MOÇALET E PADIJES

Dje te Shqiptarja.com, Dhurata Hamzai tërhiqte vëmendjen që, në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, mungon krejt përcaktimi i shqipes standard, si gjuhë zyrtare e Republikës.

Me shumë të drejtë. Mjafton t’i hedhësh një vështrim të shpejtë asaj faqeje, për të kuptuar se edhe një mësues fshati, me institut pedagogjik dyvjeçar, do ta kish shkruar më mirë (shumë më mirë).

Informacioni është i krimbur në pasaktësi dhe infeksion folklorik.

Që në paragrafin e dytë lexojmë:

Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dëshmuar ekzistencën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe që në shekullin e dytë të erës sonë.

Kuptohet se është fjala për Ptolemeun e Aleksandrisë, i cili, në shekullin II e.s., përmend fisin Albanoi, dhe kryeqendrën e tyre Albanopolis.

Por Ptolemeu nuk ka folur gjëkundi as për shqiptarë, as për gjuhën shqipe. Sikurse dihet (sikurse e di edhe bufi), shqiptarët përmenden për herë të parë në shek. XI, ndërsa gjuha shqipe edhe më vonë (në fund të shekullit XIII). Po flasim për dokumentim dhe përmendje – që nuk duhen ngatërruar me deduktimin, sa kohë që nuk ka pikë dyshimi se shqipja ka qenë aty, edhe shqiptarët kanë qenë aty; nuk u krijuan nga dokumentet.

Kjo do të thotë që paragrafi i cituar përcjell, me vetëdije, informacion të rremë.

Thuhet më tej në faqe:

Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës bashkëkohore shqipe i përket vitit 1462.

Në fakt, ky dokument (Formula e Pagëzimit, së cilës ia kanë kontestuar tani vonë autenticitetin me argumente gjuhësore) është dokumenti i parë i shkruar i shqipes – jo thjesht bashkëkohore, por mbarëkohore.

Futja vjedhurazi e cilësorit ‘bashkëkohore’ lë të kuptohet sikur shqipja ‘e vjetër’ qenka shkruar dikur: një tjetër rrenë, sa kohë që dokumentet për këtë mungojnë.

Më pas, lexuesit i thuhet se gegërisht do të thotë “gjuha e folur në Veri të Shqipërisë“, ndërsa toskërisht “gjuha e folur në Jug të Shqipërisë.” Edhe kjo është në thelb gabim, sa kohë që nuk bëhet fjalë për gjuhë të ndryshme, po për dialekte të së njëjtës gjuhë (ndoshta do duhej thënë: “shqipja e folur…”, jo “gjuha”); dhe këto dialekte janë vërtet gjeografike, por përcaktohen me kritere gjuhësore, jo gjeografike; dhe gegërishtja flitet edhe në Shqipërinë qendrore, e cila nuk është aspak në “Veri të Shqipërisë”, ndërsa toskërishtja flitet edhe në ngulimet shqiptare në Itali, të cilat nuk janë gjë “në Jug të Shqipërisë”.

Se si mund të bëhen kaq shumë gabime në dy rreshta, këtë vetëm autorët e tekstit mund ta dinë.

Vëreni, megjithatë, djallëzinë e të quajturit të dialekteve “gjuhë”, në një faqe zyrtare.

Thuhet pastaj:

Alfabeti i gjuhës letrare shqipe ka 36 shkronja dhe përdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombëtar i Manastirit, më 1908.

Përsëri gabim: Kongresi i Manastirit miratoi dy alfabete: atë të Stambollit dhe atë të Bashkimit. Konsolidimi në përdorim i alfabetit të sotëm erdhi nëpërmjet praktikës (informacioni që jep Wikipedia është gjithashtu i rrejshëm; vetëm disa katolikocentrikë mbrojnë tezën, lehtësisht të përgënjeshtrueshme, se Kongresi i Manastirit e shfuqizoi Alfabetin e Stambollit.)

Lexojmë në vijim:

Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) përdoret gjithashtu dhe në disa pjesë të populluara nga shqiptarë, si Kosovë, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni.

Një tjetër pasaktësi – gjuha shqipe, e folur dhe e shkruar, përdoret gjerësisht edhe, të paktën, nga arbëreshët në Itali; të cilët vërtet e quajnë atë arbërishte, por që, megjithatë, trajtohet universalisht si dialekt i shqipes, jo si gjuhë më vete.

Në fund të këtij teksti të hatashëm, të shkëputur nga enciklopedia e plehut kulturor shqiptar të pas 1990-ës, lexojmë edhe një larje duarsh:

Marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Me një fjalë, Këshilli i Ministrave, kur ka nevojë për informacion elementar rreth gjuhës shqipe, ia merrka atë Ministrisë së Jashtme… Pa çka se në Tiranë ekziston një Qendër e Studimeve Albanologjike: institucion buxhetor, me specialistë në gjendje që të ofrojnë informacion shumë më dinjitoz se paçavurja për të cilën po flasim.

Pa dyshim, asnjë njeri me mend në kokë nuk shkon të lexojë për gjuhën shqipe në faqen e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë; dhe aq më pak, në faqen e këtij Këshilli Ministrash.

Prandaj, informacioni sa më sipër, duhet kuptuar si tërësia e dijes që ka, ky institucion, për gjuhën shqipe; dhe nëse është kështu, atëherë njëfarësoj u duhet bërë e ditur, këtyre zotërinjve, që nuk e kalojnë dot klasën.

Të dhënat për gjuhën shqipe gjenden me lehtësi: mjaft të shfletosh një libër të Çabejt ose të Demirajt. Nuk ka asnjë arsye dhe asnjë shfajësim, për gjepurat që shkruhen në faqen e Këshillit të Ministrave; të cilat veç tradhtojnë mungesë profesionalizmi dhe serioziteti, ndërmjetësuar nga arroganca.

Gjë që konfirmohet, përndryshe, edhe nga mungesat të cilat i vë në dukje Hamzai në artikullin e vet; dhe që janë të tilla, që ta shndërrojnë padijen e asaj faqeje në faj ndaj qytetarit, teksa i shërbejnë objektivisht një programi kulturor i cili synon ta zëvendësojë dijen me folklor.

Nuk ka komente

  1. Une mesharin e Gjon Buzukut s’e kam marre vesh se cfare shkruante kur e lexuam per here te pare ne letersine e gjimnazit, aq sa vura ne dyshim qenien shqiptare te atij shkrimi, kurse ketu e thone “me gojen plot” si bashkekohore. Le ti hartojne ligjet me ate gjuhe bashkekohore, te flasin ne parlament me ate gjuhe e te shohim se çbehet pastaj.
    Le qe tju tregoj se çfare pacavuresh zyrtare me kane rene mua ne dore, mbushet nje album. Te gjitha nga institucionet shteterore. Absurdi me i madh: çertifikata e lindjes se gruas time ishte e plotesuar ne kete menyre:
    psh. emri, atesia, mbiemri Lule Fatmir Bredhi
    ketu kupto Lule emri i lindjes se gruas
    Fatmir emri i te atit te gruas
    Bredhi mbiemri im (i burrit).
    Se cfare kerkon mbiemri i burrit ne nje certifikate lindje te mbushin mire mendjen “ofiqaret” tane, per kete te japin uje ne bisht te luges.
    Me e bukura eshte se del sikur i ati i saj te jete Fatmir Bredhi, kurse ne fakt e kishte Pisha.
    Me tej Fakulteti i Filologjise me dekan nje verior, ka nxjerre deshmi te provimit shteteror te gjuhes shqipe per djalin tim, ku nuk ka as nje numer regjistri, numer rendor apo numer amze.
    E keqja eshte se po tja japesh ne Shqiperi 100 veteve ta lexojne ate shkrim te faqes zyrtare te KM, rrezik se nje ady mund ti vene re keto gafa, pjesa tjeter e gjen plotesisht konforme. Kjo deshmon se vec tjerave edhe gjuhen po e pjerdhin ne Shqiperi : zyrtarisht.

  2. Sa per krahasim. E kuptoj qe e ka fajin “kjo qeveri” qe e ka turbulluar ne kete fare menyre imazhin ne krahasim me “ate te meparshmen”. Megjithe respektin per autorin mendoj se burimet fillestare jane te vyeshme per krahasimin.

    Faqja e vjeter (Mars 2000-Gusht 2007)

    http://web.archive.org/web/20040324213811/http://www.km.gov.al/shqip/default.asp
    http://web.archive.org/web/20040416080354/http://www.keshilliministrave.al/shqip/info/default.asp
    http://web.archive.org/web/20040416080354/http://www.keshilliministrave.al/shqip/info/default.asp

    Faqja e re (Gusth 2007-ne vazhdim)

    http://km.gov.al/
    http://www.akt.gov.al/
    http://km.gov.al/?fq=brenda&r=&gj=gj1&kid=52
    http://km.gov.al/?fq=brenda&r=&kid=43

  3. I nderuar zotëri, Ju shqetesoheni për gjuhën shqipe? Ja ndihmesa ime që nga shpirti më buroi, është imja dhe vetëm imja në pamundësi për më shumë.
    – Heshtje institucionale. Asnjë jehonë opozitare. Asnjë protestë shoqërore. Heshtja e një kërme. Kjo është heshtja e një republike varrezë. Ku të gjithë, të vdekurit, e dinë mirë se çfare janë. E dinë mirë se nuk bën të qahen. E dinë mirë se për ta njeri nuk qan më. Dhe normal. Kaluan 21 vjet. Gjithëçka harrohet, mbetet vetëm kujtimi. Por kujtimi nuk mund të qahet – more idiot. Sepse nuk është një gjë e gjallë. Dhe atëhere? Kurajo. Sidoqoftë diçka tjetër mbetet në vend të kujtimit. Çfarë? Prehja. Të ndenjurit shtrirë. Vetëm shtrirë, si ne gjumë, të vdekurit mund të rrinë. Kjo është e drejta e madhe e tyre, e cila buron nga karta universale e të drejtave të të vdekurve. Kanë ata edhe një te drejtë tjetër të madhe. Lirinë. E me c’rast mësoni ju o të vdekur se nuk jeni të izoluar – mes jush. Të izoluar janë vetëm ata që nga bota e jashtme vinë. Dhe për këtë hall as Karta një zgjidhje nuk e parashikon. E në këto kushte, në shtetin e mortit, është pak që të ndjehesh i mjerë. As ngushëllim nuk mer. Ja. Shkoqur fare po ta them. Se. Edhe ata pak të afërm te cilët vinë, herë pas here, që ti vizitojnë të vdekurit e tyre – të pajetët nuk i dëgjojnë dot. Sepse të dashurve nuk u del zëri. Nuk kanë as figurë. Nuk kanë as edhe ndonjë mjet tjetër që ti ndihmojë sadopak që të komunikojnë me atë botë. Gjithësesi. Me shpresë. Sepse janë atje, gjithashtu, ndonëse pas kangjellave të varrezave, ca njerëz të huaj qe japin e marin me këmbë e me duar; që duken sikur por masturbojnë gëzueshëm, apo, sikur bëjnë thirrje për tu bashkuar me ta. Prapë se prapë asgjë nuk lëviz. As gurët e varit, të paktën. Vetëm qiparisave tek-tuk, më të rrallë, koka se çu lëviz rëndë-rëndë. Kaq peshëmadhe, kaq e thellë na qënka kjo vdekja e shtetit? Po. Pse pak te duket? Po. Pak më duket. Ka edhe me keq – thonë. Apo me të dëgjuar e kanë. Le te presim. Se të vdekur jemi, dhe më shumë se jetën nuk kanë se ç’të na marin – nuk kanë se ç’të na japin. Një jetë e humbur nuk është asgjë. Mijëra e mijëra jetë të humbura nuk janë asgjë fare. Kjo është forca e një populli. Forca e një shoqëria. Forca e nje shteti. Forca e Partive. Kjo është forca e prijësve demokrat. Që, ti garantojnë për ditë qytetaret se do të vdesin rehat, se do te prehen të lirë ne mrekullinë e pafundësisë. Dhe që mëndjen, sakën, nga jeta të mos e kenë. Nga kjo putanë, nga kjo lavire e cila prej një kohe tepër te gjatë gjallon vetëm me mashtrime. Që vetëm gënjen – si një opozitar. Që me shpresa njerëzit i mban për nje jetë më të mirë, për një jetë ndryshe. I mban të zhytur nën dridhmën se nje ditë do t’u jepet e tëra atyre, e lirë, gjoksjashtë, pakufi, buzëdjegur dhe e barabarte për të gjithë.
    ( E gjithë salla ngrihet në këmbë, brohoritje, ovacione të papara, lot gëzimi për udhëheqësit e partive dhe të popullit të vdekur. Ju bëftë dita njëmijë – uron një nënë, një grua, një motër shamizezë, si dhe të gjithë burrat e paepur – për nga pabesia që këto dy fjalë mbajnë në gji. Urraaaa…… ) – NaSpiBa.

  4. E ripunuar. Si toka.

    I nderuar zotëri. Ja ndihmesa ime që nga shpirti më buroi, është krijesa ime dhe vetem imja në pamundësi për më shumë.
    Heshtje institucionale. Asnjë jehonë opozitare. Asnjë protestë shoqërore. Heshtja e një kërme. Kjo është heshtja e një republike varrezë. Ku të gjithë, të vdekurit, e dinë mirë se çfarë janë. E dinë mirë se nuk bën të qahen. E dinë mirë se për ta njeri nuk qan më. Dhe normal. Kaluan 21 vjet. Gjithëçka harrohet, mbetet vetëm kujtimi. Por kujtimi nuk mund të qahet – more idiot. Sepse nuk është një gjë e gjallë. Dhe atëhere? Kurajo. Sidoqoftë diçka tjetër mbetet në vend të kujtimit. Çfarë? Prehja. Të ndenjurit shtrirë. Vetëm shtrirë, si ne gjumë, të vdekurit mund të rrinë. Kjo është e drejta e madhe e tyre, e cila buron nga karta universale e të drejtave të të vdekurve. Kanë ata edhe një te drejtë tjetër të madhe. Lirinë. E me c’rast mësoni ju o të vdekur se nuk jeni të izoluar – mes jush. Të izoluar janë vetëm ata që nga bota e jashtme vinë. Dhe për këtë hall as Karta një zgjidhje nuk e parasheh. E në këto kushte, në shtetin e mortit, është pak që të ndjehesh i mjerë. As ngushëllim nuk mer. Ja. Shkoqur po ta them. Se. Edhe ata pak të afërm te cilët vinë, herë pas here, që ti vizitojnë të vdekurit e tyre – të pajetët nuk i dëgjojnë dot. Sepse të dashurëve zëri nuk u del. Nuk kanë as figurë. Nuk kanë as edhe ndonjë mjet tjetër që ti ndihmojë sadopak që të lidhen me atë botë. Gjithësesi. Me shpresë. Sepse janë atje, gjithashtu, ndonëse pas kangjellave të varrezave, ca njerëz të huaj qe japin e marin me këmbë e me duar; që duken sikur por masturbojnë gëzueshëm, apo, sikur bëjnë thirrje për tu bashkuar me ta. Prapë se prapë asgjë nuk lëviz. As gurët e varit, të paktën. Vetëm qiparisave tek-tuk, më të rrallë, koka se ç’u tundet rëndë-rëndë. Kaq peshëmadhe, kaq e thellë na qënka kjo vdekja e shtetit? Po. Pse pak te duket? Po. Pak më duket. Ka edhe me keq – thonë. Apo me të dëgjuar e kanë. Le te presim. Se të vdekur jemi, dhe më shumë se jetën nuk kanë se ç’të na marin – nuk kanë se ç’të na japin. Një jetë e humbur nuk është asgjë. Mijëra jetë të humbura nuk janë asgjë fare. Kjo është forca e një populli. Forca e një shoqërie. Forca e nje shteti. Forca e Partive. Kjo është forca e prijësve demokrat. Që ti garantojnë për ditë qytetarët se vdekje të rehatëshme do të kenë, se të lirë do te prehen në mrekullinë e pafundësisë. Dhe që mëndjen, sakën, nga jeta të mos e kenë. Nga kjo putanë, nga kjo lavire e cila prej një kohe tepër te gjatë gjallon me mashtrime. Që vetëm gënjen – si një opozitar. Që me shpresa njerëzit i mban për një jetë më të mirë, për një jetë ndryshe. I mban të zhytur nën dridhmën se një ditë do t’u jepet e tëra, e lirë, gjoksjashtë, pakufi, buzëdjegur dhe e barabarte për të gjithë. Heshtje. Heshtje shterruese. ( E gjithë salla ngrihet në këmbë, brohoritje, ovacione të papara, lot gëzimi për udhëheqësit e partive dhe të popullit të vdekur. Ju bëftë dita njëmijë – uron një nënë, një grua, një motër shamizezë. Urojnë edhe të gjithë burrat e paepur – për nga pabesia që këto dy fjalë fshehin në gji. Urraaaa…… ) . NaSpiBa.

  5. Alan Posener, per Shqiperine, dhe mbresat e tija mbas 37 vjetesh! Kush eshte ky Alan Posener? Na thoni dicka, fillimisht, qe ta njohim dhe pastaj ta besojme, shijojmë etj. Mbresat e A.Posener, dje dhe sot, ne i dimë më mirë se Ai. Jemi autorë dhe aktorë. Madje njohim edhe problematiken aktuale ne detaje, ku Tema eshte ne avantgard. I se njëjtes natyrë ishte edhe shkrimi tek Shekulli, po sot. Vecse, ai gazetari anglez i “Telegrafit” përdorte “me kodoshllëk” si përforcues, per ngritje-ulje emocionesh dhe kredencialesh, – mamanë e vet. Pasi mbaron leximet, padashje te keqe, pyet. Përse nuk ka te sosur kjo rendje ala shqiptare pas te vjellave qe shkarkojnë te huajt, nga lartë e nga poshtë, ne mediat, per vendin tonë? Pastaj, cilet jane këta te huaj qe na bëkan nder, na bëkan histori, me rrëfenjat e tyre banale. Tjetra. Perse ne shqiptaret e pëlqejmë deri ne orgazëm përdhunimin shtazarak të te huajve? Edhe Obama po te jetë, nuk duhet pranuar. Popujt i bëjnë vetë historitë e tyre, i shkruajnë vetë, i gëzojne apo turpërojnë po vetë ata. Te huaja quhen ato histori qe nje popull shkruan per nje popull tjeter. Dhe, keto histori mund te konsiderohen ose jo. Sipas interesave. Nuk jane çudibërëse . Quhen. Per ne shqiptaret vetëm ato qe thonë te huajt! Përse jemi kaq te vegjël ne shpirt dhe ne mendim, ne kohë dhe ne hapësirë, jashtë dhe brënda vendit? Kemi, kam, lexuar me qindra e qindra aresyetime dhe përgjigje. Po shtoj edhe një. Sepse ne vetë i hedhim per ditë, përpara turinjve, vetes sonë per konsum ushqime te pashëndetëshme, te prishura, afatdala, te helmuara. Dhe. Përkuljet, përuljet, përdredhjet përpara se huajës na mbajne të tiposur gjithmonë. Harroni se: përkuljet, përuljet, spërdredhjet janë sport tradicional shqiptar. Mos harroni kurrë se: ky sport nuk eshte pjesë e Lojrave Olimpike. – Nas Piba.

  6. Njeriu lind per te vdekur. Te dyja i ka peshqesh nga zoti apo natyra. Por, kurre mos harroni, ka per peshqesh edhe ate pjesen midis lindjes dhe vdekjes. Jeten. Jeten e vet. Dhe jeten askush nuk ka te drejte t’ia mare, as perdhunshem. Por ja qe ndodh, dhe jo rralle ne bote. Atehere, cfare duhet te bejme qe te shpetojme nga kjo e keqe e cila, fatkeqesisht, ka per burim njeriun, shtetin, qeverine, mikun, komshiun, shokun, armikun etj? A duhet me ul koken? Ose. A duhet me e mbajt ate lart? Prindi thote: duhet me ul koken. Sepse ai i frigohet dekes qe shkon zinxhir manej. Rinia thote: me e mbajt lart. Sepse beson ne te drejten e vet. Sepse nuk shkohet jeta kokeulur. … . Po. Ka nje zgjidhje. Cila eshte ajo? Eshte shperfaqja midis kokesulur dhe kokeslart. Pikerisht nji ate llokem duhet me e kap, me e shterngue fort dhe gjate. Sepse ajo eshte jeta. Dhe, kur jeta eshte e gjate njeriu dhe koha bajn te veten -pandare.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin