PATRIOTIC CHIC

Keqpërdorim edhe i hireve femërore edhe i flamurit tonë kombëtar; por kombinimi është veçanërisht toksik.

zajmina

marrë nga Panorama Plus.

Nuk ka komente

    1. problem logjistik, duhet me i pas prane qe te na ngrohin zemrat dhe kenaqin syte … pastaj femra shkon me cdo doktrine … une kam idene se cdo doktrine a ideologji shpiket per femret

      1. Ore nuk thua shyqyr që për arsye të dukshme dhe të vetëkuptueshme, nuk munden ta shpallin Kreshnik Spahiun “sex symbol” se do na kishte marrë lumi.
        Pastaj me kaq ti? Shkon në luftë për Zajminën? Patriotizmi, është sfidë. Kadare shkruante tek “Piramida” mbi një marifet të kurtizaneve të Luksorit. Dua të them, pse jo…

      2. Më kujtove një barcaletë me këtë punën e doktrinës. Thonë se një prej ushtarakëve të lartë të Juntës greke, kishte pyetur një herë një ushtar të gardës:
        – A e di pse kemi bërë revolucion? Jo – përgjigjet ushtari.
        – Ke motër ti? e pyet ky përsëri. Si ta quajnë?
        – Hajdho, përgjigjet ushtari.
        – Po të mos bënim revolucion, ia kthen ky, do vinin komunistët dhe do të përdhunonin motrën.
        – Tani e mora vesh, ia kthen së fundi ushtari: revolucioni u bë për zogun e Hajdhos!

  1. Mbase nuk ka shume vlere, por nuk jam dakord. Zajmina ketu me siper, por edhe me poshte (varet si e do) eshte femer e angazhuar. Ka kohe qe nuk e kupton dot veten pa Shqiperine. E ftuar tek emisioni “Zone e lire” e Ari Canit, ku ndodhej edhe Ilir Meta, pyetjes se Arit se: si ke shkuar ti Zajmina te LSI, ajo ju pergjigj me nje sinqeritet qe te ben te ndihesh fajtor: Me Touareg. Pas kesaj shikimi u drejtua te Meta qe dha nje pergjigje qe te heq ndjenjen e fajit: Force e re, makina te reja.
    PS: Manikyrin pse te kalter valle?

  2. Kerkova me kot por nuk e gjeta nje foto te Spahiut duke mbajtur nje fjalim pas nje podi te mbeshtjelle me flamurin tone te zhubravitur, bere si mbulese e tavolines se bukes…E t’i thuash patriot pastaj ?!

    1. anna, amerikanet e bejne flamurin breke publikisht dhe nuk shqetesohet kush.. c’eshte ky dell kombetarizmi kaq papritur ??

      1. Qe bejne jo vetem breke me elemente te flamujve kudo , e di mire , si psh me ngjyrat, yjet, shqiponjen, kryqin, etj.

        Por ama di qe dhe me flamurin -flamur safi (ne standarte) nuk qepen ‘pelena’ publikisht.

        Delli patriotik nuk me shpertheu aspak , por papritur , si thua ti, u nevrikosa me ate Spahin qe ‘identifikon’ veten dhe partine me flamurin kombetar, te cilin e puth rast pas rasti ‘on camera’, dhe ne ate foto , qe s’e gjeta, e kishte bere vertete si mbulese tavoline buke qe e sterpikte me sterkala peshtyme nga zjarrmia e ‘fjalimit’ dhe brohoritjeve te tifozeve.

        ‘Shpertheva’ dhe une nje here pa ‘krisma’…

  3. Përderisa i paguajnë taksat dhe nuk e thejnë ligjin, nuk shoh ndonjë problem me qytetarinë e këtyre katundareve.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin