RIPRODHIMI I ELITAVE

Një mik më ftoi t’i bashkoj firmën time një peticioni që po qarkullon në mediat, kundër rishikimit të historisë së shqiptarëve nga autoritetet akademike në Kosovë, nën trysninë e autoriteteve shtetërore të Turqisë.

Peticioni dhe firmëtarët e deritashëm gjenden këtu.

Kërkesën e refuzova; për arsye parimore, sepse jam kundër grupimit ose tufëzimit të intelektualëve, që veç homogjenizon mendimin në emër kauzash që kinse e përjashtojnë diversitetin dhe pluralizmin; por edhe ngaqë kam përshtypjen se ky presion që u bëhet historianëve të Kosovës, nga qindra pesha relativisht “të rënda” të mendimit bashkëkohor shqiptar, është njëlloj kundërprodhues sa edhe presioni nga cilido burim tjetër, përfshi këtu edhe vetë autoritetet shtetërore të Turqisë.

Më duhet të pranoj edhe se nuk njoh, në hollësitë e duhura, si trajtohet historia e shqiptarëve nën Perandorinë Osmane në tekstet e Kosovës dhe si mendohet që të rishikohet ky trajtim; por kam bindjen se kjo histori nuk mund të shkruhet ende mbi platformën e Rilindjes sonë Kombëtare, e cila synonte para së gjithash shkëputjen e shqiptarëve nga Perandoria Osmane (as mund të ilustrohen dhe të promovohen peticione të tilla me pikturën që ka përdorur Shekulli, të cilën për një moment e kujtova për gay porn).  

Njëlloj kam bindjen edhe se pluralizmi në historiografi nuk ka të bëjë me dallimin midis së vërtetës dhe së pavërtetës; dhe se në një shoqëri dhe kulturë moderne nuk mund të ketë një qëndrim unik dhe etikisht të shëndetshëm, ndaj ngjarjeve historike, madhore dhe më pak madhore.

Prandaj e refuzova kërkesën dhe mendova t’i ndaj këto arsye me ju; jo se refuzimi im përfaqëson ndonjë ngjarje me rëndësi publike, por sepse disa nga arsyet besoj meritojnë të diskutohen më gjerë.

Nuk ka komente

  1. Peticioni ishte nje absurditet tipik albanez. Ne te flitet per nje lufte 500 vjeçare me ne krye Skenderbeun kunder turqve. Perjashto kryengritjet e disa prijesve shqiptare, ne shek. e pare te pushtimit, te cilat, edhe ato, nuk ishin per pavaresi te Shqiperise, pasi Shqiperia si nocion politik nuk ekzistonte ne ate kohe (ajo lind ne shek. e XIX me krijimin e rilindjes kombetare, e cila ne fakt ishte thjesht lindje), por ishin thjesht kryengritje prijesish per arsye interesash lokale, klanore, fisnore (si kudo ne mesjete). Te gjitha kryengritjet e metejshme kane qene rebelime prijesish qe donin te shtonin zoterimet e veta. Ne fund, kryengritjet e shqiptareve kane qene kunder reformave modernizuese te perandorise dhe jo per arsye pavaresie. Shqiptaret jane rebeluar sepse nuk kane dashur qe perandoria te reformohet, duke dashur te ruajne statuskuone dhe as qe behej fjale per pavaresi. Vetem ne fund te nje perpjekjeje 30 vjecare te rilindasve fillon te shfaqet nje axhende reale per pavaresi. Por te thuash se ne kemi luftuar 500 vjet per pavaresi eshte nje budallallek me brire. Kjo eshte edhe arsyeja perse historianet shqiptare jane subjekt barcaletash neper te gjitha katedrat e historise ne Europe.

    1. Dalan, nuk besoj se per te pershkruar ate proces te dhunshem pushtimi ka rendesi kishte apo jo shtet te unifikuar shqipar. Jam dakort qe teksti i peticionit, me logjiken femijerore, me teper prish pune se sa rregullon, edhe per motivin qe behet.
      Megjithate jam i mendimit qe perpjekja per ta bere sa me te ftohte e jo provokues, nje tekst historie, nuk duhet te lere pa qartesuar qe behet fjale per nje ardhje dhe imponim te nje komuniteti te huaj ne keto ane, me gjuhe, kulture dhe fe te paperputhur me vendasit, qe u shoqerua me dhune gati asgjesuese, dhe ne vazhdim me nje perpjekje asimilimi te panderprere. Duke qene qe shpesh permendet konvertimi fetar dhe perfshirja edhe ne jeten administrative te perandorise, si nje fakt qe e “thjeshteson” dhunen qe e mundesoi dua te theksoj se mendoj qe nuk ka qenie te gjalle apo edhe forca te natyres qe rezistojne pa u transformuar…eshte ceshtje e mases se presionit dhe gjendjes se ambjenti ku ushtrohet… Drejtesia, qe njeriu si qenie perpiqet ta kete si rrjetin qe garanton jeten ne paqe dhe progres, na imponon te shohim me kujdes. Nuk do doja qe pas disa kohesh, ajo qe ndodhi ne 21 Janar 2011 dhe ne ato pak dite me pas, te shkruhen pas nje shekulli si nje proces ku shteti u konsolidua dhe respekti dhe besimi ne te u rrit.

  2. Për dalanin:

    jam kurioze te di se në cilin Universitet keni studiuar ju, megjithëse jam plotësisht e bindur se gjërat që shkruani nuk mund të mësohen në asnjë Universitet të botës. Supozimi im është që ju bëni pjesë në njërën prej familjeve të shumta shqiptare me parardhës aziatikë. S’ka sgjë të keqe, vetëm se tregon qartë aftësinë për t’u “reformuar”. Falemnderit edhe për të qeshurën që më shkaktuat (pa ironi!).

    1. Me metrin tuej, Ina, ju dilni ma orientale nga prejardhja se Dalani, sapo qe ia shpjegini tjetrit botekuptimin me prejardhjen familjare. Gjithnje me metrin tuej, njeriu ma i lire asht jetimi!

    2. Ina:
      Te siguroj se gjerat qe shkruan Dalani me siper, aq sa jam ne dieni mesohen ne Universitetet Turke, sepse kam kryer vete nje kurs te gjuhes turke atje. Mos te duket katastrofe ky lloj interpretimi, disa universitete turke jane goxha te forta ne shkencen e histotise si p.sh Bogaziçi i cili ka nje sistem pedagogjik anglisakson. Shume profesore turq japin leksione mbi historine Osmane, te Lindjes se Mesme, ose te qyteterimit Islamik ne shume universitete ne Europe, SHBA, etj. Te pakten shume me shume se profesoret tane te historise.

  3. Pavaresisht se teksti i peticionit eshte shkruar me tone hartimesh shkollore, ne thelb ai eshte nje proteste per futje hundesh nga nje qeveri e huaj ne çeshtje qe u perkasin vetem shqiptareve.
    Tekstet tona shkollore kane vertet shume probleme, por nuk kemi mbetur te na japin mesime turqit, te cilet nga ana e tyre, vetem po t’ua permendesh, fjala vjen, masakren e armeneve ose krimet e shumta ndaj kurdeve, behen bisha.

  4. E sa per ate qe thote Xha xhai mbi pluralizmin dhe relativizmin ne dallimin mes se vertetes e se pavertetes ne histori, pa te provoje nje here te shkruaje, ta zeme, se nazistet nuk bene krime, por vetem se e “administruan” çeshtjen e hebrenjve.
    Xha xhai thote se nuk i njeh hollesite qe i dhane shkas peticionit. Vetem per kete arsye ka bere mire qe nuk e ka nenshkruar. Por siç thoshte Konica, do te ishte “ta thellonte punen para se te merrte penen e te shkruante”.

    1. Shkruan:

      E sa per ate qe thote Xha xhai mbi pluralizmin dhe relativizmin ne dallimin mes se vertetes e se pavertetes ne histori, pa te provoje nje here te shkruaje, ta zeme, se nazistet nuk bene krime, por vetem se e “administruan” çeshtjen e hebrenjve.

      Kjo mënyrë arsyetimi njihet edhe si reductio ad Hitlerum; dhe zakonisht mbahet si një teknikë për t’i dhënë fund debatit.

      Gjithsesi, për mua liria e fjalës dhe pluralizmi janë arritje më të mëdha se fitorja mbi nazizmin; madje vetë fitorja mbi nazizmin, nëse sot kujtohet akoma, kujtohet edhe ngaqë i dha fund një ferri totalitar, edhe të mendimit, mu në mes të Europës.

  5. “Kërkesën e refuzova; për arsye parimore, sepse jam kundër grupimit ose tufëzimit të intelektualëve, që veç homogjenizon mendimin në emër kauzash që kinse e përjashtojnë diversitetin dhe pluralizmin…”

    Do të jepja të drejtë këtu XhaXha, nëse do të bëhej fjalë për një shoqëri normale. Por gjendja në mëmëdhe dhe më pranë nuk është e tillë: mendësia totalitare është ende e pranishme e kjo nuk ka gjasa të ndryshojë vetiu. Kjo mendësi provokon edhe këtë (re)aksion populist të elitës, -në mund të quhet e tillë ajo listë, ku shoh shumë emra të dyshimtë,- që nuk është se do të na nxjerrë nga llumi kulturor ku gjendemi, por sidoqoftë është një reagim, qoftë edhe pa bukë. Do të më kish pëlqyer më shumë një peticion i tillë për një problem madhor të historisë së afërme që rrezikon të fshihet nën rrogoz, nëse vazhdohet kështu: hapjen e dosjeve.

  6. Çështja është komplekse…

    Përsa i përket kërkesës prej palës turke, kjo duket sikur vjen e imponuar në një farë mënyre, dhe ka konotacion politik të fortë. Mund të konsiderohet edhe ndërhyrje në punët e brendshme. Por nga ana tjetër, po kjo kërkesë, është paraqitur në mënyrë shumë infantile. Në shtyp po thuhet se kërkohet zëvendësimi i termave në vend të “vrasje”, “burgosje” etj. Unë nuk besoj se pala turke ka kërkuar literalisht diçka të tillë – ngjan shumë idiote kjo gjë.

    Supozoj madje, se kanë kërkuar që të hiqet pesha e urrejtjes ndëretnike dhe paragjykimeve që mund të përcillen ndaj shtetit turk të sotëm. T’i kërkosh një shteti tjetër që, nëpërmjet ideologjisë së vet historiografike, të mos përcjellë denigrim dhe urrejtje, është diçka normale. Është si t’i thuash dikujt: mos më shaj mua, për inate historike të para 100 viteve.

    Për çdo rast, do të isha i interesuar të dija një artikulim të mirëfilltë prej palës turke se çfarë është ajo që realisht kanë kërkuar. Nëse mundet dikush ta ofrojë këtë gjë këtu në blog, do ia dija për nder.

    Kur lexoj akoma, përmbajtjen e peticionit, besoj se heqja e kësaj fryme fataliste dhe hedhja e fajit tek Tjetri, është domosdoshmëri dhe nevojë, e vetë shqiptarëve. Nuk mund t’i përkasim Evropës gjenetikisht, as mitologjikisht. Nëse duam t’i përkasim tërësisht, kjo nuk bëhet me voodoo historiografike, kërkon përpjekje të sinqertë.

    Dhe po, më së fundi, ajo pikturë është gati gati gay porn. Sinqerisht, nuk marr dot mundimin as ta shpjegoj pse.

    1. Sipas shtypit, gjate vizites zyrtare te paradokohshme ne Kosove, ministri i jashtem turk kerkoi rishikimin e teksteve te historise duke sqaruar se sundimi i perandorise osmane ne trojet shqiptare ne ballkan nuk mund te quhet pushtim, sepse osmanet zgjeruan kufijte e perandorise atje ku gjeten vakum pushteti dhe nuk bene gje tjeter veçse administruan ashtu si ua mori mendja me mire popullsite vendase qe u gjenden ne ato troje. Kerkoi heqjen e epiteteve perkeqesuese si barbar, i eger, tiranik, gjakesor etj. qe, sipas tij, nuk pasqyrojne te verteten historike dhe percjellin ndjenja urrejtjeje ndaj turqve te sotem. Kerkoi edhe te viheshin ne pah te mirat dhe perparimet qe u shenuan gjate administrimit osman, si zhvillimi ekonomik dhe kulturor, paqja, stabiliteti dhe drejtesia etj. etj. Me ate rast ofroi ndihmen e nje grupi ekspertesh turq ne rishkrimin e teksteve te historise. Keto sipas deklaratave per shtyp.

      Ti Julius e imagjinon nje kerkese te tille per rishikimin e teksteve greke?

      Pertej deklaratave zyrtare per shtyp me terma pak a shume diplomatike, thelbi eshte ky:
      Qeveria e Kosoves, nese deshiron ndihmen dhe bashkepunimin e Turqise, duhet te marre miratimin e Turqise per ato pjese te teksteve te historise ku flitet per perandorine osmane dhe turqit.

      Kujtoj ketu kerkesen e vendeve europiane, veçanerisht Frances, ndaj Turqise qe te pranoje zyrtarisht genocidin kunder armeneve dhe reagimin e qeverise dhe qarqeve akademike turke.

  7. Mesa di une historine e bejne historianet…(jo se ju nuk e dini).

    Kjo kerkese e shkruar dhe e nenshkruar midis te tjerave nga muzikolog, arkitekta, kritik letersie, farmacist, student , skulptor, veprimtare, bibliotekar, arsimtar…eshte bere per mosrishikimin e historise…ne nje kohe qe kjo eshte detyre profesionale e historianeve. Keto ‘dacibao’ nga kolektivi punonjes i ‘administrates publike’ ku jane perfshire dhe disa figura te ndritura ( te cilat mbase kane qene pergjumesh si ajo dekania e Rames ne Elbasan ) jane pa vlere shkencore. Pse ? Historia nuk shkruhet me peticione sepse keshtu me pelqen mua, apo nisiatoreve te padukshem…

    E mira do te ishte qe akademiket dhe historianet te hapnin nje debat publik me teza konkrete per ceshtje konkrete dhe ne perfundim te tij pasi ‘t’a rrihnin mire e mire qumeshtin ne dybek’ te nxirrnin ‘gjalpin’ e ta shpalosnin publikisht.

    Diplomacite e Ballkanit kane disa vjet qe mundohen ne rruge te ndryshme politike per te ulur tonet e ashpra e armiqesore te perdorura ne tekstet shkollore si mundesi perafrimi e fqinjesie te mire, por jo te zevendosohen fjale si ‘vrasje’ me ‘ledhatim’ e ku di une s’e kot ja keputa.

    Historiografia nuk eshte shkence ekzakte dhe rrjedhimisht asgje nuk mund te jete unike dhe brenda vet studjuesve e historianeve, ndaj dhe xhaxhai ka bere shume mire qe nuk ka dhene nje ‘ok-ej’ sa per t’u dukur ‘patriot’.

    Habitem si nuk nevrikosen ata qe i dijne keto gjera me mire se ata qe bejne sikur i dijne e firmosin kotmekot.

    Jane kthyer peticionet si flete rrufete m’ahere…

  8. Nuk më duket je shprehur qartë Xhaxha. Qëndrimi ndaj grupimit të intelektualëve nuk mund të jetë qëndrim parimor, qoftë pro, qoftë kundër, por qëndrim që kam përshtypjen duhet të orientohet sipas çështjes në fjalë. Shëmbuj ka plot. Krahaso Qosen që i vuri me të drejtë përpara turpit intelektualët pse nuk e ngrinin zërin së bashku pas 21 janarit, me Çilin që pretendonte parimin e pavarësisë intelektuale gjatë së njëjtës periudhë. Ideja është se nuk mund të ketë asnjë parim formal të tillë si parimi kundër grupimit të intelektualëve, që ta kalojë për nga rëndësia parimin përmbajtësor në fjalë. Ta kam llafin që forma se si shprehet një indinjatë nuk mund të udhëhiqet nga asnjë parim tjetër përveçse nga çfarë përbën arsyen e indinjatës. Nëse të duket që përmbajtja e këtij peticioni qëndron, i bashkohesh, në të kundërt, pavarësia intelektuale e artikuluar në kontrast me grupin por jo me përmbajtjen, nuk përbën parim.

    1. Personalisht teksti i peticionit me duket i shkruar per faqe te zeze, nje pjese e mire e emrave te nenshkruesve ne fakt e zhvleresojne ate, prandaj e kuptoj Xha xhain kur thote se nuk don te tufezohet.
      Ajo qe me ka zhgenjyer eshte perpjekja e Xha xhait per te na mbushur mendjen se ne emer te pluralizmit, relativizmit historik dhe lirise akademike… turqit kane te drejte te rishkruajne tekstet tona te historise.

      1. Relapso, unë besoj se historia duhet rishikuar pavarësisht kërkesës turke. Studiues në Greqi e kanë bërë këtë gjë tashmë.

      2. Në fakt, unë dyshoj se turqit janë thjesht koka e turkut këtu; dhe se pas censurës për ndërhyrjen e turqve fshihet një censurë tjetër – ose ajo e ruajtjes me çdo kusht e programit patriotik të Rilindjes (të cilit tani i ka mbetur veç naftalina), i cili program u duhet për riprodhim pjesës më naive të firmëtarëve; dhe një e dytë, më e thellë, e nevojës për të frenuar përparimin e Islamit në Kosovë; ku turqit janë sërish metafora. Thashë dyshoj – po bëjmë muhabet – dhe nuk kam prova për sa them.

      3. Të shtoj dhe diçka për “grekët” siç i përmend përgjithësisht. Sikur këta para dy vitesh, të mos kishin bërë atë dokumentarin e famshëm “1821”, atëherë Agimi i Artë, kush e di sa do kishte marrë në elektorat. Historiografia e vjetëruar greke, kishte bazë të fortë alienizimi të tjetrit. Dhe në seritë e atij dokumentari, ato pjesë që nuk u përkthyen në shqip, thuhej se PO solli vërtet stabilitet në zonë pas periudhës së pushtimit. Kaq gjë e kanë pranuar.

        Për mendimin tim, e kryen këtë operacion historiografik me bisturi, se ndjenja antievropiane në Greqi, sa vinte dhe rritej, duke marrë shkas prej historiografisë së tyre. Greqia mund të izolohej, mund të konsiderohej prej masave elita si “e shitur” etj. Mihaloliakos i cilëson evropianët si “fajdexhinj” që… e kupton vetë, “i pijnë gjakun popullit grek”. Këta e kapën këtë situatë dhe ofruan tjetër narrativë historike. Kështu që, të zgjuar grekët. Edhe shqiptarët paralelisht, kanë tendenca izolacioniste, hakërrimi ndaj Tjetrit, etj. AKZ psh prej kësaj klime favorizohet.

    2. Ky nuk është ndonjë grup intelektualësh i formuar prej kohësh, që shprehet për këtë ose atë çështje; por një grup intelektualësh që përftohet si i tillë vetëm duke u shprehur për këtë çështje. Unë s’jam kundër grupeve si të tilla, por kundër tufëzimeve ose grupimeve. Dhe, për më tepër, kam bindjen se procesi, ose forma si po shprehet ideja e peticionit, e komprometon idenë vetë. E shpjegova mirë, besoj, edhe në shkrim – se të vësh një qind e kusur firma, për të denoncuar “presionin” ndaj lirisë akademike do të thotë të kundërshtosh një presion me një presion tjetër – dhe kështu peticioni rrëzon arsyen e vetvetes. Më në fund, unë po të kisha gjë për të thënë në lidhje me temën, e thoja pa vështirësi për të gjetur kohën, vendin dhe podiumin (sikurse shumë të tjerë në atë listë); dhe fjala ime nuk është se fiton në forcë bindëse ose i afrohet më shumë së vërtetës, kur e firmosin ose e mbështetin të tjerët.

  9. Është e qartë që tekstet nuk mund të përmbajnë fjalë si gjakpirës dhe barbar, por kjo është bërë me kohë. E veçantë në rastin e Shqipërisë është se po kërkohet të shkulet e keqja me “rrënjë”, pra të poshtërohet Gj. Kastrioti dhe shkenca shqiptare. Mos harroni gjithashtu që njeriu nuk mëson vetëm në shkollë dhe situata është e ndryshme në vende të ndryshme. Ndryshon Amerika, Italia dhe Franca ku turqit s’kanë shkelur kurrë nga vendet që kanë qenë skena të ngjarjeve. Para se të vijnë në shkollë shumica e fëmijëve vjenezë e dine se çfarë ka ndodhur në Kahlenberg. Nga ana tjetër këtu jetojnë shumë turq, fëmijët e tyre shkojnë në shkollë. Të gjithë duam të jetojmë në harmoni. Ka ndodhur disa herë që fëmijë kosovarë i kanë rrahur turqit në shkollë pas asaj çfarë kanë dëgjuar në shtëpi. Më tej s’po e zgjas.

    Çështja është shumë komplekse. Te ne erdhi me vonesë dhe në mënyrë banale, e trajtuar nga njerëz inkompetentë. Kjo sjell reagime të forta. Ky është një rregull bazë. Kurrë s’kam parë më shumë flamurë etj. se tani.

    Greqia s’mund të krahasohet në asnjë pikë me Shqipërinë.

    1. Gjergj Kastrioti luftoi per Krishterimin, na thuhet dhe ne me kete krenohemi. Nderkohe shumica e popullsise eshte myslimane, pra i tha te degjofsha zene e mire, idelatit perendimor te heroit. Kush e poshteron me shume Gjergjin: ne qe genjejme edhe hijen tone, apo ata qe kerkojne qe NE te njohim kontributin tone ne vendimmarrjen e Perandorise Osmane.

    2. Greqia s’mund të krahasohet në asnjë pikë me Shqipërinë.

      Krahasohen që çke me të. Baza nga është marrë narrativa historike dhe historiografike e Shqipërisë, janë Rilindasit. Shumica e tyre, kanë qënë të shkolluar në shkolla greke. Tiparet e ngjashmërisë mes narrativave historike, i ka vënë në dukje për shembull Ervin Hatibi. Kur thotë se “Shqipëria në marrëdhënie me Turqinë, ka adoptuar teza të ngjashme me fqinjët”.

      Po përveç kësaj, ajo që duhet vënë në dukje, është se tezat e vjetra historiografike po rishikohen kudo në Ballkan. Unë vërej se ka një frymë të përgjithshme revizionimi, Ina. Nëse e ke të mundur të informohesh për këtë në ambjentet akademike ku merr pjesë, me autorë të tjerë ballkanas, për të zbuluar dhe unë diçka më shumë për perceptimin që kam.

      Gjithsesi, ndërsa për Greqinë revizionimi i historisë prekte veç sedrën kombëtare të këtyre të fundit, në Shqipëri ka komplikacione të tjera që janë të lidhura me afilacione religjoze dhe vokacionin evropian të shqiptarëve. Megjithatë unë përsëri mendoj se kjo gjendje nuk zgjidhet me një manual historiografik që siguron hegjemoninë e një elite të caktuar dhe kërcënon tërthorazi apo drejt për drejt ata që nuk i përgjigjen këtij manuali.

  10. Nga ana tjetër mos harrojmë se shumë gjëra janë të paqarta, si p. sh. ajo e përfshirjes në poste të larta të perandorisë. Nuk e dimë se në çfarë kushtesh ka ndodhur kjo. Nuk jemi te sigurt nëse N. Frashëri nuk dilte nga shtëpia se qe sëmurë apo se qe në arrest shtëpie. Samiu ishte p. sh. në arrest shtëpiak dhe mjerim absolut. Nga arkivat turke është e vështirë të nxjerrësh diçka, Specialistë të osmanishtes nuk ka më te ne. Ose dalin nga universitetet turke. Atje mund të ketë universitete të mira, por s’ua kemi dëgjuar kurrë emrin. Lëre, ç’ta zgjasim më.

  11. I lexova me interes te madh shkrimin e Xha Xhait dhe komentet.Me duket e pafalshme mungesa e informacionit te plote per nje çeshtje te tille e cila do te duhej me shume te shtrohej per diskutim ne Tirane se sa ne Prishtine.
    Tani,çdo popull ka nje ikone,te rrejshme a reale,mit apo histori,te cilen s’lejon qe te tjeret ta prekin.Serbet e kane Betejen e Kosoves,qeveria turke mbron Perandorine Osmane,ndersa ne kemi Skenderbeun.Askush s’ka te drejte te na ndryshoje vizionin tone per historine(qoftë edhe i gabuar),perderisa pala tjeter s’ka sjelle argumente te tjera bindese.
    Kerkesa e Turqise per rishikimin e teksteve kosovare te historise,me ngjan fort me sjelljen e Italise fashiste ne prag te pushtimit te Shqiperise me 1939(s’e besoj qe sot do te perdoreshin tankset).Kete bindje ma perforcon edhe nje vizite e paradokohshme e Ministrit te Jashtem turk,Davutogllu,ku ai ne Prizren deklaroi:”Prizreni eshte zemra e Turqise “!
    Pa marre parasysh nivelin e firmetareve te peticionit dhe gjuhen e tij,Kosova reagoi para se te jete vone,kur kerkesat e turqve do te shtohen….Ndersa,Shqiperia hesht,si gjithnje !Thuajse,nuk paskemi nje histori te perbashket !
    Iu dashka gjithnje Kosoves te qendroje pararoje e identitetit kombetar?!
    Eshte dashur qe edhe intelektualet e Tiranes ta neshkuanin peticionin e diskutimet se ç’eshte e drejte e gabuar e ç’eshte mit,do t’i benim brenda gardhit tone,fare mire,duke bere muhabet me çaj rusi e kafe turke !

  12. Edhe një gjë se harrova. Mua komenti i dalanit m’u duk skandaloz, prandaj edhe ndërhyra. Të propagandosh se shqiptarët ishin aq idiotë se nuk donin dhe nuk lejonin që PO të reformohej dhe që “historianet shqiptare jane subjekt barcaletash neper te gjitha katedrat e historise ne Europe”…. Kjo e kalon çdo kufi. Ku jemi? Po të ishte kështu përse harxhon z. Schmitt kaq kohë dhe energji? Barcaletat s’kanë nevojë për përgjigje.

  13. Ja disa rreshta nga nje studim i cili i ka nxitur turqit qe te kerkojne ndryshimin e teksteve te historise:

    Libri Historia 5 fillon me Parathënien e më pas vjen kapitulli I; Historia e Lashtë;
    Iliria ku autorët japin një rezyme të gjenezës së “Shqipërisë së lashtë” pra mbi Ilirinë dhe ilirët. Kapitulli II; Historia e Mesjetës, Arbërit flet për arbërit që tregohen si pasardhës të ilirëve. Kapitulli III; Historia e Epokës së Re, Epoka e Gjergj Kastriotit-Skënderbe flet për atë që Anthony Smith do ta quante “kohën e artë” të kombit81 e cila rrëfen bëmat e Skënderbeut heroit mitik të kombit (Shqipërisë); kapitulli IV; Rilindja Kombëtare rrëfen për “zgjimin e kombit” pas tulatjes nga pushtimi turk, kapitulli V; Historia e kohës më të re, shqiptarët gjatë viteve 1912 – 1945 tregon mbi historinë e Shqipërisë deri në Luftën e Dytë botërore dhe mbyllet me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nga fashistët italianë, ndërsa kapitulli VI; Kosova pas luftës së dytë botërore,
    tregon për historinë e Kosovës nën Jugosllavi e deri në shpalljen e pavarësisë. Siç mund të shihet nga ky prezantim, për autorët Demaj dhe Rexhepi historia e Kosovës nuk trajtohet si historia e një shteti më vete të krijuar në 2008 por si një objekt unik i cili është Shqipëria e madhe e imagjinuar që buron në linjë teleologjike që nga ilirët, arbërit, Skënderbeu, pushtohet nga turqit, rilind sërisht nga Rilindasit e më pas vjen në shekullin e XX ku ndahet në dy pjesë dhe më në fund përfundon me Kosovën e pavarur. Kapaku i librit me Skënderbeun në Prishtinë, parlamentin dhe deklaratën e pavarësisë ilustrojnë shumë qartë këtë rrëfimin që teksti tregon….

    Nga që komentet për këtë tekstlibër do të ishin të pafund, për të ilustruar
    përmbajtjen e tij po sjellim këtu përmbajtjen e librit në mënyrë që lexuesi të ndërtojë
    një ide më të qartë të teleologjisë së tekstit:
    Historia 5
    Parathënie 3
    I. HISTORIA E LASHTË
    ILIRIA
    1. Ç’ka na mëson Historia 5
    2. Historia e familjes sime 7
    3. Banorët e hershëm të Ilirisë 8
    4. Atdheu im në lashtësi – Dardania 10
    5. Mbretëritë ilire 11
    6. Qytetet kryesore të Ilirisë 12
    7. Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve në Iliri 16
    8. Mënyra e jetesës së ilirëve 17
    9. Kultura ilire 20
    II. HISTORIA E MESJETËS
    ARBËRIA
    10. Arbërit – pasardhës të ilirëve 23
    11. Ardhja dhe vendosja e popujve tjerë në trojet e Arbërisë 25
    12. Arbërit krijuan shtetin e tyre 26
    13. Principata e Shkodres, Durrësit dhe Artës 28
    14. Kushtet dhe mënyra e jetesës së arbëve 31
    15. Trojet arbërore sulmohen nga osmanët – Beteja e Kosovës 33
    16. Kultura e Arbërit 34
    III. HISTORIA E KOHËS SË RE
    EPOKA E GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT
    17. Kastriotet, familje e njohur feudale shqiptare 37
    18. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu 38
    19. Kuvendi i Lezhës – Besëlidhja shqiptare 40
    20. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, fitimtar i betejave 42
    21. Jeta e njerëzve në kohën e Skënderbeut 43
    22. Personalitete të shquara të kohës së Skënderbeut 45
    23. Skënderbeu – hero kombëtar 47
    24. Shpërnguljet e shqiptarëve pas vdekjes së Skënderbeut 48
    25. Arsimi dhe kultura gjatë shekujve XV-XVII 49
    26. Pashallëqet e mëdha Shqiptare82 50
    IV. RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE
    SHQIPTARËT GJATË VITEVE 1912 – 1954
    27. Rilindësit e parë 55
    28. Lidhja Shqiptare e Prizrenit 57
    29. Jeta në Kosovë në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 59
    30. Hazhi Zeka formon Lidhjen Shqiptare të Pejës 61
    31. Hapja e shkollave të para shqipe në kohën e Rilindjes 62
    32. Kongresi i Alfabetit shqip 64
    33. Shkolla Normale e Elbasanit 65
    34. Roli i femrës gjatë Rilindjes Kombëtare 67
    35. Shqiptarët luftojnë për liri dhe shtet të pavarur 68
    36. Në Vlorë u Shpall Pavarësia e Shqipërisë 70
    37. Personalitete të shquara të Rilindjes Kombëtare nga Kosova 71
    V. HISTORIA E KOHËS MË TË RE
    SHQIPTARËT GJATË VITEVE 1912 – 1945
    38. Ismail Qemali udhëheq Qeverinë shqiptare 75
    39. Ardhja e princ Vidit në Shqipëri 78
    40. Shqiptarët në Luftën e Parë Botërore 79
    41. Kosova ripushtohet nga Serbia 80
    42. Ahmet Zogu Mbret i Shqiptarëve 82

    43. Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore 84
    44. Kosova bashkohet me Shqipërinë 85
    45. Kushtet dhe mënyra e jetesës 87
    VI. KOSOVA PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
    46. Kosova mbetet nën Jugosllavi 91
    47. Shqiptarët kërkojnë Republikë 92
    48. Hapja e Universitetit dhe Akademisë së Shkencave 94
    49. Letërsia, muzika, teatri, filmi 95
    50. Shpallja e Republikës së Kosovës më 1990 99
    51. Pavarësimi i arsimit shqip 101
    52. Jeta e shqiptarëve nën okupim 102
    53. Çlirimi i Kosovës 104
    54. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës 106
    Siç mund të shihet nga pasqyra e mësipërme e lëndës, teksti Historia 5 fillon
    me zanafillën mitike të origjinës së shqiptarëve. Pasi tregohet pse duhet historia, në
    kapitullin Iliria autorët rrëfejnë që banorët më të vjetër në Ballkan ishin pellazgët të
    cilët dallojnë nga grekët e romakët. Më pas nga këta dalin ilirët, që janë ndër popujt
    më të vjetër e konsiderohen pasardhës të pellazgëve e stërgjyshër të shqiptarëve. Në
    mësim jepet një hartë “etnike” e fiseve ilire që shtrihet nga Kroacia, në Greqi e Itali.

    Mësimi “Atdheu im në lashtësi-Dardania” i mëson nxënësit mbi Kosovën e
    lashtë e cila tregohet si Dardani. Por Dardania tregohet si pjesë e mbretërive ilire (dhe
    jo maqedone, romake apo helene). Nxënësit mësojnë mbi herojtë, qytetet e arritjet e
    ilirëve. Në mësimet që vijojnë tregohet se ilirët ishin nxënës të mirë, kishin shkolla të
    mira, ishin mikpritës e bujarë, kishin veshje të ndryshme nga popujt e tjerë, biles ata

    kanë shtypur edhe libra83 (në një kohë që letra nuk ishte zbuluar ende në Evropë). Në
    mësimin “Kultura ilire” fëmijëve ju tregohet se në Iliri flitej ilirishtja e cila është e
    ngjashme me shqipen sot. Për ti bindur nxënësit se shqipja është si ilirishtja tregohet
    se sot shqiptarët përdorin emra si Gent, Teutë, Agron, Bardhyl etj dhe kjo tregon
    lidhjen me ilirishten. Asnjë sqarim nuk jepet që të tregoj se këta emra janë “zbuluar”
    nga nacionalistët e Shqipërisë në dekadat e fundit, e në disa raste janë imponuar me
    dekrete nga Haxhi Lleshi dhe Kuvendi Popullor i Republikës Socialiste të
    Shqipërisë.84

    Pas Ilirisë, autorët kalojnë në kapitullin II, të mesjetës ku flasin për Arbërinë.
    Arbëria rrëfehet si pasardhëse e Ilirisë dhe paraardhëse e Shqipërisë, dhe arbërit si
    paraardhës të shqiptarëve. Arbërit tregohen si popullatë nacionaliste e cila i rezistoi
    politikës asimiluese të romakëve, sllavëve e bizantinëve dhe kanë lënë shumë emra
    qytetesh si Shkodër, Drin, Vlorë, Shkup, Vjosë, Dardani, Nish, Ulqin etj. Në mësimin
    vijues nxënësit mësojnë mbi popujt barbarë që sulmojnë trojet iliro-arbërore. Këta
    janë fiset sllave si serbët, kroatët, sllovenët etj të cilët depërtojnë në Kosovë,
    Maqedoni dhe Shqipëri e tregohen si popuj barbarë që asimilojnë shqiptarët.85

    Në mësimin “Arbërit krijuan shtetin e tyre”86 autorët tregojnë sesi në shekullin
    e XII – XIII arbërit krijuan edhe shtetin e tyre i cili tregohet të ketë qenë shtet
    shqiptar dhe në shek. XIII të pavarësohet nga Bizanti e të bëhet shtet i njohur në
    Evropë. Në mësimin “Principata e Shkodrës, Durrësit dhe e Artës” autorët vazhdojnë

    rrëfimin e tyre me principatat “shqiptare”. Kështu Balsha II tregohen si princ që
    donte të bashkonte të gjitha trojet shqiptare në një shtet te vetëm87, princi i Artës,
    Gjin Bua Shpata tregohet se nënshtron princat shqiptarë dhe lufton kundër të huajve,
    por që fuqizimi i tij pengohet nga sulmi i ushtrive osmane.
    Pas rrëfimit të jetës në “Arbëri” mësimi “Trojet arbërore sulmohen nga
    osmanët – beteja e Kosovës”88 fëmijët prezantohen me osmanët të cilët tregohen që
    ishin turq dhe pushtuan viset e Ballkanit ku jetonin shqiptarët, grekët, bullgarët,
    serbët, rumunët etj. Osmanët tregohen që pushtojnë e plaçkisin Ballkanin. Për ti bërë
    ballë tyre, autorët tregojnë që shqiptarët bëjnë një bashkim me sundimtarët feudalë
    serbë, bullgarë, rumunë etj nën udhëheqjen e princit serb Lazar. Shqiptarët tregohen
    të kenë luftuar në Betejën e Kosovës që u bë në Kosovë afër Prishtinës në 1389
    kundër turqve dhe luftëtari Millosh Kopili nga fshati Kopiliq i Drenicës vrau sulltan
    Muratin I.

    Kapitulli III, “Historia e kohës së re. Epoka e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu”
    zgjat nga faqja 37 deri në faqen 50 të tekstit. Këtu fëmijët mësojnë historinë e heroit
    të Shqipërisë, Skënderbeut i cili tregohet të vijë nga një familje fisnike nga Hasi, bir i
    Gjon Kastriotit që ishte martuar me Vojsavën e cila tregohet që ishte nga Tetova.

    Cilësimi i Vojsavës nga Tetova dhe heshtja e autorëve mbi etninë e familjes së
    Skënderbeut krijon idenë e një heroi të padiskutueshëm shqiptar i cili edhe pse
    origjinon nga Shqipëria dhe Maqedonia, është edhe hero kosovar. Shkruesit tregojnë
    se kur Gjergji ishte 9 vjeç u morr peng sëbashku me vëllezërit e tij nga osmanët që e
    çuan në shkollat osmane. Por edhe pse kur e morrën peng ishte shumë i vogël,
    Gjergji tregohet si patriot që nuk e harronte Shqipërinë dhe në 28 nëntor 1443 u
    kthye në atdhe me qindra shqiptarë, hyri në Krujë ku ngriti flamurin e kuq me
    shqiponjë. Në mësimin “Kuvendi i Lezhës – Besëlidhja shqiptare”,89 Skënderbeu
    tregohet të organizojë Kuvendin e Lezhës ku hedh themelet e shtetit shqiptar të
    kohës. Kuvendi tregohet me një pikturë ku disa aristokratë i japin besën Skënderbeut
    dhe përballë tyre qëndron një vajzë e ulur në gjunjë me flamurin kuq e zi, kurse në
    mur qëndron një foto e Shën Mërisë.

  14. Në mësimin vijues tregohet që në 1444 osmanët nisën sulmet kundër
    Shqipërisë, por nën Skënderbeun shqiptarët fitojnë 24 beteja. Fitoret e shqiptarëve përmenden kudo nëpër Evropë dhe Skënderbeu tregohet si figurë madhështore kombëtare dhe e historisë evropiane, pasi mbrojti Evropën, dhe në respekt të tij janë ngritur monumente madhështore në Prishtinë, Tiranë, Krujë, Dibër, Shkup etj.90 Në mësimin “Jeta e njerëzve në kohën e Skënderbeut” dhe “Personalitete të shquara të
    kohës së Skënderbeut”91 nxënësit mësojnë se edhe pse viset e Arbërisë pushtohen nga osmanët, në qytete kishte dijetarë arbër si Marin Barleti e Dhimitër Frangu. Por me vdekjen e Skënderbeut osmanët hakmerren e vrasin shumë shqiptarë dhe i shpërngulin nga atdheu. Në anën tjetër osmanët tregohet se i varfëruan shqiptarët92 e nuk i linin të shkolloheshin në gjuhën shqipe, por gjithësesi ata arrijnë të hapin shkolla dhe shkruajnë libra.93 Përveç të treguarit të turqve si obskurantistë dhe antihumanistë, osmanët tregohet që ti kenë bërë shqiptarët edhe me tri fe pasi sollën islamin.94 Mësimi i fundit i kapitullit, “Pashallaqët e mëdha shqiptare” rrëfen për Pashallëkun e Shkodrës dhe të Janinës të cilat tregohen si shqiptare, por që edhe këto shkatërrohen nga osmanët.95

    Në kapitullin IV, “Rilindja kombëtare shqiptare” nxënësit prezantohen me
    “shenjtorët” e nacionalizmit të Shqipërisë. Rrëfimi nis me Lidhjen e Prizrenit të cilën
    autorët e quajnë “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” e cila përkundër fakteve historike, që u
    organizua nga sulltan Abdylhamiti II kundër rrezikut të pushtimit serbo-malazez,96
    tregohet si luftë kundër osmanëve për krijimin e shtetit shqiptar,97 ndërsa turqit e
    boshnjakët që morën pjesë në lidhje dhe besnikërinë që organizatorët e saj shprehnin
    ndaj Islamit dhe sulltanit injorohen totalisht. Shqiptarët tregohet të kenë krijuar qeveri
    të tyre dhe paralel me këtë të jenë marrë me letërsi, histori dhe fusha të tjera të dijes, e
    që po ashtu punonin tokat, prodhonin verë që ishte cilësore (sic!) etj.98 Në mësimet e
    kapitullit osmanët tregohet që e shuajnë Lidhjen e Prizrenit, megjithatë shqiptarët
    tregohet që sërisht nuk dorëzohen dhe krijojnë Lidhjen e Pejës e cila sërisht
    portretizohet si anti-osmane. Në mësimet që vijojnë e flasin për emigrimin e
    shqiptarëve në kohë të Perandorisë, autorët tregojnë se shkak i emigrimit të
    shqiptarëve nga viset e tyre ishte ikja nga dhuna osmane. Qeveria osmane tregohet se
    i frikësohej shkollimit të shqiptarëve e për këtë i ndiqte, burgoste dhe vriste
    intelektualët dhe patriotët. Por edhe pse persekutoheshin ata më në fund arritën të
    hapin shkollën e parë shqipe në 7 mars 1887 në Korçë e në 1891 hapën shkollën e
    vajzave po në Korçë.99 Si në tekstet e mëparshme, edhe këtu autorët harrojnë të

    përmendin etninë e hapësve të këtyre shkollave, lejen që ata morën nga sulltani dhe
    që këto shkolla ishin protestante dhe nuk pranoheshin nga “shqiptarët” muslimanë
    dhe ortodoksë të Korçës. Në mësimet e Rilindjes, leximi “Roli i femrës gjatë rilindjes
    kombëtare” flet edhe për femrat më të famshme në historinë e shqiptarëve ku
    përmenden mbretëreshë Teuta, Donika Kastrioti, Nora e Kelmendit, Bubulina
    Paskalina, Elena Gjika, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, Marigona etj.100 Siç mund të
    shihet nga emrat të gjitha heroinat janë jo-muslimane dhe përveç Teutës, të tjerat janë
    anti-turke.
    Në mësimin “Shqiptarët luftojnë për liri dhe shtet të pavarur”101 autorët arrijnë
    drejt fundit të rrëfenjës teleologjike anti-osmane. Konkluzioni i kapitullit tregon se
    dhuna e pushtuesit osman i ngriti shqiptarët në vitin 1910 në luftë kundër pushtuesit
    ku pas kësaj ata fituan shumë beteja dhe po përgatiteshin për të shpallur shtetin e
    pavarur. Por nëse në mësimet që kemi parë deri tani, armik i shqiptarëve tregohen
    turqit, në mësimin “Në Vlorë u shpall pavarësia e Shqipërisë” shfaqen armiq të rinj të
    kombit. Këta janë Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Për ti shpëtuar kësaj gjëme dhe asaj
    turke, autorët tregojnë se më 28 nëntor 1912 përfaqësues nga të gjithë viset shqiptare
    shpallën në Vlorë Pavarësinë e Shqipërisë e cila është rezultat i luftës disa shekullore
    kundër pushtuesit osman.102

    …..

    Në kapitullin e Bizantit autorët shkruajnë edhe historinë e Arbërisë të cilën e
    trajtojnë si një entitet të mirëpërcaktuar politik e cila tregohet si pararendësja e
    Shqipërisë. Në mësimin “Kultura e Arbërit”122 tregohet sesi iliro-arbërorët u
    rrezikuan në kohën e pushtimit romak dhe më pas gjatë dyndjeve barbare dhe
    kolonizimeve sllave nga asimilimi. Sllavët përmenden edhe në kapitullin XI “Sllavët e
    jugut në mesjetën e hershme” që është edhe i fundit i librit. Sllavët e jugut që tregohet
    të jenë sllovenët, kroatët, serbët, malazezët, maqedonasit etj rrëfehen si pushtues të
    tokave shqiptare, ardhacakë që jetonin në kohën e bashkësive primitive, ndërronin
    emrat e vendbanimeve ilire, digjnin, plaçkisnin, shkatërronin, asimilonin vendet dhe
    popullsinë ilire.123 Ideja që sllavët janë më të ulët sesa shqiptarët theksohet edhe në

    ushtrimet që jepen për këtë temë në fletoren e punës të librit Historia 6 nëpërmjet
    pyetësorit që jepet më poshtë ku fëmijët duhet të përgjigjen se sllavët kishin zhvillim
    kulturor më të ulët sesa popullsia vendase.124 Por megjithë “barbarizmat” e tyre dhe
    shkallën shumë të ulët të zhvillimit kulturor, ata tregohet të jenë ndikuar shumë nga
    kultura dhe qytetërimi ilir. Ata tregohet që kur erdhën në Ballkan ishin paganë, por
    pas kësaj morën nga ilirët fenë (Krishtërimin), plehërimin e tokës, vreshtarinë,
    mënyrën më të mirë të përdorimit të veglave të punës dhe armëve.125 …..

  15. Cilësimet raciste që i bëhen sllavëve në këtë tekst nuk janë të ndryshme nga ato që
    Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë i bënte shqiptarëve në
    Enciklopedinë e saj, disa muaj më parë gjë që shkaktoi shumë debate dhe protesta
    nga ana e shqiptarëve.126 Megjithatë në tekstet që ne po shqyrtojmë, këto cilësime
    shkruhen pa marrë parasysh që në Kosovë jetojnë popullata serbe të cilat ofendohen
    nga këto cilësime….

    Një temë tjetër që vlen të përmendet nga Historia 6 janë edhe mësimet që
    flasin për fetë. Në mësimin “Lindja dhe përhapja e Krishtërimit”127 autorët i
    prezantojnë nxënësve historinë e Krishtërimit. Këtu tregohet se në Palestinë “e cila
    ishte provincë romake besohej në një zot dhe pritej ardhja e mesisë (shpëtimtarit)…
    njëri nga njerëzit që paralajmëronte ardhjen e mesisë ishte Johani që u fliste njerëzve
    për të birin e perëndisë, Jezu Krishtin.” Autorët tregojnë që Jezu Krishti ishte bir i
    Marisë e cila ishte fejuar me Jozefin që luajti rolin e atit të Jezusit. Por në 3 vitet e
    fundit të jetës, Jezusi nisi predikimet. Për shkak se rrezikonte interesat e klasës
    sunduese romake, ai u zu dhe u dënua me vdekje. Por pas vdekjes dhe ringjalljes së
    Krishtit, nxënësit përhapën mësimet e tij. Në mësimin “Përhapja e Krishtërimit në
    Iliri”128 autorët tregojnë se Krishtërimi në Iliri është i kohës së apostujve. Për këtë
    dëshmon edhe Shën Pali, mësimet apostolike të të cilit e bënë Ilirinë qendër të
    veprimtarive fetare. Autorët tregojnë se Kostandini i Madh që ishte ilir, ndihmoi në
    përhapjen e Krishtërimit. Ndërsa më pas autorët rreshtojnë disa nga “herojntë” e
    Krishtërimit të Kosovës që tregohen në Ulpianë, Dardani etj. Kur në vitin 1054
    Krishtërimi ndahet në ortodoks dhe katolik, autorët tregojnë se përhapja e

    katolicizmit në viset shqiptare kishte karakter kombëtar pasi shqiptarët ishin të
    rrezikuar nga Kisha Ortodokse Serbe.129

    Ndërsa Krishtërimi trajtohet me nota pozitive dhe Iliria e Dardania tregohen
    si qendra të Krishtërimit, Islami pothuaj në të gjithë tekstet që kemi shqyrtuar
    tregohet si fe e huaj. Në mësimin “Arabët – Lindja e Islamizmit”,130 shpallja e Islamit
    nga profeti Muhamed tregohet si “ide e Muhamedit” për ti bërë arabët të heqin dorë
    nga besimi në shumë perëndi dhe besimi në një zot të vetëm – Allahun. Autori tregon

    që muslimanët adhuronin gurin e zi të Mekës, dhe Muhamedi kërkonte respektimin e
    ligjeve, të shtetit, pagesën e tatimeve për shtetin dhe se ai thoshte “Ta duash atdheun
    dhe popullin tend është detyrë e çdo muslimani”. Ndërsa në mësimin për
    Krishtërimin, Bibla tregohet si “Bibla (Libri i Shenjtë) është përmbledhje e të
    arriturave, e vlerave edukative e morale, letrare e artistike të cilën të krishterët e
    konsiderojnë burim të shenjtë të fesë së tyre”,131 Kurani tregohet kështu “Gjithë
    mësimi i Muhamedit është i përfshirë në librin e shenjtë – Kuranin, sipas të cilit ai
    është i dërguar i zotit”…”Kuranin për herë të parë e ka botuar kalifi Abu Bekër”. Pra
    nëse në rastin e Jezu Krishtit autorët shkruajnë si besimtarë që besojnë në mrekulli
    duke shkruar se Jezu Krishti “vdiq dhe u ringjall”, Muhamedi supozohet të jetë
    profet. Autorët shkruajnë edhe se çdo musliman ka pesë detyra kryesore një ndër të
    cilat është edhe të bërit xhihad. Detyrat e muslimanit sipas mësimit të Muhamedit
    janë këto:
    “Të bëjë lutje pesë herë në ditë, të agjërojë Ramazanin, t’u japë të varfërve, të
    shkojë së paku një herë në haxhillëk në Mekë, të marrë pjesë në luftë kundër të
    pafeve (atyre që besonin shumë zotëra).132

    ….

    Libri Leximi letrar 6133 me autorë Rita Petro dhe Xhevat Syla përsërit shumë
    tema që kemi përmendur për librat e Leximit më lartë. Shkrimet që lavdërojnë
    Shqipërinë dhe e përshkruajnë si atdhe gjenden edhe këtu; psh, “Bagëti e bujqësi” në
    faqen 74, “Gjuha Shqipe” në faqen 76, “Hymni i Flamurit” në faqen 80 etj. Shkrimet
    anti-turke përsëriten si gjetkë. Poezia e Fan Nolit “Hymni i Flamurit” e tregon
    flamurin shqiptar si “Fortesë shkëmbi tmerr tirani, s’të trëmp as Romani, as

    Venecjani, as Sërp Dushani, as Turk Sulltani”. Në shënimin që libërshkruesit i vënë
    fjalës “Turk sulltani” tregojnë që “Turqia, që shkeli vendin tonë, që nga shek. XI deri
    më 1912, u luftua me armë nga populli ynë trim dhe liridashës”.134 Në poezinë e
    Ismail Kadaresë “Ra si yll, po s’u shua”,135 fëmijët lexojnë sërisht vjershën anti-turke
    të Argjirosë. Autorët vjershën e prezantojnë kështu:
    “Këto vargje janë marrë nga poema “Princesha Argjiro” e I. Kadaresë, ngjarjet e së
    cilës lidhen me qëndresën shqiptare kundër Perandorisë Osmane.” Në vargjet e
    vjershës fëmijët lexojnë “Porsi deti / që i hedh dallgët në rërë / turqit u vërsulën të
    tërë / që ta zën’ yllin të gjallë…”. Në pyetjet e mësimit fëmijët pyeten:

    1. Për ç’kohë flet vjersha?
    2. Ç’bën princesha Argjiro kur pa turqit t’i suleshin?
    3. …
    5. Kur lexoni këto vargje ndieni:
    * frikë për princeshën që iu sulën turqit
    9. Me ç’figura letrare tregohet:
    * Lufta e përgjakshme
    * ushtria e panumërt turke
    Ideja që turqit kanë armiqësuar shqiptarët me njëri tjetrin tregohet edhe në
    leximin “Ne Qënkemi Vëllezër!” nga Odhise Grillo.136 Këtu autori tregon sesi një ushtar osmanlli kërkon të marrë me pahir një shqiptare të bukur për grua. Pasi ajo reziston dhe i tregon osmanlliut se ka një burrë, Jorgjin, dhe ky takohet me burrin e saj, të dy burrat njohin njëri tjetrin nëpërmjet një hajmalije që mbajnë në qafe dhe kuptojnë që janë vëllezër. Pasi e kuptojnë këtë, Jorgji me vëllain që ja kanë marrë turqit që të vogël dhe e kanë ndarë nga familja duke e bërë osmanlli, bashkohen dhe deklarojnë se do marrin kordhën dhe luftojnë për liri dhe shporrin ata (turqit) që i ndanë për së gjalli. Në punën me tekstin që fëmijët kërkohet të bëjnë ata pyeten:
    6. Përse ndodhte që vëllezërit bëheshin armiq me njëri tjetrin në kohën e
    Perandorisë Osmane?

    Përveç portretizimit negativ të turqve, në tekstin Leximi letrar 6 për herë të
    parë në leximin “Fëmijët e sotëm”137 nxënësit kanë mundësinë të lexojnë një autor turk, Azis Nesin.

  16. Ja dhe dy paragrafe te fundem qe te mos u lodh shume duke lexuar:

    Mësimi mbi Luftën e Kosovës ndiqet nga mësimi “Pengmarrja dhe rekrutimi i
    fëmijëve shqiptarë në ushtrinë osmane”. Siç kuptohet nga titulli dhe nëntitulli
    “Rregullimi ushtarak osman – rekrutimi i fëmijëve të marrë peng” autorët i tregojnë osmanët si pengmarrës dhe rekrutues të dhunshëm të fëmijëvë të krishterë, të cilët e bënin këtë nëpërmjet haraçit të gjakut. Turqit tregohet që i ndërrojnë fëmijëve emrat dhe fenë, u humbin identitetin etnik dhe fetar dhe i bëjnë njerëzit më besnik të sulltanit. Por Skënderbeu i cili është edhe heroi i tekstit, tregohet se edhe pse “ia ndërruan emrin dhe fenë, asnjëherë nuk e harrojë prejardhjen e tij.”150 Në faqet vijuese të mësimeve për Arbërinë, nxënësit lexojnë mbi bëmat e Skënderbeut. Ai dorëzohet peng nga i ati në oborrin e sulltanit ku e kthejnë në Islam dhe e pagëzojnë në Skënder. Por Skënderbeu planfikon në heshtje të kthehet në atdhe. Për ta kombëtarizuar sa më shumë kthimin e tij në atdhe, autorët ashtu si edhe historiografia e Tiranës kanë zgjedhur datën 28 nëntor 1443 e cila përkon me 28 nëntorin 1912 ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Skënderbeu tregohet që mobilizon arbërit, mbron heroikisht Krujën ku osmanët lënë pas mijëra të vrarë etj.151 Në mësimin “Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu, mbrojtës i civilizimit evropian” tregohet që arbërit me në krye Skënderbeun bëhen mur mbrojtës për Evropën Perëndimore. Skënderbeu tregohet që kishte raporte të mira me shtetin e Papës dhe arbërit shikoheshin si mbrojtës të Krishtërimit në Ballkan dhe për këtë Papët e mbështesnin Skënderbeun si moralisht e materialisht dhe e nderuan me titullin “kapiten i përgjithshëm i Selisë së Shenjtë”.152 Këtu ashtu si në mësimin e dyndjeve sllave, Papët dhe katoliçizmi tregohen në krah të arbërorëve. Në mësimin “Humanistët shqiptarë”153 të kapitullit “Humanizmi dhe Rilindja” autorët tregojnë se “Pas pushtimit osman, shumë vepra artistike e kulturore të krijuara më parë u shkatërruan.” Osmanët tregohen si shkaku i këtij shkatërrimi obskurantist e në anën tjetër priftërijtë katolikë si Marin Barleti, Dhimitër Frengu, Frang Bardhi, Gjon Buzuku, Pjetër Budi dhe Pjetër Bogdani tregohen si humanistë shqiptarë, që donin të mësonin gjuhën shqipe nëpërmjet lutjeve fetare dhe dijet për fenë, me tematikë luftën çlirimtare kundër pushtuesve osman.154 Për të ilustruar kulturën dhe humanizmin shqiptar, autorët vendosin një ikonë bizantine me imazhe nga Jezu Krishti të Onufrit.

    Në kapitullin XI “Arbëria në shekujt XVI-XVIII” nxënësit vazhdojnë të
    mësojnë sesi osmanët u përpoqën ti nënshtrojnë arbërit e këta rezistuan. Osmanët tregojnë që shpërngulin popullsinë shqiptare, por lufta çlirimtare nuk pushon asnjëherë e arbërit bëjnë kryengritje e kuvende në Malësi të Madhe, Mirditë etj.155 Në faqen 116 nxënësit mësojnë edhe për kryengritjen e Pjetër Bogdanit të fundshekullit të XVII por nuk mësojnë që në këtë kohë Kosova u pushtua nga austro-hungarezët të cilët në bashkëpunim me Pjetër Bogdanin dhe serbët masakruan popullatën muslimane vendase, kthyen xhamitë në kisha etj.156 Por i gjithë pushtimi tregohet si
    kryengritje shqiptare.157 Në mësimin “Përhapja e islamizmit te shqiptarët” nxënësit mësojnë se “para ardhjes së sundimin osman popullsia shqiptare i përkiste fesë së krishterë. Kjo fe kishte dy rite fetare: katolike dhe ortodokse.” Këtu tregohet që Kisha Katolike arriti të mbijetojë në Shqipëri edhe pse kishte presion të madh, ndërsa Kisha Ortodokse tregohet se kishte mbështetjen e shtetit osman. Në pjesën e dytë të mësimit me titull “Përhapja e fesë islame në viset shqiptare” nxënësit lexojnë se
    pushtimi osman shkatërroi pothuajse tërësisht vendin, e një pjesë e popullsisë u shpërngul në Itali ndërsa shteti osman vendosi sistemin feudalo-ushtarak. Feja islame tregohet që u përhap në këto kushte dhune e pushtimi. Të parët që u islamizuan tregohet se ishin djemtë e bujarëve shqiptarë dhe islamizmi u përhap së pari në qytete pasi ato ishin shndërruar në qendra administrative dhe ushtarake nga pushtuesit.
    Autorët shënojnë se faktorët që ndikuan në përhapjen e fesë islame ishin:
    1. presioni mbi popullsinë nëpërmjet taksës që paguanin të krishterët.
    2. marrja e djemve nga familjet e krishtera.
    3. reprezaljet e organeve shtetërore mbi popullsinë.
    Në fund autorët shtojnë që edhe pse shqiptarët u bënë me tre fe ata janë shquar për tolerancë dhe harmoni fetare.158 Çështja e islamizimit të shqiptarëve përmendet edhe në mësimin “Monumentet kulturoro-historike të periudhës osmane në trojet shqiptare.” Në këtë mësim ndërsa autorët tregojnë sesi për shkak të “sundimit të gjatë pesëshekullor osman”, osmanët ndikuan që “shqiptarët në masë të madhë ta pranojnë besimin islam. Qoftë nga dhuna, qoftë nga detyrimet administrative apo edhe për privilegje…”159 Pra siç shihet shqiptarët tregohen sërisht të jenë islamizuar me:
    1. dhunë.
    2. detyrime administrative.
    3. privilegje.

  17. Për “Yes, we can!”

    falemnderit shumë për shpjegimet shumë me vlerë. Një nxitje: pse nuk shkruani ju një tekst? Mund të shërbente si model. Mendoj se do të ishte puna më e mirë.

    Një lutje: prej vitesh interesohem për Bogdanin. Mbi çfarë dokumentash e bazoni faktin “që masakruan popullatën muslimane vendase, kthyen xhamitë në kisha”.

  18. Një nismë shumë me vend e qytetarëve kundër qëndrimit shantazist dhe përzierjes së autoriteteve turke në historinë tonë.

  19. Obama,
    me gjithe te metat qe kane tekstet tona, ky eshte problemi yne, nuk kane pune turqit te fusin hundet ne te.
    A mos valle na duhet te negociojme kapitull per kapitull tekstet tona me serbet, turqit, greket, italianet e gjermanet sa here qe permenden keta?
    Ketu flitet per tekste shkollore per femijet dhe jo per tekste akademike. Hidhi nje sy per krahasim teksteve shkollore, jo vetem te serbeve dhe grekeve, por edhe te italianeve dhe francezeve.
    Ti e di se, fjala vjen, ne tekstet shkollore italiane thuhet se fajin per pushtimin e Shqiperise nga fashistet e kishte Zogu qe nuk respektonte afatet e kthimit te borxheve, flirtonte me Serbet dhe pergjithesisht e dridhte bishtin dhe nuk u qendronte angazhimeve qe kishte marre me italianet? Apo se ne to nuk thuhet asnje fjale per krimet dhe genocidin qe bene italianet ne Libi?
    Po te rrime e te lexojme tekstet e vendeve te ndryshme, hapim vazon e Pandores.
    Se fundi, qofsha i gabuar, por mua me duket se thelbi i debatit qe na hapi Xha Xhai nuk eshte niveli i teksteve tona, por arsyet e i dhane shkas peticionit, pra nderhyrja e qeverise turke.

    1. Relapso: shkas i peticionit te nje grupi katolikesh e kosovaresh ishin nderhyrjet turke ne politiken e Kosoves. Nderhyrjet turke ne Kosove kane ardhur pas leximit e prezantimit ne Turqi te studimit – paragrafe te te cilit ju lexuat me larte. Studimi ne fjale titullin e ka

      “RRËFIMET E NJË KOMBI:
      Shqiptarët, turqit, muslimanët dhe të krishterët në tekstlibrat
      shkollorë të historisë dhe letërsisë në Kosovë
      Analizë e teksteve shkollore të ciklit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë të Kosovës”

      Kur ky studim eshte prezantuar ne Turqi, nje grup akademikesh e politikanesh u meken, pse kujtonin se Kosova ishte akoma vilajet turk ne Ballkan.

      Por aty nuk trajtohen vetem turqit, por edhe te krishteret (katoliket qe jane te babes dhe ortodokset qe jane te njerkes), muslimanet, serbet, turqit etj. Ne tektet e Kosoves ka fyerje jo vetem kunder turqve, por edhe popujve te tjere fqinje – sic e shikoni me siper – sllaveve.

      Pse turqit, pasi lexuan studimin ne fjale – ben yxhym turqisht e vetem per turqit – e duan qe vetem te mos shahen nga nena anipse tregohen si okupatore ne nje Perandori multietnike e fetare – ky eshte budalleku i tyre. Une per vete do kisha patur qejf qe yxhymi te vinte ballkanas – sllavo-ortodokso-islamik. Mundesisht si ai qe ben arnautet per enciklopedine maqedone… Por sllavet nuk reagojne sikur ne – per enciklopedine Maqedone – e turqit nuk jane aq inteligjente qe te bejne nje aleance pan-ballkanike. ahahhaha.

      Per Inen:

      Citimet me siper jane pjese e nje libri. Mua me ka ngelur ne sirtar pa e botuar qe ne 2011 – pasi si turqit, si daje Sorosi, si arautet (tobe estagfirullah), si serbet – nuk ma kane botuar.

      A ka ndonje qe do te bej sevap me mua per kete pune? Teksti eshte i paster si bora, vetem me konstatime. Ka 109 faqe A4. Ka fotografi me turq, serb, sulltane, Shen Nen Terezen e Shen Skenderbene. Nese bohote ky tekst kam frike se mos peticion nenshkruesit – e fusin ne Indexum Librorum Prohibitorum.

      selam te gjitheve.

      1. S’eshte e vertete se tekstet kosovare permbajne fyerje per popull,perveç nese e verteta mund te tingelloje si fyerje.Kerkesa e Turqise mbetet kryekeput politike dhe perpiqet qe permes Kosoves ta ridefinoje rolin e vet ne Ballkan.
        Kerkesa turke çuditerisht ma kujton nje pasazh nga “Keshtjella” e Kadarese,ku osmanet kerkonin heqjen e flamurit tone kombetar sepse “sorra” ne fushe te kuqe qe nje ofendim per ta.
        Sidoqofte,tekstet tona mund te kene ne disa raste edhe ekzagjerime,por ky problem do te zgjidhej ne sofrat tona.Per mua,modeli i nje historiani serioz mbetet Noli.
        Per fund, I agree 100% with Relapso!

  20. Ju lutem ndaleni këtu këtë diskutim – tepër personal për njërin dhe tjetrin. Tema vetë meritonte më shumë vëmendje.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin