PAMJE TË TRADHTISË

Lexoj poshtë e lart se sekretari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, akuzon kryeministrin Berisha për bashkëpunim me shërbimet e fshehta të ish-Jugosllavisë (UDB). Me këtë rast, ai ka botuar edhe një dokument praktikisht të palexueshëm në faqen e vet në Facebook, ku pas gjase përmendet një S. Berisha si aset i zbulimit jugosllav në Tiranën e vitit 1987.

Kjo akuzë është aq e rëndë, sa nuk mund të bëhet në Facebook, por vetëm në kanalet përkatëse (denoncim në prokurori, etj.); meqë vetë mënyra si është paraqitur e diskrediton, madje e zhyt në gjiriz. Për fat të keq, kryeministri Berisha është tani duke korrur çfarë ka mbjellë, meqë stilin e përbaltjes së kundërshtarit politik me akuza sa fantastike, aq edhe të përbindshme, askush tjetër nuk e ka përsosur si ai.

Unë nuk jam në gjendje të shqiptohem për vërtetësinë e një akuze të tillë, por as më bën shumë përshtypje akuza për tradhti kombëtare, në një shtet shqiptarësh, ku krejt lufta politike zhvillohet përgjatë aksit patriot/tradhtar, në konfirmim të përshtypjes se ne mund të shkrepim pushkë kundër tjetrit dhe t’ia bëjmë një gjyq shpejt e shpejt para se ta varim në pemë, por politikë, në kuptimin modern të fjalës (modern – si të Athinës së Perikliut) nuk bëjmë dot.

Historikisht, progresi më i madh i shënuar në analet e përplasjeve politike brenda shtetit shqiptar që këtë vit feston 100-vjetorin e vet, ka të bëjë me evoluimin nga fjala tradhëtor, me nuanca të forta rilindëse, por edhe me jehonën intertekstuale të italishtes traditore dhe të operas romantike italiane të shekullit XIX, në fjalën tradhtar, që në strukturën e vet jambike ka diçka prej kamzhiku lëkure.

Në thelb, teatri politik shqiptar nuk e pranon dot, madje as e koncepton dot figurën e kundërshtarit politik; e vetmja mënyrë si mund ta trajtosh dikë që nuk bie dakord me ty, është ta hedhësh nga skena përjashta, ose ta përjashtosh nga pikërisht ajo dinamikë që të realizon edhe ty vetë, si palë të debatit, të ballafaqimit, ose të negociatës.

Me fjalë të tjera, e vetmja mënyrë si mund të komunikojmë me kundërshtarin, është duke e ekzekutuar – realisht, siç bënte Enveri dhe ndonjëherë më të rrallë edhe Zogu; ose simbolikisht, siç bëjnë këta të sotmit.

Pas një përplasje të rëndomtë, një nga të shumtat, midis kryeministrit Berisha dhe presidentit të Republikës Topi, Gazeta 55 nxitoi të nxirrte në faqen e vet të parë një të ashtuquajtur fotolajm, ku presidenti, i identifikuar me gjithë emrin e të jatit (njëlloj si Edvin Kristaq Rama), vihet krah për krah me tradhtarin antonomastik të mitologjisë kombëtare – Hamza Kastriotin.

Përtej kufirit shtetëror, por gjithnjë brenda kufirit ‘natyral’, në Parlamentin kosovar, akuza për tradhti kombëtare, si agjent i serbit ose i UDB-së, ka kohë që funksionon si monedha politike praktikisht zyrtare për çdo transaksion mes palëve.

Që zbulimet e huaja, veçanërisht ato jugosllave dikur dhe serbe sot, kanë asetet e tyre mes parive politike të Shqipërisë dhe të Kosovës, kjo nuk kërkon shumë mund për t’u marrë me mend. Megjithatë, inflacioni i akuzave për tradhti, në ariet e njëpasnjëshme të këtyre tenorëve të stonuar që kinse përfaqësojnë “popullin”, nuk bën veçse e zhvlerëson gravitetin e akuzës vetë. Tek e fundit, që nga momenti kur krejt paria politike e një vendi punon për këtë ose atë agjenturë të huaj (duke u shndërruar në një lloj asambleje rajonale ose, më gjerë europiane), atëherë tradhtitë kundërpeshojnë dhe eliminojnë njëra-tjetrën, duke na dhënë shumën zero.

Pa përmendur pastaj dyshimin tjetër, që sot ndër shqiptarë nuk bëhesh dot politikan, pa pasur diçka të tmerrshme në C.V., një histori tradhtish të përsëritura, ose raportesh homoseksuale të shumëfishta me ushtarë armiq, mundësisht me kafshë ose fëmijë të uritur, ose histori familjare me kanibalizëm; sepse promovimin do të ta bëjnë vetëm me kusht që të mund të bëjnë shantazh sipas rastit dhe dëshirës.

E megjithatë, kryeministri i vendit nuk mund të akuzohet për bashkëpunim me UDB-në, nëpërmjet një dokumenti të afishuar në Facebook; madje edhe sikur ai dokument vetë të jetë i vërtetë; meqë nuk do të kishte sukses më të madh, për një agjent hipotetik të UDB-së së dikurshme, që të përgatiste një ditë të tillë të zezë për Republikën.

Nuk ka komente

  1. Me pelqeu shume ky artikull. Kam menduar pak a shume ne te njejten gjatesi vale kur pashe lajmerimin ne Facebook te deputetit T.Balla. Mendoj se duke nisur qe nga permbajtja e pasqaruar e te ashtuquajturit dokument e duke vazhduar me formen e publikimit te tij qe me kujton emisionin radiofonik “Nje kenge/dokument per ty” ne thelb deputeti i ka bere nje “nder” kundershtarit. Jam i sigurt se cilido person me i pergjegjshem per veprimet e veta, i pjekur dhe opozitar do pyeste: C’jane keta ciliminj qe lozin me pafka dhe bejne au-iu neper internet?! Me keta do sfidoje Berishen PS-ja?!

    Por nuk eshte vetem ky rast, ne shume e shume raste te tjera deputete socialiste jane vete-inflacionuar ne menyre periodike, ketu dua te vecoj ndoshta rekordin me te madh te vete-inflacionimit, qe ndodhi me deklaratat ne facebook dhe mediat e majta kur u njoftua lajmi i rreme per rembimin dhe abortimin e dhunshem te “bashkeshortes” se kreut te bashkise se Kavajes, Griselda.

    Po perse ndodh e gjitha kjo? Perse ne menyre te perseritur deklaratat e deputeteve opozitare perfundojne tullumbace e shfryre, apo ne mos sterile dhe impotente? Them se edhe ne kete rast pyetjes do i vlente shprehja “Peshku qelbet nga koka”. Druaj se lidershipi i PS-se, ose me sakte Edi Rama, sikunder i ndodh cdo lideri, ne nje moment te caktuar i eshte dashur te zgjedhe mes bashkepuntoreve besnike e te kapur qe kane kete veti dhe kaq, apo te zgjedhe njerez kompetente me produkt dhe me autoritetin e duhur publik. Druaj se ka zgjedhur tufen e besnikeve dhe ashtu si cdo zgjedhje do i duhet te paguaje koston e zgjedhjes qe ka bere.

    Ne kete linje mendimi, ne fund dua te shtoj dicka tjeter, gjithnje kur kam menduar mbi kete ceshtje kam bere pyetjen: Perse duhet qe njerez me nje profil publik ne nivel dyshemeje, apo individe teresisht te paafte per te dhene produkt gjejne gjithnje vend ne enturazhin e Ed Rames?! Nje fare shpjegimi per kete pyetje ma ka dhene Rusoi i cili shpesh theksonte se “nuk ka tregues me te kulluar te shenjes se dobesise sesa nje femije 15 vjec qe zgjedh te rrije me 8 vjecare vetem per tu dukur i madh”.

    1. Eh, kam peshtypjen se gallata sapo ka filluar dhe do te rritet vrullshem ne veren qe po afron. Aq me teper kur shikon sesi jane fryre gjelat brenda llojit (Topi vs Berisha) dhe kane filluar ta godasin njeri tjetrin me nga nje cukitje te lehte ne kokat respektive. Por kur ndjen perplasjen tjeter potenciale midis 2 grupimeve kryesore brenda bandes kriminale (e kam fjelen per organizaten politike me inicialet PD) te kryesuar respektivisht nga Topalli dhe Basha, atehere te garantoj se spektakli do te jete fantastik. Mos u habit kur te dalin edhe agjent te rekrutuar nga KIna popullore.

  2. Sikur te ishte Fatos Nano kryetar i PS-se, me siguri qe dokumenti nuk do te perdorej ne kete forme. Megjithate, keto dobesi te politikes opozitare, le t’ia leme votes ti zgjidhe. Fakt eshte se 100 vjetori i Shtetit, apo Pavaresise si preferojne disa, po nxjerr ne siperfaqe disa te verteta, te cilat deri me sot, ose jane perdorur si material mediatik, ose jane lene ne heshtje, ose jane flakur pertej si gojedhena propagandistike. Ne kuader te 100 vjetorit, mendimi im eshte se po prodhohet nje “letersi” te vertete, e cila nuk ka per te bere asgje me shume sesa do e ritheksoje kontrastin mes dy kampeve. E brenda tyre, nuk ka me rendesi se cfare tradhtaresh ka, ku firmosin e per ke punojne; rendesi ka administrimi i ketij fondi historik e politik, i cili teksa i sherben grupeve qe metojne pushtetin, ne thelb me lidhjet, afilacionet, ndikimet, preferencat dhe angazhimet kane konturuar koniunkturen qe mban peng Shqiperine. Them letersi, pse edhe libri i Fevziut per Enver Hoxhen, ai i Ngjeles per Diktaturen, ai i Rames, apo edhe ai i Arben Putos per luften italo-greke me titull “Kuislinge dhe diktatore”, jane ne teresi nje perpjekje per te perkufizuar historine politike te vendit, permes optikave qe thjesht i sherbejne pushtetit apo aktualitetit dhe perspektives. Natyrisht aty ka edhe te verteta objektive, por inkastrimi i logjikes publike me to, eshte infektuar nga keneta politike. Se fundmi eshte edhe nje liber qe meriton vemendje: kujtimet e Xhelal Staraveckes. Kunder te gjitheve per tere jeten, e folur troc dhe me tonalitetin e nje ushtaraku, ai prek thuajse te gjitha figurat kryesore deri ne vitet 60-te te shekullit 20-te. Rehabiliton Esat Pashen, akuzon per shitje te Vrionasit dhe Ballin Kombetar gjate luftes, Staravecka me shume i meshon semundjes sone kombetare kur vjen puna te pushteti. E ne fakt ai kaloi nga te gjithe krahet. Nga kjo pikepamje, ka nje perpjekje politike te forte per trashegimine e nje shekulli Shqiperi, trashegimi e cila me retoriken e politikes se sotme, mundet fare mire te shtremberoje me keq sesa ne kohen e Enver Hoxhes. Ne keto 20 vjet, Shqiperia mallkoi dhe peshty Diktaturen, vetem me fjale kuptohet, por ajo tregoi mungese pjekurie te theksuar si shoqeri, kur me nje te rene te lapsit, synoi rehabilitimin e bashkepuntoreve te fashizmit. Dhe kete e ben nje e ashtuquajtur e djathte, qe parimisht ka si vizion Demokracine, e afirmuar si e tille mbi fitoren ndaj Fashizmit dhe me refuzimin ndaj Komunizmit. Por kjo e djathte zyrtare ka dy alibi te forta qe edhe si te tilla, pare nga morali i saj i supozuar jane amorale; se pari ajo kerkon te kuslinget e LIIB-se vetem firmoses te Pavaresise, triumfatore historiografike te pakritikueshem, dhe se dyti ajo ka perballe nje opozite te cilen e komplekson me te shkuaren, ndaj se ciles i kerkon shkeputje publike. Ne rastin e pare, kjo e djathte qe sot e gjithe diten bertet per te verteten historike, nuk ka patur per 20 vjet kurajon te beje lustracionin. Ndoshta teknika e shantazhit nuk ka pse te paragjykohet. Por po kjo e djathte eshte ne ethe qe te kape 100 vjetorin jo me te vertetat e veta, jo me vlerat e shtuara qe i ka sjelle politikes shqiptare, jo me moralin e vet, apo me oferten ndaj shoqerise, por me suksesin e te qenit ne Pushtet. Keshtu edhe mund te korrektoje shumecka, si te doje, ne emer te kushtetushmerise dhe ne emer te idilit me historine te nje sedre te veteperkedhelur te atij qe sheh te vetja konfirmin e profecise. Ndaj edhe kunderveprimi i se majtes po vjen edhe ai me te vertetat e neperkembura nga ritmi i ecjes perpara dhe harreses se shoqerise, e cila nuk ka mbajtur njehere te vetme procesverbal me historine. A mundet qe ky dokument te jete sherbyer nga institucione kushtetuese qe kane akses dhe mundesi per ta bere kete gje? Ndoshta. Te vihet re se teksa Bamir Topi krahasohet me Hamzain, lihet te kuptohet se Berisha eshte Skenderbeu. Edhe Ahmed Zogu metoi dishendence nga Kastrioti; me Kryeministrin e tanishem plotesohet triada e luftes shqiptare. Staravecka thote diku se “sikur une te isha bere sovran e Shqiperise, historianet do te shkruanin qe Skenderbeu ka qene nga Skrapari, e jo une me origjine nga Kastrioti”. Si perhere ne keto zona. Per t’u kthyer tek ilustrimi qe sillet ne shkrimin kryesor, do te uroja qe dikur Zoti ta na vinte para Kujtimeve te Hamzait; ai me siguri qe ka ditur shume me teper se te gjithe per te Ungjin. Te publikoheshin njehere te vetme, pa le te quhej apokrif. Fundja ai eshte me i sinqerte se Gjergji; mbeti Hamza deri ne fund te jetes. Na thuhet se u rikthye ne oborrin e sulltanit ku edhe vdiq i helmuar. Sa pak te dhena per kete gjememadh.

    1. Dale se kjo puna e kuislingeve eshte ca e koklavitur, se ta zeme Mit’hat Frasheri nuk ka qene rob i pushtetit e as ka pasur moshe per te synuar pushtetin se ishte 65 vjeç e per jetegjatesine e asaj kohe ishin shume. Ka punuar nje jete per Shqiperine, ka qene njeri-enciklopedi, ia ka pase fale shtetit me testament gjithe pasurine, pastaj dihet qe me 20 a 40 mije librat e tij eshte themeluar Biblioteka Kombetare.
      Ne vizionin e tij, komunistet kryesore ishin agjente te jugosllavise (çka eshte katerciperisht e vertetuar), prandaj duhej shfrytezuar Gjermania derisa kjo te humbiste luften, per te shpetuar Shqiperine nga keta agjente (per nje qime shpetuam nga aneksimi prej Jugosllavise me 1948).

      Nuk po them qe veproi drejt, formalisht ishte kuisling, por afron me shume me Petenin e Frances (marshall i pluridekoruar per sherbime ndaj Atdheut), sesa me Kuislingun e Norvegjise.
      Hebrejte ne Shqiperi i shpetoi ajo qeveria kuislinge, jo shqiptaret, ke faksimilen e kerkeses zyrtare ndaj shtabit gjerman.
      Hysni Lepenica eshte vrare nga italianet, nuk mund te quhet kuisling se deshi Enveri e ka figura te tjera qe jane djegur bashke me te thatin.

      Tradhtine nuk e rehabiliton kush, por duhet dalluar se cila eshte tradhti e vertete dhe cila gabim ne vleresim e pozicionim i gabuar politik.

      Nje Sale agjent i UDB-se, qe une e besoj plotesisht pa kete (pseudo)dokument, kjo po qe eshte tradhti e vertete dhe jo pozicionim i gabuar politik. Ceshtja eshte si ta verifikosh me fakte, se nje gje eshte besimi nga arsyetimi e tjeter, garancia apo siguria e faktit.

      1. Ishte kuisling ne te gjitha kuptimet semantike te kesaj fjale. Ishte, sepse bashkepunoi me fashizmin dhe nazizmin (marreveshja per hebrenjte eshte nenshkruar me regjencen qe kryehesohej nga Mehdi Frasheri), ishte kuisling sepse ai u reshtua ne nje kamp me ata qe rezultuan humbes dhe qe ndertuan sistemin politik te shfarrosjes, dhe nje njeri me kapacitetin e tij e dinte. Ne LIIB kishte edhe alternative tjeter perpos komunizmit; kurrkush nuk e ka akuzuar Legalitetin per bashkepunim. Ishte kuisling, sepse ne finale, gabimi i tij politik, qe eshte edhe pergjegjesi historike, erdhi sepse ai zgjodhi Pushtetin ndaj Shqiperise. E nese sot na thuhet qe ka qene Lufte Civile, atehere une pergjigjem; Aq me mire. Aq me mire. Sepse me kete perkufizim, komunistet e Enver Hoxhes fituan dhe fituan ndaj kundershtareve te vet me arme. Si pale te barabarta dhe askush nuk e gjykon fituesin. Thua qe ne vizionin e tij komunistet ishin agjente jugosllave: Pse pranoi te firmoste Mukjen atehere? Pse nuk zgjodhi si babai i vet; lufte deri ne fund qelbesirave. Para disa kohesh, ne nje debat televiziv, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, qe ka bere nje master shume te mire ne Amerike meqe per popullin e ketejshem, kjo vlen me shume sesa Ministria, do te deklaronte: ndaj komunizmit ne si shqoqeri duhet te marrim nje pozicion moral, duhet pra nje denocnim i pergjithshem moral. Shume mire, bravo zoti Minister! Por nese ne distancohemi ndaj Komunizmit, distancohemi ndaj regjimit qe ai instaloi dhe jo luftes qe ai udhehoqi. Ne nuk mund te amnistojme nazizmin se keshtu na e do oreksi, se sikunder ky rripi ka angazhimin e vet ne vitet “90 dhe une e respektoj, edhe ne kemi ne familje njerez qe kane nje tjeter pervoje, qe besuan te kjo bushter qe quhet Shqiperi, sipas menyres se tyre dhe qe nuk na ndahen me leksione patriotizmi edhe pse vendi u beri mutin e u peshtyu djersen dhe gjakun. Eshte kuisling Mit’hati, eshte per turpin e mbiemrit qe mbart dhe megjithese te Atin ja nderojne sot e gjithe diten, dje ata patriote te vet, edhe nga Permeti, nuk nguruan ti vene koburen se permorri mbi te gjithe investimin e sojit. Eshte kuisling me gjithe sorollope dhe historia i rezervoi ate fund pa lavdi qe edhe pati. Hysni Lepenica sulmoi trupa me flamur te bardhe dhe e gjeti mire ate qe kerkonte. Jane kuislinge dhe humbes. Kane lyer duart me gjak. Humbes fatale dhe dallkauke edhe me metrin e tyre te retorikes: humbes ndaj disa agjenteve te Jugosllavise. E cfare mund te presesh nga keta valle? Me ta merr fund epoka osmane ne eliten Shqiptare dhe me e keqja eshte se ata nuk te zgjojne dot as sot nje lloj romantike, apo nje kersheri legjitime mbi ate cfare ishin, pse per fazat tranzitore kurrkush nuk ka nostalgji. Ato jane kohe pa forme.

        1. Marreveshja e Mukjes eshte me e koklavitur se vete puna e kolaboracionizmit.
          Asokohe Italia po merdhifte, trupat anglo-amerikane zbarkuan ne Siçili, me 24 Korrik ne mos gaboj Duçen e rrezuan e vune Badoljon.
          Ne shtabin anglo-amerikan kishte kohe qe ish programuar zbarkim ne Ballkan, biles si alternative ndaj vete zbarkimit ne Itali, nen shembullin e frontit te Selanikut te L1B.

          Komunistet te trembur nga nje zbarkim i mundshem aleat ne Shqiperi (ose njesoj edhe sikur te ndodhte ne Greqi, meqe ne L1B frengjit erdhen ne Korçe nga Selaniku), pranuan, po njesoj per kete arsye pranuan edhe ballistet.
          Kur Italia kapitulloi pa kushte me 8 shtator dhe u pa qe vendin e tyre nuk do e zinin anglo-amerikanet me ane te nje zbarkimi, por gjermanet, atehere u perzien letrat ne tavoline dhe Mukja u kthye ne leter ne vdekur, e tashme dihet se kush e nisi dhe pse.

          Legaliteti nuk u perfshi, per faktin e thjeshte se s’kishte takat ne jug, ishte fuqi reale vetem ne vendlindjen e Zogut, ndoqi filozofine presim te hane kokat keta te dy, qe te perfitojme ne.

          Mukja eshte e lidhur pashmagshmerisht me fatet politike te vendit ne rast te nje zbarkimi anglo-amerikan, nuk eshte ndonje rezultat e solidaritetit kombetar, luftes se perbashket kunder italo-gjermaneve a ku di une, eshte thjesht nje gjest pragmatizmi politik, ku komunistet leshuan edhe ne piken e bashkimit kombetar (absolutisht e papranueshme per jugosllavet).

          Sa per Mit’hatin, secilit i ngel gjykimi i vet, per mua ishte thjesht nje vendim i gabuar politik, i rende, por pa lidhje me pushtetin personal, gjithe historia e tij, veprimtaria e tij, mosha e tij, te çojne ne kete perfundim.

          Ne lidhje me te ka dy qendrime, t’i falesh apo mos t’i falesh gabimin, e zeron veprimtarine e tij apo jo viti 44.

          Ka shume sot, te cilet per hir nje te njeriu ne fis, ndonje çakall politik, qe ne shtator-tetor 44 iu bashkua Partise, per te marre ndonje cope, kur te çlirohej vendi, i ngjisin damken e tradhtise.
          Se Partia i stermbushi rangjet ne 4-5 muajt e fundit, kur u pa qe po fitonte, keta sot i ke peshtyesit me te medhenj, si do e zakoni i te qenit me katolik se papa, me turk se turqit, me evropian se evropianet e me radhe.

        2. Ah se harrova ate punen e italianeve ne Gjirokaster ku u vra Lepenica.

          Ata kishin kapitulluar duhet te dorezonin armet. C’bene gjeneralet italiane, rrinin e prisnin, nuk dorezonin armet, si perfundim i dorezuan tek gjermanet, te cilet i çuan ca ne plumb e pjesen tjeter ne kampet e perqendrimit nga nuk u kthyen me.

          Reagimi i pales shqiptare ishte normal, shteti yt ka kapitulluar dorezo armet, perndryshe vazhdon te jesh pushtues. Prandaj theollogos mos na shit filma.

          Po ketu hapet nje kapitull interesant, rreth qellimeve balliste e komuniste dhe perse italianet iu dorezuan ne mase komunisteve e jo ballisteve.

          Komunistet benin lufte kunder fashizmit jo kunder italianeve, ballistet benin lufte kunder italianeve, pavaresisht ne ishin fashiste, komuniste, liberale, social-demokrate a ku di une.

          Vete parulla ‘Vdekje fashizmit, liri e popullit’ e thote qarte qe ata e kishin me ideologjine fashiste jo me pushtuesin italian, e se liria nuk ishte e shqiptareve si komb, por e popullit si koncept marksist ndaj ideologjise fashiste.

          Prandaj, italianet te vetedijshem qe me komunistet mund t’i kishin me mire marredheniet meqe kapitulluan, per shkak te ideologjise komuniste e cila i shihte ushtaret italiane si bij te popullit, proletare, iu dorezuan gjeresisht komunisteve e jo ballisteve.

          Ne Gjirokaster, kishte rrethim te dyfishte, i pari i ballisteve, rrethi i dyte i komunisteve, nderkaq gjermanet pritej te vinin nga Greqia.

          U tensionua gjendja se italianet s’po i dorezonin armet, dhe plasi pushka, se flamuri eshte i bardhe kur dorezohen armet, jo kur te drejtohen kunder.

          Lepenica eshte deshmor i Atdheut me te gjitha efektet, do apo s’do ti a tjetri e tjetri.

          Sikur gjermanet, pas kapitullimit, te mos i ishin dorezuar ruseve por te zgjasnin moskapitullimin duke pritur anglo-amerikanet, çdo benin ruset, do i godisnin, llogjike, por gjermanet kur u vendos kapitullimi i dorezuan armet tek i pari qe u paraqit.

            1. Ore muço fare jane te gjithe ne lufte, se s’ke ça ben e i fut ndonje gllenjke nga qaforja. Kuptohet ata qe kane mundesi te kene qaforen me vete, gjithnje plot.

            2. Imagjino, tape edhe ne nje beteje me italianet e kapitulluar!
              Meqe jemi ketu, me sa di une i thone faqore dhe jo qafore. Per pasoje po e marr qe ti kete lidhjen me Ballin e ke vetem ne lemin teorik dhe jo ate praktik, ndonese nuk nguron qe te japesh keshilla praktike per luften. Dhe e dyta, qe ti nuk pi asnje gllenjke, kjo mund te vihet re sesa vrazhde flet per femrat, qe i njeh vetem ketej shallit te pionerit dhe vetem patriotikisht sipas modelit “tutje moj nga perdja”. E c’a patrioti je ti, qe nuk e kthen njehere te vetme? Apo pi dhalle?

            3. Nga pergjigjet e shpejta ngaterrova Fatmen me ty, se ate justifikim e pritja nga ti jo nga Fatma.

              Fatma e di mire, qe rendesi kane gjera te tjera, jo kush ishte tape, se robi mund te vritet edhe pse ra nga shkembi apo ra ne grope e theu qafen, por qellimi , pse ndodhej filani aty, ç’fare kerkonte etj, keto jane me rendesi.

            4. Ore pse ngaterron fjalet ti, pa leri adresat? Me fal qe po ta them, po ka dicka karagjoze ne argumentimet e tua. Ka qene lufte civile? Nese po, atehere askush nuk ka te drejte te ngreje gjykime morale mbi fituesit. Dhe fituesit moren nje Shqiperi pa regjim pushtimi, pra nje Shqiperi te lire. Ceshtja e regjimit eshte tjeter. Bashkepunimi me pushtuesit eshte tradheti i nderuar, tradheti. Dhe aq me e madhe behet kjo tradheti kur ajo konsumohet edhe nga njerez si Ali Kelcyra dhe Qazim Koculi qe nese ne 1920 kundershtuan me arme edhe nje protektorat italian, ne 1940 nuk munguan te perqafojne pushtuesin.
              A e nisem bashke? A jemi bashke ne Peze? Pse atehere pranon marreveshje edhe nje vit me vone kur me akuzon nderkohe si agjent? A ka gje parimore ne luften tende, ne besimin tend ndaj vendit, apo jane te gjitha demagogji? U tradhetua Mukja pse aty permendet Shqiperia Etnike? Kjo eshte vetem alibi. NACL-ja eshte formacioni i pare qe ka nenshkruar nje marreveshje nderkombetare per Kosoven, ne Bujan ne vitin 1944. Dhe formalisht, marreveshja e Bujanit eshte abroguar nga parlamenti federativ vetem ne vitin 1988. Dakord zoteri? Dhe qe ka dicka karagjoze ne ato qe thua, kjo duket edhe te sofizmi yt prej nallbani kur thua qe ushtaret italiane kaluan me partizanet nisur nga premisat e ideologjise se tyre qe i konsideronte ata bij te popullit dhe jo pushtues. Kaluan ne ate kamp me te cilin kishin luftuar deri me dje, se u kuptua qe kjo e Duces ishte nje bufonate e marrezishme. E djathta tradicionale, ajo qe nisi me Ballin vjen sot ne ligjerimin politik shqiptar me kerkesa qe une do ti quaja therrime te mjerimit te saj moral. Ajo pretendon korrigjim historie dhe ja beson kete kerkese te djathtes qe polli vete PPSh-ja, i perulet kerricit qe drejton sot duke poshteruar veten dhe ate medemek lufte te madhe qe na paska bere dikur motit. Kjo e djathte, qe mburret me fondin e personaliteteve te veta, shumica e te cileve kane merita dhe pergjegjesi te renda historike, nuk di te percjelle ate mesazh qe do te duhet te zbardhte me mire vizionin e saj dhe filozofine per te cilat pretendoi se u pergjak. Ajo me bashkepunimin dhe lypjen 20-vjecare ndaj partise blu te Ramiz Alise, kompleton veprimin e atij qe dikur quhej Reaksioni. Por nje reaksion verbal, i mekur, qe ngop zorret dhe ushqen iluzionin fitores me ca ara dhe ca toka, pensione, medalje e flete historie, rrefime te ca te vertetave qe i sherbejne vetem muzgut ku ai ka rene. Ndoshta ky reaksion ka meriten se ploteson formalisht skenen politike me miq dhe armiq, mban akuzat gjalle, ndonese tanime brezi i Ri, eshte aq fringo nga mendja se historine e njeh vetem nga filmat. (Une personalisht kam shume respekt per Uran Butken, sinqerisht, dhe do e perjashtoja nga ky diskutim qe eshte i pergjithshem).

              PS: Ka pas qene nje liber, “Rete e Zeza”, ku nder te tjera hidhej ideja se Hamzai ishte spiun i Skenderbeut dhe beri lojen te tille. Jo me kot, humbja me e madhe e osmaneve me Skenderbeun thuhet se ka ndodhur ne fushaten qe drejtohej nga Hamzai. Ngacmuese si ide, apo jo?

              Hyllin mos harro: Faqore, jo Qafore. Per dhallin kemi bidonin. Dhe mos u dhias, se u dhiaset njehere ju (jo ti se ti nuk e shkrep as ne enderr) ne 1943-in.

            5. Ne radhe te pare nuk e marr vesh pse xha xhai me çensuron kur ti pjerdh se lirohesh.

              Ne radhe te dyte, ka pasur tradhtare nder kolaboracionistet ashtu sikunder komunistet kryesore kane qene tradhtare si agjente te jugosllavit dhe ca nga ata i fshiu vete Enveri, Koçi Xoxe&co, nga keta perjashtoj vllehet e vete Xoxen si vllah, se vllahu s’mund te quhet tradhtar, por mik ose armik.

              Ne radhe te trete, Mukja sikunder te thashe eshte nje manover pragmatike, prej te dyja paleve, e ne fund te fundit persa kohe qe armiku ishte italiani dhe komunistet kishin manipuluar shume shqiptare, nuk kishte pse te mos behej.

              Ne radhe te katert, ketu s’eshte fare çeshtje morale, por e te vertetes historike, nuk eshte fare as çeshtje ideologjike. Per fat te mire, argumente historike ka plot, historianet do i shkoqisin mire, do i shkoqisin akoma me mire sikur te zhduket PS-ja e PD-ja e çeshtja te mos kete vlere elektorale.

              Ne radhe te peste, qe italianet kuptuan bufonaten e Duçes prandaj iu dorezuan komunisteve eshte qesharake, ushtaraku kur kapitullon i ben hesap kokes, si do kthehem ne shtepi, si do mbetem gjalle, kush mund te me ndihmoje e me radhe e nuk i kercet as per Duçe, as per Hitler e as per Stalin.

              Ne radhe te fundit, çeshtjen e shpetimit te figurave kombetare te rreshtuara me Ballin (ka qene edhe Musine Kokalari balliste, para se krijonte partine social-demokrate) nga erresira historike komuniste, qe per arsye pushteti i futi te gjithe ne nje thes, dogji te njomin me te thatin, une e shikoj si diçka pozitive per gjithe shqiptaret dhe Shqiperine, sepse ka figura te vyera.

            6. Dakord ,Hyllin , dakord,e pranoj kete logjike, por edhe ti e bere deshmor fët e fët ama.

            7. Po deshmor eshte Fatma, e bejne faktet nuk e bera une, ka luftuar kunder italianeve, ne mos gaboj ka qene i internuar ne Itali qe me 1939, erdhi ngriti çete,luftoi si perfundim gjeti vdekjen kunder italianeve.
              Tani une nuk di se kush mund te jete me deshmor se kaq, domthene ç’kritere duhet te permbushe me shume se kaq, i vetmi ngelet kriteri ideologjik, nuk ishte komunist nuk quhet deshmor, se per kete arsye nuk e quajne deshmor, nuk shoh ndonje tjeter.

  3. Interesante eshte se keto dite Berisha ka nisur ta quaje Topin ‘ kooperativist qe ka perftuar toke paligjshem’, sepse keshtu ka dale nje plake me origjine nga Dibra, me po kete mbiemer, Topi, dhe pretendon se familjes ardhacake te presidentit i ka bere vend familja e saj ne Tirane; po keta u moren token, sa u erdh’ zogu presidencial ne dore. Dicka si vreshti me gramin, vetem se grami dhe vreshti, sado qe te dy me mbiemer Topi, jane ne pozita te kunderta me ato c’ka pretendon plaka, a ndoshta me c’kujton, te themi, se i ka plot 167 vjec, sipas dokumentave, po edhe 50 vjet me pak po te kete, luan rol ne rindertimin e skenes.

    Berisha e di mire kush e eshte kush ne kete ngjarje, po ja qe per sport ka qejf ta beje Topin dibran Zerqani, kur gjithe zerqanasit jane tiranas tashme. Jo vetem qe kerkon ta dyfishoje Topin e shkrete, por ne krahun tjeter edhe e percan e del e thote ne shtyp se per ate nuk voton as i vellai: “Flamuri ma jep voten mua”, thote, per Flamurin e njohur te Trupi dhe Shendetit, i cili nuk dihet nese mund te votoje pafund nje Berishe qe po e ben dibran tokegrabites, permes te vellait.

    E forta eshte se Berishes i funksionon fiksioni. Prej sponsorimit te tij, tezat e plakes dibrane jane amplifikuar ne shtypin berishist, dhe ja dalin e detyrohen Topullaret ne kor te shkruajne letra publike, nga e cila i mora vesh edhe une keto, ku vertetojne se jane tiranas, se kane tapi, e jane qe jane, edhe nje here na kujtojne se jane dere e madhe e si keto.

    Te shohim tani a do ngjise ndonjecike ky sulmi me shpine (po e zbus) qe ben Taulanti me fotokopje nga Facebook-u; po edhe video te kishte, Berishes prape nuk ka c’i ben: me bombe i gjuajten ne Shkallnuer, e nuk u ndezi, gje nuk e gjeti, si Hitlerin qe permendem, kur i bene atentatin e rradhes oficeret, me eksploziv, dhe gjithkush vdiq ne dhome, vec atij qe kishte edhe ca histori per te bere

  4. Nga “ne emer te popullit” (sic deklaroheshin akuzat qemoti) tek “ne emer te Facebook-ut” je i denuar me tradheti.

    Po afron 2013-ta dhe politikanet tane, te cilet jane gjate te kater viteve ne fushate, tani po intensifikojne akuzat, sidomos dhe per arsye te formacioneve te reja qe po krijohen djathtas; secili do te mbaje dhe shtoje peten e lakrorit te vet…Berisha ‘demoaskon’ Topin dhe Spahiun, Rama u ofron te perndjekurve zgjidhje ne nje tavoline me Rucin, etj.

    Stili dhe mejdani do ishte qesharak ne nje vend tjeter, po Facebook-u fundja eshte ku e ku me mainstream sesa Twitter-i ne Shqiperi, i cili eshte tribuna e preferuar e kryetarit te opozites.

    Nga ana tjeter, s’ka si te te vije gjynah per Berishen i cili ketu e 20 vjet s’ka lene metoda dhe ‘thashetheme plakash’ pa perdorur per te akuzuar kundershtaret e vet brenda dhe jashte partise se tij.

  5. Eshte e vertete cka shkruan Xhaxhai qe akuzat te tilla nuk mund te behen ne facebook aq me shume prej nje deputeti. Po ashtu edhe imazhi i B Topi nuk cenohet prej akuzave gazetes 55 pasi e ka kredibilitetin shume te ulet.
    Ne anen tjeter ai portreti dypjesesh tregon se Balliu 55 eshte me skenderbe se Kastrioti vete, pasi ky i fundit ja fali merite dhe tradhetite nipit, ashtu sic duhet t’ia kete falur edhe Hamza tradhetite e tij, te Skenderbeut. Studimet e sqarimi i historise ecin perpara dhe kofunzionet sqarohet ndaj nuk do te vonoje koha kur Hamzes do ti hiqet balta qe i eshte hedhur e do ta lene perfundimisht te prehet rehat atje ku e helmuan.
    Po per Balliun e per ndonje tjeter cfare kane per te shkruar neser librat e gazetat, a ia bejne kete pyetjes vetes ndonjehere keta tipa?

  6. E perse duhet te hamendesojme agjente te asaj dhe kesaj kohe nderkohe qe veprimet dhe levizjet politike e drejtuesve tane historikisht kane cuar uje ne mendimin se ata jane ne sherbim te serbit, grekut dhe amerikaneve. Pastaj cfare rendesi ka nese jane apo nuk jane agjente per sa kohe ata nuk i sherbejne interesave te vendit qe i zgjedh dhe paguan. Tek e fundit une nuk vras mendjen per gjetur nese Berisha, Enveri & Co. jane/kane qene agjente te tyre per sa kohe nuk i sherbejne interesave te mija. ….dhe ne momentin qe nuk i sherbejne interesave te mija, mendja ime nuk punon te gjeje se interesave te kujt i sherbejne ata. Chi sene frega.

    Ah po i duhet atyre qe duan te zevendesojne ata dhe te na bejne perseri ne te mendojme qe agjente te kujt jane zevendesuesit e agjenteve te meparshem. Keq e ka ai qe perpiqet te zbuloj agjentet.

    Kam pershtypjen qe edhe ty Xhaxha te del gjumi ne mes te nates.

    Hyllin. Hebrejte ne Shqiperi nuk i shpetuan shqiptaret por fati qe ishin pak dhe nuk ishin ne masterplanin e gjermaneve te ne. LIIB ne Shqiperi ishte shume me e thjeshte se sa ke deshire ti ta nderlikosh.

    Shkrimi eshte shume i bukur edhe pse komentet kane dale nga tema.

  7. Pastaj e shkuara historike nuk e ka ndihmuar asnjehere shqiptaret qe te zgjidhin problemet e te ardhmes. E ardhmja i eshte lene gjithnje vazhdimesise se agjenturave dhe komploteve imperialisto-revizioniste. Thene ndryshe historia nuk i meson asgje shqiptareve sepse nuk kane asnje ndergjegje kombetare,

    Nuk e di pse i referoheni Facebook-ut dhe Tweeter-it. Ato jane zgjatime te manipulimit mediatik te masave te gjera te popullates per permbysje. ..dhe kur them permbysje kam parasysh permbysje te tipit Libi, Siri, ndoshta Iran dhe aspak Shqiqiperi.

    Per xhibi-in. Xhib. A ka dokumenta zyrtare qe vertetojne tradhetine e Hamza Kastriotit ndaj te madhit Skenderbe pervec legjendave qytetare dhe rurale?

    Kjo eshte nje kerkese jo vetem per xhibi-in por edhe per antaret e tjere te forumit.

    1. S’te mjafton beteja e Albulenes?
      Apo do ndonje shkrese me nr.prot.? Arabisht apo te perkthyer?
      Mos e beni kopsht femijesh ketu…

      1. Albulena? Je serioze fatma? Ke ndonje burim ose reference pervec ndonje fjalimi te Kryeministrit ose te Kreshnikut te lendina e varrit te Gjergjit ku kockat e tij ishin perzjere me te nje ripertypesi. Nuk jam shume i sigurte por gomari me duket se nuk hyn ne ripertypesit. Po. Ne ate varr gjeten eshtra gomari. E perseri askush nuk e vertetoj qe ato kocka ishin te Gjergjit te Madh.

        Me duket se komentet dolen jashte temes dhe une e urrej daljen jashte teme.

        Moderatori te beje punen qe i takon. Te lutem fshije ose redaktoje post-in tim.

        Mod

      2. Harrova. kopshtin pa dreke per femijet e personelit te Kryeministrise ja u ka suguruar Saliu. Profetesia e Xhaxhait ka dale. Pastaj gjithe Shqiperia eshte kopesht pa dreke dhe pa edukatore.

    2. Jamber, corba eshte gje e mire si gjelle, jo dhe aq si koment. S’e kuptova si me lidhe mua me Hamzain e kisha fjalen.

      Por meqe me pyete, po ta kthej pergjigjen po njesoj: A ka dokumenta zyrtare* qe vertetojne mos-tradhetine e Hamzait ndaj Skenderbeut?

      *Zyrtare pastaj varjon si nocion, kot s’e ke zgjedhur ti kete fjale ne pyetjen tende per ate kontekst. Une p.sh. di nje video ne youtube te bere si skec nga ata te Portokallise per Skenderbeun, Ismail Qemalin dhe Hamzain, po nuk ma mban ta paraqes si dokument zyrtar.

      P.S. Nuk me habit aq shume hapja si vaji ne lakra, sesa ankesa qe ben pas kesaj ndaj komenteve qe kane dale nga tema -_-

      1. Shume e forte. Xhibo, XhaXha, Fatma, Hyllin, Theo dhe te tjere nese keni mundesi te shkruani me shume dhe me shpesh: Mos u kurseni se mesojme ne te gjitha rrafshet ketu

  8. Jamarber keto interpretimet e tua e kane nje shpjegim:

    http://discovermagazine.com/2010/sep/25-modern-humans-smart-why-brain-shrinking

    Truri i njeriut po behet me i vogel, si vellim. Evolucioni njerezor mbeshtetet tek teoria e zmadhimit te trurit, kurse ne keto 20 mije vjet po ndodh e kunderta, truri po zvogelohet, deri tani me 10%.

    Per me teper, keto 60-70 vjetet e fundit, ka pase edhe rritje te vellimit trupor ne gjithe vendet e pasura, per shkak te rritjes se gjatesise mesatare (deri edhe 16 cm) keshtu qe po humbet edhe raporti tru/trup, ne dem te trurit.

    Reduktohet truri, behemi me inteligjente, po shtohen edhe budalleqet se ky proces reduktim truri- rritje inteligjence, eshte kunderevolutiv, pra ka shume qe e hane.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin