DEMENTIA PELASGICA

Mjafton një vizitë e shkurtër në librarinë Adrion, mu në sheshin Skënderbej në Tiranë, për t’u bindur se prejardhja pellazgjike e shqiptarëve është problemi më i mprehtë jo vetëm i albanologjisë, por i krejt dijes shqiptare në këtë fillim mijëvjeçari.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Nuk ka komente

  1. E bukura dhe e vaçanta është se promovimi i këtyre personazheve vazhdon edhe sot të kryhet pranë institucioneve qeveritare. Kam fjalën për drejtorin e ri të arshivave, I cili është histori më vete. Zotëria në fjalë në 5 punimet e tij shkencore ishin të lidhura me rolin e ilirëve tek shqiptrët.

  2. Nuk e kam lexuar librin, por ”Iliriciteti i maqedonasve dhe i epiroteve” duket tematike tipike e iliristikes, madje tematike kyç. Nqs i ploteson kriteret shkencore, autori eshte per t’u pershendetur.
    Gjithsesi, ketu s’ka asnje problem, parahistoria e çdo populli behet kryesisht ne baze spekullimesh, le te ngreje doren kush di origjinen jospekullative te ndonje populli te lashte, ta zeme grekeve, latineve,kelteve, gjermanikeve etj.

    Mesa di une, si teza e Gimbutas ashtu edhe ajo e Renfrew-it, parashikojne nje indoeuropianizim te trojeve tona duke filluar nga minimumi 3200 vjet p.l.k (Renfrew shkon ne 5-6 mije vjet), duke i dhene keshtu te drejte arkeologeve tane te cilet nuk kane vere ndonje thyerje te mirefillte ne fund te epokes se bronxit.
    Pellazget dhe iliret ne rastin me te keq kane qene kusherinj te pare.

    1. Në fakt edhe unë nuk i gjykoj dot librat veç e veç, sepse nuk i kam lexuar. Autorët nuk i njoh, dhe meqë bota e këtyre studimeve parahistorike dhe paleolinguistike është e vogël, dyshoj se janë autodidaktë – por edhe këtu nuk kam siguri. Nga sa e njoh fushën, nuk besoj se mund të thuhet ndonjë gjë substanciale për lidhjet shqiptare-pellazgjike. E megjithatë, çfarë më tërhoqi vëmendjen në librari dhe më bëri të shkruaj këtu nuk është ky ose ai libër, por thjesht masa e tyre kritike, ose pesha e tyre, kaq e shpërpjesëtuar, në raport me studimet e tjera; numri i madh i titujve, i tillë që të përligjë, në një librari të nesërme, krijimin e një rafti të veçantë për këto vepra, të cilat po vijnë e shtohen me ritme marramendëse; dhe që nuk mund t’i quash ekzaktësisht kërkimore, sa kohë që autorët nuk i referohen njëri-tjetrit, as arrijnë në përfundime të njëjta dhe të ngjashme, edhe pse nisen nga po ato materiale dhe citojnë po ata autorë, rigorozisht ose të lashtësisë ose të periudhës para vitit 1850 (pak a shumë). Nga një shfletim që u bëra vëllimeve, vura re të njëjtat etimologji të guximshme, arbitrare, të pakriter; jashtë arsyes por brenda imagjinatës poetike; e që do të ishin pothuajse të bukura, sikur të mos ishin budallallëqe nga më zbavitëset. Por, siç e thashë, nuk është ky ose ai libër problemi; pyje ende kanë mbetur në këmbë, për t’u bërë letër; dhe letra mund të përdoret për qëllime edhe më të mbrapshta, sesa ca spekulime megalomane, por në thelb fëminore, për pellazgët. Problemi është masa e tyre, numri i madh, në vetvete, dhe në raport me studimet e tjera; ironike është edhe sa pak studime të reja ka për ilirët ose për arbrit e hershëm, në krahasim me këto të tjerat; gjeta një të Nelson Çabejt, me titullin Ilirët që mbijetuan, që po e lexoj dhe po më duket shumë serioz; por sa shanse ka Nelson Çabej, përballë pellazgëve që kishin lidhje direkte me Perënditë?

      1. ..dhe as nuk ke pse i lexon Xhaxha, keta anonime te llojit D’Angelu nuk kane asnje lidhje me albanologjine.
        Nga Arefi mjaftojne dy paragrafe per ta mbyllur librin, Kocaqin mjaftojne dy minuta ta degjosh qe t’i thuash adieux , Spahiu eshte i palexueshem, nuk e ndjek dot cfare do te thote, dhe kaq mjafton qe te mos te shkoje mendja per te tjeret . Kola ka veshtrime interesante por argumenta te pamjaftueshem.

        Pasioni populist per historine, sa me e lashte aq me i madh nga qe pengesat behen gjithmone e me te vogla per fantazine, nuk ka ndonje dallim nga pasioni poetaxhinjve dhe kujtimaxhinjve qe kane permbytur librarite pas ’90.( Nje i njohuri im ketu ka botuar kater libra me “poezi”; shkon ne Tirane , i shtyp me paret e veta dhe na i dhuron ,bile me autograf,olele..)

        Albanologjia per pellazget eshte Sh.Demiraj tek “Epiri,Pellazget,..” Do shtoja edhe M.Ylli, qe ka nje punim shume te mire duke sistemuar objektivisht gjithe c’kane thene autoret e lashte per Ilirine dhe Epirin.

        Pellazget nuk jane fiksion, por aq te larget dhe aq e paket njohja e sotme sa nuk mund te mbash nje perfundim te qendrueshem per shume ceshtje lidhur me ta.

        Van Windekens, nje autor ne ze qe ka studjuar pellazget, mendon se “Sikur ilirishtja te ishte gjuhe e ruajtur si greqishtja ndoshta do ishte konstatuar se ajo do permbante me shume emra e toponime te burimit pellazgjik se sa greqishtja.”(cituar pas Demirajt)
        Kaq u mjafton albanologeve(pelazgologeve) popullore te marrin penen e fantashkences. Por, ne fund te fundit, e kane te garantuar me kushtetute lirine e shprehjes, ashtu duan ashtu le te bejne. Nga kjo nuk rrjedh ndonje detyrim per lexuesin.

        Ajo qe me se shumti pranohet eshte se pellazget, indoeuropiane apo europiane, kane okupuar Ballkanin jugor (dhe ishuj te Egjeut deri ne vise te Azise se vogel) para heleneve dhe ilireve. Iliret pandehen se kane hyre ne Ballkan me dyndjet nomade IE ne Eneolit-Bronxi i hershem.
        Edhe ne zbulimet arkeologjike shqiptare eshte verifikuar nje discontinuitet, ne menyre me te qarte ne germimet e Maliqit, shtresat Maliq IIIa-b, e cila interpretohet me ardhjen e ilireve. Nje punim i hollesishem ne lidhje me keto zbulime arkeologjike i Frano Prendit eshte perfshire ne permbledhjen me prestigj ‘Ancient History..’ te Kembrixhit,qe normalisht duhet te nenkuptoje miratimin edhe prej arkeologjise dhe historise europiane.

        Iliret nuk hyne ne konflikt me vendasit (qe pergjithesisht emertohen pellazge) per arsyen e kuptueshme te mungeses se shtrengesave te burimeve jetesore , por u perzjene me ta dhe i asimiluan. Ne kete koncept ndonje kujtim i pellazgeve mund te jete edhe sistemi vigesimal i numerimit, qe permend edhe Demiraj.

        1. Ca jane botime te vjetra, ca jane te reja, fakti qe zene ate peshe tregon nje interes popullor (dmth shiten vazhdimisht prandaj gjenden aty).

          Ketu eshte gabimi i institucioneve tona akademike, te cilat nuk nxisin studime te nivelit shkencor rreth pellazgologjise dhe iliristikes, rrjedhimisht lulezon eseistika. Nga ana tjeter ato pak fonde i marrin te perhershmit qe e kane thene te tyren me kohe e vetem sa i ndryshojne fjalet nga nje liber tek tjetri.

          Fatma mua nuk me duket korrekte te behen iliret te ardhur ne bronxin e hershem e te kene asimiluar pellazget.

          Ne radhe te pare pellazget citohen gjithandej deri ne shek 6 p.l.k, kur fillojne e citohen iliret. Nqs iliret do ishin kaq te hershem e kaq ndryshe pellazgeve, me siguri do te ishin cituar si shume me te hershem tek autoret greke.

          Se dyti, ne drite te dy tezave baze (Gimbutas+Renfrew) dyndjet ilire ne fund te epokes se bronxit prej Europes Qendrore (shek 14-12) te cilat do indoeuropianizonin Ilirine e pastaj do kishin shtrenguar doret (ca dekada me vone edhe thesalet e beotet) te leviznin nga Epiri drejt Greqise, kane humbur peshen specifike.

          Se treti, Ballkani eshte zona e vetme qe ””ne te gjitha”” teorite indoeuropiane rezulton te indoeuropianuar e para (njera madje e njeh edhe si Urheimat), prandaj ne çdo rast ‘invazioni’ ilir ka ndodhur mbi popuj te indoeuropianizuar dhe ne s’kemi mundesite te pohojme nese iliret historike jane asimiluesit e vonshem apo popullsia e hershme indoeuropiane, e cila fare mire mund te kete asimiluar valet e mevonshme indoeuropianizuese.

          Bashkekohesia e bashkejetesa iliro-pellazge duke nisur qe prej bronxit te hershem (pranuar prej teje), pra per rreth 2500 vjet, fare mire mund te shpjegohet nepermjet lidhjeve gjenetike, sesa nepermjet koklavitjes e futjes se entiteteve e dallimeve te kota (brisku i Okamit).
          Pa harruar se nje kohe kaq e gjate eshte e mjaftueshme (edhe pse jo ligj universal) qe dialektet e te njejtes gjuhe te ndahen derisa te paraqiten secila gjuhe me vete.

          1. Hyllin,

            eshte pikerisht sepse autore te ndryshem kane interpretime te ndryshme, qe reflektojne ne bisedat tona. Ashtu sic eshte edhe debati i pashterrshem midis gjuhetareve dhe arkeologeve, jo vetem ne Shqiperi sic e njohim, qe ndjell mosperputhje te tjera.

            Besoj se i duhet dhene perparesi arkeologjise per ceshtjen e kronologjive. Gjetjet e arkeologeve shqiptare perputhen shume kenaqshem me ato te arkeologeve jugosllave(Garashanin). Profilet arkeologjike te Maliqit korelohen mire me Glasinacin dhe ma sa duket ka nje opinion te gjere nderkombetar ne mbeshtetje te interpretimit qe me fillimin e Eres se Bronxit shfaqet nje kulture e re (Maliqi IIIa) ne kontrast te dukshem e te qarte me te shkuaren eneolitike (Maliqi IIb). J.Mallory, ne nje veper voluminoze per indoeuropianet shton se ” shfaqja e varrimit me tuma ne Eren e Bronxit ne Shqiperi vleresohet gjithashtu si intruzive dhe rrjedh nga influksi i nomadeve te stepes..”
            E megjithese tumat lidhen me iliret, ne Bronxin e hershem nuk mund te flitet rigorozisht per ilire, por per nje element te ri IE, i cili duke u perzjere me elementin autokton, dha nje baze te re etno-kulturore . Mbi kete baze dalengadale e gradualisht u krijuan Iliret, te cilet marrin forma te qarta ne fund te Eres se Bronxit, ne kontakt te vazhdueshem me boten egjeane.

            (Pastaj jane dyndjet panonike nga veriu te shek XII-XI pes qe vune ne levizje iliret e qe shkaktuan edhe migrimin ne gadishullin Apenin te ilireve mesape, japige etj)

            Sigurisht Ballkani ka qene i populluar qysh heret,ne Shqiperi ka gjetje te paleolitit ne Dajt, Xare, Shen Marine. Keto etnokultura autoktone,te cilat here jane quajtur protoindoeuropiane e here pellazge e megjithate nuk ka nje mendim te unifikuar nese pellazget ishin indoeuropiane apo europiane.
            Sistemin vigesimal te trasheguar prej shqiptareve sic mendohet nga pellazget e kane vetem basket, nje etni e konsideruar europiane. (Ndonje mbeturine te ketij sistemi gjendet edhe tek franceze dhe danezet). Pra ne varesi se si do te konsideroheshin pellazget , tablloja do te ishte krejt e ndyshme.

            Gjithsesi pavaresisht se c’ishin pellazget, indoeuropiane apo europiane,pra ‘kusherinj’ me iliret apo ‘krushq’ me ta,iliret kane trasheguar gjenetikisht dhe kulturalisht prej tyre. Dhe nese shqiptaret jane pasardhes te ilireve, sic besoj edhe une, atehere edhe shqiptaret kane nje trashegimi pellazge.
            Dhe ne kete pike mistifikimet ashtu si edhe ideologjizimet jane njesoj irelevante.

            Por jo vetem shqiptaret por edhe greket sepse pellazget mendohet qe okuponin ne perqendrim me te larte kryesisht Maqedonine e lashte, Epirin dhe Thesaline.

            Me shkon mendja qe ndoshta pikerisht ky perqendrim me i larte i pellazgeve ne keto zona dhe pra ndikimi i tyre ka shkaktuar ate fare diferencimi te njohur qe ne lashtesi midis ilireve, epiroteve dhe maqedonasve, te cilet shume autore , te lashte e te rinj, i konsiderojne kusherinj te afert mes tyre.

            Sigurisht ky eshte perceptimi im bazuar ne interpretimet e autoreve qe me kane rene ne dore dhe qe, kuptohet nuk eshte as i vetmi e ndoshta as me i miri,po thjesht rivalizon me te tjera interpretime, midis te cileve edhe ai i yti.Dhe mesa duket keshtu do te mbetet deri ne ndonje zbulim te ri fatlum.

      2. …..” Por, siç e thashë, nuk është ky ose ai libër problemi; pyje ende kanë mbetur në këmbë, për t’u bërë letër; dhe letra mund të përdoret për qëllime edhe më të mbrapshta, sesa ca spekulime megalomane, por në thelb fëminore, për pellazgët.”

        Si mund te behet me e mbrapshte? Ne menyre te ngjashme letra shperdorohet ne shkrimin e administrates. Shqipja dhe mendimi racional kane vdekur.

  3. zhanri i fantasy, tip Lord of the Ring ose Harry Potter, apo tip Kronikat e ujqerve te J. Aiken, nuk jane te zhvilluara ne Shqiperi pikerisht pse tek ne eshte zhvilluar historia si “fantasy”…. ne keto libra lexon cudira me magjira, misticizma e lloje te ngjashme historish e shpjegimesh hyjnore qe jane teper argetuese … perkthyesit dhe botuesit e ketij zhanri me siguri qe e kane te veshtire te cajne tregun kur nevojat e njerezve per eskapada ne imagjinate ngopen me te tilla histori iliresh, pellazgesh, skenderbesh etj..

  4. Ate mbi te cilen dua te ve theksin eshte , jo permbajtia e ketyre botimeve,por faktin qe mbi bazén e nje gjenealogjie mitike dhe ,mbi ato pak te dhena arkeologjike (artfaktesh) si funksionon mekanizmi qe ngercon te ardhmen e njerezimit tek e kaluara qe nuk u perket atyre.Them keto , duke pasur parasysh dhe ΤΟ ΧΡΟΝΙΚΟ ΔΡΙΝΟΥΠΟΛΕΩΣ botim i dy historianeve profesioniste grek Vranushi dhe …. qe s’me kujtohet ,nder te cilat thone keshtu ; kronika e Dropullit doli ne drite diku atje fund shekulli 17-te , diku atje ne Dropulli , nga dikush qe ndjekur nevojen per te perjetesuar historine katermije vjecare te popullsise qe perfshine midis Leklit(tepelene), Kosines(permet) ,Zhulatit(gjirokaster) Zoilos alla grekce dhe Kallpaqit (janine) . Vendos dhe dy personazhe IFITOS(i fituari) ifitupolis (Lekli i sotem) dhe ATLANTAS (ati i lashte) atlantupolis (sofratika) , te cilet jepen si dy prijsat e dy fiseve athiniote qe populluan kete vend dy mije vite para krishtit. Dhe meqense nje periudhe te viteve nentedhjete ikam kaluar ne gjirokaster , jam vezhguse i dores se pare , se si konsulli grek i asokohe , i ka marre zvarre te gjitha toponimet e mundshme arkeologjike te pellgut te gjirokastres.

  5. Gilles de Rapper, një studiues antropolog i disa zonave kryesisht kufitare të Shqipërisë së jugut, e shpjegon maninë e pellazgologjisë me një mekanizëm interesant psikologjik, sipas të cilit, tek këto studime fshihet përkitja evropiane e shqiptarëve, e cila është shumë e lashtë, dhe më e rëndësishmja: më e lashtë se e grekëve.

    Ja një artikull studimor, gjendet këtu.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin