TRIUMFI I TARTABIKUT

Videot janë bërë tani monedha politike kryesore në Tiranë: amatoriale, të fshehta, të hapura, nga kamera të sigurisë ose të televizioneve, me aktorë dhe pa aktorë.

Ekspertë të FBI-t amerikan paskan bërë nuk di ç’magji me serverin famëkeq të Kryeministrisë, duke shpëtuar pamjet e fshira sipas disave, ose duke vërtetuar që ka pasur pamje të fshira sipas disa të tjerëve, aq sa tani pritet që të lëshohet një fletë-arresti për vetë serverin – si hera e parë, në histori, që do t’i hidhen hekurat një sistemi kompjuterik.

Ndërkohë që Ilir Metën e nxori të pafajshëm gjykata, pas një procesi të mbështetur në një video amatoriale (amateur porn) të ish bashkëpunëtorit të tij Prifti, tani rezulton që TV Klan ka transmetuar pa zë videon Prifti-Beqiraj (nga titulli duket edhe kjo si gay porn).

Gjithnjë sipas burimit të mësipërm të Shekullit:

Media afër qeverisë kanë folur dje për mbi ekzistencën e “170 orëve përgjime të personaliteteve”, madje edhe “video erotike”, siç shkruante dje një e përditshme. Artikujt vijnë një ditë pasi kreu i LSI-së foli për video të tjera, të cilat “nuk i kam unë, por avokati Braho”, – siç u shpreh z. Meta.

Edhe guru-ja i sistemit politik të videove, Filip Çakulli, doli në mediat për t’i thënë Ilir Metës: bring it on.

Këto qindra orë përgjime të personaliteteve janë të mjaftueshme jo vetëm për ta ngritur mediumin televiziv në piedestal të sistemit politik shqiptar, por edhe për ta sanksionuar shantazhin si formën supreme të marrëdhënies politike, në Shqipërinë post-demokratike.

Nga ana tjetër, nëse këto video do të dalin në dritë vërtet, kjo do të provojë, pa pikë dyshimi, se shantazhi si metodë bindjeje nuk ka funksionuar; dhe nuk ka funksionuar sepse viktimave u ka dalë tashmë turpi.

Në një koment të vetin në Shqip, opinionisti Blendi Salaj tingëllon i entuziazmuar nga ky pluralitet videosh, i cili të paktën mishëron, në strukturë, një nga parimet konstitutive të republikës.

Ka të drejtë. Një nga mënyrat për normalizimin (në mos neutralizimin) e videoshantazhit është popullarizimi, ose demokratizimi i tij, deri sa videopërgjimi të shndërrohet vërtet në kundërpeshë të telezhenisë së politikanëve në mediat shqiptare, ose e protagonizmit të tyre në ekranet.

Që nga momenti kur të gjithë regjistrojnë të gjithë, vlera e çdo komunikimi politik do t’i referohet jo shkëmbimit vetë, por mundësisë që ky komunikim të përdoret nesër, për të shkatërruar tjetrin. Ti je më i fortë se unë, por unë të regjistroj.

Tani që edhe politikanët edhe i kanë rregulluar më në fund dhëmbët, është momenti për të mos e ndarë më buzëqeshjen para kamerave.

Nuk ka komente

  1. Kam lexuar diku, ndoshta te Poliakov, qe ne kohen e pas revolucionit te shkurtit, pra kohe tranzicioni, ministri i minierave rus do ti pergjigjesh keshtu nje kerkese per nje koncesion kundrejt shperblimit:

    Te jap 3000 rubla dhe nuk i them njeriu – oferta.
    Me jep 5000 dhe thuaji kujt te duash – pergjigja.

    Ka edhe nje menyre per te ndalur kete videopolitiken-eleminimi fizik i Dritan Priftit. Keshtu edhe mesazhi shkon qarte tek te gjithe. Nuk e uroj, por jemi ne kushtet kur klima po krijohet e tille dhe politika ka nisur te kete bezdi dhe siklet nga prania e tij. Ja disa koeficiente qe jane hedhur per te qeshur, por jo vetem, te profili “Vetem per te qeshur” ne facebook.

    Koeficentet per Dritan Priftin :
    Burg – 1.35
    Helmim – 2.30
    Aksident me makine – 2.50
    Vetevrasje – 1.80
    Vritet ne gjume – 3.50
    Vritet me arme zjarri – 4.50
    Shpeton gjalle – 30.50

    Bast jo dhe aq realist do te thosha. Ta komentojme:
    Per burg, koeficienti eshte shume i ulet, pasi disponimi prej tij i videove te tjera sikunder thote e ben per momentin imun.
    Helmim, mire, qendron them une, por veshtire alibia e vdekjes, ndonese ai eshte semure. Aksident me makine, me patjeter duhet ta kishte mbi 5, sepse eshte shume pak e pritshme qe te shkohet ne kete forme pa u kompromentuar. Sa per nje analogji: eleminimi i gjykatesit ne Vlore, u be qellimisht ne formen me makabre.
    Vetevrasje : 1.80 koeficient shume i ulet. Te pakten 2; Prifti ka aq mendje sa te mos i vije keq pse po ia heq kesaj bote. (sa te mban dhalla, aq te mban dhe Lala, thote nje fjale).
    Vritet ne gjume; une do hidhja padyshim shume leke ketu. Ne gjume cfare nuk ndodh, nuk di pse e kane perjashtuar kaq si opsion sa i kane rritur koeficientin.
    Me arme zjarri mire qenka, ndonese atij mund ti ndodhe si ushtareve dikur qe plagosnin veten per te marre leje.
    Shpeton gjalle me koeficient 30.50. Une them qe me kete te fundit duhen luajtur dy skedina dhe me kombinim. Ose me handikap. Sepse ketu nuk eshte perfshire, tentativa per vrasje dhe ky shpeton. Dicka si X pjese e pare.
    Ka interes shume te madh publik do te thosha une nje pyetje qe shtronte nje prej komentuesve:
    Po shkon per gjah sa e ka koeficentin?

    Fundja punet ketu kane mberritur, por doja te shprehja nje forme kritike dhe distancimi nga opinionet e opinionistit Salaj. Plus vete Prifti, por edhe Meta kane folur per kercenimin reciprok te likujdimit fizik. Personalisht jam ne merak te madh; 170 ore pergjim nisin per ministra, vijojne ne gjykaten e larte, me tej te Prokuroria e me tej. Kush do hetoje ke? Shoqeria jone vetet zgerdhihet, por edhe ka pak fare kuriozitet dhe deshire per pakez drejtesi, se pastaj i bie inati fare.

    1. lol, sa per te hequr merekaun qe te sqarova: kur nje koeficient basti eshte i ulet, psh 1.35 nese Prifti burgoset, kjo tregon se per bookmaker-sin (pra personi qe vendos koeficientin) mundesia qe Prifti te futet ne burg eshte e madhe, prandaj ka edhe nje koeficient te vogel poshte 2-shit.

  2. edhe une jam i entuziasmuar, por nuk dalin, luajne bllofin dhe shantazhin. Degjova Spartak Brahon per nje moment tek opinion online dhe asgje nuk ishte e qarte.

    Po te marresh ne analize kercenimin e Metes, dhe ai fjalim nuk eshte i qarte. Luajne me bllofin, nuk ja u mban ta bejne, shkarkim emocionesh.

    Plaku i mocem largpames, Berisha, e di qe keto shfaqje vetem sa deligjitimojne klasen politike ne teresi. Nuk i leverdis.. sheh me shume se gardhi i vete, edhe nga PS. Edhe pse ne retoriken e vet e ka kriminalizuar kete grup me akuza (te verteta apo absurde), nuk mund t’i hapi gropen klases ne teresi.

    Tani shqiptaret kane nje qajse instrumentaliste ndaj angazhimit ne politike. Kjo fale premtimeve elektorale per punesime militantesh apo shitjes se votave. Me privatizimin e te gjithe sektoreve ekonomike do te rreshtin premtimet… rritet numri i te paanshmeve. Sala kete e di…me nje klase politike qe del me ze e figur ne orgji korrupsioni … nuk mund te mobilizoj zgjedhes. Ose une e kam gabim kete gjykim…

    Kur pashe ca te rinj qe bertisnin per Ilir Meten, m’u shpif kjo rinia e sotme.. te painteresuar… te palexuar … te shitur e te blere…. pa kurrfare angazhimi pervec kafes dhe kurvave apo kurvareve (sipas rastit)… qe nuk u mban xhepi dinjitetin… por u duhet te terhiqen zvarre per nje vend pune me diploma te pavlera nen sqetull… qe gezojne me lumturine e stisur te kandidateve tek “Voice of Albania” apo “X-Factor” … jane familjarizuar me video pergjimi celularesh te casteve intime te shokeve/shoqeve te tyre qe qarkullojne ne facebook … apo regjistrimet “off-record” te politainment tek “Opinion”… nje brez i mpire nga thagma dhe poshtersia…me habine e neanderthalit per teknologjine (e “te shkelqyeshmen”) dhe cinteresimin e majmunit per politiken..

  3. I thashe babit te levizte me stil mamin nga dhoma tjeter, pasi neper kafene, videoja e rradhes na u premtua si me e nxehte. Vetem momentin e fundit- insistojne e thone te njejtat goje te informuara – Klani vuri doren ne zemer dhe e ruajti familjar formatin e diskreditimit. Pritshmeria ka qene historikisht e larte per nje video si ajo,me dekada e kemi pritur ta konfirmojme vizualisht ate se politika eshte zanati me i vjeter ne bote – per sa kohe qe edhe vete njeriu eshte quajtur ‘ kafshe politike’, po nuk po dua te hyj me thelle tani

  4. Jarebi te perfundojne disa ne pranga nga ekpertiza e FBI-se pa u pa puna, do e elasticitojme pak qendrimin tone ndaj Amerikes imperialiste dhe ambasadorit te saj te felliqur kinez.

    Berisha nuk ka sesi te mos pranoje kete ekspertize, ndaj po i rigjeneron perpjekjet per te sulmuar dhe deligjitimuar prokuroren/prokurorine qe do ti paraqise keto rezultate dhe masat qe do vijojne si pjese e hetimit ne vazhdim te 21 janarit.

    Kurse keto soft porn-et e video-korrupsioneve te Priftit jane padyshim nje kapitull me vete mjaft domethenes i politrrumpalles shqiptare; te pakten bejne te qarte me ze dhe figure qe preokupimi i tyre nuk eshte per te mbuluar korrupsionin ashiqare qe pasqyrojne, po thjesht per planet B e C pas deshtimit te pazareve.

  5. Ndoshta ky komenti im nuk ka shume lidhje me thelbin e temes, po nuk mund te rri pa e bere. Kjo, sepse profesioni im ma heq mundesine e mbajtjes se gojes mbyllur per kete tematike, kur te gjithe çuditen nga zhurma e vrangallit por askush nuk pushon se reni atij.
    Po shpjegohem pak me qarte. Behet fjale per “çudine qe paska bere FBI”!!! Tek une, ne baze te eksperiences se jeteses me hope ne shqiperi, me eshte krijuar bindja se ne kete vend, perveç te tjerash, mungojne profesionaliteti dhe aftesia e personave ne profesionin qe pretendojne se eshte i tyre. Me thjeshte akoma; ne Shqiperi nuk gjen nje murator te te ndertoje nje mur te drejte, nje elektriçist te te beje nje impiant ne norme, nje doktor te te jape nje djagnoze apo nje kure te sakte, nje avokat qe te te mboroje per se mbari, nje gjykates qe te jape nje vendim te drejte, nje polic te paster te sjellshem e te afte e mund te ecim keshtu sa te duam, duke shetitur ne te gjitha profesionet.
    Imagjinoj Berishen kur i ka thene Gjergj Lezhjes “e mbarove ate punen?” dhe ky i fundit i eshte pergjigjur “mbaroi ajo pune, u be, e formatuam!”. Tani ndoshta per qytetarin e mesem, fjala “formatim” eshte si ai fjalimi i 20 viteve me pare, i te ndjerit Gramoz Pashko ne kinemane “Partizani” te vlores, ku duke ju drejtuar turmes se egzaltuar thote: (idea ishte se si do te arrihej ngrenia me luge floriri)…tani ka dy rruge. e para eshte nje transformim gradual i ekonomise aktuale socialiste ne ekonomi kapitaliste. e dyta eshte ajo qe quhet terapia e shokut. ju cilejn preferoni?”. Salla qe deri ne ate kohe, nga tymi i duhanit dhe nga te bertiturat, i ngjante nje feste ne nje repart psikiatrik, ra ne nje heshtje varri absurde. Kuptohej qe 99% e njerezve aty brenda, nuk kishin degjuar kurre ne jeten e tyre as veç e veç fjalet “terapi” e “shok”, jo me ne nje togfjalesh te vetem. Heshtjen e thyen nje djale nga rreshti i pare qe pergjigjet “..ete me te shpejten!!” dhe festa ne repartin psikiatrik rinisi edhe me entuziaste se me pare.
    Po per mua qe jam analist-programator e sistemist rrjetesh, fjala “formatim” eshte siç eshte per policin fjala “arrest” ose siç eshte per kirurgun fjala “bisturi”. Te kuptohemi, flas per polic e per kirurg jo shqiptar. Une e di qe procesi i formatimit, nuk i zhduk aspak te dhenat e nje hardisku, po thjesht i sposton ato dhe i indiçizon ne tjeter menyre. Ekzistojne programe edhe rudimentale per ti sjelle prape ne gjendjen e mepareshme keto te dhena. Por ….. ashtu si per policin shqiptar fjala “arrest” do te thote thyerje brinjesh me shqelma, ashtu si per kirurgun shqiptar fjala bisturi tregon ate thiken qe mbahet ne doren e kundert te cigares(te dyja te palara gjithsesi) ashtu edhe per Gjergjin dhe per ….. degjoni degjoni… “grupi i eksperteve kryeministrise qe meret me mbirembajtjen e serverit”, fjala “formatim” do te thote zhdukje te dhenash. Amin! Pozitive ne kete rast, eshte se ndoshta per here te pare ne historine e ketij vendi, paaftesia e “profesionisteve” te vet, po i ben mire.

    1. As unë nuk besoj se i kanë fshirë krejt të dhënat, pa pasur mundësi rekuperimi. Mbase këtë çështje e mbajnë të fshehur, për ta paraqitur si provë kur t’i vijë rradha.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin