PASVOTA – DISA SQARIME

Angazhimi minimal lidhur me vijueshmërinë e procedurave elektorale në Republikën e Shqipërisë nuk mund të jetë më shumë se një lloj krosi pa vlerë rrotull një stadiumi bosh, i cili kurrsesi nuk të bie triumfin e sportistit, por ndoshta të ndihmon pak të mbash muskujt në formë.

Në këtë kuptim, shënimet e mëposhtme nuk do të duhej të kuptohen si përpjekje ambicioze për gjetjen e ndonjë lloj të vërtete elektorale në Shqipëri, por thjeshtë si një lloj gjimnastike mëngjesore, përpara se të filloni ditën e re, e cila me shumë gjasa duket se ka për të pasur plot andralla.

Situata deri tani është pak a shumë kjo.

PD antikomuniste dhe LSI socialiste në një koalicion antisocialist konkurruan kundër PS në Tiranë në zgjedhjet për Kryetar Bashkie dhe institucione të tjera komunale. Si palë e tretë në garë u paraqit edhe Partia Komuniste, e cila me ndihmën e LSI arriti të përmbushte standardet formale për këtë qëllim.

Thënë thjesht Edi Rama kishte kundër vetes gjithë spektrin politik tjetër nga Berisha e Meta deri tek Hysni Milloshi, pra një lloj përpjekjeje për jetë e vdekje, t’u zihet besë edhe gojëve të këqija, se pushteti qendror e shtrëngoi administratën shtetërore të votonte kundër Ramës.

Numërimi i votave vijoi për faqe të zezë, shteti shqiptar dështoi, u desh ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar, që palët të mos përgjakeshin gjatë numërimit.

Unë nuk besoj në Zot, por ka qënë me siguri dora e tij, e cila, pavarësisht se si vijuan zgjedhjet dhe numërimi i votave, i dha Ramës 9 apo 10 më shumë në kutitë për kryetar Bashkie sesa rivalit të tij.

Ishte kjo dorë, që njëherazi i dha edhe një dackë Berishës për të gjitha zullumet e tija të mëhershme elektorale.

Për momentin diskutohet, nëse duhen numëruar vota të hedhura gabimisht në kuti të tjera, të cilat sipas gjasave do të ndryshonin rezultatin e votimit.

Përfshirja e këtyre votave për mendimin tim do të ishte e paligjshme puer arsyet e mëposhtme.

Kodi Zgjedhor parashikon në nenin 106 për zgjedhësin, fletën e votimit, kutinë e votimit dhe votimin si më poshtë:

Neni 106

Votimi

1. Pasi merr fletën e votimit, zgjedhësi hyn i vetëm në dhomën e fshehtë dhe në fletën votimit shënon në krah të emrit të subjektit zgjedhor apo partisë pjesëtare të një koalicioni shenjën “x” ose “+” apo një shenjë tjetër që tregon qartë zgjedhjen e bërë prej tij.

2. Zgjedhësi, pasi bën shënimin në fletën e votimit, palos fletën e votimit, në mënyrë që shenja të mos jetë e dukshme, por të paktën një nga vulat në pjesën e pasme të fletës të jetë e dukshme. Zgjedhësi, pasi del nga dhoma e fshehtë, e hedh fletën e votimit në kutinë përkatëse të votimit dhe largohet nga qendra e votimit.

Ç’duhet vënë re:

  • Parimi i rëndësishëm i karakterit përmbajtësor i kryerjes së zgjedhjeve të fshehta (dhoma e fshehtë, palosja e sigurt për fshehjen e votës).
  • Domosdoshmëria e tregimit të qartë të vullnetit të zgjedhësit, nëpërmjet shënimit në mënyrë të dukshme me (x ose +), edhe kjo një element i karakterit përmbajtësor
  • Hedhja në kutinë përkatëse, element përcaktues i karakterit formal, pra “jo hedhje diku tjetër”
  • Largim nga qendra e votimit, element të cilit rëndom keqkuptohet si një nevojë konvencionale për të mos u grumbulluar shumë njerëz pa punë në qendër, por që kuptimin primar e ka në faktin, që votuesi e ka përfunduar procesin e dhënies së votës, pra që ka pushuar nevoja e pranisë së tij fizike.

Ky rregullim ligjor i dhënies së votës për nga natyra nuk lejon një interpretim zgjerues nga organi zbatues, pa rrezikuar ndryshimin cilësor të karakterit të votmit vetë, gjë që do të shkaktonte andralla kushtetuese të mëdha, po të mbahet parasysh, se procesi i votimit është ai më i rëndësishmi i ushtrimit të pushtetit, i cili buron nga populli dhe i takon atij. Ligjërisht është parashikuar, se “hedhja e votës në kutinë përkatëse” si elementi i procesit të votimit, është një veprim personal, mungesa e të cilit vetëkuptohet do të shkaktonte pavlefshmërinë e votës.

Pra e hedh ti dhe vetëm atje ku duhet.

* * *

Por ç’ndodh, kur vota nuk hidhet në kutinë përkatëse?

Ligji parashikon për fletët e votimit në nenin 97 parag. 3 të Kodit Zgjedhor:

Për Bashkinë e Tiranës, zgjedhësi voton më katër fletë votimi me ngjyra të ndryshme, një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, një për Këshillin e Bashkisë së Tiranës, një për kryetarin e njësisë bashkiake dhe një për këshillin e njësisë bashkiake.

… në nenin 104 parag. 3 të Kodit Zgjedhor për kutitë e votimit:

Për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Tiranës në qendrën e votimit vendosen katër kuti votimi, një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, një për Këshillin e Bashkisë së Tiranës, një për kryetarin e njësisë bashkiake dhe një për këshillin e njësisë bashkiake.

… në nenin 117 parag. 3, germa a të Kodit Zgjedhor për votat e pavlefshme:

Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur fleta e votimit nuk ka të njëjtën madhësi, ngjyrë ose formë me fletën e votimit të miratuar nga KQZ-ja.

Fakti që ligjvënësi ka rregulluar shprehimisht nevojën e kutive të ndryshme të votimit, për hedhjen e fletëve të votimit me ngjyra përkatëse tregon se ai e ka vënë këtë si kusht për një votim të rregullt, përndryshe, cila do të ishte arsyeja, që kjo gjë rregullohet shprehimisht në ligj? Çdo veprim i ndryshëm nga kjo praktikë do të ishte një shmangie nga një detyrim formal, po ashtu si do të ishte ai, që unë e plotësoj vetë fletën e votimit, por lë dikë tjetër ta hedhë në kutinë përkatëse, qenin për shembull.

Në momentin që një fletë votimi nuk është hedhur në kutinë përkatëse, ajo ka një ngjyrë tjetër dhe si e tillë është e pavlefshme.

I njëjti argument përfitohet indirekt edhe nga leximi i nenit 116, parag. 5, fjalia e dytë lidhur me numërimin e votave:

Në rastin e zgjedhjeve vendore, kutia e votimit për partitë politike dhe/ose koalicionet zgjedhore hapet vetëm pasi të jenë përfunduar procedurat e numërimit e të vlerësimit dhe të jetë mbyllur kutia me fletët e votimit për kandidatët për kryetar të njësive të qeverisjes vendore.

Ligjvënësi ka parashikuar shprehimisht, se votat për Kryetar Bashkie gjenden vetëm në kutinë për kandidatët për kryetar të njësive të qeverisjes vendore, numërimi i të cilave përfundon përpara fillimi të numërimit të kutive për partitë politike.

Në rast se ligjvënësi do të kishte gjetur të nevojshme cilësimin si të vlefshme edhe të atyre votave të hedhura gabimisht në kuti të tjera, do ta kishte rregulluar shprehimisht këtë, ose të paktën nuk do të kishte vendosur kufijtë kohorë të fillimit të numërimit të kutive të dyta pas mbarimit të numërimit të kutive të para, pra (që të përsëris veten për të qenë sa më i saktë), që vota e parë e kutisë së dytë numërohet pas votës së fundit të kutisë së parë.

Ky do të duhet të ishte ma do mendja arsyetimi ligjor dhe i drejtpërdrejtë për ato 9 votat e Zotit, ndërkohë që si arsyetim indirekt Ramës mund t’i shërbente pohimi, që hedhja e votave në kutitë e gabuara mund të ketë qenë dëshira e votuesit për ta bërë votën e tij për konkurrentin politik të Ramës kështu të pavlefshme.

Nuk ka komente

  1. Arsyetimi i juaj eshte pak a shume i ngjashem me arsyetimin e jursitit Bello i cili arsyetonte dje ne po te njejten menyre ndaj Clirim Gjates. Ajo qe me beri pershtypje ishte dhe argumentimi i Gjates i cili nenin 117 parag. 3 e komentonte ne nje forme tjeter. Ai deklaronte se fleta ne fjale (pra e hedhur gabimisht ne nje kuti votimi) nuk eshte nje flete qe ska ardhur nga KQZ, ajo mundet te hedhur gabimisht nga nje individ qe mund te kete qene i vjeter ne moshe apo smund te kete patur mendjen. Sipas Gjates kjo flete e hedhur ne nje kuti te gabuar nuk perben nje shkelje te ligjit, por eshte nje gabim njerezor i cili fatkeqesisht nuk rregullohet specifikisht nga asnje paragraf i ketij neni per voten e pavlefshme (duke qene se neni 117 eshte per votat e pavlefshme). Duke u bazuar ne parimet qe fleta vjen nga KQZ por per nje arsye njerezore (qe mund te jete si te qenurit i vjeter e deri tek te qenurit i pavemendshem) eshte hedhur gabimisht nuk e ben te pavlefshme ate flete votimi por, sipas Gjates, kjo hapesire e cila nuk mbushet me ligj duhet ti drejtohet kushtetutes ne te cilen prevalon e drejta e votes.

    E shtrova gjithe kete argumentim, Pifto, edhe pse e di qe te dyja keto arsyetime (si i juaji qe eshte i njejte me te zotit Bello, pak a shume, ashtu dhe Gjates) jane asgje me shume se sa interpretime te nje ligji qe ka shume hapesira. Mendimin e Gjates per hir te nje diskursi po e konsideroj dhe mendimin tim, kjo per hirin e diskursit duke qene se te dy keto mendime jane vec interpretime te nje neni qe ka shume hapesira.

      1. Pifto: “Numërimi i votave vijoi për faqe të zezë, shteti shqiptar dështoi, u desh ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar, që palët të mos përgjakeshin gjatë numërimit.”

        Nuk e di perse ne mes fut shtetin. Gjykimi i shtetit eshte i verber. Ne rastin e zgjedhjeve ne fjale shteti qeveriset nga nje qeveri nen flamurin e PD-LSI. Nese do te merreshin masa administrative-gjyqesore ndaj atyre qe pengonin/sabotonin me forma nga me te ndryshme numerimin e votave, nje pjese e tyre do te perfundonin nen hetim. Do te shihnim pastaj ne dyert e gjykatave Bracet me militantet e tij, do te behej nje katraure, do te fillonin protestat rrugeve e para institucioneve nga militantet e PS, e nje zot e di se si mund te zgjidhej kjo pune ne nje situate zgjedhore. Bracet kane llogjiken e tyre, qe shpesh ngjan me llogjiken e hajdutit qe therret: “Kapeni hajdutin!” Faktori nderkombetar eshte nje amortizator i domosdoshem, kur ndodhesh para llogjikes te oponentit politik te llojit te Braces e shokeve te tij deputete.

        Pifto: “Unë nuk besoj në Zot, por ka qënë me siguri dora e tij, e cila, pavarësisht se si vijuan zgjedhjet dhe numërimi i votave, i dha Ramës 9 apo 10 më shumë në kutitë për kryetar Bashkie sesa rivalit të tij.”

        Kjo nuk eshte as dora e Zotit, por as arithmetika e numrave te rastesishem sic e shoh ti si ateist. Nje diference e tille kaq e ngushte nuk eshte nje rezultat i rastesishem, as si shprehje e nje gare te forte, kompetitive midis dy kandidateve, por eshte rrjedhoje e nje manipulimi sistematik. Dy aspektet me te rendesishme te ketij manipulimi sistematik jane influenca e partizanllikut, militantizmit ne punen e administrates zgjedhore dhe forcave, burimeve njerezore te votes ne zona qe ndikojne per nga madhesia ne rezultatet kaq te ngushta te zgjedhjeve. Ne rastin e Tiranes duke pasur Ramen si kryetar bashkije per mbi nje dekade, te dy faktoret kane ndihmuar me shume Ramen se sa Bashen. Rama ka “investuar” ne Tirane per te krijuar kapitalin politik njerezor gjithe keto vite duke krijuar nje gjeografi administrative e politike ne favor te tij.

        Pifto e sjelle si citim: “Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur fleta e votimit nuk ka të njëjtën madhësi, ngjyrë ose formë me fletën e votimit të miratuar nga KQZ-ja.”

        Ky citim nuk presupozon se fletet e votimit te hedhura(e te cilat kane “te njejten madhesi, ngjyre ose forme me fletet e votimit te miratuar nga KQZ-ja”) qe per arsye nga me te ndryshmet jane hedhur ne kutine e gabuar, te mos konsiderohen si vullneti i lire i votuesit e te mos perfshihen ne llogaritjet e pergjitheshme te votave, duke i quajtur te pavlefeshme. Nese votuesi ka shprehur me qartesine me te madhe ne fleten e votimit vullnetin e tij politik, vetem se e ka hedhur ne nje vend te gabuar, qe eshte verifikuar nga komisioni i zgjedhjeve, cfare llogjike juridike do t’i nxirrte keto flete te pavlefeshme, duke i mohuar votuesit zerin e tij nepermjet votes.

        Pifto: “Në rast se ligjvënësi do të kishte gjetur të nevojshme cilësimin si të vlefshme edhe të atyre votave të hedhura gabimisht në kuti të tjera, do ta kishte rregulluar shprehimisht këtë, ose të paktën nuk do të kishte vendosur kufijtë kohorë të fillimit të numërimit të kutive të dyta pas mbarimit të numërimit të kutive të para, pra (që të përsëris veten për të qenë sa më i saktë), që vota e parë e kutisë së dytë numërohet pas votës së fundit të kutisë së parë.”

        Nese ligji nuk e ka parashikua nje situate te tille, kjo nuk do te thote se fituesi duhet te vendoset duke perjashtuar votat legjitime te votuesit. Hedhja ne nje kuti tjeter nuk ka deligjitimizuar vullnetin e lire te votuesit. Nese ligji ka vakum, atehere institucioni qe legjitimizon zgjedhjet dhe vendos se kush i ka fituar ato, ka mundesi ta mbushe boshllekun. Per sa i perket dritares kohore, s’ka asgje qe e pengon procesin, biles te gjitha votat mund te rinumerohen, e jam i sigurte se rezultati nuk do te jete ky i tanishmi. Eshte ne llogjiken metematikore te statistikave zgjedhore qe me nje rezultat kaq te ngushte, te kerkohet nje numerim i dyte, e te rivleresohet cdo gje. Rezultati eshte i kontestueshem per faktin e thjeshte te differences kaq te paperfilleshme.

        Apo ta bejme me “kok a pil”, ndoshta eshte me “fair” keshtu?

    1. Ligji flet shprehimisht për ngjyrë të fletës së votimit.

      Nëse kjo nuk përkon me ngjyrën që pritet, do të thotë që vota është e pavlefshme.

      Askush nuk mund të tregojë me objektivitet, se pse këto vota u gjetën në kuti të huaja, pasi votimi është i fshehtë.

      Kushdo që thotë, se ato u hodhën në lajthitje e sipër spekulon dhe rezultati zgjedhor hetohet vetëm duke vlerësuar fakte të provuara.

      Unë nuk e di, por PS mund të thotë, që shumë veta u vendosën nën presion për dhënien e votës konkuruesit të Ramës dhe u detyruan ta fotografojnë votën e tyre. Të poshtëruar nga kjo dhunë politike, shfrytëzuan momentin e fundit për ta bërë votën e tyre te pavlefshme dhe e hodhën në kutinë e gabuar.

      Edhe ky mund të ketë qenë vullneti i zgjedhësit.

      E dimë ne se nuk është kështu, kur vota është e fshehtë?

      E dimë këtë ne?

  2. Me e pakta qe mund te thuhet eshte se ligji nuk parashikon asgje ne lidhje me votat qe hidhen jo ne kutine e caktuar. Keshtu qe KQZ vendos per keto vota dhe instanca e fundit eshte Kolegji Zgjedhor qe ben nje interpretim te ligjit elektoral dhe hedh poshte apo le ne fuqi vendimin e KQZ’se.

    Po te shkojme me tej mund te themi se votat e hedhura per njerin kandidat por qe votuesi ka ngaterruar kutine jane te vlefshme duke ju referuar nenit 117 te Kodit Zgjedhor ku parashikohen qarte se cilat flete jane vota te pavlefshme. Pika e ketij neni i cili flet per madhesine, ngjyren, formen e fletes se votimit te miratuar nga KQZ’ja sipas interpretimit te juristit Gjata qe ka qene dhe kryetar KQZ’je, ka te beje me origjinalitetin e fletes. Dmth. fleta duhet te jete ajo qe ka miratuar KQZ dhe jo ndonje cope pacavure qe mund te sjelle cilido dhe i perngjan pak ose shume origjinales, ndryshe eshte e pavlefshme.

    Fletet per te cilat behet fjale kane te gjitha elementet qe duhet te kete nje flete qe quhet vote e vlefshme, vetem se eshte ngaterruar kutia gabimisht nga votuesi ose i shtyre me qellim nga ai komisioner qe ka qene i ngarkuar per te ndihmuar votuesit ne kete gje sic kane bere shume komisionere te tille socialiste.

    Çeshtja ketu eshte a do njihet vullneti i votuesve tiranas apo jo? Nje votues ka shprehur vullnetin e tij duke votuar per Bashen ose Ramen, por gabimisht ose i shtyre drejt ketij gabimi ka ngaterruar kutine, t’i mohojme vullnetin ketij votuesi?

    Nese ju mohohet vullneti votuesve me te tilla interpretime fallco atehere kot qe njerezit votojne.

    Kutite e votimit kane qene te gjitha me te njejten ngjyre, ka faj votuesi per kete? Po ç’dallim ka kutia e kryetarit me ate te keshillit apo minibashkise pervecse ju lehteson punen numeruesve? Votuesi e ka hedhur fleten e tij te votimit ne kutine PERKATESE, ate kuti qe ka pasur para ne QV dhe jo ne ndonje kuti jashte kesaj qendre apo diku tek banjot e qendres.

    Vende te tjera kane si praktike edhe mundesine qe nje votues te mund te nderroje zgjedhjen e tij. E gjitha kjo behet qe vullneti i qytetarit te mos humbase, ajo zgjedhje e tij qe shprehet permes fletes se votimit, te njihet, numerohet dhe te jape apo delegoje pushtetin.

    Tirana e ka refuzuar Edi Ramen. Kjo ka qene beteja e vertete dhe verdikti politik me i mire i dhene nga qytetaret. Jo se vota nuk eshte e njellojte si ne Tirane, Konispol apo Vermosh, por informacioni i votuesve, si nje element ose kusht i pashkruar per zgjedhesit, eshte shume here me i madh se ne zonat e tjera.

    PD’ja ne Tirane ka fituar 7 nga 11 minibashkite, pra shumicen e ketyre njesive, kontrollon me partite e tjera te koalicionit keshillin bashkiak dhe realisht Basha ka me shume vota se Rama, por qe keto vota gabimisht jane hedhur ne kutine jo te kryetarit. Tirana eshte blu. Te ja u mohojme kete fitore Bashes dhe PD-se pse nje numer votuesish kane ngaterruar kutine? Nuk mund dhe nuk duhet te ndodhe kjo. KQZ’ja qe per Tiranen eshte edhe KZAZ e madhe keto vota duhet t’i numeroje, si vulllnet i qytetareve dhe t’i fuse ne rezultat, pastaj ai kandidat ose subjekt qe ka ankesa ta coje ceshtjen ne gjykate.

    Tirana refuzoi nje politikan diletant, qe ktheu te premtet e zeza per kete qytet, refuzoi politiken e dhunes dhe dhunen e politikes, refuzoi nje person qe ju kerkon voten per te administruar komunitetin e tyre por kete besim e perdor per konflikte politike per karrieren e tij dhe qe kishte te pakten 4 vitet e fundit qe paguhej si kryetar bashkie por nuk merrej asnje dite me kete pune. Refuzoi gjendjen e Tiranes aktuale dhe fushaten e baltes dhe bolshevike per te votuar per nje alternative, program dhe fushate qytetare qe ne fund te dites do te kishte nje Tirane me te mire per te gjithe.

    10 votat e marra nga Rama duke mohuar e kerkuar te mos numerohen votat po aq legjitime e te vlefshme te Bashes, nuk e shpetojne Ramen.

    1. …”Te ja u mohojme kete fitore Bashes dhe PD-se pse nje numer votuesish kane ngaterruar kutine? …”

      Ignorantia juris non excusat

      1. dod,

        E pa aplikueshme ne rastin ne fjale. Votuesi qe hodhi voten ne kutine e gabuar, nuk ka shkelur ndonje ligj civil apo penal.

        Nese pedagogu do t’i kerkonte studentit te perdorite kete shprehje ne nje gjykim(e studenti ta kishte perafruar me rrethanat qe po diskutojme), per te pare nese studenti e dekodifikon si duhet kuptimin e kesaj shprehje juridike, jam i sigurte se nese do te kishte bere nje lidhje te tille(pa lidhje), midis thyerjes se ligjit dhe hedhjes te votes ne kutine e gabuar, nuk do ta kishte konsideruar si te sakte, qofte edhe si nje lloj figuracioni(gje qe nuk eshte e pranueshme ne llogjiken juridike).

        1. RM:

          Mos e lexo fjale per fjale ate cfare solla me lart. Ishte thjesht nje perpjekje per ti rene shkurt llafeve (te mia).

          Por meqe me kerkohet te spjegohem, ashtu sic e sjell ne dukje edhe Pifto me lart, ligji 106 eshte me se i qarte, kur specifikon se …”Zgjedhësi, …. e hedh fletën e votimit në kutinë përkatëse të votimit”…

          Pra ligja e merr te mirekuptuar se cdokush qe merr pjese ne votim e ka te qarte se kush eshte kutia perkatese.Nese ata nuk e dine, dhe per kete arsye veprimi i tyre krijon pergjegjesi, ne rastin tone klasifikimin e votes se tyre si te pavlefshme, pala e demtuar nuk mund te thote se ka gabuar, se ia kane hedhur, se i kane mohuar te drejten per te zgjedhur etj, etj, dhe si pasoje ka ngaterruar kutine e votimit, apo menyren e seleksionimit te kandidatit te vet.
          Here tjeter, i do thene pales se demtuar, hap syte, ji me i/e vemendeshem, mesohu te kuptosh dhe ndjekesh instruksionet qe ofrohen, dhe nese prap ke veshtiresi, kerkoji ndihme personit apo entit kompetent.

          Per mua s`ka asnje vend per interpretim apo keqkuptim.
          Ose cdo interpretim apo keqkuptim mund te jete i natyrave te tjera, por jo i asaj legale.

          Le te ndiqet ligji.
          Cfare eshte e drejte eshte e drejte.
          Cfare eshte e gabuar eshte e gabuar.

          Mund te spekulohet se cfare ligja nenkupton me “kutine perkates”, mund te mos jete e qarte. Por kjo do te ishte nje paqartesi e barabarte per te gjitha palet. Apo jo?

          Une mendoj se keto jane dhimbje te rritjes si shoqeri.
          Menyra se si do trajtohet e zgjidhet si problem, me teper se sa votimet vete ( une nuk kam asnje lloj iluzioni se resultatet e tyre do te thone ndonje gje per jeten e perditshme te qytetareve) do te jene me te vertet nje test per politiken shqiptare.

          Te pakten keshtu e shoh…

  3. Harrova dhe dicka, numerimi per kryetarin dhe keshillin ne Tirane eshte bere i alternuar. Numeroheshin dy kuti per kryetarin dhe pastaj vazhdohej me dy kuti per keshillin dhe riperseritej ky proces deri ne fund. Pra ka qene nje proces numerimi i njekohshem per kryetarin dhe keshillim, vetem per minibashkite ka qene me i vone. Kjo nuk eshte bere se keshtu ju shkoi ne mendje komisionereve dhe numeruesve por e parashikon ligji elektoral pikerisht ne nenin 116/a. Vini re se si mundohet te keqinterpretoje kete nen me siper autori pak plagjiator.

  4. @ dod

    Zakonisht kjo eshte per akuzat kriminale (p.sh s’mund te thuash qe nuk e dija se vrasja apo vjedhja eshte krim) dhe futi nje gugell se ke plot raste kur injoranca e ligjit ka qene perjashtim ose shfajesim qe eshte njohur apo pranuar nga gjykatat per te mos u shpallur fajtor personi qe ka qene paditur per nje krim.

  5. Në këtë pikë që kanë ardhur punët, besoj se zgjidhja mund të vijë vetëm duke zbatuar, formalisht dhe me ftohtësi, ligjin.

    Ligjin ashtu siç është, me gjithë mangësitë dhe idiotësitë e tij; me kundërtitë dhe inkonsistencat.

    (Kush e ka hartuar atë ligj, duhet dënuar të punojë së paku 3 vjet si polic trafiku, për të vënë mend; nuk i falet që të mos ketë sqaruar, të zezë mbi të bardhë, si veprohet në rastet kur vota hidhet në kuti të gabuar.)

    Argumentet e tipit “votën nuk do ta lëmë të na e vjedhin” ose “çdo votë duhet marrë parasysh” nuk kanë asnjë vlerë formale dhe as që duhen përmendur. Me argumente të këtij lloji, mund të nxirrnim përfundimin (moral) se asnjëra palë nuk ka fituar, sa kohë që vetëm 30% e qytetarëve kanë votuar…

    Them se duhen numëruar vetëm ato vota që ligji ekzistues i konsideron si të vlefshme; bonsensi dhe “gabimi njerëzor” nuk vijnë në vështrim.

    Rregullat (ligji zgjedhor) vërtet mund të ndërrohen e të ndreqen pasi ka përfunduar loja, por rregullat e reja s’mund të kenë vlerë retroaktive dhe të zbatohen pikërisht ndaj ngjarjes që e ka nxjerrë në pah mangësinë.

    Çështja me sa duket do të përfundojë në Gjykatë – nuk shoh rrugë tjetër.

    Për fat të keq, shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe Tirana në veçanti nuk janë gati për ta përballuar këtë situatë; dhe politikanët, me deklaratat e tyre, nuk po ndihmojnë. Institucioneve që duhej të ndërhynin, u mungon autoriteti i nevojshëm; dhe mileti në përgjithësi nuk e kupton rëndësinë e gjyqësorit në këtë mes (as ia ka shpjeguar kush).

    Normalisht, pasi KQZ-ja të shpallë rezultatin në bazë të të dhënave që ka dhe të ligjit ekzistues, pala humbëse mund t’i drejtohet Gjykatës, nëse mendon se i është bërë padrejtësi ose ka pasur gabime në zbatimin dhe interpretimin e ligjit.

    Për të evituar trazirat, politikanët duhej t’u shpjegonin njerëzve se ky proces arbitrimi nga Gjykata do të kërkojë kohë dhe durim.

    Për mua, votat e hedhura në kuti të gabuar janë vota të pavlefshme; qëllimi i votuesit nuk mund të merret në konsideratë, sepse qëllimin askush nuk mund ta dijë. Megjithatë, unë nuk jam ekspert as jurist; opinioni im është një opinion dhe asgjë më tepër; çështja është formale dhe kërkon gjykim formal ekspertësh në nivelet më të larta institucionale.

    1. Mua ne fakt me cakerdis fakti qe ne prani te nje sistemi zgjedhor lokal kaq IDIOT, vetem 100 vota paskan gabuar adrese. Do isha sh. kurioz te di kush jane hajvanet qe e hartuan at ligj. Jo polic trafiku, po punetore komunalje duhet ti bejne.

      Sidoqofte ligji eshte ky qe eshte, dhe ata 100 sylesha le te vajtojne fashistin e tyre trim si u ka hije

  6. Të më falni, se as që ja kam idenë se si votohet në Shqipëri, por me aq sa kam parë në Tv për votimet që bëheshin në Afganistan, shikoja që pas çdo kutie votimi qëndronte një vëzhgues që, sa herë afrohej një votues i ngre dhe i ul një biçim kapaku hapsirës ku futet vota.
    Për të qënë i sinqertë, në votimet italiane nuk i kam parë kutitë e votimit me atë kapakun, por… gjithmonë është i pranishëm dikush, një apo më shumë vëzhgues, që kontrollojnë dhe i tregojnë votuesit se në cilën kuti duhet ta hedhë votën.

    P.s: Atyre që janë partizanë të “gabimit njerzor” do t’iu bëja një pyetje: Një fletë votimi me një kryq të madh (sa e gjithë fleta), a është e vlefshme? Po sikur gjyshi im, me një zell të tepruar për militantizmin e tij, ta ketë bërë atë kryq me qendër tek kutia e kandidatit të tij të preferuar? A mund t’i njihet si e vlefshme kjo votë?
    jo zotrinj; «La legge non ammette ignoranza» (Lex ignorantia negat)… Ligji nuk e njeh/pranon injorancën.

  7. Thote Arjan Vasjari tek nje artikull i gazetes Mapo:

    Por, pretendimi i opozitës është edhe politikisht jokorrekt. Për dy vjet me radhë ajo themeloi një kauzë politike që kishte në qendër të saj respektin e munguar për votën e qytetarit. Ndonëse mbi një pandehmë dhe jo mbi një fakt, ajo akuzoi pushtetin se nuk kishte respektuar vullnetin e zgjedhësve. Tani, kur është përballë një fakti të qartë dhe jo një pandehme si atëherë, ajo po synon t’i ekzekutojë, me një të rënë të lapsit, si të pavlera ato fletëvotimi që bëjnë diferencën mes Lulzim Bashë dhe Edi Ramës. E nënvizoj, jo si të pavlefshme, sepse ato e manifestojnë pa asnjë ekuivok vullnetin e qytetarëve, por si të pavlera, sepse, për opozitën, nuk është esencial vullneti që gjendet në ato fletëvotimi, por lloji i kutisë ku janë hedhur. A bëhet më qesharake?

    Megjithate, ligji s’duhet te anashkalohet ne emer te votes apo demokracise.

    Tjeter pune se tek ne kauzat morale dhe principet jane po aq hipokrite sa maliqezimet ne emer te ligjit.

  8. Kur sheh tek transmetimi në direkt i BW-eb se turmat qëndrojnë stoike përballë godinës së KQZ, deputetë që kapërcejnë trupa policësh të pafuqishëm për të ndërhyrë më me energji, njerëz që shajnë, bërtasin, godasin dhe kërkojnë të destabilizojnë personat që taksapaguesit paguajnë për mbarvajtjen e qeverisjes së vendit ku ata jetojnë, trishtimi është i pashmangshëm.
    Kjo u pa që të dielën, ku të dyja palët kërcëlliten dhëmbët dhe pranuan se kanditati (ët) kishte fituar. Dhe ja sot jemi e merkurë, dhjetë ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, dhe akoma s’ka një fitues.
    Në Shqipër, fatkeqsisht për ata që janë ordoksë të ligjit, ai nuk funksionon; është dhuna, përplasja, forca, sharja, tkurrja, kërcënimi, injorimi, që kanë zënë rrënjë në mentalitetin e politikanëve që ngrejnë turmat nësulm kundër institucioneve të shtetit, kundër godinave dhe ligjeve që i japin shqiptarëve siguri në vazhdimin e reformave, modernizimit.
    Të presim.

  9. asnjanes, nuk jam ekspert i ligjit dhe prandaj nuk kam nderhyre ne kete debat ligjor por di te lexoj kodin penal i cili ne nenin 237 thote”goditjet per shkak te detyres denohen me gjobe dhe deri me tre vjet burg”, neni 235 “kundershtimi qe i behet nje punonjesi qe kryen nje detyre shteterore apo nje sherbim perben VEPER PENALE dhe denohet me burgim deri ne gjashte muaj”, neni 223 thirrjet per veprime te dhunshme te bera publikisht denohen me gjobe dhe deri ne tre vjet burg.

    Meqe po e ndiqkerke ne news 24 mos pe gje ndonje deputet socialist qe goditi policet per shkak te detyres? Por ndonje kundershtim nga ata deputete a pe? Por ndonje thirrje per revolte popullore pas mbledhjes se grupit parlamentar socialist te bere nga kryetari Ruci a mos lexove?
    Nese po a ke ndonje mendim per kete?

  10. ”’Për Bashkinë e Tiranës, zgjedhësi voton më katër fletë votimi me ngjyra të ndryshme, një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, një për Këshillin e Bashkisë së Tiranës, një për kryetarin e njësisë bashkiake dhe një për këshillin e njësisë bashkiake.””

    Per Bashkine e Tiranes, zgjedhesi voton…….

    Zgjedhesi voton per bashkine e Tiranes.

    Ekzistenca e votes lidhet me bashkine, ai eshte votues sepse ekziston bashkia (pastaj kjo si institucion ka nendarjet e veta).
    Pra nga ana esenciale (ose substanciale) ajo vote eshte e vlefshme per Bashkine e Tiranes.

    Askush nuk mund te pohoje dot se per bashkine si institucion ajo eshte e pavlefshme.

    Problemi i takon nje hallke te proçedures, hallkes finale, hedhjen ne kuti.
    Ngaqe s’kemi nje kuti, i takon hedhjes ne kutine e duhur.

    Proçedura s’te fal, eshte si te jesh i pire dhe ti vesh unazen ne gisht nje dasmoreje e jo nuses, hapu dhé te futesh.

    Pra nga ana formale, s’ke çi ben, proçedura eshte shkelur, kemi ‘vizio’.

    Tani çeshtja eshte nese kjo shkelje e proçedures mund ta pavleftoje voten apo jo.

    Tek kontratat ekziston parimi i mirebesimit (buona fede), qe nder te tjera mundeson edhe riformulimin e kontrates.

    Vota quhet edhe kontrata e individit me shoqerine. Se sa mund te krahasohet vota me kontraten, kjo eshte spekullative, po meqe po spekullojme une do merrja parasysh parimin e mirebesimit.

    Gjithsesi, duhet pare ç’karakteristika ka doktrina jone (nese ekziston) , nese e ka te veten qendersine e vullnetit apo jo, ose e thene ndryshe, ne mungese te shprehimishtes ka me shume vlere intepretimi esencial apo formal.
    Cndodh ne doktrinen tone, ne rastet kur interpretimi esencial bie ndesh me interpretimin formal ?

    Per mendimim tim, nese doktrina ndjek nje linje te caktuar, atehere edhe ne kete rast duhet ndjekur pa i ngelur qejfi askujt, ia leme tradites se mendimit qe te vendose.

    1. hyllin

      ngatërron diçka kur merr për analogji raste nga e drejta civile.

      Ushtrimi i të drejtës së votës është një veprim i natyrës administrative dhe rregullohet nga e drejta publike, e cila elementin formë e konsideron përcaktues. Ku ka shkelje formale, pra ku kryhen gabime procedurale shkaktohen automatikisht pavlefshmëri në kuptimin material të fjalës.

      Në të drejtën civile palët janë të lira të përcaktojnë formën e vijim të marrëdhënies juridike, për sa kohë kjo nuk bie ndesh me ligjin dhe me zakonet e mira.

      Votuesi nuk ka lidhur asnjë kontratë me askënd dhe ca më pak ka të drejtën e përcaktimit të elementëve formalë për mënyrën e ushtrimit të së drejtës së tij.

      Në të drejtën administrative ekziston mundësia e korrigjimit të gabimit të kryer në formë për t’i dhënë më pas fuqi ligjore veprimit juridik, por për këtë duhen detyrimisht të plotësohen disa kritere.

      E para dhe më e rëndësishmja është që duhet të dihen se kush janë palët e kësaj marrëdhënie.

      Pa palë që ka gabuar, nuk ka korrigjim të veprimit të gabuar. Vetëm pala që ka gabuar ka të drejtë të kërkojë ndreqjen e veprimit të saj.

      Nëse besohet se pala e gabuar është zgjedhësi, ky nuk mund të kërkojë asnjëherë korrigjimin e gabimit të tij formal për dhënien e votës, pasi bie ndesh me parimin e votës së fshehtë. Nga ana tjetër çdokush ka të drejtë të pretendojë se e ka hedhur votën e gabuar, për motive nga më të ndryshmet dhe edhe kjo nuk është diçka që vërtetohet dot për të njëjtën arsye.

      Pretendimi që zgjedhës të matufosur kanë ngatërruar kutitë zgjedhore nuk mund të bëhet i vlefshëm, pasi ligji parashikon mënyrën e votimit për persona me aftësi të kufizuara. Nëse është i vërtetë ky pohim, pra që vërtetë ka pasur idiotë të tillë që fletën e kuqe e kanë hedhur në kutinë blu, pala tjetër, pra ajo që humbet nga akti i korrigjimit mund të kërkojë që atyre t’u hiqet zotësia për të vepruar dhe kështu automatikisht edhe e drejta e votës.

      Po kësaj rruge as edhe që i hyhet fare sepse kështu punët nuk do të mbaronin kurrë.

      Dhe për këto arsye

      Ligjvënësi në shërbim të interesit publik parashikon elementë formalë me një domethënie përcaktuese, me qëllim për të garantuar paqen dhe sigurinë juridike në marrëdhëniet juridike.

      Një afat parashkrimi ekziston jo për dëfrimin e trilleve të shtetit apo si fetish burokratik, por sepse shteti dhe shtetasit kanë nevojë që të dinë se në cilën formë dhe cilat afate ushtrohet një e drejtë, në mënyrë që pas shuarjes së saj, të merren menjëherë me gjëra të tjera.

      NUk kam kohë që të shkruaj shumë, por hedhja e votës në një kuti tjetër nuk është një veprim i cili mund të zhbëhet, pra që vota të konsiderohet sikur të jetë hedhur në kutinë e duhur, pasi

      1. Ligjvënësi nuk e ka parashikuar këtë
      2. Ky mund të ketë qenë vullneti i zgjedhësit, dhe diçka tjetër nuk mund ta mësojmë dot kurrë
      3. Ndarja ligjore “fletë votimi për X” – “kuti votimi për X” dhe “fletë votimi për Y” – “kuti votimi për Y” është shumë më domethënëse se një pengesë që mund ta këputësh me një pincë telash për ta korrigjuar.

  11. Politikus, pse nxehesh ti?! Shume mire e kishe parashikuar ti, madje qe perpara nje muaji e kishe thene se keto zgjedhje do prisheshin. Tani qe te doli llafi, duhet te jesh i gezuar e jo te me hedhesh vickela mu si nje vajze e vogel.

    E vertete; ti prisje qe kete ta bente opozita e jo Saliu, ose kishe parashikuar qe kjo do ndodhte andej nga ora 12:30 e dites se votimit – por te lutem, e dime qe je njerezor, teper njerezor, e nuk prisnim prej teje edhe detajet.

    Vetem per nje gje ke faj. Qe pas zgjedhjeve u rehatove e nuk e vrave me mendjen. Pe se gjerat po shkonin vaj dhe kujtove se mbaroi, Saliu ia hodhi perfundimisht. Ketu gabove, pranoje. Une edhe te paralajmerova madje, thashe: mos e kini hiç merak ate pune se Saliut i eshte bere ves kjo Djegia e Shqiperise. Por ti hiç.

    1. Ullinit

      Nje koqe ullini pashe ne dritare,

      dhe syte mu mbushen me lot,

      ah sikur te kish kokrra, thashe me vete

      tundimit per tja sill s’do i rezistoja dot.

      Ullin i vyshkur, peme pa kokrra,

      mos u lodh me komplikime,

      mjaft o nyje fole dokrra

      ik me mire, e bej hartime.

      Ti kujton se je i mcefet,

      qyqa none, ke bo flluske,

      por nga penda me dukesh i flashket,

      dhe nga llafet je si zuske.

      Hik tashi e na le rehat,

      se per ty nuk kemi vakt,

      aman o zot se na plase veshet,

      e ket here po ta them me takt.

      1. Bukur, me pelqeve. Bejten tjeter e dua me tradicionale, pra theksoje me fort kete elementin erotiko-pervers.

        p.s. merita per kete bejte kaq te kendshme qe politikusi na ofroi, duhet t’i shkojne edhe Hyllinit, prej nga vjen edhe emri i Ullinit qe kaq shume e eksitoi politikusin.
        Desha qe me kete nofke, t’i tregoja atij, Hyllinit, gjithe perkrahjen e mirekuptimin tim ne kete nate te veshtire, gjate te ciles do i duhet te bej bashke zemren qe i rreh per Saliun dhe njekohesisht namit te tij si Nacionalist i modh. Qe nuk eshte pune e lehte, kuptohet pernjehere, se Saliu eshte ai qe shet truallin kombetar dhe qe pa asnje teklif shtin mbi Shqiptaret. T’i besh bashke keto, me Nacionalizmin, eshte e njejta kontradikte si ajo e lubonjes qe ben bashke mungesen e dashurise per kombin me mendimin se keshtu e do vertete kombin. Hajt mo. Te pakten do ndaj te njejtin mendim me Lubonjen, ne lidhje me çeshtjen, kesaj rradhe 🙂

  12. Siguria e kutive të votimit, jo rastësisht, është moment i rregulluar me imtësi në kod, dhe sidoqoftë pararend jo vetëm momentin e numërimit të votës por edhe vetë përcaktimin e votave si të vlefshme ose jo (shih nenet 113-116 të kodit). Në mendimin tim (pasi doktrinën e kam parë relativisht modeste në këtë drejtim), në interpretim të asaj që është parashikuar në kod, siguria e kutive të votimit përfaqëson një condicio sine qua non, që lejon të flitet më pas për numërim të votave dhe fletë votimi të vlefshme apo të pavlefshme. Me fjalë të tjera integriteti i kutive nuk mund të preket duke pretenduar të diktohen a posteriori, fletët që DUHEJ të ndodheshin në kuti.

  13. Kjo puna e ngaterreses se kutise per votat qe ne baze te ligjit jane te rregullta dhe shprehin nje vullnet, eshte si shembulli i nje pensionisti qe harron daten kur merr pensionin. Edhe pse ka kaluar dita e caktuar pensionisti nuk e humbet pensionin e e atij muaji por kjo shume parash ruhet dhe e merr muajin tjeter ose kur te kujtohet. Njejte mund te thuhet edhe per keto vota, qe cdo element e kane te rregullt dhe aty ku flitet per votat e pavlefshme ne Kodin Zgjedhor, askund nuk permendet qe nje vote eshte e pavlefshme pse ngaterron kutine. Cdo vote e rregullt, qe ne baze te ligjit nuk klasifikohet si e pavlefshme, duhet numeruar dhe pasqyruar si rezultat nga KQZ-ja, pastaj nese dikush ka interpretime te tjera ose ankesa t’i drejtohet gjykates.

  14. Shif sa lezeçëm sugjeron neni 117, shkronja e:

    …….
    e) nuk është e qartë se për kë është votuar; ose
    …..

    Po ti Metal Boy preferon lojë kukamçfeti me kuti, ose legjenda urbane me pensionistë. Punë e madhe, tha.

  15. Po i futem prape futbollit: mbaroi ndeshja finale. Rama fitoi me penallti pas mbarimit barazim te kohes se rregullt dhe te kohes shtese. Tani gjyqtari thote: prisni pak se ndeshja nuk kishte mbaruar me rrezultatin qe duhej sepse une tani vendos qe jane te vlefshem edhe golat qe jane bere me sulmuesit ne pozicion jashte loje. dhe meqe Basha kishte bere nja dhjete gola ne pozicion ofsajdi, madje dhe dy me dore e kishte fituar ndeshjen.
    çeshtja teknike (numerimi i votave te futura ne kutite e gabuara) rrjedh nga nje çeshtje parimore: moszbatimi i ligjit ne fuqi, dhe me keq, ne prani te mungesave te ketij ligji, ndryshimi i tij ne rruge e siper, me procesin e numerimit ne zhvillim.
    jane ca gjera te erreta: zgjatja e numerimit, rreshtimi nga njera ane e kryetarit te komisionit zgjedhor, perqendrimi i tensionit politik tek zgjedhjet vendore vetem ne Tirane, diferenca shume e paket e votave…
    po te permbyset rrezultati i zgjedhjeve me ane te votave te kutive te tjera kemi thjesht nje shkelje ligjore qe çon ne vazhdimin e “grushtit te shtetit” qe qeveria filloi me heqjen e te drejtave themelore qe ne janar ma vrasjet ne shesh.
    S’kemi ç’te presim tjeter: ky stan kete bulmet ka: pala politike tani ne fuqi zgjedhjet i fallsifikoi para 1997, hyri ne zyren e kryeministrit Nano (tani kumbaro i Berishes) me te shtena automatiku, mori televizionin shqiptar, sekuestroi tankun e gardes, krijoi terror psikologjik para 1997 dhe pas 2005, masakroi njerezit ne mes te Tiranes ne janar, persekutoi gazetaret, po “arreston” deputetet.
    ne po flasim per dhjete vota, po le te kujtojme njerezit e vrare ne mes te sheshit.
    sidoqofte per numerimin e rinumerimin e votave, edhe pse nga ana juridike duhet te sqarojne specialistet, kjo gje vlen per te ardhmen e jo per keto zgjedhje.
    por edhe po te fitoje basha zgjedhjet duke rekuperuar votat e preshit ne kutite e lulelakres s’kemi ndonje te re, vetem mosfunksionim te shtetit te se drejtes ne nje vend ku s’ka funksionuar ndonjehere.
    Rrofte Shqiperia etnike!
    Nipi

  16. ”’Ushtrimi i të drejtës së votës është një veprim i natyrës administrative dhe rregullohet nga e drejta publike, e cila elementin formë e konsideron përcaktues. Ku ka shkelje formale, pra ku kryhen gabime procedurale shkaktohen automatikisht pavlefshmëri në kuptimin material të fjalës.”’

    Si interpretim formalist nuk i levizet presja.
    Me metaforen e kontrates (sociale) dhe parimit te mirebesimit doja ta ngrija ne rrafshin e mendimit politik dhe te se drejtes, pasi siç e thashe edhe interpretimit esencialist nuk i levizet dot presja e ne mungese te shprehimishtes te dyja jane njesoj te vlefshme, rrjedhimisht une do pranoja ate interpretim qe doktrina mban si te tradites.

    Jo ne kuptimin e preçedentit, por si eshte prirja e pergjithshme e gjykimit te rasteve te tilla ne zonat gri apo lakunat.

    Te gjithe biem dakort se kjo fatispecie konkrete duhet te ish parashikuar ne ligj, pasi eshte absurde qe nje fatispecie konkrete (dhe e rendomte) te injorohet, aq me teper ne Shqiperi, po ja qe eshte injoruar, ky eshte fakt.

    Une parapelqej traditen, ne kuptimin e krahasimit per te mbushur zbrazetine, po mund te perdoret edhe parimi qe perderisa ligji nuk i cileson shprehimisht te pavlefshme atehere jane te vlefshme.
    Me duket se ky eshte parim logjik, perderisa nuk ndalohet nje gje atehere lejohet.

    Per ta riformuluar dhe njehere çeshtjen, ka zbrazeti ligjore apo jo ?
    Po sepse fatispecia konkrete e hedhjes se votes ne kutine e gabuar nuk eshte parashikuar.
    Si mbushet zbrazetia ?

    1 – tradita, krahasimi, cili interpretim gjendet me shpesh.
    2- parimi se çfare ligji nuk e ndalon atehere e lejon (kete e perdorim gjeresisht ne jeten e perditshme , biles qe nga ky parim ka ardhur parimi tjeter se padija e ligjit nuk te fal ).

    Nuk di ne ka menyra te tjera , mua keto te dyja me vijne ndermend.

    Nese nderkaq do mbrohet pozicioni se deduktohet kenaqshem me keto fatispecie te parashikuara, atehere s’ka kuptim te flitet per zbrazeti ligjore, zone gri etj

    1. Kjo puna e boshllëkut ligjor po përflitet shumë këto ditë. Megjithatë ligji thotë në nenin 97 parag. 3 të Kodit Zgjedhor:

      “Për Bashkinë e Tiranës, zgjedhësi voton më katër fletë votimi me ngjyra të ndryshme, një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, një për Këshillin e Bashkisë së Tiranës, një për kryetarin e njësisë bashkiake dhe një për këshillin e njësisë bashkiake.”

      dhe më pas në nenin 104 parag. 3 të Kodit Zgjedhor për kutitë e votimit:

      “Për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Tiranës në qendrën e votimit vendosen katër kuti votimi, një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, një për Këshillin e Bashkisë së Tiranës, një për kryetarin e njësisë bashkiake dhe një për këshillin e njësisë bashkiake.”

      dhe më pas në nenin 117 parag. 3, germa a të Kodit Zgjedhor për votat e pavlefshme:

      “Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur fleta e votimit nuk ka të njëjtën madhësi, ngjyrë ose formë me fletën e votimit të miratuar nga KQZ-ja.”

      KQZ ka parashikuar ngjyrën e fletës së votimit X dhe ligji parashikon se kjo fletë votimi X hidhet në kutinë e votimit X. Ligji nuk parashikon përdorimin e kutive në mënyrë fakultative por e precizon, se ka katër fletë votimi të ndryshme, të cilat hidhen në kutitë përkatëse, të cilat janë gjithashtu katër.

      Ngjyra është një element thelbësor e cila nuk është parashikuar për t’ua ëmbëlsuar ditën e zgjedhjeve votuesve, por për të rregulluar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor sipas një mënyre të caktuar.

      Dhe vetëm sipas kësaj mënyre!

      Në disa raste kjo mënyrë është anashkaluar, për arsye që nuk dihet dhe për të cilat nuk ka asnjë mundësi të mësohen ndonjëherë.

      Në këto rrethana nuk mbetet asnjë hapësirë për interpretimin e ligjit apo për pranimin se këto fletë janë hedhur në mënyrë korrekte.

      Çdo veprim tjetër është anashkalim i ligjit, i cili përcakton vetëm një formë për vijimin e procesit.

      Anashkalimi i ligjit në këtë rast nuk është as më shumë e as më pak se shkelje e ligjit.

      Ligji parashikon edhe çështjen e formës dhe madhësisë së ndryshme të fletëve të votimit. Me do mëndja, që fletët e votimit në Shqipëri janë të paktë me madhësi të ndryshme. Edhe këtu vlen detyrimisht e njëjta gjë si në rastin e ngjyrës.

      Në rast se për ligjvënësin kjo çështja e kutive nuk do të kishte rëndësi, atëherë nuk do të ishte parashikuar nevoja e kutive të ndryshme për çdo fletë votimi.

      Por ligji e bën këtë në mënyrë që një kandidat apo forcë politike të thotë dot: Në kë zonë kam marrë kaq vota të cilat gjenden në kutitë përkatëse, por edhe ca të tjera, që gjenden diku tjetër.

      Ligji më shkoqur nuk ka se si të jetë.

      Në Gjermani ka gjithnjë më shumë se një fletë votimi, të cilat hidhen në një kuti të vetme. Kur bëhen zgjedhje në rrugë postare, fletët e votimit me ngjyra të ndryshme futen në zarfe përkatëse.

      Ndërrimi i zarfeve e bën fletën e votimit të pavlefshme.

      1. Kurse në Itali, siç pyeta një mik timin që edhe këto ditë (dhe prej 20 vjetësh) ka qenë kryetar i një qendre votimi (presidente di seggio) ka gjithmonë shumë kuti dhe shumë skeda me ngjyra të ndryshme. Ndodh goxha shpesh që skedat të hidhen në kutitë e gabuara (momente dyndjeje votuesish, të moshuar që ngatërrojnë kutitë). Kur e vënë re në çast dikush nga komisioni e hap dhe e nxjerr votën për ta hedhur në kutinë e duhur. Përndryshe, kur fillon numërimi i votave gjëja e parë që bëhet mbas hapjes së kutive është nxjerrja e atyre që janë hedhur në kutitë e gabuara dhe hedhja në kutitë e duhura (e rëndësishme: pa e lexuar votën). Më tha, ama, që këtë e parashikon ligji.
        Po këtu sistemi është fare ndryshe nga ai i Shqipërisë. Ekziton mundësia teorike që i gjithë komisioni të jetë i të njëjtës forcë politike…

  17. Ç’farë jemi duke diskutuar ne ketu?
    Se pari, cila eshte më e rendesishme ne demokraci, kush del fituesi, apo normaliteti i vetë proçesit, ecja e natyrshme e tij ?
    Se dyti, a janë të pjekur palët, të matur, ose te mençur, apo u ka kercyer damari instiktiv i “fitores” së patjetërshme?
    A ka vlera loja e zgjedhjeve, loja e argumenteve juridike te pafund, kur ajo po i çon palët ne extrem? A është më me vlerë fitorja patjetër e dikujt me nji çmim: dalja jashte kornizes demokratike, jashtë sistemit me pasoja te mundshme fikje te tjera jetesh njerezore, që hidhen ne fushë e betejes si banzajt japoneze te luftes se dyte boterore, shkatërrim të vetë sistemit, ç’balamcim total të shtetit dhe të tjera
    A është ky rasti i pari ne zgjedhjet ne Shqperi, apo po perseritet ne çdo zgjedhjeje?
    Ne zgjedhjet ne Shqiperi anormalje e numerimit dhe renditjes se fituesit eshte kthyer tashme ne nji normale te procesit, konstatimet jane shendruar ne nji pjese e pandashme e tij ne çdo rast, fitore “e imja” me ç’do mjet, ligj, menyrë, manipulim, gjykatë , arsyetim, llogjikë, argumentim juridik dhe nje liste të pafund , ku edhe formulat matematike te derivatit, limitit dhe log do të gjendeshin në vështërsi.
    Zgjedhjet jane kthyer ne nji moment friksues, trembes, gogol demokracik. Ne ç’do rast zgjedhjesh per deputute, ose lokale, është e vështirë të gjesh nji rast normal, ku kanidati humbes ç’faqet bashkë me fituesin dhe e uron duke i shtrenguar dorën. Zgjedhjet kanë kaq shumë anormali saqë tani të gjithë, partitë, mediat, populli nuk kenaqen nëse zgjedhjet ne qytet te caktuar ndodhin në normali planet. Kanidate fitues te djegur, kanidat humbes te fituar ngrefosur te gjithe ka me shumicë si preshët e dalë nga kubikët e kooperativave bujqësore socialiste. Gjithandej gjithmonë shikon barrikada mes tymit, mure të grryer prëj këtij erozioni te normales, me dhjetra mijëra vrima në të dhe ca arkivole pjese e pandashme visuale mbyllëse e karikaturës së zgjedhjeve në demokracinë, si gjithmonë specifike shqiptare.
    A nuk është i gjith ky shëmtim, kjo skizofreni njohja tashmë si fytyra normale e demokracisene Shqiperi. Deformimet e qëllimshme të proçesit nga individë të caktuar, për qëllime të mirënjohura tashmë, janë kthyer në nji ligj zgjedhor.

  18. Ne kete situate te trazuar zgjedhore, cdo njeri perpiqet te behet “avokati i djallit”; kjo per te qetesuar simpatite dhe maskuar gravitimin personal ndaj njerit apo tjetrit pol politik ne Shqiperi. Pak a shume, po te bejme nje permbledhje me kontributin e secilit ne kete diskutim te fundit ne PTF me teme “zgjedhjet vendore”, besoj se eshte bere me i dukshem ai mikrokozmosi i shoqerise shqiptare te fragmatizuar, te krisur ne dy ndarje te medha. Duke cituar e u perpjekur te interpretohet ligji, principet juridike, c’ka eshte e ligjeshme, apo e paligjeshme, nuk duket se do te mund te fitojme qetesi. Situata e paparashikuar, e krijuar nxorri ne drite boshlleqet, paplotesite e ligjit elektoral. Askush nuk e kishte parapare dicka te tille, me nje rezultat kaq te paperfillshem, qe e beri te pakuptimte shpalljen e nje fituesi.

    Ndersa rezultati paraprak eshte bere i njohur per te gjithe, ky rezultat nuk ka se si te shpalle nje fitues, vetvetiu kerkon qe te auditohet i tere procesi i numerimit.

    Dikush duhet t’i fitoje zgjedhjet, dikush tjeter do t’i humbe. Kjo eshte nyja ku kane mbetur te gjithe.

    Veten time e bera te qarte ne postimet e mepareshme, por desha te shtoja dicka nga faqja e ACE Project qe eshte nje rrjet i mbeshtetur nga nje sere organizmash e organizatash nderkombetare me kredibilitet, e qe mund te verifikohet ne linkun http://aceproject.org/about-en

    ACE ka per mision te “promotes credible, and transparent electoral processes with emphasis on sustainability, professionalism and trust in the electoral process” (te promovoje procese zgjedhore te besueshme e transparente duke i meshuar me shume…)

    Nen rubriken “Reconciling Ballot Accounts”, qe mund te perkthehet si “Dakordimi(rakordimi perdoret ne terminologjine e llogarise) i Numerimit(llogaritjeve) te Votave”, shkeputa nje paragraph te cilin po e postoj me poshte:

    “In the case of multiple elections held on the same day, such as presidential elections, municipal elections, and legislative assembly elections, finding ballots in the wrong box is a frequent occurrence. In such cases, the counting officer should transfer the ballot to the appropriate box, reconcile all the ballots, and make a report for each case. This should be followed by a reconciliation count of the ballots and, if no discrepancy is found, the counting officer can proceed with the count.”

    (http://aceproject.org/ace-en/topics/vc/vce/vce01/vce01a)

    Pa perkthyer te gjithe paragrafin po vecoj: “gjetja e votave ne kutite e gabuara eshte nje ngjarje(ndodhi) e shpeshte(qe ndodh shpesh). Ne raste te tilla, ofiqari qe ben numerimin duhet te transferoje voten ne kutine perkatese, rakordoje te gjitha votat, dhe te pergatise nje raport per cdo rast.”

    Kaq e veshtire eshte nder ne shqiptaret te kuptohet se kjo eshte nje procedure normale? Kjo procedure nuk shkon ndesh ndonje ligji, e nuk e kthen ne te pavlefshme voten e hedhur ne kutine qe s’duhet.

    Apo kjo ndoshta, nga qe nuk eshte e shkruar e zeza ne te bardhe, na duhet te kalojme nje kalvar te tille?!

    Deri tani jemi mesuar te themi: Ka ligj, por ka edhe Maliq. Po sikur ta ndryshonim njehere kete, e te themi: Ka Maliq, por ka edhe ligj… domethene qe ta bejme ligjin, por kesaj radhe jo per Maliqin.

    1. Kaq e veshtire eshte nder ne shqiptaret te kuptohet se kjo eshte nje procedure normale?

      Me fal, ke lujt najhere futboll me shqiptare zotrote? Se une e kom lone at sport qy 8 vjec kur pashe qe ‘procedura’ (ose me sakte interpretimi fariseik i saj) s’me jepte asnjehere shancin e fitores.

      Tash po e kuptoj mllefin e Jezu Krishtit ndaj farisejve, dhe insistencen e tij per djegjen/shkaterrimin e tempullit.

    2. P.S. Sa per ilustrim: Berishen s’e kan zbyth asnjihere prej fronit Shqiptaret, por te huajt (so much for procedural correctness)

  19. Te gjithe kete katrahure e shkakton ndoshta vete ligji i zgjedhjeve apo votimeve quaje si te duash.
    Nje gje nuk marr vesh: pse u vendoskan kutira te ndryshme.
    Une (jashte Shqiperise) kur kam shkuar ne qendren e votimit, 1. kam dorezuar letenjoftimin
    2. komisioni kerkoi emrin ne lise
    3. nqs e gjeti me dorezoi fleten/t e votimit
    4. nenshkrova qe e mora ne dorezim se bashku me zarfin
    5. hyra ne qoshen e izoluar (me perde)
    6. shenova preferencen ne fleten e votimit
    7. palosa fleten, e futa ne zarf, e mbylla zarfin
    8. dola nga fendi i i izoluar
    9. shkova tek kutia apo kutite te cilat skishin dallim nga njera tjetra, kudo mund ta hidhja se kutia skishte lidhje me preferencen, por ishte vetem objekti ku grumbullohen fletet e votimit
    10. e hodha zarfin tek carja e kutise
    Se marr vesh kete katrahure, pse u nevojitkan kutira “te ndryshme” oer tu hedhur. Ketu eshte problemi i anarkise shqiptare.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin