SHTETI, STANDARDI DHE NDËRAKADEMIKËT

Letra e njëzet gjuhëtarëve ku ftohej kryeministri Rama t’i siguronte shqipes së njësuar mbrojtje nga shteti, veçanërisht kundër veprimtarisë së Këshillit Ndërakademik, është ndjekur nga disa ndërhyrje publike, mes të cilave do të veçoja atë të Van Gerven Oei-t, të botuar në Peizazhe të Fjalës, dhe një shkrim të gjatë polemik të Ledi Shamku-Shkrelit.

Edhe Van Gerven Oei, edhe Shamku-Shkreli duket sikur janë të një mendjeje, dhe pikërisht se shteti nuk ka punë të merret me gjuhën. Të dy i referohen, në mënyra të ndryshme, Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, sikurse i referohet atij Kongresi edhe letra e njëzetëshes më lart; pse Kongresi shënjoi edhe momentin kur standardi i sotëm gjuhësor i shqipes mori sanksionimin publik, edhe nga shteti totalitar i asaj kohe.

Unë jam dakord me këtë mënyrë të shtrimit të çështjes – shteti nuk ka punë të merret me gjuhën; por me kusht që të kemi parasysh se debati në fjalë nuk po bëhet për gjuhën shqipe si të tillë, por për standardin, formë artificiale e gjuhës, që përmbush funksione të caktuara. Dhe shteti është palë në këto funksione – p.sh. kur është fjala për gjuhën me të cilën do të shkruhen ligjet, aktet nën-ligjore, projekt-ligjet, kontratat, statutet, deklaratat dhe vendimet e institucioneve publike, urdhëresat, formularët dhe dokumente të tjera të kësaj natyre.

Kam përshtypjen se kur shteti, nëpërmjet institucioneve të specializuara, kërkon që të respektohet standardi – cilido standard – në hartimin dhe përdorimin e dokumenteve të tilla, nuk del gjë jashtë kompetencave të veta, as ndërhyn atje ku nuk duhej të ndërhynte; pse në dokumente të tilla standardi shënjon pikërisht praninë e shtetit, si res publica. Në këtë vështrim, edhe shteti duhet të tregojë kujdes për ligjërimin e vet, si çdo përdorues tjetër i gjuhës në nivelin formal.

Natyrisht, debatet e tanishme u kushtohen tundimeve dhe orvatjeve për ndryshime të standardit – korrigjim të rregullave drejtshkrimore, hapje ndaj dialekteve, pasurimit me fjalë deri më tash të lëna jashtë fjalorëve, dhe të tjera masa të ngjashme. Edhe letra e njëzetëshes i kërkon kryeministrit që të bëjë diçka në raport me këto tundime dhe orvatje, jo në përgjithësi.

Por edhe këtu ka një problem. Ndryshimet drejtshkrimore po propozohen nga një Këshill Ndërakademik, i cili është institucion publik; dhe propozimet i mbështet jo në studime të gjera sociale dhe matje të realiteteve gjuhësore, por në autoritetin e vet ekspert. Pa u shtyrë fare deri atje, sa të diskutojmë nëse edhe ky Këshill është apo jo pjesë e strukturave të shtetit, do të mjaftohemi të themi se propozimet për ndryshime në standard bëhen sërish nga pozitat e autoritetit.

Dhe nëse shteti, siç u vërejt me të drejtë nga Van Gerven Oei dhe Shamku-Shkreli, nuk ka punë të ngatërrohet në punë të gjuhës, as Këshilli Ndërakademik nuk ka punë të propozojë ndryshime të standardit ekzistues, pa u mbështetur në të dhëna, depistime dhe studime të gjera, të cilat në fakt nuk më rezulton të jenë kryer.

Me Van Gerven Oei-n, do të theksoj se shteti duhet të kujdeset për përdoruesit e gjuhës, mes të cilëve edhe përdoruesit e standardit; dhe, sikurse kam pasur rastin ta vërej shumë herë edhe në këtë blog, por edhe gjetiu në publik, shteti ka për detyrë që të sigurojë përvetësimin optimal të standardit ekzistues të shqipes, në institucionet arsimit publik – pra, në shkollë.

Nëse standardi sot zbatohet keq e mos më keq, dhe është vështirë të gjesh tekste, deri edhe të nivelit më formal, që të jenë shkruajtur mirë, fajin dhe përgjegjësinë për këtë nuk e kanë rregullat drejtshkrimore dhe gramatikore të sanksionuara në 1972, por niveli shumë i ulët i studimit të gjuhës shqipe në sistemin arsimor publik, edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë; në kombinim me papërgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore që duhej të garantonin cilësinë e mësimit të shqipes në sistemin arsimor ekzistues dhe inkompetencën e mësuesve.

Të gjithë e dinë këtë; prandaj këmbëngulja e Këshillit Ndërakademik, për të ndërhyrë në sistem me propozime për reformë drejtshkrimore i ngjan, në rastin më të mirë, përpjekjeve të mjekëve për ta shëruar të sëmurin me apendicit duke ia hequr bajamet.

Shteti, nëpërmjet institucioneve përgjegjëse, nuk mund të tregohet indiferent ndaj nivelit të ulët të përvetësimit të standardit në shkolla, me pretekstin se nuk përzihet në punë të gjuhës; sepse këto janë punë jo të gjuhës në vetvete, por të edukimit qytetar të shtetasve.

Do t’i ftoja Ndërakademikët të merrnin në duar tekstin e një dokumenti zyrtar çfarëdo, ta lexonin në një nga mbledhjet e tyre, dhe të guxonin të dilnin në publik dhe të shpjegonin se niveli i mjeruar i shqipes së shkruar në atë tekst paska lidhje, sado pak, me ato probleme të drejtshkrimit të shqipes standard që ata kanë pikasur dhe që po duan të ndreqin, me propozimet e tyre.

Kjo gjë nuk do të ndodhë, sepse profesorët në fjalë e kanë ku e ku më të qartë se unë, që mangësitë e frikshme në përdorimin e shqipes së shkruar sot nuk lidhen me marrëdhëniet e standardit me dialektet, por me paaftësinë e institucioneve arsimore për t’u mësuar nxënësve shqipen standarde në nivel të kënaqshëm; sikurse lidhen edhe me nevojën, ende të shpërfillur, për t’u mësuar nxënësve jo vetëm gjuhën standarde si tërësi rregullash formale, por edhe rregullat e përdorimit të diferencuar të kësaj gjuhe, sipas konteksteve të ndryshme sociale (pragmatika).

Idealisht, Ndërakademikët duhej t’u ishin drejtuar publikisht institucioneve shtetërore, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, për t’i pyetur se çfarë mund të bënin ata, si ekspertët më të mirë që kemi në fushë të shqipes, për të ndihmuar për reformën rrënjësore të mësimdhënies së shqipes në shkollat anembanë trevave ku flitet dhe shkruhet shqipja. Se një gjë më duket e sigurt: veprimtaria e deritanishme e këtyre studiuesve e mbështetur në synimet e tyre për të reformuar drejtshkrimin e shqipes standarde objektivisht nuk po u shërben gjë interesave publike të qytetarëve në të dy shtetet.

Nuk ka komente

  1. Ne nje fare menyre, mund ta shohim kete nderhyrje te Keshillit Nderakademik si nje perpjekje per te lehtesuar barren qe ka shteti per edukim. Nje llogjike plotesisht e shendoshe e vet sistemit shteteror qe perdor nje aparat per te cliruar veten nga pergjegjesia: meqe nuk ua mesojme dot mire shqipen, hajt ta ndryshojme e thjeshtezojme.

  2. Mos te fshihemi pas G-ishtit. E kam per zonjen e letres tematike, meqe u soll ketu si nje nga dy nderhyrjet me vend per ceshtjen ne fjale. Kjo pasi ajo eshte bere subjekt edhe i nje replike te Rami Memushajt ne letren qe ky i drejtonte Edi Rames, per qendrimet publike, agresive te znj. LSHSH kundrejt gjuhes shqipe standarde. Leter e cila u publikua ne kete blog, kuptohet duke mos permendur emrin e Ramiut, i cili duhej pershendetur atekohe, se me letren delegonte edhe besimin se Edi Rama do te behej kryeminister. Pra si te thuash, ky me dore ne zemer.
    Tani kur tjetri eshte parimor dhe deklaron se “shteti nuk ka pune te merret me gjuhen”, per te qene i ndershem me publikun, duhet qe kete verejtje ta kishte bere qe ne momentin kur u ngrit Keshilli Nderakademik per Gjuhen. Dhe jo tani t’u sulet disa njerezve, qe kane bere nje leter, drejtuar kryeministrit, ku kerkohet qe puna e Keshillit, qe paguhet me fonde publike, te – ta them me nje fjale kosovare-suspendohet. Nga ana tjeter, fakti qe puna e keshillit u kundershtua publikisht, prej tij pati doreheqje dhe me tej akoma, polemika mbi punen e tij ngriti hije te forta dyshimi, coi ne perceptimin-aspak te keqorientuar, se puna e ketij keshilli ishte jo pune e shtetit, por ceshtje e pushtetit. Ndaj permbajtja e letres se tanishme, edhe sikur te jete e shkruar me gjuhe te drunjte, nuk grafizon mendje te drunjta, te ngjashme me neurozat e nje kryqezimi imagjinar te gegnishtes. Thuhet shpesh se ceshtja e standardit erdhi ne kete pike, edhe pse institucionet deshtuan ne percimin e rregullave te tij te perdoruesit. Po kjo eshte nje pjese e te vertetes, pasi sot nuk eshte populli, pra te keqedukuarit ata qe po bertasin per te permbysur standardin. Por jane te edukuarit, te mirearsimuarit. Ndaj kesaj i duhet shtuar se pervec abc-se, njeriut i duhet edhe Edukata Morale, sepse per reforma te medha nuk duhet vetem kerbaci qe iu paska imponuar gegeve nga nje Diktature gjuhesore 18-vjecare, por mirekuptimi.
    Duan apo nuk duan te gjithe ata qe me permbysjen e standardit kerkojne te anetaresohen si petritat e revolucionit gjuhesor, e me thelle, kthimit te shqipes ne rrenjet e oksidentales, larg e me larg bizantizmes toske, kjo e standardit te gjuhes shqipe eshte nje tradite e vertete mbarekombetare. Te pakten mbidialektore. Dhe kete tradite, nuk e rivalizon dot asnje tradite tjeter lokale, mbetur tanime me kredo vetem lokaliste apo kapricot e delirit te persekutimit. Sado te lavdishme te deklamohen keto tradita.
    Nga ana tjeter, kjo qe “shteti nuk ka pune me gjuhen” vuan edhe nga nje paradoks tjeter si konstatim, edhe pse niset nga premisat e arsyetimit logjik. Sot Kosova eshte entitet i mevetesishem shteteror dhe parimisht ka te gjithe te drejten qe te ndjeke politika gjuhesore te sajat. Por pjesemarrja e Akademise se saj te Shkencave ne Keshillin Nderakademik per Gjuhen, qe ka si prerogative zyrtare “pasurimin e standardit, ruajtjen dhe etj….”, deshmon se ajo pranon si norme te veten ate qe eshte sanksionuar ne vitin 1972. Ne sot, dhe me gjase, as edhe per nje te ardhme afatmesme, nuk do te jemi ne gjendje qe te ndertojme institucione te verteta, serioze, ndaj edhe eshte jetike, qe reforma te tilla, apo ndryshime si keto qe fshihen pas fjales “pasurim”, te behen me sa me shume konsensus, apo te debatohen gjeresisht. Pasi keshtu edhe eliminohen premisat per “rivendikime te se nesermes”, kur tosket mund t’ia kene nisur, per efekt rotacioni, kurseve te nates “krevat e zanat”, por edhe sepse ndoshta me kete rast NA NGUL(it)ET mire kultura e fjales se dhene.

  3. Nuk po marr vesh nje gje, si mund te thuhet qe shteti s’ka pune me standartin kur i vetmi motiv i ekzistences se standartit eshte pikerisht shteti ? Po sikur te ngrene doren ata parlamentaret, t’i fusin nje ndryshim kushtetutes e te deklarojne kinezçen gjuhe zyrtare, çfare do thone gjuhetaret e letraret, do bejne proteste ? Epo nese ben proteste ben politike, jo gjuhesi e letersi.

    Ndryshimi i standartit, nga nje gjuhe ne tjetren eshte veprim tipik modern qe ndodh pas pushtimit te huaj, dmth i takon ideologjise kombetare te shtetndertimit.
    Ndryshimi i standartit nga i bazuar ne nje dialekt tek tjetri i takon luftes civile me baze dialektore, kur politika nuk i ka me ekuilibrat qe garantojne sigurine dhe unitetin.

    Ne asnje nga rastet nuk nderhyn gjuhesia e letersia si te tilla, prandaj nuk kuptohet mire se perse njerezit e letrave kane kaq shume qejf te flasin per politike ne emer te kultures, shkences e artit.

    Nderkaq, ka raste kur standarti eshte ndryshuar sepse perbente problem praktik, si rasti i Greqise, kur standarti i sajuar ne tavoline ne kohen e krijimit te shtetit, u hoq pas 150 vjetesh jete ne favor te gjuhes se popullit. Ky eshte rast i mire qe deshmon se standarti nuk duhet te largohet nga gjuha e popullit se e peson keq ( ne rastin e Greqise ai nuk iu afrua dot gjuhes se popullit, aq keq ishte sajuar).

    A perben standarti i sotem nje problem praktik apo thjesht politik ? Per mendimin tim, paraqet disa veshtiresi praktike, te cilat po shfrytezohen politikisht. Veshtiresite praktike i ka me se shumti per faj te vete shtetit, por nuk besoj se standarti edhe ne kohet e veta te arta, ka pasur ne rang kombetar me shume se 1 apo 2 gjimnaziste per klase qe s’benin korrigjime ne oren e qortim hartimit. E po te llogarisim sa ishin gjimnazistet si perqindje popullsie del qe ne kohet e veta te arta standarti zoterohej shume mire nga 1% e popullsise, mire nga nje 10% e 90% nga keq ne shume keq.

    Ka gjera qe duhen rregulluar, sa me shume kembengulet ne paprekshmerine e standartit aq me keq eshte per vete standartin, do humbase vazhdimisht pike e rrezik na le shendene.

  4. Lexova artikullin e Ledi Shamkut.

    Ne ate mishmash pa krye e pa fund vura re se autorja hera-heres i mbeshteste perçartjet qe kishte shkruar me disa citate nga tre autore: Jakobsoni, Çabej dhe… Ardian Vehbiu 🙂

    I bej thirrje Xha xhait t’i terheqe veshin kesaj koteles dhe ta mesoje si lexohen dhe si citohen librat 🙂

    Vura re edhe diçka tjeter: kesaj here Ledi ka bere me pak gabime drejtshkrimore sesa ben zakonisht, çka mund te kete vetem dy shpjegime: ose ia ka redaktuar dikush ose vertet ajo ka bere perparime ne pervetesimin e drejtshkrimit te shqipes.

    1. Ledi Shamku-Shkreli gjithnjë i ka pasur pikante ndërhyrjet e veta në debatet publike për standardin, por le të mos harrojmë edhe se është nga shumë të paktët specialistë të fushës, në mos e vetmja, që këto 10-15 vjet është përpjekur të futë një frymë të re në këto debate, përtej kornizimeve sovjetike që ende mbizotërojnë. Unë gjithnjë e kam parë shumë të vlefshëm, mes të tjerash, propozimin e saj për një studim mbarëkombëtar të usus-it, që do të nxirrte në pah problemet reale të ligjërimit shqip dhe do t’i paraprinte, idealisht, çdo orvatjeje për reformë të standardit. Prandaj besoj se është një zë që duhet dëgjuar; dhe sidomos duhet ta dëgjojnë Ndërakademikët. Më vjen keq për tonin e komentit më sipër, që më vë edhe mua në pozitë të vështirë.

      1. Ndoshta per tonin ke te drejte, por nuk ishte qellimi im te te vija ne pozite te veshtire.

        Fakti eshte se u acarova kur vura re se te gjitha citimet ne ate artikull ishin spekulative dhe abuzive.
        Duke filluar me Jakobsonin. Citimi i tij “linguista sum: linguistici nihil a me alienum puto” eshte pjese e nje paragrafi ku autori perpiqet te argumentoje se gjuhetari duhet ta studioje gjuhen si dukuri shoqerore dhe kulturore ne te gjitha rrafshet, fonetike, gramatike, semantike etj. pa lene pas dore asnje prej tyre. Gjuhen dhe jo standardin. Nuk ka te beje fare me standardin!

        Çabej vete huazimet latine dhe te tjerat i shkruante duke ruajtur sa te ishte e mundur trajten grafike te origjinalit. Nuk kam pare te shkruaje ndonjehere “egzistoj” ne vend te “ekzistoj”.

        “Shqipja totalitare” nuk mund te sillet si argument per te kerkuar ndryshime drejtshkrimore.
        Edhe citimi qe te ben mbi Fishten nuk ka lidhje fare me çeshtjen e standardit. Pse standardi e ka fajin qe nxenesit sot nuk e kuptojne Fishten?

        Pastaj sinqerisht nuk e kuptoj se ç’lidhje ka usus-i me drejtshkrimin. “Studim mbarekombetar te usus-it”, thua ti. Usus-in e kemi para syve perdite. Ç’ke mesuar ti nga usus-i? Meqenese shqiptaret nuk e çajne kryet per drejtshkrimin dhe shpesh i shkruajne fjalet ashtu si shqiptohen ne fshatin e tyre duhet qe drejtshkrimi t’u shkoje prapa?

        Se fundi, edhe une jam dakord qe “shteti nuk ka pune te merret me gjuhen”, por autorja nuk e thoshte kete. Perkundrazi, ne te gjitha shkrimet e saj, ajo s’ka bere gje tjeter veçse ka kerkuar nderhyrjen e shtetit ne menyre qe te ndreqen padrejtesite historike qe i jane bere gegerishtes.

        1. Pse standardi e ka fajin qe nxenesit sot nuk e kuptojne Fishten?

          Ndoshta po futem ne territor te specializuar per punetoret e gjuhes. Por mendoj se dy jane arsyet perse Fishta nuk kuptohet ose nuk preferohet nga nxenesit.

          Largimi nga skena per gati gjysem shekulli e vepres se tij nen damken e tradhetarit te kombit(pikerisht ai qe kontriboi ne krijimin e nje ndergjegje shqiptare) dhe e dyta nje “shift”, nje zhvendosje shume e dukeshme drejt jugut ne spektrin dialekt-standard, duke polarizuar shoqerine gjuhesisht.

          Ka edhe nje arsye tjeter, e lidhur me tematiken, ku politizimi ekstrem coi edhe ne eleminimin e nje repertori te tere temash qe ishin shume ne mode para 1944, nje shkembim te nacionalizmit shqiptar duke e ngushtuar ne nje lloj kombtarizmi kontradiktor izolacionist komunist, pasojat e te cilit i ndjejme akoma.

          Fishta lexuesit “modern”, moshesh shkollore i duket demode, gjuha jashte mode, primitive, etj, megjithese repertori i tij, eposi i tij gjysem mitik mbi shqiptarine dhe shqiptaret dhe koloriti i pasur i karaktereve, dokeve, historive shqiptare eshte perdorur, eshte mjelur me sukses ne kushtet e komunizmit dhe i ka bere nje pakice shkrimtaresh te lexueshem per futjen, pavarsisht kufizimeve te theksuara prej ideologjise komuniste, te temave universale njerezore.

          1. U polarizua shoqeria gjuhesisht? Nuk e di, po fakt eshte se Estrada e Shkodres, e gjitha performonte ne Fishtisht dhe dashurohej anembane.

          2. Ja ta them une se kush e ka fajin qe nxenesit nuk e kuptojne Fishten:

            Se pari, e kane fajin gjithe ata akademike e studiues, te cilet ne vend te merreshin prej vitesh me diskutimin e zanores “ë” ne drejtshkrim, duhej te kishin pergatitur disa botime kritike te vepres se Fishtes, si edhe botime shkollore, pajisur me shenime kritike, gjuhesore, leksikore, historiko-kulturore etj, te domosdoshme qe nxenesit ta kuptojne Fishten. Ne ende sot nuk e kemi nje botim te mire shkencor te vepres se Fishtes.

            Se dyti, e kane fajin te gjithe ata profesore dhe studiues, te cilet ne vend te mblidhen ne keshilla nderakademike per standardin, duhet t’i kerkojne qeverise te forcoje dhe te permiresoje studimin e letersise dhe te gjuhes ne shkolla, duke vene ne dispozicion kompetencat e tyre shkencore.

            Besoj se ti e di sesi eshte katandisur lenda e letersise ne shkollat tona te mesme, pa folur per gjuhen shqipe e cila qe nga mesi i viteve ’80 thuajse eshte eliminuar fare nga programet mesimore te ministrise se arsimit.

            Ne jemi i vetmi vend ne bote ku nxenesit e shkollave te mesme nuk studiojne gjuhen e tyre. Po te marresh 100 maturante shqiptare e t’u besh nje diktim te thjeshte, nuk do te gjesh asnje qe te mos kete bere gabime drejtshkrimore. E jo per faj te problemeve qe paska drejtshkrimi, por sepse askush nuk ua ka mesuar ate ne shkolle. Madje jam i bindur se te njejtin rezultat do te kesh po ta besh diktimin me 100 mesues te shkollave te mesme. Drejtshkrimi i shqipes ka mbetur vetem ne disa tekste akademike qe sot mezi i gjen ne biblioteke. Shqiptaret jane i vetmi popull qe nuk ndiejne nevojen te mbajne nje fjalor te gjuhes se tyre ne shtepi. Pjesa derrmuese e nxenesve shqiptare nuk e ka hapur kurre fjalorin e shqipes per te pare sesi shkruhet nje fjale. Ti vete kur shkruan shqip, a s’te vjen kurre ndonje dyshim mbi drejtshkrimin e ndonje fjale? Une ende sot, kur me duhet te shkruaj ndonje fjale a forme te rralle, e hap fjalorin per t’u siguruar. A gjen atje ne Amerike ku je ti ndonje nxenes qe te mos perdore rregullisht fjalorin e anglishtes? Mund te te duken banale keto qe po them, por ky eshte problemi i vertete. Te tjerat jane broçkulla!

  5. I forte argumenti. I vetmi eksport i suksesshem i shkodranishtes te shokut socio-realist Xhemal, na paska dale me lidhje te ngushta farefisnije gjuhesore me Fishtishten.

    Humori i shkodranishtes ishte i vetmi ngushullim ne vendin qe i ishte tretur gazi ore ju i kshillit(ne tallje Nderakademik).

    E cuditeshme qe franceskani me humor nuk kishte parashikuar te shkruante nje pamflet alla musarajan, e te kishte mujt me fitue te drejten e qytetarise edhe ne kohen e Dulles, i cili qeshte he-he-he me humorin e tij te zi.

    1. E cuditshme vertet. Se cfaredo lloj gjej qe te shkruante, me siguri, ne anet e tij nuk do ta kishin kritikuar fare. Dhe me siguri qe kete lloj “besnikerie” as ai nuk do ta kishte pritur. Do te kishte qeshur me keqardhje, jo si me humorin e estrades dikur, qe qeshej sinqerisht.

  6. Relapso: Ne ende sot nuk e kemi nje botim te mire shkencor te vepres se Fishtes.

    Akademiket, ato qe kane nje emer te tille, nuk besoj se jane ne gjendje te nxjerrin nje punim te tille. Kjo jo per fajin e tyre, por per kulturen e cunguar qe kane ne lidhje me gegerishten, gjuhen dhe kohen qe shkroi Fishta.

    Ne lidhje me drejteshkrimin e gjuhes, jam krejtesisht i panjohur me situaten sot ne Shqiperi, por duke qene i brezit ku u eksperimentua per here te pare drejteshkrimi sipas standardit, mendoj se dritarja kohore per te nxjerre breza qe te familiarizoheshin dhe te krijonin edukatore qe te zoteronin ata vete para se gjithash drejteshkrimin ishte e kufizuar. It takes time for everything… 🙂

    Drejteshkrimi u fut si lende gjimnazi per here te pare rreth gjysmes se dyte te viteve 70te. Mesuesit e gjuhes dhe letersise po e mesonin drejteshkrimin, po trejnoheshin sipas bibles te drejteshkrimit te 72shit, per here te pare vete. Matematikisht i takon qe vetem nxenesit e fillores ne gjysmen e dyte te viteve 70te mund te jene ekspozuar me gjate orvatjeve per te shkruar shqipen sipas drejteshkrimit.

    Kam patur fatin te kem ndoshta mesueset me te mire te shqipes ne Shqiperi, vete ato ishin te detyruar t’i referoheshin here pas here botimeve mbi drejteshkrimin qe dolen si doracake me shumice ne ate kohe.

    Situaten e njoh mendoj mire ne metropolin ku jetoj. Nxenesit amerikane, nje pjese e konsiderueshme, nuk dine te shkruajne anglishten, keshtu qe te gjithe mesuesit pavarsisht lendes qe japin (jane kthyer dhe i kerkohet) qe te bejne edhe mesuesin e gjuhes, duke filluar nga “spelling”(drejteshkrimi) e deri tek nevoja per te kompletuar fjali te thjeshta e per te shprehur veten konceptualisht dhe boten e tyre shpesh te limituar (nxenesit e shkrete!). Jane probleme serioze…megjithese fjaloret, diksionaret ofrohen me shumice ne te gjitha formatet nga shkollat. Po sa para ben…

    Une bej gabime ne drejteshkrim me tonelata edhe duke ditur(mendoj) se si shkruhen shumica e fjaleve sipas drejteshkrimit te standardit, pavarsisht se dikur esete, shkrimet, poezite e mija edhe zgjidheshin, e lexoheshin para shkolles apo ne rrethet letrare. Ka te beje edhe me nje disleksi qe eshte pervazive mendoj ne shume njerez neglizhente ne disa aspekte 🙂

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin