QITJE ME BRESHËRI

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kryeministri Berisha lëshoi një numër akuzash të rënda ndaj rivalëve të tij, krerëve të opozitës, krerëve të institucioneve të shtetit dhe qytetarëve të thjeshtë.

Kryeministri theksoi edhe një herë se qëllimi i protestës së datës 21 janar ka qenë të përmbysej me dhunë qeveria e ligjshme e kryesuar prej dhe të merrej në kontroll selia e Këshillit të Ministrave dhe, më pas, ndoshta edhe seli institucionesh të tjera qendrore. Këtë Berisha e quan putsch dhe si organizator të këtij putsch-i akuzon liderin e opozitës Edi Rama.

Kryeministri shqiptar gjithashtu deklaroi se:

Disponohen të dhëna të plota për sasitë e eksplozivit, tritolit dhe kallashnikovëve, me të cilët do të realizohej sulmi final për të hyrë në ndërtesë. Disponohen të dhëna të plota mbi armët e sofistikuara, çadrat-pistoletë, stilolapsat-pistoletë, thikat me helm që do përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushti shteti, të kësaj përpjekjeje të turpshme për të marrë pushtetin me dhunë. Disponohen të dhëna se grupe ndofta gjer në 10, grupe 5-she u stërvitën ditë të tëra në zona të ndryshme, për të ndërmarra sulmin. Disponohen të dhëna se ky puç u financua me së paku 2 milion dollarë në të gjitha përgatitjet.

Disponohen të dhëna për gjithçka ndodhi ato pesë orë në bunkerin e krimit, bunkerin bllokmenëve të drejtuar nga Edvin Rama, në kullën e Fidelit. Edi Rama e puçistët ishin të rrethuar nga të gjitha anët me veshë e sy të ndershëm. Gjithçka ata kanë bërë ato pesë orë, çdo gjë do t’u zbardhet qytetarëve shqiptarë. Të gjitha urdhrat, e dhëna nga bllokmenët që po shihnin ëndrrën e tyre të bëhej realitet, janë të evidentuara. Disponohen të dhëna për ndarjen paraprake të posteve të qeverisë së re. Ishin përcaktuar edhe ata që do të merrnin Ministrinë e Brendshme që do ishte Tom Doshi, Ministrinë e Kulturës do ta merrte njeriu, të cilin e motra e të plagosurit do ta nxirrte si kriminel nga dhoma, sepse e kishte sjellë në turma duke i premtuar se do ta bënte kryetar komune, pra, kultura ishte përcaktuar për Zogajn, te Drejtësia çakalli që bërtiste për 13 mijë viktima [Spartak Ngjela]. Kjo është vetëm njëra pjesë e kabinetit që do instalohej.

Kur u pyet në lidhje me burimin e këtyre të dhënave, kryeministri tha se këto nuk vijnë nga Shërbimi Informativ, por nga burime “krejtësisht të tjera”, pa e specifikuar se cilat janë këto, por edhe duke u mbrojtur pas nevojës për “diskrecion të të dhënave”.

Berisha gjithashtu nuk ia kurseu kritikat prokurores së përgjithshme Ina Rama, të cilën e quajti “ndrikulla e putsch-it”, karakterizim po aq pikant sa edhe “lavire bulevardi”, që po ky e kish përdorur një ditë më parë, por edhe më djegës, nga pikëpamja politike. Gjithsesi, Berisha përsëriti me këtë rast se prokurorinë e ka futur në xhep “kryepuçisti Edi Rama”. Berisha vërejti edhe se:

Prokuroria e Shtetit nuk ka hapur çështje penale për sulm dhe rrethim të një institucioni kushtetues. Prokuroria e Shtetit dhe jo vetëm ajo vazhdon të përdorë emrin e kod të operacionit – ngjarja në bulevard. Më duket se ka edhe romane e novela me – ngjarja në bulevard, të cilat janë në tërësi ‘love affair’. Por ‘ngjarja në bulevard’ është maska e puçistëve, të cilët kishin vendosur që, pasi të merrnin Këshillin e Ministrave, të mos e quanin puç dhe marrje pushteti me dhunë, por një ‘love affair’ në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Këtë punën e “love affair” unë nuk e kuptoj mirë; por akuza ndaj Prokurorisë është e qartë si drita e diellit.

Që Prokuroria nuk ka hapur ende ndonjë hetim për këtë çështje, kjo nuk do të pengojë për zbardhjen e së vërtetës, shpjegoi Berisha, për dy arsye.

Së pari, Komisioni Hetimor i ngritur pranë Parlamentit do të hetojë çdo personalitet të vendit, duke përfshirë Presidentin, Prokuroren e Përgjithshme dhe, natyrisht, shefin e opozitës. Tha kryeministri:

Ju lutem, të mos e paragjykojmë komisionin. Ta lëmë atë të hetojë Kryeministrin, Presidentin, kryeprokurorin, ministrat e të gjithë me radhë. Është një moment në të cilin komisioni do hetojë çdo personalitet të këtij vendi, në interesin më të mirë të së vërtetës së hidhur të datës 21 janar. Komisioni hetimor parlamentar është një komision shumë serioz dhe ka nisur punën me intensitet të madh. Jam i bindur se të gjitha institucionet, në detyrimin Kushtetues, do të bashkëpunojnë plotësisht me këtë komision, i cili në këtë çështje përfaqëson vullnetin më të lart të kombit shqiptar.

Së dyti, dhe kjo duket se sjell një element të ri në tablo:

Në hetim po i bashkohet dhe një hetim ndërkombëtar nga më të shkëlqyerit, jo vetëm me ekspertë, por edhe me prokurorë.

Me sa duket Berisha, si kryeministër ose me anë të Komisionit Hetimor të ngritur në Parlament, ka ndërmend ta anashkalojë Prokurorinë e Përgjithshme, jo vetëm duke kryer hetime të pavarura me rrugë parlamentare, por edhe duke sjellë prokurorë nga jashtë pra, në përgjithësi, duke ngritur në këmbë institucione paralele.

Ende nuk kam parë as lexuar ekspertë konstitucionalë të shprehen për këto çështje, që mua më duken të një graviteti të jashtëzakonshëm.

Në pamje të parë, përshtypja ime është se gjithë kjo veprimtari e Berishës kundër institucioneve të ndryshme, që nga Prokuroria e Përgjithshme deri te Presidenti, pa folur pastaj për shefin e opozitës – veprimtari e dyfishtë, në formë të dhunës verbale të pashembullt kundër krerëve të këtyre institucioneve dhe të paralizës nëpërmjet krijimit të institucioneve paralele provizore ose ad hoc, i ka disa karakteristika të një putsch-i të bardhë, ose të asaj çfarë e kanë quajtur golpe bianco.

Unë nuk besoj se Berisha e bën qëllimisht këtë, ose plotësisht i vetëdijshëm për gravitetin dhe pasojat; por besoj se ai nuk po ua përfill mendimin këshilltarëve ligjorë që ka afër.

Kryeministrin mund ta akuzosh për shumë gjëra, por vështirë ta akuzosh se nuk e ka bërë të qartë pozicionin e vet. Përsiatjet e tij për çadra dhe ombrella pistoletë, për eksplozivë, tritol dhe kallashnikovë, për protestues që janë droguar në klube në Laprakë, për kryeprokuroren Rama si të implikuar në grusht shteti, janë jo vetëm tepër të rënda, por edhe qesharake.

Kjo nuk do të thotë se unë e vë në dyshim a priori saktësinë e tyre, por vetëm që një kryeministër nuk mund të dalë dhe të lëshojë popla të tilla në publik pa i mbështetur ato menjëherë me prova të besueshme. Dhe problemi më i mprehtë, në këtë kontekst, është se kush do t’i administrojë këto prova, sa kohë që Prokuroria është vetë “e komprometuar”, ndërsa Policia palë në padi (si e akuzuar dhe/ose si akuzuese), në një kohë që Komisioni Parlamentar është ngritur në një Parlament ku mungonin krejt deputetët e opozitës.

Në Tiranë përvijohet kështu një krizë institucionale, e cila në mënyrën e vet konfirmon se në Shqipëri, këto njëzet vjet, nuk ka pasur shtet ligjor, por sundim kaotik të një kleptokracie e cila veç e ka përdorur maskën e shtetit ligjor për të grabitur vendin; një kleptokraci që mund të qeverisë pronat e veta dhe plaçkën, por që e ka të pamundur të shohë veten në pasqyrën e ligjit.

Më lart i quajta akuzat e kryeministrit qesharake – meqë më kujtuan menjëherë ca akuza të tjera, këtu e tridhjet vjet të shkuara, që iu drejtuan ish-kryeministrit Mehmet Shehu, të vetëvrarë dhe të kryqëzuar pas vdekjes si armik, poliagjent, kryepuçist e kështu me radhë. Me sa mbaj mend, në një plenum të KQ të asaj kohe Ramiz Alia u tregoi të pranishmëve një lloj arme zjarri që dukej si bastun dhe që do të përdorej, sipas këtij, për të vrarë Enverin; vendin e bastunit fatal sot e kanë zënë çadrat dhe pistoletat, por roli i krye-armikut ka mbetur i njëjtë, sikurse ka mbetur i njëjtë funksioni i tij, për të organizuar energjitë e fundit të një pushteti të cilit i shket toka nën këmbë.

Por, siç e thashë, Berisha tani ka rrezikuar gjithçka dhe haptazi. Natyrisht, atij i takon t’i mbështetë akuzat me prova; dhe institucionet e shtetit shqiptar, duke filluar nga presidenti Topi, por edhe të gjitha instancat e tjera; sikurse edhe shoqëria civile, duhet ta mbajnë kryeministrin deri në fund të përgjegjshëm për çfarë ai ka akuzuar lirisht dhe pa doganë. Asnjë fjalë e tij publike nuk duhet lënë të fluturojë. Se si mund të kryhet kjo, është punë e konstitucionalistëve që i kanë mbetur Shqipërisë ta formulojnë; por unë kam bindjen se shteti shqiptar, sado i penguar, sado i nëpërkëmbur, sado i llangosur në baltë, sado i plagosur, sado i gjymtuar, ende i ka mundësitë dhe njerëzit në gjendje t’i ndjekin këto akuza dhe t’i provojnë ato ose t’i hedhin poshtë.

“Nderi dhe detyra janë një e të pandarë,” tha sot Berisha në Konferencën e shtypit; dhe nuk mund të mos jesh dakord me të, madje ta admirosh kur e dëgjon të rrezikojë jo vetëm karrierën e tij politike, por edhe nderin e tij në tryezën e pokerit politik. Megjithatë, këto fjalë unë i kuptoj edhe kështu: në rast se akuzat që u ka bërë kryeministri personaliteteve dhe krerëve të institucionit për nxitje, pjesëmarrje dhe implikim në një grusht shteti dalin të paqena, në rast se asnjë prej të akuzuarve prej tij nuk përfundon i dënuar nga ndonjë gjykatë për krime si ato që po u përsiaten haptazi në publik, atëherë vetë kryeministri ia ka për borxh publikut, por edhe atyre që akuzon, që t’u premtojë po aq haptazi dhe publikisht se është njëlloj gati të largohet nga jeta publike përgjithmonë. Trimëria pa përgjegjshmëri ka vetëm një emër: abuzim.

Nuk ka komente

  1. “Asnjë fjalë e tij publike nuk duhet lënë të fluturojë.”

    Plotesisht dakort.

    Kryeministri ka bere kaq shume shkelje flagrante keto pak dite, sa njekja ligjore dhe konstitucionale e tyre, por dhe ndjekja politike e opozites per to brenda kuadrit ligjor e institucional, mund jo vetem ta nxjerre Berishen me turp ne pension, por dhe ti jape opozites avantazhe te padiskutueshme per te fituar zgjedhjet e ardhshme, lokale dhe te pergjithshme.

    Por kjo kuptohet qe sabotohet nga vete shefi i opozites “se bashkuar”, i cili jo vetem ka zgjedhur te beje politiken e rruges, te “bulevardit”, por dhe te atakoje, ne mos ti leshoje ultimatum nderkombetareve, sic beri ai ne konferencen e tij per shtyp sot, ku dhe platforma per te folur anglisht se pari e pastaj shqip (sa gazetere te huaj mund te kishte aty, dhe a nuk kishin perkthyes keta?) dukej se ishte bere qellimisht per tju drejtuar drejt per drejt nderkombetareve, me leksione dhe kerkesa se si ata duhet te sillen me situaten politike dhe qeverine shqiptare, dhe me justifikme bajate tip “ne kishim shume njerez sot prandaj i kundershtuam thirrjet tuaja te djeshme”.

    Ne nje univers paralel, ku pas thirrjeve te nderkombetareve per te ulur retoriken dhe per te braktisur protestat, nese shefi i opozites do ta bente kete dhe do te kanalizonte retoriken per hetim dhe drejtesi ligjore te gjithe cka ndodhur ne 21 janar e ketej, perfshi padyshim jo vetem vrasjet por dhe keto shkelje flagrante dhe sulme te paprecedente te kryeministrit ndaj instutucioneve te tjera te shtetit (por dhe video-korrupsionit Meta-Prifti) gjerat do rridhnin krejt ndryshe.

    Pasi ti kishte dhene shans drejtesise per te folur, shefi i opozites do ishte jo vetem i justifikuar per te bere thirrje per zgjedhje te parakohshme (por ama dhe duke implementuar nderkohe ne Parlament rekomandimet e OSBE-Odirit per kodin dhe procedurat zgjedhore) dhe ndac dhe per te dale ne protesta (kryeministri nderkohe do ishte ai qe me gjasa do i kishte leshuar me pas, pas hetimit, ultimatum nderkombetareve, e do kishte bere gafa te tjera) por dhe do kishe shume shanse ti fitonte ato.

    Perndryshe, me protesta pa fund, me kundervenie nderkombetareve, dhe me deklarata kontradiktore tip, duam zgjedhje te parakoshme te pergjithshme por nuk shkojme ne zgjedhjet lokale se s’ka kushte per zgjedhje tani ne Shqiperi, ai vetem se po e fut veten me thelle ne bunker, dhe po e lehteson Berishen nga te gjitha shkeljet dhe pergjegjsite per te cilat juve me plot te drejte permendi ne artikull dhe ngrini shqetesimin per te mos u anashkaluar ato.

    Dhe kjo, reagimi i opozites, eshte shume e rendesishme sot ne Shqiperi, se dihet qe jane pikerisht keta dy njerez, Berisha dhe Rama, te cilet orientojne dhe kanalizojne jo vetem debatin publik (permes mediave mercenare te tyre) por shpesh dhe ate ligjor e institucional, sipas rastit duke i bere presion ose krehur bishtin prokurorise e gjykatave, por dhe nderkombetareve.

    Dhe pra ne kete kontekst, marrezike e Rames vetem sa mjegullojne marrezite e Berishes, por dhe “kauzat” qe vete Rama ketu e dy vjet artikulon ne protestat dhe grevat e tij te pafund.

    P.S. Reagimi i Rames sot tek emisioni “Tonight” i Ilva Tares ne Ora News ishte ne shume aspekte po aq qesharak sa i Berishes.

  2. Drejtperdrejt nga Gazeta 55:

    Atë që duhet ta bënte organi i akuzës, Prokuroria e Shtetit dhe strukturat e specializuara të saj, pra hetimin dhe zbardhjen e të gjithë skenarit të ‘grushtit të shtetit’ që u tentua në 21 Janar, e bëri sot kryeministri i vendit Sali Berisha.

    Ju kujton gjë kjo?

    1. lol

      taksirat, kur te kesh kohe bej nje artikull per ngjashmerite e shumta te politike-berjes (po dhe media-propogandes) se sotshme me ato gjate komunizmit

      ne fakt ka frikshmerisht shume ngjashmeri, eshte per te ardhur keq; do ishte shume humoristike (funny) sikur te mos behej fjale per vendin tone

      nuk besoj se eshte vetem ceshtje percjellje mentaliteti, trashegimie, por me shume mbase ceshtje stili dhe politike-berje autoritare; dmth politike-berje moniste/autoritare ne pegjitehsi me shume se komuniste ne vecanti

      por dhe gjendja aktuale e demokracise te themi (institucionet, mediat, mentaliteti i njerzve) e mundeson shume kete, dhe eshte dhe pasoje e saj… se ne Evrope a Amerike nje lider si Berisha me aq gomarlleqe sa thote e ben ky brenda nje dite s’do kishte me shanse te zgjidhej…ashtu sic nuk do ishte e mundur qe nje opozite e tera te bente dy vjet vetem protesta per zgjedhjet e kaluara dhe pothuajse asgje tjeter

  3. “por edhe duke sjellë prokurorë nga jashtë pra, në përgjithësi, duke ngritur në këmbë institucione paralele.”

    Jo vetem duke sjelle prokurore nga jashte po duke sjelle edhe “prova” nga burime te fshehta. Ose ka rrjedhur fare, ose ka dike afer te cilin e beson verberisht ne keto momente veshtiresie, “burimi i provave”, qe po i thote keto histori me stilolapsa vrases e thika te helmuara ne vesh e po e ben te duket kaq keq. Sherbimet sekrete te ambasadave qe permendi para ca ditesh ndoshta? Lul Basha?

  4. Nuk e kam te qarte se kush eshte nostalgjik me ligjeraten puciste te Enverit, Sala apo disa nga ju?

    Marksi, qe shume nga ne e kemi per zemer, sidomos ne kete blog, na ka lene nje thenije te fameshme. Deri tani filozofet ishin te interesuar e te preokupuar me interpretimin e dynjase. Tani na duhet ta ndryshojme kete dynja.

    Por sot, ashtu sic mund bijen ne ujdi shume, te transformosh dynjane nuk eshte mjaft.

    Do te ndodhe sido qe te vije puna, duam apo s’duam ne.

    Cfare duhet tashti eshte te interpretojme kete transformim, keshtu qe dynjaja te mos ta beje pa ne, e keshtu qe do te calltiset perpara si nje dynja pa ne. e ne jashte dynjase. Pra ne do te mbetemi jashte Historise. Analistet shqiptare te tipit Nano & Co. duan ta tranformojne Shqiperine sipas oreksit te tyre, por harrojne se kane mbetur prapa ne Histori, ne kohen e Enverit e pucistave fantazmagorike te tij.

    Te kthehemi tek puci. Pucistat e sotem jane reale, i pame ne 97 e po i shohim perseri sot. Ky lloj puci qe Sala po kerkon te na jape sqarime eshte i tipit politik, nje nga aspektet e political engineering por te dhuneshem, nje lloj manipulimi politik te publikut duke krijuar nje incident ne cilin perfshihen ritualet e zakoneshme te permortjes te heronjve te sapo krijuar te demokracise qe priten te linde nga gryka e pushkes, ku disa pritet te vriten e po ashtu pritet qe turma t’i beje heronj e t’i perdore si pankarta e flamuj te kauzes se tyre. Ky lloj procesioni eshte teper i vjeter. Na fut direkt ne thesin e mitit.

    Mjere ata qyqare e varfanjake socialiste qe iken e mjere familjet e tyre qe jane bere viktima te kesaj farse.

    Putch si i thone gjermanet apo “coup d’etat” francezet zakonisht eshte i sukseseshem ne vendet ku demokracia eshte e brishte, ku masa eshte lehtesisht e manipulueshme e ku zgjatime e pjese te makines se pushtetit manipulohen nga ata qe jane te interesuar per trazira e rimarrje pushteti. Socialistet me ne krye Ramen, qe s’ka asgje te perbashket me kauzen e socialistave si filozofi, po tregohen jashtezakonisht te paduruar ne pritje te rotacionin te rradhes. O tani, o rash e vdiqa.

    Sic thote Rama, kam dyqindmije petrita pas meje. Ky eshte populli opozitar? Po te ndjekim kete llogjike prej te shkunduri, Sala neser do t’i thote, ok une po te nxjerr ne shesh 250 mije petritat e mi, 50 mije me shume. Kjo eshte sic i thote inglizi pure show of force. Sic benin dikur palen ne lufte qe dilnin ne mejdan te madh me ushtrite e tyre. Ne kemi bulevardin qe ironikisht quhet deshmoret e kombit

    Saliu nuk eshte dalluar per ndonje inteligjence superiore per te ditur qe t’i veje sic duhet briret nje sharlatani te tipit Rama, qe edhe fizionomija i eshte transformuar ne tmerresisht djallezore.

  5. Sali berisha si nje don kishot po lufton armiqte e klases ne pushtet. Sinqerisht, vendi prej vitesh eshte ne gremine, s’kemi pse te merakosemi me shume nga kjo ane; por tani Sala, po argeton edhe me te pashkolluarin dhe po habit edhe me idiotin me ato qe nxjerr nga goja. Gjendja e shockut duket se po kalon, vetdiskretitimi publik dhe tejet spektakolar me nxjerrjen e teorive kospirative si alibi kombinuar me ushtrimin e frikes dhe kercenimit, mua personalisht po me ndihmon SOT dhe keto dite te vetdijesohem dhe reflektoj ne thellesi se cfare monstre paska qene ai sistemi komunist i dikurshem ne Shqiperi, si kane jetuar ata njerez te izoluar nga bota dhe nga vetvetja ne meshiren e traumave te tilla psiqike.
    Sala eshte duke na e riprodhuar dhe shfaqur si ne nje pjese teatri mekanizmat e asgjesimit dhe konspiracionit te kohes ku ai vete eshte dalluar per servilizem dhe servilizmi, te pakten, do te thote Jointegritet. A do mundet historia jone ti pasqyroje me vertetsi keto 20 vite post-komuniste qe per hir te se vertetes nuk duhet te mbajne emrin as demokraci e brishte as perpjekje per demokraci sepse udheheqesit politik me mendesi totalitare vetem sa jane rrekur te shartojne ne nje sistem politik demokracine me totalitarizmin? Si do shkruhet historia dhe si e mesojne nxenesit neper shkolla? Per mua dhe ndoshta te tjere qe vetem femijerine kane kaluar ne komunizem, Sala bashke me Nanon dhe plot te tjere vertet na kane ndihmuar shume te kuptojme brendesine e asaj kohe te erret.

  6. “Këtë punën e “love affair” unë nuk e kuptoj mirë;”

    Nuk do te deshiroja ne asnje rast te behem pjese e perhapjes se disa vulgariteteve, por vetem per te informuar disa prej atyre qe nuk jetojne ne Tirane: prej disa ditesh tashme, qarkullon ne disa qarqe te larta thashethemnaja se ekziston nje video e tipit “love affair”, protagoniste e se ciles eshte znj. Prokuror i Pergjithshem, natyrisht ne jeten e saj private. Sipas disa zerave, partneri tjeter eshte z. Topi; sipas te tjereve, eshte dikush tjeter, qe nuk eshte personazh publik.
    Pasi degjova termat “lavire”, “love affair”, e insinuata rreth pandashmerise se nderit me detyren, gjykoj se synohet te perforcohet ky thashethem.
    Sa te vertete ka ketu, apo ku fillon intriga e diversioni, ne keto kohera te trazuara, veshtire te thuhet. Ne cdo rast, se cila eshte lidhja midis pucit dhe love affair, vec udheheqesi e di.

  7. Xhaxha, e di që jam jashtë teme, por doja ta postoja këtu shprehjen e një shoqeje që më tha sot: “Një komunist i rremë, mbetet gjithmonë një demokrat i rremë…”

  8. Ok, po e ridergoj.

    Berisha nuk po krijon institucione paralele, por po shfrytezon instrumentat kushtetues per te bere nje hetim te plote per 21 janarin. Komisioni hetimor parlamentar (KHP) eshte i parashikuar ne kushtetute dhe konkluzionet e tij nuk kane efekt ligjor. Ato qe zbulon dhe mbledh KHP-ja i shkojne prokurorise dhe parlamentit.

    Ne po kete konference per shtyp Berisha tha qe ato qe disponon si te dhena per 21 janarin, do t’i dergohen te gjitha organeve e instutucioneve sipas rradhes, polici kriminale, prokurori, polici gjyqesore, komision hetimor te Parlamentit.

    Prokuroret e huaj kane dy momente qe duhen marre parasysh, ose keta shkojne prane prokurorise ose prane KHP-se qe ka te drejten te marre eksperte vendas apo te huaj per te lehtesuar punen e tij.

    Sapo kemi pare te gjithe live nje tentative per te rrezuar nje qeveri legjitime me dhune. Nje dhune barbare e organizuar kunder instuticioneve te shtetit, nese kemi ndonje sens per shtetin, si organizimi politik i qytetareve, kjo s’duhet te kaloje lehte. Ketu duhet ndalur shume.

    Prandaj duhet te rrime larg fallacive te tipit straw man.

    Ato te dhena qe Berisha thote se disponon per pucin institucional, po, duhet te ja kerkojme nje per nje.

    Ne perplasjet ndermjet institucioneve nuk ka asgje jashte normales. Nuk kemi pse mistifikojme gjera qe nuk duhet. Berisha nuk po thote qe keto institucione te me degjojne mua, por te degjojne ligjin dhe te jene te paanshem. Nga ana tjeter ky fakt tregon qe mazhoranca nuk kontrollon asgje pervec ekzekutivit. Prokurorja nuk pyet as per marreveshjet e arritura me ndermjetesim nderkombetar por vetem per “urdherdhenesit” e saj, sic ishte rasti per komandantet e gardes.

    Si mendoni se duhej te reagonin institucionet pas nje tentative per te rrezuar nje qeveri legjitime dhe nje puci shteti?

    Nderkaq, me lejo xhaxha te te sugjeroj nje teme per shkrimin e rradhes, sa per te nderruar pak menune. Si linguist dhe qe merrresh me ligjerimin e politikaneve, sic ke thene vete, analizo pak ligjerimin dhe fjalorin e Edi Rames para 21 janarit dhe ate para 28 janarit. Nuk ke nevoje per te dhena te tjera, vetem me keto do te arrish ne perfundimin se pas dhunes politike dhe tentimit te rrezimit te qeverise, eshte Edi Rama.

    Eshte Edi Rama dhe opozita e tij e diskretituar per shkak te dhunes qe perdori kunder institucioneve te shtetit.

  9. Mesa jam në dieni, ambasadori amerikan ne nje konference shtypi sebashku me prokuroren e përgjithëshme, u shpreh se do të ndihmoje me ekspertë prokurorinë per zbardhjen e trazirave të 21 Janarit me pasojë të pa riparueshme vrasjen kot së koti të 3 shqipetareve dhe plagosjen e disa te tjereve me arme zjarri. Paralelisht, kryeministri kërkon ti vejë ne dispozicion grupit hetimor parlamentar “prokurore nga jashte” po për ngjarjen e 21 Janarit. Minimalisht kjo tregon dy gjera:

    – Kryeministri i bën karshillëk Departamentit te Shtetit i cili është pozicionuar në krah te prokurores së pergjithëshme
    – Para të tjera do të shpenzohen nga qeveria per te paguar këta “prokurorë nga jashtë”, para që dalin nga taksat që paguan ky popull në shumicë i drobitur.

  10. ””Si mendoni se duhej te reagonin institucionet pas nje tentative per te rrezuar nje qeveri legjitime dhe nje puci shteti? ””

    Une mendoj se ti po i ben puç neuroneve e mia, vazhdo edhe ca te besh budallain dhe une si puçist do te bej puç me germa-pistolete dhe me shenja pikesimi-pistolete.

    Institucionet jane shumes, parlamenti i Berishes eshte njejes.
    Institucione jane edhe Prokuroria, Presidenca e Shishi, keto kane reaguar ndryshe nga Sali Berisha.
    Shteti nuk eshte Sali Berisha, shteti eshte edhe presidenti edhe prokuroria edhe Shishi, shteti eshte edhe grupi parlamentar i PS-se, shteti eshte edhe kryebashkiaku i Tiranes, ne rastin me te mire shteti i ka bere grusht shteti shtetit.

    Ti ngaterron babat me zhabat, eshte piketuar vetem Sali Ram Berisha, si prej shumices se popullit ashtu edhe shumices se institucioneve te shtetit, nuk eshte piketuar shteti.
    Nese per ty Sali Berisha eshte shteti, atehere çdo ti me demokracine, bjeri fyellit me mire.

  11. Une mendoj qe te ju shpjegosh nipave te kapedaneve te republikes se Mirdites apo nipave te haxhi qamilit te Sharres shtetin ne nje demokraci liberale, eshte ofendim, por duhet bere.

    Me plehrat qe zene rruget duhet marre dikush.

    Demokracite, gjithmone e kam fjalen per demokracite liberale te perendimit, jo lloje te tjera demokracishe, organizohen e funksionojne brenda nje kornize rregullash, pra kushtetuten.

    Kjo kornize rregullash garanton te drejtat themelore te qytetareve dhe detyrat e institucioneve te organizimit politik te qytetareve, pra shtetin.

    Kjo kornize i pret rrugen cdo haxhi qaimili apo kapedani qe thote jam shumica defakto (shikojeni se cfare shkruan ne tema te tjera Haxhi Qamili qe po i pergjigjem).

    Shumica legjitime eshte ajo qe del permes instrumentave qe parashikohen e sanksionohen ne kornizen e rregullave qe shoqeria ka rene dakort ta kete, jo enderrat per shumica defakto te haxhiqamileve.

    Institucionet e shtetit mund te kene 100 objeksione per nj-tj. por asnjehere nuk mund te dalin kunder kornizes se rregullave qe ka percaktuar shoqeria. Presidenti, SHISH, Prokuroria etj. e kane per detyre te mbrojne institucionet e shtetit, secili sipas asaj qe i ngarkon ligji kur keto institucione kercenohen me veprime qe jane jashte kornizes se rregullave apo marreveshjes qe ka percaktuar e rene dakort shoqeria shqiptare.

    Kemi tentative te dhunshme per te rrezuar nje qeveri legjitime dhe te gjitha institucionet e shtetit, qe e perbejne ate si te tere (nuk eshte shteti krahine kokekrisurish qe ndahet ne bajraqe) duhet te parandalonin, pengonin dhe ndeshkonin kete. Jo pse pelqejne titullarin e rradhes te qeverise dhe shumices por se keshtu i DETYRON kushtetuta.

    Pas pucit te 21 janarit me kane ikur te gjitha dyshimet qe kam pasur per Berishen si drejtues shteti. Sali Berisha per mua, me te mirat e te keqijat e tij si politikan, ka nje gje qe s’ia mohoj dot, eshte burre shteti.

  12. Hyllin, kot lodhesh …
    Fatkeqesia me e madhe tashme nuk eshte me vete Berisha,
    por perkrahesit absolutiste te tij ; me kete turme pa tru qe vetem e brohoret pa e gjykuar kurre, Berishen do ta kemi mes nesh jete e mot. (Edhe sikur t’i shkrepej ndonje dite te rehabilitonte vete Enverin , keta perseri do ta mbeshtesnin!)
    Eshte nje sekt fondamentalistesh klanore qe i kane dhene besen e perjetshme dhe s’ka burre qe t’i nxjerre nga istikami ne mbrojtje te Bajraktarit mesjetar. Nje fatkeqesi me e madhe se sa mund ta imagjinojme.

    Xhaxha, do ishte vertete ‘argetuese’ te analizoje ligjerimin publik te Berishes, duke filluar qe nga puci personal qe i ben Standartit. Sic do te ishte dhe nje gurre fantastike per muzen e Gjerazit.

    1. …”Eshte nje sekt fondamentalistesh klanore qe i kane dhene besen e perjetshme dhe s’ka burre qe t’i nxjerre nga istikami ne mbrojtje te Bajraktarit mesjetar….”

      Po keshtu e kemi ne. 50 vjet bese agait apo afendikoiy dhe 50 vjet bese te tjera Bajraktarit mesjetar. Cfare eshte per tu cuditure ketu? Apo ca besedhenie jane me te barabarta se te tjerat?

  13. “Pas pucit te 21 janarit me kane ikur te gjitha dyshimet qe kam pasur per Berishen si drejtues shteti. Sali Berisha per mua, me te mirat e te keqijat e tij si politikan, ka nje gje qe s’ia mohoj dot, eshte burre shteti.”

    Po pse o Metal Boy, çfarë dyshimesh ke pasur ti per zotin Berisha si drejtues shteti perpara 21 Janarit? Mos ke pasur dyshime se ne Shtator të 1998 oraganizoi grushtin e shtetit? Apo nuk kejshe lindur akoma ti? Nese nuk e di ja ta them une: xhaxhi sali me nja 300 veta të armatosur me armë zjarri të lehta por edhe me armë kurdratanke, sulmoi dhe morri godinën ku sot rri vete, pra kryeministrinë, dhe më pas edhe radiotelevizionin. Biles aleati i tij Ekrem Spahia, doli edhe përpara kamerave ku njoftoi popullin shqipetar se pushteti u mor nga Sali Berisha. Por pas nja 3-4 oresh e dorreyoi prape. Ja keshtu buri është ky.

  14. Sot komisioni hetimor i Berishes paska kerkuar tabulatet e telefonave per muajin Janar per tridhjete persona perfshire Berishen, Topallin, Topin, RamaI, RamaE., Drejtorin e SHISH-it e nje mori deputetesh socialiste qe perfshijne emra te njohur si Tom Doshi e Paulin Sterkaj.

    Kjo mund edhe te mos jete kushtetuese(pres reagim kushtetues nga ekspertet e te drejtes). Mirepo, meqe 1) rasti i dhunes eshte i rende, dhe fajtoret e saj duhen gjetur patjeter, si dhe 2) dukeqene se te gjithe ne i kemi besuar News 24 qe protestuesit ishin spontane dhe te paorganizuar( i.e. vrasja e tyre ishte abuzim i perdorimit te dhunes policore) sikur sme duket se ka ndonje gje te keqe qe keta te akuzuarit per puc ta nxjerrin Berishen genjeshtar duke i ofruar tabulatet. Le qe RamaE ska as imunitet dhe sikur ti ofronte vetem ai te vetat nuk shkelet as kushtetuta. Apo dyshojme ne se mund te dale gjesend e pakendshme nga ato tabulatet?
    Per dashuruesit e perbetimeve kjo vlen edhe nese e marrim per te mireqene qe Berisha si bir kurve i rreshkur ne politike i kerkon tabulatet vetem sa per te fabrikuar dyshimin duke e ditur fort mire qe nuk i merr dot se seshte kushtetuese. Dmth, perseri ti ofrosh tabulatet e nxjerr Berishen zbuluar duke i thene ja ku i ke o qenbirqeni po tani jep doreheqjen se ke genjyer publikisht dhe ke perdhosur kushtetuten me kerkesen. Madje kjo do ishte nje arsye e pathyeshme per protesta deri ne rrezimin e qeverise (jo genjeu publikisht ai, sja falim dot ate ne). Argument moral me te paster per rrezimin e Berishes nuk do kishte mendoj une. Sigurisht qe kam bindjen se ska per te ndodhur kurre po arsyen s’arrij ta ftilloj se frike nga tabulatet nuk mund te kete. Rama eshte viktima ne kete rast apo jo?

    1. nje sqarim: ska per te ndodhur kurre i referohet dhenies vullnetarisht te tabulateve nga RamaE, asgje tjeter nuk eshte e pamundur.

    2. pres reagim kushtetues nga ekspertet e te drejtes

      prit prit ti…kete po priste dhe xhaxhai ketu e ca dite kur filloi Berisha te fshije prapanicen me keto institucionet e tjera…ata ekspertet do jene ne ndonje dileme te madhe shahu, ose duke lozur tavlle mbase

    3. Nuk arrij dot te kuptoj se perse kerkohet qe te vishet me imunitet politik, ne kuptim te imazhit nje njeri qe e ka hedhur pertoke vete ate. Mbrojtja ka kuptim ose kur je vertet aq i forte saqe nga frika shumica bind veten se iku dhe kjo ngjarje qepe dhe shiko punen, c’ka nuk eshte rasti. Ose kur kemi te bejme me interpretim ngjarjesh per te cilat mund te ndertosh arsyetime te tua dhe te mjegulosh opinionin, ose kur askush nuk di gje mire por keput akuza per shkak te te qenit deshmitar vete dhe prej ketej kerkon te binde edhe te tjeret. Ta zeme kur dikush thote qe Remzi Hoxha ka filmuar Berishen te takohet me Miloshevicin ne Oher, shumica nuk e vret mendjen dhe kjo nuk krijon ndonje kosto, pse politikanet takohen me kedo, plus ngjarja eshte e tille vetem per politiken. Po nuk mund te mbrohet nje njeri perballe fakteve te pranuara edhe prej vete atij. 3 te vrare ne 21 janar jane fakt dhe kete e ka pranuar edhe Sali Berisha ne deklarimin e tij te trete pas ngjarjes. Behet fjale per persona te vertete, me tipare qartesisht njerezore dhe me ekzistence te dokumentuar ne Tirane ate dite. Madje nuk e kane nderruar asnjehere emrin. Dhe keta i vrau Garda e Republikes kur perballe deres se Kryeministrise ndodheshin jo me shume se 100-200 njerez aktive ne hedhje guresh. Nuk ka asnje shenje te verifikuar te gezhojave ne bulevard. Nuk ka. Momenti i qitjes ishte fare i pakuptimte, perndryshe Garda mund te shenjonte Gjin Ndreun e shumeakuzuar si personi me aktiv ne sulme apo edhe ndonje tjeter si ai. Po jo 3 qyqare qe shihnin me syte e tyre katrahuren. Tani kjo nuk ka alibi, po fare. E pane te gjithe, e pranoi Berisha. Nuk e ka pare dhe kuptuar vetem Aldo Bumci, por ai ka sens humori si tip.
      Thua te behen verifikime per tubimin. Dakord. Berisha u shpreh se nuk ka patur asnje informacion nga ShiSh per ngjarjen. Asgje. Pse atehere rrethoi kryeministrine edhe me makina ujehedhese dhe ne katin e pare e te dyte te godines ishte mbushur me gardiste? Cilat ishin ato informacione qe e bene te merrte masa te kesaj natyre? Ketu ka nje element qe duhet nenvizuar mire; protesta nisi qe ne fillim me dhune, perqendruar te dera e krahut veriperendimor te kryeminitrise, nderkohe qe i gjithe kordoni policor ne pjesen tjeter e deri te Kryesia e Kuvendit bente muhabet me demonstrues-vezhguesit. Makinat qe hodhen ujin dhe bombat me gazlotsjelles e shperndane ate komplet. Teresisht. Pra ne valen e pare kur turma u ngjesh mire me policine u davarit vetem me perdorim te mjeteve te dhunes perjashto armet e zjarrit. Me riafrimin e turmes rinis perplasja qe shperndahet edhe ne krahun verior. Ketu ka nje element qe e kam pare vete; per nje moment policia largohet nga rrethimi, dera hapet qe zakonisht e lidhur me zinxhir sic eshte do nja 20 qe qe ta shqyejne, ose te pakten do disa kohe. Askush nuk kalon gardhin, pervec rastit qe demonstrues me flamure hipin ne murin e kryeministrise me flamur dhe aty pas nuk ka asnje polic pervec ndonje oficeri. Ku eshte sulmi ketu? Ku? Thjesht ka konfrontim periodik qe arrin pikun me djegien e makinave perhere jashte gardhit. Ne momentin e rihyrjes se policise nga krahu i Rognerit nisin te shtenat dhe e kam pare vete qe edhe policet reaguan instiktivisht per t’u mbrojtur. Ketu ka nje problem shume serioz me zbatimin e planit te masave perderisa nuk ka sinkronizim. Vrasjet si te tilla une mund te besoj se jane bere edhe nga frika, ne mos nga arsye te tjera per te cilat nuk ka pse te aludojme. Puci si i tille, i sjell sipas skenarit te Berishes: protestuesit donin te merrnin kryeministrine, pastaj do te sulmonin TVSH-ne dhe Garden eshte thjesht dhe vetem riprodhimi i veprimeve qe vete Berisha ka bere ne 14 shtator. Puci i sjelle si skenar eventual justifikon vrasjen, pse keshtu Berisha i pamposhtu ka shkurajuar Bllokmenet te vijojne skenarin. “Keshtjella nuk ra”-tha ai ne nje moment. Sjellja e tij mandej me Prokurorine dhe Presidentin vetem sa flet per kaosin e reagimit, rrezikun serioz qe kerceonhet ndaj ketij vendi, por edhe per faktin se me 1 jave te vetme, Sali Berisha ka bere aq gabime politike, plus nje krim te vertete saqe ka vene ne pikepyetje 20 vjet investim, pa harruar se ka amnistuar falas te gjitha gabimet, idiotesite dhe neverite politike te Edi Rames. Plus nuk tremb me njeri, eshte bere loloja i te gjitha barcaletave; mund te degjosh edhe adoleshente rruges qe tallen me thikat me helm, cadrat pistolete e te tilla Berisho-bondizma absurde.
      Sa per tabulatet qe kerkon, per mendimin tim gjithnje, po synon nje loje ku ai aktron mire. Duke e ditur zhargonin e perdorur ne adrese te tij do te synoje te shfrytezoje ate dhe bisedat e bera si fjalimin e radhes ne Kuvendin e Shqiperise, njesoj si Nikolle Lesi kur percillte per opinionin pergjimin e vene ne dyshim si te vertete mes Fatos Nanos dhe Fehmi Abdiut.
      Por meqenese nuk ia ka dale te beje dot diversion ende per debatin qe ka sjelle ngjarja, une sugjeroj qe si burre zamani qe e mban veten te inskenoje nje nisme nga shoqeria civile per legalizimin e Shtepive Publike. Ketu gjykoj debati do te zhvendoset-gjithe keta mijevjecare bllokim biologjik i lirise seksuale te kombit mund te sherbeje si valvol shfryrjeje dhe pse jo nje diversiv roze dhe topites per enderrimtaret e Pucit, fonetikisht kaq afer me paralitikun kryesor te vetes.

      1. e para theollogos une nuk fola kurre per puc sepse nuk di me shume se sa me transmeton ne internet balkanwebi apo topchannel.tv (dmth shume pak), as nuk mbrojta Berishen nga pergjegjesite eventuale. Une dhashe nje fakt, Berisha kerkon tabulatet, i cili me ben te mendoj se PERVEC pergjegjesive eventuale te Berishes ( ato qe thua jane logjike por jo te provuara, nese mbesin keshtu si jemi sot jam dakord plotesisht me ty, po nuk jemi ende ne fund te zbardhjes). Tentative per puc nuk kishte sic thua, atehere si ma shpjegon ti pohimin tjeter tendin se protesta filloi e dhunshme? Kush i nxiti per dhune dhe a ishin keta qytetare te thjeshte apo militante te derguar? Ti sje naiv se jeton ne Shqiperi dhe besoj se je i ndergjegjshem qe secila nga palet i ka treqind petrite per te bere zallamahi dhe se pak gjera jane spontane ne ate vend. A nuk ka ketu pergjegjesi te tjera pertej atyre te Berishes(theksi tek fjala pertej)? Nese ka( e nuk e kuptoj pse ngurrohet ti shprehim) a nuk duhet qe ne kete zallamahi e cila po provon qe shteti yne eshte i ndertuar me karton e jo me beton, ta evidentojme plotesisht perpara se njera nga palet qe zihen per pushtet te perfitoje nga kjo? Nese nuk i zbardhim keto pergjegjesi te cilat te pakten ne menyre jo te drejtperdrejte kane lidhje me ato jetet njerezore qe permend, ne gjykimin tim rrezikojme te prishim nje keshtjelle rere e te ngreme nje tjeter.

        Pastaj lufta politike do vazhdoje, Berisha dhe Rama do thone te tyret, po kjo per mua ka rendesi dytesore ne krahasim me gjetjen e te gjitha prapaskenave te asaj qe ndodhi dhe analizen e sakte pse ndodhi dhe si i behet te mos ndodhe me. Perndryshe or mik, po shkojme ne menyre rrethore, nga dhuna ne dhune,90-97-98-2001(rrahje e opozites se atehershme gjate zgjedhjeve)-2011-kurdo ti vije radha demokrateve te marrin pushket. Sido qe te rrotullohen pergjegjesite perfundon me arme. Me kaq duhet te kenaqemi?

        Dhe e fundit, une nuk te krahasova me Saimir Tahirin apo Erion Veline se s’te njoh pertej blogut, keshtu qe nuk ke arsye per krahasime me klloune. Diskutojme, nuk shahemi-tha.

        1. Politicus, une nuk te krahasova ty me kerkend. Ate per Aldo Bumcin e kisha vetem per ate, pa ndonje nenkuptim, sinqerisht. Plus besoj se Aldo eshte djale i mire por kur del aty une mbyll veshet. Por mbase e kam gabim.

          Protesta nisi e dhunshme, por ajo ishte e menaxhueshme. Eshte e gjitha e filmuar. 3 vrasje zoteri i nderuar nuk kane justifikim. Kjo eshte me keq nga ’97- atehere njerezit sulmuan komisariatet me cdo gje, kercyen brenda e u vune flaken. Mund te vlente argumenti i legjitimitetit, edhe pse kur nje situate shkon deri aty, ti pse quhesh Politikan?
          Demonstrata pati dhune dhe kete e nxiti Edi Rama dhe njerezit e tij. Po. Por nuk eshte asnje aq budalla sa te mendoje se ai synonte vrasje dhe viktima, sepse nuk kishte sesi ti justifikonte. Plus demonstrata erdhi me kredencialet e favorshme te videos se Metes dhe fjalimit te 17 janarit te Berishes qe ka irrituara edhe me indiferentin. Demontrimi pra kishte nje miratim relativ nga opinioni.
          Nuk ka thashe nje qitje arme nga protestuesit. Nje te vetme. Berisha per viktimat beri tre deklarata te ndryshme dhe kjo eshte shume e rende, po te mendosh se sipas tij ai na paskesh qene ne krye te detyres.
          Protesta te dhunshme ka kudo ne Evropen tone te dashur, ne BEEEEE-ne qe na ka vene ne diete standardesh, por ato konsiderohen shendet per demokracine. Ja te marrim Italine-bleu Berlusconi nja ca deputete (ja mesoi Nanua si duket) dhe shkuan dhe bllokuan aeroportin e Palermos.
          Ka klime politicus, klime te rende ndaj Berishes tani, sepse e thene ndryshe e ka dhjere fare. Dhuna legjitimon veten kur padrejtesia qe qeveris kerkon te imponohet si meter logjike per cdo gje. Cdo gje mund te kalonte ne Shqiperi-nje vend i padenje dhe per nje karikature te vetes-edhe videot e tjera qe qarkullojne mund te menaxhohen serish- por jo kjo. Se u be si Luftar Paja qe tha se “aty vetem gomari ishte gomar”. Sa per Berishen ky ta them qetesisht; eshte bere si Nuri beu-lojti nga fiqiri. Lolo po te them. Ne Shqiperi ji cdo gje, i cmendur jo.

          Tabulatet: E zeme se eshte thene cdo gje. Ky ku do i coje ato? Presidenti do jete me qofte ne dore, Prokurorja po dihet; c’ke moj Silvia qe po qan, me vrane Katanin me bene hatane. Kuvendi eshte bere si stacioni i Trenit. Cfare do beje, se keta jane te gjithe puciste? Do ngreje Gjykate te Jashtezakonshme? Me siguri jo. Do i lexoje duke pellitur sa ka ne koke dhe do i thote opinionit; Ja puci dhe ja dhe une. Tani hajde te biem ne ujdi.
          Si mund ti besh thirrje opozites te vije ne Parlament kur e akuzon per puc? Si? Nuk e kuptoj si? Si te vije opozita ne Komisionin hetimor kur ai pa nisur punen e ka pretencen gati nga nje kryeminister qe amniston shqiptaret sikur i ka sallatore ne bacen e vet. Qesharak ne kulm. Ky duket sikur thote; qeveria ne pune te vet, populli po ashtu. Mos me bjer ne qafe, mos te te bie.

          1. Demonstrata pati dhune dhe kete e nxiti Edi Rama dhe njerezit e tij. Po. Por nuk eshte asnje aq budalla sa te mendoje se ai synonte vrasje dhe viktima, sepse nuk kishte sesi ti justifikonte.

            Rames i duheshin patjeter kufomat. Pa ato, kauza e ti e kutise se pahapur ishte konsumuar tashme ketu e dy vjet, dhe per ate pjese idiote dhe militante te Shqiperise qe dikur mund ti besonte asaj.

            Ishte dhe alternativa e perqendrimit te vemendjes tek video-korrupsioni dhe shtrimi i ceshtjes me rruge ligjore, por (1) Meta dha doreheqjen dhe kjo i hoqi nje fishek nga karikatorja, dhe kryesorja (2) Rames as nuk i intereson beteja institucionale dhe as nuk mendon se ka shance te fitoje zgjedhjet brenda rregullave te lojes, keshtu qe ai zgjodhi te perdore videon per te perftuar ca viktima, se duhej cuart nje stad me lart “kauza” (tashme luftojme per te drejten e viktimave) qe te legjitimohej kerkesa nepermjet dhunes dhe destabilizimit per zgjedhjet e parakohshme, pikerisht pra kur kundershtari i tij do ishte sic eshte i ‘plagosur’, nga vrasjet, nga video-korrupsioni, dhe nga gjithe enverhoxhizmat qe po ben keto dite.

            Justifikimi per vrasjet? Lufta behet duke llogaritur jo vetem ca do besh, po dhe si do reagoje kundershtari. Berisha e kishte paralajmeruar si do reagonte, dhe e beri.

            Ne kete pike pra s’ka nevoje per justifikim, se jo vetem qe faji kryesor per vrasjet bie mbi Berishen meqe ai e shkrepi pushken, dhe jo mbi Ramen qe ja coi viktimat aty dhe e cyti qe ta shkrepe, por gjithashtu se sa kohe qe Rama vazhdon te beje mjegull me protesta dhe gjera jashte-institucionale, dhe sa kohe qe Berisha i shpall grupe armiqesore te gjitha institucionet qe te mbuloje pergjegjsine e vrasjeve (Enver Hoxha o tungjatjeta!) pergjegjsia e Rames s’do shqyrtohet ndonjehere per keto vrasje, keshtu qe s’ka nevoje per justifikim.

            Harruam ’97 kur Nano premtonte jo vetem drejtesi, por dhe kthimin e parave, pasi te vinte ne pushtet?

            Po Gerdecin kur Rama premtonte drejtesi, derisa doli ajo ceshtja e kodit zgjedhor dhe e llogariti qe meqe Berisha ishte i plagosur nga Gerdeci, ai do ta mundte pas ndryshimeve te kodit, edhe ate edhe Meten, keshtu qe e la fare ate punen e drejtesise se Gerdecit?

  15. ““Nderi dhe detyra janë një e të pandarë,” tha sot Berisha në Konferencën e shtypit; ”

    E ka pare drejt Maks Weber kur fliste per racionalizim sipas vlerave. Aktori nuk shqetesohet per pasojat, por vetem per nderin. Qellimi i aksionit eshte teresisht i paarsyeshem. Kjo tregon qarte dhe botekuptimin politik te Berishes.

  16. ””Fatkeqesia me e madhe tashme nuk eshte me vete Berisha,
    por perkrahesit absolutiste te tij ; me kete turme pa tru qe vetem e brohoret pa e gjykuar kurre, Berishen do ta kemi mes nesh jete e mot.””

    Jo me jo, se pordhe me rigon i kane, u pane ne ’97, biles atehere ishin me ekstrem se tani. Ne gjithe Shqiperine ka nja 200 kriminele te veshur me rroba shteterore, ajo eshte forca e Berishes, zgerlaqen menjehere po filluan protestat ne rrethe.

    Mbeshtetjen e vertete po ia japin nderkombetaret, kane bere investime ne Shqiperi, po mbrojne investimet e tyre, se po te mos kishin interesa ekonomike per te mbrojtur, syte ne balle i kane. Pse nuk e di Amerika ça muti eshte Berisha, po Italia nuk e di, po ja qe kane pazaret e tyre.
    Po ashtu Europa kurrsesi nuk mund ti lejoje vetes qe nje vend europian, te jape shembull se dhuna popullore eshte efikase, dhuna duhet te jete efikase larg kontinentit, brenda mund te emulohet, me shume frike ne kete drejtim ka Italia ku Berluska rri ne pushtet pavaresisht skandaleve te shumefishta, te çdo lloji.

    Po edhe opozita tani duhet ti mbushe mendjen nderkombetareve, si u perpoq Rama, e nese nderkombetaret i dalin kunder Berishes, ketij une filloj e i numeroj ditet e mbetura.

  17. Dritan Hila sot në Shqip:

    Ajo që e bën të identifikueshëm procesin që po ndodh në Shqipëri me një puç klasik, është se një person, po përpiqet të neutralizojë, rrëzojë, dhe më pas rimodelojë institucionet e shtetit, sipas gustos së tij dhe në shërbim të tij. Fakti që nuk po bëhet me armë të nxehta, përjashto momentin e vrasjes së tre protestuesve, por nëpërmjet shfrytëzimit të institucioneve legjitime, duke shfrytëzuar pjesë të shkëputura nga ligjet, e bën të quhet një Grusht Shteti i Bardhë.

    Golpe bianco, e pata quajtur unë më lart, në shkrimin kryesor. Përkufizimi në italishte: “mutare la Costituzione dello Stato e la forma di governo con mezzi non consentiti dall’ordinamento costituzionale.” [“të ndryshosh konstituimin e shtetit dhe formën e qeverisjes me mjete të palejuara nga rendi kushtetues.”]

    1. Si po e ben Berisha kete? Si po e ndryshon sistemin e qeverisjes me mjete te palejuara ne kushtetute? Duke i thene Ina Rames ndrikull apo shkelqesise se tij Bamir Topi se ka pasur interesa politike ne eleminimin e tij politik?

      Ky eshte thjesht debat politik me tone te nxehta. Berisha as nuk ka dhe as nuk mundet te kete nen ekzekutivin p.sh prokurorine, aq me pak presidentin.

      Si po i fut Berisha keto institucione me mjete jo legale nen ekzekutiv? Duke i share?

      Po mos u ulni ne kete nivel more njerez.

      Pse nuk flisni per grushtin e shtetit ne tentative? Sipas te gjitha perkufizimeve grusht shteti eshte rrezimi i nje qeverie zakonisht legjitime me dhune, ne menyre te menjehershme.

      Me 21 janar patem pikerisht kete.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin