PUSHTET ABSOLUT, SHTET OPSIONAL

Fakti i parë (citoj nga “Shekulli”):

Që në orën 12:00 të mesditës së djeshme, prokuroria e kryeqytetit ka lëshuar gjashtë urdhër-arrestet për drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, mes tyre komandantin e këtij institucioni gjeneral Ndrea Prendi dhe pesë vartësit e tij […].

Gjashtë drejtuesit e gardës akuzohen se kanë konsumuar elementë të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” sipas Kodit Penal Ushtarak dhe akuzën e “vrasjes në rrethane cilësuese” kundër dy apo më shumë personave (pasi është qëlluar në drejtim të turmës) sipas Kodit Penal civil.

Fakti i dytë: Policia ka refuzuar t’i zbatojë këto urdhër-arreste.

Kryeministri Berisha, në një nga daljet e tij publike sot, në krye shpjegoi se, sipas një njoftimi që kishte nga Drejtori i Policisë ose një autoritet i ngjashëm, urdhër-arrestet përmbanin “lapsuse” – me fjalë të tjera, nuk ishin të rregullta nga pikëpamja procedurale.

Ndërkohë, nuk munguan as kritikat e shumta politike ndaj veprimtarisë së Prokurores së Përgjithshme Ina Rama.

Nuk jam në gjendje të gjykoj në hollësi pasojat dhe implikimet e këtij konflikti; për mua shteti shqiptar gjendet në krizë institucionale, sa kohë që institucionet i kundërvihen njëra-tjetrës.

Do t’u lutesha kolegëve që i njohin këto probleme të sqarojnë, për lexuesit e PTF dhe mua, se si duhet kuptuar ky refuzim i policisë për të kryer arrestimet e urdhëruara nga Prokuroria.

Nuk besoj se arsyet që solli kryeministri Berisha dhe ish-kryeministri Meta, në Parlament, sipas të cilëve komandantët e Gardës veç kishin kryer detyrën, mund të përligjin vendimin e kujtdoqoftë për ta refuzuar zbatimin e urdhër-arrestit.

Si akt, urdhër-arresti nuk është opsional, as pritet prej zbatuesit të atij urdhri të shprehet në lidhje me oportunitetin ose saktësinë e tij formale, ose të vendosë ai vetë nëse duhet ta zbatojë apo jo.

Mua kjo që ka ndodhur më duket katastrofë – mes katastrofash; e shkaktuar pjesërisht nga padija e klasës politike që ka pushtetin në Tiranë dhe pjesërisht nga arroganca e krahut policor të pushtetit.

Tek e fundit, dhe në pajtim me logjikën ekstreme të diskursit politik të momentit, a nuk do të interpretohej kjo orvatje për monopolizim të pushtetit nga ekzekutivi si tentativë për grusht shteti?

Gjithsesi, mirëpres kontributet nga kolegë që i kuptojnë këto çështje më mirë.

Nuk ka komente

  1. Teorikisht ndodh kështu:

    Për nevojën e lëshimit të urdhrit të arrestit vendos kryesisht prokuroria ose përjashtimisht gjykata. Në thelb është pak a shumë e njëjta gjë.

    Për nevojën e zbatimit të urdhrit të arrestit vendos vetëm gjykata.

    Urdhri i arresti lëshohet për tre arsye, të cilat mund të vlejnë pavarësisht nga njëra – tjetra:

    – Rrezikshmëria e veçantë e veprës penale. Në përgjithësi për krime që dënohen me dënim minimal vetëm me heqje lirie lëshohet gjithnjë urdhër arresti. Pas arrestimit të të dyshuarit mund të zbutet masa e sigurisë dhe i pandehuri shkon në gjendje të lirë, kur ky është me pohim, por kjo asnjëherë në vijim të hetimit për vrasje me dashje me rrethana rënduese. Qëllimi primar këtu është garantimi i sigurisë publike (vrasësi nuk vret përsëri; përdhunuesi nuk përdhunon përsëri, etj.) ndërsa ai sekondar është garantimi i vijimit të procesit hetimor për ngritjen e sa më shpejtë të akt-akuzës.

    – Urdhër arresti lëshohet, kur autori i dyshuar gjendet në arrati dhe hetimet vijojnë për shkak të dyshimit të kryerjes së një krimi. Këtu krimet mund të jenë edhe pak më të lehta se ato të kategorisë së mësipërme.

    – Urdhri i arrestit lëshohet gjithashtu në rastet kur i dyshuari i kryerjes së një vepre penale (krim apo kundërvajtje penale) pengon në mënyrë aktive hetimet duke dëmtuar provat ose duke influencuar dëshmitarët.

    Ekzekutivi nuk ka asnjë të drejtë të ndikojë në procesin e gjykimit të nevojës së lëshimit të urdhrit të arrestit. Aktiviteti i Prokurorisë nuk i nënshtrohet asnjëherë vlerësimit të ekzekutivit e të legjislativit.

    Ndarja e pushteteve e përjashton kategorikisht këtë mundësi.

    Kjo nuk është çështje e karakterit etik por detyrim kushtetues.

    Kush e shkel këtë detyrim shkel kushtetutën.

    Grushti i shtetit është momentalisht në proces e sipër.

  2. Drejtuesi i organit që refuzon zbatimin e urdhrit të arrestit kryen të paktën veprën penale të shpërdorimi të detyrës dhe të fshehjes pas kryerjes së krimit.

    Gjithnjë teorikisht edhe kundër atij duhet lëshuar urdhër arresti.

    Përplasja e Ekzekutivit me Legjislativin është diçka në dukje shumë teorike dhe e parëndësishme, por që do t’i kushtojë kokën Berishës, në rast se nuk tërhiqet.

  3. Grushti i shtetit po tentohet te realizohet nga prokuroria, duke kerkuar t’i heqe koken, pra komanden Gardes se Republikes pa pasur kurrfare hetimi qe justifikon kete dhe te lere institucionet pa mbrojtje. Policia nuk ka refuzuar, e ka gjetur nje shkak procedurial qe ligjerisht eshte ne rregull per te mos ta zbatuar kete.

    Urdher-arresti leshohet kur ke prova, kur ke te dhena, kur ke frike per rrezik arratisje, por te gjitha keto nuk i ka prokuroria, ose te pakten ne nuk i dime pasi urdher-arresti nuk eshte bere publik.

    Drejtuesit e Gardes nuk mund te arratisen, jane njerez ne detyre, a nuk mund vetem te thirreshin per sqarime ose te leshoheshin urdher-arreste pa prekur zinxhirin komandues?

    Prokuroria tashme eshte ne duart e Edi Rames. Cfare ndodh ne prokurori i shkon se pari Edi Rames dhe cfare kerkon Edi Rama per arsyet e tij politike e realizon prokuroria.

    Presidenti duhet te nderhyje dhe t’i kerkoje llogari prokurores qe pse ka leshur urdher-arrest per zinxhirin komandues te Gardes se Republikes.

    1. keshtu eshte kur degjoni doktorin per cdo fushe.

      paska shpik dhe term te ri zinxhiri komandues.

      Ne ushtri komanda i shkon oficerit ne rangun pasardhes.
      Po ky eshte mentaliteti i bajraktarit qe nuk ka kinez tua shkuli nga truri, se Sala mendon qe po iku ai do i vi fundi botes.

    2. Metal Boy

      nëse prokuroria e gjykon të nevojshëm lëshimin e një urdhër arresti, nuk është kompetencë e ekzekutivit të gjykojë për ligjshmërinë e tij, por vetëm e GJYQËSORIT.

      E kam fjalën në shtetin ligjor.

      Ngule në kokë këtë, mësoje përmendësh dhe mos thuaj asnjëherë tjetër gjë.

    3. Po ku e di ti more ( po permbahem qe te kaloj fjalorin) qe drejtuesit e gardes nuk do arratisen apo te vjen ne kujtese viti 97 qe te gjithe gjeneralet e Jean-Claude Duvalier iken nga syte kembet?

      Apo pret qe te vene dhe masakrojne te tjere djem nenash dhe mjeranet mercenare vete ne Vlore, Cerrik dhe Ura Vajgurore dhe pastaj Baby Doc te dale dhe ti mbedhe ata si fajtore.

      Nese Baby Doc nuk do ti perdore ata perseri, te siguroj une qe do i conte kokat e tyre ne spango ne prokurori.

      I lutem moderatorit qe te shikoj nivelin e njerzeve qe shkruajne nese do qe te mbaj nivelin e vizitave ne PTF.

      Nese i kane rene vizitat kjo eshte tjeter pune.

      Me keto qe thua nuk me mbetet qe te them vecse te largohesh menjehere nga PTF.

      Ku ka gje me komode se heshjta more!!!!!!!

      1. Recidivism shkruan:

        I lutem moderatorit qe te shikoj nivelin e njerzeve qe shkruajne nese do qe te mbaj nivelin e vizitave ne PTF.
        Nese i kane rene vizitat kjo eshte tjeter pune.

        Metal boy ka të drejtë të shkruajë mendimin e vet, ashtu si t’i vijë. PTF nuk kufizon njeri thjesht për nga përmbajtja e atyre që ky shkruan. Mbrojtja e lirisë së fjalës ka përparësi ndaj mirëqenies mendore të kolegëve.

        Jam i sigurt se edhe ju, sa kohë që ia lexoni MB komentet, jeni në gjendje ta kundërshtoni me argumente dhe t’ia hidhni poshtë ato që thotë, nëse ju duken të gabuara ose të paqena.

        1. Xha Xha,

          Mos ma mer per pergjigje te keqe dhe jo etike por te them te dretjen nuk me pelqen fare te mbush bardakun me uje per ta pire ne pellgace ku perplasin kembet dhe hedhin sterkala ata qe nje antar i nderuar i KPD-se te PD i quan 20% i tij. Saliut. 15% i vjedh dhe te tjerat ja japin letyra si Xhuveli dhe Meta.

          Ate bera, e kundershtova me argumente por shoh qe ai vazhdon te ngul kembe ne te tijen.

          Degjimi i fjales se lire eshte e domosdoshme nderkohe qe e kemi ne dore te veme nje rregull te arsyetimit te shendoshe. Kete detyre nuk e mar persiper. Une prandaj i them atij qe te heshte te shkreten. Per me teper te gjithe nderhyresit po i terheqin vemendjen per ato qe thote.

          Nejse; presim edhe ca se nuk do behet kiameti. Kemi 21 vjet tek e fundit. Une ketu kam nga ata jo se nuk kam. Rrogetare dhe trushpelare te tij.

  4. Nga një kronikë në Top Channel thuhet:

    Për juristen Vjollca Meçaj, ish-anëtare në Gjykatën e Larte e tashmë drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, refuzimi i policisë për të ekzekutuar urdhër-arrestet e prokurorisë shënon nisjen e një precedence të rrezikshme, por që sipas saj, për prokurorët ka një zgjidhje e cila është gjykata.

    “Nëse do të shprehet gjykata cështjat do të jetë e zgjidhur dhe nuk do të ketë më refuzim, të jeni të sigurt. Zgjidhja është gjykata. Policia duhet të zbatojë të gjitha urdhërat që jep prokurori sepse është ai autoriteti që zhvillon ndjekjen penale. Organet kanë lirinë të kryejnë disa veprime paraprake të cilat kontrollohen nga prokurori, anulohen nga prokurori dhe në të njëjtën kohë prokurori i orienton dhe i urdhëron ata të bëjnë disa veprime të tjera proceduriale. Ata janë të detyruar t’i bëjnë, ky është ligji, kjo është Kushtetuta, ky është rregulli. Se kush është përgjegjës në këtë mosbindje, unë shpresoj shumë që ta gjejë prokurori e t’i shkojnë gjesë deri në fund sepse është e rëndë që të krijohet një precedencë e tillë brenda një shteti demokratik”, tha juristja Mecaj.

    Zonja Meçaj thekson se prokurorët nuk duhet të dorëzohen dhe të hetojnë paralelisht jo vetëm ngjarjen por edhe njerëzit në polici që nuk zbatojnë ligjin në këtë rast.

    “Shpresoj që prokuroria t’i shkojë gjërave deri në fund, sepse në të kundërt do të krijojmë precedentë ku në këtë shtet nuk do ta marrë vesh i pari të dytin. Prokuroria duke ndërtuar hetimin, duke kryer veprimet e nevojshme proceduriale në këtë drejtim, nuk duhet të heqë dorë edhe nga mbajtja e një qendrimi, këshillimi për ata oficerë të policisë që nuk zbatojnë urdhër-arrestet”, sqaron zonja Meçaj.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=202216&ref=fp

  5. “për mua shteti shqiptar gjendet në krizë institucionale, sa kohë që institucionet i kundërvihen njëra-tjetrës.”

    padyshim

    por ama, shteti ka kohe qe eshte ne krize, se nuk eshte se deri dje qe Berisha “mbeshteste” investigimiet e prokurorise ndaj administrates se tij (dalja e tij para pak ditesh ne emisionin Opinion te Fevziut) nuk se prokuroria apo gjykatat kishin bere namin … mjafton te permendim fjalen “Gerdec” (26 te vrare, vs 3 ne 21, ose 3 deri tani) dhe faktin qe Mediu eshte akoma minister.

    po kjo padyshim eshte e paprecedente per nje shtet qe pretendon se eshte sadopak demokratik dhe qe ka institucione te pavarura, dmth kur kryeministri haptazi i shpall prokurorise gjueti shtrigash me barsaleta perputhje mbiemrash (Rama po mbron Ramen) dhe skenare fabulash

    kjo eshte nje fare hapje e gropes se vet qe Berisha po ben ben, keshtu qe ishalla dalte per mire dhe u kalofte pa, ose me sa me pak, trazira e pasoja…

  6. Ka nje situate ku pavaresia e institucioneve ose nuk ekziston ose vihet ne dyshim rende. Ka dy institucione, kollona te shtetit qe ju mban barra rendshem nga opozita politike.

    Prokuroria eshte kthyer ne sherbim te Edi Rames, nderkohe qe SHISH nuk ka funksionuar fare si percues informacionesh e paralajmerues per dhunen qe po pergatitej ne protesten e shkuar.

    Jemi para faktit ku me te vertete ka qene apo eshte tentuar grusht shteti, ndryshe nuk ka si shpjegohet qe prokuroria godet ne kete menyre forcat e sigurise. Mesazhi eshte i qarte. Pas kesaj forcat e sigurise jane nen shantazh dhe nuk kane asnje motivim qe te mbrojne ligjin e institucionet ne cdo rast tjeter.

    Pse kerkohet te nxirret jashte loje gjithe zinxhiri komandues i Gardes, kur faji nuk eshte kolektiv, por individual dhe te leshoheshin flete-arreste per ata qe kkane involvim te dretperdrejte, pas ketyre mund te zgjeroheshin ndalimet.

    Prokuroria ka sherbyer si zyre politike gjate gjithe kesaj kohe. Denoncimet per Edi Ramen i ka hetuar dhe mbyllur shume shpejt, nderkohe qe ato per minsitrat i ka zvarritur pambarim, vetem qe te perdoreshin per propagande. Pa folur per dosjet e korrupsionit te qeverisjes socialiste qe as nuk jane hapur per te pare se cfare ka ne to.

    Berisha ndodhet per situaten kur duhet te kujdeset per raison d’État. Mbeshtetja per forcat e sigurise, si motivim per ta, eshte thelbesore qe te ruhen institucionet, e keshtu ruhet shteti, e keshtu ruhet edhe interesi shteteror.

    1. “Berisha ndodhet per situaten kur duhet te kujdeset per raison d’État.”

      Degjo tashti, se e teprove. Raison d’Etat eshte sherbimi ndaj popullit, ku sistemi me i persosur ne kaq mijevjecar njerezim, eshte provuar qe eshte ai sistem qe sigurohet me mire fale pavaresise se pushteteve nga njeri tjetri, i gjyqesorit nga legjislativi dhe ekzekutivi, i ekzekutivit nga legjislativi dhe gjyqesori, i legjislativit nga gjyqesori dhe ekzekutivi. Organi prokurorise, i cili ka kerkuar te hetoje garden e republikes, eshte ne te drejten e vete, dhe kjo nuk duhet te gjeje pengese nga asnje prej pushteteve te tjera. Nese prokuroria kerkon te dorezohen per hetim shefat e gardes, ata duhet te dorezohen per hetim, ne te kundert, pavaresia e sistemeve nga njeri tjetri nuk ekziston, por eshte e mbajtur peng nga ekzekutivi, e rrjedhimisht, raison d’Etat nuk eshte i sherbyer. Kujdesja per raison d’Etat vjen duke u kujdesur per raison d’Etat, dhe jo duke shirtur mungesen e kujdesit si kujdes. Deri ne kete pike, Berisha eshte edhe ekzekutiv, edhe gjyqesor, e duke qene se beri edhe shfaqjen e rradhes ne parlament, ai eshte edhe legjislativ.

      Mirepo kush e vuri re “amnestine” qe premtoi Berisha. Amnestia eshte kompetence e Presidentit te Republikes, dhe jo e ekzekutivit. Ne momentin qe Berisha perdor terma qe jane jashte kompetencave te tija, atehere ai merr persiper edhe keto kompetenca. Keshtu qe sot Berisha eshte ekzekutiv, lgjislativ, gjyqesor dhe President. Grusht shteti? Po. Eshte i plote, dhe eshte kryer nga Berisha.

  7. “nderkohe qe SHISH nuk ka funksionuar fare si percues informacionesh e paralajmerues per dhunen qe po pergatitej ne protesten e shkuar.”

    Meta dhe Berisha sikur e kishin parashikuar kete dhune, apo jo, se kjo duket dhe nga thirrjet e tyre para protestes.

    thirrja e ambasades amerikane nuk mjaftonte si tregues informatash qe po gatuhej dhune, apo qe kishte mundesi te degradohej ne dhune? plus qe jam i sigurt qe edhe sikur te mos kete funksionuar fare shish apo organ tjeter, te paken ambasada amerikane apo perfaqsite e tjera te huaja, nese ka pasur te dhena per skenare dhune, i ka ndare keto me kreret e shtetit

    kjo qe thua eshte farse per alibi dhe orkester

    berisha fare mire mund te zbatonte ne moment flete arrestet e prokurorise, dhe pastaj te apelonte apo te bente ca te deshte… keshtu do kishte dhe me shume kredo per fabulat qe tregon

  8. Kam frike se Prokuroria eshte nxituar ne kete veprim te fundit te saj. Sigurisht qe gjendja eshte tejet e komplikuar, mirepo veprimi i Prokurorise nuk eshte i justifikuar as juridikisht dhe as politikisht. Ambasada amerikane denoncoi para ca ditesh “retoriken” qe shtynte ne perdorimin e dhunes. Pse nuk e filloi Prokuroria atje hetimin e saj? A do te kishte guxuar Prokuroria te priste urdher arresti per nxitesit publike te dhunes? Shkurt, demonstrata e 21 janarit ishte deshtim i madh politik i organizatoreve, mirepo po del edhe si deshtimi i rradhes i Prokurorise.

  9. Shume e cuditshme pra qe bie keshtu gafil ne keto pozicione kryeministri i Shqiperise. Kam degjuar disa vete ta pershkruajne si dhelper dinake, politikan me nuhatje etj etj etj. Superlativ, nuk ben me nena. Po me sa duket mjaftokan ca gure nga ca protestues/provokues/whatever qe t’i marre ere koka ne kete fare feje. Cfare politikani eshte ky qe u provokoka kaq lehte? Cfare shteti qenka ky qe e hedh kushtetuten e vet ne balte vetem se disa njerez, te deshperuar, te paguar, gjynahqare, kriminele, quaji c’te duash, gjuajne me gure e cadra e me shkopa? Grusht shteti thone. Grushti i shtetit behet me kallasha me tanke dhe me arkivole, jo me cadra e me gure.

  10. Edhe Prokuroria natyrisht mund të gabojë. Çështja është se ka një procedurë për të gjitha, madje edhe për t’ia vënë në dukje Prokurorisë gabimet. Në mos gaboj, gabimet e Prokurorisë i evidenton dhe, sipas rastit, i korrigjon Gjykata.

    Ekzekutivi nuk ka pse të futë hundët në këtë punë, madje as edhe duke shprehur opinione në publik, sepse këto opinione i ngatërrojnë njerëzit, madje i dëshpërojnë – dhe njerëzit kur dëshpërohen bëjnë edhe budallallëqe (edhe pse tanët nuk ka nevojë të dëshpërohen, për të bërë budallallëqe).

    Nëse urdhër-arrestet ishin me gabime, gjë që ne s’e gjykojmë dot këtu, atëherë këtë do ta vinin në dukje, në momentin e duhur, avokatët e të arrestuarve para gjykatësit të çështjes.

    Megjithatë, unë ende nuk e kam të qartë nëse Prokuroria mund të arrestojë, teknikisht, oficerë të Gardës së Republikës, edhe pse mendja ta do se ata që kanë lëshuar urdhër-arrestet, do ta kenë ditur këtë.

    Më bën përshtypje që disa kolegë, në komentet, kanë shprehur kritika për Prokurorinë dhe vendimet e saj. Këto kritika tregojnë se thelbi i çështjes qenka pak i vështirë për t’u kuptuar.

    Në fakt, nëse lëshohet një urdhër-arresti nga një organ kompetent, ai duhet zbatuar. Nuk thuhet gjëkundi, në ndonjë ligj, që urdhër-arresti duhet zbatuar nëse gjykohet si i drejtë nga kryeministri Berisha, përfaqësuesi i OSBE-së, ambasadori amerikan në Tiranë, Sheh-ul Islami apo Papa i Romës.

    Prandaj, që një instancë e ekzekutivit refuzon të zbatojë një urdhër-arrest është, si gjest, ku e ku më i rëndë sesa gabimi që mund të ketë bërë Prokuroria në formulim ose edhe në argumentim të urdhrave; sepse është shkelje e Kushtetutës dhe mund të merret si orvatje për grusht shteti (likuidim i barazisë së pushteteve). [Them “mund të merret”; këtë do ta përcaktojnë ekspertët e së drejtës kushtetuese, jo një komentues i thjeshtë si unë. ]

    Dhe meqë ra fjala për grushte shteti, mua ajo që bëri Berisha sot, kur i quajti trazirat e së premtes “grusht shteti” më tingëlloi si një tjetër etiketim retorik, në mos orvatje për të turbulluar ujët.

    Nuk bëhet grusht shteti [e thotë më lart edhe Profani] duke qëlluar me çadra policët, as duke përmbysur makina të policisë e duke u vënë këtyre zjarrin. Pati incidente të rënda, dhunë fizike nga të dy palët, shkallëzim të tensionit, frikë – por grusht shteti jo; të paktën duke gjykuar sipas informacionit që ka marrë publiku; dhe sidomos, ngaqë askush prej turmës nuk rezulton të ketë qëlluar me armë zjarri.

    1. Berisha flet diku këto ditë edhe për një amnisti për pjesëmarrësit në trazirat e të premtes. Siç duket i bën të gjitha gjërat pa asnjë këshilltar.

      Amnistia si rregull është falja e dënimit të dhënë, i cili ka marrë formë të prerë dhe po vuhet. Që do të thotë, që të gjithë të pandehurit potencialë të ditëve të fundit duhet të dënohen një herë nga gjykata.

      Amnistia është ekskluzivisht kompetencë e Kryetarit të Shtetit, në Shqipëri e Presidentit të Republikës.

      Mënyra e vetme për mosgjykimin e të pandehurve është që gjykata të pushojë çështjen; dhe vetëm ajo.

      Pra edhe kjo çështje nuk është kompetencë e ekzekutivit.

      Ju ftoj të gjithëve, të mbeteni të ndjeshëm për çdo shkelje flagrante e kushtetutës këto ditë. Është hera e parë që kushtetuta mund të ndërmarrë një rol vërtetë rregullues të politikës shqiptare, pasi deri tani ka pasur më shumë karakter dekorativ.

  11. Metal djali,
    Ti ca gjera i thua me shkoqur se Berisha dhe per kete te pergezoj. Ti deklaron ketu se Berisha del kundra Prokurorise pour des raisons d’Etat. Shkelqyeshem! Ke marre vesh ti dhe Berisha me ne fund se gjendja eshte kritike. Zgjidhja qe i jepni nje gjendje kritike eshte te merrni frenat e vendit ne dore, pushteti mbretit tone diell.
    Do me sqarosh pak kush ia ka dhene te drejten Berishes, vec teje e shokeve te tu, qe kur ka konflikte midis Egzekutivit e Legjislativit, te marre frenat e vendit ne dore? Si qenkerka qe kreu i Egsekutivit te vendose kur ka konflikte midis egzekutivit e Legjislativit?
    Te gjithe merren me Rame e Berishe, por ai qe po i ben bisht detyres se tij sot eshte Presidenti Topi.

  12. ””Te gjithe merren me Rame e Berishe, por ai qe po i ben bisht detyres se tij sot eshte Presidenti Topi.””

    Kushtetuta Topit i ka lene ne dore vetem çelsat e kashtes, keshtu qe Topi detyres se vet s’po i ben aspak bisht, perkundrazi po e kryen me zell te madh, pasi kur Kushtetuta te thote ty s’te jap asgje ne dore, pa lejen, propozimin apo miratimin e Kryeministrit e/o Kuvendit, s’te ngelet veçse roli i vezhguesit te OSBE-se.

    Megjithate Topi ka nje detyre morale qe eshte siper detyrave kushtetuese, ne kushtet kur kjo kushtetute shkelet me te dyja kembet nga kryeministri dhe parlamenti i tij, detyre qe konsiston ne sakrifikimin e tij ne vend te popullit.

    Ai duhet ti dale qartazi kunder Berishes, qe te permbushet kriza e plote institucionale dhe faktori nderkombetar ta shtrengoje Berishen te jape doreheqje, pasi sado mbeshtetje qe i kane dhene deri tani, nuk besoj se nderkombetaret do mbeshtesnin nje DIKTATOR te ri ne Europe, qe s’pjerdh as per popull, as per parlament, as per prokurori e as per president.

    Per mendimin tim Presidenti fshihet pas Prokurorise dhe Sala kur kercenoi nuk e kishte me Edwinin po me Bamirin.

    E ka gjetur tashme, do shpetoje vendin nga puçistet, ashtu si ne 97 nga rebelet. Sapo te hape goje Bamiri do e shpalle puçist, prandaj Bamiri s’duhet te dale ne skene pa nje mbeshtetje nderkombetare ose te brendshme.

    Po ça ti besh edhe Rame hajvanit, si nuk shkon mire me askerkend ky lloj robi, kombetar apo nderkombetare qofte, se mund ti duhet , ja si po ndodh sot.
    Bamiri po aq sa Rama, nuk eshte aq burre i mire sa te mos mendoje per karrigen e vet por per popullin, ketu duhej nje marreveshje e piste politike mes ketyre te dyve, per te shpetuar vendin nga Berisha, po ça ti besh kur ke hunj ne krye.

    Po si nuk doli nje nga deputetet e pozites qe te kishte me shume frike popullin sesa Salen, nuk po them ndergjegje se jane te gjithe per tu varur ne litar, po frike, te bente sikur ishte semure e te mos shkonte ne parlament.

    ”’Shkurt, demonstrata e 21 janarit ishte deshtim i madh politik i organizatoreve, mirepo po del edhe si deshtimi i rradhes i Prokurorise.””

    Ore sipas kesaj mendjes tende, ketu s’ka ngelur njeri pa deshtuar, vetem Sala eshte ne rregull.
    Rrnofte Sali Berisha nderi i Kombit, pa vari leshte kombit, vari leshte institucioneve, çi duam kur kemi Salen qe i ben te gjitha. Po jemi qe jemi pse mos ta shpallim edhe kryegjysh, arkipeshkop, kryepeshkop, shenjtor ?
    Biles une propozoj qe ta shpallim edhe te derguarin e Zotit qe s’e ze as plumbi dhe ta provojme te bejme qitje mbi te.

  13. Pifto, ne vazhdim te idese se xhaxhait, konstaton me te drejte se grushti i shtetit eshte ne proces e siper. Nuk jam eksperte e procedures penale, por njohurite e pergjithshme jane te mjaftueshme per te kuptuar se arresti ne kushtet e flagrances dhe urdhri i ndalimit, sic ka ndodhur ne rastin ne shqyrtim, jane dy veprime qe ndermerren nga policia gjyqesore apo prokurori (nuk e kam sh te qarte kompetencen), te cilat vetem zbatohen nga policia. Kjo e fundit nuk ka asnje tager te vleresoje nese urdhri i ndalimit eshte i bazuar ose jo; kete vleresim mund ta beje vetem gjykata.

    Se cfare do te vendose gjykata ne keto kushte presioni, tashme qe prokuroria i eshte drejtuar me kerkese per caktimin e mases se sigurise per keta persona, nuk besoj se ka kush ndonje dileme.

    Mirepo, kur Pifto na sqaroi se jemi ne kushtet e grushtit te shtetit, per shkak se bazuar ne sa me siper, eshte lehtesisht e kuptueshme se eshte cenuar rende parimi i ndarjes se pushteteve, ende nuk ishte miratuar rezoluta e mbremshme per krijimin e komisionit parlamentar me objekt, nder te tjera, hetimin e veprimtarise se prokurorise dhe sherbimit informativ.
    Nuk di nese e kuptojne koleget qe nuk jane juriste sesa e rende eshte kjo. Hetim i organit te prokurorise gjate kohes qe ceshtja eshte ende nen hetim penal; hetim i ShISH, organ i pavarur.
    Nuk mund ta besoj dhe nuk po gjej fjale per ta analizuar cfare po ndodh.

    1. ja edhe nje deklarate tjeter shume e rendesishme e ambasadorit Arvizu.

      Për Shpërndarje të Menjëhershme 25 janar 2011

      Fjala e Ambasadorit të SHBA Aleksandër Arvizu

      në Prokurorinë e Përgjithshme

      Mendoj se shumë prej nesh janë ende të shokuar dhe shumë të trishtuar nga ngjarjet e së premtes së shkuar. Një çështje qëndrore që ka lindur nga ngjarjet e asaj dite është ajo e një hetimi mbi rrethanat e asaj dite shumë të vështirë.

      Sipas ligjit shqiptar, Prokuroria e Përgjithshme është organi kryesor për hetimin e asaj situate dhe unë dëshiroj të deklaroj këtu, përpara të gjithëve, që Shtetet e Bashkuara e mbështesin Prokurorinë në mënyrë të plotë dhe tërësore.

      Do ta shoh dhe shqyrtoj me shumë kujdes letrën e Prokurores së Përgjithshme. Do të më duhet ta dërgoj në Uashington, DC për shqyrtim të mëtejshëm. Megjithatë, pres që përgjigja do të jetë e favorshme dhe pozitive megjithëse hollësitë do duhet të përcaktohen më pas.

      Vërej që shumë shqiptarë, duke filluar me Prokuroren e Përgjithshme, por edhe Kryeministri, Z. Edi Rama, si dhe shumë shqiptarë kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për këtë hetim. Nëse është vendimi apo vendosmëria e Prokurores së Përgjithshme që Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë, ndihem i detyruar që duhet të përpiqemi.

      Shpresoj gjithashtu që me anë të këtij gjesti po demonstrojmë sinqeritetin tonë për vendosjen e një klime më të mirë politike këtu në Shqipëri, e cila vërtet ka nevojë për të sot. Dhe, në dritën e këtij zhvillimi, shpresoj që dy udhëheqësit kryesorë, Kryeministri dhe udhëheqësi i opozitës do të marrin në konsideratë shtyrjen apo anulimin e mitingjeve të planifikuara për të premten dhe të shtunën këtë javë.

      Përsëris, pres me kënaqësi të punoj me Prokuroren e Përgjithshme në përpjekjet e saj për të kryer një hetim gjithëpërfshirës, të plotë dhe të besueshëm.

      Ju faleminderit.

      ###

  14. Si dote jete Shqiperia postdemokratike?

    Dalja dje e kryemistrit te vendit para KQ-se se PD-se (vetem Kuvend nuk mund te quhej ajo kope militantesh)shenoi edhe fundin e nje farse demokratike,qe zgjati 20 vjet ne vendin e shqiponjave.Fjala e tij per komplote e puce shteti,qe i ka zbuluar ai vete pa ndihmen e SHISH-it si dhe etiketimi komplotist i organeve gjyqesore te pavarura,me kujtuan kohe te vjetra e histori te lashta.Prshktimi i kesaj situate nga qytetari-kryeminister eshte vetem nje kopje e zbehte e te famshmes tablo sinoptike.Thjesht nje kopjim i lire ose sic i thonin ne atekohe nje interpretim krijues i fjales se komandantit.Tragjikomedia shqiptare sapo ka filluar.

    President,ku je?

    Shqiperia ka nje kushtetute qe neperkembet(nuk dua te zgjatem ne kete pike pasi komentet e xh-xhait dhe Pifto-s e kane analizuar qarte) dhe nje president qe sillet sikur te ishte ambasador i ndonje vendi te huaj.Pikerisht ai qe eshte mbi palet,pikerisht ai qe eshte simboli i unitetit te kombit,pikerisht ai qe duhet te qetesoje gjakrat,pikerisht ai qe garanton drejtesine dhe funsionim e pushtetit te pavarur te gjykatave.Ne vend qe te poziconohet qarte ne mbrojtje te Kushtetutes,te shtetit ligjor,te shtetasve te tij,ne nje kohe kur tre vete jane vrare e qindra te tjere jane rrahur e poshteruar,ne nje kohe kur e tashmja eshte me zymte se kurre dhe e ardhmja e mbushur me kercenime per dhune te metejshme, ai struket ne zyre dhe jep pritje per diplomate te huaj.
    Zoti President i Repulikes,je jeni ne ate per mos ta lene popullin te dale ne rruge per te kerkuar te drejtat e tij,pasi Juve dhe vetem Juve,iu eshte deleguar pushteti nevojshem per te mbrojtur parimet baze te demokracise.Dihet qe shume prej te drejtave tuaja jane kufzuar pikerisht nga perfaqsuesit e paleve ne nderluftim, pra te PD-se e PS,se, ose prej Saliut e Edit,por prape ke shume kopetenca per tí thene ndal dhunes.Mjafton vullnet i mire dhe vetem pak,fare pak kurajo qytetare,pak,fare pak dashuri per njerezit e lirine e tyre per tú shprehur,pak,fare pak dashuri per ligjin qe duhet te jete i shenjte per te gjithe.Nese ke frike se te etiketojne pastaj si pjese te komplotiste,mund te humasesh pak,fare pak.
    Nese ligjin do ta beje ekzekutivi me anetare komisioni parlamentar te anshem, atehere edhe ti ngjyej mire penat e vulen,qe te nenshkruash ngadale-ngadale vdekjen e republikes.

  15. “PUSHTET ABSOLUT, SHTET OPSIONAL”

    Eshte interesant te shohesh sot nje paralelalizem mes pushtetit qeverrises te fund vititeve 89- 91 ne Tirane.
    Ndryshe eshte vetem opozita – Ajo nuk egzistonte formalisht (ligjerisht) dhe tani pas 20 vjeteve, them se; nuk qenka e lehte, por jo e pamundur, te behet ndryshim ne pushtetin shteteror pa dhune arkaike (fizike).

    Ne vitet 89 – 91 nuk dyshohej per zbehje te efektit ne veprim te strukturave shtetrore, ashtu si edhe nuk dyshohej zvetnimi i vet pushtetareve te asaj kohe.
    Gjith shenjat jane te ngjajshme tani, si atehere, me perjashtim te kushteve per ndryshim tani lind ne mes te mesimit te po ketij fronti politik qe shohim, dhe jo jashte si ndodhi ne 89 – 91′ in.
    Si rezultat i nje ndryshimi te ardhur, tani, nga i njejti front politik dhe institucional, do jete me lehte te gjykohet per fenomenet nga, kjo, e njejta platforme, ndryshe me se c’mund te behej ne vitet nentedhjete.
    Denimi i perdorimit te nji pushteti absolut tani eshte i ekspozuar mire per gjykim individesh, jo si pushteti absolut i para viteve nentedhjete qe “i shpeton denimit” vetem nga qe platforma ish pa opozit zyrtare, pra ishte pushtet absolut.
    Ndersa ky pushtet (pushtetar) sot ka mentalitet te njejte si ai i monizmit, por jo te njejten platforme e kushte socoalpolitike.

    1. Vemendje

      mos u çudit fare. Diktatura komuniste erdhi e rrodhi pa zhurmë në enën e shtetit të ri që naiv siç ishim, e kujtuam për demokratik.

      Është e njëjta masë, është e njëjta substancë. Shih se sa hutohen, kur u flet për kushtetutë për ndarje pushtetesh. Nuk kanë as përfytyrimin minimal për gjëra të tilla.

      Në periudhën Ramizaliiste kishte disa funksionarë partiakë të rinj, të cilët ishin ideologjikisht krejtësisht tru-shpëlarë. Nuk kuptonin asgjë që t’u thojë për shtetin ligjor. Ja ku i ke, përditë të rruar e të kruar, me mastera e diploma, ushtarë besnik të mendimit të njëshit.

      Asnjë atom kapacitet analitik në trurin asnjërit.

      Asnjë molekulë truri të vetme për derman, të aftë të gjenerojë një mendim individual.

      Të gjithë në rresht për një. Të gjithë “sup-më-sup-si-malet”.

      Ushtria e idiotëve të teritalit u reformua në ushtrinë e idiotëve të “botox-it”.

      Të gjithë pas njëshit, të gjithë në hap rreshtor.

      Dogmatikë, oportunistë, servilë, meskinë, mizantropë.

      Është hera e dytë që dëgjoj këto ditë dikë nga Tirana, që ka frikë të flasë në telefon.

      Një i tretë më tha, të kishte dëgjuar nga një i katërt, se po përgjohet në qarqet e intelektualëve të papozicionuar qartë.

      Një i pestë e beson si vdekja këtë.

      Po edhe në qoftë marrëzia më e madhe, fakti që psikoza është akoma atje, pra që njerëzit janë të dhjerë në brekë nga frika e reprezaljes së mundshme, është gjëja më trishtuar që besoj se ekziston.

      1. …” Diktatura komuniste erdhi e rrodhi pa zhurmë në enën e shtetit të ri që naiv siç ishim, e kujtuam për demokratik”

        Rrodhi ne enen e shtetit te ri, shteti i vjeter, po ashtu si edhe ish ne te vjetrin, ky eshte nje fakt qe, ben mendjet e lidhura atje, te kthejne kokat nga e kaluara per zgjidhje te tilla si kto te sotmet. Mund te perciell e kaluara, rrjedhshem, ne kete rrjedhje sot.

        ” pra që njerëzit janë të dhjerë në brekë nga frika e reprezaljes së mundshme, është gjëja më trishtuar që besoj se ekziston.”

        Natyrisht, frik. Frika eshte atribut i diturise ndaj padijes.

        Por me rastin e tanishem nuk kemi te pa ditur, gjithkush di, se forca, reprezalja perdoret pasi nuk ka favorizimin e idealit te drejtesise. I pa binduri nuk bind, dhe si pasoj lidhur lemsh me kembe. Kete lemsh po e shohim, e vetmja gje mbetet eshte te shohim se, a e sheh kembeprere zgjidhjen i zoti te shpetoj nga lemshi? Apo presim qe edhe nga ky te presim te beje nje “rrjedhje” shtetrore pa zhurme ne shtetin e “Ri” per “naiv te rinj”

        Zgjidhja sot vjen jo me dhjerjen ne breke nga frika e njerzeve, por nga frika e autoreve te dhjere ne reprezalje.
        Te dhjeret jane pershtatur me eren e dhjerjes se tyre, por kjo nuk mund te transmetohet si trimeri. Trim eshte gjithkush qe pastron/proteston kete ere te dhjere.

        Ata qe kane te humbin ne kete situat jane njezit e paster, , dhe jo ata te pershtaturit ne te dhjerit e tyre.

      2. “Shih se sa hutohen, kur u flet për kushtetutë për ndarje pushtetesh. Nuk e kanë as përfytyrimin minimal për gjëra të tilla.
        Në periudhën Ramizaliiste kishte disa funksionarë partiakë të rinj, të cilët ishin ideologjikisht krejtësisht tru-shpëlarë. Nuk kuptonin asgjë po t’u thoje për shtetin ligjor. Ja ku i ke, përditë të rruar e të kruar, me mastera e diploma, ushtarë besnik të mendimit të njëshit.”

        Këto fjalë më kujtuan diçka që më kishte treguar një kusheri në vitin 1980, kur ishte student i vitit të parë të juridikut në Universitetin e Prishtinës. Pedagogu Dr Bardhyl çaushi ( i vrarë nga serbët në vitin 1999), që jepte lëndën “E drejta romake” , u kishte thënë studentëve se në Universitetin e Tiranës , në vitin e parë të juridikut pranohen vetëm 20 studentë. Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në ato vite pranoheshin në vitin e parë nga 450 studentë të rregullt dhe 450 me korrespondencë, për mësim në gjuhën shqipe. Kurse për mësim në gjuhën serbokroate 150 + 150. Sa i përket përmbajtjes së lëndëve në UShT unë mund vetëm të supozoj se ishin të ideologjizuara në përputhje me sistemin politik në Shqipëri. Gjithashtu flitej se në Shqipëri nuk lejoheshin avokatët. Si duket, e gjithë kjo ka lënë gjurmë në “vetëdijen juridike” të shoqërisë në Shqipëri.

  16. E çuditshme dhe e dhimbshme njëherësh ajo që ndodhi përballë Kryeministrisë.
    Pse duhej të ndodhte një ngjarje e shemtuar që të gjitha mediat e huaja e transmetuan si luftë midis popullit opozitar dhe Berishës? Pse degjeneroi një miting në nisje paqësor? Kush ishin ata elementë që u vërsulen me ashpërsi duke sakatuar policë e ushtarë? Pse një sulm i tillë? A mos ishte provokim politik duke përdorur ashpërsinë e individëve të cilët për sakatosje, hedhje gurësh, sharje, kërcënime, janë më të sprovuar se forcat speciale, duke patur parasysh se në Shqipëri shumë malësorë të ulur në rrethinat e kryeqytetit nuk kane shumë çfarë të humbin. Por ja që disa hubën jetën. Pse ushtarët e gardës, të rinj në moshë, pa eksperiencë për tu përballur me turma protestuesish lihen vetëm të qëllojnë me kallash në drejtim të njerëzve të cilët nuk besoj se kishin mitralozë në dorë por pankarta dhe gurë.
    Pse kjo përplasje midis Prokurorisë dhe Policisë?
    Egërsia ndaj policëve të cilët qëllohen me hunj është e pajustifikuar se polici nuk është as Sali Berisha dhe as Edi Rama, por një nëpunës i shtetit që mbron sigurinë. Ka shumë pse-he të cilat s’marrin dot përgjigje sa herë që dy partitë në garë për pushtet qëllohen, gjymtohen, vetëm për të marrë pushtetin e një shteti të vogël që po i mungon forca, vullneti dhe vetëdija për t’iu shmangur kësaj qelbësire që e ka emrin Parti, qoftë e majtë apo e djathtë.

  17. Per prokurorine mund te behen shume pyetje legjitime si, a ka prokuroria prova (raporte balistike, autopsi etj.) ne dore qe provojne se kush shtiu, ke demtoi? A ka prova se kush urdheroi, pse u urdherua perdorimi i armeve etj.? A e tejkaloi, per efekte politike, tagrin procedurial kur kerkon arrestim dhe jo thjeshte marrje ne pyetje te komandes se Gardes?

    Qeveria ka te drejte te beje pyetje, sepse Garda eshte pjese e ekzekutivit (varesine duhet ta kete nga Ministria e Mbrojtjes ma merr mendja), dhe ne procese hetimore apo para gjykatave per ceshtje qe kane te bejne me kryerjen/moskryerjen e detyres nuk perfaqesohet nga avokatet private (vetem) por normalisht duhet te mbrohet nga Ministria e Drejtesise, qe eshte mbrojtesja ligjore e qeverise shqiptare. Ndarja e pushteteve presupozon edhe mbrojtjen qe njeri pushtet i ben institucioneve te veta nese gjykon se pushteti tjeter po abuzon.

    Policia nuk ka asnje lloj tagri te mos zbatoje urdher arrestet, sado te gabuara apo edhe te paligjshme qofshin. Ai drejtori i policise apo kushdo qofte qe pengon zbatimin e urdher arresteve, meriton nje urdher arresti per shkelje flagrante te ligjit.

    Per mua, ky eshte dallimi midis cfare beri prokuroria dhe cfare beri policia mbas protestes, kush e shkeli ligjin. Te tjerat jane retorike.

    1. Qeveria ka te drejte te beje pyetje, sepse Garda eshte pjese e ekzekutivit (varesine duhet ta kete nga Ministria e Mbrojtjes ma merr mendja),

      Ne fakt del qe e ka Min e Brendshme (qe ka ne dore edhe Policine e Shtetit).

  18. Berisha sapo e konfirmoi se urdhër-arrestet nuk do të zbatohen – edhe pse e la të paspecifikuar se kush nuk do t’i zbatojë.

    Mbetet e paqartë arsyeja: “në bazë të kodit të procedurës penale”. Mos kjo do të thotë se urdhër-arrestet janë teknikisht të pazbatueshme?

    Edhe komisioni parlamentar që u krijua për të hetuar ngjarjet ka lindur i dështuar, sa kohë që aty nuk merr pjesë asnjë deputet i opozitës.

    Kryeministri flet për “ekspertët e paanshëm, njerëzit e zotë dhe të ndershëm”, por nuk kuptohet se kush do ta garantojë këtë paanshmëri, në një kohë që vetë komisioni i hetimeve është tërësisht i anshëm.

    E gjithë kjo nuk mund dhe nuk duhet të kalohet lehtë. Ky shtet komik ende ka nevojë të shohë veten në pasqyrë – krahasimet me Afrikën nuk qëndrojnë më, sepse në Afrikë e kuptojnë më mirë Kushtetutën.

    1. Ky :

      1. ose ka presione (qe lidhen me jeten…)

      2. ose tall menderen ne menyren më te hatashme qe mund te ekzistoje sepse keto jane ditet (javet) e fundit ne pushtet, dhe “après moi le déluge”. Prova : dje ne mbremje, ne mbledhjen e Qeverise, deklaroi se “urdher-arrestet kishin disa lapsuse , drejtori i Policise ua ktheu ato Prokurorise… etj etj etj”, ndersa sot deklaron se nuk do te zbatohen ne menyre absolute !

      Megjithate, nje ‘perzierje’ e dy mundesive te melartme nuk eshte per tu perjashtuar.

    2. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri është shprehur dy herë, që nuk është në kompetencën e Kuvendit të hetojë punën e Prokurorisë së Përgjithshme.

      Të dyja vendimet janë dhënë në vijim të konfliktit institucional midis Prokurorisë së Përgjithshme nën drejtimin e Sollakut dhe Kuvendit në kohën e qeverisjes Berisha 2.

      Pra legjislativi nuk mund të hetojë punën e gjyqësorit.

  19. “Kjo nuk mund dhe nuk duhet të kalohet lehtë.”

    Padyshim!

    Jam kurioz te di cili ka qene reagimi per kete, pertej reagimeve te pritshme te mediave/opinionisteve te llogoreve (sic thote Lubonja) e kam fjalen.

    Kane reaguar institucionet e tjera, ojq-rat e me the e te thashe?

  20. Thanks xha-xha per kete shpjegim te kujdesshëm ne formë të këndëshme debati.
    Por nuk kam si të mos buzëqesh me rolin e komentuesit MB. Nëse është i vërtetë, po përdoret në rolin e organizatorit të një ekipi të volejbollit. Pra, nga 6 lojtarë ne fushë, njeri quhet organizator, dhe detyra e tij kryesore është të ngrejë topat për ti zhytur 5 të tjerët.
    Sapo ndëgjova tek lajmet e top-it, që mjaft qytetarë, përfshi edhe gazetarë në vendngjarje, kanë dëshmuar përpara prokurorëve veprimet vrasëse që kanë bërë disa nga ushtarakët e gardës së republikës. Pra, nuk qëndron ajo që tha Saliu, se prokuroria ka nxjerrë mandat arestet pa fakte.

  21. “E gjithë kjo nuk mund dhe nuk duhet të kalohet lehtë. Ky shtet komik ende ka nevojë të shohë veten në pasqyrë – krahasimet me Afrikën nuk qëndrojnë më, sepse në Afrikë e kuptojnë më mirë Kushtetutën.”

    Shume e drejte. Retorika e ketij, “puce, skenare” ka ardhur koha te krahasohet me retoriken e atij qe fliste po per puce e per “kompllote.” Mos duhet ta imitoje gje fjale per fjale e akt per akt per te kuptuar qe ky ka nisur rrugen drejt tiranise?

  22. Sot ambasadori i shtetit me komunist, bllokmenofil dhe lufte-klasor ne bote ose sic quhet ndryshe SHBA. Ambasadori i ketij shteti pra shkoi dhe i beri vizite kryeprokurores Rama.

    Te harrojme paaftesine e kryeprokurores qe nuk ka arritur denimin e asnje zyrtari te larte per nje here dhe te fokusohemi tek ajo qe po ndodh momentalisht ne Shqiperi.

    Ndodh qe perfaqesuesi direkt i Departamentit te Shtetit shkon dhe ben komplet te kunderten e asaj qe deshiron Berisha.

    E pashe dje Arviziun ne takim me kriminelin nga Tropoja. Amasadorit nuk i qeshte buza. Krimineli ishte ne forme dhe vetem qeshte. Imajinoni dilemen e nje dipllomati karriere. Zakonisht jane te gjithe te dipllomuar ne shkollat e elites per dimpllomaci tip Georgetown, Johns Hopkins apo Yale dhe Harvard dhe per pune vijne ne Tirane te merren me nje gjysem-diktator. Sa i merzit ata nje klloun si berisha.

    Imagjononi si i duket Berisha atyre. Nje monster! Ose mendoni se cfare i ka thene Withers kolegut te tij para se te ikte nga Shqiperia. Prandaj Arviziu dje nuk ishte ne humor per te qeshur.
    Po bisha vetem qeshte.

  23. Prokuroria bën kërkesën për të lëshuar një urdhër-arresti e është një gjykatës i cili e aprovon atë. Ky fakt e bën të pakundërshtueshëm urdhër-arrestin mga cilido organ i egzekutivit apo i legjislativit.

    Mund të debatohet reagimi i Prokurorisë përsa i përket urdhër-arrestit të shefit të Gardës duke mos patur prova se është pikërisht ai i cili ka dhënë urdhër të qëllohet në turmë. Bazuar mbi këtë fakt (veç nëse ka informata të tjera të cilat nuk janë bërë publike), gjykatësi nuk duhet të firmosë urdhër-arrestin edhe nëse prokuroria gjykon se është i nevojshëm (pasi i paligjshëm. Çdokush është i pafajshëm deri në provë të kundërt).

    1. Kondra,

      se nuk ka njeriu edhe shumë kohë, t’i përgjigjet çdo amatori të zellshëm (ore, pse nuk merreni më mirë përsëri me etimologji ca si ju).

      Masa e arrestit nuk lëshohet kur është provuar fajësia (ai quhet dënim) por kur ajo dyshohet.

      Masa e arrestit i shërben vetëm heqjes nga qarkullimi të një autori që dyshohet se ka kryer krim të rëndë dhe mundësimit të kryerjes sa më të mirë të hetimeve.

      Në rastin e drejtuesve të Gardës së Republikës ata dyshohen të jenë përgjegjës të drejtpërdrejtë për vrasje me rrethana rënduese.

      E ke kapur këtë?

      1. E pse dyshohen drejtuesit e gardës si përgjegjës direkt të vrasjeve të 3 personave?

        1- Nuk është vertetuar që 3 të vrarët të kenë vdekur si pasojë e plagëve që KANË MARRË NGA ARMËT NE PERDORIM TË GARDËS.
        2-Nuk është vërtetuar asnjë urdhër i mundshëm që mund të jetë dhënë nga një prej komandantëve të gardës gardistëve nën urdhrat e tyre.
        3- Nuk është vërtetuar kurrsesi zinxhiri i urdhrit nga Komandanti tek drejtuesit e tjerë deri tek gardistët që kanë qëlluar.
        4- Në këto kushte, një thirrje për të dëshmuar është mëse e mjaftueshme.
        5- Rritu pak para se të japësh mend…

        P.S. Se mund t’i pëlqejë dikujt të mendojë se komandantët e gardës kanë gisht në vrasjen e 3 qytetarëve kjo nuk mjafton as për të lëshuar hije mbi ta. Ata janë aty për meritat e tyre (teorikisht megjithëse, edhe praktikisht. Ata janë besnikë …) dhe meritojnë më shumë konsideratë nga prokuroria. Lëshimi i këtyre urdhër-arresteve (me sa di unë një urdhër arresti nuk është dënim por është para-BURGIM) nga Prokuroria është po aq i dëmshëm sa dhe refuzimi i zbatimit të tyre nga policia.

  24. Tashti erdh koha vertete te flase Topi, dhe te flase sic i takon nje presidenti te paanshem. Grushti i shtetit mund te konsiderohet totalisht i konsumuar. Berisha ka kerkuar pergatijen e ushtrise. Jemi zyrtarisht ne diktature.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin