KOKA E TURKUT (III)

Në debatin për historinë e Shqipërisë përfshihet edhe Fatos Tarifa, me një replikë ndaj Ferit Dukës sot në gazetën MAPO, ku e prezanton veten si “studiues në fushën e sociologjisë politike dhe të sociologjisë historike të krahasuar” dhe më tej, si “sociolog dhe studiues i shkencës politike dhe si një intelektual shqiptar”.

Tarifa me të drejtë thekson se historia duhet mbajtur jashtë ndikimeve dhe imponimeve të politikës, ose “jashtë influencave ekstra-akademike”, sikurse shprehet. Por atë duket se e ka shqetësuar shumë ideja e Dukës, se “Shqipëria u pushtua nga osmanët në shekujt XV-XVI, por pas këtij momenti ne nuk mund të flasim vetëm për pushtim, por edhe për zhvillim ekonomik, shoqëror, kulturor të popullit [shqiptar] në kuadër të Perandorisë Osmane, ashtu siç duhet të flasim edhe për rolin që luajtën shqiptarët në historinë e kësaj perandorie [dhe] mënyrat e integrimit në sistemin osman”; për të cilën thotë se e ka të vështirë të besojë “se ka dalë nga pena e një historiani;” dhe pastaj vëren se historianit i takon të hulumtojë se “sa, në ç’drejtim dhe si u zhvillua Shqipëria nën sundimin thuajse pesë-shekullor osman.”

Në fakt, edhe Duka edhe Tarifa, pavarësisht se nuk bien dakord mes tyre, flasin për Shqipërinë e pushtuar prej osmanëve, ose nën perandorinë osmane; çka do të mjaftonte për ta skualifikuar diskursin e tyre, sa kohë që Shqipëri në atë periudhë nuk ka pasur. Osmanët luftuan me arbrit, të cilët pjesërisht ishin të organizuar nën Skënderbeun; por Skënderbeu vetë nuk pati as kohë as mundësi që të krijonte shtetin e vet (në kuptimin që i japim shtetit për atë kohë). Edhe sikur Skënderbeu të kish krijuar shtet, ai shtet do të kish qenë Arbëria (Epiri? Maqedonia?), jo Shqipëria.

Çfarë nuk kuptojnë këta kolegë, ose refuzojnë të kuptojnë, ose edhe e kuptojnë por nuk i japin rëndësi, është se Shqipëria, si realitet, është edhe produkt i asaj historie, për të cilën po diskutojnë me kaq zjarr; Shqipëria me të gjitha tiparet sociale dhe kulturore që ka sot, duke filluar që nga vetë emri shqiptar, i cili filloi të përdorej si etnonim gjatë sundimit osman dhe si pasojë e këtij sundimi. Shqipëria, për të cilën flasin që të dy këta akademikë dhe intelektualë, është një nocion fiktiv, pa ekzistencë historike për periudhën kur ata flasin. Si shtet, Shqipëria lindi në vitin 1912; si ide, ndoshta gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX. Dhe nëse është kështu, atëherë pyetja e Tarifës nëse, gjatë sundimit osman, “u zhvillua [Shqipëria] si një shoqëri perëndimore dhe liberale, e mbështetur në principet e rendit kushtetues, të shtetit ligjor dhe në idenë e shoqërisë civile, apo ajo u orientua dhe u zhvillua si shoqëritë orientale, të mbështetura mbi parimet dhe praktikat paternaliste dhe autoritariste” është pa kuptim.

Vazhdon sociologu Tarifa:

Prof. Duka nuk thotë se, pikërisht për shkak të pushtimit dhe të sundimit të gjatë osman, Shqipëria mbeti shumë mbrapa zhvillimeve ekonomike, sociale e kulturore të kontinentit europian, pjesë e të cilave kishte qenë deri para pushtimit osman dhe se, për shkak të pushtimit të gjatë osman, populli shqiptar nuk u bë pjesë e Reformacionit dhe e Rilindjes Europiane, nuk u ndikua nga iluminizmi europian, siç ndodhi me pjesën tjetër të kontinentit tonë dhe nuk i njohu as Revolucionin Industrial, as integrimin kombëtar, si popujt gjermanikë dhe italianët.

Vëreni këmbënguljen me të cilën ai vazhdon të flasë për Shqipërinë, pa u shqetësuar fare për anakronizmin e habitshëm që ia ka lejuar vetes; vëreni edhe lehtësinë me të cilin kalon nga Shqipëria te “populli shqiptar”, i cili, për shkak të sundimit osman, u privua nga zhvillime perëndimore të cilat ai i gjykon të rëndësishme.

Unë e kuptoj se çfarë kërkon të thotë Tarifa, të cilën edhe mund ta perifrazoja kështu: sikur shqiptarët të jetonin diku në Flandër ose në Katalunja, atëherë nuk do të kishin mbetur kaq mbrapa sa ç’kanë mbetur. Vërtet – por shqiptarët nuk janë ndonjë entitet platonik, abstrakt dhe refraktar ndaj kohës; përkundrazi, sikurse çdo popull tjetër, janë produkt i proceseve historike që kanë përjetuar. Shqiptarë pa sundimin osman është një kontradiktë në terma. Është njëlloj sikur unë të thoja: sikur im atë të mos ishte kthyer nga Moska në Tiranë pas studimeve dhe të ishte martuar me një të dashurën e vet aty, unë do ta kisha rusishten gjuhë amtare.

Tarifa e shtyn edhe më tej kritikën e vet, kur vëren:

Për shkak të pushtimit dhe të sundimit të gjatë osman Shqipëria, ndryshe, madje, edhe nga vendet e Europës Qendrore dhe nga një pjesë e vendeve të Ballkanit (si Sllovenia, Kroacia dhe Serbia, pa përmendur Greqinë), nuk njohu as ekzistencën e një shoqërie civile, pra ato forma të organizimit social autonom që filluan të krijohen në vendet e Ballkanit në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit XX.

Në fakt, nuk ka nevojë të jesh historian, për ta parë gabimin e Tarifës: ai vazhdon ta krahasojë realitetin shqiptar me një krijim fiktiv, fanta-historik, të një Shqipërie të lulëzuar diku në Flandër ose në Burgonjë, dhe pastaj pezmatohet kur nuk i gjen, te Shqipëria që njohim, ato tipare që do të kish pasur një Shqipëri flamande ose burgonjase. Përndryshe, shoqëri civile ndër shqiptarët nën sundimin osman ka pasur; mjaft të kujtojmë esnafet, për të cilat foli këtu në blog para pak javësh Elton Dusha; por edhe vetë komunitetet fetare, tarikatet, bamirësitë; dhe një mijë forma të tjera, të cilat çdo shoqëri i krijon, për t’i ndërmjetësuar marrëdhëniet e individit me pushtetin qendror.

Tarifën e shqetëson “historia e pandodhur” e Shqipërisë, të cilën, sipas tij, u dashka ta studiojë një lloj historiografie e integruar, e cila “kombinon në një të vetme historinë politike, historinë sociale, historinë ekonomike dhe historinë kulturore të zhvillimit kombëtar.” Historiografia kundërfaktuale ka vendin e vet (Pishaku pat shkruar për këtë, por nuk po e gjej dot tani lidhjen – blogu është zgjeruar e rënduar shumë vërtet); megjithatë, para se të merremi me këto what if-e, duhet më parë të ndriçojmë çfarë ka ndodhur vërtet, gjë që s’e kemi bërë ende.

Dihet që Shqipëria ka gjëra që e ndajnë nga vendet perëndimore; të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me faktin që shqiptarët e krijuan vetëdijen e tyre kombëtare brenda Perandorisë Osmane; e cila nuk ishte një version i keq dhe i pazhvilluar i qytetërimit perëndimor, por një model qytetërimi alternativ dhe, në shumë aspekte, i pakrahasueshëm drejtpërdrejt me Perëndimin. Problemet që ka Shqipëria sot nuk lidhen aq me përkatësinë e saj nën osmanët dje, sesa me ndërrimin e hapësirës, ose me kalimin e shqiptarëve nga një kamp në tjetrin, duke filluar nga shekulli XIX. Përndryshe, më duket pa kuptim që të fajësohet sundimi osman, që shqiptarët nuk iu nënshtruan disa zhvillimeve dhe emancipimeve tipike perëndimore; të cilat ne i kemi përqafuar sot pikërisht sepse jemi pjesë e tyre dhe produkt i tyre; por kjo nuk ua jep atyre vetvetiu mundësinë ose virtytin për t’u imponuar si alternativa jashtëkohore ose jashtëhistorike.

Edhe Duka, edhe dhe sidomos Tarifa, gabojnë rëndë, sa kohë që refuzojnë ta marrin seriozisht faktin që Shqipëria, madje vetë shqiptarët, janë produkt edhe i sundimit osman në Ballkan; madje, madje, se edhe vetë kundërshtimi i shqiptarëve ndaj sundimit turk, që nga shekulli XVII e këtej, nuk mund të kuptohet jashtë kornizës ose kontekstit të Ballkanit osman, me të gjitha karakteristikat që lidhen me sundimin e Portës së Lartë mbi këto troje.

Nëse nuk e pranojmë këtë, atëherë jemi duke bërë histori mbi premisa të rreme; dhe kjo nuk është pastaj më histori, por mit.

Nuk ka komente

  1. Sociologet si Tarifa te habisin. Habitë më të bukura vijnë nga zbulimi prej tyre i fakteve të reja sociologjike, ose nga interpretimet e reja dhe bindëse të fakteve të njohura që tashmë janë bërë conventional wisdom dhe konsiderohen si të mirëqena. Por, ndonjëherë, habia që mund të na shkaktojnë sociologe te tille nuk vjen për arsyet e mësipërme, por nga mungesa e integritetit shkencor në interpretimin e ngjarjeve dhe të periudhave të mëdha historike.

    — do te shprehej Duka, nese do te pergjigjet.

    Nganjehere MAPO, me shume se te marre pjese / ndeze nje debat publik, eshte e interesuar te reklamoje pedagoget e Universitetit Europian te Tiranes. Keshtu qe kete shkrepje te Tarifes, mund ta shohim ne kete prizem. Edhe prezantimi i tij si sociolog, por qe vepron si analist i rendomte, me premisa te gatshme e pa pikepyetje, futet ne kete kuader.

    Si sociolog Tarifa duhej t’i referohej ndonje studimi te sociologjise historike, ose te bere vete nepermjet Path Dependency Theory. Por per kete i mungon origjinaliteti. I pelqen me shume te permbledhe mendime e te tjereve ne librat e tij e citoj Barrington Moore apo Charles Tilly. Por pa marre asgje prej ketyre autoreve, as nga Social Origins of Dictatorship and Democracy (Moore) e as nga Charles Tilly mbi shtetformimin.

    Si sociolog Tarifa duhet te sqaronte/provonte se cilat jane disa prej faktoreve, ngjarjeve apo strukturave sociale e konstrukteve mendore te periudhes otomane, te cilat kane ndikuar drejtperdrejt/terthorazi ne sistemin e sotshem politik dhe ate shoqeror ne Shqiperi. Por Tarifa mjaftohet me permendjen e lidhjes se sistemit te organizimit te perandorise otomane me sistemin shoqeror te Shqiperise. Duke e pare Shqiperine si nje rast unik e te izoluar, e jo ne nje kuader global te zhvillimeve historike. Kuptohet, qe edhe duke vendosur lidhje te shkurtera ndermjet periudhave historike dhe rendeve politike (perkunder path-dependency).

    Ne tezen (botuar me vone si liber) e Tarifes, mbi renien e rendit komunist ne Shqiperi, Tarifa nuk mengon ta shohe periudhen komuniste, qofte lindjen edhe renimin, ne nje kuader me te gjere historik, gjeografik dhe ideologjik. E me te drejte.

    Nese nje “akademik” perdor standarde te dyfishta ne analizat e tij, atehere kaq e pat edhe “integriteti i tij akademik”.

  2. Fatosi vuan nga kompleksi qe i mundon kauret e Shqiperise dhe e ka burimin ne konfliktin e vjeter turk dhe kaur ne Shqiperi. Ky kompleks qe gjendet te ne qe nga kohet osmane, kur kauret beheshin me grekun dhe rusin e deri ne komunizem kur coheshin kunder beut, eshte nje kompleks fetar i mbrujtur me urrejtje dhe paragjykim kunder Islamit dhe muslimanit qe gjendet i lexueshem fare kollaj edhe ne tekstlibrat shkollore te Shqiperise por edhe te Kosoves qe jane huazuar nga vllaznit Dardan. Ky lloj kompleksi nuk i lejon kauret tane qe te jene gjakftohte ne gjykimin e historise. Kam lexuar nje seri kauresh keto ditet e fundit – qe nga Ndreca e deri te Tarifa qe leshojne kesi sihariqesh. Sikur shqiptaret te ishin pak me shume liberale dhe perdorimi i termave fetare te mos ishte tabu per ata qe lexojne libra dhe mbahen per akademyke, do ishte me e moralshme qe te sulmohej hapur perandoria osmane, si islamike dhe turku si musliman, sesa te behen keto akrobaci idiote qe behen larte e poshte dhe diskreditojne keta rrogetar te universiteteve te Tiranes sone, partnere ne Nato.

    1. Serbo dil njehere nga shpella dhe sodit rretherrotull se je ngujuar gjate me duket. Turq dhe kaure nuk ka ne Shqiperi edhe nqs ka patur me pare, sot nuk ka dhe vallaj ndihemi shume mire pa shoqerine e tyre

  3. Në debat përfshihet edhe Dom Nikë Ukgjini, historian në Institutin Filozofik dhe Teologjik në Shkodër (http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=104652).

    Respektin që ka për kundërshtarët e vet, ky e shpreh që në hyrje të replikës, kur përsiat se këta “intelektualë të njëanshëm” përpjekjet për rishikim të historisë po i bëjnë përkundrejt “ndonjë lloj shpërblimi”.

    Për të polemizuar, ai përmend pastaj fakte të mirënjohura të devshirmesë e cila “kishte goditur në palcë shpirtin e shqiptarit të robëruar”, ose zhvarrimin që ia bënë turqit Pjetër Bogdanit në vitin 1689, trupin e të cilit “ua hodhën qenve përgjatë rrugëve të qytetit”.

    Dhe përfundon:

    Si përmbledhje të asaj çfarë ka ndodhur, studiuesit e huaj të paanshëm si: Georg Stadtmüller, Peter Bartel, amerikani, Jacques E. Edëin etj., pohojnë se: turqit për katërqind vjet më radhë i detyruan shqiptarët me shpatë dhe me taksa që të tradhtojnë krishtërimin.

    Historiani ynë pa mëdyshje e formulon verdiktin e vet, për periudhën osmane:

    Ngjarja e pushtimeve osmane me një përshkrimin kreativ do ishte “si një mortajë e zezë”, e cila tjetërsoi një pjesë të jetës shpirtërore të shqiptarit, në aspektin politiko-shoqëror-kulturor, socialo-psikologjik dhe fetar.

    Për fat të mirë, nga ky tjetërsim shpëtuan disa prej nesh (që, me siguri rastësisht, i përkasin fesë në të cilën ka lindur dhe ushqehet historiani vetë) dhe që tani po e udhëheqin Shqipërinë drejt qytetërimit dhe dritës.

    Lexojeni të gjithë artikullin, për t’u bindur, me mua, se këto dokrra vetëshërbyese nuk duhej të kishin dalë nga tavernat e sharrëxhinjve të Pukës.

    1. Qofsha i gabuar, por kam përshtypjen se, mes komuniteteve fetare në Shqipëri, katolikët janë ata që i kanë ruajtur më mirë frymën, frikën, qasjen dhe instinktet sociale të periudhës osmane.

  4. “Çfarë nuk kuptojnë këta kolegë, ose refuzojnë të kuptojnë, ose edhe e kuptojnë por nuk i japin rëndësi, është se Shqipëria, si realitet, është edhe produkt i asaj historie, për të cilën po diskutojnë me kaq zjarr; ”

    Ky pohim qe meton ti kualifikoje “koleget” si profane me duket i jo i sakte.Ne fakt, prof. Duka dhe prof. Tarifa, nqs nuk e artikulojne shprehimisht se “Shqiperia, si realitet, eshte edhe produkt i kesaj historie” pikerisht per kete debatojne dhe ketu ndahen:ndersa Duka i meshon idese se “pushtimi ishte edhe zhvillim”, prof.Tarifa nuk mohon te kete patur zhvillim dhe pohon se “zhvillimi ekonomik,shoqeror dhe kulturor i popullit shqiptar (lexo:i popullit shqiptar ) ne fillim te shekullit te XX , kur Shqiperia fitoi pavaresine e saj te plote nga Perandoria Osmane, nuk kishte mbetur ai i shekujve XV dhe XVI…” Me tej Tarifa kerkon te hetohet se per cfare zhvillimi behet fjale, cila ishte kahja e zhvillimit dhe a eci ky zhvillim ne ate kahje dhe me ate dinamike qe njohu kontineti europian, pjese e te cilit ishin viset arberore para pushtimit otoman.
    Nqs pohoet se Shqiperia e fillimit te shek.XX eshte produkt i kesaj historie,(dmth duhet thene se “kjo histori” nuk ze fill me pushtimin otoman dhe nuk eshte vetem produkt i pese shekujve nen perandorine osmane.
    Me duket jo korrekte te hamendesohet per “keta dy akademike dhe intelektuale ” se nuk dine apo nuk e kuptojne se Shqiperia si e tille mori ekzistence ne vitin 1912.
    Mbi “torten e argumentave rreth bashkejeteses se embel me turqit osmane” vendoset dhe qershia:
    “Problemet që ka Shqipëria sot nuk lidhen aq me përkatësinë e saj nën osmanët dje, sesa me ndërrimin e hapësirës, ose me kalimin e shqiptarëve nga një kamp në tjetrin, duke filluar nga shekulli XIX. Përndryshe, më duket pa kuptim që të fajësohet sundimi osman, që shqiptarët nuk iu nënshtruan disa zhvillimeve dhe emancipimeve tipike perëndimore; të cilat ne i kemi përqafuar sot pikërisht sepse jemi pjesë e tyre dhe produkt i tyre;..”
    Nderrimi hapsires?? Kalimi shqiptareve nga nje kamp ne tjetrin?? Dmth sot do te kishim me pak probleme dhe komplikacione identitare apo qasje ndaj historise nqs do te qendronim aty ku ishim.Hmm me tingellon pak si dumbabiste kjo…Jemi pjese fizike dhe shpirterore e Europes apo e Azise?

    1. Edhe Duka, edhe Tarifa flasin për “Shqipëri” në shekullin XV. Unë nuk e di pse veprojnë ata kështu, vetëm mund të spekuloj; por di me siguri se “Shqipëri” dhe “shqiptarë” në shekullin XV ka pasur po aq sa ç’ka pasur kameramanë të RAI-t në senatin romak, në momentin kur e vranë Jul Qesarin.

      Tani, ti Spiritus habitesh kur unë flas për ndërrim hapësire dhe kalim të shqiptarëve nga një kamp në tjetrin; sepse kjo të tingëllon pak si “dumbabiste”. Po pse xhanëm? Si mund ti keqkuptojë njeriu fjalët e tjetrit në këtë mënyrë? Shqiptarët u përftuan, si “shqiptarë”, brenda Perandorisë Osmane. Gjatë shekullit XX, madje që para se të fitonin pavarësinë, ata filluan një lëvizje e cila do t’i shkëpuste prej osmanëve, për t’i afruar me Perëndimin. Kjo lëvizje edhe sot nuk ka mbërritur në destinacion.

      Kur flas për vështirësi, këto janë vështirësitë e një shoqërie e cila është duke ndërruar lëkurë. Shqiptarët e shekullit XVIII, bie fjala, nuk i përkisnin të njëjtit univers historik me holandezët, spanjolët dhe zviceranët; ndërsa ne, të shekullit XXI, po i përkasim vërtet – por me vështirësi. Arsyeja kryesore për këtë vështirësi është se institucionet që shqiptarët kishin krijuar gjatë kohës kur ishin nën sundimin osman ishin institucione që i përkisnin atij konteksti; dhe nuk përshtaten dot menjëherë në kontekstin e ri. Vijmë menjëherë te çështja e shoqërisë civile, të cilën Tarifa e likuidon me një rresht të vetëm; por edhe aty gabon, madje në mënyrën më flagrante. Ne jo vetëm që e kishim shoqërinë civile nën sundimin osman, por edhe forma të asaj shoqërie civile (si fisi dhe tarafi, ose edhe gjakmarrja) inteferojnë sot e kësaj dite me format moderne, perëndimore, të organizimit social.

      Thua në interpretimin ironik të tezës sime: “(d.m.th.) sot do te kishim me pak probleme dhe komplikacione identitare apo qasje ndaj historise nqs do te qendronim aty ku ishim.” He-he-he. Çështja është edhe më e ndërlikuar se ç’të duket ty, sepse ne edhe të donim, nuk qëndronim dot më aty ku ishim. Perandoria Osmane po merrte fund, së bashku me universin që kishte krijuar. Vetë zgjimi i ndërgjegjes kombëtare ndër shqiptarët nuk mund të shpjegohet, pa marrë parasysh krizën e përgjithshme sociale të Perandorisë, që nga fundi shekullit XVIII. Madje një nga faktorët objektivë, që çoi në formimin e vetëdijes kombëtare shqiptare, ishte edhe orvatja e fqinjëve për të gëllabëruar pjesë të trojeve shqiptare (Lidhja e Prizrenit, etj.). Prandaj le ta mbajmë diskutimin në nivel dinjitoz, pa ia tundur tjetrit dordolecin e Haxhi Qamilit. Nuk është e hijshme, para së gjithash.

  5. Prof. Duka e ka sqaruar mire mendoj, ku ben dallimin e “kontaktit” te pare me osmanet dhe asaj qe ka pasuar me vone. Pjesa e pare, po themi shekujt 15-16, jane ekspansioni i PO ne Evropen Juglindore pa nje synim vetem per tokat e arberve po ne shtrirje te gjere ne zonen e Evropes Juglindore. Me kalimin e dekadave dhe shekujve nuk mund te flitet me per pushtim pasi shqiptaret ndjeheshin pjese e PO dhe konsideronin ate hyqymet qe ishte te vetin. Kryengritjet zhduken ose jane te rralla dhe ze vend integrimi dhe zhvillimi i shqiptareve ne kete perendori. Ne nje interval kohor nga shekulli 15 deri ne te 18, ka pasur 28 kryeministra me origjine shqiptare, me shume se c’ka pasur nga ata me origjine turke. Edhe ato rebelime ose kryengritje qe ndodhin nuk jane per te shkaterruar perandorine por te nisura ose nga paria vendase kur ju prekishen privilegjet ose e shumta per autonomi. Nese i qendrojme versionit te historise te shkruar ne kohen e komunizmit, periudhe nga e cila ka dale edhe Tarifa, pavaresisht se ben si weberian i konvertuar, atehere pothuajse te gjithe rilindasit duhen gjykuar si kolaboracioniste me pushtuesin dhe vete babain e pavaresise, Ismail Qemalin, duhet denuar ne librat e historise si kolaboracionist.

  6. Nderkaq qe revizioniste dhe fondamentaliste perplasen pa top per historine osmane, ne rremuje e siper, jane shkeputur per aksion goli profesor-doktoret e asociuar te pellazgjizmes reload… ata qe e rishkruajne me dalte, ne gur historine sepse

    “të përshpirt me frymën e Zotit kanë vendosur të besojnë në vlerat e këtij kombi dhe në protoplazmën e kombeve dhe të kulturës europiane, se kush beson, kërkon e gjen. Çfarë? Atë që në shumë raste mohohet pa të drejtë. Atë që në shumë raste shtrembërohet pa të drejtë. Kësisoj, kjo shoqatë ( e puneve pellazgjike: shenimi im) nis miljen e parë të kësaj rruge të gjatë, dhe më 15 tetor, në sallën e Akademisë së Shkencave, organizon Log-un (Kuvendin) e parë pan (tan) shqiptare për kulturë pellazgjike”.

    Per lexime te metejshme, ne kuadrin edhe te ndryshimit te toponimeve (“Dielli – ditë, djalë, (…) sipas mitologjisë pellazge ishte diell, kur lindte për shtëpinë, Hëna – e hëna, sepse shqip personifikon diçka që hahet, Marsi – e marta, sepse shqip personifikon një planet me shtrëngata, pra, është i marrë, Saturni – nga at, babai i planetëve, Urani – i vranët, Toka – terra – nga ter, i tharë, i terur.”) mund te klikoni pak ketu:

    http://www.gazeta-shqip.com/opinion/4dc8aa4813417ab0fc963552cac23469.html

  7. Xha Xhai , ja si thoni ne shkrimin tuaj:
    “Problemet që ka Shqipëria sot nuk lidhen aq me përkatësinë e saj nën osmanët dje, sesa me ndërrimin e hapësirës, ose me kalimin e shqiptarëve nga një kamp në tjetrin, duke filluar nga shekulli XIX. Përndryshe, më duket pa kuptim që të fajësohet sundimi osman, që shqiptarët nuk iu nënshtruan disa zhvillimeve dhe emancipimeve tipike perëndimore;

    Ndresa ne komentin tuaj shkruani:
    “Kur flas për vështirësi, këto janë vështirësitë e një shoqërie e cila është duke ndërruar lëkurë. Shqiptarët e shekullit XVIII, bie fjala, nuk i përkisnin të njëjtit univers historik me holandezët, spanjolët dhe zviceranët; ndërsa ne, të shekullit XXI, po i përkasim vërtet – por me vështirësi. Arsyeja kryesore për këtë vështirësi është se institucionet që shqiptarët kishin krijuar gjatë kohës kur ishin nën sundimin osman ishin institucione që i përkisnin atij konteksti; dhe nuk përshtaten dot menjëherë në kontekstin e ri.”

    Une keto dy pohime i shikoj kontradiktore. Ate qe mohoni ne citimin e pare (pra qe shkaku i veshtiresive dhe problemeve qe ka shoqeria shqiptare sot nuk lidhet aq me perkatesine e saj (Shqiperise ) nen osmanet dje, e pohoni ne citimin e dyte kur thoni se arsyeja kryesore per keto veshtiresi te adaptimit me rregullat e demokracise (ku futen pa dyshim dhe rregullat e debatit publik) dhe qyteterimit europian eshte se institucionet e krijuar nga shqiptaret nen sundimin osman ishin institucione te atij konteksti.

    Pra a duhet fajesuar sundimi per kete devijim nga magjistrali qe ndoqen vendet e tjera te universit europian apo kjo eshte pyetje pa kuptim? Sigurisht qe periudha e sundimit osman (ju e konsideroni qyteterim alternativ ) nuk duhet pare bardh e zi dhe as vetem si histori shpate por, edhe kur analizohen dinamikat e zhvillimit ne ate kontekst,keto dinamika nuk anulojne faktin e pushtimit dhe sundimit prej osmaneve.Kjo eshte ceshtja ku ndahet Tarifa me Duken.
    Kini dalluar pak ironi ne interpretimin e tezes tuaj por kjo nuk ja ul dinjitetin shkrimit tuaj dhe aq me pak personit tuaj, sikurse dhe ju i nderuar xha xhai, nuk besoj se ja keni ulur dinjitetin debatit kur ironizoni prof.Tarifen dhe Duken lidhur me perdorimin e termave “Shqiperia” dhe “shqiptaret”.Eshte pakujdesi terminologjike por asesi mosdije apo moskuptim prej dy akademikeve.
    Persa i perket shoqerise civile besoj se koncepti dhe realiteti nuk duhen reduktuar ne disa elemente qe gjenden edhe ne shoqerite me arkaike. Kam pershtypjen se Tarifa i referohet konceptit dhe realiteteve qe u perpunuan dhe formesuan ne kontekstin e zhvillimit europian.Nqs shoqeria shqiptare doli nga sundimi osman me elemente te tille te shoqerise civile si fisi, tarafi apo gjakmarrja, kjo tregon edhe nje here mekanizmin frenues te ketij ” qyteterimi alternativ”.Por qe ky stad kaq i ulet i shoqerise civile, e cila edhe sot, ne fillim te shek XXI, nder ne eshte kaq rakitike dhe e sajuar, i duhet faturuar teresisht sundimit otoman apo edhe konstitucionit shpirteror te shqiptareve, kjo eshte ceshtje tjeter.

    1. Po unë nuk shoh ndonjë devijim nga magjistrali; përkundrazi, shoh një karrocë (më pas veturë) që bie, nga njëri magjistral në tjetrin.

      Perandoria osmane ishte një magjistral alternativ, ose i kithtë; ajo nuk u mbajt dot, për arsye të ndryshme, që s’i analizojmë dot këtu.

      Shqiptarët ishin përshtatur relativisht mirë, brenda strukturave sociale të Perandorisë; natyrisht pas traumës totale të shek. XV, të cilën shoqëria nuk e përballoi dot, përveçse duke u transformuar.

      Por përndryshe, në tre shekujt që vijuan, të cilat ishin edhe shekujt kur arbrit e djeshëm filluan ta quajnë veten shqiptarë – fakt domethënës ky – pra, në këta tre shekuj, shoqëria shqiptare nuk ishte dhe aq e prapambetur, në krahasim me pjesën tjetër të Perandorisë Osmane.

      Dhe vetëm kështu duhet arsyetuar, besoj unë. Karakteristikat e shoqërisë shqiptare deri në 1912 duhen parë në kontekstin e saj të natyrshëm osman, të cilin ajo vërtet s’e kishte zgjedhur vetë, por pjesë e të cilit ishte dhe nuk dilte dot edhe po të donte (në fakt nuk donte, as që mund ta përfytyronte veten jashtë saj, deri në mes të shek. XIX).

      Këtë Tarifa nuk e bën, prandaj kjo ia zhvlerëson shumë tezën që kërkon të mbrojë.

      Kur flasim për Perandorinë Osmane, nuk e kemi gjithnjë të lehtë të mbajmë parasysh se distanca e saj prej “nesh” është e shumëfishtë.

      Kemi të bëjmë me një entitet të së paku një shekulli më parë, që sot nuk është më; sikurse sot nuk është më edhe shoqëria shqiptare, e cila ekzistonte nën Perandori; më në fund, duhet të vendosim nëse do ta krahasojmë Perandorinë Osmane me Europën Perëndimore apo jo; dhe nëse do ta bëjmë këtë krahasim, duhet të relativizojmë edhe në kohë dhe jo të themi që osmanët konvertuan të krishterët me pahir, duke i taksuar rëndë siç thotë profesori i Institutit nga Shkodra, teksa Europa e asaj kohe, në situata të ngjashme, do të reagonte me instrumentin e sprovuar të spastrimit etnik (shih edhe: insekticid). Të marrësh Perandorinë Osmane, të përfytyruar si një bashkësi maniakësh me çallma, mjekra dhe jataganë (sipas librave për fëmijë) dhe ta krahasosh me Bashkimin Europian, Strasburgun dhe Brukselin, ky më duket një ushtrim që fare, fare pak vetë mund ta bëjnë si duhet.

      Dy profesorët – Ferid Duka e di se për çfarë flet, edhe pse gabon, mendoj unë, kur flet për “Shqipëri” në shekullin XV, por le ta quajmë këtë një hipostazë që ia ka imponuar shqipja dhe veçanërisht zhargoni akademik historiografik shqiptar, i zhytur në sherbet romantik kombëtarist. Fatos Tarifa gabon me Shqipërinë, sikurse gabon pastaj edhe me çështjen e “shoqërisë civile”.

      Tani të kthehem, Spiritus, te kontradikta që sheh ti. Do të sjell një shembull, për ta ilustruar qëndrimin tim: një fëmijë të cilën e vret këpuca, po ajo këpucë që një vit më parë i rrinte për bukuri në këmbë. Kush e ka fajin?

      Këpuca? Këmba? Apo rritja e këmbës?

      Unë do të thoja se nuk e ka fajin kush. Fëmija prandaj është fëmijë, sepse do të rritet; këpuca nuk mund të rritet, as pret njeri që të rritet; rritja është gjë e mirë, edhe pse shoqërohet me dhimbje, sidomos kur ngulim këmbë me këpucët e djeshme.

      Tani, le ta mendojmë emancipimin shoqëror të shqiptarëve, në shek. XX, si “rritje”; gjatë kësaj rritjeje, “këpuca”, ose institucionet e trashëguara nga periudha osmane, do të na “vrisnin”, sa kohë që këmba na ishte rritur (ose kishim adoptuar institucione të tjera). Me “rritje”, në këtë kontekst të metaforës, do të përfytyrojmë kalimin e shqiptarëve nga universi osman në universin kombëtar ballkanik, me shtete që kafshonin njëri-tjetrin si çakejtë dhe fuqi të mëdha që na kundronin të gjithëve si nga përtej kangjellave të zoo-së. Megjithatë, ia dolëm të mbijetojmë disi dhe të kthehemi me fytyrë nga Europa perëndimore, duke ia marrë institucionet dalëngadalë. Sa më shumë institucione adoptonim – dhe këtu e kam fjalën për shoqërinë civile – aq më të çuditshme na dukeshin ato të tjerat, që zëvendësoheshin. Dhe ndërkohë këmba nuk ka pushuar së rrituri.

      1. Sqarim: kur flas për emancipim shoqëror të shqiptarëve, nuk kam parasysh aq shkëputjen e tyre nga Perandoria Osmane dhe nga universi i asaj Perandorie, sesa përftimin e vetëdijes kombëtare, që i parapriu 1912-ës; dhe më pas, krijimin dhe kultivimin e institucioneve të një shteti të vogël “nacional” si Shqipëria, nga njerëz të cilët në krye ishin mësuar të vepronin politikisht në hapësira krejt të tjera.

      2. Unë mendoj se Duka e merr si të mirëqenë “rrugën evropiane” të popullit shqiptar. Pavarësisht se që prej cilës date ai e identifikon si të tillë – si shqiptar pra.

        Dhe ka një dallim që duhet vënë re, e pikasa që kur e lexova kritikën e shkrimit për herë të parë: Që prej pavarësisë së vet, banorët e Shqipërisë, filluan ta identifikonin veten në mënyrë “evropiançe”. Këtu e ka thelbin kritika për “shoqërinë civile” të munguar. Sepse më parë, nuk kishte borgjezë, klasë punëtore, klasë qytetare. Nuk kishte zgjedhje në formë demokratike, shtet nacional, shërbim ushtarak.

        Duke e marrë si të mirëqenë këtë periudhë, duhet marrë gjithashtu si e mirëqenë dhe fakt llogjik komunizmi në Shqipëri. Që ishte shkak i “vonesës” së riformatimit social të shoqërisë shqiptare. Borgjezisë iu mohua pushteti – citoni Nolin ju, vs feudalëve, por kjo elitë, e kishte të pamundur të përballonte komunizmin e masave.

        A është Shqipëria vend i prapambetur sot? Përgjigja e kësaj pyetjeje do jepte shumë shpjegime sesi të lexohet historia që prej fundit të sundimit osman dhe mëtej.

      3. “Tani të kthehem, Spiritus, te kontradikta që sheh ti. Do të sjell një shembull, për ta ilustruar qëndrimin tim: një fëmijë të cilën e vret këpuca, po ajo këpucë që një vit më parë i rrinte për bukuri në këmbë. Kush e ka fajin?

        Këpuca? Këmba? Apo rritja e këmbës?”

        Metafora eshte vertete pikante por jo e plote.Pa dashje eshte lene jashte tutori/kujdestari (nenkupto P.O) i cili femijen qe po rrebelohej nga dhimbjet e kepuces shternguese, here e merte me pekule e here i trehiqte veshin te rrinte urte. Ky femije qe po rritej dhe po krijonte gradualisht vetedijen identitare, natyrisht nuk ka bere “treqint kryengritje ne katerqint vjet” sikurse e glorifikon Kadareja ne narrativen e tij nacionaliste.Ne historine pese shekullore te shqiptareve nen Perandorine Osmane, ka qendrese, rezistence , sikurse ka dhe pershtatje, kompromise, konvertime, zgjim, rrebelim etj. etj. Ketu fillon ceshtja qe po debatohet: keto procese te gjata dhe te nderlikuara, do te analizohen si dinamika nen sudimin osman apo bashkejtese e natyrshme , e mirekuptuar dhe e gjithepranuar ne kontekstin e nje qyteterimi alternativ? Mendoj se fakti qe populli shqiptar ja arriti te ruaj dhe formesoje identitetin e tij te dallueshem nga “tjetri” dhe “te tjeret” rrotull dhe kete proces ta finalizoje me shpalljen e mevetesise, eshte prova me e mire per te kuptuar se kercimi nga universi osman ne ate kombetar, nuk u krye ne boshllek identitar dhe as si nje shpikje e nje identiteti te ri europian.Veshtiresite e adaptimit me institucionet dhe organizimin e ri social vijne nga vonesat historike .Dhe perseri ketu vijme te pyetja qe ju shtroni: i kujt eshte faji? I femijes qe po rritje me prapambetje te vetedijes apo i tutorit qe pengonte ngjizjen e kesaj vetedijeje kombetare?
        Nderkohe jam plotesisht dakort me ju qe qasja ndaj historise nen sudimin osman duhet te shmangi subjektivizmin qe krijon distanca ndaj nje realiteti tashme te humbur por jo pa gjurme te dokumentuara. Sikurse eshte po kaq e drejte qe supozimet per historine e munguar apo te nderprere dhunshem te arberve-shqqiptareve me vone-duhet t`i referohen atij realiteti dhe modeli paralel europian i cili nuk eshte vetem iluminizem por edhe loje e fuqive te medha ne kurriz te popujve te vegjel.

    2. Spiritus, kam një problem me ty.

      Para disa ditësh, pati një diskutim te Peshku pa Ujë, rreth një eseje simes (“Gjuha e Halilit”), ku disa pjesëmarrës hipotezën time se Halili kishte folur shqip në këngë, dhe metodën me të cilën e kisha arritur unë atë hipotezë, e quajtën etnocentrike.

      Në vazhdën e atij diskutimi, ti shkrove:

      Eposi mbart nje substance vlerash shpirterore dhe identitare por keto nuk mund te shqyrtohen si vlera ne vetvete , jashte dhe pavaresisht nga kontekstet historike kur jane formesuar dhe kane reflektuar. Ne fakt eshte etnocentrizmi qe shperfill kontekstet historike dhe importon qasjen esencialiste ne shqyrtimin e Eposit. Perpjekjet e studjuesve per te shkuar drejt origjinave te Eposit, per te gjurmuar “konstruktet e hershme” dhe mbishtresat e mevonshme, pertej etnocentrizmit dhe historicizmit, kalojne pikerisht permes metodologjise krahasuese.

      [theksimi im]

      Qëndrimi yt ndaj etnocentrizmit “që shpërfill kontekstet historike dhe importon qasje[…] esencialiste” nuk lë hapësirë për ekuivoke.

      Nuk dua t’i rikthehem atij diskutimi, meqë e kam shterruar si temë te PPU.

      Unë mund të mos jem dakord me qasjen tënde ndaj etnocentrizmit në citimin më lart, por e admiroj qartësinë me të cilën artikulohesh.

      Tani, për t’u kthyer te profesorët tanë Duka dhe Tarifa, të cilët flasin për “Shqipërinë” e shekullit XV, të cilën e pushtuan osmanët, vallë nuk të vret ty kjo veshin, si një shprehje e “etnocentrizmit” që pak ditë më parë të shqetësoi aq shumë me shkrimin tim për gjuhën e Halilit? A nuk është ku e ku më etnocentrike të shpikësh një Shqipëri në shekullin XV, sesa të thuash, në mënyrë hipotetike, se Halili i këngës “Martesa e Halilit” u ka folur shqip zanave? Më ndriço këtu, të lutem. Se nëse është siç e mendoj unë, unë do të kisha pritur prej teje, së paku në komentet ndaj këtij shkrimi këtu, lulet të cilat ti mendon se unë i pres të m’i hedhin, ngaqë kam një karakter që “është mësuar t’i hedhin vetëm lule.”

      Apo mos vallë, këto pak ditë, mjaftuan që ti të ndërroje qëndrim ndaj etnocentrizmit, timit dhe të së tjerëve, dhe nuk e stigmatizon më, por përkundrazi, e sheh si shprehje të profesionalizmit të nënkuptuar? Nëse është kështu, a kam të drejtë të mendoj që në këtë shndërrim ose, si të thuash, konvertim tëndin pa dhunë, ka pasur gisht edhe eseja ime për Gjuhën e Halilit?

  8. Xha Xhai ,pa dashur te rikthehemi ne nje pike te tejkaluar te debatit, mendoj se kam sqaruar ne komentin tim pikerisht kete: aty ku ju dyshoni per qasje “etnocentriste” te Dukes dhe Tarifes (kur flasin per “Shqiperine” e shekullit XV) , une shikoj nje lajthitje apo pakujdesi terminologjike.Kjo eshte arsyeja qe nuk me vrau syrin. Perndryshe , nqs kjo qasje nga dy profesoret nuk eshte thjesht pakujdesi linguistike por konceptuale,atehere shqetsimi juaj eshte legjitim dhe bashkohem me ju.
    Me kete rast dua te sqaroj se ne debatin e zhvilluar ne PPU, nuk kam atakuar hipotezen tuaj per “Gjuhen e Halilit” , madje, e kam konsideruar si nje celes te mire per te sqaruar enigmat e origjines se Eposit. Ja nje lule e munguar ketu per te qene te balancuar.
    Komenti qe kini cituar me lart per qasjet esencialiste ne shqyrtimin e Eposit dhe, me gjere, historise se shqiptareve, ne te vertete nuk u adresohet juve posacerisht. I kam ndjekur deri diku shkrimet tuaja per keto ceshtje dhe pak a shume jam i informuar per qendrimet tuaja. Ne fakt kritikat rreth pikpamjeve tuaja dhe “albanologeve te rinj”, ne mos gaboj, vijne nga te tjeret dhe nga nje drejtim tjeter.
    Ne kete kontekst , e quaj krejt te arsyeshme t`ju hedh edhe lulet e munguara nga ana ime per shkrimet tuaja, per kendveshtrimet interesante dhe te debatueshme rreth ceshtjeve qe trajtoni. Ju jap te drejte ne nje pike: shpesh te perfshire nga pasioni per ceshtjet e debatueshme, harrojme te shprehim mirenjohjen per ata qe sjellin dhe nxisin debatin.E verteta eshte bije e debatit-tha.
    Me te mira. Paqja dhe qetsia mbreterofte ne PF.

  9. “Prof. Duka nuk thotë se, pikërisht për shkak të pushtimit dhe të sundimit të gjatë osman, Shqipëria mbeti shumë mbrapa zhvillimeve ekonomike, sociale e kulturore të kontinentit europian, pjesë e të cilave kishte qenë deri para pushtimit osman dhe se, për shkak të pushtimit të gjatë osman, populli shqiptar nuk u bë pjesë e Reformacionit dhe e Rilindjes Europiane, nuk u ndikua nga iluminizmi europian, siç ndodhi me pjesën tjetër të kontinentit tonë dhe nuk i njohu as Revolucionin Industrial, as integrimin kombëtar, si popujt gjermanikë dhe italianët. Për shkak të pushtimit dhe të sundimit të gjatë osman Shqipëria, ndryshe, madje, edhe nga vendet e Europës Qendrore dhe nga një pjesë e vendeve të Ballkanit (si Sllovenia, Kroacia dhe Serbia, pa përmendur Greqinë), nuk njohu as ekzistencën e një shoqërie civile, pra ato forma të organizimit social autonom që filluan të krijohen në vendet e Ballkanit në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit XX. Këto, të gjitha, janë pjesë e historisë së pandodhur të Shqipërisë gjatë pushtimit dhe sundimit të gjatë osman. Dhe këto nuk mund t’i studiojë asnjë histori e “komisionuar”, por vetëm historia e integruar, e cila kombinon në një të vetme historinë politike, historinë sociale, historinë ekonomike dhe historinë kulturore të zhvillimit kombëtar” thotë Fatos Tarifa. Shumë me vend.

    1. Kthehemi edhe nje here tek perkthimi i energjizuar i Statuteve te Shkodres ku qyteti venedikas behet direkt yni, dhe pastaj kollaj te thote Tarifa se :

      “Shqipëria mbeti shumë mbrapa zhvillimeve ekonomike, sociale e kulturore të kontinentit europian, pjesë e të cilave kishte qenë deri para pushtimit osman”. Pjese? Kjo fjala “pjese e zhvillimeve europiane” eshte shume interesante, se e zvogelon apo zmadhon sa te duash pjesen, apo cilesisht mundeson t’ia lesh te pacaktuar renditjen tek e gjitha.

      Edhe nen osmanet pjese e zhvilimeve jo vetem europiane, por edhe globale kane qene tokat e vilajeteve e sanxhaqeve kesaj ane – me tregti me anen tjeter te detit, me perfaqesi tregtare e konsullore italike e deri hollandeze neper qytete, me nxenes qe shkonin e mesonin ne kolegje te krishtera perbri, me klerike e misionare qe vinin prej andej ketu, nen ndikimin e zhvleresimeve te valutes, te nderrimit te teknologjise, lufterave e problemeve ne Europe. Nese behet fjale per kuptime te tilla, patjeter qe “pjesa” qe kemi qene ne Europe, kur bregu adriatik ishte koloni e bregut perbri, ishte shume me e madhe se me vone kur ia behu turku. Pastaj per Reformacionin proangloamerikan per Shqiperine trecereku i shqiptareve duhet te priste me gishtat kryqezuar per ndonje kryqezate anti-ortodokse nje here, fill pas te ciles me etike protestante ne pune do te mund te kishim shpikur vete Benzin (Mercedes) me forcat tona

      1. …”Kthehemi edhe nje here tek perkthimi i energjizuar i Statuteve te Shkodres ku qyteti venedikas behet direkt yni…”

        Ka pak dyshim qe Shkodra ishte nje qytet arberesh nder dhe mbi te tjera.
        Jane arberit e Venecias qe i dedikojne ne v. 1530 renies se Shkodres nje skulpture relief, per te perkujtuar ngjarjet e 1479. (shih link-un)
        Nuk ishin as venedikasit, as serbet, as greket, as hebrenjte…
        Ishin “maloket” e Arberise, ata qe e ndjenin me shume dhimbjen per ate c`ka kish ndodhur.

        http://www.frosina.org/about/infobits.asp?id=20

        …”“Shqipëria mbeti shumë mbrapa zhvillimeve ekonomike, sociale e kulturore të kontinentit europian, pjesë e të cilave kishte qenë deri para pushtimit osman”. Pjese? Kjo fjala “pjese e zhvillimeve europiane” eshte shume interesante, se e zvogelon apo zmadhon sa te duash pjesen, apo cilesisht mundeson t’ia lesh te pacaktuar renditjen tek e gjitha. …”

        Pa dyshim qe Shqiperia mbeti mbrapa.
        I gjithe bregdeti arberesh dhe ai grek ishin ne duart e Venedikut. Venediku ishte nje Republike, e bazur mbi “rule of LAW”, koncept ky i harruar asajkohe nga perendimi prej me se 1000 vjeteve, dhe i pamesuar e aplikuar asnjehere nga Islami, qe nga krijimi e deri ne ditet e sotme,
        Sistemi i Venedikut do te ishte modern edhe per kohet e sotme, dhe jo me per ate periudhe, e ca e shume po te krahasohet me ate qe e zevendesoi.

        Qe arberit ishin, brenda mundesive, ne nje hap me kohen, mund te shihet nga portretet e dy kapove te stradioteve arberesh, qe ekzistojne ne Venedik.
        Ver re veshjet, qendrimin dhe natyren e Gjergj Maneshit dhe Merkurio Bua:

        http://surprisedbytime.blogspot.com/2010/11/capi.html

        Qe te dy keta ishin njerez te aksionit, qe kishin marre pjese direkt ne sa e sa beteja. I perkisnin nje popullsie “te eger”, qe pervec beses dhe klanit, s`njihte asnje detyrim tjeter social. E megjithate dine te sillen dhe paraqiten edhe si zoterinj, ne vendin dhe kohen e duhur. Kjo sepse ishin pjese e nje tradite te lashte e cila ku me shume e ku me pak shtrihesh nga Kostantinopoja deri ne Gjermani, dhe mire apo keq, kish perfshire edhe arberit. Kjo lloj vazhdimesi u nderpre. Shtepia u shemb. U nis cdo gje perseri nga fillimi, me ide te ardhura nga jashte, nga lart, komplet te shkeputura me tradite paraekzistuese ne vend e ne njerez.

        Kur lexon dokumentet e Venedikut te shk 15-16, nuk mund te mos vesh re nje padurim alergjik te arbereshve ndaj sundimit apo rrezikut turk.
        Ata luftojne turqit me koke te tyre, rrjeshtohen ne radhet e forcave venedikase per mbrojtjen e Morese, shpesh pa asnje kacidhe per vite me radhe. Kur shohin se Venediku, the forever masters of realpolitiks, bejne paqe me Mehmetin, s`e kane problem ti shpallin lufte si njeres pale ashtu edhe tjetres ne te njejten kohe.
        Kur nje qytet i rrethuar po vdiste per buke, dhe greket e qytetit vendosin te dorezohen tek turqit, arberit qe ishin ne nje gjendje me ta, hidhen dhe i masakrojne.
        Ka nje dimension heroik ne naivitetin e ketyre arbereshve, qe shtyhet deri ne budallallek. Por ai ama arrin shpesh te metamorfohet ne dicka madheshtore, ne te mire e ne te keqe. Ishin te lire, Ne mendje e ne trup.

        Njerezit qe komandoheshin nga Gjergj Maneshi, Merkurio Bua dhe shume kapo te tjere, pershkruhen keshtu nga deshmitaret e kohes:

        …”The Venetians, in all the cities of the Morea that are under their dominion, have hired many Albanians on horseback, who are called by the Greek name stratioti. These with their swift raiding have so wasted the part of the Morea that is under the Turks that is is almost a desert and a solitude. These people are by nature intensely rapacious, and more apt to raid than to give battle. They use a shield, sword, and lance; few have breastplates; the others wear a bombazine cuirass as protection against the blows of an enemy. The most valorous of all are those from Nauplion…
        …They ride their horses with great swiftness, cutting down and laying everything to waste. They are by nature rapacious and much given to looting and to the deaths of men, against whom they use great cruelty. They carry shield, sword and lance with a pennant at the tip of the lance, and an iron mattock at their side. Few wear a cuirass, and the rest only their coats of bombazine1 sewn in their fashion. Their horses are large, good workers, fast on the hoof, and always carry the head high. They eat grain and straw. These people are much experienced in war . . . and their city wall is the sword and the lance…”

        E gjithe kjo, ne nje moment te caktuar zevendesohet me nje kulture aliene, gjuhe aliene, fe aliene, veshje alien, zakone aliene.
        Veshjet e Gjergj Maneshit dhe Merkurio Buas do te zevendesoheshi me kete:
        http://surprisedbytime.blogspot.com/2011/03/valor-of-our-stratioti.html.

        Mund te thuash e diskutosh gjithshka. Por nuk mund te mos pranosh se ka nje ndryshim diametrikal midis te tyre.

          1. Respected Professor Wright.

            I have been a follower of your writings for years now, initially through the Classics List, and later on through your books and your blog.

            It has been fascinating for me to read your works on the history of Morea and Greece of the 15th century. They are rich in references and primary sources, and you offer an excellent and balanced view for the events and the protagonists of that period.
            In several occasions, I have been tempted to contact you and ask if history of medieval Albania, and Kosova would ever be part of your interests and research. In my opinion it would be a very welcomed contribution.

            As a Churchillian cliche goes , “Balkans produce more history than they can consume”.
            True to the fact, for example lately, Albanian public discourse has been consumed by peripheral issues that are related with the past, but which, somehow are catapulted in the present and future of Albanian society.

            Few months ago the debate was about Scutari and its Venetian statute ( which was translated in Albanian).
            One Albanian school of thought has the opinion that Scutari was a bona fide Albanian city, with many other ethnicities living in it. The other school of though, Albanian also, maintains that Albanians of that time were first and foremost shepherds and mountaineers, not very apt for a city lifestyle, with all its complexities.

            The rage now is the role of Turkey in the history of Albania.
            Was it a beneficial occupation, to the point that the word “occupation” doesn’t have too much meaning, because it brought a certain degree of development to Albanian society?
            Or it was a cataclysmic rupture, that turned back or stopped the clock of time, in creating the conditions for present tardiness on the development of Albanian society.

            As it can be imagined, the assertion of new found power of today’s Turkey creates the background for a very vivid discussion between parties.

            Respectfully,

            ————————————————————-

            Note: for the administrator. In hopping to have your understanding, I trust you will allow this to be posted.

            1. I am grateful for your compliments because you tell me that I sometimes succeed in what I am trying to do.

              I feel strongly that historical issues cannot be framed as either-or. Too much becomes lost. Just as often they are partly either, partly or, and partly several other things. We never know because our surviving information is always partial — the clothing in the wall paintings survives better than do the faces, and any attempt to restore the faces creates 21st-century faces which never quite fit.

              At my age — 69 — I cannot seriously think of doing real Albanian history. It would be impossible without learning Albanian, and that I could not do well enough, soon enough, with my particular head. When my husband died in 1989, all my Greek & Italian was erased from my head. It has been very slow and painful, trying to restore some of them. I can do the work I do because my partner is marvelous in Greek and translates what I cannot.

    2. Idene e nacionalizmit shqiptaret e moren nga Evropa, kontaktet me Evropen nuk munguan bile ne kohen e Ali Pashase kishim aty ne oborr evropiane nga me te larmishmit. Pra kontaktet nuk munguan, po Tarifa qe na ka bere nje liber apollogji per komunizmin shqiptar, kerkon te gjeje fajin tek “turku”, aziatiku, lindori per deshtimin dhe kahun shkaterrimtar qe mori Shqiperia pas 44-es. Kush e pengoi Shqiperine ne 44 qe te behej shtet kapitalist, mungesa e etikes protestante apo komunizmi? Kush e pengoi qe te ndertonte institucione demokratike dhe vote te lire pas 44-es, mungesa e “rrenjeve judeo-kristiane” apo komunizmi?

      Nuk ma merr mendja qe Tarifa te thote se komunizmi mori pushtetin ne Shqiperi pse kishim qene popull nen PO apo ishim muslimane.

      Shqiperia ose qe te jemi korrekt shqiptaret e kater vilajeteve jetuan nen PO qe per kohen nuk ishte me poshte se imperite e tjera ne perendim. Qe me Rilindjen dhe pas pavaresise u drejtuam nga Perendimi dhe kemi nje kaste intelektualesh e drejtuesish me dije te thella per Perendimin e Lindjen. Ka edhe nje debat te themi ndermjet atyre qe donin te vraponin dhe atyre qe donin te ecnin pa u ngutur dhe per keto gjera me interes do te ishte te lexohet Eqerem Bej Vlora, por gjithe ky formatim po themi i bere gjate kesaj periudhe kohore i vihet kazma ne 44.

      Nderkaq, per zhvillimin ekonomik e teknologjik te Evropes duke e krahasur me boten islame ose PO, e kemi debatuar edhe ne kete blog dhe jane permendur shume arsye, qe nga gjeografia si fat e deri te Bota e Re (tani ka qe thone se cdo gje varet ose eshte e destinuar nga demografia), keshtu qe nuk ja vlen te ndalemi.

      Evropa qe njohim sot ne ka kaluar neper lumenje gjaku e intolerance, monarkesh absolute e lloj-lloj terrori dhe qe te jemi te sakte “rrenjet judeo-kristiane” ekzistonin edhe ne ate kohe. Iluminizmi doli si nje kundershti pikerisht kunder atyre forcave ose elementeve te cilat ka ne mendje Tarifa, ku thote se ne u perkisnim.

      Apo nje prodhim komunist si Tarifa, na eshte bere konservator ose i djathte fetar?

      1. Ti nuk po bën gjë tjetër veç po e zhvendos “pikën fatale” të historisë nga PO tek komunizmi. Për tu përgjigjur dhe pyetjeve, kush e ka fajin? Fajin zakonisht e ka struktura më e prapambetur. Dhe në feudalizëm të trashëguar elitash pas-osmane vs komunistët, këta të dytët fituan.

        1. Nesje, shyqyqr qe erdhen e na shpetuan faqen keta osmanet se tani mund ta shpjegojme si ndodhi qe serbet kishin perandori, po ashtu edhe greket e bullgaret, po ne na lane osmanet prapa (500 vjet). Sic e ka thene edhe nje burre i mencur, ne dallim me poezine e Kavafisit, tek ne barbaret erdhen dhe ne tani e kemi shpjegimin (Οι άνθρωποι αυτοί ήσαν μια κάποια λύσις.)

          Problemi eshte se sikur te mos mjaftonte kjo zgjidhje, ja ku vijne barbaret edhe nje here me komunizmin dhe tani kemi license t’ia marrim me te pire ose me gjume deri ne shekullin tjeter, pasi me kaq shume justifikime per te deshtuar sa kemi ne, me i bukuri, me i talentuari do ishte joshur

  10. ”’Fajin zakonisht e ka struktura më e prapambetur. Dhe në feudalizëm të trashëguar elitash pas-osmane vs komunistët, këta të dytët fituan.”’

    E pare keshtu, meqe sistemi i çifligjeve ishte trashegimi turke , ndersa komunizmi import jugosllavo-sovjetik, atehere faji i bie turqve dhe sllaveve.
    Nderkaq nje zhvillim i mundshem si pasoje e struktures perendimore do quhej merite e Perendimit.

    E shoh si te drejte nje interpretim te tille, koherent, ndersa kam frike se kjo koherence nuk ka per tu pelqyer atyre qe fajet duan t’ua ngjisin shqiptareve dhe meritat te huajve.

    Ajo qe sofistet e historise harrojne eshte se shqiptaret kane qene objekte jo subjekte politiko-ekonomike, dmth nga jashte imponohej qofte me dhune aktoriale, qofte me dhune strukturore gjithe modeli, prandaj si te tille fajet e prapambetjes apo meritat e zhvillimit, ne thelb u takojne gjithnje te huajve.

    Qofte meritat e qofte fajet e shqiptareve jane siperfaqesore.

    Prandaj, goditja e perqendruar historiografike ndaj Turqise eshte legjitime si ne Shqiperi ashtu edhe ne vendet e tjera Ballkanike. Shkalla e demit qe solli Turqia eshte e papare, menxyre e kaluar menxyres.

    Ne 1912 Shqiperia e mbetur brenda kufijve kishte me pak rruge se ne kohen e Romes, dmth se 1500 vjet me pare, asnje km hekurudhe, ndersa nje vend si Franca, Galia romake, kishte jo vetem rruge po dhjetramijera km hekurudhe.

    Popullsia ne kohen e Romes brenda ketyre 28 mije km2 , duke pare qytetet e mungesen e kenetave, duhet te kete qene me e madhe se Shqiperia me 1912, ose e thene ndryshe territori i Shqiperise ka pasur me shume banore ne kohen e Romes sesa me 1912.

    Anglezet etnike nga 1500 ne 1900 kalojne nga 2,2 milione ne 27 milione e nja 10 milione te tjere si emigrante.

    Shqiperia si territor qofte nen Romen, qofte nen Bizantin (e stabilizuar) ka qene territor i zhvilluar dhe statusin e vendit me te varfer te Europes e kemi padyshim peshqesh turk, dhe turku nuk mund te justifikohet dot as me situaten e pastabilizuar meqe ne Shqiperine turke nuk ka pasur veprime ushtarake e kalime territori nga nje shtet tek tjetri, te cilat sjellin shkaterrime e varferi, pra ka pasur stabilitet.

    Pra menxyra turke eshte jashte çdo diskutimi ne parim ose ne vija te trasha, biles nuk ka fare nevoje me qene historian.

    Ne prezantimin e nje libri te nje italiani rreth Shqiperise, nje prof historie i ftuar, tha se kur ne italianet i veme pjeserisht fajin per mungesat ne zhvillim, faktit qe kemi vetem 150 vjet si shtet i bashkuar, atehere ç’mund te thuhet per Shqiperine me vetem 100 vjet.

    Tani po ti shtojme ketij argumenti, faktin qe Italia kishte model perendimor para 150 vjetesh ndersa ne nisnim me – 1500 vjet, kaluam edhe 45 vjet komunizem, kuptohet me mire se ku qendrojne fajet nga pikepamja historike.

    Padyshim, turku perfaqeson pushtuesin me te keq qe ka ndenjur ne territorin e Shqiperise, vetem tribute barbare kane bere me keq se turqit, po ata vinin per te plaçkitur me laçka e plaçka jo te grabisnin nepermjet taksave, qe eshte forme ku e ku me e bute e grabitjes.

    Treguesi kryesor eshte ai demografik, sepse me pare shoqeria i nenshtrohej ligjit te Malthusit, dmth ku ka rritje popullsie ka pasuri, ku ka renie e stanjacion ka varferi.

    Periudha turke perfaqeson nje lloj semundje kronike,per te mos thene murtaje ekonomike,politike,sociale,kulturore e shpirterore. Nuk ka absolutisht asgje pozitive ne keto drejtime, dmth qe Turqise ti jepet merita per ndonje zhvillim ne keto drejtime, nuk ka realisht, dmth nuk ka ndonje argument, asnje kokerr argumenti ku merita mund ti takoje Turqise.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin