LAPSI I KUQ

laps i kuq ne ekranProblemi i gabimeve online është se ato mund të shumëfishohen pa mbarim, sepse një shkrim mund të merret e të botohet në qindra faqe të tjera në internet, duke e shtuar progresivisht edhe masën e lexuesve dhe të atyre që i ekspozohen gabimeve. Këtu jemi jashtë pedagogjisë shkollore, prandaj disa arsyetime për vlerën e gabimit nuk mund të merren parasysh, duke filluar nga fakti se nuk kemi mundësi të ndërveprojmë menjëherë me autorin e gabimeve. Nga ana tjetër e mira është se në internet, ndryshe nga botimet në letër, gjërat mund të ndreqen.

Të gjithë e dimë se shqipja e shkruar në internet ka cilësi të dobët, çka do të dukej e falshme sikur të vihej re vetëm në forume e në biseda të lira në linjë. Do të ishte relativisht e lehtë sikur problemi të prekte vetëm drejtshkrimin, por e vërteta është se gabimet janë në nivele të ndryshme. Le të marrim një shembull nga media e shkruar, me nënvizimin se zgjedhja e shkrimit është krejtësisht rastësore, meqë fenomeni u përket të gjitha mediave shqiptare, ku më shumë e ku më pak.

shkrimin e poshtëm, të marrë nga interneti, pa asnjë vullnet stigmatizimi, do të shikoni të shënuara me të kuqe gabimet e ndryshme që arritëm të vinim re:

Taktika e Bashës për të larguar të larguar të vjetrit nga PD-ja

TIRANE- Partia Demokratike po krijon një lëvizje të re brenda asaj duke shfrytëzuar procesin reformues. Në bazë të udhëzimit të ri të Partisë Demokratike, të deleguarit e PD-së për njësitë vendore të partisë në Tiranë po organizojnë takime me anëtarësinë e tyre për të paraqitur pikëpamjet e reja për drejtimin e PD-së. Burme nga selia blu bënë me dije se ditën e djeshme në selinë qendrore të Tiranë është organizuar një takim militantët e PD-së të njësisë bashkiake numër 2 në Tiranë, ku koordinator është Gjok Vuksani. Në këtë takim është paraqitur pikëpamja e re për të drejtuar partinë si edhe qëndrimi për krijimin e një lëvizje të re brenda PD-së për të larguar të vjetrit e PD-së.

Taktika
Takika e ndjekur nga Basha është që të largoj sa më shumë të vjetrit e partisë pasi ata ende gëzojnë një mbështetje shumë të madhe në anëtarësinë e demokratëve. Për ta bërë këtë, i duhet një manovër për të mos nxitur konflikt ndërmjet senatorëve të PD-së dhe të rinjve. Për ta bërë këtë ai ka risjellë në parti ish-deputet të cilët do të drejtojnë të gjithë procesin reformues në PD-së si edhe për të ndërtuar një lëvizje të re, çka do të thotë se deputetët më të vjetër të PD-së po anashkalohen me taktik nga drejtimi i partisë. Kjo pasi pas një muaj pritet që të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në PD për të zgjedhur kryetarët e seksioneve, grupseksioneve si edhe degëve të partisë, të cilët më pas do të zgjedhin edhe Kuvendin Kombëtar.

Duke anashkaluar të vjetrit, Basha do të krijoj një Kuvend me mbështetësit e tij të flak dhe për rrjedhojë ka mundësi që të zgjedh të gjitha struktura te tjera drejtuese në PD, dhe i largon një herë e mirë të gjithë zërat kundër që janë brenda grupit të deputetëve. Krahas kësaj, një taktik tjetër që të ndjek Basha është se po afron në PD figura të cilat janë larguar nga të fortit e partisë si Topalli, Bode etj. Duke risjell ish-deputet të cilët kanë qenë “viktimë” e këtyre të fortëve, Basha njëkohësisht rrit edhe më shumë konkurrencën ndërmjet senatorëve dhe të rinjve në mënyrë që ti largoj ata pa bërë shumë zhurmë në publik.

Reformimi
Disa muaj më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lançoi nisëm për të krijuar sërish Komitetit e Orientimit të Politikave në PD (KOP). Pavarësisht se kjo gjë u duk sikur u harrua nga ana e kryetarit, ai ka ngritur tani grupin e punës për të përgatitur lëvizjet e reja në parti si edhe më të reformuar tërësisht partinë nga të vjetrit. Kësisoj, pavarësisht se KOP-i nuk është ngritur ende, ai ka filluar që të jap orientimet e tij në mënyrën se si do të organizohet partia. Konkretisht çdo koordinator i PD-së në kryeqytet zhvillon takime me militantët e zonës që ai drejton në selinë qendrore të partisë duke paraqitur pikëpamjet e reja reformuese të PD-s, çka do të thotë se këta koordinator në një të ardhme të afërt mund të bëhen edhe anëtarët e rinj të KOP-it.

Gabimet e nënvizuara kanë karakter të ndryshëm, mund të diskutohen në disa pika, por duhet thënë se teksti duket që ka kaluar fillimisht nga kontrolli drejtshkrimor i ndonjë programi informatik, sepse nuk vihen re (me ndonjë përjashtim të vogël) fjalë të gabuara që sinjalizohen nga softueri çfarëdo. Kjo tregon se dikush e ka kaluar në disa filtra kontrolluese, por për shqipen kjo nuk është e mjaftueshme sepse rasat, për shembull, jo gjithnjë përkojnë. Teksti paraqet shumë gabime, por nuk do t’ia vija fajin autorit, por redaktuesve, sepse i pari shpeshherë nuk ka kohë dhe i hedh mendimet me shpejtësi, kurse redaktorët paguhen për atë punë, pra për t’i kapur gabimet të tjerëve.

Nuk mëtoj të gjenden efekte didaktike në korrigjimet e mësipërme, por të gjithë së bashku duhet të bindemi se kultivimi i gjuhës dhe respektimi i rregullave të saj tregon midis të tjerash respektin që duhet të kemi ndaj njëri tjetrit, sepse falë saj merremi vesh dhe i korrigjojmë njëri tjetrit gabimet. Është ajo që na e mundëson komunikimin mes nesh, pa të cilin përmirësimi do të ishte i pamundur. Meqë mësojmë duke bërë gabime, le të fillojmë nga gabimet në gjuhë.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin