ARBITRA IMPORTI

Tani që shkruaj, ende nuk janë bërë zyrtare rezultatet e zgjedhjeve të tanishme për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, por nuk ka nevojë t’i dish rezultatet për të kuptuar se, edhe këtë herë, sistemi elektoral dhe në përgjithësi mekanizmi demokratik i përzgjedhjes së pushtetarëve nuk funksionuan dot.

E parë në mënyrë abstrakte, demokracia i ngjan shumë një loje, me rregullat e saj, lojtarët, trofetë, fituesit dhe humbësit; edhe pse, si lojë, nuk luhet për t’u zbavitur. Pjesë e pandashme e lojës demokratike është edhe institucioni i arbitrit, ose i një pale të tretë që siguron mbarëvajtjen ose fair play-n.

Mënyra si u shtjelluan ngjarjet në Tiranë, pas 8 majit, dëshmon se palët në procesin politik nuk kanë besim në institucionin e arbitrit të cilin e kanë sanksionuar ato vetë, por parapëlqejnë që këtë rol ta luajë një faktor i jashtëm: ose ambasadorët e vendeve mike, duke filluar nga ShBA dhe BE.

Në përgjithësi, shoqëria shqiptare e këtyre 20 vjetëve të fundit nuk ka arritur dot të përftojë arbitra të pranueshëm dhe sidomos me autoritet; madje për një pjesë të lojtarëve në politikë, arbitri është i pari që akuzohet për arbitraritet.

Pamë këto ditë si ambasadorët u detyruan të merren deri edhe me detajet e procesit të numërimit të votës, përndryshe procesi do të kishte ngecur. Ndërhyrja e tyre ishte pozitive në vetvete dhe lejoi mënjanimin e tensionit politik dhe ndoshta derdhjen e konfliktit në rrugë; por përndryshe nuk ka arsye të përshëndetet.

Nga njëra anë, kemi një sistem që pretendon të jetë demokratik, por që nuk arrin të përftojë demokraci, as t’i zgjidhë me forcat e veta konfliktet që krijon pareshtur. Nga ana tjetër, kemi një forcë të tretë dhe të jashtme për sistemin, ambasadorët, të cilët ndërhyjnë për të katalizuar proceset demokratike, edhe pse kjo ndërhyrjeje ka për efekt afatmesëm dhe afatgjatë legjitimimin e sistemit ekzistues, ose pikërisht shkaktarit të krizës.

Dëgjon të thonë: shyqyr që u fut në lojë ambasadori, se përndryshe do të ishte bërë nami. Ndoshta është vërtet kështu – një deus ex machina shmangu, edhe këtë herë, përleshjen, krizën, paralizën e pse jo, gjakderdhjen. Tek e fundit, a nuk ka për qëllim vota e lirë të ritualizojë konfrontimin mes palëve dhe ta shkarkojë potencialin për dhunë në aritmetikat e krahasimeve numerike?

Megjithatë, kjo ndërhyrje, në minutën e fundit, për të shpëtuar një sistem dhe një mekanizëm të mësuar të prodhojnë dështime, po ia zgjat jetën një organizmi të rrëgjuar, që kushedi nuk do të mbijetonte dot ndryshe.

Thonë se kur Franco-s, diktatorit të Spanjës, i kish ardhur ora e mbrame, ekipi i mjekëve i rrinte gati mbi kokë dhe, sapo i pushonte plakut zemra, e sillnin sërish në jetë – me masazh kardiak, defibrilator, injeksione me adrenalinë. E bënë këtë shumë herë, meqë askush nuk merrte guximin ta deklaronte diktatorin të vdekur.

Mjekësia moderne sot arrin ndonjëherë të mbajë në jetë të sëmurë jashtëzakonisht rëndë, edhe pse kjo nuk i sjell ndonjë të mirë pacientëve vetë, të afërmve të tyre dhe mjekëve. E vetmja palë që përfiton është ndoshta spitali, i cili i merr pará shoqërisë së sigurimeve.

Një cinik këtu mund të pyeste se kush vallë përfiton nga koma e sistemit demokratik në Shqipëri.

Në fakt, çdo metaforë duhet marrë për vlerën që ka – krahasim dhe asgjë më tepër. Megjithatë, duket qartë se të parët që përfitojnë, në afat të mesëm dhe të gjatë, nga ndërhyrjet e palëve të treta në proceset e ngecura, janë vetë palët politike, të cilat do të ishin delegjitimuar me kohë, së bashku me paaftësinë e tyre, ndoshta të studiuar, për ta luajtur lojën sipas rregullave.

Demokracia është demokraci, por pushteti është pushtet; dhe të jesh në pushtet sot në Shqipëri do të thotë, para së gjithash, të mos njohësh humbje; dhe jo thjesht nga megalomania, por ngaqë humbja, për pushtetarin shqiptar tipik, përjetohet si katastrofë.

Ka edhe një efekt të dytë, po aq shqetësues sa i pari. Duke e kërkuar madje, de facto, legjitimuar ndërhyrjen e ambasadorëve, si arbitra, në proceset politike, palët politike në thelb ia lejojnë vetes sjellje ekstreme dhe të papërgjegjshme, meqë përgjegjësinë tashmë ua kanë deleguar të tretëve. Kështu, jo rrallë ndodh që ballafaqimet politike të degradojnë në shkëmbime akuzash monstruoze dhe kërcënimesh të dhunshme, derisa vetë ballafaqimi vetvetiu do të bllokohet dhe të vijë një forcë e tretë, ambasadori, që ta rivërë në lëvizje.

Edhe sa herë do të vijë mjeku të ringjallë një të sëmurë të pashpresë, derisa t’ia bëjë vetes pyetjen fatale?

Edhe sa herë do të dështojë demokracia në Shqipëri, derisa ata që kemi vënë arbitra të na trajtojnë si pariah në Europë dhe në komunitetin ndërkombëtar?

Pyetje që kërkojnë refleksion, jo përgjigje.

Dukuria e arbitrimit nga ambasadorët ka edhe një efekt të tretë, njëlloj të hidhur – përvijimin e siluetës së një perandorie fiktive, së cilës ne të provincës periferike i falemi dhe ia delegojmë të gjitha sovranitetet.

Gjallëria e diplomatëve të huaj në kronikat e mediave, roli i tyre hiperaktiv në zhbllokimin e punëve dhe për të mos i lënë palët të çjerrin njëra-tjetrën me thonjtë e manikyruar, të kujtojnë kohë të tjera, kur të gjitha pushtetet në Tiranë i faleshin një nën-mbreti, një guvernatori të përgjithshëm, një mëkëmbësi fuqiplotë, një ambasadori jugosllav ose sovjetik.

A e kupton vallë, klasa e sotme politike, se duke i trajtuar ambasadorët e fuqive mike si të ishin nën-mbretër dhe guvernatorë provincash të perandorisë, po ia përdhos dinjitetin republikës dhe institucioneve kushtetuese në Tiranë?

Ambasadorët veprojnë për të mbrojtur interesat e vendeve të tyre. Arsyetimi që dëgjon të bëhet, në këtë kontekst, është se “Amerikës” i intereson stabiliteti në Shqipëri; madje edhe më shumë se shëndeti i demokracisë dhe i institucioneve.

Mirëpo ky stabilitet i përkohshëm, i arritur artificialisht dhe me rrugë paljative, nuk garanton ndonjë stabilitet afatgjatë; as është në interesin e ShBA dhe të Bashkimit Europian, që ambasadorët e tyre të shndërrohen në arbitra dhe të certifikojnë marrëzitë e përsëritura të Tiranës.

Gjithsesi, kur vjen fjala për proceset demokratike në shoqërinë shqiptare, janë interesat e qytetarëve shqiptarë ato që marrin përparësi ndaj interesave taktike dhe strategjike të fuqive të huaja; dhe këta qytetarë presin që interesat e tyre t’ua mbrojnë dhe t’ua vështrojnë përfaqësuesit e tyre, të cilëve u japin votën; jo përfaqësuesit e shteteve të tjera.

Prandaj, të parët të humbur nga ky stërmundim ballafaqimi mes palëve që njohin veç fitore janë qytetarët, të cilëve u degradohet statusi nga shtetas në nënshtetas, teksa shohin përfaqësuesit e tyre që t’ia delegojnë sovranitetin politik një perandorie të imagjinuar, për hir të mbajtjes së pushtetit.

Në spitale të shpjegojnë sesi të sëmurët në komë, që mbahen artificialisht gjallë me anë të makinerive dhe të teknologjisë ultramoderne, vijnë e shndërrohen, dalë nga dalë, në rezervuarë gjithfarë mikrobesh rezistente ndaj antibiotikëve, të cilat rrezikojnë jo vetëm të sëmurin vetë, por krejt shëndetin publik.

Ndërkombëtarët që po merren rëndom me reanimacionin e proceseve demokratike në Shqipëri ndoshta duhej të pyesnin veten se çfarë po mbajnë pikërisht në jetë me çdo kusht, me këto ndërhyrje të tyret qëllim-mira.

Shënim: botuar në Shekulli, dt. 16 maj 2011.

Nuk ka komente

  1. Objektivi i gabuar per tu vene ne qitje. Nuk eshte shume larg nga sharjet ndaj arbitrit ne ndeshjet e futbollit, meqe behet analogji me lojen/sportin.

    Ne fakt perfituesi me i madh i nderhyrjes se ambasadoreve eshte populli ne keto caste, por dhe demokracia. Viktimat e mundshme qe permend xhaxhai ne mungese te nderhyrjes se ketyre ambasadoreve (qofte viktima mirfilli apo ne menyre metaforike) jane gjithmone populli, jo palet mafiozopolitike.

    Demokracia nuk ndertohet me protesta popullore, as me anarki, as duke lene palet pengmbajtese te shtojne arbitraritetin, pasoja dukshem me te mundshme keto ne mungese te nderhyrjes se ambasadoreve.

    Nga ana tjeter, nuk ka ilac magjik, nuk ka abrakadabra; gjithe cka ambasadoret perpiqen te bejne eshte qe te detyrojne palet te ‘luajne brenda rregullave’ e kete s’ka si ta kthesh permbys dhe ta quash sabotim loje, aq me pak dem ndaj lojes.

    1. Në këtë moment, vërtet. Por gjykimi yt është sentimental dhe ka formën e shantazhit. Ki parasysh se të gjithë ata që lejuan që situata të precipitonte deri këtu, e kanë llogaritur ndërhyrjen e ambasadorëve, madje e kanë faktorizuar në planet e tyre. Janë mësuar që t’ua delegojnë këtyre përgjegjësinë finale. Prandaj, duket sikur ambasadorët tani po shpëtojnë rendin publik dhe “popullin”; vetëm se edhe unë kam të drejtë të mendoj tani se kanë qenë ambasadorët (faktori i jashtëm) që nuk kanë lejuar që kriza politike në sistem të zgjidhej në mënyrë të natyrshme, ose brenda sistemit. Mos të harrojmë edhe që kjo e sotmja është vazhdim i drejtpërdrejtë i 21 janarit, i vrasjeve që ende nuk janë zbardhur, as fajtorët nxjerrë para gjyqit. Edhe atëherë, ambasadorët arbitruan njëlloj si tani. Kanë vite që e bëjnë këtë punë, me rezultate gjithnjë e më të papërfillshme; në një kohë që palët kanë nevojë të zhvillojnë jo vetëm antagonizmin mes tyre, por edhe institucionet e pavarura, që t’i arbitrojnë. Demokracia nuk ndërtohet me arbitra importi. Teza ime është se, duke u përfshirë si palë arbitruese, ambasadorët janë bërë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Tek e fundit, ambasadorët mund të marrin përsipër përgjegjësi, por ata nuk kanë ndonjë përgjegjshmëri (accountability) ndaj qytetarëve shqiptarë.

      1. 2xha, nuk e kane fajin arbitrat per faktin qe lojtaret kane llogaritur rolin e arbitrave.

        S’ka sesi te biem dakort qe arbitrimi eshte i dobishem pikerisht se minimizon demin (ndaj popullit dhe demokracise) qe vjen nga dalja jashte ligjit te lojtareve politmafjoze, dhe menjehere pas kesaj ti veme fajin arbitrave, meqe lojtaret mafioze e dine dhe ata (si cdo njeri tjeter mbi moshen 10 vjecare) qe arbitrat do nderhyjne.

        S’e gjej llogjiken kurkund ne kete argument, ngado ane qe ta kthej…

        1. Po mirë, o Xhib – ku e pe ti të shkruar që e kanë fajin arbitrat?

          Sinqerisht, po më detyron të zbres në nivelin ad hominem – ti ose ke probleme me të kuptuarit e teksteve (meqë nuk është hera e parë që ia këput kodra pas bregut), ose e bën si ai dehuri, që e kërkonte çelësin e humbur jo atje ku i kishte rënë nga xhepi, por atje ku kishte dritë.

          1. 2xha, sapo the me lart:

            Teza ime është se, duke u përfshirë si palë arbitruese, ambasadorët janë bërë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes.>/blockquote>

            Tani sic e pe kur i marrim ne analize ceshtjet tek e tek; interesat e popullit, shendetin e demokracise, apo demokraci-berjes, etj nuk na rezulton keshtu. Megjithate ti prap ngulmon ne kete teori.

            Te huajt gjate ketyre 20 viteve kane mbajtur pak a shume qendrimin qe avokaton ti sot, nderhyrje minimale etj, leri se do ta zhvillojne vete demokracine, le te bejne ca perplasje se do ti behet imunitet etj, por e pane qe doli e kunderta, qe dhe pas 20 viteve politmafjozet tane s’e kane problem te derdhin gjak per interesa te felliqura, ndaj tani po injektojne antibiotike e jo me aspirina si keto 20 vjet, se s’qenkesh grip po infeksion…

            Pavaresisht mosrezultatit te aspirinave deri tani, dhe rezultatit te antibiotikeve keto dy vite e ketej, ti insiston qe antibiotiket jane te demshem per shendetin tone se trupi duhet ta perballoje vete etj.

            Gjithsesi verej qe shume kritika ndaj te huajve behen gjithmone vetem kur apelet dhe nderhyrjet e tyre jane kunder cmendurirave te Rames dhe thirrjeve per lufte vllavrasese te tij, dhe jo fjala vjen kur ata kritikojne cmendurirat e Berishes…

            1. Ne i kemi përfshirë, ne ua kemi vënë bilbilin e arbitrit në qafë. Për shumë arsye, por kryesorja është që, secila palë, të duket sikur e ka Amerikën/Europën etj. me vete. Manovër shumë e vjetër e parive në Shqipëri, dhe njëkohësisht e fëlliqur.

              Gjithsesi, në asnjë rast unë nuk i bëj me faj diplomatët e huaj; ata nuk mund të sillen ndryshe. Kanë limitet e tyre, që nuk i kapërcejnë dot. Bindja ime është, megjithatë, se duke u përzier në arbitrime, ata objektivisht po i shkatërrojnë institucionet në Tiranë.

              Nisu nga e vërteta më e thjeshtë, më elementare: ne nuk bëjmë dot zgjedhje. Edhe sa herë duhet të dështojnë këto, që të bindemi? Demokracia për ne është kinezçe (con buona pace dell’ambasciatore). Ne kujtojmë se institucionet janë ndërtesa, dhe i ruajmë me roje. Jemi bërë shakaja më e madhe e Europës.

              Pas 1990, kemi importuar një sistem politik në mënyrë mekanike, i cili nuk i përgjigjet fare mendësisë mbizotëruese ndër shqiptarë. Ky sistem po krijon probleme pas problemesh – jo se është i keq në vetvete, por sepse është shartuar keq.

              Modeli ka dështuar. Diplomacia nuk mund ta pranojë këtë hapur – sepse detyrë e diplomacisë është të ruajë stabilitetin (sikurse është e mjekut të luftojë për ta mbajtur gjallë të sëmurin). Ergo, mjekët po mbajnë në jetë një të sëmurë terminal. Kjo është vetëm një ide për diskutim; nuk është se e kam shkruar në gur. Megjithatë, për ta debatuar, duhet ta shtrojmë drejt.

            2. Me duket pra se kemi mendime te ndryshme se si arrihet/formohet/konsolidohet demokracia, ne nje vend si i yni, ne periudhe tranzicioni.

              Ti mendon se per kushtet dhe specifikat e situates tone duhet lene i lire, qe te kalonte etapat e rrezimit dhe te ngritjes.

              Une sapo thashe me lart qe kete bene te huajt per 20 vjet dhe nuk funksionoi, perkundrazi, ka patur qindra e mijra te vrare, pa llogaritur vuajtjet e tjera e hapat mbrapa te demokracise e shtetit ligjor.

              Tani dhe per hir te investimit te tyre (sidomos Amerika ne kete pike) te huajt po nderhyjne me shume, dhe nderhyrjet jane gjithmone ne rastet kur situata rrezikon te dale fare nga binaret, dalje e cila nuk sjell vetem viktima, po e con mprapa vete procesin e konsolidimit te demokracise, e jo per hir te teorise pa rrenje qe kultivohet ndaj kritikave te ambasadoreve se gjoja dashkan stabilitet ne kurriz te demokracise; a thua se demokracia dhe stabiliteti qenkan perjashtuese te njera-tjetres.

              Alternative tjeter s’ka per te huajt, as per ne fatkeqsisht. Te huajt nuk mund te pushkatojne Berishen dhe Ramen dhe te thone tani zgjidhni dike tjeter se keta s’bejne, as nuk eshte faji vetem tek keta dy persona, po tek gjithe sistemi qe keta kryesojne. Te huajt po perpiqen te detyrojne keta mafiopolitikane te luajne brenda rregullave, dhe vetem keshtu mund te vendoset demokracia e shteti ligjor, dhe vetem pas vendosjes se tyre mund te kemi stabilitet.

              Ne te kundert lenia e lire prodhon vetem 21 janare e gjera te ngjashme, sic e kemi pare, e ne pastaj ne emer te demokracise ja bejme te shtatat viktimave para kryeministrise, e i shpallim gjueti shtrigash institucioneve nga kryeministria dhe e quajme prokuroren lavire…

            3. Ky është një eksperiment që po bëhet; nuk ka pika referimi për krahasime. Ndërkombëtarët dështuan me modelet neo-liberiste të shock therapy dhe të privatizimeve të egra; instalimi i ekonomisë së tregut nuk solli ato pasoja politike që priteshin; fati i vendeve si Shqipëria mbetet enigmatik.

              Dihet se çfarë është shkatërruar, por nuk dihet se çfarë është ndërtuar.

              Unë do ta krahasoja periudhën totalitare me një aksident të rëndë atomik, si Çernobili. Shoqëria është kontaminuar, radioaktiviteti ka shkaktuar mutacione, ndonjëherë të përbindshme. Në sipërfaqe mund të duket sikur jeta vazhdon, por pasojat e këtyre mutacioneve nuk dihen.

              Megjithatë, një pasojë tashmë nuk mohohet dot: njerëzit kanë humbur qytetarinë. Po si mund të bësh demokraci, pa qytetari?

            4. Po si mund të bësh demokraci, pa qytetari?

              Nuk me duket me vend zhvendosja e fajit kryesisht tek populli. Njerzit jane kudo ne pergjithesi tufe, ne mos turme, jo vetem tek ne.

              Megjithate ja marrim rastin konkret, zgjedhjet e 8 majit; njerzit votuan me qetesi dhe s’pati probleme nga njerzit, problemet jane nga mafiopolitika qe do te fitoje me cdo kusht, qe nuk njeh humbje dhe qe per te marre fitoren eshte gati te sakrifikoje dhe ligjet dhe demokracine, dhe njerzit.

              E ne kete pike, ketu synon midis te tjerash dhe nderhyrja e nderkombetareve, presioni per te luajtur brenda rregullave dhe per ti dhene perparesi atyre jo rezultatit, dhe kjo pastaj krijon eventualisht dhe ate aspekt per te cilin flet, se pari tek klasa politike (qofte dhe me pahir, se me hir s’dha rezultat), se njerzit jane para tyre ne kete aspekt; ne perleshje me policine dhe ne molotovhedhje nuk ishin masat ne 21 janar, ishin kokra te caktuara, levat e mafiopolitikes, turma ishte pertej ures se Lanes…turma e sjelle me autobuza behet fjale, se turma e Tiranes s’doli.

              Megjithate, persa vajtuam (me te drejte) 21 janarin per kaq kohe, le ti japim perparesi parandalimit te nje te dyti te tille.

            5. Një gjë që s’e kam ftilluar dot akoma, është si ndodhi që ndërkombëtarët, duke filluar nga Arvizu vetë, u treguan entuziastë për zgjedhjet lokale dhe i nxitën palët, sidomos Ramën, që të pranonin të merrnin pjesë.

              Me sa mbaj mend, Arvizu tha edhe se këto zgjedhje mund të shërbenin edhe si një “referendum popullor” për politikën etj. etj.

              Tani, si s’e kuptuan këta njerëz dhe këshilltarët e tyre, se në Shqipëri nuk mund të zhvilloheshin zgjedhje normale, pa zbardhur dhe absorbuar ngjarjet e 21 janarit, ose vrasjet në mes të kryeqytetit?

              Unë, megjithëse s’ma dëgjon kush fjalën dhe s’kam as ndonjë ekspertizë si fallxhor politik, e pata thënë menjëherë dhe e përsërita kur erdhi rasti, që zgjedhjet nuk duheshin mbajtur, sepse kishte rreziqe të mëdha.

              Ma merr mendja se ka pasur edhe të tjerë që e kanë kuptuar këtë; më të informuar se unë, më pranë ngjarjeve dhe humoreve të salloneve politike në Tiranë.

              Megjithatë, të gjithë shprehën entuziazmin për zgjedhjet, të thuash se ato do t’i zgjidhnin problemet.

              Në fakt jo. Një hap i mirë drejt zgjidhjes do të ishte veprimi i vendosur i prokurorisë dhe nxjerrja në gjyq e vrasësve të 21 janarit. Le ta merrnim vesh kush vrau, pse vrau; kush e dha urdhrin dhe si.

              Askush nuk i di këto përgjigje; por një hije dyshimi bie mbi Bashën, ministrin e Brendshëm, dhe kandidatin e tanishëm për kryebashkiak të Tiranës, që është në syrin e ciklonit të pasvotës.

              Kjo që bëri politika në Tiranë, me zgjedhjet lokale, është si ta ngresh dikë nga shtrati, ku dergjet me ethe, dhe ta vësh të vrapojë 400 metërshin (kërkoj të falur për metaforat mjekësore, që nuk më ndahen).

              Pas 21 janarit, mileti donte qetësim, ose closure. Berisha & Rama, secili për qëllimet e veta, por me mbështetje të plotë të faktorit ndërkombëtar, i dhanë një festival tjetër të bullshit-it propagandistik dhe gënjeshtrës.

              Berisha ndoshta shpresoi të zhvendoste vëmendjen nga 21 janari dhe të legjitimonte të rrezikuarin Basha në një pozicion të ri (ose ndoshta thjesht deshi ta neutralizonte si rival); Rama ndoshta shpresoi se do të fitonte zgjedhjet dhe do ta përdorte fitoren si platformë për të kërkuar zgjedhje parlamentare të parakohshme.

              Tani, ndërkombëtarët, po t’ia donin të mirën dhe stabilitetin afatgjatë Shqipërisë, mund t’u thonin politikanëve në Tiranë: jo, mos i bëni këto zgjedhje, pa sqaruar 21 janarin deri në fund.

              Kjo nuk ndodhi. Nuk e them dot me siguri pse nuk ndodhi, por një arsye do të ketë qenë që ndërkombëtarët, në Tiranë, kanë qenë tepër të përfshirë në punë që nuk janë të tyret, dhe nuk kanë pasur qetësinë dhe distancën e nevojshme, për të gjykuar punët sipas rolit që u takon.

              Natyrisht, nuk na e kanë fajin. Por prisja diçka më shumë prej tyre; p.sh. që ta kishin kuptuar se në vende si Shqipëria zgjedhjet nuk zgjidhin asgjë, po nuk u morën vesh paria mes tyre më parë…

            6. As për të ftilluar e as për closure, por për pjesmarrje, për sa Xha Xhai keni këmbyer me Xhibin.
              -Na kujton se për ne institucionet janë ndërtesa, e harron se ne kujtuam e kujtojmë se edhe ndërmarrjet ishin ndërtesa, mbi të cilat ra terapia e shockut, pasi ne nuk u vumë dot roje. Shocku i duhej dhënë dhe ju dha sistemit; se ne e kemi marrë këtë ndryshe, nuk është faji i terapisë. Fundja detyra e terapisë është të të shërojë jo të të bëjë të kërcesh pupthi nga krevati tek starti. Ndërsa teoria se terapia e shockut ka dështuar fut ujë në shumë anë, por ja dy. Suksesi i saj në degë të caktuara, banka, ndërtim, industria e lehtë, tregëti,medie, …bujqësi (në lejohen përgjithësimet). Një vrimë tjetër e kësaj teorisë së dështimit është se ajo fokusohet në një moment, ajo ngrin lëvizjen në kohën e ripërtëritjes, pa marrë apo duke shmangur nga marrja në konsideratë e faktit që gjithçka bëhet, bëhet për ti shërbyer konsumatorit, dhe ky është qëllimi. Konsumatorit i shërbehet me sasi, cilësi, çmim. Vetëm nëse flitet për ndonjë lloj bamirësie apo për ndonjë kërcënim serioz për globin, hamendësoj se ekonomistët do të ulen në tavolinë e të të dëgjojnë tu shpjegosh se si ja vlen të mbash një prodhim (vendas apo importi) që kushton më shumë, që s’ka cilësi, e që nuk furnizon dot tregun. Që mos ngatërrohemi me tej, prioritet ka konsumatori jo i punësuari.
              -Kemi vendosur dhe i kemi ndarë pushtetet, po ashtu kemi ndarë dhe aktivitetet dhe veprimtarinë me idenë e çmuar se dështimi, dëmtimi, shuarja e njërës të mos ndikojë tek të tjerat. Si për rastin e vdekjes kur rinisim çdo aktivitet të mëparshëm ashtu edhe me atë të larjes në plazhet e oqeanit, ku notojnë peshkaqenë, ka korrente, e një tabelë aty të kujton se dallgët e mëdha mund të të thyejnë zverkun. Ne mund të presim të bien pak dallgët, por s’mund të presim që oqeani i paanë të pastrohet nga peshkaqenët. Në gjirin tonë kemi katër të vdekur e një peshkaqen të zënë. Të mos lahemi? Të lahemi në sezon tjetër? Kur, kësmet? Apo të lahemi me kujdes e me mendjen të dëgjojmë kur ti bjerë bilbilit baywatch-i i portokalltë? Unë them se duhet të hyjmë në det, të lahemi, lagemi a notojmë është më mirë se sa të shëllëremi në rërë, nën diell, çadra, me kremra kundër djegjes e syza kundër rrezatimit. Zgjedhjet nuk pengojnë shpënien e fajtorit për vrasjet para gjykimit e marrjen e dënimit sipas ligjit. Insitucionet, janë krejt të pavarur e të shkëputur nga njëri tjetri. Këtu mund të them shumë por po shkoj tek llafi i fundit. Presim sa të sqarohet gjithçka, fajtorët, vrasës, urdhërues, një apo disa, dënohen, shoqëria qetësohet, gjen ngushëllim e dikur atëhere kur ne do të jemi gati gati për zgjedhje në kryeqytet a në krahinë ja kërcet një dyfek. Ti shtyjmë zgjedhjet sërish? Nëse po, mendo se me dashje pa dashje je bërë pjesë e të keqes, je bërë ingranazh i një mekanizmi të mbrapshtë e të mirëkurdisur.
              -Gabohesh kur shprehesh se s’ta dëgjon kush fjalën, nëse përtej modestisë nuk e ke përdorur si figurë letrare. Mendoj se fjala të është dëgjuar, por mbasi fjala jote dhe fjalët e të tjerëve janë vënë në vendin e duhur, fjala jote nuk ka pasur mundësi të ketë qënë fjala e fundit; jo prej atributeve autoritariste të fjalëve të të tjerëve.
              – Po ti shohim politikanët tanë me gjithë të mirat e të këqiat si fryte të shoqërisë sonë, të cilëve me kujdes duhet tu gjejmë vendin e duhur, në rastin Rama/Basha, them se Rama në krye të Tiranës është atje ku nuk duhet të jetë, ndërsa Basha në krye të Tiranës, në qoftë, nuk ka më shumë se ç’të jetë. Ky arsyetim mund të shpjegojë rezultatin e barabartë në Tiranë, ndërsa, për më tepër dhe për vizualitet, barazia e rezultatit të ngjan me boshtin e kordinatave X në të cilin vlerat e palëve tona janë aq të vogla, aq pranë zeros, e aq të papesha sa nuk e çojnë, lëvizin, boshtin. Gjithë shoqëritë përpiqen të ruajnë ekuilibrin në lëvizje. Sa më të mëdha, më të fuqishme e më të shëndetshme shoqëritë aq më i gjatë krahu e më me vlera e peshë problemet, më tërheqëse lëvizja. Sa më të vogla, brishta e shëndetliga shoqëritë aq më të pamundura për të arritur lëvizjen, për të dalë nga ngërçi, për tu kënaqur.

              p.s. ta kisha vene re me pare se komenti i fundit ishte pa lidhjen reply nuk do te kisha shkruar.

            7. CD:

              p.s. ta kisha vene re me pare se komenti i fundit ishte pa lidhjen reply nuk do te kisha shkruar.

              E ka hequr WordPress-i automatikisht; sepse nuk lejon “nesting” përtej një numri të caktuar (3 ose 5).

  2. Kjo qe thoni eshte mese e vertete. por cmundet te themi kur keto arbitra importi i perzgjedhim dhe i kerkojme vete? Eshte si puna e ndeshjeve te kampionatit te Superliges ku ne vdesim te sjellim ndonje arbiter nga Italia per te na rbitruar sepse nuk kemi besim tek arbitrat tone.

    Por gjithsesi ndeshjet tona elektorale nuk jane aq larg vemendjes se nderkombetareve te cilet duan patjeter te “fusin” hundet per te treguar se si behet nje pune apo edhe per te gjykuar ne fund te nje pune. Shpesh keto nderkombetare me duken si puna e orepunuesit i cili pasi nderton nje mekanizem per punimin e ores i qendron aq larg ketij mekanizmi sa edhe te mos nderhyje ne mekanizem por edhe te gjykoje menyren se si ai punon. Keshtu eshte edhe me arbitrat e importit qe kane krijuar nje fare atmosfere ketu ne Shqiperi saqe edhe nderhyrjet e tyre jane ne raste kur pacienti eshte prane vdekjes klinike apo asaj reale, por ne fund te fundit jemi ne ato qe i sjellim keto arbitra (apo doktora) importi, jemi ne qe i certifikojme.

  3. Ambasadoret nuk kane asnje vlere. Shqiperia i aborton rregullisht zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Eshte shtatzani e padeshiruar.

  4. xh2 jashte teme teresisht, por po degjoj qe turma jashte KQZ-se e cila eshte thirrur nga Partia Socialiste po kendon eja mblidhuni ketu, ketu.

    Vetem une e shoh kundershtine qe nje parti e majte kendon kenge nacionaliste rilindase, apo eshte ringjallur nacional komunizmi?

      1. Mendoj se xhaxhai e kishte fjalen per mbrujtjen e nje situate revolucionare, qe Lenini e kishte shume per zemer.

        Lenini si hero te tij ka pasur, jo shume Marksin se sa Sergej Nacajevin, nje revolucionar qe mund te klasifikohej, diku midis botes moderne dhe terroristit, qe besonte ne nje te vertete te thjeshte: Nje njeri i vetem, por vecse qe ishte absolutisht i pameshershem dhe i krisur, mund te shkaterronte nje shtet te tere.

        Lenini e pat studiuar Nacajevin dhe e admironte mendjen e thjeshte kriminale te tij. Ndersa Marksi ishte me shume nje teoricien, i cili nuk mund te merrej kaq lehte, Nacajevi ishte nje lloj tjeter revolucionari, i vendosur per tu vene ne krye e per te udhehequr nje shkaterrim sistematik e total te shoqerise ekzistuese, pa asnje lloj prapamendimi per konseguencat e mundeshme.

        Ne katekizmin e tij revolucionar, ai bente thirrje per nje shkaterrim total, te tmerreshem, e te pameshirshem te shoqerise civile nepermjet terrorizmit e veprimeve te dhuneshme te nje grupi revolucionaresh te udhehequr nga ai.

        Ishte lloji i revolucionarit qe kishte shkruar edhe artikuj e manifeste. Bakunini e admironte per fanatizmin e tij qe e bente te mos friksohej per pasojat e veprimeve te tij, e nuk e vinte asgje ne dyshim, kur ia jepte radakja.

        1. Në fakt, e kisha fjalën për një thënie relativisht të njohur të Leninit – ku situata revolucionare përkufizohet si një gjendje kur “klasat shfrytëzuese nuk vazhdojnë dot më të sundojnë siç kanë sunduar deri tani, dhe klasat e shfrytëzuara nuk pranojnë dot më të sundohen siç janë sunduar deri tani” (po citoj nga mendja).

  5. Internacionale do jete bota e re, ke te drejte.

    Po sikur te shfryhet tullumbaci do i rikthehemi “fajin e ka Saliu?”. Me siguri.

  6. E marrin per kenge partizane, se ato partizanet marrin edhe kuptim te brendshem, meqe eshte edhe rasti, megjithese prit kur t’ja marrin edhe kenges per Cerçizin, Sali largo more taborre.

    Muzika/kenga luftarake ka efekte te njohura ne largimin e frikes ose trimerimin e kenduesve, por veç nese shqiptaret kane ndryshuar zakon dhe do improvizojne pa kumandar, po nese s’ka ndryshuar zakoni s’ka per te ndodhe gje se s’ka kumandar.

    Nderkaq Rama sapo perdori (me kod) togfjaleshin burra te forte:

    E siguroj Berishën se nuk kanë vdekur njerëzit e lirë dhe të fortë dhe janë aq shumë saqë atij nuk ja rrok dot mendja.”, përfundoi Rama.

    Ne mos gaboj, komunikimet standart mes te vjeterve kur shtrengonin duart, ishin ‘çkemi ça ben/si ke qene, burr’ i forte.’ 😀

    Tani, meqe dynjaja s’do te jetoje ne paqe, jemi qe jemi pse nuk i biem Maqedonise, edhe vdekja merr nje kuptim, po te vdesesh per ngjyren e kutive, vallaj.

    Kush do te manipuloje e gjen menyren e kush do te beje sherr e gjen menyren.
    Ky eshte mesimi moral i ketyre zgjedhjeve.

  7. Pergezime. Nje nje nga artikujt me te arrire. I pa anshem, kritik, realist, thelbues. Por forca e larte e mendimit kerkon dhe asborbues jo te zakonshme dhe bindje, qe jane pak te veshtira me i gjet ne eliten politike shqiptare te tanishme.

  8. Safir, ngritja e nje çeshtje ne kauze per jete a vdekje, duhet te lidhet me ndonje çeshtje ekzistenciale te shqiptarit.

    Po ku eshte çeshtja ekzistenciale ne kete mes ?

    Qe ka ekzistenca te ndryshme politike qe kercenohen, jam dakort, po nuk ka ndonje çeshtje ekzistenciale te bashkesise shqiptare, njeri s’po vdes nga uria as po na kercenon jeten ndokush.

    Po qe se duam lufte per LIRI , aty e ke Maqedonine, shko çliro shqiptaret, jo kot lute per liri se po numerohen kutite e kuqe, ku eshte kauza, ja vdekje ja liri, ketu ?

    1. Po ku eshte çeshtja ekzistenciale ne kete mes?

      Ceshtja eshte se ato hije njerezish qe jane atje po birren nga cdo lloj njerezilliku prek ketyre gjerave. Sic tha xhaxhai, c’sheh ne rruge jane mutacione gjenetike qe mund te gjenden pas nje shperthimi atomik si Cernobili.

      Nje profesor qe flet shqip ne Universitetin e Torontos me tha nje here: ka 3 lloje shqiptaresh: ata ne Kosove jane nacionaliste, ata ne FYROM-i jane islamiste, ju te shqiperise jeni lekista. Une i permbahem parimit hebraik qe ‘robi s’mbahet vetem me buke’. Nder shqiptare hakan tamam vetem ata ne FYROM-i e Kosove. Prandaj eshte ceshtje ekzistenciale.

      Me mire i vras vete me doren time, se ti shof te degjenerum ne ate far feje (tough love tha:)

  9. Safir nese e shohim si gjendje e degjeneruar pa shprese normalizimi, atehere paqja s’ben pune, po nuk eshte e thene qe pastrimi te jete i dhimbshem ne jete njerezish qe s’kane perfituar gje, qe rrojne me 2 dollare ne dite, thjesht genjehen lehte prej shpreses (shpresa te ben te genjehesh lehte).

    Te dyja palet le te nxjerrin kampionet e tyre, u japim nje mejdan dhe populli te sodise, pak a shume si behet me parlamentin, vetem se kesaj radhe ne mejdan, le te zgjedhin vete arme te ftohta a te nxehta.
    Ja sheshi ja mejdani, ja dhe Sali/Rame/Ruç/Bashe kapedani.

    Ne epoken e gurit, para parimit te trashegimise, çdo ‘burre i forte’ mund te sfidonte kryetarin per pushtet, pastaj bijte e mbretit ndodhte te vriteshin me njeri-tjetrin per pushtet, pastaj ne Rome çdo gjeneral mund te behej perandor ( talenti ilirik lulezoi), pastaj ndodhi risia ;
    çdo Kromuell, Robespier, Napoleon, Lenin, Musolin mund te shfrytezonte masat popullore per te marre pushtetin.

    Keta kishin qejf ti quanin revolucione permbysjet e pushtetit dhe meqe ashtu si legjionaret romake duhet ti paguaje mire qe te te mbeshtesnin ne luften per pushtet, edhe masave popullore duhet tu japesh diçka, sigurisht jo pushtetin.

    Shih luften civile ne Amerike, shkuan per dhjame qeni 600 mije emigrante, pse krye-emigrantet s’po zgjidhnin dot se kujt i takonte pushteti, pasi e zgjidhen bene gjasme sikur hoqen skllaverine, e ke parasysh ate parimin ti, tani je i lire te vdesesh per buke ose te emigrosh (pak a shume si viti 1991 ne Shqiperi).

    Sot pas gjithe kesaj pervoje njerezore, por edhe tonen si popull, a nuk eshte me e urte, tu propozosh ate modelin e epokes e gurit, ja sheshi ja mejdani ?

    Tani do thuash ti, qe nese masat pjesemarrin, pushtet s’i jep kush po diçka do fitojne apo te pakten do hedhin bazat per ndryshim.
    Kjo mund te vleje, po ku eshte ‘revolucioni’ ne kete mes ?

    Tagrin e interpretimit te ligjit e kane institucionet me ne krye Gjykaten Kushtetuese, do revolucionojme kete ‘tager’ e do ua kalojme partive dhe mediave ?

    Institucionet nuk jane te besueshme, po pse ato qe kontrollon opozita jane te besueshme ?

    Ta marrim Salen si tradhetor. Po e ka treguar antishqiptarine e tij ne menyre te perseritur.
    Po kush eshte me i mire se Sala atje lart ?
    Te vritemi me njeri-tjetrin qe te zgjedhim nje tradhetor tjeter apo nje qe eshte me pak tradhetor ose edhe pak fare tradhetor ?

    Ceshtja eshte tek perpjestueshmeria, sa duhet sakrifikuar qe ne rastin me te mire insitucionet te jene çik me te besueshme ?
    A ja vlen te derdhet gjak qe institucionet te jene çik me te besueshme ?

    Nuk i duhet vene shkelmi shtetit por parise, ti prish shtetin paria eshte prape ajo, prape ate pune do besh ti, do i vesh prape shkelmin shtetit ?

    I vure shkelmin shtetit ne 1991, po ate qe bridhte me varke me te birin e Enverit e vure ne krye te shtetit ‘te ri’.

    I vure shkelmin shtetit ne 1997, po vure ne pushtet Tosin, birin e perzgjedhur te Ramizit.

    Tani per ke do ti vesh shkelmin shtetit ?

    Nuk te mjafton qe u dogje 2 here, do te digjesh per here te trete ?

    Nuk eshte e gabuar te ngresh krye ndaj padrejtesive, po e gabuar mund te jete masa e kryengritjes, duhet te jete ne perpjestim me padrejtesine dhe drejtesia te kete shance logjike ( s’kemi as premisat logjike qe do vendoset drejtesia, kemi vetem shpresen) .

    Pra s’ke pune fare me shtetin, merru me parine, bjeri gomarit jo samarit.

    Ne 1991 vajte e shkaterrove gjithe pasurine e shtetit(qe nuk eshte thjesht me ndertesa por edhe sidomos aftesite e njerezve), po nuk asgjesove parine, e shkaterrove samarin po gomarit si preke qimen.
    Ne 1997 vajte e shkaterrove sa munde nga pasuria e shtetit, po parine se preke fare.

    Cdo te besh kesaj radhe ? Do te mbyllesh hesapet me Salen pa i prekur qimen, te mjafton qe te lere karrigen e te kaloje ne opozite ?

    1. Cdo te besh kesaj radhe ? Do te mbyllesh hesapet me Salen pa i prekur qimen, te mjafton qe te lere karrigen e te kaloje ne opozite ?

      Pranej quhet revolucion ajo qe duhet bere, ndersa Ed Rama therret per ‘revolte’, qe s’eshte gje me shume se sa nje dhimbje stomaku pasi ke gelltitur camcakizin me gjithe leter (si katnar qe je..dmth jo ti po shqiptari).

      Premisa ime eshte: nuk eshte viti 2011 po 1991. Duhen lare hesapet me ata qe pushtuan PPSh-ne pas viteve 70te dhe femijet e tyre (nqs iken dhe Erion Veliaj per lesh ne ket katrahure..so be it. He owes me 20 bucks anyway)

  10. Njerezit jane duke pare live ne Tv nje maskarade te paimagjinueshme shoqeruar kjo, sikur te mos mjaftonte, edhe me banalitete te tipit: “Mbylle gojen ti plake” qe kreu i institucionit ia drejton nenkreut te po ketij institucioni.

    Njerezit p.sh. po shohin sesi nje vote qe behet gati te futet ne rezultatin perfundimtar, ne fund del se s’i perket asfare asaj njesie, por ka vulat e nje njesie tjeter votimi. Sesi perfundoi ne ate kuti, asnje nuk e shpjegon.

    Ose shohin sesi, ato qe ne fillim u quajten vota te kontestuara, tani jane kthyer veçse vota te panumeruara (?), pra as te kontestuara e as te pavlefshme.
    Ndryshoi terminologjia, se u pa qe fletet s’kishin asnje shenim nga mbrapa siç do duhej te kishin nese vertete do kishin qene te kontestuara gjate proçesit te numerimit. (se kishin llogaritur mire kete)
    Le nje here qe has ne absurditete te tipit qe numerimi e mbushja e proçesverbalit eshte kryer, te themi ne dt. 13 maj, dhe ne daten 16 maj eshte rihapur edhe njehere kutia dhe eshte shtuar nje flete format a4 me njoftimin se ne kuti jane gjetur 8 flete te hedhura gabimisht.

    Lodhesh edhe t’i shkruash te gjitha keto gomarlliqe qe çdo shqiptar po i sheh drejtperdrejt ne Tv, dhe qe po shkrihen me lot kur shikojne sesi nxjerrin nga kutia 10 vota te cilat jane 9-1 per Lulin, normalisht, dhe ne te njejten kohe, degjojne se ne kutine e kryetarit per bashki s’mungon asnje vote. nga 500 votues, te themi, qe kane votuar ne ate qender, ndodhen ne kutine per kryetar bashkie 260 per njerin kandidat dhe 235 per tjetrin, plus 5 vota te pavlefshme. Se nga dolen keto 10 vota shtese qe nuk mungojne gjekundi, keto gjera vetem ata qe naten kur u mbushen kutite ne piken e grumbullimit ne lunder, e dine.

    Ndersa per ata te mençmit qe e kane gjetur tashme zgjidhjen duke keshilluar qe palet t’i drejtohen kolegjit apo gjykates kushtetuese, u lutem qe te jene konseguent, dhe nese largqofte, gjejne nenen a motren duke u perdhunuar nga ndonje hunderr, te mos e lujne sa te kryj, dhe vetem me pas t’u drejtohen organeve kompetente.

    p.s. sido qe te jete, s’duhet humbur shpresa dhe duhen gjetur edhe ca ane pozitive te kesaj situate. Une p.sh. mezi po pres te lexoj perseri Hyllinin, kete Nacionalist te modh, neper tema patriotike. Shkulem gazit qysh tani, kur e imagjinoj.

    1. “Ndersa per ata te mençmit qe e kane gjetur tashme zgjidhjen duke keshilluar qe palet t’i drejtohen kolegjit apo gjykates kushtetuese, u lutem qe te jene konseguent, dhe nese largqofte, gjejne nenen a motren duke u perdhunuar nga ndonje hunderr, te mos e lujne sa te kryj, dhe vetem me pas t’u drejtohen organeve kompetente.”

      Disa deshmitare po thojn se ai cuni ishte thjesht tuj bo muhabet me motren… dhe se vellai osht tui dal motres ne “mbrojtje” ndonese kjo nuk ia ka kerku.

  11. Kisha edhe nje gje tjeter per Xhibin, se e pashe qe kishte filluar gallaten, por qe ne rastin e tij eshte me mire ta quash, perpjekjen per dizinformim; doja t’i thoja se kjo qe po ndodh nuk futet tek ajo qe quhet Hapje Kutish e cila eshte ajo procedure qe sipas nenit 138 behet me kerkesen e dy anetareve te komisionit zgjedhor ose te paleve, dhe qe mund te behet vetem ne fazen e ankimimit, pra pas shpalljes se rezultatit paraprak.
    Kjo do kishte qene edhe e vetmja menyre sesi mund te zgjidhej ky problemi i votave te ngaterruara, nese vertete do doje ta zgjidhje kete problem. Pra hapej e kutia dhe rinumerohej e gjitha, e jo si behet tashti qe hapet nje kuti X nga ku merret nje zarf anonim qe permban ca vota as te kontestuara e as te pavlefshme por te “panumeruara” dhe keto me pas u shtohen nje kutie tjeter por pa pare nese ne ate kuti mungojne apo se mos pas ketij shtimi dalin me shume flete per kryetar bashkie sesa votues kane votuar ne ate qender.

    Nejse, se eshte e kote qe lodhem me ty. Ti keto gjera i di shume mire, por prape do vazhdosh avazin. Hajt mo.

  12. ”’Suksesi i saj në degë të caktuara, banka, ndërtim, industria e lehtë, tregëti,medie, …bujqësi (në lejohen përgjithësimet)”’

    Po tallesh a si !
    Bankat jane te huaja, mbine si kerpudhat vitet e undit, meqe nga emigracioni kish hyr kapital i mjaftueshem.
    Ndertimi nga emigracioni ne masen derrmuese.
    Industria e lehte , lere mos e pyet, s’kemi arritur nivelet komuniste.
    Tregtia po, jane bere te gjithe tregtare, por kjo thjesht se Shqiperia s’kishte pasur tregti para 90, s’ka lidhje fare me shokun, tregtia ekziston me njeriun.
    Media lere mos e pyet, pune pa breqet , sa per te llomotitur, produkt real zero, produkt kulturor zero.

    Me bujqesine po ben humor se ne asnje zone te vendit nuk jane arritur rendimentet e kohes se xhaxhit, biles gjeja me skandaloze eshte se Shqiperia vend tipik blegtoral importon produkte blegtorale.

    Mire qe na ka ruajtur nga ana financiare emigracioni se ne do kishim falimentuar 10 here si shtet.

    Ndersa prodhimi yne real (industri+bujqesi)eshte shume larg shifrave te komunizmit e kane kaluar 20 vjet, perseri ka njerez qe lasin per suksese.

    Sa per krahasim, ne vitin 1950 Shqiperia kaloi prodhimin e vitit 1938, brenda 5 vjeteve kishte rekuperuar demet e 5 vjeteve lufte.
    Po ne ne 20 vjet si ka mundesi qe kemi prodhim real shume me inferior, kur s’kemi bere asnje lufte ?

    Vetem gize e çelik prodhonim mbi 2 milione tone, kur te arrish keto shifra, kur te kesh industri me mijera punetore, ose me pak fjale, kur te ribehesh prape vend industrialo-bujqesor atehere llafos per suksese.

    Per momentin statusi yne, nuk eshte ai i vendit industrialo-bujqesor, por i shtetit agrar te prapambetur, statusi i kohes se Zogut.

    Po hame buke se komercializimi nxjerr fitime me te medha sesa prodhimi, se ashtu eshte ndertuar ekonomia e sotme boterore, rron mbi spekullimin.

  13. Hyllin,
    Po flisnim per terapine e shockut, e cila nenkupton se behet fjale per nderrmarje ekzistuese te para ’90 dhe per shndrimin e tyre por jo per lindjen e te rejave.
    Keshtu duhet te shohesh se kishe nje banke qe sherbente edhe si qendrore edhe si tregtare dhe nje arke kursimi. Le te themi se shocku te dha kater, banken qendrore, tregtaren, bujqesoren dhe te kursimeve. Nga keto te treja vetem bujqesorja nuk ja doli dot piramidave, luftes, dhe politikes ende imponuese te shtetit qe ajo duhet te jepte kredi vetem per dhen e dhi. Jane shtate tete vjet te mira, qe suksesi i tyre, solli bankat apo interesimin e bankave te huaja. Deri ne kete pike nuk eshte parja e emigranteve qe shkoi tek piramidat (qe ti e di se kalon kanaleve te tjera). E ja ku vjen privatizimi i tyre si nje hap i dyte. Une them se eshte i suksesshem, per te dyja. Tani per pronesine ti mund te kesh probleme, por merre me analogji si per skuadrat e kampionatit anglez te futbollit. I quajne angleze, pronaret te huaj.
    Thua nga emigracioni per kete e per ate e duket sikur ata qe hartonin terapine nuk e dinin qe emigracioni apo levizjet e popullsise do te ishin faktore.
    Ndersa krahasimet me komunizmin jane me spec te kuq djeges. Se nuk besoj se do te kerkoje pune “vullnetare”, te denuar politike, e gjithe llojet e kimikateve helmuese te te fluturonin ne maje te kokes. Por besoj se edhe ti e ke te shenjte pronesine per token, e te krahasosh rezultatet sic ben ti eshte si te krahasosh rezultatet e nje ndeshjeje ne fushe te madhe me te nje ndeshjeje me hungareska.
    Per fat te keq ti nuk je nihilisti i vetem, lexova tek peshku komente te ngjashme per shitjen e Birra Korces ne USA. Te pakten ti ja fut ashtu ne pergjithesi.
    Terapia e shockut eci atje ku gjeti njerez te perkushtuar, qe ja dinin radhen punes, qe mesuan si ti shmangnin shkopinjte ne rrota, atje ku amortizimi (te kujton gje) nuk i kishte gelltitur disa here ndertesat, makinerite dhe pajisjet, atje ku njerezit ne grup arrinin te grumbullonin shumen e mjaftueshme per fitimin e pronesise; sepse atje ku kjo e fundit nuk u arrit, shocku nuk veproi, ato ndermarrje vazhduan aktivitetin si me pare nen pronesine e shtetit. Bile ndermarrjet me te fuqishme, fabrika te parase si HEC-et vazhdojne sot dhe gjithe diten.

    1. Përgjigje vetes, ndryshe, atyre që i japin komentit nga një yll.

      Nëse i jepni Xha Xhait për sa shkruan nga pesë yje, këtij komenti nuk duhet ti kishit dhënë nga një, sepse edhe ky blog është ngritur prej tij mbi një terapi shoku, shkëputje nga gjullurdia e forume-listave popullore, manaxhohet privatisht, mirëmbahet nga njerëz të përkushtuar, e bile pronësia (po të kini pikpamjet e Hyllinit) është në dorë të të huajve.
      Por edhe nëse ju a prindërit tuaj kanë përfituar nga privatizimet e egra, keni marrë fjala vjen apartamentin e banimit, përsëri nuk duhet ti kishit dhënë njësha komentit.
      A, nëse këtë bëni këtu zakonisht, vazhdoni…

      1. Cyprinodon diabolis,

        vërtet nuk arrin ta bësh dallimin tepër të rëndësishëm këtu: atë mes një blogu të ngritur nga fillimi prej një personi privat dhe pasurive publike të krijuara nga djersa dhe mundi, po, DJERSA dhe MUNDI, i disa brezave, që u vodhën në mes të ditës në emër të një teorie me emrin “terapi e shokut” nga e cila përfitoi padrejtësisht një pakicë me vlera etike të dyshimta?

        1. jshm,
          kujtova se i kisha dhënë fund por…
          -provoje se pasuritë publike u vodhën, (sot në Shqipëri veprojnë 1041 ndërmarrje shtetërore)
          -provoje nga kush
          -provo pastaj se këto u bënë në emër të teorisë me emrin “terapia e shockut” (të të ndihmoj, në FMN hymë në tetor 1991 e këta planit të qeverisë për të dalë nga kolapsi i dhanë ok andej nga 1992 – ndërkohë që privatizimi kishte nisur me qeveritë e mëparshme e bile reforma kishte nisur që para 1990 nga R. Alia) dhe jo terapia e Shokut
          -provoje se tu kthesh fshatarëve tokën, tu lejosh të blejnë qytetarët apartamentin, zanatçinjtë dyqanin, të lejosh punonjësit të bëhen aksionerë e të blejnë ndërmarrjen ku punonin është padrejtësi
          -por mos u mundo të provosh se këta janë një pakicë, lodhesh kot.
          me shpresën e vakët se nuk u drejtohesh ish-pronarëve të tokave dhe ish të burgosurve politikë si me vlera etike të dyshimta

  14. CD me thene te drejen mua nuk me intereson sa eshte niveli i privatizimit te vendit, por niveli i prodhimit se ekonomia matet me prodhim e jo me privatizim.

    Kur shteti braktisi krejt industrine, pa u interesuar fare ne mund te rekuperohej ndonje gje, i braktisi ne bllok perveç disa pikave strategjike, beri krim te madh.

    Nuk mund te me vish e te me thuash se ata qe bene eksperimentin e kishin llogaritur qe do iknin 1 milione emigrante,te cilet do sillnin valute, se ky eshte krim i dyfishte, ti vesh njerezit perballe zgjedhjes o vdis per buke o ik ne emigrim eshte krim kombetar.

    Une nuk shoh asnje prodhim te kete kapur nivelin e 1985, qofte industrial e qofte bujqesor.

    Nuk ka fare nevoje qe une te permend sektoret industriale se ti e di shume mire gjendjen e mjerueshme dhe regresi ne vend agrar nuk le fare vend per ndonje lloj kunderargumentimi.

    Sa per punet vullnetare mos me bej propagande, e mos ver kot gjethe fiku.
    Une kam evidencen, kam prodhimin real qe ka rene disafish, qe Shqiperia te rikthehet e te prodhoje shifrat e kohes se xhaxhit i do edhe nja 30 vjet te tjera, po me ritem tjeter, jo me kete te breshkes qe kemi.

    Persa i perket bujqesise, une nuk e di sa i informuar je ti dhe ata njerezit e perkushtuar, po fshati s’ka pasur uré dhe i hidhte fushes pothuajse vetem balga lope, sa per ti dhene çik plehrim , ashtu si behej ne shekullin e 7.

    Leqe hiperinflacioni qe pasoi shokun gjate Berisha 1 i la fshataret pa breke se ate uré qe blinin u kushtonte sa qimet e kokes.
    Po çmimi i naftes, apo s’thith traktori plugues.

    Fshatrat me te varfer i lane tokat djerre se u kushtonte me shume puna sesa prodhimi dhe u dynden qyteteve e sidomos ne emigracion.

    50 kuintale per hektar merrej per grurin ne anet e mia, pas shokut 20 maksimumi 30.

    Kane 20 vjet qe genjejne do i ulim çmimin e naftes, do sjellim traktore moderne, leshte e Curres, vetem vone kane sjelle traktore ne numer sa per parade per me teper me kredi te kripur.

    Kane bere prokopi e vene katandi vetem nga emigracioni, dallohet menjehere shtepia e njerit qe i ka hece ne emigracion nga e atij qe si ka hece.

    Cfare flet per Zotin, se s’ka krim me te madh se shkaterrimi i prodhimit real.

    Sa per bankat, ato s’kane sjelle asnje koqe leku, marrin me 5 % kapitalin vendas dhe ua japin kredi po vendasve me 15 %.
    Kjo eshte usura, ky eshte krim ekonomik, ky duhet te denohet nga ligji, keta jane parazite.

    Perndryshe ato skuadrat angleze i nxjerrin difiçite pronaret e huaj.
    Se anglezet nuk jane budallenj i nderuar, dine çfare japin e dine çfare mbajne.

    Gjithsesi duhet bere durim sa te ngrihet çik mire kapitali vendas, sa te fillojne te shohin se u duhet qe shteti ti mbroje e ti shikojne te huajt si konkurrente qe duhen zbythur nga deget me fitimprurese, pa do ta shohim ne se si do vene gjerat.

    Nje vend i drejtuar mire o CD ne 20 vjet ben çudira e mrekulli ekonomike, ne per 20 vjet kemi bere çudine qe jo vetem s’kemi kapur 1985 po kemi prodhim si diku aty nga vitet 60, ndersa strukturen si te kohes se Zogut.

    Ne jemi per humor, ti flet per suksese, ça te them une ti qofsh.

    1. Hyllin,
      ti më thua se nuk të intereson fare futbolli por volejbolli e vazhdon më tënden me gënjeshtra (shteti braktisi industrinë, etj) me faktoidë (1 milion emigrantë, etj) me aq gabime llogjike sa duhet temë më vete.
      Një nga ata (atë) që merrte 120 kv grurë për ha e kam dajë. Jashtë del për turizëm, rron në Tiranë, e kur mbjell grurë merr deri në 60 kv/ha.
      Është shumë e sigurt, se parcelat e atëhershme të grurit, spërkateshin me avion, këtë e di nga daja, nga një pilot që e kisha komshi e vinte për sezon prej Kuçove, e nga përvoja ime fushave, të Lushnjës ku kam parë të prëndjekurit të prashitnin tokën që i dilte kripa sipër një orë mbas prashitjes, dhe të Korçës ku kam pirë ujë në thasët plasitkë të ekzeklorantit (benzene hexachloride).
      Ato rekorde në grurë, Hyllin, përveç gjithë sa di vinin edhe si pasojë e zbatimit fanatik të qarkullimit bujqësor, mirpo ky, herë të lë të hash vetëm jonxhë e herë vetëm grurë, është joekonomik, e PPSh-së i interesonte rezultati për propagandë. E cila paska efekte afatgjata, njëlloj si shkatërrimi i strukturës së tokës nga bujqësia intensive. Ke dëgjuar a lexuar gjë këto ditë për shalqinjtë që po plasin arave në Kinë?

  15. CD & Hyllin,

    temë shumë interesante kjo e Terapisë së Schock-ut dhe efektet e saj mbi ekonominë, mbi institucionet dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Me poshtë po sjell një koment timin, gjatë nje diskutimi tamam mbi këtë temë tek PPU-ja (http://www.peshkupauje.com/2009/01/terapi-per-shock-un)

    Gjithë thelbi i Shock-Terapisë, për të cilën ajo edhe kritikohet aq shumë, është pikërisht tek shpejtësia e lartë e kryerjes së reformave, dhe në këtë pikë, “ustallarët” tanë (me në krye Gr.P.) bashkë me playboys-at e FMN-së, u vunë me shumë zell në krye të garës duke lënë mbrapa rusët bashkë me gjithë lindorët e tjerë.

    Ishte kjo shpejtësi prej të marri në kryerjen e reformave (sipas motos: Liberalizo, shkurto, mbyll ose privatizo!) që i thyejti zverkun ekonomisë anemike shqiptare të 90-ës dhe që shkërmojti bashkë me të dhe shoqerinë shqiptare.

    Ishte ky vandalizëm ekonomik qe u vuri drynin qindra ndërmarrjeve dhe fabrikave në Shqiperi, të cilat vertetë ishin anemike nga financat, te prapambetura nga teknologjia, të shkëputura nga tregjet ndërkombetare dhe të mbingarkuara me staf personeli, por që me një politikë racionale të mbështetjes së ekonomisë kombëtare nëpërmjet doganave të përkohshme, racionalizimit në prodhim dhe në personel, ndihmës financiare të perkohshme nga shteti ose nga partnerë te huaj (Joint Venture-s) për modernizimin e teknologjisë dhe për mbajtjen e tregut vendas, një pjesë e madhe e tyre, i kishin të gjitha shanset që t’i shpëtonin mbylljes apo shkatërrimit total (dëmi më i madh nga mbyllja e tyre ishte humbja e personelit të aftë, inxhinierëve, ekonomistëve, punëtorëve të kualifikuar dhe prishja e strukturave organizative të ndërmarrjeve, të cilat sot edhe me shumë kapital nuk është e lehtë t’i ri-ngresh – kjo shpjegon pjesërisht dhe mbizoterimin e sotshëm të firmave me karakter tregëtar, familjar, provincial kundrejt ndërmarrjeve prodhuese, aksionere apo eksportuese).

    Ishte kjo batërdi ekonomike e Shock-Terapisë që i prishi kooperativat pa nxjerrë më parë një ligj të saktë se kujt do t’i takonte prona, pa menduar se si dhe me cfarë do e punonte tokën fshatari tashmë pronar, se ku dhe si do i shiste prodhimet bujqësore (në qytet, dakort, po transportin deri aty cdo fshatar vetë do e organizonte??), me cfare cmimi dhe cfare garancie.

    Ishte pikërisht kjo terapi e iniciuar nga një ekonomist mediokër shqiptar dhe e mbështetur nga burokratët arrogant të FMN-së që e ktheu ekonominë shqiptare në epokën e gurit, që përndoqi në emigrim mbi një milion punëtorë, fshatarë dhe intelektualë shqiptar, që shpartalloi sistemin shëndetsor dhe shkollor, energjetikën dhe urbanistikën, që nuk la më vend për drejtësi sociale, terapi që në vend që t’a shëronte patientin, e futi ne varr një herë e mirë!

    Të përdorësh Terapinë e Shock-ut mbi një shoqëri si ajo shqiptare më 90-ën është si të hedhësh në mes të detit një njeri që s’di not, pa xhaketë shpëtimi e pa komardare dhe t’i thuash “Dil në breg tashti!”. Ai ndoshta një ditë ka për të dalë në breg, por jo më i gjallë…

    1. Është vërtet, Gjilpëra,
      dhe e parrahur sa dhe si duhet.
      Duke u përqëndruar tek komenti tënd, së pari do duhej të ndërtonim një timeline prej janarit të 1991 e në vazhdim me ngjarjet që kanël ndikuar për sa flasim. Psh, projektprogrami i shkurtër politik i PD-së (a si quheshin) me pikën që lejonte shitblerjen e tokës, programi pa këtë pikë; zgjedhjet e para dhe greva e përgjithshme disamujore; ligjet e vendimet; raportimin e shtypit mbi sëpatën që fshat e qytet i vunë vendit, lindjen e piramidave, luftën e 1997; privatizimet, jo vetëm këto që i shohin të gjithë por edhe ato që ju groposën investuesve miliona; rritjen galopante të konsumit të energjisë elektrike prej popullsisë dhe pamundësisë (edhe të para 1991) të furnizimit të pandërprerë të industrisë.
      Ndërkohë do na duhet të krahasojmë kostot e prodhimeve shqiptare me ato të lindjes (si më konkuruese). Për shpejtësinë duhet parë pesha që zinin privatizimet hap pas hapi e në hapi paraardhës kishte sukses kur u ndërmorr hapi tjetër (legjitimim të ecjes). Por krahasim me Rusinë në privatizim them se i duhet ndenjur larg. Lehtësia me të cilën mund të gjesh investitorë për ekonominë e vogël të Shqipërisë nuk është e njëjtë me atë të gjetjes për ish-superfuqinë me shtrirje në dy kontinente.
      Është gënjeshtër, miku im, vënia e drynit nga përjashta për ndërrmarjet. Kam shëmbuj për të kundërtën, (pse ti sjell?).
      Nuk e di pse i referohesh Gramoz Pashkos si Gr.P., ndërsa të lë në tënden ta quash mediokër. Ndodhi që kur plot ndër ne e dinin se duhej bërë diçka ai dinte diçkanë që duhej bërë. Kjo nuk nënkupton që ne e kuptuam diçkanë dhe e bëmë si duhet. Ai as nuk nuk pati fjalën e fundit dhe fuqinë. Bile turpi ynë shkon edhe më tej kur i kujtojmë atij (ndjesë pastë) dhe amerikës çekun e bardhë. Nuk na thotë gjë ne toka e premtuar apo ëndrra amerikane? Mos vallë ndonjë tip i këtillë do të hedhe në gjyq SHBA-të se nuk do ti japë tapinë për ëndrrën amerikane? Ne vërtet bëhemi qesharakë.
      Një shifër e zezë mbi çekun e bardhë:
      http://www.cbonds.info/em/eng/emissions/emission.phtml/params/id/13168

  16. Gjilpera , medioker po se po ( Rusia filloi te zhvillohej pasi filloi te beje te kunderten e sugjerimeve te FMN, Kina ka bere gjithnje te kunderten e FMN ) por edhe mbrojtes te interesave te caktuara, FMN i ka dale boja.
    Rusia dhe Shqiperia ishin dy vendet qe e hengren keq, paralelizma qe ketu jane bere edhe me pare. Ndersa Rusia me Putinin rekuperoi deri diku 10 vjeçarin shkaterrimtar te Jelcinit, ne vazhdojme akoma me shkaterrimin .
    Hidrocentralet jane baza e ekonomise tone sot per sot dhe jane teknologjikisht te prapambetur, rrjeti elektrik po ashtu eshte obsolet, rinovimi i tyre kerkon shuma kolosale.

    Gjate Luftes se 2-te Boterore amerikanet propozuan planin Morgenthau:

    http://docs.fdrlibrary.marist.edu/psf/box31/t297a01.html

    Po sjell 2 pika, per tu lexuar me vemendje pika b:

    a) Within a short period, if possible not longer than 6 months after the cessation of hostilities, all industrial plants and equipment not destroyed by military action shall either be completely dismantled and removed from the area or completely destroyed. All equipment shall be removed from the mines and the mines shall be thoroughly wrecked.

    It is anticipated that the stripping of this area would be accomplished in three stages:
    (i) The military forces immediately upon entry into the area shall destroy all plants and equipment which cannot be removed.
    (ii) Removal of plants and equipment by members of the United Nations as restitution and reparation (Paragraph 4).
    (iii) All plants and equipment not removed within a stated period of time, say 6 months, will be completely destroyed or reduced to scrap and allocated to the United Nations.

    (b) All people within the area should be made to understand that this area will not again be allowed to become an industrial area. Accordingly, all people and their families within the area having special skills or technical training should be encouraged to migrate permanently from the area and should be as widely dispersed as possible.

    Praktikisht ne Shqiperi u be e njejta gje, duket sikur plani Morgenthau u nxor nga varri per tu eksperimentuar.

    Mbushamendjen e pati te lehte nga ana propogandistike me gjasme teknologjine obsolete, sikur teknologjia nuk u rinovoka gradualisht po qenka çeshtje paresh ne nje moment X, o i ke o s’i ke.

    Mirepo deget strategjike çuditerisht nuk na paskeshin pasur teknologji obsolete, si psh hidrocentralet, TEC-et prodhimi i shufrave te hekurit per ndertim, disa dege te superfostatet etj.
    Ne keto u be shkurtim personeli dhe na dolen befas rentabel.

    Me e bukur ishte propaganda se Shqiperia eshte vend i vogel si duhet industria e perpunimit te metaleve, mekanike apo kimike.

    Ndersa vendet qe kane minerale ndihen me fat qe mund ti shfrytezojne e te ngrene industrine, ne mallkuam veten qe paskeshim pasur minerale.
    Me pak fjale ne vitin 1991 e mori ferra uraten.

    Ja shiko Greqine sa me fat eshte qe s’ka minerale ose Italine, kjo ishte dhe vazhdon te jete propaganda, Sala dje qe jemi Mis Bota ne turizem.

    Industria e tekstileve, sa pa filluar keto fasonerite, nga te huajt nxjerrin para te madhe duke paguar shqiptaret me 150 dollare ne muaj, ishte pertoke, importonim e importojme edhe breket.

    Ashtu si tek pika B e planit Morgenthau:

    -All people within the area should be made to understand that this area will not again be allowed to become an industrial area.

    Shqiptareve u duhet bere e qarte qe Shqiperia nuk do behet me vend i industrializuar. Po ashtu:

    -Accordingly, all people and their families within the area having special skills or technical training should be encouraged to migrate permanently from the area and should be as widely dispersed as possible.

    Shqiptaret e afte dhe me shkolle industriale (inxhinjere, teknike ) duhet te nxiten t’ja mbathin vrapit nga Shqiperia e te bejne jeten ne vendet fqinje e deri ne Amerike.

    Eshte identike, çfare kerkonte Morgenthau per Gjermanine dhe çfare ndodhi ne Shqiperi pas 1991.

    Na shkaterruan krejt kulturen industriale dhe bujqesore, njerezit e afte i degdisen jashte Shqiperise, jemi per ibret e per faqe te zeze.
    Le pastaj siguria kombetare per te cilen s’pjerdh askush, ne edhe uniformat e ushtrise dhe policise i marrim nga jashte se nuk prodhojme dot nje moot brenda.

    Kjo situate tragji-komike vazhdon prej 20 vjetesh, po pse thua ka ndonje parti ne Shqiperi qe e rruan mjekren, Sala e ka mendjen tek Mis Bota, Edi tek betonizimi i Tiranes, intelektualet e kane tek Skenderbeu dhe te drejtat e homoseksualeve.

    Megjithate duhet pranuar se fajin e kane katundaret.

  17. O CD po ku jane genjeshtrat e gabimet logjike, se s’po e marr vesh.
    Qe shteti e braktisi industrine kete e di i madh e i vogel, biles vete Sala e Gramozi thane prishni gjithçka.
    Tani sy per sy do te besh propagande ?
    Po çdo qytet kishte minimumi 2-3 fabrika o uzina, qyteti i vogel uzina e fabrika te vogla, qyteti i madh uzina te medha.

    Bej nje xhiro turistike se i ke germadhat e ndertesave akoma, ne mbare Shqiperine.

    Sa per bujqesine intensive, mbare Europa ate lloj praktikon, por gjithsesi Shqiperia eshte dalluar per te kunderten, dmth se perdorte me pak fertilizante se çdo vend tjeter dhe kete çdokush qe ka marre rrugen e kurbetit e ka vene re menjehere tek ushqimi, ai shqiptar eshte me i shijshem.

    Tani mos na mashtro haptazi per gjerat qe i kemi perjetuar vete, se mire historia duhet manipuluar nga fitimtaret, po dale te vdesim ne qe e kemi pare me sy, genjeni brezat e ardhshem.

    Nuk po thote njeri mos privatizo, po te thote mos prish e mos braktis, nuk po te thote kush mos ndiq rrugen kapitaliste, po te thote mos ji kaq kafshe sa te shkaterrosh pasurine kombetare.

    Se ketu behet fjale per pasurine kombetare dhe para pasurise kombetare une se rruaj fare per pasurine private, vetjake a individuale.

    Pasuria private ka vlere kur hyn tek pasuria kombetare, prandaj e kam kap keq me te huajt, sepse pasuria e tyre private prodhon kapital te huaj e jo kapital vendas.

    Une dua shqiptare te pasur ne nje Shqiperi te pasur, jo nje Shqiperi te pasur me shqiptare te varfer.
    Prandaj nuk me hyn ne sy Shqiperia e pasur komuniste me shqiptare te varfer, por nuk me hyn ne sy as Shqiperia e pasur me te huaj te pasur e shqiptare te varfer.

    A je ne gjendje ta kapesh dallimin apo duhet te shkruaj ndonje çarçaf ?

    Ky status anarkie politike,sociale e morale eshte i lidhur dretperdrejte me anarko-kapitalizmin tend, se ekonomia ka ndikime te drejtperdrejta ne gjitha fushat e jetes se nje vendi.

    Shikoje pak planin Morgenthau dhe planet e tjera qe u zbatuan ne Gjermanine e pasluftes, lexoji se s’te bejne dem.

    Meqe ra llafi, ne ate dyshimin tim te perhershem per komplot, thashe te guglloja Gramoz Pashko spiun grek.
    Me dolen nje thes me akuza per Gramoz Pashkon si spiun grek, i lidhur me famekeqin Gejxh, biles derisa e vrane Gramozi jepet i lidhur me Gejxhin.

    Nuk dua te flas per lidhje te metejshme se s’kam prova, por ama Plani Morgenthau e te tjere (para atij Marshall qe shpetoi Gjermanine nga agrarizimi, meqe illoi lufta e tohte)
    te pakten ne Rusine e 1991-1992 jane ringjallur, me qellim shkaterrimin e potencial ushtarak rus, keto jane bere nepermjet MN-se e Jelcinit dhe Putini qe eshte bythe e zgjuar jo gomar dosido i tha FMN-se pa mu hiq sysh se te hodha ne det.

    Ne planet amerikane te pasluftes ishte deri edhe shpyllezimi i pyjeve gjermane qe kishin vlere luftarake.
    Donin ta kthenin Gjermanine ne toke te djegur, te zhveshur e te rrenuar.

    Rastesisht kjo Shqiperia jone e vuajtur qe s’ka pare njehere drite te bardhe eshte tamam si duhet te ishte Gjermania e pasluftes, e rrenuar, e shkaterruar, toke e djegur ku gjallojne shqiptare te gjymtuar e shperfytyruar qe jane hija e vetvetes.

    Rrofsh o ti CD per keto te mira, ta paça borxh.

    p.s te ishte ne doren time do kisha bere nje hetim te fuqishem rreth viteve 91-93 dhe besa do gjeja nje thes me njerez per ti shpallur persona te padeshiruar e te tjere per te futur ne burg.

  18. I hodha nje sy, s’kishte asgje qe s’dihet a qe s’kam perfshire si te nenkuptueshme.

    http://www.admin.ch/ch/i/rs/0_979_1/a8.html

    Art. I Scopi

    Gli scopi del Fondo monetario sono seguenti:

    i)
    promuovere la cooperazione monetaria internazionale attraverso un’istituzione permanente che mette a disposizione un meccanismo di consultazione e collaborazione per quel che riguarda i problemi monetari internazionali;

    Ti qe ne kete pike i thua lamtumire krijimit te nje finance autonome, mos harro ne 1991 ne duhet te hidhnim rrenjet e financave kapitaliste.
    ii)
    facilitare l’espansione e la crescita equilibrata del commercio internazionale e contribuire così ad istaurare e mantenere elevati livelli di occupazione e di reddito reale e a sviluppare le risorse produttive di tutti gli Stati membri, obiettivi principali della politica economica;

    Ne kete pike, po te thote qe ne shikojme si te fusim ne tregtine nderkombetare jo si te zhvillojme prodhimin tend, kjo e dyta eshte pasoje e inkuadrimit tend ne tregtine nderkombetare.
    Pasojat i dime, importi yne ka qene gjithnje kolosal ne krahasim me PBB (GDP) , vitin e kaluar llogaritet si 40 % e PBB ( psh 10 mld PBB- 4 mld importi, 12 mld pbb – 4,8 mln importi)

    iii)
    promuovere la stabilità dei cambi, mantenere tra gli Stati membri dei regimi di cambio ordinati ed evitare svalutazioni competitive dei tassi di cambio;

    Kjo te pengon te ndermarresh manovra te fuqishme zhvleresimi te monedhes me qellim rritjen e eksporteve.
    Me pak fjale kjo i heq shtetit mekanizmin me te kolauduar per rritjen e eksporteve ne periudhen afatshkurter.

    Tek ne zhvleresimi i Lekut nuk ka ardhur asnjehere si pasoje e ndonje manovre qeveritare per rritjen e eksportit(po ke prova per te kunderten bujrum), por si pasoje o e forcimit te dollar/euros o per arsye strukturale te ekonomise.

    iv)
    aiutare a stabilire un sistema multilaterale di pagamenti relativi alle transazioni correnti tra gli Stati membri e ad eliminare le restrizioni valutarie che limitano la crescita del commercio internazionale;

    Kjo ka te beje me tassi d’interesse bonot e thesarit, keta s’te lejojne te luash me to, perseri kush luan me to synon eksportin ose uljen e importit ( ato kane efekte te komplikuara brenda ekonomise, te cilat perkthehen ne rritje apo ulje te eksporteve).

    v)
    assicurare agli Stati membri, prendendo le opportune cautele, la disponibilità temporanea di risorse del Fondo, fornendo loro in tal modo la possibilità di correggere squilibri nelle loro bilance dei pagamenti, senza dover ricorrere a misure che rischierebbero di compromettere la prosperità nazionale o internazionale;

    Kjo pike nuk e ka hallin tek prosperita nazionale po tek ajo internazionale dhe u drejtohet shteteve qe kane gjithnje defiçit te madh tregtar dhe vihet normalisht ne pozite te keqe.

    Eshte nje gje shume e koklavitur, po qe faktoret perberes jane, eksporti,importi, investimet jashte e brenda, te ardhurat nga kapitali jashte, dergesat bankare etj
    Ne Shqiperi faktoret kryesore, jane eksporti, importi, dergesat e emigranteve, investimet e huaja.

    Faktikisht rreth ketyre levizin financat shqiptare.

    vi)
    conformemente a quanto sopra, ridurre la durata e l’ampiezza degli squilibri delle bilance dei pagamenti degli Stati membri.

    Ketu thone qe do e reduktojne zgjatjen dhe permasat e ketyre çekulibrimeve, po ne kemi 20 vjet qe e hame thelle, dmth po te llogarisim se ne ndryshim nga ta zeme Bullgaria ne kemi gjithe ato dergesa.

    In tutte le sue politiche e decisioni, il Fondo si ispira agli scopi enunciati in questo articolo.

    Ketu thote qe po s’u treguat te kujdesshem vendet eksportuese v’inculano alla grande.

    Tani qe ne nuk e rruajme fare per eksport-importin kjo eshte gje e ditur dhe e mbarepranuar.

    Ne nje kohe qe prodhimi yne nominal eshte tek 12 mld dollare, fakti qe importojme rreth 5 miliard dollare e eksportojme rreth 1,5 mld, nuk i ben pershtypje askujt, hajt mo se sjellin para emigrantet thote qeveriu, ca borxhe i marrim, inshallah vijne investitore te huaj te na blejne per 1 euro, sa bukur u zgjidh problemi apo jo ?

    Importi i rri prodhimit si 2/5 ose 40 %, ne Itali e France eshte diku tek 20-22 %, danimarka 27 %, Gjermania e famshme ne import-eksport tek 30 %, po Gjermania nxjerr parate e dynjase me eksportin dheeshte superfuqia europiane ne finance.

    Tani mua ç’me duhet gjithe ky qarkullim i mallrave kur kane kaluar 20 vjet dhe nuk arrij tek ngre dot koken ne prodhim ?
    A ok e ka projektuar FMN-ja dhe jemi mjaft mire te inkuadruar ne tregtine boterore, po si po dalim ne nga kjo tregti ?
    Shifrat thone se dalim si rruar qethur.

    Sa eshte inçentivuar prodhimi nga kjo tregti ?
    Me sakte cila dege e prodhimit ka pare hajer nga kjo tregti ?
    Se ti qe te besh tregti nderkombetare supozohet se duhet te shesesh prodhimin tend apo jo ?

    Pra kur ti ben tregti te madhe e cila nuk te stimulon asnje dege te prodhimit real, per çfare leshin te duhet tregtia e madhe si motorr i ekonomise ?

    A nuk do ishte gjeja me e logjikshme qe te ndryshoje motorrin e ekonomise ?

    Nejse se ti hallin e ke tek privatizimi, po ja keshtu kot u zgjerova.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin