HARTAT E DËSHIRËS

Për dekorin e rrugëve të Tiranës këto ditë në prag të përvjetorit të Pavarësisë nuk ka mbetur gjë për t’u thënë: i shëmtuar, i rënduar, i tepruar, arrogant, katundar, banal… Është një dekor që më tepër mbulon sesa nxjerr në pah, ekzagjerim eksponencial i kuqezisë në përmasa oqeanike, që nuk frymëzon por të zë frymën me boshllëkun e vet.

Megjithatë, ka edhe më keq – kur varfëria intelektuale dhe shpirtërore shërben si platformë për një lloj kombëtarizmi kitsch, në të cilin përzihen pasionet e stadiumit të futbollit, me imagjinatën e fëmijëve të çerdhes.

Këtë e vura re kur po kaloja, para dy ditësh, tek Ura e Lanës, në rrugën “Sami Frashëri”, mes një pylli flamujsh të njëllojshëm, si të arratisur nga posteri i një filmi distopik a i një dokumentari për totalitarizmin.

Tek trotuari në krahun lindor të urës ishin ekspozuar dy zemra plastike të kuqe, secila rreth dy metra e lartë, me harta të deformuara të Shqipërisë.

Nuk duhet të jesh ekspert i vizionit kombëtarist shqiptar, për të parë në këto harta projektimin në mos sanksionimin zyrtar të dëshirës së disave prej nesh për t’i parë tokat shqiptare të bashkuara – meqë harta majtas duket se tregon një Shqipëri në të cilën përfshihen edhe trojet shqipfolëse të ish-Jugosllavisë, ndërsa ajo djathtas Çamërinë.

Vetë dëshira, në vetvete, është legjitime; edhe pse nuk ka ndonjë logjikë që 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë të kremtohet edhe me harta të një Shqipërie që nuk është, por që kushedi duhej të ishte.

Nëse këto harta do ta përmbushnin misionin e tyre simbolik, atëherë festa e ardhshme do të shndërrohej në një arsye për vajtim, në mos rivendikim.

Natyrisht, të gjithë kombëtarizmat në Ballkan kanë harta të tilla, të cilat nuk u përgjigjen aq kufijve gjeografikë, sesa megalomanive përkatëse; meqë nuk ka kombëtarizëm pa një hartë që t’i referohet apoteozës së kombit të referuar. Sikur të bëheshin një ditë realitet dëshirat e ngrira në harta të tilla, Ballkanit nuk do t’i mjaftonte as krejt Europa.

Nga ana tjetër, një hartë e rivizatuar gjithnjë bie era barut; dhe përnjëmend ka të tillë mes nesh, që nuk e përjashtojnë një luftë të nesërme, për të “marrë” Çamërinë, ose ndonjë territor tjetër të shkëputur me dhunë nga gjeografia e shqiptarisë. Këta të fundit janë viktimat e skajshme të një propagande sa të thjeshtë, aq edhe të efektshme, e cila synon të sigurojë vota duke e tretur politikën në ujërat e gjeografisë.

Nëse ndonjëri prej fqinjëve do t’i merrte seriozisht këto vringëllima kartografike, do të kishim dëgjuar për ndonjë protestë diku, një tërheqje ambasadori, një letër të ndonjë ministri ndaj homologut të vet në Tiranë. Që asgjë nuk ka ndodhur, kjo e shndërron rivizatimin tonë të hartave në një ushtrim patetik dhe mjeran; një psherëtimë të vonuar, e cila nuk i lë mbresa askujt; një buri autobuzi tifozësh, skuadra e të cilëve ka mbetur, prej nuk dihet sa sezonësh, në kategorinë e tretë.

Qytetarët e Tiranës meritonin të gostiteshin, këtë prag feste, me diçka më tepër se këto harta në urën që kalon sipër një kanali ujërash të zeza. Njëqind vjet nuk janë shumë, por nuk janë as edhe pak për një shtet, që e ka për detyrë t’u japë dinjitet shtetasve të vet; por që po sillet si të ishte ndonjë bejlurçinë çfarëdo, që kërkon t’u fitojë zemrat fshatarëve të vet, duke u blatuar zilka, flamurka dhe mish qingji të pjekur.

Nuk ka komente

  1. Keta langaraqer qe pretendojne se po luftojne per ceshtjen Came, kane bere pis gjithe qytetin e Tiranes (mbase edhe qytete te tjera) duke stampuar neper mure nje zemer me mbishkrimin “I love you Cameria”. E nese me mbarimin e festes, flamujt dhe te tjera ornamente qe po na kercenojne per festimin e 100 vjetorit rendom do te hiqen mbas Nentorit, njollat me boje vaji te megallomaneve Cam mesiguri do te ngelen deri ne 200 vjetorin e ardhshem te shtetit Shqipetar si nje pisllek i perhershem. E deri atehere une uroj qe Camet ta kene gjetur zgjidhjen duke u rivendosur ne trojet e veta. Keshtu, do te kemi nje qytet me te paster.

  2. ” Nese ndonjeri prej fqinjeve do t’i merrte seriozisht keto vringellima kartografike, do te kishim degjuar per ndonje proteste diku…”,

    Ne fakt ka pasur , jo proteste, por arrestim! Ne Maqedoni, para ca kohesh, jane arrestuar disa te rinje shqiptare pikerisht per nje gje te tille.

    Arrestimin e tyre,Edi Rama, mu ne Maqedoni, e quajti barbari! Rama eshte kreu i PS-se e cila eshte kritikuar per mungese kombetarizmi!

    Krere te PS-se , me Ramen ne krye, kane marre nje tur kuq e zi , keto dite, ne ate qe quhet Shqiperi etnike!A mund te konsiderohet kjo sjellje e kryesocialistit si fshatareske?

    ( Ka ca kohe qe z.Rama po ben vizita te herepashershme ne Kosove dhe Maqedoni. Te gjithe e lidhin me zgjedhjet qe po vijne.Jam shume kurioz te di se kush e ka keshilluar z.Rama te hedhe nje hap te tille dhe… si e shikon vete ai lidhjen mes zgjedhjeve qe po vijne dhe shqiptareve ne ato qe quhen troje etnike?!!)

    1. Jo, jo – nuk mund të komentohet kështu, të lutem. Një gjë është që këto harta të vizatohen nga privatë, një gjë tjetër që të shfaqen në një dekor zyrtar. Unë pres prej teje, Oskeola, që të kesh aq mprehtësi mendore, sa ta kuptosh këtë dallim dhe ta integrosh në reagimet e tua. Përndryshe, i nderuar, ke thënë gjëra të cilat, në anglishte, do të karakterizoheshin si garbage, dhe që mund të m’i kishe kursyer.

      Kam vënë re që, gjithnjë e më tepër, komenton në mënyrë provokuese. Nëse vazhdon kështu, prania jote në blog do të rrezikohet seriozisht.

  3. XhaXhai,

    Zoteri i nderuar, e di se nuk te pelqejne komentet e mia, por e lexon se cfare shkruan nje komentuese me siper?? Patjeter qe e ke lexuar, por nuk te ben pershtypje …

    E pra zoteri i nderuar une nuk kam komentuar keshtu asnjehere.

    Dhe ty te shqeteson komenti im, qe eshte krejt i sinqerte, edhe ‘provokimi’ eshte i sinqerte, sepse e them per debat, e jo per te te krehur bishtin ty!

    Me vjen me te vertete cudi kur shkruan: ” Jo, jo – nuk mund te komentohet keshtu…” – si ka mundesi te shkruash dicka te tille?!
    Ka shume te ngjare qe me qellim e ben kete, sikur ndjehesh i fyer, qe te gjesh shkak!!

    Me vjen shume keq por, nuk e prisja kete nga ju !

    1. Mua nuk më bëhet fare vonë se çfarë pret ti, Oskeola, prej meje, sepse unë ty nuk të njoh; dhe respekti që ke shprehur për mua nuk mund të m’i kushtëzojë shkëmbimet me ty, as reagimet e mia ndaj të tuave.

      Preokupimi im kryesor, si moderator dhe administrator i blogut është mbarëvajtja e komenteve në këtë hapësirë – dhe komenti yt e devijonte diskutimin në një drejtim tjetër, duke më vënë mua, autorin, në pozitë të vështirë.

      Meqë ti nuk je budalla, atëherë unë kam të drejtë të mendoj se ti qëllimisht i devijon debatet atje ku të intereson, për arsye që unë nuk dua t’i marr me mend. Gjatë devijimeve të tilla, ato tema që për mua, autorin, sjellin diçka të re në blog shndërrohen në banalitete të jashtëzakonshme, për të cilat nuk ia vlen as edhe të rrudhësh hundën.

      Meqë nuk jam i vetmi moderator në blog, më duhet të pohoj se komentin e zonjës më lart nuk e kisha moderuar unë dhe nuk e kisha lexuar kur po të përgjigjesha ty; por kjo gjithsesi nuk ka lidhje me problemin tonë, meqë ajo shpreh mendimin e vet ashtu siç i vjen, ndërsa ti më sulmon mua. Sulmet kundër meje, nga komentues për mua të panjohur, unë i trajtoj me rreptësi të madhe, se unë nuk dal këtu që të më qëllojë mileti me gurë (mos harro se ti nuk paguan për këtë faqe që viziton, prandaj unë s’kam kurrfarë detyrimi ndaj teje). Shpresoj që këtë ta mbash mirë parasysh, edhe në të ardhmen, kur të më pozicionohesh pedantisht, si në komentin e mëparshëm.

      Nëse ti ke një problem me atë komentin tjetër, askush nuk të pengon që t’i përgjigjesh; sepse hapësira e komenteve për këtë punë është.

  4. “Mua nuk me behet fare vone se cfare pret ti, Oskeola, prej meje, sepse une ty nuk te njoh”,

    dakord, por une fola si anonim (kete e them vete) , si nje prej shume e shume anonimeve te tjere qe ju lexojne shkrimet.Jam mese i sigurte qe ju nuk shkruani vetem per rrethin e miqve, ate shoqeror apo per ata qe i njihni e ju njohin.

    “Por kjo gjithsesi nuk ka lidhje me problemin tone, meqe ajo shpreh mendimin e vet ashtu sic i vjen…”,

    po ju vete keni shkruar disa here, ne komentet, se qellimi i blogut eshte te perhape drite.
    Zonja me lart le qartazi te kuptohet se Camet jane plehra qe duhen pastruar dhe kjo, per mua, eshte teper e rende.

    Komentues te tjere apo autore te ftuar shkruajne hapur dhe pa teklif me nje gjuhe tejet diskriminuese ndaj “malokeve”,”muslimaneve” etj (keto i gjen me shumice ne shkrime dhe komente). Dhe kjo bie ne kundershtim me frymen e blogut per te perhapur drite.

    Ne komentet e mia nuk ka gjera te tilla.Kur kam folur per autoqefaline, prsh, i kam perjashtuar nga komentet e mia minoritaret e nderuar greke.Kam folur per mercenare e argate, por keta mund te jene sa nga jugu po aq nga veriu , bile edhe te feve te ndryshme.

    Me keni keqkuptuar sepse, nuk me ka shkuar ndonjehere mendja te mundohem t’ju kundershtoj juve personalisht, aspak;ne asnje rast.

    Ne komentin e pare ju shkruani :” nje gje eshte qe keto harta te vizatohen nga persona private,nje gje tjeter qe te shfaqen ne dekor zyrtar”,

    edhe keto te dekorit, qe ju e quani zyrtar, jane bere nga persona private.Te rinj te organizatave te ndryshme patriotike jane prezantuar edhe ne tv dhe, kane treguar per iniciativat e tyre krejt private , qe nuk kane lidhje me dekorin zyrtar.Madje ata kane po ate mendim qe keni edhe ju per dekorin zyrtar.Une i kam ndjekur me vemendje deklaratat dhe prononcimet e ndryshme dhe, nuk kam gjetur askund ne diskursin e tyre ndonje gjurme urrejtjeje per askend, aq me pak te shkohet deri atje ,sic thoni ju, ku mund te flitet per lufte per marrje territoresh!

    P.S: jam me bindje ta majta,thellesisht te majta.
    (Edhe ndonje nga veriu apo me origjine te tille mund te jete i majte…
    Edhe ndonje qe flet per bashkimin me Kosoven mund te jete i majte…
    Edhe ndonje qe flet per autoqefaline mund te jete i majte…
    Edhe ndonje qe flet kunder diskriminimit te hapur apo me shume te fshehur e te terthorte te myslimaneve mund te jete i majte).

    1. Oskeola pse ti ke ndonje dyshim qe qyteti i Tiranes nuk eshte ndotur vizualisht nga stampimet me boje vaji “I love you Cameria”? Apo ndoshta nuk jeton ne Tirane dhe nuk e di kete sulm parullash qe kane bere ekstremistet ndaj qytetareve te Tiranes? Pastaj, nuk te pelqen idea qe edhe Camet nje dite te shperngulen ne trojet e tyre?

      1. Po stampimet ne mure “Miresevini ne Saligrad” e te tjera parrulla komuniste te ketij tipi, te shkarravitura nga njesitet guerile, si te duken !?!…apo ato nuk jane ofensive per qytetaret e Tiranes (se re). shoqja ana, e tregoni qarte “dashamiresine” tuaj ndaj komunitetit çam sidomos kur flisni per “shperngulje”. Edhe sikur te vije ajo dite qe NE te rikthehemi ne trojet tona, as ti e askush tjeter nga pinjollet e bllokut nuk na shperngulni dot. Nuk ka me diktature proletariati e lufte kllasash o shoqe…

  5. Ti xha xha e di shume mire qe ne 28 Nentor u shpall Pavaresia e gjithe trojeve shqiptare nen Turqine, jo e shqiptareve qe lane brenda kufijve te shtetit Fuqite e Medha.

    28 Nentori eshte nje feste e hartes, po aq sa ta zeme 4 korriku per Ameriken, meqe ne 1776 ne Amerike sa filloi lufta dhe shteti i pavarur u njoh me 1783 ne Konferencen e Parisit (te cilen s’e feston askush).

    Nuk eshte se pret kush qe te duket i pranueshem dekori, si i thone mos ua prish festen te tjereve, sikunder ben ta zeme ndaj te krishtereve kur kane Pashket e myslymaneve kur kane Bajramin.

    Te mos prishesh festen e te tjereve, eshte sjellje qytetare.

  6. Ne fakt, nje mik po me tregonte se eshte bere nje studim ne lidhje me keto harta – s’po me vjen ne mendje ekzakt nga kush dhe ku, por qe te plotosohen deshirat e gjithe popujve te Ballkanit te shprehura nga harta te tilla, do duhej qe Ballkani te ishte dhjetfish ai qe eshte ne siperfaqe.

  7. Shkruan:” 28 nentori eshte nje feste e hartes, po aq sa ta zeme…”,
    po eshte e vertete.

    Per kete dite kane te drejte te festojne te gjithe shqiptaret e ballkanit. Shqiptaret e Kosoves ca me shume.

    Kane qene kryengritjet e medha te shqiptareve ne Kosove ato qe e bene te njohur ceshtjen shqiptare ne kancelarite europiane, duke filluar qe nga Lidhja e Prizerenit. Kryengritje, jo per ‘tymjake’ e ‘xhelep'( qe me shume ishin revolta brenda sistemit).Edhe nje femije e di se po te mos ishin keto kryengritje as qe mund te behej fjale per pavaresi, sepse nuk te fal kush ate qe nuk e kerkon dhe , e vetmja menyre e te kerkuarit ne kete rast eshte kryengritja.

    Kryengritjet ne Kosove e perqark ishin kunder vete sistemit, kunder vete perandorise osmane.Vete kryengritesit nuk perdornin terma te tille si “osman”, por fjalen turk apo Turkije(sic thuhej ne te folmen e atjeshme). Mjafton vetem ky fakt per te kuptuar se cfare ligesie, poshtersie e zuzarerie fshihet pas etiketimit te kosovareve si “islamike”, “proturq” etj etj.

    E them kete sepse kjo prish ‘skemen’ e te gjithe atyre njerzve meskine;intelektualeve snobe provinciale(tmerresisht provinciale) apo lloj lloj individeve e tipave qe vuajne kushedi nga c’komplekse te shpifura e te shpikura ndaj verioreve ne pergjithesi;”modernisteve” kozmopolite te kohes – qe Kadareja me ate intuiten e tij therese i quan:”cuna lagjesh”…

    Me se shumti jane, pikerisht, keta “cuna lagjesh” qe e shohin si nje gje te keqe apo te frikshme bashkimin me Kosoven.

    Se nga vjen ky frustrim, ky kompleks, ndroje apo frike, kjo eshte pune psikologesh e sociologesh, por nje gje eshte e qarte : vetem me arsyen e shendoshe nuk ka lidhje .

    1. Duke iu referuar kryengritjeve të Kosovës një shekull më parë, shkruan:

      Mjafton vetem ky fakt per te kuptuar se cfare ligesie, poshtersie e zuzarerie fshihet pas etiketimit te kosovareve si “islamike”, “proturq” etj etj.

      Kam frikë se nuk mjafton; jo sepse këto “figura prej kashte” që ke sendërtuar kanë të drejtë në akuzat dhe frikërat e tyre, por sepse natyra e kryengritjeve në Kosovën e fillimshekullit XX nuk mund të shpjegojë gjeopolitikën e sotme në Ballkan, as prirjet kulturore të kosovarëve sot.

      Unë do të doja të di edhe se me kë e ke, pikërisht. Ku janë thënë këto gjëra, se do të kisha dëshirë t’i lexoj edhe unë dhe t’ua çjerr maskën këtyre zuzarëve pa mëshirë.

      Përndryshe dhe pa shaka, nuk e kuptoj pse po komenton kështu, Oskeola, në stilin kodra mbas bregut. Sikur të isha paranojak, do të dyshoja se po përpiqesh ta sabotosh diskutimin në këtë temë, ose të provokosh pjesëmarrësit dhe se ke një synim tëndin specifik.

      Manipulimi i festës së 100-vjetorit për qëllime të ngushta politike nuk më duket se ka lidhje me “bashkimin kombëtar,” sidoqë edhe bashkimi kombëtar mund të manipulohet për arsye politike.

      I gjithë ky zell kombëtarist flamurësh e fjalimesh e qingjash kurbani, ka të bëjë – besoj unë – me frikën e madhe të pushtetmbajtësve sot në Tiranë, se AKZ-ja do t’ua marrë shumë vota vitin e ardhshëm.

      Shto këtu edhe akuzën që ia kanë bërë AKZ-së se financohet prej Turqisë (akuzë që s’e kam parë të përgënjeshtrohet gjëkundi), dhe rrethi mbyllet.

      Rroftë Shqipëria e lirë dhe e mosvarme!

  8. “…por sepse natyra e kryengritjeve ne Kosoven e fillimshekullit XX nuk mund te shpjegoje gjeopolitiken e sotme ne Ballkan, as prirjet kulturore te kosovareve sot.”,

    jam dakord ne parim, perjashto prirjet kulturore…

    Se pari une thashe se shqiptaret e Kosoves kane te drejten e tyre per te festuar me flamuj kuq e zi sepse…. e shkrova ne komentin me siper.

    “Prirjet kulturore” te kosovareve sot jane per bashkim me Shqiperine.
    Te gjithe ato qe thuhen per “prirje te ndryshme kulturore” , per mua, nuk kane aspak lidhje me realitetin. Jane thjeshte e vetem paragjykime.

    Po e them prape se kur flas per bashkimin kam parasysh ate moment hipotetik kur, bashkesia nderkombetare(jo vetem USA dhe BE), fqinjet tane(sidomos Serbia dhe Greqia) te na thone : nuk e kemi problem bashkimin tuaj!

    Ata qe jane kunder bashkimit, jane te tille edhe duke e patur parasysh kete rrethane.
    Pikerisht nje gje e tille per mua eshte krejt e pakuptueshme sepse, nuk kane asnje lloj argumenti serioz , te cilesdo fushe:ekonomike,politike,sociale etj.

    Natyra e komenteve te mia (qe ju ka bere te dyshoni), per kete ceshtje, ka lidhje me kete nonsens te jopak intelektualeve sepse, nuk mund ta pertyp qe intelektuale shume te zot ne fushat e tyre, kur vjen puna tek kjo ceshtje, bien ne kurthin e paragjykimeve te rendomta.

    (P.S: Fakti qe flas per bashkimin, ju ka bere, jo vetem juve, qe te dyshoni (ndoshta me te drejte) se mos jam ndonje militant i ndonje partie qe ka hyre per diversion.Nuk eshte aspak keshtu.)

    1. Bashkimi i shqiptarëve është argument aktual dhe tërësisht legjitim. Si i tillë, duhet trajtuar në vendin dhe kohën e duhur – jo të përdoret pa kriter, ose për t’u mbyllur gojën të tjerëve.

      Por tema e shkrimit tim ishte manipulimi i festës nga politika, jo bashkimi i shqiptarëve. Ti ma prishe mua këtë temë, sikurse mund ta shohësh edhe nga filli i zgjatur i debatit tonë.

      Përkundrazi, komenti i Anës ishte krejtësisht në temë. I love Çamëria lidhet vetëm tangencialisht me 100-vjetorin e Pavarësisë, dhe kush shkel rregullat e mirëmbajtjes dhe ruajtjes së hapësirës publike, duke vizatuar në mure dhe fasada, është duke i ndyrë ato – pavarësisht nga ç’po shkruan dhe sa ka vuajtur ai vetë ose të afërmit e tij.

      Unë do t’i ftoja të gjithë këta patriotë të mbishkrimeve publike që të provonin alternativën e tatuazhit…

    2. Shkruan:

      Fakti qe flas per bashkimin, ju ka bere, jo vetem juve, qe te dyshoni (ndoshta me te drejte) se mos jam ndonje militant i ndonje partie qe ka hyre per diversion.

      Jo, nuk është kështu. Ti flet për bashkimin vend e pa vend – dhe kjo përbën një problem, në një forum të lirë diskutimesh.

      Përndryshe, për “bashkimin” është duke folur edhe kryeministri Berisha.

  9. Xha-xha, ”beson mire, e ke kapur mire dhe e ke thene akoma me mire!”

    Me nje fjale ne shqip e ke Nail problemin!!!

    Prej ca ditesh ne Angli po diskutohet nje ngjarje e vogel ne dukje por ka marre nje pasqyrim masiv. Kemi nje parti politike ketu, si tip fringe-party, le te themi si social demokratet e Gjinushit apo LSI e Metes. Jane anti-europiane, te mbyllur, kunder multi-kulturalizmit e me the te thashe. Jo si BNP [nje parti raciste] por shume nacionalist, ne vija te trasha kjo. [kush do mund te kerkoje video ne Utube, te nigel farrage si e ben telef van rumping & co, ka gallate aty]

    Tani, ne nje qytet te vogel nje punetore sociale refuzon ti jape nje familje, foster-parents, qe mbajne femije me probleme per disa kohe; nga ca muaj ne ca vite- por jo gjithmone, kundrejt pageses nga shteti, keto jane te testuar per pershatshmerine e tyre. Qe nga kushtet ne shtepi, marredheniet burre grua, jeten sociale etj.ne shume aspekte, pra refuzon tu jape tre femije me origjine nga Europa Lindore pasi ajo mendon se kjo familje nuk i do te huajt, plus dhe diferencate kulturore etj. Qellon qe gruaja dhe burri ishin simpatizante dhe votues te UKIP-it- ky ishte shkaku i refuzimit.. Punetorja sociale thote [sic tregon kjo familje/ pasi fakte akoma nuk ka] ju te UKIP-it jeni raciste. Femijet nuk u lihen me.

    Media e pasqyroi pak e shpertheu skandali. Te gjithe njerezit qe me pare, ne rasting me te mire e shihnin UKIP-in si lunatike te lezetshem, e ne me te keqin si…allah-allah, rane mbrapsh ne nje gare te peshtire, kush e kush ti denonte me shume Sherbimet Sociale te atij qyteti. Pa perjashtim, sidomos dhe figurat baze te Konservativeve…

    Kur UKIP mori ca vota, ne zgjedhje qendore, locale apo ato per MEP [deputete europiane] politkanet/ me shume konservatoret, u alarmuan…disa here ‘detyrohen’ te kalojne ne ca ekstreme e me bo pak ti ‘tough guys’ qe publiku ti shohe/degjoje se jane te ‘eger’ ne law- n- order, emigration, Europe etc-etc. Thone gjera qe as ne program si paten e as nuk i menduan me pare. nga frika se po na firojne votat.

    Sic dihet budalleku eshte ngjites dhe reagimi, kalon ne mbi-reagime. Gati u masakrua nje punonjese e shkrete sociale [te mos harrojme, nese ajo do i kishte lene femijet, e dicka do kish ndodhur, prape do masakrohej- duke i thene, pse tek robt e UKIP-it i le ti femijet?] e cila -dhe shancet jane- nuke ka idene se kush eshte UKIP-i ne realitet! Ketu ka njerez qe se dine emrin e Kancelarit te Finances [no2. pas D. Cameroon] por keshtu u be…

    Flas ne vija te trasha pasi ky problem ka shume cepa.

    Dje, D.Cameroon -tha, megjithate, nuk i terheq fjalet qe thashe me pare per UKIP-in, i.e ” lunatics, fringe party and closet racists”…Lideri i UKIP-it eshte merzitur e ben sherr neper media. Dikur ca konservatore propozuan per te bashkepunuar me UKIP-in, pasi nuk kane mandat te plote per qeverisje e zoti e di car ndodh ne zgjedhje te tjera [sot jane ne koalicion me Lib-Dems, sic dihet]

    Por argumenti eshte ky, ai qe ke thene vete, e ndodh kudo..jo vec ne Shqiperi…nese nje grup lunatikesh apo fanatikesh arrijne Dicka, qe nga votat apo zhurma publike Partite e medha shpesh e humbin toruan…dhe sillen komplet jashte cdo proporcioni, ne kohe dhe ne mase. Pra nxitim dhe mbi vleresim. Pra t’ja vjedhim kuq-e-zine, Kuqezinjeve.

    Personalisht nuk kam gje me Aleance, mua me duken me shume Fun dhe me mire te lihen ne punen e tyre, gjithashtu Kreshnikun e kam njohur dikur [dhe atehere ishte cun i mire…]e i uroj fat. Por…Kjo qe ke thene: festimi katundarest, banal, kitch qe ka kaluar ne assault of the senses, tek te gjithe ne Shqiptaret e zakonshem, jashte a brenda vendit…eshte tregues i mungeses se Normalitetit, ne mos shume gjera te tjera, para e pas tij.

    Mendoj se eshte dhe me shume se kaq. Besoj se vetem Gjermanishtja eshte e afte ti jape gjera te tilla me nje fjale: Schadenfreude. Saliu e te tijte duket sikur po fitojne nje fare gezimi nga vuajtja dhe mos-aprovimi i te tjereve; me shume te thuash nuk ben, ato e bejne, me teper tu tregosh se nuk shkon ato e cojne doren 10x, e nese ti shkon by-the-book, duke u betuar qe pavaresia eshte ne VLORE e vec ne Vlore, zyrtarisht, ato do zgjedhin 25 qendra te tjera vec te mos behet, aty ku u be. Banalizmi estetik shkon me idene themelore te tyre; NE BEJME CTE DUAM E KUR TE DUAM.

    Ke te drejte dhe nga ana vizuale, kuq-zi, jane vecse ngjyra lufte. Flamuret jane bere ne kohera te tilla, por nuk do te thote te mos zbutet kontrasti paksa…shto te gjelber…blu etj ngjyra te paqes, pastertise dhe civilizmit’ vec per to dhene pak drite e larmi vendit.

    Keqorganizuar, keqfestuar, keqkonestuar e keq e me keq…gjithshka per dreq.
    Xha-Xha, ato bejne Cte duan e Kur te Duan!

    Kjo, eshte, dhe, fatkeqesia jone… por jo vetem kjo.

    Pooralbaninaboy

  10. C’lidhje ka Sala mor amani!

    Dihet qe kush eshte ne pushtet do perdore per qellimet e veta çdo lloj feste, ore po eshte detyra e tij politike.

    Po te mos ishte Sala, do e bente Rama, po te mos ishte Rama do e bente Aqif Kopertoni.

    Festa eshte mbarekombetare, s’ka perse ta shohim ngushte ne aspektin e shtetit shqiptar dhe politikes se dites.

    Eshte festa e lirise, shteti dhe politika jane rrjedhoja te lirise. Eshte nje date qe rrethanat dhe vullneti i atyre para 100 vjeteve ta lidhnin edhe me Skenderbeun dhe qe mbart mesazhin e Lirise ne menyre te paekuivokueshme.

  11. “Nëse ndonjëri prej fqinjëve do t’i merrte seriozisht këto vringëllima kartografike, do të kishim dëgjuar për ndonjë protestë diku, një tërheqje ambasadori, një letër të ndonjë ministri ndaj homologut të vet në Tiranë.”

    ne fakt dikush i morri serjozisht pasi ministri grek i jashtem e anuloi viziten per shkak te fjalimit te berishes, i cili ishte shprehje me fjale e asaj qe ishte vizatuar ne harte.

    1. Pse thua ta kete per fjalimin apo per t’i bere nder Berishes ?

      Ministri i jashtem grek s’ka fare goje te hape, sepse ne festojme Pavaresine e nje shteti qe ne leter perfshinte edhe Camerine, e cila per me teper kur u shpall Pavaresia ishte ne duar turke, se dihet qe vetem ne Mars 1913 kur ra Janina, Cameria u be de facto greke.
      Prej 28 Nentorit, ne i kontestuam Turqise legalitetin e pushtetit ne Cameri, pra ishim po aq ne lufte me Turqine sa edhe greket.

      Xha xhai si shume nga shqiptaret e tjere, pandehin se 28 Nentori eshte festa e Shqiperise Londineze.

      Ne fakt, ajo feste eshte edhe nje perkujtim i pervitshem i ndarjes se Shqiperise Etnike.
      Kjo eshte edhe e bukura e asaj feste, se perpos Lirise, eshte edhe feste ‘irredentiste’.

      Tani s’do veme si feste kombetare ndonje date tjeter, se kjo i kujtoka çdo vit grekut qe per shqiptaret eshte pushtues i Camerise.

      1. Shkruan:

        Xha xhai si shume nga shqiptaret e tjere, pandehin se 28 Nentori eshte festa e Shqiperise Londineze.

        Tani, pavarësinë nuk mjafton ta shpallësh, duhet të ta njohin të tjerët – dhe historia tregon se e vetmja Shqipëri që e kanë njohur ndonjëherë ndërkombëtarët është ajo e Londrës.

        Kjo do të thotë edhe se ti arsyeton me dëshira, ndërsa unë me fakte.

        Edhe unë do të dëshiroja që trojet shqiptare në Ballkanin e fillimshekullit XX të ishin bërë pjesë e Shqipërisë së Ismail Qemalit, por kjo nuk ndodhi.

        Fajin që kjo nuk ndodhi e kanë shumë palë, por mes tyre unë do të llogarisja edhe shqiptarët vetë, dhe sidomos paritë shqiptare, të cilat menduan më shumë për privilegjet e tyre, sesa për t’ia dhënë lirinë popullit të tyre.

        Pavarësia që shpalli Ismail Qemali në Vlorë ishte një gjest in extremis, i shtyrë më shumë nga dëshpërimi; pavarësia mund dhe duhej të ishte shpallur më parë.

        Si rregullisht në histori, shqiptarët u vonuan në afirmimin e tyre si faktor i pavarur në Ballkan; prandaj edhe dolën të humbur nga kjo punë.

        Ti thua Janina, thua Prishtina, thua Tetova, thua Preveza, thua Kosturi… po të tilla qytete-psherëtimë i gjen anembanë Europës; mjaft të ndjekësh historinë e gjermanëve, të polakëve, të hungarezëve, të austriakëve – ose, në përgjithësi, të të gjithë atyre që i kanë humbur betejat dhe luftërat e tyre.

        Natyrisht, në 28 nëntor 1912 shqiptarët nuk e fituan pavarësinë duke sfiduar osmanët e në luftë me ta; osmanët mund ta kishin rrëzuar Ismail Qemalin brenda ditës, po të donin. Në kushtet që u shpall, ajo pavarësi vetëm sa u dha shqiptarëve një shpresë që të mos gëllabëroheshin prej fqinjëve me pretekstin se trojet e tyre i përkisnin Perandorisë Osmane.

        1. Edhe ti Xhaxha e formalizon ca si teper shpalljen e pavaresise . I.Qemali nuk ishte aventurier qe te ngrinte nje flamur pa te behej c’te behej, kishte bere edhe ai ca hesape, qe u provuan te drejta fatmiresisht. Turqit, se osmanet eshte eufemizem,edhe po te donin te rrexonin I.Qemalin nuk e benin dot më se edhe ata nuk ishin aventuriere, e kishin marre mesimin nga kryengritjet qe paraprine shpalljen e pavaresise: Shqiperine nuk e mbanin dot me. Kete e dinin te gjithe edhe turqit , edhe shqiptaret, edhe Europa.
          Prandaj, qe rreziku me i madh ne ate nderkohe ishin fqinjet, kjo eshte e drejte,sigurisht..

          1. Kam përshtypjen se rreth e rrotull Vlorës, në atë periudhë, nuk kish ndonjë armiqësi të madhe ndaj osmanëve.

      2. Shkruan:

        ne festojme Pavaresine e nje shteti qe ne leter perfshinte edhe Çamerine.

        Unë këtë nuk e kuptoj mirë. Me përkufizim, një shtet që ende nuk ekzistonte gjeografikisht dhe politikisht, nuk kish si të përfshinte gjë – ishte një projekt dhe një vizion, të cilit i duhej të përballej me realitetin politik të Ballkanit.

        Kjo që thua kushedi do të kish vlerë, sikur Ismail Qemali të kish shpallur pavarësinë e të gjitha trojeve që u kishin mbetur osmanëve në këtë krah të Ballkanit; por kjo do të kish qenë e pamundur, madje groteske.

        Në fakt, Shqipëria e pavarur nuk kishte kufij shtetërorë; dhe vetë qeveria e Vlorës nuk kontrollonte pothuajse asgjë. Që këtej edhe nevoja që një palë e tretë asnjanëse të angazhohej në caktimin e kufijve, i cili dihet si shkoi…

        1. E thjeshton kete punen e Pavaresise, ti xha xha, harron rezultatet e kryengritjes anti-osmane te po atij viti.

          Kur Amerika shpalli pavaresine s’kishte asgje me shume, Pavaresine ua dhane 7 vjet me vone frengjit dhe spanjollet qe kishin hesape per te lare me Angline.

          Edhe Serbia e Mali i zi, ashtu si Greqia e Bullgaria u thyen nga turku e megjithate fituan pavaresine fale Rusise.

          Ta kam llafin qe akti yne eshte ne logjiken e Pavaresive, dmth populli paraqet nje vullnet, thyhet ushtarakisht por ai vullnet e fut ne fushen nderkombetare te shahut, ku Fuqite e medha vendosin per statusin dhe territoret ne baze te rivaliteteve.

          Pra statusi dhe territoret e Shqiperise jane padyshim konfirmim i raporteve mes Fuqive te medha 100 vjet me pare.

          Por, ne shprehem nje vullnet dhe ate e vume te shkruar ne leter. Qellimi dhe objektivi yne si komb, nuk eshte konfirmimi i pervitshem me çdo 28 Nentor i raporteve mes Fuqive te medha ne vitin 1912, por rikujtimi i vullnetit te shkruar ne leter me 28 Nentor 1912.

          Nuk ka as kuptim qe ne te festojme raportin nderkombetar te fuqive para 100 vjetesh apo jo ?

          Nqs eshte keshtu, nuk na ngelet veçse festimi i vullnetit tone para 100 vjetesh dhe natyrisht harta e vullnetit tone, qe ka ngelur ne leter.

          Kur patriarkana e Kievit kaloi ne Moske ne fillim te shek 14, princat e Moskes, moren persiper edhe detyren e rikrijimit te Rusise se Kievit. Ajo ishte detyra e tyre dhe me ate bindje vepruan derisa gati 500 vjet me vone, me 3 ndarjet e Polonise ne fund te shek 18, Rusia e Moskes, shtiu ne dore gjithe ish-territoret e Rusise se Kievit.

          Ideja eshte qe shteti nuk i shpeton dot origjines se vet. Mund te kalojne edhe shekuj para se te realizohet objektivi, e madje te behen aleanca te paprincipta, por shteti nuk mund te mos mbaje parasysh arsyen e ekzistences se vet.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin