VOTONI ME PROSTATË

107429830-615x311Në një artikull botuar më dt. 24 maj në “Panorama” (Telefonata e tmerrshme), Dr. Myftar Barbullushi flet për kancerin e prostatës dhe analizën që përdoret rëndom për ta dalluar atë herët – të njohur si testi PSA (Antigjeni specifik i prostatës).

Autori nuk e fsheh ngazëllimin ndaj kësaj procedure, kur shkruan se “Në Amerikë burrat i ndjekin rezultatet e nivelit të PSA-së ashtu siç ndjekin rezultatet e sportit.” Pozicionimi i tij është i qartë: Amerika ofron një model për t’u ndjekur edhe në Shqipëri, sa i përket parandalimit dhe trajtimit të hershëm të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Në fakt, gjysma e artikullit, në mos më shumë, konsiston në anekdota të ndryshme për burra të shquar që kanë përfituar nga testi.

Përfundon dr. Barbullushi:

Më 23 qershor do t‘u rekomandoja meshkujve mbi 50 vjeç të bënin një analizë të PSA-së në vend të një vote partive politike.

duke vënë në një rrafsh, dashur pa dashur, pjesëmarrjen në zgjedhje, që është detyrë e çdo qytetari të Republikës, me analizën e PSA-së.

Alternativa që sjell mjeku ynë tingëllon qesharake. Nuk ka arsye pse dikush të shmangë kutinë e votimit, për të shkuar në klinikë ku do të testohet; të dyja – edhe votimi edhe testi – mund të bëhen brenda ditës. Testi mund të bëhet edhe një ditë tjetër – meqë nuk ka nevojë për datë kalendari të miratuar nga Parlamenti, etj.

Dhe ky përfundim vjen në fund të një artikulli që përmban informacion të vjetruar; sidomos në raport me mënyrën si e ka organizuar autori (duke iu referuar përvojës amerikane).

Në fakt, vetëm para një muaji, Shoqata Urologjike Amerikane (AUA) e vuri në dyshim vlerën universale të këtij testi; duke rekomanduar që edhe burrat e moshës 50-69 vjeç të vendosin nëse do ta bëjnë atë apo jo duke biseduar individualisht me mjekun.

Përndryshe, testi PSA kohët e fundit është kritikuar rreptë, madje është sjellë si shembull i një mjekësie agresive dhe të dalë jashtë kontrollit të arsyes; për shkak të rezultateve të shumta pozitive të rreme (false positives) dhe ngaqë shpesh pasohet nga trajtime që shkatërrojnë cilësinë e jetës së pacientit.

Arsyet kryesore për këtë janë se shumë njerëz kanë PSA të lartë edhe pa pasur kancer të prostatës; dhe se shpesh tumori i diagnostikuar i prostatës nuk do ta vërë kurrë në rrezik jetën e pacientit.

Kjo do të thotë, në shifra, se që të shpëtohet një jetë e vetme nga kanceri i prostatës nëpërmjet testimit PSA, duhet të testohen 1,000 burra për një periudhë më të gjatë se 10 vjet (referenca këtu).

Në të njëjtën kohë, nga këta 1,000 burra të testuar, 100-120 do të marrin rezultate pozitive të rreme, pa pasur kancer; por që mund të shoqërohen me biopsi të cilat kanë efekte anësore të pakëndshme; pa llogaritur stresin dhe ankthin që i shoqëron këto situata.

Nëse diagnostikohet kancer, 90% e tyre do të trajtohen me ndërhyrje kirurgjikale dhe rrezatim, edhe pse shumica e tumoreve të prostatës nuk janë të rrezikshme për jetën.

Gjithnjë nga këta 1,000 vetë të testuar, 40 do të zhvillojnë impotencë ose inkontinencë urinare, si rezultat i trajtimit; dhe dy do të përsojnë aksidente kardiake ose cerebrale (strokes).

Një panel i administratës amerikane, i quajtur U.S. Preventive Services Task Force, rekomandoi, në 2011, që testi PSA duhet braktisur tashmë si mjet diagnostikues i kancerit të prostatës; dhe sidomos u shpreh kundër analizave masive të popullatës, si procedura rutinore.

Ideja se testimi PSA “shpëton jetë” është e pabazuar, vlerësoi i njëjti grup pune. Në fakt, shumica e kancerëve të prostatës që dallohen nga testet PSA nuk janë të rrezikshëm, meqë rriten shumë ngadalë ose nuk rriten fare; ndërsa kancerët vdekjeprurës zakonisht janë kaq agresivë, sa dallimi i hershëm, nëpërmjet testit, nuk ndihmon.

Në këto rrethana, rekomandimi i tanishëm, që burrat në moshën 55-69 vjeç ta diskutojnë testin PSA individualisht me mjekun, para se të vendosin për ta kryer, duket shumë i arsyeshëm.

Vërtet ashtu, por jo për dr. Barbullushin, i cili në artikullin e vet shpreh veç entuziazëm për testin në fjalë, madje duke i ftuar pacientët e vet potencialë që ta kryejnë atë po aq masivisht, sa ç’edhe votojnë.

Si ta interpretojmë këtë katrahurë?

Mundet që mjeku ynë të jetë nisur me qëllime nga më të mirat, por pa qenë në korrent të zhvillimeve të fundit në ShBA; edhe pse artikulli i tij nis dhe mbaron me njoftime dhe anekdota nga eksperienca amerikane. Mjekë që mbeten prapa ka pasur dhe do të ketë gjithnjë – por për dr. Barbullushin, që më rezulton me një kurrikulum të shkëlqyer dhe si një nga pionierët e urologjisë moderne në Shqipërinë e viteve 2000 (përfshi edhe transplantimin e veshkave), unë këtë nuk e besoj.

Mundet që dr. Barbullushi ta njohë mirë këtë reputacion negativ të testit (derisa e njoh unë, që s’jam mjek!), por megjithatë të jetë i bindur, personalisht, si mjek nga përvoja e vet me pacientët, se testi PSA duhet kryer megjithatë në masë; po aq në masë sa edhe zgjedhjet politike. Edhe në ShBA ka mjekë të shquar urologë që e kanë kundërshtuar me forcë nevojën e shprehur tani së fundi për rishikim të kritereve të testimit PSA. Nëse është kështu, dr. Barbullushi ka dizinformuar në artikull, duke lënë pa përmendur fakte me rëndësi kritike, për rekomandimet e veta dhe për pacientët vetë; aq më tepër që ai këmbëngul për ta përdorur eksperiencën amerikane si busull.

Mundet edhe – këtë interpretim të fundit po e sjell vetëm si mundësi teorike – që dr. Barbullushi, pavarësisht nga shkalla e azhurnimit me literaturë dhe opinionet personale, të ketë interes profesional që qytetarët shqiptarë t’i nënshtrohen masivisht testit PSA. E përsërit – nuk kam arsye ta besoj këtë për rastin konkret; por raste konfliktesh interesi në mjekësi kanë ndodhur tepër shpesh, për t’u shpërfillur. Nëse është kështu, artikulli në fjalë duhej të ishte botuar si infomercial, ose në faqen e reklamave të gazetës.

Nga komentet që shoqëonin shkrimin, mësova se testi PSA, në Shqipëri, nuk mbulohet nga shërbimi shëndetësor falas; çka e ndërlikon edhe më interpretimin e kësaj thirrjeje së paku anakronike, që boton “Panorama”. Kjo, veçanërisht duke pasur parasysh mundësinë, praktikisht të konfirmuar, që në nivel popullate, testi PSA bën më shumë dëme, sesa shpëton jetë.

Mjekësia amerikane, duke iu dorëzuar më në fund parimit “më mirë vonë se kurrë”, po distancohet nga modeli i testimeve masive të popullatës, ku pacientët trajtohen si të ishin bagëti dhe kontakti i drejtpërdrejtë i mjekut me të sëmurin zëvendësohet me opinionin e Robert de Niros plus një mori formularësh dhe deklaratash me natyrë juridike për t’u nënshkruar; sepse ai model ka dështuar tashmë.

Është për të ardhur keq, që në Shqipëri vendosin t’i importojnë modele të tilla vetëm kur ato janë duke u braktisur; edhe pse ky fatalitet e ka ndjekur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit që në fillim të viteve 1990.

Me të njëjtën logjikë, nesër do të dalë ndonjë mjek tjetër që t’i ftojë gratë shqiptare që në 23 qershor, në vend që të votojnë, të shkojnë e t’i heqin gjinjtë, si Angelina Jolie…

Shënim: çdo informacion me natyrë shëndetësore, në shkrimin e mësipërm, është nxjerrë nga referenca e cituar. Unë nuk jam mjek, as kam ndonjë opinion timin të përftuar individualisht, për testin PSA.

Nuk ka komente

  1. Thanks xha-xha per publikimin e informacioneve te rendesishme per jeten e njeriut, kesaj radhe te seksit mashkullor. Ashtu sic edhe ju e theksoni, ne Shqiperi testet per te kontrolluar gjendjen apo funksionimin e organeve te ndryshme apo kontrollet mjekesore te pergjitheshme (checkup) nuk perfshihen ne mbulimin shendetesor nga shteti; pra cdo analize e tille duhet te behet patjeter ne klinika private dhe me leke ne dore (cash in hands). Une nuk e di sa kushton nje analize e tille, por perpara disa muajsh bera ca analiza te pergjitheshme gjaku si per permbajtjen e yndyrerave, te sheqerit etj. dhe pagova plot 5 mije leke te reja.

  2. Duket se shkas per kete shkrim ka qene pikerisht ajo keshille e doktorit per te bere nje analize PSA ne vend te votes. Duhet pranuar se tingellon cuditshem.

    Megjithate une nje ide e kam, qofsha i gabuar.

    Ashtu si e kuptoj, doktori ka dashur te percoje mesazhin se qytetaret duhet ta fillojne nga vetja preokupimin per te ardhmen ; te shohin veten e tyre ne rradhe te pare, te krijojne nje kulture shendetesore e te kujdesen per koken e vete, pastaj politika aty eshte.

    Sesa e gjetur eshte kundervenia me procesin e te votuarit pastaj, kjo mbetet per tu pare.

  3. “Votoni me prostate”…dakort! ( Dr.Barbullushi mesa duket si urolog qe eshte po pergatit planin e biznesit per klinike private ne kurim te kancerit te prostates.Pune e tij dhe pune e ‘Panorama-s’ qe bene reklame ne vend te opinioneve)

    Po ne femrat me se te votojme ?! ( Mos qeshni ! Eshte ironi e nje shoqerie maskiliste, edhe pse raportet sipas censusit flasin kunder ‘me mermerime’.Edhe 30 perqindshi i femrave ne lista u ndeshkua me gjobe sikur te ishte bere nje shkelje e qarkullimit rrugor, pra ‘u shkel semafori’, dhe kur nje particke kishte planifikuar me shume femra se kuota u gjobit per diskriminim te seksit mashkull. Ruajna zot !)

    Lyss kishte te drejte qe thoshte diku ketu ‘zini hundet e votoni’, madje une do ta coja dhe me tej : Zini hundet me kundragaz po patet nga ’97-a a me nape a me shami koke te aneve; zini veshet me tampone, a me pambuk a me lesh; zini syte me shall, me mandile a me kapuc; dhe, dhe zini dhe gojen me shupe a me tenie…dhe votoni.

    Votoni per ke te doni; vetem votoni ! Votoni bardhe, votoni kryq komplet, votoni me shkarravina, votoni me konvecione, votoni duke i futur dhe ca qime a lesh ne mes kur t’a palosni, por vetem votoni! Po pati deshire kush le te fshije dhe hundet me ate ‘carcaf’ e ta hedh ne kuti te votimit.

    Ne pjasmarrjen e kemi 50-60 perqind; dhe partia votuese del me 30-40 perqind, pra i bie qe te qeverisin disa ‘prijesa’ te listuar me deshiren e 20-25 perqind te popullsise. Kjo eshte krize: Krize demokratike qe con ne krize besimi.Mosbesim ndaj politikes, asaj qe presim te na ndryshoje gjene.

    Le te votojme maksimalisht dhe si te na e thote kokrra e qefit a e interesit, por vec te marrim vesh se cfare shoqerie jemi.(E dini sa kam qesh mbreme kur mora vesh se ne nje komune ne Itali per zgjedhjet lokale kishte dale ne balotazh nje i vdekur para dy javesh ?1

    Le te votojme…Si te duam te votojme; me miell a pa miell…(me prostate apo pa prostate).Te votojme mundesisht te gjithe ,te pakten ata qe rrezohen ne territorin shqiptar…

  4. “Dr.Barbullushi mesa duket si urolog qe eshte po pergatit planin e biznesit per klinike private ne kurim te kancerit te prostates.Pune e tij dhe pune e ‘Panorama-s’ qe bene reklame ne vend te opinioneve”

    Kjo eshte nje menyre te menduari totalisht dashakeqe dhe kunderprodhuese.
    Te duhet ta faktosh kete qe thua, perndryshe ben gabim qe hedh te tilla akuza dhe paragjykime ndaj nje personi publik me emer e mbiemer.
    Gjykoje doktorin per ato qe thote e shkruan, jo per te tilla budallalleqe. Cfare kuptimi ka te vish e te hedhesh balte keshtu mbi tjetrin, pa u bazuar askund ?

    1. Falemnderit per ‘shkuljen e veshit’…(por ‘mesa duket’ nuk e kam bere me dashakeqesi personale per doktorin)

      Shkrimi i botuar ne ‘Pamorama’ sjell nje informacion te vjeter ne forme anektodike dhe ne fund rekomandon pikerisht qe me 23 Qershor te rendin burrat turravrap per PSA-n, te cilin une e perceptova ne gjykimin tim sic dhe jam shprehur me siper…

      Megjithate respekte per ju dha falje per ata qe jane prekur nga mermerimat e mia.

    2. Nese eshte e vertete ajo qe thote Xha Xhai se testi ne fjale nuk parashikohet dhe nuk mbulohet nga sherbimi shendetesor publik, por duhet bere privatisht, atehere nuk ka dyshim se artikulli i Barbullushit ka qellime promovimi, reklame, dhe ne analize te fundit pra, fitimi personal.

      1. Jo vetem kaq. Nuk ka pike dyshimi qe per tu dhene nje pergjigje definitive te gjithe pikepyetjeve mbi PSA, nevojitet nje laborator ku te kryhen testime. Nuk ka asnje dyshim qe vete doktori eshte pjese e nje komploti te madh amerikan dhe jo vetem ( flitet per lobe te fuqishme hebreje, por kete per fat te keq nuk e kam pa asnje dyshim ), me qellim shfrytezimin e popullates shqiptare si kavie, dhe ku padyshim, Rama me Salen kane marre pjesen e vete te majme ( ups, ja ku na doli arsyeja e vertete e vizites se Clinton muaj me pare ) ; sikurse nuk ka pike dyshimi, se te nisesh nga premisa kaq te paqendrueshme per te dhene sentenca kaq te padyshimta, duhet te jete nje skeme te llogjikuari me se pakti e dyshimte. Si thua ?

        1. 🙂
          E lexova artikullin e doktorit dhe, ndoshta gabohem, por mua m’u duk ca si teper entuziast, a thua se ishte fjala per nje zbulim te ri premtues te mjekesise. Asnje hije dyshimi mbi efikasitetin e testit! Ai nuk e shihte te arsyeshme te informonte publikun, qofte edhe me dy rreshta, per debatin qe zhvillohet sot mbi dobine reale te ketij testi. Keshtu krijova nje bindje timen, pra subjektive, mbi çka po flasim. Ajo “nuk ka dyshim” do kuptuar si “nuk ka dyshim per mua”.
          Kur doktori nuk ka fare dyshime mbi efikasitetin e testit dhe, ne vend te shkruaje nje artikull ku t’i kerkoje sherbimit mjekesor publik ta perfshije kete test jeteshpetues nder ato falas, i fton shqiptaret qe, sapo te mbushin pesedhjete vjeç, te rendin drejt dy-tre labororatoreve private qe jane ne gjendje ta bejne ate analize ne Tirane, do te me lejosh qe edhe une te mos kem dyshime mbi motivet e tij. Te tjeret jane te lire te kene apo te mos kene dyshimet e tyre.

  5. Pajtohem plotesisht me Peshperitesin ne komentin e mesiperm. Pse e kemi kaq te lehte te shkarkojme energjine tone negative duke shpikur skenare pa i njohur njerezit dhe pa ua ditur punen qe bejne!
    Pertej argumenteve mjeksore per te cilat nuk kam argumentet e duhura se nuk jam fare ne kete fushe, mund te deshmoj personalisht se kur flitet per Dr. Barbullushin, behet fjale per nje mjek shume te dashur per pacientet dhe qe mbi te gjitha e karakterizon humanizmi dhe shqetesimi per edukim shendetsor te njerezve. Eshte nje mjek qe ka shpetuar jo pak jete njerezish ne Shqiperi!

  6. Vetë mjeku që e formuloi i pari testin PSA, Richard J. Ablin, ka shkruar se fushatat e tanishme për testim masiv (screening) nxiten nga shoqëritë farmaceutike dhe grupet e interesit.

    një editorial të botuar në NYT në 2010, Ablin e quajti popullaritetin e testit “një katastrofë për shëndetësinë publike” (a public health disaster).

    Testimi i PSA-së, shpjegoi Ablin, nuk mund ta dallojë kancerin e prostatës dhe, çka më rëndësi akoma, nuk dallon dot midis kancerit që vret, dhe atij që nuk vret.

    Ablin citon edhe një studim europian, i cili ka treguar se, për të shpëtuar një jetë nga ata që diagnostikohen nëpërmjet këtij testi, duhet të mjekohen, mesatarisht, 48 vetë; dhe terapia në këto raste shoqërohet me efekte anësore jashtëzakonisht serioze (impotencë, inkontinencë e urinës).

    Testi në asnjë mënyrë nuk duhet përdorur për të kontrolluar të gjithë burrat mbi 50 vjeç, shkroi Ablin; ose për çfarë kërkojnë të gjithë ata që duan të përfitojnë nga testi (those who stand to profit).

    S’e kisha menduar kurrë, përfundoi Ablin, se zbulimi im para 40 vjetësh do të çonte në këtë katastrofë të shëndetësisë publike, të nxitur nga synime fitimprurëse (profit-driven public health disaster).

  7. Problemi me testin PSA është psikologjik para së gjithash. Vetë testi është krejt i padëmshëm, një marrje gjaku dhe kaq; por nëse PSA del e ngritur atëherë nisin edhe dilemat e mëdha.

    Çfarë duhet bërë? Shumë prej “pozitivëve” nuk e durojnë dot pasigurinë, dhe kërkojnë t’u bëhet biopsia e prostatës – dhe këtu gjërat vijnë e ngatërrohen, sepse biopsia vjen me pasoja.

    Biopsia e prostatës mund të shkaktojë infeksione të rënda të gjakut (sidomos ajo me rrugë rektale).

    Në qoftë se biopsia dallon kancer, atëherë kanceri duhet trajtuar, me rreze ose me ndërhyrje kirurgjikale. Këto procedura kanë efekte anësore shumë serioze.

    Ka edhe dyshime se vetë biopsia e kancerit të prostatës mund të shkaktojë metastaza, edhe pse këtë informacion vështirë ta gjesh në broshurat propagandistike të fondacioneve të prostatës.

    Po ashtu, kirurgjia e prostatës është bërë shkas për investime jashtëzakonisht të mëdha në fushën e robotikës kirurgjikale.

    Gjithsesi, problemi këtu është se testi PSA i masivizuar, ashtu siç promovohet sot nga grupet e interesit në ShBA, është një vegël me qëllim fitimi, jo një procedurë që shpëton jetë njerëzish.

    Testi është shndërruar, objektivisht, në një mënyrë për t’i sjellë pacientë fitimprurës sistemit.

    Natyrisht, në këtë mes ka edhe pacientë që shërohen, ka edhe mjekë që besojnë vërtet se testi PSA shpëton jetë. Megjithatë, gjasat janë se shumë prej të sëmurëve që shërohen pas testit PSA pozitiv, biopsisë përkatëse dhe kirurgjisë (prostatektomisë) ose rrezatimit, nuk do të kishin vdekur prej kancerit në prostatë edhe sikur të mos kishin bërë asgjë.

    Mbidiagnostikimi (overdiagnosis) është bërë problem social akut në Perëndim, që vjen e rëndohet nga përparimet teknologjike, sidomos në fushën e imazhimit. Për fat të keq, si edhe herë të tjera, në Shqipëri prirja është që prej Perëndimit të importohen problemet, jo zgjidhjet.

  8. Tre gjëra më vijnë ndërmend kur lexoj shkrimin e xha Xhaxhait. Kam pasur një komshi në vogëlinë time që ishte shumë i prapë. E kishte shtëpinë në kat të pestë dhe kënaqësinë e tij më të madhe e kishte kur i hidhte kova me ujë kalimtarëve të rastësishëm poshtë. Kënaqësinë e kishte absolute kur zbraste kovën e leckës me ujë të pisët në kokat e atyre që kalonin. Duke lexuar shkrimin e xhait qeshëm boll me një mikun tim të mirë, i cili ja ka hequr vizën mjekëve. Që kur ka zbuluar gugllin të gjitha informacionet mjeksore i merr aty. S’ka nevojë as për farmacist. Janë kot këta mjekët më thotë, nuk dinë. I ke të gjitha në gugëll. Shkrimi më sjell ndër mendje edhe një të njohur tjetër (nuk ishte mjek) që la profesionin dhe u nis për emigracion. E kam të pamundur tha një ditë; njerzit nuk më besojnë çfarë i them. Shtonte: shqiptarët i besojnë vetëm Enverit dhe mjekut. Po t’i mbahemi kësaj mençurie, se duam s’duam ka një gram mençuri brenda, tani as mjekët s’po i besojmë. Si mbyllje e komentit tim. Shkrimi ka energji negative pafund. Gjynah. Nuk i ngjan mendimit e lëngut të mirë që buron nga truri por më shumë lëngut të tëmthit.

    1. Shkruan:

      Shkrimi ka energji negative pafund. Gjynah. Nuk i ngjan mendimit e lëngut të mirë që buron nga truri por më shumë lëngut të tëmthit.

      Në fakt, unë kam përdorur uthullën.

      Përndryshe, ti ke një problem të madh me të kuptuarit e debatit publik: nuk është fjala për kova me ujë që u hidhen kalimtarëve të rastit, por shqetësime qytetare. Kur t’i provosh në lëkurën tënde pasojat e mbidiagnostikimit dhe mbimjekimit (efekte reale të mjekësisë së sotme, midis Shilës së teknologjisë dhe Kharibdit të ligjit), kushedi do të më kujtosh.

      1. Xha xhai, pa e tepruar me replikë e pa dashur të të marr kohë:

        Unë kam një problem të madh me debatin publik që çohet para me negativitet, nuk e mohoj.

        Shqetësimet qytetare duhet të trajtohen, për këtë të jap shumë të drejtë. Por, me thënë të drejtën, shqetësimet qytetare janë komplekse. Nuk është vetëm mbidiagnostikimi. Më i madh është kujdesi periodik. Kush shkon tek mjeku nga burrat tanë nëqoftëse nuk bie përmbys? Shërbimet periodike nuk ja harrojnë veturës me kimet. Madje shkojnë e ja bëjnë në Bari, Janinë e Selanik. Por kurrkush nuk shkon të vizitojë dhëmbët, të kontrollojë përbërjen e gjakut, a ku di unë.

        Të siguroj se nuk do të kujtoj për asnjë arsye për punë shëndeti. Do të të marrë lemza se do të kujtoj për shkrimet e mira të fushës dhe e di se ke të tilla. Për punë mjeksie, të më falësh, do t’i besoj mjekëve. Dhe ndryshe prej teje nuk i fus të gjithë tek thesi i madh i keqbërësve, jashtë të cilit lemë vetëm veten tonë.

        Me një uthull të mirë bëhet sallatë e mirë.

        1. Shkruan:

          Për punë mjeksie, të më falësh, do t’i besoj mjekëve. Dhe ndryshe prej teje nuk i fus të gjithë tek thesi i madh i keqbërësve, jashtë të cilit lemë vetëm veten tonë.

          Në qoftë se shkrimet e mia për këtë temë të kanë bërë të mendosh se unë i fus të gjithë mjekët tek “thesi i madh i keqbërësve”, atëherë ti je këtu me keqbesim dhe është hera e fundit që të drejtohem.

          Në qoftë se, përkundrazi, nuk e kupton se për çfarë kam folur unë, atëherë të kërkoj të falur, por edhe të lutem që të mos ndërhysh më, sepse po e prish debatin kot.

          (Për hir të disa hijenave që vijnë rrotull këtu në blog, po detyrohem të shtoj se unë vij nga një baba mjek, prej të cilit kam mësuar virtytin e shërbimit publik; dhe kam një motër mjeke, nga e cila gjithashtu mësoj se si njeriu mund të mbetet mjek i shkëlqyer edhe brenda një sistemi të sëmurë.)

  9. Ne fakt Xhaxha, une jam kryesisht dakort me formen ne te cilen ti e parashtron.

    Nderhyra disa here ne komentet ketu, jo shume per te “mbrojtur” doktorin, te cilin as e njoh ( personalisht te pakten, se si emer eshte i njohur ).
    Vetem se, per mendimin tim, kjo teme ( por jo vetem, edhe me pare kam lexuar 2-3 shkrime ketu ne blog per deklarata doktoresh ) do duhej te ishte pikenisje e nje diskutimi me te gjere sesa kaq, dhe qe ka te beje me nivelin ku noton sot e kaq kohe mjekesia ( por edhe me gjere, kerkimi shkencor pse jo ) ne Shqiperi.

    Kemi nje grup mjekesh e pedagogesh pothuajse statik, me elita profesionistesh qe nuk qarkullojne, dhe qe, ky grup pra, merr mbi vete gjithe meritat, privilegjet, perfitimet dhe drejtimin e puneve, qe per hir te se vertetes shkojne si mos me keq. Jane po te njejtat fytyra qe qarkullojne seminareve e shteteve te botes, qe drejtojne institucionet shendetesore, edhe shoqatat e OJF-te madje, duke vegjetuar e mos i sjell asgje te re kesaj hapesire.

    Roli i politikes edhe ketu eshte kryekeput percaktues, por, dhe ky eshte nje por i madh, me shume sesa shkak-pasoje te njera tjetres, do ti shihja te dyja si pasoja te te njetit shkak : paaftesine e shoqerise shqiptare per meritokraci.

    E thene shkurt, une te tilla deklarata si kjo e doktorit ( sepse te tilla ka plot ), tradhetojne me teper paaftesine e elitave tona per te qene te perditesuara dhe te ingranuara realisht ne zhvillime te mirefillta shkencore, deklarata qe tradhetojne nje diskurs te varfer sa me s’ka dhe paraqesin nje tablo te trishte te ujerave te ndenjura ku notojne profesionistet, qe perndryshe, ne kushtet e meritokracise, do kishin hapur rrugen me kohe ose do ndiheshin te detyruar per avancuar edhe ata vete nivelin.

    Ne kete kontekst, doktori dhe te tjeret si puna e tij, jane pjese e se teres : sa fajtore, aq edhe viktima te nje sistemi qe i limiton ne mundesite e veta.

    Kurse kjo pjesa pastaj e interesave okulte private dhe me the te thashe me duket shume e lehte dhe nuk eshte se na con gjekundi. Nuk me pelqen.

    1. “Kurse kjo pjesa pastaj e interesave okulte private dhe me the te thashe me duket shume e lehte dhe nuk eshte se na con gjekundi. Nuk me pelqen.”

      Dihet se mjekesia ka qene, eshte dhe do te jete e drejtuar kryesisht nga interesi dhe paraja. Kerkimi shkencor kerkon para qe te zhvillohet. Projektet e kerkimit financohen kryesisht nga industria farmaceutike, e cila e drejton vemendjen vetem nga ato projekte qe do t’i sjellin fitim. Zbulime te tjera te dobishme, si p.sh. per kurimin e semundjeve te rralla, mbeten ne fazen embrionale, nuk zhvillohen, sepse te semuret jane te pakte dhe nuk ia vlen barra qirane te financohen projekte kerkimi disavjeçare dhe te kushtueshme per kura dhe ilaçe te reja qe nuk sigurojne treg dhe fitime. Kushedi sa zbulime te vlefshme kane mbetur neper sirtare sepse zhvillimi i tyre nuk perkon me logjikat e tregut.
      Te njejtat logjika eshte normale te mbizoterojne edhe ne Shqiperi. Ne, qe nuk kemi qendra kerkimore dhe industri farmaceutike, perpiqemi te fitojme me aq sa mundemi dhe ku te mundemi.

    2. Pëshpëritës, jam dakord me ty – nuk mund të përgjithësojmë.

      Edhe pse ka mjekë materialistë, të pashpirt, që duan veç të rrjepin të sëmurët, që e kanë mendjen te vilat, jahtet, pushimet e shtrenjta dhe apartamentet e dashnoreve, kjo nuk na lejon që të shohim me dyshim çdo mjek që na del përpara.

      Përkundrazi, kemi një detyrim moral që ta shohim mjekun, në krye, si profesionist që ka bërë betimin e Hipokratit.

      E thënë kjo, në Perëndim presioni institucional ndaj mjekëve është i papërballueshëm; gjë që nuk ndodh ende në Shqipëri, ku presionit ia zë vendin tundimi.

      Duhet profil moral jashtëzakonisht i lartë, që t’i qëndrosh betimit të Hipokratit.

      Pa lidhje, por ndoshta me lidhje: lexoja në shkrimin e Pishakut, se në spitalin e Bajram Currit nuk ka pediatër. Për shkak të kontekstit, nuk ndenja dot pa e krahasuar këtë me ftesën e nefrologut për të bërë testimin PSA, në vend të votimit.

  10. Mua më duket e çuditshme se si një shkrim si i doktorit – të cilit unë emrin ia lexoj për herë të parë – dhe një “kritikë” si kjo këtu ka ngjallur kaq shumë interes.

    Sa për shkrimin e këtushëm, xhaxhai, ekziston një diçka që quhet kontekstualizim.
    Kush kupton këtë po ashtu e kupton, me gjithë respektin e mundshëm, se ato që ke shkruar e kanë shkruar të tjerë, janë llafe të kota që asesi nuk ngrenë peshë e nuk i heqin asgjë e madje as e cënojnë vërtetësinë, autenticitetin, frymën, synimin e mirë dhe vlefshmërinë e mesazhit të atij shkrimi (të doktorit).

    1. Rinstinkt, çfarë ke parasysh me kontekstualizim? Që shkrimi i doktorit shqiptar ka vlerë në kontekstin shqiptar, edhe pse rekomandimet e tij, objektivisht, janë të vjetruara; dhe ai ka zgjedhur që t’i japë publikut vetëm informacion në favor të thirrjes së tij, sepse me një publik si ai në Shqipëri vetëm ashtu mund të flitet?

      Apo mos ke parasysh që argumentet dhe referencat që kam përmendur unë (nuk janë të miat) e humbin vlerën thjesht ngaqë sillen në një kontekst “profan”, ose ngaqë i kam përmendur unë?

      Nëse flasim për gjëra të çuditshme, edhe mua ashtu m’u duk kur pashë te Panorama një artikull të një specialisti, i cili rekomandonte haptazi dhe pa rezervë, të njëjtën procedurë që gazetat amerikane simotra të Panoramës sapo e kishin vënë në dyshim me të madhe. Besoj se do ta pranosh, me mua, se shëndeti publik ka prioritet ndaj debatit të tipit “kush je ti e kush jam unë”, apo jo?

      1. Kontekstualizim, në një vend të caktuar dhe në një kohë të caktuar.
        Ka shumë më shumë vlerë në kontektin shqiptar, sesa në krahasim, për shembull me atë italian apo amerikan, duke marrë parasysh kushtet në të cilat kanë zhvilluar jetën e tyre over 50 vjeçarëve të sotëm shqiptarë krahasuar me ata italianë.

        Konteksti për ty është profan, sepse as ti (e as unë) e asnjë nga këta linçuesit e mësipërm nuk e njeh kontekstin shqiptar; nuk ke në dorë as edhe një statistikë të vetme mbi sëmundshmërinë apo përhapjen në popullatë, për shkagje gjenetike apo ambientale, të tumorit beninj apo malinj të prostatës.

        Nuk ke asnjë statistikë, dhe nuk ke as aftësinë – sepse nuk ke bekgraundin – për të bërë parashikime mbi aplikueshmërinë dhe rezultatet e aplikimt të testit në popullatën shqiptare.

        Kështu, të gjithë kanë të drejtë të kenë opinionin e tyre, por disa opinione peshojnë më shumë se të tjera (këtë duke e konsideruar shkrimin e doktorit thjeshtë si opinion…).

        Me këtë nuk dua të them apo të spekuloj se doktori i ka statistikat, sepse mund edhe të mos jetë e vërtetë. Por një gjë di e për këtë asnjë nga ne nuk ka nevojë për statistika, ceteris paribus, opinioni i një tekniku para opinionit të një opinionisti. Nën këtë optikë lexova edhe shkrimin e Markut.

        Sa për mos reagimin e doktorit, është gjëja më e mirë që mund të bëhej.

        Ossequi.

        1. Kjo që thua është në parim e drejtë.

          Mund të ndodhë që konteksti shqiptar të jetë i tillë që incidenca e kancerit të prostatës të jetë më e lartë, ose që format e kancerit aty të jenë më agresive se mesatarja, ose faktorët e rrezikut të ndeshen më shpesh.

          Mund të ndodhë edhe e kundërta.

          Sërish do t’i referohem të dhënave të American Cancer Society, në faqen përkatëse të së cilës lexoj se shkaqet e mundshme të kancerit të prostatës janë:

          1. Mutacione të trashëguara të ADN-së
          2. Mutacione të ADN-së që ndodhin gjatë jetës së individit

          Kjo do të thotë se trashëgimia është faktor i rëndësishëm, por ka edhe faktorë të tjerë.

          Prej këtyre:

          1. Nivelet e larta të testosteronit
          2. Nivelet e larta të një hormoni tjetër IGF-1 (hipotezë ende e diskutueshme)
          3. Inflamacioni (p.sh. prostatiti – e diskutueshme)

          Në këtë faqe lexoj se ekspozimi ndaj rrezatimit ose lëndëve kimike kancerogjene nuk është provuar të jetë shkak i rëndësishëm për mutacione në qelizat e prostatës.

          Sa për faktorët rrezikues, mes këtyre ACS përmend:

          1. Moshën, meqë shanset për t’u sëmurur rriten shpejt pas moshës 50 vjeç
          2. Raca/etnia : meqë kanceri i prostatës ndeshet më shpesh në zezakët e Amerikës (African-Americans).
          3. Kombësia : kanceri i prostatës ndeshet më shpesh në Amerikën e Veriut, Australi dhe Karaibe ; më pak në Azi, Afrikë, Amerikën Qendrore dhe Amerikën e Jugut.
          4. Historia e familjes : sidomos kur kanceri ka prekur babain ose një vëlla ose disa të afërm njëkohësisht, sidomos në moshë të re.
          5. Disa gjene të caktuara.
          6. Të tjerë faktorë rrezikues për kancerin në përgjithësi, si ushqimi, obeziteti, duhani, inflamacioni, etj. nuk duket se luajnë ndonjë rol.

          Tani, mundet që edhe thjesht të qenët shqiptar të jetë faktor rreziku – por kjo është spekulative. Nëse ndokush ka të dhëna për këtë, përfshi edhe dr. Barbullushin, nuk mundet që t’ia mbajë të fshehta publikut, në një artikull drejtuar publikut.

          Besoj se do të ishte më mirë që shqiptarët të mësonin se ata, si komb, janë të ekspozuar më shumë se të tjerët ndaj rrezikut për t’u sëmurur nga ky lloj kanceri, sesa të lexonin anekdota për celebrities që e kanë kapur kancerin në kohë falë testimit PSA.

          Që shqiptarët si komb të jenë më të rrezikuar ndaj kancerit të prostatës ka po aq gjasa sa edhe që shqiptarët si komb të jenë më pak të rrezikuar ndaj kancerit të prostatës, ose që testimi PSA për shqiptarët të mos japë rezultat, ose të jetë i paefektshëm ; ose fundja edhe që shqiptarët mund të dallohen si të tillë, ose si « racë », nëpërmjet një biopsie të thjeshtë të prostatës.

          Rinstinkt, këto janë budallallëqe.

          Argumenti yt në këtë debat, por edhe në një tjetër që patëm pasur më parë, është shembull i përkryer (textbook example) i asaj që e quajnë authority fallacy dhe që ka formën e mëposhtme:

          1. Autoriteti A zakonisht thotë gjëra të sakta në lidhje me S
          2. A thotë P në lidhje me S
          3. Prandaj P është e saktë.

          Është një lloj argumenti i diskredituar tashmë dhe që, gjithsesi, me mua nuk shkon.

          Nëse ke ndonjë argument për ta mbështetur kundërshtimin që më bën, je i mirëpritur të ma sjellësh – por pa tundur flamurin e ekspertizës. Ekspertiza me siguri ta bën të mundshme që t’i argumentosh tezat e tua në mënyrë më bindëse: tregoje këtë në praktikë.

          P.S. Në arsyetimin tënd më sipër, është pikërisht ajo cetera paribus që nuk qëndron; sepse derisa nuk është provuar e kundërta, efektshmëria e testimit PSA, sikurse e tregon tërthorazi edhe vetë artikulli i dr. Barbullushit, mbështetet mbi statistika të njohura (amerikane, europiane) të cilat, në fakt, provojnë se argumenti i doktorit nuk qëndron, në formën siç është paraqitur. Askush dhe aq më pak unë nuk ia dyshojmë ekspertizën një nefrologu të flasë madje edhe me autoritet për kancerin e prostatës, por këtu problemi është me natyrë statistikore dhe sociologjike/antropologjike, jo mjekësore.

          1. Absurde; më akuzon mua se po tregoj autoritet.
            Po a nuk je ti që po përdor disa të dhëna dhe me anë të tyre po përpiqesh të tregosh se ke të drejtë? A nuk janë të dhënat e tua një formë imponimi, në mënyrën se si ti po i paraqet ato. Ta vura në dukjse se nuk i ke aftësinë për të gjykuar mbi realitetin shqiptar, as më tepër është absurde të tentosh të aplikosh indikacionet që dalin nga statistikat amerikan mbi mënyrën se si duhet të sillet një mjek në Shqipëri. A nuk po tenton të zbatosh një formë autoriteti vertikal, duke mohuar individualitetin apo variabilitetin?

            1. Jo, aspak. Je i mirëpritur të sjellësh statistikat e tua, nëse i ke. Unë nuk pretendoj se kam të dhëna për realitetin shqiptar, por vetëm po them se, në mungesë të këtyre të dhënave, do t’u besojmë atyre amerikane dhe europiane. Mos harro se dr. Barbullushi vetë shembujt që solli në artikull i pat marrë nga mediat amerikane.

              Edhe testimi PSA në ShBA është zbuluar – nuk është zhvilluar në mënyrë autonome në Shqipëri. Sipas logjikës sate, i bie që promovuesit e këtij testimi në Shqipëri duhet më parë të verifikojnë nëse të dhënat e nxjerra nga testimi vlejnë apo jo për realitetin shqiptar.

              Kjo po, që është absurde. Madje idiote.

              Sa për atë që thua se “ti nuk ke aftësinë…” më mirë merre mbrapsht; meqë ti nuk më njeh, dhe sa kohë nuk më njeh, më mirë supozo se je duke folur me dikë që ka aftësi intelektuale superiore ndaj teje, në të gjitha fushat. Kjo lloj qasjeje a priori është e garantuar t’i sigurojë sukses debatit (unë vetë e zbatoj kur komunikoj me ty).

            2. Ok, por është njëlloj si të thuash që meqë sipas statistikave amerikane rastet me malarie janë x aq duhet medoemos të jenë edhe në rajone të tjera të botës; ose se duhet ndjekur e njëjta profilaksi apo e njëjta përqasje në të dyja vendet.
              Vetëm një budalla do të pohonte se kushtet e jetesës të një over 50 vjeçari amerikan kanë pas ngjasuar, qoftë edhe minimalisht, me ato të një over 50 vjeçari shqiptar.
              As sot nuk kemi kushte të krahasueshme, sado që, me bonsens, kapërcimi që kemi bërë ne, në krahasim me ta, pra amerikanët apo qoftë edhe me italianët, në të njëjtin hark kohor është shumë më i madh.

            3. Shkruan:

              Vetëm një budalla do të pohonte se kushtet e jetesës të një over 50 vjeçari amerikan kanë pas ngjasuar, qoftë edhe minimalisht, me ato të një over 50 vjeçari shqiptar.

              Kjo do të vlente si argument, në qoftë se do të kishte ndonjë provë bindëse se kanceri i prostatës shkaktohet nga faktorë të jashtëm. Por nuk më duket se ka. (Nga ana tjetër, incidenca e kësaj sëmundjeje është disa herë më e lartë në ShBA se, bie fjala, në Bullgari).

              I vetmi faktor risku që do të vinte në vështrim është mutacioni gjenetik i fituar. Por askush nuk më duket të ketë ndonjë ide si ndodh kjo.

              Përndryshe, kështu sipas shpërndarjes gjeografike, do t’i binte që shqiptarët të ishin më pak të ekspozuar ndaj rrezikut, se europiano-veriorët.

              Literatura gjithashtu thotë se ndeshet më shpesh në vendet e zhvilluara (ShBA, vendet skandinave). Dhe jo vetëm kaq: incidenca e kancerit anembanë botës rritet së bashku me rritjen e influencës perëndimore (http://goo.gl/7eo6Z).

              Në linkun që kam sjellë, të dhëna për Shqipërinë nuk ka, por besoj se mund të ekstrapolohen nga ato për Greqinë dhe Bullgarinë.

            4. E çfarë të bën të mendosh se doktorët në Shqipëri për të nxitur një fushatë sensibilizuese duhet të presin komandën nga amerika, kur fare mirë mund të bazohen në eksperiencën e vetë praktike shumëvjeçare?

              Një minimum eksperience duhet ta kenë këta, edhe sikur nga përgatitja teorike të jenë trokë; të paktën e njohin më mirë se kushdo tjetër se nga se vuajnë pacientët e vetë.

            5. Lexova në blogun tënd një shkrim për debatin e tanishëm në PTF, ku ndër të tjera thoje:

              Mosreplikimi i Dr. Barbullushit, nëse është në dijeni të debatit të kotë që është ngritur nga shkrimi i tij, është për t’u vlerësuar dhe interpretuar ekzaktësisht si mos-replikimi dhe heshtja e dyshes Dawkins-Gould ndaj provokimeve të fondamentalistëve fetarë.

              Përgjigjja e Dawkins (dhe Gould) ishte se, të përgjigjurit (ndaj provokimeve) implikonte indirekt vendosjen e tjetrit në të njëjtin plan, qoftë edhe të zotërimit të njohurive të fushës së caktuar. Pra duke u përgjigjur i njeh interlokutorit, në sytë e publikut, një cilësi që ai nuk e ka.

              Më vjen keq, Rinstinkt, që e quan të kotë debatin e këtushëm, ku more pjesë me zell edhe ti vetë.

              Sa për krahasimin që më bën, me fondamentalistët fetarë, atë do ta marr si shprehje të mllefit dhe frustrimit për zbythjen që pësove.

              Njeriu duhet të dijë edhe të humbë dhe ta pranojë humbjen me klas.

              Erdhe në këtë log me fodullëkun që të jep një diplomë universiteti që do të kesh marrë; por me qëndrimin që mbajte, sikurse edhe me fjalët e mësipërme, tregon se diploma nuk ta jep dot dhuntinë e të qenit fair me atë që ke përballë.

              Qëndrimi yt këtu dhe argumentet që solle ishin shumë të shpëlara; sepse ishe ti që spekulove për karakterin kombëtar të kancerit shqiptar të prostatës, sikurse ishe ti që fetishizove një person për shkak të ekspertizës së tij.

              Mund të jesh specialist i shkëlqyer në fushën tënde, por këtë nuk e tregove dot në kuvendin tonë. Dështove dyfish: në argument, dhe në mënyrën si e prezantove veten.

              Asnjë gjë shkencore nuk pashë në ndërhyrjet e tua, përveç qortimeve të vazhdueshme se nuk po respektohej autoriteti; asnjë gjë racionale, asnjë sqarim prej eksperti, asnjë justifikim të statusit që ia pate dhënë vetes dhe ta kisha pranuar.

              Nëse roli i njerëzve si ty, në debatet publike, është t’i referohen vazhdimit parimit të autoritetit ose të fryhen si kaposhi, atëherë këto debate kanë marrë fund që para se të nisin – sepse askush nuk do t’ia vërë veshin kujt futet në muhabet jo për ta bindur tjetrin, po për t’i treguar vendin.

              Të kujtoj me këtë rast një thënie të Bernard Show-t, se askush nuk mund të jetë specialist i kulluar, pa qenë edhe idiot në kuptimin e ngushtë të fjalës (http://goo.gl/2eGv9). Kushedi të pëlqen dhe e vë si moto në krye të blogut tënd.

            6. E ke tepruar pak, por unë përpiqem të mos reagoj me të njëjtën monedhë sepse ta njoh tipin, kam të paktën 2 vite që e ndjek blogun, dhe ky fatkeqësisht nuk është shkrimi yt i parë i hartuar në këtë mënyrë.

              Ta tashë e po ta përsëris, ti ke prezuncionin të thuash se mjeku nuk duhet apo nuk mund të jetë i lirë që në një moment apo çështje paqartësie të veprojë siç ai e mendon më mirë. Kjo është shenjë injorance dhe arrogance imponuese totalitariste; sepse edhe kur bëhet fjalë për dozat e ilaçeve mjeku ka, jo vetëm të drejtë, por ka përgjegjësinë që dozën ta modifikojë sipas gjykimit të vetë, duke e përshtatur me specifikat e pacientit dhe realitetit. Pra askush nuk është i detyruar të qëndroj strikt ndaj udhëzimeve apo indikacioneve të shtëpive farmaceutike.

              Më kanë thënë se disa profesorë, shumica të semejotikës, janë të idesë, se me të kaluar një pikë të caktuar mjekësia nga teknikë kthehet në art. Gjithsesi, disa, -ndër të cilët edhe unë po të kisha të bëja me mjekësinë- nuk kanë afinitet me këtë lloj qasjeje.

              Tani për tani, i dashur xhaxhai, dhe të dashur lexues mendjehapët, me ndërmjetësinë e një studenti të vërtetë të mjekësisë (viti i pestë) rash në kontakt me tri libra të ndryshëm, të cilët i këshillova sipas udhëzimeve të kontaktit tim. Njëri ka të bëjë me patologjinë, njëri me terapinë mjekësore (Conn’s Current Therapy – përkthim nga anglishtja, dhe që mesa duket ka famë botërore) dhe tjetri mbi shqetësimet e aparatit gjenital mashkullor. Janë që të tre edicione të pas 2010. Të tre japin indikacione dhe flasin mbi përdorim e PSA së bashku me ekzaminimin digjital rektal në diagnozën e shqetësimeve të prostatës. Nuk lihen pa përmendur edhe debatet mbi përdorimin e rezultatit si diagnozë të vetme apo definitive.
              Interpretimin, kushdo sipas midesë, për joprofesionistët flas…

              Ndërkohë, që ti në shkrimi tënd të këtushëm, fjalëve të shkruara të doktorit u jep një qëllim, intencion krejt tjetër që shkon përtej mesazhit të shkrimit të doktorit. Qëllimi mua mu duk ai i ndërgjegjësimit. Kush do të debatojë mbi mënyrën se si bëhen fushatat sensibilizuese le të fillojë me ato të paketave të cigareve; ato të trembin më shumë.

  11. Një shembull si operon doktor Barbullushi (në artikull jo në sallën e operacionit).

    Citon Robert de Niron, që thotë se ishte diagnostikuar me kancer në prostatë në 2003.

    Babai i De Niros kish vdekur nga kanceri në prostatë në 1993.

    Unë jam shembulli më i mirë i rëndësisë së kontrolleve të rregullta, thotë De Niro.

    Në të kundërt do të kish vdekur edhe ai si babai.

    Këtë shembull e sjell dr. Barbullushi në ndihmë të thirrjes që u bën burrave shqiptarë që të bëjnë një analizë të PSA në vend të një vote partive politike.

    Shembulli është me hile.

    De Niros i ka vdekur i jati nga kanceri i prostatës, prandaj bën pjesë në një kategori të rrezikuar. Për këtë kategori, kontrolli i PSA-së rekomandohet.

    De Niros, në fakt, ia shpëtoi jetën babai, jo testi.

    Ta përdorësh shembullin e De Niros për të bindur burrat të testohen në masë është si të përdorësh shembullin e Angjelinës për të bindur gratë që t’i heqin gjinjtë.

    Edhe De Niro edhe Angjelina janë shembuj të papërshtatshëm për fushata masive, nga që u përkasin kategorive gjenetikisht të rrezikuara.

    Korrekte do të ishte: në se keni të afërm (babë dhe sidomos vëlla) që ka vdekur nga kjo sëmundje, bëjeni testin pa vonesë.

    Jo-korrekte është: De Niro e ka bërë, prandaj bëjeni edhe ju.

    1. […]nga që u përkasin kategorive gjenetikisht të rrezikuara.

      Korrekte do të ishte: në se keni të afërm (babë dhe sidomos vëlla) që ka vdekur nga kjo sëmundje, bëjeni testin pa vonesë.

      Ashtu ë? Ta pret mendja se tumorët kanë vetëm shkaqe gjenetike? Silly.

      1. Silly je vetë. Po flisnim për De Niron (të birin). De Niro do të ftohej ta bënte testin PSA edhe me direktivat e reja, sepse është kategori e rrezikuar.

        1. Ta përdorësh shembullin e De Niros për të bindur burrat të testohen në masë është si të përdorësh shembullin e Angjelinës për të bindur gratë që t’i heqin gjinjtë.

          Jo. Do të ishte sikur të përdorje DeNiron për t’u thënë bëj prostatektomi ose fillo direkt terapinë radiologjike… se ke kaq e aq % mundësi, mbi bazë gjenetike, për t’u sëmurur nga kanceri i prostatës – E kap apo jo?

          1. Po ti mos u kap pas krahasimit tim, që mbase ishte i ekzagjeruar. Zëre se nuk e bëra krahasimin fare. Të flasim për De Niron. A nuk mendon se shembulli i De Niros në artikull ishte me hile? Harroje gjithë animozitetin e këtij debati këtu. De Niro është kategori specifike, sepse i ka vdekur babai nga kanceri i prostatës. Ka trashëgimi të rënduar (dhe këtu ngjan edhe me Angjelinën, por unë e kuptoj objeksionin tënd). Ta sjellësh De Niron si shembull si duhet të veprojë qytetari i moshuar ashtu në përgjithësi, është djallëzi, në rastin më të mirë.

  12. Sipas censusit të fundit, në Shqipëri jetojnë rreth 200,000 burra të moshave 55-70 vjeç, ose që mund të ndjekin teorikisht këshillën e doktor Barbullushit dhe të testohen për PSA.

    Sipas të dhënave statistikore të botuara nga National Cancer Institute i ShBA, ja çfarë mund të ndodhte, sikur këshilla e doktorit të merrej seriozisht nga popullsia dhe këta 200,000 burra të testoheshin të gjithë për PSA çdo 1-4 vjet, për një dekadë.

    20,000 deri në 24,000 vetë do të merrnin rezultate false positive, për të cilët bëhet biopsi dhe në qoftë se 22,000 vetë bëjnë biopsi, rreth 7,500 vetë do të kenë efekte anësore relativisht serioze.

    22,000 do të diagnostikoheshin me kancer të prostatës.

    Nga këta, rreth 10,000 do të kishin ndërlikime nga trajtimi, përfshi impotencë erektile (6,000 vetë), inkontinencë urinare (3,000 vetë), aksidente kardiovaskulare (200 vetë), trombozë të venave të thella ose emboli pulmonare (200 vetë) dhe vdekje për shkak të terapisë (200 vetë).

    Rreth 800-1,000 do të vdisnin nga kanceri i prostatës. (1,000 do të vdisnin sikur askush të mos e bënte PSA-në.)

    Dhe sa jetë do të shpëtoheshin falë këtij testimi të hershëm?

    Mundet 200 jetë.

    Po, e lexuat mirë. Për të shpëtuar 200 jetë nëpërmjet diagnostikimit të hershëm, testimi PSA do të kërkojë 22,000 biopsi (me 7,500 viktima efektesh anësore serioze), dhe terapia e kancerit të zbuluar me biopsi do të shkaktojë 6,000 raste impotence, 3,000 raste inkontinence të urinës, 200 aksidente kardiovaskulare (infarkt të miokardit, etj.), etj.; dhe 200 vdekje.

    Për 200 jetë që do të shpëtoheshin, do të vdisnin 200 vetë për shkak të terapisë së kancerit të zbuluar nga testimi.

    Ngrihu prift të ulet hoxha.

    Pa llogaritur të gjitha pasojat e tjera që rrjedhin nga një test pozitiv dhe nga diagnoza e konfirmuar nga biopsia.

    Situata është problematike ngaqë një pjesë e mirë e kancereve të diagnostikuar me biopsi dhe pastaj të trajtuara, nuk do ta rrezikonin kurrë jetën e pacientëve, sepse me rritje të ngadalshme.

    Këtu mbështetet United States Preventive Services Task Force për të nxjerrë përfundimin se testimi PSA nuk shpëton jetë.

    Të vijmë te thirrja e doktorit: i ka mundësitë sistemi shëndetësor në Shqipëri, publik dhe privat, të përballojë 600,000 testime të PSA në 10 vjet, 22,000 biopsi dhe të trajtojë me rreze dhe kirurgji 22,000 të sëmurë me kancer në prostatë të diagnostikuar rishtas, pa llogaritur ndërlikimet dhe koston e këtij aksioni me goditje të përqendruar?

    Jo nuk i ka mundësitë, edhe sikur ta ketë dëshirën.

    Thirrja retorike e dr. Barbullushit mund të merret seriozisht nga lexuesi me kusht që burrat target i kësaj thirrjeje të mos e marrin seriozisht (të mos ia vënë veshin).

    Tani kush të ketë nge, le të llogaritë fitimet e industrisë së kancerit të prostatës dhe t’i ndajë me ne.

    [Për arsye vendi, grafiku është i prerë nga poshtë; mund të shihet i plotë në faqen e National Cancer Institute të cituar më lart.]

  13. E kam te veshtire ta kuptoj se si mund te personalizohet nje debat public, ne kete lloj menyre, i zhvilluar ky qofte edhe ne nje blog si puna e PTF, kur shtysa fillestare eshte krejt tjeter.

    Per mua problemi qe ngrihet ne teme eshte sa actual aq edhe akut. Sepse po ka nje keqperdorim masiv dhe thuajse amoral te pozicionit shoqeror qe individi ze ne nje shoqeri, duke filluar nga mekaniku, te themi i makines, duke kaluar tek specialist i fushes dhe politikani, e duke perfunduar tek njeriu i rrobes apo i fjales.
    Afersimi/metoda qe ndjek Xhaxhai ndaj subjektit dhe trajtimi/shtjellimi i tij jane publicistike e dores se pare ( qe do e ndihmonte shume fjalen e shkruar shqiptare po te studjohej dhe emulohej)
    Gjuha e perdorur eshte ne menyre natyrale, e paster dhe qarte per cdo lloj lexuesi.
    Venia e theksit mbi faktin se zhvillimi i teknologjise ka krijuar kushtet ku cdo premise, ne kete rast vlera e testimit te nivelit te PSA per shpetimin e jetes, te vihet nen mbikqyrje nga nje public gjithnje e me i gjere, dhe se teknicieneve dhe specialisteve po iu hiqet ajo aurora mistike e “njeriut te shenjte” qe mban sekretet e se vertetes, ( kane qene disa ketu ne PTF, si puna e Xhaxhait apo Eni-t, qe e kane trajtuar tematiken e “demokratizimit” te dijes, si kufiri i ri i tekonologjise) eshte nje perpjekje e sukseshme per ta sjelle publicistiken shqiptare ne nje nivel bashkekohor me kulturat e tjera me te medha apo te zhvilluara.

    Pra tema do te kishte shume kende te mundeshme te te veshtruarit, prej nga ku te merreshin spunto dhe diskutimet ta pasuronin me prurjet e tyre. Por jo. Zgjidhet si thelb nese ka te drejte Xhaxhai te flase para zotit Barbullushi, nese i pari di me shume sa i dyti apo anasjelltas etj, etj, etj. Jo e lagu jo s`e lagu.

    Por ne fund te fundit eshte ceshtje zgjedhje. Dhe kjo nuk eshte thjesht nje proces elektro kimik aksonesh. Mund te kesh plot vula te arta dhe prefikse ne emer, e prap te ngelesh meskin ne zgjedhjet qe ben.

  14. Ky muhabet eshte bere qesharak, tashme.

    Nuk e kuptoj se pse Marku, dhe shume te tjere, kembengulin ta vendosin kete debat ne terma ekspertesh dhe profanesh, duke e vendosur theksin tek dija, nderkohe qe theksi duhet vendosur jo tek dija por tek informacioni qe i duhet ofruar publikut pikerisht nga ekspertet. Ishte vete artikulli i Barbullushit ai qe per nga natyra qe sensibilizues, ofrues informacioni. Nuk me eshte dukur ne asnje moment te asnje prej artikujve te Xhaxhait ne kete debat, qe te kete nderhyre ne menyre arrogante, apo te kete vene ne dyshim dijen e Dr. Barbullushit, apo autoritetin e tij. Perkundrazi, duke u nisur pikerisht nga autoriteti i Dr. Barbullushit, dhe duke u nisur nga fakti qe fjalet e Barbullushit qene per konsum publik, Xhaxhai duke pikasur nje lakune ne informacionin e dhene nga eksperti, e beri kete lakune publike jo nga pozitat e ekspertit por nga ato te publikut. “Zeri i Qytetarit.”

    Mirepo shiko sa poshte bie debati. Thote Rinstinkt:

    “Më kanë thënë se disa profesorë, shumica të semejotikës, janë të idesë, se me të kaluar një pikë të caktuar mjekësia nga teknikë kthehet në art. Gjithsesi, disa, -ndër të cilët edhe unë po të kisha të bëja me mjekësinë- nuk kanë afinitet me këtë lloj qasjeje.”

    Kjo eshte retorike boshe dhe bishtnuese ndaj thelbit te muhabetit, kinse ja keta pseudo-intelektuale qe ja fusin pordhes. Mjekesia nuk eshte teknike, por praktike. Dhe nje nder praktikat mjekesore me te suksesshme eshte marrja e opinionit te dyte, te trete, e me rradhe. Dhe jo vetem eshte praktike e suskesshme, por per mendimin tim i ben nder mjekesise me shume se gjithcka tjeter, sepse e meson njeriun me idene se perballe shendetit, cfaredolloj mjeku qofte, nuk eshte i pagabueshem. Eshte totalisht e mjere gjendja nese ekspertizen mjekesore e ngaterrojme me pagabueshmerine, mjerim ku dhe perfundoi ky debat me nderhyrjen e Markut.

    Shkurt muhabeti, ekziston opinioni ekspert i Dr. Barbullushit. Ekziston njekohesisht opinioni ekspert te cilit i referohet Xhaxhai. Opinioni i pare, opinioni i dyte. Praktike mjekesore, jo pordhesore te “semejotikës.” Opinioni i dyte eshte ne konflikt me te parin. Tashti, Dr. Barbullushit bravo i qofte qe sensibilizon publikun per te mirat e PSA-se. Por ka po njesoj per detyre te sensibilizoje publikun edhe per te keqijat e ketij testi, dhe te respektoje opinionin e dyte, mjaft duke iu referuar, pavaresisht faktit ne beson, apo jo ne kete opinion te dyte. Heshtja e Barbullushit nuk i ben nder profesionit duke pare se opinioni i dyte i referohet po njesoj ekspertizes. Nuk ka pse personalizohet fare ky debat si c’e personalizoi Marku. Ketu publiku ka perballe dy opinione konfliktuale ekspertesh, njeri i Barbullushit, tjetri, jo ai i Xhaxhait, por OPINIONI EKSPERT TE CILIT IU REFERUA XHAXHAI.

    Perderisa Barbullushi nisi nje fushate sensibilizimi publik, duhet ta hedhe vallen deri ne fund dhe t’i pergjigjet, perseri, jo Xhaxhait, por opinionit te cilit iu referua Xhaxhai. Dhe cilido qofte rasti te sqaroje 1) se nuk ka qene ne dijeni te ketyre zhvillimeve te fundit e rrjedhimisht t’i beje nder profesionit te vet duke afirmuar gabueshmerine; 2) se ne botkuptimin tone prej profani, ne e kemi keqkuptuar opinionin e dyte, apo te parin, dhe se nuk ka realisht konflikt mes ketyre opinioneve; 3) se pavaresisht konfliktit, opinioni i dyte eshte ai qe eshte i gabuari, per asi dhe kesi arsyesh. E vetmja gje qe nuk i lejohet Dr. Barbullushit ne vazhden e ketij konfuzioni publik, aq me teper qe i vu detyre vetes te sensibilizoje publikun per PSA-ne, eshte te heshte, apo me keq, ne rast se flet, te ritheksoje kete klime personalizimi te debatit, pasi kjo e fundit do ishte shenje anti-intelektualizmi dhe mistifikimi ne mjekesi.

    1. Ti z Kodra jo më kot mban edhe epitetin si leshtjerrësi i parë i blogosferës, që natyrisht nuk ta kam vendosur unë. 😀

      Kështu si leshtjerrës të gjithë do mendonin se ti do ta kishte tjerrë këtë muhabetin e teknikës (së cituar prej meje) aq mirë saqë edhe vetë të mos kishe dyshime. Por jo. E ke tjerrë aq sa të intreson dhe nga të intereson. Tjerrje selektive, prej manipulatori, të mirëfilltë, le të themi.

      Unë jo më kot, pa lidhje të qarta e temën, futa profesorët e semejotikës, përndryshe nuk do t’ia kisha lejuar vetes të shkuraja ç’ka shkruajta. Por ti meqë më rezulton edhe eksperti i mirë i teorisë së anekdotave, mund ta marrësh edhe si të tillë. 😉

      Sa për ato “pordhët” (e tua, më lartë), nuk të nderojnë as ty, si tjerrës i llafeve (ose leshit) dhe as kuvendin. Nejse.

      Thua: “Mjekesia nuk eshte teknike, por praktike.” Ti këtë e thua ngase ke dëgjuar, “praktika mjekësore” sot, apo “praktika mjekësore” mot, etj etj. nuk ka asgjë të gabuar këtu.
      Por kur flet për këto praktika mjeksore kihet gjithnjë parasysh një praktikë e caktuar në një fushë të caktuar të mjekësë. Mjekësia natyrisht nuk është një, por është një tërësi elementësh.
      Kur thua “mjekësi” ke parashysh të gjitha metodat, procedimet, sistemet që përdoren në kryerjen e një aktiviteti. Kështu, është implicite që kur thua mjekësi ke thënë tërësi tekikash (në kuptim në të ngushtë), pa qenë nevoja ta specifikosh.

      Ajo që kam ndërmend unë – dhe gjithë ata që merren me shkruarje librash e jo llafesh blogu (pa dashur ta fus veten as tek njëra as tek tjetra kategori) – kur thuhet teknikë është pra tërësia e procedimeve, të provuara nga praktika e të bazuara tek njohja shkencore përmes të cilave mbajmë nën kontroll, shëndetin e njeriut, në rastin tonë, ose arrijmë rezultatin e dëshiruar.

      Zakonisht kur thuhet teknikë, kihet parasysh pikërisht kjo.
      Pra, edhe njëherë, tërësia e normave të aplikuara e të ndjekura në kryerjen praktike të një aktivitei të çfarëdoshëm manual apo intelektual.
      Natyrisht, mjeksia, në tërësinë e saj është teknikë (për disa edhe pak shkencë) – sepse kur thua mjekësi nuk ke parasysh as inferimerin, as anestezistin, e as vetëm kirurgun. I ke parasysh të gjitha. Nëse jo, i bie të jesh i paditur e të mos kuptosh se ç’do të thotë mjekësi. Është e tepërt të sjell përkufizimin e fjalorit, sepse, rrezik, fyej inteligjencën e ndonjë lexuesi, dashur pa dashur.

      Alternativa e shkurtër do të kishte qenë: ia ke futur kot. Por kisha firkë se vetëm kështu xhaxhai nuk do ta ngrinte postbllokun.

      1. Nuk e ke te sakte konceptin e teknikes, prandaj edhe ngaterrohesh dhe shef lesh e leshtjerres. Te mungon principi ekonomik ne perkufizimin qe ke dhene. Teknika nenkupton perdorimin e mjeteve, veglave, metodave, per nje qellim te caktuar, me sa me pak shpenzime, qofshin keto shpenzime ne energji apo ne materiale. Prandaj edhe teknika eshte me afer me artin nga c’kujton zotrote. Ndersa mjekesia nuk eshte teresia e perdorimit te mjeteve, veglave dhe metodave, por veprimtari, qe perfshin edhe anen teknike, nuk diskutohet, por me e sakte do ishte te thuhej se eshte praktike, pasi ndaj shendetit dhe ndaj mjekimit, thone, nuk kursehen shpenzimet. Aq me teper qe praktika ne dallim nga teknika, nuk udhehiqet nga principi ekonomik, por nga principi empirik, vezhgimi, para dhe pas nderhyrjes, me qellim final shendetin, prandaj edhe praktika eshte me prane shkences se c’mendon zotrote.

        Problemi jot eshte qe nuk merresh me c’thuhet, por me kush e thote. Perndryshe do kishe hapur ndonje fjalor dhe do kishe pare dallimet mes teknikes dhe praktikes, e nuk do vije t’u tregoje vendin leshtjerresave dhe profesoreve te semejotikes. Ku per cka i perket ketyre te fundit, (vetem Xhaxhai dihet qe ka kredencialet per te qene profesor semiotike ketu, nuk di per ke tjeter mund ta kesh, po nejse) i ke portretizuar jo si profesora, por si “pordhesora,” ne te njejten fryme me Markun, qe medemek ia fusin kot, dhe ca me teper se Marku, duke iu mveshur besimin se e konsiderojne mjekesine te kaloje nga teknika ne art, pra duke i bere gomere fare qe nuk e dine se arti dhe teknika ndajne pothuaj te njejtat principe. E megjithate, kete lloj dordoleci kunder te cilit ti argumenton, une nuk e kam hasur ndonje here. Me aq sa kam lexuar tekste te semiotikes, mjekesine e konsiderojne se kalon nga arti drejt shkences, nga teknika drejt praktikes.

        Por nejse…

        1. Dicka te shkurter: praktika mjekesore, praktika mesimore, praktika inxhinjerike e shembuj te tille pa fund, tregojne me sa di une, ushtrimin e profesionit ne profilin e caktuar si mjek, si mesues, si inxhinjer, etj.

          Praktike eshte aplikimi i njohurive profesionale, qofte shkencore, duke ushtruar profesionin perkates.

          Ndodh kur mban nje ligjerate, leksion, je me rolin e mesuesit qe perdor eksperiencen profesionale(si doktor, inxhinjer, etj)

          Mund te ndodhe qe te kesh diplomen profesionale, por nuk ke praktike profesionale, sepse nuk e ke ushtruar profesionin asnjehere.

            1. Atehere:

              Teknike – nje menyre per te kryer nje aktivitet qe kerkon venien ne pune te nje aftesie te caktuar.

              Teknologji – njohurite praktike dhe perdorimi industrial i zbulimeve shkencore ne fusha te ndryshme sic eshte edhe mjekesia.

              Teknologjia mjekesore eshte aplikimi i shkences dhe teknologjise per qellime diagnostikimi dhe terapie.

              Praktika mjekesore perfshin tekniken, teknologjine mjekesore, njohurine profesionale dhe aspektin tjeter te rendesishem, marredheniet e doktorit me pacientin si social konstrukt.

              Nderveprimi mjek-pacient eshte i sferes te komunikimit. Vetem ne kete aspekt aplikohet termi art, pozicion qe une e kam sqaruar me pare. Arti dhe mjekesia lidhen me njeri- tjetrin vetem ne raportin human midis doktorit dhe pacientit.

              Kurse lidhja teknike, teknologji me artin eshte vetem e nje kaheshme, teknika me idete e artistit prodhon art, por arti nuk prodhon teknike apo teknologji.

              Shembuj:

              Rachmaninov ishte nje pianist me nje teknike te paarriteshme.

              Pollock ishte nje piktor me nje teknike eksperimentale te njohur si pollockian.

              Arti bashkepunon me teknologjine duke na bere te mundur te shijojme harmonine, kompaktesine e formave dhe ngjyrave plot shije artistike dhe estetike te nje Ferrari, urinali, kompjuteri, etj.

              Perseri eshte teknika, teknologjia qe prodhon art dhe jo anasjelltas.

  15. LK: “Mjekesia nuk eshte teknike, por praktike.”

    Ka ndonje ndryshim midis praktikes dhe teknologjise? Apo eshte e njejta gje? Une e di qe eshte e njejta. E thene ndryshe teknologjia eshte njohuri, dije, shkence (episteme) e hedhur ne praktike, shkence e aplikuar.

    Ne kete aspekt mjekesia eshte teknologji. Me sa di une, kete e kane ditur deri edhe greket e vjeter, qe e klasifikonin mjekesine jo ne art por ne “techne”; arti si koncept nuk ishte krijuar akoma. Arti eshte nje konstruksion social.

    Thone(nuk e them une) qe mjekesia eshte edhe art(marredhenie me njerezit) edhe teknologji(si aplikim praktik i njohurive shkencore).

    Arti ne mjekesi lidhet me marredheniet e mjekut me pacientin, pra edhe nje here roli i artit si konstrukt social. Arti ne mjekesi ka te beje me besimin, konfidencen qe kane pacientet tek mjeku, kjo mbeshtetet edhe tek evidentimet me shembuj praktike qe kane per aftesite e sjelljen, kujdesin e mjekut karshi pacientit.

    Me mire se kushdo per te na deshmuar per te dyja rastet, duhet te jene pacientet e doktorit. Jane deshmite e tyre, qe mund te na evidentojne edhe profilin e doktor Barbullushit.

    Si mund ta evidentojme kete informacion? Kjo mbetet ceshtje e hapur per tu zgjidhur…

    1. Po si s’ka ndryshim: ne historine e mjekesise – te tjera teknika jane praktikuar ne shekullin e 18, te tjera praktikohen sot, te tjera do praktikohen ne shekullin e 23; ne historine e pacientit – te tjera teknika praktikohen per kancerin e zorres se trashe e te tjera per kancerin e melcise; ne historine e semundjes – te tjera teknika praktikohen ne ambulance, te tjera ne salle te operacionit, e te tjera ne dhomat e kujdesit intensiv. Nje gje eshte te thuash se mjekesia eshte teknike, nje gje krejt tjeter eshte te thuash se eshte teresi teknikash.

      Dhe jo vetem aq. Ne disa gjuhe te botes, kur te qellon ndonje doktor komshi ne kabinen ku ke shkuar me pushime, per tu socializuar nuk e pyet se cfare teknike ka, por se cfare praktike ka. Pyetja e pare s’ka kuptim, e dyta ka.

      Po ashtu, kunder kancerit mund te praktikohen disa teknika te ndryshme, qofte rrezet, qofte kimio, qofte operacioni, qofte nje ore shetitje ne park. Ama mjekesia, lufta kunder semundjes, nuk perkufizohet nga asnje prej ketyre teknikave. Eshte praktike.

      Semmelweis ne shekullin 19 habitej se si te njejtat teknika ne klinika te ndryshme nuk sillnin te njejtat rezultate ne shkallen e vdekshmerise te nenave dhe te sapolindurve, deri sa kuptoi se praktika e duarve te lara ishte faktor. Thjeshte nje praktike e rendomte e mjekesise moderne kjo sot, por sa e sa praktika te tjera ka?

      Por le te mos bejme “profesorin e semejotikës” me mire.

      1. E shoh qe konfuzioni po vazhdon(te pakten nga ana ime)… Edhe une jam dakord qe tjerrja nuk te nxjerr ne asnje vend. 🙂

  16. “Me mire se kushdo per te na deshmuar per te dyja rastet, duhet te jene pacientet e doktorit. Jane deshmite e tyre, qe mund te na evidentojne edhe profilin e doktor Barbullushit.
    Si mund ta evidentojme kete informacion? Kjo mbetet ceshtje e hapur per tu zgjidhur…”

    Read Me, shpresoj te mos e kesh seriozisht kete.
    Vetem kjo mbeti per te bere, te vijne pacientet e te deshmojne ketu ne blog se sa i afte eshte doktori, qe ne t’i bejme gjyqin e ta zgjidhim perfundimisht kete çeshtje!
    Si thua, ta perjashtojme nga urdhri i mjekeve apo kesaj here te mjaftohemi me nje verejtje paralajmeruese? 🙂

    1. Dua vetëm të kujtoj se ky debat, të cilin e drejtoj dhe e moderoj unë personalisht, nuk ka qenë asnjëherë për aftësitë profesionale të dr. Barbullushit, njeri i respektuar në Tiranë, si mjek dhe si qytetar.

      Debati po bëhet në lidhje me shkallën dhe mënyrën e informacionit me karakter mjekësor që i jepet qytetarit dhe me vendin që duhet të luajë qytetari vetë, në komunikimin me mjekun dhe në debatet publike për mjekësinë dhe shëndetësinë në përgjithësi.

      Jam i detyruar ta bëj këtë ndërhyrje për të shmangur keqkuptimet dhe provokimet që nuk mungojnë.

        1. Relapso, e kisha kështu në përgjithësi – jo në lidhje me komentin tënd pikërisht. Ka disa zhvillime të nënujshme, të cilat po mundohem t’i mbaj nën kontroll.

      1. Tashti qe Xha Xhai reagoi ne bllogun e tij dhe une mendoj sic e kam thene me pare se e ka sqaruar me se miri situaten, kjo s’ka nevoje te evidentohet perseri: shkrimi i tij ne bllog u botua pa lejen e tij ne “nje te perditeshme shqiptare”, pastaj shohim nje reagim te doktor Markut karshi shkrimit te riprodhuar ne gazete, pastaj kemi nje reagim te Xha Xhait karshi reagimit te Markut, pastaj nje reagim tjeter te Xha Xhait ne bllog per te na sqaruar bllogun versus gazeten. nderkohe qe kemi reagimet e komentuesve, etj..

        Besoj se me kupton Relapso, perderisa disa kane hapur nje gjygj (perse nuk reagon doktori?) na duhet te mbledhim evidenca rrethanore, ne pamundesi per te thirrur ne gjygj vet doktorin (statuti i kufizimeve per shkak te llojit te gjygjit) per te verifikuar mangesite ne gjykimin e doktorit. Jane te lutur pacientet te marrin pjese. Ku ka me mire se opinioni i pacienteve? 🙂

        Megjithate kur une shkruajta c’ka citove nuk e kisha ndermend nje gjygj te tille. Jam me shume me buonsens se c’mund ta imagjinosh.

        Tani pas ketij zinxhiri reagimesh e artikujsh, kerkohet te reagoje doemos doktor Barbullushi per te sqaruar dicka qe ai ndoshta nuk e sheh veten brenda, nuk e sheh aspak te arsyeshme per ta bere, apo cfare…

        Denimin ta mendojme e te biem dakord si grup… 🙂

        Desha te sqaroja dicka qe i ka shpetuat te gjitheve me sa shoh. Eshte evidentuar qe PSA ndoshta s’eshte e domosdoshme. Kjo prej njerit prej autoriteteve mjekesore. Nese sigurimet mjekesore do te perdorin kete si argument, pacienteve mund t’i mohohet mbulimi i ketij testi.

        Keshtu qe edhe kur doktori dallon(pas nje kontrolli anal) evidenca te nje rritje jo normale te prostates dhe i rekomandon pacientit te beje nje PSA, mbulimi mjekesor mund t’ia mohoje berjen e nje testi te tille, nuk e quan te arsyeshme. Atehere?

        Per pasoje, pacienti do perfundoje perseri tek bisturia per biopsi, pa ndaluar me pare ne nje stacion te pademshem si PSA. PSA mund te eleminoje nevojen e nje bisturije. Ndryshimet drastike te PSA jane indikatore se dicka nuk shkon me prostaten.

        Te behemi te arsyeshem more amani!

        1. Nuk ka asnjë gjyq për doktorin. Doktori është i tillë, doktor, kur doktoron – në kontakt me të sëmurin, në sallën e operacionit, kur interpreton një MRI ose një analizë urine, fundja edhe kur flet në një konferencë shkencore ndërkombëtare ose boton në The New England Journal of Medicine.

          Ne diskutojmë një artikull te Panorama, të cilin doktori e ka shkruar si qytetar ekspert dhe ua drejton qytetarëve të tjerë. Përndryshe, Panorama nuk është vend i komunikimit doktor-pacient! Kurrë nuk do t’ia lejoja vetes të diskutoja ekspertizën e një mjeku në publik.

          Edhe më: fare lehtë dhe arsyeshëm, sigurimet mjekësore mund të udhëzohen të mbulojnë ato teste që ia rekomandon mjeku të sëmurit individual. Besoj se kjo duhet t’i lihet mjekut në dorë ta vendosë – në diskutim me pacientin, natyrisht.

        2. Read Me, me fal, por nuk e kuptova se po beje shaka. Kur komunikohet vetem me tastiere, disa nuanca te holla te shpetojne.

        3. Read Me, nuk e di a po me shtremberon ate qe thashe une, se Barbullushi nuk e ka tashme privilegjin te heshte, apo po godet diku tjeter. Une jam publik, pjese e asaj se ciles iu drejtua Barbullushi per te sensibilizuar. Dhe si publik, ne vazhden e ketij debati, jam konfuz. Nuk e detyroi njeri Barbullushin te marre persiper kete sensibilizim, e beri vete. Dhe perderisa e nisi, duke pare qe konfuzioni ekziston, duhet ta coje deri ne fund. Kjo nuk eshte ceshtje gjyqi, apo denimi kolektiv si c’po e interpreton ti. Kjo eshte semundje e cila mund te me preke neser pasneser, dhe jam i interesuar te jem i mireinformuar, e jo te bej gjyqe. Barbullushi eshte ekspert, i cili fare mire mund te inforomonte pacientet ne kliniken e tij privatisht, e atehere nuk kam cfare t’i kerkoj Barbullushit derisa t’i vete ne klinike si pacient. Por ai i dha vete detyre vetes te informoje publikun, rrjedhimisht me detyrohet mua si publik qe jam, qe kete informacion te ma beje sa me te qarte qe te jete e mundur, pikerisht ne ate hapesire ku zgjodhi vete te komunikoje me mua.

          Ku gjyqi? Ku denimi ketu?

          1. Lulian, ty mos te te prekte kurre ajo semundje, por gjithsesi, nese kjo ndodh, nuk merret per baze as gazeta e as blogjet, por shkohet te doktori.

            Me sa kuptova une, komuniteti shkencor ende nuk ka rene ne nje mendje mbi çeshtjen e testit. Nuk ekziston nje protokoll nderkombetar.
            Ne keto kushte, qofte artikulli i doktorit, qofte debatet ne blog, besoj se na kane mbushur mendjen te gjitheve se keto vendime merren vetem rast per rast ne bashkepunim me mjekun.

            1. Relapso me duket se shkruajte ate qe mund t’i vere kapakun cdo diskutimi me tej, tjeter. U permend berja e testit PSA. Testin nuk mund ta besh pa rekomandimin e mjekut. Nuk te pranon laboratori.

              Fillimisht shkon tek mjeku, te viziton mjeku ne pergjithesi, degjon ankimin tend, te ekzaminon edhe me me detaje, e pastaj te jep drejtim, tek urologu nese sheh problem, mund te pergatise per viziten duke te cuar ne laborator per PSA os jo.

              Mos u befshim per doktor!

            2. Shkruan:

              Fillimisht shkon tek mjeku, te viziton mjeku ne pergjithesi, degjon ankimin tend, te ekzaminon edhe me me detaje, e pastaj te jep drejtim, tek urologu nese sheh problem, mund te pergatise per viziten duke te cuar ne laborator per PSA os jo.

              Ke lënë jashtë një pikë me rëndësi kritike: shpesh mjeku të parashtron disa opsione, të fton të zgjedhësh dhe vendimi të mbetet ty në masë të madhe; mjeku e shumta rekomandon njërin prej opsioneve ndaj tjetrit; por nëse ti nuk je dakord, mund të kërkosh një opinion të dytë. Në këto rrethana, sa më informuar që të jesh, aq më i urtë do të jetë vendimi që do të marrësh, për shëndetin tënd.

              Rëndësi ka edhe që mjeku të informojë për testet që do të kryejë. Nëse unë shkoj te mjeku për një dhimbje fyti dhe mjeku më teston për, bie fjala, sifiliz, atëherë unë duhet të njoftohem për këtë paraprakisht. Për fat të keq, edhe mua më ka ndodhur, në ShBA, që të më kenë testuar pa më pyetur – p.sh. për hepatit (ankimi im aso kohe ishte për një ngjirrje zëri që nuk më ikte).

              Pa rolin aktiv të pacientit në të gjitha fazat e kësaj marrëdhënieje, mjekun nuk do ta dallonte gjë nga veterineri.

            3. Relapso, dy gjera.

              E para, sensibilizimi i publikut nuk zevendeson kurrsesi komunikimin e mjekut me pacientin. As qe nuk diskutohet kjo. Por sensibilizimi i publikut gjithsesi e ka nje funksion. Sepse po te shkojme vetem rast per rast, mund te qelloje rasti qe te mos biesh ne praktikat e nje mjeku, por ne praktikat e nje sharlatani, te cilin do e besoje duke mos qene ne gjendje ta dalloje po te mos te te kishte rene rasti te lexoje ne gazete nga Dr. Barbullushi se cfare perben praktike mjekesore, dhe cfare shamaneri.

              E dyta, dakord qe komuniteti shkencor ende nuk ka rene ne nje mendje mbi ceshtjen e testit, por nderhyrja ne media e Barbullushit me le te kuptoj se komuniteti shkencor ne fakt paska rene ne nje mendje se. Atehere?

  17. Gjithshka qe shkruan me siper Xha Xha qendron, jam plotesisht dakord: informimi, diskutimi i opsioneve, vendimarrja si ceshtje para se gjithash personale, opinioni i nje mjeku tjeter, etj.

    E ceka edhe une me pare me duket, mjekesia si arti i komunikimit

    1. Mjekësia art i komunikimit… për këtë nuk jam i sigurt, pra. Pacienti komunikon me mjekun duke i folur, por mjeku merr prej pacientit informacion me shumë rrugë (vizita, testet, imazhimi, kartela klinike). Po ashtu, mjeku i thotë gjëra pacientit dhe i jep informacion, por kryesisht komunikon me të duke e shëruar (ose lehtësuar, nëse nuk e shëron dot).

      Ka pastaj edhe komunikim të tipit “këtë vizitë eja bëje më mirë në klinikën time private, se aty i kemi të gjitha mundësitë”, ose ajo e mjekut si imbonitore. Unë si pacient, nga mjeku nuk pres e shpresoj që të komunikojë me art, por që të ruajë balancën midis informacionit të dobishëm dhe informacionit të kotë ose që synon portofolin, jo shëndetin e pacientit.

      Një mjek që di shumë dhe e ka kokën plot e tregon artin e vet të komunikimit tek heshtja – kjo vlen ndonjëherë deri edhe për psikanalistin.

      1. Eshte nje tregim fare i shkurter i Cehovit, perkthyer me tituj te ndryshem, nder to “Vizita e Doktorit”(ose si “Nje rast mjekesor”), mund te gjendet online.

        Ilustron idene e mjekut ne raport me pacientin, dhe idene time me siper. mjekesia si art i komunikimit, por ne nje konteks social e historik te kohes se Cehovit.

        Vertet, ajo qe pershkruan nuk eshte larg realitetit. Do te na duhet nje Cehov i ri i koheve moderne per te na azhornuar me raportin mjek-pacient, ku mjeku nuk harxhon me shume se 15-20 minuta ne zyre me ty, ne nje konteks te ri teknologjik(mjekesia si teknologji), ku diskutohet ne ato pak minuta vecse per analizat e gjakut, ECG, MRI, X-Ray, etj.

        Eshte edhe nje film, teper interesant per mua, “A Dangerous Method”, vecanerisht e lidhur me artin e komunikimit dhe rivalitetin e dy mjeshterve te medhenj te psikoanalizes dhe psikoterapise, respektivisht Froid dhe Jung. Ne mes eshte nje paciente e re, Sabina Spielrein.

        Deshmon se si shkembehen edhe rolet, kur doktori e sheh veten edhe pacient, dhe pacienti kthehet ne doktor(psikiater). Filmi eshte ngritur i gjithe mbi premisen e komunikimit ne mjekesi, qe ne film merr edhe dimensionit tjeter te artit, lojen e aktoreve dhe kinematografise impresionuese.

  18. Kam nje pyetje.Do behej kaq zhurme nese dr.Barbullushi nuk do bente nje mbyllje ne forme sarkazme per te terhequr vemendjen e popullates qe te mos meren shume me politiken qe po i vdes nga pak cdo dite por te meren me shendetin e tyre.Une jam skeptike.Kjo trgon perseri qe ne kemi mare nje overdoze politike dhe tani jemi ne shoc dhe truri nuk na funksionon me per asnje ndjenje sado humane qe te jete, C’te keqe ka nese njerezit bejne kontrolle per shendetin e tyre duke menduar se kjo vertete do ju shpetoje jeten,PSA perdoret si test ne te gjithe boten,nuk mund te bazohemi ne te dhenat e nje grup mjekesh apo nje studim i vecuar, perdorimi apo jo i PSA si test diagnostikues percaktohet nga protokollet mjekesore qe bazohen ne studime serioze dhe pervoja ne shkalle boterore,por nje gje dihet me siguri qe sa me heret te diagnostikohet semundja sado malinje te jete aq me shume rriten shanset per mbijetese,Falemnderit dr,Barbullushit per apelin qe i ben popullates mashkullore se per femrat esht bere dicka per kancerin e gjirit apo cancerin e qafes se mitres per sensibilizimin Aq me teper ne Shqiperi qe te dhenat statistikore jane te frikeshme per numurin ne rritje te te prekurve nga kjo semundje,per moshen gjithnje e me te re qe kjo semundje po kap dhe ajo qe eshte me e keqa qe ne 90% te rasteve zbulohet ne stade te avancuara ku prognoza eshte e rezervuar,prandaj them une duhen perkrahur shkrime te tilla dhe jo te hidhet balte mbi to dhe kjo ben qe edhe ata qe kane ne mend te shkruajne frenohen,E pergerzoj dr Barbullushin dhe e inkurajoj qe te vazhdoje te shkruaj se mesazhet qe ai ka percjelle me shkrimet e tij kane qene gjithmone per te miren e njerezve.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin