PUBLIKU MEMEC

Nuk di nëse i ka matur kush orët që kalojnë fytyrat e liderëve politikë shqiptarë në ekranet e televizionit, ose herët që u përmendet emri në lajmet, në debatet, ose në mediat e shkruara.

Televizioni transmeton drejtpërdrejt mbledhje të qeverisë, seanca parlamentare, konferenca shtypi të kryeministrit, të kryetarit të opozitës, të këtij apo atij politikani të shquar ose zyrtari të lartë.

Gazetat përcjellin të plota fjalimet e tyre, herë të nxira e herë të zbardhura.

Faqet zyrtare të institucioneve në Internet nuk mbeten mbrapa, edhe ato duke dokumentuar, me hollësi të admirueshme, çdo fjalë, psherëtimë, sharje, kollitje të liderëve përkatës.

I njëjti diskurs e fillon jetën para mikrofonave të kanaleve televizive (ndonjëherë publike), për të vazhduar më tej në faqe të gazetave dhe për të përfunduar në Internet.

Publiku që kërkon të ndjekë se çfarë ndodh në skenën politike nuk ka zgjidhje tjetër, veç t’i ekspozohet këtij përroi verbal të paparë, ku mbizotëron mediokriteti, klishetë, gjuha e keqe, retorika pesëlekëshe, shqipja e drunjtë.

A është kjo normale për një shoqëri që kërkon të jetë demokratike?

Vështirë se mund të jetë kështu.

Demokracia kërkon para së gjithash pjesëmarrje të vijueshme, të individit, të komuniteteve, të shoqërisë civile në qeverisjen e vendit.

Demokracia nuk mund të mjaftohet vetëm me zgjedhjet e lira, as vetëm me përfaqësimin.

Në nivelin e dialogut publik, demokracia kërkon shkëmbim të dyanshëm informacioni, nga lideri te qytetari, por edhe nga qytetari te lideri.

Rrymën e informacionit nga lideri te qytetari të gjithë e njohim dhe e provojmë çdo ditë, sa hapim gazetën, televizionin ose sajtin e ndonjë gazete online.

Kahun tjetër të kësaj rryme, atë që niset nga poshtë për të përfunduar në majat e sistemit, ende nuk e shohim gjëkundi.

Si do të komunikojë vallë qytetari me drejtuesit e vet politikë, krerët e institucioneve, zyrtarët e lartë, të cilët merren me punë që u interesojnë të gjithëve?

A është e mjaftueshme vetëm vota, një herë në hënëz, për të pohuar se qytetarët po marrin pjesë në procesin politik?

Natyrisht që nuk është e mjaftueshme.

Meqë demokracinë, si model të organizimit të jetës politike, e kemi marrë nga grekët e lashtë, ndoshta duhet të shohim si e realizonin ata, në atë kohë.

Për t’u bindur, me lehtësi, se demokracia e qyteteve greke, megjithë veçanësitë e saj që sot nuk përtypen dot, ishte demokraci që kërkonte pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve – si detyrë, jo si të drejtë.

Një shoqëri moderne nuk i rikrijon dot kushtet e një polisi grek, ku qytetarët mund të mblidheshin të gjithë në sheshin kryesor të qytetit dhe të debatonin haptazi me politikanët.

Shoqëritë moderne i kompensojnë mangësitë e tyre nëpërmjet formave të reja të organizimit të shoqërisë civile dhe teknologjisë së komunikimit masiv.

Në një shoqëri qindra-milionëshe, si ajo në ShBA, Presidenti mund t’u drejtohet e t’u flasë teorikisht të gjithë qytetarëve, nëpërmjet ekranit të televizionit.

Qytetarët, nga ana e tyre, nuk mund t’i drejtohen Presidentit nëpërmjet ekranit të televizionit, as është e mundshme që secili qytetar të komunikojë, drejtpërdrejt, me Presidentin – sikurse mund të ndodhte në Athinën e dikurshme.

Kur Sali Berisha, në Shqipëri, merr nëpër gojë shefin e opozitës dhe krye-prokuroren, duke i sulmuar me fjalë të rënda, qytetari nuk ka mundësi t’i bërtasë dhe t’i thotë që ta mbledhë veten. Ose më mirë, mund t’ia thotë këto dhe të tjera, por ai kanal komunikimi ose feedback-u nuk ekziston.

Pa këtë feedback, demokracia nuk ekziston.

Komunitetet në vendet e zhvilluara perëndimore, ku demokracinë e marrin seriozisht, këtë lloj feedback-u e realizojnë nëpërmjet veprimtarive të shoqërisë civile.

Përndryshe, nëse unë i shkruaj një letër presidentit Obama, ai do të më “përgjigjet” nëpërmjet zyrës së vet, por vështirë se do ta lexojë letrën time, për arsye të kuptueshme – përveçse po të kem shkruar ndonjë gjë vërtet të jashtëzakonshme.

Edhe me letrat që botohen në gazetat, debatet televizive, intervistat, takimet e politikanëve me popullin ose të tjera forma kontakti që mundësojnë komunikimin e dyanshëm, vështirë se mund të arrihet ndonjë nivel i arsyeshëm i shkëmbimit të informacionit.

Këtu e vite më parë, kur teknologjia mundësoi që qytetarët të transmetonin masivisht informacion nëpërmjet rrjetesh elektronike (telematike), disa futurologë hodhën dhe mbrojtën idenë e demokracisë së menjëhershme, ose plebishitit elektronik; ku qytetarëve do t’u kërkohej të hidhnin votën e tyre, me rrugë elektronike, për çdo çështje me interes publik.

Megjithatë, plebishiti elektronik është më tepër karikaturë e procesit demokratik dhe e votës së lirë, meqë i jep vendimit përparësi absolute ndaj informimit, dhe veprimit ndaj debatit paraprirës.

Natyrisht, tingëllon absurde t’u kërkosh qytetarëve të votojnë, sot me nesër, nëse janë dakord, për shembull, që studimi i qelizave germinale të financohet me fonde publike; por nuk do të ishte aspak absurde, sikur të gjendej një mënyrë për të marrë vesh se çfarë mendojnë pikërisht qytetarët për këtë çështje.

Për fat të mirë mënyra të tilla ekzistojnë dhe praktikohen gjerësisht – sondazhet e opinionit publik.

Në vitin 2004, presidenti amerikan i atëhershëm Bush propozoi që të fillonte puna për të çuar njerëz në planetin Mars, deri në vitin 2020.

Ky propozim e pati jetën shumë të shkurtër dhe u la të ngordhte urie; arsyeja për këtë ishte se sondazhet e opinionit treguan se publiku amerikan nuk e kishte përkrahur fare këtë diversion të presidentit të tyre.

Jeta politike në ShBA nuk mund të konceptohet pa sondazhet e opinionit publik, të cilat përfaqësojnë mënyrën më të sigurt për të realizuar atë komunikim të dyanshëm, midis liderëve dhe qytetarëve, për të cilën fola më lart.

Teoria dhe teknika e sondazheve janë kolauduar tashmë, së bashku me metoda pak a shumë shkencore për zgjedhjen e kampioneve dhe analizën e rezultateve.

Megjithatë, asnjë sondazh nuk do të kish vlerë, sikur të mos gëzonte institucioni që e kryente sondazhin besueshmërinë e publikut dhe të politikanëve vetë.

Nga kjo pikëpamje, agjencia anketuese ose institucioni të cilit i është porositur sondazhi luan rol të njëjtë, edhe pse të përkundërt, me atë të mass mediave; nëse këto të fundit janë të përshtatshme për t’ia lejuar, bie fjala, presidentit që t’u flasë njëkohësisht 300 milionë vetëve, sondazhi bën të mundur që presidenti të mësojë, një ditë më pas, se çfarë mendon pak a shumë publiku për fjalën e tij dhe programin e tij politik.

Unë do të shtyhesha deri atje sa të pohoja që një shoqëri ku mungon drejtpeshimi midis mass mediave dhe institucioneve të anketimit të opinionit publik nuk mund të jetë kurrsesi demokratike.

E kam fjalën, konkretisht, për shoqërinë shqiptare, ku mungon edhe kultura e anketimit, edhe nevoja për informacion të kësaj natyre, edhe institucione të besueshme dhe të përgatitura për të kryera anketimet.

Në të njëjtën kohë, mass mediat shqiptare janë, së paku teknikisht, të nivelit europian; çfarë u jep një avantazh të patolerueshëm elitave politike dhe deri-diku mediatike, në raport me qytetarin.

Kur doli Berisha para kamerave dhe foli haptazi për një puç të bashkërenduar midis opozitës, prokurorisë së përgjithshme dhe presidencës, a nuk do të ishte mirë që një sondazh, të nesërmen, t’i tregonte atij se çfarë mendonte publiku për këtë hipotezë kaq të guximshme?

Do të ishte mirë për publikun, mirë për demokracinë në Shqipëri dhe për shoqërinë civile, mirë edhe për vetë kryeministrin, i cili do të merrte një informacion të cilin sot për sot nuk ka se nga ta marrë.

Pse nuk bëhen sondazhe të tilla në Shqipëri, në një kohë që mass mediat, veçanërisht ato televizive i kemi të nivelit teknologjik optimal (p.sh. Digitalbin)?

Ka shumë arsye, disa prej të cilave i ceka më lart; por kryesorja më duket se është që në Shqipëri askush nuk u beson lajmëtarëve.

Paradoksalisht, dhe sado e vërtetë të jetë që sondazhi është ana e kundërt e medaljes së mediave, këtë mosbesim në publik e kanë kultivuar mediat vetë, të cilat me pavarësi zakonisht kanë parasysh pavarësinë nga pala “kundërshtare” ose “armike”.

Mirëpo një shoqëri ku pavarësia e një institucioni konsiderohet si teorikisht e pamundur – ose një shoqëri ku pjesëmarrja në jetën publike zakonisht realizohet duke shkelur syrin – nuk mund të jetë demokratike.

A nuk do të kish vlerë kritike, për ecurinë e procesit politik në Tiranë, që të dihej se ç’mendojnë qytetarët, bie fjala, për 21 janarin, ose zgjedhjet lokale të majit të ardhshëm, ose ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës politike, ose për punën e komisionit hetimor parlamentar, ose për kompetencën që tregon në detyrë kryeministri, kryetarja e Parlamentit ose vetë Presidenti?

Çfarë e kompenson vallë këtë mungesë, madje zbrazëti informacioni?

Është thënë prej kohësh se një politikan i mirëfilltë, i ndershëm dhe i sigurt në pikëpamjet e veta, nuk duhet të druhet të marrë edhe vendime që nuk do të përkrahen nga masa e qytetarëve; dhe se është shenjë dobësie që një lider politik ta ndërtojë politikën e vet sipas feedback-ut që i vjen prej sondazheve të opinionit.

Të gjitha këto janë të vërteta.

Por janë të vërteta për një shoqëri ku mediat dhe sondazhet e opinionit dialogojnë mes tyre si të barabarta; dhe nuk kanë vlerë për një shoqëri parademokratike si ajo në Shqipëri, ku liderit, që të marrë vesh se ç’mendojnë shtetasit, i duhet akoma të vishet tepdil si lypës a si myshteri i GABI-t dhe të zbresë në terren, incognito, si në përrallat e qëmotit.

Në një nga shpërthimet e veta të paradokohshme, kryeministri Berisha u ankua se Shërbimi Informativ Shtetëror nuk e kishte informuar si duhet, në lidhje me çfarë po përgatitej për 21 janarin.

Kur e dëgjova këtë, pyeta me vete nëse e kish informuar kush kryeministrin, në lidhje me çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë në përgjithësi – për ekonominë, për jetën urbane, për trafikun, për taksat, për prioritetet, për marrëdhëniet e tij me opozitën dhe institucionet e pavarura.

Kjo nuk është natyrisht detyra e SHISH-it; as e atyre burimeve “të tjera”, të cilave iu referua dinakërisht kryeministri. Kjo është detyrë e atyre institucioneve, që në Shqipëri ende nuk ekzistojnë.

Qytetarët, nga ana e tyre, e ndiejnë, madje edhe kur nuk e kuptojnë, se komunikimi i liderëve me bazën ka mbetur njëkahësh; e përjetojnë xhamin që i ndan nga kupola e pushtetit; madje s’është për t’u çuditur që ky komunikim i ndërprerë, kjo mungesë feedback-u, ky gjymtim i demokracisë, të bëhet pastaj shkak për manifestime publike që dalin nga kontrolli, ose mënyra irracionale të komunikimit, siç i pamë në 21 janar, nga të dy palët.

Nuk ka forcë që ta bëjë zap instinktin e të komunikuarit në politikë; edhe pse kur kanalet normale mungojnë, ose nuk mirëmbahen, ky instinkt do të materializohet në forma të pazakonshme, ndonjëherë të dhunshme; dhe këtu s’e kam fjalën vetëm te shkopinjtë e protestuesve, madje as edhe vetëm te plumbat e atyre që qëlluan atë ditë, por edhe te vetë sjellja e shfrenuar e shumë politikanëve në rolet dhe misionet e tyre institucionale.

Nuk ka komente

  1. Kur doli Berisha para kamerave dhe foli haptazi për një puç të bashkërenduar midis opozitës, prokurorisë së përgjithshme dhe presidencës, a nuk do të ishte mirë që një sondazh, të nesërmen, t’i tregonte atij se çfarë mendonte publiku për këtë hipotezë kaq të guximshme?

    Po. Por kur ai i shpall lufte presidentit qe e ka dhe nga partia e vet, prokurorise dhe shish e kujt ti dale perpara, nuk besoj se do e kishe shume problem ta shpallte dhe kompanine e sondazhit si puci-puciste, ne mos t’i kerkonte dhe tabulatet. lol

    Vertet, sondazhet do ishin dicka teper pozitive per kushtet e mungeses totale te feedback-ut te publikut. Kane limitet e tyre dhe s’mund te qeveriset gjithmone ne baze te sondazheve, por do ishin te vyera ne kete situate (sikur te kishim kompanite, kulturen e sondazhit tek njerzit, etj, dmth sikur te kishte halla…).

    Great point xhaxhai.

    Kryesorja ama, pa media te mirefillta, veshtire se kemi gje ne vije. Mediat tona s’e kane problem te paraqesin permbys dhe vleresimet e organizatave nderombetare per ne (FMN, Transparency International, etj) e jo me nje sondazh te nje kompanie shqiptare.

    Dhe shoqeria civile padyshim…ne si popull shqipar jemi krejt te paperfaqsuar, s’perfaqesohemi nga asnje instance e demokracise; partite, shoqeria civile, mediat, etj.

    Derisa ti kemi keto ama, s’ka pse mos kemi sondazhe. Por, kush do ti financoje sondazhet? Gjate fushates i financojne partite (direkt, dhe indirekt nepermjet tv-propogandes se tyre, Klan e Top Channel), po tani?

    E shef pra qe ne s’na mungon nje gje e dy…. 🙂

  2. Pashe nje vox-pop tek Ora News TV…
    Te gjithe qytetaret:) e intervistuar duke pritur autobuzin e Kamzes ishin te bindur qe ajo gjeja qe ndodhi ne 21 janar ishte grusht shteti dhe qe kete e lishte oragizuar Edi me Bamirin dhe me Pergj. Prokuroren.
    Mu hapen syte. Sa pak dime! – mendova.
    Iu ktheva djalit qe luante poshte tavolines: “E sheh sa shume gjera mund te mesosh ndersa pret autobuzin…?! Po ty babi do te lere injorant; do te te bleje biciklete.”

  3. Mosperfillja e publikut eshte nje prej elementeve te problemit, por mendoj se problem eshte edhe prania e tij. Publiku i paraqitur ne media eshte ne teresi fiktiv. Mediat, rreken te shfaqen sikur perfaqesojne zerin e publikut, por ne fakt ato e prodhojne ate. Ne kete menyre, publiku shqiptar eshte vetem nje viktime, e mediave dhe politikes. Ai eshte i papjekur per te gjykuar, dhe i paafte te ofroje qasje me vlere. Dikush mund te thote se keshtu ndodh kudo. Ne fakt, shoqerite e zhvilluara nuk mund te jene te tilla pa nje pjekuri te caktuar, pa disa vlera te standardizuara, pa nje klase intelektuale te afte per te percuar zerin e se vertetes ne nje nivel te kenaqshem.
    Ne Shqiperi, kjo klase intelektuale mungon, pasi ajo eshte e prodhuar nga politika, dhe mbi te gjitha nga pjeset me te erreta te saj. Klasa intelektuale ne Shqiperi eshte trasheguar dhe prodhuar nga sunduesit e vjeter, te cilet vijojne edhe sot te sundojne trute e shqiptareve. Nga ky kendeveshtrim, publiku shqiptar duket se eshte prodhuar ne menyre te atille qe ti sherbeje kesaj klime, duke sjelle me shume konfliktualitet dhe huti. Qytetari shqiptar perdoret me shume si qymyr per te ndezur konfliktet fiktive te PD-se dhe PS-se. Kam pershtypjen se publiku shqiptar sot eshte ai qe eshte i gatshem ti thyeje koken publikut tjeter qe nuk mendon si ai.
    Publiku shqiptar ndikohet me shume nga Portokallia apo Fiks fare sesa nga nje raport i BE-se, apo nga ndonje analize serioze. Publiku shqitpar sot eshte mesuar qe gjerat serioze ti mesoje nepermjet humorit apo gafletit intelektual, ndersa gjerat pa peshe ti marre me seriozitet. Shikoni sesa e pranishme eshte politika ne emisionet gazmore dhe sesa seriozisht flitet per, bie fjala, sportin, telenovelat apo Big Brother-in. Nuk mund te presesh shume nga nje publik qe e krijon perceptimin politik nepermjet barcaletave banale te Filip Cakulit.
    Jemi ne te njejtin qerthull, per sa kohe ky miell, duam s’duam, do te gatuhet ne po kete kuzhine.

  4. “A nuk do të kish vlerë kritike, për ecurinë e procesit politik në Tiranë, që të dihej se ç’mendojnë qytetarët, bie fjala, për 21 janarin, ose zgjedhjet lokale të majit të ardhshëm, ose ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës politike, ose për punën e komisionit hetimor parlamentar, ose për kompetencën që tregon në detyrë kryeministri, kryetarja e Parlamentit ose vetë Presidenti?”

    Po, do ish mire, por pergjigjen e japin vete Ata, ku dine c’bejne; demonizojne kritiken e opozites qe perfaqsohet, natyrisht, nga individ. Pra, ketu, tek individi perfaqesues merr pesh kritika e individit te perfaqsuar.
    Nuk ka individ te perkryer per perfaqesim te individeve jo te perkryer. Ata duhet te perfaqsohen me individ, dhe Ai eshte Lideri. Kjo po ndodh. Nuk eshte, apo eshte perfaqsim, pergjigjen e marrim sakte nga c’ndikim ka ne pergjithesi politika ne jeten shqiptare.

    Politika, cuditerisht, eshte akoma biznesi me i madhe i vedit. Politika e vendit eshte dhe vertetohet per jete korruptive. Duhet mbeshtetje e perfaqesuesit te zerit te individeve.

    Mbeshtetjen e zerit te individeve e ben mire partiakisht korruptsioni individual, i cili eshte pasqyre e korruptimit individual.

    Koha po demodon kete korrupsion, dhe po rreziston ndryshimin. Pamvaresisht rrugeve te perfitimeve me korrupsion, edhe vet te korruptuarrit e individit, kujdo individi, po kerkon ndryshim, pertej ketij korrupsioni.

  5. Edhe sondazhe te kete, edhe sikur te dalin 99 perqind kunder atyre qe thote Berisha, ky i fundit prape do vazhdoje me te veten.

  6. Hiq nje perqindje te vogel ne Shqiperi pakenaqesia eshte ndjenja supreme e gjithe ketij 20 vjeçari. Kur qeveris PD-ja pedeistet bejne si te kenaqur, kur qeveris PS-ja socialistet bejne si te kenaqur.
    Te dyja palet kur kane pushtetin, argumentojne se gjerat ne pergjithesi po shkojne mire e sigurisht shume me mire sesa kur ishte ne fuqi kundershtari. Shkodrani noton brenda shtepise se vet, por nuk harron te argumentoje se eshte shume me mire se kur ne fuqi ishte PS-ja, po ashtu beratsi gjate qeverisjes socialiste edhe pse mezi shtynte muajin, argumentonte se gjerat pergjithesisht shkojne mire, sigurisht shume me mire se kur e kishte apo edhe a priori kur ta kete PD-ja.

    Perderisa palet mashtrojne hapur veten, nuk e di sesa vlere kane sondazhet e opinionit. Jo se ne perendim nuk ka njerez qe genjejne veten po njesoj, por jo ne kete mase te stermadhe si ne Shqiperi.

    Tek ne kapercehet gjendja e veshtire vetjake, me ‘sukseset’ e qeverise, nese kemi votuar per ate.
    Tani a behet demokracia me kaq shume kunguj sa tek ne ?

    Ne thelb vetem nje perqindje e vogel e socialisteve apo demokrateve perfiton nga pushteti, disa mijera ja disa dhjetramijera, po keto parti kane qindramijera votues’ secili.
    Ja pra tek dalim tek fakti qe 90 % e demokrateve apo socialisteve mashtrojne veten gjithe diten, gjithe vitin, gjithe mandatin 4 vjeçar.

    Argumentet e paleve jane si pika uji, bar do hame dhe nuk heqim dore nga mbeshtetja e qeverise tone, vertet hajdute e te korruptuar, por jo aq sa qeveria kundershtare, po edhe po qe aq apo me shume, ç’rendesi ka, rendesi ka qe te mos hipi ai kellira ne pushtet.

    Politika ne Shqiperi eshte apologji e irracionalitetit qofte ne kuptimin emocional e qofte ne kuptimin e idiotesise.
    Atehere sondazhet e opinionit qe supozojne racionalitetin edhe po te jene, do te nxjerrin rezultate te dyshimta, te bazuara ne vetemashtrimin e masave.

    Ne i bejme punet me tifozllek, partia ime ja futi 2- 0 partise tende, objektiviteti i ndeshjes zero me bisht, penalltia ne favorin tone eshte gjithnje penallti, kurse ne favorin e kundershtarit edhe po t’ja beje muu qe eshte, do thuhet, he mo se sa e preku, s’jemi ne balet, arbitri eshte i paguar etj.

    Ja pyet tifozat ne sondazh eshte apo jo nje penallti, te njejten vlere do kete edhe sondazhi politik.

    Po nuk u fillua stigmatizimi jo vetem i partive, por i vete votuesve te PD e PS, nuk kemi gje ne vije.
    S’ma mban tu them te gjitheve gomere se do fyeja shume qe s’jane dhe njekohesisht vete gomarin, duke pare kategorine e militantit qe s’fut asnje kacidhe ne xhep, kete ta quash gomar i ben nder.

  7. Politika institucionale tek ne e shtrin spektaklin e vet narrativ ne dy forma: a) ne aksin linear, duke e pershpejtuar narracionin, ne siperfaqen e sheshte te ekranit, si telenovelat dhe b) me rrethrrotullim, shprehje e te cilit eshte Spektakli. Spektakli eshte nje forme e ngadalesimit te kohes, sepse gjithmone aty vertitet njefare enigme, qe pritet te zberthehet, por ne fakt kurrefare enigme nuk ka.
    Ne te dyja format (e pershpejtimit dhe e ngadalesimit te kohes), protagonizmi eshte intrigues per recepientin e gjere masiv. I vetmi protagonist eshte Politika, qe zbulon vetveten dhe shenjon vetveten ne te dyja ekstremet e narratives. Personazhi qendror e protagonist i studiove tona eshte vete drejtuesi i emisionit dhe emisioni sipas teknikes pro et contra. Talk show qe shenjon po vetveten. Tjteri pas perdes se ekranit nuk ka asnje mundesi te beje dialog apo ta shkriferoje dialogun e poleve kategoriale, ku njeri duhet ta likuidoje domosdo tjetrin. Edhe te ftuarit jane sillen rrethas para-mbrapsh, ne mos Ali Hoxha, atehere Hoxhe Aliu. Lexuesi gjendet diku midis Skyllës dhe Kharibdës. Ai qe e kalon ngushticen mitike, eshte ai soj i cuditshem recepienti, qe nuk u bindet ligjeve narrative lineare apo rrethrrotulluese (spektaklit), por eshte ushtruar ne nje lexim tjeterlloj sipas aksit Vertikal. I tille eshte, p.sh. arti, poezia, ligjerimi artistik. Ky lloj recepienti nuk bie kurre pre e ligjerimit te demagogeve.
    (Sorry, me duket se po shkon si shume seriozisht kjo ide, ndaj po e nderpres sa pa u bere krejt qesharake, nëmos…)

    1. Zoti Tufa,

      Koincidoi qe lexova nje shkrim te juajin te sjellur tek PPU ku citohej Umberto Eco: “Vetëm e vërteta do të na bëjë njerëz krejtësisht të lirë”.

      Ne fakt, Eco percjell nje shprehje te njohur nga gospel i Xhonit ku Jezusi eshte shprehur “Et Cognoscetis Veritatem Et Veritas Liberabit Vos”, cituar ne latin, ose ne anglisht “And you shall know the truth, and the truth shall make you free.”

      Ne konteksin e sotem shprehja eshte jashtezakonisht e politizuar, ku nga te gjitha krahet pretendohet se zoterohet monopoli i te vertetes. Duke perdorur shtypin e lire(jam krejt i pasigurte per te vertetuar idene e nje shtypi krejtesisht te lire) dhe shenjterine e fjales se lire(perseri nje pikepyetje e madhe personalisht per mua) thenia e Jezuesit shkon pertej lirise prej shtypjes politike. Ka te beje me teper me kujtesen historike kaq shume te korruptuar te shqiptareve.

      Ashtu sic e le te kuptohet edhe Jezusi, per te dale nga nje situate e tille njerezve iu duhet te clirohen nga nje ndjenja e fajit, te nje krimi monstruoz te kryer ne nje epoke te erret, sic ishte periudha enveriste. Sic e permendni edhe ju ne ate shkrim, mungon nje kujtese tjeter. Lidhja me krimin monstruoz te nje epoke vazhdon te mbahet gjalle pikerisht jo vetem nga politika, por edhe nga media ne te gjitha shfaqjet e saj. Keshtu qe memeceria e publikut shpjegohet me faktin se ky lloj opinioni publik qe ekziston sot ne Shqiperi, nuk ka se si te clirohet nga ndjenja e nje mekati, krimi qe eshte kryer, e perseritur me dekada.

      Shkurt, mungon Shpetimtari, ai qe te marre persiper peshen e rende te clirimit nga mekati, kujtesa e te kaluares, e cila akoma peshon rende e ushqen mentalitetin e atij qe quhet sot opinion publik. Edhe ata pak figura qe mund te ekzistonin ne fillim te viteve 90te, e kuptonin se ne Shqiperi po behej thjesht nje tranzicion, ku njerezit qe e udhehiqnin kete tranzicion ishin koke e kembe produkte te kohes. Ishin te pafuqishem e nuk mund te gravitonin rreth vetes masen e domosdoshme te njerezve.

      Sic predikonte Jezusi, skllaveria fizike nuk eshte asgje ne krahasim me skllaverine shpirterore. Publiku ishte dhe eshte memec se shpirterisht nuk eshte cliruar nga kujtesa e vetme qe i ishte e qe vazhdon t’i ushqehet.

      Shume nga ne nuk e perceptojne se ndryshimet cilesore jane produkt i ndryshimeve sasijore. Mungojne krijimet, krijimet sjellin vizione te reja, te imagjinuarit ndryshe. Krijimet jane te domosdoshme per te ndertuar nje kujtese tjeter. Ne rastin e shqiptareve, ka nje boshllek ne literature, krijimtarine qe mund te sjelle ndryshimet qe kerkohen.

      Ka shume artiste, te ashtuquajtur shkrimtare, gazetare, pra “krijues”, por qe krijojne vecse shterpesi imagjinative, djerrine shpirterore. Do te marre kohe…koha eshte ndryshimi sasijor sebashku me nje lloj literature te re qe duhet te shtohet ne numer.

  8. Nje tregues ne vetvete jane dhe reagimet ne internetosfere, perfshi blogun ketu. Se sa keto reagime perfaqsojne (si sample) masen e gjere te popullit, eshte tjeter ceshtje, por qe kohet e fundit disa opinioniste si Lubonja dhe Kikia (ne shkrimet e tyre te fundit) po komentojne komentet e internetistave, dmth shprehimisht, se kshu pa i permendur ndodh here pas here qe argumente e gjera te thena ne internetosfere shfaqen ne media te nesermen a te pasnesermen.

  9. Besoj se qytetimet e medha qe kane mbijetuar e trasheguar kulture demokratike e kane arritur nje gje te tille nga ngritja e ndergjegjes qytetare te pjeses me te madhe te popullsise, kuptuar si teresi personalitetesh dhe jo individesh (sipas dallimit qe Bergson i ben individit e personit), te nje ekuacioni ku sasia eshte ngritur ne cilesi, qe i mungon ende ketij vendi, ndaj detyrimisht kemi nje qeveri sipas festes. Me teper se ne nje periudhe parademokratike ne vazhdojme te vuajme ne nje periudhe post-komuniste, ku ende nuk jane sheruar semundjet e nje sistemi munist ne teresine e turmes dhe ndjehet mendesia e “njeriut te ri” bastard qe ende pret me thike mendimin e kundert pa arritur te vere ne pune analizen logjike. Per kete mjafton te ndjekesh daljet televizive te dy kaheve te partive, ku ata qe komandojne shpallin armiq kundershtaret dhe e njejta gje ndodh kur nderrohen vendet. Konstatimi eshte faza me e lehte, analiza dhe veprimi jane ato qe bejne ndryshimin. Bie ere vjetersie fjala “ndergjegjesim i turmes” tek e cila qendron zemra qe mund ta vere ne levizje vec nje elite. Mjafton te shohim reagimin paralel te nje vendi si Italia qe po kalon nje krize te ngjashme politike. Ne nje spektakel te superndjekur si Sanremo, Benigni i ndergjegjeshem per peshen e fjales se artistit, u mjaftua me fshikullime te fenomenit, te paralelizmit me Churchill-it qe kur humbi fill pas luftes zgjedhjet u shpreh: sot kam fituar, sepse kam arritur te humb nga perzjedhja e popullit. Dhe kundervenia me e zgjuar ndaj klases politike ishte kundervenia e historise, te asaj cka eshte thelbesore ne vlera per nje popull perballe figurave te politikaneve te perkohshem minorene. E per t’i vene piken me art, humoristet Luca e Paolo perkujtuan nje pasazh te shkelqyer te Gramsci-t mbi indifencen intelektuale qe le pas nje komb. Thelbi i nje reagimi te tile: i kundervune realitetit meskin e te turpshem, nje histori vlerash; iu pergjigjen emrave dhe ngjarjeve te perkohshme me ide te perjetshme.
    Ne debatet tv te politikaneve tane, si ne nje rreth vicioz, vazhdohet te flitet per njerez, pak per ngjarje e aspak per ide, nderkohe qe shtresa e elites se mendimit eshte anashkaluar si plangprishese, ose etiketohet sipas nderhyrjes: me ne o me ata! Te mesme s’ka!

    E gjithe kjo per te thene se eshte e qelluar ideja e sondazheve, xhaxha, por eshte ide e deshtuar qe ne krijese, sepse ende sasia popull eshte cilesisht e semure nga mendesia muniste, per te mos i shtuar pastaj manipulimin e atyre qe e organizojne dhe e perdorin. Dhe ende reagimi i elites intektuale te ketij vendi qe mund te ndikoje ne zgjimin e njefaresoj “ndergjegjeje kombetare” eshte heqja menjane duke e ndjere veten teresisht te pafuqishme perballe nje politike te tipit mafioz. Per te bere sondazhe duhet popull, jo turme! Per te bere sondazhe duhen politikane te interesuar per gjendjen reale e jo matrapaze, per te bere sondazhe duhen forume a organizime intelektualesh te pavarur qe lartojne vlera te perjetshme e jo perfitime te perkohshme, pra jo nje zgjidhje brenda lemshit linear politik te infektuar, por nje perfshirje mendesie kulturore vertikale, jo zgjidhje Sot per Sot, por Gjithheret per neser!

    1. Shumë e vërtetë kjo që thua, Moza – për sondazhe duhet publik, jo turmë. Por unë mendoj, ndoshta edhe vetëm për të shpresuar diçka, se nga diku duhet filluar. Ndoshta sondazhet do të ndihmojnë për ta krijuar këtë publik… I njëjti arsyetim vlen edhe për institucionet që kemi; të gjitha të importuara nga Perëndimi, pa ndonjë lidhje organike me shoqërinë shqiptare dhe traditat e saj, e megjithatë shpresojmë. Merr lirinë e fjalës e shih përdorimin që i bëhet në Parlament, për t’u bindur se “ajka” e kombit po e përdor atë njëlloj si ata fshatarët dikur, që i përdorën lavatricet e dhuruara për të bërë gjalpë. Mirëpo i kemi adoptuar këto institucione, me shpresën se do të bëjnë edhe në Shqipëri magjinë që kanë bërë tjetërkund. Ideja ime: që të funksionojë kjo demokraci e importuar, duhen importuar edhe ato mekanizma që e përftojnë publikun, mes të cilave edhe sondazhet e opinionit. Natyrisht do të kenë problemet që përmend ti, por jo më të mëdha se problemet që kanë institucionet demokratike që kemi – ndonjëherë qesharake në pompozitetin e tyre. Ja edhe një përfytyrim utopik, ndoshta distopik që kam ndonjëherë: një institucion qendror, i financuar nga Europa, i pavarur, që prodhon sondazhe me të njëjtin intensitet që kryeministri Berisha mban fjalime në institucionet; prodhon sondazhe dhe i boton ato në mediat. Sondazhet kushtojnë relativisht shumë – po sa pará janë derdhur vallë, për këtë të uruar demokraci shqiptare? Sa pará kanë thithur OJQ-të, që prej vitit 1990? E kam fjalën, sa negative do të ishte kjo, nëse do t’i jepte publikut idenë, qoftë edhe iluzionin, e pjesëmarrjes në qeverisje?

      1. Merr lirinë e fjalës e shih përdorimin që i bëhet në Parlament, për t’u bindur se “ajka” e kombit po e përdor atë njëlloj si ata fshatarët dikur

        Me duket se Shinasi Rama i ka bere nje ekzpoze shume interesante ketij fenomeni, duke e pare si shkaktar te renies te qyteterimeve. Me habiti fuqia e ketij artikulli pasi familjare te mi ne Shqiperi e kishin lexuar dhe u kishte lene shume mbresa.

        Shkurt muhabeti, jo te gjithe duhet te kene te drejten e votes..kjo vlen me shume per banoret e Kamzes

    1. Nuk e di për të tjerët, por mua nuk më duket aq bajate diçka tjetër… Si ka mundësi që tek i njëjti person të gjejmë mendime si “nuk jane sheruar semundjet e nje sistemi munist ne teresine e turmes” dhe “nje pasazh te shkelqyer te Gramsci-t”… apo për këtë po kërkoje falje?!

      1. Nuk kerkoj falje aspak per fjalet e Gramsci-t…Besoj se cdo personazh historik i rendesishem, qe ka kontribuar pozitivisht ne nje situate te caktuar te nje vend nuk mund te etiketohet per bindjet dhe idealet e veta. Demokracia qendron ne respektimin e idealeve dhe denimin e veprimeve ne dem te shoqerise. Gramsci ka qene nje idealist qe ka besuar vertet ne idealin komunist, por kjo nuk do te thote se ka qene perkrahes i diktaturave muniste…jo me kot mendimi i tij (qe nuk kufizohet me idete komuniste) studiohet ne te gjitha nivelet e shkollave italiane. Ky eshte etiketimi i prere qe ne i bejme figurave: o me ne o kunder nesh…Kerkova ndjese se me duken verejtje te bera e sterbera per gjendjen ne te cilen ndodhemi…
        Problemi i sondazheve eshte me vend dhe serioz, por dyshimi im eshte se, edhe sikur te mund te kryhen pa manipulime, do te deshmojne mendesine e nje shoqerie ende shume larg te ashtuquajtur “demokratike”…

  10. Më duket mua apo është bërë një mish-mash me atë çka janë sondazhet me referendumet?!

    Nqs bëhet fjalë për referendumet, sado jashtë-TURME që ta ndjejnë vehten disa, referendumet bëhen pikërisht për të formuar një kuadër ligjor në bazë të asaj që TURMA voton.
    Nuk e di se pse atyre “disave” ju është mbushur mëndja që turma e zvicerjanëve qënka ndryshe nga turma shqiptare (i marr si shembull shpellarët zvicerjanë që e kanë praktikë normale referendumin për gjithçka), por mund të merret si shembull cilido vend i globit, ku asnjëherë NUK I NDALOHET e drejta për të votuar as budallenjve.

    Së dyti, ti mëshohet një rëndësi kaq e madhe sondazheve, kur dihet që janë shumë mekanizma që mund të ndikojnë që nga mënyra e ndërtimit të sondazhit, përzgjedhja e kampionit dhe deri tek manipulimi i rezultateve përfundimtare. Nga këto difekte vuajnë edhe sondazhet e bëra kudo, figurati se mund të kenë besushmëri të mjaftueshme në Shqipëri.
    Sondazhi:
    A ishte 21 Janari
    a- grusht shteti
    b- protestë paqësore
    do të kishte padyshim rezultatin 99% dhe 1% ose e anasjellta, sipas rastit, nëse pyetja bëhej tek ZP apo RD.

  11. “Drita e turrmes errwson gjithçka”. ështe një shprehje e Haideggerit kjo qe me ka mbetur ne koke, nuk e di nga cili punim, as se nga cili kontekst (ka mundesi nga meditimi i tij mbi Holderlinin, s’jam i sigurte). Une nuk besoj se me turmat mund te arrihet gje ne vije. Perdorja e tyre me me krijon pershtypje te zymta dhe parandjenja te keqija. Mendoj se lideret e vertete nuk kane nevoje te krijojne iluzione optike nepermjet shpalosjes se turrmave ne shesh. Ka shume hipokrizi dhe deshperim te pashprese, qe vjen nga impotenca intelektuale per te ndikuar realisht nepermjet logjikes, argumentit dhe mjeteve legjitime te perballjes.
    Ka qelluar, qe cdo te premte kemi demonstrate (dashte Zoti nuk behet tradite). Pikerisht ne te premtet e demonstratave, ne te njejtin orar, ne kafe-librari “E pershtatshme” behen mbremjet poetike te leximeve autoriale, njeshe ose dyshe. Nuk do ta besoj kurre se ne ato mbremje mblidhen vetem krijues me bindje te djathta. Pak metra me poshte, bulevardi para ministrise shungellon nga thirrjet e fjalimet, me fraza te tipit “Popullit i ka vajtur thika ne palce!”. Cili eshte kriteri i sondazhit per popullin, ata ne shesh apo ata qe lexojne? Aspekti numerik apo ai cilesor? Ligjerimi demagogjik apo ligjerimi kulturor?
    Edhe sondazhet rekrutohen. Edhe ato jane orakuj te rreme. Turrma nuk eshte sondazh, sikunder as 60-70 vete nga auditori i poezise.
    Si te huazojme instrumente te pamanipulueshme nga demokracite jetegjata te perendimit, per t’ia pershtatur kultures tone politike? Nuk e di. Me duket se edhe keto instrumente jane te paaplikueshme dhe kane fatin e nocioneve dhe aparatit terminologjik ne shkencat tona filologjike e filolozofike. Ata qe i njohin, qe kane studiuar ne perendim, i kane marre bashke me realet e atjeshme, por humbasin cdo kuptim perdorimi ne truallin tone, sepse humbasin aftesine shenjuese. Nocioni apo termi eshte i lidhur organikisht dhe shenjon realen e nje jete kulturore te panderprere ne kulturat perendimore. Por ne nuk e kemi bere te njeten jete, ndaj dhe aftesia shenjuese e tyre, shpesh nuk perkon, nuk pershtatet, eshte zero.
    P.sh. Ne jemi treguar maniake ne kopjimin e formave arsimore sipas sistemit te bolonjes apo x sistemi tjeter. Ne forme eshte gjithcka ok, ndersa permbajtja eshte e llahtarshme. Studentet tane flasim me Perendimin gjuhe thelbesisht te ndryshme, ne zhargon shkencor te ndryshem, ne permbajtje te ndryshme, por ama, ne nje forme te unifikuar, se jashtmi. Nje pjese e stafeve te pedagogeve te pergatitur mire, flasin me njeri-tjetrin gjuhen e nje sekti shkencor, te cilen nuk e aplikojne dot ne disiplinat shkencore: mungon baza, literatura, koncepti, jeta e meparshme qe nuk e kemi te njejte me Europen. Prandaj shpesh cuditen “vendalinjte” nga ligjerimi i “emigranteve” dhe krijohet peshtjellimi.
    E keshtu me rradhe, ne te gjitha sferat.
    Por frazat “Populli duhet te ngrihet t’i marre fatet e tij ne dore”, “popullit i ka shkuar thika ne palce”, etj, etj, jane te prapambetura e te pakuptimta edhe per Europen e levizjeve proletare te funshekullit XIX. Cfare eshte Populli?
    Turma ne shesh? E, pra, ajo “erreson gjithcka”.

    1. Cili eshte kriteri i sondazhit per popullin, ata ne shesh apo ata qe lexojne? Aspekti numerik apo ai cilesor? Ligjerimi demagogjik apo ligjerimi kulturor?

      Edhe sondazhet rekrutohen. Edhe ato jane orakuj te rreme. Turrma nuk eshte sondazh, sikunder as 60-70 vete nga auditori i poezise.

      Agron, nqs nuk e di, sondazhet perfaqsojne te gjithe popullin, kur behen sic duhet, pra zgjidhet sample (mostra? shqip) e tille qe eshte perfaqsuese e te gjitheve. Dhe “sic duhet” nenkupton se pari metodoligjine dhe praktiken e duhur, dhe qellimin per te informuar dhe paraqitur te dhenat sic dalin. Do dilte shume gjate te shpjegonim si arrihet kjo, por arrihet, dhe ne bote p.sh. parashikimet e sondazheve jane shume afer rezultateve te votimit, pra sondazhet jane nje mjet mjaft efikas per te ditur se cfare mendon populli ne pergjithesi per nje ceshtje a tjeter.

      Per kete nevojitet dhe kultura e sondazhit ne popull, qe p.sh. te mos tremben dhe tia fusin kot shumica (ki parasysh qe sondazhet kane dhe formula qe korigjojne per futjet kot, pra gabime etj, po jo kur genjen shumica ama).

      Tjeter eshte ceshtja se sa i mire(keq)informuar eshte populli per nje ceshtje, apo se ca do vendoste ai per ate ceshtje, apo nese ja vlen te merret parasysh me shume mendimi i mases apo elitave, etj. (mos harrojme ama qe vota e me injorantit vlen njesoj sa vota e me te diturit).

      Nga ana tjeter, sondazhet nuk zevendesojne institucionet (ne vendimarrje etj), as nuk jane pertej realiteteve. P.sh. me sondazhe jam i sigurt qe shumica e shqiptareve duan qe Kosova te bashkohet me Shqiperine, po kjo s’do te thote se do behet.

      Per turrmat qe thua, eshte ceshtje kendveshtrimi dhe politike-berje shqiptare/ballkanike, pra interpretohet sikur ata 20 mije apo 200 mije qe dalin ne rruge kane me shume te drejte se ata 200 mije apo 2 milion qe s’dalin.

      Pa llogaritur qe, persa shumica dalin me pahir dhe sillen me autobuza, kjo automatikisht skualifikon qellimin e protestave; nuk jane me shprehje e mendimit te popullit, por te atyre qe i detyrojne dhe sjellin me autobuza per mitingje dhe antimitingje.

  12. Qe Gramshi nuk mund te jete prone e komunisteve (sidomos vetem e tyre), kete e tregon interesi i nje te djathti shqiptar, Arshi Pipa, me vepren 600 faqeshe te tij, “Paradigma Gramshi”. E cuditshme, apo jo.

    1. Këtu qëndron problemi.
      Spese mendimtari apo studiozi (rasti i Pipës, p.sh) nuk niset nga emocionet e çastit për të arritur në konkluzione, por ka gjakftohtësinë që të analizojë atë çka është e mirë/e keqe, e drejtë/e gabuar, e përshtatshme/ e papërshtatshme, pamvarsisht bindjeve politike të tijave ose të personit që po analizon.
      Lartësia morale e studiuesit, në rastin më të mirë, qëndron pikërisht tek njohja e vlerave të (mesazhit) të “tjetrit”, qoftë edhe kur e bën këtë (në rastin më të keq) për të patur “përfitime”/kredite në spjegimin e teorisë së tij.

      Në komentin e mëparshëm mua më ngacmoi pikërisht ajo gjendje emocionale e komentueses (mbiemrat ‘e shkëlqyer’ dhe ‘munist’ të përdorur me një farë pathosi) që, të paktën mua, nuk lejojnë që të besoj tek analiza e saj (ose të paktën, ta konsideroj një analizë gjakftohtë).

      1. Në komentin e mëparshëm mua më ngacmoi pikërisht ajo gjendje emocionale e komentueses (mbiemrat ‘e shkëlqyer’ dhe ‘munist’ të përdorur me një farë pathosi) që, të paktën mua, nuk lejojnë që të besoj tek analiza e saj (ose të paktën, ta konsideroj një analizë gjakftohtë).

        Po sikur ta kete fajin per kete gjendja jote emocionale (tek lexon cka tha ajo) dhe jo e saj? 🙂

        Tani nuk do rrime te zgjidhim kete, se gjendja e kujt emocionale e kishte fajin, se kjo eshte si lufte me tregim gishti.

        Por e kam fjalen qe, ti fare mire mund te ishe perpjekur te kundershtoje argumentat e saj, ose shfaqje kendveshtrimin tend ndryshe, sesa te perpiqeshe te zhveleresoje ato qe tha ajo me etiketim “emocionale, pra e pavlefshme”. 🙂

        1. @Xhibi, jam i sigurt që ti e ke kuptuar atë çka doja të thoja, megjithatë (se ndoshta je ndonjë çikë pa qejf dhe s’e ke kapur muhabetin), po ta spjegoj edhe një herë: Këtu po diskutohet për sondazhet, se kush duhet t’i bëjë, por, në një farë mënyre, edhe se tek kush duhen bërë këto sondazhe.
          Përdorimi i termit “turmë”, nuk e di tyja, por mua më le të kuptoj që ky grup nuk do ishte i preferuar të sondazhohej apo ti merrej një mendim për arësye të ndryshme (injoranca, militantizmi sepse ashtu ju ka than baba, apo ku di unë).
          Me sa të drejtë sa kanë ata që nuk ju pëlqen që “turma” të votojë, me po aq të drejtë edhe unë (flas për vehten time) nuk do të lejoja që të votonin njerëz që s’janë koherentë as me bindjet e veta.
          Të më falë ajo zonja, se as nuk e njoh dhe as nuk e di, por meqë u bë strumbullari i muhabetit më duhet ta ripërdor sërish si shembull; një njeri që shpreh në mënyrë të vazhdueshme mëri/urrejtje ndaj diçkaje (qoftë komunizmi, fashizmi, Sala apo Rama) dhe në të njëjtën kohë shpreh edhe admirim për ç’ka thënë apo bërë një komunist, fashist etj etj) më duket po aq i pavlefshëm përsa i përket kampionit të sondazhimit.
          Elementë të tillë që mund të ndërrojnë mendje në çastin e fundit, nëse do të ishin të shumtë (jo aq sa turma 😛 ) do ta bënin të pavlefshëm rezultatin e një sondazhi përsa i përket nxjerrjes së një përfundimi se si e mendojnë sondazhistët (e kualifikuar dhe joturmë, në ktë rast).

          1. Arsyeja ime per te mos qene pjese sondazhi nuk eshte asnjera prej atyre qe permend zoteria, por thjesht se bindja ime shkon deri tek thenia e Montales: “Codesto solo oggi possiamo dirti,
            ciò che non siamo, ciò che non vogliamo” Di mire ate qe nuk jam dhe nuk dua, por jo se si mund te jete. Dhe kjo nuk eshte pak. I kam frike njerezit qe i dine te gjitha se zakonisht rezultojne me dije te percipta.

            1. Pikërisht e dashur (dhe ma lejo termin, sepse po e përdor pa të keq dhe senza secondi fini), prandaj insistoja me rastin e “absurdit” tuaj.
              Jeni pjesë e asaj gjenerate intelektualësh që keni një formim që s’ka pse t’ja ketë zili kolegëve të tjerë nëpër botë por që predicano bene e razzolano male.

              Nuk keni besim tek ‘turma’ (dhe keni bindjet tuaja e nuk mund t’ju bëj me faj për këtë).
              Mosbesimi tek turma, presupozon që të paktën të kini besim tek ‘të diturit’… por as këtu nuk gjeni dot vend: angazhimi personal për të ndryshuar rendin e gjërave (l’ordine delle cose) është shumë impenjativ për t’ju bërë që të sakrifikoni rehatinë personale (aq më tepër, për t’i bërë mirë turmës, pastaj) me justificimin se “e di se ç’jam, por s’e di se ç’mund të bëhem”(do e përshtasja unë, në ktë rast atë shprehjen që citonit).

              Por, po të vazhdojmë kështu… “turma jo”, “Unë jo” dhe të presim që “ATA” (Kush ATA xhanëm?!) të nxjerrin gomarin nga balta, do ngelemi gjithmonë në baltë deri sa të na qeshin edhe gomerët.

              Përsa i përket pjesës së fundit të komentit tuaj… keni të drejtë!
              Përbile, më lejoni që të shpreh se si ndihem me fjalët e dikujt tjetër:
              i fuqiploti më dënon çdo ditë
              ndjehem në garë me të
              i humbur gjithmonë
              me shpresën e fitores së madhe

            2. I dashur Edrus, parimisht jemi ne nje linje per angazhimin, por une nuk besoj ne angazhime te tipit uji ne hava. Do te kisha dashur ta dija sesi ju e jepni ndihmesen tuaj per nxjerrjen e gomarit (te ngordhur tashme!) nga balta. PArimi im per kete gje (nese te intereson sinqerisht ta dish) ngritja dhe persosja etike, morale e profesionale e vetvetes; nese gjithkush do ta mendonte keshtu do te bente gjithka per ngritjen e nivelit cilesor te popullit ku bejme pjese te gjithe. Kjo krijon nje popull cilesisht te kulturuar dhe jo turme per t’u terhequr per hunde. Dhe ne luften per persosje nuk mund te marr shembuj “qenie te papersosura tokesore”(aq me teper qe idhuj nuk kam pasur as ne adoleshence), por persosjen ideale, te plotefuqishmin, sic e thoshka ajo poezia interesante qe ke zgjedhur:

              fuqiploti më dënon çdo ditë
              ndjehem në garë me të
              i humbur gjithmonë
              me shpresën e fitores së madhe

            3. “Do te kisha dashur ta dija sesi ju e jepni ndihmesen tuaj …”
              S’do ndihesha keq nëse ndokush do fuste në palmaresin e ‘atyre gjërave që bëj unë’ edhe debatin e këtushëm 😉

              P.s: Përsa i përket diskutimit të nick-name-ve të përdorur; kam frikë se, tashmë, është më i madh numri i atyre që më flasin me këtë nick se sa me emrin tim të vërtetë… që në hapat e parë nëpër forume, kam përdorur gjithmonë këtë nick (që ka gërmat e para të emrit dhe mbiemrit tim).
              P.s2: Po ta shikosh nick-un tim nëpër komente, ai ka një ngjyrë tjetër në krahasim me komentues të tjerë… mjafton të klikosh mbi nick.

          2. “Të më falë ajo zonja, se as nuk e njoh dhe as nuk e di”

            Per ta mbyllur Edrus, respektin tim per verejtjet e tua ndaj nderhyrjes sime; parimisht bejne me mire se qindra levdata. Ishte hera e pare qe “futa hundet” ne debatet tuaja te paemerta, qe nenkuptojne pa identitet dhe me shume identitete njekohesisht, dhe perdora emrin tim, jo per ta ditur ti sepse ky do te ishte nivel adoleshentesh, por sepse (tani kam nevoje per pak patheizem emocional!) “e dua emrin tim”:).
            _________
            Buon pro ti faccia!- dice mastro Geppetto a Pinocchio.

            1. Moza, ti je e mirëseardhur dhe e mirëpritur këtu.

              Natyrisht, vendimi për të përdorur emrin tënd është yti dhe ti ke arsye të tuat për këtë.

              Por të siguroj se në këtë blog, me fare pak përjashtime, nuk ka lojëra me identitetet, as thika pas shpine, por më shumë pseudonime të cilat autorët i përdorin prej kohësh, madje njihen nëpërmjet tyre më shumë e më mirë se ç’njihen me emrat e vërtetë.

              Meqë Interneti përvijohet si botë virtuale, paralele me atë realen, disa prej nesh parapëlqejnë të zgjedhin një persona për aty, çka nuk nënkupton doemos se kjo i çliron nga detyrimet thjesht të mirësjelljes ndaj të tjerëve.

              Unë do të dëshiroja që ti të vije më shpesh në PTF dhe të kontribuoje me mendimet e tua, për të na nderuar të gjithëve.

            2. +1

              Dmth Moza, jam dakort me keto qe thote 2xh.

              Ndonjehere, coku grindemi, po pergjiththesisht jemi ‘turme’ e mire. 😛

              E qe mos ta le komentin me kaq…me duket sikur ne diskutime po ngaterrohen dy gjera: 1) matja e pulsit e popullit, te gjithe popullit, turme a jo, militant a jo, me 2)ke duhet te degjojme per te marre vendime.

              Ne kete pike, tjeter gje roli i elitave, tjeter gje ca mendon populli, ne te cilin bejne pjese elitat, turma e kushdo e gjithekush, perfshi dhe priftin (tek ai filmi me partizane, qe e pyeste partizani komandantin “a eshte prifti popull?”)

      2. Nuk me duket se nderhyrja ime meriton nderfyrje, por demokratikisht mund te mos jesh dakort; dy mbiemrat e perdorur nuk mbajne peshe emotive: munist- eshte term filozofik qe percakton te kunderten e dualizmit, dhe ne terma besoj nuk hyjne ndjesi, (edhe pse nuk mund te jemi makina lineare-MdT, cdo fjale eshte ne varesi te kontekstit); ndersa vleresimi “i shkelqyer” per pasazhin e Gramsci-t nuk eshte se e jap une: percolla nje vleresim te medias italiane (besoj se ka me te mencur se une aty per ta vleresuar) me te cilet une isha ne nje mendje. Por edhe kjo gje me ben te mendoj se ende ne nje sofer burrash shqiptare, nderhyrjet grarishte konsiderohen emocionale, e per te mos u marre ne konsiderate. Biseda vertet me mori kohe te vyer ne punet e mia shtepiake.

  13. Në fakt unë do ta mendoja sondazhin edhe si një formë, të ndërmjetësuar, të manifestimit popullor – jo për ta zëvendësuar këtë të fundit, as për t’i mbajtur njerëzit larg hapësirës publike – po vetëm për të kompensuar atë çfarë i mungon demokracisë moderne, të mediatizuar, në krahasim me demokracinë klasike (të lashtësisë). Është thënë për mass mediat po e shndërrojnë planetin në një fshat global, dhe jo për mirë; por kjo mund të lejojë, paradoksalisht, që fshati global të rifitojë disa veti demokratike të cilat një vend i madh nuk i realizon dot ndryshe. Remzi Lani, sot te ResPublica, e përkufizonte atdheun si “fshatdhé”; atëherë sondazhet janë një mënyrë për t’i mbledhur njerëzit në shesh të fshatit, ose për t’i ulur të kuvendojnë “fshatçe” (shprehje e Ramiz Alisë). Me fjalë të tjera, nëse masat nuk e miratojnë qeverinë, nuk ka nevojë të dalin përditë të protestojnë në sheshin para kryeministrisë – sepse mund ta përcjellin këtë informacion nëpërmjet sondazhit.

    Një koleg më sipër, nëse e kuptova mirë, e ngatërroi sondazhin me median (por mund ta kem ngatërruar edhe unë). Gjithsesi, në shkrimin tim, unë e quajta sondazhin një “anti-media”, jo ngaqë vepron kundër medias, por ngaqë përcjell informacion në kah të kundërt, nga publiku drejt protagonistëve të jetës politike – në një kohë që mediat, së paku në Shqipëri, kryesisht përcjellin informacion nga protagonistët e jetës politike dhe mediatike, drejt publikut. Gjithsesi, që sondazhet publikohet nga mediat, nuk do të thotë që është detyrë e mediave të bëjë sondazhe; në fakt, ato sondazhe që bëjnë mediat nuk janë serioze, janë pseudo-sondazhe, ose lojëra të vogla për të gënjyer publikun. Sondazhet e mirëfillta bëhen nga institucione të specializuara, të cilat pastaj ua përcjellin rezultatin palëve të interesuara: mediave, partive politike, ose bizneseve private.

    Do të më thonë: por ne s’kemi nga këto institucione. Vërtet, nuk kemi. Në një kohë që kemi parlament, gjykatë, prokurori, komitet të Helsinkit dhe gjithfarë institucionesh të tjera. Nuk di pse, disa institucione nuk janë konsideruar si të nevojshme nga shtet-krijuesit në Shqipëri dhe të huajt që u kanë dhënë planet përkatëse. Pavarësisht nga kjo, mungesa e sondazheve po i jep efektet e veta tashmë.

    Gjithnjë dëgjon njerëz, në muhabete, që thonë: “po të pyetej populli, atëherë…”, “po të pyeteshin njerëzit…”, “po t’ua linin njerëzve në dorë…” – mirëpo natyra kushtore e këtyre supozimeve tregon, në thelb, se demokracia në Shqipëri është etiketë, madje jo vetëm është etiketë, por edhe të gjithë e dinë këtë. Nuk kam parasysh, me këtë, që gjërat duhet të vendosen patjetër me referendum, ose me atë “plebishitin elektronik” që përmenda; por vetëm e vetëm që qeveritarët, pushtetarët, njerëzit që marrin vendime, duhet ta dinë se ç’mendon populli, madje edhe sikur të marrin vendime në kundërshtim me ç’mendon populli. E dyta është e tolerueshme, në një demokraci përfaqësimtare si e jona; e para jo.

    Ka edhe diçka tjetër; kur thonë: “po të pyeteshin njerëzit për këtë, dihet se…”, atëherë është legjitime të pyesësh qoftë edhe veten: atëherë pse nuk pyeten? Kush nuk i pyet njerëzit? Kush mban përgjegjësi që në një vend ku të çajnë dërrasën nga mëngjesi në darkë me retorikë demokratike, të gjithë në thelb e dinë që popullin s’e pyet kush?

    Prandaj edhe nevoja për sondazhet. Nuk janë gjithnjë të sakta, por vlejnë edhe kur nuk janë të sakta. Vërtet, shqiptarët nuk janë mësuar me to dhe do të japin përgjigje të telegrafuara, ose para se të përgjigjen do të vënë maskën përkatëse; por ndoshta me kohë do të mësohen. E thashë edhe në një koment tjetër – le ta krijojmë këtë publik të sondazheve, nëpërmjet sondazheve. Nuk ka rrugë tjetër.

    Debati që po bëjmë më kujton diçka nga përvoja ime, shumë vjet më parë, si punonjës në Institutin e Gjuhësisë. Në ato vite anembanë botës flitej për Chomsky-n dhe gramatikën gjenerative, madje edhe për semantikën gjenerative. Për fat të keq, brezi i gjuhëtarëve sipër meje, ose njerëzit që kishin në dorë gjuhësinë shqiptare, i përkisnin në thelb shkollës ruse (siç i kishte zgjedhur me dorën e vet Kostallari) e deri diku frënge (funksionalizmi i Martinet-së) dhe nuk merrnin gjë vesh nga Chomsky. Zyrtarisht, ky konsiderohej si persona non grata dhe nuk përmendej gjëkundi; por edhe brenda institutit, librat e tij dhe të gjenerativistëve që kishim në bibliotekë nuk i prekte kush.

    Mosnjohja e anglishtes ishte vetëm një nga arsyet. Vështirësia e metodës së Chomsky-t ishte ndoshta arsyeja kryesore. Gjithsesi, kur hapje ndonjëherë ndonjë muhabet për gjenerativizmin, të përmendnin, rregullisht, ndonjë kritikë të dorës së tretë, që ia kish bërë Chomsky-t ndonjë linguist mundësisht i shkollës historike-krahasuese; ta përmendnin gati me entuziazëm, të hiper-ventiluar, të thoje se kjo kritikë ua kish hequr këtyre barrën që të vrisnin mendjen për të kuptuar Chomsky-n. (Kostallari, nga ana e vet, kishte një argument tjetër, më solid – se nga kish marrë vesh që Chomsky, në një libër të vetin, “kish folur keq” për Stalinin; dhe kjo i kish dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes).

    Pse m’u kujtua kjo – ngaqë kritikat që u bëhen sondazheve, në vende të Perëndimit, bëhen në kontekste ku kompanitë bëjnë sondazhe deri edhe për shijet e pijeve ose të shurupeve që shesin; ose ku sondazhi është një nga mënyrat më të rëndomta të mass-komunikimit. U ngjajnë kritikave që ia bënin Chomsky-t funksionalistët francezë, ose më keq akoma, filologët dhe indo-europianistët. Ndoshta këta kishin të drejtë (për mua kishin dhe kanë të drejtë; Chomsky është pa shije, si mish i bardhë pule); por këta e kishin lexuar dhe e njihnin themeluesin e gjenerativizmit; nuk është se e kritikonin ngaqë përtonin t’i ngjiteshin asaj maje.

  14. “Nuk e di se pse atyre “disave” ju është mbushur mëndja që turma e zvicerjanëve qënka ndryshe nga turma shqiptare (i marr si shembull shpellarët zvicerjanë që e kanë praktikë normale referendumin për gjithçka), por mund të merret si shembull cilido vend i globit, ku asnjëherë NUK I NDALOHET e drejta për të votuar as budallenjve.”

    Une besoj se popujt mbajne pas histori te ndryshme qe i shenjojne dhe kesisoj nuk mundte jene te njejte…u duhen dhene vertet shanse te njejta, por edhe keto shanse kur jepen jo te gjithe popujt i shfrytezojne njelloj. Nuk mund te ankohemi se neve si popull na kane rene ne qafe prandaj jemi te fundit ne Europe, apo jemi nje popull i vogel qe na kane luftuar etj etj., ka popuj te vegjel sa te duash Europa qe kane ditur te bejne shume me teper per veten…Shqiperia i ka dhene historise boterore luftetare, duke u dalluar kesisoj ne aktivitetin me primitiv, sic eshte lufta. Shqiperise i kane munguar mendimtaret, ata qe ngrene cilesisht shumicen popull. Besoj tek gjenialiteti i mendjeve te medha (filozofeve, shkencetareve) qe kane aftesine t’i japin drejtimin e duhur popullit te tyre.
    Sa per “turma” per mua jane teresisht te barabarta ata te sheshit sot e ata te sheshit pasneser, te cilido kahu.
    Ne nje vend me demokraci normale duhet qe Te mos merremi te gjithe me politike, por secili te beje aktivitetin e tij pa e ndjere lakun e politikes mbytes.
    Cila do te ishte zgjidhja? Nuk e di. Di qe historine e nje vendi mund ta bejne vetem njerezit me ideale dhe qe besojne vertet ne vlera.

    1. Është e vërtetë që, në një vend normal, nuk duhet të merren të gjithë me politikë, por, që të kemi një demokraci të vërtetë, duhet që politika të jetë nën kontrollin e të gjithëve.
      Ose, nqs nuk e pranoni deri në këtë masë kontrollin popullor (mbi politikën), s’besoj se jeni edhe për mundësinë që populli s’mund të zgjedhë dot edhe nga cilët duhet të drejtohet (se do ju mjaftonte të thërrisnit “Rroftë mbreti” dhe mund të pajtohesha me ju).

      P.s: Ndoshta mund të keni njohuri të veçanta rreth Zvicrës, por mua personalisht nuk më vijnë ndërmend “koka gjeniale mendimtarësh dhe filozofësh zvicerianë” që t’i kenë veshur petkun kulturor dhe filozofik Zvicrës (për të mos shkuar deri tek “gjithë bota”)

      1. Besoj se i mjafton nje psikolog si Carl Gustav Jung, apo nje biolog e filozof si Charles Bonnet, per te mos thene qe eshte toka ku kane kaluar dhe kane qendruar shume koka te tjera te medha (Einstein, sa per te thene nje) gje qe nuk eshte pak.

          1. keta njerez provojne se cilesisht ai popull eshte ne gjendje te prodhoje ide, kesisoj dhe te ndertoje nje demokraci shume me te mire se vende si yni; filozofet nuk ndikojne drejteperdrejte ne ndertimin e demokracise se nje vendi, se nuk u be pallat me tulla; por mendimi i tyre deshmon per nje nivel kulturor te nje vendi, asgje nuk lind nga toka djerre. Antropologet tane ndoshta do te duhet te hulumtojne me gjere ne karakteristikat e shqiptareve, duke iu shmangur analizave patetike.

  15. Or burra te forte, sondazhe ka ne Shqiperi, per ato qe shqetesojne qytetaret me se shumti, preferencat politike e deri edhe per perdorim kondomesh. Sondazhe informale bejne edhe vete partite, zakonisht ne prag fushatash. Thuhet qe ne zgjedhjet e fundit parlamentare PD-ja ka pasur prane nje nga ekspertet me te mire amerikane te PR dhe polleve. Nje ekspert i fushes qe luan fort me numrat duke u nisur nga pollet. Sigurisht qe ne nuk kemi sondazhe te shpeshta si ne Amerike por gjithsesi kemi.

    Politikanet mundohen ta influencojne kete opinion dhe njekohesisht eshte detyra e tyre per ta ditur se cfare mendojne perreth. Sa e marrin parasysh ky eshte debat tjeter.

    Problemi eshte gjetke dhe me siper e kane cekur. Ne kemi turme dhe me kete turme eshte zor te nxjerresh dicka me sondazhe. Problem tjeter eshte edhe besueshmeria e sondazheve, gje qe u pa edhe ne zgjedhjet e kaluara. Sondazhet e mediave prane PS, nxjerrnin kete te fundit fituese, ndersa ato te PD-se nxirrnin PD-ne fituese me diference te madhe. Keshtu behet edhe me preferencat per lideret politike.

    Edhe sikur te behen sondazhet, ne kete mjedis te helmuar politik nuk kane ndonje benefit dhe mund te perdoren si arme shtese ne kacafytjen anormale qe po kerkojne te na e kthejne ne normalitet me xhirot e se premtes ne bulevard.

    A shkoni ne kafene dhe berberhana? Jane qoshka te debatit qytetar. Me aq sa degjoj demonstratat e Edi Rames perbuzen dhe shikohen ne rastin me te mire, si dicka e panevojshme dhe jo e justifikueshme. Po te behet ndonje sondazh mundesite jane te medha qe protestat te kundershtohen fuqishem.

    Pyetja eshte a ka sondazh qe e bind Edi Ramen? Edhe ky e di qe kjo rruge eshte me zarar, eshte me probleme imazhi e trembje te elektoratit ta pavendosur e qytetar, por mbeshtetjen e kerkon pas suksesit te aksionit te tij ose ne fund te fundit, i ve para faktit te kryer.

    Po te kishim opinion publik te forte, me ze qe del nga agregati i opinioneve te individeve qe perbejne shoqerine ose nje pjese perfaqesuese te saj, keto protesta te dhunshme dhe jashte kahut qe po ecen Shqiperia, do ta kishin marre pergjigjen me kohe.

    Po ne kemi ca mercenare qe shkarravisin gazetave e online, e medemek na perfaqesojne interesin a zerin e opinionit publik.

  16. Dua te saktesoj qe sondazhet e bera per zgjedhjet e fundit, nuk ishin te mediave qe i dhane, formalisht dmth. por te porositura prej tyre tek kompani e organizata qe merren me keto dhe perseri nuk u bene me te besueshme.

  17. Ne mos qofte detyrimisht nje nga qellimet e sondazhit, atehere eshte nje nga pasojat e tij:
    SONDAZHI dallon, ndan, shkeput individin nga/prej turmes.
    S’me vjen mire qe publiku shihet keq, si turme, e si kah sondazhi merret nje, a do ta marrin parasysh lideret sondazhin apo jo; kur eshte dhe kahu tjeter, qe e ben te dallueshem individin (raporti i tij me pyetsorin e jo perpilimete mbasandajme), dhe tregon ne e pyesin keta individe liderin apo jo.

    Sondazhe behen, jo detyrimisht behen pubilke, (edhe ketu mund te rrihte shkrimi), e nen pengesa metodologjike qe gjetiu do ti shumezonin me zero.
    Gabim te mendohet dhe se opinionistet, nuk marrin nje vlere. Gallupi, njeriu, per ti shmangur anesite e analiste, ka pas zgjedhur dhe ka pyetur nje grup te tillesh, per ceshtje te ndryshme (Amerika do te dije).
    Informacion si ate qe japin sondazhet mund ta marresh dhe pa qene nevoja fare te besh nje te tille. Psh. nese duan adminet e ketushem, mund ti heqin vleresimeve te temes PUBLIKU MEMEC ata qe zakonisht votojne 1, IP-ve te atyre ne mbetje tu shohin ne kane komentuar ne PTF ose jo, e te na thone se ka x% qe parapelqejne te mos shprehen por rrine memece.

    Xha Xhai, nuk ta kam te qarte sa ke shkruar per digitalbin e te ngjashmet me te. Por mund te them se kablloret perbejne vetem nje grup te popullates e askush nuk mbeshtetet mbi ta. Interesant nje vendim nga europa keto dite, ku gjykata ka hedhur poshte kerkesen e organizmave me te larta te futbollit, boteror, europian e anglez mbi transmetimet televizive. Gjykata eshte shprehur ne favor te ajrit, te te gjitheve, e te c’do mundesie te lejueshme.
    E te cuarit ne gjykate, prej nga dalin zgjidhje ne favor te popullit, eshte inekzistent ne Shqiperi.

    1. Zakonisht, kur bie muhabeti për sondazhet, të thonë se këto janë teknikisht të vështira për t’u realizuar në Shqipëri.

      Tek e fundit, edhe sondimi i opinionit është një lloj teknologjie shumë e rafinuar, kërkon specializim dhe zotësi të madhe.

      Tani, rastësisht duke punuar për diçka krejt tjetër, lexova një vlerësim të lartë që i bëhej DigitAlb-it, nga pikëpamja teknologjike, në nivel europian.

      Nuk jam në gjendje të them sa e vërtetë është kjo; por atë vlerësim e mora për provë që, kur duam, ne e adoptojmë shpejt dhe mirë teknologjinë më të fundit.

      Natyrisht, një institucion sondazhesh nuk është i njëjtë me një televizion; por të dyja merren me komunikimin publik – edhe pse në kahe të kundërta, së paku pjesërisht.

      Prandaj mendova që, sikur për sondazhet të kishte pasur të njëjtin vullnet si edhe për DigitAlb-in, ndoshta nuk do të ishim në këtë gjendje ku jemi, sa i takon njohjes të çfarë mendon publiku.

      1. Faleminderit per sqarimin.
        Por imagjino gazetat pa mbeshtetesit (bleres, sponzore).
        Ndersa pengesat jane te natyres qe duhen kaperdire e jo kapercyer, qe s’varen shume nga organizuesi, shpesh banale.
        Eshte nje vend ku adrese e sakte quhet Pallati me Shigjeta.

        1. Shqiperia eshte nje vend ku adresa e sakte quhet “Pallati me shigjeta”.

          😀

          Kjo eshte shprehje lapidar, dhe vlen si simbolizem per shume aspekte.

          P.sh. nje aspekt lidhet direkt me kete punen (mungesen) e adresave qe permende; askush nuk ankohet e proteston per kete, dhe as qe i ben shume pershtypje, nuk preceptohet domosdoshmerisht si anomali fakti qe s’kemi emra rrugesh e adresa e sherbime normale postare.

          Ne shume aspekte ne jetojme ne kohera primitive, te pakten persa i perket formalizimit dhe disa burokracive.

          Por ndersa disa procese duan kohen e vet (si fjala vjen zhdukja e frikes/dyshimit nga personi qe ben sondazhet), disa duan me pak kohe dhe thjesht jane lene pas dore, si puna e regjistrit elektronik dhe kartave te identitetit te cilat mezi u bene me ne fund, si puna e adresave dhe sherbimit postar e shume sherbimeve te tjera qe pothuajse mungojne totalisht, si fjala vjen qe ne Shqiperi veshtire se ben dot nje sherbim pa vajtur fizikisht ne nje zyre shteterore a administrative (sherbimet nepermjet telefonit jane akoma ‘shfaqje te huaja’), etj.

          Keto mund te duken pa lidhje me ceshtjet me thelbesore qe diskutojme (kultura/edukata e rrespektit dhe rrespektimit te ligjeve e rregullave, dhe institucioneve, apo dhe e mendimit te tjretrit) por nuk jane dhe aq pa lidhje.

          Pra tek ne shume gjera thjesht nuk kane ndodhur akoma, shume syresh per arsye banale, ose pa arsye, thjesht se nuk e ka care trapin kush (fal pershrehjen).

          Vlen te shtrohet pyetja se cila eshte me shqetesuese, fakti qe gjera si keto mungojne akoma, apo qe s’i ben shume pershtypje njerzve?

  18. Xha xha nuk shoh kend t’i dale kunder sondazheve, por vetem efikasitetit ne Shqiperi. Ne rrethana e mjedise te caktuara forma ka mundesi te terheqe permbajtjen, por ne çdo rast ka nevoje per kohe, por ne i kemi marre me ngut gjithe punet gjate ketij 20 vjeçari dhe rrjedhimisht s’kemi bitisur gje fale formes.

    Sondazhet politike nuk jane detyruese nga ana ligjore, edhe ne Perendim nese dikush ka maxhorancen e parlamentit po sondazhet kunder me 70-80% fare mire mund te thote une kam ligjin me vete, kete mandat do e mbyll ne fund te tij.
    Nuk ndodh sepse atje kryeminisrat perveç ligjit, kane edhe nje detyrim moral qe vjen nga ‘prassi’/zakoni.

    Nderkaq Amerika eshte kaq e dhene pas anes ligjore saqe eshte e pamendueshme qe Presidenti te jape doreheqjen pse mund te kete çfaredo shumice kunder. Ne Amerike forma ka terhequr permbajtjen demokratike, por jo ne 20 vjet, le te themi qe per tu permbushur demokracia u deshen 170 vjet deri ne pranimin e plote te zezakeve dhe lenien pas te vjedhjes apo manipulimit te fundit te votave ne terren qe sollen ne pushtet Kenedin.
    Kur me 1960 ka manipulime te zgjedhjeve ç’mund te thuhet per Ameriken e vitit 1860 ?!

    Nese ne duam (ne fakt duam s’duam po ndodh) te na terheqe ana formale, duhet ti japim koke kohes, nga ana formale, ligjore Berisha s’ka pse te luaje vendit. Vetem kur ligji ta kape(dmth vendimi i gjykates) atehere do te luaje vendit.

    Por ne nuk kemi durim, anen formale s’e duam se s’ka permbajtje, permbajtjen s’e prodhojme dot se kemi tjeter strukture ontologjike, atehere si i behet ?

    Sondazhet politike meqe s’kane vlere ligjore, por morale, do behen arme te forta ne duart e çdo opozite qe do ta rrezoje pushtetin se eshte i pamoralshem.
    Ne, besoj ne radhe te pare duhet te bitisim, ne nje pushtet i pamoralshem, por i ligjshem, duhet rrezuar apo jo.
    Perveç kushtit qe populli duhet te kete nje ndergjegje me te madhe demokratike, duhet qe edhe politikanet ta kene, vetem keshtu ka efikasitet sondazhi, perndryshe kthehet ne bumerang dhe behet arme e forte qe ne emer te moralit te luftohet pushteti i ligjshem.

    Nga ana tjeter ne Shqiperi flamurin e moralit politik e valevisin politikane pa moral politik, po njesoj si flamurin e moralit kombetar e valevisin politikane pa moral kombetar.

    Shqiperia eshte vend ne krize te thelle morale (çdo lloj morali), ku shkaktaret e krizes, valevisin flamujt morale kunder ligjit. Kjo eshte e rrezikshme a priori dhe a posteri i eshte vertetuar rrezikshmeria.

    Kriza e sotme eshte produkt i drejtperdrejte i pamundesise ligjore per te rrezuar Salen, keshtu i eshte meshuar vazhdimisht mjeteve morale e te moralshme dhe si perfundim jemi futur ne nje ‘cul de sac’ e s’dime si te dalim.

    Si perfundim sondazhet politike dhe çdo mjet tjeter shtrengimi moral tek ne jane mjete kunderprodhuese, sepse do i japin gjithnje goditje pushtetit te ligjshem dhe tek ne shteti ligjor nuk eshte aq i fuqishem sa te perballoje mesymjet e moralit demokratik, perkundrazi morali demokratik eshte arme e forte kunder pushtetit ligjor dhe eshte ne duar te gabuara, qofte majtas e qofte djathtas.

    Rruga e vetme eshte ajo e shtetit ligjor qe duhet te buroje nga nje kushtetute me e pershtatshme per shqiptaret, vetem keshtu i hapet rruga demokracise dhe mund t’i kthehet goja publikut.

  19. U permend Jezusi, Heidegger, Holderlin e hymni i tij Ister, turma (masa), sondazhet, mediat, politizimi, vlerat (shenjterimi i tyre) e njerezit munguar, Gramsci, Arshi Pipa, etj. Ngjan nje rrugetim njerezor i cuditshem.

    Eshte intriguese se si mendimi njerezor perqafon hapsira te shumellojshme te dijes e sensibilitetit njerezor. E gjithe kjo, me drejtoj tek dy versione te fameshme te Holderlin, Stimme des Volks (Zeri i Popullit) and Menschenbeifall (Duartrokitja e Popullit). Shkas u be z. Agron Tufa.

    Nga kjo e fundit ne origjinal:

    Ach! der Menge gefällt, was auf den Marktplatz taugt,
    und es ehret der Knecht nur den Gewaltsamen;
    an das Göttliche glauben
    die allein, die es selber sind.

    Me nje shqiperim te shpejte:

    Ah! Turma pelqen c’ka eshte e mire(e ofruar si e tille) ne Treg
    E respektojne (nderojne) dhunen e te Fuqishmit.
    Besojne ne te Shenjten(Hyjnoren)
    Vetem Ata qe jane te Tille(Hyjnore)

    Kujdes ne dy vargjet e fundit! Keto sebashku me poemen Zeri i Popullit, te lumenjve qe rrjedhin, te pa trazuar, te pa interesuar per urtesine tone njerezore, jane imazhe simbolike jo te nje rrugetimi vertet hyjnor, por te nje rrugetimi tokesor qeniesh njerezore qe besojne ne vlera, vlera qe i qendrojne kohes, mbeten te perjeteshme. Dalim tek ajo c’ka shprehu Moza H.

    Lumenjte qe rrjedhin e qe humbasin ne thellesi jane akte ekzistence historike te njerezve (nje populli) qe kane organizuar te perditeshmen ne nje vend te caktuar. Qelloi qe shqiptaret e kane ndertuar ekzistencen e tyre ne ane te Drinit e Vjoses.

    Me intrigoi lidhja e Gramscit me Arshi Pipen!? Me njohjen qe kam une, Arshi Pipa, ideologjikisht ka qene per ate qe quhet “social justice”, e qe eshte e lidhur me idene social-demokrate.

    Perkufizimi i majte apo i djathte pastaj ne kuadrin e aktualitetin shqiptar behet nje lemsh i vertete. Arshi Pipa ka analizuar sistemin e Hoxhes, nje lloj komunizmi inautentik qe vazhdimisht cdo pese-dhjete vjet mballosej me arna te reja ideologjike e kulturore, si masa profilaktike, per te mbuluar katastrofen ekonomike, mungesen e efektivitet social-ekonomik, per te fshehur zgavrat e reja ekonomike e per te zbrazur plotesisht njeriun shqiptar nga aftesia per te qene qenie mendimtare te lire e krijuese ne kuptimin e mirefillte te fjales.

    Perse i interesonte Gramsci, Arshi Pipes? Gramsci ishte ideologu dhe esteti me mendimin me te organizuar e efektiv marksist. Arshi Pipa ka pasur interes te vecante ne fushen ku Gramsci kontriboi si marksist. Gramsci ishte i interesuar ne depertimin e institucioneve (kujdes me semantiken e fjales!) te shoqerise judeo-kristiane kapitaliste sic ishte familja, arsimi, kultura, gjuha, traditat, marredheniet e prones, ekonomia, etj. e donte qe t’i eleminonte ato. Shteti duhet te merrte ne dore nje mision te tille transformues. Ne kete kuptim ai ishte nje statist, por marksist. Ai kishte besim se vet njerezit (kuptohet nje pakice e zgjedhur) do ta udhehiqnin nje transformim te tille.

    Kurse ne kontrast me te, Heidegger e mbyll kapitullin e filozofimit dhe te jetes se tij me pegjigjen “fataliste” kristiane duke thene: Vetem nje Zot mund te na shpetoje. Pra ne thelb vdes nje kristian.

    Ne vazhdim, a nuk duket e cuditeshme qe te gjithe ekzistencialistet evropiane, marksiste, duke filluar nga Sartre e deri tek Derrita e me pas, jane konsideruar si femijet e nje Nazi. Kuptohet, se femijet ndikohen shume nga prindi, por gjithmone perpiqen te hapin nje terren te vetin, ku orvaten te ngrejne autenticitetin e tyre, shumica si dekonstruktiviste.

    Se fundi habitem, por edhe me entuziazmon fakti qe Heidegger eshte kaq fashionable ne blogjet dhe shtypin shqiptar. E kam hasur jo rralle, e njerezit bejne perpjekje serioze te tregojne se e kuptojne nje filozof te tille kaq te komplikuar. Ne Perendim, ai vazhdon te mbetet “nje gjemb” qe nuk mund te menaxhohet kollaj intelektualisht e ideologjikisht.

    Flas per nje Shqiperi ku deri me sot ka qene kaq e dyshimte prirja e aftesia per te filozofuar.

  20. “Që një ëndërr të realizohet, duhet fillimisht të zgjohemi nga gjumi” (nuk e di se kush e ka thënë, por më pëlqen shumë kjo shprehje).
    Pse e them këtë?
    Sepse shikoj që, shpeshherë insistohet tek kualifikimi i demokracisë (ose rritjes cilësore të saj) duke dashur që atë (demokracinë) ta lenë në dorë vetëm të atyre që dinë(!!!).
    Natyrshëm më lind pyetja: A ja u ka ndaluar njeri (apo populli) atyre ‘të diturve’ që të organizohen dhe të japin kontributin e tyre politik/demokratik?!

    Po jo mor zotrinj, se Bota është bërë kjo botë që shikojmë, jo vetëm ngaqë të diturit kanë folur, por edhe ngaqë të diturit JANË ANGAZHUAR për ta ndryshuar botën.

    Nuk dua t’i vë në vështirësi tifozët e të përzgjedhurve që të kontrollojnë/vendosin për demokracinë, e t’ju kërkoj shembuj për kontributin e ‘të diturve’ në botë përsa i përket konsolidimit të demokracisë… sepse është shumë e vështirë që të gjeni shembuj gazetarësh/opinionistësh/shkencëtarësh që, edhe pse mund të kenë lënë shenjë, të kenë mbetur në histori aq sa të kujtohen për t’u marrë si shembull.

    1. Nuk e paske kuptuar thelbin e nderhyrjes sime: Gramsci thote ate shprehje qe ti ke perdorur ne fillim dhe flet pikerisht per angazhimin dhe perbuz indiferentet. MEqenese u dashka qe te flasim me shkoqur per t’u kuptuar, do te thoja se jemi ne nje mendje per angazhim, per te bere gjithkush pjesen e tij (gjithnje ne respekt te tjetrit!). Verejtja ime ishte se mungon pikerisht kjo klase e ngritur qe prodhon ide (ose edhe ne eshte merret me luften per te mundur tjetrin e per te qene i pare e jo per te sherbyer per ate qe di e kupton me shume) dhe ne mungese te saj turma manipulohet nga politikanet e rradhes.
      Ju falenderoj per biseden qe me perndriti. Edhe nga nderhyrje te tilla ne nje blog kuptohet menyra sesi komunikojme.

  21. Nga sondazhi tek filozofia lidhja eshte organike. Sepse mund te behet pyetja : a ka turma ekzistence? Pergjigja eshte jo, sepse turma eshte nje jo-realitet, eshte nje gje qe s’mund te mendoje, rrjedhimisht eshte pa vlere dhe jomesimdhenese, por prape mbetet nje kuriozitet ajo qe turma realizon permes levizjes se saj. Por nga ana tjeter levizja e turmes eshte me pasoja per te gjithe dhe prandaj ajo studjohet me kaq vemendje, studjohet me sa di une si te ishte nje fenomen natyror, qe nuk ke çfare t’i besh, megjithese besohet se diçka mund te kontrollohet…Keshtu permes sondazhit padashje futet matematika, por bie cilesia dhe individi i shquar, elita humbasin ne vlere e kthehen ne numra. Pastaj ka dhe nje mendim qe thote se jo gjithmone ajo qe mendon shumica eshte e drejta apo e verteta, pra sondazhi kthehet ne problem interesi, perfitojne ata qe jane me shume. Nese sondazhi perdoret per probleme politike, çfare do te mund t’i ndalonte forcat politike te nderhynin me mjete te sofistikuara, psh nje individ te votoje 100 here, apo te mobilizoje sa me shume militante etj.. Pastaj eshte çeshtje interesi, askush s’ka interes ne Shqiperi per sondazhe reale, desherohet me shume amullia, nese dikush i rendesishem do te insistonte per ngritjen e nje institucioni te pavarur sondazhi, kjo do te ishte e mirepritur, sidomos per probleme jopolitike. Pra sondazhi arrin te nxjerre nje shumice, por jo detyrimisht nxjerr ate qe eshte me e mira, keshtu me shume sherben per te shmangur konflikte midis grupimeve gje qe i intereson shume Shqiperise. Prandaj publiku memec, kur fjala eshte per te verteten dhe te miren, ka per te mbetur perjetesisht memec, dhe siç e ka ndodhur deri me sot ne historine e botes, fjalen per to do ta kete perseri intelekti…..

  22. ””Verejtja ime ishte se mungon pikerisht kjo klase e ngritur qe prodhon ide (ose edhe ne eshte merret me luften per te mundur tjetrin e per te qene i pare e jo per te sherbyer per ate qe di e kupton me shume) dhe ne mungese te saj turma manipulohet nga politikanet e rradhes.””

    Suksesi i kesaj klase/shtrese qe prodhon ide ne vendet e tjera, nuk ka ardhur si pasoje e rivalizimit ndaj klases politike, por si pasoje e ndikimit te forte qe kjo klase ka pasur mbi klasen politike. Politikanet nuk kane bere gje tjeter veçse kane mundesuar tejçimin e ketyre ideve me gjuhe me te tretshme per njerezine.

    Vete ideja qe kjo shtrese duhet te rivalizoje klasen politike eshte e gabuar.

    Hecuria e duhur eshte si me poshte:

    1 – prodhimi i ideve
    2 – trajtimi i tyre nga politoget
    3 – percjellja tek politikanet
    4 – nga politikanet tek masat e gjera

    Idete mund ti prodhoje kushdo qe eshte i zoti, biles vete politologu apo politikani, por ne çdo rast duhet te kalojne nga filtri i politologjise, aty marrin vulen, kalojne tek politika e dites dhe vazhdojne tek masat e gjera.

    Tek ne mungon krejtesisht pika e dyte, por edhe kjo per faktin e thjeshte se mungon edhe pika 1, pasi idete importohen.
    Meqe importohen, politikani s’ka nevoje per hallka mbi koke, e importon vete. Jo vetem kaq por shtresa qe duhet te prodhonte ide, meqe eshte importuese, pra per politikanin e panevojshme, humbet vlere dhe per te mbijetuar i nenshtrohet klases politike.

    Kur shtresa qe duhet te prodhonte ide nuk arrin dot te ndikoje, ç’mund te thuhet per idete qe burojne nga persona qe s’i perkasin kesaj shtrese ? Eshte e pamundur qe te gjenden hapesira.

    Gjithçka tek ne eshte surrogate, ne 150 vjet me konceptin e ‘prodhimit te ideve’ mbulojme importin e ideve.

    Ja me sill nje ide shqiptare( ontologjikisht/qenesisht shqiptare) me ndikim ne jeten politike te vendit . Nuk gjen dot asnje, per be asnje, moj po zero absolute.

    Kjo vjen sepse duam s’duam, duhet te pranojme se populli yne eshte ontologjikisht shterp, qenesisht shterp, metafizikisht shterp dhe ç’eshte me e keqja, kjo shterpesi shfaq shenjat e pakthyeshmerise. Tek letersia ne shfaqim spektaklin me mjeran te shterpesise, pasi mbaruam hedhjen ne leter te motiveve folklorike per mbi 100 vjet, ngelem me nje tufe mizash ne duar. Po tani si do t’ja bejme ne, ja mbaroi edhe realizmi socialist ku gjithsesi triumfoi nje i shkolles folklorike, Kadareja, he si do t’ja bejme ne ? Kush ka ndonje ‘ide’ jo nje ide te importuar ?

    Ne cilen fushe do hidhemi, kush sheh drite ne ndonje fushe ?

    Keshtu nuk ka asnje shprese, qe ne te kemi ndonje ndryshim, perderisa ne po pershtatemi, nuk kemi pse te presim ndonje gje te madhe, edhe ne çeshtjet politike, politikanet jane vete importues’ dhe nuk kane nevoje as per prodhues’ idesh as per politologe.
    Mungesa e nevojes e ben kete shtrese qe duhet te prodhoje ide, thjesht zedhenese te politikes.

    Kjo shtrese ka vetem 2 mundesi, o te behet zedhenese e politikes o te behet zedhenese e pershtatjes dhe deri me sot keshtu jane ideatoret potenciale, o zedhenes te Sales e Rames o zedhenes te demokracive perendimore.

    Jemi popull shterp, ontologjikisht/qenesisht/metafizikisht shterp, difekt shekullor qe na ka zhvilluar si kompensim pragmatizmin, prakticitetin.
    Idea ne greqisht ka kuptimin e ‘shoh’, praktikos bej, qe behet.
    Idea lidhet kerthizisht me ontologjine, praktika me gnoseologjine.
    Kur ti je ontologjikisht shterp, nuk ke shanse te prodhosh ide, do prodhosh vetem ‘ide praktike’, dmth shohim(ide) e bejme(praktike) dhe shqiptaret gjithe punet e tyre i marrin me ‘shohim e bejme’. 2 shqiptare :

    1- he çdo bejme?
    2- po hec njehere, pa shohim e bejme.

    Ku di une, mbase ka Zot e na sheh here pas here.

  23. Kam pershtypjen se Hyllin perfytyron me “ide” nje diçka vertet xixelluese, nje diçka te papare ndonjehere, qenesisht origjinale, pa zanafille. Mirepo, per hir te se vertetes, ide te tilla s’ekzistojne.

    Nje ide, per mua, eshte nje menyre komentimi e disa dukurive ose nje menyre depertimi mendore brenda disa ideve te tjera. Psh, tek lexon nje studim mbi “minoritaret greke” ne Shqiperi, ne trurin e lexuesit fillojne te levizin disa ide, ogure, apo parashenja te diçkaje qe do te ndodhe. Kjo eshte nje ide. Asgje me brire.

    Ose, nje tjeter studiues, duke vezhguar per nje muaj rresht televizionin shqiptar, arrin te shohe pertej dhe te jape disa ide mbi perfundimin e kesaj historie. Edhe kjo eshte nje ide. Asgje me brire.

    Problemi yne ne hapesiren shqiptare eshte se idete nuk kane as hapesiren e duhur, dhe as vemendjen e duhur. Idete levizin dhe shperdorohen ne ate menyre sa vdesin ende pa u ngjizur mire.

    Nje ide, per Hyllinin, thjesht per t’i treguar se nuk eshte e veshtire te kesh nje te tille : ne kete gjendje katrahure intelektuale, me nje shtyp dhe Tv krejt te çoroditur, me nje debat politik te denje per Kongon dhe Bregun e Fildisht (por jo per Ruanden, ketyre t’iu vijme anes), nje nder gjerat qe del qarte eshte :

    INVESTIM KOLOSAL DHE I SHPERPJESETUAR NE ARSIMIN SHQIPTAR.

    Dikush investon ne mbrojtje e dikush ne kerkim shkencor, ne e kemi te ngutshme investimin ne arsim. Krijimi i nje shtrese te mesme te shkolluar mire, eshte baza per premtime te metejshme. Shikoni Ben Aline ne Tunizi, e hapi varrin me duart e veta : ndermori nje fushate arsimimi te pashoqe, popullsia u shkollua ne mase, dhe sot i kerkojne llogari, njerezit kane ide, etj. Mendoni studentet e 90-es, qe ishin shtresa ku PPSH kishte varur shpresat, dhe ja ata qe i vene dermen. Pa nja arsim te shendoshe, ne do te sillemi si kali ne leme, sot e 302 mije vjet.

    E plot e plot ide te tilla. Nese e keni fjalen per ide filozofike, me vjen keq por ato nuk lindin keshtu, ne shkretetire. Ato vijne gjithmone pasi ke pertypur idete pararendese. Nje filozof i sotem, me perjashtime shume te rralla, eshte nje “miksues” filozofish te meparshme. Ai sheh ç’ndodh ne terren, risjell ne mendje filozofite e meparshme, dhe futet ne loje si improvizues.

    Por a mos po i biem shume ne qafe shqiptarit si shqiptar dhe s’merremi me teper me mjetet e mendimit ? Me vjen mire qe ketu qenka permendur Heidegger (nga read me, te cilin e lexova me kenaqesi), dhe keshtu nuk do te perjashtohem nga debati per kete ripermendje.

    Nga mund te vije mendimi ? Nga gjuha, sigurisht. Po ne qe nuk e kemi saktesuar ende kete punen e gjuhes dhe te shprehjes, nga presim te na vije ky mendim ? Mister.

    Nese duam te fusim ne Shqiperi mendime perendimore, atehere na duhet te perqafojme patjeter menyren perendimore te shprehjes. Nese duam te mesojme mendimin kinez, atehere na duhet te studiojme menyren kineze. Eshte e qarte se kinezet marrin shume pak vesh nga mendimi i Heideggerit apo tjeter, thjesht ngaqe levizin ne dy rrafshe krejt te ndryshme. Po ne ? Prape te vetmit ne bote ? Prape me qenien tone te veçante shqiptare ? Nuk besoj.

    Ka dhe diçka tjeter, edhe nje ide nga ana ime : sot, peizazhi intelektual shqiptar eshte nder me shterpet qe mund te kemi njohur, perjashtuar periudhen komuniste ku ky peizazh ishte pothuaj zero (per shkak te ideologjise). Ne ende s’kemi vajtur ne periudhen e viteve 30 ku vlonte debati, KRYESISHT dhe THELBESISHT ne Shkoder. Te gjitha mjetet e informimit apo mediat çfaredo lloj, sot jane ne duar te ANTIVLERES. Diku per shkak te politikes e diku per shkak parase, e diku tjeter per shkak inatesh krahinore, sot nuk gjen absolutisht asgje ku te kapesh per te debatuar.

    Kam pare nje mbremje, para ca kohesh, nje debat mbi perkthimin. Ishin ftuar disa vete. Kur i vura re mire, pashe se ishin po ata qe kishin qene ftuar dhe ne 1992, 1993, 1994, vazhdon keshtu deri me 2009. E njejta skeme, e njeta buzeqeshje dhe rrahje supesh. I njejti bosh. Asnje fryme e re. Asnje djale nga Burreli apo Erseka qe rri e punon atje ne fushen e vet. Asgje, absolutisht asgje. I shkrova drejtuesit te emisionit per t’i thene se pavaresisht formes se emisionit, qe mua me pelqente, gjithçka tjeter eshte nje shkretetire e vertete. Dhashe dhe arsyet, ne njefare letre disi te menduar. Pergjigja ishte : ju e keni shume gabim, sepse ata jane me te miret qe kemi.

    Cfare t’i shkruaja me me teper ? Cfare t’i thosha per zaptimin e hapesires mediatike ? Cfare t’i thosha se ka rreth 3 milione shqiptare qe s’ndihen fare te perfaqesuara ne sferen e debatit ? Si t’i thosha atij se ju keni krijuar nje bande bashibozukesh te shitur per para dhe trullosni (çka mbetur per t’u trullosur ende) njerezit e thjeshte ? S’mund t’i thosha asgje. Me mjaftoi te mbyll letren dhe te hedh syte nga emisioni letrar “La Grande Librarie” te François Busnel. Paqe sysh dhe veshesh.

    Kjo eshte panorama e nje publiku memec, ngaqe ia kane grabitur te gjitha pasqyrat ku ai te shohe veten.

    Siç ve ne dukje “read me”, Heideggerit, ne moshen 80 vjeç, i shpeton nje fjale mbi Zotin. Deri atehere, kishte folur vetem per Zotat, ne bashkepunim te shfazuar dy shekullor me Holderlinin. Mirepo, u desh epoka e teknikes qe Heideggeri t’i lere Zotat dhe te thote “Vetem nje Zot mund te na shpetoje”. Ne fakt, Zoti, ne gojen e Heideggerit, nuk kishte permbajtje fetare dhe s’mund te themi se vdiq si nje kristian, porse me Zot ai nenkuptonte nje fuqi jashte njeriut, nje kataklizme apo nje tronditje qe do ta bente njeriun t’i thirrte mendjes. Ishte me teper ideja e shpetimit mrekullor, te paparashikuar, qofte dhe nga ana e nje poeti apo mendimtari qe merr fjalen dhe thote. Dhe ne kete kuptim, per ne, Shqiptaret, nuk besoj se as Zoti nuk na ben hall, sepse edhe poetet, edhe mendimtaret, nese ka pasur apo ka ndonje te tille, nuk kane ende asnje menyre kontakti me popullin (sipas termit te Holderlinit). Poeti, thote Holderlini, eshte ndermjetesi mes Zotave dhe popullit, vetem poeti e merr vetetimen e Zotit dhe e mbeshtjell ne doren e vet per t’ia dhene te bute dhe pa dhimbje popullit.

    Perfundimisht, ideja ime e ngulitur prej vitesh, mbetet kjo : pa nje ringjallje te jetes intelektuale te paraluftes, ne Shkoder dhe ne Korçe, veshtire se do te kemi gje. Me nje “pushtet qendror” te kapur ne duart e nje grushti njerezish, eshte me te vertete kohe e humbur te shpresosh ndonje gje.

  24. un, sikunder e thashe per ide te tipit ‘shohim e bejme’ te thajme ne, po edhe ne ate kemi ngecur, se pas 21 janarit po shohim e s’po bejme gje.

  25. Un & Hyllin, pse nuk shkruani nga nje artikull, meqe keni dicka te per thene, dhe ta botoni ketu ne PTF? 🙂

    Ose beni nje te dy po deshet.

    Te vetmin sugjerim qe do kisha, duke lexuar komentet tuaja, do ishte qe ta lidhni analizen here pas here me shembuj e sfera konkrete, qe te jete me pak teorike dhe te cike pak me teper realitetin shqiptar.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin