RACIZËM I SHËNDETSHËM

Mund të pretendohet se një prej efekteve të incidentit mes Ambasadorit Amerikan dhe Gazetës Shekulli është se do të nxisë dënimin moral që duhet t’i japë shoqëria shqiptare fenomenit të racizmit. Historikisht, lufta kundër racizmit është konsideruar si luftë legjitime. Skllaveria në Amerikë ishte e bazuar në përkatësi racore, dhe zhdukja e kësaj skllavërie konsiderohet me të drejtë fitore e gjithë njerëzimit për periudhën moderne. Po ashtu, dënimi i gjenocidit të shkaktuar nga nazistët përkundrejt çifutëve konsiderohet po njësoj fitore e njerëzimit kundër këtij fenomeni.

Progresi në këtë drejtim është i pamohueshëm. Racizmi është fenomen negativ, efektet e të cilit kanë qënë një goditje e rëndë kundër humanizmit, qoftë duke arritur deri aty sa të trajtohet njeriu si plaçkë, qoftë duke arritur deri aty sa të trajtohet jeta si e pavlerë. Humbjet njerëzore të shkaktuara nga mentaliteti racist janë përpjekur në përgjithësi që të riparohen. Kështu psh., në Amerikë ekziston Affirmative Action, që në vija të trasha përcakton se në dy kandidatë të barabartë, përparësi i jepet kandidatit afrikano-amerikan. Nga ana tjetër, shumë vende e kanë të ndaluar me ligj mohimin e Holokaustit.

Në këto kushte, ku jo vetëm është politikisht inkorrekte, por edhe tabu të ushqesh një mentalitet racist, pyetja “a mund të jetë racizmi i shëndetshëm” mund të konsiderohet jo thjesht provokative, por edhe e dënueshme. Megjithatë, në mos qofshim thjesht makina, kompjuter, apo pre e kategorive absolute, ku i vetmi arsyetim i lejuar është ai që niset nga rregullat e përgjithshme e prej andej i aplikon këto rregulla shabllon në një rast të caktuar, pyetje të tilla kanë vlerë për sa i përket një lufte kundër racizmit. Mirëpo që t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet t’i përgjigjemi më parë pyetjes që na duket më e thjeshta nga të gjitha, pyetjes “ç’është racizmi.”

Nëse do ndiqnim të njëjtën procedurë, do na duhej një ndërgjegjësim metodik për t’iu përgjigjur kësaj pyetje. Do të na duhej pra që përgjigja të ishte sa më e plotë, e që të jetë sa më e plotë, përgjigje të pyetjeve të tipit “çfarë është X” duhet të ndjekin dy rrugë të pandashme: shpjegimin dhe përshkrimin. Dallimi mes këtyre dy lloj përgjigjesh është në thelb dallimi mes dy lloj analizash, ku e para, fal të qënit shpjeguese është analizë shkakore, dhe e dyta, fal të qënit përshkruese është analizë klasore. Të shpjegosh se ç’është racizmi do të thotë të sqarosh fenomenin, të gjitha shkaqet e imagjinueshme, si dhe të gjithë efektet dhe konsekuencat e imagjinueshme të këtij fenomeni. Ndërkohë që të përshkruash se ç’është racizmi, do të thotë të vësh në dukje nuancat e tij, zhvillimin e fenomenit, evolucionin e tij, klasifikimin e tij, nga një lloj në një lloj tjeter, nga një tip racizmi në një tip tjetër.

Një analizë, shpjeguese apo përshkruese qoftë, mund të bjerë lehtë pre e justifikimit, alibisë, apo apologjisë së fenomenit. Kështu, shkaku i politikave raciste të Rajhut të Tretë ishte ideja se raca gjermane ishte më superiorja ndër racat, ndërkohë që raca çifute më inferiorja. Ky lloj mentaliteti ishte edhe justifikim i mjaftueshëm për kohën, që dhe çoi në holokaust. Mirëpo nuk ka raca superiore dhe raca inferiore; të pretendosh më pas se nuk e dije këtë, është alibi e papranueshme. Ndërkohë që, të mohosh de jure superioritetin/inferioritetin mes racave, ndërkohë që afirmon de facto këtë dallim, por nëpërmjet nuancave më të zbutura, më të padukshme, do të thotë t’i bësh një apologji këtij fenomeni.

Racizmi është sjellje poshtëruese përkundrejt një individi për shkak të përkatësisë së tij në një racë të caktuar. Nëse do e vinim në punë këtë përkufizim për të përcaktuar racizmin e Ilir Yzeirit, shohim se do ta gjenim veten në qorrsokak. Sjellja e tij ndaj Amasadorit Amerikan është vërtetë poshtëruese, por jo për shkak të përkatësisë së tij në një racë të caktuar, por për shkak të sjelljes së tij patronizuese. Shtrëngimi i duarve me popullin, pretendimi “me shaka” se mund të fitojë postin e kryebashkiakut, janë jo vetëm skandal diplomatik i përmasave që cenojnë integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë duke cenuar integritetin e pushtetit vendor, por që cenojnë edhe integritetin moral të shqiptarëve, duke lënë të kuptohet se shqiptarët ndjehen aq inferior ndaj amerikanëve, sa që do ta kishin për nder edhe ta zgjidhnin kryebashkiak njërin syresh.

Miëpo nga ana tjetër, vëmë re që Ambasadori Amerikan, duke vënë në dukje ofendimin që ka ndjerë e përjashton racizmin në mënyrë absolute. Kemi kështu pra një apologji të racizmit: ndërkohë që e mohon de jure superioritetin/ inferioritetin mes racave, e afirmon të njëjtin dallim në mënyrën se si sillet. Bëhet fjalë për një korrektesë politike të tillë që shërben jo vetëm për të mos u përballur me kritikat e ngritura kundër tij, por edhe që pretendon njëkohësisht pastërti të figurës së Ambasadorit, duke bërë pis figurën e Yzeirit. Ashtu si kritikët e McCarthy ishin për McCarthy komunistë, ashtu edhe për Ambasadorin kritikët kundër tij janë racistë. Streha e fundit e horrave është aq aksidentale e ad hoc sa dhe zhvillimet më të fundit historiko-politike, e nuk është e thënë që kjo strehë të mos marrë formën e zhargonit të korrektesës politike.

Fenomeni këtu merr përmasa paradoksale, pasi poshtërimi i individit mund të vijë për shkak të përkatësisë së tij në një racë raciste. Jemi në kufi të justifikimit. Diskursi është i ngjashëm me atë që vazhdon sot e kësaj dite edhe në Amerikë. “Ne, ‘të bardhët’ e dimë shumë mirë që racizmi është i dënueshem, por cfarë t’i bëjmë që afrikonao-amerikanët janë racistë ndaj nesh?” E njëjta retorikë vjen edhe nga Izraeli herë pas here: “Ne çifutët e dimë shumë mirë që racizmi është i keq, e kemi provuar në kurriz, por çfarë t’i bëjmë që arabët janë racistë ndaj nesh?” Të mos kesh kuptuar si shoqëri, se racizmi është fenomen negativ, do të thotë që shoqëria, grupi etnik, etj, të jenë inferiorë ndaj një grupi që e ka kuptuar këtë.

Sa më shumë të ndryshojnë gjërat, aq më shumë janë njësoj, e këtu kemi të bëjmë me një diskurs tipik post-kolonial, i justifikuar ndër të tjera nga një kompleks inferioriteti, i ngjashëm me atë që Franz Fanon e pat gjetur tek fytyra e zezë me maskë të bardhë. Vendet në zhvillim janë të paafta për të qënë demokratike, e ndër të tjera, racat apo etnitë në zhvillim, të paafta për të kuptuar se qënkan raciste. Një diskurs i tillë ndihmohet, fatkeqësisht, edhe nga penat më të mprehta e analistët më të respektuar si c’është edhe Lubonja. Silogjizmi është i thjeshtë: shqiptarët janë racistë; Yzeiri është shqiptar; rrjedhimisht Yzeiri nuk mund të jetë i pafajshëm ndaj akuzes për racizëm. Nëse bëjmë Yzeirin kokë turku, “if we lynch him,” për ta thënë në një gjuhë më të kuptueshme, atëherë shqiptarët do e kuptojnë që racizmi nuk është i mirë.

Rrethi vicioz i kesaj analize pretendon se afirmimi i integritetit përbën racizëm. I njëjti Lubonjë që kritikon me të drejtë impotencën e gjyqësorit kur ky pushtet kërkon ekspertizën e huaj, si në rastin e hetimit të Metës, i jep të drejtë Ambasadorit Amerikan me që paska ulur gjakrat ndërkohë që prokuroria cilësohej si puçiste nga Kryeministri. Mungesa e konsistencës këtu është vicioze. Problemi, që të përdor një term nga fusha e ekonomisë, është ta shndërrrosh këtë rreth vicioz në një rreth virtuoz, të atillë që të mos ketë droje ndaj përdorimit të racizmit për të afirmuar integritetin.

Në një analizë përshkruese, ky do ishte ai lloj racizmi që do ishte i shëndetshëm. Larg qoftë prej meje të flas për “qëllime finale,” por kjo nuk do të thotë se qëllimet nuk mund të rreshtohen në një hierarki të caktuar. Kështu qëllimi i zhdukjes së pabarazisë mes racave dhe etnive është me i lartë se qëllimi i zhdukjes së racizmit. Të afirmosh këtë pabarazi, me sjellje patronizuese si ajo e Ambasadorit për t’i thënë jo racizmit, përbën rreth vicioz, ndërkohë që të afirmosh racizmin për t’i thënë jo pabarazisë racore, përbën rrethin virtuoz.

Etika e virtytit, ndryshe nga etika universale, është partikulariste, ambigue. Asnjë mjet dhe asnjë qëllim nuk zotëron të drejtën absolute për të qënë mjeti i duhur, apo qëllimi final. Ajo që ka rëndësi është situata e caktuar, konteksti i dhënë. Të afirmosh anti-racizmin si qëllim universal, ka vlerën e vet, por c’vlerë do ishte kjo nëse një veprim, sjelljë, apo fjalë e caktuar nxirret nga konteksti për t’u etiketuar si raciste. Edhe në qoftë në fakt raciste fjala e Yzeirit, nuk është e pamundur që të mos jetë në kundërppërgjigje ndaj një racizmi më të thellë, më të maskuar, e më të rrezikshëm, të shprehur prej Ambasadorit.

Ajo ç’ka përbën “kinezëri” sjelljen e tij, është fakti që kjo sjellje është një lloj kolonializmi soft, i shpërndarë në krejt Evropën Lindore, i ngjashëm me kolonializmin e dikurshëm të Kinës në Shqipëri. Racizmi është sjellje poshtëruese ndaj më të dobëtit. Por nëse është edhe sjellje poshtëruese ndaj një superfuqie që të poshtëron qoftë “me shaka,” qoftë jashtë kontekstit duke të quajtur racist, atëherë ashtu qoftë. Nuk mund të stigmatizohet e të helmohet debati me shashka të tilla. Ndërkohë që u bën thirrje politikanëve shqiptarë për maturi e pjekuri, Ambasadori Amerikan nuk mund të përdori të njëjtat taktika me ta.

Sjellja kolonalizuese, patronizuese e Ambasadorëve të huaj në përgjithësi, e atyre amerikanë, në veçanti, të cilëve u duket vetja si guvernatorë të ndonjë shteti amerikan a gjysëm shteti të tillë si mund të jetë Porto Rico, e jo si diplomat në një vend sovran, në daç e quajmë kinezëri, në daç anglezëri, a në daç otomanëri, është në thelb i njëjti mentalitet poshtërues e racist që pretendon se fati i Amerikës sot, si i perandorive të tjera dikur, qënka të jetë e vetme dhe e pakontestueshme në progresin e races njerëzore. T’i bësh bisht kësaj kritike duke vazhduar të japësh mësime mbi racizmin ndërkohë që çështja është diku tjetër, do të thotë të vazhdosh të njëjtën sjellje, në thelb sjellje horrash, ndaj së cilës një racizëm i shëndetshëm është jo vetëm i mundshëm, por edhe i këshillueshëm.

Nuk ka komente

  1. Une do isha kurioze nese e gjithe kjo filozofi antiimperialiste amerikane do ish shkruar nga autori, qe e iluminon veten po ne boten imperialiste amerikane, ne rast se nuk do ishin prekur interesat e Rames, por te Berishes…

    Dhe perdorimi i Yzeirit ishte nje turp, ngado qe te iluminuarit ne sherbim te PS ta kthenin e ta perkthenin, sepse ai eshte nje term po aq poshterues sa edhe ballkanizmi, eshte steriotip etnik, dhe steriotipet etnike jane, i vjen apo nuk i vjen mbare te iluminuarve te PS ne Perendim, raciste ne thelb. Dmth, Yzeiri mund ta kishte kritikuar ambasadorin edhe pa bere ate idiotesi, te cilet ju te tjeret mundoheni tia justifikoni.

    Nje pyetje kam une, a ka nisur gazeta shekulli tu ndaje rrogat punonjesve? se eshte turpi me i madh per PS qe nga perkrahesit kryesore ka nje biznesmen qe te shumtet e puntareve i ka lene pa rroga qe ne momentin kur i ka marre ne pune, e deri kur i ka pushuar serish… Ju majtistet e iluminuar ne Ameriken imperialiste do benit mire te analizonit kush eshte PS e juaj e dashur, se mbase do te zbulonit se eshte me kapitaliste se sa e ashtuquajtura e djathte ne Shqiperi. Mesoni njehere te kritikoni vetveten, dhe pastaj kaloni ne apologjite ndaj budallalleqeve raciste. Ajo cka nuk ju ben nder ne kete mes eshte se ju jeni te majte, dhe ka qene pikerisht e majta ajo qe i ka luftuar paragjykimet dhe steriotipet etnike, ndaj ne vend se te justifikoni, beni mire ti thoni yzeirit te kerkoje te falur per kete – por jo per argumentet e tjera, nese eshte i bindur per ato qe shkruan.

    Me kujtohet qe ne 1997 nje fryme te tille antiimperialiste ka pasur edhe Mero Baze, ne mbrojtje te Berishes…. Synimi ne vetvete i antiimperializmit tuaj, nuk jane te drejtat e me te dobtit, por perkrahja e hegjemonive lokale. Dhe Edvin Rama eshte populist dhe hegjemon po aq sa edhe rivali i tij. Fillojeni kritiken e te majtes qe prej ketu qe te na jepni shprese. Perndryshe, kur edhe ju te iluminuarit antiamerikane, por ne amerike, viheni ne sherbim te hegjemoneve lokale, na lini ne te pailuminuarve shqipo krejt pa shpresa.

    Shendet e me te mira

    1. Jo, jo, jo dhe jo. Dhe ja ta perseris edhe nje here ate qe kam thene tjeter kund. Nje mandat i katert eshte antidemokratik, sikur edhe me voten e popullit te jete zgjedhur, e jo Basha, por edhe Mediu a Ylli Pango te ishte, me mire keta te fundit, se sa Rama. Por kjo nuk ka lidhje fare me ate qe eshte shkruar me larte. E vetmja gje qe ka lidhje me ate qe eshte shkruar me larte eshte kur thua: “ai eshte nje term po aq poshterues sa edhe ballkanizmi, eshte steriotip etnik, dhe steriotipet etnike jane, i vjen apo nuk i vjen mbare te iluminuarve […] , raciste ne thelb.” Dhe une po te them qe kjo eshte e vertete, por nuk eshte aq bardhe e zi sa duket, por simptome e nje racizmi me te padukshem qe eshte tjeter kund.

    2. Unë mbetem i mendimit që zanafilla konkrete e këtij konflikti është kulturore jo politike, siç e kam shpjeguar edhe në shkrimin që tashmë e ka botuar edhe Shekulli vetë. Korrigjimi i padrejtësive sociale nëpërmjet korrigjimit të fjalëve, pjesë thelbësore e të ashtuquajturës PC (political correctness) është përqafuar vërtet nga e majta, por relativisht vonë; në Shqipëri ende nuk ka hyrë, madje as mes intelektualëve. Megjithatë, nuk besoj se Lulian Kodra, autor i këtij shkrimi, “qe e iluminon veten po ne boten imperialiste amerikane”, ka për synim “jo të drejtat e më të dobëtit, por përkrahjen e hegjemonive lokale”; më duket si projektim i imazhit që ju, si komentuese, do të keni krijuar për dikë tjetër. Nga ana tjetër, jetojmë në një shoqëri, si kjo në ShBA, ku edhe kritika e sistemit është pjesë e sistemit; dhe ku e drejta e fjalës konsiderohet si më e shenjtë se korrektesa politike. Ndoshta ky model duhet popullarizuar në Shqipëri më me urgjencë dhe vendosmëri sesa modat e fundit akademike të censurimit dhe të kundërshtimit të racizmit nëpërmjet racizmit leksikor, ose persekutimit të fjalëve.

  2. Glupnost,
    Nuk ia luaj asnje fjale postimit tuaj. Madje nganjehere, me behet se me kursejne lodhjen per te thene keto qe keni thene ju.

    “Shekulli” me gjysme-shekulloret e vet jane megjithe mend ne nje stad shume te çuditshem.

    Keta jane aq te zote sa, nepermjet nje arsyetimi nga me katrahuret, te te nxjerrin racizmin te shendetshem, krimin te dobishem, shkaterrimin te ligjshem, pa piken me te vogel te dyshimit qe ata e kane gabim qe ne nisje.

    Po te kishte pasur shoke te mire ai Yzeiri, do te duhet t’i kishin thene qe turp te kesh qe na turperon keshtu. Por keta rrine dhe e mbeshtesin, i rrahin shpatullat, e ngrejne si dordolec lart per te trembur armiqte e jashtem dhe te brendshem.

    Yzeiri eshte nga ata gazetare qe shprehen tekstualisht keshtu : “Nje gazetar i mire ne Shqiperi, te gjitha takimet i le vetem tek Rogneri”…

    Te tille jane gazetaret tane, gazetare rogneresh dhe kafenesh, aty behet gazetari e madhe, aty qendisen dacibaot, derrmohen turinjte e imperializmit, etj etj.

    Keni permendur me lart rrogat e gazetareve te Shekullit. Po ç’ben inspektoriati i punes qe lejon shfrytezim dhe pune te zeze mu ne mes te Tiranes ? Sa vete jane te siguruar ne keto gazeta ? Ne defteret e tyre figurojne si te punesuar vetem dy-tre vete, kryesisht familja, per pensione e gjera, dhe pjesa tjeter e gazetareve (pavaresisht cilesise se tyre te vajtueshme) jane pa kurrfare dokumenti pune.

    Po pse te kerkojme me larg, kur keni Edvin Ramen i cili, pa piken e turpit, pa piken e ndergjegjes morale i deklaron para TV nje votuesi : “Ju parate merrjani Saliut per voten, por ama voten na e jepni ne”.

    A e shqeteson Ramen ky pranim haptas i blerjes se votave ? Jo, dukshem jo. Ate e shqeteson vetem numri i votave me 8 maj, por jo fakti qe fushata po behet me para nga te kater anet.

    Nje fakt i tille, Edi Ramen do ta çonte para drejtesise ne France apo gjetke. Mirepo ne Tirane, askush s’e prish terezine. Racizmat livadhisin hapur ne shtyp, ne radio, ne TV, askush s’pergjigjet per keto. Kjo eshte pamja e sotme. Dhe ne gjejme ende njerez qe pasi vertiten rreth e perqark globit me gjithfare arsyetimesh dylekeshe, e nxjerrin koken ne nje togfjalesh te ndyre : racizem i shendetshem. Ju lumte, besa !

    1. Un, ke ndonjë referencë për citatin nga Yzeiri (“Nje gazetar i mire ne Shqiperi, te gjitha takimet i le vetem tek Rogneri”…)? Ku e ka thënë ky këtë?

      1. POSI JO !

        Veren e kaluar, nje gazetare e re franceze i ra Shqiperise nga Durresi ne Mitrovice per te folur per “autostraden e kombit”. Dhe ne nje nder ndalesat e saj, ajo eshte takuar me Zotin Ilir Yzeiri. Mund te lexosh me poshte :
        ______

        “Le gouvernement albanais a volé notre argent au nom du patriotisme”
        Au début de mon reportage, j’avais reçu un mail fort peu agréable d’un journaliste albanais qui n’avait pas aimé ce que j’avais écrit dans mon prologue. “Vous les journalistes de la ‘troisième catégorie’, une fois arrivés en Albanie, ne voyez que les ombres de vos fantasmes que vous projetez sur un peuple”, m’avait-il dit. Je lui ai proposé une rencontre : nous avons pris un thé à l’hôtel Rogner de Tirana. “Un vrai journaliste se doit de fréquenter le Rogner ou le Sheraton, où qu’il soit”. Telle est sa devise.
        ______

        Perkthim shqip :

        “Qeveria shqiptare ka vjedhur parate tona ne emer te patriotizmit”
        Ne fillim te reportazhit tim, kisha marre nje email fort pak te kendshem te nje gazetari shqiptar qe nuk i kishte pelqyer çfare kisha shkruar une ne prolog. “Ju gazetaret e ‘kategorise se trete’, me te mberritur ne Shqiperi, shihni thjesht hijet e fantazmave tuaja qe i projektoni mbi nje popull”, me kishte thene ai. I kam propozuar nje takim : kemi pire nje çaj ne hotel Rogner ne Tirane. “Nje gazetar i vertete duhet te frekuentoje Rognerin ose Sheratonin, kudo qe te jete”. E tille eshte deviza e tij.

        ___________

        U sherbyet ? Nuk eshte hera e pare qe Yzeiri e sheh veten si ajke te gazetarise boterore (ju gazetaret e “kategorise se trete” !!). Sepse ashtu i duket atij gazetarja franceze qe kishte shetitur Iranin (nje muaj vetem), Rumanine (nje vit jetese atje), per te bere reportazhe. E diplomuar ne nje nder shkollat me te mira te gazetarise ne France, ajo rri e pret leksione nga Yzeiri i cili i tregon Sheratonin apo Rognerin. Nderkohe qe dy kolege te tij franceze jane te kapur peng qe prej 450 ditesh ne Afganistan. Nderkohe qe Florence Aubenas ka ndenjur peng me muaj te tere ne Irak. Dy gazetaret e tjere Malbrunot dhe Chesneau (mos gabofsha), kane ndenjur me muaj te tere te lidhur sysh ne Palestine.

        Atehere, sa reportazhe te medha ka bere Yzeiri si ajke gazetarie ? ASNJE. Po domosdo, kur quan Rognerin apo Sheratonin vend te gazetarise se vertete. Dhe kur turperohet para nje gazetareje te re 23 vjeçe e cila me nje çante shpine i bie botes kryq e terthor duke njoftuar boten mbi çfare po ndodh.

        Shendet.

        1. Falemnderit. Që gazetarët e huaj e kalojnë kohën në Sheraton ose në Rogner, në vend që të guxojnë të njohin anë të tjera të Shqipërisë, kjo është një kritikë ose shaka që ka kohë që qarkullon në Shqipëri. Jam i bindur se Yzeiri ia ka thënë francezes me shaka, ose si kritikë ndaj kolegëve të saj. Për keqkuptimin është kujdesur hendeku mes gjuhëve.

          Yzeiri nuk është gazetar, as është hequr ndonjëherë si gazetar. Jep mësim në universitet, shkruan ndonjëherë për opinionin.

          1. Po, xhaxhai, me shaka ia ka thene, njelloj si ambasadorit amerikan, sepse ç’eshte e verteta, ne shquhemi per shaka ne gjithe boten, as humori anglez apo ai çifut nuk eshte aq i njohur sa humori shqiptar, te gjithe e dine kete, Woody Allen eshte askushi para cilitdo shqiptar te hasur ne rruge me nje akullore ne dore.

            A nuk eshte me e ndershme qe gjerat te shihen drejt ne sy ?

            Sa per dijeni, Yzeiri eshte paraqitur ndaj gazetares franceze si “journaliste d’investigation et aussi comme professeur de la communication.”

            Sa keq qe nje profesor komunikimi bie vete viktime keqkuptimesh. Duhet te kishte bere me teper kujdes, mendoj. Apo jo ?

        2. Po keto s’jane fjalet e Yzeirit, por te francezes, thene ndryshe, “hije e fantazmes se saj projektuar tek Yzeiri.”

  3. Sjellja kolonalizuese, patronizuese e Ambasadorëve të huaj në përgjithësi, e atyre amerikanë, në veçanti, të cilëve u duket vetja si guvernatorë të ndonjë shteti amerikan a gjysëm shteti të tillë si mund të jetë Porto Rico, e jo si diplomat në një vend sovran, në daç e quajmë kinezëri, në daç anglezëri, a në daç otomanëri, është në thelb i njëjti mentalitet poshtërues e racist që pretendon se fati i Amerikës sot, si i perandorive të tjera dikur, qënka të jetë e vetme dhe e pakontestueshme në progresin e races njerëzore

    Per ilustrim, po citoj Oliver Wendel Holmes

    We are the Romans of the modern world — the great assimilating people. Conflicts and conquests are of course necessary accidents with us, as with our prototypes

    1858- The Autocrat of the Breakfast Table

    Ec e merru vesh me keta tani…sidomos kur kane ndryshuar ‘te folmen’.

    P.S. Roma nuk ndertohet ne ishull..por sic thashe me siper..ec e merru vesh me keta.

  4. lol

    Dmth. per te luftuar inferioritetin ndaj te huajve, ne duhet te tregohemi racist me keta te huaj dhe sipas rastit Obames t’i kujtojme se eshte i zi, Arvizuse se ka nje prind aziatik etj.?

    Ne fakt kjo persiatje filozofike e shkalles se larte duhet te jete nxjerre nga filozofia e larte e kengetareve rep qe per te kompensuar racizmin ndaj tyre dikur, jane raciste me te bardhet.

    Duhet te funksionoje si metode.

    Sa te vjeter qe jane keta ne mendime! Racizmi dhe ksenofobia jane ceshtje primare ne cdo vend te civilizuar dhe per pak gje shkakton tollovi e probleme per ata qe i nxisin e bejne keto gjera, ky shoku me siper na iluminon me “racizmin e dobishem”.

    Keto jane peshtymat antiamerikane qe po qarkullojne keto kohe ne Shqiperi. PS-ja ne Shqiperi duke pare qe ka humbur cdo lloj mbeshtetje amerikane e europiane ka filluar nje tentative per te sulmuar vete influencen e ketyre faktoreve ne Shqiperi, si e vetmja rruge qe i ka mbetur per te bere ato qe ka ne mendje kjo opozite destruktive e kthyer ne parti te dhunes.

    Nese riaktivizohet propaganda enveriste kunder imperializmit amerikan, atehere edhe kritikat qe vijne nga Amerika per ata qe nuk respektojne rregullat demokratike dhe Kushtetuten demokratike te nje vendi, do amortizohen disi per te mos pasur ate efekt ne popull, te pakten tek militantet e PS.

    Amerika u perzu njehere nga Shqiperia ne ’44-’45, mos mendoni se mund ta beni perseri. Amerika e vlerave do te jete e pranishme ne Shqiperi duan apo s’duan marksistet dhe nacional-komunistet.

  5. Ata qe mendojne se kjo eshte nje lajthitje kulturore per mendimin tim nuk kane kuptuar thelbin e kesaj ndodhie. Nese do ishte ndodhi kulturore nuk do kish patur asnje rendesi pertej diskreditimit te nje te perdoruri si Yzeiri dhe nje ngaterrese te nje ambasadori. Thelbi eshte politik, dhe ambasadori luan rol vetem margjinal. Ceshtja eshte se Rames i duhet pushteti ose imazhi qe mund te vije ne pushtet perpara perfundimit te mandatit sepse perndryshe nuk e justifikon dot qendrimin e tij ne krye te opozites. Saliu sigurisht qe nuk ja pranon dot kete, edhe pse eshte i gatshem ti beje cdo leshim tjeter. Por nese vjen puna tek pushteti…

    Ne fakt, opozita e luajti fort mire karten Yzeiri ( nje person me zanat perdorimin) dhe i doli perpara deklarates se Ambasadorit me gjase ne perfundim te zgjedhjeve, qe”nuk ka arsye te mos pranohet rezultati”. Edi Rama do te nxjerre Yzeirin e radhes qe ti thote “ik more kinezi i Berishes se spyet populli opozitar per ty, ti je i diskredituar”. Perdorimi i te gjitha mjeteve e personave ne dispozicion per ta bere kete ndodhi banale ceshtje te dites, tregon qe Rama e ka kete beteje per jete a vdekje politike.

    Ajo qe eshte ende edhe me interesante eshte se megjithese e ka kuptuar qe ne krye te heres qe kjo i rrezikon pushtetin, Berisha nuk po mundet te beje asgje per ta ndalur kete hov zgjedhjeprishes. Incidentet po pershkallezohen dhe mos u habisni qe te vazhdoje edhe me tej ky trend deri nga ora 12 e dites se zgjedhjeve kur opozita te reagoje ndaj “kafsherive te Saliut” dhe te terheqe komisioneret (cndodh me pas mbetet pikepyetja me e madhe). Yzeiret ate kohe do thone qe Saliu i vodhi zgjedhjet se parashikoi humbjen etj. etj. edhe perkunder argumentit logjik qe humbja ne zgjedhjet lokale vetem sa e forcon pushtetin qendror te Saliut duke e legjitimuar deri ne 2013. Sepse nese Rama fiton ne zgjedhjet lokale ( edhe sikur te gjitha bashkite e komunat ti fitoje) nuk mundet te delegjitimoje pushtetin qendror te Berishes. Cfare argumenti mund te kete qe me zgjedhje nuk na e le fitoren Saliu? Mund te kerkoje zgjedhje te parakohshme (kerkese politike legjitime nese fiton thelle zgjedhjet vendore) por institucionalisht e di qe e ka te pamundur ta realizoje sepse: 1) numrat i ka Saliu dhe 2) asnje deputet opozitar nuk e leshon aq kollaj mandatin duke e ditur qe nuk ka asnje garanci per tu rifutur ne liste. (edhe nese eshte ne liste ne cfare vendi eshte). Keshtu qe edhe fitorja ne zgjedhjet lokale e kthen Ramen ne vendnumero, i.e. marrjen e pushtetit me dhune sheshesh. Ne qofte se i ka mbetur nje grime legjitimiteti brenda partise ne ate kohe.

    Arsyetimet qe fajin e ka ambasadori sepse nuk e kupton kulturen jane shqiptarerira. Sa per dijeni, pjesa me e madhe e stafit te komunikimit te ambasades jane SHQIPTARE. Me gjase edhe perkthyesi ka qene shqiptar. Edhe zedhenesi Bic Aliu eshte me origjine shqiptare nga Maqedonia dhe flet shqip rrjedhshem.

    1. Çdo gjë është kulturore, Politicus; madje edhe reagimi yt i tanishëm. Është kultura që ke, që të imponon këtë mënyrë kaq pragmatike të vështrimit të ngjarjeve.

      Stafi i ambasadës mund të jenë vërtet shqiptarë, por duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me amerikanët, kanë fituar reflekset e tyre dhe vështrimet e tyre antropologjike.

      Pastaj, nuk janë të shumtë shqiptarët që e kuptojnë në mënyrë analitike kulturën e tyre; sikurse nuk janë të shumtë shqiptarët që, edhe pse flasin shqip, nuk marrin vesh nga gramatika.

      Sa për Ramën, nuk ka absolutisht asnjë bazë ideja, ose insinuata, se ai do të luajë kartën anti-amerikane; ka mënyra më të thjeshta për vetëvrasje politike.

      Të kujtoj se Rama mbeti shumë i zhgënjyer kur pa se Arvizu nuk po distancohej sa duhej nga vrasjet politike të 21 janarit; dhe mbeti i zhgënjyer pikërisht ngaqë shpresonte se ShBA do ta dënonte dhunën shtetërore kundër demonstruesve, njëlloj siç kish vepruar, bie fjala, në Tunizi ose në Egjipt.

      Përkundrazi, lojën më të ndyrë po e bëjnë, në këtë moment, ata që kritikën ndaj një ambasadori po duan ta paraqitin si “anti-amerikanizëm”.

      Që kur kështu xhanëm?

      Thua për Yzeirin: “një person me zanat përdorimin.” Besoj se e ke fjalën për periudhën kur Yzeiri ishte i afërt me PD-në dhe Berishën, madje punonte për ta?

      Po nuk mund t’ia njohim vallë askujt të drejtën që të ndryshojë mendim dhe bindje politike?

      A nuk ka qenë edhe Rama vetë në një parti me Berishën?

      Po Berisha, nuk ka qenë anëtar i devotshëm i PPSh-së?

      Kaq shpejt harrove që edhe presidenti Bush lejoi që politikën e jashtme t’ia drejtonte një grup ish-trockistësh, të cilët ndër të tjera e bindën që t’i bjerë Irakut dhe të kërkojë armët e shkatërrimit në masë në nevojtoret alla turka të Saddam-it?

      Përndryshe, kam vënë re një tik të çuditshëm tek ti, Politicus. Sa herë që ndodh diçka që kërkon shpjegim, ti kërkon menjëherë ‘mandante-n’, ose dorën e fshehtë. Në psikiatri, këtë e klasifikojnë si paranojë; në rastin tënd, do ta quaja më tepër si patologji kontakti, ose një lloj zgjebeje psikologjike – meqë jam i bindur se, ndonjëherë, njerëzit, madje edhe njerëzit që e kanë shitur shpirtin, veprojnë edhe me iniciativën e tyre individuale, ose pa u urdhëruar nga askush.

      Kjo po më kujton edhe një batutë të Altan, të cilën e kam parë dikur në një revistë italiane: Mi piacerebbe sapere chi è il mandante di tutte le cazzate che faccio.

      Përtej kulturës dhe pandershmërisë intelektuale, i vetmi aspekt mirëfilli politik i këtij debati është se zgjedhjet lokale nuk duhej të zhvilloheshin pikërisht tani. E kam thënë disa herë; por nuk kam dëshiruar që të më dalë fjala.

      Yzeiri u përfshi rastësisht në këtë katrahurë: ai nuk është as kaq i afërt me Shekullin… Nëse mund të flitet për “komplot”, këtë ka gjasë ta kenë bërë aparatçikët e ambasadës amerikane, që vajtën zgjodhën pikërisht artikullin e tij për ta bërë shembull.

      Përndryshe, unë e përsërit – me shpresë se do ta lexojë kush – mendimin tim se incidenti midis Ambasadës Amerikane dhe Shekullit u ekzagjerua dhe u doli palëve nga kontrolli – të dyja palëve (madje Shekulli mund edhe të vendoste të mos e bënte publik). Një kritikë e keqe dhe e vrazhdë ndaj Arvizu-t, i shërben para së gjithash Berishës vetë, jo palës që ka arsye, gjithnjë sipas meje, që të kritikojë mënyrën si po vepron Arvizu.

      1. Natyrisht Xh2,

        cdo gje eshte kulturore. Edhe dukuria e perdorimit te pendes si bedel i njerit apo tjetrit.

        Ti kerkoje keshillim te nje antropologu kulturor per Arvizun. E drejte eshte por ne nje shkrim ne Mapo nje antropolog kulturor me doktorate akuzonte rende Yzeirin per racizem.

        http://www.mapo.al/index.php?z=blog&bcategory=Albert%20Nikolla&id=879

        Tani si t’ja bej une qe ta analizoj kete ceshtje me ndjeshmeri antropologjike? Te gjykoj autorin te cilin per here te pare e lexova si hipokrit? Edhe ky pedagog ne UT ishte, njesoj si Yzeiri.

        Yzeiri ( me fal se e paske edhe shok) eshte me zanat usa e getta jo se eshte me Ramen tani apo ka qene me Berishen dikur, por sepse ajo eshte aftesia qe ai ka deshmuar me qarte gjate ketyre viteve. Ky nuk eshte opinion i imi, sic thote gurra e di gjithe opinioni publik.

        Ke te drejte kur thua qe kritika e vrazhde e Shekullit i heq pike Rames dhe te tijve. Dhe po te kishe lexuar me vemendje komentin tim me siper, do e kishe kuptuar qe edhe une nuk i jap fort peshe tezes Antiamerikane qe del nga pozita. Sic e thashe me siper, eshte ceshtje politike dhe ambasadori ishte personazh margjinal ne te. Lufta eshte Berisha-Rama. Nese Arvizu e ka bere me vetedije apo pa vetedije nuk mund ta them. Ka disa shkolla mendimi, njera qe thote se ai desh ta prishte me Shekullin qe ti jepte mesazh Rames te ndalej ne prishjen graduale te zgjedhjeve te cilen eshte gjithsesi i ndergjegjshem (Arvizu) qe nuk e ndal dot. Nje tjeter si ti qe mendon se ai eshte naiv dhe i doli duarsh situata. Nje e trete qe u nxeh se e fyeu rende Yzeiri. Mund te jete secila, por e kaluara empirike na meson qe nuk para ka diplomate amerikane naive apo vanitoze pertej interesave shteterore.

        Po ashtu, ne ambasaden amerikane nuk ka aparatcike por njohes te thelle te problemeve shqiptare. Ti ndoshta ke imazhin e ambasadave sovietike. Gabojne si cdonjeri nga ne, por jo nga padija.Thjesht bejne gjykimin e gabuar nganjehere. Por nese eshte ky rasti duhet shpjeguar me fakte konkrete e jo me pallavra cirku. Bik Aliu te jep uje ne bisht te luges per ndjeshmerite kulturore shqiptare, e si pasoje edhe ambasadori i cili shtypin e merr te perkthyer nga zyra e Bikut. Nese nuk e kupton kaq e gje ( sduhet shume ne fakt) nuk je antiamerikan, thjesht je i pa informuar.

        Nderkohe, ende nuk na ke sqaruar se si shqiptare qe jetojne dhe marrin fryme ne Tirane, ne te njejten moshe me ne ( pra me te njejtat ndjeshmeri kulturore), nuk arrijne te kuptojne nje nuance Yzeireshe sepse “jane te gozhduar ne ambasaden amerikane prej mentalitetit te punedhenesve”. Edhe flasim per kinezerira?

        Neo Konservatoret trockiste? Me bere te qesh me gjithe mend, Lulian me dil ne ndihme mor mik ose me mire dilu zot trockisteve.

        Meqe ra fjala shumicen e politikave te tyre, Obama progresist ose nuk e ka ndryshuar ose e ka ndryshuar margjinalisht. Kete e ke te deshmuar ne Washington Post dhe NYT, e jo ne Christian Science Monitor. Perfshi edhe perkrahjen per demokratizimin e Lindjes se Mesme.
        Une nuk e di se cfare do ndodhe me 8 Maj, di vetem qe cdo gjykim politik i mesiperm eshte i mbeshtetur ne persiatje logjike. Nese ke argumenta te te njejtit lloj, mirese te vijne. Per cirk mos ma merr per ters por preferoj Cirque du Soleil.

        Shpirtin e kane shitur ata qe nuk guxojne as te shohin veten ne pasqyre, dhe kesisoj vendosin dhjetra e qindra pasqyra me shpresen se devijimi i drites do ti beje te duken me te bukur. Mirepo, ska zot qe ua heq shemtine, as fizike e as shpirterore e cila ua gerryen ndergjegjen si shpues dentistesh. Une i meshiroj dhe shpresoj shume te kete perendi qe tua paqtoje shpirtin.

        Dulcis in fundis, hedh akuza ndaj objektivitetit dhe shendetit tim psikologjik. Une nuk do e ul veten deri ne ate pike. Me ben pershtypje te keqe agresiviteti, por me siguri eshte ceshtje kulturore.

        @gurra- sigurisht me qetesi mor mik se skemi moshe te shqetesohemi per keto gjera, une jo te pakten. Debat po bejme.

        A ma sqaron te lutem se nga cili vezhgim del se “opinioni publik e ka denuar” Arvizun? Mos valle nga ato sondazhet e Zaloshnjes? Sepse po ta shohesh nga reagimet ne shtyp nuk shoh perparesi te Yzeir mbrojteseve, madje dhe Shekulli qahej per nje mungese te tille solidariteti!

        1. Politicus, seriozisht e ke? me shpjego ku qendron argumenti ketu:

          “Racizmi i autorit të shkrimit duket qartazi që në fillim të artikulli. Citoj: “zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador…” (Shekulli, 15prill, 2011, f.2.). Si mund të ndihet i zhgënjyer një person që i thotë vetes analist dhe, madje, (të paktën ai thotë kështu) edhe doktor shkencash, që të shprehet në këtë mënyrë të pastër ksenofobe. Pra, ai provon racizëm vetëm duke e parë ambasadorin Arvizu!!! Kjo është e pështirë dhe e papranueshme. E papranueshme për ne si lexues dhe si publik, por absolutisht e papranueshme dhe për t’u kundërshtuar nga secila gazetë, botues apo person me mendje të kthjellët.”

          Si mund te ndihet i zhgenjyer nje person qe i thote vetes analist? He si? Per me teper qe jo analist, por intelektual i ka thene vetes Yzeiri, dhe ka perfshire ketu edhe nje fshikullim moral kunder te gjithe atyre “intelektualeve” qe nuk denjojne ne gjithe spitullaqerine e tyre, te ndjehen te zhgenjyer nga ky aktualitet, a thua se jetojme ne parajsen kapitaliste, ku vec termat kane ndryshuar, por perndryshe, vetem himne i duhen kenduar sistemit. Si guxon te jete kritik e te ndjehet i zhgenjyer nje analist? Kjo do binte ndesh me rolin e analistit, apo jo? Budallaleqe me oke, e sillen per fjale eksperti, aq me teper prej teje.

          Ose gjej edhe analogjine me poshte:

          “Duke analizuar artikullin, del në pah një lidhje me humusin kulturor komunist ku rritej e frymëzohej racizmi kundër ShBA-së. Në fakt, në të njëjtën mënyrë shprehej, gjatë komunizmit, diktatori Enver Hoxha, duke mbjellë urrejtje ndaj amerikanëve. Ja si shprehet ai në veprën Nr. 35 “…tradhëtarët dhe amerikanët që kërkojnë të kthejnë edhe njëherë të kaluarën në Shqipëri…”. (Hoxha.E, Vepra, V. 35, f.187.) Kulmi i thirrjes antiamerikane te diktatori vërehet në po të njëjtin volum në f. 45: “ … duhen eliminuar të ‘tërbuarit’ amerikanë”. Kjo është pra limfa jetike për artikullin ku shprehet racizëm ndaj amerikanëve.”

          Ku ekziston paraleli fare, mes asaj qe thote Yzeiri e asaj qe thote Enver Hoxha. Argument ad hitlerum, por aplikuar diku tjeter. Te zhgenjyerit jane raciste, komuniste, antikomunusite, kulake, antishqiptare, e cdo epitet qe helmon debatin qe mund te imagjinohet, ama te drejte nuk kane. Sinqerisht e quan serioz ate link qe solle? Great Arvizu! Jo po Heil Hitler!

        2. Une o kafshe politike, e dua shume njeriun, dhe prandaj kam ngelur me te vjetren e nuk dua kurrsesi te ndryshoj, e megjithse e pranoj qe teknika ka bere shume perpara dhe rrezikoj te ngelem krejt jashte mode, prape vazhdoj qe gjerat t’i nuhas, ose ti prek, por edhe t’i shoh me sy e keshtu me rradhe.

          Nuk e di ti, po per vete, se ç’kam nje si paranoje, se po te rri e te pres nga Zaloshnja, elaborimin e ketij realiteti qe une e pertyp çdo dite, ohu! Qen, mace, minj e balena do me kene hedhur valle nden mustaqe (diçka e tille sikur eshte shprehja)

          Nejse, se po beja shaka. Po s’jam shume i kompleksuar (te lutem mos e merr personale) nga e verteta matematike e opinioneve. Ashtu ma dha truri, ashtu e thashe. Ty te duket ndryshe, Ok. Tani fjalen e ka Zaloshnja.

          Ose mund te propozojme, po deshe, edhe nje referendum, i cili mund te organizohet bashke me zgjedhjet lokale per te mos harxhuar shume leke. Po une per vete, nuk di kujt t’i besoj me shume, Zaloshnjes apo komisionit qendror te zgjedhjeve.

          p.s. Ah, se desh me doli nga mendja. Po ti, me ate qe Shekulli qahej per mungese solidariteti, mos me thuaj se kishe ndermend shkrimin e atij perfaqsuesit me te denje te rinise komuniste shqiptare. Vetem kete mos ma bej, te lutem. Jo per gje, por te bera dhe gjithe ate kompliment ne hyrje e te quajta kafshe politike. Po nese keshtu, atehere te duhen patjeter gjithfaresoj makinerish qe te te ndihmojne per te kuptuar realitetin. Me fal qe po ta them, por do ishte shume e rende.

          1. gurra kam frike se ne turr e siper te ka shpetuar ironia mbi sondazhin e Zaloshnjes. Per te tjerat do biem dakord qe te mos biem dakord.

  6. Po qetesohuni mer burra se po harxhoni frymen kot. Mos u beni dhe ju me keq se Lubonja qe i la te gjithe gojehapur, kur e ndjeu te nevojshme qe me nje shkrim gazete, t’i dilte ne mbrojtje ambasadorit Amerikan, viktime ky, sipas tij, e diskriminimit te pashoq racial te shqiptareve.

    Dhe kur pale i beni ju, dhe lubonja bashke me ju, keto muhabete! Mu tani qe paraplegjiket jane hedhur ne greve urie, dhe qe jane akoma aty, te ngujuar, per te kerkuar ato dy çika pensione invaliditet, pa te cilat s’jetojne dot.

    Ata po qe jane te pambrojtur e viktima te diskriminimit tone. Atyre e jo kesaj çeshtje, u duhej dedikuar gjithe ky mund e ato shkrime gazete.

    Po rrini o njerez se po perlyheni kot. Sikur vetem te kishit hedhur nje sy perreth e te kishit pare se ç’behet, do e kishit kuptuar qe kjo eshte nje çeshtje e mbyllur.

    S’eshte me fare objekt diskutimi. U dha verdikti menjehere. Opinioni madje ishte “shqetesues” se siç thone Italianet, shumicat ishin Bullgare kunder veprimit te Ambasadorit.

    Ndersa ju shpikni ca rreziqe te paqena, fare te paqena, sikur shqiptaret qenkan kunder amerikes. Se ç’lidhje kane nje zot i di.

    Po mire ju. Se jeni pa emer e pa fytyre, por Lubonja ç’pati qe i vuri shkelmin gjithe reputacionit qe kishte ndertuar, si mbrojtesi i shtypit te lire.

    Se kjo dalje ne mbrojtje te diçkaje, qe ngjan me teper si nje kercenim i hapur i ambasadorit, drejtuar te gjitheve, te tipit, RUAJUNI, mos guxoni ju o gazetare te kritikoni ndonje gje qe une them apo qe une mbeshtes, eshte shume e rende per te.

    Eshte e vertete qe mund te duhen vite e vite te tera, pune e mund, per te krijuar nje imazh si mbrojtes i lirise se mediave, por per ta rrezuar nje imazh te tille, edhe nje goditje e vetme mund te jete fatale. Dhe kete qe beri kesaj rradhe, jane te shumte ata qe nuk arrijne ta shpjegojne.

    Sidomos kur vete opinioni publik, qe presupozohet se ky si opinionist duhet ta farketoj, u tregua shume me i pjekur dhe i pergjegjshem se vete ky, dhe e denoi pa shume ardhje anash e anash me fjale te kota, ose si i thone ndryshe, pa i ra nga kina, por drejtperdrejt e me vendosmeri. Ndersa ky jo. Per habine e te gjitheve.

  7. Xha Xha, ta paskan gjetur strehen edhe ty, militantet e Lul Domates 🙂
    Shekulli eshte pasuri kombetare. E mban kurrizin drejt. Bravo u qofte per qendrimin dinjitoz qe nuk e ka mbajtur asnje parti e asnje individ sado pushtet ti kete dhene populli keto vite. Ketyre militanteve ju pelqente Shekulli kur mbrenote opoziten e Berishes deri ne 2005. Sot qe u ve ne dukje vrasjet dhe vjedhjet nuk u pelqen me.
    Bravo shekulli, bravo atij Adrianit qe kishte shkruar ate pergjigje pafund dinjitoze qe na berisadpo pak krenar ne kete kohe maskarenjsh dhe sahanlepiresish.

  8. Pjesëzën e mëposhtme e kam shkruar më datën 11 yë këtij muaji ne facebook-un tim. Meqë është e lidhur me temën po e sjell ketu, pa ndonji ndryshim.
    A janë Shqiptarët paragjykues dhe deskrimunues?
    by Atmir Ilias on Monday, April 11, 2011 at 8:05pm
    A janë Shqiptarët pargjykues dhe deskrimunues?
    Nuk jam shumë i sigurtë që në gjuhën Shqipe fjala paragjykim ka tërësisht kuptim johues, dukë qënë se ajo është formuar nga bashkimi i dy njësivë të veta të saj: para the gjykim. Kur “gjykon para” dot të thotë që eshtë gjykuar më parë reth asaj,atij, ose atyre, prej dikujt dhe në momentin që ndodh gjykimi i tij ti tashmë bëhet duke u’bazu në ni gjykim t’vendosur më parë.
    Sidoqoftë, në terminolgjinë psikologjike termi pargjykim ka këtë përkufizim: Paragjykimi ka parasysh nji qëndrim johues në drejtim të njerzëvë të tjerë bazuar në pjesmarjen e tyre në nji grup të caktuar, duke i mospëlqyer ata ose duke mbajtur ni qëndrim johues ndaj tyre. Grupi mund të jetë nji grup caktuar që i përket një perkatësie etnike, fetare, shoqerore, dhe kështu me radhë.
    Ndërsa fjala “deskriminues”, e cila thuhet qe e ka një burim prej gjuhës Latine, prej kuptimit rrënjë “nda”, në terminologjinë psikologjike ka pak a shumë përkufizimin: Deskriminimi ka parasysh nji sjellje të hapur të e parbarartë ndaj të të tjerëvë, për arsye të racës, fesë, e keshtu me radhë. Më thjeshtë përkufizimi i saj është ne foljen e gjuhës Shqipe /nda/ dhe /da/(geg), si dhe /ndaj/(ndaj kujt?)
    Pra dallimi midis paragjykimit dhe deskriminit, qëndron në dallimin midis qëndrimit dhe veprimit.
    Pragjykimi dhe deskrimini janë shkaktuar nga ni yllësi faktorësh. Ndër to përfshihen normat historike dhe kulturore që ligjësojnë trajtimin e ndryshëm te grupeve të ndryshme dhe procesit shoqeror të vazhdimit të kalimit të këtyre ngecjeve dhe besimeve të prinderve tek fëmijët e tyre nga brezi në brez.
    Për të thjeshtuar botën q’na rethon njerëzit gjitmonë kanë një tendecë të kategorizojnë njerëzit dhe objektet. Ky kategorizim udhëhek tek ni perceptim “i yni” dhe “i týne-tyre”, grupe të cilave ne i përkasim dhe nuk i përkasim. Grupi favorizon gjithmonë anëtarët e tij dhe japin vetëm nji jo-te tek “ata” të tjerët. Njerëzit shiikojnë zakonisht njerëzit e tjerë jashtë grupit të tyre më shumë mgjashëm tek njëri tjetri sesa tek pjestarët e grupit të vet. Me fjalë të tjera ne shikojmë që “ata janë t’gjithë njisoj”, por duke pranuar njikohësisht që “ne jemi të ndryshëm”. Kjo shtyn në gjykimin e të tjerëve duke u bazuar në në shikimin e tyre si grup, sesa në veçoritë e tyre individuale dhe kështu ndertohen edhe steriotipat.
    Çfarë ndodh kur dikush takon një individë të grupit tjetër, sjellja e të cilit është në kundërshtim me steriotipin. Mundësia është që ai do të ndryshojë steriotipin e tij, por nese do të mbahet tek paragjykimi i tij ai ka shumë mundësi të shprehi pakenaqësite e tij në menyra të ndryshme. Per shëmbull, kur një anëtar i grupit tjetër është i sukseshëm në ni drejtim të caktuar, mund të shikohet prej tij si një gjo e rastësishme, ose ndihmesë e fatit , ose prej ndihmesës të një grupi tjetër të njohur dhe të fuqishëm dhe jo si ni merite tij individuale.
    Atmir ilias

  9. Fjala e shkrete. Te merr ne qafe. Edhe Krishti vete, po te kish qene shkencetar do i kish shpetuar gozhdeve. Po vendosi te behesh filolog.
    Kur dhunohen format e te qenit civil me njeri-tjetrin, mbetet pak shprese per t’iu kthyer perseri miresise dhe njerzillekut.

    Mendoj se kjo aventura e profesorit te UT do pare si pjese e se teres ne Shqiperi, ku gjerat behen sepse ti mundesh t’i besh, dhe asnjehere mbas peshimit nese ti duhet t’i besh apo jo. Simptome e nje ekuivoku moral te felliqshem, tipik per kohen ku jetojme dhe trendet e saj. Perndryshe ai me duket pafajesisht i pafajshem ne ate te veten. Aq ka aq ben.

    Klasa e sotme politike, kulturale, intelektuale shqiptare per fatin e keq te saj ( dhe fatit te mire te cinikeve, do thene), ka disa njesi matese, shqiptare, me te cilat i behet krahasimi. Ka nja dy periudha 20 vjecare me te cilat elitat tona te lavdishme te diteve te sotme mund te krahasohen: 1920-1939 dhe 1945-1965. Keta te 1990-2010 jane deshtake. Jane nje hic. Blihen per 5 aspra nga dallkauku i pare i rruges. Jane lilipute. Ekzistojne vetem per arsye mungese alternative ( dmth by default) dhe jo per aftesi te vet. Sepse aftesia e tyre nuk i ka hyre dhe nuk i hyn ne pune askerkujt. Nuk e perdor kush. Nuk ua ndjen kush nevojen. Nuk kane as peshe intelektuale, as peshe morale. Pa ide, pa ideologji, pa nje bosht, por me deshira meskine, qe nuk shkojne me pak se sa nje darke ne nje vend chic, apo me shume se sa nje vize apo leje qendrimi ne nje vend po chic. Sic i shoh, vetem luajne “kukllash” me njeri-tjetrin, me pergjigjet neper mediat publike apo thashethemet e kafeneve.
    Une thjesht shpresoj qe te “vdesin” . Dhe sa me pare madje. Te hiqen qafe si keta ashtu edhe mecenatet e tyre dallkauke dhe te trashe. Menyra e tyre e te berit te gjerave eshte e vjeter, eshte e dalur boje, eshte e mbaruar, eshte jo efikase, eshte tashme e kaluar, e paafte per ate cka kerkohet. Vazhdimesia e saj tashme do konsideruar thjesht nje krim, dhe ata qe e perpetuojne ate, si pjesmarres ne krim. Qe po behet ne kurriz te atij populli. Mjafon te shikosh Shqiperine, se cfare ndodh aty. Qe nga qeveria qe vret qytetaret e vet si qen rrugeve, tek ministrat qe shiten e blihen,tek njerezit qe duan mundesisht te jene edhe eskimeze, por shqiptar jo, e deri tek donkishoterirat politike e kulturore te te gjithe paleve
    Une shpresoj qe ketyre “pleqve” sa me shpejt tua zene vendin Lulianet e sotem, Hyllinat, dhe te tjere te moshes me te re. Sepse ata qe jane sot ne krye te puneve jane plotesisht te deshtuar dhe te pazote per ta mbartur peshen e tyre me tej. Ne mos per gje tjeter, te pakte sepse eshte me mire te kesh te besh me nje idealist te ri e te ndershme se sa me nje pragmatist me eksperience, dallkauk dhe genjeshtar.

    Persa i perket mardhenieve te Shqiperise me USA,une kam bindjen se ato duhet te jene pertej politikes se perditshme shqiptare dhe mbi ate. Asgje s`duhet ta turbulloje ate, sepse ajo kompenson aq shume per mangesite e shtetit te sotem shqiptar. Materialisht, ideologjikish, kulturalisht. Ruajtja si ne forme ashtu edhe ne permbajtje e nje raporti te tille eshte me i rendesishem per ne se sa per USA. Te berit politike fshati me te i do prere rruga. “ We are commanded, it is true, in the precepts of Hesiod, so much admired by the learned, to return with the same measure we have received; or, if possible, with a larger” -, shkruante Ciceroni. Por profesoret tane jane mekuar me “vepra” te tjera. Pa dhe flasin ashtu sic flasin.
    Por pervec interesit tone te drejtperdrejte, nje aksiome tjeter, per te cilen, te pakten ata ne Shqiperi qe u jane kushtuar letrave, duhet te ishin te qarte tashem, eshte se Amerika thuajse asnjehere nuk gabon. Dhe edhe kur ndodh, eshte i vetmi vend me vullnetin dhe forcen e duhur morale per ta rregulluar ate cfare ben. Nje bindje e tille do i bente gjerat me te thjeshta e te lehta.

  10. ”’Mund te jete secila, por e kaluara empirike na meson qe nuk para ka diplomate amerikane naive apo vanitoze pertej interesave shteterore. ””

    Me fal po njeri qe flet sikur po degjohet nga kopshtare, te duket normal ty ? Pak ambasadore amerikane kane kaluar keto 20 vjet, asnje s’ka pasur kete pamje ngerdheshese dhe s’ka thene kaq shume dokrra sa ky.
    Tani qe mori mesazhe plot, mbase e heq ate ngerdheshjen nga fytyra dhe ato dokrrat nga goja.

    E ke parasysh xhibin kur flet ti, ca lloj heresh jo gjithnje, eshte e njejta dukuri. Xhibit i lejohet se eshte ne blog dhe se nuk eshte ambasadori i Amerikes.

    Ok eshte dukuri kulturore amerikane, siç ka qene dikur angleze e me pare frenge e me pare romake e me pare greke, ndoshta i ka rrenjet tek Aristofani a ndoshta eshte ne natyren e fuqise qe ti marre gjerat e kesaj bote me nje nenqeshje prej filozofi mjekerbardhe qe i qesh edhe vdekjes, por kjo nuk ka si te jete e pranueshme sepse ne Shqiperi nuk ka asgje per te qeshur.

    Mua as me kercet fare se i dhemb apo si dhemb Arvizut apo se çfare mesazhi subliminal do t’i jape ai Rames, fakt eshte qe Arvizu i ka tejkaluar 100 here kompetencat e nje Ambasadori.

    Do te jete pale ne politiken e brendshme?
    Shume bukur atehere ashtu si Rama e Berisha shahen me liber shtepie, edhe ai do shahet me liber shtepie.

    Kjo eshte politika, ai republikani mu bash ne Amerike nxjerr fotografine e Obames si majmun, edhe Arvizut ti bejne mire te gjitha ato qe do haje, nga te gjitha anet.

    Jo vetem kaq, po nese Arvizu do kete durim, shqiptaret talentuoze te kafeneve do nxjerrin edhe barsaleta, me’ na ishte njehere amerikani, shqiptari, italiani, japonezi dhe Arvizu’.

    Ka nje takem amerikanesh qe na shohin nga lart-poshte dhe na kane ngjitur edhe epitete, me keta nuk ka miqesi.
    Historia thote se shqiptaret po aq sa i kane dashur perandorite e u jane nenshtruar po aq u kane treguar edhe pushken.
    Mbase ka ardhur prape ora qe shqiptaret tu tregojne amerikaneve se jane ketu ne radhe te pare pse i duam neve, sepse kur nuk i deshem rrinin 35 milje detare larg.

    Ohu sa Amerika kane ardhur e ikur ne keto troje aq te mira qofshin.
    Shqiptari nje minimum respekti e ka kerkuar perhere, sado i nenshtruar te kete qene dhe sado ‘vella’ te kete qene.

    Sa per distancimin e 21 Janarit qe thote xha xhai, Arvizu e ka shkaktuar 21 Janarin dhe nje dite do dalin edhe provat konkrete.
    Berishes s’do ja mbante te qellonte pa miratimin e Arvizut, se do ta kishin hedhur shqiptaret me bythen perpjete, po ishte mbeshtetja e Arvizut qe i mbajti shqiptaret.
    Dhe ai hetim me prokuror amerikan eshte hi syve te popullit dhe per te zhdukur provat qe kompromentojne Arvizun e ketu do jemi po s’dolen te gjithe te lare nga ai hetim.

    Arvizu jashte Shqiperise!

    1. Hyllin:Mua as me kercet fare se i dhemb apo si dhemb Arvizut apo se çfare mesazhi subliminal do t’i jape ai Rames, fakt eshte qe Arvizu i ka tejkaluar 100 here kompetencat e nje Ambasadori.

      Ndoshta, po atehere do te duhet te pranoje te njejten gje per Withers, Marisa Linon, e pothuaj te gjithe te tjeret. Sic e ke shprehur edhe vete Hyllin i dashur, Arvizu vepron ne interes te shtetit te tij i cili sipas teje e ka derguar per te krijuar 21 Janarin. Dmth qerimi i arvizut nuk do te ndryshoje shume apo jo? Apo po sugjeron ti veme pushken Amerikes? shpresoj fort qe jo.

      H:Do te jete pale ne politiken e brendshme?
      Shume bukur atehere ashtu si Rama e Berisha shahen me liber shtepie, edhe ai do shahet me liber shtepie.

      Ok deri ne limitet e etikes, sepse Withersit qe thonte nuk ngopet gjinkalla dhe u fry deri sa vdiq nuk me duket se i tha njeri publikisht ik more jevg muti. Dhe kjo jo sepse Berisha nuk kishte sahanlepires te cilet ishin gati te sakrifikoheshin si Yzeiri per kauzen e liderit (Fahri Balliu anybody?). Pertej daljes apo jo publikisht, racizmi eshte per mua shprehje e padijes se secilit qe zgjedh ta perdore si arme. Me paster do kish qene te thuhej se Arvizu po behet pale me Berishen dhe ky eshte qendrim i tij personal (sic u mundua te beje Berisha me Withersin, edhe pse pa fort sukses).

      Nderkohe te falenderoj qe mbeshtet tezen time se ne fund te fundit kjo eshte ceshtje politike ku libri i shtepise eshte legjitim. Edhe barsoletat ne ate kuader dalin.

      Kam frike se nese prisni qe “populli” (te cilin askush nuk e definon) do ngrihet kunder Arvizut, do zhgenjeheni, jo per hater te Saliut e as per mungese shqiptarie por sepse ceshtja eshte banale politike dhe “populli” nuk eshte budalla. Sic e the edhe vete ata do shahen me liber shtepie, kete here Yzeiri u mundua me sukses te perfshije ambasadorin amerikan te cilin Rama e di qe e ka kunder ne luften e tij per pushtet. Perkundrazi do jete Shekulli dhe Adrian Patrioti qe do beje prapakthehu dhe do lepihet me ambasaden sapo situata te kaloje ne favor te Rames(do kete edhe ai rriskun e vet-thone ne Shkoder).

      Per sa i perket reagimit qe ka ngjallur artikulli i atij prefesorit, une as e njoh e as marr persiper te garantoj cilesine e te shkruarit te tij. Nese argumenti eshte qe “Arvizut i duhet nje antropolog kulturor”, une nuk e kuptoj “nje antropolog kulturor sipas midese time, i cili ta mesoje te beje ate qe dua une”. Antropolog kulturor u kerkuar, nje te tille solla madje me PHD(se di a eshte e vertetuar po ashtu thote te pakten) dhe qe jep leksion etiken ne UT. Me afer ndjeshmerise kulturore shqiptare se kaq!

      1. Politicus, do kisha shume deshire te dija ne gjen ne sjelljen e Arivzut nje lloj populizmi ekstrem, aq sa te arrije ne kufinjte e racizmit e te legjitimoje njekohesisht etiketimin per “kinezeri?” Thene ndryshe, e konsideron “fairplay” damkosjen e Yzeirit si racist, apo duhet vene ne dukje se kjo damkosje nuk qendron, pasi reagimi i Yzeirit eshte reagim ndaj sjelljes se papranueshme nga ana e ambasadorit? Shkurt, pertej percarjes ne pale e sundimit mbi palet, a gjen ndonje lloj te drejte ne argumentin qe kam ofruar me larte, apo e gjen argumentin te tepruar, per te mos thene, te nxituar apo fundja edhe idiot? Kete pyetje ta bej edhe si Politicus, por edhe si mbeshtetes i Forumit Shqiptaro-Amerikan per Demokracine.

        p.s. ka nje dallim shume te madh mes Arivzut dhe Withers, apo te gjithe paraardhesve te tij, dhe kjo eshte se ketyre as qe do u shkonte mendja te benin shaka me shefin e tyre si ajo shakaja e Arivzut me Kantrimen, qe i tha se nuk ishte cudi edhe te fitonte kryebashkine po te donte, e le me ta benin publike kete lloj shakaje si c’e beri vete Arivzu.

        1. Ah po, dhe dallimi tjeter eshte, qe nje “blunder” nuk do perpiqeshin ta mbulonin me nje “blunder” tjeter, ku nderprerja e marredhenieve publike me shtypin e lire, te perceptuar si opozitar pavaresisht prapaskenave, eshte krejt e paprecedente, dhe ne vend qe t’i hedhe uje zjarrit, i hedh benzine.

        2. I dashur Lulian,

          kam frike se po ben kollotumba logjike. Nje gje eshte te thuash si Hyllini qe ambasadori ka shkelur sovranitetin duke u imponuar si pale dhe si pasoje ” e meriton” te trajtohet si pale politike (me standartet shume te uleta etike qe ekzistojne ne Shqiperi). Kjo ka logjike edhe pse une nuk jam dakord dhe e shpreha mendimin tim te kundert dhe arsyet pse nuk mund te hidhemi perpjete sikur kjo te ishte hera e pare qe ndodh.

          Eshte teresisht tjeter dhe e palogjikshme ta kthesh argumentin permbys duke thene qe eshte racist ai qe reagon ndaj nje episodi me ( te pakten ) konture raciste e implikime banale.
          Une do e kisha injoruar Yzeirin, Arvizu ka bere kalkulime te tjera sepse me siguri di me shume se sa une e ti ne dac per situaten e ne dac per interesat e shtetit te vet. Ti e une i marrim informatat nga shtypi ne internet, ai sec ka ca njerez afer zyres qe detyre kane mbledhjen e informacionit. Dhe te jesh i bindur qe objektivi nuk eshte Yzeiri se pervecse neper ndonje blog nuk njihet si intelektual me peshe, mesazhi eshte ndaj tjeterkujt.

          Te ftoj te lexosh intervisten e Rames tek Pese pyetje nga Babaramo si dhe deklaraten e tij ne Shkoder dje ku shprehej (citoj nga titulli i Top Channel) “8 maji demonstrate e madhe”. Ndoshta te ndihmon te kesh nje pasqyre me te plote te asaj cfare po ndodh. Po ashtu sot ke pergjigjen e Saliut i cili tha qe policia duhet ti pergjigjet “me te gjitha mjetet” dhunes elektorale. Tani mua me duket se ben muuuuuuu qe te dy flasin per dicka qe e dine se po ndodh e i cojne mesazhe njeri tjetrit. Sipas meje nuk ka asnje paqartesi kulturore apo komunikimi ne te gjithe c’po ndodh. Te pakten nder ta.
          E as qe diskutohet qe Arvizu te jete i paqarte apo kulturalisht i paditur. Sic e thashe qeveria e tij paguan profesioniste per ta ditur se si jane ceshtjet.

          se ku na con kjo rruge pa krye, ah ate sdi te ta them por do ishte me e dobishme te fillonim ta diskutonim se sa te merremi me shtremberimin e realitetit me ane te kollotumbave logjike. Une e mbaj shpresen tek shprehja “cdo tragjedi mbart me vete mundesine e nje fillimi te ri”. Te shohim nese do jete keshtu diku nga mesdita e dates 8 Maj.

          1. “Une do e kisha injoruar Yzeirin, Arvizu ka bere kalkulime te tjera sepse me siguri di me shume se sa une e ti ne dac per situaten e ne dac per interesat e shtetit te vet.”

            Kete as qe e vura ne dyshim. Ajo qe pyeta, ishte tjeter, dhe kishte te bente me faktin ne jane keto interesa te kritikueshme, dhe ne jane metodat e zgjedhura per t’u sherbyer ketyre interesave, ne perputhje me keto interesa? Apo jane pertej kritikes, mjafton qe te marrim rolin e spektatorit, e t’ia leme ne dore atij qe di me shume mbi situaten, e te bejme thjesht tifozllikun e radhes, per Ramen njeri, per Berishen tjetri?

            Sa per kollotumben logjike, me paske keqkuptuar. Arivzu nuk eshte racist sepse reagoi ndaj shkrimit te Yzeirit, qe hajd mo, po e quajme shkrim me konture raciste, por sepse ka shfaqur me pare virtyte racizmi nepermjet populizmit te drejtuar ndaj shqiptareve e nepermjet patronizimit qe shpreh. Ky patronizim e populizem eshte i pafalshem nese vjen nga politikanet vendas, por nese vjen edhe nga te huajt, eshte mese logjike te mendosh se ka edhe nuanca racizmi.

            1. sepse ka shfaqur me pare virtyte racizmi nepermjet populizmit te drejtuar ndaj shqiptareve e nepermjet patronizimit qe shpreh. Ky patronizim e populizem eshte i pafalshem nese vjen nga politikanet vendas, por nese vjen edhe nga te huajt, eshte mese logjike te mendosh se ka edhe nuanca racizmi.

              Eshte me keq se padronizim! Shqiperia ka qene epruvete eksperimentale e disa grupimeve te caktuara ne Washington DC te cilat kane qene aktive ne ‘eksperimentim’ nepermjet ‘lakejve’ shqiptare te cileve u jepnin direktiva. Ka evidence psh qe G. Pashko ka qene ne kontakt me keto grupime.

              Mund t’i referoheni ketij libri gazetaresk per me teper

              The Family: The Secret Fundamentalism at the Heart of American Power.

  11. ””Racizmi i autorit të shkrimit duket qartazi që në fillim të artikulli. Citoj: “zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador…” (Shekulli, 15prill, 2011, f.2.). Si mund të ndihet i zhgënjyer një person që i thotë vetes analist dhe, madje, (të paktën ai thotë kështu) edhe doktor shkencash, që të shprehet në këtë mënyrë të pastër ksenofobe. Pra, ai provon racizëm vetëm duke e parë ambasadorin Arvizu!!! Kjo është e pështirë dhe e papranueshme. E papranueshme për ne si lexues dhe si publik, por absolutisht e papranueshme dhe për t’u kundërshtuar nga secila gazetë, botues apo person me mendje të kthjellët.””’

    Obobo ky profesor universiteti, se imagjinoj dot cfare mund te mesoje studenti prej ketij qe argumenton si bujku ne are.

    Nga ana retorike po aq e pagdhendur, retorika ka stilet e veta, qe e bejne te dallohet nga budalleqet.

    Plus qe kjo eshte retorike e se majtes liberale, me te cilen mbush rendom gazetat e revistat.

    Yzeiri s’eshte treguar politikisht korrekt sepse duke pare qe Arvizu eshte dy pellembe mbi dhé e ka tipare ‘kineze’, mund te kishte evituar shprehje te caktuara.

    Mirepo korrektesa politike nuk eshte ndonje detyrim, komplekset e tjetrit nuk jane imperative ndaj atij qe kritikon.

    Pikerisht ketu qendron edhe nje pikat e forta te mesazhit te Yzeirit, ti zoti ambasador ke tejkaluar 100 here kompetencat e tua, po futesh si pale ne konfliktin e brendshem politik, atehere
    po shkel ne nje terren ku korrektesa politike nuk perben imperativ.

    Mirepo kete ja ka thene me lezet, aq sa çdo perpjekje si puna e ketij profesorit dylekesh del qesharake, me pak fjale e ka mberthyer aq mire sa per ta kundershtuar del si i palogjikshem, me pak fjale Yzeiri ka stil dhe s’ja ha qeni shkopin ne te shkruar. Kur hasen kurthe te tilla, njeriu ben mire ta qepe gojen, une per vete kur has ne kesi gjerash e qep e them bravo ma fute.

    Ketu s’ka kurrfare vrazhdesie, ketu ka stil te goditur.

    Si pasoje e kesaj, Arvizu do terhiqet disi nga pjesemarrja aktive ne politiken e brendshme, ose te pakten s’do jete formalisht kaq i pranishem dhe ky do jete suksesi i vertete i Yzeirit dhe i shqiptareve njekohesisht.

    Gje e mire qe u be kjo rremuje, sepse keshtu Amerika na njeh ca me mire, meqe edhe Amerika e paska me te pesuar.

    Nese Amerika heq Arvizun, jep nje sinjal shume pozitiv, nese Amerika do te beje mundje krahu me shqiptaret duke e lene Arvizun edhe pas 8 Majit, atehere marredheniet do acarohen gjithnje e me tej, aq sa thirrjet antiamerikane do fillojne e te kene sukses ne opinion.

    Megjithate edhe kjo mund te na dale per mbare, por nese ftohja me Ameriken perkon me nje perfshirje te Shqiperise ne Europe e kthimi i pikes se referimit drejt Brukselit.
    Amerika po merr goditje kudo ne bote, ndoshta na intereson te bejme per vete Gjermanine.

    Ne fund te fundit, Maqedonine e mban gjalle Amerika, Kosova eshte ne rruge te mbare, keshtu qe per çeshtjen shqiptare Amerika tani kthehet ngadale nga shpetimtarja ne problematike.
    Ndoshta çeshtja shqiptare mund te perfitoje me shume nga nje europerfshirje e shpejte, sesa nga pozicionet e forces, keshtu qe Amerika aq e dobishme kur nisesh nga pozicionet e forces, mund te perbeje ne te ardhmen edhe nje pengese per ne.

    p.s le ti bejme ca pordhe Amerikes njehere, te degjojme si do reagoje, mbase marrim vesh me shume rreth qellimeve amerikane.

  12. ””Sic e ke shprehur edhe vete Hyllin i dashur, Arvizu vepron ne interes te shtetit te tij i cili sipas teje e ka derguar per te krijuar 21 Janarin. Dmth qerimi i arvizut nuk do te ndryshoje shume apo jo? Apo po sugjeron ti veme pushken Amerikes? shpresoj fort qe jo.””

    Ndryshon, sepse do te thote qe Amerika po nderron taktike.
    Sa te jete Arvizu eshte kerbaçi, mua s’me pelqen nje kerbaçiot si ambasador i nje vendi mik, jo per gje po nuk mund te kete miqesi me kerbaç ne dore.

    Terheqja e nje ambasadori eshte gjest domethenes, nuk e di se ç’mik ka pasur asokohe kur e thirren, po ama e ka pasur te forte, perderisa e sollen prape.
    Ky ambasador vjen ere, nese perfaqeson nje qendrim strategjik te Amerikes ndaj Shqiperise, atehere kjo do te jete nje fatkeqesi per marredheniet mes paleve.

    Qe ambasadoret e Amerikes dallohen kur ne Shqiperi ka krize politike, kjo dihet ( ata 2 para Withersit si mban mend kush, ne kujtesen popullore kalohet nga Limprechti i Inisit tek Withersi, nderkaq njerin nga keta te dy e shoh ambasador ne Irak), veçse Lino, Limprechti dhe Withersi ishin ambasadore te demokracise…

    Pse ky ndryshim kaq radikal i politikes amerikane ndaj Shqiperise ?

    Ja kjo eshte nje pyetje vertete shqetesuese, o Countryman & co po lozin nje loje te tyren, ku ka ne mes pislleqe ekonomike, ose Amerika po ben si thote Arnauti nje eksperiment, nje lloj sistemi te ri, ku maska te jete sa me demokratike, kurse thelbi nje sistem sa me i kontrolluar dhe stabilizuar (dihet qe demokracia eshte sistemi me i keq per stabilitetin, diktatura me i miri).

    Ne kete prizem, liria e medias qe solli asokohe si prove Arvizu per demokracine ne Shqiperi, mund te perbeje edhe nje nga pikat kyçe te eksperimentit.
    Si te mundesohet media e lire por fuqimisht e shantazhuar.

    Per mendimin tim, tek ajo intervista e famshme nga Amerika pas 21 Janarit, mjaft te kthehen pohimet e Arvizut nga e kunderta dhe del mendimi i Arvizut.

    Atje foli per median opozitare si shume te fuqishme dhe kjo ishte gje e mire, ne fakt fuqia mediatike e opozites eshte gjithnje element destabilizues, prandaj Arvizu ne te vertete ishte i shqetesuar per fuqine mediatike te opozites.

    Me kete rastin e fundit, ku synon te ule fuqine mediatike te opozites nepermjet çensures, ai tregon se sa i shqetesuar eshte per fuqine e nje medie opozitare ne nje vend te cilin kerkon ta ‘stabilizoje’.

    Arvizu ka nje detyre, te ule ritmin e demokratizimit te Shqiperise ne te mire te qendrueshmerise politike dhe Sala ne keto 20 vjet eshte i vetmi politikan ‘i qendrueshem’ dhe qe kerkon ‘qendrueshmerine’ e tij me çdo kusht.

    Sala-Arvizu kane interesa te perbashketa si me qene vellezer siameze (me kete tipin s’perdor dot shume shprehje), nga ku edhe konflikti i vazhdueshem mes te majtes dhe Arvizut e puthjet e salisteve ndaj Arvizut.

    Veçse pertej te majteve, autokrati ne Shqiperine post-Hoxha qelbet shpejt, shtohet pakenaqesia ne shume shtresa, kete Amerika se ka marre mire parasysh ose thjesht po teston ne eksperiment se deri ku shkon durimi i popullit…

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin