MËRI ALFABETESH (II)

Një qasje të re ndaj interpretimit të Alfabetit të Stambollit e gjejmë në studimin e Frances Trix, me titull “Alfabeti i Stambollit i Shemshedin Sami Beut: Pararendësi i reformës turke të shkronjave”, botuar fillimisht në International Journal of Middle East Studies, 31 dhe më pas i përkthyer në revistën “Përpjekja”, 25, vjeshtë 2008.

Siç duket qartë që në titull, autorja i vendos përpjekjet për t’i dhënë një alfabet shqipes në marrëdhënie me përpjekjet, të cilat do të kurorëzoheshin mjaft më vonë, për t’i dhënë një alfabet latin turqishtes-osmanishtes. Sami Frashëri, autori i Alfabetit të Stambollit, ishte në fakt edhe një nga dijetarët që më shumë ka kontribuar në emancipimin e kulturës osmane dhe lindjen e kulturës dhe të gjuhës turke, si kulturë dhe gjuhë kombëtare.

Në fund të shekullit XIX, turqishtja ende shkruhej me alfabetin arab, por kjo do të ndryshonte me reformën e mbështetur fort nga Ataturku, në vitet 1920-1930. Alfabeti i ri, me shkronja latine dhe shenja diakritike, do t’i shërbente një qëllimi të dyfishtë: koagulimit të identitetit kombëtar turk si të ndryshëm nga identiteti osman dhe afrimit të kulturës kombëtare turke me Perëndimin dhe Europën. Të dyja këto qëllime i mishëronte, jo rastësisht, edhe Alfabeti i Stambollit për shqipen, i pesëdhjetë vjetëve më parë.

Studiuesja Trix përmend pastaj faktin që, deri edhe gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, nuk kishin munguar përpjekjet për t’i dhënë shqipes një alfabet jo të mbështetur në modelet ekzistuese dhe tipografikisht të përdorshme (latin, grek, cirilik, arab), por krejtësisht origjinal, çka do të krijonte vështirësi teknike të pakapërcyeshme, për një lëvizje si Rilindja Kombëtare, që shqipen e shkruar kërkonte ta përdorte si mjetin kryesor për kulturimin e popullit.

Kështu, pas Naum Veqilharxhit, që kish krijuar një alfabet të vetin dhe një abetare me këtë alfabet në vitin 1844, edhe Hoxha Tahsini kishte krijuar një alfabet origjinal për shqipen, me shenja të ngjashme me gjeorgjishten.

Shkruan Trix:

Në tabelën që Tahsini përdori për të paraqitur alfabetin e tij, gjuhët e tjera referuese, nga e majta në të djathtë, ishin: turqishtja osmane, frëngjishtja, greqishtja, bullgarishtja, armenishtja dhe më pas alfabeti i tij i ri shqip.

Autorja vazhdon duke pyetur, me të drejtë, se ç’kërkonte armenishtja në këtë grup, në një kohë që ishte një gjuhë me të cilën shqiptarët s’kishin pasur ndonjëherë marrëdhënie; dhe sidomos, pse është vendosur armenishtja kaq afër alfabetit të ri të shqipes.

Këtu Trix-it i hyn në punë një raport i një komisioni të ngritur nga Osmanli Maarif Nezareti (Ministria Osmane e Arsimit) dhe i botuar në vitin 1869, që rekomandonte një alfabet për gjuhën shqipe “sepse akoma nuk ka një shkrim të posaçëm për shqipen.” Në fakt, thotë ajo, ekzistonte në atë kohë një model kulturor “osman”, sipas të cilit një shkrim i dallueshëm ishte shprehje e një populli të dallueshëm.

Përsëri Trix:

[M]ë 1831, në numërimin e popullsisë osmane, kategoritë ishin: myslimanët; rajatë, që përbëheshin në pjesën më të madhe prej ortodoksëve dhe katolikëve; romët; çifutët dhe armenët. Përveç romëve, secili prej këtyre grupeve kishte shkrimin e tij të veçantë. Më 1881, në numërimin e përgjithshëm të popullsisë osmane, kategoritë ishin: myslimanët, grekët, armenët, bullgarët, katolikët, çifutët, protestantët, latinët (katolikët europianë), sirianët, romët jomyslimanë dhe të huajt. Kategoritë kryesore, d.m.th. gjashtë të parat, të gjitha kishin shkrimet e tyre. Kriteri kryesor në numërimet e viteve 1831 dhe 1881 është dukshëm feja. Por shkrimet e veçanta në shumë raste përkonin, duke shërbyer kështu si emblemë e grupit.

Ajo që kërkonin më shumë patriotët shqiptarë në shekllin XIX ishte që të njiheshin si popull dhe si një njësi, si një bazë për t’i qëndruar gllbërimit të tokave shqiptare prej fqinjëve. Kategorizimi osman i popujve sipas fesë dhe grupit fetaro-etnik shkonte kundër shqiptarëve me shumë fe, sikundër edhe ndarja administrative osmane e zonave me popullatë shqiptare në katër vilajete. Unë e shoh alfabetin e Stambollit të Sami beut si një afrim drejt qëllimit të “alfabetit të veçantë”, për të simbolizuar veçantinë e shqiptarëve si një popull në Ballkan dhe në kontekstin më të gjerë osman. Por, me teknologjinë e shtypshkronjave të kohës, veçantia mund të vinte në mënyrë më praktike prej përzierjes së veçantë të shkronjave të disponueshme, sesa prej një alfabeti vërtet të veçantë.

Arsyetimi tingëllon bindës. Pamja disi “hibride” e Alfabetit të Stambollit ka qenë, në këtë rast, rezultat i një përpjekjeje të qëllimshme për t’iu shmangur sado pak alfabetit latin, në emër të përftimit të këtij shkrimi unik, origjinal, të veçantë për shqipen, të tillë që do të lehtësonte njohjen e shqiptarëve si popull më vete brenda Perandorisë Osmane. Alfabeti thjesht latin, në kontekstin e Perandorisë, shërbente si shenjë dalluese e katolikëve, të gjithë katolikëve pavarësisht nga kombësia – në një kohë që shqiptarët nuk mund të njiheshin si popull i veçantë mbi bazë fetare.

Vite më vonë, kur i erdhi radha Kongresit të Manastirit, rrethanat historike kishin ndryshuar dhe Stambolli po venitej si qendër e botës, veçanërisht për shqiptarët. Edhe pse pjesëmarrësit në Kongres nuk mund të shpërfillnin prestigjin që kishte arritur Alfabeti i Stambollit brenda atyre pak dekadave që ishte përdorur, ata ishin në gjendje të vinin re se alfabeti vetë, në trajtat që kishte, me shkronjat e përziera, ishte një artefakt përfaqësues i një epoke tashmë të kapërcyer. Zgjidhja e kompromisit, për t’i lënë të dy alfabetet në fuqi krah për krah, ishte zgjidhje e urtë dhe e respektueshme ndaj përpjekjeve kulturore të Rilindjes Kombëtare gjatë shekullit XIX. Si zgjidhje, ajo sanksiononte de facto alfabetizimin latin të shqiptarëve, siç edhe ndodhi; dhe kjo zgjidhje – të mos harrojmë – u bë e mundur vetëm nga largpamësia e Sami Frashërit, i cili i kishte dhënë Rilindjes Kombëtare një alfabet të tillë që, sado i përzier dhe pjesërisht jolatin, të lejonte pa shumë vështirësi praktike, tipografike dhe psikologjike kalimin drejt sistemit tërësisht latin.

Po cili ishte roli i katolikëve shqiptarë në këtë mes?

Katolikët luajtën rolin e tyre, me virtuozitet, veçanërisht gjatë Kongresit të Manastirit dhe më pas; por gjithnjë nuk duhet harruar se fatet e Rilindjes Kombëtare vendoseshin në Stamboll, në Bukuresht, në Sofje dhe në Kairo; dhe se katolikët si forcë properëndimore dhe alfabetet latine të përdorura prej tyre nuk dihet të kenë pasur ndonjë farë ndikimi, sado minimal, në adoptimin e bazës latine të Alfabetit të Stambollit nga krijuesi i tij, Sami Frashëri.

Prandaj unë kontributin e katolikëve në çështjen e alfabetit do ta shihja pikërisht dhe kryesisht këtu: kur Perandoria Osmane mori tatëpjetën dhe Alfabeti i Stambollit i humbi arsyet që e mbanin të gjallë me gjithë artificialitetin strukturor që ngërthente në vetvete, atëherë katolikët e patën gati, të ruajtur, të përpunuar dhe të kolauduar, alfabetin thjesht latin të shqipes që do të zëvendësonte atë të Stambollit. Kalimi aq i rrjedhshëm nga një alfabet në tjetrin, megjithatë, nuk do të realizohej dot, sikur të mos kish pasur Alfabeti i Stambollit bazë latine ai vetë.

Nuk ka komente

  1. dikur ka egzistuar nje batute brilante mbi stereotipin e paragjykuar te gjirokastritit kursimtar: ” Çifutet jane gjirokastrite te larguar me dhune nga trojet e tyre se shpenzonin teper”.
    Them se kjo do te sherbeje si argument i pakundershtueshem per K. Myftaraj qe te nxjerre prejardhjen kriptohebraike te xhaxhait.

  2. Me mire te na kishin mesuar alfabetin Mors dhe te kishim mbledhur mendjen. Kjo puna e ketyre dy shkrimeve per alfabetin, sepse te kujton ate cfare ndodh aktualisht me Standardin e gjuhes shqipe. U rrotulluan nga u rrotulluan dhe u vendos qe edhe shkenca te leshoje nje cike pe, tu beje qejfin te gjitheve; paskajorja sugjerohet si opsion i lire per perdorim. Ne vend te unifikimit gjuhesor ne perdorimin publik, qe eshte qellimi i Standardit, studiuesit tane preferojne unifikimin politik – ne dukje- duke diversifikuar normen. Cili eshte kuptimi i ketij relatvizimi te brendshem qe behet? Thjesht me sa duket standardi eshte i shenjes Peshorja. Aq me keq kur shembulli historik do te duhet te sillte korrektim te sjelljes, ose perndryshe te pranohet; Shqipja letrare e unifikuar, e perbashket nuk eshte nje gje e mundur. Nese kjo ndodh-dhente Zoti arrijme nje shkalle te tille lirie brenda vetes- do isha kurioz te lexoja nekrologjine e z. Myrto per standardin; u çduk ashtu si edhe u duk. Vetem sa per te bere zhurme.

  3. Ndersa une do te thoja qe ka pas nji faktor te panjohur nga ne deri me sot ne kete mes. Shqiptaret si perfundim pranuan njealfabet qe nuk kishte te bente me Greket, Sllavet dhe Turqit, pikerisht tre demtuesit me te medhenj te tyre ne te pakten n’tre shekujt e fundit. Sejcili mund te ngreje hipoteza dhe te beje analiza, por fakti eshte qe ne alfabetin e sotem te shqipes nuk ka asnji shkronje te alfabetit grek, cirilik dhe Turk, e cila perben nje sukses te padiskutueshem te patrioteve shqiptare te asaj kohe. Edhe pa i pasur ato , injorante te ndryshem te politizuar me emra sllave e greke botojne ennde libra mbi gjuhen shqipe qe eshte nje perzierje e tre gjuheve te sipermendura, nje nga supozimet me cmendura gjuhesore-poltike- qe ka perfunduar me vjedhje Shqiperie ne fund, qellimi i vertete perse ato jane hedhur ne tregun pseudoshkencor gjuhesoro-historik. Ky kendveshtrim , ndoshta nuk pelqehet prej dikujt por kjo eshte fuqia e lirise se fjales. Nese fshihet posti , vetem tregohet perseri mentalieti I bere ate gjenitik i viteve te kaluar nde komuzimin sllav.

    1. Ilias, ju lutem mos komentoni në një temë teknike si kjo, ku duket se ju mungon kompetenca e nevojshme. Disa nga komentet tuaja të mëparshme u fshinë për shkak të nivelit jashtëzakonisht modest, disa të tjera ngaqë përmbanin materiale të kopjuara lart e poshtë në Internet, pa interes për temën dhe pa citimet përkatëse.

  4. Përtej rëndësisë historike të përzgjedhjes së një alfabeti, në atë moment historik, për gjuhën shqipe dhe Shqipërinë, mua më bije në sy edhe diçka tjetër: Të gjithë pjesëmarrësit (ose shumica) e Kongresit të Manastirit ishin njerëz që kishin njohuritë e duhura gjuhësore.
    Bagazhi kulturor i tyre, dhe pse i formuar në studimin e gjuhëve (dhe në gjuhë) të tjera, u vu në funksion të gjetjes së mjetit më të mirë (alfabetit) për të pasqyruar e shprehur veçantitë e gjuhës sonë.
    Mjafton të shikojmë përpjekjet e mjeruara dhe mjerane të gjuhëtarëve të sotëm shqiptarë, që të mund të mblidhen dhe të vendosin, njëherë e përgjithmonë, pikat përmbi i rreth problemeve të (stër)njohura të gjuhës shqipe, për të VLERËSUAR kontributin e gjuhëtarëve pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit.

    Diskutimet e tjera, si “Pse ky dhe jo ai tjetri”, “Pse të huazuar dhe jo një tonin”, janë banale po aq sa të diskutonim sot nëse do të na duhet të përdorim Cobol apo Fortran në vend që të marrim një sistem të tërë (windows, p.sh) për të shkruajtur në kompiuter.

  5. …”Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë…Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë…”

    Mund te spekulohet se shqiptaret e shek. 19 do ta kene ditur “shijen” e alfabetit latin, duke e pase perdorur ate te pakten 300 vjet me heret. Faktet tregojne se jo ne shek 19 por ne shekullin e 15, shqiptaret midis mundesise se perdorimit te alfabetit grek, atij glagotik, dhe latin, zgjodhen kete te fundit.

    Dhe kur erdhi puna per te zgjedhur perseri, kete radhe ne nje realitet krejt tjeter, midis te gjitha alfabeteve te mundeshme, shqiptaret perseri zgjodhen germat latine.

    Mendoj se zgjedhja shkon pertej rastesise, apo vullneteve te protagonisteve.

    Cfare me duket e rendesishme ne kete historine e njehsimit te alfabetit nuk eshte kontributi apo pesha e protagonisteve, sesa aftesia e tyre per kompromis.

  6. Xha2,
    Unë solla citime ketu nga autorë joshqiptarë, që janë shumë më të pa-anshëm se ju dhe unë, që kanë shkruajt për këtë problem. Mendoj që nuk është kompentenca ime, por ç’farë ata kanë shkruajt në këtë pikë ajo që nuk ju pëlqen. Përsa i përket kompetencave unë njoh pozicionin tënd në këtë drejtim, por unë kam mendimin tim, i cili nuk ështe i thën të jetë i njëjtë me tuajin.
    Tema është aq thjeshtë, saqë nuk ke nevojë të mendosh, aq më pak në mënyrë të sofistikuar. Ishin dy alfabete, njeri ishte latin dhe tjetri isht gjysëm Latin, çerek grek dhe çerek cirilik. Duke pasur jo kundërshtim pikëpamjesh, por dhunë shteterore dhe kishtare nga pushteti ottoman dhe Kisha ortodokse e Beogradit, Athinës dhe e qëndra e tyre, reth shkruajtjes së gjuhës shqipe, kuptohet që patriotët shqiptarë nuk mund të pranonin edhe formalisht një alphabet që kishte lidhje me atë kah. Pse nuk u shkruajt nga dikush në atë kohës reth arsyeve pse nuk u zgjodh alfabeti e Stambollit, kjo nuk do të thotë që arsyetimi i mësipërm nuk ka vlerë. Sepse kështu mund të thuhet edhe për arsyetimet tuaja nga dikush tjetër. Arsyetimi im ka mbështjen në faktin që alfabeti i Stambollit nuk u vu në jetë, nëse ju mund ta pranoni ta quani atë një fakt. Lexo Pashko Vasën për të ditur diçka më shumë se çfarë vlonte brënda retheve të intelektualeve të vertetë shqiptarë të asaj kohe si dhe ndoshta të një force të panjohur në shkrimet e kohës që ndihmonte fshehtësisht ringritjen e shqiptarëve. Pashka Vasa e dinte shume që njeri thoshte jam turk, tjetri grek, tjetri sllav, tjetri…, e cila për çudinë tonë më të madhe nuk ka ndryshim nga mendimin që qarkullon në disa qarqe intelektuale të sotme. Sa për tjetren, si i ndanin turqit popullstë, mendoj që nuk ka lidhje fare me problemin. Shqiptarët në atë kohë ishin shumë herë më të njohur në perandorinë Osmane se sa arsyetoni ju, shiko vetëm guvernatoret e provincave, buja e shqiptarit Ali Pasha, listat e profesorëve shqiptarë të asja kohe në Stamboll. Shqiptarët ishin në kërkim të autonomisë nga Stambolli në atë kohë dhe kerkon krijimin e indetitetit të tyre ne lidhje me Europën, jo me Stambollin, ku kishte kohë që një propagandë tjetër e bërë nga shtetet fqinjë të krijuar 50 vite më parë për ç’indetifikim e shqiptarëve, dhe dallimin nga fqinjët që me fquni e shteteve të tyre kishin krijua tashmë dallimin alfabetiko-gjuhësor. Për kohën që po flasim grekërit dhe Serbët, elementet karhasueso-ndarës nuk ishin më brenda perandorise. Alfabeti Latin e largonte Shqipërin nga Ballkani, e veconte nga alfabetet e fqinjeve , pjese e rendesishme e indetitetit gjuhesor, , dhe e çonte në perëndim, atje ku ajo i kishte lidhjet e thella.

    1. Po unë prandaj ju luta të mos futeshit në këtë diskutim me argumente teknike, sepse ju me sa duket nuk keni kuptuar asgjë nga çfarë kam shkruar unë. Arsyetimi juaj është pa vlerë. Ju nuk merrni parasysh që me Alfabetin e Stambollit u botuan shumica e dokumenteve dhe teksteve themelore të Rilindjes, dhe nuk e merrni parasysh thjesht ngaqë nuk e dini. Ju nuk e keni idenë se për çfarë po flitet. Ju ndoshta kujtoni se Alfabeti i Stambollit vetëm sa u propozua, por nuk u miratua. Ju ngatërroni Alfabetin e Stambollit me Kongresin e Manastirit. Më tej, ju thoni “si i ndanin turqit popullsitë, mendoj që nuk ka lidhje fare me problemin”, edhe pse në atë kohë (në vitet 1870, kur u krijua Alfabeti i Stambollit) synimi i Rilindasve ishte që të gjenin një formulë për t’i shkëputur shqiptarët nga Perandoria Osmane. Ju thoni “Alfabeti Latin e largonte Shqipërin nga Ballkani”, por kjo është prapë pa kuptim, o zotëri, sepse me alfabetin latin shkruanin edhe kroatët edhe dhe sidomos rumunët, në lindje. Mos më lodhni kot tani, ju lutem.

  7. Shkruajne edhe Vietnamezet ne Vietnam me alfabet latin, por ata nuk kane lidhje me indetifikimin dhe ndryshueshmerine gjuhesore te shqiptareve. Ata jane njesoj si Rumunet dhe Kroatet per ceshtjen ne fjale.
    Patriotet shqiptare vendosen alfabetin latin, separi, sepse gjuha Shqipe eshte me afer gjuhes latine se cdo gjuhe tjeter e fqinjo-pushtuesve, dhe e dyta ajo i bente ata te dallueshme nga grekerit, turqit dhe Serbet; fqinjet dhe pushtuesi i tyre. Kur do te behesh i dallueshem , e vetmja rruge eshte te behesh i dallueshem nga ata qe te rethojne me toke , fillimsht, nga ata qe te rethojne me det, dytesisht, dhe nga ta qe te rethojne me ajer, si Vietnamezet, parendesisht.

    1. Prapë e keni gabim. Kulturorisht dhe gjuhësisht, rumunët janë shumë më afër latinitetit se shqiptarët. Rumanishtja është gjuhë neolatine, apo jo? Të gjitha gjuhët neolatine shkruhen me alfabetin latin (me sa di unë). Kroatishtja, si gjuhë që flitej në Dalmaci, nga një popullatë katolike, ka qenë gjithnjë në kontakt të ngushtë me romanitetin përballë, më shumë e më shpesh se shqipja e periudhës osmane.

      Tani, pse u zgjodh alfabeti latin për shqipen, për këtë nuk ka një arsye të vetme. Varet nga koha dhe nga rrethanat kulturore.

      Për autorët katolikë të Veriut, bie fjala, nuk kishte ndonjë opsion tjetër për të qenë, sepse edhe shtypshkronjat atë alfabet kishin. Patriotët e Stambollit, me Samiun në krye, e zgjodhën sepse mendonin që Shqipëria duhej të shihte kulturorisht nga Perëndimi.

      Çfarë refuzoni ju të kuptoni, me një kokëfortësi të habitshme, është se edhe Alfabeti i Stambollit është me bazë latine. Dhe se latinitetin në atë alfabet nuk e kanë sjellë katolikët shqiptarë (të cilët nuk ngrinin shumë peshë në Stamboll), por myslimanët (si Sami Frashëri) dhe ortodoksët e ndriçuar (shqiptarë të Jugut dhe vllehë). Këtë kam dashur të argumentoj unë.

      Diçka tjetër që ju përsëri nuk kuptoni, është se alfabeti i Stambollit u la në fuqi edhe nga Manastiri; dhe kjo ndodhi për shkak të prestigjit të tij dhe lidhjeve të tij me Rilindjen.

      Ja dhe një pikë e tretë, të cilën përsëri duket se keni vështirësi për ta rrokur: alfabeti latin nuk i dallonte mirë shqiptarët nga popujt e tjerë, sepse me atë alfabet, burokracia osmane, identifikonte elementin katolik brenda Perandorisë. Artificet e Alfabetit të Stambollit ishin një mënyrë, ose një ekspedient, për të krijuar një alfabet unik për një popull unik si shqiptarët – duke i bërë disa ndreqje kozmetike alfabetit latin.

  8. Para disa vitesh e pata blerë një libër në gjuhën gjermane që titullohej “Schriftzeichen und Alphabete aller Zeiten und Völker” (Shkronjat dhe alfabetet e të gjitha kohërave dhe popujve). Ma tërhoqi vëmendjen sepse ishte ribotim apo “rishtypje” i botimit (Nachdruck der Ausgabe) të vitit 1880 të Shtypshkronjës Shtetërore të Vienës. Për herë të parë ishte botuar në vitin 1878. Tani nuk e kam këtë libër sepse pas 2-3 ditësh pasi që e kisha blerë ia dërgova një mikut në Prishtinë së bashku me disa libra që i kishte porositur.
    Në këtë libër kishte vetëm një alfabet që dukej se ishte krijuar për nevojat e gjuhës shqipe, dhe në mos gabofsha, quhej Shkronjat e Beratit.
    Këtë libër e kërkova në internet dhe e gjeta:
    http://www.akzente-buch.de/Buecher/Geschichte-allgemein/Schriftzeichen-und-Alphabete-aller-Zeiten-und-Voelker

  9. Alfabeti Latin ka disa versione dhe ne versionet e vjetra te tij ka pothuaj gjithe tingujt e shqipes.Marrim si shembull anglishten, e cila edhe pse ka me shume tinguj se alfabeti Latin, perdori alfabetin latin, kur ne librin e saj te pare ka disa shkronja qe lidhen me alfabetin grek.
    Kesaj radhe , ju nuk me kuptuat mua,per patritet shqiptare nuk ishte fare ne interes Rumanishtja dhe Kroatishtja, sepse ata nuk ishin kojshijte tane. Per patriotet tane kishte rendesi berja e dallueshmerise me fqinjet e radhshem tokesore te drejperdrejte. Mos harro se ne ate kohe Turqia vazhdonte te perdorte alfabetin arab, i cil u ndryshua shume vite me vone.
    Tjetra eshte , qe fillesat e shkrimit te Shqipes , te pakten nga ana kronologjike, ka qene shkrimi me alfabet latin. Ne kohen e perandorise osmane ka fakte qe Shqipja ne Jug dhe ne Greqi shkruhej me alfabetin grek plotesisht.
    Per mednimin tim personal, Shqipja duhej shkruajtur me alfabetin e greqishtes se vjeter, i vetmi alfabet qe mund ti afrohet me shume fonetikes se shqipes dhe ndoshta i vetmi problem , qe do kishim me nacionalistet greke , do te ishte “na keni vjedh alfabetin”, te pakten kjo do te ishte si kompesim ne avance per tokat qe moren me vone , pas Kongresit te Manastirit.

    1. Ilias, ka shumë mundësi t’ju kem keqkuptuar.

      Më lejoni t’ju pyes diçka – cilit pasazh ose cilës tezë në shkrimin tim i referoheshin ndërhyrja dhe polemika juaj?

  10. Jo, ne fakt ishte gabimi im:nuk e kisha lexuar me vemendje artikullin tuaj, ose me sakte kisha lexuar vetem lehtazi njeshin. Posti juaj reth gjuhes rumune me nxiti me shume polemiken. Ne nuk dime shume gjera xha2 , qe as nuk jane edhe shkruajtur, por vetem duhet te dalim vetem me faktin cfare u vendos per gjuhen Shqipe. Pikepyetja eshte qe si ne alfabetin shqiptar te Stambollit, ashtu edhe ne ate te Qemal Ataturket per gjuhen Turke kane marre pjese shume fuqishem krahu i profesoreve te Stambollit me origjine shqiptare. Ajo qe nuk u vendos per gjuhen shqipe, u vendos me vone me pak ndryshime per vete gjuhen turke. Mund ti krahasosh vete dy alfabetet si dhe kohet e berjes se tyre.

  11. Ndonjiherë xha2, liria e te folurit, njesoj si e te shkruajturit, duhet pare edhe ne te drejten qe buron prej thelbit te lirise qe si je i lire te kuptosh nje dicka, po ashtu je i lire mos ta kuptosh ate nese deshiron. Po ashtu edhe dicka tjeter reth lirise, te cilen e pelqej edhe kur i qesh ndonjihere vetes ndaj ndonji shkarje te vetvetes time, e barabarte me ate qe qeshjes ironike jo dahshakeqe te dikujt ti pergjigjem me buzeqeshje , jo dashakeqese gjithashtu. Bijte e diktaturave kurre nuk do ti perlqenin keto radhe, sepse lirine e kane pare si ndalim te moskuptuarit te idese tyre te vetme, ose hapjes me dhune te dyvesheve, edhe kur njeri prej tyre nuk do te degjoj. Ndersa une lexova titullin dhe vetem titulli me intrigoi ato qe shkruajta, ç’ka me ben te kenaqem nga liria e zgjedhjes dhe nisja e te menduarit reth alfabetve ne mëri, qe ndoshta kurre nuk do kisha zhvilluar si mendim timin nese nuk do te shfrytezoja lirine time duke lexuar vetem titullin dhe jo artikullin.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin