FUSTANELLA DHE FRAKU

nga Julius 
Në YouTube ndodhet një pjesë nga dokumentari prej 8 episodesh të televizionit grek SKAI, i titulluar “1821”. Pjesa është e përkthyer në shqip. E gjeni këtu:

Disa info të përgjithshme, për dokumentarin në fjalë

Është transmetuar nga televizioni grek SKAI, përgjatë sezonit 2010-2011. Gjithsej përmban 16 episode. Nga këto 8 episode janë transmetim i dokumentarit dhe 8 të tjera, diskutime të intelektualëve dhe historianëve të ndryshëm për episodin e transmetuar ditën e mëparshme. Është një produksion gjigand, i papërsëritur më parë në historinë e televizionit grek. Fondet për këtë emision, janë siguruar prej Bankës Kombëtare Greke. Formati i transmetimit, është ai i komentimit të ngjarjeve, të shoqëruara këto me skena vizuale të “ripërjetimit” të tyre, në formë aktoriale. Format i njohur besoj në shumë dokumentarë të vlerësueshëm historikë, që kushdo mund të ketë parë nga kanale të huaja televizive (BBC, History Channel etj). Këtë lloj formati nuk e kam ndeshur më parë në televizionet greke, çka përbën risi.

Emisioni ka një faqe të vetën në website-in e SKAI, të gjithë të interesuarit mund ta shohin këtu: http://1821.skai.gr/main

Disa ide prej dokumentarit

Ky dokumentar nga ana ideore, apo ideologjike, përfaqëson ajkën e mendimit të historianëve modernë grekë, dhe mendimet e tyre mbi identitetin kombëtar të Greqisë. Megjithëse vetëidentifikimi, apo identifikimi i këtij kallëpi historianësh, variojnë në bazë të bindjeve të njerëzve që kanë përpara, këta historianë që prezantojnë dokumentarin në fjalë, i përkasin kastës së revizionuesve të mitit kombëtar, apo të njohur dhe ndryshe si “çmitizues”. Kjo lloj ideologjie, është përfaqësuese edhe në Shqipëri, prej një kaste autorësh, publicistësh dhe studiuesish. Ndofta është fenomen pan-ballkanik. (Kuriozitet personal kam të di se çfarë bëhet me serbët në këtë fushë).

Prej këndvështrimit shqiptar

Pjesa e përkthyer, korrespondon me atë të rishikimit të të ashtuquajturit “Mit kombëtar”. Është episodi i fundit i dokumentarit. Prej këndvështrimit populist, dhe sidomos antagonist ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve, është pjesa “më interesante”. Dokumentari në fjalë, në këtë kontekst, është i paplotë. Do i sugjeroja kujtdo që më parë ta shikonte të gjithin, nëse e ka këtë mundësi.

I parë në tërësinë e vet, seriali dokumentar në fjalë, është një rrugëtim historik i misionit të popullit grek për pavarësinë e tij. Nis që prej gjendjes nën pushtimin otoman, mbrujtjen e idesë dhe nevojës për luftë dhe pavarësi, pengesave që has ky mision, deri në përfundimin e tij të suksesshëm. Këtyre pjesëve, po t’u shtohen dhe diskutimet mjaft interesante nga intelektualë, historianë dhe filozofë, del përpara një tablo mjaft interesante. Nëpërmjet retros historike, del produkti i sotëm i grekut dhe Greqisë bashkëkohore, shoqëruar me pikëpyetje të rënda. Pikëpyetje që janë shfaqur edhe këtu në blog.

Kështu psh, një episod shumë interesant është episodi i katërt prej serialit. Që mban titullin “Frak apo fustanellë?”. Ishte një kohë pas pavarësisë, në një pjesë të territorit të pavarur, ku lind dyshimi mbi çfarë rrugëtimi do ndjekë kombi i sapoformuar. Në të njëjtën kohë, zbulohen edhe dallimet mbi idetë e secilit aktor pjesëmarrës, luftëtar apo politikan. Luftëtarët rëndom përfaqësohen me fustanellë, dhe politikanët, ideologët, me frak. Pyetja me etiketë një milion dollarëshe e shfaqur aty, është dhe pikëpyetja e sotme mëse aktuale, nëse Greqia është evropiane apo jo? Nëse nuk është, çfarë e bën të mos jetë?

Disa konkluzione

Përgjithësisht dokumentari shfaq rrugëtimin e një kombi të ri, që prej ngjizjes së vet, deri në ditët e sotme. Mbi të gjitha, një sipërmarrje e tillë analoge e shtetit shqiptar, ulërin me mungesën e vet. Aq më tepër kur ky vit ku ndodhemi i korrespondon atij të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Pasi kam parë gjithë ciklin e dokumentarëve mund të them se ndër konfliktet shumëngjyrëshe, shumëkrahëshe, dhe shumëkombëshe në Ballkan, kjo e përbashkëta, që e shikon historinë ballkanike si konflikt mes modernizimit dhe prapambetjes – sidomos kulturore, është një risi. E mirëpritur do të thoja.

Kam shkruar dhe më parë për çështjen e rishikimit të historisë, dhe sipërmarrja “çmitizuese”, atëherë më dukej një punë lluksi, apo llustre mbi problemet e shumta që ka sot Ballkani. Veçanërisht për dy vende që mund të them se i njoh mirë, si Greqia dhe Shqipëria. M’u desh pak kohë për të medituar më thellë mbi këtë çështje, dhe për të nxjerrë përfundimin se një ide e shprehur, apo një kontekst ideologjik, duhet dalluar në çka fsheh me nëntekstin e vet. Mbase do duhej edhe pak ndihmë, prej gjendjes së sotme që kalon Shqipëria. Tragjedia (edhe komedia) lexohen më mirë, kur përjetohen.

Dhe më bëri përshtypje një pohim i historianit grek Tasos Tahcopoulos, ideator dhe komentator në dokumentarin në fjalë (perifrazim): nuk ka arsye pse të mos kërkojmë të vërtetën historike, cikli i rivendikimeve territoriale, është i mbyllur. Nuk pretendojmë prej kujt territore, as kemi për të dhënë. Kështu që ideja më me vlerë e dokumentarit në fjalë dhe sidomos kjo rrymës së re të revizionuesve të historisë, atë çka kanë më të vyer, nuk është demaskimi i kombëtarizmit përkatës, por është refuzimi, mohimi i dhunës, për hir të së vërtetës historike dhe progresit.

Nuk ka komente

  1. ”’Dhe më bëri përshtypje një pohim i historianit grek Tasos Tahcopoulos, ideator dhe komentator në dokumentarin në fjalë (perifrazim): nuk ka arsye pse të mos kërkojmë të vërtetën historike, cikli i rivendikimeve territoriale, është i mbyllur. Nuk pretendojmë prej kujt territore, as kemi për të dhënë.”’

    S’ka mundesi qe nje historian te jete kaq naiv.

    Qekur lindi njeriu ka bere lufte me njeriun per te zoteruar token me te mire per gjah, per bujqesi, per blegtori, per minerale, etj.

    Se ja u rregullua çeshtja e te drejtave historike te kombeve dhe filloi periudha e paqes se perjetshme.

    Duhet te jemi ca me serioze, them une.

    Rregullimi territorial sipas te drejtave historike te kombeve, ofron nje garanci per nje paqe jetegjate, por edhe ne kete rast nevojitet balancim i forcave, qe paqja te jete vertete e atille.

    Shtetet do jene edhe neser ne lufte, kur te mbaroje koha e parimit kombetar, do luftojne per demokracine, per naften, per Helenen e re te Trojes.

    Per menyren si eshte gatuar njeriu, duhet pasur gjithnje parasysh shprehja e urte; ‘me mire mut, se i vogel’.

    Urtesia popullore, pavaresisht banalitetit, shtyn vetvetiu drejt idese qe te shfrytezohen te gjitha mundesite, pasurite e parimet, per te qene sa me pak i vogel.

    Te rrish nga pozita e fitimtarit dhe te thuash tani s’ka me parim kombetar, eshte njesoj si te jesh gjeli i kotecit dhe te kendosh gjithe diten.

    Historia i duhet popullit dhe shtetit para se t’i duhet shkences. Shkenca vezhgon, eshte sehirxheshke, kurse populli dhe shteti kane nevoja ekzistenciale. Prandaj, mendja ma do qe sehirxhinjte, qe te jene te dobishem duhet t’i perkushtohen nevojave te popullit dhe shtetit, duke qene sa me objektive, kuptohet.

  2. Julius:
    Megjithëse vetëidentifikimi, apo identifikimi i këtij kallëpi historianësh, variojnë në bazë të bindjeve të njerëzve që kanë përpara, këta historianë që prezantojnë dokumentarin në fjalë, i përkasin kastës së revizionuesve të mitit kombëtar, apo të njohur dhe ndryshe si “çmitizues”.

    A nuk është interesant fakti që përpjekja e “çmitizimit” nga njëra palë përdoret si argument nga pala tjetër? Pra antikombëtarizmi grek forcon mitet e kombëtarizmit shqiptar (natyrisht ndodh edhe e kundërta, pasi nuk janë pak, madje nuk mungojnë edhe nga ky blog, ata që thonë për ujin që e shpiejnë tek mulliri i grekëve). Sepse nuk e besoj se përkthimi në shqip u bë për arsye enciklopedike siç do bëhej f.v. për një dokumentar për breshkat e ishujve Galapagos.

    Përkthimi në shqip nuk do ndihmojë publikun shqiptar besoj të kuptojë se fqinji i tij është disa hapa përpara në të tilla çështje por vetëm do t’i “konfirmojë'” se ka të drejtë. Dhe këtë ma vërteton redaktuesi i videos me komentet e tij që pas gjasash është dhe ai që e ngarkoi në youtube videon:

    Dokumentari që çensuroi kisha greke sepse ka të dhëna që populli grek nuk duhet ti dijë. Grekët nuk kanë lidhje me greqinë e lashtë por shumica janë Arvanitas – Shqiptarë të helenizuar me dhunë. Greqia e lashtë, për grekët e sotëm, është një mit dhe si e tillë është e mbushur plot me të pavërteta.

    Në Greqi historiografia antikombëtariste ka një traditë të gjatë, duke filluar nga vitet ’30 të shekullit të kaluar me historiografë marksiste, morri një hov në vitet ’50 kryesisht me akademikë grekë jashtë Greqisë (sidomos në Francë me në krye N. Svoronos) dhe nga fundi i viteve ’70 mbizoteron në universitetet kryesore të vendit.

    1. Tannhäuser, sa thua më sipër është shumë e vërtetë: sapo fillon një historian të mos ecë me hapin e togës kombëtariste, ngrihet pala tjetër (njëlloj kombëtariste) dhe i thur lëvdata, i jep çmime, e fton për vizita, ia përkthen librat dhe bën gjithçka për ta diskredituar krejt në sytë e kombëtaristëve përballë.

      Duket sikur tensioni kombëtarist është i tillë që, çdo lloj disidence ose distancimi, luftohet objektivisht nga të dy palët; në kuptimin që kombëtarizmi A është deri në fund i interesuar që kombëtarizmi B të mbetet homogjen, sepse vetëm ashtu mund të përligjë radikalizmin dhe shëmtinë e vet.

      Kjo bëhet, natyrisht, edhe për të krijuar dhe rrënjosur idenë se disidenca dhe largimi i vullnetshëm nga modeli kombëtarist dhe ballafaques bëhet me rrogën e kundërshtarit, ose është në thelb një formë tradhtie kombëtare.

    2. Është interesant fakti, sigurisht. Unë në shkrim e kam pohuar këtë madje. Siç është interesant fakti se pjesë prej librit të Nikos Dimou “Fatkeqësia e të qenit grek”, i kam gjetur të cituara në ngarkime videosh nga përdorues sllavomaqedonë. Edhe i zoti i blogut vetë do të dëshmonte se shkrime të tij, janë keq-cituar dhe nxjerrë nga konteksti prej përdorues të etnive të tjera (kryesisht serbë, grekë), apo dhe kombëtaristë shqiptarë, të djegur për të gjetur “armikun në mes tënë”.

      Mirëpo kjo dukuri, përtej të qenit “interesante” mua nuk më intereson. Besoj se nuk u ka interesuar (besdisur veç) autorëve të sipërpërmendur, krijuesve të dokumentarit në fjalë përfshirë.

      1. Mua më kanë grirë rregullisht. Sipas vendit e kuvendit, më kanë quajtur “të paguar nga serbi”, “të paguar nga greku”, “vllah”, “filovllah”, “turkofil”, “islamik”… vetëm trakët kanë mbetur pa më paguar. Personalisht, i konsideroj si hajvanë njerëzit që më quajnë kështu – por e kuptoj se, në parim, problemi ekziston dhe nuk mund të likuidohet me një “varu leshtë.”

        1. Unë desha të theksoj se kjo pengesë nuk ka qënë e mjaftueshme, as arsye për të mbyllur gojën. Edhe vetë kam qënë nën shënjestër (të shkallës shumë herë më të vogël sigurisht), mua nuk më njohin aq sa njihen autorët e sipërpërmendur (ju përfshirë).

          Po gjithashtu, besoj në qëndrimin gjenuin të autorëve të dokumentarit. Thuhet se nuk duhet thënë e vërteta, se të përzënë nga fshati, mirëpo po del puna se “fshati” është i tillë e nuk po bëhet dot qytet pikërisht ngaqë nuk thuhet e vërteta. Po lexoja këto kohë, librin e fundit të autorit amerikan Alvin Toffler, titulluar “Revolutionary Wealth” (e kam në formatin audio, për korrektesë). Aty Toffler argumenton se dinamikat e marrëdhënieve ekonomike, janë ato që formojnë identitetin si komunitar, dhe atë kombëtar. Kush është familjarizuar me filozofinë e tij, dallon si koncepte komunitetet e së ardhmes, dhe përshtatjen e tyre me volumin e madh të informacionit, dhe procesimin e tij. Ndër argumentet më interesante, psh për zhdukjen e varfërisë, autori sugjeronte modernizimin krejt të sektorit bujqësor, i cili do të çlironte përfundimisht lidhjen bujkrobërore të njeriut me tokën. Shkurt fjala: nuk do luftohet për tokë, luftohet për dije.

          1. Ashtu është, o Jul – por nuk duhet t’i lëmë këta primitivë të bëjnë ligjin dhe të diktojnë politikën kulturore dhe të dijes, edhe pasi është vërtetuar tashmë se kombëtarizmi i zbatuar në politikë pjell vetëm mjerim: ekonomik, politik, kulturor, shpirtëror; dhe sidomos, e theksoj, nuk duhet t’i lëmë të imponojnë idenë sikur qëndrimi i tyre është ai default, ose që s’ka nevojë të argumentohet shumë; në një kohë që i të tjerëve duhet gjithnjë të gjykohet për nga dobia që i sjell “kauzës.” Mua ma kanë sjellë në majë të hundës këta… prandaj edhe u vë ndonjëherë drunë dhe i dëboj nga PTF; sepse kam frikë se më egërsojnë edhe mua, ose – për ta thënë troç – se m’i ngjisin pleshtat.

            1. Keni të drejtë, nuk u kundërshtoj. Një nga arsyet pse shkrimin zgjodha ta botoj këtu, është ambjenti i imunizuar. Unë habitesha se pse nuk i kishit përzënë më parë disa syresh.

            2. Xha xha, urtesia e popullit te thjeshte, ka nxjerre shprehjen, edhe pegerjen qe s’luan vendit, po e trazove vjen ere. Ti s’ke lene gje pa trazuar e ngacmuar, nuk ke pse çuditesh.
              Ate vertetimin e ke nxjerre nga xhepi, se s’ka shtet ne bote, qe nuk ka si strumbullar ideologjine nacionaliste dhe qe nuk ia perdor parimet ne gjithe fushat e jetes, pavaresisht pranise se partive nacionaliste, te cilat pergjithesisht jane te fuqishme kur shteti ka ne krize arsyen e ekzistences.
              Edhe aty ku je republikanet do marrin perhere e me teper karakteristika nacionaliste, sepse Amerika po fillon te pyese veten, pse ekziston.

              Kur te linde shteti i pare kozmopolit edhe mund ta tundesh si flamur, se edhe teokracite si Vatikani apo Irani, nuk i kane shpetuar pleshtave.
              Aksioma nuk argumentohet, por edhe je ti akuzuesi, bie mbi ty barra e vertetimit.

            3. E megjithatë unë s’e kam kuptuar dot kurrë si mund të ketë akoma kërriçë që besojnë se mund të ketë ndonjë lidhje çfarëdo midis histerikëve që pëllasin patriotizëm anonimisht në linjë dhe njerëzve që vërtet duan t’i shërbejnë vendit të tyre – pa çka se vetë pëllitësit kujtojnë ndonjëherë se edhe ashtu mund t’i shërbehet ‘atdheut’, me metoda prej klouni (e ka thënë një i mençëm, se ai që del e thotë në publik se jam patriot, herët a vonë do të presë e kërkojë që ta paguajnë për këtë).

            4. Kush na qenkerkan keta njerezit qe vertet duan t’i sherbejne vendit te tyre, te cilet na u dallokerkan kaq antitezisht ? Druaj se emrat e tu pergjithesisht kane mbushur xhepat ne emer te dijes.

            5. Ka shumë të tillë, po të përmend vetëm disa: Gani Zela, Elmas Alarupi, Aristidh Pirgu, Shqipe Prushi, Aranita Papamihali, Fitim Sykja, Etrit Bezi, Zef Shlliga, Arben Drazho.

            6. Nuk i njoh, por nese eshte si thua ti, atehere do te kishte nevoje per shpjegim, meqe alergjia e atille, pergjithesisht eshte dukuri kozmopolitesh, te cilet nga vete perkufizimi nuk duan asnje vend ne veçanti, aq me pak t’i perkushtohen atij. Nje shpjegim do te mund te ishte sjellja elitiste, qe i ka rrenjet e alergjise tjeterkund, rendom tek higjenizmi, debimi apo te ndenjurit larg vulgut te papaster.

              T’i sherbesh vendit tend, do te thote t’i sherbesh shtetit apo atdheut, ne te dyja rastet, njerezve, bashkeshtetasve apo bashkatdhetareve. Kjo alergjia qe thua ti, ndaj nje mase te madhe, e cila eshte ose duket te jete besnike e parimeve themeltare te shtetit, nuk e perligj dot pretendimin e deshires per t’i sherbyer vendit.

              Cfare nuk e lejon shtetin te jete i nje klase, sere, klani, fisi, krahine, eshte pikerisht mbrojtja aktive e asaj ideologjie qe formon keta ‘pleshtat’. Cilit shtet don t’i sherbesh, nese eshte shprehes i interesave te nje klase, sere, klani fisi apo krahine ? Don t’i sherbesh kategorive te rreshtuara, jo vendit. Me ane te kesaj alergjie, ti copeton te teren, behesh perzgjedhes i interesave dhe rrjedhimisht humb edhe pretendimi per t’i sherbyer vendit.

              Ku qendron qellimi i eperm moral, nese edukimin e zevendeson me perbuzjen ?

              Kam frike se pas 1945, prirja intelektualiste ka ndjekur ngadale por pashmangshmerisht trajektoren e perbuzjes dhe largimit prej detyrave edukuese qe kerkon roli. Me shume po perkufizohet (si pol politik) kunder injorances sesa si udherrefyese per te gjithe, vendin e gjitheperfshirjes e ka zene perjashtimi. Nuk ka qene keshtu para 1945-s.

              Sipas meje, bindjet dhe sjelljet antihistorike jane shkaktare te ketyre mjediseve te imunizuara dhe ne kohen e sotme te lirise lind natyrshem pyetja nese keto mjedise jane te imunizuara prej infeksionit perreth apo jane karantina ku ata jashte izolojne te infektuarit.

            7. Unë gjithnjë nisem nga koncepti i qytetarisë. Përkundrazi, përjashtimet dhe karantinat janë më shumë karakteristika të nacionalizmit.
              (Le të mos bëjmë lojëra fjalësh për blogun – është e drejta ime të pranoj dhe të dëboj kë të më dojë qejfi, pa i dhënë kujt llogari).

              Sa për shërbimin publik, kam përshtypjen se nuk i kam lënë gjë mangut, nga pozitat e mia.

              Alergjia ime, megjithatë, nuk është aq ndaj nacionalistëve të llafeve, por ndaj budallallëkut të tyre. Jam rritur dhe mësuar në mjedise ku një budallallëk i tillë nuk njihet; dhe s’kam arsye pse t’i ul standardet tani.

    3. Nuk di, megjithatë, sa e kanë trajtuar historianët grekë çështjen e spastrimit etnik dhe fetar në Greqinë e shekullit XX.

      Nuk po flas për çamët, sepse kalvari i tyre njihet mirë; por trajtimi i çamëve është vetëm një episod ose dëshmi e një politike sistematike për ta homogjenizuar një shtet si Greqia, me popullsi jashtëzakonisht heterogjene në momentin e krijimit.

      Javë më parë lexoja për historinë e banorëve shqiptarë, myslimanë dhe ortodoksë, të Kosturit.

      Kështu, sipas regjistrimeve osmane, zona e Kosturit ka numëruar, në vitin 1886, “52.000 mijë të krishterë, 24.000 mijë myslimanë dhe 4.000 bullgarë, të cilët jetonin në 100 fshatra të krishtera dhe 34 fshatra myslimane.

      Në qytetin e Kosturit jetonin më 1900, 1.600 myslimanë, 3.000 grek të krishterë, 300 bullgarë, 300 shqiptar të krishterë, 750 hebrenj dhe 240 ciganë. Sipas disa të [d]hënave bazuar në regjistrat greke thuhet se qyteti i Kosturit më 1925-1926, kishte 1.100 shtëpi greke, 430 shtëpi ku banonin myslimanë shqiptarë [dhe] 140 familje hebreje.

      Në regjistrimin e vitit 2001, qyteti i Kosturit kishte 14.813 banorë, të gjithë grekë.” (burimi: http://alturl.com/4ky5k).

      Brenda një shekulli kemi kaluar, pas gjase me miratimin dhe zotimin e plotë të autoriteve shtetërore të Greqisë, nga një tablo multi-etnike dhe multi-fetare, në homogjenizim të plotë. Ky spastrim është i dhunshëm nga natyra, madje edhe në ato raste kur banorët johomogjenë janë larguar me dëshirën e tyre.

      Sipas të dhënave nga ky burim tjetër (http://alturl.com/adwzp), “Me gjithë protestat e qeverisë shqiptare të atëhershme pranë Lidhjes së Kombeve në vitet 1920-1926 u dërguan me forcë për në Turqi 35 000 shqiptarë, banorë të 24 fshatrave të Kosturit dhe 14 fshatra të Follorinës.”

      Ky spastrim nuk preku vetëm myslimanët: “më 1912 në kazanë e Follorinës kishte 22 fshatra me shqiptarë të krishterë.”

      Nga ana tjetër, “më 31 gusht 1925, Mit’hat Frashëri, Ministri i Shqipërisë në Athinë, njoftonte se “shqiptarët myslimanë në Greqi në vitin 1922 ishin afër 100 000. Prej tyre 35 000 frymë u përzunë nga dy prefekturat e Kosturit dhe Follorinës dhe gati 20 000 nga Janina, Preveza, Parga.”

      Nuk di sa të sakta janë këto shifra; as mund t’i marr të mirëqena – por ato gjithsesi përcjellin një të vërtetë të frikshme, e cila duhet adresuar në planin historiografik, politik dhe human.

      Shto këtu edhe se ka qenë fjala për popullsi nga më të zhvilluarat dhe të kulturuarat, mes shqiptarëve të Jugut; për të cilat sot nuk dëgjon shumë, sepse arritën të përshtaten mirë në trojet e reja dhe, me kohë, të asimiloheshin krejt.

      Kur flasin historianët shqiptarë për këto gjëra, është vështirë t’i çlirosh nga akuza se po e bëjnë në emër të kombëtarizmit, ose për të nxitur mëri të vjetra etnike; por historianët grekë nuk mund të heshtin kurrsesi.

      1. I rendesishem eshte ngurtesimi i keqkuptimit, ne mos armiqesise mes grekeve dhe shqiptareve. Por me i rendesishem akoma eshte diferenca qe ekziston mes shqiptareve ne gjykimin e grekeve.

  3. E kam te veshtire (ne fakt e kam te pamundur) te shoh nje dokumetar jo artistik (ai eshte tjeter zhaner, dakort) qe perdor skena vizuale të “ripërjetimit” të ngjarjeve, në formë aktoriale. Nuk mund te duroj me teper se 4-5 minuta, e provova me kete dokumentar, rezultoi e njejta gje. Ndjehem i sulmuar, i indoktrinuar qe ne minuten e pare. Dhe flas per anen deontologjike te gjësë, nuk kemi mberritur ende tek ‘permbajtja’ (dhe ‘mesazhi’ i percjelle…).

    Doja te merrja nje kunder-shembull, kete ketu : http://www.youtube.com/watch?v=RWuvmNmKAQU , nje dokumentar televiziv per nje te katerten e planetit, dmth per historine e Kines pergjate shek XX. Pa me te voglin skenizim si ‘riperjetim’ te ngjarjeve, vetem imazhe arkivazh dhe zeri i komentuesit, 100 vjet histori. Per fat te keq, te fshira nga youtube per arsye te drejtash autori

    1. Nuk kishin mundësi të përdoreshin arkiva, para dyqind e ca vjetësh. Arkivat e vetme, ishin… pikturat! As fotografi jo. Flasim për një dokumentar historik. Unë kam parë mjaft të tillë, për Cromwellin, për “revolucionin Francez”, Templlarët etj. Aktrimi nuk është në nivelin e indoktrinimit, më shumë përdoret si kontekst vizual i naracionit. Kur flasim për dokumentarë historikë, gjenden shumë arsye për t’i dhënë një kontekst vizual naracionit. Jepen veshjet, sjelljet, atmosfera etj.

      1. Po mirë, përderisa i përkas dhe unë, të paktën kulturalisht komunitetit shqiptar ortodoks, po marr përsipër pjesën time të përgjigjes. Se kush e di sa mund të të lërë theo të presësh. (smile këtu, po nuk del mirë në blog)

        Një pjesë e mirë e shqiptarëve ortodoksë, kanë qënë dhe janë në kontakt të drejpërdrejtë me minoritarët, si përfaqësues (jozyrtarë) të shtetit grek dhe grekëve. Dhe kontakti i vazhdueshëm, marrëdhëniet njerëzore, bëjnë të vetën. Për më tepër që prej jugorëve të Shqipërisë, minoritarët nuk dallojnë – po të heqësh veçantinë e gjuhës. Ideja se ka patur gjithnjë minoritarë, në një pjesë të zonës së jugut, për vendasit ka qënë si e dhënë e parë. Merrej si e qenësishme dhe është realitet i përditshëm.

        Besoj se nuk ndodh tamam kështu nga jugu e lart. Për shkak të diferencave si etnike dhe fetare. Nga veriu e më tej, besoj se për një pjesë të shqiptarëve, greku shihet si ekuivalent i serbit. Dmth si serbët e toskëve. Ky është të paktën perceptimi im, pa u thelluar shumë.

        Po çështja është që nuk mund të ketë lloj tjetër marrëdhënieje veç miqësore mes këtyre dy shteteve fqinje. Si kosto të ndonjë lloj marrëdhënieje të ndryshme nga kjo, vendosen gati 1 milion shqiptarë emigrantë në Greqi, dhe komuniteti minoritar në jug.

        Marrëdhëniet ekonomike të Shqipërisë me Greqinë, janë shumë voluminoze. Për shqiptarët Greqia është shteti me aktivitetin më të madh ekonomik. Firma ndërtimi, biznese, reminitanca, investime etj. Mua më bën kurioz interaktiviteti kulturor, që do thosha se nuk ndodhet në nivele të njëjta. Ky përshkrimi i dokumentarit në fjalë nga mua, ishte një përçapje e vogël në këtë drejtim.

        Është befasi e bukur të gjesh ide të ngjashme apo “trende” kur i lexon si në greqisht ashtu në shqip. Sidomos kur këto ide nuk bëjnë thirrje për therrje të ndërsjelltë.

        1. Per Zotin mos i qelb me shume para shqiptareve te tjere, atyre qe u ka rene taksirati i ortodoksise, me keto grekomanira. Se fundmi, mu desh te degjoja si reagim spontan, nga nje qe kish taksiratin e katolicizmit, qe paskerkam qene grek e ai s’e paskesh ditur.

          Ortodokset e zonave qe po flet ti jane 5 miza, jo nje pjese e mire. Shumica derrmuese e ortodokseve shqiptare jane ne Juglindje e Myzeqe dhe s’kane pasur fare te bejne me minoritaret. Po keshtu Berati dhe Korça jane qendrat historike te ortodoksise, te pakten te historise bashkekohore.

          Prandaj, braktisi keto marrezira te lidhjeve te shumaneshme, se nese do perkufizohet ortodoksia shqiptare ate tager e ka shumica derrmuese e jo pakica e paperfillshme. Greqia ka hyre jo me minoritare, por me fene dhe autoqefalia ortodokse ishte pikerisht ne funksion te zbythjes se Greqise.

          Marredheniet nuk mund te jene miqesore per hir te emigranteve apo minoritareve, se s’mund te mbahet peng kombi nga emigracioni apo minorancat. Do te jene miqesore, ne rast se interesi kombetar e kerkon te jene te tilla dhe interesi kombetar nuk perkufizohet automatikisht nga interesat e emigranteve, pakicave apo marredhenieve tregtare dhe ekonomike, qe per me teper ngjajne me shume si ato te kolonise dhe shtetit kolonizator.

          Don te greqizohesh, greqizohu, po mos na shit grekomanira, qe demtojne ata, te cileve u ka rene taksirati i ortodoksise, kur dihet qe tek shqiptaret me shume vend zene teorite e perçarjes, sesa te bashkimit.

          Sa per dokumentarin, grekeve po u vika ngordhja se po e bejne si qeni qe pshurr ne dere te xhamise. Para genjeshtrave me te cilat mbahet gjalle identiteti grek, ato pak qe kemi ne duken si gabime shtypi e lapsuse.

          Por, nga ana tjeter keto s’kane asnje vlere jashte historiografise zyrtare qe mesohet ne shkolla dhe per nje dokumentar te tille, do jene nja 100 qe thone versionin zyrtar. Ky ka per te humbur si shurra e peshkut ne uje.

          1. Çke tani? Të kam marrë gurin zmeril ku mpreh hanxharët? Provo e mprihe mbi gjuhën tënde një herë, të shohësh sa mirë.

            Pse na qenkan të qelbur kështu ortodoksët shqiptarë, na paskan madje edhe taksirate? Edhe unë po i qelbkam MË SHUMË?

            Ty po nuk të pëlqen sesi e identifikoj unë problemin, shfaq ALTERNATIVËN tënde, po pa dashur të ma mbyllësh mua gojën. Peng kombin e mbajnë mendjet e vobekta, të cilat i ushqeni ju përditë me kashtë, për t’i lënë të tilla. Që t’i përdorni më pas. Nuk ke faj që inatosesh, meqë jeni me përkufizim reaksionarë, këta po ju heqin lodrën nga duart.

            Të informoj se revizionizmi në Greqi, është një rrymë e tërë, e madhe, energjike, dhe e fortë. Shumë herë më e fortë se dy tre gazetarë/analistë shqiptarë, që i mbani në majë të gjuhës.

            Konkretisht, Petros Tacopoulos prezantuesi i dokumentarit, (Petros është emri, lapsusi im më lart në artikull), është një nga 71 deputetët e SYRIZA-s. I votuar si i tillë, në Athinë, në të dy raundet e zgjedhjeve të fundit. Si në Maj, ashtu në Qershor. Kjo ka ndodhur madje, edhe pasi është “tallur”, me Kollokotronin, duke thënë në FB, se kishte dashnor një turk, ishin të fejuar madje.

            1. Ore zoteri, une te shpjegoj pse-te, ti riben pyetjet dhe ja nis per qejfin tend me kengen intelektuale te vajit, e cila eshte bere hit keto 10 vitet e fundit.

              Revizionizmi ne Greqi, te beje çte doje, majat t’i kape. Normalisht do me behej qejfi, po kur te vene ne pushtet keta Syrizezte, atehere do fillojne t’ia marrin kenges me xhirim mbrapsht, se nuk e mbajne dot pushtetin duke tallur leshte me Kollokotronin, prandaj edhe e quaj pese me hiç ate pune.

            2. Ti duhet të shpjegohesh, se pse na qenkan “të qelbur”, sipas teje ortodoksët shqiptarë. Po para se të shpjegohesh, duhet të të vijë turp që i quan të qelbur.
              Këta njerëz sot, janë në opozitë. Dhe duke mbrojtur emigrantët masivisht madje në mënyrë shumë energjike, sa po i njëjti Petros Tacopoulos thotë: hidhjani fajin Syriza-s dhe për krimet që bën çdo gjysëm-i huaj, jo vetëm të huajt safi, marrin një KOSTO politike. Se ka dhe idiotë ekuivalentë të AKZ këtu. Kur këtë kosto e marrin në opozitë, do e marrin dhe kur të jenë në pushtet. Po unë ndjej dhe kam ndaj tyre një detyrim moral, për tua bërë të ditur shumë shqiptarëve, që ka një Greqi tjetër, shumë ndryshe nga ajo që duan të paraqesin mediat. Përderisa dalin deri edhe në demonstrata për mbrojtjen e emigrantëve të huaj, është nder dhe krenari tu jesh mirënjohës, dhe t’i mbështetësh.

            3. Shkruan:

              Kam […] një detyrim moral, për tua bërë të ditur shumë shqiptarëve, që ka një Greqi tjetër, shumë ndryshe nga ajo që duan të paraqesin mediat.

              Kështu po bën një punë sa të nevojshme aq edhe fisnike dhe ka njerëz (si unë) që ta vlerësojnë këtë lart.

            4. Turp te te vije ty qe je grekomanisur dhe hedh ortodoksine ne loje. Nuk thashe jane te qelbur, por jane qelbur dhe ti hedh prape qelbesire pas qelbesire.
              Ti nuk e kupton qe trashegimia ortodokse per te cilen flet, ka pasur doze te madhe infeksioni greqizues dhe eshte per t’u marre me dorashka. Jo, ti e perdor infeksionin si pjese integrale qe mbrohet nga fjala tradite dhe aty gjen rrenjet e grekomanise tende.

              Ne çdo tradite, gjendet brenda e mira dhe e keqja, e keqja menjanohet dhe tradita lidhet me modernen, duke i garantuar rrenje kesaj te fundit.

              Ti te keqen e tradites ortodokse ne vend ta menjanosh e ngre rrenjet e trashegimise ‘tende’. Ka shume qe e kane bere keto 20 vjet kete pune, prandaj edhe eshte qelbur.

              Identiteti i qarte kombetar i ortodoksise eshte thelbi i saj. Trashegimise tone, ne krahasim me ortodokset e tjere, i mungon pikerisht ky identitet i qarte kombetar, qe ka qene edhe qellimi suprem i autoqefalise. Nga kjo paqartesi kane perfituar greket, grekofilet e grekomanet, per te shtuar me tej mjegullen per pazaret apo rehatine e tyre.

              Ketu ndahemi prere ne te dy dhe kjo sepse i perkasim dy ortodoksive te ndryshme, une asaj shqiptare, ti asaj greke.

            5. Dmth të përmendësh se ka marrëdhënie njerëzore, na qenka infektim? Kjo është situatë mëse normale midis dy popujsh në kushte paqeje. Njerëzit japin, marrin, shkëmbejnë mallra, kulturë, informacion. Ky është shek 21 mo. KAQ thashë unë. Asgjë më shumë. Për këtë grekoman? Unë kam frikë të të them madje, se kjo gjë ka rreth 22 vjet që ndodh, se kush e di çfarë pëson. Po të të them se edhe të mos ishin kështu, drejt kësaj duhet të synohej, çfarë do më bëje?

              Nëse ti ke frikë se të prishet identiteti nëse shkëmben mallra e kulturë dhe info me grekët, të 10fsha në identitet.

              Në fakt, e kam me shumë qejf që shqiptarët të “infektohen” prej Greqisë. Unë dua që të infektohen dhe të kuptojnë sesi mund të rrëzosh një sistem të tërë të korruptuar politik, duke çuar një parti nga 40% në 12%, pa derdhur asnjë pikë gjak. Unë dua të infektohen e të kuptojnë se të protestosh është e drejtë e padiskutueshme demokratike, dhe të të vrasë shteti tënd është KRIM. Do bëhemi një ditë si Greqia dmth, edhe ne.
              Si është kjo punë, të flasësh racionalisht na qënka kaq e vështirë sa nuk shpëton pa u sharë nga ndonjë kokëmish i rradhës.

              Ore Hyllin, unë ty ta kuptoj hallin. Se deri para pak kohësh, loja shkonte kështu:

              Grekët thonë: kemi qytetërim mijra vjeçar
              Ne u themi: ju jeni evgjitë.

              Grekët thonë: Aleksandri i Madh ishte grek!
              Ne u themi: Ai ishte maqedons, dhe nënën e kishte shqiptare.

              Grekët thonë se Homeri ishte grek.
              Ne u themi: Thoti fliste shqip!!

              Nëse deri më sot i kishim ujdisur mirë punët, bukuri… ata thonë e ne themi. Tani sikur u ndryshu loja or ti, nuk shkon sipas skriptit. Se këta lamashët po thonë që këto qenkan mite! Mirë ja u gëzuam nja dy tre ditë, po pastaj, çfarë tu themi? Se ne po përgatiteshim që të bëheshim dhe kreshnikë! Me musteqe e me punë, me shajak e sharki, fustanellë dhe opingë. Ç’qe kjo bela që na zuri?

  4. Eshte e vertete qe ka nje qetesim relativ persa i perket rivendikimeve territoriale dhe gjithsesi e drejta historike nuk zhben dot te drejten aktuale qe ka nje popull i caktuar dhe ne kete kontekst shkencetaret do bejne punen e tyre, qe eshte shkence, qe eshte pune akademike, qe eshte gjurmim i se vertetes me metodologji shkencore por kjo s’ka te beje aspak me spekullimin, me amatoret qe flasin per cdo gje, me mercenaret e paguar per te ngritur debate ne nje entitet politik te caktuar. Debati per te shkuar tek e verteta eshte i mirepritur, ndersa spekullimi per te percare shoqerine, pagesat nen e mbi tavoline per te mbushur faqet me spekullime duhet te marrin pergjigjen e duhur. Jo ndonje pergjigje force por pergjigje profesionale e akademike.

    Nuk perben ndonje problem per mua edhe nese nuk jam pasardhes i ilireve, por problem per mua dhe kedo besoj qe eshte kur kerkohet qe te lihet individi e kolektivi pa identitet fare.

    [Shënim: Irredentist, ta kam qethur një pjesë të komentit, sepse nuk e lejoj që të vijë një njeri nga rruga, si puna jote, i mbrojtur nga anonimiteti që i ka dhënë vetes, dhe me komentin e parë që bën këtu të sulmojë me insinuata të qelbëta një shkrim timin të para një viti. Kjo është punë provokatorësh, dhe unë e kolegët e mi nuk e mbajmë këtë blog për t’u dhënë hapësirë provokimeve nga rruga. Sa për pyetjen që bëje, po të përgjigjem: po, unë i kam kartat akademike në rregull, për të analizuar dhe interpretuar tekstin e një kënge popullore nga pikëpamja narrative. Po ti, ç’karta ke, për t’u shqiptuar për këto gjëra? 2Xh]

    1. Isha pergatitur per debat, pasi nuk i leshoj fjalet kot, por kur qethe komentin qethe edhe debatin.

      Mendimi im eshte qe viktimizimi se po ju sulmojne nuk shkon. Nuk sulmon kush shkencen se eshte veshtire te behet kjo gje, sulmohet vetem spekullimi dhe amatorizmi.

      1. Jo, jo – debatin që thua, ta kishe bërë kur u hap tema, këtu e një vit më parë. Nuk mund t’i kthehemi atij debati këtu, te tema e tjetrit. Nëse të ka shpëtuar ajo temë atëherë, shkruaj një kundërpërgjigje (mos harro të vësh ë-të dhe ç-të, sipas rregullave që kemi), dhe ta garantoj unë botimin, si shkrim më vete, në krye të blogut. Ke këllqe ta bësh?

        Përndryshe, mua më sulmojnë anonimët – mjaft të lexosh ç’shkruajnë në faqet ku botohen shkrimet e mia.

        Flet për shkencë: unë bëj edhe shkencë (më saktë, analiza të llojit akademik), por jo në shkrimet për publikun e gjerë, të cilat kanë natyrë popullarizuese. Unë flas ndonjëherë edhe si qytetar, sikurse mund të flasë kushdo.

        Dhe një sugjerim të fundit: bëji vend vetes në blog, mësohu me atmosferën këtu, pastaj fillo me sulme majtas dhe djathtas. Dhe nëse sulmon, përgatitu të jesh në gjendje t’i argumentosh sulmet që bën e t’i faktosh akuzat. Flet ‘pagesa mbi e nën tavolinë’ – kush paguan dhe kush paguhet? Mos e ke gjë fjalën për mua? Nëse po, si dhe ku? Nëse jo, për kë? Ti e kupton që nuk i hije një njeriu të rritur, të lëshojë akuza të tilla në erë!

        1. Edhe njehere: nuk ke kompetencen profesionale per te dale ne perfundimin se “ajo kenga popullore” eshte ne fakt incest qe pershkruhet ne vargje. Nje analize e tille kerkon dije profesionale historike, antropologjike, sociologji historike etj. Analiza e llafeve eshte pese me hic.

          Nese flet si qytetar dhe eshte e drejta jote pa asnje diskutim, ne kete rast duhet te mirekuptosh edhe kritikat e sulmet qe qytetare te tjere te bejne ty.

          Per pagesat me mire te mos flasim se hyjme ketu e pale ku dalim dhe jam i bindur qe kur te “nxehet” muhabeti qethen komentet prape.

          1. Nuk të marr dot seriozisht.

            Ky muhabet mbyllet këtu. Të hapa derën e blogut, të ftova të ulesh në krye të vendit, te buxhaku, dhe ta shtjellosh kritikën tënde me një shkrim të plotë, të cilin mund ta nënshkruash me një emër që dëshiron. Ti preferon të pëllasësh nga bahçja – e drejta jote. Po mos protesto pastaj, kur të të japin tagji për të ngrënë.

            Tema më lart, e hapur nga Julius-i, meriton vëmendje shumë më tepër se incesti në epikën e Veriut. Temë madhore, tepër aktuale; dhe e tillë që, po u rrok në rëndësinë e vet, mund t’i nxjerrë të papunë të gjithë patriotët profesionistë, si puna jote.

            Prandaj nuk të marr dot seriozisht, kur kërkon të debatosh për Gjergj Elez Alinë, krejt papritur, sikur të të kish dalë gjumi nga ndonjë bubullimë.

  5. ”’Alergjia ime, megjithatë, nuk është aq ndaj nacionalistëve të llafeve, por ndaj budallallëkut të tyre. Jam rritur dhe mësuar në mjedise ku një budallallëk i tillë nuk njihet; dhe s’kam arsye pse t’i ul standardet tani.”’

    Ate po thoja, kur flisja per intelektualizem si kategori politike kunder injorances, shpjegimin e kesaj dukurie e shoh tek fraktura politizuese qytet-fshat.

    Ti e perforcon kur thua se nisesh nga koncepti i qytetarise, i cili nuk nenkupton shtetasin dhe as nje teresi rregullash, te drejtash e detyrimesh objektive, por nje kategori krejt subjektive, biles qe ndonjehere duket si nje deshire-projekt per nje kategori te objektifikueshme te se ardhmes, e thene me pak fjale nje qytetari te perzgjedhurish, shtetas ante litteram te nje shteti te supozuar jokombetar.

    Kjo qytetari paralele, pa rrenje reale ne te shkuaren dhe tashmeri, nuk mund te pretendoje te jete model qytetarie ne nje shtet komb. Edhe kur duket se i sherben shtetit, shoqerise, atdheut, ne fakt kemi nje pasoje anesore, ashtu sikunder ta zeme tregtari qe e ka mendjen tek pasurimi, pa asnje skrupull ndaj shtetit apo atdheut, jep si pasoje anesore rritjen e pasurise se pergjithshme.

    Kjo qytetari paralele rron dhe eshte e dobishme per çdo sistem politik, sepse e ngelur ne formen idealiste dhe e kufizuar ne numrin e bartesve, eshte lehtesisht e kontrollueshme ne format e veta opozitare, nderkaq perfitimi i shtetit eshte i madh, meqe behet fjale per persona qe japin ndihmese ne mbarevajtjen e puneve te shtetit.

    Te shumte jane ata ‘nacionaliste te llafeve’ qe i shohin perfaqesuesit e kesaj ‘sëre’ si rrezik, pasi genjehen per forcen reale politike, e cila sikunder ka treguar qindvjeçari i shtetit eshte e paperfillshme. Ne fakt, shteti nuk eshte programuar ne ADN-ne e vet, per tu drejtuar nga kjo sërë, por per te shfrytezuar aftesite e saj. Une jam plotesisht i bindur qe kjo sere do te ishte shume e dobishme per nje shtet te drejtuar nga nje force politike nacionaliste.

    Ja psh, nje oferte e mire nga ana e shtetit per t’u marre me disa probleme gjuhesore qe nuk kane lidhje me problemet ideologjike, do te bente ty ose nje si ti, te merreshe gjithe kohen me te, te beje nje pune shkencore, t’i sherbeje shtetit e shoqerise, duke bere me shume gjuhetarin sesa qytetarin. Per çeshtjet gjuhesore qe kane lidhje me problemet ideologjike do t’i ofrohej nje tjetri me te pershtatshem.

    1. Po unë nuk dua t’i shërbej shtetit: unë dua që shteti të më shërbejë mua.

      Gjithsesi, them se jam më i lirë, në atë masë që i rri shtetit larg.

      Unë u shërbej atyre me të cilët jap e marr; nëse shkruaj, bie fjala, u shërbej lexuesve; nëse jam mësues, vocërrakëve; nëse jam mjek proktolog, atyre që vuajnë nga hemorroidet.

      Shteti është një e keqe e tolerueshme, deri sa nuk më ngatërrohet shumë nëpër këmbë – unë, nga ana ime, ia paguaj taksat, që të më shërbejë, mua; por sidomos të skamurve e të pamundurve, që e kanë lirinë të kufizuar vetvetiu.

  6. Ajo që ne e quajmë Bizanti vetemërtohej Romeika Aftokratoria (Perandoria Romane), ndërsa,deri në vitin 1821 kur u formua shteti grek, grekët vetemërtoheshin romei (romanë) dhe gjuha greke emërtohej romeika gllosa (gjuha romane); pse ndodhte kështu, është histori e gjatë dhe ndofta do temë më vehte. Politika perëndimore, që kishte dhe ajo kontributin e saj në formimin e shtetit grek, synonte ta shkëpuste popullin grek nga ideologjia bizantine me të cilën ishte ushqyer deri në këto momente, e orientoi shtetin e sapokrijuar grek drejt lashtësisë greke duke e quajtur shtetin Elladha dhe gjuhën eleniki gllosa (gjuha greke).Megjithatë, elitat politike greke dhe në vençanti kisha orthodhokse vazhduan të ishin nën ndikimin e ideologjisë bizantine dhe synimi i tyre ishte rikrijimi i Romeika Aftokratorias (Perandoria Bizantine).Për këtë qëllim u hartua edhe doktrina “Megali Idhea”, e cila nuk do shërbente për zgjerimin e shtetit grek, siç deklarojmë rëndom ne të tjerët, por për rikrijimin e kësaj perandorie, doktrinë e cila vazhdoi deri në fillimet e shek. 20-të.Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi një konkurencë midis elitave politike dhe kishës orthodhokse nga njëri krah që pretendonin trashëgimin bizantine dhe elitave kulturore nga krahu tjetër që predikonin trashëgëmin helene të lashtësis. Kulmin e saj doktrina e “Megali Idhea-s” e arriti me luftën greko-turke të vitit1920, luftë që kishte për synim rikrijimin e peranorisë dhe jo zgjerimin e shtetit grek.Rezultati i turpshëm i kësaj lufte ishte marrëveshja e pasluftës e cila rezultoi me një shkëmbim të popullsive ne bazë të bindjeve fetare, pra me një spastrim fetar në të dy vendet. Pra, teoria e trashëgimis nga helenët e lashtë është predikuar nga elitat kulturore të shtetit helen dhe nuk besoj se kanë predikuar trashëgimi biologjike (nuk janë kaq të marrë), por kanë predikuar dhe predikojnë trashëgimi kulturore dhe besoj se kanë të drejtë. Europianët deklarojnë se në themel të kulturës europianë eshtë kultura helene, e drejta romane dhe kristianizmi, pra e trajtojnë vehten si trashëgimtarë edhe të kulturës helene; kështu që edhe grekët kanë të drejtë të pretendojnë për këtë trashëgimi kulturore. Ndërsa të pretendosh për trashëgimi biologjike në një rajon ku ka sunduar perandoria romane me ligjet e saj, në një rajon ku kemi dyndje dhe vendosje të popujve të ndryshëm, në një rajon ku kemi patur vazhdimisht pushtime nuk ka asnjë lloj sensi. Të shikojmë si qëndron problemi me ne shqiptarët. Deri në formimin e shtetit shqiptar, tek shqipfolësit, nuk kemi patur një ndërgjegjie kombëtare shqiptare, por orthodhoksët vetdeklaroheshin grekë, muslimanët vetdeklaroheshin turq dhe katolikët latinë. Kjo situatë vazhdoi edhe për shumë kohë pas krijimit të shtetit shqiptar. Në këto kushte elitave politike dhe kulturore shqiptare ju dilte për detyrë që, krahas konsolidimit të shtetit të sapokrijuar, të angazhoheshin edhe në konstruktimin e idenditetit kombëtar shqiptar. Për këtë qëllim duhej folur për një të kaluar historike si dhe duhej gjetur një paraardhës i lashtë autokton, që të na garantonte të drejtën e të paturi shtet në këto troje. Dikush predikoi pellazgët, mbreti Zog ju qep maqedhonëve duke emërtuar monedhën kombëtare me emrin e Lekës së Madh si dhe duke pagëzuar të birin me këtë emer. Regjimi komunist e mori pak më seriozisht këtë punë të konstruktimit të idenditetit kombëtar shqiptar dhe për këtë qëllim bëri shumë punë. Pasi u përcaktua se ne duhet të ishim pasardhës të ilirëve, angazhoi historianë dhe gjuhëtarë për ta provuar këtë prejardhje. Kjo prejardhje predikohej nëpër të gjitha institucionet që merreshin me edukimin e popullit etj. etj. Por puna më e madhe e realizuar nga ai regjim ishte kulturimi i popullit dhe kalimi nga kultura tribale me kërcu nën kokë etj, që i korespondon një periudhe para disa mijra vjetëve dhe paisja e popullit shqiptar me kulturën e shek. 20-të njëjtësisht si dhe popujt e tjerë të rajonit. Tani, mbasi kemi arritur këtë stad kulturor, fillojmë e pretendojmë edhe për perandorë të Romës, për kryepeshkopë e kryepeshkopata shqiptare po në periudhën romane, apo absurdi tjetër se do vinin gjuhën arvanitishte të shtetit helen, qoftë ata që predikonin trashëgiminë helene apo për më tepër ata që pretendonin të ringrinin perandorinë bizantine. Po kështu, pasi gjuhëtarët e nderuar shqiptarë e pastruan gjuhën shqipe nga turqizmat, greqizmat, arabizmat dhe sllavizmat e shumta dhe na krijuan këtë gjuhë standarte që kemi sot, fillojmë të operojmë me këtë gjuhë të re fringo për të shpjeguar të gjitha gjuhët e botës por më së shumti greqishten e lashtë, e cila për fatin e saj të mirë ka qënë e shkruar se vaj hallit se çfarë do ti bënim po të mos ishte e shkruar; dhe pastaj na vjen çudi kur, dikush i huaj
    që bie në kontakt më këto teorira, na quan të marrë.

  7. “Nga veriu e më tej, besoj se për një pjesë të shqiptarëve, greku shihet si ekuivalent i serbit. Dmth si serbët e toskëve”.

    E bukura e kesaj pune, eshte se edhe ne, si ‘gege’, ne fakt, shpesh perpiqemi t’u mbushim mendjen nje pjese te shqiptareve, sidomos ne jug, se serbet nuk jane ekuivalent i grekut, nuk jane pra ‘greket e gegeve’.

    Shih: me serbin nuk kemi pasur zyrtarisht gjendje lufte si me grekun, dhe tokat e pushtuara nen Serbi, ne dallim nga ato nen Greqine, kishin jo vetem autonomi kulturore, administrative, fetare, por kishin ende banore shqiptare – megjithe ndonje perzenie periodike drejt Turqise armike. Ne Beograd shqiptaret ‘gege’ jane shkolluar e kane punuar e kane levruar arte e jane martuar me serbe per dekada me rradhe; te njejten marredhenie me greket e kemi pasur vetem ne Tirane, gjate te njejtave dekada.

    Gjithsesi, duket se dita-dites po davariten disa paqartesi ne lidhje me fqinjet tane, te cilat, besoj, vijne kryesisht prej keqkuptimeve tona me shqiptare jokufitare me ta

    1. “Gjithsesi, duket se dita-dites po davariten disa paqartesi ne lidhje me fqinjet tane, te cilat, besoj, vijne kryesisht prej keqkuptimeve tona me shqiptare jokufitare me ta”

      Po, kjo është e vërtetë. Janë pasoja të izolimit kulturor mes trevash shqiptare, dhe tani në erën e informacionit, besoj do vijnë duke u qartësuar.
      Nuk vë dorën në zjarr për vëzhgimin tim më lart. Ishte një përshtypje “me të parë”. Këtu jemi dhe kemi mundësi të qartësojmë bindjet tona.

    2. Meqë ndodhesh këtu, më thuaj ndonjë gjë për këtë:

      “Ndofta është fenomen pan-ballkanik. (Kuriozitet personal kam të di se çfarë bëhet me serbët në këtë fushë).”

      (cituar prej shkrimit më lart)

      1. Nqs besojme se ka serbe, por greket nuk qenkan si keta, me dalin dy probleme: i pari me del si racizem, i dyti si negacionizem.

        Keshtu, ose pranojme qe klasifikime si ‘serbet’ nuk mbulojne dot vetem Arkanin e Miloshevicin, por edhe miliona njerez ne pune te vet, me te cilet edhe shqiptaret, si njerez ne pune te vet, kane shkembyer njerezi(llek); ose pranojme qe klasifikimi ‘serbet’ ndervepron fillimisht me cka na djeg (miloshevicet, masakrat, perzeniet etj). Greku eshte identik me serbin ne te dyja keto aspekte: edhe si njerezim detyrimisht i barabarte me te tjeret, ‘neve’ perfshire; edhe si pervoje apo kujtese shqiptare masakrash, perzeniesh, diskriminimi, pushtimi. Ti transmetove nje opinion sipas te cilit ka shqiptare qe besojne gabimisht se greku qenka serbi i toskeve, dhe mua m’u desh te perkujtoj se serbet dhe ‘geget’ po ashtu kane nje realitet tjeter, per te cilin sigurisht nuk guxon te flase njeri: realitetin e nje nderveprimi te konsiderueshem e te perditshem ne kullota, tregje, cajtore a mejhane, universitete, industri, jete partiake, skena artistike e deri ne dhoma gjumi. Ky nderveprim eshte i krahasueshem me ate te shqiptareve me greket, pikerisht pse pjese e krahasimit vjen e behet, plotesuese, edhe historia e masakrave, perzenieve. Xhaxhai me siper kishte listuar kronologjine e fshirjes se shqiptareve nga Kosturi – vetem nje prej atyre pikave, sado me rendesi, ne gjithe ate fikje te pranise shqiptare ne cka sot quhet Greqi. Per mua, kujtimi i atyre njerezve, tragjedia e tyre, eshte e mjaftueshme qe te kundershtoj cdo ‘tosk’ qe m’i le serbet vetem ne masakra e perzenie, e ma mohon keshtu, njekohesisht, edhe humanitetin e komshiut tim serb, edhe gjakun e shkaperdare te ‘toskut’ tim ne Kostur e Filat.

        Ps: Refuzoj po ashtu qe dallimi ne marredhenie me fqinjin te behet ne hallka fetare: vrafshin veten ata qe nuk kane fene e grekut, ne te tjeret ia kalojme mire! Kjo jo vetem qe na con ne nje stad arkeologjik, ku nuk ka kuptim te ndajme me te njejten qytetari e kombesi, po nga ana tjeter, eshte po aq e pambeshtetur historikisht. Ashtu si ka muslimane qe bashke me te krishteret shqiptare, kane folur greqisht, kane pasur komshillek e vellameri e ortakeri me greket, kane shpresuar deri tek nje shtet i perbashket me ta, ka po ashtu edhe te krishtere, qe ai dhe muslimanet shqiptare, kane vuajtur vrasje e djegie e poshterime nga te ligjte e Greqise. (Me kujtohet vetem rasti i djegies se te krishtereve te Frasherit qe permendi se fundi, ne nje shkrim Kristo Frasheri – – rast qe e kam lexuar edhe te pershkruar ne nje tekst te kohes, nga nje i krishtere, qe tregon sesi banditet greke u thane frasherioteve te krishtere qe u luteshin per meshire, ‘he se edhe ju turkoalvanoi jeni’.Po mbase keto histori kane ndodhur vetem ne Permet, e nuk i di kush vjen nga tjeterkund).

        1. Shiko në rradhë të parë, e hedhim poshtë me mirëkuptim çështjen raciste. Dmth, të them që nuk jam racist, e të ma besosh këtë.

          Në rradhë të dytë, nuk dua që këto shkëmbime të trajtohen duke e kthyer debatin në “kush na ka rraf më pak, apo më shumë”.

          Por, faktet janë që marrëdhëniet Greqi-Shqipëri, janë cilësisht të ndryshme nga marrëdhëniet Serbi-Shqipëri. Detyrimisht duhet të fusim Kosovën, atëherë, ndryshueshmëria e marrëdhënieve është shumë, shumë e thellë. Nëse marrim vitet që nga 90′ e këtej, të cilat jo vetëm na kthejnë në të njëjtin stad, të treja vendet, të qeverisura me pluralizëm, ku bëhet e mundur shfaqja e vullnetit popullor, por edhe na përkasin biologjikisht. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse mund të flasim vetë e parë, si dëshmitarë okularë.

          Kështu pra, në vitin 97′, kur shqiptarët gati shkuan në luftë civile, forca të armatosura greke, kishin ardhur në kuadrin e misionit “Alba”, për të rivendosur paqen. Në vitin 99′, kur shqiptarët dëboheshin prej shtetit serb, të tjerë shqiptarë emigronin drejt Greqisë. Serbia përzinte, Greqia bujtte. Prej Serbisë vinin predha, që kanë shkelur edhe territorin shqiptar, prej Greqisë vinin maune me ndihma.

          Pra, marrëdhëniet cilësisht të ndryshme mes grekëve dhe shqiptarëve, në krahasim me ato mes serbëve dhe shqiptarëve, bën të mundur edhe idenë e tejkalimit të stadit të “ligjit të luftës”. Të cilën psh, Pandeli Majko e ka kërkuar të hiqet në një artikull të tijin, botuar për mediat greke. Tensioni AKTUAL mes serbëve dhe shqiptarëve, nuk e bën të mundur të njëjtën gjë.

          Për tensionet historike, se të tilla janë, nuk kemi konflikt të armatosur mes Greqisë dhe Shqipërisë, që prej vitit 1940. Madje nëse këtë e cilësojmë si konflikt të armatosur, kur ishte në kuadrin e një lufte botërore. Konflikti i fundit mes serbëve dhe shqiptarëve, është i gjallë edhe sot kur flasim.

          Së fundi, për çështjen fetare, nuk ka gjasë të ndodhë ndonjë diferencim i tillë. Sepse më së pari, zonat në kontakt me Greqinë, janë zona që më së shumti ndajnë të njëjtën fe, edhe janë zhvilluar prej kontaktit të drejtpërdrejtë me një shtet, relativisht më të zhvilluar se Shqipëria. Ta kam fjalën që, e vetmja mënyrë që të vuash prej grekut (nëse e marrim të mirëqënë se është “i lig”, apo ndonjëherë me hënë bëhet i lig), është kur ndodhesh në kontakt me të. Mund të pyesim kosovarët për këtë gjë.

          1. Larg qofte te kem quajtur njeri racist ne c’kam shkruar. Interpretimet e mia, edhe po ishin te sakta, nuk bejne dot njeri racist. Askush nuk mund te jete terthorazi racist. Thjesht dua te argumentoj ku me shpien mua ca implikime: kaq.

            Jam dakord ne pergjithesi me ndarjen “greke te lashte/greke moderne” qe ti e vendos ne vitin 1940 (them me mire ta leme ” ne vitet ’40”, se keshtu leme ne lashtesi masakrat kunder cameve, apo konfliktin e armatosur te gushtit 1949); ne kete menyre, sigurisht qe krahasimi me serbet relativizohet shume.

            1. E kuptova ku synoje, shumë mirë. Prandaj tu përgjigja butë dhe miqësisht.

              Po këtë gjë: “Jam dakord ne pergjithesi me ndarjen “greke te lashte/greke moderne” qe ti e vendos ne vitin 1940”
              ku e gjen ta kem thënë?
              Çështja çame, ka karakter historik. Nuk është konflikt i hapur. Kërkon zgjidhje politike. Dhe kjo ka rëndësi në mënyrën sesi e përdor. E fut në xhep, për ta nxjerrë në një kohë më të mirë, e përdor për të ndërsyer të zellshmit, kërkon rehabilitim, zgjidhje politike etj. Ka shumë alternativa pra. Sipas mënyrës si e përdor, vendos edhe çfarë kërkon.

              Edhe Franca me Gjermaninë, u përfshinë në luftë me njera tjetrën, që shkaktoi shumë viktima nga të dy anët. Edhe konflikte territoriale, apo politike kishin, dhe sot janë në BE.

  8. Jul, e kuptoj qe nuk kishin mundësi të përdoreshin arkiva, para dyqind e ca vjetësh, as fotografi .Dhe e di qe ekzistojne mjaft dokumentare të tillë qe perdorin skena vizuale të “ripërjetimit” të ngjarjeve, në formë aktoriale (kanalet tv ‘histori’ notojne ne ‘dokumentare’ te tille). Por per mua, ne kesi rastesh, ka dy rruge : ose behet nje fiksion (metrazh i gjate) dhe ne kete rast, une si spektator e di qe shikoj nje fiksion dhe pike, ose… lexoj wikipedian (si te thuash, ose akoma me mire, nje liber te mire).

    Dokumentare te tille qe perdorin aktrimin me qellim kontekstualizimin vizual te naracionit, me duken forma hibride qe nuk arrijne te me mbajne perpara ekranit me shume se 3-4 minuta sepse vetvetiu, i perjetoj si agresion (vizual – ne kete rast).

    Ah po, konkuizonet e tua tek artikulli kryesor i lexova me shume kenaqesi (dhe per kete te falenderoj) : forma e tyre – thjesht tekst- nuk me krijon asnje problem. Perkundrazi, jane fort interesante.

  9. Në atë kohë madje, nuk kishte as grekë, as shqiptarë, të identifikuar kombëtarisht si të tillë

    Nuk kishte greke po kishte ca rob qe flisnin shqip e qe ishin te vecante se per ta kishte ligje te posacme, dhe nuk i lejonin te hynin neper qytete pa vize ne tesqere, e i paguanin dyfish taksa si Turkut si Llatinit. Pra kur behet deti kos por ti ngelesh pa luge, sigurisht qe je ne gjendje te identifikosh veten si ai qe eshte pa luge…madje te duket vetja aq i vecante sa vdes te behesh pak si ‘te tjeret’. Si sot xhanem..

  10. Ajo qe thote Demiraj nuk eshte e mundur, se mungojne dokumentat. Sikur te ishin ruajtur me shume emra lumenjsh, malesh, njerezish etj, edhe ne mungese te shkrimit ilir apo trak, do te mund te arrihej ndonje vertetim gjuhesor. Po ça t’i besh dyndjes sllave.

    Sa per figurat e Rilindjes mos i bjer me top, kishte nga te gjitha kategorite.

    Interesant eshte roli vlleh. Persa kohe qe Rumania, kishte nje politike ballkanike, ose me mire e kishte paresore politiken ballkanike, i shihte vllehet si pakica te sajat e mjet per te luajtuar kartat diplomatike.

    Pas 1918, kur u shperbe Austro-Hungaria, politika e saj ballkanike kaloi ne vend te trete, pas perballjes me hungarezet dhe problemeve me Rusine. Qe atehere i braktisi vllehet e ne fakt edhe ne Shqiperi, roli i tyre ra drastikisht.

    Pas 1990, ka rifilluar te kete nje politike ballkanike, te lidhur natyrisht me vllehet ( studente universitare ne Rumani).

    Sa per perandoret ilire, Kostandini e kishte te emen, kamariere hani, ndersa Justini, ungji i Justinianit, ishte nje katundar nga rrethinat e Shkupit.

    Perandoret ilire nuk kane lidhje me qytetarine e nivelin e ngritur, por me kapacitetin ushtarak, dhe ishin ne nje pjese te madhe fshatare ose me origjine te thjeshte.

    Per fat te keq ishin edhe burra shteti, programuan e vune ne binaret e duhur, Perandorine Bizantine. Pa ata, s’do kish fare Perandori Bizantine.

  11. …” Pra unë dëshëroj që të mësoj se cilat ishin ato mekanizma që përdorën paraardhësit tanë dhe që iu jepnin favore më të mëdha se ato që gëzonin romanët dhe që i bënin që t’i rezistonin romanizimit. Pasi të mësojmë këto mekanizma, atëhere edhe krenaria jonë do të jetë më e madhe për paraardhësit tanë ilirë, që në mesin e një romaniteti të tillë arritën të mbeten ilirë në gjuhë dhe në ndërgjegjie….”

    Thjeshte.
    Lexo Historine sekrete te Prokopit, dhe do marresh vesh se si fshataret e humbur e te varfer te Ilirise moren pushtetin. Psh Justini I nuk dinte as shkrim e as kendim, dhe per te vene firmen i kishin gdhendur nje cope druri me emrin e vet midis, ku atij i duhet vetem te kalonte penen, dhe te firmoste ate qe diktonte. Po megjithate u be perandor
    E gjithe paria e Konstantinopojes tallesh me te.

    U perpoqen te talleshin edhe me Justinianin, nipin e vet, kur ky mori pushtetin, por ai u tregua trashegimtar i denje i origjines se tij. Jo asaj perandorake. As asaj ilire. Por i origjines se vet fshatare, katundare. Ai, duke mos pasur as nerva e as takat per lufte ideshe e partishe, thjesht e zhduku te gjithe eliten e kryeqytetit. Ne mos fizikisht, materialisht po se po. ( e ke degjuar ndonjehere ate shprehjen se s`ka vuajtje me te madhe se sa ti besh te varfer ata qe kane qene gjithe jeten e tyre te pasur). Nga ana tjeter, mbylli edhe shkollen e famshem te Athines mbas nja 800 vjet ekzistence, dhe ra rehat. Edhe Dux edhe Deus. Vete zot, vete shkop. Si nje fshatar i vertet.

    Mendoj se do hequr nje paralele midis sa me lart dhe gjendjes ne Shqiperi. Jo me menyren se si erdhi S. Berisha ne pushtet, por me rolin, apo me sakte, mungesen e rolit te elites ne punet e vendit. Elita e pjeses se fundit te epokes se pushtetit komunist, e cila gjithsesi ngelet nga elitat me te angazhuara ne historine e shoqerise shqiptare, u fshi nga skena prej furise se valeve te kohes (me duket se Dekart thote se inteligjenca ka nje koeficient te vogel mbijetese). Vakumin e ngelur e kane zene ose sharlatane, ose arriviste, ose genjeshtare.
    Eshte per te uruar qe shtresa e tanishme e pasur shqiptare, qofte thjesht edhe per instikt te veterpodhimit, te krijoje kushtet per krijimin e nje elite me baza me te qendrueshme dhe me te shendetshme se me perpara. Ne fund te fundit eshte ne interes te te gjitheve. Ne radhe te pare te atyre vete.

    Sa per Justinin e I dhe librin e Prokopit, lidhja perkatese eshte kjo:

    http://www.sacred-texts.com/cla/proc/shp/shp09.htm

  12. Kompleksi i shqiptarve ne raport me greket, ne te gjitha drejtimet., duket per ironi edhe ketu dhe kjo ne formen e mohimit te ketij kompleksi ! Ky kompleks eshte si gripi qe nuk kursen askend qe nuk ben diskriminime . Eshte shume e gabuar te mendosh se per verioret (une jam i tille) greket jane per jugoret ashtu si sebet per verioret! Askush ne veri e kosove nuk e mendon nje gje te tille . Ajo qe vihet re nga veriu e kosova eshte fakti se pothuaj te gjithe intelektualet toske ,pavaresisht perkatesise fetare, nuk lene rast e mundesi pa thene se ne dhe greket jemi vellezer , jemi shume ta afert etj etj gjera keso dore deri ne vjelje! Fisnikeria, zemergjeresia e te dobetit per mua eshte nje nga gjerat me te neveritshme !

    1. Shkruan:

      Ajo qe vihet re nga Veriu e Kosova eshte fakti se pothuaj te gjithe intelektualet toske, pavaresisht perkatesise fetare, nuk lene rast e mundesi pa thene se ne dhe greket jemi vellezer, jemi shume të afert etj etj gjera keso dore deri ne vjelje!

      Oskeola, a mund ta mbështetësh këtë që thua me ndonjë citim ose lidhje?

  13. Po. E kisha gjetur duke rrëmuar në sepetet e vjetra të gjyshit. Këtë, edhe “Komedinë Hyjnore” po të atyre viteve. Po më bën të skuqem tani (ahahaha).

    Do e bëj kur të shkoj në Tiranë, nuk e kam me vete këtu ku jam.

  14. Mund te them se eshte nje perceptim i pergjithshem qe e kam vene re ne opinione te ndryshme por qe te jem i sinqerte eshte edhe nje perceptim i imi. Citim ose lidhje ?-Jane te shumta. Ne debatet qe behen per incidentet e ndryshme ( ceshtjen came, varrezat greke,Himaren, ujrat detare etj) debatuesit pasi i kritikojne ashper sjelljet e politikaneve apo shtetit grek nuk harrojne asnjehere te theksojne marredheniet speciale shqiptaro-greke . Duket krejt normale dhe fisnike mirepo menyra se si thuhet te ben te mendosh se keta jane te kompleksuar ! E njejta dukuri ndodh me disa analiste te etiketuar si te majte te cilet kur kritikojne apo denoncojne qeverine jane te kujdesshem te mos harrojne te shkruajne se edhe socialistet ‘nuk jane me te mire’ ! Kjo eshte e tepert dhe mbi kete ‘teprice’ opinioni shpesh lindin perceptime si ai i mesipermi .

    1. Mua më duket, përkundrazi, se çështjet e lidhura me padrejtësitë dhe rivendikimet në marrëdhëniet greko-shqiptare (çamët, varrezat greke, kisha autoqefale, pensionet e homogjenëve, kufiri detar, Himara) janë tepër të pranishme në vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri – dhe pa kurrfarë dashamirësie dhe vëllazërie ndaj fqinjit. Prandaj të kërkova për lidhje, sepse perceptimi im është krejt tjetër – dhe pikërisht që, disa forca politike (AKZ-ja, PS-ja), e përdorin këtë lloj taktike për të fituar kapital politik.

    2. Oskeola po te ndihmoj une, por pa citime. Ke regjistrimin e popullsise ku jugoret ndyshuan kombesine. Eshte i mjaftueshem si argument per te konsoliduar pereceptimin tend.

      1. Kjo nuk më duket se lidhet me argumentin. Po flasim për qëndrimet e intelektualëve dhe të pushtetarëve ndaj fqinjit, jo të katundarëve.

          1. Thjesht po përpiqesha ta mbaja debatin brenda një kornize të caktuar – meqë më duket me interes. Po u hapëm edhe te ndërrimi i kombësisë, na katandiset si plenum i AKZ-së pastaj.

  15. Perceptimi per te cilin fola me siper ka te beje (mendoj une) me nje pjese te popullsise pavaresisht shtresezimeve social-politike. Per sa i perket perdorimit politik jam dakord por kjo eshte nje ceshtje tjeter. Me ka intriguar perhere se cfare mendojne shqiptaret e kosoves per ne te shqiperise, ata te maqedonise per ne dhe per kosovaret dhe anasjelltas. Gjithashtu eshte interesante se cfare mendojne shqiptaret e krahinave dhe feve te ndryshme per njeri-tjetrin.Menyra me e mire per te debatuar per ceshtje te tilla si nacionalizmi eshte te njohim sa me shume vetveten. Shqiptaret nuk e njohin mire njeri-tjetrin dhe ketu e kam fjalen per ata qe kan nje nivel te caktuar kulturor jo per katundaret. Shume mendimtare te medhenj europian kur shkruanin per ceshtje te caktuara per popuj te tjere udhetonin per atje per te pare sesi flasin , si ecin ,si rrine , si hane etj etj bile edhe ne ditet e sotme ndodh e njejta gje pavaresisht informacionit te bollshem.

  16. Perhere e njejta histori sikur perseritet vazhdimisht deri ne merzi. Nepermjet makinacioneve te ndryshme kisha ortodokse ne shqiperi merret ne drejtim nga klerike greke , shqiptaret protestojne dhe protestat e tyre konsiderohen jo rralle nga vete shqiptare te tjere ( shume mendjehapur) si nacionaliste dhe teper agresive ndaj fqinjit tone jugor. Ndodh skandali i zhvarrimit te eshtrave te pretenduara te ushtareve greke protestojne shqiptaret dhe prape konsiderohen si teper agresive dhe nacionaliste. Vijne politikane , deputete ,jo te nje ‘segmenti’ te caktuar por te te gjitha niveleve dhe flasin ashtu si flasin per vorio epirin e famshem protestojne shqiptaret dhe protestat e tyre prape dhe prape dhe perseri prape cilesohen si shume nacionaliste nga vete shqiptaret mendjehapur ! Del nje intelektual grek dhe shpreh njefare dhimbsurie per shqiptaret e gjore dhe menjehere mendjehapurit tane te ndritur thone : e shikoni se sa te emancipuar jane grekerit kur vete ata kritikojne veprimet e padenja ndaj nesh! Jo me kot na konsiderojne si nje vend surreal.
    Edhe njehere dua ta perseris se fisnikeria, zemergjeresia e nje sere intelektualesh shqiptare ndaj fqinjeve tane eshte e neveritshme( me falni per fjalen) sepse eshte fisnikeria e te dobetit o vellezer te dashur prandaj nuk eshte e vertete prandaj nuk eshte reale dhe prandaj eshte edhe qesharake!

    Edhe dicka: Karl Marksit i paten terhequr verejtje ne disa gazeta (ne Angli dhe SHBA) per nacionalizem gjerman! Imagjinoni vete Marksi eshte akuzuar per nacionalizem!

  17. Serbia dhe Greqia, mendoj une, nuk mund te krahasohen ne kete aspekt.
    Serbia ishte pjese e nje federate shumekombeshe, por edhe vete ishte republike federative.Pra, kishte ne sistem rregullimin e te drejtave te popujve joserb.
    Perveç kesaj, as ne Serbi nuk mungojne kozmopolitet, sidomos ne Beograd.Ne kohen e Titos Beogradi ishte qytet multietnik.Aty jetonin dhe punonin edhe 100 mije shqiptare nga te gjitha viset shqiptare te ish Jugosllavise( tanime jane bere disa ish Jugosllavi). Aty ka studiuar edhe Adem Demaçi, i cili pasi doli nga burgu, i quajti serbet vellezer.

    Kur erdhi Milosheviqi ne pushtet, dhe sidomos pas shperberjes se Jugosllavise, Beogradi e humbi karakterin multietnik, me ç’rast iken edhe shume serb qe nuk pajtoheshin me Kasapin.Nder ta ishte edhe Bogdan Bogdanoviq, arkitekt, qe haptas ishte per te drejten e shqiptareve per vetevendosje.

    Nga historia njihet Dimitrije Tucoviq, nje serb socialdemokrat, qe shkroi librin e njohur ”Serbia dhe Shqiperia”, qe ishte pothuajse lektyre shkollore ne Kosove.
    Ne kete liber, Tucoviqi demaskon ”politiken borgjeze serbe” ndaj Shqiperise.Ben te njohur masakrat e ushtrise serbe gjate marshimit ne viset shqiptare te braktisura nga osmanet.

    Edhe ne Serbine e sotme shqiptaret e Presheves dhe te rrethines se saj, kane shkolla fillore dhe te mesme ne gjuhen shqipe.

  18. Me duket se qellimi i autorit te shkrimit eshte qe tu nxjerre ne pah shqiptareve nje greqi tjeter, ndryshe nga ajo e paragjykuara. Pikerisht per kete arsye thashe se ne me pare duhet te njohim njeri-tjetrin. Autori kujton se per shume shqiptare greqia eshte ajo e incidenteve te ndryshme qe jepen neper media dhe e ka shume gabim dhe ky gabim vjen ngaqe nuk njeh nje pjese te mire te kombit te vet. I gjithe hovi nacionalist i shqiptareve ndaj greqise nuk eshte burimor nuk eshte origjinal, nuk niset nga ndonje fryme apo ide nacionaliste , aspak. Eshte thjesht nje reaksion , nje reagim ndaj qendrimeve e veprimeve te vete strukturave te ndryshme te shtetit grek dhe jo vetem.
    Po e sqaroj me mire duke marre shqiptaret e kosoves si shembull.Kurre me pare ne kosove nuk ka pasur ndonje ndjeshmeri negative ndaj greqise e gjithe pakenaqesia dhe pasioni qe e shoqeron ate erdhen si reagim ndaj qendrimit te shoqerise greke per luften ne kosove.
    Te gjithe e dime se tere sondazhet qe beheshin ne greqi per luften ne kosove ishin ne favor te Milloshevicit ne perqindje te madhe bile.
    Duke nisur nga qytetaret e thjeshte e deri tek intelektualet, shkrimtaret, filozofet , politikanet dhe kleriket ne shumice ishin antishqiptare. Nuk ishte thjesht qendrimi i tyre (sepse fundja mund te jene me njeren ose tjetren pale) por ishte natyra e ketij qendrimi, pasioni me te cilin shpreheshin por pales serbe dhe mllefi i pashpjegueshem ndaj shqiptareve te kosoves .
    Kur jemi kaq te afte qe te shohim qimen ne syrin tone te mos bejme qorrin per trarin ne syrin e tjetrit.
    Eshte kjo arsyeja se pse nuk me bejne pershtypje indinjimet e kozmopoliteve, snobeve, modernisteve, mendjehapurve, intelektualeve europianinste ndaj atyre qe vete ata i klasifikojne si nacionaliste apo kombtariste qe ne fakt me se shumti jane nje shpikje e tyre per te justifikuar pozat e tyre moderniste kozmopolite qe jane kaq shume trendy sot .
    Se fundi dua te shtoj se nuk mallengjehem aspak se paska historiane , filozofe, intelektuale greke qe qenkan objektive.Kete e di bile di se ka edhe me shume se kaq ,ashtu sic ka edhe greke anti greke bile bile edhe greke qe nuk duan t’ia dine as per familjen e tyre as per veten e tyre dmth greke vetevrases!

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin