NACIONALIZMI – EFEKT ANËSOR I HISTORISË

Nga Read Me

Nacionalizmi shqiptar është një nga fenomenet më komplekse e intriguese në historinë moderne të Ballkanit dhe Evropës. Si çdo nacionalizëm tjetër është një ngrehinë e ndërtuar mbi disa kolona mbështetëse. Por, ngrehina ka ndryshuar arkitekturën në përshtatje të procesit historik.

Ngjan që shqiptarët e kanë studiuar historinë. Nuk kanë mbetur të pamësuar, gjithmonë e kanë kontekstualizuar atë. Si e kanë vëzhguar ata historinë? Si pragmatistë. Historia dhe interpretimi i saj nuk ka qenë të natyrës ontologjike, abstrakte; për të zbuluar tek vetja diçka primordiale, esenciale, të mumifikuar. Nuk duket të kenë qenë të etur për të gjetur kuptimin apo glorifikuar ekzistencës e tyre. Shqiptarët kanë qenë e janë ekzistencialiste nga natyra. Studimi i historisë ka qenë dhe është i natyrës epistemologjike, për të ruajtur ekzistencën e tyre. Historia si përqasje epistemologjike i mëson si të ruajnë vazhdimësinë e tyre.

Mbi këtë linjë është harmonizuar edhe ngrehina e nacionalizmit të tyre. Ekzistenca e tre feve të ndryshme dëshmon sërishmi përqafimin e këndvështrimin epistemologjik të historisë prej shqiptarëve. Ishte dhe është mënyrë ekzistence, të mbijetuari për ta. Të kujtojmë moton e huazuar të Gjon Kastriotit: “Ku është shpata, është feja”. Shqiptarët mbijetuan duke gëzuar frytet e perandorisë osmane në mënyre joproporcionale. Katër shekuj më vonë, ekzistenca e tyre u rrezikua sërish. Nacionalizmi shqiptar ndoqi modelin evropian, instinkti epistemologjik i erdhi sërish në ndihmë. Megjithëse shqiptarët konservatorë nga natyra, feja doli në plan të dytë, diçka jo esenciale. Të kujtojmë fjalët e Vaso Pashës: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Sinergjizmi midis shqiptarëve e perandorisë osmane kishte shterur, ishte në fikje. Irredentizmi ishte alternativa e vetme për mbijetesë. Ndërkohë nacionalizmit i duhej të vinte në një raport të ri kulturën e pritshmërisë nga vetja, kundrejt fqinjëve grabitqare, e perandorisë osmane në kaos. Nacionalizmi ishte mjeti për të ndryshuar strukturën politike, duke bërë të mundur marrjen nën kontroll të burimeve materiale e territoreve të banuar prej shqiptarëve.

Nacionalizmi i ngjan(te) modelit romantik europian, duke patur parasysh autoktoninë, parësinë e vjetërsisë të etnosit shqiptar në territoret ekzistuese, përqasimin kulturalist e linguistik si një bllok homogjen që na dallon etnikisht nga popullsitë fqinje, etj. Këto janë kolonat themeltare që i përmenda në fillim. Vihet re se studimi e analiza e tyre janë të natyrës ontologjike. Shkohet në thelbin e të qenit, në vet natyrën e ekzistencës të shqiptareve. Hulumtimi i gjenezës së shqiptarëve është një fenomen i vonshëm, që i përket zhvillimeve moderne të historisë.

Në ditët e sotme, hulumtimi i historisë ndjek një linjë krejt ndryshe krahasuar qoftë edhe me pesëdhjetë vjet të shkuara. Historisë i janë birësuar shumë -izma të tjerë për t’i dhënë një dorë për të dritësuar të vërtetat në thellësinë e tunelit të kohës. Matricat që krijohen nga këto kryqëzime shkencash, janë tregimtari moderne të vërtetash për t’u treguar nga një gojë memece.

Natyra ontologjike rrëmon thelbin e dijeve: Dijet në zotërim të çfarë lloji janë? A zbulojmë e mësojmë sa duhet e siç duhet rreth të vërtetave? Pavarësisht dëshirës, dijet historike vinë të sklerotizuara, të copëzuara. A kemi zgjidhje tjetër? Historinë do ta tregojmë si përzierje të vërtetash, hamendësimesh, mitesh, besimesh e arsyetimesh. Ky nuk është një fenomen ekskluzivisht shqiptar. Është akoma shumë i dukshëm në Ballkan. Gjitonët ballkanikë gjithmonë i ngrenë muret e shtëpive të tyre ngjitur me gardhet fqinje. Pastaj kërkojnë të zgjerojnë rrugëkalimet duke kërkuar të shtynë gardhin e tjetrit.

Ontologjikisht të pafuqishëm, historia si tregimtari moderne kthehet në një terren të trazuar jo për të mësuar të vërtetat, por për të mbrojtur apo zgjeruar veset dhe vanitetin e ekzistencës tone moderne.

Nacionalizmi shqiptar gjithmonë e ka mbartur brenda vetes këtë konflikt, që nuk dilte në pah sa duhej 50-100 vjet të shkuara. Nacionalizmi në thelb është një reagim për t’iu përshtatur rrethanave të caktuara historike. Nuk mund të përjashtohen konotacionet ideologjike e politike si përgjigje ndaj zhvillimeve kohore.

Nacionalizmi apo shqiptarizmi i sotëm është shprehje e mirëfilltë e një procesi demokratizimi kontekstualizues i historisë. Shprehje e këtij realiteti është mikrokozmosi i tregimtarisë moderne meta-historike që na bombardon përditë.

Shqiptarizmi ka qenë dhe është polifonik, por sot sikur e ka humbur ison dhe harmoninë. Ndoshta kjo ka ardhur për arsyen e thjeshtë se, sot nuk mundemi(e nuk ka përse) t’i dëshmojmë besnikërinë askujt tjetër, “të huaji”, për të ruajtur ekzistencën tonë. Na duhet veçse të tregojmë besnikëri mes vedit. Është gjëja më e vështirë. Shqiptarizmi, identiteti shqiptar i imagjinuar si një bllok monolit shpërbëhet përditë në një ylber identitetesh shumëngjyrëshe, shoqërore, politike, fetare, gjuhësore, etnike, kulturore, gjinore, etj.

 

Nuk ka komente

  1. Duket si nje gje e perkthyer ne google, madje me lemsh akoma, se google ka hecur para.

    Ne vija te trasha historia me epistemologjine japin historiografine, ndersa me ontologjine japin filozofine e historise.
    Pastaj eshte hapesira gjigande e spekullimit ku levrin aradha e spekullatoreve, qe s’pyesin as per kritere epistemologjike dhe as per ato ontologjike.

    Nejse, doja te komentoja veç fjaline e fundit.

    Identiteti shqiptar normal qe perthyhet ne nje shumesi (nen)identitetesh, por njekohesisht ngelet bllok monolitik.

    Si çdo njesi qe nuk eshte grimce elementare ne vetvete/absolute, edhe identiteti shqiptar perbehet nga nje shumesi.

    Grimce elementare (por jo absolute), qe nuk shperbehet dot ne mjedisin e shkencave sociale, eshte identiteti biologjik si njeri, ‘homo sapiens sapiens’.
    Nderkaq identiteti shqiptar eshte produkt i nje shumesie identitetesh, duke nisur qe nga grimca elementare e identitetit biologjik.

    Historia na sherben per ta zbuluar kete shumesi identitetesh, natyrisht s’kemi nevoje ta nisim nga pohimi se shqiptaret jane homo sapiens sapiens.

    Perndryshe do shikojme qe ka dy dialekte, ka dhjetera fise e krahina me te folurat perkatese, ka 4 ndarje fetare e me radhe.

    Kjo shumesi identitetesh jep identitetin shqiptar, pra kemi kalimin nga shumesia tek njesia.
    Njesia shperbehet ne abstrakt per nevoja studimi, por mund te shperbehet ne praktike edhe per arsye te brendshme e te jashtme.

    Persa kohe qe njesia shperbehet per nevoja studimi nuk do te thote qe s’eshte bllok monolitik, meqenese kjo shprehje nuk lidhet me kerkimin e se vertetes rreth perberesve identitare, por me sjelljen e njesise ne raport me faktoret e brendshem dhe te jashtem.

    Nqs njesia u reziston si forcave qenderikese ashtu edhe atyre te presionit nga jashte, duke qendruar e paperkulur ne paraqitjen e saj (nuk shkon nga fryn era), atehere perfaqeson nje bllok monolitik.
    Por, kurrsesi nuk mund te pohohet qe s’perben nje bllok monolitik per arsye se shqipja ka dy dialekte, kultura ka shenja te 4 feve, prandaj ky diversitet ia heq natyren monolitike.

    Kush e kupton bllok monolitik ( qe ne fakt eshte koncept i retorikes) si mungese totale e diversitetit te brendshem, s’di asgje rreth shqiptareve.

    Nacionalizmi eshte zbuluesi i njesise dhe jo krijuesi, dmth identiteti shqiptar nuk ka nevoje per krijues, persa kohe qe perbehet nga nje shumesi identitetesh historike qe lidhen mes tyre me ane te fijeve, pavaresisht nacionalizmit, gje qe e tregon fakti i thjeshte i vetepercaktimit etnik si shqiptare, nje shekull para daljes ne skene te nacionalizmit.

    Nacionalizmi ka meriten ose pergjegjesine qe e mori kete njesi dhe e ngriti ne nivelin politik, e beri themelin e shtetit, ne kuptimin qe para tij identiteti shqiptar nuk ishte themeli i shtetit.

    Ne aspektin e historise boterore (aq sa mund te flitet per nje histori universale), nacionalizmi eshte nje nga tre shtyllat e modernizmit, bashke me kapitalizmin dhe demokracine. Madje, po ta duam sa me ‘boterore’, duhet te heqim demokracine dhe te leme vetem nacionalizmin dhe kapitalizmin.

    Shteti modern si idealtip, te pakten ne Perendim, eshte shtet komb, demokratik dhe kapitalist.
    Ky i kundervihet shtetit paramodern, i cili mbeshtetej, tek aristokracia, feja dhe autoritarizmi ( i monarkut apo feudaleve).

    Prandaj, ky titull, efekt anesor i historise eshte krejt i pavend, e kunderta eshte e vertete.

    Persa i perket historise se shqiptareve, hiq nacionalizmin dhe gjen nje lemsh fisesh e krahinash qe kacafyten me njera-tjetren e me te huajt, si te jete moti.

    Pa nacionalizem s’ka unitet, i cili per momentin ne rang mbarekombetar eshte vetem shpirteror e jo fizik, meqe shqiptaret jane te ndare ne 6 shtete.

    Historia boterore na thote se unitetin ne pergjithesi e ka pase krijuar feja dhe shteti, feja ate shpirteror dhe shteti ate fizik.

    Ne s’kemi pase as fe e as shtet unik qe te krijohej uniteti e t’i jepej nje paraqitje politike identitetit shqiptar.

    Kapemi pas Skenderbeut e Lidhjes se Lezhes ose me vone Rilindjes e Lidhjes se Prizrenit, se i shohim si perjekje te bashkimit dhe krijuese te unitetit.

    Keshtu, per historine tone, te thuash qe eshte efekt anesor, do te thote ta shikosh bashkimin e shqiptareve si diçka ontologjikisht te pamundur, pra se shqiptaret jane qenesisht te ndare e te perçare, keshtu qe nacionalizmi i cili ka krijuar njefare uniteti, s’eshte veçse nje aksident historik.

    Ketu, mendoj se doza e spekullimit eshte e madhe, sepse nuk mund te pajtohet ekzistenca e nje etnie me pamundesine ontologjine e te sjellurit si nje komunitet. Pra e kunderta eshte e vertete, shqiptaret si etni historike jane ontologjikisht te prirur per unitet, por jane rrethanat te cilat kane kushtezuar paraqitje te njepasnjeshme te ndarjes e perçarjes.

    Pikerisht ndarjet fetare dhe mosekzistenca e nje shteti unik, kane bere te pamundur per shqiptaret qe te kene unitet e te sillen si nje komunitet.

    Ne kete kendveshtrim shihet sa i rendesishem eshte impakti historik i nacionalizmit per shqiptaret, sepse edhe pse entitet etnik prej shekujsh, per here te pare e paten mundesine t’i flasin botes shqiptarisht, pra te subjektivizohen e te mos jene thjesht nje grumbull material fisesh e krahinash, qe eshte gjendja primitive ose arkaike e shoqerise, ne kuptimin qe s’ka arritur ende ate nivel ndergjegjesimi qe te sillet si subjekt.

    1. Epistemologjia dhe ontologjia qe permend une, i nderuar Hyllin, nuk ka te beje aspak me historiografine apo filozofine e historise. Shqiptaret nuk kane qene(e as nuk jane) historiografe mirefilli e as nuk kane kellqe te filozofojne mbi historine. Une shkruaj per ate qe quhet “epistomological and ontological approach”, perqasje pra…

      Shqipja ime e trazuar strukturalish prej gugllimit prej hajni, me ka sjelle probleme serioze komunikimi me shqipen e nenen…

      Ngadale ore burre se as une e as zotrote nuk kemi dale t’i tregojme te korrurat njeri-tjetrit… megjithate e respektoj kritiken dhe perqasjen tende.

  2. Nacionalizmi shqiptar,ne kohen e sotme,sillet e mbeshtillet rreth nje ceshtjeje shume praktike dhe aspak abstrakte(ne fakt keshtu ka qene deri me sot): ceshtjes se bashkimit me Kosoven.

    Gjithcka tjeter qe thuhet, sidomos nga ata qe jane kunder nacionalizmit, eshte thjeshte nje retorike boshe qe rreket t’i shmanget problemit kryesor.

    Sa i’u perket shqiptareve ne Maqedoni dhe Mal te Zi,permendja e tyre, kur bie fjala per nacionalizmin , eshte nje vrull i pashmangshem retorik i nacionalisteve dhe nje argument fals i pales tjeter ne angazhimin e saj antinacionalist, ashtu sic eshte i tille edhe ai per Camerine.

    Ditet e sotme shumkush shkruan per 100 vjetorin e pavaresise,natyrisht me nderim e respekt per I.Qemalin, por harrojne apo nuk duan te kujtojne se pavaresia, qe u shpall ne Vlore, nuk ishte vetem per kete qe sot eshte RSH.
    Prandaj, te gjithe ata qe shkruajne e flasin me respekt per I.Qemalin, duhet, gjithashtu, te tregojne respekt edhe per imazhin qe kishte ai dhe tere baballaret e pavaresise per Shqiperine e pavarur.

    Dhe… te mos ndruhen , sepse nje ‘respekt’ i tille nuk bie ne kundershtim aspak me asnje lloj botkuptimi apo sistemi idesh…

  3. Megjithëse shqiptarët konservatorë nga natyra, feja doli në plan të dytë, diçka jo esenciale. Të kujtojmë fjalët e Vaso Pashës: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Sinergjizmi midis shqiptarëve e perandorisë osmane kishte shterur, ishte në fikje. Irredentizmi ishte alternativa e vetme për mbijetesë.

    Eshte e vertete qe pare ne plan imperial Shqiptaret si popullate dalin vertet konservatore, pkerisht per shkak te kontratave sociale qe bejne me pushtetet imperiale. Kur kontrata prishej per arsye objektive Shqiptaret ngrihen ne kembe.

    Islamizimi masiv u be ne shkembim te disa perfitimeve konkrete ne kuader te nje perandoria islamike. Kur keto perfitime u rrezikuan nga reformat modernizuese (Tanzimati), shqiptaret muslimane u ngriten ne rrevolte. I kendojme shume kryengritjes te Rrapo Hekalit psh, po le te kujtojme qe atij nuk i pelqeu hic fakti qe me reformat e Tanzimatit ‘rajate’ e krishtere dalin me te drejta te barabarta si muslimanet. Dmth investimi i bere ne konvertimin ne islam u del huq.

    Shqiptaret pra bejne si bejne, perpiqen si te perfitojne per veten nga rrethanat. Le te kujtojme qe per ironi te historise, shkolla ‘Zosimea’ prodhoi me shume shqiptare se sa greke, packa se kishte mandat helenizues.

    Nderkohe situata e sotme eshte krejt tjeter. Nacionalizmi themeloi nje shtet per shqiptare (95% homogjen), nderkohe qe nacionalizmi ende dikton qe ky shtet eshte pune e lene pergjysem pasi nuk perfshin gjysmen e etnise.

    Shqiptaret mund te ndiqnin metoden e nacionalizmit qytetar, por perderisa nuk kane ngritur ndonje qytet me ekonomi vibrante, ky opcion mbetet ne leter.

    1. Me pelqeu komenti, sidomos kur flet per nacionalizmin qytetar, pra ate qe te civilizon e te fuqizon ekonomikisht si shtet.

      Nacionalizmi duhet te na ngreje mbi nivelin e retorikes patriotike. Me nacionalizmin tone deri tash s’kemi bere gje tjeter vecse kemi mbijetuar te zhveshur nga cdo lloj progresi te vertete. Kemi mbetur ne nivelin e varferise shpirterore e materiale, por ama krenare duke i treguar gjoksin e zhveshur botes.

      1. Me nacionalizmin tone deri tash s’kemi bere gje tjeter vecse kemi mbijetuar te zhveshur nga cdo lloj progresi te vertete.

        Nuk besoj se fryma e pergjithshme qe perpiqesh te analizosh mund te quhet nacionalizem. Eshte me teper parrokializem/provincializem. Nje ideologji nacionaliste po te perkthehej ne politika ekonomike dhe sociale ne fakt do te rriste mireqnien.

        U vajti goja prapa veshit atyre te Vetevendosjes ne Kosove duke verejtur qe tregtia 1/2 miliardeshe EUR me Serbine mund te behej me Shqiperine. Por as bejleret ne Tirane, as bajraktaret ne Prishtine nuk e levizin gishtin per kete. Psh, Shqiperia i ka rritur taksat doganore per mallrat qe hyjne prej Kosoves.

        Kjo me tregon mua qe gjendja ka degjeneruar ne nje stad te tille pasi me humbjen e hapesires per manover ne nje perandori multi-kulti-nacionale, keta bejleret e bajraktaret tane kane formuar mini-feuded e tyre dhe angazhohen ne nje lloj aktiviteti ekonomik qe quhet ‘rent seeking’ ose qe populli e quan rendom ‘gjakpirje’. Nuk e rrisin torten ekonomike, po perpiqen te gllaberojne nje cope me te madhe te te njejtes torte.

        Nje ideologji e mirefillte nacionaliste jo vetem ti heq morrat e shushunjat, por te sjell edhe me shume leke, e nuk vjen me era qen.

    2. Barazia me te krishteret qe supozonte Tanzimati ishte justifikim per te dale ne lufte kunder Kalif Sulltanit.
      Nuk ishte investimi ne islam qe u dilte huq, jo ne menyren qe e thua ti, por fakti qe Tanzimati u hiqte privilegjet dhe postet ne territor sepse administrata do mbushej me turq.
      Ne fakt kryengritjet kishin shtrirje mbarekombetare dhe ishin te vazhdueshme ne vitet 30-40, derisa Turqia e gjeti zgjidhjen duke hequr dore nga nje administrate e mirefillte pushtuese e duke dhene ofiqe per shqiptaret sa majtas-djathtas.

      Nuk eshte se shqiptareve myslymane u jepte buke fakti qe kishin me shume te drejta se te krishteret perpara kadiut, por fakti qe kadiu ishte njeriu i i tyre, ne kontroll te plote te beut lokal.

      Tanzimati shkaterronte lokalizmin shqiptar, sistemin e ofiqeve e te drejten e shenjte te korrupsionit masiv, ne kete kuptim po qe mund te thuhet se prishte investimin e islamizimit.

      Flas per parine se myslymani i thjeshte mjaftohej me te qenit siper fqinjit te krishtere e me mundesine per te qene sejmen i beut e pune te ndryshme qe nje i krishter s’i bente, pak a shume si militanti i sotem qe mjaftohet me nje vend pune kudoqofte.

      Po te vazhdoja me paralelizmin do thoja qe nqs Europa do na shtrengonte te ndryshonim sistemin, do i gjeje bejleret e agallaret e sotem tek nxisnin militantet partiake kunder Europes, jusftifikimi kesaj radhe do jete humbja e sovranitetit, ne fakt te gjithe e kane hallin tek sistemi magna-magna.
      Shih psh Salen kur s’i pelqen ndonje europian si i ndez militantet pedeiste me sovranitetin, se jane pune te brendshme te Shqiperise etj.

      Kryengritjet pergjate historise tone, jane kryesisht perpjekje parish per te ruajtur pronat e pushtetin e tyre lokal, sapo i huaji ua garanton, s’ka me lufte, ka vetem bindje.

      Ne jemi pragmatiste dhe kjo na e ka futur gjithe kohes, se ngreme sisteme lokale korrupsioni, ku fitimi me i madh per militantin eshte nje vend pune sa per te ngrene buke, ndersa popujt me pak pragmatiste se ne kane bere historine e tyre dhe te botes e fitimet nga kjo kane qene ku e ku me superiore.
      Ne pergjithesi, shqiptaret fitojne 5 leke me militantizem duke lene peng fytyre e nder, pandehin se kjo tregon qe jane shume te zgjuar, kur ne fakt keto sisteme te njepasnjeshme magna-magna, mbajne peng potencialet e tyre dhe te femijeve te tyre dhe natyrshem te gjithe kombit.

      Kur takoj rob te ketille them me vete, ja edhe nje idiot qe mban peng te ardhmen e tij dhe timen.

      p.s nuk ka nacionalizem qytetar, ai qe quhet civik ka kuptimin korrekt si shteteror ose i shtetasve si alternative ndaj etnise. Mos te biem ne gracken e barazimit qytetar=shtetas, per t’i dhene kredite qytetarie qe nuk ka, perkundrazi shkel te drejta themelore te njeriut.

  4. Per nacionalizmin dhe patriotizmin jane dhene e jepen shume perkufizime;jane bere studime pafund, por askush nuk mund te percaktoje se ku mbaron njeri e fillon tjetri e anasjelltas.

    Ja, marrim rastin shqiptar : te gjithe flasin per nje komb shqiptar,si nacionaliste edhe kozmopolite (apo te deshiruar per te qene te tille) ,nje komb qe perfshin te gjithe shqiptaret ne ballkan.
    Ne kete faze te ligjerimit te gjithe jane patriote apo nacionaliste, bile edhe kozmopolitet…

    Kozmopolitet konsekuente do te duhej ta benin dallimin,ne kete kontekst, mes shqiptareve te Shqiperise dhe atyre jashte kufijve shteterore por… nuk e bejne se jane burracake; se nuk jane te vertete ne bindjet e tyre; se qendrimi i tyre me shume se bindje e vetvetishme eshte i kerkuar per te qene i tille; se ashtu e kuptojne modernizmin edhe tek idete, dmth shtrember!

    Intelektuali apo thjeshte kushdo qe mendon e preokupohet per problemet e shoqerise , ose me mire integriteti i tij, duket kur ka te beje me ceshtje konkrete, reale, te prekshme.

    Kemi nje shtet shqiptar si Shqiperine; kemi nje Kosove te pavarur; kemi shqiptaret e Maqedonise me ate specifiken e tyre dhe… pyetjen teper te bezdisshme: c’duhet te bejne shiptaret ne keto kushte te reja te krijuara??

    Kjo eshte nga ato pyetjet qe shumkush s’do te donte te shtrohej, por ,ne te vertete, edhe po te mos e bente kush, kete e bejne vete rrethanat e reale .

    Pergjigjet e kesaj pyetjeje do te tregojne per shume gjera: si per intelektualet e vertete ashtu edhe per te rremet, si per nacionalistet e kozmopolitet e vertete por edhe per te shtirurit.

    Gjithcka tjeter qe thuhet, per mua, nuk eshte vecse perpjekje per t’i ikur kesaj pyetje – prove ne formen e mimetizimit te politikaneve,te cilet, nga ana e tyre thone papushim( jane te detyruar per kete nga disa rrethana specifike) se bashkimi i shqiptareve do te ndodhe ne BE!!!

  5. Kujtese: familja , sipas moralit te shoqerise se sotme , konsiderohet si e shenjte,pike.

    Familja eshte adn-ja e shoqerise patriarkale,pike.

    Familja, si thelb i shoqerise patriarkale detyrimisht qe, duhet te jete edhe justifikimi i cdolloj ndjesie nacionaliste…

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin