NË FILLIM SI TRAGJEDI, PASTAJ SI FARSË

Një herë e një kohë, kur Enver Hoxha ende nuk i kish hequr avokatët mbrojtës nga sistemi gjyqësor i Shqipërisë totalitare, qëllonte që, gjatë ndonjë gjyqi politik, të ngrihej avokati mbrojtës dhe të kërkonte dënimin maksimal për të pandehurin.

Se pse bënte kështu, veç mund ta marrim me mend. Disa kishin frikë se mos përfundonin vetë në bangon e të akuzuarve ; të tjerë kushedi ishin të bindur se të pandehurit, të cilit kishin për detyrë t’i mbronin, nuk meritonin gjë tjetër veç litarit.

Kjo m’u kujtua, kur lexoja këto ditë si Jozefina Topalli, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po sillet si një nga përkrahëset më të zjarrta të nismës së Berishës & Co. për t’ua hequr imunitetin zyrtarëve të lartë hic et nunc.

E përsërit: kjo që çaprashit kështu është Kryetarja e Kuvendit, ose personi që, sipas Rregullores së Kuvendit, Neni 1,

“[…] përfaqëson Kuvendin, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij.”

Tani, sipas Kushtetutës në fuqi, imuniteti parlamentar mbetet një nga të drejtat e njohura me ligj, të anëtarëve të Kuvendit; pavarësisht nga ç’mendojnë Berisha, Europa ose Rama.

Prej Kryetares së Kuvendit, qoftë edhe thjesht për etikë profesionale dhe shpirt solidariteti me institucionin që kryeson, pritej që ta kundërshtonte, edhe vetëm pro forma, çdo nismë që synon kufizimin e të drejtave të anëtarëve të këtij institucioni.

Edhe sikur znj. Topalli, privatisht, të ishte dakord e tëra me nismën për heqjen e imunitetit, ajo bënte mirë ta mbante këtë opinion për vete dhe rrethin e saj të ngushtë, ndërsa në publik të mbronte institucionin që ia kanë ngarkuar të drejtojë dhe të administrojë.

Si mund të jetë kjo zonjë  Kryetare e Kuvendit, sa kohë që kërkon të zhvishen nga privilegji i imunitetit deputetët, respektimin e të drejtave të të cilëve ajo është e detyruar të sigurojë?

Apo vallë ajo mendon se të drejtat e deputetëve do të respektohen më mirë, dhe vetë Kuvendi do të funksionojë më mirë, sikur Prokuroria të lejohet t’i ndjekë penalisht përfaqësuesit e zgjedhur, sipas orekseve dhe paranojave të ekzekutivit?

Natyrisht, opinioni i zonjës Topalli, sa kohë që kjo i konformohet vullnetit të Berishës, nuk ngre asnjë peshë; por janë pikërisht incidente të tilla, të vogla në vetvete, ose shprehje të tilla të besnikërisë ndaj vijës politike, që të bëjnë të mendosh se, kur vjen fjala për zbatimin e sistemit demokratik në Shqipëri, shtetarët dhe pushtetarët tanë luajnë “shtëpiash”, duke i zhveshur ligjet nga fryma, për t’i kthyer në shkronjë të vdekur.

Për t’u kthyer tani te avokatët mbrojtës të diversantëve dhe të komplotistëve në kohët totalitare, më duhet të shënoj edhe që, Enveri, pasi u lodh me hipokrizitë e tyre, vendosi t’i shporrë këta krejt, si figura profesionale, ose aktorë palë në skenën e gjyqit, pse veç i harxhonin kohën dhe krijonin ndonjëherë përshtypjen – e gabuar – se prokurorët e popullit mund edhe ta kishin gabim.

Nuk ka komente

  1. Llogjika e shkrimit mund te qendronte nese premisa nuk do te ishte krejt e gabuar mendoj une. Ju keshtu thoni qe qenka me i rendesishem nje Kryetar Kuvendi respektimi i te drejtave te anetareve te Kuvendit sesa mbrojtja e interesave te popullit qe pefaqeson. Por Kushtetuten mundet ta hartoje Kuvendi dhe me kete llogjike i bie qe Kuvendi te miratoje per vete gjithe te mirat e botes, qofshin edhe ne dem te te tjereve.
    Ju lutem pak me objektiv dhe i paanshem …

    1. Jam krejt i hapur ndaj këtij diskutimi – por detyrat e Kryetarit së Kuvendit janë të përcaktuara me rregullore; dhe gjithsesi, nuk është detyrë e Kryetarit të Kuvendit, si i tillë, që të mbrojë interesat e popullit që përfaqëson (Kuvendi?). Flas thjesht nga pikëpamja e etikës profesionale.

  2. Mundet qe rregullorja mbeshtet kete qe arsyetoni ju, por megjithate une mendoj qe anetaret e Kuvendit (perfshire Kryetarin), si edhe vete Kuvendi, se pari duhet te mbrojne interesat e atyre qe perfaqesojne. Nuk e kam kete te lidhur me debatin per imunitetin por ne pergjithesi. Dhe sigurisht qe nuk ndodh pothuaj asnjehere dhe asgjekund keshtu.

  3. S’ka asnje lidhje “etika profesionale” me vullnetin politik per te hequr imunitetin e deputeteve per ceshtje penale, sic e ka atdheu i demokracise me keto rregulla qe njohim Anglia, por edhe Italia etj. S’po ju preket e drejta por privilegji parlamentar. Sipas kesaj logjike i bie qe deputetet te mos votojne per ndryshimet kushtetuese por per asnje ndryshim tjeter, pasi po prekin privilegjet e tyre. Keta ose jane sadomazokiste ose jane budallenje meqe po votojne kunder vetes. Keshtu del perfundimi i ketij shkrimi. Ne fakt logjika eshte se shumica dhe pakica parlamentare kane rene dakort qe te shkundin pluhurin e dosjeve per politikanet duke mos i lene te fshihen pas imuniteteve si nje veprim qe vendos ne krye interesin e publikut te cilet perfaqesojne keta parlamentare.

    Kushtetuta ndryshohet nga parlamenti me 3/5 ose me referendum, rruge tjeter nuk ka. Nese do ndryshohet nga parlamenti, atehere deputetet, perfshire edhe kryeparlamentaren duhet te shprehen, pro ose kunder ndryshimeve. C’eshte kjo qe thuhet te mos flasin?

    Per heqjen e imuniteteve jane dakort si Berisha si Rama, vetem se Rama nga halli i grupit te miliardereve kerkon qe te heqe imunitetin por te marre prokurorin e pergjithshem, qe te siguroje tom doshet me shoke se gjithsesi jane te paprekshem.

    Shkrim qe lengon nga informacioni i paket dhe i pasakte.

    1. Unë nuk po flas për deputetët këtu, por për detyrën e Kryetarit të Parlamentit. Ky e fundit mund të shprehet për ndryshimet me cilësinë e deputetit, por jo me cilësinë e Kryetarit të Parlamentit.

      (Metal Boy, po si nuk the një gjë nga xhepi një herë, o njeri. Edhe megafoni që është megafon, e nxjerr herë pas here ndonjë gërvimë si feedback.)

      1. Te gjitha jane nga xhepi, mos u bej merak per kete. Mua s’ma varin per konsulta as Berisha e as Rama apo edhe deputet e tyre me imunitet. Eshte nje logjike politike qe edhe une e perkrah qe nuk e pranon Tom Doshin per Rilindas modern.

        1. Po ti deri edhe emrat e “të ligjve” që përmend i nxjerr nga fjalimet e Berishës. Sinqerisht. Flet vazhdimisht për Tom Doshin. Më fal se po të them, po kujt i plasi për Tom Doshin? Unë flas për ligjin, kushtetutën, rregulloren e Kuvendit dhe kompetencat e Kryetares së Kuvendit, ti më thua Tom Doshi, etj., kinse këtij do t’i hyjë ndonjë gjemb në këmbë, pasi të rishkruhet Kushtetuta. Po të dëgjosh ca si puna jote, duket sikur reformatorët do të hartojnë një nen të posaçëm në Kushtetutë, për Tom Doshin dhe Fidel Yllin!

          1. Jo pra cfare kushtetute e ligji? Ti je i pozicionuar politikisht ketu. Kete e ka vene re edhe Elisa qe nuk e kam pare me pare (me kete emer). Ti ke marre nje pozicion qe korrespondon me nje krah politik, se per ligj e kushtetute jemi te gjithe.

            Doshin duhej ta permendje ti me shume se une. Ky ne vend te fjaleve perdor grushtat dhe ti qe ke me merak edhe debatet e nxehta qe ben Berisha ose te tjere ne parlament, kete duhej ta kishe shqyer fare ne blog, por se ke bere kurre.

            1. Shkruan:

              Ti ke marre nje pozicion qe korrespondon me nje krah politik.

              Jo se nuk do ta bëja këtë asnjëherë (të rreshtohesha politikisht), por me sa di unë, PS-ja është pro heqjes së imunitetit. Disa juristë e kanë kundërshtuar, dhe ndonjë politikan përndryshe pa shumë peshë.

            2. xhaxhai,

              PS-ja e ka pranuar draftin e perbashket por eshte shprehur publikisht se nuk do e votoje me 6 gusht dhe se e lidh me emerimet e tjera ne drejtesi. Keshtu qe nuk me duket se mund te barazohet qendrimi i PD-PS-se ne kete pike. Berisha e ka kap mat Ramen taktikisht sepse ai ka ne dore pushtetin dhe ky perben imunitet shume me te forte por edhe se Rama duhet te garantoje te tijte. Eshte nje konundrum i koklavitur per te gjithe. Pune bandash kriminale me shume apo pa asnje ngjyre.
              Shkrimi nuk ka logjike keshtu si e keni renditur sepse Kryetarja nuk eshte memedhia qe duhet te ruaje deputetet e te drejtat e tyre. Shqetesimi qe do kisha ngritur une eshte hipokrizia e te dyja paleve, te cilat bertasin “qe te degjoje mileti” por ne fund te fundit merren vesh. Nuk ka dyshim qe ne kete loje te felliqur Berisha eshte me i afte, po per te huazuar nga kandidati republikan Romni “a mund te jete i denueshem suksesi?”. Imuniteti eshte shashke verore sepse zullumi i thelle ne te cilin jane te dyja palet dhe dosjet qe i kane njeri tjetrit jane “imunitet e kaluar imunitetit or Tunxh”. Une e kuptoj kundershtimin tuaj ndaj Berishes dhe te tijve, po do sugjeroja jo me propagande se ajo i sherben pikerisht atij dhe zvogelon diapazonin potencial te audiences.

              Me lejoni t’ju jap nje shembull te trajtimit te problemeve reale sic e shoh une. Dje u perurua rruga Levan Vlore, e trumbetuar si arritje e madhe e cila kushtoi pak per standartet. Megjithese rruga dukej shume e bukur (ndoshta eshte) ka pikepyetje sa te duash: 1) ndertuesi i rruges Fahri Balliu ka ndertuar edhe mbikalimin ne TIrane i cili eshte i nje cilesie te dobet,pse i jepet ky aks i rendesishem turistik? Hyn ketu edhe sa u tenderua rruga dhe sa kushtoi ne finale? (besoj se ka disproporcion te madh) 2) Kur e kishte afatin e mbarimit rruga dhe kur u mbarua? 3) si krahasohet kjo me rruge te ndertuara ne kohen e opozites, kjo per te dalluar nese opozitaret qe bertasin e kane seriozisht apo sa per “limonate”. 4) si kane ndryshuar tenderimet teorikisht dhe praktikisht dhe pse megjithese ka nje vendim te KM per mos dhenien e tenderave firmave qe jane angazhuar ne punime te medha (per shkak se nuk i kane kapacitetet e duhura per te punuar ne shume kantiere njeherazi) Balliu e disa te tjere vazhdojne te marrin tenderime mbi kapacitetet? Duhet theksuar se nder te tjeret ka kliente te Rames perfshi edhe ish mikun e ngushte Dritan Avlliu aka Tan Lepuri i cili si “demokrat i flakte” eshte shnderruar ne sekserin e biznesit pro-socialist tek qeveria. Sic e thashe me siper, pune bandash te te gjitha ngjyrave. 5) sa eshte volumi i ekonomise shqiptare, rritja e parashikueshme dhe ne baze te ketyre cili eshte modeli ekonomik qe do i sherbeje mirembajtjes se ketyre rrugeve ne dac nga shteti ne dac me koncesion sic perflitet ne shtyp, dmth sa i bie te jete cmimi dhe si do ta perballoje ekonomia shqiptare kete cmim ne dhjetevjecarin e ardhshem (po e marr dekaden si baze minimale sepse presupozohet qe te kete dy mandate PS-ja qe nga 2013-a). Jo vetem aq, po a ka ndonje studim te kryer nga qeveria apo ne menyre alternative nga opozita qe do vije neser ne qeveri per luhatjen e rritjes dhe perthyeshmerine fiskale qe duhet krijuar qe te kryhet mirembajtja.

              Keto pyetje (te cilat nuk i ben kush, as nga opozita) duhet ti bente nje intelektual i angazhuar publikisht edhe pse me preferenca te qarta politike si puna juaj. Por keto do kerkonin informacion, kerkim e angazhim te mirefillte e jo vetem lexim te percipte fletushkash propagandistike. Nuk flas per informacion te klasifikuar, te gjitha sa me siper jane nga burime te hapura apo botimet zyrtare te shtetit. Mosdija nuk eshte justifikim. Nuk kam gje me ju personalisht, mos me keqkuptoni, por ndihet distanca mes shkrimeve tuaja gjuhesore (zanati) dhe kapercimeve ne politike. Te dytat tingellojne jo logjike, te sforcuara dhe pa nervin narrativ te te parave. Sigurisht qe eshte e drejta juaj te shkruani cte doni, aq me teper ketejpari, por ky eshte gjykimi im.

            3. Mundet të jetë ashtu – që unë të mos marr vesh shumë nga politika. Por e thua edhe ti, ky blog është, njeriu shkruan për çfarë t’i shkrepë.

              Mirëpo mua më shqetëson një gjë: pse të gjithë këta të tjerët, që nga politika duket sikur marrin vesh, vetëm dështojnë në përpjekjet e tyre?

              Pse ka mbetur kjo Shqipëri – e mbushur me ekspertë të hollë të kulisave – në bisht të të gjitha listave, aq sa të vjen turp të thuash se je shqiptar?

              Kam frikë se duhet një qasje tjetër, më pak “profesioniste” dhe më shumë qytetare. E vë në thonjëza fjalën “profesioniste”, sepse në fakt nuk kam ndonjë respekt për profesionistët e politikës sot ndër shqiptarë. Ata rregullisht nuk arrijnë dot të shohin pyllin, dhe gjithnjë merren me pemët.

              Shqiptarët, dhe këtu të fut edhe ty, Bulkth, po refuzojnë të kuptojnë një gjë elementare: rëndësinë e procedurave – si në rastin e Rregullores së Kuvendit dhe interpretimit që ia bën ti më lart (mamadhia, etj.)

              Kjo vjen, besoj unë, nga kombinimi i mendësisë katundare me bolshevizmin e trashëguar nga regjimi i djeshëm (por nuk dua të paragjykoj asgjë, në rastin tënd konkret; ti personalisht mund të jesh më qytetar se unë).

              Edhe djallëzia që ndesh sot, ndër politikanët shqiptarë, djallëzi katundarësh është, djallëzi xhambazësh në pazarin e kuajve.

              Për fat të keq, demokracinë katundarët nuk e bëjnë dot – duhen qytetet, mendësia qytetare dhe zotimi publik.

              Disclaimer 1: me “katundar” nuk kam parasysh atë që vjen nga katundi, por atë që e sjell katundin në qytet.

              Disclaimer 2: ndonjëherë unë i hap ca tema vetëm që të nxis për të shkruar kolegë që ato tema i njohin ku e ku më mirë se unë.

            4. Pikerisht kete po thoja, nese ju shqeteson deshtimi i atyre qe e njohin politiken, informohuni me gjeresisht per deshtimet e tyre dhe trajtojeni. Une do e filloja duke perkufizuar deshtimin, por ju e dini me mire. Politikanet e sotem nuk kane deshtuar po ta matim me metrin qe propozoni ju ketu, ndjekja formale e rregullave dhe procedurave. Madje te gjithe jane bere mjeshtra te krijimit te rregullave ashtu sic ju vijne pershtat. Nese eshte vetem ceshtje normash si propozoni me siper mjafton rotacioni dhe ja ku u rrezuan “katundaret”. Mendoj se nuk eshte aq e thjeshtezuar.
              Edhe per katundaret besoj se kemi perkufizime te ndryshme. Per mua katundare jane edhe jeniceret, martallozet, puthadoret historike,toskofilet, dhe gjysem opingashet e djeshem (dhe pasardhesit e tyre) te cilet u ngriten ne superstrukture ne komunizem. Arsyeja eshte sepse edhe keta nuk dalin dot nga sindroma e grupit, klanit dhe familjes edhe pse kane fituar dije dhe kulture perendimore. Nuk harrohen lehte zakonet e vjetra, apo sic thoshte Braushi “bishti i qenit bisht qeni mbetet”. Ne fakt nje pjese e tyre e kane patur dritaren e hapur edhe gjate kohes se regjimit, por gjithsesi kane qene te lidhur me dege te dukshme e te padukshme me rrenjet e rrapit komunist.

            5. Shkruan:

              Edhe per katundaret besoj se kemi perkufizime te ndryshme. Per mua katundare jane edhe jeniceret, martallozet, puthadoret historike,toskofilet, dhe gjysem opingashet e djeshem (dhe pasardhesit e tyre) te cilet u ngriten ne superstrukture ne komunizem.

              Nuk shoh se si mund ta kundërshtojë kjo përkufizimin tim. Katundin në qytetet shqiptare ka një shekull të tërë që po e sjellin me zell të paparë. Nëse ka një dallim midis dyndjeve të djeshme dhe këtyre të sotmeve, ka të bëjë me atë që dje prurjet ishin pak si më të kontrolluara në numër.

              Sa për politikën, ke të drejtë; por në fakt nuk gjej gjithnjë doreza gome të përshtatshme, prandaj edhe i rri larg.

    2. Po qe per lengim informacioni, ti Metal Boy je i pathyeshem. Aman mos jep receta si ndryshon Kushtetuta se vetem dizinformon. Nuk nderron Kushtetuta me referendum, hiqe nga menia. E hap syte kur lexon ato te shkreta nene. Mire Rama ka hallin e miliardereve, po Berisha c’hall ka? Te milardereve dhe te familjes si minimum. Te nje stafi integralisht te korruptuar. Korrupsionin, e ben pushteti jo gjyshja ime. Nese Prokurori i Pergjithshem i Berishes qenkesh me simpatik e i pavarur se ai i Rames, Prokurori i Pergjithshem i te dyve do te jete minimumi dopio simpatik e i pavarur. Matematike e thjeshte dhe aspak optional.

      Sa per ndjeshmerine e Kryetarit te Kuvendit ne punet e parlamentareve, e aq me teper te nje gruaje ne ate post, me Topallin qe nuk mesoi dot kurre as te kontrolloje gjuhen e vet, me gjithe moshen, origjinen e kulturuar, vitet ne politike, apo trajnimet larte e poshte, eshte si te kerkosh ndjeshmeri nga rinoceronti.

      Xha Xha, po kerkoni shume.

      1. neni 177 i kushtetutes, pika 4 dhe 5. Kjo per sa i perket referendumit.

        Shefi qe emeron prokurorin zgjidhet me 71 vota, qe eshte presidenti, Rama kerkon 84 vota per prokurorin! Kjo nuk ben asnje sens pervec bllokimit qe mund te beje pakica ne cdo kohe dhe pazareve per te mbajtur te sigurte miliarderet e PS edhe nese hiqet imuniteti. Kjo ehte njelloj sikur te thuash qe komandant te ushtrise zgjedhim njerin qe na kap syri, por kapterrin do ta zgjedhim duke e kerkuar me lupe neper gjithe ushtrine dhe kur te gjithe te bien dakort.

        Prokurori s’ka pse te jete as i Berishes dhe as i Rames, aq me pak i te dyve. Imuniteti po kerkohet te hiqet qe te lehtesoje organin e akuzes ne hetimin dhe penalizimin e te korruptuarve por jo te zevendesojme imunitetin me prokurore qe ju japin imunitet deputeteve.

        Keq me vjen por kjo opozite eshte e mbaruar.

          1. Ah po. Nga ministri i kabinetit te Berishes, te zgjedhim shefin e prokuroreve dhe prokuroret “e pavarur”. Ky po qe eshte objektivitet dhe kriter perfeksionues i shtetit ligjor. Lexoji kostitucionalistet se si e kane trajtuar problemin e Presidentit te zgjedhur me 71 vota. Nga nje gafe si kjo e Presidentit, le te mos biem ne te tjera gafa, qe i kushtojne shqiptareve nje sistem te tere kushtetues te deformuar.

  4. Edhe nje sqarim mbi “heqjen” e imunitetit. Pavaresisht se ashtu e artikulojne ne media, si “heqje”, meqenese funksionon me mire e shpejt si metode populiste, fjala eshte per ta “kufizuar”, e jo per ta hequr teresisht. Me sa kam pare dhe nga draftet qe kane qarkulluar neper media, fjala eshte per te lejuar hetimin e deputeteve, por jo arrestimin, apo ndalimin e tyre, apo kontrollin e baneses se tyre. Gjithashtu behet fjale per nje ndryshim ne rendin e hallkave te procesit per kerkimin e autorizimit nga Kuvendi. Pra jo nje autorizim paraprak, e me pas nisje e hetimit penal, por nisje e hetimit nga Prokuroria e Pergjithshme pa nevojen e autorizimit, dhe mundesine per ta bllokuar a posteriori hetimin, me nje vendim Kuvendi, kur ky gjykon se po i cenohet mbarevajtja e punimeve.

    Per ta ilustruar me kazuse nga realiteti i pasur shqiptar: Prokuroria e Pergjithshme nis te hetoje me ne fund Mediun, dhe Berisha urdheron me celular sakaq, qe kjo cenon punen e Kuvendit, keshtu qe Kuvendi, ose njerezit e Berishes, vendosin qe Prokuroria s’duhet te vazhdoje te hetoje Mediun.

  5. Ka te drejte Metalari, nese Presidenti zgjidhet me shumice te thjeshte, nuk ka kuptim per asnje figure tjeter te zgjidhet me shumice te cilesuar.

    Rama thote s’do nxitohemi e te bejme arna tek kushtetuta dhe pastaj propozon nje karagjozllek, kryeprokurori me 3/5, Presidenti me 50+1, do na perqeshnin gjithe kostitucionalistet e botes.

    Kjo, ne vetvete mund te jete nje menyre per t’i thene jo heqjes se imunitetit, po eshte e keqargumentuar.
    Nese vertet do t’i thote jo me stil heqjes se imunitetit, le ta kushtezoje me rikthimin e e Kushtetutes si ka qene, edhe per Presidentin.

    Berisha i ka kapur kushtetuetshmerisht institucionet e do i kape ato qe i kane ngelur po kushtetuetshmerisht.

    Eshte merita e tij qe krahas forces ka mesuar te perdore edhe forcen e Kushtetutes, nderkaq ketej nga PS-ja, kane ngelur tek ura.

    Berisha 2-shin e kemi peshqesh nga Nano, por jetegjatesine po ia garanton Rama.

    E keqja e ketij te fundit eshte se i ka humbur piket si per force, si per mençuri politike. Do votohet se vota ndaj prijesit te fisit eshte imperativ kategorik, po qytetari qe kerkon te ndaje shapin nga sheqeri dhe qe e koncepton ca ndryshe politiken nga vota fisnore, sheh probleme te medha.

    Ne 2009-n PS, mori vertet 41% si parti duke kapur rekord votash per ate dhjetevjeçar, por sepse opozita antiberishiste nuk kishte asnje alternative serioze ndaj PS-se.
    Kesaj radhe nuk do bertisja per vjedhje vote sikur PS-ja te bjere tek 35% si ka qene deri me 2009-n.

    Zakonisht pas 8 vjetesh shtohet pakenaqesia ndaj qeverisjes e logjika ta do, qe duhet te marre edhe me shume se ne 2009-n, por kjo eshte nje logjike qe varet nga sa i afte je te besh opoziten e te mos kesh rivale opozitare.

    Rama e ka humbur bonusin, se nuk eshte i afte te beje opozite dhe se i kane dale rivale opozitare qe mund te marrin seriozisht vota te pakenaqurish nga qeverisja 8 vjeçare.

    1. Duke marre per te mireqena te gjitha deshtimet e funksionimit dhe mirefunksionimit te sistemit tone, me fokus te posacem mbi politiken dhe drejtesine (sic jam perpjekur t’i shpreh sipas rastit dhe bindjes time ne kete blog), te trasheguara e te perpunuara ne vite, dhe duke ruajtur skepticizmin me te madh lidhur me funksionalitetin e sistemit, me keta protagoniste qe kemi pasur deri me sot, do isha pro propozimeve te opozites per nje pakete me ndryshime kushtetuese.

      Opozita gabon shpesh ne menyren se si reagon perballe ketyre problemeve. Megjithate, propozimi i perzgjedhjes me shumice te cilesuar te organeve kyce te perfshire ne gjyqesor (gjyqtaret) ose qe bashkepunojne me te (prokuroret), nuk me duket aspak i gabuar, meqenese riekuilibron ne parim kriterin e paanesise, kriter ku natyrshem deshton Presidenti i sotem, fale nje sere faktoresh qe njohim mire tashme.

      Ate qe natyrshmerisht do te deshtoje (marr persiper pergjegjesine morale te natyres profetike te ketij parashikimi) te siguroje, formalisht, Presidenti i sotem, mund ta siguroje, formalisht, shumica e cilesuar brenda Kuvendit, fale konsensusit mes pozites dhe opozites. Sepse pare zhvillimet e deritanishme veshtire te egzistoje ne horizont ndonje menyre tjeter per ta ulur poziten te arsyetoje mbi prishjen e ekuilibrit kushtetues.

      [Vete pazari i sotem mbi imunitetet, dhe “leshimet” (i qofshim fale qe na leshoka pe Berisha) qe pozita skermit lart e poshte, vetem e vetem qe te laje duart me BE (pa pyetur ne c’gjendje e ka kredibilitetin me te perfaqesuarit e vet) flet me se miri per efikasitetin e shumices se cilesuar, si mjet qe moderon vendimmarrjen dhe qe rrit mundesite e pjesemarrjes pluraliste politike.]

      1. Jo jo, nuk shkelet mbi parimin kushtetues per hir te politikes se dites, se Sala po zapton pushtetet. Kjo do te thote ta vrasesh Kushtetuten, ta trajtosh si ligj dosido.

        Nese Presidenti zgjidhet me 50+1, s’ka shumice te cilesuar per asnje, se eshte Kreu i Shtetit.

        A ndryshe nese Presidenti zgjidhet nga populli, atehere mund ta kerkosh shumicen e cilesuar per Kryeprokurorin, sepse ka nje ndryshim thelbesor, referendumi nga shumica e thjeshte parlamentare.

        Kjo vendoset nje here ne 4 vjet dhe rendom nuk pasqyron shumicen e popullit, sidomos pas 2 vjet qeverisjeje te keqe.

        Prandaj kjo anomali, qe ti s’ke shumicen e votuesve, por te takon te qeverisesh edhe per 2 vjet te tjera se e ke ne parlament, perben ndryshimin thelbesor me voten referendare, nga ku edhe nevojitet shumica e cilesuar si koncept.

        Uniteti i popullit per Presidentin eshte nje term qe s’ka lidhje me shumicen e cilesuar, eshte nje detyre mbipolitike.

        Normalisht çdokush qe zgjidhet drejtperdrejt nga populli, do zgjidhet mbi parimin e shumices, qe eshte thelbi i demokracise.

        Difektet e parlamentarmit bejne te mundur konceptin e shumices se cilesuar.

        Para 4 vjetesh, duke hequr shumicen e cilesuar, keta e nxoren parlamentarizmin si shfaqje te persosur te demokracise, ndoshta vendi i pare ne bote, qe i njohu parlamentit nje privilegj te ketille.

        Tani, nuk mund te rikthehesh prapa vetem per gje, dmth parlamentarizmi i kulluar nuk na qenka i persosur ne lidhje me drejtesine.

        O rikthen parimin se parlamentarizmi ka difekte, te cila i rregullon shumica e cilesuar, ose mban parimin e persosmerise se parlamentarizmit dhe natyrisht Berishen me nje pushtet kushtetues te pakufizuar, biles si kurre me pare nuk ka qene kushtetuetshmerisht kaq i fuqishem, as ne vitet 1992-1997.

        Maja e organizimit shteteror strukturohet ne baze parimesh, keto qepje-shqepjet oportuniste i takojne politikes se dites.

        1. Hyllin, te duash t’i japesh pavaresi drejtesise, eshte problem me vete nga ai i zgjedhjes se Presidentit me vote te cilesuar ose jo. Une vete ta kam thene para ca kohesh, se duhej kthyer ne mekanizmin e Kushtetutes 1998. Dhe e vura premisen e analizes sime pak me lart, pra duke pare ate qe po ndodh sot e ne nje periudhe afatmesme. Natyrisht qe nje reforme kushtetuese serioze dhe e mirestudiuar do bente diferencen e vertete, gje per te cilen nuk kam asnje iluzion se do te ndodhe sot per sot.

          Megjithate, mjetet per te garantuar gjyqesorin e per ta bere te pavarur jane te shumta, e shumica e cilesuar eshte njera prej tyre. Une e di qe Presidenti perfaqeson unitetin e c’te duash, por fakti qe ai zgjidhet me shumice me te ulet e te tjera organe drejtesie me shumice me te kualifikuar nuk eshte kaq kontradiktor. Sepse varet nga funksioni qe duhet te kryeje secili organ, secili pushtet. Presidenti eshte gjymtuar, por kurrsesi sa rrezikon te gjymtohet potencialisht (duke bere sikur eshte ne rregull me te tjerat) gjyqesori. Ndaj nje garanci e nevojshme per te, s’ka pse te shihet thjesht ne aspektin e zgjedhjes nga populli, apo te simetrise se numrave per zgjedhjen e tyre.

          Zgjedhja nga populli nuk do te thote domosdoshmerisht pushtet ekzekutiv dhe mundesi per te qene aktive ne politike, si nje Sarkozy apo nje Obame. Sepse ka sa e sa kushtetuta qe edhe pse njohin zgjedhjen e drejteperdrejte te Presidentit, e rrethojne me pas me kompetenca te tilla, qe e mbajne njesoj jashte politikes si Presidenti yne. Per te dhene nje shembull, po te them, qe shumica e vendeve te Europes qendrore-lindore jane parlamentare si sisteme, edhe pse shume prej tyre e zgjedhin presidentin nga populli. Bejne perjashtim vetem Rumania dhe Kroacia qe kane semi-presidencializem te shprehur ne leter, dhe substancial, per sa i perket ndarjes se kompetencave mes organeve. Ndarja e kompetencave dhe ekuilibri mes tyre eshte pergjigja reale. Dhe ajo c’ka kerkohet nga nje organ, dhe cfare nga nje tjeter.

          Ne kete kuptim dime cfare duam nga drejtesia. E gjithe bota e mendon njesoj. Menyra se si kjo garantohet ca here kalon nga Presidenti, ca here nga Parlamenti, krahas pedorimit te mekanizmave te ndermjetem.

          S’dua ta komplikoj me tutje. Dua vetem te them se per ate qe kemi dhe jemi sot, perpjekja per te garantuar drejtesine, ne parim, eshte minimumi qe mund te kerkohet.

          Nje reforme serioze kushtetuese, perndryshe, kam frike se eshte projekt teper i larget, te pakten per keto 10 vjetet e ardhshem (duke e leshuar doren me optimizem).

          1. Me vendet e Lindjes e lidha Presidentin nga populli.

            Gjyqesori eshte i rendesishem, por Presidenti eshte Kreu i Gjyqesorit, biles ky i yni vetem tek gjyqesori ka kompetenca reale.

            Prandaj nuk mund te trajtohet gjyqesori, duke perjashtuar Presidentin, brenda sistemit tone e kam fjalen. Ti kur e perjashton Presidentin nga çeshtja i ul akoma me tej kompetencat e Presidentit,

            Por çurja ne zero e kompetencave presidenciale, paradoksalisht rrenon vete parlamentarizmin, sepse e ben parlamentin kaq te fuqishem, saqe do fillojne te çuditen te gjithe me kthimin e demokracise ne parlamentokraci dhe ky s’do ishte nje term paralel i partitokracise, por sistem i mirefillte politik, alternative ndaj demokracise, nje miks mes oligarkise dhe demokracise.
            Do kapercehej Berisha pas ca vjetesh dhe oligarket s’do lejonin me ndonje prej tyre te behej autokrat.

            Reformat serioze mund te duan 10 vjet, por rikthimi si ka qene eshte mese i mundur ne periudhen afatshkurter.

            Tani, çeshtja eshte a e leshon qeni kocken ? Ti heqesh Sales mundesine e zaptimit e institucioneve, gje qe e pret prej 4 vjetesh, eshte si t’i heqesh qenit kocken.

            Prandaj, ngaqe e shoh te pamundur, them se eshte mire te bejme nje diskutim te pakushtezuar nga efektet afatshkurtra.

            1. President nga populli? Kandidon Sali Berisha-si mendon ti humbet ai? Po pse e le ky popull qe ti ike shansi i shekujve nga duart? Kurren e kurres.

            2. Une nuk e perjashtoj Presidentin Hyllin, thjesht e kam te pamundur ta konsideroj si faktor ne funksion garantues, tashme. Pikerisht per pavaresine qe duhej t’i jepte, po s’do mund t’ia jape (Nishani kurre), atehere detyroshesh ta zhvendosesh diku tjeter zgjidhjen. Kre i gjyqesorit ai eshte per sa i perket zgjedhjes se gjyqtareve dhe kreut te KLD. Nese keto detyra i ben me vote te cilesuar (dhe me nje afat permbylles, pas te cilit shperndahet Kuvendi do thoja une, pare ate qe i beri Gjykates Kushtetuese Kuvendi, thjesht duke mos dashur te miratonte gjyqtaret, dhe pare mundesite e pakufizuara te Kuvendit per te shkelur ligjin), une them se ekuilibri rivendoset, njefaresoj. Mund te duket propozim i forte, por nga ana tjeter, pse valle te shperndahet politika per Kryeministrin e pazgjedhur, e te kete mundesi te tregohet pafundesisht arrogante me gjyqesorin? Ta mendosh thelle thelle, kurre s’ka pasur probleme raundi te dyte i Kryeministrit, pikerisht se te ashtuquajturat parti jane treguar teper te konsoliduara kur ka ardhur puna per te ruajtur interesat e tyre per te marre e ruajtur pushtetin. Nderkohe qe eksperienca shqiptare ka treguar se sa shume i eshte dashur Shqiperise nje gjyqesor i hajrit, e sidomos i respektuar nga politika.

              Persiatje keto, meqe jemi ne teme.

      2. Edhe dicka: Metalari me duket e permendi, se shumica e cilesuar eshte mjet qe mund te perdoret per te bllokuar perzgjedhjet e nismat ne fjale. Po bllokimi eshte risk, ashtu si nga ana tjeter risk perben edhe vullneti politik i cliruar nga cdo kufizim ligjor.

        Politika kete ka tentuar e do tentoje gjithmone, te vepruarit sipas kokes se vet, sa me e cliruar nga detyrimi ligjor. Fakti qe ajo duhet te ule pretendimet e njeanshme, per nje interes me te madh e shumeperfshires, perben dhe thelbin e ketij mekanizmi.

        Ne fakt kur politika (i referohem partive parlamentare te perfaqesuara ne Kuvend) nuk tregohet e afte te ndermjetesoje interesat e pergjithshme e te mendoje per shoqerine qe perfaqeson, me shume se sa per interesat e saj te ngushte (p.sh. kur nuk arrin te zgjedhe Presidentin heren e 5, apo Kryeministrin ne tentativen e trete, pas zgjedhjeve), ajo detyrohet te reflektoje, nepermjet mekanizmit te shperndarjes se Kuvendit.

        Kuvendi shperndahet kur nuk arrin t’u jape zgjidhje problemeve themelore te sistemit, dhe zgjidhja e pagjetur nga politika ne parlament, i kalon serish trupes zgjedhore, popullit, nepermjet votes. Nje vote qe kerkon impenjimin e politikes te tille, qe te binde njerezit se kete here e ka me seriozisht, se do te jete ne gjendje te jape nje program politik te pranueshem, dhe zgjidhje per probleme si ato me siper.

        Politika duhet te mbaje pergjegjesi (sa kohe tashme!) e te paguaje cmimin e moszgjidhjeve dhe te deshtimeve qe ka provokuar, e jo ne, e as sistemi kushtetues.

  6. Do doja te dija ne cilen tradite jurisprudence egziston ky parimi qe kur i pari i vendit zgjidhet me shumice te thjeshte, atehere cdokush poshte tij ne piramide nuk mund te zgjidhet me nje shumice tjeter me te thelle!

    Filmi “Catia” me shkon ndermend, po kjo eshte ceshtje tjeter

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin