FASHION STATEMENT

Të gjithë do ta kenë vënë re se kryetari i AKZ-së, Kreshnik Spahiu, del rregullisht në publik i shoqëruar nga simbolet kombëtare, dhe pikërisht flamuri i Republikës Shqiptare.

Mirëpo AKZ-ja është një lëvizje që synon të shndërrohet në parti politike, dhe partia, sikurse e tregon fjala vetë, është shprehje e organizuar e vullnetit politik të një pjese të qytetarëve, përkundrejt vullnetit të ndryshëm ose të kundërt të një pjese tjetër.

Me përkufizim, në një regjim pluralist, partia politike ka kuptim vetëm në kontekstin e ekzistencës së partive të tjera që i kundërvihen.

Simbolet kombëtare, nga ana e tyre, nuk janë plurale, por unike; Republika Shqiptare ka një flamur të vetëm kombëtar, të miratuar me kushtetutë.

Për këtë arsye, përdorimi kaq agresiv i një simboli kombëtar madhor, nga një parti politike që garon krahas partive të tjera politike besoj se duhet debatuar, nga pikëpamja ligjore, por jo vetëm.

Republikës Shqiptare nuk i shërben, as i përkushtohet vetëm AKZ-ja, por të gjitha forcat politike që veprojnë brenda kuadrit kushtetues.

Ma merr mendja se do të ketë shumë qytetarë shqiptarë që identifikohen me flamurin kombëtar dhe simbole të tjera të Republikës, por nuk duan të kenë të bëjnë me AKZ-në dhe kryetarin e saj.

Është e drejta e këtyre qytetarëve të kërkojnë që AKZ-ja të gjejë një simbol grafik të vetin, cilësisht të ndryshëm nga flamuri ynë kombëtar.

Për të sjellë një krahasim të thjeshtë nga lëmi i sportit kompetitiv, ekipeve të futbollit nuk u lejohet – me rregullore – që të veshin në fushë uniformën e ekipit kombëtar.

Përdorimi për qëllime politike i flamurit kombëtar nga AKZ-ja është abuziv dhe duhet ndalur. Të dalësh me flamurin kombëtar në veprimtari me natyrë thjesht partiake, ose për të mbledhur anëtarësime dhe vota, është të pretendosh se ekziston një parti politike e cila shpreh interesat e vërtetë të atdhetarëve, ose të flirtosh me konceptin fashist për shtetin, politikën dhe shoqërinë civile.

 

Nuk ka komente

  1. Perdorimi i flamurit duhet ndalur? E pse? Askush nuk i ndalon partite e tjera ta perdorin flamurin edhe ato, e ne fakt shpeshhere e perdorin. Ideologjia e partise nuk shprehet VETEM tek simbolika, po ka elemente te tjere, me i rendesishmi nder to programi. Simbolika eshte ne funksion te programit dhe jo anasjelltas.

    1. Zakonisht pyetjet bëhen para përgjigjeve; në rastin e pse-së sate më lart, përgjigjja gjendet në shkrim. Që partitë duhet të kenë simbolet e tyre dalluese, këtë e di edhe bufi. Bufi gjithashtu di edhe që simbolet duhet t’i dallojnë partitë mes tyre. Flamuri kombëtar është simbol i Republikës, sikurse ka edhe funksione të tjera simbolike, por gjithnjë bashkuese. Nuk është i përshtatshëm, për t’u pronësuar nga një lëvizje politike me natyrë partiake partiake.

  2. AK-ja ka flamurin e saj me ngjyre te bardhe, dmth ngjyra partiake eshte e bardha dhe mund te verehet ne mitingjet qe ka zhvilluar, prandaj nuk e marr vesh ç’kerkohet. Me habit qe xha xhai, kaq i kujdesshem ne informacion, ben nje gafe te tille.
    Flamurin kombetar jo vetem qe mund ta perdore çdo parti dhe perdoret ne gjithe boten, por ne rastin e AK-se kryen edhe nje funksion qe flamuri partiak si brendashteteror me perkufizim, nuk mund ta kryeje, dmth paraqet frymen jashteshteterore te levizjes, ate te bashkimit.

    1. Unë nuk di se ç’flamur ka AKZ-ja në sepet, por di se ç’flamur përdor AKZ-ja në publik (besoj se edhe fotoja që kam sjellë mjafton si ilustrim). Nëse ti nuk sheh një problem këtu, dhe më sjell argumente të llojit noterik, atëherë nuk kam se ç’të diskutoj me ty.

      1. Po dale o xha xha, mba radhen e akuzave per shkelje ligjore, se tani e ka Sala, prit te shohim si do dale ai, njehere, jo te gjithe turravrap.
        AK-ja ka flamurin e vet, ne çdo miting e ka perdorur, bluzat e aktivisteve jane me ngjyren e bardhe te saj, edhe veshjet e dy vajzave ne Kruje, simbolika ishte nje me ngjyrat e flamurit dhe tjetra me ngjyrat e AK-se.

        Logjika ta do, qe nje parti nacionaliste mbeshtetet fort tek simbolika kombetare, sidomos persa kohe qe keto simbolika jane vertete te shtetit, por ne radhe te pare te kombit dhe shteti nuk ka ndonje ‘tapi’ mbi to. Shteti e fiton ‘tapine’ kur te jete banesa e te gjithe kombit.

        Ti bere nje gafe, e pranon s’e pranon eshte puna jote.

        1. Në fakt, nuk akuzoj për shkelje ligjore, sepse nuk e njoh ligjin në këtë pikë – dhe as më vjen në vështrim. Unë thjesht shoh diçka që nuk shkon dhe desha ta ndaj me ju.

          Mënyra si reaguat, ti Hyllin dhe çuditërisht edhe Politicus-i (me shëndet, gjimnastiorkën e re!), më konfirmon se paskam prekur një nerv të gjallë.

          Hyllin, nëse dëshiron të ngulësh këmbë me argumentin e “gafës”: blogu nuk është Enciklopedia Britanike, as pretendon saktësi akademike. Për nga vetë natyra, është i hapur ndaj gabimeve dhe vetëkorrigjimeve.

          Megjithatë, bashkohu edhe ti me mua, në thirrjen për ta kthyer gafën në forcë.

          Tani le t’i kthehemi problemit kryesor, dhe t’i lëmë noterët të kthehen në shtëpi: flamuri kombëtar nuk mund të përfaqësojë një parti politike, besoj unë; meqë te flamuri kombëtar identifikohen të gjithë qytetarët.

          Ky është argumenti im. Nëse do të më kundërshtoni, më kundërshtoni këtë argument.

          AKZ-ja ndoshta ka ndërmend të përfitojë nga simboli i flamurit, për t’u paraqitur si partia “e të gjithë shqiptarëve” – por kjo tollumbace nuk mund të lihet pa shfryrë.

          Më duket se një prej këtyre të AKZ-së, por tani nuk e kam referencën në dorë, pat thënë dikur se “po të mos jesh me ne, je kundër flamurit,” ose diçka të ngjashme. Mua kjo më shqetëson – jo dokumenti i depozituar te noteri publik.

          Politicus, me sa di ka pasur në Danimarkë një debat shumë të gjallë, në lidhje me përdorimin e flamurit kombëtar nga një parti e djathtë atje (hidhi një sy këtij shkrimi, po të kesh kohë: http://alturl.com/wbi3e. Por nuk u bë ky shkas i ndërhyrjes sime. Mua thjesht më vret syrin flamuri kombëtar, si simbol i përdorur nga një parti politike që përçon mesazh me tone të forta demagogjike, populiste dhe potencialisht shumë të rrezikshme për Shqipërinë.

          Nuk do të doja, pra, që ky flamur të përdoret nga një forcë politike thjesht për t’u ngjitur në pushtet.

          1. Shiko xha xha, ti nuk e ke qendisur shkrimin per debat, por ke fole per pikepamje ligjore, model fashist, frenim te veprimtarise se AK-se etj, ti mire qe s’ke thene te dale AK-ja jashte ligjit.

            Une jam me ata qe mendojne se rikthimi i nacionalizmit ne Lindje, nuk eshte i pakuptueshem, por nevoje e vendeve per demokratizim dhe ne kete kendveshtrim e kam pare dhe e shoh AK-ne, si nje nevoje per demokratizim pas zhgenjimit 20 vjeçar e jo rastesisht jane te rinjte qe e mbeshtesin, sikunder ishin te rinjte ata qe mbeshteten PD-ne para 20 vjetesh. Kjo sidomos ne kendveshtrimin historik te nacionalizmit, qe AK-ja e ka bere te veten, ne ndryshim nga Vetevendosja ne Kosove.

            Mbi kete baze, mua artikulli me vjen si thirrje antidemokratike, te ndalim AK-ne se po na rrezikon partitokracine, me mire ky sistem sesa nje tjeter promotor i te cilit behet AK-ja.

            Sikunder e kam pohuar edhe me pare, partite jane pjese qe te gjitha bashke formojne te teren demokratike, por jane pjese qe mbeshteten tek identitetet qe mbartin individet, jo pjese abstrakte qe ekzistojne a priori, sipas nje kendveshtrimi gjeometrik te spektrit politik ne demokraci.

            Identiteti ekonomik ku po s’ishe i pasur je i majte, do bente qe nja 90-95% te ishin te majte, pra e majta do ishte diktatoriale.

            AK-ja mbeshtetet tek identiteti kombetar, nese kjo do te ishte arsye per akuza diktatoriale, atehere i bie qe te vetmit demokrate te ngeleshin pasaniket kozmopolite, qe votojne te djathten liberale.

            Politika eshte politike e perparesive identitare ne pjesen me te madhe dhe ne pjesen tjeter e perfitimit te menjehershem te vendit te punes, privilegjit etj.

            Ne kushtet e Shqiperise, ku identitetet krahinore, fetare, fisnore jane mpleksur me te majten e te djathten, pas nje martese me identitetet historike specifike te Shqiperise, politizimi i identitetit kombetar qe po kryen AK-ja, ka nje funksion esencial ne rrezimin e ketij spektri politik qe hecen sipas parimit te vjeter perça e sundo.

            Edhe ne rast se ta zeme shqiptaret do vendosin tek perparesite e tyre zhdukjen e ketij spektri politik, gje qe aktualisht nuk eshte se verehet, perseri AK-ja si promotore pas nje çasti fillestar ku do fitonte mbi 50%, me rregullimin e stabilizimin e sistemit te ri do te gjente kundershtaren e saj, prandaj s’do kishte kurrfare rreziku.

            Brenda ketij sistemi AK-ja eshte parti pakperqindeshe, çka s’ka pse te shqetesoje askend.

            Per t’u rikthyer edhe njehere tek nevoja e demokratizimit te vendit, pikerisht nga nje identitet i fuqishem , mund te buroje ndryshimi i mundshem, dhe identiteti kombetar eshte i fuqishem sepse perfshin gjithe shqiptaret. Pas tij, identiteti ekonomik eshte me i fuqishmi ne shifra, pra burim ndryshimesh te verteta.

            Gjithe identitetet e tjera, nuk kane takat te ndryshojne thelbesisht asgje, sepse jane numerikisht te vogla.

            Keshtu qe, ne kushtet kur PS-ja e cila mbart monopolin ideologjik te identitetit te fuqishem, atij ekonomik, nuk ka aspak ndermend ta perdore per ndryshime, llogjike qe ngelet vetem identiteti kombetar si shpresa e fundit e grumbullimit te shqiptareve ne nje levizje emancipuese e demokratizuese.

            Ne fund te fundit, kjo eshte nje alternative per daljen nga gjendja, themelimin e nje republike te re, nese ti ke ndonje alternative tjeter, na e thuaj.

            Po te dale AK-ja flluske, atehere nuk ka me shanse reale te ndryshohet gje, sepse o ia del identiteti kombetar te ndryshoje gje o s’ka identitet tjeter qe i ben derman gjendjes, vetem falimentimi i Shqiperise do sjelle ndryshim.

          2. xhaxha tullumbacet mua me interesojne pak, dhe gjimnastiorkat i perdor vetem ne krevat. Megjithate, kam frike se eshte debat qe nuk ekziston sepse nuk ka thelb. .
            Edhe nje here tek argumenti: flamuri kombetar nuk mund (sic thua ti) ” te mos perfaqesoje asnje parti politike sepse eshte e te gjitheve” per shkak se ne qofte se eshte i te gjitheve, atehere eshte edhe i atyre qe “s’mund ta perdorin”. Perdorimi ekzluziv do te cenonte simbolin, vetem perdorimi nuk i prish pune kerrkujt. Pervecse kundershti logjike, praktika gjitheboterore (pa perjashtuar as Danimarken qe permend) eshte qe flamuri kombetar te beje pjese ne te gjitha aktivitetet politike te te gjitha kraheve me perjashtim te atyre qe kerkojne internacionalizmin proletar.
            Meqe i ke hyre tullumbaceve, si i behet me perdorimin e termit Rilindje, se shumekend e ofendon vendosja perbri e Sami Frasherit me Endri Fugen, apo e Isa Boletinit me Tome Doshin. Po qe per te shfryre tullumbace une them ti shfryjme te gjitha, edhe ato te kryetarit premtim-madh qe erdhi dhe ta imponoje termin deri edhe ne djepin e lirise. Nderkohe,sic mund ta kesh pare salla ishte plot me “neo-rilindas”, se Universiteti ka qene i mbyllur me pushime pranverore (Spring Break) deri sot. Ja dhe nje tullumbace tjeter per tu shfryre.

            1. Shkruan:

              Meqe i ke hyre tullumbaceve, si i behet me perdorimin e termit Rilindje, se shumekend e ofendon vendosja perbri e Sami Frasherit me Endri Fugen, apo e Isa Boletinit me Tome Doshin. Po qe per te shfryre tullumbace une them ti shfryjme te gjitha, edhe ato te kryetarit premtim-madh qe erdhi dhe ta imponoje termin deri edhe ne djepin e lirise. Nderkohe,sic mund ta kesh pare salla ishte plot me “neo-rilindas”, se Universiteti ka qene i mbyllur me pushime pranverore (Spring Break) deri sot.

              T’i shfryjmë që t’u luajmë fenë. (Vetëm se unë nuk shkova në atë takim, kështu që s’di të them gjë për përbërjen e sallës.)

  3. Ndoshta do duhej të zbatoheshin në mënyrë analoge disa rregulla të njohura nga fusha e reklamave, ku përdorimi i simboleve kombëtare është i ndaluar, pasi prodhues konkurrues brenda një shteti mund të vihen në pozita të pafavorshme. Në Gjermani për shembull, ku të gjithë gjermanët hanë me shumë dëshirë salçiçe, është e ndaluar t’i shesësh ato me flamurin gjerman si etiketë. Me do mëndja që është e kuptueshme se pse.

  4. Atehere me lejo te te them ne menyre deftore se bufi me siguri e di qe nga sa thua me siper, dmth flamuri eshte simbol kombetar e jo partiak, rrjedh se asnje parti nuk mund ta shfrytezoje flamurin eksluzivisht, por vetem kaq. Per sa kohe qe perdorimi ne tubime partiake nuk pengon te tjere nga te perdoruarit e flamurit ne te njejten menyre askush (madje as bufi) ska te drejte te ndaloje perdorimin e nje simboli i cili perkufizohet paraprakisht si i te gjitheve. Perndryshe sipas llogjikes me siper flamuri sduhet perdorur kurre apo duhet rregulluar kur dhe si perdoret me ligj. Me tej, sipas vezhgimeve rastesore me rezulton qe ne shumicen e tubimeve apo mbledhjeve partiake aktualisht perdoret flamuri kombetar, si nga Berisha si nga Rama apo qindra partite e tjera shqiptare(perfshi partine Forca Italia). Pra, eshte pike e tejkaluar debati, te pakten po qe se flasim per debat racional.

    Thua me siper se duhet debatuar ligjerisht nese i lejohet nje force politike te perdore flamurin. Mirepo ka nje klecke kjo pune, nuk ka ligj qe ndalon perdorimin e flamurit, ne asnje rast e ne asnje rrethane. Me siguri qe duhet te kesh nepermend ndonje zgjidhje tjeter, a ndonje praktike te vendeve te ngjashme qe e ndalojne perdorimin e flamurit per aktivitete politike, por nuk na ke lecitur me kete.

    Ne gjykimin tim kjo eshte teme qe rrjedh uje nga te gjitha anet, po po qe se duhet dicka “sa me u gjind Kola npune” une sjam kondra.

    1. … Me siguri qe duhet te kesh nepermend ndonje zgjidhje tjeter, a ndonje praktike te vendeve te ngjashme qe e ndalojne perdorimin e flamurit per aktivitete politike, por nuk na ke lecitur me kete……
      Perse , ne nuk mundemi te krijojme vlera mbareshoqerore !
      ..cfare presim ne xhanem,….nuk e kuptoj kete tedence heretike kundrejt cfardo mendimi qe distancon ”tonen” nga ”timen’.
      Mbase..mbase ka lidhje gjenetike me dukurine e asaj qe .. njeriu gardhin e do gjithmone pas shpine se e ka te mbledhur menen anej ,se gjen gje.

    2. “Mirepo ka nje klecke kjo pune, nuk ka ligj qe ndalon perdorimin e flamurit, ne asnje rast e ne asnje rrethane”.

      Per hir te saktesise, ne fakt, jo. Rastet dhe rrethanat i ka percaktuar neni 229 dhe neni 268 i kodit penal sipas te cilit mund te hash nga nje deri ne dy vjet burg per perdorime te caktuara te flamurit.

      Sa per te sjelle nje ose dy shembuj.

      1. forma mentis te pergezoj per avokatine ndaj te zotit te shtepise. Neni 229 sic e di ti por nuk e percakton me siper flet per perdhosjen e simboleve kombetare dhe 268 per poshterimin me ane te shkrimeve etj. Ne asnje rast e asnje rrethane i referohet veprimtarive politike apo perdorimit te flamurit gjate veprimtarive politike (perkundrazi 269 -a percakton deri ne dy vjet burg per pengimin e ketyre).

        1. Në qoftë se ndërhyrjen e FM ti e sheh si ‘avokati ndaj të zotit të shtëpisë’, atëherë kam të drejtë të deduktoj se ndërhyrjen tënde ti e pate konsideruar si sulm ose akuzë ndaj të zotit të shtëpisë, me ç’rast do të të sqaroja se ti, Politicus, je duke abuzuar me këtë hapësirë të komenteve për qëllimet e tua politike.

          E tha edhe LG-ja më parë – diskutime si këto të tuat e ulin (e përdhosin) nivelin e blogut; dhe e ulin sepse, nëse një palë këtu kërkon të diskutojë, të reflektojë dhe të kuptojë, një palë tjetër kërkon të bëjë fushatë elektorale ose të importojë një lloj fryme të molepsur që, përndryshe, është e huaj për PTF.

          1. per te parafrazuar Gjergjin kombetar politiken nuk e solla une, e gjeta mes jush. Kembekryq madje.Logjika e deduktimit eshte aq e cale sa qe mendoj se te ka rreshkitur dora ne nxitim e siper.
            Po ti kot e merr me tersellime, ne fund te fundit ndiq keshillen tende, mos u merr me autorin po me argumentin. Ato nenet qe solli fm-ja ishin nje mufke sa per te fshehur hicesine e kesaj teme. Nderkohe une nuk u mora me fm-ne por ju pergjigja argumentit te tij.Me nenin perkates madje.
            Per mua ska asnje nevoje te gjehen kesi kleckash, duke qene se ti nuk e ke fshehur ndonjehere neverine ndaj kombetarizmit. Bjeri perdite AKZ-se dhe Berishes tek substanca, duke qene subjekte politike japin plot material.Po te merresh me flamurin apo me mufkat e Taulant Balles per Berishen eshte te marresh nje gure e ti biesh kokes. Ne gjykimin tim ne cdo rast. Po ti e di me mire.

            1. Duke te perifrazuar politicus, mufken nuk e solla une, ate e solle ti, perpikmerisht e duke aktruar juristin. Une thjesht te korrigjova. Ti e mbulon me te tjera mufka, e pastaj na jep leksione objektiviteti. Po mbase kjo eshte me e mira qe di te besh. C’faj ke ti xhanem.

        2. Ne fakt te dy nenet i referohen simboleve kombetare ku shprehimisht permendet flamuri. Bej kujdes kur absolutizon tezat e tua (“ne asnje rast e ne asnje rrethane” ke shkruar), se nuk eshte hera e pare qe dizinformon. Ti, jo une.

            1. forma mentis, nga kodi qe solli politicus-i, ti del, me fal per shprehjen, si sharlatan i kulluar.

              Gjeja kurioze rreth kodit penal, ne e mbaj mend mire eshte qe keta qypat tane, kane dekriminalizuar (nuk mbaj mend para sa vjetesh ) fyerjen e perbuzjen publike ndaj flamurit tone, me denim deri ne tre vjet, por s’kane dekriminalizuar perdorimin e fjaleve fyese ndaj flamujve te huaj.

              Keshtu ne Shqiperi, nje grek mund te fyeje lirshem flamurin shqiptar, ndersa nje shqiptar nuk mund te fyeje dot flamurin grek se ha gjobe deri ne 1 vit burg.

              Ky karagjozllek, ku mbrohet nga fyerjet flamuri i huaj por jo flamuri yt, eshte produkt tipik i kozmopolitizmit alla shqiptarçe.
              Ne fakt, nga nje ane bene mire, se me sa eshte fyer publikisht flamuri shqiptar, sikur te zbatohej ligji do mbusheshin burgjet me shqiptare.

              Shenje tipike e skicofrenise kulturore. Duhet rifutur kriminalizmi i fyerjes se flamurit shqiptar, ta mbrojme te pakten si mbrojme flamujt e huaj.

            2. Hyllin, sharlatanizmin atribuoja kujt nuk solli kontekstin me vete. Ato norma qe ka sjelle politicus, ia sherbeva duke ia cituar une. Sipas politicus ato nuk ekzistonin. Sipas politicus perdorimi i flamurit, qofte ky nga partite politike (qe s’jane i vetmi subjekt) qofte ky ne aktivitete politike, nuk gjente asnje kufizim ne asnje rast e rrethane. Ne fakt, po te kishe treguar nje fare kujdesi e objektiviteti, do te shihje se komenti im niste me “per hir te saktesise”, edhe sepse politicus foli duke cituar ligjin, e jo si profan.

              Por sic thashe me lart, njerezit lexojne sipas vullentit, por edhe sipas mundesive (maksimale ose jo) qe kane.

              Pune per ta.

            3. mjaft spekulove, o fm per “flamure te tjerakuj”. Ta sqarova ne nje pergjigje qe “asnje rrethane e asnje kontekst” i referohej veprimtarise politike ligjore dhe tubimeve te asaj natyre. Kjo duhet te kuptohej natyrshem duke qene se 1) nuk jemi ne gjyq ku te na duhet te jemi te kujdesshem me cdo detaj dhe 2) tema e ceshtjes ishte perdorimi i flamurit ne veprimtari politike. Te tjerat ti thane e spo dua te perseris e te ndyj tastieren..

            4. E sqarove vetem pasi une ta vura ne dukje. Jo nuk jemi ne gjyq, por ti citove ligjin, duke i vene nje vule vetiake absolute, e thua se e kishe miratuar ti. Une te vura ne dukje, qe vula jote (asnje e asnje) ishte e tepert, e qe nuk perkonte me autoritetin e normes se cituar.

              Sa per spekulime patetike per flamure etj si keto, ato ti le ty, meqenese ke dhene shembuj te qendrueshem ne kohe, ne kete drejtim.

              Jo domosdoshmerisht, kur mendimet e komentuesve apo autoreve perkojne, nenkupton flamure, perkatesi partiake, apo tastieriste. Por, vertet, secili sjell aq sa ka.

        3. Ti ben dhe sikur referon kodin. Duhet ta kesh ves se s’ka mundesi. Pengimi me dhune, thote neni 269 (dhe jo 269 -a ), politicus. Me dhune. Eshte element cilesues dhuna, jo me kot eshte cituar dhe ne titullin e nenit. Po nejse.

  5. E shtruar ne parim nga xhaxhai eshte shume e drejte, pasi nje parti, nje cope perfaqesuese te themi nuk mund te monopolizoje kombin apo simbolet e tij. Flamuri kombetar mund te perdoret por assesi te zevendesoje flamurin partiak i cili vendoset edhe perkrah subjektit politik ne fleten e votimit. Ajo qe eshte shqetesuese dhe eshte cekur me siper ka te beje me retoriken e monopolizimit dhe perjashtimit te te tjereve nga disa gjera qe jane per te gjithe. Nuk e mbaj mend nese e lexova ketu apo diku tjeter ku nje perkrahes i partise se tifozeve te quajtur AKZ fliste per shqiptaret qe te parin apo mbi te gjitha kane identitetin kombetar dhe keta duhet te votojne per AKZ. Kjo eshte krejt qasje fashiste e totalitare. Ne fakt kjo tip lajthitje ka ndodhur edhe ne vitin 2003 nese nuk gaboj vitin kur Edi Rama (bashke me F. Nanon) thane qe vota per opoziten e atehershme eshte tradheti kombetare. Imagjinoni sikur te dale PD-ja tani dhe te thote qe vota per tjeter parti pervec saj eshte kunder lirise dhe demokracise meqe kjo parti permbysi diktaturen.

    AKZ eshte manover elektorale e Rames qe veteshpallet nacionaliste, por kjo shikuar pertej fasades se tifozerise qe ben me flamuj e banderola, nuk ka asgje programore qe mund ta klasifikoje si nacionaliste. Cfare ka artikuluar si program nacionalist Spahiu per te cilin ka filluar procedim penal prokuroria? Asgje, pervec urrejtjes per pakicat etnike dhe fqinjet. AKZ e Spahiut eshte thjesht nje altorpalant sharjesh kunder Berishes qe perdor Rama. Kaq ka bere deri tani.

    1. Eh ç’te gajas ti Metalaro, po nuk ishte AK-ja parti e Topit, tani u be e Rames, apo thuaj ne teresi kush nuk eshte me Berishen eshte i Rames.

      Perveç qe Berisha ka bere aq pazarlleqen me greket e serbet saqe pasi te humbe zgjedhjet duhet bere nje hetim i fuqishem e sipas meje futur ne burg te perjetshem, vetem per keto pazare, aktualisht AK-ja eshte ne opozite, keshtu qe normal do merret me qeverine e Berishen.

      Por ne ndryshim nga çdo opozite e deritashme, AK-ja ka fjale edhe per PS-ne e Ramen, pra per vete opoziten, ne optiken e nderrimit te gjithe sistemit.
      Normalisht per arsye politike partite opozitare nuk duhet te merren shume me partite e tjera opozitare, se lufta brenda llojit nuk sjell fitore, por ama eshte e rendesishme te vihen pika mbi i dhe qofte Rama e qofte Spahiu i kane vene pikat mbi i, Rama biles tha qe asnje i majte nuk duhet te votoje Spahiun apo Topin.

      Une per vete nuk do ta shihja aspak keq sikur edhe PS-ja te shperbehej, psh Blushi kish bere nje artikull interesant, sado plot me sofizma per nje te majte metafizike, qe gjendet ne ADN-ne e njeriut, perseri kishte disa prirje socialdemokratike.

      Shkaterrimi dy kuçedres me dy koke, PD-PS, do te jete i pashmangshem por eshte mire qe te behet sa pa qene vone, kur kuçedra te vdese nga pleqeria, pasi ka çuar Shqiperine ne falimentim.

      Shkaterrimi i PD-se eshte me i mundshem, sepse PD-ja eshte koke e qepur, kurse i PS-se me i veshtire se funksionon si fis dhe fisi eshte shume i veshtire per t’u mundur.

    2. “AKZ e Spahiut eshte thjesht nje altorpalant sharjesh kunder Berishes qe perdor Rama. Kaq ka bere deri tani.”

      Nese kjo do te ishte e vertete, une do te te thoja ty: ‘Te lumte goja”. Te shash berishen eshte gjeja me fisnike qe mund te bejne shqipetaret e pa jenicieranizuar akoma. Ndersa jeniciereve te malokut une i them ta braktisin sa nuk eshte vone.

      1. Une po konstatoj se cfare ben Spahiu dhe nuk po them qe eshte e denueshme penalisht te shash a te sulmosh politikisht Berishen. Tek e fundit Berisha ka luftuar per kete dite qe ta shash edhe ti edhe Spahiu. E keqja (per ju) eshte se sharjet tuaja jane gudulisje mizash per Berishen qe po shkon drejt mandatit te trete, ndersa Rama do te ngelet ky qe eshte sot: humbes.

        AKZ kete pune ka deri ne zgjedhje, pas zgjedhjeve parashikoj qe do i shuhet emri. Kjo parti arrin per hater tek 10 mije vete ne gjithe Shqiperine. Ka nje grup qe e leviz salle me salle dhe ata militante te PS qe shkojne me urdher.

        Demi do ti shkaktohet patriotizmit ne Shqiperi nga grupime te tilla shralatanesh jo Berishes e as Spahiut se ai ka gjalluar e gjallon perseri.

  6. Plotesisht me vend kritika per stilin dhe retoriken komb-pervetesuese te AKZ-se.

    Por, druaj se zgjidhja nuk eshte tek dekurajimi i AKZ-se nga flamuri kombetar (s’ka se si, cdo tek pulle njeri ka te drejte te valevite flamurin, ai perfaqson te gjithe dhe secilin idividualisht, kur qytetari ndihet ashtu pra, i perfaqsuar nga flamuri) por tek edukimi i votuesve qe te mos hane flamurin per djathe.

    Besoj se eventualisht, ose Spahiu do fuse pak brume (program) ne fasaden boshe te parullave dhe demagogjive, dhe keshtu do kete nje nr te konsiderueshem votuesish, ose do kete vetem ata qe meritojne te perfaqsohen nga nje parti boshe, por te mbuluar me flamur.

  7. Mua nuk me duket se ky debat eshte thjeshte pune flamuresh. Edhe xhaxhai qe e hapi, e di fort mire qe neper fushata elektorale valeviten qoshe me qoshe flamujt kombetare, perkrah flamujve/simboleve te partive perkatese. Ky debat ka lidhje me ate tjetrin, ate te “tradhetoooooreve”

    Qe KS te dale me flamurin e partise se tij dhe flamurin kombetar perbri, s’ka asgje te keqe. Por dalja me flamurin komebtar e shoqeruar me retoriken e tagrit te ruajtjes te kombetareve, apo spastrimit nga antikombetaret, eshte ceshtje shume serioze dhe ja vlen te diskutohet. Nuk di kush ja dha a kujt ja mori KS kete tager, kush e beri etalon a barometer te kombetarizmit shqiptar….apo dil te dalim, kujtdo mund ti mbushet mendja se ai eshte flamurtari i ceshtjes, dhe o me ne o kundra nesh….vazhdon himni i flamurit per reference.

    Vertete ka plot forca brenda dhe jashte qe nuk do e lejonin shkarjen e Shqiperise neper keto ujra te rrezikshme nacionaliste, por deshira e tyre per te shkare, nuk eshte per tu neglizhuar.

    Dhe, amani, kini respekt per blogun, dhe mos e kaloni cdo argument ne “po Saliu?” “po Rama?”, se behemi si ne mbledhje partie pastaj, si ata qe kemi qeshur.

    1. Ej po jeni bere te papare te gjithe, te mengjert e te djathte. Deri dje degjohet rendom flamuri eshte nje cope rrecke, pse per flamur e kemi hallin ne, duam buke etj etj, kurse tani BEFAS, te gjithe keta po shqetesohen per perdorimin e flamurit prej nje partie nacionaliste, qe eshte gjeja me banale ne politike.

      Mua me behet qejfi qe jeni kaq te shqetesuar per ‘fatet’ e flamurit, qe ka filluar te vleresohet me epitete pozitive, por nga ana tjeter gajasem me kete hipokrizi te pamase.

      AK-ja e paska filluar ‘revolucionin’ perderisa te mengjert e te djathte kane filluar te vihen kunder me kembengulje.

      Kjo eshte shenje e mire, se publiku do e shikoje, si kercejne perpjete ata qe duan te ruajne gjendjen, qofte te majte e qofte te djathte, kur del dikush qe don realisht ta ndryshoje ate.

      Nuk ua merr njeri flamurin, per faktin e thjeshte se nuk e keni pasur ndonjehere, perkundrazi nese AK-ja ia arrin qe t’ju beje me te dashur ndaj flamurit, atehere ka bere nje pune te shkelqyer ne mendesine shqiptare, me vetem nje vit jete.

      1. Ceshtja e ngritur ne shkrimin kryesor, ne mendimin tim, eshte ne linje te drejte edhe me logjiken ligjore lidhur me perdorimin e flamurit. Ligji per perdorimin e simboleve kombetare, nder te cilet flamuri, percakton qartesisht, njesoj si Kushtetuta, karakterin e simbolit kombetar-teresor te tij, ne kundershtim me idene e pales-partiake (etimologjia e partise vjen nga “di parte”). Ligji disiplinon nder te tjera subjektet qe mund ta perdorin, dhe format e perdorimit, te detyrueshme dhe te lira. Une do theksoja dy aspekte: i pari, qe liria e perdorimit parashikuar per shtetasit dhe per personat juridike, ku hyjne dhe partite, nuk eshte liri absolute, por gjen kufizime ne norma nga me te ndryshmet, ku si shembull solla ato te kodit penal. Ne fakt nje tjeter kufizim, edhe pse jo i drejteperdrejte, e ketu kalojme ne aspektin e dyte, e gjej ne kontekstin e percaktuar nga ligji lidhur me raportin e flamurit kombetar me flamujt e huaj. Ne fakt ligji qenderson ceshtjen e perdorimit te flamurit sidomos nga institucionet shteterore dhe entet publike, duke saktesuar detyrimin e ngritjes se flamurit prej tyre kryesisht ne prani te flamujve te huaj, ne ceremoni, evente zyrtare etj. Pra eshte kryesisht i huaji, prania e tij, qe kerkon dinjitetin e flamurit shqiptar, ne permasa, ngjyra e perdorim, sipas ligjit, nga institucione te caktuara.

        Ne kete kontekst, daljet publike te AKZ-se, duke u identifikuar kryesisht dhe rregullisht (edhe pse jo ekskluzivisht) me simbolin kombetar, pa e bashkeshoqeruar me inicialet dhe stemen partiake (tjeter detyrim ligjor lidhur me identitetin e partive, percaktuar ne ligjin per partite politike), ne konsiderate edhe te teknikave te diskutueshme te komunikimit marketings politik post-modern, te cojne te mendosh per nje perdorim te devijuar te simbolit kombetar, duke krijuar premisat e tehuajesimit per kedo qe nuk gjen veten te rreshtuar me AKZ-ne.

        1. Une e shoh kete muhabet si kot fare dhe e kam bere te qarte me larte. AK-ja ka flamurin e stemen e saj, me sakte flamuri eshte stema e AK-se ne fushe te bardhe. Kete e ka perdorur kudo, jane te bashkeshoqeruara kudo dhe kjo jo per arsye te ndonje shkeljeje ligjore, se nga keto budalleqe ( te me falin te gjithe po budalleqe jane) nuk trembet askush, por sepse stema e flamuri, perfaqeson hapin e pare, ose gjene e pare per te cilen mendohen robte kur i futen punes se themelimit te nje grupimi.

          Sa per ate ‘detyrimin’ e perdorimit te flamurit ne prani te flamujve te huaj, hajde me ndalo te mbaj ne publik flamurin shqiptar, biles hidhem ne gjyq e futem ne burg.

          Une them, qe t’i leme keto sofizma dylekeshe se jane krejt pa bereqet.

          1. Hyllin, shko në Google dhe bëj një kërkim për Aleanca Kuq e Zi, te imazhet (http://alturl.com/qgr2m).

            Unë sapo e bëra, dhe në 600 imazhet e para që me ktheu motori, rreth 150 përmbajnë flamurin kombëtar, ose 25% gjithsej (nuk kam llogaritur si flamur logon e lëvizjes).

            Kjo shifër mua më tërheq vëmendjen për keq, sidomos po të kesh parasysh shumë nga ato 600 imazhet janë të rastit (random), p.sh. tregojnë Sali Berishën, ose Adem Jasharin ose publikun në sallën e një mbledhjeje ose Skënderbeun.

            Prirja tjetër – por këtu duhet një ekspert i statistikës që ta vlerësojë – është që Kreshnik Spahiu të dalë i bashkëlidhur me flamurin kuqezi, në një numër të madh fotosh.

            Ma merr mendja se ka në qarkullim publik shumë më tepër foto të Spahiut me flamurin kombëtar përbri ose në sfond, sesa të tjera pa atë flamur.

            Siç të thashë, mua kjo më bën përshtypje, sikurse më bën edhe më shumë përshtypje përpjekja jote për ta paraqitur këtë si diçka normale. Sepse jo, nuk është normale, përkundrazi. është manipulative, është potencialisht e rrezikshme.

            Normalisht, sa i përket politikës që bëhet në publik, unë flamurin shqiptar do ta shihja vetëm në tryezën e Bamir Topit, që është presidenti i vendit dhe njëkohësisht simbol i unitetit institucional.

            E thashë edhe gjetiu, është më shumë punë decenza-e, nuk ka ligj ta rregullojë.

            1. http://www.gazetatema.net/web/2012/03/02/aleanca-kuq-e-zi-rrethon-berishen-ne-lezhe/

              Tek fotoja e dyte, duken 4 flamuj partiake.

              Sa per perqindjet e fotove, nuk di ça te them, parti nacionaliste, normal qe e ka pjese integrale, si çdo parti e tille ne gjithe boten.

              Ndertohet mbi identitetin kombetar, rrjedhimisht edhe mbi simbolikat kombetare, nuk ka asgje jashte rendit normal te gjerave.

              Ti mund te thuash, qe te ndalojme partite qe ndertohen mbi identitetin kombetar, po nuk mund te thuash e lejojme partine te ndertohet, po nuk duhet te perdore simbolikat kombetare, sepse nuk ka logjike.

              Prandaj ta thashe me lart, qe gjithe keto ‘probleme’ qe sheh ti, zgjidhen me nxjerrjen jashte ligjit, e meqe jemi tek ligji sot u njoh nga shteti si levizje politike.

              Ketu s’ka ndonje çeshtje cipe, por ti propogandon nje fryme antidemokratike, sepse ne thelb po kerkon nxjerrjen jashte ligjit.

              Sa per ku e si duhet perdorur ne politike flamuri, te rikujtoj se nuk eshte i shtetit me shume se i kombit dhe nje levizje qe synon te jete mbarekombetare ka biles edhe me shume tager se shteti qe ta perdore, sidomos ne rastin konkret , kur shteti nuk kryen as funksionin minimal kushtetues te mbrojtjes se shqiptareve ne trojet etnike.

              Ti me duket harron se AK-ja ka lindur ne perballje me vete shtetin per nje çeshtje me rendesi kombetare.

              Po te ishte shteti le te themi kuqezi, s’do kish lindur kurrfare aleance kuqezi, po shteti eshte i dale boje. Pse e mban Topi, nuk do te thote qe shteti eshte kuqezi.
              Tani ne do t’ia ktheje shteti ngjyren parore, kjo eshte objekt spekulimi, por me siguri ai eshte qellimi.

          2. Ja dhe nje detaj rastesor nga ligji per perdorimin e flamurit. Neni 3 percakton format dhe përmasat e flamurit kombëtar, ku sipas paragrafit 1: “Flamuri kombëtar paraqet një fushe me ngjyre te kuqe gjaku, me një shqiponje te zeze dykrenore ne mes, me krahë te hapur anash. Secili nga krahët e shqiponjës ka nëntë pende, ndërsa bishti ka shtate pende …. “.

            Rastesia e do qe shqiponja ne flamurin pas shpatullave te Spahiut, nuk ka 9 pende per krah, sic e kerkon ligji, por 8. Merreni si profeci, ne mos edhe thjesht si kuriozitet.

      2. Hyllin
        “AK-ja e paska filluar ‘revolucionin’ perderisa te mengjert e te djathte kane filluar te vihen kunder me kembengulje”

        Nese shohim historine e ketyre 20 vjetve, duket e pabesueshme qe nje parti e sapolindur te fitoje menjehere mbeshtetje te konsiderueshme, megjithate AKZ duhet te kete me te vertete shume mbeshtetes tek te rinjte.
        Sallat e tyre duken plot, ndersa ne nje reportazh te nje gazetari qe pyeste kalimtare ne Vlore mbi hetimin e “Komisionit Alibeajt” pothuajse te gjithe flisnin mire per Spahiun dhe AKZ. Dhe shumica jane moshatare!
        Mund te shihet ketu: http://www.youtube.com/watch?v=-ccfPEWQdWc
        Ndoshta vlonjatet i ka terhequr diskursi i AKZse; çeshtjet qe kane te bejne me kombin kufijte rregjistrimin, ndikimin grek, perdorja e flamurit …

        1. Interesante kjo e Vlores, s’e kisha pare, gjithsesi ne Vlore eshte themeluar, pavaresisht se duket sikur ka me shume mbeshtetje ne Shqiperine e Mesme.

  8. Ajo cka do te arrijne me ne fund keta, eshte neveritja e publikut me flamurin, bashkeshoqeruar me Spahiun, si piedestali ku ky shkel qe te fitoje sa me shume vizibilitet.

    Ne kete epoke cinike, shenja te ngarkuara me kaq perdorim e shperdorim, sic jane flamuret kombetare, ai qe i do me te vertete, perpiqet t’i ruaje nga bajatja, duke ua kuruar mire vendin e momentin e duhur ne shpalosje.

    Perdorimi pornografik i flamurit, ka per te sjelle te njejtin efekt cmobilizues qe sjell, pas nje fare dendesie perdorimi, pornografia.

    Specialistet thone qe perdoruesi i lebyrur, kerkon pastaj mobilizimin ne forma me te egra te shpalosjes

  9. Xha xha ke marre pak kot ketu. Hidhi nje sy partive amerikane dhe me thuaj a shikon me shume flamurin e partise apo ate amerikan (me sa kam vene re s’kane flamure partiak fare). S’do te kishte asnje te keqe sikur cdo parti te perdorte vetem flamurin kombetar. Perkundrazi. doshta mund t’i fuste ndonje ide se per ke po flasin.

    1. Në punë të flamurit, ShBA është pikërisht shembulli që nuk duhet ndjekur, meqë flamurin e tundur vend e pa vend zakonisht një hap e ndan nga ajo që këtu e quajnë jingoism.

      Në përgjithësi, këtu në ShBA nuk gjen qelbësirë që të mos e ketë valëvitur të shkretin flamur.

      Veç kësaj, mos harro se këtu shiten edhe brekë me motivin e flamurit.

      [Personalisht, mendoj se ne, si shqiptarë, nuk duhet të bëjmë krahasime të gjendjes sonë me një supershtet, si ShBA – ne krahasimet duhet t’i bëjmë me serbët, grekët, bullgarët, rumunët, meqë të kësaj kategorie jemi, pavarësisht megalomanisë të disa kombëtaristëve.]

  10. Qe AKZ (e Kreshoja) abuzojne me nacionalizmin nuk besoj se ka vend me te diskutohet. Per ilustrim ju kujtoj ca foto ne te cilat vete kryetari i AKZ i mban duart ne kraharor ne nje pozicion patetik ne te cilin pellembet imitojne krahet e shqiponjes.

    Me vjen keq po atdheu dhe atdhedashuria nuk eshte prone ekskuzive e asnje partie. Nacionalizmi, ne menyren e tij te shemtuar, sic po shihet rendom ne Ballkan kohet e fundit, nuk eshte atdhedashuri dhe per hir te ketij blog-u po e le jashte. Te vesh shenja barazimi mes nje partie dhe atdheut eshte fyerje e inteligjences sone; me kujton rendom ideologjine e komunizmit kur atdheu dhe partia ndoshta nga ana semantike e gramatikore ishin ndryshe, po per cdo efekt praktik ishin nje. I dime pasojat qe solli renia e partise dhe efekti domino qe ajo pati tek ndjenjat e identitetit tone shteteror (ne kuptimin e Republikes se Shqiperise.)

    Deri me sot, AKZ nuk ka bere asgje tjeter pervecse ka bere barazim mes motove te veta dhe atdhedashurise — a thua se te duash atdheun tend domethene te urresh fqinjet, te kerkosh me megalomani te pajustifikuar te gllaberosh krahina te tera te vendeve fqinje (vaj halli sikur te donin nen-kryetaret e Keshillave te Drejtesise se vendeve fqinje te na hanin ndonje cope toke ne!), ose per turp fare, te pretendosh qe te gjithe njerezit qe identifikohen si shqiptare etnike ne anet e tjera te kufirit na dashkerkan te jene shtetas te Republikes se Shqiperise.

    Per fat te keq, platforma e AKZ deri me sot ka mbetur zbatim praktik i asaj shprehjes “kap cfare te kapesh”; perndryshe, nuk ka si shpjegohet qe platforma nisi nga bullying pakicat (me falni po nuk e di fjalen shqip qe i adoptohet bullying nga anglishtja) tek motoja e fundit sipas te ciles AKZ do “ndihmoje pensionistet”. Pakicat u vune ne shenjester qe te mos deklarojne etnine e tyre per hir apo ne fakt per parandaluar nja 100 a 200 mjerane te cilet per arsye personale, ekonomike apo thjesht te pashpjegueshme duan te nderrojne kombesi.)

    Athedashuria shprehet ne mijera forma, nacionalizmi me podiume kakofonike e cjerrje zerash e flamur. Atdhedashuria i ka efektet te shumellojme: nepermjet votes se lire, pastrimit te plehrave ne vendet publike, ngarjes se makines ne menyre civile (pas shtypur kembesoret e mjere apo kaluar rrugen kur te ndizet drita perkatese), kujdesit per njerezit e dobet, nevojtare (perfshire pleqte e femijet), refuzimi per te paguar mite e lejuar te te neperkembin perfaqesuesit e administrates, pagimi i taksave, e deri tek te mesuarit te shkruash mire gjuhen tende, te mesuarit te asaj gjuhe femijeve dhe respektit per te huajt mes nesh.

  11. ”’te kerkosh me megalomani te pajustifikuar te gllaberosh krahina te tera te vendeve fqinje …………………., ose per turp fare, te pretendosh qe te gjithe njerezit qe identifikohen si shqiptare etnike ne anet e tjera te kufirit na dashkerkan te jene shtetas te Republikes se Shqiperise. ”’

    Ceshtja kombetare qenka kthyer ne gllaberim te tokave shqiptare, ndersa qenka bere e turpshme qe shqiptaret te jene ne nje shtet.

    Hajde mendje, hajde… hajde xhevahire qe na lexojne syte, hajde…

    1. Hyllin, ke bërë një koment shumë të dobët këtu – shihe edhe vetë me qetësi, nuk ke thënë absolutisht asgjë (vetëm ke shfryrë, por kaq nuk mjafton, duhet edhe artikuluar një mendim, qoftë edhe rudimentar). Këto janë shenja të lodhjes, duhet të pushosh pak.

  12. Propozoj nje zgjidhje modeste: ne kuader te globalizmit, flamuri nuk eshte gje tjeter pervecse simbol i nje marke, e ne ket kuader kombi eshte ne fakt marke. Le ta trade mark shteti i Shqiperise flamurin e Shqiptarevet, e AKZja te paguaje sa here ta perderore.

  13. Kjo video nuk ka nevoje per te gjetur shume nese une mbaj anen e njerit apo tjetrit. Simbolet e kombit ne kete rast perdoren abuzivisht per te terhequr njerez nga mbrapa dhe jo per te dhene nje alternative qe do fuste Shqiperine ne rrugen e drejte te perparimit. Nese eshte e dyta e vertete atehere Kreshnik Spahiu eshte torollaku i rradhes per te terhequr nga pas torollaket.

    E keqja eshte qe bufi shikon vetem naten dhe gjuan naten natyrisht tha….

  14. Me duket se postimi ne blog i videove nuk eshte i keshillueshm/lejueshem por do ishte e mira te lihej vetem perkohesisht qe te shikohet se deri ku shkon Kreshniku. Sidomos kur ben me pellembet e duarve shqiponjen. Ne kete rast mua me doli jo si “link” por video vete. Pa dashje dhe jo se u perpoqa ta hidhja keshtu.

  15. Koncepti qe tokat — nje cope parcele me koordinata te caktuar gjeografike — “shqiptare” eshte e tepruar. Toka eshte koncept fizik. T’i japim kombesi tokes eshte e tepruar. Per hir te debatit, po e zeme nje cast sikur eshte e vertete qe toka na paskerka kombesi. E pra, kombesia e saj shqiptare nuk eshte aq e qelibarte. Ka lloj lloj kombesirash rreth e rrotull kufijve te Shqiperise; te thuash te kunderten perngjason me ate kalin qe sheh vetem aq sa i lejon ajo mburoja rrotull sysh qe ia vene rendom per te parandaluar terheqjen e vemendjes. Qe komunitetet rrotull kufijve administrative te vendeve te Ballkanit (e ndoshta edhe gjetke) perbehen rendom nga grupe etnike qe perziera eshte me sa duket dukuri mbareboterore. Ne i perngjasojme atij kalit (sic thashe me siper) se na eshte mbushur mendja qe vetem ne jemi viktima. E pra, tere fqinjet tane ndjehen po aq viktima sa ne. Nuk dua te them qe me vjen keq sepse statusin e viktimes njeriun ben mire ta perdore per ca kohe, sa te marre veten. E njejta gje vlen edhe per shoqerine.

    Vjen nje kohe ama, qe te qenit viktime eshte karte e panevojshme dhe duhet lene menjane. C’rendesi ka se nga kush rrethohemi. Rendesi ka, dhe kjo qe esenca e komentit tim me siper, qe tanime te gjejme nje menyre me te sofistikuar dhe bashkekohore per te treguar qe e duam atdheun tone. Te qenit pjese e Shqiperise nuk i garanton Kosoves dhe shtetasve te saj asnje garanci lumturie. Te qenit ekonomikisht te begate, me shtet te se drejtes, me respekt per qytetaret e vet dhe te afte per te qeverisur veten, ajo po, ajo i garanton lumturine shtetasve te Kosoves, Shqiperise, etj.

    Partite politike qe fshihen pas megafoneve te stadiumeve dhe harbohen me thirrma nacionaliste se nuk kane c’te na ofrojne tjeter, jane ne mos dukuri e frikshme, dukuri e perbuzshme. Jane jehona te gjithe sistemeve totalitare qe ne mungese te nje alternative te mencur, tundin flamurin e na fyejne te gjitheve a thua se tek flamuri e kemi problemin ne. Une mendoj qe populli shqiptar eshte me i evoluar se aq. Flamurin dhe integritetin territorial e kemi, kemi dhjetevjecare qe e kemi. Beteja qe kemi 20 vjet qe nuk dime ta nisim e kemi mbetur ne semafor eshte flamuri i sofistikuar i integritet shpirteror, qytetar dhe politik.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin