DIPLOMË PËR TROFTËN

Stuhia që ka përshkuar politikën italiane po prek së fundi edhe Lidhjen e Veriut (Lega Nord). Përveç luftës për pushtet, brenda partisë, kjo e fundit ka qenë në qendër të akuzave për shpërdorime, për të cilat po bëhen hetime edhe nga prokuroria italiane. Shtypi italian ka folur prej kohësh edhe për blerjen e diplomës universitare nga ana e djalit (Renzo Bossi) të liderit historik të Lidhjes së Veriut, Umberto Bossi, me fondet e partisë.

Vetëm sot u bë e njohur se Renzo Bossi qenka diplomuar në Shqipëri, në universitetin “Kristal”, në Fakultetin Administrim Biznes. Sipas prokurorive të Napolit e Milanos, ekziston dyshimi se kjo diplomë është paguar me fondet e partisë “Lega Nord”.

Ky lajm, për t’u kuptuar, por edhe për të parë ndërlikimet me Shqipërinë, duhet detyrimisht kontekstualizuar. Së pari duhet kujtuar se djali i Bossi-t përflitet për injorancën e vet gati në mënyrë proverbiale, pavarësisht nga karriera politike që ka bërë nën ombrellën e të atit. Vetë nofka “Trota” (Trofta) iu ngjit prej babait të vet. Bossi junior nuk e mori dot maturën menjëherë, iu desh ta përsëriste tri herë, madje duke akuzuar profesorët se nuk i kishin dhënë hakun meqë ishin me origjinë nga jugu i Italisë.

Së dyti, duhet shënuar se akuzat për keqpërdorim të fondeve partiake kanë ardhur si brenda Lidhjes, ashtu edhe nga organet gjyqësore. Shtypi ka kohë që flet për disa investime të çuditshme të firmosura nga përgjegjësi administrativ i “Lega Nord”. Një nga këto bëri bujë sepse u krye në Tanzaninë e largët, ku u investuan disa milionë euro të partisë.

Së treti, nuk duhet harruar përshoqërimi i emrit të Renzo Bossi-t me arsimin universitar perceptohet nga opinioni publik si i pamundur, si i pabesueshëm, si “kundër natyrës”, si oksimoron. Nga ana tjetër, kur u fol për investimet në Afrikë, shumëkush u tall me këtë lloj zgjedhjeje bizare, kryer nga një parti të njohur për ksenofobinë, provincializmin dhe reagimet e saj kundër imigrantëve.

Lakimi i Shqipërisë në këtë kuadër, sa të lëvizshëm aq edhe problematik, nuk mund të sjellë asgjë të mirë. Nuk tingëllon mirë, as për imazhin e përgjithshëm të Shqipërisë, as për sistemin universitar shqiptar. Këtu nuk e kam fjalën për mjediset shqiptare, të cilat e njohin sistemin arsimor të Shqipërisë, me të mirat e të metat e veta. Këtu është fjala për imazhin që i jepet opinionit publik ndërkombëtar, i cili vetëm sa i shtron palë palë paragjykimet e veta për Shqipërinë, të cilat jo gjithnjë janë të çminueshme, sidomos kur embrioni ofrohet nga vetë realiteti shqiptar.

Porsa e lexoi lajmin e mësipërm, një kolegu im italian më tha me të qeshur: “Këtë nuk jua kishim për borxh!”. Kujt vallë duhet t’ia përcjell batutën?

Nuk ka komente

  1. Shoku italian nuk eshte thelluar sa duhet ne studimin krijues te leteratures se klasikeve dhe shokut Enver. Duhet te kish reflektuar ne menyre me dialektike shoku ne fjale. Ne te Mesdheut nuk e dime se deri ne c’pike ia kemi apo nuk ia kemi per borxh njeri-tjetrit kulturen e korrupsionit. Eshte nje kulture qe e ndertojme bashkarisht me “jep e merr”, deri sa te na marre lumi te tereve.

    Mbaj mend veren e pare kur pashe emrin e ketij “universiteti” shqiptar ne nje reklame shkruar me germa te vogla e te shemtuara te bardha; emri ishte vendosur ne seri nja shtate here rresht neper guret e nje versioni te rrenuar lokali disa-shkallesh ne Ujin e Ftohte te Tepelenes… ndersa une po prisja kos te fresket. Pastaj me sollen dhalle, se kosi kish mbaruar. (si ajo e lengut dhe mishit)

    Pyeta se c’ishte, dhe qe ne fillim me thane se ishte nje tullumbac korruptiv pa asnje seriozitet. Ka vite tani qe degjoj te perseritur te njejtin shpjegim per Kristalin. Puna eshte se ai ende eshte gjalle ne Shqiperi. Dhe ka aq shume universitete te tjera ne Shqiperi qe mbajne emrin universitet e qe ne fakt shesin diploma te fituara ne menyra te ndryshme, por jo ne pune akademike e dije.

    Pa dyshim qe eshte sic thua ti Pishak: lajmi mjafton qe te mendohet se keto jane universitetet shqiptare. “Kristal” – universiteti qe ka shkolluar gjithe shqipatret… zaten ndaj ka marre tatepjeten ai vend, kur ajka prodhohet ne nje rezervat troftash.

    1. Universitete të dyshimta ka kudo në botë. Problemi qëndron kur ato kthehen në sistem dhe kur universitetet shndërrohen në tipografi diplomash. Për karakterin e pambajtshëm të sistemit universitar shqiptar, për diplomat piramidale, kemi folur në PTF tre vjet më parë. Tani gjërat po komplikohen, në kufi të komikes. Futen në lojë personazhë të diskutueshëm, Shqipëria zë faqet e para të gazetave si punishte diplomash të dyshimta, paragjykimet dalin nga sënduku dhe i shkelin syrin njëra tjetrës ndërsa vallëzojnë hareshëm në skenën publike.

  2. Falsifikime diplomash dhe dhenie diplomash brenda 1 viti duke mos ardhur fare ne Shqiperi dhe ne universitet njihen prej kohesh. Ajo qe te frikson me teper eshte se duhej te ishte pikerisht djali i Bossit qe te bente kaq shume buje, kur ne realitetin e kryeqytetit dihej shume mire se keto gjera behen prej vitesh. Mos te behemi hipokrite dhe le te themi te verteten se keto gjera ndodhin edhe ne Itali, Angli e Gjermani. Vetem emisioni Stricia La Noticia sa e sa mjek ka nxjerre me diploma falso. Ajo qe me shqeteson mua eshte mungesa e standarteve cilesore dhe kontrollit nga MASH per keto institucione, ose me mire te themi mbyllja e syve te MASH per keto institucione.

  3. Jo shume vite me pare, nje e ashtuquajtur “Shefe Departamenti” ,te njerit prej Fakulteteve te UT, e SHITI per vetem $100, njerin prej provimeve me te rendesishme te vitit, me te drejte te quajtur FONDAMENTALE per formimin e nje studenti, por kishte qelluar qe ky “student:” te jetonte dhe punonte ne Itali, nuk kishte fare kohe te ishte as prezent,(perndryshe me te afermit e tij – çfare tallje!!), per t’ia dhuruar mazzeten personalisht Profesoreshes (eshte titulli akademik i saj e kjo, e tejkalon edhe talljen..). Ju siguroj, qe iu desh te jepte shume te tilla 100-ndeshe atij fare “studenti”, nder Profesore e Profesoresha te tjera, te atij Fakulteti, deri qe mori edhe ate fare diplome.. Tek Kristali,UFO e ku di tjeter, Profesoresha ne fjale (edhe shume te tjere, me tituj si ajo) kishte hisen. Si mendoni se mund te mos ndodhin gjera te tilla, te çuditeshme… ?? Kuku, moj nane, thote shkodrani!
    Por, ashtu siç thekson edhe Pishaku, fataliteti eshte se nje regjim i tille diplomash te blera, po futet ne sistem. Pak kohe me pare, kryeministrit vete, iu desh te prononcohej mbi cilesine e mesimdhenies neper universitete. Edhe ai vete, pasi qe u dha nje liri te pakontrollueshme ketyre kepurdhave qe po e rrenojne arsimin e larte, e jo vetem, u detyrua te leshoje piskamen pasi konstatohet çdo dite qe kalon, se po degradon ne menyren me te pashembullt çdo gje qe lidhet me arsimin dhe edukimin ne Shqiperi. Nje situate e tille, sigurisht, nuk na garanton asgje te mire ne raport me boten e zhvilluar, me se paku Europen, edhe pse ata ne nje fare menyre me zor, po duan te na terheqin zvarre ne “gjirin” e tyre…

  4. Me shume sesa shqetesimi qe te krijohet kur mendon per kete abuzim qe behet me sistemin arsimor shqiptar, te lind vetvetiu nje pyetje e natyrshme. Po kaq budallenj jane valle keta prinder Shqiptar qe i dergojne femijet e tyre ne keto shkolla private, nderkohe qe dihet niveli i tyre? E te mendosh se keto “Universitete” kushtojne mesatarisht 2000-3000 dollare ne vit, qe te le te kuptosh se keto para vijne nga familja ne rastin me te keq me nivel ekonomik mesatar.

  5. Desha te nderhyja perseri duke theksuar se ka universitete si private edhe shteterore qe bejne kesisoj gjerash . Jam gjithmone e mendimit qe do te behen vazhdimisht, por i rendesishem eshte fakti qe shteti te kete vullnetin e duhur politik per ti gjetur dhe denuar keto institucione. Ajo qe do te duhej te behej menjehere tani eshte qe Ministria e Arsimit dhe Shkences te ndermerrte nje hetim administrativ per faktet e publikuara dhe tja niste me pas prokurorise. Le te shohim cfare do te ndodhi ??? Megjithate pak optimiste jam ne kete drejtim. Per demtimin e imazhit publik dhe lloin e mashtrimit ne rast se do te kishte pak ndergjegjje profesionale ministri duhet te jepte doreheqjen qe sot.

  6. Ne themi ndodhin edhe ne bote..po ku ndodh qe institucionet te mos vene ujin ne zjarr per kete problem kaq madhor e me rrjedhoja shume te renda per te ardhmen? Ku ndodh qe qeveria, po edhe partite,edhe shoqeria civile, edhe shoqeria ne pergjithesi te sillet kaq e papergjegjshme dhe ta beje gjumin te qete? Eshte urgjente te jepet alarmi e te merret me serizotetin me te madh jo vetem arsimimi i vertete por edhe edukimi, se mesazhet qe marrin femijet e te rinjte i shpien ne drejtim te kundert me ate qe merret ne vendet e qyteteruara.
    Edukimi… Le te mburret e stermburrtet qeveria me arritjet, por po i del boja, dhe bile shume pak i ka dale deri tani:me plehrat shqiptare qe deti i con ne bregdetin kroat (ne ate vend aq te paster), dhe tani me diplomat e shitura. Kryeministri sikur zgjohet nga gjumi, ze e flet per problemet ne arsim, dhe gjendja vazhdon po ajo, flet per Shqiperine e paster…por sapo ka filluar te dremise perseri, dhe kam frike se i gjithe alarmi qe vetem per nje dite. Per probleme te tilla duhet nje strategji afatgjate dhe afatshkurter nga qeveria e jo vetem nga ajo. Por s’po shohim asgje te tille vec deklaratave qe duken tamam per shou..Ne ka gje qe s’mund te merret me lehtesi nga nje shoqeri eshte pikerisht pergatitja e se ardhmes se saj: Me njerez te ditur e te edukuar, cka do te thote njerez me dinjitet.

  7. U ngriten disa ceshtje e u ofruan disa zgjidhje, por po i marr me rradh.

    1. Kryeministri i Shqiperise e njeh shume mire gjendjen. Ai nuk ndermerr asgje pasi Kristal eshte nje shkolle me mbi 6000 studente e me nje burim te madh financiar, per fushata elektorale dhe dhenie bursash e diplomash per militantet e partise, PD dhe LSI. Madje LSI se fundmi eshte bere shume prezente ne kete institucion.

    a. Ju kujtoj rastin e informaticienit te Kristal, Ermal Beqiri, Shefi i IT-se dhe pergjegjesi per sistemin elektronik te regjistrit te studenteve. Shitesi i qindra diplomave ne Kristal. Gjithashtu “eksperti” i ekspertizes se shemtuar dhe aspak profesionale qe u be vegla e gjykates se Ilir Metes, duke e vleresuar deshmine si te pavlefshme. I diplomuar ne France, dhe deshmi e gjalle se universiteti te jep aftesi, por nuk te ben njeri.

    b. Kryeministri i Shqiperise ka ndikuar drejtpersedrejti ne akreditimin e cilesise se Kristal, nepermjet prezences se Keshilltarit te tij B. M, ne krye te Keshillit te Akreditimit.

    c. Prokuroria gjithashtu eshte bashkefajtore. Para disa muajsh (http://www.panorama.com.al/kronike/diploma-false-ne-juridik-e-ekonomik-dy-ne-hetim/) prokuroria kapi dy seksere te universitetit kristal dhe me urdher te prokurores se pergjithshme u mbajt sekret institucioni dhe diplomat, edhe pse jo false, u deklaruan sikur ishin false. Ne fakt ky rast, qe u fsheh neper faqet e fundit te dy gazetave, duhet te sherbente si nje kembane e forte, pa kjo e Bossit, hic gje.

    2. Jo te gjitha institucionet private jane ne kete deregje. Ka institucione serioze, qe synojne cilesi dhe standarde bashkekohore. Por ka institucione si Vitrina (http://www.panorama.com.al/kronike/keqtrajton-studentin-pranga-presidentit-te-universitetit/) qe rrahin studentet. Madje lejohen te bejne presione mbi policine dhe adminstraten pergjegjese.

    3. Famijet shqiptare dergojne neper shkolla njerez idiote, te cilet duan t’i shkollojne, edhe kur jane drunj. Tregu i punesimit eshte teresisht i shtremberuar, jo ne baze te merites, porse lidhjeve, edhe sektori privat gjithashtu. Pra ka nje treg te pamate, refugjatesh e femije pasanikesh te rinj (te pagdhendur) qe kerkojne t’i pajisin femijet me diploma, se vendin e punes e kane te siguruar.

  8. Pa dyshim qe universitete te tilla krijohen dhe funksionojne jo vec si pasoje e korrupsionit te pergjithshem por edhe qe ta ushqejne e dinamizojne ate me tej. Ka kuptim qe njerezit me te felliqur politikisht te jene edhe pjese e ketyre sistemeve ose udheheqes e garantues te tyre. Kapet dikush tek universiteti, se perndryshe nuk mund te ndreqet asgje. Por eshte e qarte qe universitetet private te permendura ketu nuk jane as cudi, dhe as shmangie a rastesi; jane pjese e te njejtit sistem te korruptuar ku bejne pjese te gjitha institucionet tek ne. Vakuumi institucional, kulturor, arsimor etj. i krijuar pas renies se komunizmit tek ne u mbush me plehra ne menyre te pershpejtuar (nuk ndalem ne arsyen pse plehrat dhe te paaftet kane tendencen t’i kapin keto vende para atyre qe kane vlera)… sido qe une me lart aludoj se Italia ka probleme te renda ne drejtimin e korrupsionit dhe nivelit te universiteteve te veta, nje vakuum i permasave te tilla atje nuk u krijua as me bashkimin e Italise pas 1861, as pas fashizmit e Luftes se Dyte Boterore. Ndaj sistemi atje ka ndertuar gradualisht edhe nje linje pozitive krahas asaj negative, dhe ka nje tradite te mire ashtu si edhe nje te keqe. Por ku bazohet tradita jone e mire? Universiteti yne qe nisi ne 1957 s’e mori dot veten deri ne vitet 70, pastaj u fut ne nje rruge izolimi dhe vete-strukturimi absurd e shkeputur nga bota… ato pak kokrra qe dergoheshin per studime jashte nuk bejne sistemin, edhe kur ia vlenin(gje qe s’ishte gjithnje keshtu); pas renies se komunizmit u gjet ne gjendje te mjeruar, shkeputur nga shkenca e kultura akademike boterore, i izoluar e i prapambetur. Tani, ky eshte institucioni i vetem serioz qe ne trasheguam. Pa dyshim kish edhe pedagoge serioze e kerkues, njerez te ndershem e studente te mire, por kjo nuk krijon tradite ne sistem. Gjithnje ka pasur profesore qe shisnin provimin per disa shishe raki apo disa kg arra ne periudhen e dhjetorit. Sistemi i kerkimit dhe niveli teorik nuk ka qene kurre ne piken ku te mund te ruanin nje tradite te mire e t’i rezistonin sulmit te natyrshem te korrupsionit pas 1990-es. Mungesa e kesaj tradite, e ben gjendjen e sotme edhe me te deshperuar.

  9. Ne kete mese nuk ka si mos te te shkoj mendja edhe tek doktoratura e Seif Kadafit ne LSE. Gjithsesi ajo qe na qeteson zemren eshte fakti qe paramilitaret morale te kombit, dega rinore e Aleances Kuq e Zi, kane mprehur shpaten edhe nje here per situaten dhe e kane vendosur ta detyrojne Ministrin e Arsimit te jape doreheqjen. Parrulla e tyre kuptimplote lexon: “Te Largojme Myqeremin.”
    http://respublica.al/artikuj/2012/5/4/skandali-ndjek-skandalin-por-qeveritaret-heshtin

  10. S’ka se si te mos ndodhen keto gjera kur jemi vendi me me shume universitete private ne rajon, me afro dyzet universitete private. Logjike absurde tregu universitar nje nje vend me 3 milion banore + disa universitete shteterore. Kjo, vene perbri korrupsionit galopant ne praktike dhe ne mentalitetin tone, normal qe do prodhoje shitje provimesh dhe diplomash universiteti si bananet ne tezga qemoti kur sapo ishin futur ne treg.

  11. Duke qene se une kam dhene vete mesim ne keto institucione, me duhet te pohoj qe pothuaj te gjithe institucionet arsimore private ne Shqiperi kryejne veprime korruptive, si shitje diplomash, dhenie notash fiktive etj. Mua me ka rene vete rasti qe te me duhet te ngel femije politikanesh dhe analistesh qe sot shkruajne kunder universitetit kristal – por qe me pas keta femije jane kaluar ne klase nga pronaret e institucionit privat.

    Ajo qe eshte bere diten ne diell ne universitetin kristal, behet edhe ne universitete te tjera qe duket sikur kane me shume standarte. Ish-nxenes te mi qe mezi merrnin pesen tani, pse kane para, studojne ne universitetin me me emer privat ne Tiranes dhe dalin me nota me te mira. Ish-nxenesit e mi me tregojne qe keto nota ia ve pronari / administratori i universitetit pasi keshtu ja kerkon biznesi. Profesoret qe japin mesim ne to ne shumicen e rasteve jane me bachelore dhe me mastera. Duke qene se universitetet private jane biznese ne te cilat kane interese ekonomike edhe vete pushtetaret, mendoj se skandali me djalin e Bossit nuk do te shkaktoj ndonje tronditje te madhe. Do te denohet ndonje person, dhe loja do vazhdoje serisht. Do prodhohen gomere me shkolle te cilet do zene vendet ne administraten e atij pis-vatani ku jeton nje xhahil milet.

    1. A mund te shkruash dicka me shume per kete fenomen te cuditshem (me aq sa mund te dish), arsyen pse ka kaq shume niversitete private tek ne, si funksionojne, dalin rentabel apo mbahen nga biznese te tjera, si mediat e shumta, e ndonje gje tjeter ne lidhje me kete.

      Thjesht s’kam shume njohuri dhe jam kurioz per mekanizmat e funksionimit te anomalive te tilla; nje pellembe vend me 40 universitete private, dhjetra televizione dhe me shume gazeta, dhe 170 parti a sa jane.

      1. xhib, ne kete blog eshte shkruajtur edhe me pare per arsimin e larte privat.

        1. http://xhaxhai.wordpress.com/2011/09/08/neper-rrjetet-e-arsimit-te-larte/ – mbi lidhjen e institucioneve me partite politike dhe mediat;
        2. http://xhaxhai.wordpress.com/2010/11/14/keshilli-i-akreditimit/ – mbi procesin e akreditimit dhe ndikimin e qeverise ne kete proces;
        3. http://xhaxhai.wordpress.com/2010/06/28/shteti-perballe-arsimit-te-larte-privat/ – mbi rolin e shtetit ne zhvillimin e arsimit te larte privat;
        4. http://xhaxhai.wordpress.com/2010/05/20/vitrinat/ – ilustrim i perceptimit publik mbi institucionet private;
        5. http://xhaxhai.wordpress.com/2010/12/27/me-pupla-te-rreme/ – mbi diplomat fallco te disa akademikeve, te cilet japin mesim ne institucione private.
        6. http://xhaxhai.wordpress.com/2012/01/14/uje-i-ndenjur/ – nje gjasme-interviste e kryeministrit ne lidhje me zhvillimin e arsimit privat ne vend;

        Por packa kritikes, une i meshoj faktit se ka institucione private shume serioze, edhe me te mira ne cilesi nga publiku e te parazvlefshme me simotrat e tyre ne perendim, si Universiteti Epoka – Turgut Ozal, Universiteti Katolik – Fondacioni “Zonja e Keshillit te Mire”, Universiteti i New York- ut, Polis – Besnik Alia (pa fjalen “etj.”).

        Per sa i perket notave. Ka inflacion vleresimesh tejet pozitive ne privatet. Por kjo ndodh edhe ne shtet, nga profesore te korruptuar ose te influencuar nga miqesite, edhe pse ne permasa te vogla.

          1. artikulli flet per eskpandimin dhe franchising e universiteteve amerikane, jo per cilesine e universiteteve shqiptare private. As nuk mburr UET, sic eshte interpretuar ne menyre idiote nga MAPO, por as nuk merret me New York University. Vetem sa ve ne dyshim se mos ndoshta franchising i emrave te universiteteve amerikane nuk do te thote medoemos cilesi. Mund te nxjerresh nga artikulli edhe nje lloj kritike, porse kjo eshte e lidhur me tezen kryesore te artikullit: se universitetet amerikane jashte amerikes nuk mund te sigurojne te njejten cilesi. Edhe pse nuk eshte thene: ka te beje me themelimin e universiteteve amerikane ne disa vende europiane-lindore dhe ne vendet arabe, per qellime fitimi.

            1. “…Nor does it have a dining hall, dormitories, gym, or stadium — the Web page covering sports has been “under construction” for more than a year. The photograph of a library, featured on the cover of the school’s handsomely printed brochure, was in fact taken elsewhere, school officials concede.”

              “While students in Tirana seem satisfied, critics say that with a revenue structure based on tuition fees, and an admissions process subject to the need to recruit paying customers, all too frequently these arrangements deliver the form, but not the substance, of an academic education.”

              “Armand Kapllani, a 2007 Empire State/U.N.Y.T. graduate now studying at Southern Methodist University in Dallas said that many of his courses were pitched at the level of an American high school. “We didn’t even learn how to use a financial calculator. You are graduating with a degree in finance and you don’t know how to use the calculator,” he said.”

              “Of 15 Empire State courses offered in the autumn 2011 catalogue, only three appear to be taught by instructors with doctorates.”

              “For example, Mr. Giakoumis holds a bachelor’s degree from Athens University and a doctorate from the Center for Byzantine, Ottoman and Modern Greek Studies at the University of Birmingham, yet teaches both U.S. History and Diplomatic History.”

              Ëmbëlsira në fund:

              “U.N.Y.T. is itself part of the New York College Group — logo: the Statue of Liberty in blue silhouette over the initials NYC — a Greek company with outposts in Athens and Thessaloniki and other branches in Prague and Belgrade.”

            2. Lutem mos sillni në blog materiale në gjuhë të ndryshme nga shqipja – në qoftë se nuk i shoqëroni me përkthim.

      2. Xhib, une kam deshmi te nxenesve te mi, qe mezi merrnin pesen me mua qe tani mbarojne ne universitetin evropjan te Cilit apo ne UFO-n, e kur i takoj ne Tirane me thone: presor shkojme ne klase sa me hudh firmen e me pas na ke te kafja gjithe diten.

        Me ka rene rasti edhe te me kerkojne te jap mesim ne keto kioska, per lende masteri, kur une kisha vetem bachelor specializim ne ato.

        Pse shkojne njerezit ne universitetet private? Pse jane te deshperuar. prinder qe mendojne se duke i paguar para shefit te universitetit, per te blere nje cope leter, do e bejne femijen e tyre qe nuk meson me te ardhme. Llogaritja eshte e thjeshte. Te hapesh nje dyqan te mire ne Tirane shpenzimet shkojne te 20.000 EURO dhe do fitosh diku te 400 EU ne muaj. Prinderit thone me mire shpenzojme te Cili 5,000 EURO ne vit, e ne vete shesim konjak apo ne treg, pse pas 4 vitesh djali apo vajza do me behet me nje pune te mire.

        Shumica e prinderve nuk e kane inteligjencen matematikore te bejne llogaritje te vendeve te punes dhe fuqise se tregut per te thithur te edukuar ne Shqiperi. Ata thjeshte thone, “ne sna lane me shkolle ne kohe te partise” por femijet do i bejme, pse ata do kene te ardhme te mire. Por puna e ketyre universiteteve eshte me inshallah e marshallah. Tamam si me skemat piramidale eshte keto jane piramida. Shqiptaret fusin parate pse mendojne qe ne fund te 4 viteve do fitojne dicka. Por, rezultatet jane deshperuese. Ka shume me diploma juridiku ne xhep qe punojne kamariere. Kush fiton ne kete rast? Sudet qe kane hapur qendra biznesi me emrin universitet.

        Pati disa universitete qe nisen mire. Por duke qene se ne Tirane u hapen shume Sude, Pr. Dr. u larguan dhe universitetet kane perfunduar me njerez me bachelore dhe master qe japin mesim. Ata 2 – 3 PhD qe ka cdo universitet, duke qene se ka shkurtim PhD kane nisur te prodhojne PhD ne mase.

        Shikoni psh. Unin Kristaj:

        http://www.kristal.edu.al/web/index.php?option=com_k2&view=item&layout=item&id=905&Itemid=456&lang=sq

        qe te dy keta bukuroshe jane me nga nje master. Por i vene vetes targen PhD(në proces ). Ky AHMET MUÇAJ qe eshte presidenti, por qe ne Tirone njihet si Meti nga Permeti, ka 4 klase shkolle dhe nja 14 klase burg. Dmth, ka universitetin e jetes si i thone llafit.

        Por hajt mo! Se hapin vene pune si i thone llafit. Ahhaha.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin