SY PËR ATA QË SHOHIN

Pak kohë pas botimit të “Rrëfimeve të Maks Gjerazit” në 2010, më vizituan ca kohë imazhet e një filmi të frymëzuar, lirshëm, prej njërit prej tregimeve në vepër; një film që nuk ekzistonte madje as edhe thjesht si fabul, meqë në mendjen time vetëm kishte trajtën e një sekuence imazhesh. Në imazhet, udhëheqësit e djeshëm të regjimit komunist, ca të gjallë e ca më pak të gjallë, vërtiteshin rrugëve të bllokut, aviteshin te vilat e tyre të dikurshme, ose mblidheshin tok te stolat e parkut, tashmë të shndërruara në tavolina për kafetë macchiato, për të debatuar jo më çështje të doktrinës ose të rrethimit, por për pronësinë e tyre shpirtërore ndaj gërmadhave të së djeshmes.

Figurat e këtyre të zhvdekurve i kisha përfytyruar si bardhezi, ose në kontrast me sfondin dhe imazhet normale të filmit, që do të ishin me ngjyra. Asgjë origjinale nuk kishte në këtë sendërgjim, pse teknikën e përzierjes së bardhezisë me ngjyrën, për të shprehur një ndërthurje rrafshesh kohore ose, më tej akoma, për të shënjuar praninë e një fantazme, një të zhvdekuri, lugati a kukudhi, e kam parë të shfrytëzuar në një mori filmash, horror dhe jo; e ndoshta prej atyre filmave jam mësuar edhe ta asocioj bardhezinë në sfond të ngjyrshëm me vdekjen.

foto bardheziKy film i mbetur në embrion m’u kujtua, kur pashë disa nga fotografitë e nxjerra gjatë homazheve të tanishme në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, me rastin e festës së 29 nëntorit; dhe ku shfaqet, rigorozisht në sfond, një portret i “komandantit”, njëlloj si atëherë; dhe dyfish i gënjeshtërt, për shkak të moshës jo më të re, por të rinuar, por edhe për shkak të bardhezisë në mes të ylberit rrethues.

Gjesti i afishimit publik të asaj fotoje të Enverit, gjatë një ceremonie mu në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, nga ku eshtrat e Enverit vetë i kanë nxjerrë prej kohësh, pa çka se titujt e Heroit dhe ku di unë ç’tjetër nuk ia kanë prekur; ky gjest pra, me qëllim provokues, por edhe sfidues i tabusë së tanishme për të mos e përmendur Enverin publikisht, ose në sy të grave dhe të fëmijëve, ishte ku e ku më domethënës sesa fotografia vetë, të paktën për ne që me atë fotografi jemi rritur dhe jemi mësuar ta krasitim nga fusha e vëmendjes, ose ta injorojmë, njëlloj siç mësohet njeriu të injorojë një njollë në këmishën e bardhë, ose shenjën e një plage mbi vetull ose mu poshtë kërthizës.

Disa e ngritën, pra, më në fund, Enverin; e nxorën nga heshtja vizuale; duke zhbërë, nëpërmjet një gjeometrie simbolike, gjestin tjetër, tashmë të vjetër, të rrëzimit të statujës në Tiranë, në vitin 1991; i cili, nga ana e vet, na pat dhënë shpresë të gjithëve atëherë. Për fat të keq, ata të gjithët e vitit 1991 nuk janë veçse të paktë sot; prandaj edhe e njëjta foto bardhezi e Enverit të zhvdekur, cave si mua u duket si e dalë nga estetika e një filmi jugkorean të zhanrit horror; ndërsa ca të tjerëve si agimi i një epoke të re: vetëm muzika ngazëllimtare mungon, ajo muzikë imagjinare, por edhe lehtësisht e imagjinueshme, që do të shoqëronte zhvarrosjen ceremoniale të dikujt: një lloj marshi anti-funebër, si me thënë.

Meqë ajo foto e Enverit, pa çka se mua më solli ndërmend fantazmat bardhezi të filmit tim privat, me të zhvdekurit që vinin rrotull rrugëve të bllokut dhe uleshin të pinin Red Bull tok me rininë post-komuniste, por pa qenë të detyruar të shkëmbenin gjë kujtime veteranësh mes tyre ose me të tjerët përreth, pse të padukshëm për shumicën; ajo foto e Enverit, e rehabilituar nga kushedi ç’ilegalitet i molepsur magazinash dhe qilarësh nostalgjikë, plot kënde të kuqe, gazeta muri dhe parulla revolucionare të çmontuara, me drapër, çekan, kazmë, pushkë, pendë, tesera dhe shami vullnetari; ajo foto e Enverit, pra nuk mund të lexohet, objektivisht, veçse si alternativë ndaj së tashmes, njëlloj si ai bari i mbirë në një plasë të autostradës nuk mund të lexohet, veçse si alternativë ndaj asfaltit.

Ia behu edhe dita, pra, që Enveri – pa çka se bardhezi dhe i përfytyruar nga një regjisor i horror-it aziatik – të paraqitet përnjëmend si alternativë; ose dita kur dikush jo krejt i roitur të fillojë të shpresojë se bardhezija si ndjellëse e austeritetit dhe rreptësisë morale mund të përfaqësojë një kundërpeshë të ngjyrës ose pluralizmit prej kuplaraje ose ekonomisë së tregut, që u thithka njerëzve edhe mendtë së bashku me paranë e fituar ashtu si me shaka, në realitet ose edhe në ëndërr, fjetur dhe zgjuar; ose, si të thuash, se zhvdekja ose rimëkëmbja prej hirit mund të kompensojë disi për një jetë të marrë kot, ose në rrokullisje teposhtë me shpejtësi rritëse, si Benzi i të ndjerit Olldashi.

Këtu e ka rëndësinë gjesti; që përndryshe fare mirë mund të ishte ideuar, financuar, dizajnuar dhe madje edhe ekzekutuar nga kundërshtarët politikë të Ramës; të cilëve nuk mund t’u bëhej dhuratë më e bukur, të paktën në rrafshin figurativ, sesa shfaqja e këtij pëllumbi të pluhurosur të ardhur nga poshtë, ose nga gropa, në mes të zoo-së festive të politikës post-post, ose të pozicionimeve politike fotografike, estetikës së teleobjektivit dhe autonomisë së imazhit nga fjala, edhe pse gjithnjë brenda kuadrit të profesionizmit techno; pa folur pastaj për simbolikën e zhvdekjes brenda dekorit të varrezave, aq të lënduar vitet e fundit prej zhvarrosjeve, rivarrosjeve dhe gërmimeve të tjera, jo vetëm me kazmë, por edhe me pushkë (së shpejti kushedi edhe me drapër, çekan, yje pesëcepësh, pendë rilindësish dhe – last not least – me fadromin nofull-çelik të shkatërrim-ndërtimit “urban”).

Dhe kur them kundërshtarët politikë të Ramës, kam parasysh jo vetëm ata që ia presin fjalën në parlament e as vetëm ata të tjerët që shkruajnë editorialet në gazeta, por edhe njerëz të thjeshtë, të tabanit, që tani gjejnë forcën të shkruajnë komente si ky i mëposhtmi, i nxjerrë taze nga një faqe e ish-kryeparlamentares Topalli në Facebook:

reagim

dhe ku mund të ndiqet, hap pas hapi, se si qendërzimi i imazhit në diskursin dhe në debatin politik shkakton shpërbërje të mendimit, dizartikulim, delir; jo dhe aq të ndryshëm nga çfarë ishim mësuar të dëgjonim dje, kur përballë të njëjtit imazh të Enverit, dhe po atij vizioni bardhezi të frymëzuar dhe të shembëllzuar nga fotoja, ndoshta të njëjtit njerëz ia këputnin gjymtyrët mendimit kështu, njërën pas tjetrës, para se të fillonin t’ua këputnin – sërish gjymtyrët – kundërshtarëve vetë, armiqve të klasës, të shiturve, të blerëve, fraksionistëve, kolaboracionistëve, tradhtarëve të atdheut dhe të kombit, agjentëve, poliagjentëve dhe sabotatorëve, për t’i kallur në dhe pjesë-pjesë, fjalim pas fjalimi, plenum pas plenumi.

Enveri i shpalosur në varreza – mbase e gjejmë ndonjë mënyrë për ta lexuar këtë lajm duke e vendosur në faqen e kronikës kulturore-artistike; si të ishte një lloj instalacioni i beftë ose efekt marketingu të fshehtë për ndonjë ekspozitë të tmerrit made in Albania; aq më tepër që tani Shqipëria ka një artist vizual në krye të punëve; por duke u nisur edhe nga fakti, jo pa rëndësi, se varrezat ia imponojnë vetvetiu skenën teatrit politik, sa herë që ky u afrohet. Le të mbetet atje, pra; kokë gjigante, por e shkëputur nga gjymtyrët që do t’i duheshin për t’u rivënë në lëvizje, njëlloj si ajo që i doli përpara Ruslanit, te poema e Pushkinit; derisa të bindet gjindja, se të zhvdekurit duhen mëshiruar dhe ndihmuar të kthehen në shtëpitë e tyre nën dhé.

Nuk ka komente

  1. E shijova kete shenim me penelata impresionistike te Xhaxhait, e figuracion te goditur.
    Por une ne fakt, po mendoja per domethenien politike, jo kaq te gjestit te foto-mbajteseve (ehu, sa dinozaure enveriste e sa te krisur ka kjo bote!) por me teper te afishimit te imazheve qe perjetesonin gjestin provokues ne faqen zyrtare te kryeministrit ne Facebook.
    Faqja e Rames ne FB per mua eshte kthyer ne nje institucion me vete, aq ne rezonance eshte me axhenden kryeministrore, dhe aq me kujdes behet mirembajtja, dhe kontrolli i studiuar (gati propagandistik) i imazhit, e prandaj dyshimi i pergjithshem se prania e Enverit ne fotot zyrtare te homazheve eshte deliberative, nuk eshte dhe kaq supozim ne ere, apo i tille qe te diskreditohet si nje teori konspirative me shume.
    Vetem se, ne ndryshim nga akuza per rehabilitimin e figures se Enver Hoxhes (ne fakt dhe shkrimi i Xhaxhait e mban kete “tagline”) qe predominon diskursin keto dy-tre dite (dhe jo vetem nga Berisha apo perfaqesues te PD-se), mua me duket se mesazhi eshte tjeter. Ose me mire te them, dua te besoj se mesazhi eshte tjeter.
    Nga njera ane, fotot e Enverit ne homazhe jane pa dyshim nje lendim me dashje, sfide kryenece, provokim e ofendim i rende per shumicen e shqiptareve. Qe mbajtesit e tyre nuk u margjinalizuan (nuk u peshtyne, e nuk u flaken per leckash, qe ta themi “a la-Topalli”) nga turma vete, kjo eshte cudi e madhe vertet per mua. Nga ana tjeter, te gjithe ne shqiptaret do te duhet te ofendoheshim dyfish nese foto-mbajtesit do te hiqeshin me vendim nga “lart”, apo nese fotot e tyre do te retushoheshin per konsum publik ne faqen zyrtare kryeministrore, dhe kjo per gjithe mesazhet qe do te kodoheshin automatikisht ne ate akt, i cili ne fakt nuk do te ishte gje tjeter vecse nje akt dhunimi te shprehjes se lire.
    Ne fund te fundit, qe te 50-te shtetet amerikane vazhdojne akoma e durojne parada te herepashereshme te Ku Klux Klanit, vetem e vetem sepse respektimi i fjales se lire eshte me i shtrenjte dhe me i shenjte, SHUME ME I SHENJTE, sesa sensibilitetet e lenduara te njerezve. Pa liri shprehje nuk ka liri mendimi (se c’ta besh mendimin e lire, pa e shprehur dot?). E liria e shprehjes, e garantuar, ne Shqiperi eshte ku e ku me e rendesishme se sa cdo peshtjellim e peshtirosje me ngjallet mua teksa me vret syte nje fytyre e urryer si ajo e Enver Hoxhes. E une per kete s’me mbetet vecse te them “I lumte!” I lumte zyres se kryeministrit qe nuk i retushoi fotot e homazheve, i lumte qe i la hajvanet enveriane te lire te festojne pa i prekur fare, por turp, njeqind here turp, turmes qe me inisiativen e saj nuk e ndaloi dot paraden e turpshme te fotove te Enverit ne Varrezat e Deshmoreve!

  2. Duam sduam ne Enveri ka qene figura kryewore drejtuese e luftes nacional clirimtare. Ne 29 nentor i takon qe tja permendim emrin.

    1. “Duam sduam ne Enveri ka qene figura kryewore drejtuese e luftes nacional clirimtare”

      E vertete eshte, ka qene nder figurat kryesore, sikurse ka qene shkaktari kryesor i luftes civile dhe vellavrasese nder shqiptare. Trimat e Enverit u shquan ne lufte duke vrare me shume shqiptare se italiane e gjermane.

      1. sikurse ka qene shkaktari kryesor i luftes civile dhe vellavrasese nder shqiptare

        Si ishte kjo ‘lufta civile’? Si ajo e 97-es e? Dhe me e rendesishmja ‘a fitoi’? Nqs po, atehere si e fitoi?

  3. Nuk duhet mohuar ne perjetesi e shkuara.
    Asnje nuk ecen dot perpara, nuk nderton dot te ardhmen qe mezi e pret pa rene ne paqe e bere marreveshje me te shkuaren e tij. Qofte ky individ apo komb.
    Nese vazhdohet me trajtimet e te shkuares si shkrimi me siper apo sic eshte bere deri me sot…nuk shkojme dot larg. Megjithate dicka, te pakten, del qarte, mesa duket ende nuk jemi gati te ecim perpara. Une do doja qe te mos ishte keshtu.

    1. Dritan, nuk them se nuk jam dakord me ty. Le të ecim përpara dhe të bëjmë marrëveshje me të shkuarën.

      Ta zëmë, bie fjala, se ti ke mbaruar një universitet (privat) dhe je aktualisht pa punë në Tiranë, duke u ankuar nga një kafene në tjetrën.

      Në qoftë se ti, nesër, vendos të shkosh të japësh mësim në një shkollë fillore në një zonë të thellë malore, të themi në Pukë ose në Mirditë, i frymëzuar nga politikat arsimore të Enverit, unë jam i pari që do të të përshëndes.

      Ose, ta zëmë që ti je mjek në një klinikë (private) në Tiranë – dhe vendos të mos i marrësh para hallexhiut, ose t’ia japësh barnat gratis, pasi e ke gdhirë një natë më parë duke lexuar Enverin.

      Ose, ti ke trashëguar nga gjyshi një truall mu në mes të qytetit, por nuk ke ndërmend ta përdorësh; dhe kur të afrohet një developer me propozimin përkatës ti vendos t’ua japësh fëmijëve të lagjes, që ta kenë një hapësirë për të luajtur.

      Dua të them: nuk bëhet marrëveshja me të shkuarën duke tundur disa simbole: do të ishte shumë kollaj. Madje tepër kollaj.

  4. “…Le të mbetet atje, pra; kokë gjigante, por e shkëputur nga gjymtyrët që do t’i duheshin për t’u rivënë në lëvizje”
    Pra,le të merret me sportivitet (dhe jo me shkumbëzim të gojës ,me thyerrje të eshtrave, etj.) ky manifestim i nostalgjikëve enveristë…

      1. Jul, ky është efekt për t’u pritur, nga shpalosja e simboleve enveriste: legjitimimi i kartave përndryshe të djegura të së djathtës.

        1. E vërtetë kjo, ashtu siç është e vërtetë se tek e fundit vallen e tërheq pozita, dhe opozita ndjek. Veç se kjo e fundit këto kohë, nuk po ndjek valltarin, por bishtin e qenit. Ka vend për ta thënë këtë gjë, ashtu si ka vend për tu kritikuar kjo zhvdekje e përsëritur e Enverit.

          Përse ndodh vallë? Unë kam dyshime se ndodh ngaqë shqiptarët (përgjithësisht), nuk mund të identifikohen ndryshe, përveçse në referencë ndaj tij, si shenjt-or (shumë ironik, ndër të tjera) i shtetit dhe individit shqiptar. Në mos gjë tjetër, kjo së paku më duket tepër patetike.

  5. xha-xhai: “Ia behu edhe dita, pra, që Enveri – pa çka se bardhezi dhe i përfytyruar nga një regjisor i horror-it aziatik – të paraqitet përnjëmend si alternativë;”

    Ky pohim me duket leximi me i sforcuar qe mund ti behet “ngjarjes” me fotografine e Enver Hoxhes ne homazhet qeveritare ne varrezat e deshmoreve te atdheut. Fotografia e Enverit, brenda fotografive qe fiksojne homazhet, ne media dhe rrjetet sociale u lexua si nje provokim i turpshem, si rehabilitim i figures se Enver Hoxhes, si ringjallje e nje fantazme te cilen mendonim se e kishim debuar ..por nga kush? nga kujtesa? nga diskursi per rishikimin dhe rishkrimin e Historise? Imazhet me foton, sado simbolike , provokojne nje qasje tjeter, me realiste, ne rishkrimin e Historise, e sidomos asaj te periudhes se LNCL, pertej ekstremeve glorifikuese apo muhuese te aktoreve dhe protagonisteve te saj. Fotua e stampuar bardh e zi , si rastesisht apo qellimisht , na fton te mos e lexojme historine bardh e zi.Vetem ne kete kuptim ajo foto mund te lexohet si thirrje per nje histori te shkruar, alternative e versionit zyrtar postkomunist.Pertej cdo nostalgjie, Enveri si alternative e sistemit social-politik demokratik/kapitalist , eshte vetem fantazi. Enver Hoxha u cvarros nga varrezat e deshmoreve duke lene atje nje grope te zeze po a mund te kete “gropa te erreta” dhe boshllek ne shkrimin e historise? U cvarros Diktatori dhe njeheresh dhe ajo pjese e jetes se tij si Komandat i UNCL nga varrezat e deshmoreve, sepse atje ku prehet lavdia (deshmoret) nuk mund te prehet dhe mizoria (diktatori).Por Historia nuk mund te krasitet me sopaten e historianeve -dardhare ne sherbim te politikes se dites. Fotua me portretin e ish diktatorit (kur ne fakt do te bente sens nje foto me uniformen e Komandantit te UNCL) ,eshte vendosur ne sfondin e grumbullit te njerzve , koka e nje fantazme qe vertitet mbi kokat ne kokat e te gjalleve ne debatin qe rigjallerohet ne cdo 29 nentor.
    Enveri eshte varrosur, rrivarrosur, demonizuar dhe ckisheruar kurse enverizmi si mendesi mbijeton.Fotua vetem se vizualizon pranine e tij te padukshme dhe ngacmon syrin e atyre qe nuk duan te shikojne. Neqofte se do duhej nje mesazh qe rrjedhe prej leximit te fotografise brenda fotove te homazheve ne varrezat e deshmoreve, ai do te ishte jo meshira per te vdekurit por shqetsimi per te mbyllur cdo plase prej nga ata mund te misherohen tek te gjallet qe na qeverrisin.

    1. Shkruan:

      Ky pohim me duket leximi me i sforcuar qe mund ti behet “ngjarjes” me fotografine e Enver Hoxhes ne homazhet qeveritare ne varrezat e deshmoreve te atdheut.

      Ashtu duken vërtet, këto lexime: të sforcuara. Pastaj dëgjon të thonë: “Po ku ta dinim ne? Ne u nisëm për mirë!” dhe nuk ke kohë as për mëshirë (intelektuale).

      Dua të them: me një lexim që nuk është i sforcuar as që ia vlen barra qiranë që të merresh (kujdes: nuk po them se sforcimi e legjitimon leximin).

  6. Te kesh frike se rikthehet apo se sdo dinim si ta ndalonim nese tenton te rikthehet sdo te thote te besh shkrumb cdo gje.
    Do te thote qe sdime si ta perballojme pasi ende s’e njohim vehten.
    Arti eshte njeri nga bartesit e kesaj aftesie, nese e ka gjetur dhe ai.

  7. Nxjer dikush nje fotografi dhe njeqind veta fillojne e grinden…..
    Pankarta ne fjale nuk besoj se do bente pjese ne teatrin e pozites se sotme. Nuk kane interes te bejne kete gje, dhe “Opozita” gjen rast te beje gam – gam pa humbje.
    Mjafton te shihni yneret e J. Topallit qe do ishte nje vjeshtuke (te pakten nga aftesia per te lidhur dy llafe ne nje shqipe mesatare) ne cdo gjimnaz te Tiranes.
    Fakti qe thjesht imazhi i “Qoftelargut” con ne histerizem ca njerez, dhe Xhaxhai e ka ilustruar ne menyre shembullore me postimin e nje “Trilobiti” eshte domethenes.
    Eshte rasti te kujtoj se Italia nuk e ka nxjerre jashte Ligjit Neronin, megjithese ai beri ato qe shumekush i di,
    Ca me shume Vatikani nuk e ka kerkuar ndonjehere kete gje (meqe eshe edhe me shume pale ne kete mesele).
    Deshira per as te mos degjuar per emrin e “Dulles” tregon probleme te medha psiqike individuale dhe ceshte me e keqja patologji sociale serioze.
    Per sa i perket asaj qe Xhaxhai permendi (Ia behu edhe dita, pra, që Enveri – pa çka se bardhezi dhe i përfytyruar nga një regjisor i horror-it aziatik – të paraqitet përnjëmend si alternativë), pa dashur ta nxjerr nga konteksti, do te thosha se eshte momenti per te hapur nje teme te tipit:

    Per Shqiptarin e zakonshem 95% e kampionit, ishte me e mire rruga ( e Qoftealrgut) qe i dha Sherbim Shendtsor falas, Arsimim falas, punesim 99.99% (megjithe dergimin “ne Veri”), kriminalitet simbolik etj etj (nuk jam ndonje Enverist nostalgjik, perkundrazi)!

    Apo realiteti i sotem?

    Nuk pres pergjigje nga antikomunistet-nga profesioni, me kete zanat mund te shkojne ne Ukraine qe te behen ca leke nga Balltet apo Polaket per te bindur Ukrainasit (a egzistojne ?) qe Sapuni Europian eshte ku e ku me i mire se Djathi Rus.

  8. Pas konsolidimit te Putinit ne Rusi, filloi te rishfaqej figura e Stalinit, portreti i tij, sidomos ne raste te tilla sic ishte paradat, mitingjet ne pervjetorin e fitores mbi nazizmin, qe njihet nga ruset si Lufta e Madhe Patriotike.

    Shume observues, vecanerisht te huaj, shprehin habine se si eshte e mundur qe te evidentohen akoma perpjekje te tilla per rehabilitimin e figures se tij. Kaq i afte te kishte qene ai sa qe te magjepste akoma njerez ne Rusi, apo per me shume te kete akoma adhurues?

    Nje pergjigje mund te jete, se ai i kishte sunduar ata ne menyren e vetme qe ata ishin sunduar dhe qe vete ate e pranonin se ishte menyra me efikase per tu sunduar: duke qene i pameshirshem ndaj tyre.

    Ne Rusi, psiqika kolektive eshte kaq e traumatizuar dhe e percudnuar historikisht, saqe lehtesisht pranon qe bashkimi, paternalizmi nga shteti, justifikon cfaredo dhune te ushtruar per t’i mbajtur ato ne kembe nen kujdesin e mekanizmit: te tere te bashkuar, qofte edhe me dhune, por nen nje simbol paternalist apo shtet autoritar.

    Ne nje sondazh te bere, pyetjes: Kush mendoni ju eshte pergjegjes per vuajtjet, gulaget, vrasjet, torturat, persekutimet te kryera ne BS gjate periudhes te viteve 30te-50te?

    Vetem 19% i vune gishtin Stalinit, 19% i vune gishtin entitetit abstrakt te quajtur “sistemi shteteror”(ashtu ishte koha). Kurse 41% u pergjigjen “armiqte e vendit” ose dicka te ngjashme ne kete linje.

    Nuk mund te presesh me shume prej shqiptareve, ku ndergjegja dhe solidariteti qytetar eshte krejt i pafuqishem perballe verberise kolektive, per te bere te mundur nje transformim te vertete demokratik dhe politik te vendit.

    Shumica nga ne, pavarsisht ekspozimit kundrejt nje kulture demokratike, kemi mbetur rober te nje miti te krijuar ne nje kohe qe na ngjizi emocionalisht e botkuptimisht dhe te pyetjeve me pergjigjet, te cilat nuk i shpetojne mentalitetit, erresires dhe roberise shpirterore te formuar vite me pare.

    1. S’është ironike që ata që persekutoheshin i quanin ‘armiq të popullit’ ? Është sikur të thuash se përgjegjësi i dhunës është viktima. Nejse, ndoshta ka një moskeqkuptim. Është paralelizëm midis Putin dhe Ramës, apo ështe thjesht rastësi periudha. Pyetja pse fotoja ishte aty është interesante, dhe ka pak a shumë dy mundësi fillestare : njerëz që s’dinë se ç’bëjnë, ose me një qëllim të caktuar. Në mundësinë e dytë ndoshta shërben thjesht për të shtuar një çikë mjegull në një moment kur për shembull do bëhet publik sistemi i ri i taksimit progresiv – duhet thënë se opozita sikur s’e kanë vënë re akoma. Ose i shërben imazhit të Ramës në një farë mënyre.

      1. që persekutoheshin i quanin ‘armiq të popullit’ ? Është sikur të thuash se përgjegjësi i dhunës është viktima.

        Pergjegjes i dhunes eshte konflikti qe pastaj te ndan ne fitimtare e viktima. Mua me habit qe pas-ardhesit e viktimave vazhdojne te ndjehen viktima, a thua se kjo semundje qenka gjenetike. Sikter mer vlla..’vrit baben’ kur thot Lubonjski!

        1. “Mua me habit qe pas-ardhesit e viktimave vazhdojne te ndjehen viktima, a thua se kjo semundje qenka gjenetike.”

          Ka dhe keshtu… Sjellja dhe perceptimi i viktimes dhe viktimizuesit eshte reflektim i te injoruarit te qellimshem te se kaluares historike qe eshte bere me e kaperdisshme duke u zbutur nga sushi, Cartier, kostumet shik europiane, SUV-te, udhetimet me avione dhe shetitjet ne perendim, vilat, apartamentet luksoze; kjo te pakten, per ate pjese qe nuk i ka dhimbur kemba duke provuar te ece pak metra ne kepucen e tjetrit, viktimes.

          Fund i fundit nuk eshte masa e tyre, kepucet e tyre lustrafin jane bere per nje mase tjeter. 🙂

          Po ka dicka me interesante qe eshte zbuluar ndoshta pak ne perendimin “naiv”, duke qene se kishte dy lloje viktimash ne komunizem.

          Lloji i dyte filloi te populloje burgjet, kampet e perqendrimit, qendrat e internimit, te ardhur dhe te zbritur nga te njejtat podiume qe kishte brohoritur edhe vete udheheqesi. Kjo kategori viktimash e quanin gabimin e tyre te perjashtuarit nga partia dhe benin cmos te rifitonin statusin, qofte edhe duke enderruar, deri edhe nje pune apo apartament ne Tirane, duke pritur kokeulur zemergjeresine e partise dhe te udheheqesit qe t’i rikthente ne gjirin e vet.

          Vetem nje pakice ishin te afte dhe kurrajoze te pranonin rolin e tyre. A thua valle te ishin kaq naive sa te ekzoneronin, shfajesonin udheheqesin dhe partine per viktimizimin e tyre?

          Letra e burgut te Petro Markos me vuri ne hall te madh; talenti i autorit te Hasta La Vista-s(?) nuk e kishte ndihmuar t’i shpetonte kesaj verberie dhe litanie qe e lexojme shpesh(sa shpesh!) nga eksponente te spikatur qe i kishin perzene(ose nuk i kishin qasur) nga e njejta dere. Dikur kishin shijuar t’i hapeshin dyert e udheheqjes, podiumet dhe tribunat e pervjetoreve te clirimit dhe te vendosjes se “vullnetit te popullit”, diktatures te proletariatit.

          Sa e lakmonin, e enderronin ate deren e Partise qe i kishte perzene (ah sikur te rihapej serishmi!) dhe nuk i qaste me! Ndjeheshin krejt te humbur…kishin te drejte, sepse si akt perjashtimi ishte i barazvlefshem me pushkatimin politik. Anetaresimi ishte shpetimi. Si dikur…

          1. kishte dy lloje viktimash ne komunizem.

            Aty me rri te lutem. Le te ndajme sakte kush ishte viktime e jo t’u japim hidrocentrale per kompensim vuajtjesh, apo te detyrohemi ti degjojme e t’u bejme temena nate e dite pa konstatuar se cilit lloj i takojne.

            Kam dyshim se shumica e ketyre qe ankohen se pane nje portret 2 metrosh te Enverit, i takojne llojit te dyte qe pershkruan me siper. E keta sjane viktima fare, por kumarxhij e sederlinj te medhej.

  9. ne gjithe kete mesele nuk eshte permendur drejtoria e ceremonive apo e protokollit, cfare benin ata syleshte aty.. kryeministri con nje batalion me njerez e keshilltar perpara se te shkoje .. ca gjera vlen edhe te shmangen per publicitetin negativ qe sjellin.. por ndoshta e ka pare te udhes te respektoje veteranet

    1. Unë jam kurioz të kuptoj sjelljen e organit që merret me protokollin, se si është e mundur që ndryshon ga viti në vit; dhe mendoj se, këta ose janë shkarkuar të gjithë, pra ata të administratës së “malokut” nuk janë më, kushedi sepse nuk plotësojnë standardet e qytetarisë apo ndonjë paaftësi në punë, si shkelje e ndonjë rregulloreje apo ngjallja e ndonjë pakënaqësie fare të vogël tek populli, ose… mezi kanë pritur ikjen e “malokut” per të treguar ndjeshmërinë dhe empatinë qytetareske ndaj viktimave të diktaturës komuniste.

  10. “Ne fund te fundit, qe te 50-te shtetet amerikane vazhdojne akoma e durojne parada te herepashereshme te Ku Klux Klanit, vetem e vetem sepse respektimi i fjales se lire eshte me i shtrenjte dhe me i shenjte, SHUME ME I SHENJTE, sesa sensibilitetet e lenduara te njerezve.”

    Respektimi i fjales se lire eshte shume i shenjte; eshte vertet kaq i shenjte saqe edhe Enver Hoxha vete, pikerisht, fjalen e lire personifikonte si, politikan babaxhan e udheheqes i popullit. Politika e tij dhuroi mjekesine e arsimin free, hidrocentralet, fabrikat, arti letersia ishin me te lire se kurre.
    Te lenduarit e 50 vjeteve po e teprojne me ankesat , pse na vrane pse na vodhen, ne fund te fundit cdo gje u be ne emer te lirise. Si tha edhe njeri ketu nuk quheshin kot “armiq te popullit” ata, dmth te lenduarit. Cfare duan xhanem keta njerez? Kane 50 vjet qe ankohen pse prape me keta do merremi ne?

    Fotografia e Enverit eshte simboli me i paster i fjales dhe shprehjes se lire. Ne te gjithe ishim shume te lire ne kohen e Enverit, ishim aq te lire sa kur e perjetoj te kaluaren per nje moment me dridhet mishi nga liria e madhe qe kishim. Pikerisht per kete liri kemi shume domosdoshmeri sepse na ka munguar shume duke filluar qe nga 1991. Me ne fund ia arritem dhe kesaj dite ta shohim prape Enverin ne mexhelis, jo per gje, por kur kujtoj festen e 1 Majit mallengjehem shume. E si mos, megjithato arritje dhe suksese qe po korrte populli yne i lavdishem.

    Vetem per nje cast perfytyroj syte e mbushur me lot te Nexhmies kur pa Enverin si te gjalle ne foto. Lot gezimi! Me ne fund erdhi dhe kjo dite e shumepritur. Rrenqethem kur e mendoj. Te dy ishin misherim I fjales dhe shprehjes se lire.

    Dhe persa i perket “sensibilitetet e lenduara te njerezve” nuk kuptoj kur do rriten me ne fund keta njerez e te mencurohen, qe nuk eshte cdo rreth tyre. Eshte vetem per fjalen e lire!
    Nuk kuptoni dot o njerez te lenduar se cpo ndodh, pse prape me ju do merremi ne? 50 vjet me rradhe ju vrame, ju vodhem, tani ne po luftojme per gjera me te shenjta ne kete shekull rilindje, ne luftojme per shenjterine. Pse nuk merrni pak shembull nga KuKu Klani, ata dine me mire se ne. Aq e perparuar sa eshte Amerika, duhet te merrni pa shembull; ulni ore koken dhe shikoni se cbehet ne bote. Pu pu, s’u bene njehere njerez!

    1. Blegerimat e seres tende qe mbajne ere antikomunizem profesionist nuk mallengjejne me njeri. Sidomos pas asaj “lirie”qe sollet pas 91!
      Njerezit kane halle te medha sot. Perrallat me “liri fjale”e me the te thashe nuk i mbushin barkun me buke 60% te shqiptareve qe kane mbetur ne “parajsen tuaj te lirise”. Mbi 1/3 ka marre arratine.
      Ne fund te fundit Sistemi i 45-90 ishte me koherent nga pikpamja filozofiko-ideologjike. Askund nuk flitej per lirine e fjales. Dihej se kush bente gam-gam perfundonte me tajare ne uje!
      Ah po sot ke liri per te bere gam-gum, gjynah qe s’te degjon kush dhe s’mbush dot barkun me keto lirite tuaja false!
      Sa i perket denglave ideologjike qe vazhdon te na serviresh, ato jane thjesht ashtu sic i ka pershkruar “Qoftelargu” sheqerka te helmatisura.
      Shumekush i hengri dhe sollet 91!
      Edhe miu nuk shkon dy here ne te njejtin carg, pasi shpeton paq heren e pare!

      1. [Lutem komentoni për temën, jo për komentuesit e tjerë; lutem mos e shndërroni hapësirën e komenteve në cirk. 2Xh]

        1. Per te respektuar kerkesen tuaj te mesiperme, (ka qene gjithmone ne fuqi) nuk do e analizoj resht per rresht shkrimin e krijeses ne fjale.
          Do na jepet rasti te shkembejme mendime me tej (ne tema te tjera)….me krijesen.
          Sidoqofte dua te bej nje precizim te rastit: me “Blegerimat e seres tende” kisha parasysh (del nga postimi im) nje kategori qeniesh qe mbartin nje mentalitet/ideologji te caktuar (antikomunistet profesioniste), pra asgje personale apo ca me keq klasore. Kjo kategori ngerthen ne vetvete ekzemplare qe ja pane belane Sistemit te 44-90 dhe atyre qe i pane vetem qarrin. Keta te fundit jane me te shumte ne kete kategori.
          Nuk po zgjatem me per te mos shkelur kerkesen e mesiperme!

  11. “Perrallat me “liri fjale”e me the te thashe nuk i mbushin barkun me buke 60% te shqiptareve qe kane mbetur ne “parajsen tuaj te lirise”. Mbi 1/3 ka marre arratin”
    “Ah po sot ke liri per te bere gam-gum, gjynah qe s’te degjon kush dhe s’mbush dot barkun me keto lirite tuaja false!”
    “Blegerimat e seres tende qe mbajne ere antikomunizem profesionist nuk mallengjejne me njeri.’
    “Sarkazme dylekeshe!
    E paske kuptuar shume mire ate komentin tim, dhe e ke qare fare kete tendin. Bravo”
    “Sa i perket denglave ideologjike qe vazhdon te na serviresh”
    “Shumekush i hengri dhe sollet 91!”

    Ka te beje kjo me mentalitetin “une i di te gjitha”? Ndoshta, por le te flasim kodra pas bregu si gjithmone.

    Ne fakt nuk kam kontribuar personalisht ne sheqerkat e 91, mbase kam bere gabim. Kete le ta gjykoje komisioni i frymes se re se drejtesise intelektuale nostalgjike etikuese kritikuese. Ne fund te fundit si antikomunist profesionist qe jam etikuar, meritoj te denohem, tani dhe qe po fryjne ererat komuniste ketej nga anet tona, ska shprese me per mua dhe per seren time.

    Po si shpjegohet qe sa here dikush komenton gjithmone do te gjykohet me sere e soj. Nuk i jepet pergjigje mendimit te shprehur por fillon Gjykimi i personit. Biseda merr kah serioz, personal, tjetrit i flitet sikur e njohin prej shume vitesh, pa pike sofistikimi, etikohet personi me akuza te tmerrshme qe do te pranonin te frymezonin dhe nje revolucion, te krijohet pershtypja qe fundi i botes po afron. Si mund te jesh serioz?

    “ Blegerimat e seres tende” kjo per mua si shprehje ze vendin e pare, te dytin “sheqerkat”, dmth pranohet qe ishin te mira se sheqerkat jane gjithmone te mira, te embla, pak te helmatisura por te ngopur nga tollonet keto sheqerkat e helmatisura na genjyen, dmth ne te seres tone i genjyem ata; por mos ishte kuptimi shqerkat e 91, se duke lidhur shprehjen “blegerimat e seres tende” me” shqerkat e 91” sikur edhe merr me shume drejtim arsyetimi, pastaj vendin e trete e ze “Sistemi i 45-90 ishte me koherent nga pikpamja filozofiko-ideologjike. Askund nuk flitej per lirine e fjales. Dihej se kush bente gam-gam perfundonte me tajare ne uje!”
    Nuk di cfare do te thote tajare? Mos ka gje lidhje me qelite e Guantanamo? Shume i avancuar si mendim, se ne fakt sic na u tha dhe me lart duhet te marrim shembull nga USA.

    Per respekt te xhxh une skam cte them me, mbase fola me shume se duhet; por dhe aq me teper qe nuk dua dhe te etikohem akoma shume, duke injektuar me komentet e mija “dylekeshe” zemerata 44lekeshe.

  12. Enver Hoxha e ka marre noten prej kohesh. Historia ka nje verdikt per kategorine e diktatoreve. Si diktator ishte minor dhe primitiv. Perversiteti i tij nuk e kaloi nje territor me shume se 28 mije km katror apo efektet e akteve te tij nuk ndikuan nje popullsi me shume se 1-3 milion banore.

    Ne kete aspekt statura si diktator do te mbetet ajo e nje xhuxhmaxhuxhi, pavarsisht se ne te gjalle ishte nje burre shtatelarte. Ai coi nje jete i shperfillur nga bota, qe ne paranojat e tij makbethiane ishte nje kartabianka per te neperkembur nje vend te vogel qe funksiononte si nje ciflik i menaxhuar keq, dhe qe ne fund te fundit, perfundoi bankrupt, aq sa edhe minjte donin te iknin prej andej.

    Per universin e vogel shqiptar vullneti i tij vendoste per jeten dhe vdekjen e cdo frymori nen ate qiell te vogel.

    Megjithate nen hapat dhe marshin e tij, u fitua lufta, u clirua vendi, u thane kenetat, iu dha fund analfabetizmit, arsimi publik ishte falas, mjekesia falas, u be elektrifikimi i vendit, u ndertua nje industri e tere, etj.

    Imagjinoni Shqiperine e 90tes me arritjet e Enverit. A mund te imagjinohej Shqiperia nese dikush do t’i kishte leshuar nje tulle ne ate koken e madhe dhe te bukur te udheheqesit nga tarraca e Hotel Dajtit, ne diten qe parakalonin clirimtaret ne Nentorin e 44tres?

    Shqiperia do te kishte mbetur pa te, pa te gjitha ato arritje, pa enverista, pa dhjetoristat, pa vitin 90te, pa 23 vjetet e tranzicionit, pa Berishen, pa Ramen, pa Meten, pa mundesine per tu kandidatuar ne BE, e keshtu me rradhe.

    Mjafton per te kujtuar te gjitha keto e pa fryme t’ia nisesh vrapit per te ndezur nje qiri ne nje “vend te mire” per shpirtin e te ndjerit, qe iu befte dita nje mije atje ku eshte.

    Le te rrije ne rahatllekun e fundit, le t’i gezohet qetesise te vendit te pertejshem, pa marre mundimin te na duket perseri ne keto ane, ne nahijen e te gjalleve, te mbeturve prej eksperimenteve te tija. Amen.

  13. Rastësisht gjeta një artikull interesant online, të autores Shannon Woodcock, që flet mbi një tipar të veçantë të periudhës së diktaturës komuniste.
    Diktatura pa humor – ose mungesa e barsoletave shqiptare mbi socializmin (faqja 65).

    Shpjegimi i fenomenit të cilësuar prej studiueses që në titull, është mjaft interesant. Ajo mbështet faktin se, me periudhën e diktaturës, gjithashtu u mbrujt dhe nacionalizmi shqiptar, dhe ideja e shtetit, akoma dhe ndjesia e komunitetit të bashkësisë. Në këtë mënyrë, Enveri kthehet në një shenjt-or të vetë identitetit modern shqiptar. Krahasimisht Woodcock vë në pah rastin e Rumanisë, në të cilën ndjesia kombëtare, ishte formuar tashmë, dhe Çauçesku nuk kish si të luante rolin e Enverit.

    Tani kjo çështje ha shumë debat, por do vija në dukje se ka karakteristika enveriste, në disa teza të caktuara, apo dhe në qëndrime politike të cilat manifestohen tek e djathta shqiptare, apo si qëndrim të djathtësh. Për shembull, një nga këto, është ajo teoria e famshme e “izolimit në mal” të shqiptarëve të supozuar si “të vërtetë” – Read Me, besoj e merr vesh se ku e kam fjalën. Gjithashtu tipare të tjera si ateizmi agresiv dhe përgjithësisht ndjenja e anti-fetarizmit, janë mbetje po ashtu enveriste. Akoma dhe deklarata prej PD-së të cilën e solla më lart, edhe kjo lehtësisht cilësohet si enveriste, sepse nuk mjafton që dikush veç tia shfaqë portretin publikisht, për tu quajtur ekskluzivisht enverist.

    Nëse i hiqen këto tipare, të cilat i bashkëshoqërohen rolit të Hoxhës në shtetin dhe politikën shqiptare, ai veç reduktohet të jetë një tosk shpirtngushtë, që hakmerret ndaj “malokëve”.

    1. juliusx: “Nëse i hiqen këto tipare, të cilat i bashkëshoqërohen rolit të Hoxhës në shtetin dhe politikën shqiptare, ai veç reduktohet të jetë një tosk shpirtngushtë, që hakmerret…”

      Faleminderit Juliusx per prurjen, pavarsisht se une i bej nje lexim ndryshe (pa PD-ne ne thes), ku per EH thelbi eshte thene bukur, si me siper.

      Diku ne shkrim shkodranet pohojne:..” ne tregojmë barsoleta që bëjnë për të qeshur, jo barsoleta me Enver Hoxhën”. Komikja rreth Enverit ishte vecse nje tragjedi e parrefyer. Ne nje pamflet humoristik te 44tres, nje ballist me emer, Abaz Ermenji, duke treguar barsoleta per secilin nga anetaret e dale nga qeveria e 24 Majit ne Berat, per EH e vetmja gje qe mund te thoshte ishte “profesor pa diplome”.

      Njoh shume barsoleta te treguara ne komunizem, bile akoma kam nje bllok shenimesh xhepi qe prej viteve te gjimnazit, ku ne menyre te kodifikuar kam listuar mbi treqind barcaleta, qe i kisha grumbulluar ne ambjentet familjare dhe te shoqerise.

      Por perse kishte kaq rezervim ne tregimin e barsoletave?

      Autorja e nxjerr ne pah bukur: “Në Rumani nuk kishte shumë gjasa që agjentët sekretë ( securitate) të qëndronin gjithë natën në radhë dhe tregimi i njëanekdote për të matur të qeshurën e tjetrit ishte edhe një provë se kujt mund t’i besoje. Ndërsa në Shqipëri, përveç atyre që banonin te “blloku”, të gjithë të tjerët duhej të qëndronin në radhëtë gjata, duke përfshirë dhe sigurimsat.”

      Kam lidhje te ngushta familjare me qytetin e origjines te udheheqesit; nje qytet teper interesant, i komplikuar dhe deri diku i mistershem nga organizimi social; nje univers me vete. Per EH ekziston i njejti opinion: i mungon ana humoristike, shihet si fatkeqesi, si kombinim i shpirtngushtesise dhe mungeses se kualifikimit, por qe ia beri “gjemen e t’emen te gjitheve”.

      Nje deshmitar i besueshem, tregonte si “barsolete” per udheheqesin qe diku para 44tres, ne nje ambjent te njohurish, te jete shprehur per “eliten” e kohes, me emra specifike: “I sheh keta, nje dite do t’i fus ne mut deri ketu, duke treguar me dore nivelin e gojes”. Pavarsisht se mund te jete barsolete, ndoshta nxitur edhe nga perdorimi i shpeshte i EH si sharje i shprehjes “more mut muti, …je nje mut”(ndjese per fjalorin), tregon njeherazi se ishte profesor se si t’i hidhte njerezit gjirizeve, pavarsisht se pa diplome.

      1. Zoti ReadMe dhe JuliusX e gjej mjaft lecites shkembimin tuaj te ketushem…
        Doja te shtoja nje shprehje te nje intelektuali te famshem shqiptar bashkekohor, i cili ka thene: “se kur lind nje gjirokastrit, zoti hedh zaret;: ose eshte gjeni ose psikopat”… Dmth gjirokastritet, sipas intelektualit te famshem bashkohor i bie te jene fifti fifti, si me siper… Me ka mbet ne mendje kjo shprehje, lapidare!!

        1. Gjithmone me ka tingelluar aspak shkencore qe edhe universi ka filluar me nje hedhje zaresh(throwing of the dice). Me e keqja eshte se nuk e kemi mesuar akoma se kush i hodhi zaret i pari, autoresia eshte akoma mister pavarsisht se debatet nuk kane rreshtur.

          Edhe jeta e secilit nga ne, ne fund te fundit, eshte nje pune e rastesise, te hedhurit e zarit.

          Por eshte edhe me e tmerreshme kur nje hedhje fatkeqe zaresh, te shkakton te renit per pjese te EH, nje diktator medioker, duke i bere nje dhurate te mbrapshte per nje gjysem shekulli nje kombi te tere, duke i ngrysur ditet nen hyqmin e nje paranoiaku diabetik, nje patologjiku funksional qe akoma nuk i eshte bere nje analize, nje portret psikologjik. 🙂

          Opinionet e rastesishme rreth EH, pa nje njohje te thelle, jane gjykime siperfaqesore te njerezve qe nuk kane mundur te depertojne mediokritetin e nje provinciali.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin