LEJEQËNDRIMI SI HARTË E BUSULL

Lejeqёndrimi mund tё jetё shumё gjёra njёkohёsisht: pёr policin kufitar pёrbёn mjet kontrolli, pёr emigrantin çelёs drejt jetёs sё ёndёrruar, pёr bashkinё dokument identifikimi, pёr komshiun copё letre pa vlerё… Po pёr studiuesin? Njё minierё ari. Lejeqёndrimi pёrmban aq shumё informacione sa bёhet hartё e busull pёr t’u orientuar nё realitetin e emigrantёve.

Njё udhёtim nё bashkёsinё e shqiptarёve nё Itali, nёpёrmjet lejeqёndrimit tё tyre, mund tё kishte sa vlera njohёse aq edhe metodologjike. Para sё gjithash duhet dhёnё numri i pёrgjithshёm: nё datёn 1.1.2011 rezultojnё 435.687 shqiptarё me lejeqëndrim (burimi Ministria e Brendshme italiane, përpunimi i tё dhënave Dossier Statistico Immigrazione, Caritas/Migrantes). Ky numёr pёrfshin tё gjithё titullarёt e lejeqёndrimeve, pёrfshirё tё miturit e regjistruar nё lejeqёndrimin e prindёrve.

Lipset njё premisё medotologjike e rёndёsishme: baza e tё dhёnave tё lejeqёndrimeve nuk përfshin ata persona qё janё nё pritje tё ripёrtёritjes, ngaqë mënjanohen automatikisht si lejeqëndrime tё skaduara. Pra numri i lejeqëndrimeve qё po shqyrtojmë ёshtё me siguri mё i vogël se sa i vёrteti. Entiteti i diferencës mund tё vlerësohet duke pasur parasysh numrin e rezidentёve, ose duke monitoruar lejeqёndrimet nё mёnyrё periodike. Nga ana tjetёr ёshtё e domosdoshme tё saktёsohet numri  i lejeqёndrimeve tё skaduara e tё paripёrtёritshme; bёhet fjalё pёr njё problem tё madh social, meqë personat pa ripёrtёritjen e lejeqёndrimit kthehen nё situatё tё parregullt ligjore, duke shkuar drejt njё sёrё ndërlikimesh pёr jetёn. Megjithatё, kuptimi i tё dhënave nuk komprometohet aspak, veçanërisht lidhur me nyjëtimet e tyre, meqenëse diferenca me numrin e rezidentёve nuk ёshtё e madhe.

Duke pasur parasysh se lejeqёndrimet nё Itali arrijnё shifrёn 3.110.134, atёherё del se shqiptarёt pёrbёjnё 14% tё totalit. Nga kёndvёshtrimi i lejeqёndrimeve, bashkёsia shqiptare duket e ekuilibruar nёse ndahet sipas gjinisё: 232.888 janё meshkuj e 202.799 femra (pёrkatёsisht 53,5% e 46,5%).

Lejeqёndrimet na mundёsojnё analizёn e gjendjes familjare tё emigrantёve. Nё kёtё kuptim lejeqёndrimi ёshtё mjet i besueshёm, meqёnёse lidhja farefisnore merr vlerё nё bazё tё titullaritetit tё lejeqëndrimit. Ndarja sipas tё martuarve e jo tё martuarve rezulton gati e përkryer: 50,3% e 49,7%. Megjithatё, lipset njё hulumtim i mёtejshёm. Nё kategorinё e tё pamartuarve futen: beqarёt, tё divorcuarit, tё ndarёt e ata qё janё tё ve. Tё divorcuarit shqiptarё (burra e gra sё bashku) janё 1.292, tё ndarёt 364 e tё ve 2.853. Nё nivel tё pёrgjithshёm, d.m.th. pёrqindja nё kategorinё pёrkatёse ёshtё pёr beqarёt (12,5%), tё martuarit (15,9%), tё divorcuarit (8,1%), tё ndarёt (8,2%), tё ve (16,4%).

Deri pak kohë mё parё, pёrqindja e tё martuarve ishte tregues i qartё i procesit tё “familiarizimit” tё imigrantёve shqiptarё. Mirёpo, nёse shqyrtohen tё dhёnat e tё martuarve e tё beqarёve tё kohёve tё fundit, vihet re njё prirje nё rritje tё beqarёve dhe njё ulje tё çifteve tё martuara, veçanёrisht kёto vite tё fundit. Kjo tendencё vihet re shumё lehtё duke krahasuar pёrqindjet e tё martuarve nё kohё: nё vitin 2000 pёrbёnin 55,6%, mё 2003 u rritёn deri nё 57,4%, nё vitin 2006 arritёn shifrёn 62%, ndёrsa nё fund tё 2010-s ishin 50,3%. Po tё merret parasysh rritja e vazhdueshme e numrit tё pёrgjithshёm tё shqiptarёve nё kёto vitet e fundit, atёherё reduktimi i tё martuarve dhe rritja e beqarёve bёhet edhe mё e dukshme. Megjithatё, para se tё arrijmё nё konkluzione pёrfundimtare duhen studiuar grupmoshat, sepse nё kategorinё e beqarёve bёjnё pjesё edhe tё miturit.

Emigrantёt shqiptarё janё relativisht tё rinj. 50,2 % e shqiptarёve qё jetojnё nё Itali, tё pajisur me lejeqёndrim, janё nga 0 – 29 vjeç. 29% e tyre ka moshёn 30 – 40 vjeç. Vetёm 16% i pёrket grupmoshёs 45-64 vjeçare, ndёrsa pjesa tjetёr prej 4,9% ёshtё mё shumё se 65 vjeç. Duhet nёnvizuar fakti se numri i atyre qё janё mbi 65 vjeç ka ardhur duke u rritur nёpёr vite. Nё fund tё 2006-s, ata me moshё mbi 60 vjeç pёrbёnin 2,6%. Sipas gjasёs rritja e numrit tё tё moshuarve i detyrohet bashkimeve familjare. Fakti ёshtё se pёrqindja e moshёs mbi 65 vjeç ёshtё rritur deri nё shifrёn 29,1% tё totalit tё emigrantёve tё kёsaj kategorie. Kjo do tё thotё se shqiptarёt pёrbёjnё njё fetё tё madhe tё popullsisё sё huaj me kёtё grupmoshё. Tё miturit gjithashtu janё tё shumtё. Shqiptarёt deri nё moshёn 18 vjeç janё 111.466 nga tё cilёt 100.258 nuk i kanё kapur 15 vjeçёt (shifrat e tё gjithё tё miturve emigrantё janё 689.194, nga tё cilёt 621.738 nuk i kanё kapur 15 vjeçёt). Grupmoshat e porsa cituara duhen marrё patjetёr parasysh kur flitet pёr beqarёt, numri i tё cilёve kushtёzohet nga tё miturit, qё nga ana e tyre pёrcaktohen kryesisht nga numri i çifteve tё martuara.

Qё shqiptarёt pёrbёjnё njё bashkёsi historike e tё integruar nё indin socioekonomik italian e dёshmojnё edhe tё dhёnat pёr llojet e lejeqёndrimeve. Emigracioni shqiptar ka mbushur tashmё 20 vjet, e kjo presupozon, edhe pse nuk ёshtё e thёnё, njё numёr tё madh lejeqёndrimesh afatgjata (ish-karta e qëndrimit). Nё fakt, titullarёt shqiptarё me kёtё lloj lejeqёndrimi janё 202.980, praktikisht 46,6% e tё gjitha lejeqёndrimeve. Kjo do tё thotё se tё gjithё kёta qytetarё kanё tё paktёn 5-6 vjet rezidencё nё Itali, pra i pёrkasin njё rrugёtimi tё gjatё emigrimi. Nga tё gjithё emigrantёt me shtetёsi tё ndryshme qё kanё kёtё lloj dokumenti shqiptarёt pёrbёjnё 16,7%. Qytetarёt shqiptarё me lejeqёndrime tё thjeshta janё 129.755 (ose 29,8% e totalit) dhe 99.143 janё tё mitur tё regjistruar nё lejeqёndrimin e prindёrve. Interesante kategoria e atyre qё kanё lejeqёndrim afatgjatё si familjar i qytetarёve UE (janё saktёsisht 3.809). Bёhet fjalё pёr ata qё kanё bёrё bashkim familjar me qytetarё shqiptarё qё kanё marrё shtetёsinё italiane, pёr efekt martese ose natyralizimi. Sipas gjasёs ky numёr ёshtё i destinuar tё rritet.

Si paraqitet shpёrndarja territoriale e shqiptarёve me lejeqёndrim? Nё vend tё parё gjendet Lombardia me 89.091 lejeqёndrime. Vijojnё Toskana (64.215), Emilia Romanja (55.447) e Piemonte (41.153). Veneto e Lacio janё pёrkatёsisht nё kuotat 38.777 e 19.673 lejeqёndrime. Nё vend tё fundit ёshtё Sardenja, ku vetёm 482 shqiptarё janё titullarё lejeqёndrimesh. Sidoqoftё, nuk ka kuesturё nё Itali qё tё mos ketё lёshuar tё paktёn disa dhjetёra lejeqёndrimesh nё favor tё qytetarёve shqiptarё. Deri edhe nё Oristano (Sardenja) janё autorizuar 28 lejeqёndrime pёr shqiptarё. Kieti zё vendin e parё si pёrqindje tё shqiptarёve me lejeqёndrime kundrejt shtetёsive tё tjera (47,2% tё totalit tё emigrantёve). Nё nivel rajonal ёshtё Pulja nё vend tё parё me 33,8% shqiptarё tё numrit tё pёrgjithshёm tё bashkёsive tё ndryshme tё tё huajve.

Njё nga zёrat mё tё rёndёsishёm tё lejeqёndrimit ёshtё motivi ose arsyeja e qёndrimit. Pjesa mё e madhe e shqiptarёve (60,4%) e ka lejeqёndrimin pёr arsye familjare. Nё 263.322 lejeqёndrimet pёr arsye familjare pёrfshihen edhe fёmijёt e titullarёve tё lejeqёndrimeve. Numri i jashtёzakonshёm tregon se kjo arsye ka qenё njё nga mё tё rёndёsishmet qё ka mundёsuar qёndrimin e shqiptarёve nё territorin italian. Ndёrrimi i tendencёs nё favor tё lejeqёndrimeve pёr arsye familjare ёshtё vёnё re qё nё fund tё 2006-s, kur 52% e shqiptarёve qёndronin pёr arsye pune e 42,5% pёr arsye familjare. Kёto arsye tё fundit, nё vitin 2000 pёrbёnin vetёm 30% tё titullarёve. Pra arsyet familjare kanё pasur njё trend gjithnjё e nё rritje.

Arsyeja tjetёr, e renditur sipas rёndёsisё, ёshtё puna e varur (tё punёsuar). 32% e shqiptarёve ka lejeqёndrim pёr arsye punёsimi, çka do tё thotё se kanё lidhur me punёdhёnёsit kontrata tё ndryshme pune. Arsyeja e tretё pёrbёhet nga vetёpunёsimi (puna e pavarur). Janё 22.727 shqiptarёt qё teorikisht janё titullarё ndёrmarrjesh pra me lejeqёndrime pёr vetёpunёsim. Puna stinore nuk zё ndonjё vend tё rёndёsishёm. Nё fakt, nё datёn 1.1.2011 shqiptarёt me lejeqёndrim pёr punё stinore ishin vetёm 1.286. Edhe mё pak ishin ata nё pritje pёr t’u punёsuar (62). Pra familja dhe puna janё arsyet kryesore tё qёndrimit tё shqiptarёve nё Itali.

Ka edhe arsye tё tjera qё lejojnё qёndrimin e rregullt nё Itali. Para sё gjithash duhen pёrmendur tё miturit e pashoqёruar (713), titullarёt e lejeqёndrimeve pёr studim (4.138), ata qё qёndrojnё pёr arsye fetare (116), pёr rezidencё elektive (291), sepse kanё kёrkuar strehim politik (287), pёr arsye humanitare (181), pёr kura mjekёsore (320), pёr arsye tё drejtёsisё (18). Siç shihet, nё realitet bёhet fjalё pёr arsye dytёsore nga pikёmja sasiore qё nё pёrgjithёsi nuk shkojnё mё tej se 1%.

Siç u vu re qartёsisht, lejeqёndrimi u pёrdor si busull pёr njё udhёtim tё shkurtёr brenda arqipelagut shqiptar qё jeton e punon nё Itali. Por ata qё e kanё prekur me dorё lejeqёndrimin prej letre, do ta kenё parё se nё krye e nё filigranё pёrban stemёn e Republikёs italiane. Pёrtej vlerës burokratike, stema i pёrshtatet mё sё miri edhe metaforёs sonё tё njohjes, sepse udhёtimi nё tё vёrtetё nuk bёhet jashtё, por brenda shoqёrisё italiane.

Nuk ka komente

  1. Shume interesante te dhenat sjelle ne kete shkrim dhe veshtrimet e nevizimet e lidhjeve mes tyre! Do doja te dija sa eshte diferenca mes atyre pajisur me leje qendrimi dhe shqiptareve rezidente ne Itali (sido qe ne shkrim thuhet se nuk eshte e madhe), si dhe, nese ka te dhena te besueshme, cili eshte numri i shqiptareve pa leje qendrimi (krejt te parregjistruar) ne Itali? Sa ka arritur shifra e shqiptareve qe jane bere tashme qytetare italiane?

    Po shikoja shifrat e pergatitura nga J. Vullnetari per nje botim te fundit mbi emigracionin shqiptar, nje nderrmarrje prej saj, e guximshme, e informuar dhe teresore, por sidomos e domosdoshme. “Rregullsimi” zyrtar i emigranteve nuk eshte vetem pasoje e integrimit por edhe tregues i trajektores se ardhme te marredhenieve kulturore mes grupit imigrant dhe atij vendas. Rregullsimi eshte edhe rruge per kohezion shoqeror dhe per uljen e toneve dhe kultures raciste. Nga nje vleresim i perafert tek Vullnetari, ne Itali ne 2010 ka rreth 450.000 shqiptare, ne Greqi ne po kete vit ka rreth 750.000. Nder keta, i bie qe shqiptaret, pak a shume, te kene te gjithe shkruar ne balle “i rregullt”, qe i lejon ta mbajne koken lart e te shohin perpara kur ecin. Ndersa ne Greqi vetem 368 269 kishin leje qendrimi ne 2010, pra pak a shume vetem gjysma; Dhe vetem 5634 shqiptare kane marre qytetaresine greke; shifer tejet e ulet kjo ne raport me fluksin e qendrueshem dhe jetegjatesine e emigracionit shqiptar ne Greqi.

    Di praktikisht qe, para nje dhjetevjecari, procedurat e dhenies se qytetarise ne Itali ishin te ngadalshme te komplikuara paarsyeshem, dhe me pasoja kulturore per emigrantet shqiptare. Nuk di si kane ndryshuar sot.

    1. Të dhënat e përgjithshme për emigracionin shqiptar në Itali i botova disa ditë më parë. Tabela mund të shikohet këtu. Rezidentët shqiptarë në fund të vitit 2010 ishin 482.627. Diferenca pra nuk është e madhe dhe e spjegueshme me shënimet metodologjike të shkrimit.

      Numri i shqiptarëve pa dokumente nuk dihet. Vlerësime mund të bëhen, por janë gjithnjë hamendësime. Mendoj se me nxjerrjen e pasaportave biometrike vlerësimet mund t’i afrohen diçka së vërtetës. Megjithatë, kjo del zakonisht me rastin e pajisjeve të emigrantëve me dokumente të rregullta, që jo gjithnjë nxjerrin në pah të gjithë numrin e të parregulltëve. Aktualisht në Itali nuk po flitet për ndonjë ligj të tillë, pra për t’u dhënë emigrantëve lejeqëndrime.

      Gjatë vitit 2010 janë dhënë 5.628 shtetësi italiane. Vështirësitë mbeten po ato, edhe pse numri i shqiptarëve që merr shtetësinë italiane rritet çdo vit, por për arsye të tjera.

      1. Atehere do rishoh shifren e shqiptareve kthyer ne qytetare greke… nese ajo qe kam eshte ne rregull, i bie qe ne Greqi te kene marre pasaporte greke me pak shqiptare nga 1990 deri ne 2007, se sa shqiptare kane marre pasaporte italiane vetem brenda 2010 ne Itali.

        …sapo i ripashe te dhenat per Greqine: ne 2007 vetem, kane marre shtetesi greke 5634 shqiptare. Ne vitet para 2007 shifra totale eshte nen 300. pas 2007 nuk kam te dhena nga tabelat e regjistruara prej Vullnetarit.

        Ne fakt, une po merrem me krahasimin e qendrimeve ndaj gjuhes te arberesheve dhe arvaniteve. Lidhjet nuk jane direkte, por jam e sigurte qe njohja e trajtimit te emigracionit te ri ka plot pika lidhjesh dhe mund te hedhe drite ne analizen e diaspores. Dhe anasjelltas.

        Falemnderit, Pishak.

  2. Ben pune te vyer me keto studimet dhe grumbullimet e te dhenave per emigrantet, e kam fjalen si kontribut per shoqerine, pertej apo pavaresisht nese e ke profesion a jo.

    Jo vetem qe njerzit dine me shume per veten, ne kete rast emigrantet ne Itali, po mund ti perdorin keto te dhena per te pasur me shume te drejta apo ze ne shoqerine dhe shtetin italian.

    Por dhe per Shqiperine padyshim vlejne. Kjo e fundit e ka per detyre te dije (te kete te dhena te mira statistikore) per emigrantet e viteve te fundit, se jane kaq shume, nje perqindje kaq e madhe, dhe te ikur rishtazi. Po dhe Shqiperia mund ti perdore keto te dhena si leverage ne diplomaci me keto vende.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin