PAKËZ DRITË

Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë

Brezit tim i kujtohet mirë ky aforizëm i Naimit; jo se e pëlqenim, as se e vinim veçanërisht në jetë, por ngaqë e lexonim rregullisht, të shtypur në kapakun e pasmë të fletoreve katërlekëshe.

Aforizmi fliste për punën, por në mendjet tona do t’i mbetet i bashkëlidhur shkollës.

Jo se nuk na kujtonin, përditë, sa shumë na duhej të punonim në jetë (Arbeit macht frei); dhe ajo natë e ditë, në trup të aforizmit, e kish frymëzuar ndonjë punëtor me turne që t’ia ngjiste tekstit naimian një bisht nga pas, e të thoshte: Eh Naim, të ishte vetë, të provoje turnin e tretë.

Njerëzit i ngacmonte edhe përsëritja punë punë në krye të aforizmit, me funksione intensifikuese; që këtej edhe shprehja e rëndomtë punë-punë, që përdorej për të shprehur monotoninë e një pune që s’mbaronte kurrë (mucho trabajo poco dinero, thonë latinët këtu në ShBA).

E strukturuar në trajtë proverbi, Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë ka strukturë dyvargëshe (distik tetërrokësh), të organizuar sipas rimës:

Punë, punë, natë e ditë
Që të shohim pakëz dritë

Strukturë e cila mund të zbërthehet më tej, për të përftuar një strofë katërshe me varg katërrokësh:

Punë, punë
Natë e ditë
Që të shohim
Pakëz dritë

Në të dy rastet, ditë rimon me dritë; një paralelizëm i shënueshëm ky, edhe tingullor edhe kuptimor, në shqipen. Ndërkohë, trupin e aforizmit e tendosin kontrastet midis natës dhe ditës, dhe sidomos natës dhe dritës; prandaj edhe kuptimi i thellë i aforizmit do të ishte “të punojmë, që ta bëjmë natën ditë”.

Natyrisht, edhe litota pakëz dritë, aq naimiane, nuk mund të mos e referonte lexuesin e informuar te metafora e qiririt, e shndërruar ndonjëherë në simbol; qiririt që digjet i gjithi (“në mes tuaj kam qëndruar/dhe jam duke u përvëluar”) për t’u bërë pakëz dritë njerëzve.

Për fat të keq, dikur andej nga fundi i viteve 1960, qiriri në kulturën shqiptare bashkëkohore erdhi dhe u shndërrua në diçka negative, ose në një ambasador të pamirëpritur të së shkuarës.

Ishin vitet e elektrifikimit, ose të kohës kur qirinjtë duhej të përfundonin plehrave. Në vitin 1972, me përfundimin e elektrifikimit të vendit, nata u bë literalisht ditë dhe shqiptarët, për ta thënë me një klishe të shtypit të asaj kohe, “i thanë lamtumirë qiririt.” Tash e tutje, nata do t’i përkiste dritës elektrike, neonit, prozhektorit, shkronjave të parullës komuniste në tarracën e institucionit, llampave të rrugës.

U tha, dikur pas revolucionarizimit të përgjithshëm të shkollës, se aforizmit naimian i kishte kaluar koha; meqë s’kish kuptim të flitej për “pakëz dritë” në një kohë që Shqipëria aq po identifikohej me dritën, sa të fillonte të quhej, gjithnjë në atë kohë, “fanar ndriçues i socializmit në brigjet e Adriatikut.”

Pa dyshim, drita e Naimit, në atë aforizëm, ishte drita e dijes dhe e iluminizmit, e cila do të ndriçonte mendjen punëtore; kuptim ky që nuk u shpëtoi komisarëve të regjimit, të cilët flisnin rëndom për “errësirën e zakoneve prapanike” dhe “obskurantizmin” fetar; drita shoqërohej jo vetëm me dijen, por edhe me higjienën fizike dhe shpirtërore, pastërtinë, dritaren dhe diellin; ose hapjen ndaj botës dhe eliminimin e fshehtësisë, të perdes dhe të privatësisë.

E vetmja gjë që nuk gëlltitej dot, në aforizëm, ishte ajo pakëz; ose shpirti i tij naimian – sepse koha e re, komuniste totalitare, dritën e kërkonte të shumtë dhe verbuese; ndërsa Naimi dukej sikur dorëzohej, me modesti dhe përulësi të papranueshme, ndaj vezullimit të qiririt – që dritën e jep vërtet të paktë, edhe pse të çmuar.

Ky tekst (apo duhet ta quaj varg?) i Naimit m’u kujtua këto ditë, kur lexoja një libër intervistë me filozofin dhe sociologun Ivan Illich (Ivan Illich in Conversation, nga David Cayley).

Ka një pasazh në libër ku Illich-i përmend një mikun e tij, peshkopin katolik Helder Camara, i cili ishte takuar një herë me një gjeneral brazilian, i njohur si torturues mizor (turandosi il naso, thonë italianët); dhe pas bisedës, Camara i kish thënë Illich-it: “Kurrë nuk duhet hequr dorë. Sa kohë që një person është gjallë, diku nën shpuzë gjendet një çikëz zjarr që ka mbetur, dhe e gjithë puna jonë është” në këtë pikë ai vuri duart e veta rreth gojës dhe fryu dhe vazhdoi “e gjitha puna jonë është të fryjmë, me kujdes, shumë me kujdes… deri sa të ndizet pak.”

Vazhdon Illich-i: “Është e vështirë t’u thuash njerëzve modernë, të rinjve, se nuk duhet të kenë frikë nga të qenit një qiri i vogël, një dritë që të tjerët ndezin në jetën e tyre. Njerëzit janë mësuar me llambat elektrike dhe çelësat në mur; [por] metafora e dritës nuk vepron dot pa errësirën.

Dhe kjo e shpjegon për bukuri frymëzimin naimian: qiriri është, në të vërtetë, më i ndritshëm se neoni dhe projektori – meqë qiriri është i rrethuar nga errësira, është në luftë të përhershme, të pabarabartë me errësirën; dhe nuk e zhduk dot krejt, por vetëm e tremb pak, aq sa t’u hedhë dritë objekteve dhe fytyrave përreth.

Në një botë të ndriçuar fund e krye dhe anembanë, virtyti i dritës vjen e humbet, sepse nuk dallohet dot më.

Aforizmin e Naimit e hoqën, pas ca vitesh, nga kapakët e fletoreve; nuk di nëse si pasojë e kritikave që ia kishin bërë për modesti të tepruar dhe anakronizëm; apo për shkak të ndonjë vendimi kreativ në zyrat e dizajnit të ndërmarrjes shtetërore të mjeteve mësimore.

Ironikisht, kjo ndodhi pikërisht në kohën kur dritat në Shqipëri erdhën duke u fikur pak nga pak, si pasojë e problemeve me energjinë; aq sa në vitet 1980 shumica e familjeve anembanë vendit t’i kalonin pasditet dhe mbrëmjet në errësirë – ose me dritën e qiririt.

Dhe kush thotë se errësira e atyre kohëve është veç një kujtim mes kujtimesh, nuk ka kuptuar ende asgjë.

Nuk ka komente

  1. Ke permendur nje fakt te vogel goxha interesant ketu xhaxha, qe problemet me energjine filluan qe ne vitet 1980. Rendom nostalgjiket dhe lavderuesit e diktatures, si nje nga arritje e saja kane qejf te trumbetojne elektrifikimin ne permasa te gjera dhe “cilesor” qe diktatura beri duke e shtremberuar pakez te verteten per hir te dogmatizmit te tyre e duke thene qe problemet energjetike jane fenonmen post diktatorial dhe me sakte fenomen i qeverive Berishiane.

    1. Nderhyrje pa kuptim kjo pakapo, meqe ne vitet ’80 ishte gjithe ajo industri qe punonte me energji elektrike, industri pothuaj inekzistente pas ’90. Edhe sot, ne vend qe te ndertohen hidrocentralet e projektuara ne vitet ’80 e te rifuten ne pune TEC-et me qymyr a me gaz (qofte edhe me lende te pare te importuar) zgjidhet te hidhen parate duke importuar energji, a thua se po i presim me gershere. Ne jemi per te qare hallin, ti ke hall te ngjeshesh fajin.
      Shumica e shqiptareve ngrohen duke u mbeshtjelle me batanije, ose levizin me batanije nga dhoma e ngrohte tek hapesirat e tjera shtepiake, eshte kthyer batanija ne formen moderne te gunes se vjeter te bariut.

      Persa i perket fjales se urte naimiane, besoj se ka vlere vetem ne kontekstin kur u tha, dmth duhet beme herkuliane nga ana e te pakteve qe dine, per te mberritur pakez drite tek te gjithe. Mund te perdoret mire si lajtmotiv ne nje situate revolucionare, ku u takon te pakteve te bejne sakrifica mbinjerezore.

  2. Jo jo s’eshte aspak pa kuptim. Mos bjer dhe ti nen kurthin e lavderim pa karar me keto gjera te tipit “gjithe ajo industri”. Mos valle kjo ishte arsyeja problemeve energjetike? S’besoj.

    Per te qare hallin diet qe jemi, dhe faj per te ngjeshur kam mjaftueshem per te gjithe por zanafillen problemet e kane cik me perpara sec duan te pranojne nostalgjiket e mbeshtetsit e regjimit.

    1. Industria ishte e qe çke me te, ende sot i gjen kudo ndertesat e magazinat industriale (keto ku ka qene mundesia i kane kthyer ne banesa). Lexo pak kete:

      ””’Sipas statistikave ekonomike te vitit 1985 industira ne rrethin e
      Fierit jepte 73.3% te prodhimit e pergjithshem.
      Dega kryesore e ekonomise ishte nxjerrja dhe perpunimi i naftes qe zinte 46% te
      prodhimit, industria ushqimore zinte vendin e dyte me 15.2% dhe me pas
      renditeshin industrite e tjera si: industria kimike me 11.3%, industria
      elektrike me 8.9%, industria mekanike me 7.3% te prodhimit te pergjithshem. Duke
      llogaritur prodhimin e pergjithshem te ekonomise kombetare ne prodhimin
      industrial Fieri renditej i dyti si rreth pas Tiranes, duke dhene 12% te
      prodhimit industrial. Industria e tij krahasur me rrethet e tjera jepnin keto
      shifra prodhimi: industria kimike 31.5%, industria elektrike 15.5% dhe ajo
      ushqimore 7.4%.”””’

      Llogarit qe nga keto industri asnjera pothuaj s’merr me fryme, edhe nxjerrja e perpunimi i naftes jane katandisur per ibret, mire nxjerrja po perpunimi pse te mos vazhdonte e fuqizohej me lende te pare nga jashte ?
      Pse te mos merret nafta bruto nga jashte e te perpunohet, po blihet nafte ‘greke’.

      Ku dreqin e gjeti naften per eksport Greqia ? Ajo e blen bruto e perpunon dhe te vjen ta shet ty. Kupton sa budallenj qe jemi ?

      Shiko pak industrine elektrike 8,9%, e gjitha me gaz, pse te blejme energji elektrike me çdo çmim sikunder tha Berisha sot, kur mund te blesh gaz e te prodhosh energji tek TEC-et ?

      Shiko tjeter gje qe industria ishte shteterore, u futen robte me 3 turne, punen qe e bente 1 po e benin 3 a 4, nga edhe shteruan parate per perteritje teknologjike, por ama politikat e industrializimit te vendit jane per t’u marre shembull, se sot , ne krizen e sotme boterore shtetet qe po e hane jane ato qe kane industri te dobet,nuk po e ha Gjermania, Franca, Belgjika e Anglia qe kane industri e eksporte te medha industriale, por po e ha Greqia, Italia, Spanja e Portugalia, qe o s’kane fare industri si ne rastin grek e portugez o kane industri te lena pasdore si Italia e Spagna.

      Motorri kinez eshte industria, biles kinezet s’pjerdhin shume per terciarin, Rusia eshte mbeshtetur tek energjitika, jane te gjitha shenjat e shembujt per nje rikonsiderim te politikave industrializuese te komunizmit, gjithnje ne prizmin kapitalist. Nje Shqiperi e industrializuar e me baze te fuqishme energjitike, kjo eshte e vetmja premise per zhvillim te qendrueshem kapitalist.

      1. O c’industri flet mor burr?! A e ke parasysh krizen ekonomike qe kaloi ne krize urie ne vitet 80-te dhe fillim 90-tat? Sa fitimprurese apo me sakte a ishin fitimprurese fare keto nderrmarrje industriale?

        Per industrializim jam dhe une dhe per rritje te kapacitetit prodhues, por industrializimi stalinisti i vrrullshem dhe i sforcuar ishin nje deshtim i madh per shqiperine. Industrializimi stalinist eshte me shume ideologjik se sa ekonomik, sepse si qellim ka krijimin e masave puntore si baze ideologjike e pushtetit komunist.

        1. i pakapshëm,
          si gjithnjë inert dhe i paaftë për të kapur thelbin e shkrimit, ftesa e të cilit nuk ishte për t’u pozicionuar politikisht, por për një refleksion lidhur me një epokë, ishte një biletë për udhëtim në kohë, ishte një portë e hapur e një pragu të kapërcyer prej kohësh. Obsesioni yt për të deduktuar politiken në çdo moment është noterik. I bindur që nuk ke për të kuptuar asgjë nga ç’të shkruaj uroj Perëndinë të të ndriçojë dikur mendjen e të të bindë që të heshtësh.

          1. E di qe e ke perzemer shume diktaturen dhe te dhemb teper kur kritikohet. Une nga shkrim marre ate qe dua, dhe per mua spikati ajo pjese per te cilen une komentova. Ti nga ana tjeter kompleksohesh teper kur te kritikohet diktatura, e me ben mua te obsesionuar per te deduktuar politiken. Sa per urime, uroi vetes te heqes dore nga nostalgjia dhe glorifikimi i atij sistemi ditezi qe mos te kompleksohesh kur shikon kritika per te.

  3. Une kujtoj qe mbas viteve 90-te eshte e vertete qe kalonim edhe dite te tera pa energji elektrike e ku ne Tirane, sa filluam te merinim me kabllo (10-tra metra te gjate) energji vetem per ndricimin e apartamentit nga shtyllat e ndricimit rrugor!!!. Ndersa, nuk kujtoj te kemi pasur probleme (mungese ndricimi) ne vitet 80-te. Ndoshta sepse flija heret qe ne oren 8-te te darkes. Sidoqofte nese dikush gezohet se mungesa e dritave ka qene problem i perhershem vetem qe te ruaj te paster figuren e nje bariu mesjetar si Sali Berisha, une dorrezohem dhe nuk e vazhdoj me gjate kete diskutim.

  4. Nga Naimi (dhe më vonë edhe nga Kuteli) unë kam marrë atë shijen tipike toske për diminutivin, që bëhet edhe vezzeggiativo (pakëz dritë; apo zëthin e s’ëmës – në ato vargje nga Bagëti e Bujqësia që atbotë nuk më bënin përshtypje se ishin konsumuar shumë, por që tani, nga largësia e viteve dhe ajo fizike nga Shqipëria më ndriçojnë në një dritë të re). Italishtja vërtet është, ndoshta, gjuha më e pasur me diminutivë dhe vezzeggiativi (mësova, për shembull, që termin neutrino, aq i përdorur tash së fundi, e ka vënë bash një shkencëtar italian – e kush tjetër – Enrico Fermi), por edhe tokërishtja, ama, mbrohet shumë mirë. Më pak, në këtë drejtim, më ngjan shprehet gegnishtja. Le të themi që gegnishtja është një gjuhë në tonalitet maxhor, kurse toskërishtja në tonalitet minor.

  5. Xhaxha besoj se shtrengimin e masave per te komentuar besoj se e bete pikerisht per te evituar sulme personale jo vetem mbi personin tuaj, por dhe mbi postues te tjere. Nuk e di kush po e moderon blogun, por postime si keto te dy postuesve me siper, nuk duhet te kishin pare driten e publikimit.

    1. Një asistent imi është duke e ndjekur këtë çështje. Ndërkohë, ju lutem – ty dhe Hyllinit – përpiquni ta mirëmbani hapësirën e komenteve edhe duke respektuar frymën e shkrimit kryesor.

      1. Komenti im origjinal ishte thjesht nje marrje spond e nje pjese te shkrimit tend dhe shkembimi me Hyllin edhe mund te kete dal pak nga tematika e gjithe temes, por sidoqofte brenda etikes se komunikimit. Nga ana tjeter ke antare qe flasin per infeksione e bejne sulme te drejt per drejta personale. Me cfare kam pare nga lajmerimet e tua kjo lloj fryme e hedhjes ne sulm personal e denigrues ndaj tjetrit, pse nuk te pelqen qendrimi i/e tij/saj apo ajo qe shkruan ai/ajo eshte e papranueshme.

  6. xha-xha, ashtu si viruset e komputerave i shkaterojne programet, edhe bloget kane viruset e tyre dhe po nuk perdore antivirusin e duhur ta infektojne keq. Pyet njehere andej nga blogu “Peshku pa uje” se si arriten te pastrojne ca viruse qe per fatin e keq kane zbarkuar tek blogu yt.

  7. ne kete blog ne aspirojme te jemi nga ata qe edhe kur nuk biem dakord me mendimin e tjetrit, jemi gati te luftojme gjer ne vdekje per te mbrojtur te drejten e tij per ta thene ate mendim.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin