SI TË SHOKOHEMI (II)

Mediat e Tiranës përcollën një lajm të Süddeutsche Zeitung, sipas të cilit Shqipëria është në ballë të Europës, për prishjen e ekuilibrit demografik gjinor nëpërmjet abortit të vullnetshëm.

Edhe një tjetër rekord, për të cilin s’na mbetet veçse të jemi krenarë.

Statistikat e lindjeve tregojnë se në vendin e shqiponjave po lindkan 112 djem për çdo 100 vajza, që përbën edhe shmangien më të madhe gjinore në kontinent.

Dukuria kombinon, në mënyrë djallëzore, të vjetrën me të renë – dëshirën tradicionale të shqiptarit për të pasur një djalë mashkull, me mundësinë për ta njohur shumë herët gjininë e bebes në ardhje, në një kontekst ku prindërit parapëlqejnë të kenë gjithnjë e më pak fëmijë, për arsye të ndryshme.

Kështu, shumë familje që nuk duan fëmijë vajza, zgjedhin t’i abortojnë fetuset përkatëse.

E pamundur të mos të shkojë mendja për një paradoks, së paku nga pikëpamja feministe: aborti i ligjësuar, kjo arritje për gratë dhe të drejtat e tyre në shoqëri, përdoret lirisht për të hequr qafe gratë e ardhshme.

Me një gjuhë më të trashë, do të thonim se shqiptarët, si gjithnjë në pararojë kur është fjala për gjeste brutale të përmasave epike, po i “vrasin” gratë e tyre që pa lindur.

Dhe, në fakt, unë do ta shihja këtë prirje për të abortuar fetuset femra si aspekt të qenësishëm të dhunës ndaj gruas, e cila po shndërrohet në karakteristikë të qëndrueshme të shoqërisë shqiptare.

Asgjë të përbashkët nuk ka ky lloj aborti me të drejtat e gruas; madje edhe sikur gruaja vetë të dëshirojë fëmijën mashkull, për hir të patriarkalizmit të përgjithshëm.

Përkundrazi, martesa e ekografisë me feminicidin tregon se shoqëritë patriarkale si jona e gjejnë mënyrën që edhe të drejtat e grave t’i përdorin kundër grave.

Në një vështrim më afatgjatë, një shoqëri e urbanizuar, me meshkuj të mbetur pa femra, është recetë e sigurt për paqëndrueshmëri politike, kriminalitet të shtuar dhe objektifikim të gruas, të të gjitha llojeve.

Nga ana tjetër, nuk është e largët dita kur edhe zogut që kemi në flamur do t’i themi shqiponji.

Nuk ka komente

  1. para nje viti apo dicka e ngjashme, kam shkruar dicka pikerisht per kete teme ne PTF, ne mos gaboj. Problemi qe une kam me kete interpretim, eshte se statistika (sado elokuente) eshte jetime per nga interpretimet dhe matjet shkencore te bazes qe e krijon ate statistike. Ne shkrimin qe pata nxjerre atehere, gazetarja kish punuar qe te merrte te dhena nga gjinekologe e drejtore maternitetesh, qe eshte drejtimi i duhur per te zbuluar c’po ndodh e si duhet interpretuar ose verifikuar statistika. Por si mjeket, si administratoret ne qendrat e lindjeve, nuk i bazojne ato qe thone ne studime. Edhe ata nga ana e vet japin numra siperfaqesore, pa strukture, pa interpretime, pa sociologji brenda… numra qe s’te cojne asgjekundi. Nese shkenca e gjetjes se gjendjes se vertete te shifrave dhe arsyeve social-ekonomike qe krijojne ato mungon, jo vetem qe mund te gabojme ne interpretimin e shifres madhore totale, por edhe i japim fuqi dukurise se vrasjeve te embrioneve femerore qe fshihet paq dhe rehat ne mjegullen e padijes. sado e veshtire qofte gjetja e se vertetes mbi ate qe ndodh me e perqark aborteve te fetuseve femer, eshte koha qe universitetet tona ta mbulojne kete intensivisht…

  2. lidhja e artikullit origjinal te gazetes gjermane. Nga artikulli nuk kuptohet nga i kane marre te dhenat. Shprehimisht thuhet “…nga te dhenat e sapodala shqiptare…” Ti kene nxjerre nga censusi valle?

    1. Sipas Censusit të tanishëm (f.8), raporti në lindjet rezulton 107:100, pak më lart se mesatarja botërore (105:100).

  3. Ke bere nje lexim te nxituar te te dhenave, fiks si europianet.

    Qe te vertetohet aborti i qellimshem i fetuseve femra, duhen mbledhur te dhenat ne vendet e duhura, te shihet shperndarja etj.

    Perndryshe te dhenat mund edhe te lexohen, qe pas femijes se pare mashkull, çiftet ndalen me aq, pas femijes se pare femer, provojne per mashkull, pas 2 femijeve femra e provojne per nje te trete mashkull, perndryshe pas 2 meshkujve s’e provojne me.

    Prandaj para se te veme tek kriminalizimi, megjithese aborti eshte e drejte dhe jo krim, le te shikojme njehere se mos kjo eshte me shume produkt i planifikimit familjar, me preference per femijen mashkull, pa aborte te qellimshme.

    Duke qene se struktura e familjeve te reja eshte me 1-2 femije, aborti i qellimshem do te ishte i lidhur me femijen e pare, çka per kulturen shqiptare eshte e papranueshme, te pakten per familjen patriarkale, se per familjet moderne nuk e ve dot doren ne zjarr.

    1. Unë i referohem artikullit të SDZ (ku edhe bëhet një interpretim i tillë, në bazë të dhënash eksplicite); nuk mund të shkoj të anketoj unë vetë gratë në shtëpitë e lindjes.

      Megjithatë, vërejtja qëndron – dhe le të shërbejë si provë se sa të nevojshme janë të dhëna të kësaj natyre, nga një burim i sigurt. Po t’i kishim këto të dhëna zyrtare për abortet në Shqipëri, kushedi edhe bënim interpretime të tjera.

      Nga ana tjetër, kur mungojnë këto të dhëna, secili do t’u referohet atyre premisave enciklopedike, që i konsideron si të drejta. Ti, p.sh., i referohesh patriarkalizmit shqiptar, që nuk e pranon abortin për fëmijën e parë. Mundet të jetë kështu, por unë nuk i kam parë ndonjëherë patriarkalët shqiptarë të ndalin ndonjëherë dorën. Thjesht kemi eksperienca të ndryshme me patriarkalët dhe patriarkët – prandaj edhe do të na duheshin të dhënat zyrtare.

      1. Lexova qe kane folur edhe nga Brukseli.

        Te akuzosh nje familje patriarkale per abort te femijes se pare, sepse atje te çon llogjika e statistikes, nuk me duket kulmi i aftesive akuzatore.

        Kjo akuze eshte e dyshimte, e pambeshtetur ne te dhena konkrete, madje as deduksion te hajrit, prandaj druaj se tjeterkund fle lepuri.

    2. Devijimi nga mesatarja boterore 105:100 nuk shpjegohet dot ngaqe ciftet zgjedhin te mos bejne me femije pas nje numri te caktuar femijesh. Nese e marrim probabilitetin e nje fetusi per te qene i njeres apo tjetres gjini si ngjarje statistikore te pavarur nga gjinia e nje fetusi te mevonshem nga po i njejti cift atehere perqindja mashkull/femer nuk ndryshon nga numri i femijeve. Pra ska rendesi nese ciftet ndalojne pas x femijesh derisa ju del djali. Raporti mashkull femer ngelet i njejte ne teresi.

      Devijimi vjen nga shkaqe te tjera. Keto mund te jene aborti apo shkaqe qe nuk i njohim fare, psh shkaqe biologjike/mjedisi (raporti 105/100 eshte i levizshem sipas gjeografise dhe materialit gjenetik lokal). Ajo cfare me intereson mua eshte ndryshimi midis shifrave te studjuesit(112) dhe censusit (107). Por artikullin e studiuesit ne frengjisht nuk e lexoj dot.

      1. Kjo qe thua ti vlen kur behen shume femije, por le te marrim me te thjeshten, me preference femijen mashkull.

        Cifti 1- femija i pare mashkull, ndalin me aq
        Cifti 2- femija i pare femer, e provojne prape del zakonisht mashkull, ndalin me aq.

        2 cifte, kane 2 meshkuj, 1 femer, mesatarja femije/femer, 1.5 sa eshte mesatarja aktuale neper qytete ( 2.09 ne Shqiperi, po ngaqe fshatrat jane tek 2-3 femije/femer).

        Cfare krijon shbalancimin, eshte fakti qe cifti i pare, meqe doli mashkull,pra preferenca e supozuar, e mbyll me aq.

        Familjet me nje djale jane me te shumta se familjet me vetem nje vajze, madje rasti i dyte me shume sesa ndalje e deshiruar, eshte produkt i problemeve riprodhuese ose ndarjes se çifteve.

        Shbalancimi qe krijon planifikimi familjar me 1 femije, ku kemi preference djalin eshte teper i madh, 2/3 meshkuj, i bie raporti 200/100.

        Keto efekte zbuten, sa me i madh eshte numri i femijeve te planifikuar.

        Pra neqoftese, shoqeria shqiptare mban preferencen mashkullore dhe planifikon 1 femije, max 2 vetem ne rast se preferenca nuk realizohet tek femija i pare, atehere do te kemi jo nje problem demografik, por nje katastrofe demografike.

        1. p.s fakti qe probabiliteti ne çdo prove eshte i njejti, nqs merret ne abstrakt, do te te bente lojtare te keqe te ruletes, sepse pas 10 te zezave rresht ti do vendosje prape tek e zeza, sepse probabiliteti eshte i njejti edhe tek ngjarja e 11, por lojtaret e vene gjithnje tek e kuqja.

          Madje vete pronaret e kazinove, ngaqe ekziston nje strategji fituese me dyfishim, nuk te lejojne te vesh nje bet superior, ndaj nje shifre qe e shohin te arsyeshme per te ndaluar katastrofen prej taktikes me dyfishim.

          Nje pasanik pa betin superior, pra qe eshte ne gjendje te perballoje edhe serite e jashtezakonshme me 15- 20 te nje ngjyreje rresht, do e rrenonte pronarin e kazinose.

          1. [Jashtë teme:

            Pas 10 të zezave, çdo lojtar me eksperiencë do të vendosë prapë tek e zeza, meqë do të supozojë se ka një defekt teknik me ruletën.

            Nuk ka asnjë bazë supozimi se çdo e zezë e njëpasnjëshme rrit gjasat që tjetra e radhës të jetë e kuqe.]

            1. Ka seri njengjyreshe deri ne 23 me duket, rekord boteror pa hile.

              Serite e ruletave jane, me te zakonshmet e kuqe-e zeze, pastaj 2-1, pastaj 2-2, 3-1 e me radhe, deri tek rekordi 23-0.

              Supozimi e ka nje baze probabilistike, sepse pavaresisht se çdo ngjarje eshte e pavarur, pas nje sasie x hedhjesh, rezultati perfundimtar nuk mund te mos dale sa eshte probabliteti i hedhjes.

              Dmth ta zeme pas 50 hedhjesh, nqs probabiliteti eshte 50:50 nuk duhet te jemi shume larg shifres 25 te kuqe 25 te zeza.
              Sa me shume hedhje kemi , ta zeme 1000, aq me afer 500 me 500 do e kemi.

              Prandaj kush sheh 10 te zeza rresht eshte mire te filloje te luaje nja 10 duar tek e kuqja, jo pse do bien 10 te kuqe rresht por pse 10 te radhes kane me shume shanse te jene me shumice te kuqe ( perpos nese i afrohesh rekordit negativ).

        2. Kam përshtypjen se, për një familje patriarkale, kriteri i dy fëmijëve për familje është dytësor ndaj atij të të pasurit të një djali.

          Kështu, krahas familjeve me një djalë vetëm dhe një vajzë & një djalë, do të kemi edhe familje me dy vajza & një djalë (por jo me dy djem & një vajzë).

          Familjet me dy vajza & një djalë shpjegohen me dëshirën për të pasur një djalë, e cila ka përparësi ndaj dëshirës për të pasur vetëm dy fëmijë.

          Kjo dëshirë njëlloj do t’i bëjë më të shpeshta familjet me tre vajza & një djalë, krahasuar me ato që kanë tre djem & një vajzë.

          Këtu duhet të ndërhyjë ndonjë koleg që merr vesh nga probabiliteti, por kështu me intuitë, duket sikur dëshira për të pasur patjetër një djalë e kombinuar me nevojën (dytësore ose të nënrenditur) për ta mbajtur numrin e fëmijëve të kufizuar, çon paradoksalisht në një rritje të përqindjes së fëmijëve vajza.

          Përkundrazi, ekuilibri në gjininë e fëmijëve do të arrihej vetëm në rrethanat kur gratë lindin aq fëmijë sa u mban barku.

        3. Le te themi qe probabiliteti biologjik eshte 0.49 femer, 0.51 mashkull

          Cifti 1- femija i pare mashkull, ndalin me aq. Ketu probabiliteti eshte 0.51
          Cifti 2 – femija i pare femer (0.49), e provojne prape del zakonisht (ne fakt jo zakonisht dhe kjo eshte kyce, por 0.49*0.51) mashkull, ndalin me aq.

          Tani ketu kemi te bejme me mijera cifte dhe jo vetem 2. Dhe nese lindjet brenda ciftit jane te pavarura lindjet tek cifte te ndryshme jane poashtu te pavarura. Kur ciftet nisen nga ajo qe te duan patjeter femije meshkuj probabiliteti qe mbas vajzes se pare te kene nje vajze te dyte eshte 0.49^2 qe eshte i probabilitet konsiderueshem. Dua te them qe vendimi te besh femije derisa te dali djali eshte me risk te madh per familjet sepse probabiliteti per tju dale femra eshte poashtu i konsiderueshem. E vetmja gje qe familjet ndikojne duke vazhduar te bejne femije derisa tju dali djali eshte numri total i femijeve por jo raporti.

          Edhe sikur nje cift te ndaloje te beje femije sepse djalin e lindi kur shohim mijera cifte (dhe jo vetem 2) atehere diskrepanca sheshohet nga ciftet e tjera qe e kane provuar 2 here dhe ndalojne (ose jo) sepse ju kane dale vetem femra ose me shume femra.

          Nje argument fiksional qe e ben te qarte efektin. Ne themi qe lindjet brenda ciftit jane te pavarura dhe poashtu lindjet midis cifteve jane te pavarura. Atehere statistikisht, nese kemi parasysh vetem raportin, mund te thuash qe 1000 cifte qe lindin 1 femije jane njelloj si 1 super-familje qe mund te linde 1000 femije. Dhe eshte e qarte qe e vetmja gje qe super-familja ndikon duke lindur me shume apo me pak (sepse do djem psh.) eshte numri total por jo raporti.

          1. Me duket se nuk jemi sqaruar per konceptet.

            Kur sot themi familje patriarkale, nuk supozojme burrin me dy pashe mustaqe qe mban gruan me dajak, sa here qe ajo nuk pergjigjet ‘urdhero, si urdheron’.
            Tek ajo familje, nuk ndalet numri i femijeve derisa te dale mashkulli.

            Une te pakten e perdor termin patriarkal, ne kuptimin e familjes qe pranon burrin si kryefamiljar dhe percjell mbiemrin e burrit tek gruaja dhe femija, ne kundervenie ndaj modernes ku gruaja mban mbiemrin e vet dhe rol bashkekryefamiljaren, e femija i merr te dy mbiemrat, te gjyshit nga babai dhe te gjyshit nga mamaja.

            Keto jane te prirura te vendosin per 2 femije si thote xha xhai, por ne qytet kohet kane ardhur qe mezi po mbahet 1 femije dhe statistika thote qe Shqiperia ka raportin 2 femije/femer.
            Dime qe fshati lind me shume sesa qyteti, prandaj qe duhet zbritur ne arsyetim tek shume familje qytetare me 1 femije, nuk eshte çeshtje vetem vezhgimesh vetjake, ta imponon matematika.

            Tani qe deshira per djale te çon tek 2 vajza 1 djale, kjo dihet, se dy djem para e 1 vajze si femije e trete nuk para gjen ne familjet e reja.

            Por ama edhe sikur te supozonim:

            Cifti 1- vetem 1 djale
            Cifti 2- 2 vajza, 1 djale

            Do te shkonim tek barazimi.

            Perndryshe 3 vajza nje djale eshte shume e veshtire per t’u gjetur ne praktike, pra shume te rralla ne familjet e reja per t’u marre ne konsiderate.

            Probabiliteti qe te kete 2 vajza rresht ne praktike eshte me i vogel sesa vajze e djale, prandaj mora si shembull vajze e djale se ashtu ndodh zakonisht (dmth ka probabilitet me te larte).

            Pastaj qe kjo ka efekt zbutes ndaj raportit 200/100 as qe diskutohet.

            Ketu po llafosim a eshte e mundur qe te arrihet raporti 112/100, jo a eshte i mundur raporti 200/100.

            Ti Eni po e shikon te lidhur me preferencen e djalit, por jo me planifikimin familjar. Planifikimi familjar nqs parashikon 1 me zor per hir te preferences shkon tek 2, nqs parashikon 2 me zor per hir te preferences shkon tek 3, por veshtire te gjesh familje te reja ne qytet me 4 femije e siper.

            Modeli i thjeshtuar qe bera e gjen difektin tek planifikimi famijar ku ka 1 femije, me preference djale (pra qe shkon ne max 2, qofte djale a vajze i dyti).

            Perndryshe modeli i planifikimit familjar me dy femije , nuk has ne probleme te ndjeshme ne aspektin moral, ne kuptim qe nqs nje familje ka nje vajze e nje djale, ti besh moral pse ka shfrytezuar ligjin per te pasur vajze e djale, ne vend te 2-3-4 vajzave e nje djale, nuk eshte kulmi.
            Ajo familje ka edhe vajzen edhe djalin, ashtu e planifikoi.

            Nuk eshte se me abortin shoqeria qe e pranon ate, mund te luaje moralisht si luante feja me gjithe femijet jane te Zotit.

            Dallimi mes Shqiperise dhe vendeve te tjera, ai zyrtari 107/105, nuk qendron tek perzgjedhja fale abortit, por tek fakti qe familjet shqiptare jane me jetegjata, me planifikuese dhe me preference per djale.

            1. Hyllin, le te perdorim dicka qe ne shkence perdoret rendom. E thjeshtojme problemin duke e cuar ne ekstrem. Le te themi qe kemi 1000 cifte dhe te gjitha keto cifte duan patjeter nga nje djale (efekti patriarkalizmit) duke bere sa me pak femije (planifikimi familjar).

              Tani une po formuloj nje problem me te thjeshte per tu kuptuar por ekuivalent per sa na intereson. Ketu vec totalet na interesojne sepse raporti femer mashkull 107/100 nga totalet llogaritet. Ne total keto 1000 cifte jane njelloj me nje super-cift qe ka teorikisht mundesi te beje femije pambarim dhe do te beje e pakta 1000 djem sepse ben pjese ne nje fe ku 1000 djem te sigurojne xhenetin. Cfare duhet te beje super-cifti qe te siguroje 1000 djem? E vetmja gje qe mund te beje ne menyre natyrore eshte te linde e pakta x femije ku 0.51*x=1000 (0.51 probabiliteti per djale), pra te linde diku tek 1960 femije (e pakta). Pra duhet te beje me shume femije qe probabiliteti per 1000+ djem te rritet.

              Efekti patriarkalist sado i zbehte qofte (1 djale per familje, me kufizim tek numri i femijeve) arrihet ne menyre natyrore pra vetem me me shume femije ne total.

              Por a e ndikojne me shume femije raportin mashkull/femer. Ketu pergjigja eshte e thjeshte. Jo nuk e ndikojne. Pra ndryshimi nga mesatarja boterore nuk vjen nga ajo aresye qe shkruaje.

            2. Nqs ia jep nje superçifti, normal qe s’ndryshon gje, i fut ne seri dhe seria alla lunga normal qe pasqyron probabilitetin e ngjarjes se veçuar.
              Ti ne praktike po me thua se nqs femijet jane te Zotit dalin ne perqindje 51:49 dhe une s’po kontestoj kete.

              Por une po te them qe te marresh dy ngjarje te vecuara

              1- 500 cifte bejne djem e ndalin me aq
              2- 500 cifte bejne vajza dhe e provojne prape

              Po te mblidhen 500 çifte qe kane 2 femije, ku te paren e kane vajze, do shihet me siguri se femija i dyte eshte djale ne me shume sesa 51% te rasteve.

              Kjo disbalance do rregullohej nqs edhe 500 ciftet qe kane djale femijen e pare do provonin prape,qe eshte njesoj me analizimin e nje kampioni prej 500 cifteve qe kane 2 femije, ku i pari eshte djale.

              Tani une shifra konkrete s’kam, mos te genjej kot, po nga sa verehet verdalle, familjet me djale e vajze dhe vajze e djale gjenden shume me shpesh sesa familjet me dy vajza apo dy djem, apo qe kane edhe me shume se dy femije, ku dy te paret jane vajza apo jane djem.

              Prandaj, besoj se 500 ciftet e dyta te shembullit qe kane vajze te paren do te kene ne shumicen e tyre djale si femije te dyte.

              Kjo krijon nje zhbalancim te jashtezakonshem dhe nje shoqeri si jona ne modernizim e siper, nqs mban edhe preferencen per djale edhe numrin minimal te femijeve ( 1 deri 2), do te gjendet ne katastrofe demografike, pa pasur kurrfare nevoje per abortin.

            3. Sipas një llogarie aritmetike që bëra unë, në një model riprodhimi ku lindja e fëmijëve kushtëzohet vetëm nga dëshira për të pasur një djalë (dhe duke e marrë për 0.5 probabilitetin gjinor dhe 0 si vdekshmërinë e fëmijëve deri në moshën 5 vjeç, ashtu edhe probabilitetin e familjeve pa fëmijë, dhe duke lënë mënjanë fëmijët jashtë martese ose mundësinë që një prind të ndahet nga partneri i parë dhe të krijojë familje të dytë), më rezulton se, për çdo 1000 familje që i ndalin përpjekjet për të bërë fëmijë sapo t’u vijë djali i parë, do të ketë 500 familje me 1 djalë, 250 familje me 1 vajzë dhe 1 djalë, 125 familje me 2 vajza dhe 1 djalë, 63 familje me 3 vajza dhe 1 djalë, 32 familje me 4 vajza dhe 1 djalë, 16 familje me 5 vajza dhe 1 djalë, 8 familje me 6 vajza dhe 1 djalë, 4 familje me 7 vajza dhe 1 djalë, 2 familje me 8 vajza dhe 1 djalë dhe 1 familje me 9 vajza dhe 1 djalë (rezultatet i kam rrumbullakosur nga lart; për familjet me mbi 8 fëmijë, më duken pa vlerë).

              Shënim i orës 8:35 pm: Sikurse e provuan kolegët më poshtë, modeli ngushtësisht patriarkal i lindjeve (stop sapo të lindë djalë) nuk i prek raportet gjinore në lindje, edhe pse e komprometon riprodhimin e popullsisë në vetvete.

            4. 1000 çifte bëjnë fëmijë.
              Fëmija i parë: 500d+500v.
              Numri total i fëmijëve: 1000.
              Çifti me vajzë e bën edhe një fëmijë.
              Fëmija i dytë: 250d+250v.
              Numri total i fëmijëve: 1500.
              Çifti me vajzë e bën fëmijën e fundit.
              Fëmija i tretë: 125d+125v.
              Numri total i fëmijëve: 1750.
              Ndarja gjinore: 875d+875v.
              125 çifte s’kanë djalë, 500 çifte s’kanë vajzë. Çiftet me vajza jetojnë jetë më të lumtur e më të gjatë.

            5. Pikerisht xha xha, the me shifra ate qe po perpiqesha te shpjegoja me kot me fjale.
              875 djem per 500 vajza, i bie 175/100, pra katastrofe demografike.

              Preferenca per djale bashke me minimalen e femijeve eshte nje bombe berthamore, emigrim i vazhdueshem ose lufte, per heqjen e surplusit mashkullor, nuk ka zgjidhje te tjera

              Nderkaq kriza demografike vjen automatikisht sapo zbritet nen 2 femije/femer, pothuaj gjithe Europa nga Uralet ne Atlantik eshte ne krize prej kohesh. Rusia psh parashikohet te bjere tek 100 milion pas 40 vjetesh, nqs nuk mbush gapin me ane te emigranteve.

            6. hmm jo, ne fakt duke e marre 50:50 femijen e dyte te çiftit qe ka vajze te paren, nuk ndryshon gje.
              Cifti qe ka vajze te paren, te dytin duhet ta kete ne shumice te cilesuar djale.

            7. dmth llogaria duhet te jete e ketille

              500 ciftet qe kane femijen e pare vajze, ne te dytin duhet te kene ta zeme 300 djem e 200 vajza ose 400 djem e 100 vajza.

              Pra 500 ciftet e dyta duhet te kene 2 femije, 600 vajza e 400 djem, ndersa ciftet e para vetem 500 djem.
              Totali 1500 femije, 900 djem e 600 vajza.

              Me tej llogaria nuk eshte e rendesishme, dmth qe 100 cifte te kerkojne djale me femijen e trete, raporti nuk ka ndonje ndryshim te ndjeshem.

            8. Diskutimi mbi tezen se ndryshimi ne total vjen ngaqe familjet duan patjeter djale mbyllet ketu besoj. Nuk eshte i vertete. Qofte une qofte Alpha beta dolem ne te njejtin perfundim ne menyre te pavarur mbi modelin e thjeshte “e pakta nje djale per familje me sa me pak femije”. Raporti ne total nuk ndryshon. Alpha beta e mori raportin 0.5/0.5 dhe i doli i njejti numer vajzash i njejti numer djemsh. Une e mora ndryshe raportin 0.49/0.51 dhe me doli e njejta gje, nuk ndryshon.

              Cfare eshte interesante si implikim jane dy gjera. Nje, familjet patriarkale ju duhet te bejne me shume femije per te realizuar enderrat e tyre patirarkale (e pakta nje djale) ne menyre natyrore. Dhe tjetra megjithese raporti ne total nuk ndryshon ka me shume familje me te pakten nje djale. Pra deshira e patriarkaleve plotesohet duke perdorur mekanizma natyrore qe nuk e prishin ekuilibrin ne total (faleminderit Alpha).

            9. Biem dakort atehere qe mini-modeli i superciftit i le shifrat sic jane 0.49/0.51. Tani cfare mbetet eshte argumenti pse supercifti me te pakten 1000 djem eshte i njejte me modelin e 1000 familjeve qe duan te pakten nje djale. Aresyeja eshte e thjeshte. Tek premisat e modeleve une kisha baze qe lindjet si ngjarje jane te pavarura nga njera tjetra dhe kjo qofte kur lindjet jane brenda te njejtit cift qofte kur jane tek cifte te ndryshme. Me shkoqur, gjinia tek nje lindje e ciftit x nuk ndikon gjinine tek lindja tjeter e po te njejtit cift x (nese nuk ka manipulim) ose e nje cifti te trete y. Kjo premise me duket e aresyeshme. Tani, meqe gjinia tek lindjet eshte e pavarur dhe me te njejtin probabilitet nuk na intereson me fare se nga vijne lindjet nga nje cift apo nga 1000, nga epruveta apo nga fryma e shenjte, prandaj dhe supercifti eshte e njejta gje.

              Gabimi tek arsyetimi yt:

              1000 cifte patriarkalesh te shkoqur lindin femije.

              -Nga keto dicka rreth 510 duhet te jene meshkuj. Ketyre cifteve i kenaqet patriarkalizmi e nuk lindin me. Deri ketu dakort.

              -Dicka rreth 490 lindin vajza ama dhe te pakenaqur e provojne serish mbas nje viti. Cfare ndodh pas nje viti eshte pyetja? Asgje e vecante. 490 ciftet lindin diku rreth 490*0.51 meshkuj dhe diku rreth 490 *0.49 femra.

              Raporti pra mbetet i njejte i vetmi efekt eshte qe ka 1490 ne vend te 1000 lindjeve.

  4. http://www.demographie.net/guilmoto/pdf/research%20note%20on%20BM%20in%20SE%20Europe4.pdf

    Ne tetor 2010, na ka nxjerre 111.5, thote qe i ka nxjerre nga statistikat zyrtare, por qe s’jane shume te besueshme, prandaj:
    a preliminary review of birth registration would be necessary.
    Pastaj vazhdon:

    This birth imbal-ance is however confirmed by the 2001 census results pointing to a slight surplus of male children (child sex ratio of 107).

    Me pak fjale, ky shifren e ka nxjerre nga xhepi i vet dhe te vetmen prove zyrtare ka te dhenat e 2001,me 107.

    Burimet e tjera, jane keto qe mbedhin sa per te futur ndonje lek ne xhep shoqatat tona te mnershme te shoqerise civile.

    Druaj mos eshte ndonje si tip mafiozlleku alla shqiptar per te gelltitur ca fonde prej Evropit.

  5. Nuk di të them luhatja nga 105:100, në 107:100 sa e rëndësishme është nga ana statistike. Mendoj se, gjithsesi, të paktën për të këtë shifër (107:100) duhet t’i besojmë Censusit tonë, se në mos qoftë në gjendje të masë as kaq gjë ç’na ngeli pastaj (mirë atë punën e fesë që nuk e shkokoleps dot!). Puna është se, me ç’di unë, edhe mesatarja botërore është e çekuilibruar keq në favor të meshkujve (në një emision kam dëgjuar që në Kinë mungojnë në apel rreth 50 milionë bebe të seksit femër!). Kurse ajo shifra Europiane 112:100 mua më duket krejt e fryrë (anecdotical data). S’është çudi, pra, që raportuesit të kenë ecur me sensacione, me të pyetur lart e poshtë. Përndryshe drejtpërsëdrejti nga klinikat të mbledhësh të dhëna në Shqipëri mua më duket e pamundur. Tani ne e dimë shumë mirë si bëheshin këto punë dhe nuk besoj të kenë ndërruar njerëzit lëkurë këto vitet e fundit. Lidhesh me mjekun për të bërë abortin ca me mik e ca me para, ai të thotë të vish kur të jetë roje vetë, një mbasdite të qetë, kur të jetë në turn edhe infermjerja e duhur që të sterilizon ato pak instrumenta që i duhen. Dy-tre ilaçet e nevojshme personi i blen në farmaci dhe i sjell me vete. Proçedura është e thjeshtë dhe e shpejtë. Askund nëpër karta e kartela nuk shënohet asgjë që të vesh e ta shkoqitësh në një kohë të dytë nga ana statistikore.

  6. Që kur lexova shkrimin e parë, e mora me mend se Xha Xhai do merrej me këtë temë, e cila më bëri përshtypje dhe mua, kur e lexova si lajm. Rëndom, nuk shohim shkaqet që krijojnë këtë gjendje, dhe merremi me divorcet (tek shkrimi i parë), që është thjesht reaksion, e madje do bija dakord, reaksion ironikisht i dëshiruar, ulërrimë nga femrat për tu dëgjuar.

    Të dhënat përputhen për tu bërë i besueshëm numri 112-100. Këtë vit, sipas informacioneve në media, janë vrarë dhe janë dhunuar shumë femra, më shumë se zakonisht. Vendi gjithashtu udhëhiqet prej një njeriu e si pasojë dhe klike klanore, patriarkale, tribale. Dhe këto japin efektet e veta, të cilat janë trend global.

    Në një koment që kam shkruar pak kohë më parë, prej librit Revolutionary Wealth të Alvin Toffler, dilte se shkaqet e krizës japoneze në fillim të viteve 2000, ishin strukturore sociale. Ishte çështje kulturore që femrat përgjithësisht, të mos hynin në marrëdhënie pune. Shumë herë duke mos dashur vetë këtë gjë.

    Akoma, disa vende të tjera (Kina u përmend më lart), dhe një shembull tjetër vjen nga Singapori, shikoni këtë artikull për liderin e Singaporit Lee Kuan Yew, në lidhje me politikat sociale: http://en.wikipedia.org/wiki/Lee_Kuan_Yew#Government_policies

    Vende të tilla, me traditë patriarkale, dhe Shqipëria hyn këtu që çke me atë punë, pësojnë fraktura të thekshme sociale prej modernitetit. Është momenti që kjo çështje të adresohet seriozisht. Nuk besoj se do bëhet gjithsesi, po këngën do ia dëgjojmë më vonë.

    1. Ne fakt mua 112-100 nuk me duket e besueshme. Aq me teper kur i krahason shifrat. Kosova sipas te njejtit autor e ka me te vogel ndryshimin 110-100 dhe Kosova eshte me pak urbane dhe edhe me patriarkale se Shqiperia. Ketu me duhet ti besoj me shume censusit aq me teper qe censusi i 2001 ka nje shifer te afert pra jane konsistent (ashtu sic pritet pasi nuk ka patur ndonje ndryshim rrenjesor keto 10 vite ne kete aspekt)

      1. Në artikull përmendet, ndër të tjera një emërues i përbashkët kulturor. Vendet e Kaukazit (Armeni, Azerbajxhan), që e kanë shifrën 115-100. Unë e kam cituar dhe më parë ngjashmërinë kulturore të shqiptarëve me këto vende. Është pritur me rrudhje buzësh, po gjithsesi…

        Gjithashtu, vërehet ndryshimi midis popullatës në Maqedoni.

        Censusi i 2001-shit… nuk besoj se mund të merret parasysh. Atëherë, nëse mban mend, dilte ajo femra që bënte filma me Ceken, për t’i bërë reklamë prezervativëve (qyqja nuk po di as si me u rrujt).

        Kosova nuk më duket dhe aq e prapambetur, në krahasim me Shqipërinë. Po ka dhe një gjë tjetër në këtë mes, që i bën shqiptarët më “të egër” përgjithësisht. Mungesa e skrupujve, apo e frikës që buron nga feja. Sepse kam përshtypjen që femrat shqiptare e kanë më të lehtë marrjen e vendimit për abort për çdo arsye të mundshme…

        1. Konsistenca e censusit te meparshem me te tanishmin eshte fakt shume i rendesishem dhe nuk mund te hidhet poshte me nje fjali. Kemi te bejme me shifra te peraferta edhe pse ne 2001 ka qene qeveri e skuader tjeter qe e ka bere censusin, me te tjera prioritete dhe me te tjera huqe. Dhe shifra eshte e serish e perafert. Kur mendon qe qeverite e ndryshme te Tiranes nuk bien dakort as per politika te medha dhe nderrohen deri ne nivel pastruesi kur rrotullohet pushteti nuk besoj se ka patur ndonje konsistence ne fshehjen e nje te dhene qe as nuk ishte ne radarin publik ne 2001. Do te thote qe ka dicka me te thelle tek kjo konsistence dhe me e mundshmja qe mund te mendoj eshte shifra te njejta dhe metodologji e njejte. Tani une studimin ne frengjisht qe e nxjerr shifren 112 me 100 nuk e lexoj dot dhe nuk e di cfare metodologjie ka perdorur per ti mbledhur te dhenat. Por eshte e qarte qe censusi duhet ti kete te dhenat me te sakta sepse eshte matje direkte dhe jo perafrim.

          Sa per punen e fese si shpjegim pse ne Kosove jane me te ulta shifrat e meshkujve nuk me duket i bindshem. Ne Maqedoni shqiptaret jane shume me fetare se ne Kosove dhe e kane serish me te larte se mesataren raportin e meshkujve. Mund te luaje nje rol fakti se duke qene me rural si vend Kosova ka me pak akses ne klinika e doktore qe mundesojne vizitat para lindjes (njohjen e gjinise) dhe me vone abortet. Sidoqofte mendoj se shifrat duhen njohur mire para se te kalojme ne interpretime, edhe pse vete shifra e censusit 107.8/100 eshte serish shume e larte dhe alarmuese.

          1. Nuk është një fjali, është një perceptim i përgjithshëm.
            – mungesa e femrave që nuk janë lejuar të lindin, është trend global, i faktuar në Indi dhe Kinë.

            – afërsia kulturore mes vendeve, që përsëri kanë diferencë të lartë, dhe karakteristika të ngjashme kulturore mes nesh dhe atyre (thjesht google Azerbajxhan, Turmenistan dhe Armeni, dhe shiko vetë).

            Edhe shpejtësia e ndryshueshmërisë në botë, vërehet të jetë e lartë, Eni. 10 vjet nuk janë fare pak për kohën që po kalojmë. Përhapja e internetit, efekti që ky ka, etj, janë tipare për tu marrë parasysh.

            Ndërsa lidhja me fetarizmin, për mendimin tim qëndron. Por është perceptim jo shifror. Për Maqedoninë, thuhet se diferenca e zonave midis popullsisë maqedonase dhe asaj shqiptare është e dukshme, po nuk thuhet se sa është kjo diferencë… Të paktën unë nuk pashë shifra.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin