jo me kete tentative bajate per te baltosur figuren e autorit si blogaxhi duke i dhene keshtu detyrimisht nje sinjalizim lexuesit se per cfare niveli flitet. Kjo ishte “below the belt” sic i thone kendej nga ne. Pse pergjigje per akuze per censure t’u duk ty ajo? Me shume ishte nje fjale goje per “metodologjine” ne nje hapesire publike ku u detyrua t’i pergjigjej nje pyetjeje, se perndryshe akuza nga nje vesh i hyri nga tjetra i doli. Apo mos duhet t’ia qaj edhe une hallin Ndreces tani, se e vuri gazetarja ne pozite te veshtire? Te kujtoj se cdokush nga HD pati plot mundesi te njoftonte autorin per arsyet e rrezimit si ne komunikimin fillestar e deri ne momentin qe u prononcua Ndreca publikisht.

        1. “Sinqerisht, pergjigja jote sikur mundohet te ngushelloje duke me kujtuar qe veprat refuzohen”

          Nuk ka asgje per te ngushelluar ketu, aq me pak te te ngushelloj ty, se ti nuk je implikuar personalisht ne kete mesele. Je vetem nje komentues qe thua mendimin tend, sikurse edhe une. Fale Zotit, nuk ka vdekur kush.

          1. Mos po mundohesh te thuash se reagimi ketu ne blog ka qene histerik qe me kujton se nuk paska vdekur kush e qe te permbahemi? Apo e ke vetem me mua? Te dhash nje pergjigje te gjere per te sqaruar disi jo vetem supozimet e tua por edhe per te treguar si (mund te) veprohet ne keto raste dhe se nuk e vuri kush me shpatulla per muri Ndrecen te flas me perbuzje. Ne kete rast nuk ka llogjike te perligj veprimin e Ndreces qe shkel dy here mbi etike: kur nuk i komunikon autorit arsyen ne menyre private dhe pastaj e baltos kete gratuitously. Shoh qe me ty qenkam lodhur kot po te pakten lexuesit e tjere nuk do mbeten vetem me hamendjet e tua.

          2. Dreq o pune! Une nje fjale thashe, ti njeqind!

            Komenti im ishte vetem per nje fjali tenden, jo per gjithe reagimin e blogut. Pse me ve ne goje fjale qe nuk i kam thene? E mora vesh ate qe do te thuash ti. Por eshte vetem mendimi yt.
            Empatia eshte gje e madhe, tha!

  2. Reagimi i Ndreçes mua më duket edhe nënvleftësues, edhe duket se nuk e ka lexuar artikullin e XhaXhait. Tregon një elitizëm që thotë me pak fjalë se XhaXhai popularizon dijen, në një moment që ajo duhet të jetë më afër elitës autoritare, sesa lexuesit të blogjeve. Artikulli në fakt nuk ka të sharë, sidomos nga ana metodologjike, për të cilën XhaXhait ia njohim kredencialet. Refuzimi i botimit pra për mendimin tim ka ndodhur për arsye të autorit dhe veprimtarisë së tij, dhe jo të shkrimit në vetvete.

  3. Më bëri përshtypje një farë përçmimi i nënkuptuar i Ndrecës për “blogjet”, ndonëse bëhet fjalë për njëjësin P.T.F., a thua se leximi i artikullit atje, dmth. tek HID do të ndryshonte ndopak nga leximi këtu, i cili, më ngjan mua, është ku e ku më i gjallë dhe interaktiv.

    Xha Xha, a sheh ti ndonjë përparësi të botimit “atje”, krahasuar me “këtu”, ku “këtu” lexohesh (më thotë mendja) shumë herë më shumë e më me interes, pa çka se publikimi këtu është më fluid dhe jo aq i ngurtë e i arkivuar se numrat muzealë e sektarë të HTD, që më ngjan disi me arkivat e Vatikanit?

    1. Këto punë nisin me miqësi – më thanë që HD po përgatiste një numër jubilar, më pyetën nëse doja të merrja pjesë edhe unë. Pranova. I botuar në një revistë, artikulli arrin një kategori tjetër lexuesish – edhe pse mua më intereson më shumë komunikimi dhe ekspozimi në blog; dhe unë vetë nuk operoj më, si rregull, brenda strukturave akademike. Por ishte punë lidhjesh miqësore dhe mirëkuptimi – meqë tani unë nuk kam nevojë të pasuroj CV-në duke botuar në një revistë niche. Ndreca mund të thotë se unë “jam aktiv në blogje”, por lë mënjanë faktin tjetër, që kam botuar 11 libra deri më sot (më mirë që e lë mënjanë, se përndryshe do të më kish quajtur ‘grafoman’). Të shpërfillësh tjetrin është shumë kollaj – përkundrazi, ta respektosh është e vështirë.

  4. Nga eksperienca ime me botimet shkencore edhe ne konferenca A+, pervec arsyes dhe vleresimit qe japin, referusit japin dhe nje vleresim per veten e tyre ne lidhje me njohurite e tyre ne fushe.
    Ky drejtori HiD jo vetem qe uli steken e botimit te vet ne nivel MAPO, po motivoi akoma me teper pjesemarresit e PTF per te kontribuar dhe per te tjetersuar kete hapesire virtuale ne nje platforme akademike multidisplinare.

  5. Përgjigja e dhënë spontanisht e zotit Ndreca më la të zhgënjyer dhe zhvleftësoi besimin në integritetin profesional dhe qytetar të atij personi publik. Përbuzja për angazhimin e autorit Vehbiu ishte më se evidente.
    Nëse kryeredaktori i një reviste shkencore nuk është në gjendje të japë një përgjigje adekuate për një dyshim të bazuar të mbetur pezull publikisht, se revista e tij mund të ketë ushtruar censurë dhe mundohet ta zhvleftësojë këtë gjendje duke përbuzur autorin për te cilin flitet, tregon një ndjenjë faji të dikujt të kapur me presh në dorë. Pa folur për mungesën e kompetencës profesionale (u tha se si mund të reagojë një kryeredaktor serioz i një reviste serioze), për mungesën organizative (që askush në redaksinë e këtij kryeredaktori nuk e kish vënë në dijeni atë për dyshimin impertinent mbetur pezull prej katër ditësh për ushtrim çensure) apo për arrogancën e kryeredaktorit vetë, që të paktën në momentin kur do të duhej ta kish parë atë shkrim, pas gjithë kësaj “tollavie”, do të duhej ta kish kuptuar, se diçka kish vajtur keq.

    Por ka edhe më keq. Ndreca, në të njëjtin shkrim, që përbuz Vehbiun dhe punën e tij, ngre si “shumë inteligjent” një shkrim të “avokat Ngjelës” për një temë të një debati publik në shtyp, ku është përfshirë si Ngjela, si Vehbiu, i cili mund të lexohet këtu:

    http://www.gazetatema.net/web/2014/07/23/historia-u-perket-vlerave/

    Kush e lexon shkrimin e Ngjelës mund të shikojë, se ai nuk ka thënë gjë, me përjashtim se ka “rrahur shuplakët” per Kadarenë.
    Tani ta cilësosh një shkrim të tillë popullor dhe populist si “shumë inteligjent”, në momentin që me të drejtë po ngrihen pyetje të rëndësishme dhe po jepen përgjigje gjithëpërfshirëse lidhur me ruajtjen e pasurisë kombëtare në gjuhë dhe letërsi, ndërkohë që punës së Vehbiut t’i tregosh derën në atë formë si e ka bërë Hylli i Dritës, do të thotë që ose e ke humbur krejtësisht ndjesinë për të gjykuar për cilësinë e fjalës së shkruar (inkompetent), ose që je krejtësisht i varur (dhe i kushtëzuar) nga një bindje, e cila nga ana e saj nuk është se përbën turp, por që të pluhurizon integritetin si një figure publike integre, pa folur që bashkë më këtë i ke bërë një dëm edhe Revistës që i shërben si kryeredaktor.
    Ose sapo po ndodh ajo më njerëzorja në sytë tanë, që dikush ka një kompleks dhe është ziliqar dhe këtë të fundit, që e kemi të gjithë, nuk e ka si duhet nën kontroll.

    Sidoqoftë, Ndreca tregoi të paktën, që nuk e ka ndjesinë e nevojshme të kuptojë, që lexuesi i tij publik me ambicie intelektuale nuk është gjë një lopë e izoluar, por një evropian i shkolluar bashkëkohor, që sheh se në realitetet e tjera akademike diku tjetër në shoqëritë e ndriçuara e të sqaruara, të mençurit dhe të fismit veprojnë ndryshe.

    Dobët zoti Ndreca, zbuluat vanitetin tuaj.

  6. Ta leme menjane Ndrecen dhe reagimin e tij. Ta leme per nje moment menjane edhe paranojen e nje mundesie qe vendimi te jete si nje pasoje e rrokullisjes dhe perplasjeve te fundit ne shtyp, ku AV u be dashje pa dashje njeri nga protagonistet.

    Duke cituar titullin e vete shkrimit: “Metoda eshte gjthshka”, qe i referohet pergjigjes te kryeredaktorit te HD “ndodh që nji kontribut edhe refuzohet, ne rastin konkret për shkaqe metodologjike”, a nuk do te ishte me e udhes t’i behej e qarte lexuesve, qofte profaneve, qofte specialisteve te kritikes letrare(literary criticism) se cila metode(ose cfare metodologjjie) eshte ndjekur per te kompiluar kritiken dhe konkluzionet e arritura per vepren e Kadarese?

    Mendoj se kur nje punim shkencor i hidhet ne shesh lexuesve per ta lexuar jashte kanaleve zyrtare te nje periodiku, qe ka nje status te ndryshem nga nje blog personal, ka nevoje te sqarohet lexuesi pikerisht rreth metodologjise, qe eshte edhe shkaku i refuzimit sipas pergjigjes te k/redaktorit.

    Ka ftese, por ka edhe pritshmeri nga ana e botuesve te nje periodiku. Komentet me insinuata rreth drejtuesve dhe periodikut e zhvleresojne perqasjen e zgjedhur nga AV per te sfiduar publikisht refuzimin e botimit te studimit ne fjale.

    1. Read me,
      kjo që kërkon ti nuk është logjike.
      Artikulli nga perspektiva e artikullshkruesit është në rregull.
      Nëse ka probleme me të, barra e provës i bie palës që konstaton të metat, pra redaksisë së Hyllit të Dritës.
      Kjo është rruga normale të bërit të gjërave.

      Read me, nëse të ka shpëtuar jetohet në një kohë, që nuk provohet korrektësia e një veprimi apo saktësia e një deklarimi; këto vlejnë si të tilla, derisa ato vihet në dyshim në bazë provave.

      Është e njëjta rrugë logjike që ndiqet për vërtetimin e fajit. Askush nuk është i detyruar të argumentojë pafajësinë e tij, për sa kohë që nuk akuzohet duke u mbështetur në prova.

      Ka ca rregulla logjike, që na e bëjnë përditshmërinë tejet të rehatshme. Pse nuk i bëjmë parime Read Me, që të mos bëjmë vazhdimisht figurë të keqe.

      1. I kam qejf keto prerjet me sepate qe i jep komunikimit i dashur pifto. 🙂

        Afrimi qe i ben ceshtjes ne fjale nuk te nderon nese ta zeme do te beje rolin e juristit si profesion, ku fitohet buka e gojes.

        Po ben perqasime per faje, fajtore, akuza, akuzues, prova, pafajshmeri, etj; metoda jote mund te karakterizohet si i thone andej nga Shkodra “me ta lan kopilin te dera”(…që të mos bëjmë vazhdimisht figurë të keqe). 🙂

        Ne nje marredhenie midis botuesit dhe autorit, sic eshte situata ne fjale, nuk ke si si te besh gjygj i dashur, sepse te dy jane indipendente dhe hyjne vecse ne nje marredhenie biznesi dhe jo shoqerore(pavarsisht se mund te njihesh, mund te kihen konsiderata reciproke, mund te jeni kolege, per pasoje te marresh edhe ftesa per shkrime, etj.).

        Te ftoj, kam nje pritshmeri prej teje, e marr ne dore materialin, e lexoj, zhgenjehem, nuk i pergjigjet pritshmerise dhe qellimit te organit, nuk i ploteson kriteret e revistes dhe studimi nuk pranohet per botim. Dhe kaq. Nuk ka fajtore, pafajesi, fajesi, akuza, prova, etj. Ec kalo rradhen per te dyja krahet, nese kerkohet te mos paragjykohesh me vone pertej marredhenieve profesionale.

        1. Shkruan:

          Te ftoj, kam nje pritshmeri prej teje, e marr ne dore materialin, e lexoj, zhgenjehem, nuk i pergjigjet pritshmerise dhe qellimit te organit, nuk i ploteson kriteret e revistes dhe studimi nuk pranohet per botim.

          Nuk mund të mos vëreja, te ky pasazh ku ti përfytyron një proces botimi/refuzimi, kalimin nga veta e parë njëjës (“të ftoj, kam, marr, lexoj, zhgënjehem”) te veta e tretë (“përgjigjet, plotëson, pranohet”). Jo rastësisht, foljet e vetës së tretë paraprihen nga pjesëza mohuese nuk. Sa kohë që e doje shkrimin, ishe angazhuar personalisht; që nga momenti kur shfaqet nuk-u, del në skenë veta e tretë. A cheap trick!

          Këtu është problemi. Ftesa personale, pritshmëria dhe vetë angazhimi yt (nuk e kam me ty personalisht, si RM) me materialin përftojnë një marrëdhënie njerëzore me autorin e tij; marrëdhënie e cila papritur kalon në vetë të tretë, sapo del në skenë nuk-u. Ti që fton, që ke pritshmëri dhe që zhgënjehesh, duhet të kesh aq kurajo sa edhe ta vazhdosh vetën e parë në komunikim: jo “nuk pranohet”, por “nuk e pranoj.” Veta e tretë maskon pra një subjektivitet, që papritur kërkon të hiqet si objektivitet, për të imponuar një autoritet, përndryshe të paqenë.

          1. Nuk kam koment per kete 2xha. Kjo eshte edhe nga eksperienca ime personale, ku njeriu me te cilin hyn ne marredhenie mund te jete edhe koleg, i njohur, ose dikush qe ke patur marredhenie biznesi apo pune, por qe perfaqeson nje institucion dhe politiken e tij.

            Merr nje refuzim per bashkepunimin qe te eshte kerkuar vete fillimisht, qofte edhe personalisht, dhe refuzimi nuk behet nga personi si individ, pra nuk eshte personal, per nen kostumin publik qe ka veshur apo karrigen zyrtare qe eshte ulur dhe perfaqeson. Pavarsisht se mund te komunikohet drejtperdrejte nga vete personi, por duke hyre pa nje-pa dy, ne rolin e figures publike qe perfaqeson.

            Predispozicioni ka qene, por nuk jane plotesuar “requirements”, pa dhene sqarime apo detaje. Kete pergjigje mund ta marresh ne rruge zyrtare nepermjet nje shkrese, telefoni apo e-maili. Disa raste nuk vjen asnje lloj pergjigje. Thashe kjo eshte eksperience personale ne nje vend kapitalist perendimor.

          2. Xha Xha, meqenese ketu po kalohet ne rrafshin personal dhe po gjykohen modalitetet e komunikimit mes subjekteve, nuk dua te besoj se ti, qe duhet te kesh tashme nje pervoje te gjate komunikimi me strukturat akademike, arrin te habitesh e te revoltohesh me to. Aq me keq te kerkosh objektivitet prej tyre!

            Me fjaline e fundit

            “Veta e tretë maskon pra një subjektivitet, që papritur kërkon të hiqet si objektivitet, për të imponuar një autoritet, përndryshe të paqenë”.

            Ke permbledhur gjithe historine e shkencave shoqerore 🙂

            1. Punë dreqi, kur hyjnë njohjet dhe miqësitë personale në mes – dhe nuk e kam aq fjalën për veten. Ndonjëherë është e vështirë të ndash institucionin nga klika; dhe kjo flamë po na mundon të gjithëve.

        2. Read me,

          siç duket nuk qenke i aftë ose nuk do të kuptosh, që njerëz të civilizuar shërbehen në komunikimin publik në të njëjta rregulla logjike. Ndërhyrja ime vijoi pasi ti shkrove:

          “Duke cituar titullin e vete shkrimit: “Metoda eshte gjthshka”, qe i referohet pergjigjes te kryeredaktorit te HD “ndodh që nji kontribut edhe refuzohet, ne rastin konkret për shkaqe metodologjike”, a nuk do te ishte me e udhes t’i behej e qarte lexuesve, qofte profaneve, qofte specialisteve te kritikes letrare(literary criticism) se cila metode(ose cfare metodologjjie) eshte ndjekur per te kompiluar kritiken dhe konkluzionet e arritura per vepren e Kadarese?”

          dhe thashë, që nuk ka asnjë arsye se pse u dashka bërë e qarte lexuesve se cila metodë është përdorur në një punim shkencor, kur bëhet fjalë për një artikull që pritet të gjejë rrugën e botimit. Kjo që kërkon ti është e panevojshme dhe e pazakonshme.

          Edhe lexo veten mirë ç’ke thënë më herët kur hyn nëpër diskutime. Ti e kërkove sqarimin dhe të shkrova se po kërkon qiqra në hell. Edhe të lutem jo kaq patetik se keqkuptohesh për qesharak.

          Të kthej nga ndonjë përgjigje herë pas here, se më bezdis me këtë armiqësinë notorike, pa jo se pres ndonjë gjë më shumë.

          1. Pifto: “Të kthej nga ndonjë përgjigje herë pas here, se më bezdis me këtë armiqësinë notorike, pa jo se pres ndonjë gjë më shumë.”

            Dhe une i pergjigjem me te njejten monedhe patetizmit tend. Ka kaluar shume kohe me duket. Une nuk kam e nuk shoh si armik kerkend, aq me teper ty.

            Per mua te kesh ndjenja dhe sjellje armiqesie karshi dikujt eshte nje ndjenje shume e forte per tu arrire, Dhe me siguri ka nje fare patologjizmi ne te, qe te ndjek si semundje e heshtur.

            Justifikohet moralisht ndoshta, kur flitet per mbrojtjen e familjes apo atdheut. 🙂

    2. Ta leme menjane Ndrecen dhe ti bejme gjyqin autorit?

      Ne paske qene kaq i shqetesuar per mangesite metodologjike, si dhe paqartesite e mundshme te lexuesit per analizen e ndjekur, pse nuk e vure re kete pikerisht ne ate hapsire ku artikulli te vihet ne dispozicion? Tani qe Ndreca permendi metodologjine na u shfaqe ti si concern troll per aftesite e lexuesit per te dalluar/vleresuar metodologjine. Kur u be lexuesi anetar i nje paneli peer review qe duhet te jap gjykime?

      Si dhe, une nuk e kuptoj se si mund t’i shpjegohej lexuesit rreth metodologjise kur autorit kjo nuk i ishte bere e ditur? Dhe per c’mangesi rreth metodologjise do duhej te ishte dhene nje sqarim kur kete nuk e di deri me sot as autori:
      – qe nuk eshte perdorur metodologjia e duhur?
      – qe metodologjia e perzgjedhur nuk eshte aplikuar me rigorizitet?
      – qe analiza nuk perputhet me metodologjine e perqafuar ne fillim te artikullit?

      Apo duhet te marrim si te mireqene cdo fjale qe del nga goja e Ndreces dhe autorin ta veme me shpatulla per muri se na paska lene sakat ne lexueseve, kur ky vete nuk e dinte qe artikulli ishte rrezuar per metodologjine?

      Ke nje perbuzje te lehte per blogun dhe lexuesit e tij kur vihesh ne rolin e kujdestarit dhe kerkon qe ti jepet metodologjia ne pjatance a thua se eshte kalama. Deri tani nuk ka patur asnje koment rreth metodologjise , madje as ti nuk e vure re kete deri sa hyri Ndreca ne skene. Fare lehte mund te ishte kthyer tek posti ku eshte vene artikulli dhe te rikomentoje rreth metodologjise si te te donte e bardha zemer, duke e marr artikullin rrjesht per rrjesht per te dalluar gabimet e autorit rreth metodologjise. Ti nuk e ben kete. Shqetesohesh per lexuesin a thua se autori vete i paska lene keta ne harrese ne perpjekjen per te kryqezuar Ndrecen.

      Tani a nuk duhet ta shoh kete nderhyrje si nje fije tjeter bari ku kerkon te zhvendosesh vemendjen nga mungesa e shpjegimeve nga pala e HD tek mungesa e nje shpjegimi per lexuesit ketu. Ti zoteri, e ca te tjere, e perdor blogun si trampoline per ushtrime argetuese te mendjes tende. Je i lire te komentosh por te lutem mos abuzo ne kete menyre duke i hedhur fjalet pa pergjegjesi.

      1. Parulla deri para daljes se k/redaktorit te HD, une nuk kisha asnje hamendje “te bazuar” diku ne ndonje burim zyrtar per arsyet e refuzimit. Kisha hamendjen time personale qe nuk po e fsheh. Akoma e konsideroj koincidence qe doli ne kete “gjuruldi” ecejakesh artikujsh dhe komentesh ne shtyp.

        Hamendja ime duke lexuar studimin e AV me thoshte se pavarsisht metodologjise te perdorur rreth te ciles une jam krejt i paqarte si lexues te jem i sinqerte, ne gjykimin e botuesve te HD qe festojne jubilarin e revistes, perqasja e studimit eshte jo thjesht “nje veshtrim me sy kritik” por mund te shihet edhe si nje orvatje per te ulur nga piedestali i vlerave qe supozohet te kete krijuar vepra e Kadarese, ku si modus operandi autori i kritikes letrare, perdor per kritiken e tij, modifikimet, zevendesimet, alterimet qe ka pesuar teksti i veprave te IK ne kete periudhe gati njecerek shekulli postkomuniste. Prandaj kur hidhen shkrimi ne mejdan per lexuesin e cfaredoshem, mendoj se eshte e nevojshme te jepen disa sqarime te metodologjise te perdorur qe citimet, krahasimet dhe interpretimet sebashku me konkluzionet te mos konsiderohet si nje lexim personal tendencioz i tekstit te Kadarese.

        HD mund ta kete konsideruar edhe nje si lloj “hot potato” ne duart e ketij periodiku, si nje provokim, si nje sulm i drejperdrejte ndaj IK, nese punimi do te shihte driten e botimit nga ky organ. Pavarsisht nevojes per te sanksionuar vlerat e kesaj kritike, nje ndermarrje e tille eshte me shume risqe. Mund ta kene sorrollatur ne duart e tyre kete “hot potato” e konsideruar edhe si provokuese ne nje jubilar te tille, jubilar qe pritet te sanksionoje vlera, per aq kohe, te vene ne pozite te veshtire per faktin se autori ishte i ftuar te merrte pjese, porse shkrimi nuk justifikonte pritshmerine tyre.

        Edhe nje gje te fundit, nderhyrjet e mija sic ta kam shpjeguar nuk kane ndonje axhente nga ato qe dyshon ti. Nuk kam asnje lloj arsye sepse parasegjithash une kam nje profesion qe e zbavis veten perdite intelektualisht jashtezakonisht, ku metodologjia shkencore eshte domosdoshmeri, pjese e rutines te perditeshme.

        1. Sikur ju te ishit kryeredaktori apo Drejtori i HD-se dhe sikur hamendesimet e tua te ishin pergjigja zyrtare ndaj shkrimit te Vehbiut, nuk do te ishim ne kete debat/muhabet. Mirpo, refuzimi eshte “per shkaqe metodollogjike” (shume e paqarte si shprehje dhe qe te lene hapesire per shume hamendesime qe lidhen me mungesen e metodollogjise, me zgjedhjen e nje metodollogjie te gabuar, me mungesen e nje metodollogjie, apo me ndryshimin e metodollogjise pa shkak te mirefillte apo ………..). E si e tille, i takon refuzuesit te sqaroje klientin/mikun se cilat jane keto shkaqe metodollogjike. Apo jo?

          Nderkohe, une si lexues ndjek rjedhen llogjike te autorit dhe as me shkon ne mendje, biles nuk kam as kapacitetin e duhur teknik per te gjykuar apo nuhatur metodollogjine e perdorur. Nese do te me pyesnin mua, do te thoja ashtu thjeshtazi se metodollogjia e perdorur eshte ajo krahasuese midis versionit fillestar dhe versionit te rishikuar/korigjuar dhe mbi bazen e ndryshimeve te konstatuara futet arsyetimi personal i analistit (ne kete rast te Ardianit). Dhe eshte pikerisht arsyetimi apo llogjika qe perdor analisti ajo qe ka rendesi per mua dhe qe me ben ta aprovoj ose jo, qe me bind ose jo, apo qe me ngacmon apo qe me terheq ne gjetjet apo konkluzionet qe nxirren.

          1. Pikërisht ashtu. Metoda ime është krahasuese – gjenden diferencat mes dy teksteve objekt të studimit (meqë ngjashmëria është e dhënë primare, sa kohë që bëhet fjalë për “të njëjtin” roman), klasifikohen këto diferenca; studiuesi kërkon për rregullsi relevante (patterns) – p.sh. nëse ka një kategori të caktuar fjalësh që zëvendësohen (fakti që janë zëvendësuar më shumë emra se folje nuk do të ishte relevant për analizën); dhe nëse gjen të tilla, formulon një hipotezë interpretative; po ashtu, nëse shtesat e bëra rishtas lidhen me një fushë tematike të caktuar (p.sh. krishtërimi te arbrit), edhe kjo përbën një rregullsi dhe mund të shërbejë si bazë për një hipotezë. Hipotezat e formuluara kështu mund të krahasohen pastaj me qëndrime të caktuara ideologjike të kohës – p.sh. purizmi, kombëtarizmi, etj. – ose edhe në diakroni, p.sh. me politikën gjuhësore të Rilindjes Kombëtare. Krahas metodës krahasuese, kam përdorur – për të analizuar funksionimin e njësive të caktuara brenda tekstit – edhe metodën e semantikës interpretative (Rastier), siç e kam qartësuar edhe në fusnotat. Meqë bëhet fjalë për tekste letrare, referencat ndaj disa teoricienëve strukturalistë si Eco dhe Genette e plotësojnë kuadrin. Kaq besoj se mjafton, për Hyllin e Dritës!

  7. Me menyren sesi i eshte pergjigjur gazetares, zoti Ndreca te le pershtypjen e nje pronari prepotent tokash, tipik mentalitet feudal dhe jo drejtues i nje reviste kulturore artistike te lashte. Turp per te.
    Duke ju kthyer tematikes qe po diskutojme, dhe meqe (sipas Z. Ndreca) shkrimi i Vehbiut nuk qenkerka botuar per aresye metodollogjike, apo te mos renjes dakort te metodollogjise se perdorur, do te ishte mese normale qe kete gje t’ia sqaronte me shkrim si nje marredhenje normale apo korekte me nje klient apo kontribues. Aq me teper qe ky “klient” ishte ftuar enkas per te kontribuar. Te thuash mungese respekti eshte pak; per mua eshte katundarllek i mirefillt.

    1. nuk me duket se problemi qendron ne pranimin ose mos pranimin e artikullit. Problemi qendron te sjellja e drejtorit te revistes, mendoj une. Nje drejtor i nje reviste akademike nuk e ul dot pjacen e diskutimit der ne ne nje te perditshme ordinere, dhe aty te sulmoje paturpesisht kontribuesin. Une artikullin e AV nuk e lexova se nuk eshte ne domenin tim, por respektova faktin qe ai punen e vet kerkimore e ndau per kerkues te tjere ne rrjet. Se ne fund te fundit botimi ne nje reviste ose konference shkencore kete ka nje nga te mirat e veta qe eksozon me teper punen kerkimore te X apo Y. Mendoj se xhaxhai nuk ka me nevoje per ekspozime te tilla perderisa puna e tij eshte e ekspozuar ne motoret e kerkimit ne internet, me pak fjale kush interesohet per fushen e kerkimit te AV ose do ta perdori punen e tij ne kerkime te metejshme bujrum ja ku e ka.
      Per sa i perket pastaj perbuzjes se Ndreces per “Blogjet”, kjo tregon se ndrecrit jane akoma ne shekullin e hyllit te drites, s’e kane marr vesh akoma qe Sputniku doli ne kozmos dhe Armstorngu shkeli ne Hene. Mjafton nje kerkim ne Google Scholar te shikosh se sa Akademik e i Cituar eshte Ardian Ndreca ne krahasim me Ardian Vehbiun.

  8. Debati ka arritur në fazë interesante. Autori i studimit, i ftuar, e hodhi dorashkë punimin e vet për publikun në një tjetër format mediumi, i ndodhur në terr pas një refuzimi të pakuptuar e të pakuptueshëm për të. Përgjigja ndaj sfidës nga revista ftuese, “Hylli…”, veç sa e shtoi këtë terr. “Atë punë e di metodologjia!” Nja 30 vjet më parë dikujt do t’ia prisnin: “Atë punë e di Partia!” Por sot nuk janë vitet ’80. A është i gatshëm autori i studimit të shtrojë publikisht kërkesën, siç edhe erdhi në këtë pikë diskutimi, për “arsyet metodologjike” të mospranimit, edhe sikur të ekzistojë mundësia që këto arsye të jenë jo vetëm sqaruese, por edhe paksa lënduese për të? (Nuk po dua ta paragjykoj në këtë pikë diskutimin e të them se, edhe në mos i paçin arsyet, pas kësaj kërkese do ulen e t’i shkruajnë. Ta zemë se i kanë.)
    Këtë unë s’e di, vetëm autori i esesë mund t’i japë përgjigje. Unë vetëm mund të shpreh mendimin tim se kjo kërkesë i shërben fort mirë shlirimit – s’po përdor ndonjë fjalë tjetër që e shpreh më mirë idenë, thjesht sepse vjen nga fondi i fjalorit politik e s’dua t’ia prish humorin vetes duke ngatërruar politikën këtu qoftë edhe krejt tangjent – të debatit në formën si zhvillohet ai sot në vend, ku njëri cyt nga një qoshe e tjetri ia kthen (shpesh me spond, as direkt) nga një qoshe tjetër. “Hylli” nuk po botohet në Shqipërinë e njëqind vjetëve më parë, ku bordi a drejtuesit ndoshta edhe nuk begenisnin të jepnin sqarime. Është “Hylli” në kohën që jetojmë sot, i një bote të hapur, ku idetë, praktikat e shkëmbimet fluturojnë lirshëm nga një qoshe e globit në tjetrën, e ku etika e komunikimit e ka bërë të vetën me kohë një kërkesë të tillë. Dhe “Hyllit” i jepet mundësia, me këtë rast, të sillet si një revistë që botohet sot e jo njëqind vjet më parë. Përndryshe, mos e dhëntë perëndia që, pas nja tridhjetë vjetësh, të jetë bërë zakon shprehja “Atë punë e di Hylli”.

    1. Xha Xha,

      ky artikull duhet propozuar per çmimin IGNobel. 🙂

      E bukura eshte se me gjithe verejtjet e renda te recenzenteve, qenka botuar!

      1. Zakonisht reviewersat co ku tregohen te mire me fillestaret apo ata qe nuk kane shume eksperience me botimet shkencore apo akademike. Si fillestare qe jane, gjykohet se keshillat apo kritikat qe japin reviewersat vlejne, meqe do te thithen nga Autori i refuzuar dhe i paeksperience.
        Nga ana tjeter reviewersat nuk para preferojne te bejen komente mbi punimet e papranuara/refuzuara te autoreve qe mund te kene bere emer apo qe mund te kene botuuar me pare, kjo per shkak se me pastaj do te fillonin debate shterpe, te tipit “kush je ti e kush jam une”. Aq me teper te Autoret me eksperience mendohet se i njohin disa standartet.
        Te ishte per mua, une do te kerkoja qe pervec emrave te reviewersave, qe duhet thene e lexojne dhe kritikojne Artikullin e Autorit secili privatisht, – pra zakonisht japin gjykime qe nuk influencojne njera tjetren -, pra do te preferoja nje sistem ku edhe emri i Autorit mbahet i fshehur dhe botohet vetem ne rast se Artikulli pranohet per botim apo kalon fazen e review-t.

        Edhe nje gje, per te pasuruar debatin dhe publikun qe na lexon: shpesh nje artikull shkencor dergohet per review ne nje date te caktuar dhe kalojne disa muaj perpara se te marri aprovimin per review. Te vihet re, aprovim per review, sepse edhe nese kalon ne stadin e reviewt nuk do te thote doemos se do te botohet.

    2. ia vlen sidomos të shihet komunikimi mes autorëve dhe tre recenzentëve (reviewers), që pason artikullin.

      Me te drejte ke cituar nje reviste shkencore te natyre biologjike, por me kete nuk ke thene asgje. Se pari kjo reviste e ka te shkruar ne ball se ka nje IF afersisht 4 (jo se IF thote gjithcka per seriozitetin e revistes, por eshte nje indikator i mire.).
      Se dyti, per te rrezuar “argumentin” tuaj mjafton te behet nja krahasim i thjeshte: Revistat serioze si Nature apo Science nuk i bejne publik emera e reviewersave. Kjo per shkak se reviewersi nuk duhet te vihet nen presion dhe duhet ta japi gjykimin e tij pa presione psikologjike mbi shpatullat e veta. Ne disa raste reviewersat dalin me deshire dhe e bejen publik emrin e tyre, por kjo nuk eshte norma. Nga ana tjeter emri i Autorit/Autoreve eshte publik. Qe dmth se imazhi apo emri qe na ndertuar nje Autor mund te ushtrojne presion ne gjykimin qe do ta japin reviewersat mbi punen e Autorit.
      Ne rastin e Science apo Nature qe jane shume me larte nga kjo revista periferike dhe fare e parendesishme, ato nuk i bejne publike emrat e reviewersave, asesi, as me kerkese te Autoreve qe mund te jene refuzuar. Kjo sepse sic e thashe eshte nje norme e gjithpranuar.
      Ne rastin qe po flasim, reviewersat, nuk kane asnje detyrim te bejne publike emrat e tyre, edhe sikur ju ta kerkonit me kembengulje. Fakti se emri juaj ka qene publik per ta, flet edhe me ne favor te tyre meqe ju keni njefare emri, sidomos neper blogosfere – ne fushen akademike nuk di te flas – pra emri juaj i ka vene ne presion dhe mendoj se padyshim jane shprehur me balancim maksimal duke dhene nje gjykim sa me te paster.
      Duke i hedhur nje sy “studimit” te pabotuar,, para pak ditesh, e mendoje sikunder nje komentues qe vinte ne dukje tek tema perkatese, ironite dhe sarkazmat qe tek tuk viheshin re neper tekstin e “studimit” tuaj… Autoreve u kerkohet fakte dhe jo interpretime. Interpretimet jane per komentuesit e blogjeve. Revierersat duhet te kujdesen edhe per imazhin e revistes, sepse duhen ruajtur disa standarde pavarsisht emrit qe ka Autori ne internet apo kudo tjeter. Thjesht te kerkosh nje favorizim per shkak se je filan fisteku nuk me duket e drejte. Polemizimet pastaj per blogje jane… te gjithe jane te lire te thone mendimin e tyre.

      1. Dakort me ty, edhe mua me vrau syrin emri i reviewerave dhe per me te per debati. Norme eshte qe reviewerat bejne komentet dhe autori ben korrigjimet dhe rifreskimet e rastit. Zakonisht kur refuzohet, ka dhe nje grade refuzimi, -2, -1, 0 dhe referuesi vlereson veten e vet nga 1 ne 5 ne lidhje me koefidencen e vet ne lidhje me temen qe po diskutohet. Nuk e di si funksionon ne artikujt akademike ne linguistike dhe letersi, po ma do mendja qe kriteret duhet te jene edhe me te forta.
        Po une perseri e ve theksin te Drejtori i Revistes me teper se te Autori. Autori eshte refuzuar si te ishte nje bachelor dhe per me teper perflitet neper gazeta laperdha Tirane. Nuk i ka hije nje Reviste qe pretendon nje nivel te caktuar ne rrafshin akademik.

        1. Autori eshte refuzuar si te ishte nje bachelor dhe per me teper perflitet neper gazeta laperdha Tirane,

          Ne njefare menyre Autori e ka kerkuar vet meqe ka perfolur dhe spekuluar ne publik, ne nje ambient blogeresh virtuale… mendoj se do kishte bere mire qe nese donte ndonje sqarim te kishte kerkuar sqariin ne privat.

          1. E pse duhet ta kerkoje autori me ngulm kete kur praktika e gjere eshte qe shpjegimi jepet krahas refuzimit. E pastaj: ndoshta autori e ka kerkuar shpjegimin dhe shfaqja ketu ne blog eshte alternativa e fundit jo per ti detyruar te tjeret per te dhene pergjigje publike sesa per te kuptuar mes miqsh se si vate kjo pune qe refuzohet shkrimi pa asnje shpjegim. Mos harro se dhe pala tjeter kishte 4 dite ti shkruante autorit ne privat dhe ti shpjegonte arsyet. Jo nuk e bene kete. Preferuan te prononcohen ne gazeta rrugesh. Ndoshta berja publike ka qene nje perpjekje per te mos vene ne pozite te veshtire editorin duke i kerkuar ketij te prononcohet per vendime me te cilat ky ndoshta nuk ka qene plotesisht dakort por nuk ka patur mundesi t’i kundershtoje. Me kete sjellje deri tani te HD dyshoj se do te kishte ardhur nje shpjegim i detajuar sic meritohet edhe nese nje apel privat do te ishte bere.

            Dhe per te fundit here: askush nuk pretendon te dihen emrat e referees por vetem komentet ose nje shpjegim me i gjere per rrezimin e artikullit.

          2. E pse duhet ta kerkoje autori me ngulm kete kur praktika e gjere eshte qe shpjegimi jepet krahas refuzimit.

            Praktika e gjere? Praktika e gjere mund te parashikoje arsye refuzimi ne konkurse publike, po edhe ne keto raste veshtire se ndodh. Thjeshte refuzohesh. Bota rrotullohet rreth vetes ne 24 ore, rreth diellit rreth 1 viti… cdokush ka interesin e vet, nuk mund te rrime e te presim sa te rritet lisi, te behet dru, te pritet, te behet leter e mbi te te shkruajme pergjigjen. Njeriu perpiqet per me te miren e vetes, me kohen qe ka ne dispozicion; kjo eshte nje aksiome e patejtersueshme. Nese nuk te pranojne, shkon diku tjeter; gjithnje nese vertet je i bindur per vleren qe mbart puna apo personi yt.

            Call for papers bejne revista gjithfareshe, por kjo nuk do te thote gje se artikujt qe mund te dergoje “Aqif Kopertoni”, apo “Castigat Tredhuri” dhe “Zeqo Zeqir Zeqaj” do te kalojne medoemos filtrin e reviewer-save.
            Ndryshon puna me nje Cmim Letrar te financuar me para publike; atje, qytetari i informuar dhe i interesuar per ceshtje te kultures, shkences etj., e plas me te drejten e gjithe botes grushtin mbi tavoline dhe kerkon llogari, kur, si dhe pse. Per kete te flasim ne, e do te ishim te paret e botes.
            Hylli i Drites na thuhet se funksionon ndryshe; nuk ka kufizime fetare, nuk instrumentalizohet prej shtetit apo klaneve gjithfareshe qe e kapin shtetin dhe perfitojne para publike, nuk financohet prej shtetit dhe nuk i sherben asnje force politike.

            E pastaj: ndoshta autori e ka kerkuar shpjegimin dhe shfaqja ketu ne blog eshte alternativa e fundit jo per ti detyruar te tjeret per te dhene pergjigje publike sesa per te kuptuar mes miqsh se si vate kjo pune qe refuzohet shkrimi pa asnje shpjegim.

            Ne kete debat, qe ka mberritur deri ne kete pike, lexuesit nuk mund kurrsesi t’i ofrohet nje “ndoshta”, as si karamele pas sanduicit e jo me si argument per te justifikuar nje sjellje te caktuar. Une personalisht nuk jam kal karroce qe te mos kuptoj domethenien e nje “ndoshta”, te perdorur ne kete pike te debatit, nga nje komentues qe nga menyra se si shkruan duket i njeh mire prapaskenat e blogut dhe jo vetem. Nese kerkohet pergjegjshmeri maximale nga tjetri, gjithnje per hir te lexuesit dhe individeve qe lexojne, atehere gjerat behen te qarta qe ne fillim, pa dashakeqesi, ne menyre qe te mos kete vend per “ndoshta” ne fund.
            Sic e thashe Autori do te kishte bere mire qe dyshimet e veta t’i kishte moderuar me arsye e pa nxitim, e me pastaj mund te kerkonte nje shpjegim per refuzimin e Artikullit – pa pritur doemos pergjigje. (Nese i ka kerkuar shpjegimet ne privat (dhe nuk ka marre pergjigje) s’kemi pse cuditemi. Apo duhet? Mepastaj nese eshte shprehur ne publik, dhe ka marre pergjigje publike, perseri nuk ka ndonje cudi.. Apo duhet? Gjeja e rendesishme eshte qe publiku te mos manipulohet dhe te uushqehet me gjysme fakte – gje qe ne kete rast ka ndodhur ketu ne blog, duke konsideruar kete “ndoshta”-n tuaj)
            Nga sa lexoj/va, ne artikullin e meparshem “Artikull i Aratisur” Autori hedh vetem hipoteza sikur kontrolloret (parafrazime) nuk e paskan pelqyer, apo e paskan censuruar… Pastaj vazhdon (citim) “nëse atyre vërtet artikulli nuk u ka pëlqyer, po i jap një shans edhe lexuesit kurioz që të mos e pëlqejë.” Kjo ne mos qofte nje ironi e rendomte, sado e stilizuar, eshte nje gafe teper e madhe, gjithnje duke e pare ne optiken e kerkesave te shtruara nga Autori sot, pas pergjigjes publike te drejtorit te Revistes ne fjale.
            Tani le te spekuloj edhe une, nese ma lejoni: Refuzimi, pa shpjegim, per mendimin tim modest, do te ishte krejtesisht i legjitimuar nese te tre kontrolloret (reviewer-sat) kane shprehur mendim negativ. Tre – (minuse) nuk lene vend per shpjegime.

            1. Po kush tha qe nje artikull i Filan Fistekut apo AV duhet te kalonte detyrimisht filtrin? Ku eshte pretenduar kjo? Sinqerisht u lodha duke perseritur veten. O une nuk jam e qarte o ju ngulni kembe si gomari ne akull per gjera qe nuk jane aspak ne diskutim per te shfaqur kerkesen per informim si nje histeri. E kujt ia permend parate publike e cmimet? Mos do te thuash qe paskan qene te pamerituar dhe dhene ne baze te klaneve ne te kaluaren, kur me kujton se HD na qenka model i pakorruptuar? Sinqerisht, keto insinuimet se AV paska pretendime per tu trajtuar me dorashka e me zemergjeresi nga te gjithe po e flliqin muhabetin. Nuk po kerkohet trajtim special, vec ajo cka i rrit nderen HD dhe bashkepunetoreve te saj. Ja qe dhe kjo qenka shume per ju!

              Pse po me dukesh si i brendshem kur flet per 3 kontrolloret qe kane shprehur mendim negativ? Po luajme kungulleshkash tani?

          3. Pse po me dukesh si i brendshem kur flet per 3 kontrolloret qe kane shprehur mendim negativ?

            Jo nuk jam i brendshem, por meqe jemi ne nje bote te lire ti mund ta mendosh si te duash. Mendimet e tua, te drejta apo te gabuara, per sa kohe je nje person privat, do te ndikojne veten tek jeta jote, dhe menyra se si u qasesh gjerave, personave etj..

            Po kush tha qe nje artikull i Filan Fistekut apo AV duhet te kalonte detyrimisht filtrin? Ku eshte pretenduar kjo?

            Ne kete rast, per mendimin tim, Autori po ngre nje studhi ne gote meqe nuk po i thuhet arsyeja/arsyet e refuzimit… Çka do te thote se kerkon me ngulm qe te kete nje grep ku te kapet per ta tjerre edhe me kete debat, tanime bajat, meqe po zgjat jo prej disa javesh, por prej vitesh… Thjeshte te vazhdosh te kerkosh arsye refuzimi, kur askush nuk eshte i detyruar te t’i japi, do te thote se nuk po e gelltit dot refuzimn, per shkak te egoismit apo te ndodnje gjeje tjeter.

            Nuk po kerkohet trajtim special, vec ajo cka i rrit nderen HD dhe bashkepunetoreve te saj.

            Shpesh arsyeja e refuzimit, nuk jepet edhe per kete arsye, per te mos ngjallur reaksione ; sepse ndonje Autor, qe kushedi se per cfare e mban veten – kur mund te mos jete ne gjendje as te verej mungesen e seriozitetit ne frymen, thumbat, ironite dhe sarkazmat qe ia pershkojne cdo gjysme llafi qe shkruan – mund te filloje, gjithnje duke u kapur tek ky grep i “arsyes se refuzimit” debate kota si, “kush je ti e kush jam une”.
            Nderi dhe fama e nje reviste nuk varet nga fakti nese jep apo jo shpjegime per refuzimin. Trajtimi special, nuk po kerkohet e bardhe mbi te zeze (apo anasjelltas), por eshte fare evident meqe muhabeti u be publik nga vet Autori dhe po tejzgjatet. Revista nuk eshte e detyruar te japi shpjegim, madje edhe kur ben “call for papers”. Te kerkosh, ne publik (e ne privat, “ndoshta”!?) spjegime per refuzimin – kur te thuhet ne menyre eksplicite se ato nuk jepen, per arsye qe dihen boterisht, dhe qe i kam thene edhe une si komentues – do te thote vetem se PRETENDON trajtim special, apo diskriminim pozitiv, mbi bazen e emrit, apo kushedi te shoqerise, apo “ndoshta” edhe te ndonje tjeter gjeje…

            1. Si administrator dhe moderator i blogut, vura re se ke lënë komentin e parë vetëm dje (5 gusht) dhe që atëherë ke komentuar 9 herë, shpesh gjatë.

              Nga komentet, më ke krijuar përshtypjen se nuk e njeh blogun mirë, as mënyrën si komunikohet këtu.

              Gjithnjë më ke krijuar përshtypjen se ke ardhur të komentosh jo sepse të tërheq blogu dhe temat që trajtohen, por sepse dëshiron të mbrosh një pikëpamje të caktuar në këtë diskutim specifik për refuzimin e artikullit tim në HD.

              Më bëri përshtypje që, në një nga komentet, fole edhe për anonimë, anonimat dhe bloggers virtualë; duke harruar që, mes këtyre virtualëve, unë i zoti i punës nuk jam as anonim as virtual; por një person real, me reputacion publik për të mbrojtur.

              Nëse ke lidhje me redaksinë e HD-së, të lutem që të luash me letra të hapura dhe të shpjegosh se ke ardhur këtu për të mbrojtur dhe përligjur pozicionin e tyre. Nuk ka asnjë problem nëse e bën këtë, madje do të ishe i mirëpritur.

              Në logjikën afatgjatë të punëve, refuzimi i një artikullit tim nga revistë niche si HD është gjë fare irrelevante për jetën dhe karrierën time si autor – por debati për këtë, e tha edhe Piftoja më parë, i kapërcen kufijtë e incidentit, keqkuptimit ose retribucionit meskin.

              Përndryshe, me keqardhje, më duhet të njoftoj – gjithnjë me cilësinë e administratorit dhe të moderatorit – se sjellja jote e deritanishme, në komentet i përmbush kriteret e troll-it.

              Dhe ja pse: je shfaqur në blog vetëm për një ditë, ke komentuar nëntë herë për të njëjtën temë, ke mbajtur qëndrim tepër kritik ndaj autorit dhe ke sjellë argumente të paqena, për ta vazhduar kritikën, edhe pasi të janë dhënë sqarime.

              Nuk më shqetësojnë qëndrimet kritike: Read Me ka të paktën një vit që e bën këtë punë, sistematikisht; Fatma gjithashtu nuk fal; pa folur për Hyllin, që e bën këtë prej vitesh; por ti je shumë i freskët për të qenë real dhe i mirëfilltë, në kritikat e tua.

              Të rekomandoj, gjithnjë me cilësinë e mbikqyrësit të hapësirës së komenteve, që të marrësh pak frymë, të lexosh blogun, të njihesh me materialet që dalin këtu dhe me autorët, dhe vetëm më pas, gradualisht dhe me shumë kujdes, të fillosh të japësh ndonjë kontribut në komentet.

              Nuk ka nevojë të më përgjigjesh për këtë – meqë ndërhyrja ime synon mbarëvajtjen e debatit, pa qenë pjesë e debatit. Për fat të keq, blogu mirëmbahet nga autorët; dhe disa konflikte interesi nuk i shmangim dot.

          4. Si administrator dhe moderator i blogut, vura re se ke lënë komentin e parë vetëm dje (5 gusht) dhe që atëherë ke komentuar 9 herë, shpesh gjatë.

            Blogun e lexoj prej vitesh, dhe ne mos gaboj kam komentuar edhe me pare, por nuk me kujtohet emri – asokohe ishte i hapur blogu, ndersa tani qe e keni mbyllur dhe keni vendosur disa kritere strikte ndaj u detyrova te regjistrohesha ne wordpress para disa muajsh, por komentova vetem dje duke pare cilesine e dobet te logjikes, sepse vertet qe nuk e kuptoja se ku eshte problemi…

            Nga komentet, më ke krijuar përshtypjen se nuk e njeh blogun mirë, as mënyrën si komunikohet këtu. Gjithnjë më ke krijuar përshtypjen se ke ardhur të komentosh jo sepse të tërheq blogu dhe temat që trajtohen, por sepse dëshiron të mbrosh një pikëpamje të caktuar në këtë diskutim specifik për refuzimin e artikullit tim në HD..

            E njoh mire blogun dhe ty si autor publik, dhe komentet ruajne njefare niveli, te aty per atyshem me ate te Mapos, edhe pse, shpesh ka komente teper servile gje qe mua si shpirt rebel me mbajne shpesh larg gazetave dhe turmave. Natyrisht qe une si person privat, madje do thoja si aktivist dhe aktor ne fushen e shkences u interesova per temen, sic edhe mund te shihet, per sa i perket standardeve te revistave dhe reviewit te papersave.

            unë i zoti i punës nuk jam as anonim as virtual; por një person real, me reputacion publik për të mbrojtur.

            Duket sikur po me kerkoni mua llogari per kete gje… Une u regjistrova si anonim meqe edhe te tjeret jane anonim. Nuk po kuptoj nese me kerkoni mua qe te dal ne publik kur gjithe te tjeret jane me nofka. Nuk me duket e drejte, aq me teper qe edhe nese do ta thosha emrin tim, ai do te kishte te njejten relevance sikunder ka pseudonimi Aqif Kopertoni, meqe se pari nuk jam i fushes se letrave dhe se dyti nuk i kaloj te 30 qe te kem ndonje kontribut profesional apo emer ne ndonje fushe. Meqe nuk para behem me klanet politike, keshtu qe nuk behesha dot minister pa mbaruar shkollen, sic bejne te tjeret.

            Nëse ke lidhje me redaksinë e HD-së, të lutem që të luash me letra të hapura dhe të shpjegosh se ke ardhur këtu për të mbrojtur dhe përligjur pozicionin e tyre. Nuk ka asnjë problem nëse e bën këtë, madje do të ishe i mirëpritur.

            Sic e thashe, jo. As nuk i njoh fare, pervecse nga sa lexoj neper shtypin e shkruar dhe elektronik. Pra jam krejt asnjeanes ne kete zallamahi qe po krijohet mbi temen.

            Përndryshe, me keqardhje, më duhet të njoftoj – gjithnjë me cilësinë e administratorit dhe të moderatorit – se sjellja jote e deritanishme, në komentet i përmbush kriteret e troll-it.

            Simpatike. 🙂 Nuk ka problem ne thelb, por kjo censure e maskuar si moderim si te thuash do te me inhiboj per te marre pjese edhe here te tjera. Pervecse se me le nje shije te keqe si te them. Nuke di nese me kuptoni… 🙁 Une sic e thashe me larte s’para i kam qejf kopete dhe nuk para perseris argumentat qe japin te tjeret. Juve nese nuk ju pelqejne kritikat, mund te mos i botonit fare komentet e mia.
            Perndryshe, gjithe keto gjoja shqetesimet per “lexuesin” dhe “publikun” me duken te kota… Ju nuk po me lini mua te shprehem, me arsyetimin se paskam folur vetem dje. Por une nuk mudnte flas per cdo gje. Ja qe nuk jam kritik letrar, dhe nuk i lejoj vetes te shprehem mbi anen letrare te gjese keshtu qe vetiu edhe tema ku mund te marr pjese reduktohet. Une, edhe pse sic thoni ju mund te jem treguar kritik, mendoj se kam qendruar brenda kufijve qe kane ruajtur edhe komentuesit e tjere dhe qe kerkon netiqueta. Nuk kam perdorur fjale fyese, por edhe nese e kam bere ne menyre te pandergjegjshme, kerkoj ndjese.
            Nese ju e preferoni fushen e komenteve per lajka, atehere “publiku” do te vuaj shume per te marre mendime multikulturore… Po ja, edhe sot, u bene dy dite, neser nese do te flitet serisht per nje teme ku une mund te kem dicka per te thene do te marr serisht pjese, gjithnje kur te mendoj se kam dicka per ti dhene publikut.

            Mund edhe te mos e publik-oni, eshte thjeshte per komunikim mes nesh, sepse gjykoj qe po te mos pergjigjesha do mendonit se vertet jam nje troll – gje qe per vete nuk di te jem. Me respekt. 🙂

      2. Shkruan:

        Autoreve u kerkohet fakte dhe jo interpretime. Interpretimet jane per komentuesit e blogjeve.

        Ja të sjell unë ty një fakt që s’e ka vënë re kush deri më sot: në alfabetin e shqipes, m-ja vjen para t-së. Ma jep kush doktoraturën për këtë?

        P.S. Mosni, ju lutem.

        1. Gjithe kjo zallamahi behet se ne kete fushe, ndryshe nga shkencat ekzakte, nuk ka fakte. Ka vetem interpretime, te cilat si te tilla jane subjektive. Pertej pretendimeve formale per kritere, metode, parametra etj. ne fund e gjithe puna katandiset ne nje: ‘me pelqen’ ose ‘nuk me pelqen’. Ne rastin me te mire flas.

    3. Me interes, nga pikëpamja e normës së komunikimit, çka besoj se është ajo për të cilën flitet këtu. Kjo është përshtypja që të le një shikim i shpejtë, për të mos u ngatërruar me detajet e fushës, krejt e panjohur për mua. Detaji i emrave publikë të recensuesve është dytësor, zgjedhje e revistës, me ç’po kuptoj, në këtë rast – janë, mund edhe të mos ishin, nuk do i ndryshonte gjë mënyrës së diskutimit argument-kundërargument, me hapësirën të lirë për ndreqje e rishikime, në rast se të nevojshme.

  9. Nuk kuptoj çfarë po ndodh me këtë blog; Po bëhen ditë që po na ripërsëritet nga AV se nuk i interesojnë emrat e recezerëve, por e shqetëson mosarsyetimi i refuzimit, qoftë ky i kryer edhe në një fjalë të vetme. Dhe pas të gjithë kësaj ripërsëritje gati të mërzitshme, ka akoma të iluminuar që vijnë të na ndriçojnë duke shkruar një faqe koment të cilin e kanë përmbledhur vetë me fjalinë; “[recezerët] nuk kane asnje detyrim te bejne publike emrat e tyre, edhe sikur ju ta kerkonit me kembengulje” ?!

    1. PS. Përpara se të filloni të komentoni ndoshta duhet ti lexoni edhe shkrimet. Nëse keni vështirësi apo paqartësi kërkoni dhe do t’jua shpjegojnë. Dhe fillojini që nga titulli, të cilin mund ta kuptoni si; “paraqitja nuk është gjithçka, thelbi është më i rëndësishëm”.

        1. Gjergj: “Pyes, kush i lë të kalojnë këta ekzemplarë?”

          Eshte populli, ky anonimitet amorf, pa forme e pa koke, i perfaqesuar nga ekzemplaret, apo “iluminaret” e vete qe te lincon, si denim me te lehte, kerkon te te nxjerre nga blogu, kurse ne rastet ekstreme te con ne litar nen thirrjet: “Ne litar, ne litar!” 🙂

          1. z Read Me, nese me lejoni nje dicka: populli ne vetvete eshte nje dukuri natyrore, nje force e natyres. Disa kane tentuar ta kuptojne, kane menduar se ia kane arritur, mepastaj kane tentuar ta kontrollojne, dhe serisht kane menduar se ia kane arritur, por nuk ka qene keshtu asfare.
            Si nje dukuri natyrore, zhvillimet popullore nuk mund te kontrollohen.Ato kerkojne vecse nje treg te lire. Manipulimi i ketij tregu te lire ku individet qe formojne popullin nderveprojne, duke e infiltruar kete me popull fals, apo duke u shprehur ne emer te te gjithe popullit, thjeshte sa shkakton kriza te kota. Na e ka treguar komunizmi; komunistet shpreheshin gjithnje ne emer te popullit.

          2. E shoh që ju të dy, megjithëse anonimë, i përkisni njëfarë eliteje të illuminuarish; por megjithatë mbetem i mendimit që nuk duhet të ketë vend për koment palidhje, sidomos ku bëhet fjalë për akuza fodulle të mbështetura vetëm në analfabetizmin funksional të kujt i ka hedhur. Për mendimin tim këto lloj komentesh janë thjesht humbje kohe për këdo bën gabimin të ndalet t’ju hedhë një sy.
            Ju e mendoni ndryshe dhe ndoshta jeni më i saktë, veç duhet të na qartësoni më parë që t’ju japim të drejtë. Sigurisht, nëse jeni i qartë edhe vetë, çka e dyshoj! Atëherë nëse mundeni kini mirësinë të na ndriçoni; përse unë dhe të tjerë qe na kalon rruga në këtë Blog i cili ka njëfarë niveli, duhet të lexoj një gomarllëk njëfaqësh të kuptimit ““[recezerët] nuk kane asnje detyrim te bejne publike emrat e tyre, edhe sikur ju ta kerkonit me kembengulje” ?!” kur autori më është bërë i mërzitshëm duke shpjeguar disa herë se nuk i interesojnë kush janë recezerët?

  10. O vellezer, ka nje gje qe nuk e marr vesh une ketu. E keni pare ndonjehere Hyllin e Drites ju xhanem? E ka blere ndonje nga ju ne librari? Ia keni pare website si e ka, qe edhe nje shkolle tetevjecare e ka me te bukur?
    Dhe Xhaxha, ke bere gabim, per mendimin tim modest, qe e ke derguar artikullin te Hylli. As ti je per Hyllin, as Hylli eshte per ty. Te Perpjekja artikulli rrinte mire, por te keta te Hyllit? Vetem veten mund te besh me faj dhe nuk te falet.
    Nje fjale per drejtorin e revistes z. Adrian Ndreca. Kur ia lexova intervisten qe fliste per standarde shkencore dhe metodologji m’u kujtua librushka e tij kunder Shmitit. Asnje standard nuk kishte atje, vetem vrer. Gje e shkruar nga nje mesues fshati.

    1. AG: “As ti je per Hyllin, as Hylli eshte per ty.”

      E shkeputur nga konteksi i komentit, kjo mund te kete disa interpretime.

      Hylli i Drites ka nje histori reputative nje shekullore me nje emer te nderuar si themeluesi i saj, aq sa per tu perdorur per te akorduar cmimin letrar te nderuar “Gjergj Fishta”.

      Nderkohe, konteksti me kujton lincimin publik qe i behet nje personi apo nje reviste me ane te gjuhes, fjales se shkruar. Lincimi publik me kujton karakterizimin prej Risus Sardonicus te popullit si force natyrore qe shpesh manipulohet duke hedhur “parrulla armiqesore” prej individeve te caktuar per te provokuar popullin.

      Kjo me kujton instigimin, nxitjen e komunisteve ne maj te vitit 1945, qe i bene turmes te perpunuar qe peshtynte ne fytyre delegatin apostolik, monsinjor Leone Batista Nigris, i cili po debohej me perdhune nga Shqiperia. Nderkohe qe turma e shante si spiun, armik i popullit shqiptar, e shume epitete te tjera duke e peshtyre ne fytyre dhe roben e respektuar te prelatit. Nderkaq, ai me nje buzeqeshje te perulur, me duart e kryqezuara perpara, pa mbuluar fytyren, vecse perseriste: “Oh populli, ky eshte populli, kjo eshte turma…”

      Pra e priteshme. 🙂

      1. Shkruan:

        konteksti me kujton lincimin publik qe i behet nje personi apo nje reviste me ane te gjuhes, fjales se shkruar.

        Read Me, vetëm tani e kuptove ti këtë? Po më habit pa masë (në fakt jo). Nuk e pe as e ndjeve ti linçimin publik, as t’u kujtua gjë instigimi, nxitja e komunistëve në maj të vitit 1945, kur m’u lëshuan mua Gjekmarkaj dhe pastaj Ypi, por t’u dhimbs tani Hylli i Dritës (që e paçim), aq sa vajte dhe përmende edhe delegatin apostolik, monsinjor Leone Batista Nigris? Për ta thënë shqip: Are you kidding me?

        1. Xhaxha une komentoj dhe shkruaj tash per tash vecse ne blogun tend dhe kete duhet ta marresh si nje kompliment. Besoj, duke qene edhe vete, si nje nder me te hershmit e blogosferes shqiptare, kam zhvilluar shqisat e mija,dhe te kam dhene mbeshtetjen time edhe atehere kur jam kritik i shkrimeve te tua.

          Ta kam permendur edhe me perpara ne nje forme ose nje tjeter, se nje nga meritat e tua me te medha eshte entuziazmi, pasioni, vullneti per qendruar “on task”, per te cekur tema ne larmine e tyre, qe nuk i gjen ne spektrat e tjere qofte te blogosferes, qofte edhe te establishmentit te shtypit shqiptar(ate shtyp qe kemi).

          Thene kete, nderkohe qe njohja, intelekti, pasioni dhe deshira te renditin ne promovuesit e temave qe duhet te ndryshojne mentalitetin e mykur, shpeshhere, duhet ruajtur nje fare ftohtesije dhe distance profesionale, qe te mund te shtypen shtysat e brendeshme emocionale qe natyra njerezore na ka paisur te gjitheve.

          Ne te shumten, ne kritikat e mija, jam eliptik, biles shume, sepse nuk dua te prek e te nxjerr ne pah, ato shtysa emocionale te brendeshme qe ndikojne ne iracionalen tek cdo njeri nga ne. Si princip kam qe ne nje marredhenie, te nxjerr ne pah e te ushqej tek tjetri c’ka eshte e mire, jo difektet, jo iracionalen.

          Permende Ypin dhe Gjekmarkaj. Ne rastin e Ypit menyren e tij te shkruarit e ka modus operandi, natyre te dyte. Bile edhe citimin qe me solle nga korrespondenca me ndermjetesi e tij, personalisht, te me falesh, por per aq sa lexoj, une e lexoj ndryshe, e marr me shume rezerva. Opinioni i tij rreth teje eshte sipas radakes time teper sardonik, duke perdorur ate cfare quhet “reverse psychology”. Gjekmarkaj nuk e njoh e nuk kam se cfare te komentoj rreth tij, por mendoj se cdo adresim me emer, me epitete, negativ, jo gjithmone duhet te adresohet me agresivitet. Nuk duhet t’i jepet nje status te mireqene. Te dy, asnjeri, nuk do te ndryshojne opinionin qe kane njerezit per ty dhe kontributin tend publicistik, qofte per mire, apo qofte edhe per keq. Eshte fjala e shkruar nga ty vete, qe krijon nje opinion tek lexuesi.

          Tacibaot, tifozlliqet dykraheshe, vecse do ta bejne atmosferen me te ndezur, do t’i turbullojne ujrat me shume, dhe nuk do te ndihmojne te triumfoje arsyeja dhe logjika e ftohte e te vertetes. Ne fund te fundit, do te demtojne kontributin dhe vepren e autorit nga protagonizmi i panevojshem i promovuar nga te trete.

          Une do te vazhdoj te rishfaqem here pas here, te kontriboj “on and off” ne blogun tend me qellimin e mire(having good intentions) dhe kur kam dicka per te thene.

  11. Diskutimi për botimin e shkrimit të Xhaxhait tek Hylli i Dritës dhe shpjegimi përkatës i drejtuesit të saj, Ardian Ndreca, fshehin së paku dy probleme madhore: etika e komunikimit dhe vlerësimi i pasurisë intelektuale. Duken fjalë të mëdha, por në realitet “përplasja” që ndodhi flet për këto problematika të shoqërisë shqiptare.
    Nuk kam ndonjë informacion të posaçëm, as kam folur me Ardian Ndrecën, por kuptoj shumë gjëra nga kërkesa që kishte bërë Xhaxhai dhe përgjigjja që iu dha publikisht. Së pari, pyetja e gazetares ishte formuluar shumë keq, sepse nuk pati asnjë akuzë për censurë ndaj Hylli të Dritës. Supozoj se Ndreca, në çastin e intervistës, nuk e kishte lexuar shkrimin e Xhaxhait, përndryshe si vëzhgues i hollë që është, do t’i kishte thënë gazetares se “nuk i rezultonte asnjë akuzë për censurë” nga ana e autorit të shkrimit të propozuar për botim. Mirëpo ai e merr të mirëqenë akuzën, sipas fjalëve të gazetares së Mapos, dhe e shton dozën e debatit, duke shpjeguar arsyet e refuzimit.
    Përshtypja tjetër që kam është se Ndreca i bën revistës Hylli i Dritës mbrojtje “d’ufficio”, në kuptimin që e mbulon në çdo rast atë në cilësinë e titullarit drejtues. E kuptueshme, por jo e përpjesshme me situatën e krijuar, pas refuzimit dhe kërkesës për shpjegim nga një autor i njohur. Them se Ndreca e ka marrë të mirëqenë akuzën, sepse ndryshe do të kishte dalë nga situata në mënyrë “diplomatike”, duke e shpjeguar publikisht gjendjen e krijuar me një “keqkuptim, ose moskuptim të vogël”, apo për shkak të një “defekti në komunikim”, që do të ndreqej shumë shpejt. Duke e minimizuar situatën e krijuar, do ta shfrynte tensionin e krijuar.
    Duke ia njohur aftësitë intelektuale, mendoj se Ndreca e di fare mirë se në Perëndim, ku ai ka studiuar e ka ushtruar aktivitet intelektual, etika e komunikimit ta imponon përgjigjen, qoftë edhe formale për refuzimin e një shkrimi. Madje revistat e ndryshme kanë edhe formula të gatshme, ndonjëherë kriptike, “sa për të larë gojën” do të thoshim nga anët tona, për t’ua refuzuar autorëve shkrimet për botim. Nuk them të përdorej ndonjë syresh, sepse autori nuk e meriton absolutisht, por metodologjia e punës dhe respekti për prurësit e kërkon medoemos përgjigjen shpjeguese.
    Sa për batutat ndaj botimeve në blog, ndihem disi i prekur – si një nga autorët e blogut Peizazhe të Fjalës – edhe pse Ndreca nuk më është drejtuar personalisht. Shpresoj të gaboj, por në fjalët e tij vura re një lloj snobizmi latent elitist ndaj shkrimeve në blog, ku dalon shkrime të denja për revista serioze. Ka të drejtë A. Ndreca kur thotë se “puna shkencore nuk asht punë blogjesh”, por kjo nuk e përjashton faktin që një punë shkencore të botohet fare mirë në blog, sikurse një autor aktiv në internet të shkruajë për organe shkencore. Hapësira virtuale nuk është se ia heq meritat punimeve, sikurse letra nuk ia shton. Kam parë plot paçavure si në internet ashtu edhe në letër. Kontributet serioze në internet duhen vlerësuar mbi të gjitha si pasuri intelektuale, kur ia vlen natyrisht, sepse shpeshherë autorët, për arsye ndryshme, i gjejnë dyert e “letrës” të mbyllura. Tjetër çështje delikate kjo…
    Në fund të fundit, Shqipëria nuk i ka me bollëk pasuritë intelektuale të mirëfillta, ndaj edhe duhet t’i trajtojmë ato me maturi e dashamirësi. Sidomos kur nuk e mendojnë si ne, do të shtoja unë. Pastaj etika e komunikimit në qarqe studimore e akademike sikur e ka më të lehtë të zbatohet.

    1. “Në fund të fundit, Shqipëria nuk i ka me bollëk pasuritë intelektuale të mirëfillta, ndaj edhe duhet t’i trajtojmë ato me maturi e dashamirësi.”

      “Ne fund te fundit” thua ti. Une do te thosha “ne fillim”.
      Kete kam pasur ne mend gjithe keto dite te ketij debati. Intelektualet shqiptare jane aq te pakte sa nuk duhet t’ia lejojne vetes luksin te zihen e te grinden sa here u vjen rasti ne dere. Si intelektuale qe jane, duhet te jene edhe aq inteligjente sa ta kuptojne se sherret nuk te shpien asgjekundi.

  12. I nerum xhaxha, po ma degjove nje keshille, me mire mbylle kete diskutim ketu se pjesa derrmuse e komenteve ne vend te vene vetulla po nxjerrin sy.
    Nje teoreme u vertetua vetiu ne kete teme, qe: Diskursi akademik behet vetem ne hapesira akademike.

      1. Ja që nuk qenka ashtu. Sipas një CV-je që gjeta online, Gjekmarkaj ka qenë redaktor i Hyllit të Dritës së paku deri në vitin 2012:

        http://goo.gl/Jevzwf

        “Vitet 1996 dhe aktualisht,” thuhet në dokument, “redaktor i revistës kulturore Hylli i Dritës.” E bardhë mbi të zezë.

        1. Ne revisten e shtypur nuk e kam pare emrin e tij si redaktor. Ndoshta eshte nje nga ata recenzentet anonime 🙂

  13. Ne pergjigje te PA. Komenti: https://peizazhe.com/2014/08/04/metoda-eshte-gjithcka/#comment-36665

    Zonjusha apo zonja bashkepronare e blogut, ne shkrimin nen te cilin po komentojme, nder te tjera thuhet:

    Tani po marr vesh, nga intervista e Ndrecës, se bordi “nuk e ka për detyrë me motivue refuzimin”; gjë që nuk e dija, dhe që mendoj se nuk është etike ndaj autorëve; sidomos, në ato raste kur këta janë ftuar të paraqitin kontributet e tyre në një numër special të revistës, siç ishte rasti im. [xha xhai]

    Nga debati une morra vesh se nje Reviste nuk ka per detyre, as morale dhe as ligjore, te motivoje refuzimin. Ketu duhej mbyllur debati, sipas meje.
    Do te ishte me mire nese ju ne cilesine e bashkepronares se blogut te hapnit nje teme tjeter ne te cilen t’i diskutojme me mire dhe me gjate keto ankezat tuaja, te ngritura rrishtas, e enkas, per standarded e Revistets HD.
    Me duken dredhi dhelperake keto argumentat qe “dalin”, sidomos nga Pseudonimi juaj., sa here “rrezohet” nje i meparshem… te cilat, mendoj, thjeshte duan te kenaqin egon tuaj per fitore. Ndonjehere eshte mire te kuptohet se eshte e kote ti bihet murit me koke.
    Eshte thene nga te tjere dhe po e perseris edhe une njehere: Revistat edhe kur bejne ate qe quhet “call for papers” nuk jane te detyruara t’i pranojne me sezben artikujt e autoreve qe i perjgigjen thirrjes. Akoma: per refuzimin e artikujve nuk jane te detyruara te shprehen, as redaktoret e as ata qe “kontrollojne” artikujt. Doni te diskutojme arsyet pse shpesh kontrolloret nuk shprehen? (Po kjo do te thote te vesh ne diskutim nje praktike mbareboterore. Une e kuptoj se ju mund te keni prirje revolucionare “liberale”, por disa tradita sidomos ne publikimin shkencor, mire keq, i kemi nga tradita e konsoliduar anglosaksone.)

    Per aq kohe qe njihesh si organ i vlefshem per kurrikulen akademike linja editoriale doemos duhet ti sherbeje dijes dhe standardeve per ta perpunuar ate.[Parrulla A.]

    Nje Reviste, sic mund te jete rasti i Nature pranohet si burim i artikujve per CV akademike, jo sepse pranon artikujt e Parrules, apo te Xhaxhait, nga frika se keta mos ia thone gjithe botes, apo nga frika se mos i prishet reputacioni.
    Nje Reviste, ne vazhden e viteve nuk ka gjithnje te njejtet “kontrollore”, apo Kryeredaktore, e madje edhe brenda nje afati kohor te caktuar, artikujt qe i shkojne nje reviste, nuk kalojne neper duart e te njejteve “kontrollor”e, megjithese kalojne gjithsesi nga i njejti kryeredaktor.
    Qe do te thote se: nga ndryshimi i kontrolloreve (per shkak te fushes se pertinences) qe gjykojne dy artikuj te ndryshem, brenda se njejtes periudhe kohore, mund te ndodhi qe te kaloje nje artikull me pak i mire, dhe mbetet jashte nje artikull disi me i mire. (“Me pak i mire” dhe “disi me i mire”, po i marrim si kategori fikse, per ushtrim mendor them, meqe njerzit kane vlera te ndryshme, e pervec kesaj “e mira” s’ka fund). Fatkeqesisht nuk eshte shpikur akoma nje makineri qe te gjykoje me precizion dhe te llogarisi gjykimin e te gjithve ne, tuajin perfshire, dhe te japi nje gjykim mesatar, apo te ponderuar, mbi cili nga dy artikujt, (e gjkuar nga dyshe apo treshe te ndryshme apo pjeserisht te ndryshme kontrolloresh) e meriton apo jo te futet ne botim… Njerzit jane njerez dhe kane gjykime te ndryshme… Duhet te paqtohemi me kete natyre njerzore jo perfekte. Pamje tragjike… e di. 🙂
    Me tej: Kontrolloret mbahen pikerisht te fshehte per te shmangur konfliktet me njerz kokeforte qe nuk pranojne vendimet e kontrolloreve. Mbajtja e fshehte e identiteteve te tyre, sic e ka thene edhe “Risus.Sardonicus”, i sherben shmangjes se ketyre konflikteve foshnjarake qe po perpiqeni te ngrini ju – “kush je ti e kush, jam une”. Kjo eshte bindja ime, me se e provuar nga cka po lexoj, te pelqen apo nuk te pelqen ty si bashkepronare e blogut.

    Une jam i qarte me sa lexoj. Qe te jeni edhe ju e qarte mbi ato qe shkruaj une keto me siper jane per: faktin se POLITIKA EDITORIALE NUK ESHTE NJE SHKENCE EKZAKTE, meqe ata qe gjykojne jane njerez, gjithnje pa konflikte interesi, dhe te ndryshem ne komisione te ndryshme.
    Ka plote revista ne treg, mbase edhe ndonje me financim shteteror, e cila edhe mund te preket disi ne seder nga komentet tuaja kembengulese. Ka edhe revista te tjera jo-shteterore, mendoj, te gatshme per ta pranuar artikullin (edhe pse tanime eshte publik – po flas prap ne princip). Autori, sikunder ne ekonomi, ben nje loje kerkese oferte, gjen vetveten, mbi bazen e kerkese ofertes. Po ashtu, mbi te njejtin princip kerkese oferte, luajne kryeredaktoret, dhe me se pari kontrolloret e nje reviste. Kushdo perpiqet per me te miren e vetes.

    Nje gje: nese vertet komenton per publikun, apo per interesin e tij, ki guximin dhe lere ate te gjykoje. Kurseja vetes, dhe publikut, gjykimet mbi idiotesine e shembujve qe nje pjesetar i publikut sjell. Nese nuk e ke kuptuar akoma, egoja ime eshte shume me e madhe se jotja, por kjo nuk me pengon gje mua qe te ruaj njefare sensi qetesie, madje edhe duke u argetuar, si super partes qe e mbaj veten ne kete debat te kendshem veror.

    Si mbyllje:

    ti vjen ketu jo per te mesuar por per te predikuar ne emer te HD.

    Une vi ketu per veten time, dhe vetem per veten time. Per t’i treguar vetes, e mbase edhe egove te te tjereve se egoja iime eshte me e madhe. Sic mund ta keni kuptuar nga nderhyrja ime e para nje jave – mbi pronesin e vepres intelektuale te Kadarese – jam nje fans tejet i madh i A Randit. Keshtu qe kot me asocion me geget katolike. 😀 😉 Per me teper, meqe shikoj se ketu e keni merak kete “kohen se kur “anetaresohet” nje komentues”, une u futa fillimisht nje jave me pare, kur nuk kishte shperthyer akoma polemika mbi Revisten HD. Andaj gjykoj se nuk me prekin fare asocimet qe beni ju.

    Naten e mire!

    1. “meqe ata qe gjykojne jane njerez, gjithnje pa konflikte interesi”

      Qe jane njerez, pra subjektive ne gjykime, jam dakord. Qe nuk kane konflikte interesi, nuk e besoj.

      Ka gjithmone konflikte interesi, ne mos qofshin materiale, atehere jane profesionale, ideologjike, sociale, institucionale, familjare etj. Akademiket ndonjehere tregohen aq meskine sa ta hedhin poshte nje artikull ose nje monografi te tere pse ke harruar te citosh emrin e tyre a te miqve te tyre. Kjo vlen ne pergjithesi, si per HD edhe per “Nature”.

      1. Kryeredaktori besoj punon per me te miren e Revistes, pavaresish gjykimeve tona neper blogje. Nese ai thote se nuk ka konflikte interesi, atehere une personalisht jam i prirur ta besoj, meqe nuk kam pse jo.

        Nga ana tjeter kur thua “konflikt interesi”, ti ne te vertete po flet per konflikt vlerash, dhe per vlera qe kundershtojne njera tjetren. Ne kete rast, pra ne rast se kur thua “konflikt interesi” do te thuash, vlera njerzore, kombetare etj,, besoj se drejtuesit e Revistes jane teper te qarte se cilat vlera duhet te percoje Revista HD, apo cilado reviste tjeter..

    2. Me tej: Kontrolloret mbahen pikerisht te fshehte per te shmangur konfliktet me njerz kokeforte qe nuk pranojne vendimet e kontrolloreve. Mbajtja e fshehte e identiteteve te tyre, sic e ka thene edhe “Risus.Sardonicus”, i sherben shmangjes se ketyre konflikteve foshnjarake qe po perpiqeni te ngrini ju – “kush je ti e kush, jam une”.

      Po ndalem vetem tek kjo pike pasi rregullisht po krijohet pershtypja se ka nje kerkese per tu ditur kush ishin kontrolloret. Kjo nuk eshte e vertete. Nese nuk e ke vene re deri tani, jam plotesisht ne njohje te normave te botimeve akademike dhe disa here e kam permendur qe ruajtja e anonimitetit te kontrolloreve garanton gjithe procesin peer-review. Keto norma gjithashtu kerkojne qe kontrolloret te deklarojne konfliktet e interesit pikerisht qe te mos kete konflikte foshnjarake!!!!

    3. komentuesi00120013

      u tha edhe u stërtha, që problemi nuk është më personal i autorit që nuk ju botua artikulli, por praktika e Hyllit të Dritës. Në fakt të gjithë ne që japim e marrim këtu duam t’i shpëtojmë faqen e bardhë asaj reviste, vetëm se më këtë kuptojmë siç duket gjëra të ndryshme. Unë për shembull do të doja që ajo revistë, që nuk e kam lexuar kurrë, por që kam dëgjuar vetëm për mirë, të ishte një e tillë, që vetëm ekzistenca e saj të më ndërmjetësonte diçka pozitive. Dhe me pozitive kam parasysh, që të përmbushte një standard të zakonshëm të serioziteti akademik. E ke parasysh? Si kudo tjetër në botën akademike, ku natyrisht ka shumë mendime që përplasen në mënyrë të furishme përditë, por që ndjekin në këtë përplasje një sistem rregullash që burojnë nga një botë e qytetëruar. Para së gjithave është transparenca. Fatkeqësisht transparenca u kuptua që nuk është në prioritetet e Hyllit të Dritës sot. Nuk ma do mëndja, që Gjergj Fishta ta ketë perceptuar kështu revistën e tij. Kjo është revista e Ardian Ndrecës, që momentalisht në sytë e mi sot ka dështuar në misionin e saj të ndërmjetësimit të përshtypjes, që Hylli i Dritës është një platformë e komunikimit bashkëkohor intelektual dhe akademik shqiptar dhe njëkohësisht evropian.

      U thanë të gjitha argumentet dhe u dëgjua që Hylli i Dritës bën ashtu si do, dhe s’ka kujt i jep llogari. Edhe ky është një argument, i cili nuk mund të hidhet poshtë, por që më shumë më shëmbëllen si një mbishkrim mbi një rrasë varri, sesa një mesazh të ardhur nga një institucion i aftë për të reflektuar. U tha edhe që murit nuk i bihet me kokë, që gjithashtu është një argument shumë bindës për sa kohë që harrohet se muri sot ka shumë porta, prej nga ku mund të dilet, ose edhe mund të kapërcehet. Pa folur pastaj, që muri vërtet që qëndroi si burri deri në fund, por në fakt bosh mbeti.

      Sidoqoftë në fund të këtij diskutimi unë do të falënderoja autorin dhe të gjithë ata që thanë sa deshën dhe ç’deshën, pasi sido qoftë, sot pas një jave të gjithë jemi më të bindur, se nëse vërtetë ka një problem, mënyra e vetme për zgjidhjen e tij është diskutimi i hapur. Lexuesit shqiptar nuk i kanë mbetur shumë pika referimi të një rëndësie universale për sa i përket qytetarisë dhe Hylli i Dritës me siguri do të kujdeset në të ardhmen, të rikthehet atje. Shpresoj. Shpresoj shumë.

      1. u tha edhe u stërtha, që problemi nuk është më personal i autorit që nuk ju botua artikulli, por praktika e Hyllit të Dritës.

        Praktika e HD per sa me perket mua,si lexues i ri i arkivave te saj, me duket me se adekuate, te pakten nga sa shikoj artikullin dhe argumentet e ketushme, te dhena nga anonime gjithfaresh qe tentojne te ngrene nje ceshtje, qe perndryshe eshte e paqene, jo ekzistente. Nuk ka asnje skandal, te pakten ne gjykimin tim si anonim. Gjithashtu, mendoj se gjykimi im, si super partes qe e mbaj vetem, pra i distancuar nga te dyja palet, eshte me i ftohte nga sa mund te jete gjykimi juaj. E them kete sepse nga sa kam lexuar, ketu e tjeterkund keni qene gjithnje ne mbrojtje te Autorit, me apo pa argument, me argument te ri apo argument perserites, cka mund te thuhet se perben nje bias apo perkatesi qe e shtremberon disi gjykimin tuaj per temen ne fjale.

        Dhe me pozitive kam parasysh, që të përmbushte një standard të zakonshëm të serioziteti akademik.

        Pse, kur doli qe Rrevista HD nuk permbush standarde akademike? Apo ngase u refuzua nje artikull i nje autori, per me teper i po te njejtit autor ne mbrojtje te te cilit dilni ju? Mendoj se nje menyre e tille te shprehuri nuk i ben nder nje personi te nderuar dhe respektuar sic pretendoni ju te jeni, nenkuptuar kjo nga tonet e komentit tuaj pothuaj paternaliste dhe pike-muhabet-venese.
        Standardet e nje reviste nuk gjykohen nga publiku anonim; pra as une qe ne njefare menyre po kundershtoj juve, e as ju qe ne njefare menyre po ngrini nje akuze tinezare, nuk shprehemi dot per standardet akademike te revistes. Ajo qe bejme une dhe ti eshte muhabet blogu. 🙂 Standardet akademike kane qene dhe do te jene te medha e me shume gjasa do te tjete edhe per disa kohe nje burim i shqiptarizmes dhe i vlerave me te larta kombetare. Tek te cilat vlera do te thoja perfshihen nder te tjera Skenderbeu, Nene Tereza dhe Ismail Kadareja.
        Nga ana tjeter, kushdo qe pretendon se standardet akademike te revistes demtojne vlerat kombetare, eshte i lire ta bej ne publik. Une ate gje do te beja, nese do ta shikoja standardin akademik te nje reviste apo artikujt qe botohen ne te si kercenuese, ironizuese, tallese, prebaltese ndaj ndonje vlera kombetare, publike e shoqerore, do ta denoncoja me emer dhe mbiemer… Mendoj se edhe ju si atdhedashes dhe mbrojtes me pene ne dore i vlerave kombetare, do te benit te njejten gje…

        Fatkeqësisht transparenca u kuptua që nuk është në prioritetet e Hyllit të Dritës sot.

        Ne gjykimin tim si anonim blogu, gjykoj se revista eshte mjaft transparente. Madje eshte aq transparente saqe nuk do te ma merrte mendja. Kryeredaktori doli dhe u shpreh ne publik per shqetesimin, qe nje koleg i tij e beri publik. Me transparente se kaq nuk e ben dot me… behet fare e tejdukshme.
        E kuptova se Autorit AV njefaresoj nuk i pelqeu reagimi publik i Kryeredaktorit te HD, por sipas mendimit tim nuk ka asgje per te mos pelqyer. Nese hedh supozime qe ngjajne si akuza publike, atehere reagimi publik eshte me se i nevojshem; aq me teper qe keto supozime, nga sa pash tek temat e shkuara ketu ne blog keto dite qenkan rimarre dhe pergojuar nga anonime si puna jote dhe puna ime; natyrisht jo per faj te Autorit – te gjithe jane te lire te shprehen dhe te debatojne. Keshtu, transparenca, te pakten ne nivele jo-anonimesh, ka qene nder me te lartat. S’kemi pse ankohemi.

        Lexuesit shqiptar nuk i kanë mbetur shumë pika referimi të një rëndësie universale për sa i përket qytetarisë dhe Hylli i Dritës me siguri do të kujdeset në të ardhmen, të rikthehet atje.

        Kjo eshte nje pike teper e nxehte, si ajo loja me tullumbacen qe mund te shpertheje nga momenti ne moment. Dhe une si tip egoisti qe e prezanotva veten – megjithse gjithnje ne sherbim te se mires se shoqerise dhe vlerave kombetare shqiptare – po i lejoj vetes ta shperthej kete tullumbace te cilen ju si anonim ma dhate ne dore ( ne replike).
        Nuk mund te mos vija re, i nderuari koleg anonim pifto, se autori ne “studimin” e tij, ne fund te studimit te tij, ka nje, dy tre, kater… paragrafe te tere, te cilet ne pershtypjen time sherbejne si vuloses te mendimit, synimit, motivimit dhe vete thelbit te punimit te Autorit. Njefare akuze, qe duket pothuaj si nje denoncim, qe eshte ne te vertete nje pseudo-denoncim , ngase nuk ka gjekafshe per te denoncuar. Se per ke, cfare, si, pse, etj. pyetje te ketilla marrin pergjigje vetem ne nivel individual. Gjithkush te gjykoje mbi bazen e vlerave dhe aspiratave te veta. Nuk do mend se nje jo-italian ka vlera te kunderta nga nje italian. Po ashtu nje jo-shqiptar nga nje shqiptar; e me radhe e me radhe …
        Egoizmi im puthet me te qenin shqiptar, te nje eksepcionaliteti shqiptar, meqe mbron vet egoizmin tim; mbron qenesine time, gjenet e mia, origjinen time, nga sulmet e atyre qe perpiqen te sulmojne kete thelb timin, nxitur nga mbijetesa e vet vlerave te veta. Jo me kot, te gjithe individet mendojne se jane speciale, dhe te tille jane. E njejta gje ndodh edhe ne nivel kombesh, dhe vlera te kombeve. Kur vjen puna per te perligjur ekzistencen, njeriu perligj eksepcionalitetin dhe nevojen qe ka shoqeria dhe bota per te. Natyrisht qe prindi jeton per tejcimin e gjeneve te veta, siç shqiptari jeton per tejcimin e kultures se vet, kulture qe lind ga rrenje te caktuara.
        Pati debate kjo teme, por jo aq debate sa mendoj se do te kishte nese artikulli i Autorit do te botohej ne nje reviste te tille; krejtesisht te kunderta – vetem njera do te mbijetoje. Te jeni i bindur se, “forcat e natyres”, ku futen edhe gjenet, vlerat, kultura etj, si metafizike e identitetit te nje grupi njerzish, nuk i ndal dot kush; llafet jo qe jo…

        Diten e mire! Fundjaven e kam per te pushuar.

        1. “Tek te cilat vlera do te thoja perfshihen nder te tjera Skenderbeu, Nene Tereza dhe Ismail Kadareja”.

          Dikur ndaja qerane me nje mikun tim gazetar, nga Elbasani me origjine, qe punonte ne nje te perditshme shqiptare kryesore dhe perseriste me humor direktiven per linjen editoriale: “Skenderbeu, Nene Tereza dhe Ismail Kadare nuk preken. Te tjeret pa frike”. Thjesht mu kujtua kjo. E thashe, ashtu kot. Koincidence e lezetshme.

  14. Kam përshtypjen unë apo po ngatërrohet Hylli dhe ky Blog me ndonjë gazetë-revistë tjetër që zbaton teorinë shqiptaro-anglosaksone të gazetarisë së shitur ofruesit më të mirë; të shitur fatkeqësisht në të gjitha kuptimet.
    Fillimisht nuk doja të hyja për të komentuar shkrimin, që duket më tepër një shqetësim i autorit për moskorrektesën e kryeredaktorit të Revistës HD sesa një temë e hedhur për diskutim. Në fund të fundit përveç ripërmendjes qesharake të premisave të shkrimit (çka ndodhi) nuk ke se çfarë ti shtosh as ti heqësh atyre që janë thënë prej kreut. Gjithnjë mund të flitet me delikatresë për jetën dhe ndjeshmëritë e atij që komenton, apo për librat që ka lexuar së fundmi, apo për studiuesit dhe kulturën e konsideruar si mall tregu, – veçse ndoshta nuk është ky vendi.
    Gjithsesi meqë e futa njërën këmbë, po e them të parën gjë që më erdhi në mend pas leximit të artikullit, – Pritshmëritë për Hyllin e Dritës dhe kryeredaktorin e saj janë shumë më të larta sesa u tregua në këtë rast.
    Gjithashtu i kam lexuar çdo botim të Hyllit të vjetër, dhe jam i bindur se kemi të bëjmë më tepër me një pasuri të vyer kombëtare, sesa thjesht me një revistë private. Edhe revista e re po ecën në të njejtën rrugë për meritë sigurisht në rradhë të parë të kryeredaktorit të saj. Megjithëse besoj se në këtë rast ka patur një problem korrektësie (jo vetëm në çështje të komunikimit) Ndreca është sigurisht një studiues mjaft i mirë dhe përveç kësaj shkrimet e tij mbi çështje sociale apo çështje politike kanë qenë deri para pak kohësh një rreze dielli në zymtësinë e gazetarisë shqiptare. Aq sa të vjen keq që e ka pranuar detyrën e ambasadorit në Vatikan. Ndaj të shpresojmë siç u tha që « me këtë rast të vendosen edhe disa rregulla » dhe veçanërisht duhen bërë hapa përpara në fushën e komunikimit apo atë tê mirësjelljes.

  15. Një gjë e fundit. Shkruajta më lart se «besoj se në këtë rast ka patur një problem korrektësie (jo vetëm në çështje të komunikimit)” dhe më duhet të shtoj se ka një arsye për këtë. U aludua disa herë se mosmotivimi i refuzimit mund të jetë thjesht një praktikë standarte e politikës editoriale të HD. Veçse nuk është kështu; pasi ky nuk është rasti i vetëm kur refuzohet një shkrim prej recezerëve të Hyllit, dhe përndryshe në raste të tjera gjithçka ka qenë shoqëruar me një shpjegim të mirësjellshëm. Është një fakt për të cilin këtu të paktën unë dhe AV jemi në dijeni.
    Natyrisht në vend të autorit do të më vinte keq që të më hidhej poshtë puna për arsye subjektive, por në fund të fundit janë gjëra që ndodhin, edhe mes intelektualësh të mirëfilltë. Studimi nuk i përballoi dot inate, favore, ndere personale apo linja redaksionale, – s’ka gjë nuk u bë qameti. Shpresoj për vete që botimi i 100 vjetorit të jetë në nivelin e pritshmërive dhe do të shkoj ta blej me kënaqësi. Natën e mirë dhe fundjavë të këndshme.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin