DETYRAT E SHTЁPISЁ

Debati pёr detyrat e shtёpisё filloi nё Francё, pёr tё vijuar mё pas nё Itali e ndoshta nё vende tё tjera. Tema ёshtё nga ato qё diskutohen nё publik nё mёnyrё ciklike. Apeli i prindёrve francezё, qё ndezi diskutime anembanё, mund tё interpretohet edhe si zёri i shumё prindёrve nё botё, tё cilёt ankohen ndaj detyrave qё mёsuesit u japin femijёve pёr t’i bёrё nё shtёpi. Ankesat mund t’i dёgjosh nё mёngjes pёrballё shkollёs, kur fёmijёt pёrcillen pёr mёsim, ose gjatё fundjavёs, kur planet e prindёrve bien ndesh me detyrat e shtёpisё.

Personalisht i përkas brezit qё e ka konceptuar shkollёn gati ushtarakisht, nё kuptimin e disiplinёs, ndjenjёs sё detyrёs, sakrificёs, pёrgjegjёsisё, meritёs, saqё e kam tё vёshtirё ta kap shpejt problemin e ngritur nga prindërit. Nga ana tjetёr, i përkas po atij brezi qё fundjavёn si fjalё e mёsoi nё libra, nё variantin weekend, por asnjёherё nuk pati mundёsi ta zbatojё si mёnyrё jetese. Kam edhe vёshtirёsi tё tjera qё mё vijnё nga kultura shqiptare, qё deri pak kohё mё parё e konsideronte shkollёn si mjet pёr rritjen personale e shoqёrore tё individit, kulturё qё e kanё tё gjithё prindёrit shqiptarё, anipse aktualisht kjo kulturё po vidhiset drejt shtigjeve tё reja.

A duhet tё ankohen prindёrit pёr detyrat e shtёpisё sё fёmijёve tё vet? Unё them qё jo, edhe pse i kuptoj fare mirё sikletet e tyre postmoderne. Ёshtё e vёrtetё qё fёmijёt e sotёm, sidomos nё mjediset e mёdha urbane, vuajnё nga stresi, kanё angazhime tё shumta, bёjnё jetё frenetike, interferojnё me angazhimet familjare, pёrballojnё ndёrlikimet e familjeve tё zgjeruara, e kёshtu me radhё. Nga ky kёndvёshtrim, kёrkesa qё detyrat e shtёpisё tё bёhen nё klasё duket logjike.

E pranoj. Edhe unё, kur isha i vogёl, i kisha inat detyrat e shtёpisё, sidomos kur dёgjoja nga penxherja zёrat e shokёve qё shkelmonin topin me sa fuqi kishin. Detyrat e shtёpisё mё vidhnin kohёn e lojёs, e argёtimit, e qejfit. Tani qё u rrita, mёsova se pedagogjia qё kam pёsuar nё bankat e shkollёs, ndonjёherё e akuzuar si e prapambetur, i pёrkiste asaj rryme qё i konsideronte detyrat nё shtёpi nё njё kuadёr mё tё gjerё, qё shkonin pёrtej fletores me vija ose me katrorё, pёrtej ushtrimeve tё matematikёs ose tё gramatikёs; pavarёsisht nga teprimet e mundshme, detyrat nё shtёpi lidheshin me disiplinёn e vetёdisplinёn, me durimin e sakrificën.

E pranoj gjithashtu, se ideja e shkollёs si vend ku mёsohet duke u zbavitur, pra ideja e pedagogjisё moderne, m’u duk mahnitёse nё fillim, por jo sa tё ma prishte mendjen pёrfundimisht. Tepër e bukur për të qenë e vërtetë. Kishte diçka qё nuk mё bindte nё formulёn ludike tё veprimtarisё shkollore, pikёrisht pёr faktin se shkolla nuk ёshtё argёtim dhe se mёsimi kёrkon gjithsesi mund e djersё. Edhe mësuesit mё zbavitës tё botёs, edhe lёndёs mё interesante tё shkollёs, madje edhe lojës vetё, i duhet koha e pёrqёndrimit, e uljes sё kokёs, e kërkimit tё llogarisё.

Debati pёr detyrat e shtёpisё mund tё zhvillohet edhe nё Shqipёri. Ka sot mjaft shkolla qё premtojnё pikёrisht kёtё gjё; qё fёmijёt t’i bёjnё tё gjitha detyrat nё klasё. Nё pamje tё parё duket shёrbim i shkёlqyer: fёmijёt hanё, studiojnё, ushtrohen, argёtohen nё shkollё, duke e çliruar kёshtu familjen nga andralla tё ndryshme. Nё kёtё mёnyrё, gjatё pasdites, fundjavës e pushimeve, fёmijёt janё mё tё lirё dhe prindёrit tё pakushtёzuar nё organizimin e familjes. Nga ana tjetёr, pa bёrё pёrgjithёsime negative, duhet thёnё se kёrkesa nё shkollat shqiptare po ulet dita ditёs. Mёsuesit u kёrkojnё gjithnjё e mё pak nxёnёsve e studentёve, duke e shndёrruar shkollёn, me pёrjashtimet e duhura, pothuajse nё njё vend pёr tё kaluar kohёn sa mё mirё.

Mirёpo lidhja e shkollёs me nxёnёsin dhe me familjen nuk ёshtё si lidhja e supermarketit me klientin. Nёse shkolla merr pamjen e parkimit tё fёmijёve, edhe pse me kёnde lojёrash shumёngjyrёshe – sikurse bёjnё disa supermarkete tё mёdha qё krijojnё hapёsira tё posaçme pёr fёmijёt ndёrsa prindёrit merren me pazarin –, atёherё familja vetёpёrjashtohet nga procesi i edukimit tё fёmijёs, duke ia deleguar tёrёsisht shkollёs rolin e rёndёsishёm. Detyrat e shtёpisё janё vёrtet tё lodhshme, por prindёrit duke i ndihmuar fёmijёt kanё rastin tё krijojnё lidhje tё reja me ta, kanё mundёsinё t’i ndjekin hap pas hapi, pёrveçse tё mёsojnё (jo rrallё) nga mёsimet vetё. Paradoksalisht, kohёt moderne tё internetit, tё televizionit e tё playstation-it i bёjnё mё imperative detyrat e shtёpisё, sepse e detyrojnё familjen tё komunikojё brenda saj e tё mos kthehet nё bashkёsi elektronesh qё rrotullohen rreth vetes nё vetmi.

Koncepti i detyrave tё shtёpisё si angazhim serioz bie ndesh me atё kulturë qё e konsideron shkollёn vetёm si pengesё kohore drejt marrjes sё dёftesёs, ose diplomёs, tё asaj cope letre qё vёrteton (vetёm nё letёr) aftёsitё e personit. Pёr fat tё keq kjo kulturё po fuqizohet dita ditёs nё Shqipёri, ku dikur “futej mik” pёr tё kaluar klasёn, ose pёr tё marrё njё notё mё tё mirё, kurse sot paguhet me valutё pёr njё provim ose diplomё. Nuk e teprojmё po ta pёrfytyrojmё edhe vetё sistemin universitar shqiptar si legalizimin e blerjes sё diplomёs, pёr sa kohё do tё ketё universitete qё e konsiderojnё arsimin si treg e biznes, ku studentёt kthehen nё konsumatorё e klientё, tё cilёt, siç dihet nga parulla e famshme cinike, kanё gjithnjё tё drejtё. Nё kёtё kuadёr, detyrat e shtёpisё nuk kanё kurrfarё kuptimi.

Pёr t’iu kthyer apelit tё prindërve kundër detyrave të shtëpisë, mund tё thuhet se dallohet njё farё egoizmi nё ankesёn e tyre. Pёr rehatinё e vet, kёrkojnё qё fёmijёt tё mos ngarkohen me detyra shtёpie. Dikush e ka interpretuar kёtё qёndrim me kulturёn e sotme tё adultocentrizmit. Porse nuk duhet harruar edhe e kundёrta, d.m.th. kur prindёrit, pёr arsye tё ndryshme, u japin gjithnjё tё drejtё fёmijёve, ua plotësojnё çdo kёrkesё apo kapriço, duke i pёrkёdhelur pa masё qё nё vegjёli. Kemi tё bёjmё me metamorfozёn mё tё çuditshme: prindi shndёrrohet nё avokat tё fёmijёs. Ja pёrse, shpeshherё, prindёrit ankohen pёr mёsuesit, duke u bёrё kundёrshtarё e jo aleatё nё edukimin e fёmijёve. Natyrisht, nuk mund tё pёrjashtohen pёrgjegjёsitё e shkollёs sё sotme e tё pedagogjisё moderne, që në disa raste konkurojnë me prindërit duke vënë në qendër jo të mirën e fëmijëve por dëshirat e tyre, që jo gjithnjë përkojnë me njёra tjetrёn.

Alergjia ndaj detyrave të shtëpisë, si sinonim i sakrificës dhe i arritjes së objektivave nëpërmjet mundit, pra meritës, nuk mund të shihet jashtë mjedisit të sotëm kulturor. Në Shqipëri mund t’i referohemi opinionit të përgjithshëm, sipas të cilit rëndësi ka të bësh parà sa më shpejt, sa më shumë e me çdo mjet të mundshëm. Në fakt, që të bëhesh “i suksesshëm” në Shqipëri nuk duhet domosdoshmërish diplomë, njohuri ose mund i jashtëzakonshëm; kërkohen aftësi të një lloji tjetër. Firmat piramidale të viteve nëntëdhjetë ishin simboli i kulturës që kërkon t’i nxjerrë paratë nga paraja, pa kaluar nga “lodhja” e prodhimit. Por për këtë nuk mund të akuzohen vetëm shqiptarët, meqë vetë kriza e fundit ekonomike në botë u shkaktua pikërisht nga financiarizimi i tepërt i ekonomisë. Si të thuash, nga disa Sude me kravata që punonin në bursat e globalizimit pa kontroll e skrupuj.

Kjo tregon që njeriu nuk mëson asnjëherë nga gabimet e veta. E të mendosh që Pinoku e pësoi paq nga maçoku e nga dhelpra që i premtuan se nga monedhat e arit do të rritej një pemë plot me para. Pinoku e kuptoi se pa shkollë, pa detyrat e shtëpisë, d.m.th. pa lodhje e përpjekje, njeriu bëhet gomar, në kuptimin e injorantit. Dakord që Pinoku e mori vesh, po lexuesit e përrallës së Kolodit e kanë kuptuar vallë mësimin?

Nuk ka komente

  1. weekend? e ke fjalen vetem per te dielen pishak sepse e shtuna ishte dite mesimi. sot nxenesve u duket e pabesueshme nje jave me 6 dite mesimi. une i perkas asaj gjenerate te fletrufeve ne shkolla, te “cetes”, te fletave te nderit por edhe te pastrimit te shkolles, mirembajtjes, “dezhurnit”, ndezjes se sobave etj.

    cohesha ne pese te mengjesit dy here ne jave per te pastruar klasen (bankat, dyshemete me fshirje e larje), per te ndezur soben dhe ashtu benin edhe nxenesit ne klasat e tjera. kisha shoke te mij qe ecnin 2 ore ne dite me kembe (dimer/ behar) nga fshatrat perreth per te ardhur ne shkolle. dhe flasim per mosha 10-14 vjecare.

    mesuesi atehere ishte figure e respektuar dhe e dashur, me te drejta mbi ty ndonjehre te barabarta me prindin. ndonje shkulje flokesh, veshi, ndonje shpulle e ftohte por gjithsesi jo pa te drejte.

    sot, jo vetem qe detyrat e nxenesve po pakesohen, jo vetem qe shkolla eshte kthyer ne nje vend argetimi dhe jo mesimi e edukimi por ajo qe eshte me e frikshme eshte manifestimi ne menyre eksplicite i mediokritetit per hir te barazise.

  2. Eshte nje orvajtje e kote. Sistemi francez nuk do te ndryshoje per shkak te nje grupi prinderish qe pertojne te kryejne detyren e tyre ndaj edukimit te femijes, apo qe u kane dhene femijeve kaq shume liri sa tani preferojne me mire te ndeshen me shkollen se sa te ndeshen me femijet e tyre per punen e detyrave te shtepise.dhe rastin tё krijojnё lidhje tё reja me ta

    Edhe une i kam urryer detyrat e shtepise. Nuk ka femije qe nuk i ka urryer ato. Nuk kam dyshim qe shume bashkemoshatare te mi kane pasur nje femijeri shume me te bukur se e imja pikerisht sepse kane luajtur e defryer kur une isha i detyruar te rrija i ngujuar ne shtepi. Mirepo nuk jam aspak i penduar dhe u jam shume mirenjohes prinderve te mi qe kane thyer rezistencen time sa here kam dashur t’u bej bisht detyrave. Koha e lojes qe sakrifikova atehere u shperblye me te tjera “lojera” qe bej tani qe jam rritur ndersa shume versnike te mi kane tani kohen e “detyrave”.

    Pishaku e ka qare kete shkrim. Prinderit sot si “kundёrshtarё e jo aleatё nё edukimin e fёmijёve” dhe detyrat e shtepise si mundesi per te krijuar lidhjet femije-prinder aq te veshtira per t’u cimentuar ne kohen e sotme jane dy pika vecanerisht te goditura ne kete shkrim te domosdoshem per t’u lexuar nga prinderit e sotem, pa qene nevoja qe te jene te prekur nga tema konkrete e kesaj levizjeje ne France.

  3. E lexova me shume interes shkrimin, aq me shume per faktin se pas pak muajsh djali im do te filloje shkollen. Gjeja qe me beri me shume pershtypje ne takimin me mesuesit e ardhshem te tim biri ishte fraza:nuk do kene detyra shtepie. Ishte si nje lloj mburrjeje qe me tingelloi keq. Kur do mesoje im bir disiplinen, nje minimum detyrimi, sakrificen e uljes per te bere detyrat ne vend te lodrave?

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin