SIMETRI E PAKЁRKUAR

Ndarja në formë ushtarake e kampeve politike nё Shqipëri ёshtё tashmё para syve tё gjithkujt. Mё shumё se dy parti ku diskutohet pёr politikё, janё dy fushime nё prag lufte. Pas ngjarjeve tё rёnda tё 21 janarit, ku humbën jetën katër qytetarë shqiptarё, duket se koalicionet kundërshtare (armike?) janë kompaktësuar edhe mё shumё. Duket i natyrshёm shtrёngimi i radhёve si reagim, por i duhet kuptuar fenomenologjia.

Pyetja e mёposhtme mё duket mëse e ligjshme: “Përse nё një moment kaq tё rёndёsishёm politik zёrat ‘ndryshe’, brenda nё PD e PS, janё tё pakta nё mos tё paqena?”. E futa nё thonjёza fjalёn “ndryshe”, sepse me tё nuk nёnkuptoj doemos kundёrshtimin, pёrkundrazi, e kam fjalёn pёr hedhjen e ideve tё ndryshme pёr diskutim. Le tё rrekemi pra tё arsyetojmё rreth kёsaj teme, pa e anashkaluar problemin me etiketёn “diktator”, duke ia ngjitur qoftё njёrit, qoftё tjetrit.

Kompaktёsimi i forcave politike shkaktohet normalisht nga rreziku. Kur anёtarёt e saj e ndjejnё veten nё rrezik atёherё bёhen “grusht bashkuar” rreth Shefit të madh, ose rreth Partisё. Nuk mund tё mohohet se tё dyja partitё e mёdha shqiptare rrezikojnё nё njё farё mёnyre, tё paktёn nё frontin e besueshmёrisё nё publik, pra politikisht. Nga ana tjetёr, rreziku ёshtё ilustruar qartё nga tё dyja palёt: qeveria akuzon pёr grusht shteti opozitёn, kjo e akuzon pёr vrasjet e dhunёn e 21 janarit. Sipas kёtyre akuzave, rreziku paska edhe aspekte, si tё thuash, fizike tё drejtpёrdrejta, pra mёse reale.

PD-ja e ka litarthin e kёrthizёs ende tё lidhur me Berishёn, sepse ёshtё themeluesi i saj, ndaj deri diku kuptohet mungesa e njё diskutimi tё lirshёm. Ndrojtja ndaj kryetarit tё PD-sё, nuk varet vetёm nga karakteri, siç thotё dikush me tё keq, as nga karizma siç thotё dikush me tё mirё, por edhe nga hija e rёndё atёsore nё historinё partiake. Tek kjo nuk duhet futur vetёm autorёsia e themelimit, por edhe “aventurat” e saj tё mёpasshme me luhatjet e mёdha politike si nё “malet ruse”: krijimi i qeverisё sё parё pluraliste, gati-asgjёsimi i 1997-s, ringjallja nё fitoren e 2005-s (pas marshimit tё gjatё nё shkretёtirёn opozitare), rifitorja nё vitin 2009 (edhe pse e kontestuar nga PS-ja). Historia e Partisё Demokratike shqiptare dёshmon se zёrat kundёr nuk kanё qendruar kurrё brenda saj, por kanё dalё pёr tё provuar projekte tё reja politike. Politologёt duhet tё na shpjegojnё ende se sa peshё ka mjedisi brendapartiak dhe sa ka dёshira pёr projekte tё tjera. Me fjalё tё tjera, fajin e ka autoritarizmi i Berishёs brenda partisё, apo mungesa e projekteve alternative politike? Fakti ёshtё se tё larguarit/tё dalёt/tё ikurit kanё formuar parti tё tjera, pa sukses tё dukshёm elektoral, pёr t’u kthyer mё pas tek i ati si djem plangprishёs. Sot, disa prej tyre, kanё poste tё rёndёsishme nё qeveri, natyrisht duke harruar disidentizmin e dikurshёm. E them pa kurrfarё moralizmi, janё thjesht shёnime historike, deri në një farë pike tё dёshifrueshme, sepse politika e tillё ёshtё. Tё tjerё kundërshtarë, ish-mbёshtetёs-miq tё Berishёs, janё sot ithtarё tё turmёs sё pёrhershme dhe tё pёrplasjes pa kufi. Ndokush ka kaluar nё hije, pa marrё flamurё pёr tё valёvitur.

Nuk na interesojnё kёtu arsyet e tjera jashtёpolitike pёr tё cilat (pёr)fliten ata qё kanё dalё nga PD-ja. Dikush pёr post, thonё, dikush pёr tender, dikush pёr tradhti, dikush pёr protagonizёm. Fakti qё na intereson nё tё vёrtetё ёshtё se nё kёtё çast historik pritej qё nё PD e nё qeveri tё ziente diskutimi dhe debatet pёr zgjidhjet e mundshme. Nuk ka, as debat, as zёra kundёr, edhe pse rrethanat lehtёsuese duhen dhёnё, meqё goditja traumatike ende nuk ёshtё fashitur pёr askёnd. A mund t’i faturohet i tёrё anormaliteti Berishёs? Mundet, teorikisht, por nuk e shteron çёshtjen. Gjithsesi, diçka po lёviz. Lexova sot nё shtyp se nё Kёshillin kombёtar tё PD-sё, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, paraqiti dje një memorandum prej katër pikash, ku kёrkohej në thelb demokratizimi i brendshëm i Partisë, kthimi i saj drejt grupeve të djathta të interesit siç janë ish të përndjekurit politikë dhe pronarët, etj. Sipas lajmeve drafti ёshtё lexuar nga ana e Mustafajt në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha si dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ritvan Bode, “me një ton të ulët dhanë përgjigje për pikat e memorandumit dhe kritikat e përfshira në të, duke dhënë edhe përgjigje për secilën nga katër pikat e shtruara për diskutim”. Gjithnjё sipas njoftimeve tё shtypit, në fund të diskutimeve, kreu i PD-së e ka hedhur në votim platformёn e Mustafajt, e cila ёshtё votuar vetëm nga propozuesi dhe deputeti, Gazmend Oketa. Pavarёsisht nga votat, pёr mendimin tim, madje pavarësisht nga vetë cilësia e memorandumit, paraqitja e propozimeve alternative, ose plotёsuese, diskutimet e ndryshme, tonet e ulёta, pёrgjigjet sqaruese, dhe votimi pёrfundimtar, shёnojnё hapa pozitive tё padiskutueshme, qё vetёm sa e stimulojnё jetёn partiake, dhe i bёjnё mirё vetё Berishёs dhe lidershipit tё tij.

Nё kёtё kuadёr, nuk duhet harruar efekti i sistemit zgjedhor. Ligji i sotёm elektoral pёrbёn njё mekanizёm tё paudhё asfiksues, njё monstёr politike, qё i shndёrron deputetёt nga pёrfaqёsues nё tё emёruar, nga politikanё nё burokratё, nga krijues nё zbatues. Nisma politike pёrfundon nё çastin kur shefi i partisё ka nё dorё listёn zgjedhore, pra mund tё tё fusё ose ta fusё. Por, qё ta themi deri nё fund, ky ligj u miratua me bekimin edhe tё PS-sё sё Edit, tё cilit i nevojitej mё shumё se Berishёs.

Nё thelb, Berisha nuk ka pasur asnjёherё nevojё qё ta kontrollojё partinё. I ka mjaftuar autoriteti qё ka ushtruar brenda saj dhe zotёsia e tij si politikan. Ёshtё krijesё e veta, ka bёrё me tё ç’tё dojё. Mirё a keq e ka udhёhequr qё nё lindje tё saj. I zgjedhur, i rizgjedhur, sёrish i zgjedhur, nё mёnyrё plebishitare dhe demokratikisht. Kundёrshtarё e/o konkurrentё tё rrezikshёm pёrbrenda ka pasur pak, ose aspak. Prandaj edhe miratimi i ligjit elektoral nga ana e tij ishte i pakuptueshёm, pёr mendimin tim gabim i qartё politik. Nga kampi tjetёr, situata ishte krejt ndryshe. Edi Rama kishte nevojё jetike pёr ta shtёnё nё dorё Partinё Socialiste, ndaj i duhej njё zinxhir pёr ta lidhur fort pas vetes, meqё kёrthizёn ia kishte prerё tjetёr kush. Nuk bёnte pjesё nё historinё e saj, nuk kishte ndonjё autoritet politik tё veçantё nё fushёn rozё, nuk kishte lidhje me bazёn, e mori tek e fundit pas njё humbje tё rёndё. Mori nё dorё njё “brand” jo njё parti, ndaj partinё e ka kthyer praktikisht nё “brand”. Ligji elektoral e lejoi qё ta pёrzgjidhte sipas dёshirёs klasёn drejtuese tё partisё, duke kushtёzuar tё vjetrit e duke futur tё rinjtё. Aktualisht, PS-ja po i afrohet karikaturёs sё PD-sё, veçse kjo e ka tё shpjegueshme figurёn e saj, kurse ajo tё pakuptueshme shpёrfytyrimin. Pёr njё vend normal, prishja e opozitёs ёshtё po aq e dёmshme sa prishja e qeverisё, madje shpeshherё ato shkojnё bashkarisht.

Njё nga eksponentёt “e vjetёr” tё PS-sё, Kastriot Islami, por edhe njё nga zёrat e paktё ndryshe qё kanё mbetur, ia shpjegon mё mirё degjenerim gjenetik (intervista “Shqip”, mё 6 shkurt 2011):

Pas largimit të Nanos dhe sidomos pas vitit 2007 e në mënyrë më të qartë pas vitit 2009, PS po bëhet me vetëdije e “pasion” gjithnjë e më e ngjashme me PD në shumë aspekte. Ekziston një “adhurim e bindje e fortë” te drejtuesi i PS se modeli i PD ka qenë i suksesshëm gjatë 20 vjetëve dhe se modeli “Berisha” çmontohet vetëm me simetrikun/identikun e tij. Kjo ka bërë që pas vitit, 2005, PS të bëhet gjithnjë e më pak socialiste apo aspak e majtë, gjithnjë e më pak demokratike, gjithnjë e më shumë radikale e “revolucionare”, gjithnjë e më shumë klienteliste, me drejtim gjithnjë e më autoritar etj., etj., së paku në kuptimin që ajo ka pasur për 15 vjet nga viti 1991 deri në vitin 2005. Kjo në të gjitha aspektet, program formal, statut, sjellje e veprime, respektim e ndërtim elite, demokracie e brendshme, hierarki vlerash e kontributesh… PS ka pësuar fatkeqësisht regres po t’i referohemi “kodit të saj gjenetik socialdemokrat europian” dhe perspektivës që ajo kishte ndërtuar për 15 vjet, si një forcë “inteligjente, profesioniste dhe e kulturuar”. Po kështu vlerësohet (gabimisht) se vetëm një parti autoritare dhe radikale, jo vetëm bën të mundur fitoren mbi Berishën, por edhe marrjen e të gjithë pushtetit për vete dhe e vetme pa asnjë aleat?!…

Mё tej vijon edhe mё i qartё [nёnvizimet janё pёrsёri tё miat]:

Lideri i PS, fatkeqësisht, nuk u përshtat dot me humbjen legale (të pranuar nga po ai vetë legalisht dhe të certifikuar nga OSBE/ODHIR) në zgjedhjet e vitit 2009 dhe për më tepër, i futur në spiralen midis karriges së kryetarit të bashkisë dhe karriges së Kryeministrit ka arritur të krijojë me ndihmën e një klientele të ngushtë betejën e radhës për pushtet me simetrikun e tij kundërshtar, duke sajuar perceptimin e një “krize” në formën e një “tornadoje në gotë uji”, që gjeneroi së fundmi jo vetëm dhunë por, fatkeqësisht edhe të vdekur. PS është një parti që në bagazhin dhe arshivën e saj ka shumë eksperiencë pozitive dhe personazhe të aftë e të talentuar politikisht. Nuk i lejohet PS të krahasojë vendin tonë as me vendet e ish-republikave sovjetike dhe as me Tunizinë dhe as të sulmojë ambasadorin amerikan apo akoma më keq, të anashkalojë mesazhet qetësuese nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sepse PS nga 20 vjet demokraci, ka drejtuar vendin për 8 vjet. Sepse nga 20 vjet demokraci lideri i opozitës ka 11 vjet që është pa shkëputje në pushtet, në krye të Bashkisë së Tiranës që përbën rreth një të tretën e popullsisë së vendit. Sepse opozita është aktualisht forca politike që ka deputetët më të pasur në Kuvend. Sepse opozita ka rreth 47 për qind të vendeve në Kuvend. E ku është këtu ngjashmëria me Tunizinë apo Egjiptin? Po ashtu duhet pasur parasysh se radikalizimi e mbajti Berishën 8 vjet në opozitë e nuk e lejoi të vinte në pushtet dhe “drita e fitores” i erdhi vetëm atëherë kur filloi të jepte shenjat e një force alternative e gjithëpërfshirëse dhe të niste “ndryshoi apo nuk ndryshoi Berisha”… Gjykoj se radikalizimi nuk e rrit as PS dhe as nuk e bashkon të majtën, por vetëm acaron luftën politike dhe e mban PS e të majtën larg suksesit elektoral… Shkurtas do të thoja: Jo radikalizmit në PS.

Pas trazirave tragjike tё janarit, debatet politike janё jetike si pёr partitё, ashtu edhe pёr qytetarёt. Nё rast se kёto bёhen nё mёnyrё konstruktive brenda dhe jashtё partive, do t’i detyrojnё ato qё gradualisht t’i moderojnё qёndrimet dhe t’i çojnё drejt rrugёdaljes. Njё lider partie qё ia pranon fjalёn partisё sё vet, bёn sintezёn politike tё instancave tё saj, nuk hedh ide personale pёr tё çuar mё pas komisarё komentues papagallё. Kur deputetёt shndёrrohen nё zёdhёnёs, apo gramafonё tё prishur tё Shefit, ose ca mё keq, kur e ndjekin udhёheqёsin tek hedh gunёn mbi tela, atёherё edhe hapёsirat e politikёs vijnё e ngushtohen.

Jam i vetёdijshёm se ka arsye tё tjera tё rёndёsishme qё e pengojnё debatin brendapartiak, duke filluar nga mё e pёrgjithshmja: kultura politike. Nuk e harroj as interesin personal tё kёtij, apo të atij politikani. Herё janё fije njerёzore tё kuptueshme e tё falshme, herё tjetёr janё fije tё padukshme e tё pafalshme. Politikanёt nuk i fus tё gjithё nё tё njё thes. Edhe mё tё kёqinjtё janё krijues e njëkohësisht pjellё tё mjedisit ku rriten e riprodhohen. Gjithsesi, problemi mbetet, sepse debati ka edhe efekt katartik dhe prodhon politikё, jo konflikt permanent, prodhon moderim jo radikalizёm. Tani pёr tani, partitё politike shqiptare janё blinduar detyrimisht nёpёr istikame, nga ku gjuajnё me çdo mjet tё mundshёm; nё fushёbetejё, si operatorё tё Kryqit tё Kuq, dalin vetёm ambasadorёt, tё cilёt na sjellin edhe lajme. Ndёrsa ne i presim me zemёr tё ngrirё, sa herё qё kthehen nga fronti ynё, ku simbolikisht kemi rёnё dёshmorё.

Nuk ka komente

  1. Me fjalё tё tjera, fajin e ka autoritarizmi i Berishёs brenda partisё, apo mungesa e projekteve alternative politike?

    Keto jane te lidhura: e para sjell te dyten.

    Kur ne nje parti ka autoritarizem ekstrem, s’ka si te kete alternativa te mirfillta politike, se shefi (duke qene autoritar) o do i shtypte koken ketyre alternativave, ose do ti dergonte ne Siberi bartesit, sic ka ndodhur disa here.

    Kjo pastaj krijon dhe kulturen e partise, dhe inferioritetin dhe infertilitetin, te themi. Tip evoluimi diktature: ata qe mbijetojne jane vetvetiu te nenshtruar ndaj njeshit.

    Memorandumi i Mustafajt ishte padyshim per tu nenvizuar dhe vleresuar si akt, dhe vota e Oketes e guximshme. Ishalla te inspiroje dicka kjo, te levize dicka, sidomos per faktin qe Berisha eshte ne prag te daljes se paevitueshme (hopefully) ne pension politikisht, dhe keta te tjeret, nese duan te mos etiketohen dhe ne te ardhmen si berishiste, duhet te tregojne sa s’eshte vone qe kane nje fije pavaresie dhe mendimi ndryshe.

    Nuk kam hic shprese ne moderim te partive me keta tipa ne krye, sidomos tani ne kohe ‘luftrash’ kur patjeter etiketohesh si armik nga keta nese devijon sadopak; si Edi dhe Saliu jane diktatore kur vjen puna tek kjo. Shpresoj te kete carje/rrjedhje, dhe keshtu te pakten te dobesoje monopolin, absolutizmin, qe gezojne keta dy individe ne politiken shqiptare.

    Mungesa e demokrasice ne parti eshte padyshim nje nga faktoret kryesore negative ne keqvajtjen (se mbarevajtje s’eshte) te puneve.

    Kodi zgjedhor padyshim i hoqi fare nga defteri partite e vogla, dhe keta jane tashme me ligj te neneshtruar, ndaj dhe langot e majte qe akuzonin Ramen per vjedhje, pas zgjedhjeve, u bashkuan me te me pas.

    Nese duhet te kete nje pike ku duhet te rrahin te gjithe analistet dhe publiku ne unison, duhet te jete ndryshimi urgjent i kodit zgjedhor.

    Por jo, ata jane te ndare ne kampet perkatese, dmth me apo pa dashje cojne uje ne mullinjte e Rames dhe Berishes.

    Kjo, polarizimi i skajshem i popullit dhe elitave jo-partiake, eshte pasoje serioze. Ne ate vend duket sikur kjo pune, polarizimi politik, eshte semundje ngjitese. Na kap dhe ne qe jetojme jashte, kur kthehemi aty, dhe mediat padyshim kane fajin kryesor ne kete, pasi sherbejne si megafone te dhunshem te ketyre dy diktatoreve qe drejtojne politiken shqiptare.

  2. Prandaj edhe miratimi i ligjit elektoral nga ana e tij ishte i pakuptueshёm, pёr mendimin tim gabim i qartё politik.

    LSI ishte ne lufte me te dy partite kryesore para zgjedhjeve, dhe njeheresh i vetmi kercenim real ne ate kohe per te dy palet. Neutralizimi i LSI i interesonte te dy paleve; Berishes se e kishte armik by default, dhe Rames padyshim, persa kishte vendosur qe heret qe te mos bente aleance me Meten.

    Dhe tani ironia ka bere cikel te plote.

    Dritan Prifti ishte zeri i pare i LSI qe akuzoi Ramen per vjedhje votash te LSI, dhe qe ne shenje hakmarrje per kete tha se do te bente aleance me Berishen, qofte edhe kundra deshires se Metes. Kjo deklarate e tij pak a shume i preu krahet Rames, kur ky priste akoma rezultatin e votave te panumeruara dhe shpresonte ne ndonje aleance te mundshme me LSI.

    Deri para pak muajsh Dritan Prifti ishte objektivi i preferuar i Edi Rames dhe PS-se, ishte sipas tyre etaloni i korrupsionit ne qeverine Berisha-Meta, kohe kur ata shtronin pyetjen se si mundej te kishte ky njeri 1.8 milion euro te deklaruara ne vit, dhe sa te tjera te padeklaruara kishte.

    Prifti si kunderpergjigje, bertiste fort qe e kishte pare Edi Ramen me syte e tij duke thithur pluhur te bardhe, ne dy raste te ndryshme, dhe qe aq para sa kishte deklaruar Edi Rama se kishte, 3 mije euro, ai i thithte me hunde cdo dite:

    Dje Prfti ju pergjigj fteses se Rames per tu bere antar i “tryezes opozitare”.
    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/prifti-ne-tryezen-e-opozites-se-bashkuardo-kerkoj-anetaresim-ne-grupin-ps-55871.html

    Desha te them qe, kur thashe me lart qe shpresoj per rrjedhje dhe rikonfigurime te mundshme politike, nuk e kam fjalen per riciklim jashteqitjesh.

    Me kete miks te cuditshem qe ka sot opozita ne gjirin e saj, minus ata qe i ka anatemosur, dhe pa asnje program a vizion (pervec kerkeses per zgjedhje) nuk eshte hic cudi qe dhe pas 21 janarit dhe me nje qeveri me Berishen ne krye, opozita nuk terheq dot njeri pertej militanteve dhe fakireve te sjelle me autobuza, te cilit i riciklojne nga nje proteste ne tjetren.

  3. Xha xha, po sikur t’i hiqje keto vleresimet me yje te panevojshem per cdo koment…
    C’eshte e nevojshme te vleresohesh edhe athere kur i thua xhibit: – a ç’u bere telef me kete Priftin… 😀
    Me qe ra fjale: hi xhib 🙂

    1. mos flo! na diskreditove fare me kete stilin me spont komentsugjerues. 🙁

      S’me mbetet vecse te lepij plaget…

      P.S. Qenke ftohur dhe ti. 😀

  4. Mua me duket se ka nje lloj ambiguiteti ne perceptimet rreth aksionit politik te Edi Rames ne PS, sikurse edhe ne raportet e kesaj te fundit me parlamentarizmin, publikun, institucionet, protestat vete e me gjere.
    Jo me larg se keto dite, degjova rastesisht R. Qosen qe shprehej rreth aktualitetit politik ne Shqiperi ne emisionin Shqip ne TCH. Natyrisht, dikush mund te thoje se Qosja nuk eshte i perditesuar me gjendjen e ketushme ; e megjithate shpesh gjykimi ne distance mund te jete edhe me i perafert ndaj se vertetes. Sipas tij pra, problemi me PS-ne eshte se nuk di ti imponohet Sales ne menyren e duhur, por shpesh me fjalime dhe politika jo-agresive te cilat nuk pijne uje.
    Nder te tjera Qosja permendi ( po e riprodhoj me fjalet e mia ) : a) plumbi del me plumb
    b) Edi nuk di te protestoje, kosovaret dine te protestojne. Ne [kosovaret] na ka mesuar halli prej pushtuesit, kurse protestat e Edit nje here ne jave, jane te pakuptimta ( pra mungon vazhdueshmeria )

    Tani, nuk po dua ti hyj fare se a ka te drejte Qosja apo nuk ka ; eshte tjeter ceshtje. Mirepo ndryshe nga Pishaku, Qosja thote pikerisht te kunderten. Dhe nuk eshte i vetem. Shpesh kemi hasur neper mediat, edhe brenda vete opozites madje, nje lloj mendimi sipas se ciles Rama eshte me i “bute” se sa duhet ne aksionin e vete politik.

    E verteta , sipas meje, qendron diku ne mes. Personalisht, me duket se Edi vete e ka te veshtire te ndryshoje menyren e te berit politike, edhe pse qejfi do t’ja kete. Kjo sepse politika ofron te tille presion, ku rezultati duhet TANI, me cdo KUSHT, dhe, e ndryshmja ketu tek ne nuk se shihet me ndonje sy dhe aq te mire.

    1. Më fal për saktësimin, por unë nuk trajtoja fare mënyrën se si Rama duhet të protestojë kundër Berishës, as si duhet t’i bëjë konkretisht tubimet; flisja kryesisht për zhvillimet brendapartiake dhe politike. Si rrjedhim, çdo lidhje me Qosen, sipas dëshmisë tënde, super-ekspert i taktikës “revolucionare”, është e sforcuar. E vërteta, mund të jetë nga ana jote, por jo mes meje e Qoses së cituar në komentin tënd. Sa për ata që e quajnë “të butë” qëndrimin aktual të lidershipit të PS-së, mund të them se janë viktima të përkryera të konceptimit maçist të politikës, ku fryrjet e përdorimi i muskujve kanë më rëndësi se dialogu. Por jam i bindur se, edhe nga kampi tjetër, ka nga ata që e kritikojnë nëpër dhëmbë Berishën që “nuk ua tregon qejfin siç duhet” kundërshtarit…

      1. Citoj : Njё nga eksponentёt “e vjetёr” tё PS-sё, Kastriot Islami, por edhe njё nga zёrat e paktё ndryshe qё kanё mbetur, ia shpjegon mё mirё degjenerimin gjenetik

        Bukur. Pra Kaci e shpjegoka mire. Por cfare thote Kaci qe ti Pishak e nenvizon ?

        Citoj :
        1: []duke sajuar perceptimin e një “krize” në formën e një “tornadoje në gotë uji”, që gjeneroi së fundmi jo vetëm dhunë por, fatkeqësisht edhe të vdekur.

        2: Kjo ka bërë që pas vitit, 2005, PS të bëhet gjithnjë e më pak socialiste apo aspak e majtë, gjithnjë e më pak demokratike, gjithnjë e më shumë radikale e “revolucionare” []

        3: Gjykoj se radikalizimi nuk e rrit as PS dhe as nuk e bashkon të majtën, por vetëm acaron luftën politike[]

        4: Shkurtas do të thoja: Jo radikalizmit në PS

        Pra Kaci sheh radikalizem, dhe sipas teje ai e shpjegon mire.

        Une po them qe ka disa te tjere qe kaq radikale PS-ne nuk e shohin dhe qendrimin e saj e shohin te bute e te vonuar, ne kushtet kur maxhoranca, e cila besoj biem dakort qe ka me shume pergjegjesi politike per te mbajtur hapur disa dritare komunikimi, ka mbetur e izoluar.

        Dhe pikerisht, nje parti qe nuk na qenkerka kaq radikale, i shpeton llogjikes tende sipas se ciles mungesa e debatit pjell radikalizem. Akoma me teper, kjo do te thote qe ketu debat edhe ka, ose qe radikalizmi nuk vjen domosdoshmerisht prej mungeses se debatit.
        Kaq.

        Nuk po them qe ke te drejte, as qe ke gabim. Po them qe dikush e sheh ne kete menyren tjeter. Ka ketu ambiguitet apo nuk ka ?

        Ps : Sa per macizmin, kot i je futur asaj pune. Me duket se isha i qarte kur thashe se ka apo jo te drejte Qosja nuk ka shume rendesi ne kete ceshtje. Rendesi ka qe ai i sheh gjerat ndryshe, jo si Kaci.

  5. per hir te seriozitetit ju sjell deklaraten e fundit te Ambasadorit Arvizu ku sqaron ate qe kishte ndermend kur foli per korrupsionin ne VOA shqip.

    Ambasada e SHBA në Tiranë dëshiron të qartësojë deklaratat e bëra nga Ambasadori Arvizu gjatë intervistës së tij për edicionin e lajmeve të Zërit të Amerikës që u transmetua të shtunën, datë 5 shkurt 2011. Duke folur mbi korrupsionin në Shqipëri, ai tha, “Diçka tjetër që desha të vë në dukje është se korrupsioni është një problem shqiptar; nuk është [vetëm] një problem i qeverisë shqiptare – është një element i përhapur i shoqërisë….”

    Siç Ambasadori Arvizu ka thënë më parë, korrupsioni është një problem që ka pushtuar gurët e themelit të shoqërisë shqiptare – qeverisjen, biznesin, arsimin, shëndetësinë, dhe të tjera. Populli shqiptar meriton më shumë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje udhëheqësve shqiptarë të marrin hapa vendimtare kundër korrupsionit.

    Meqe ra fjala se ka ca qe bejne sikur se kuptojne, qeverisje do te thote E TE GJITHA NIVELEVE, pra mos te gezohet njeri. E rendesishme me duket gjithashtu qe sqarimi nuk perfshin pjesen ku shprehej se “opozita kontrollon dy tv me te medha ne vend si dhe dy prej gazetave me te shitura…”. Apo “nese ka patur apo jo grusht shteti duhet te verifikohet nga prokuroria ( e cila ka mbeshtetjen e plote te SHBA) sepse keto jane akuza shume te renda”. Kete te fundit e parafrazova.

    Kerkoj falje qe komenti eshte jashte teme.

  6. [Edi Rama] i futur në spiralen midis karriges së kryetarit të bashkisë dhe karriges së Kryeministrit ka arritur të krijojë me ndihmën e një klientele të ngushtë betejën e radhës për pushtet me simetrikun e tij kundërshtar

    Per aq kohe sa Kac Islami nuk eshte pjese e asaj klientele te ngushte, gjerat jane me mire se mund te mendohen. Kujtoj rastin kur K.Islami i shiti gazetes Koha Jone per $500 nje fotografi qe tregon Servet Pellumbin (nje nga koloset e rrespektuar universalisht te PS-se) duke lexuar Das Kapital ne U.S. Library of Congress. Gjithashtu, ne mos gaboj K.Islami eshte matematicien, dhe ishte nje prej atyre qe sugjeroi formulen e sotme te sistemit zgjedhor qe solli rezultatet qe sot i dime te gjithe.

    Nga keto incidente kuptoj se ‘klientela’ e Ed Rames eshte dic me fisme se Kac Islami dhe socialiste te tjere.

    Kjo klientele tashme kerkon ‘results’ dhe ndoshta mund te shtyje gjerat ne ekstrem, gje qe s’eshte edhe aq e keqe pasi momenti katartik tashme nuk vjen nga dialogu i brendshem brenda partive (gje qe u provua me pare nen hyqmin e F.Nanos, pa shume rezultat konkret), por reagimi kulmor i PS-se brenda kufizimeve te caktuara.

    Le te pranoje Ed Rama se K. Islami s’di matematike and COMPLETELY BOTCHED THE ELECTORAL SYSTEM (me gjithe matematicienet e tjere ne kryesine e PS-se). Kjo do ishte katartike.

    Gjall ne bote nuk eshte E. Rama simetriku i S.Berishes! Te ishte i tille do i kishte per krah njerez si K. Islami

    1. …”Gjall ne bote nuk eshte E. Rama simetriku i S.Berishes…”

      Sali Berisha eshte i semure mendor, Qafirarnaut. Kjo jo ne kuptim figurativ. Dosja e tij mbahej diku ne spitalin NR5 dhe jo tek spitali NR 17. Por kur zoti Berisha u be person(azh) publik, ne kohen qe gjithe Shqiperia ziente prej kalimit nga nje sistem ne tjetrin, nje vjedhje me thyerje e cuditshme ndodhi ne kartoteken e spitalit 5. Dosja e zotit Berisha u zhduk.
      Kane qene dy doktore qe e kuronin. Njeri prej tyre nderroi jete dhe s`eshte me prej pak kohesh.

      A i pergjigjet Rama nje simetrie te tille? Se po qe keshtu, Zoti na ruajte se kemi rene ne dore te te cmendurve.

      1. dod,

        Kurioze shume ky informacion i juaj. Jam ne terr ne lidhje me mekanizmin se si mund t’i hapet dikujt nje dosje tek pesa apo shtatembedhjeta. Vecanerisht nje personi qe ushtron profesionin e mjekut e qe ka jete njerezish te tjere ne dore.

        Me sa di une diagnostikimet ose hapja e nje procedure te tille, duke e futur personin ne kategorine e nje te semuri mendor behet kur 1. vet personi vullnetarisht e dorezon veten ne duart e mjekut psikiater, ose nje spitali; 2. kur persone kryen akte te dhuneshme qe konsiderohem se rrezikojne mbarevajtjen, mireqenien e personave te tjere; 3. eshte i paafte te gjykoje ne menyre normale, te shendeteshme, e te aferm sic mund te jete gruaja, prinderit, etj. kerkojne nje vleresim te shendetit te tij mendor; 4. kur personi eshte akoma nen tutelen prinderore, pra si ka mbushur 18 e ka kryer akte qe tregojme per inbalance mendore; etj.

        Jam kurioz se ne cfare kategorije eshte futur kryeministri Shqiperise per te rene ne doren e mjekeve e per t’i hapur nje dosje.

        Te gjithe kane impresionet e tyre me lidhje me shendetin mendor te kryeministrit, por pa intervista nga mjeke, pa informacione te detajuara, te studiuara nga specialistet e ndryshem, nuk mund te kalosh nga shfaqje ne patologjira.

        Psh, e dime qe kryeministri ka folur per kundershtarin e tij politik se kurohej, e se kishte nje dosje te hapur. Kete informacion e kishte marre nga koleget e miqte e tij.

        Jam kurioz te di se ne cfare rrethanash mund t’i jete hapur nje dosje e tille e do te doja shume ta shuaja kete kuriozitet.

        1. Me sa di une diagnostikimet ose hapja e nje procedure te tille, duke e futur personin ne kategorine e nje te semuri mendor behet

          Po flasim per praktika mjekesore psiqiatrike sovjetike, jo perendimore. Ketu ne Perendim psh te cmendurit i ke ne rruge duke fol me shtyllat e telefonit (per ajrim kupton ti).

          Praktika sovjetike insiston ne institucionalizim te deviantit, dhe kete mund ta beje lagjja (them une). Plus me duket se ne Shqiperi asokohe, shkenca e delegjitmuar e frenologjise praktikohej. Mjafton nje ekzaminim i shpejte i kafkes te Berishes nga nje frenolog per ta institucionalizuar si rrezik shoqeror.

          1. Sa i takon Berishës, kjo është legjendë urbane dhe asgjë tjetër. Kolegët e vet, në vitet 1980, e ngacmonin duke i thënë “i çmendur”, por kjo fjalë kishte kuptimin “njeri i paparashikueshëm, i pakontrollueshëm, i çuditshëm”, jo vlerë diagnostike.

  7. Ky mjedis politik më përngjason me një lagje periferike romësh, ku ngado kanë plasur ujërat e zeza dhe kudo kundërmon aromë fekalesh. Njerëz, gjeni kurajë e thojuni JO të gjithë këtyre politikanëve. Ky po që do të ishte revolucion!

    Thote Mentor Kikia: http://www.gazetastart.com/analist.php?kategoria=Analistet&analist=Mentor_KIKIA&nr=30161

    Andi Bushati po ashtu thote:

    Edi Rama ka një borxh, ose duhet t’u kërkojë të falur shqiptarëve se i gënjeu verën e shkuar, ose duhet të pranojë, para tyre, së është përfundimisht një lojtar betejash të vogla e llogarish të pamoralshme.

    http://www.mapo.al/index.php?z=blog&bcategory=Andi%20Bushati&id=646

    Dmth, me ne fund po zgjohen dhe keta opinionistet e pavarur te majte nga makthi i te keqes me te vogel, se tani e pane qe s’qenka aq e vogel. Ose me sakte, jo se s’e dinin, po ja benin kabull Rames deri tani per inat te Berishes (ky njeri dhe engjell te ishte, pas 20 vjetesh do ishte bere bajat!), po kjo e puna e marrjes se Priftit ne preherin e Rames duket se ka qene pika e fundit qe ka derdhur goten e ketyre.

    Tani jam kurioz nese Luliani apo dikush tjeter ketu do mbroje akoma tezen e daljes ne protestat e Rames. Protesta e radhes do jete me ca thote Rama per kauzen e korrupsionit, tashme qe kane dhe Priftin ne rradhet e tyre (Nendrejtorise se ironise sapo ju dogjen siguresat nga mbingarkesa).

  8. Topalli: Ina Rama s’u mërzit kur Berisha e quajti lavire

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk është distancuar nga akuzat që mazhoranca i ka drejtuar kryeprokurores Ina Rama, pas demonstratës së 21 Janarit. E pyetur nëse ajo i qëndronte etiketimeve se Kryeprokurorja ishte lavire bulevardi, siç kryeministri Berisha e kishte quajtur, Topalli u përgjigj: “Në fakt, bulevardi është”. Kryetarja e Kuvendit tha në emisionin “Opinion” se Kryeprokurorja nuk është mërzitur shumë për etiketimin e Kryeministrit, duke shtuar se distancohet nga të gjithë personat e tillë. Megjithatë, ajo ka shtuar se Prokuroria është institucioni që duhet të bëjë një hetim gjithëpërfshirës dhe të paanshëm për 21 Janarin, që, sipas saj, ka hyrë në rrugën e duhur, me kontributin e prokurorëve amerikanë. Topalli ka komentuar edhe marrëdhënien e tensionuar me presidentin Bamir Topi dhe letërkëmbimin me të, pas ngjarjes së rëndë të 21 Janarit. E pyetur për mundësinë e një mandati të dytë për Topin në Presidencë, Topalli u përgjigj: “Nuk merrem me mandantin e dytë të Topit, po flas për gjëra më të mëdha se aq. Po flas për rendin kushtetues dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë”.

    http://www.mapo.al/index.php?z=lexo&category=1&id=8238&titulli=topalli-ina-rama-s-u-merzit-kur-berisha-e-quajti-lavire

    Keta te pafytyre nuk njohin asnje limit.

    I ka ngel qefi Jozit se pse Ina Rama s’i eshte pergjigjur Berishes ne te njejtin nivel rrugacerie.

    Eshte vertet impresionuese konfidenca qe kane keta se s’do kene asnje kosto politike nga gjithe cka thone e bejne.

    Mesa duket i ka hyre frika se kete here vertet dicka mund te beje prokuroria dhe gjykata…

      1. E kisha fjalen nese mund te dinim dicka me teper, si fjala vjen kush jane keta “grupi i qytetareve”, sa jane, etj.

        Ne faqen e website-it nuk pashe seksion shqip, po nga kerkimi ne google gjeta faqen e tyre ne Facebook (http://www.facebook.com/pages/ACT-Albania/137721106292878?sk=wall) e cila duket se eshte regjistruar para website-it, ku thuhet midis te tjerash:

        ACT ALBANIA është një grup qytetarësh që u kushtohet të drejtave të njeriut në Shqipëri. Misioni i tij është të informojë komunitetin ndërkombëtar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri dhe të nxitë përfshirjen qytetare nëpërmjet vetëdijesimit, mbështetjes publike të argumentuar, aktivizmit dhe aleancave me organizata të tjera të ngjashme.

        Kjo ndryshon pakez (si kuptim) nga versioni anglisht (ose mbase s’eshte perkthyer mire?) … “Its mission is to inform the international community on the state of Albanian democracy and elicit its involvement…”

        Pra ne versionin anglisht behet e qarte qe synohet perfshirja e komunitetit nderkombetar nepermjet informimit te tyre. Ne versionin shqip “dhe të nxitë përfshirjen qytetare” une e kuptova sikur behet fjale per perfshirjen qytetare shqiptare.

        Mbase mund ta rakordojne autoret e faqes, qe te mos kete mosperputhje (meqe behet fjale dhe per misionin pra te grupit), dhe mbase nje version shtese shqip i faqes do ta popullarizonte me shume ate?

        Duke i hedhur nje sy permbajtjeve te letrave qe ofron faqja (per tia derguar politikaneve amerikane dhe evropiane, mediave, dhe ojq-ve te huaja), shikoj kete fjali tek te treja letrat:

        A peaceful and widely attended protest prompted by the alleged corruption case of Deputy Prime Minister Ilir Meta turned violent, causing the death of four innocent, unarmed civilians.

        Dmth thote: Nje proteste masive dhe paqesore, e nxitur nga ceshtja e pretenduar/supozuar e korrupsionit per zv/ministrin Ilir Meta, u be e dhunshme, duke shkaktuar vrasjen e kater qytetareve te pafajshem dhe te paarmatosur.

        Dmth protesta paqesore u be e dhunshme?

        Nga ta zesh kete? Si u be e dhunshme, kshu krejt papritur? lol

        Kjo ne fakt ishte fjale per fjale dhe pyetja e jo vetem shume shqiptareve, por dhe e te huajve, dhe e Kantrimenit psh. qe e artikuloi ne nje interviste…opozita ka bere dhjetra protesta paqesore deri tani, pse vetem kjo ishte e dhunshme?

        Persa ky grup qyetataresh nepermjet kesaj faqe synon te informoje dhe ndikoje perfshirjen e te huajve per situaten, mendoj se do kete me shume sukses nese eshte vete se pari pak me afer ngjarjeve nga menyra si e pershkruan, te cilat ngjarje kane bere xhirot e botes tashme, disa here.

        Perndryshe, ka rrezik te perceptohet si perpjekje per te prodhuar te verteta pas ngjarjeve, pak a shume cka bejne mediat tona per audiencen shqiptare.

        Mbase jam gabim, por personalisht, nga permbajtja e faqes, me duket ekuivalentja e atyre reklamave qe jep “levizja” Zgjohu e Altin Goxhaj per ngjarjet e 21 janarit, por nga krahu tjeter dmth, dhe qe synon te influencoje opinionin nderkombetar. Ky synim me keto mjete, me duket, le te themi … shume optimiste nga ana e ketyre qe kane bere faqen. 🙂

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin