NJË MILION

Sot në mëngjes, blogu kapërceu pragun e një milion vizitave gjithsej.

I nisur pak më shumë se katër vjet më parë, Peizazhe të Fjalës deri tani ka botuar 1,134 shkrime kryesore dhe 17,434 komente, pa llogaritur materialet e tjera të arkivuara në të si pages.

Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi ynë të joshim vizitorë me çdo kusht; përkundrazi, gjithnjë kemi dashur të tërheqim mendim cilësor dhe të çliruar nga paragjykimet.

Megjithatë, një milion vizita dëshmojnë se formula është pëlqyer.

Jemi duke studiuar mundësinë e një formatimi të ri të faqes, për të shpëtuar nga tirania e linearitetit kohor dhe e stivimit të shkrimeve; por kjo do të kërkojë nga ne një impenjim të një lloji tjetër.

Për vizitorët kam vetëm një fjalë: shpresoj që përvoja nga orët që keni kaluar në këtë log t’ju ketë shërbyer po aq sa edhe mua.

Nuk ka komente

  1. Nëse të paktën gjysma e atyre që kanë kaluar këndej, do kishin dhuruar
    nga 1 € secili, sot do kishit mundësinë të përmirësonit edhe nga pikëpamja funksionale blogun, që me siguri meriton më shumë. Mereni në konsideratë faktin e dhurimeve vullnetare nga lexuesit dhe dashamirësit e blogut.

  2. Formati i blogut nuk na pershtatet me; ne cilesi edhe ne sasi te shkrimeve qe publikohen. Gjithmone kam patur parasysh dicka mes nje reviste elektronike dhe nje faqeje informatike sic eshte Huffington me nje faqosje te ngjashme me ate te ResPublica. Mbeshtetja me e mire do te ishte ajo e lexueseve por me duhet te pranoj se nje mbeshtetje me e gjere do te ishte e pranueshme qe blogu te ndertohet vertet si institucion ne hapsiren shqipfolese por deri tani ka munguar iniciativa nga ana jone. Kemi nevoje urgjente per nje faqe te re ku mund te shfaqen disa tema njekohesisht per t’u dhene me shume ekpozim sepse shpesh degjoj ankesa qe temat zhduken shume shpejt ne renditjen kohore kur ka nga nje shkrim te ri cdo dite.

    1. Është një nga lexuesit e rregullt të këtij blogu, që është, me sa kam parë që poston në FB, edhe shumë i zoti programim (e sidomos për WordPress-in)… dmth, edhe duke ruajtur këtë adresë (tashmë të mirnjohur) mund të realizoni një faqosje të ndryshme nga e tanishmja.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin