KOKA E TURKUT (VI)

Rastësisht u ndesha me një vendim të paradokohshëm të Gjykatës së Tiranës, tek i cili më drejtoi komenti i një kolegu; dhe që mund të lexohet i fotokopjuar këtu.* Dokumenti përfaqëson një provë të gjallë sesi debati për rivështrimin e periudhës osmane të historisë së shqiptarëve ka reperkusione edhe në çështje jashtëhistorike.

Në këtë vendim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë shpjegon, në thelb, se Republika e Shqipërisë nuk mund të njohë vlerën e një akti juridik me të cilin një palë private ka blerë, prej shtetit osman, një pronë të patundshme (tokë) në territorin e sotëm të Shqipërisë. Është fjala, natyrisht, për çështjen e koklavitur të Kakomesë.

Arsyeja për këtë refuzim parashtrohet kështu: blerësve të pronave të tilla nuk mund t’u lindin kurrë të drejta pronësie mbi bazën e ndonjë veprimi juridik disponimi të ndonjë pushtuesi të përkohshëm të trojeve shqiptare (në rastin konkret, pushtuesit osmanë).

Për gjykatën, këto akte disponimi janë të pavlefshme, për faktin e thjeshtë se “ai që e ka tjetërsuar [shteti osman] nuk ka pasur për vete tagra pronësie.”

Me fjalë të tjera – shtetit osman nuk ia njohim të drejtën për t’u shitur palëve të treta prona të patundshme në territorin e sotëm të republikës.

Thuhet, më tej, në dokument, se është fakt i njohur botërisht se perandoria osmane “pushtoi trojet shqiptare duke vendosur një regjim despotik dhe shtypës që zgjati për qindra vjet,” dhe pushtimi nuk mund të përbëjë mënyrë origjinale të fitimit të pronësisë; që të veprojë kjo mënyrë, duhet që sendi i pushtuar të jetë pa zot.

Zotër legjitimë të trojeve shqiptare, vazhdon dokumenti, janë banorët legjitimë të Shqipërisë të marrë së bashku, si entitet shtetformues shqiptar.

Përndryshe, përfundon vendimi i Gjykatës, qeveria osmane nuk ka pasur dhe nuk mund të kishte legjitimitet mbi trojet shqiptare, ndaj për këtë shkak çdo shprehje vullneti për tjetërsimin e tyre ndaj të tretëve, kushdo qofshin ata, është nul dhe nuk mund të sjellë kurrë pasoja juridike.

Nuk di ç’do të thotë eksperti jurist përballë një arsyetimi të tillë, por tema në vetvete më lidhet bukur me temën e Shqipërisë imagjinare, që pata rrahur në një shkrim të mëparshëm.

Gjykata e barazon një akt administrativ të pushtetit osman me një veprim juridik të një ”pushtuesi të përkohshëm të trojeve shqiptare”; duke nënkuptuar, në këtë kontekst, se pushtimi osman ishte “i përkohshëm” dhe se bëhej fjala për “troje shqiptare” të pushtuara.

Unë nuk besoj se një sundim që zgjati të paktën katër shekuj e gjysmë mund të quhet i përkohshëm; sikurse nuk e kuptoj se çfarë kupton pikërisht gjykata me shprehjen “pushtues i trojeve shqiptare”, sa kohë që kur i pushtoi Perandoria Osmane ato troje – është fjala për fshatin Nivicë, në rivierën e Jonit, midis Sarandës dhe Lukovës – mund të ishin gjithçka, përveçse shqiptare (fjala dhe koncepti shqiptar i përkasin një epoke të mëvonshme).

Nuk e njoh me hollësi kronologjinë e pushtimit osman të Shqipërisë së Jugut; por mund të them se ato zona kishin rënë në duart e osmanëve para çerekshekullit të Skënderbeut; se kujt ia morën osmanët pikërisht, këtë mund ta ndriçojnë historianët: Zenebishëve? Venedikut? Ndonjë feudali tjetër vendas, arbër, epirot, apo bizantin?

Por a nuk është kapërcim i madh, që teksa mohohet tagri i administratës osmane mbi ato troje, të pranohet – pothuajse pa vërtetim – vijueshmëria juridike midis të drejtës mbi trojet të një administrate paraosmane (cilado të ketë qenë ajo) dhe shtetit shqiptar modern? Ta zëmë, për hir të argumentit, se atë tokë e kanë pasur, para pushtimit osman, një familje e njohur feudale e zonës: Zenebishët. Mos do të thotë kjo se shteti shqiptar i sotëm është vazhdues i drejtpërdrejtë i sovranitetit të Zenebishëve para pesë shekujve? Po sikur të dalë ndonjë libohovit nesër dhe të thotë se është trashëgimtar i asaj familjeje (apo edhe ta vërtetojë, xhanëm), do t’ia japë këtij shteti shqiptar bregun e Sarandës?

Ka mundësi që banorët e atëhershëm të atyre zonave të kenë mërguar drejt Moresë (Peloponezit) ose Italisë së Jugut; dhe banorët e tanishëm të jenë zhvendosur aty më vonë.

Gjithsesi, nëse këta banorë ia kanë blerë tokën administratës osmane, atëherë vlefshmëria e këtij akti nuk më duket se mund të kundërshtohet me argumentet që sjell Gjykata e Tiranës.

Në momentin kur është kryer transaksioni, administrata osmane nuk ka qenë “e përkohshme”, as do të jetë menduar si e përkohshme nga blerësit privatë, as ka pasur ndonjë alternativë ndaj tagrit të saj për të disponuar pasuritë e patundshme që i konsideronte të vetat.

Çështje tjetër që meriton diskutim, është pohimi i Gjykatës se Perandoria Osmane nuk ka pasur dhe nuk mund të kishte legjitimitet mbi trojet shqiptare. A mund të thuhet kjo? Do të isha shumë kurioz të dëgjoja opinionin e ndonjë juristi për këtë. Nëse Perandoria Osmane nuk e ka pasur këtë legjitimitet, atëherë kush e ka pasur? Po ashtu, çfarë ka parasysh Gjykata me shprehjen “trojet shqiptare”? Trojet brenda kufirit shtetëror të Shqipërisë së Sotme? Trojet e katër vilajeteve? Trojet e Shqipërisë natyrale? Trojet ku banojnë shqiptarë sot? Trojet ku banonin shqiptarët dje?

Normalisht, çështja e vlefshmërisë së akteve të tilla të tjetërsimit të pasurive të patundshme duhej të ishte zgjidhur në traktatet ndërkombëtare që sanksionuan shkëputjen e Shqipërisë prej Perandorisë Osmane dhe statusin e së parës si shtet i pavarur dhe sovran (nuk e di nëse zgjidhje të tilla ekzistojnë apo jo). Gjithnjë normalisht, Gjykata duhej t’u ishte referuar atyre dokumenteve ndërkombëtare, në vend që të mjaftohej me fraza të tipit “është fakt i njohur botërisht” për çfarë nuk është as fakt, as fakt i njohur, as fakt i njohur botërisht; sikurse duhej t’u ishte referuar, gjithnjë për mendimin tim, vendimeve të gjykatave të mbretërisë shqiptare, që thuhet se janë marrë me këtë çështje dhe kanë marrë vendime të ngjashme, këtu e shtatëdhjetë vjet më parë.

Edhe një sqarim i fundit, për të gjithë ata që janë specializuar të kërkojnë halën në përpeq: unë nuk jam në gjendje të shqiptohem për vendimin e gjykatës, meqë nuk kam ekspertizë në fushën përkatëse (e drejta e pronësisë, e drejta ndërkombëtare, etj.). Diskutimi i mësipërm, duke përfshirë edhe kritikën e tekstit të vendimit, ka të bëjë drejtpërdrejt dhe vetëm me përdorimin që i bëhet në atë vendim argumentit thjesht historik, dhe abuzimit me konceptet e “pushtimit osman” dhe të “trojeve shqiptare”.

__________

* E kuptoj që nuk është serioze që, për t’iu referuar një vendimi të Gjykatës së Tiranës, të citoj nga një faqe e një blogu privat. Për fat të keq, nuk e gjeta dot këtë vendim në faqen zyrtare të Gjykatës së Tiranës (http://www.gjykatatirana.gov.al/). Nëse mund të më ndihmojë ndonjë prej kolegëve, do t’i jem mirënjohës.

Nuk ka komente

  1. Pa dashur te nderhyj ne kete ceshtje, dua thjesht qe te terheq vemendjen te paradoksi qe vendos sot, paditesit me gjykuesit, ne role qe mbeten ketu e 600 vjet me pare njesoj. E njesoj drejtesia jepet nga te njejtat duar. Te vihet re, se paditesit jane bashkesia e fshatit Nivice me perfaqesine e ortodokseve Vladimir Kumi dhe Arjan Dhimertika (Leka ndoshta eshte nga Borshi) dhe gjykues nje duet kadinjsh myslimane shqiptare qe sot vendosin se ajo qe u dha brume dhe koke identitetit te tyre ka qene nje e zeze e madhe. Ortodokset njohin periudhen osmane, ndersa myslimanet jo. Ne duhet qe te kishim per flamur vetem nje Opinge me qylaf persiper dhe nje fyell qe varet perposh dhe ec perpara zhgarravit neper trungje pemesh cfare te te vije per mbare.

    1. Kendveshtrim grek i gjerave ky. Paditesit ortodokse ndaj gjykuesve myslimane. Mire qe s’the paditesit grek ndaj gjykuesve turkoshqiptare.

      1. Ate do ta them kur te mbaroje regjistrimi ne ate zone dhe ne varesi te tij. Atehere palet le te legjitimojne veten sic edhe ndihen qofte me veten, qofte me historine e qofte me Tjetrin.

          1. Vetedeklarimi i saj, eshte dispozite e Jurisprudences safi shqiptare.

            1. Po po, dispozite e jurisprudences te shtetit perendimor nominalisht shqiptar e vasal ndaj politikave te fqinjeve.

            2. Cfare te bejne qytetaret e shkrete, ti pergjigjen detyrimit ligjor, apo thirrjes qe vjen nga parti qe flene me retoriken nacionaliste? A nuk eshte ligji sipas Rusoit akt sovraniteti?

            3. Qytetar ti pergjigjen faktit qe kombesia eshte ceshtje fakti e jo ceshtje ndergjegje. Nuk mund te ngrysesh me ndergjegje shqiptare e te ngrihesh me ndergjegje nepaleze i bie fjala.

            4. O Zoteri i nderuar! Akuzohen qeverite ketu per shitje dhe servilizem e kane 20 vjet qe votohen nga te njejtet njerez. Nuk kerkoi asnje qytetar te regjistrohet, eshte shteti dhe qeveria ai qe e ben kete gje. Nuk u ngrit ndonje qytetar i zakonshem te kerkoje te vetedeklarohet; eshte shteti ai qe beri formularin dhe e ndryshoi. Nuk ishin qytetaret ata qe bene ligjin e gjendjes civile qe lejonte ndryshim kombesie ne gjykate; eshte Parlamenti qe e miratoi edhe pse pas 10 vjetesh u shpall antikushtetues. Qyetaret zoteri i nderuar ndjekin thirrjen ligjore – shteti thote me vetedeklarim, ata do e bejne me vetedeklarim. Kur flet pastaj per ndergjegjen, ke shkelur ne prone private, po aq private saqe nuk ka gjykim moral dhe predikim patriotik qe te kompleksoje njeri. Ceshtja e ndergjegjes – pse ky shtet keshtu e ktheu edhe kombesine – eshte sfere private dhe nuk i jap njeriu llogari, fare, fare, e jo me ketij shteti lapanjoz qe qeveriset nga druvare. Dakord. Neni 55 zoteri – fole kunder, byzylyket ne dore. Tjeter pune a kemi te bejme me kufizim te drejtash ketu. Ligjin, bej ligjin dhe zbatoje; lerini keto permallimet morale dhe apelin e koshiences per shoqeri te mrie me Skenderbeun. Kush i ndjen le ti ndjeje – te tjeret kerkojne ligjin. Ligj, qe te mos gjykojme dhe te na gjykojne. Ja gjykata – jep vendime duke bere leksione historiografie. Po me fal more zoteri i nderuar se mua sulltani me dha nje te drejte tekem token dhe kulloten time, ty ta zeme mbiemrin sipas sherbimit qe bere. Tani une kerkoj token aty ku ishte, meqe edhe ideali i nenes Shqiperi i nxori te gjithe lakuriq – ti edhe mbiemrin e mban edhe sulltanin e mohon. Dua te them, situate ironike ne kulm kjo pune, po varja thuaj. Kete vend as e ka gezuar e as ka per ta gezuar njeri.

            5. Ajo teme per qeverite qe akuzohen per servilizim e votohen po nga te njejtet njerez, eshte teper e gjate edhe e rende per t’u diskutuar ketu. Thjeshtimi jot nuk i zgjidh problemet tak fak. Duhet nisur nga premisa qe ke te besh me nje demokraci te ashtequajtur hibride e pastaj te vazhdosh me tej e te flasesh per ligjberje nga “perfaqesuesit” e zgjedhur nga populli. Mund t’i referohesh dhe ceshtjes se marreveshjes se kufirit detar me Greqine e kshu me rradhe.
              Pastaj nuk ka si te qendroj edhe shteti lapanjoz i druvareve dhe ndjekja e thirrjes se tij nga qytetaret. Ketu s’ka asnje lloj permallimi moral, por mjafton qe te ndjekim shembullin e vendin qe na kerkon vetedeklarim kombesie me ngulm e pastaj ben apel per bojkot se 80% e dropulliteve nuk gjenden ne Dropull, i cili s’njeh pakica kombetare e shtetesine e njeson me kombesine.

  2. Gjykata i paska rënë gjatë shumë… të ishte për mua, do thoja që: çdo akt që nuk është shkruajtur në gjuhën shqipe, nuk njihet nga jurisprudenca shqiptare.
    Të shkojnë e t’ja kërkojnë turkut po deshën…

    1. Edrus, nuk të kuptova: me këtë që propozon, kërkon t’i lësh përkthyesit pa punë, apo të hapësh vende të reja pune në këtë profesion të nderuar?

      1. Jo, nuk e kam me përkthyesit… kjo, edhe sepse s’besoj se do ta kenë kërkuar një përkthyes turqit kur kanë shkruajtur atë akt pronësie që është prezantuar në gjyq. 🙂
        Problemi është këtu: Tërësia e territoreve të shtetit Shqiptar hyn nën legjislacionin e këtij shteti me njohjen e këtij shteti nga konventat ndërkombëtare. Ç’do akt apo traktativë (privat, institucional, ndërshtetëror etj) e realizuar përpara kësaj njohje, shfuqizohet me krijimin e shtetit të ri… është Ai që vendos se e kujt është e drejta e pronësisë… ashtu siç pati të drejtën Enver Hoxha të bënte ç’të donte dhe këta niviciotë apo kakamenas të rrinin si qingja…

        1. Edrus po ngaterohesh me duket. Nese ecim me idene tende atehere i bie qe shtetasit Shqiptar te viteve 39-43 te cileve Italia u bleu token per te ndertuar atje ndonje veper te tyren jane serishmi pronare te tokes? Sipas ligjeve te cdo vendi (edhe sipas ligjeve te Shqiperise se pavarur te 1912) te gjitha transaksionet e kryera nen sundimin Osman (se di pse quhet akoma pushtim) njihen sepse jane bere ne dakordesi te plote mes dy paleve. Thene me shkoqur: nese ti dhe une do kishim nje konflikt per nje truall deri para nentorit te 1912 dhe do ti drejtoheshim gjykates osmane dhe ajo ne baze te procedurave do te jepte ty te drejte atehere mua s’me lind e drejta te rizoteroj ate toke pas 28 nentorit te 1912 se perndryshe bota do te ishte corap.

          1. Jo! Për periudhën për të cilën flisni ju, e zgjidhi sipas planit të vet Enver Hoxha………. i vuri vizë të gjitha pronave dhe gjithçka ishte e shtetit.

            Pse s’e kërkuan të drejtën niviciotët tek Enveri?
            Jo që të kërkonin të drejtën, por edhe të paktën të kishin gabuar që të nxirrnin vetëm ndonjë qosh të atij fermani…

            Thuaj që ka ardhur kohë e keqe… sepse sot, NEVE, na u dashka të respektojmë edhe fermanet e turkut, ndërsa grekut as që i bën syrri tërr nga e drejta e lëvizjes së lirë dhe i kthen mbrapsh çamët në kufi…. nga NEVE pretendohet që të jemi kristianë të mirë dhe të kthejmë edhe faqen tjetër, ndërkohë që (po nuk e kam unë në dorë atë punë) ata e duan sy për sy e dhëmb për dhëmb.

  3. Une nuk e di si eshte shkruajtur vendimi Konferences se Londres, por ndoshta kopja shqipe nuk ekziston ngaqe nuk ishte popullarizuar ende Kongresi i Manastirit. Nderkohe thuhet se edhe dokumenti i shpalljes se pavaresise nuk eshte me ne arkiv, pra ne gjuhen shqipe. Dhe te mendosh qe me pelqen per shqipen e vet: …te gjithe delegatet vendosen qe Shqiperia qe sot te behet e lire, me vehte e e Mosvarme.

  4. Xhaxha, shkrimi me siper eshte vertetues i nje realiteti te tmerrshem qe ekziston ne Shqiperi ne lidhje me konceptin e prones, ku, historia e manipuluar perdoret nga disa rrufjane per te dhene vendime gjyqesore te padrejta. Pike se pari keta gjyqtare duket se jane injorante. Pse po te lexojne vendimet e qeverive shqiptare pas osmane, duke nisur qe me Statutin Organik te Vidit, me themelimin e Shqiperise, pronesia u trashegua si ishte ne kohen osmane, dhe shqiptare u shpallen te gjithe ata shtetas osmane qe ishin keshtu deri ne 1912. Pra logjika legale e statutit te Vidit verteten katerciperisht qe ata qe ishin osmane me heret dhe shtetas legale te kesaj perandorie dhe kishin prona ne kete shtet, pas kesaj u transferuan ne shqiptare. Me krijimin e shtetit shqiptar pati konfiskime pronash qe me pare i perkisnin komuniteteve fetare, pashallareve te ndryshem etj ama keto u bene me vendime qeverie dhe parlamenti. Dhe vendimet shumica gjenden neper arkiva. Por ne asnje moment nuk kam hasur nje justifikim kaq idiot sa ky i Asimit, Elones dhe Admirit.

    Por ky vendim gjyqesor, qe per mua eshte nje perle!!! mendoj se duhet perdorur si precedent per studiuesit e historise dhe ligjiti per te treguar implikimet qe sjell me vete barbarizmi historik dhe mosnjohja e trashegimise se nje pushteti te meparshem. Pra “erresira” qe i vihet pushtetit osman ne Shqiperi nga xhahilet nacional-komuniste sic shihet ka pasoja jo vetem mendore dhe identitare, por edhe legale. Ne kundershtim me konceptet britanike te prones qe une kam hasur, ku britaniket perdorin precedente, dhe edhe kur ne Amerike psh. kane ndertuar nje shtet, kete e kane bere duke shkruar me laps dhe me leter nje marreveshje me fiset indiane qe keta kane debuar apo detyruar – ne rastin shqiptar – vendimi ne fjale tregon arrogancen dhe paperfillshmerine qe keta gjyqtare i bejne te kaluares per te dhene vendime kaq fantastike.

    Kuptohet qe ne vendimin ne fjale, gjyqtaret kane perfituar para nga ndonje cub me pushtet qe kerkon te bej ndertime ne tokat e banoreve ortodokse ne fjale. Megjithate, mohimi i konceptit per te drejten e prones dhe trashegimise qe behet ne kete ceshtje, eshte mahnites. Sipas kesaj logjike i bie qe ne Shqiperi nuk ka pronare te vjeter, sic pretendon shumica e tironalise, dhe camet jane ilegjitim ne Cameri, pasi tokat ua la turku. Do te doja qe ky vendim gjyqi te fitonte emer ne Shqiperi e te krijonte nje lesh e li juridik i cili do kishte pasoja shume te renda.

    1. sipas llogjikës (dhe “juridiksionit”) tuaj, meqë nuk ka asnjë akt parlamentar apo ligjor që të ketë shtetëzuar pronat e Skënderbeut, i stërnipi i tij (trashëgimtar legjitim dhe që është gjallë në Itali) paska të drejtë që të vijë e të kërkojë Krujën, Shqipërinë… dhe pse jo, edhe krejt Epirin, meqë stërgjyshi i tij ishte njohur si imperator i atyre tokave?!

      1. Ndermjet aventuriereve qe pretendojne se jane nipa te Skenderbeut dhe pronave te tij nuk ka asnje prove legale qe te vertetoje pronesine e tyre. Per me teper mileti qe popullonte Krujen ne ate kohe eshte shuar dhe nuk ka me rrenje ne ate vend. Me kalimin e 500 viteve dhe rreth 20 breznive eshte shuar cdo memori e asaj qe ka ekzistuar me pare, e milet tjeter ka lindur dhe ka levizur e populluar ate vend. Ndryshe qendron puna me shqiptaret pasardhes te qytetareve osmane, te cilet kane tapi, kujtime, mbajne mend etj pronat qe kane pasur. Pervec kesaj shtetet shqiptare te Vidit dhe Zogut dhe ata qe erdhen me pas i njohen keto prona osmane, ndersa cubdomi i Skenderbeut nuk ishte as shtet dhe as qe u njoh legalisht nga ata qe e zevendesuan. Jovani ishte vasal turk, ndersa Skenderbeu ishte rebel brenda sistemit – si puna e Zan Caushit. Shteti grek mesa une di, akoma nuk i ka privatizuar tokat e cameve, por i ka shteterore, edhe pse keto prona vertetohen me tapite e turkut. Ndersa ne rastin e gjyqit ne fjale kemi te bejme me nje gangsterizem gjyqtaresh te cilet u rrembejne trashegimine disa qytetareve me pretendime historianesh me mentalitet rilindas nacional-komunist.

        1. Të njëjtën gjë mund ta pranoje me kaq vendosmëri edhe po të të thoja për Leka Zogun?!

        2. cubdomi i Skenderbeut nuk ishte as shtet dhe as qe u njoh legalisht nga ata qe e zevendesuan. Jovani ishte vasal turk, ndersa Skenderbeu ishte rebel brenda sistemit – si puna e Zan Caushit

          “Cubdomi”! Gjeniale!..s’jepka BE-u kot bursa or taj! Prodhon tipa te tille, e masanej na kerko hesap pse s’jena Europiane..pis milet qe qenkan

  5. Sot, lexoava nje veshtrim ne shume faqe te shtypit shqiptar, lidhur me pushtimin osman per te cilen historiani i njohur Fisher, pikerisht fliste se turqit ishin pushtues,por me pas ndertuan nje administrate te admirueshme. Ceshtja parashrohet ne kendveshtrimin e fakteve, Keta cuba turkoshak gjyqtaresh, kan paraqitur koncepte pseodo historike ne kete gjyq falls dhe jo fakte ose dokumente, ndersa ne fund te fundit, do te doja qe kete diskutim serioz, te kishte nje koment edhe turkoshaku Kreshnik Spahiu. Sa per informacion, ky zoteri, i kishte derguar te ndjerit gjyqtar te vrare nga mafia turkoshake e tokave ne Vlore Skardilajd Konomit, disa here kontrolle nga selia e tij, nen motivacionin “Verejtje per punet e dobeta ne proceset gjyqesore ne ngarkim te tij, pasi gjykatesi merre me probleme personale “nenkupto proceset e tokave qe ai indiqte si pjesetar i familjes se tij ne Gjykaten e Durresit”. Ky fakt duhet zbardhur nga drejtuesit e Gjykates se Vlores, dhe ne se rezulton i dokumentuar nga sekretaria i tille, atehere edhe turkoshaku Kreshnik Spahiu, eshte pjese e mafias qe duhet mbajtur nen hetim. Lotet qe ai derdhi ne Vlore per te ndjerin Konomi, nuk mund ti shkojne. Gazetare, hetonite mesoni te vertete.

    1. George. E kuptoj qe ke inat me Kreshnik Spahiun dhe gjyqtaret e Tiranes. Por mendoj se etiketimi i tyre turkoshak nuk eshte i drejte. Te ishin turkoshak me taban ata do te njihnin tapite e sulltanit. Por keta jane shqiptarak. Shqiptaraket jane produkt i nacional-komunizmit ne Shqiperi, qe nuk jane as turq e as greke, as musliman e as kaure. Po nje lesh e li i krijuar nga realizmi socialist.

      1. Serbo me keto dy komentet e hidhura vallaj na i ke heq te gjithe kenaqesine e leximit te shkrimit dhe komenteve te tjere, qe duhet thene jane te nje nivleli te larte.
        Skenderbeu ishte si Zan Caushi, shqiptaret jane nje lesheli i krijuar nga sistemi komunisti etj jane fyerje qe nuk ti kemi borxh.
        Nuk e di cilat jane problemet e tua, ndoshta nje Skender apo Gjergj te ka perdhunuar kur ishe i vogel apo ke ndonje shfaqesim tjeter, gjithsesi psikologet apo me mire psikiatret per kete pune i ka krijuar Allahu per te te shpetuar nga kompleksi apo nga semundja, vrapo drejt tyre dhe fillo sherimin duke kuptuar fillimisht se per c’fare te ka kete ndodhur nuk ,eshte faji im apo i ndonje shqiptari tjeter, qe rastesisht lexon keto delire

        1. Shume emocional dhe sexually explicit je bere enj. Te pershendes me nje TALLAVA -100% – mandi tekila vava. eshte gjysem arnautshe e gjysem turkce e magjypshe.

          Ky eshte arti yne i post-realizimit shqiptarist.

    2. Unë nuk besoj që Kreshnik Spahiu të jetë pjesë e ndonjë mafieje. Ai kërkon të koagulojë rreth vetes një lëvizje, duke shfrytëzuar ndjenjat patriotike të njerëzve, por për fat të keq ka zgjedhur metoda populiste për ta realizuar këtë, të cilat sipas rastit ia kemi kritikuar edhe në PTF. Fajin për këto rrëshqitje e kanë edhe këshilltarët e tij.

      Përndryshe, po më tingëllon tepër dialektike që të quhen turkoshakë ata gjyqtarë të cilët e mbështetin vendimin e tyre në premisën se aktet adminstrative osmane nuk kanë vlerë juridike për shtetin shqiptar. Më shumë turkoshake (ose më mirë osmane) më duket, në këtë kontekst, qëndrimi i atyre që vërejnë se, në këtë konflikt, të krishterët e bregut qenkan keqgjykuar nga një trupë gjykuese myslimane.

  6. Xhaxha, vërtet që keni hequr redaktimin e komenteve dhe gjithkush mund të shkruajë ç’të dojë dhe të ofendojë si të dojë, por të paktën në ktë blog, për hir të koherencës (meqë është shkruajtur kaq gjatë që në atë kohë s’ka patur Shqipëri), duhet të kishit mirësinë t’ju kujtoje këtyre avokatëve grekë, që po aq sa nuk kishte Shqipëri, NUK KISHTE AS GREQI!

  7. Para Ligjit jemi te gjithe te barabarte ,ndersa para gjykatesve jami te gjithe te pabarabarte , perderisa edhe per vendime pronesie gjykatesit tane nuk permendin baza ligjore me numer e date por bejne histori te mirefilli historike , ne nje kohe qe rrezik te mos dijne edhe ndonje date te para pavaresise . Dhe me e keqja , kam frike se nese ky vendim nuk anulohet ne nivelet me te larta gjyqesore , do te kthehet ne precedent te rrezikshem , dhe hajde gjeje fillin e pronave ne atmemedhene tone … Ishallah nuk e merr vesh ndonje avokat grek se do na i lene edhe camet thate…

  8. Mos e merrni me yrysh kete pune se duke ndjekur nje rrjedhe logjike gjykata ka te drejte.

    Ata qe pretendojne token ne fjale nuk e kane te regjistruar ate ne kadaster dhe shteti sot, aktual, nuk mund t’i beje pronare me letra bakalli.

    Jo se e keqja eshte te P. Osmane, pasi shume nga pronaret e medhenje e te vegjel tokat e pronat prej asaj kohe i kane, por ketyre ja u ka njohur si te tyret shteti apo administratat qe pasuan pas pavaresise. Ne mos gaboj regjistrimi i pronave eshte bere ne ’20.

    Ndersa per rastin ne fjale keta nuk e kane te regjistruar dhe nuk mund te dalin me letra te Perandorise se shkuar e te pretendojne prona ne Shqiperi sot se keshtu mire e ka Edrusi me siper, sternipi i Skenderbeut mund te vije dhe te kerkoje principaten e kastrioteve.

    1. Ndersa per rastin ne fjale keta nuk e kane te regjistruar dhe nuk mund te dalin me letra te Perandorise se shkuar e te pretendojne prona ne Shqiperi sot se keshtu mire e ka Edrusi me siper, sternipi i Skenderbeut mund te vije dhe te kerkoje principaten e kastrioteve.

      E kane apo jo te regjistruar? A mund te dalin me letra, qofte dhe te perandorise?

      Ligjerimi nacionalist mbi ato zona sherben thjeshte per t’u vjedhur tokat atyre fshatareve andej. Shko njeher ne Dhermi e Qeparo. Greker jane, por jepu hakun. Ato zona kane ngelur nga te paktat te pashfrytezuara ne shperfytyrim. Dhermiu ka filluar te humbas ne ca klube te shemtuar e te ndyre. Kala kishte bere nje derdimen ne breg te detit. Nuk besoj se eshte grek.

      Ka nje mafie tokash ne Shqiperi, qe e ka pikenisjen tek hipotekat e perfundon ne gjykaten e larte dhe merr me vete qeverine. Shkojne neper hipoteka, falsifikojne ose gjejne toka te diskutuara ose “pa zot” dhe u bien. Me qindra njerez jane bere viktima te ketyre praktikave. Nuk ka Shaban Memi ta shpetoj kete vend nga ajo cfare ngjet ne zyrat e regjistrimit te pasurive. Eshte bere Shqiperia lesh e li.

      Coje llafin ne veshin e duhur: kur pasurite fillojne e kulmojne ne nje grup njerezish, kercet nje tjeter lufte brenda apo jashte llojit per rishperndarje te pasurise.

      1. O zoteri, ti je kampion per patetizma ne kete blog, uroj qe te mos jesh i tille atje ne jeten reale, por une po jap nje mendim logjik sesi qendron ceshtja me vendimin e gjykates. Abuzimet me hipotekat coji ne drejtesi (dhe eshte e vertete qe ka shume dhe ai mal me manipulime eshte bere i gjithi nga socialistet kur ishin ne pushtet), nese edhe drejtesia nuk t’i zgjidh, urdhero bej revolucion, po mos hajde ketu me retorike emocionale te hedhesh poshte menyren sesi funksionon nje shtet.

        Vetem dokumentat te bejne pronare, jo kullotja e bagetive ne mal.

        Tani qe Shqiperia ka hyre ne rruge zhvillimi dhe investitoret jane te interesuar dhe gjejne nje zone te investojne, dalin fshataret aty dhe thone qe duam parate per kompensim se bllokojme punimet pasi toka e malit a djerrines eshte e jona se kemi kullotur bagetite denbabaden.

        Zgjohuni ore njerez se nuk ecet me tej kshu…

        1. Edhe me maske, nje qender zeri keni ju te Sha(b)(m)anit, njelloj ju del ajo “o zoteri!”.

          Kampion per patetizma (per pesha te lehta), eshte kush eshte ketu, po nejse, merr edhe nje here pergjigje se asnje pellembe toke pa pronar nuk ka ne Shqiperi, qofte ky pronari familje, institucion apo e bashkesi lokale, si rasti i kullotes ku merzeje juridikisht pak me lart (“o zoteri…”)

          Nuk fillon historia me Enverin e Halilit, po sidomos jo me Saliun e Ramizit, qe desh na la para ca ditesh.

  9. Vendimi i Gjykatës së Tiranës sigurisht që është i gabuar. Parë nga këndvështrimi e historisë së të drejtës gafa është kolosale.

    Edhe sikur të nisemi nga premisa e pushtimi të Shqipërisë, veprime të karakterit juridiko-civil prekin kryesisht interesin e palëve dhe interesat politike mbeten detyrimisht dytësore.

    Në këto rrethana veprime juridike në fushën e të drejtës private të buruara nga legjislacioni i pushtetit të huaj e ruajnë vlerën e tyre, për sa kohë që nuk rrezikojnë hapur rendin publik (ordre public) apo janë kundër zakoneve të mira.
    Ka edhe dy arsye të tjera pse vendimi është i gabuar.

    Tërësia e veprimeve juridike civile të ndërmarrë sipas legjislacionit të pushtuesit dhe harmonia ndërmjet tyre, kur nuk përplasen me kufizimet e mësipërme, garantojnë paqen juridike. Mosrespektimi i tyre shkakton pasiguri në marrëdhëniet juridike në përgjithësi.

    Arsyeja e dytë është se nuk mund të mbahet një qëndrim selektiv, pra që një veprim qenka i paligjshëm, ndërkohë që të gjithë të tjerët, për sa kohë që nuk janë kundërshtuar në rrugë gjyqësore vazhdojnë të mbeten të ligjshëm. Problemi zgjidhet vetëm duke ndërmarrë një hap në rrugë legjislative, pra që me ligj të gjitha veprimet juridiko-civile të kryera në kohën e pushtimit janë të pavlefshme. Këtë mund ta bëjë vetëm parlamenti. Natyrisht, kaosi do të ishte i paimagjinueshëm.

  10. U hap problemi i dokumentave te pronesise per disa ketu dhe nuk raportojne se me cfar dokumentash prezantohet shteti. Gjithesesi, dokumentat e turqise per komunitetin e Nivitces, kane qene shtese, pasi ne gjyq jane shfaqur edhe dokumenta te 1914 ne greqisht (protokolli Korfuzit), 192121, 1927 dhe deri ne kohen e zogut dhe te italise fashiste. Cfar ka per tu cuditurm ne se themi hejjjj zoteri, ketu kane jetuar njerez qe perpara se te shpallej autonomia e shqiperise me 1912, kane patur ne zoterim ato dokumenta. pra ata kane ekzistuar perpara shtetit. e dyta, ne Bregdet, OSBE ka ndalur regjistrimin e pronave nga llogora deri ne Konispol, shkak eshte se duhet te jete nje zgjidhje politike per pronat. Ne te drejten e legjitimitetit te nje prone, duhet fillimisht qe ajo te jete e regjistruar me kufitaret, pra qe te pranojne njeri tjetrin, Nje rast i tille nuk ka fuqi ligjore, ne se dikush shte token fjala vjen me ligjin 7501, apo kulloten qe dokumenta thote troc…e pa mena zhuar. Pyetja ime eshte< si atehere edhe ne rastin e Kakomese, shteti vepron ne menyre te kundraligjshme dhe tenton te transaksoje shitje dhe dhenje me qera kur toka ne gjithe bregdetin eshte e pa regjistruar? fjala eshte qe nje fshat i tere eshte ne konflikt me kete parcele ne Koakome dhe kufitaret, pra fshataret nuk e njohin zoterine qe po investon ne Kakome. lere pastaj se askush nuk flet se sa dinamite dhe sa bomba hidhen per nate, aq sa te ngjan se ke te besh me njelufte guerilje, perse, pikerisht per pronat, qe Nivitsiotet nuk kane pse ja falin nje personi qe sipas disave ketu,,,qenka investitore dhe do beka namin???? ceshtja shtrohet ne shume plane, duke filluar se pari mbi legjitimitetin e gjykatave shqiptare dhe ndoshta deri ne Strrazburg. Deri atehere njesiti gueril ndoshta do arrije qellimet e veta per te drejten legjitime te tokes se te pareve te tyre, mendoj une.

    1. Problemi yt eshte se ti nuk sjell asgje per ta zevendesuar kete iliro-pellazgllekun e Jakupit. Me nje fjale, ke te tjera motive sesa shkencore per kete pune. Dhe motivet e tua shihen fare qarte dhe ne zgjedhjen e pseudonimit tend, me nje emer qe te pakten mua (qe s’ma merr mendja te jem me atdhedashes se nje qytetar lambda) m’i vret syte tmerresisht.

      Gjithsesi, duhet verejtur se ka, sidomos ne keto regjistrimesh rremuje, nje lloj rryme apo fryme poshteruese te gjithçkaje shqiptare, qe s’po le vend e faqe e dreq t’mallkum pa u shfaqur. Jo se kjo gje do t’i preke shume Shqiptaret, larg kesaj, se me sa di une, keta Shqiptaret, edhe kur e kane pasur thiken ne qafe e lakun ne fyt, prape kane mbijetuar, dhe prape kane qene aty. Shkurt fjala, kjo lloj atmosfere qe po krijohet ne territorin e Shqiperise, nuk po me pelqen fare, dhe une s’parashoh ndonje gje te mire, sepse ka diçka qe shumekush nuk e llogarit mire : kruarja e menderes me diçka qe atij tjetrit i dhemb thelle ne shpirt, eshte pak si te luash me gjera te keqija. E qe te mos ndodhin keto gjera, do te ishte mire qe gjithkush te ishte i pergjegjshem per fjalet qe nxjerr nga goja.

      Do te ishte ne te miren e gjithkujt qe jeton brenda kufinjve te Shqiperise, pavaresisht çfare gjuhe apo çfare kombi i perket.

  11. ehee…
    Nuk ma mer mendja se regjistrime te reja, te paskan marre mendimet tuaja, por gjithshka shqiptare, mund te perkthehet se eshte aspak shqiptare, per aq kohe sa vendi i “shqiponjave” paraqitet pa histori, e cila domosdoshmerisht duhet te shkruhet nga historianet e universitetit te atij vendi, keshtu qe kur u themelua shteti ne fillimet e shekullit te 20, skishe as histori, as universitet, as shkronja alfabeti dhe me demek edhe historine e benin ne gjuhe te huaj nenkupto turqishten, atehere oper cfar shqiptarizmi te flasim, per Naimin, Cajupin, per Azdrenin apo per cilin qe te kuptohemi, ndersa duhet thene….po u ndertua nje shtet e cila u quajt Albania, dhe qe u krijua nga fuqite e medha kryesisht me pelqimin e Austro Hungarise dhe bekimin e Italise, me pas te fashisteve, pastaj mbahej nga komunistet staliniste dhe tani nga amerikanet. Kaq eshte hsitoria e ketij vendi.

    1. Cfare je duke perrallisur ti ketu ? Kujton se kemi nge te merremi me çiftin tend per te te shpjeguar historine e vendit ? Ka vende te tjera per kete pune. Po te duash, i gjen. Po mos duash (çka dhe duket sheshit se ku te rreh ty çekani), shiko hallin gjekundi tjeter. Dhe po e perseris : Shqiptaret kane pare duke kaluar ne tokat e tyre lloj-lloj race e kombesie dhe prape jane ne kembe, aty ku kane qene sa here. E s’ma merr mendja se pese qurravece regjistrimesh do ta hedhin ne tuç.

  12. Ne se te duhet te pranosh absudditetin komunist te diktatures ne cdo sfere te shoqerise,shqiptare, fatkeqesisht duhet te pranosh edhe historine e ketij vendi, qe eshte shnderuar ne interesa pushtetaresh, ku njera pale fituese, sulmonte dhe mohonte palen humbese, sigurisht me gjuhen e armeve dhe perndjekjet dhe burgosjet. Ne te kundert, eshte ajo qe thuhet shpesh, qe vendi pa histori (reale) eshte i destinuar te vdese.

    1. Dhe duket qarte se meraku yt s’eshte fare mbi qenien apo zhdukjen e ketij vendi, keshtu qe shiko hallin e mos na gerric si teper. Dhe per diçka dua te jesh i sigurte, keshtu si drita e diellit : do te jesh shuar ti e gjithe fara jote, para se ky vend te mund te vdese. Ti s’do ta gezosh ate dite. STOP.

      1. zakonisht, kur debatuesit nuk i pergjigjen niveleve konkuruese, e kane me te lehte te shkarkojne WC me lloj lloj armesh dhe ofezash, ne vend te argumentave, i ketij kalibri jini edhe juve, pjelle e identitetit te grabitur.

        1. “Konkurimi” yt, vetëm me mohimin e historisë së tjetrit, tu duk i një niveli të lartë shkencor?!

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin