SHAHU SI ART

Një turne i fortë shahu, Tata Steel, po zhvillohet, këto ditë, në Wijk aan Zee, një qytet bregdetar i Hollandës.

aronian-anandSot, ose ditën e katërt të turneut, kampioni i botës Vishi Anand luajti një lojë të mrekullueshme kundër lojtarit no. 3 në botë, armenit Levon Aronian, duke fituar me vetëm 23 lëvizje, diçka krejt e rrallë në nivele kaq të larta.

Diagrami përbri tregon pozicionin pas lëvizjes së 16-të të Anandit, i cili kishte gurët e zinj.

Të interesuarit mund të ndjekin lojën, me analiza të hollësishme, në këtë faqe.

Janë përplasje të këtij kalibri, që të bëjnë ta përfytyrosh shahun si një lloj baleti të ngadalësuar deri në ngrirje, edhe pse gjithnjë të tendosur thikë.

P.S. Për fat të keq, asnjë prej lojtarëve nuk më rezulton me origjinë shqiptare.

Nuk ka komente

  1. Loja është me gjithë mend e bukur. E ndoqa me vëmendje. Lëvizjet më duken ndonjëherë të guximshme e të shpenguara. Por e kam të qartë që në këto nivele janë mjaft të menduara. Lojë tërheqëse. Duhet imagjinatë edhe në shah, jo vetëm në futboll.
    Në këtë çast nuk e di pse përfytyrova një pamje: një lojë shahu në mes të stadiumit dhe tifozeritë që bërtasin nga shkallët… Flamuj që valëviten përreth… Arbitri që fishkëllen gjithë kohës… Shahisti që i vjedh kalin kundërshtarit në hutim e sipër… Lojtarët që shahen mes tyre…
    Jo, jo, e pamundur! Mësimet e shahut janë të tjera.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin