SHKRETËTIRA

eurItalianët kanë një shprehje: cattedrale nel deserto, e cila shënjon një projekt sa të madh, aq edhe të panevojshëm, si vetë katedralja e ngritur në shkretëtirë, ose pa iu përgjigjur nevojave të ndonjë komuniteti.

Në fakt, katedralja është jo vetëm vendi ku gjendet katedra e peshkopit (froni ku ulet peshkopi), por edhe kisha mëmë e një dioqeze; dhe një katedrale në shkretëtirë mund të përfytyrohet edhe si materializimi arkitektonik i shpresës se, ashtu sikurse komuniteti mund të përftojë një katedrale, ashtu edhe katedralja mund të përftojë një komunitet.

Por shprehja katedrale në shkretëtirë, e shndërruar tashmë në metaforë, përdoret edhe për gjithfarë projektesh të kota, ku paraja publike shpërdorohet, në emër të vanitetit ose synimeve politike ose kulturore ekspansive, mes të tjerash.

Ka pastaj edhe katedrale që ngrihen jo në shkretëtirë, por në qendër të qytetit, e që megjithatë mbeten të shkreta nga brenda; dhe madhështia e tyre në thelb reduktohet në një arrogancë për të “rrëmbyer” hapësirë nga publikja (to claim space). Ashtu shembëllzojnë abuzimin me arkitekturën, për të ngritur monumente, ose sakrifikimin e dobishmërisë, edhe vetëm kulturore, në emër të simbolizimit, projektimit të pushtetit, tiranisë së pranisë së padëbueshme; jo hapësira që mund të jetohen e të përjetohen, por ambasada fuqish të përtejme.

Këto katedrale autoritetin e tyre e themelojnë jo mbi nevojën e komunitetit, por mbi zbrazëtinë; njëlloj si monumentet e tjera, si statujat dhe obeliskët dhe shtarvanët dhe varret, ato nuk destinohen për t’u përjetuar nga brenda, por vetëm për t’u soditur nga jashtë.

E fshehin, pra, shkretëtirën në vete.

Nuk ka komente

  1. Dy asociacione te lira me erdhen ne mendje kur lexova kete shkrim :
    1 – Para ndertimit te katedraleve ne shkretetire, ndodh gjithmone nje ligjerim i kesaj te fundit permes propagandes per te drejten e besimit dhe te praktikimit te besimit nga njerezit e shkretetires.
    2 – Shpesh ndodhemi ne rastin e ironise me lufterat e amerikes : Nese vendi jot ka nafte, atehere ai eshte gati per te pasur demokraci. – Pra nese nje rast per te madheshtuar prezencen paraqitet, shfrytezohet pa nje pa dy.

  2. Mua me linden dy mendime te tjera gjate leximit te shkrimit.

    Mendimi i pare lidhet me ate cka po ndodh sot ne Tirane, pra fakti qe Komunitetit Mysliman deshiron te ndertoje nje xhami te madhe ne qender te Tiranes (nje xhami me arkitekture tjeter dhe jo ate te vendosur nga KKT e Berishes). Mendova mos valle Tirana eshte ajo shkretetira (metaforike) ne te cilen po na ngrihet katedralja (lexo Xhamia). Nese eshte keshtu mendoj qe eshte nje katedraale e domosdoshme sepse une Tiranen nuk e shoh si nje shkretetire por si nje oaz ku ka edhe te etur per katedrale por edhe te ngopur nga katedralet.

    Mendimi i dyte qe me erdh ne mendje eshte fakti se nese kjo katedrale do jete me se shumti shfaqje e megallomanise te peshkopeve dhe jo nje vend per besimtaret e Zotit dhe te ndershem atehere lere peshkopin te vetkenaqet me madheshtine e tij dhe ler besimtarin te shkoje te takoje krijuesin permes thjeshtesise dhe peruljes se tyre.

    1. Xhabyni, e kam menduar shkrimin në mënyrë të tillë, që gjithsekujt që e lexon, t’i shkojë mendja te katedralja “e vet.” Përndryshe jo, Tirana nuk ka nevojë për xhaminë e myslimanëve, që të përfytyrohet si truall për ambasada të tilla.

  3. Ne te nahijes bardhe e blu jemi ende duke pritur pergjigjen e Patriarkanes se Stambollit, po hic….

    Nuk behet fjale per t’u dekurajuar vec, ca se shpresa vdes e fundit, ca se rruget e Perendise jane vertet te panumerta….

  4. Unë po mendoja ndërkohë se katedralet dhe xhamitë literale, sepse japin atë sigurinë e mos-përmbysjes, të rendit, regjimit, vazhdimësisë etj. Nuk e di sesa relevant është ky mendim me temën në fjalë, po më erdhi dëshira ta ndaja këtë ide.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin