KONFLIKTE IMPORTI

Shumëkush do ta ketë marrë vesh se çfarë ndodhi në Prishtinë, natën e 14 dhjetorit 2012.

Revista Kosovo 2.0 kish organizuar një promovim të numrit të saj më të ri, kushtuar seksualitetit.

Ky promovim u kundërshtua nga lloj-lloj elementesh, derisa rreth 20 vetë hynë me forcë në sallën ku do të zhvillohej promovimi dhe festa dhe e shkatërruan atë, duke rrahur edhe një prej organizatorëve.

Nga lajmet e përcjella, duket sikur sulmi dhe dhuna ndaj eventit kanë qenë të motivuara fetarisht; dhe janë kryer prej fanatikësh të Islamit.

Ngjarja është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Kjo dhunë e papranueshme provon, edhe një herë, sa të papërgatitur jemi, si shoqëri, për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë të qytetëruar.

Prandaj edhe përfitoj për t’u shprehur simpatinë dhe solidaritetin viktimave të kësaj proteste të ndërkryerish.

Ndërkohë, në sajtin përkatës, lexoj se revista në fjalë u kushtohej, mes të tjerash, çështjeve si më poshtë:

Jeta LGBT në Kosovë dhe në Ballkan […], interseksualiteti, kirurgjia e ndërrimit të gjinisë në Beograd, dhuna homofobike në Ballkan, baret e masturbimit, evolucioni i pornografisë në Kosovë, homoseksualiteti dhe lufta… dhe shumë, shumë më tepër.

Ndërsa provokimi është element i natyrshëm i mediave margjinale, mua nuk më duket se baret e masturbimit dhe ndërrimi kirurgjikal i gjinisë në Beograd lidhen ndonjëfarësoj me aktualitetet shqiptare dhe mënyrën me të cilën jemi mësuar t’u qasemi këtyre çështjeve.

Edhe pse seksualiteti në hapësirën shqiptare meriton urgjentisht vëmendje nga shoqëria civile, sidomos sa i përket rolit dhe pozitës së gruas brenda strukturave seksuale, shumë nga çështjet që zotohet të trajtojë revista janë të importuara.

E kuptoj që një shoqëri e prapambetur si jona është e detyruar të importojë zgjidhje të gatshme për shumë probleme që e gërryejnë së brendshmi; por problemet vetë nuk kemi pse t’i importojmë. Tonat na dalin dhe na teprojnë.

Organizma dhe OJQ që qëndrojnë pas revistave dhe eventeve të tilla, që i mbështetin dhe i festojnë ato e kanë ndoshta edhe për detyrim moral, ndaj shoqërive ku veprojnë, që të merren me problemet e mirëfillta në terren, jo të përkthejnë, përshtatin dhe shpërndajnë problematikat e atyre që i financojnë.

Njëlloj e importuar më duket edhe dhuna e organizuar, prej një grupi ekstremistësh fetarë, që kërkon të vërë rregull moral në metropolin “e shthurur”; duke marrë përsipër rolin qesharak të autoritetit maskilist, në një shoqëri ku problemet më të mëdha, në fushën për të cilën flasim, janë shkaktuar bash nga ky autoritet maskilist patriarkal, dhe vjetrimi total i mekanizmave që ka adoptuar Islami i atjeshëm, për t’i bërë ballë modernitetit në mënyrë të arsyeshme.

Palët në Kosovë kanë zhvilluar një luftë mes tyre që nuk është e jona, me armë që nuk janë tonat.

Faji më i madh i organizatorëve të Kosovo 2.0 është se nuk ishin në gjendje të parashikojnë, dhe të denoncojnë paraprakisht, reaksionin e shpërpjesëtuar të krahut konservativ, të dhunshëm, maskilist, agresiv dhe fanatik-islamist të shoqërisë kosovare, ndaj provokimit të tyre.

Ndërkohë shoqëria civile dhe shteti në Kosovë bëjnë mirë t’i trajtojnë rrugaçët, islamistë apo futbollistikë qofshin, me po aq ashpërsi, sa ç’tregojnë rrugaçët vetë për t’i mbyllur gojën mendimit ndryshe.

Nuk ka komente

  1. Na kenaqe me fetvane qe ke dhene ne kete shkrim Xhaxha kur thua:

    “Faji më i madh i organizatorëve të Kosovo 2.0 është se nuk ishin në gjendje të parashikojnë, dhe të denoncojnë paraprakisht, reaksionin e shpërpjesëtuar të krahut konservativ, të dhunshëm, maskilist, agresiv dhe fanatik-islamist të shoqërisë kosovare, ndaj provokimit të tyre.

    Ndërkohë shoqëria civile dhe shteti në Kosovë bëjnë mirë t’i trajtojnë rrugaçët, islamistë apo futbollistikë qofshin, me po aq ashpërsi, sa ç’tregojnë rrugaçët vetë për t’i mbyllur gojën mendimit ndryshe.”

    Si sugjeron qe te trajtohen rrugacet islamiste, konservative, maskiliste te shoqerise kosovare? Me tredhje? Me konvertim ne protestantizmin progresiv? Apo me burgosje sic behet ne Amerike e gjetke, ndaj patriarkalisteve mormone e islamike, te cilet, ndersa nuk pranojne deviacionin seksual te pederastise, deviojne duke u kenaqur me shtypjen e shume grave?

    Ji pak me i drejteperdrejte ne verdiktin qe mendon te implementohet.

    1. Unë besoj se, kur dikush hyn me forcë në mjediset ku po zhvillohet një event publik të autorizuar, kërkon ta prishë atë, duke shkatërruar bazën materiale dhe rrahur organizatorët, duhet të arrestohet nga forcat e rendit, të nxirret para gjyqit dhe të dënohet sipas ligjit në fuqi.

      1. Organizatoret nuk u rrahen, protestuesit e irrituar e provokuar nga pederastia e nderkombetareve ne Prishtine, thjeshte rrezuan disa karrike, dhe ishin shume me paqesore sesa protestuesit anti-globaliste ne perendim te cilet thyejne xhama dhe shkaterrojne cdo gje qe gjejne perpara.

        Por ndryshe nga ne Perendim, ku policia tregon maturi, ne Prishtine, gangot e establishmentit Perendimor, perdor pepper spray kunder protestueseve, i goditen, e i arrestuan. Dhe ne mbrojtje te pederasteve doli i gjithe establishmenti me ne krye shefen e OSBE-se, mediat e paguara nga Perendimi dhe Ministrja e Integrimit. Skena dhe denime kaq te egra kunder protestueseve konservative nuk shihen ne Perendim, ku katoliket dhe grupe te tjera anti-gay protestojne pa piken e frikes.

        Me zhvillimet qe po shoh, dhe per fat te keq, mos patjen e zerave kritike ne shoqerine tone, po kam frike qe aksi shqiptarist – Kosove – Shqiperi – Maqedoni do te kthehet ne nje diktature pederastike dhe anti-patriarkaliste. Ndersa grate me shami shtypen e debohen, e burrat patriarkale demonizohen, zyrat zvicerane, ambasadat amerikane e evropjane kane leshuar te gjitha xhihad pro-pederastise me burrat-cupka, e cupkat-burrnesha qe ata mbajne me buke. E kur njerezit reagojne, keta quhen rrugace, islamike, e kerkohen masa te dhunshme e burgosje. Jetojme ne kohe puritanizmi homoseksualist me duket.

        1. Te një nga lidhjet që kam ofruar në shkrim, gjendet edhe një video, e cila flet në mënyrë elokuente.
          Unë nuk di që eventi të ketë mbështetur në ndonjë farë mënyre pederastinë – e cila nuk duhet ngatërruar me homoseksualitetin. Pederastia shënjon interesin seksual të një të rrituri mashkull për një të mitur të të njëjtit seks. Duke i quajtur homoseksualët pederastë, problemi i qëndrimit ndaj tyre zhvendoset nga sfera etike në sferën kriminologjike. Besoj se shoqëria shqiptare edhe në Kosovë është në gjendje të respektojë të drejtat e homoseksualëve për ta përjetuar vetveten lirisht dhe të papersekutuar, pa u pajtuar me atë ekstrem që e kremtojnë këtë lloj seksualiteti si të ishte flamuri i progresit etik, civil dhe social.

          1. Fjalen pederast qe une perdor, e perdor ne kontekstin shqiptar, te shpjegimit te homoseksualit. Ne greqisht pedhi rastis – dtth kapes femijesh. Por ne ne Shqiperi, te pakten, keshtu e shpjegonim fenomenin e “torreve” qe shihnin here pas here ne lagjet tona te rinise. Nje nga akuzat qe hidhej kunder regjimit ne ate kohe, ishte qe Enver Hoxha ishte vete pederast. Problemi ne te gjithe kete debat, sic edhe ti prek shkarazi me larte, eshte eksportimi qe i behet shoqerive tona te problemeve qe vete Perendimi ka. Pra jam dakort kur thua

            “që të merren me problemet e mirëfillta në terren, jo të përkthejnë, përshtatin dhe shpërndajnë problematikat e atyre që i financojnë”

            Ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, pederastet nuk diskriminohen me ligj, sic diskriminohen grate me shami, te cilat debohet nga shteti dhe shkollat, e qe per to qajne shume pak apo aspak NGO perendimoriste. Incidenti me pederastet e lezbiket e Prishtines nuk do te kishte shperthyer, sikur zyra zvicerane ne Kosove, te mos kishte hedhur mijera euro per te bere nje filem legen si ky ketu:

            Dhe USAID-i, NDI, Sorosi, shejtani e kompani, te mos promovonin ne Prishtine apo edhe Tirane organizata si kjo Kosovo 2.0. Shiko mesazhin qe ata kane postuar ne faqen e tyre ne anglisht:
            http://kosovotwopointzero.com/en/blog/8th-box/dear-readers-and-friends-of-kosovo-2.0-16-12-2012

            Kosovo 2.0 ja ka arritur qellimit. Eshte bere e famshme. Padronet imperiale te Kosoves, ne nje kohe qe ne vend populli ngordh per buke, qeveria po ben kerdine me vjedhje, ketej e tutje do merren specifikisht me te drejtat e pederasteve. Do u dhurojne edhe me shume para ketij grupi mikroskopik qe misionaret perendimore kane pjelle ne Kosove – e tani do te ulerasin per mbrojtjen e pederastise – kunder hasmit historik te Perendimit, Krishterimit, e tani edhe pederasteve, Islamin.

            Ama, nese i shohim gjerat thelle, Islami nuk ka patur shume problem me pederastet. Dylberet jane toleruar ne shoqerite islamike dhe sipas sheriatit mundesia e pederastise brenda shtepive eshte e lejuar edhe ne Iran. Biles Imam Khomeini ka lejuar edhe nderrimin kirurgjikal te seksit ne Republiken Islamike. Problemi eshte se Perendimi, apo me sakte OJQ-te e tij kane nevoje per konflikt, dhe kane qejf kur i provokojne shoqerite islamike me kesi paradash gay. Nese pederastet do ishin rrahur keshtu ne Teksas, ky eveniment nuk do te bente lajm. Por ne Kosoven me islamike, eshte lajm. E kur ne marrim krahun e Kosovo 2.0-ve behemi pjese e ketij skenari te importuar OJQ-she pederastike.

            1. Po parafrazoj Ismail Kadarenë: e drejta gjithnjë i largohet atij që abuzon me të, duke i kaluar palës tjetër.

            2. Jo – ata që e prishën sallën ku po zhvillohej ngjarja dhe shkatërruan pajisjet kanë abuzuar me të drejtën e protestës.

    2. Obama! (Se i ke vënë vetes edhe goxha emër!)

      Kjo që shkruan nuk shkon.
      Në një republikë normale konsensusi është, që konfliktet zgjidhen në rrugë institucionale. Ky më duket se është edhe shqetësimi i xhaxha-it. Në momentin që rruga merr iniciativën për ndryshimin e gjërave dhe ushtron për këtë dhunë, atëherë është kapërcyer fatalisht një kufi që ndan normalen nga kaosi, urtësinë nga çmenduria dhe dinjitetin nga poshtërimi.
      Ja ta zëmë, se dikujt këtu nuk i ka pëlqyer ndërhyrja jote, ç’duhet të bëjë ai, të të vijë në shtëpi dhe të thyejë ty karriget? Në kokë gjë?
      Edhe mua më irritojnë pa masë gazetarët sportivë, që më një entuziazëm të pakuptimtë, me zë të lartë dhe një oktavë më lart, tregojnë qoftë edhe vetëm për një minutë të vetme brenda një emisioni informativ, se si 11 idiotë shqelmuan një copë lëkure lope të ngordhur kundrejt 11 idiotëve të tjerë. Ç’duhet të bëj unë në këtë rast, të shkoj të hedh në erë staciononin radiofonik? Stadiumin? Klubet sportive? Shtëpinë e gazetarit? Po kur po të njëjtit për orë të tëra bllokojnë të diela informative me hollësitë e masturbimeve motorike të ca teveqelëve hipur mbi ca copa teneqeje mbi katër rripa llastiku, që ju bien rrotull ca pellgjeve apo tribunave të mbushura me trushkulur, derisa sa ca vdesin, ca dalin të parët e ca dalin mëndsh? T’ju zë gjë pritë me një antitank? Ta zgjidh hallin tim me ca raketa tokë-tokë?

      Thjeshtë i lejomë të ndodhin. Ju kthejmë kurrizin. I lëmë në punën e tyre. I injorojmë. I shmangim. Merremi gjëra të tjera. Pra thjeshtë sillemi si njerëz.

      1. Pifto

        Ajo qe ndodhi ne Prishtine, ishte kunder-reagim ndaj provokimeve qe pederastet nderkombetare i bejne shoqerise tradicionale kosovare. Kosovaret nuk jane aq perendimore qe te kuptojne se c’eshte republika e konsensusit. Edhe sot e kesaj dite ne Kosove, ata nuk kane republike, por jetojne ne nje Cubllek Ambasadorial. E ne anen tjeter ata djemte qe protestonin, jane njerez qe pak vite me pare flinin ne male e luftonin kaurin-serb me kallashnikov. Pjese e luftes se kosovareve me serbet, ishin edhe traditat jugosllave te kurverise e pederastise, kundrejt te cilave katundari i Kosoves kishin fanatizmin. Per ata, logjika jone pacifiste, qe rritemi te mbrojtur si dele, ne mrekulline shtetpolicore te Perendimit, eshte larg. Per kosovaret dhe kodin e tyre patriarkalist te jetes, pederastia (gejlleku, bq-lleku) eshte krimi me i madh qe mund te behet ndaj njeriut, ndoshta edhe me i madh sesa eshte te qenit poligamist, pedofilist, e islamist ne Perendim.

        Mendoj se faj ketu, ne radhe te pare kane provokatoret perendimore qe rrisin me evro dhe dollare nje klase “shoqericivile” lepiresish ne Tirane dhe Prishtine. Imagjino se cdo te behej ne Perendim sikur ne, Obamate myslimane, te reklamonim me krenari si Kosovo 2.0 poligamine ne mes te Nju Jorkut apo Parisit dhe te benim nje film mbi poligamine te sponsorizuar nga Zyra Talibane per Zhvillim (dmth alternativa e zyres zvicerane per zhvillim). Dhe ne vend te atij pederastit kosovar qe vishet si grua, te benim nje film me nje Madam Sarkozi, e cila pasi braktis burrin e saj, te grisi bluzat e saj dekolte, te vinte burken e te martohet me nje arab me mjeker te gjate dhe me xhelabije? Shembujt jane te shumte, sesi Sarkozite me shoke na cojne policine, na arrestojne, rrahin, na fleterrufehin ne media dhe na denojne per “krimin” tone seksual. Ne rastin francez, autorja do ishte denuar me gjobe 250 euro, producenti edhe me shume, filmi do ishte ndaluar dhe Republika Franceze ne emer te laicitetit dhe mendjendricueshmerise se Republikes, do te kishte vrare me drone nja 20 mullahe neper malet e Afganistanit e do shtypte e ndante fletepalosje neper rruget e Parisit me foton gjysem nudo te femres se Eugene Delacroix e cila mbron lirine e republikes.
        http://en.wikipedia.org/wiki/File:Eug%C3%A8ne_Delacroix_-_La_libert%C3%A9_guidant_le_peuple.jpg

        Ajo qe kosovaret kane bere, nuk mund te krahasohet dot me dhunen moraliste te republikes. Apo jo?

  2. [komenti u hoq]

    [Lutem mos sillni këtu materiale nga sajte të tjera, me natyrë propagandistike. Lutem mos e importoni në PTF luftën tuaj artificiale. Xha Xhai]

    1. xhaxha, nuk e lexova cfare ka thene, por termi “lufte artificiale” me ngacmoi -por pa u kapur tek termi, mendoj se per disa kjo lufte eshte e vertete, sidomos per ate pjese fetare te shoqerise qe ndihet e kercenuar nga vershimi i vlerave moderne, te cilat vendosin “njerzoren” perpara “normave” (ligjit etj.).

      Kosova ka shume probleme akute, sikur edhe Shqiperia, dhe nuk e degjojme vellazerine myslimane te turret neper rruge per korrupsionin, padrejtesine ne gjykata (vete komuniteti mysliman viktime), vjedhjet apo krimin. Per kreret e komunitetit mysliman “vlerat perendimore” perbejne nje kercenim me te madh, se prishin gjendjen aktuale (dikush do te thoshte se shperqendrojne nyjat referenciale dhe shperbejne pozicionin e priviligjuar te krereve).

      Une besoj se ky eshte filli qe duhet te marre ky diskutim.. jo duke relativizuar nje ceshtje, per te cilen komuniteti mysliman eshte gjithsesi i ndjeshem, por duke i qartesuar ketij komuniteti se perparesi sot perben rendi publik dhe stabiliteti i rendit politik, dhe per me teper i duhen rekomanduar mjetetet per kete konflikt vlerash (qe jane “debati” etj.).

      1. Kur bashkësitë ose shoqatat veprojnë publikisht, këtë e bëjnë jo vetëm për t’i dalë zot misionit që kanë ose së drejtës në përgjithësi, por edhe për të riprodhuar vetveten.

        Një entitet që nuk vepron, nuk ekziston.

        Tani kemi këta të rinj, që identifikohen si myslimanë, dhe që i bashkërendojnë veprimet edhe me autoritete lokale të Islamit, dhe që kërkojnë të riprodhohen si bashkësi a si organizatë nëpërmjet dhunës.

        Dhuna është mjet shumë i efektshëm për të riprodhuar grupet, sikurse i bën edhe grupe të tilla vetvetiu të rrezikshme për të tjerët.

        Në rastin tonë, po krijohet një precedent i rrezikshëm i kombinimit të fesë, ose të veprimit fetar, me dhunën.

        Askush nuk do të dëshironte që Islami, në Kosovë, të shfaqej me fytyrë të dhunshme, ose si një forcë sociale që imponohet me forcë ndaj çka e percepton si devijim ndaj normës.

        Jam dakord me ty, Kapedan, kur thua që ky shpërthim dhune motivohet më shumë me krizën e autoritetit; ose vjen prej njerëzish që ndihen të kërcënuar në identitetet e tyre intime.

        Por unë e quaj artificiale këtë revoltë – jo se shoh aty ndonjë qëllim të mbrapshtë ose të fshehtë, por ngaqë këta njerëz po ngrihen jo kundër dukurisë vetë, ose seksualitetit të çliruar nga kufizimet tradicionale; por kundër inskenimit (staging) të kësaj dukurie.

        Luhet teatër nga të dy palët.

        Dhe meqë ra fjala: dëgjoj nga “konservatorët” të akuzojnë lirisht këta të Kosovo 2.0 se janë “të paguar”, etj.; por këta që e lëshojnë kaq lehtë akuzën, duhet ta kuptojnë se ajo njëlloj lehtë mund të kthehet edhe kundër tyre. E keqja, në këtë kontekst, është pikërisht varfëria, ose çka i detyron njerëzit të paguhen, për t’i dhënë fytyrën një shoqërie civile zombie.

  3. Ka diçka ironike në faktin që të dy palët kanë nevojë për njëra-tjetrën: pala që kërkon të flasë dhe të festojë në publik shprivatizimin e seksualitetit; dhe pala tjetër, që fiton vizibilitetin e duhur duke e vandalizuar debatin. Masturbim i ndërsjelltë, në emër të riprodhimit në serra.

  4. Mua më duket se (pothuajse) çdo lëvizje sociale dhe kulturore në Shqipëri (edhe Kosovë mbase, për hir të kontekstit), qëllon të jetë e importuar. Megjithatë, ajo që befason vërtet është dukshmëria dhe fataliteti i idesë së importimit. Dhe sigurisht, ajo përkitja imagjinare me problemet dhe tematikat e Tjetrit (baret dhe ndërrimi i gjinisë). Edhe përkatësia e Shqipërisë në Evropë, e artikuluar nëpërmjet klishesë “diell që lind nga perëndon”, është ide imagjinare.
    Nuk po ia gjej dot burimin këtij konstrukti mendor të shumë shqiptarëve. Perandoria zero e trajtuar nga Xha Xhai, mund të jepte një ide.

    Nga ana tjetër, duket se në Kosovë më së fundi, kemi një përplasje të përkatësisë kulturore. Megjithëse banale, e importuar, groteske, e dhunshme është një përplasje përkatësie kulturore. Kjo ngjarje për shembull, ndihmon për të kuptuar se çfarë është Agimi i Artë në Greqi. Është përsëri një organizatë reaksionare anti-moderniste që mbron vlerat e deridikurshme tradicionale të Greqisë së vjetër. Të atyre “grekëve” për të cilët shkruante Xha Xhai në vitin 2000. Këto të dhëna si nga Kosova ashtu dhe Greqia, janë të rëndësishme për të vërejtur natyrën e konflikteve të nesërme në Shqipëri. Për mendimin tim, Ballkani në tërësinë e vet, po përjeton një konvertim në post-modernizëm. Në një erë të re.

    Dhe të sqarojmë diçka… nuk flitet për “importim pederastie”. Flitet për homoseksualë që gjithnjë ka pasur, në çdo vend dhe kurdoherë, dhe tani po “dalin në shesh”. Thjesht nuk fshihen. Acarimi prej atyre që ua prishën organizimin, nuk vjen se “u importuan”, vjen pikërisht se dolën në shesh . Ata aty kanë qënë gjithnjë. Thjesht më parë nuk “dukeshin”. Po të gjykosh prej reagimit kur e bënë dukjen, kjo vjen se kishin frikë, mbase?

  5. Palët në Kosovë kanë zhvilluar një luftë mes tyre që nuk është e jona, me armë që nuk janë tonat.

    Unë mendoj se, do të qëndronte edhe kështu: “… luftë që është e jona, me armë tipike tonat..”

  6. Emigrantet normalisht qe bien pre e eksportit drejt vendit ame, jo vetem te parave por edhe problematikave te vendeve qe presin ato para.
    Ne fakt prodhohet nje gjendje surreale, qe mundesohet fale internetit.

    Interesante eshte te verehet, se nga emigrantet perpunohen kryesisht zgjidhje te problemeve qe supozohet se do te vijne ne vendin ame ne nje te ardhme.

    Mirepo eshte me e mundshme ose me logjike te mendohet se nqs nuk zgjidhen problemet aktuale atehere ato probleme qe supozohet se do vijne, ose nje pjese e mire e tyre, mund te mos vijne fare, sepse ato supozojne kapercimin e problemeve aktuale.

    Nga ana tjeter ne si shqiptare nuk kemi treguar ndonjehere aftesi te medha ne kapercimin e problemeve, prandaj ky besim i kapercimit te problemeve vetvetiu, se s’ka si te ndodhe ndryshe, duket i pambeshtetur as ne kendveshtrimin historik.

    Kam pershtypjen se jemi bere me fukujamiste se Fukujama, ne shpalljen e fundit te historise. Ndersa vete Fukujama po rishikon disa nga pikepamjet e veta, ne rrezik jemi gati ta shpallim Fukujamen anti-fukujamist.

    Ndoshta, pergjigja e pyetjes pse ne jemi gjithnje ne fundit ne rrezimin e nje sistemi, gjendet tek ky vizion yni apo bindje kolektive se çdo sistem perfaqeson fundin e historise, duhet te bejme paqe me veten dhe t’i pershtatemi sa me mire atij sistemi.
    Keshtu sistemin gjithnje e rrezojne me shume te tjeret, te jashtmit sesa ne nga brenda.

    Keshtu ndodhi me Turqine, ne te fundmit, e rrezuan te tjeret, ndersa ai i kalbur prej kohesh, quhej i semuri prej 1 shekulli.
    Edhe Zogun e rrezuan italianet, shumica ishte aq e pakenaqur sa nuk shkrepi nje pushke as per atdheun jo me per mbretin. Megjithe pakenaqesine, Zogu rrinte per bukuri, maje pemes.
    Edhe me komunizmin i njejti film, te fundit e me dhimbje te madhe e vrame, megjithese jam i bindur se historia do te na tregoje nje dite, aktivitetin vendimtar te spiunazhit nderkombetar.

    Tani ajo qe mund te nxirret si mesim eshte se sistemi i Parise se Tiranes, me problemet e veta fiziologjike eshte fundi i historise per shqiptaret e Shqiperise, ndersa sistemi perendimor ku jetojne emigrantet eshte fundi i historise per ta.

    Meqe keto 2 sisteme perputhen ne nje pjese te vogel te shtrirjes se tyre, logjika ta do qe problemet e supozuara te ardhshme te Shqiperise, fare mire mund te mos vijne fare ne Shqiperi pa u rrezuar me pare sistemi i Parise se Tiranes.

    Nqs ai vazhdon jeten, problemet do jene ato fiziologjiket per ate sistem dhe ato qe mund te parashikohen brenda atij sistemi, jo ato qe parashikojme ne qe jetojme jashte atij sistemi.

    Pra shqiptare emigrante e shqiptare ne Shqiperi, duke shpallur dy sisteme te ndryshme si fundi i historise, ne praktike sa i bejne fresk njeri-tjetrit,ç’ma ke ngene thote njeri, ç’ma ke ngene thote tjetri.

  7. Kam një ide, që është akoma në nivel teorik: Jo vetëm emancipim nga Tjetri që do ndodhë, por edhe së prapthi (no pun intended). Domethënë, grishje e arketipeve të njerëzve përmes këtyre formave groteske të përkatësisë imagjinare. Ata të revistës Kosovo 2.0, në mënyrë imagjinare ndihen se i përkasin një komuniteti të caktuar në Evropë. Ndërsa të tjerët që ua prishën organizimin, ndihen se i përkasin një lloji tjetër njerëzish. Kjo ndjesi e përkatësisë, do bëjë dhe dallimin më pas. Forma dhe niveli i reagimit të çdo grupimi, do përfaqësohet nga ana sociale dhe politike, përmes organizmash të ndryshëm. Njerëzit e njërit grup do jenë më të prirur për të votuar një formacion politik të caktuar, do i përgjigjen një lloj ambjenti të caktuar, kulture të caktuar etj…

    E megjithatë në Evropën e sotme, ky proces përftimi të kulturës, ka ardhur normalisht: është fituar e drejta e votës për femrat, 8 orëshi, sindikatat e me rradhë, dhe ka shkuar deri në nivelin e tolerancës për homoseksualët dhe të tjerë.

  8. Duke shpresuar se s’jam fare jashte teme, kisha qejf te spekulloja ca.

    Meqe ne Shqiperi gjendja eshte gjithnje katrastrofike por jo serioze, duket se te vesh ne dukje katastrofen nuk merresh seriozisht, prandaj duhet te merresh me seriozen.
    Nje konflikt importi i ka te gjitha karakteristikat per te qene serioz, pra i denje per te terhequr vemendjen e shqiptareve, po aq sa ta zeme Lufta e Gjirit Persik ne kohen e komunizmit apo Lufta ne Afganistan.

    Tek ne gjeja serioze ngjall interes derisa behet katastrofike, pastaj s’perben me problem serioz qe mund te na terheqe vemendjen.

    Kjo per mua ka nje shpjegim interesant. Do spekulloja qe ne i marrim seriozisht problemet, nqs s’i zgjidhim dot e ato behen katastrofike, nuk ia vlen me te merremi me to, thjesht gjejme menyren per te bashkejetuar me problemin, duke u perpjekur te demtohemi sa me pak, nepermjet kalimit te vuajteve prej katastrofes tek tjetri, sipas parimit te mirenjohur, larg bythes time.

    Ne kete aspekt, jetesa ne nje Perandori, na mundeson hapesirat qe zjarrin ta mbajme sa me larg bythes tone.
    Nderkaq sistemi klanor na ofron mundesine qe te jemi me te forte se çdo ishim individualisht, pra ta mbajme zjarrin sa me larg.

    Kjo pasqyrohet ne politike, kush merret me gjerat katastrofike te Shqiperise, qe nuk jane pak, nuk ngjall ndonje interes, nderkaq kush hedh ne tregun politik çeshtje serioze, ai eshte me i ndjekuri.

    Me çeshtje serioze nenkuptoj gjithe problemet gjendja e se cilave nuk eshte katastrofike, pra e parekuperueshme nqs nuk nderhyhet fort ne sistem.

    Psh gjendja e arsimit eshte katastrofike ne gjithe hallkat e tij, pune e madhe. I biri i Bossit mori deftese falso, hmm kjo po eshte serioze, dhe ne fakt eshte shume serioze qe nje universitet te jape deftesa falso.

    Gjendja e drejtesise eshte katastrofike, pune e madhe. Meta ka bere korrupsion, kjo eshte serioze, oburra tek sheshi.

    Pra, persa kohe qe ne kemi shpresa se nje problem mund te zgjidhet, atehere ai eshte problem serioz per t’u perballuar. Sapo problemi kerkon nderhyrje ne sistem, sepse eshte bere katastrofik, atehere nuk eshte me problem i denje.

    Nuk duam te ndryshojme sistemin, sepse eshte fundi i historise, problemi katastrofik integrohet ne sistem.

    Nqs shqiptaret do te ngrinin sistemin e tyre ideal, nepermjet pervojes se tyre, pa nderhyrje nga jashte, ai do te ishte i perjetshem sepse do te integronte katastrofen ne ADN-ne e vet, dmth ne qender te atij sistemi do te ishte nje vrime e zeze, qe do thithte gjithe problemet katastrofike.

    Natyrisht si sistem katastrofik, do te kishte limitet e veta ne shume ane, por ama do te ishte i perjetshem, do te ishte fundi i vertete i historise.

  9. Mendoj se problemet (nqs me te tilla xha xhai ne kontekstin e shkrimit ka parasysh ato qe lidhen me lirine seksuale dhe posacerisht me orientimin seksual) , konfliktet dhe kontradiktat qe ato provokojne, jane produkte te vete sistemit neoliberal qe kemi adoptuar. Probleme dhe patologji sociale si droga, prostitucioni,trafikimi qenieve njerzore, ne kontekstin e shoqerise se hapur dhe globalizmit jane sa te “importuara” po aq edhe te “eksportuara”.. Homofobia , me shume se reagim me motive fetare, eshte reagim i segmenteve te shoqerise te rritur ne matricen kulturore heteroseksuale dhe sidomos maskiliste.Keshtu qe si problemi, ashtu edhe konflikti eshte i brendshem, strukturor, kulturor .
    Nuk mund te importonim sistemin neoliberal pa problemet qe ai prodhon dhe e bashkeshoqerojne.Madje problemet sociale vijne ose mbijne me shpejt sesa te “frutet e embla” te demokracise , te cilat kushtezohen, jo vetem nga institucionet por edhe nga konteksti kulturor dhe traditat..Problemi vertete sipas meje eshte se .Ojq-te vendase, akstivistet e LBGT dhe sponsoret e tyre ,zbatojne nje strategji subversive , ne nje terren social, mental dhe kulturor, ku postmodernizmi bashkejeton dhe perplaset me struktura dhe segmente pramoderne. te shoqerise.Stilet e reja te jetes dhe orientimi seksual nuk mund te kultivohen pa konflikte dhe reagime ne nje shoqeri qe nuk ka kaluar nga rruga e revolucionit industrial dhe revolucionit seksual.Etapat e natyrshme neper te cilat kane kaluar keto problematika ne vendet e zhvilluara, tek ne erdhen si ortek, te gjitha dhe ne te njeten kohe.
    Ne jo vetem dalim te fundit nga sistemet ku kemi vegjetuar por , sapo shpetojme prej zinxhireve te tij, perqafojme me nje entusiazem foshnjor sistemet e reja dhe madje i cojme ato ne ekstremin e tyre. Ceshtje ritmi dhe tempoje.

  10. Ideja për të folur për seksin dhe seksualitetin, publikisht, është për t’u përshëndetur.

    Një gjë është të kërkosh që seksi të mbetet privat; një gjë tjetër është që, nën mbrojtjen e privatësisë, ta kthesh seksin në një instrument të ushtrimit të autoritetit, ose të shfrytëzimit të tjetrit.

    Megjithatë, qasja e zgjedhur nga Kosovo 2.0 më duket e paqëlluar – dhe kjo është një nga faktorët që ka provokuar pastaj dhunën.

    A janë baret e masturbimit problem sot në Kosovë? A janë të tilla ndërrimet kirurgjikale të seksit në Beograd?

    Unë nuk besoj se janë.

    Nëse duam të flasim për seksin, le të zgjedhim temat që kanë vlerë lokale, jo ato të sugjeruara, të përkthyera ose të imponuara nga sponsorët.

    Tematika artificiale e Kosovo 2.0 më duket – e theksoj, më duket – sikur e paraqit seksin si diçka tepër pararojë, ose Perëndimore, ose që lidhet me shkallmimin e tabuve.

    Në fakt, seksi është realitet i përditshëm për të gjithë ne, të të gjitha kategorive dhe shtresave dhe ngjyrimeve politike dhe orientimeve kulturore.

    Për shembull, për Kosovën unë do të kisha sugjeruar tema të tilla si seksi mes adoleshentëve në mjedise urbane; seksi brenda çiftit; seksi i vajzave të Kosovës me ndërkombëtarët; përdhunimi gjatë Luftës; imazhi hiper-seksual i këngëtarë/eve pop nga Kosova. Kushdo prej jush mund të shtojë të tjera.

    Natyrisht, këto tema mund të jenë për seksin, por nuk janë sexy.

    Protestuesit e kanë ndier këtë – dhe kanë reaguar, edhe pse në mënyrë zoologjike.

    Vëreni si provokimi i Kosovo 2.0 ka legjitimuar një segment radikal, islamist të dhunshëm mes të rinjve kosovarë; ndërsa akti publik i këtij segmenti, ose “demolimi” që ia bënë Kosovës 2.0 mu nën syrin e kamerës, ka legjitimuar frymën kinse misionare të të parëve.

    Duhet të ketë dhe me siguri do të ketë forume publike, në Prishtinë dhe gjetiu, ku konflikte të tilla të kornizohen brenda një diskursi kritik perëndimor, që merr parasysh specifikën e shoqërisë shqiptare.

    Jo për gjë, por thjesht ngaqë jashtë kësaj specifike çdo lloj argumenti me natyrë seksuale dhe seksologjike shndërrohet në diçka akademike, e cila bëhet pjesë e problematikës sociale edhe më parë se ta adresojë atë, qoftë edhe thjesht në nivel mediatik.

    1. Seksi eshte realitet i perditshem per te gjithe, eshte “buka jone e perditshme” ne kuptimin e raporteve seksuale te kycura ne privatesine tone.Madje per seksin eshte folur e flitet vazhdimisht, por sikurse vren Foucault, kjo eshte bere perhere ne funksion te ruajtjes se atij seksualiteti qe siguron riprodhimin ,ekonomikisht i dobishem dhe politikisht konservator.Kjo paradigme, cdo kenaqsi seksuale jashte qellimit riprodhues, e konsideronte crregullim seksual, devijance,perversion.Kisha/religjioni, mjeksia dhe moralistet u bene format ushtruese te pushtetit mbi seksualitetin.
      Ne kete kontekst, nuk eshte i rastesishem fakti qe konflikti qe po diskutojme eshte midis nje segmenti konservator islamik dhe nje agjenti social qe paradigmat e reja per seksualitetin, i tund si flamur i perendimorizimit te shoqerise kosovare/shqiptare. Ne thelb, konflikti eshte shprehje e pushtetit per kontrollin e seksualitetit. Argumenti (i nje komentuesi) se agresiviteti i fanatikeve myslimane ndaj homoseksualeve eshte taktike per te perligjur burken apo shamine e femrave, provon me se miri thelbin e ketij konflikti.
      Jam shume dakort qe kur flitet per seksualitetin, qasja duhet te adresoje tematikat specifike (seksi mes adoleshenteve, mbrojtja nga HIV/AIDS,raportet e shumefishta seksuale paramartesore, virgjeria, aborti etj) por te mbetesh vetem ketu, pa perfshire ne keto tematika homoseksualitetin, orinetimin seksual, diskriminimin per shkak te orientimit seksual etj. eshte si te futesh koken si struci ne rere. Problemet nuk zgjidhen duke i shperfillur dhe mohuar.Nga ana tjeter, qasjet agresive, qendrimet subversive ndaj moralit publik dhe manifestimet si karshillek, lendojne sensibilitete dhe nxisin artificialisht konfliktin.Ketu padyshim une shikoj edhe doren ne funksion te axhendave fitimprurese dhe jo aq merak per aksione emancipuese. Kjo eshte vrejtja qe une kam edhe per levizjen LGBT ne Shqiperi. Mbrojtja e homoseksualeve nga cdo forme diskriminimi nuk duhet ti lere vendin artificialisht strategjive te promovimit te homoseksualitetit, duke krijuar peshtjellime dhe psikoza te tipit:o sa mir me qene gej! riprodhimit biologjik.Ndryshimi qendrimeve ndaj personave me orientim seksual ndryshe, qe ne thelb, eshte qendrimi ndaj Tjetrit, kerkon qasje qe kane si pikenisje jo vetem ligjin, policin por edhe shkollen, edukimin, median.Qasja duhet te jete e tipit step by step per te kuptuar, sikurse thoni, se seksualiteti eshte nje zone e minuar nga paragjykimet dhe nuk eshte nje tematike aq sexy.

  11. Ja një njoftim që gjeta te Ora Info:

    Aktivistë për të drejtat e njeriut njoftojnë se një grup prej të paktën 7 personash kanë mundur të hyjnë sot në mbrëmje në zyrat e “Libertas Kosova” një organizatë që mbron të drejtat e LGBT në Prishtinë dhe pasi kanë vandalizuar zyrën duke shkatërruar gjithçka që u ka dalë përpara kanë nisur të rrahin edhe aktivistët.

    Mësohet se një person është dhunuar në mënyrë të egër dhe brutale.

    Qe nga dita kur u promovua numri i ri Kosovo 2.0 dedikuar seksualitetit situata është rënduar në Prishtinë.

    1. Ky lajm duket me shume si propagande e zeze, sesa i vertete. Megjithate, ne ditet qe do vine do te shohim nese eshte i vertete, apo thjesht per te ngritur edhe me shume tym. Por tani qe po shikoja sajtin e Libertas Kosoves, pervec emrin romantik qe ata kane, ne sajtin e tyre me beri pershtypje perzierja e orientalizmit me te drejten e gejve. Ndersa ne versionin klasik te orientalizmit, zakonisht orientali eshte ai qe eshte gey, sot, punet kane ndryshuar. Anti-gej tregohen orientalet. Ne sajt gjeta tre shembuj rrefimesh mbi vuajtjet e si-komradeve gej neper bote. Dhe keta ishin ne Libine e Gadafit, ne Uganden e zeze, dhe ne Ballkan – Albania.
      http://libertas-kos.org/article-title-5/46

      Sajti, sic pritet, hapet ne anglisht, pse qe andej vjen paraja, dhe mbajtesit e tij qendrojne anonim. Te ben pershtypje pse ky sajt qe eshte per te drejtat e gejve duhet bere ne anglisht, e nuk rrefen mbi mjerimin e gejve, fjala bie ne Itali, Ekuador apo Meksike? Ne Shqiperi e Kosove ka me dhjetra grupe njerezish te diskriminuar, por askush nuk ka sajtet e mediat e publicitetin qe gejte kane. Ne Kosove, per cdo muaj, vajzat me shami kapen per shamishe e hidhen ne rruge e u denohet shkollimi, nje e drejte e cila eshte shenjteruar ne cdo karte qe Kosova e Shqiperia ka firmosur. Por perfaqesuesit e BE-se si Samuel Zhbogar dhe te OSBE-se si Elaine Conkievich nuk bezajne kurre per keto femra te ngrata, dhunohen nga establishmenti shqiptarist!

      Pra sic shihet, edhe qorri mund te kuptoj qe pas gjithe kesaj gumezhime e reklamash per te drejtat e gejve, qendrojne miqte tane oksidentale, qe i bien firzamonikes ne fund te tynelit, per nje qellim, qe vec Allahu e di.

      Megjithate, kjo puna e gejllekut ka nje te mire. Ketej e tutje ata mijera kosovare e shqiptare qe arratisen ne Perendimin qe u ka mbyllur dyert turijve e nuk i pranon me, keto incidentet me gej jane nje alibi e mire per te marre strehim politik.

  12. Nje kerkim ne Google per togfjaleshin “Kosovo 2.0” per rekorde gjate javes se fundit paraqet rezultate interesante, aq sa te ngacmon te shtrosh pyetjen “Nese s’do kishte incident, sa jehone do te kishte ky eveniment?”, ose me konkretisht per kete faqe, a do ishte pasqyruar ky eveniment apo dicka rreth tij tek ky blog?

    Te njejten pershtypje me la nje artikull tek Zeri i Amerikes, ku me shume flitet per denoncimin e incidentit sesa per vete evenimentin ne fjale dhe/apo cfare ishte (apo pritej te sillte) ai.

    Megjithate, vlen te theksohet qe asgje ne ate eveniment nuk perligjte dhunen, qofte kjo dhune ‘e vogel’ apo ‘e madhe’, sic reket ta klasifikoje (nenkupto ‘justifikoje’) me lart Obama, si puna e asaj shprehjes ‘vetem pak koken’.

  13. Kosovo 2.0 (edhe emrin e kane anglisht) mund te kete kapur probleme artificiale e qe nuk ekzistojne per hir te provokimit e thyerjes se tabuve. Nga ana tjeter edhe kupolat vezulluese te xhamive te stilit arab ne mes te qytetit dhe mjekrat jane e pakta po aq provokuese per nje pjese te mire qytetaresh. Dhe deri me sot une nuk kam degjuar t’ju a kene hedhur xhamite ne ere dhe t’ju presin mjekrat me dhune ne mes te rruges sic bente Pjetri i Madh. Mua ky guxim i ri i islamikeve per te dale sheshit e ushtruar dhune ne mes te dites me shqeteson. Asnje rrezik me te madh nuk ka shqiptaria me Sh te madhe apo te vogel sesa nga mjekroshet. As nga serbet, e greket, ata fundja kane qene ne kufi ngahere, jemi gjakosur, kemi dhene e kemi marre me shekuj. Por nga keta njerez qe i ke brenda dhe njekohesisht 5000 km larg e 1500 vite prapa. Nga nje pakt i mundshem i ideologjise vahabiste me patriarkalizmin shqiptar. Prandaj AKZ-te e te ngjashme mos te merren shume me emrin e fshatit babasqemo po te dalin e protestojne ndaj xhamive e medreseve te financuara nga mjekroshet nese duan te merren seriozisht.

    1. Eni, reagimi kunder gejve nuk vjen vetem nga islamiket. Ne Lezhe erdhi nga katoliket me nxitjen e Kishes, ne rastin e Klodit:

      Ne Rusi vjen nga Kisha Ortodokse:

      Ne Serbi vjen nga Kisha dhe nacionalistet:

      Dhe ne Tirane erdhi nga zogistet:

      Dhe si gjithmone, mbrojtes se tyre, jane njerez te lidhur, apo fondemarres nga Perendimi.

      Sipas Aleksander Duginit, keshilltarit te Putinit, fenomenet tip gay, pussy riot, femen etj qe mbeshtet Perendimi, jane pjese e strategjise per te sunduar dhe demoralizuar kundershtarin, dhe hequr vlera qe shoqerite e botes jo-perendimore sot kane.

      1. Obama, ti ose nuk e kupton se për çfarë po flitet këtu, ose ke ardhur të bësh propagandë.

        Askush nuk të pengon të jesh kundër homoseksualëve, ose gjahtarëve, ose të gjelbërve. Shprehe protestën tënde në mënyrë të qytetëruar dhe vazhdo të jetosh ashtu si dëshiron, në bazë të moralit dhe të nderit tënd. Askush nuk të kërkon që edhe ti të bëhesh homoseksual me zor.

        Problemi nuk është te kundërvënia, por te kundërvënia e dhunshme. Duket fare normale që disa myslimanë në Kosovë të mos pajtohen me frymën e Kosovo 2.0; por shumëkush, përfshi këtu dhe mua, shqetësohen me mënyrën si e shprehën këta njerëz mospajtimin.

        Nuk është kundërvënia që shqetëson, por refuzimi për të komunikuar në mënyrë të qytetëruar – ose për të dialoguar me Tjetrin përbri – që mund të jetë fqinji yt, ose njeriu yt i familjes.

        Tani, ti nuk mund ta vazhdosh ta mbash peng debatin në një nivel kaq të ulët – sepse ka kufi për gjithçka, madje edhe për banalitetin. Dua të them se, ose thuaj ndonjë gjë për të qenë, ose rri pusho pak dhe lexo cfarë thonë të tjerët.

        Të lutem mos iu përgjigj këtij komenti, sepse nuk mund të merrem më me ty.

        1. Xhaxha,

          Une e kuptoj qe ju liberalet, kur u preket vizioni juaj per boten, beheni me te ashper sesa te djathtet. Dhe keshtu e vleresoj, dhe edhe e kuptoj pergjigjen qe me ke dhene me siper.

          Megjithate, per hir te te vertetes dhe per te rrezuar tezen tende dhe miqve te tu, per dhune kunder punetoreve te NDI-it amerikan te Prishtines, me poshte po sjell nje video qe sapo pashe ne youtube ku tregon qe protesta ne Prishtine ka qene paqesore, dhe jo e dhunshme, pervec incidentit me kukulla me pare. Keto protesta behen, jane bere, dhe do te vazhdojne qe te behen kudo e ngado.

          1. Shkruan:

            Une e kuptoj qe ju liberalet, kur u preket vizioni juaj per boten, beheni me te ashper sesa te djathtet.

            Vizioni im për botën është i tillë që të jep ty zë dhe liri për ta mbrojtur pikëpamjen tënde po aq sa edhe kundërshtarëve të tu. Një vizion të cilit ata të kallëpit tënd i drejtohen për ndihmë (ndonjëherë edhe duke mjaullitur) sa herë që ndihen sadopak të rrezikuar, brenda shoqërive dhe kulturave të cilave përndryshe duan t’u bëjnë gropën.

          2. “Përveç incidentit”, ose thënë shqeto, incidenti, përbën thelbin e shkrimit. Dëshirën tuaj për të përgënjeshtruar kë dhe çfarë, mund ta lexoj dashamirësisht vetëm si tërheqje nga pozitat e dhunës që ndërmorën organizuesit dhe mbështetësit e saj 3 ditë më parë.
            Dhe nuk është e nevojshme të jesh domosdoshmërisht liberal, për të mos u pajtuar me dhunën ndaj grupit që e mendon ndryshe. Do mjaftonte sensi i qytetarisë dhe i njerëzillëkut.
            Them dhe se mësymje e metoda të kësaj natyre kundrejt çështjeve dhe kujt ka zgjedhur t’i qaset ndryshe seksualitetit (që jo domosdshmërisht përkon me homoseksualizmin), nuk i bëjnë nder çëshjtes islame (as asaj kristiane, ortodokse etj.). Përkundrazi.

        2. “Askush nuk të pengon të jesh kundër homoseksualëve…
          Askush nuk të kërkon që edhe ti të bëhesh homoseksual me zor…

          Ata qe kane lexuar qofte edhe nje manual hyres ne psikologji dhe qe e njohin sadopak natyren njerezore e dine se kush bertet e çirret publikisht kunder homoseksualeve, ka probleme te renda seksuale. Ka gjasa qe ai vete te jete homoseksual, mirepo per shkak te konvencioneve morale nuk ia pranon as vetes kete, e del e bertet sepse do te deboje djallin qe ka brenda vetes.

  14. Reagimin e nje prej faqeve me te klikuara myslimane ne shqiperi mbi protesten e rinjve “Plisat” po e sjell ketu (jo per te promovuar nje blog tjeter por per te sjelle nje mendim tjeter) “http://www.e-zani.com/2012/12/17/dhuna-nuk-eshte-pergjigje/”

    Mbeshtes mendimin e Obamas duke pohuar qe ne shumicen e rasteve keto levizje jane te sponsorizuara per te ngritur nivelin e nje fenomeni qe eshte i paket. Fjala vjen Avokati i Popullit tek ne nuk ka reaguar kaq fort per ceshtje me te dhimbshme ne shoqerine tone por ama sla artikull pa shkruar per nje Parade (qe vec e tille sdoli) te LGBT. Psh nuk shkroi as per grate qe dhunohen, nuk shkroi as per abuzimin me amnistine per pacavuren 100 vjetoreshe, nuk shkroi as per dhunen ndaj te perndjekurve politike (u kujtua nga fundi), nuk shkroi as per dhunimin e romeve nga Florenci i Bashkise, as per dhunen ne familje, as per……nejse fundja romet skane lek e as nuk te bejne te dukesh ne sy te evropianeve. por gjithsesi duhet terhequr veshi atyre djemve qe dolen dhe prishen ate cka Kosovo 2.0 po bente.

    1. Thote artikukulli i e-zani qe ke sjelle ti si lidhje:

      Xhamitë e Kosovës mbledhin shumë më tepër njerëz se sa do mundet ndonjëherë të mbledhë një party homoseksualësh.

      Nje gjuhe e shpifur persa eshte jo vetem qellimisht poshteruese ndaj nje grupi te tere njerzish (homoseksualeve), por eshte mbase indirekt dhe urrjetje-nxitese, ani pse brenda ‘normes e-zan-iste’, si fjala vjen duke mos u shprehur kurkund ne artikull qe e denon kete dhune, por duke u mjaftuar per te thene qe nuk pajtohet me te.

      Plus, kaq primar qenka numri i njerzve ne kete kontekst? Sipas e-zanit, nese ka me shume njerez qe urrejne e-zanistet (nenkupto muslimanet) sesa ka njerez qe mblidhen ne xhamite e Kosoves, kjo urrejtje kesisoj legjitimohet?

      Kjo meqenese ti e solle kete artikull si etalon te tolerances dhe mirekuptimit te ketij grupimi shqiptar te ‘fese se paqes’ (vere re qe sarkazma i drejtohet ketyre qe kane shkruar artikullin, jo fese ne vetvete).

      1. Qe Islami nuk e pranon homoseksualizmin nuk eshte ndonje gje e veshtire per tu kuptuar, por qe myslimani te bashkejetoj me nje mysliman eshte nje fakt qe kuptohet nga historia (natyrisht vec rasteve kur akti behej publik dhe vec rastit kur kishte shume deshmitare qe e pohonin nje veprim te tille). Ne kete kontekst duhet ti kuptosh ezanistet (nenkupto myslimanet) Xhib.

        Ne fakt verej qe ty nuk te pelqen fakti qe myslimanet kane reaguar edhe ne kete forme (pra si puna e ezanit), sepse mund te pelqeje qe Islami ta pranoje homoseksualizmin pra silami te behet ashtu sic te pelqen ty. Por ne fakt nuk eshte keshtu dhe smund te jete keshtu, Islami nuk eshte liberal dhe as neoliberal sepse ka do parime qe i mban te konsoliduara. Myslimani pastaj eshte tjeter gje, myslimani eshte njeri dhe ai mundet te jete ne rrafshe te shumta te islamit…eshte njesoj si nje njeri liberal qe pranon mendimin ndryshe te islamit dhe respekton ezanistet dhe nje tjetri qe nuk ia pranon mendimin ndryshe ezanistit duke e quajtur mendimin ndryshe te rrezikshem. Ndaj duhen ndare disa gjera perpara se te digjet i njomi me te thatin.

      2. E duke shtuar qe sulmin ne fjale e kane organizuar ato qe quhen “Plisa” dhe qe eshte nje grup tifozesh (Tifozat Kuq e Zi?) te cilet mes te tjereve kane therritiur Allahu Ekber. E kjo seshte per tu cuditur sepse thuajse 80 perqind e kosovareve jane myslimane e po keshtu ndonjehere konservatoria e gjen veten tek religjioni. Por jo cdo gje qe fluturohet haet (thote populli) ndaj jo cdo gje ku thuhet Allahu Ekber domosdoshmerisht vjen prej islamit dhe shembuj ka pafund

      3. Xhibi ti mund lexosh si te te teket po aty thuhet qarte qe dhuna nuk eshte e justifikueshme dhe sygjerohen menyra e venue te tjera per te treguar njerezit qendrimet e tyre. Kjo jo si ekzibicion i ‘etanol i tolerances’ po si perpjekje per te treguar qe kundershtite mund te jetojne nen te njejtin nenqiell.

        1. Ajo qe lexoj une eshte hipokrizia ne kulm, deri ne nje fare kurvlleku, me fal per shprehjen banale, por te sinqerte. Nje gjuhe qe edhe ne gjoja-denimin e dhunes shpreh urrejtjen per nje grup njerezisht, urrejtje me te cilen i fryn n’tajare gjate gjithe kohes ketyre qe shkaktojne kete dhune, dhe tani ne gjoja-distancim nuk denjon as te denoje dhunen qofte dhe sa per sy e faqe.

          Kjo nuk i drejtohet vetem e-zanit, po gjithe atyre qe kane mantelin e predikuesve/promovuesve te Islamit (ne kete rast, apo te feve/idelolgjive te tjera ne raste te tjera kur predikojne urrejtje per nje grup te caktuar njerzsish ne baze te fese, etnise, orientimit seksual, etj.)

          Eshte njesoj si te stervitesh nje qen gjithe jeten qe te kafshoje nje peson te caktuar dhe pastaj te shkosh ti kerkosh falje atij personit per dhembet e qenit.

          1. Ne fakt Xhibi e kisha gabim. Jo se ti mund te lexosh si te te teket, por mund te sjellesh gjithe bagazhet me vete perpara cfaredolloj leximi. Ti kujton se ka njeri nevoje te ta luaj ty e prandaj i lexon cfare shkruhet tek e-zani apo kudo qofte sikur jane pick up lines? Absolutisht jo! Je duke lexuar se prapthi.
            Hipokrizia si prostitucion qendrimesh s’ben me pese grsoh, s’ta blen kush, dhe kete e di kush ka dy pare mend ne koke. Nuk ka nevoje te te shese njeri ty “gjoja-t” per asnje lloj denimi. Ku eshte kjo shprehje e urrejtjes zotrote? Une per vete e pashe se ku eshte gjuha e urrejtjes dhe eshte tek filtrat optike me te cilat ti dukesh te lexosh cdo gje qe vjen nga myslimanet. Thjesht duhesh kujtuar qe kete lloj mekanizmi e ke denuar vete si imoral.

  15. Mua ky guxim i ri i islamikeve per te dale sheshit e ushtruar dhune ne mes te dites me shqeteson. Asnje rrezik me te madh nuk ka shqiptaria me Sh te madhe apo te vogel sesa nga mjekroshet.

    Unë jam dakord me thelbin e komentit të Enit, por personalishisht i bashkangjis fortësisht kritikën që ka dashur të përcjellë Obama, jo për të legjitimuar dhunën (!) por për të zgjeruar perceptimin se nga lind dhuna, për të amplifikuar pak më shumë filozofinë që qëndron pas qëndrimeve të tilla autoritariste dhe arrogante.

    Se edhe unë mbaj mjekër…por pa ngjyrime fetare.

  16. Më bënë përshtypje dy komente.
    Ky nga Rrofeshate:

    Fjala vjen Avokati i Popullit tek ne nuk ka reaguar kaq fort per ceshtje me te dhimbshme ne shoqerine tone por ama sla artikull pa shkruar per nje Parade (qe vec e tille sdoli) te LGBT. Psh nuk shkroi as per grate qe dhunohen, nuk shkroi as per abuzimin me amnistine per pacavuren 100 vjetoreshe, nuk shkroi as per dhunen ndaj te perndjekurve politike (u kujtua nga fundi), nuk shkroi as per dhunimin e romeve nga Florenci i Bashkise, as per dhunen ne familje, as per……nejse fundja romet skane lek e as nuk te bejne te dukesh ne sy te evropianeve. por gjithsesi duhet terhequr veshi atyre djemve qe dolen dhe prishen ate cka Kosovo 2.0 po bente.

    dhe ky nga Kapedani:

    Kosova ka shume probleme akute, sikur edhe Shqiperia, dhe nuk e degjojme vellazerine myslimane te turret neper rruge per korrupsionin, padrejtesine ne gjykata (vete komuniteti mysliman viktime), vjedhjet apo krimin. Per kreret e komunitetit mysliman “vlerat perendimore” perbejne nje kercenim me te madh, se prishin gjendjen aktuale (dikush do te thoshte se shperqendrojne nyjat referenciale dhe shperbejne pozicionin e priviligjuar te krereve).

    Ok. Unë jam i bindur se mbajtja e qëndrimit të ndryshëm ndaj të njëjtit problem, do të shprehë (siç dhe po bëhet) afilacion kulturor, politik, social etj…

    Në këtë kontekst, grishja apo konflikti qoftë i importuar dhe për probleme të Tjetrit, me apo pa dashje, do të nxisë diskutimin mbi çështje më të rëndësishme – siç dhe parafolësit të dy po shprehen. Emancipim nga Tjetri, e madje së prapthi.

  17. ”’Por nga keta njerez qe i ke brenda dhe njekohesisht 5000 km larg e 1500 vite prapa. Nga nje pakt i mundshem i ideologjise vahabiste me patriarkalizmin shqiptar. Prandaj AKZ-te e te ngjashme mos te merren shume me emrin e fshatit babasqemo po te dalin e protestojne ndaj xhamive e medreseve te financuara nga mjekroshet nese duan te merren seriozisht.”’

    Eni ne radhe te pare me behet qejfi qe shkrove serisht.

    Shiko, nacionalizmi eshte arma e fundit qe ka shoqeria, jo e para, si puna e bombes atomike qe eshte me mire te hidhet e fundit.
    Do te jete vete establishmenti politik qe do te nderhyje ne emer te kombit, kur gjendja te jete serioze, si beri Zogu njehere e nje kohe.

    Per momentin politika ben llogarite qe eshte e detyruar te beje.

    Ne çeshtje vlerash te ketilla eshte mire qe populli te mos i hedhe syte menjehere nga politika, perderisa kemi shoqeri civile, nje pune duhet ta beje edhe ajo.

    Parti pro-HoSe apo anti-HoSe, parti islamike apo antiislamike, nuk eshte mire qe te kete per momentin.

    Per mua Shqiperia, me shume sesa Perendimi ka nevoje per nje kult te ri, qe te evitoje me çdo kusht pasojat e kulteve qe tashme nuk mund t’i pershtaten dot kohes, se jane teper te vjetra per ta bere.
    Kultet e vjetra duhet te zhduken si ato para tyre e ato me para akoma, por s’kemi ndonje kult te ri zevendesues.

    Ne fund te fundit, lufta islamike kunder HoSe-ve, nuk eshte lufte kunder gejllekut, ajo eshte tregti politike. Ata ne kembim duan perçet per grate.

    Pas çdo proteste te tille, vjen kerkesa e perçeve, na e kane bere koken daulle me kerkesen per perçet.

    Tani, mund edhe te supozohet qe nqs u plotesohet kerkesa e perçeve ata do e vazhdojne luften kunder gejllekut per te marre ne kembim diçka tjeter, por nuk besoj se do u jepet, pasi nuk mund te mbeshtesin dot me argumente ndonje krahasim me te goditur.

  18. E kuptoj që një shoqëri e prapambetur si jona është e detyruar të importojë zgjidhje të gatshme për shumë probleme që e gërryejnë së brendshmi; por problemet vetë nuk kemi pse t’i importojmë. Tonat na dalin dhe na teprojnë.

    Importi behet zakonisht nga agjente ekonomike qe kane parate. Ne tere kete debakel me zuri syri emrin “Igballe Rrogova” (sic). E kam njohur kete person kur ishte pastore e nje kishe protestante teper schick ne Tirane ne fillim te viteve 90-te. Tash na del qe eshte lezbike dhe flamurtare e ceshtjeve te kombit LGBT (nuk tallem kur perdor termin komb. Kam nje shqiptar homo si mik e ai kur thote ‘my people’ nuk u referohet shqiptareve).

    Tani, kete import problematikash a ja kam borxh une ketij tipi njeriu plangprishes e kryengrites (kshu kot per qef) te cilit tash i eshte bere deti kos e ben si te doje pa kurrfare kufizimi?

  19. ”’E kjo seshte per tu cuditur sepse thuajse 80 perqind e kosovareve jane myslimane e po keshtu ndonjehere konservatoria e gjen veten tek religjioni. Por jo cdo gje qe fluturohet haet (thote populli) ndaj jo cdo gje ku thuhet Allahu Ekber domosdoshmerisht vjen prej islamit dhe shembuj ka pafund”’

    Dmth i bie islami eshte instrumentalizuar prej te tjereve apo jo ?
    Por, kush na garanton ne se ata te tjeret nuk jane instrumentalizuar prej ndonje ”bamiresi” islamik ?
    Apo do bejme lojen e hipotezave ?

    Po ne Tirane ne mitingun kunder gejllekut ose me mire parades, kush i instrumentalizoi ?

    Fakti qe shumica derrmuese e shqiptareve eshte kunder gejllekut, mund te pajtoje shume grupime, por te drejtat dhe detyrimet u ngelen atyre qe e marrin persiper publikisht protesten.

    Ajo proteste doli e suksesshme, dmth u arriten qellimet, piket socio-politike i ka fituar Islami ne Kosove.
    Mua me duket me sinqeritet shume e zgjuar kjo levizja qe ne rrethe te caktuara, Islami te dale i instrumentalizuar, e famshmja hedh gurin e fsheh doren.

    Ne rrethe te tjera aty ku fitohen piket, do merret gjithe merita e ngjarjes, me fjalorin e duhur sipas nivelit te rretheve/qarqeve.

    Loja e islamit te moderuar dhe atij radikal ka ca dekada qe korr sukses, te moderuarit te specializuar ne propagande dhe radikalet ne dhune.
    Tash se fundmi ka fute ne duar Turqine, Egjiptin dhe Libine, ndersa ne thes deri edhe Obamen.

    Loja ka shume lojtare dhe aleanca, aleanca me lojtarin e tipit obamist eshte e perkohshme, do zgjase derisa ky lloj lojtari te kuptoje se s’merr prej Islamit ate qe i eshte ofruar ne kembim.
    Sa mund te zgjase ne Europe aleanca e panatyrshme e majtisteve dhe progresisteve me Islamin ?

    Para se lojes t’i vije fundi, aleate do jene ata te tipit Chamberlain, qe do japin ne kembim te fitimit te kohes.

    Gejlleku gjendet brenda nje loje qe e luajne burrat prej Zanafilles dhe dy anet e Dardaneleve qe prej Luftes se Trojes. Jam dakort me nje parafoles qe HoSe-te jane thjesht ushtare shahu qe perdor Perendimi.

    Neve si shqiptare, nuk ka pse te na interesoje shume kjo loje se si gjithnje s’fitojme asnje kokerr gjeje. Besoj se na intereson me shume te mesojme si te zbusim efektet e katastrofes.

    C’interesimi i shqiptareve per kete loje eshte fakt edhe aktualisht, kesi lloj paradash, protestash e kunderprotestash, vleresohen si pa bereqet, s’kane per t’u pare ndonjehere lumenj njerezish ne shesh.
    Duhet hedhur aq para per t’i futur shqiptaret masivisht ne loje, saqe as per investitoret s’ia vlen barra qerane.

    Te vetmen loje qe marrim me pasionin e te riut idealist eshte loja e te parit te shqiptareve.

  20. Personalisht e gjithe kjo ngjarje mua me solli nder mend nje histori qe me kane treguar.
    Nje refugjat kthehet per vizite ne fshatin e tij. I jati kembengul sepse ja kishte kerkuar hoxha vete dhe shkojne per vizite tek hoxha i fshatit ku ishin mbledhur dhe te tjere bashkefshatare.Hoxha kerkonte leke se donte te ndertonte nje xhami te re.Te gjithe kthyen syte nga ky refugjati qe u ndje ne siklet po dhe mendjeshkathet.
    O hoxhe, i thote ky djali ,une ti jap leket por nuk di nqs ti mund ti pranosh leket e mia se jane leke mekati.
    Po ti na trego njehere ,i thote hoxha, pastaj e vendosim .
    Une bashkejetoj me nje burre atje ne kurbet, pra jam dylber dhe andej e kane prejardhjen leket e mia ,nuk i kam bere me djerse por me te prapme.
    Fshataret shqyen syte ndersa hoxha nuk e prishi terezine. Pasi u mendua pak,me qetesi i pergjigjet.Skane asgje te keqe leket e tua,sepse bootha kallep i trapit eshte.
    Edhe disa ketu thone qe sherbetoret e fenave nuk jane dobiça.

  21. Komunitetet qe nuk po i bashkohen rrjedhes se lumit jane nen agresion dhe ketu eshte problemi. Homoseksuale ka pasur gjithmone ne qytetet shqiptare por nuk dilte ti rrihte njeri, ndersa sot ka reagim pasi keta me gjithe ate qe perfaqesojne jane kercenim. Njerez e komunitete qe deri dje jetonin normalisht, me ato norma e rregulla shoqerore qe kishin papritmas ju vijne ca njerez te mirepaguar dhe ju thone qe ju jeni te prapambetur dhe do te beheni te perparuar vetem nese beni keto qe themi ne dhe si fillim do mblidhemi ne nje salle ku do shnderrohet si ne ato skenat e nxehta te filmit Eyes Wide Shut. Kemi te bejme me nje lloj terrorizmi por kesaj rradhe kulturor. Vendeve ne Azi dhe Afrike qe bejne njefare rezistence kundrejt ketyre “perparimeve” oksidentale ne nivel qeveritar dhe vendimmarres ju tundet karrota, ju kushtezohet ndihma financiare ne shkembim te lirimit te fushes per tu valevitur flamuri i homoseksualeve, ndersa ne rastin e Kosoves dhe vendeve te tjera ballkanike ku nuk ka rezistence ne nivel te elitave politike por poshte tek qytetaret, shantazhohen me lincim publik ne media, ne etiketime por edhe ne thirrje per disiplinim me shkopin e policit. Nuk eshte e kollajte ti rezistosh ideologjise dominuese te momentit se ne fund e fundit, per ata qe e kane harruar, liberalizmi eshte ideologji, bashke me modifikimet qe ka pesuar qe nga koha e tij qe thirret klasike. Kufiri ndermjet te civilizuarit dhe te prapambeturit po kerkohet te vihet pikerisht se sa pranojme ne qe femijet tane te mesojne perralla jo me nje princ dhe princeshe por me dy princer. Dikur orientali pikturohej perpara oksidentalit, nder te tjera edhe si homoseksual dhe per cudine e shume njerezve nga fundi i kohes se vet ne P. Osmane kjo praktike ka qene e toleruar bile edhe juridikisht. Tani orientali pikturohet ndryshe, megjithese dikur orientali tallej e perqeshej nga oksidentali pikerisht per ate periudhen qe folem me lart. Momenti eshte i homoseksualeve, kjo ndjehet me se shumti ne perendim, ku edhe parti konservatore po i adoptohen deshirave momentale te turmes. Kete e pame ne Amerike po e shohim edhe ne Britani ku partia konservatore edhe me pasojen e largimit te shume anetareve te saj po ecen perpara per te ligjeruar martesen ndermjet personave te te njejtit seks. Ne Europen kontinentale kjo eshte kaluar me kohe. Kjo perparesi momentale ka reflektimin e vet edhe ne Kosove, bile shume here me teper ne Kosove dhe Shqiperi e vende te tjera. Ka nje agresion kulturor me fuqine e tij me te madhe kunder gjithe atyre qe rezistojne. Koha eshte e homoseksualeve, por jo Kosova.

    1. Kam disa probleme me këtë arsyetim.

      Shkruan:

      Njerez e komunitete qe deri dje jetonin normalisht, me ato norma e rregulla shoqerore qe kishin papritmas ju vijne ca njerez te mirepaguar dhe ju thone qe ju jeni te prapambetur dhe do te beheni te perparuar vetem nese beni keto qe themi ne

      Në fakt, “njerëzit dhe komunitetet” në Kosovë asnjëherë nuk kanë jetuar normalisht. Nën sundimin serb ose jugosllav të krahinës, jeta e tyre nuk ishte gjë normale, përkundrazi – madje besimi i tyre fetar shërbente edhe si mjet për t’i shquar prej të tjerëve (kombësia myslimane, etj.). Në rastin më të mirë, këto komunitete janë lënë në punën e tyre (në kuptimin “vrisni veten po të doni”); por kjo sot as mund të shpresohet më.

      Po ashtu, këta njerëz të mirëpaguar nuk erdhën “papritmas”, por si pjesë e po atij moderniteti që, de facto, e çliroi Kosovën nga Serbia dhe i mundësoi shqiptarët atje të jetonin lirë, ose së paku ta praktikonin shqiptarizmin e tyre në liri të plotë. Vetë shoqëria civile në Kosovë është shprehur rregullisht se e ka fytyrën të kthyer nga Perëndimi!

      Shkruan:

      Kemi te bejme me nje lloj terrorizmi por kesaj rradhe kulturor.

      Unë do ta quaja provokacion, në rastin më të keq. Dhe mënyra si u reagua nga disa segmente meshkujsh në Kosovë, më tregon se ata ranë kokë e këmbë viktima të provokacionit.

      Shkruan:

      ne rastin e Kosoves dhe vendeve te tjera ballkanike ku nuk ka rezistence ne nivel te elitave politike por poshte tek qytetaret, shantazhohen me lincim publik ne media, ne etiketime por edhe ne thirrje per disiplinim me shkopin e policit.

      Në fakt incidenti tregoi se ata që rezistuan, e bënë këtë shumë trashë.

      Shkruan:

      Nuk eshte e kollajte ti rezistosh ideologjise dominuese te momentit se ne fund e fundit, per ata qe e kane harruar, liberalizmi eshte ideologji, bashke me modifikimet qe ka pesuar qe nga koha e tij qe thirret klasike.

      Do të isha kurioz të dija se cila është pikërisht ajo ideologji e cila, në rastin tënd, i kundërvihet liberalizmit.

      Shkruan:

      Kufiri ndermjet te civilizuarit dhe te prapambeturit po kerkohet te vihet pikerisht se sa pranojme ne qe femijet tane te mesojne perralla jo me nje princ dhe princeshe por me dy princer.

      Unë besoj se një shoqëri e qytetëruar mund ta refuzojë këtë opsion në mënyrë të qytetëruar.

      Shkruan:

      Ka nje agresion kulturor me fuqine e tij me te madhe kunder gjithe atyre qe rezistojne. Koha eshte e homoseksualeve, por jo Kosova.

      Thjesht ideja, ose më mirë imazhi i një Kosove shkëmb graniti përballë agresionit homoseksual më mbush me hilaritet të pakufishëm. E frenoj veten vetëm kur mendoj se ky është edhe efekti i provokimit të marketingut të Kosovo 2.0 – të ridikulizojë shtresën konservatore në shoqërinë kosovare.

  22. Koha eshte e homoseksualeve, por jo Kosova.

    Po, koha mund edhe të jetë e homoseksualëve. Dhe kjo jo për shak të ndonjë arësyeje të fshehtë, apo mbiarsyeje, apo ideje të sipërme por falë njëfarë kontrate shoqërore mes individit dhe botës.
    Kur homoseksualët të fillojnë të imponojnë idetë e tyre siç bëni “ju”, atëherë unë personalisht do të reagoj po në të njëjtën mënyrë.

    Se unë nuk shoh asnjë ndryshim mes dëshirës për t’i mësuar (imponuar) fëmijës së vet fenë e vet dhe pë t’i mësuar (imponuar) fëmijës (jo së vet) përralla vetëm me princa ose vetëm me princesha.
    Apo ndryshimi është se fëmija në rastin e parë është (u përket) indoktrinuesëve ndërsa në rastin tjetër jo. Qenka çështje prone dmth?

    1. Varet se cfare quan “imponim”. Se edhe qe pakica te mbushe librat e shumices me perralla me princer homoseksual, per mua imponim eshte. Po permbytja e cdo seriali apo filmi ne keto 3 vitet e fundit me personazhe homoseksuale, te para gjithnje nga prizmi pozitiv kuptohet, nuk eshte imponim? Per mua po. Asgje kunder perfaqesimit te pakices ne mainstream. Madje jam pro. Por mbiperfaqesimi homoseksual i ketyre viteve te fundit eshte gati ne kufijte e veleritjes gje te ben te mendosh se ka nje imponim, ose te pakten nje plan banal i nisur me qellim te mire. Shpresoj te jete me shume kjo e dyta por edhe kjo duhet te ndaloje.

      P.S. Xha Xha, rikthimi i yjeve nuk eshte ide e keqe. Nuk ka pse t’i kompleksoj te zotet e blogut.

      1. [jashtë teme]

        Shkruan:

        rikthimi i yjeve nuk eshte ide e keqe. Nuk ka pse t’i kompleksoj te zotet e blogut.

        Kjo s’ka të bëjë me komplekset tona (që mezi i kemi). Ne duam që kolegët dhe vizitorët t’i shprehin qëndrimet e tyre jo me yje (si të ishin analfabetë), por me fjalë, ose duke i argumentuar.

        1. E pranoj. Eshte qellim i mire. Mirepo jo te gjithe ia kane ngene o Xha Xha! Disa edhe punojne (meqe eshte hapur edhe tema e punes:)). Pastaj nuk eshte vetem analfabetizmi arsyeja pse dikush nuk vendos te komentoje.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin