PAZOLINI NË TIRANË

Trazirat e sotme në Tiranë përbëjnë, midis të tjerash, edhe një kurth të përsosur për çdo lloj arsyetimi apo deklarate. Një farë vrime e zezë që e përthith mendimin dhe e vërvit kushedi se ku, kur nuk shuhet në heshtjen e mosarsyes.

Së pari, askush nuk pret mendim të artikuluar, çka imponohet edhe nga situata e tensionuar, që kërkon përgjigje simpliste dhe operative, sikur të ishim të gjithë punonjës të ndërhyrjes së shpejtë. Së dyti, të gjithë presin të dinë se me kë rreshtohesh, jo çfarë thua; fjalët dëgjohen deri sa zbulojnë anën e llogores ku mendohet se militon. Pasi identifikohet uniforma e supozuar, sipas krahut, mund të presësh plumba ose cytje.

Mirëpo, ngjarja tragjike mu në zemër të Tiranës nuk mund të shpjegohet me breshëritë e rënda që dërgohen nga konferencat e shtypit, herë nga një anë dhe herë nga tjera. Tek e fundit kemi të bëjmë me serinë më të fundit, edhe pse dramatike, të një telenovele që po vazhdon prej kohësh në politikën shqiptare. Që të flasësh për protestat e sotme duhet të citosh zgjedhjet e djeshme; që të flasësh për zgjedhjet e djeshme duhet të analizosh partitë e pardjeshme; që të flasësh për partitë e pardjeshme duhet të zhbirosh totalitarizmin e dikurshëm, e kështu me radhë deri tek Skënderbeu dhe Porta e Lartë…

Rreziku tjetër është banaliteti. Çdo gjë që të vjen ndër mend tingëllon, në rastin më të mirë, si ndonjë deklaratë organizate ndërkombëtare, ku shprehet keqardhje për të lënduarit, ku i bëhet thirrje politikës që të ulë gjakrat, ku kundërshtohet dhuna e gjithkujt, ku nuk merret ana e askujt. Fakti është se i gjithë publiku shqiptar, në radhë të parë politika, ka filluar analizën tekstuale të nëntekstit të deklaratave të para të SHBA, të BE, të OSBE, etj. Çfarë kanë dashur të thonë me atë fjalë? Po me atë folje? Po mbiemri është përkthyer mirë?

Ndoshta rrezikoj banalitetin, por me siguri jam në shoqëri të mirë, po të them se dhuna e ushtruar është e papranueshme. Deri këtu, nuk kam dyshim, kam përsëritur pjesë nga deklaratat e deritanishme: dhunën e kanë dënuar praktikisht të gjithë. Problemi është dhunën e kujt?  Të policisë? Të demonstruesve? Dhunën e kujtdo, sqaron ti natyrshëm. Këtu fillon problemi, se normalisht dhuna identifikohet me pushtetin, meqë ku ka si gurin ashtu edhe arrën, si ushtarët ashtu edhe mjetet. Mirëpo, duam apo nuk duam, dhuna mund të ushtrohet edhe nga pala tjetër. Si të thuash, të jesh pa uniformë nuk do të thotë se je i pafajshëm automatikisht; por vlen edhe e kundërta.

Çdo manifestim publik rrezikon të degjenerojë në trazira e në dhunë. Këtë e dinë të gjithë ata që duan të organizojnë tubime paqësore, madje janë po ata që marrin masa për t’i izoluar provokatorët gjithfarëlloj. Njohësit e tubimeve e dinë se turma është e palogjikshme, por një logjikë të vetën e ka. Kur ajo provokohet bëhet e pakontrollueshme. Mbështetësit e Berishës mund të thonë fare mirë se kohët e fundit janë bërë plot tubime përballë Kryeministrisë (ju kujtohen tendat e grevës?), por nuk ka ndodhur kurrfarë problemi. Çdo protestë është zhvilluar në paqe. Ergo: qeveria nuk ka arsye për të uruar daljen e situatës jashtë kontrollit, as ka ndonjë interes që ta nxisë.

Fjala e urtë, sipas së cilës, kush e tepron në të drejtën e vet kalon nga ana e fajtorit, vlen ja për mazhorancën, ja për opozitën. Tani që pati të vrarë, patatja e nxehtë i kalon mazhorancës, e cila e ka për detyrë t’i gjejë autorët për t’ia dorëzuar drejtësisë, por kjo nuk i shpëton ata që gjuanin me gurë kryeministrinë, dyqanet, baret…, as ata që digjnin makina e kazanë plehrash… Sepse po qe se demonstrata do të kalonte pa vdekje atëherë faji i akteve vandale në dëm të pronës publike e private do të ishte i tëri në kurriz të opozitës, e cila duhet t’i kishte mënjanuar provokatorët dhe të dhunshmit eventualë, madje duke ia denoncuar organeve policore.

Tani, pas katrahurës, akuzat do të fluturojnë nga një kamp tek tjetri dhe provokatorët do të dalin të futur nga të gjitha palët, deri tek armiqtë e kombit, brenda e jashtë vendit. Mirëpo pamjet e dhunshme me njerëz të egërsuar, që godasin pa mëshirë njerëz e sende, janë të papranueshme e të pajustifikueshme; në radhë të parë nga opozita. Dhuna fillon në çastin që politika vdes, e në Shqipëri ka kohë që politika ka vdekur, meqë politika që nuk prodhon kompromis nuk është e denjë për këtë emër e, si rrjedhim, duhet zhvendosur në fjalorin ushtarako-policor. Për hir të së vërtetës fryma e dialogut i kërkohet pushtetmbajtësit, sepse teorikisht është ky që nuk e dëshiron për interesa të ngushta; por rasti i Shqipërisë (jo vetëm) dëshmon se dialogu mund të mbahet peng edhe nga opozita, përderisa kjo quan dialog formulën: “O e imja o rashë e vdiqa”, çka si shprehje tingëllon ca si keq në këto çaste zie.

Përgjegjësia duhet parë tek të gjithë, jo vetëm tek uniformat. Poshtë kapelave dhe tej kaskave, edhe pse të armatosur kryesisht me shkopinj gome e mburoja, ka gjithsesi fytyra prindërish, vëllezërish, bijsh. Tek të gjithë ata policë që mbronin sot institucionin e kryeministrisë, pavarësisht qiraxhiun e përkohshëm të saj, ishin ngulitur shikimet e shqetësuara të motrave, grave, nënave, prindërve. Ne i njëjtësojmë uniformat automatikisht me forcën e pushtetit, që i ka mjetet për t’u mbrojtur, ndaj edhe nuk ua qajmë hallin; por nuk duhet harruar se ka edhe atje njerëz me djersë të ftohta e muskuj të tendosur, e mbi të gjitha, se shumica e tyre janë atje për dy-treqindmijë lekë të vjetra.

Nuk po them asgjë të re. Shkrimtari italian Pier Paolo Pazolini pati bërë jehonë të madhe në mars të 1968, kur u rreshtua haptazi pro policëve gjatë manifestimit të famshëm të Vila Xhulias në Romë, kur të gjithë simpatizonin me demonstruesit. Krahasime, natyrisht, nuk mund të bëhen. Janë kontekste e ngjarje të largëta. Por ai varg i poezisë së Pazolinit ku i fton demonstruesit që t’u japin lule policëve, nuk e di pse më duket shumë aktual. Sepse lulet e paqes do të nxirrnin në shesh edhe ata që duan t’i shpien në varreza për viktimën sakrifikale të radhës.

Nuk ka dhunë më të mirë, ose dhunë më pak të keqe: janë të gjitha të urryeshme.

Nuk ka komente

  1. Shkrim i shkelqyer! Si heq dot nje presje. Sa uroj te lexonin nje ze te matur e gjakftohte si ky te gjitha palet ne Shqiperi!
    (Dhe, dreqi ta haje, s’e besoj dot qe mund te flas per njerezit atje vetem si “pale”, e sot me shume se kurre! Eshte e pabesueshme!)

    1. Unë sot fola për herë të parë pas shumë, shumë vitesh me një njeri privat, aspak eksponent i jetës politike në Tiranë, që kishte frikë t’i thoshte gjërat hapur në telefon.

      Mjeke gruaja e botës prej 25 vitesh.

      Kishte thjeshtë atë frikë që kishin njerëzit në Lindje dikur.

      Gëzuar me këtë rast edhe 2011, se e kisha harrur ta bëja këtë në blog.

  2. Tek të gjithë ata policë që mbronin sot institucionin e kryeministrisë, pavarësisht qiraxhiun e përkohshëm të saj, ishin ngulitur shikimet e shqetësuara të motrave, grave, nënave, prindërve

    Sa per te qene korrekt teknikisht: Kryministria nuk mbrohet nga Policia e Shtetit, por Garda e Shtetit. Ndonese, me sa duket, te dyja varen nga Min. e Brendshme.

  3. “Nuk ka dhunë më të mirë, ose dhunë më pak të keqe: janë të gjitha të urryeshme.”

    Kjo mendoj ja vlen te theksohet dhe te ritheksohet, se ky popull e paska memorjen tmerresisht te shkurter!

    Eshte e neverritshme (ose mbase e meshirueshme?) brohoritja direkt po indirekt e dhunes.

    Njeheresh, nje person, por besoj dhe nje popull, matet mire, dmth duket se ca brumi eshte, nga menyra si reagon ne situata te dhimbshme.

    Pas kesaj menxyre, shpresoj qe populli (per aq sa mund te flasem per nje identitet ‘popull’ sot per ne shqiptaret) te dije si te reagoje.

  4. Krahasim i guximshem: por eshte jashte teme: PPP (Pier Paolo Pasolini) dha nje gjykim kunder rrrymes ne nje çast te caktuar te zhvillimeve politike dhe shoqerore ne Itali. Si komunist i deshtuar dhe i papranuar (per shkak te pavaresise intelektuale si edhe te faktit qe ishte homoseksual) nga vete e majta italiane e kohes (qe tani perpiqet ta rekuperoje me zor) doli kunder studenteve “revolucionare” dhe “çuna mami” qe sulmuan makinat e policise dhe i dogjen dhe qe goditen policet, a karabinieret, kryesisht me prejardhje nga familje te varfra e nga jugu i prapambetur i Italise.
    Sot ne Tirane u vrane tre shqiptare. Te presim e te mesojme se nga kush u vrane: vrane veten? u vrane nga bashkedemonstruesit? apo nga forcat e rendit? apo u erdhi vdekja natyrore?
    Per te mbetur ne Itali: do te kujtoja nje rast tjeter me te cilin ngjarjet e sotme te Tiranes kane, sipas meje me shume ngjashmeri: perleshjet e forcave te rendit me manifestuesit, ose me sakte masakrimi i manifestuesve nga forcat e rendit qe u be ne qytetin e Gjenoves me rastin e mbledhjes se G8-s. Ngjarjet degjeneruan dhe mbeti i vrare nje djale i ri qe u qellua me pistolete nga nje karabinier, edhe ai djale i ri (nga sa dihet deri tani). Qe i vrari ishte gjysme tepisti (Zoti te me fale, dhe i bute i qofte dheu) duket nga pamjet filmike: po godiste me nje fikes makinen e policise; por edhe karabinieri “qe zbatoi ligjin dhe mbrojti rendin” ia numeroi ne balle duke e qelluar nga dy metra.
    U fol se kishte provokatore=police te maskuar si manifestues qe godisnin policine dhe digjnin qytetin; pati edhe manifestues te dhunshem qe shkaterruan çfare u doli perpara.
    Por ne Gjenove, sipas meje, gjeja me e rende qe ndodhi ishte shkelja e demokracise: e se drejtes elementare te manifestimit paqesor (dmth: rrahja, arrestimi, presioni ndaj te ndaluarve, provat qe u sajuan me vone ndaj manifestuesve, mbyllja e tyre ne kazerme ku grupe policesh e karabinieresh kercenonin femrat per perdhunim dhe i kendonin himne Pinoçetit. Shkurt: grusht shteti.
    Kthim tek realiteti shqiptar: sjellja e Berishes te shtyn vetem ne nje gjykim: i ka ardhur koha te ike: ose me sakte nderkombetaret qe e sollen pas renies se komunizmit ta largojne, gje qe e nisen ne 1997 dhe e lane pergjysme. Meqe fatkeqesisht politika shqiptare drejtohet e komandohet nga zyrtare nderkombetare te dores se dyte dhe e majta shqiptare dha prova per tete vjet rresht se nuk eshte e afte ta beje kete ndryshim.

  5. Shume i sakte artikulli. Edhe sikur aludimet mbi dyqind trqind protestues, provokues te paguar te Rames te jene aq te paverteta sa dhe te paturpshme, mbetet fakti se Rama nuk mund te pretendoje injorance mbi logjiken e turmes. Rama u ca se theni deri dje, se nuk do te ishte gje tjeter pervecse nje qytetar i thjeshte ne kete demonstrate, ku si gjithe qytetaret e tjere do protestonte kunder qeverise. Strategji tipike e Rames kjo, ku eshte edhe udheheqes, sa i i njeres prej forcave politike me te medha te vendit e i Bashkise te Tiranes nga nje krahe, aq edhe popull nga krahu tjeter. Strategji them une, por ne fund te fundit mund te jete edhe thjesht deshira e tij e mire, ajo cka i buron nga zemra, ashtu si ne fund te fundit ai e shikon veten. Mirepo kjo eshte e papergjegjshme. Rama nuk eshte popull, por lideri i PS-se dhe Bashkise se Tiranes, dhe ne syte e popullit e te turmes, nuk eshte kurre thjesht nje protestues tjeter, nje qytetar i thjeshte, por mbi te gjitha, figure autoriteti. Pavaresisht se nga buron ky autoritet, ai eshte real, e si i tille eshte burim pergjegjesie. E verteta eshte se Edi Rama e braktisi popullin nen autoritetin e turmes. Dhe per kete Rama duhet te kerkoje falje publike. Madje nese na ka mbetur ndonje pike pergjegjesie, Rama duhet te jape doreheqjen nga kreu i Partise Socialiste, pergjegjesine e te cilit post, sot nuk e permbushi, duke qene keshtu, nder te tjere, pjese ne shkaqet e tragjedise.

    Mirepo, me qe jemi tek dhuna, kujdes, pasi kjo nuk e perligj retoriken e qeverise ku “i vetmi fajtor,” “totalisht fajtor,” eshte Rama dhe vetem Rama, apo “trojka opozitare.” Rama eshte fajtor, po, por faji i tij eshte politik dhe kete duhet ta paguaje nese realisht pretendojme nje politike te shendetshme, nese nga dhimbja duhet nxjerre nje mesim. Faji i qeverise ne kete mes nuk eshte thjesht politik, por ligjor. Ministria e Brendshme ishte paralajmeruar per kete tubim, proteste, apo demostrate, prej mese nje jave. Masat qe duhet te ishin marre qe kjo te shkonte pa dhune mbi popull duhet te kishin qene ekzemplare duke pasur parasysh periudhen e pergatitjes. Policia dhe garda e shtetit nuk duhet, absolutisht ne asnje menyre, te perdornin arme zjarri mbi popull. Keto jane forca, pergatitja profesionale e te cilave duhet te jete e atij niveli qe shkopinjve, apo qofte edhe molotoveve, te mos iu pergjigjet ne asnje menyre me force vdekjeprurese. Pishaku thote se edhe policet, poshte uniformave te tyre, njerez jane. E vertete, por nuk jane njerez si gjithe te tjeret. Jane njerez te trajnuar e te stervitur t’i rezistojne presionit, fizik dhe psikologjik. Jane njerez te disiplinuar, profesionalizmi i te cileve perkufizohet fale faktit qe nuk bien pre e emocioneve si kushdo. Jane heronj legjendash mbi te cilet nuk aplikohen ligjesite e te vdekshmeve te thjeshte. Fajet e Rames qe e braktisi popullin, jane te renda, por fajet e policise qe shtiu mbi njerez jane te pafalshme. Dhe per kete duhet te mbaje pergjegjesi Ministria e Brendshme si dhe shefat ne detyre te policise dhe te gardes. Dhe kjo pergjegjesi duhet mbajtur se s’ben, perndryshe armiqesia mes popullit dhe policise do te rritet e tragjedia do te shnderrohet ne katastrofe historike te permasave me te medha e me te erreta te ores se shqiptarit.

    Kam nje parandjenje te keqe qe asnjera pale, as tjetra, nuk do i pranoje pergjegjesite e veta, por do te vazhdojne llogorizimin e metejshem ne pozicionin e tyre. E atehere ne qaf e pacin gjithe kete popull.

    1. faji i Ramës është që është shumë qytetar, shumë i butë, ndërsa pushteti është katunar. Rama u besonte fjalëve të veta, prandaj doli ashtu. E besonte se nuk do kishte dhunë. Dhunë pati (faji i Ramës, sigurisht), kështu nuk tha dhe Lubonja? Çfarë argumenti prej karrocieri përdori kësaj rradhe në vend të “ka rënë një herë nga kali”?

      Rama duhet të japë dorëheqjen jo sepse është shkaktari apo përgjegjësi, por se duhet të ruajë moralin e tij. Nuk bën Shqipëria për Ramën. Diktuar prej kushteve opozitën do e marrë një dorë e fortë, dhe sa të organizohen, gjithë çështjet do jenë sheshuar ndërkohë, ajo pjesë që kishte ngel pa vjedhur do vidhet, Meta do rehabilitohet dhe do kemi një opozitë fallco për ca kohë. Por … kushtet varfëria, të detyrojnë, të detyrojnë vëlla të dalësh prapë. Ose të ikësh përfare. Unë kam qejf këtë versionin e fundit: kush ka dy pare mend të ikë. Tani kafshët po vrasin njerëz. Le të shohim si do jetë kur kafshët të vrasin kafshë.

      Unë do kisha shumë qejf të shihja psh, si do haheshin me njeri tjetrin politicus me Metal Boy?

      Interesante apo jo?

      Hej e vure re ndryshimin Ramë vs Berishë?

      Të parit nuk i kishte ngel pikë gjaku në fytyrë, krejtësisht i shokuar, e ndjen veten përgjegjës tjetri, përgjegjës moral.

      Ndërsa i dyti DUKE QESHUR doli. Zëri monoton, por i fortë, ku brenda fjalisë së parë u dëgjua shprehja aq e dashur për çdo pëdëist “…Edvin Kristaq Rama…”. Paqe. Comfortably numb. I sugjeroj Lubonjës të rrëmojë të tjera interesa, se kjo e opozitarit u konsumua. Mund të zhbirilojë botën spirituale, të na mbaje referate psh për Dalai Laman. Duam ca hipnotikë, që të na vënë në gjumë. Të na bëjnë të harrojmë çka kemi hequr. Lubonja fits the bill PERFECTLY.

      1. Jul, per mua eshte moment distancimi, dhe kete distancim iua keshilloj te gjitheve. Disave mund t’iu vije me lehte, pasi kane kohe qe e kane humbur shpresen e besimin, disa e kane me te veshtire, pasi ne mos tek nje pale, tek tjetra, kane ende shprese. Ti e ke bere te ditur vete kete shprese e besim, nuk po te flas me kunj. Thjesht ajo qe dua te ve ne dukje eshte se kjo shprese, e ky besim, jane benzina ku kjo klase politike ushqehet, e ketu flas per secilen pale te kesaj klase. Ka nje paralaks ketu, qe une besoj se eshte real e i sinqerte. Njesoj si ti ke shprese e besim tek Rama, nje pjese tjeter e popullsise ka ende shprese e besim tek Berisha. Pretendimi i tyre se kjo qe ndodhi dje ishte perpjekje per nje grusht shteti, une jam i bindur qe eshte i sinqerte e qe nuk buron nga ligesia e shpirtit, por nga i njejti besim qe shpreh edhe ti, me ndryshimin se per ta Rama eshte “barbari” qe vjen e mesyn “qytetarine,” krimineli qe vjen te permbyse ligjin. Se sa eshte ky kriminel ne fakt i kriminalizuar, apo ky ligj i paqene, se sa eshte kjo katundari e katundarizuar ne fakt, e kjo qytetari nje justifikim bosh, nuk ka shume rendesi ketu. Ajo qe ka rendesi per momentin, per mendimin tim, eshte nje koke e ftohte, e atille qe te mos mbetet peng e nje diskursi militant. E di qe do thuash se faktet jane ato qe jane e jane pikerisht keto fakte qe e justifikojne diskursin tend te Rames qytetar e te Berishes katundar. Por keto fakte nuk jane te gjithat, pasi faktet jane ato qe jane, e qe justifikojne po ashtu edhe diskursin tjeter, te Rames se etur per pushtet e te qeverise ne mbrojtje te ligjit. Madje kam frike se nderkohe qe nga nje krah do vazhdoje diskursi i papergjegjshem i kriminalizimit te kesaj proteste, nga krahu tjeter do vazhdoje diskursi po aq i papergjegjshem i perdorimit te ketyre vdekjeve si vazhdim i shperdorimit te mllefit popullor. Prandaj edhe kam frike se nese nuk behet distancimi, me nje fryme, brenda te njejtes fjali, nga te dyja palet, gjendja do perkeqesohet. Per mua ky distancim do te thote qe secila pale te mbaje pergjegjesite qe shpreha me lart. Fakti qendron se Rama nuk ka ndjekur rruge institucionale por ka perdorur mllefin publik pa marre ne dore freret e ketij mllefi. Fakti qendron gjithashtu qe ky pushtet ka abuzuar ne menyre kriminale me institucionet. Ta shikosh kete konstatim si te ishte ndonje lloj aporia estetike prej voyeristesh apo Lubonjistesh, per mua eshte gabim, pasi kjo nuk eshte thjesht nje aporia, por e verteta, pergjegjesise respektive ndaj se ciles nuk mund t’i shpetoje asnje pale. Problemi eshte se si mund te vihet ne force kjo pergjegjesi. Per mua kjo mund dhe duhet te vihet ne force vetem me ane te drejtesise. E ne qofte drejtesia e kapur? Atehere protestuesit i jane mesyer institucionit te gabuar. Shkopinjte, cadrat, e molotovet, duhet te ishin drejtuar jo nga KM, por nga gjykata e nga gjykatesit. Mbase ky eshte konkluzion i ekzagjeruar. Nuk e di. Por mbetet fakti qe ky degjenerim i shtetit shqiptar eshte degjenerim i pavaresise se institucioneve te tij nga njeri tjetri. Abuzimi me pushtetin nuk do kishte arritur deri ne kete pike sikur ky abuzim te ishte ndeshkuar. Populli shqiptar duhet te vere afate, ne fund te te cilave sistemi i drejtesise duhet te prodhoje fajtoret, e jo koka turku apo justifikime proceduriale. Ne te kundert, dhe per kete jam shume koshient qe eshte e paevitueshme, do te hyje ne loje drejtesia popullore, anarkia dhe kaosi me i terbuar, terrori i paster e i kulluar, e jo tre si dje, por gjithe shqiptaret do shuhen ne formen me arbitrare te mundshme, nen klithmen e harruar “rrofte vdekja.”

        1. Për ty është momenti i reflektimit, për mua është momenti i bërjes së llogarisë.

          Dhe një llogari të hapur kam unë, ndaj gjithë juve që jeni të prekshëm nga fjalët, konceptet, që flisni gjuhën që unë e njoh, që ju kam respekt jashtë mase, dhe me bindje të ngjashme.

          Për ty e kam Lulian dhe për gjithë çunat e Saktivistës. Është momenti për mua të shikoj dhe dalloj sipas meje se çfarë u bë gabim, me qëllimin e vetëm që në të ardhmen, këto të mos përsëriten! Asgjë tjetër prej të kaluarës nuk mund të përfitojmë. Vetëm për këtë.

          Dhe ja ankesa ime kryesore është kjo: Çfarë ju detyroi juve që të mos mbështetnit iniciativën e marrë nga Rama në këtë rast, për zbardhjen e zgjedhjeve të 2009′? Pse nuk e morët vetë këtë iniciativë?

          Shikoj tani sesi Saktivista po boton shkrime për vjedhjet e zgjedhjeve në Kosovë, me një indinjatë që nuk e përmbaj dot. Pse jo EDHE për Shqipërinë?

          Kërkesa mund të ishte hipokrite, mund të ishte e gënjeshtërt, por ishte parimore! Kur ky e mbështet, pse të mos e bëj dhe unë?

          Për çfarë po luftojmë o Lulian? Për çfarë po përpiqemi? Çfarë po na mungon, çfarë po na mundon? Kush di ta thotë?

          Po në të ardhmen, çfarë do bëhet? Se mua kjo më intereson tani… Zgjedhjet e ardhshme, sido qofshin, DUHET të jenë të lira. Duhet të kemi mundësinë të dorëzohemi para vullnetit të lirë të popullit, ta lëmë të vendosë, t’i japim fuqi, që të mos digjet përsëri.

          Populli mund të zgjedhë gabim, por nga momenti i garantimit të vullnetit të tij, kjo me kalimin e kohës do ndryshojë, do përmirësohet, do zgjedhë më mirë. Do bëhet më i fortë, do jetë ndërgjegjësuar se me vullnetin e tij ka të drejtë të ndëshkojë!!

          20 vjet pas kemi shkuar…

          1. J., eshte muhabet i gjate ai i zgjedhjeve. Kodin zgjedhor ne Kosove nuk e bene si syte e vete, nuk e qelben ne favor te vet dy partite me te medha, si c’ben ne Shqiperi PS me PD. Pas zgjedhjeve te 2009-es PS-ja thjesht ra ne gropen qe hapi vete. Nuk kishte asnje pike vlere te ngrije zerin, per mendimin tim, per shkeljen e nje kodi zgjedhor te qelbur. Ndryshe ne Kosove.

            Nejse, une kam shprese se per 20 minuta qe ne kete moment qe po shkruaj, Berisha do dale te kerkoje doreheqje. Deklarata e Godos ishte e rende, dhe pasi tha ne nje fare menyre qe Berishes i ka rreshkit, praktikisht kerkoi pushtim pasi nuk ka zgjidhje tjeter.

            Ne mungese te kesaj doreheqje, gjuha vazhdon te trashet papergjegjesisht nga te dyja palet. Nuk mund t’i “referohet endrrave te te reneve” Rama. Jo akoma. Ka miliona te gjalle qe ende enderrojne e shpresojne ai vend.

            1. Po të njëjtin kod ka dhe Greqia o xhan, të njëjtën mënyrë zgjedhjesh. Ti mund të jesh a priori kundër, po është fatale dhe kriminale të heshtësh ndaj vjedhjes. Votat nuk i janë vjedh Ramës, i janë vjedh popullit. I është vjedh vullneti, i është vjedh shpresa se me votë mund të ndryshojë gjendjen, i është vjedh fuqia etj.

              Për mua rruga ku duhet të ecim NE, ti, unë, Arbri etj është shumë e thjeshtë: Parim-standart.

              Respekto parimin, vendos standartin. Respekto parimin, vendos standartin. Hap pas hapi.

              Gjithsesi…

            2. Greqia mund ta kete po aq gabim, keshtu qe kjo qe thua nuk perben argument. Keshtu qe nese do flasim per “parim-standard,” keto vota nuk u vodhen diten e votimit, apo te nesermen, por qe ne momentin qe u aprovua ky kod zgjedhor. Me vjen keq, por mua nuk me interesojne klithmat hipokrite te PS-se kur bie ne gropen qe ngriti vete. PS-ja ishte e paralajmeruar qe ky kod zgjedhor ishte vjedhje, e megjithate i vuri vulen e ligjit. Tashti le te duroje vulen e ligjit per vjedhjen qe iu be votave te saj, pasi nuk me interesojne ato parime “dybythperdorimshme” (TM Koth).

  6. Dje edhe une bera nje shetitje per te soditur demonstraten e paralajmeruar. Ika dy here: nje here nga ora 15:00 dhe njehere nga ora 17:30.

    Nuk e di nese rrugaceria kishte te bente me demonstruesit, por pashe edhe shume kalamaj nga ata te poshtrit.

    Pershtypja ime eshte se ekziston nje paqartesi, nje terr mbi kete njesi te quajtur “popull”. E kam te veshtire te mendoj (nga ekzistenca e disa realiteteve) se kjo njesi mund te quhet edhe sikur per nje çast te vetem “popull”, ne momentin kur bie pre e dhunes policore, e nje pervoje te perbashket dhimbjeje.

    Edhe pse mendohet se “populli” eshte nje njesi e shtyre nga emocioni, vendimet ne ekzekutimin e vullnetit mund te jene racionale. Si sodites me interesoi edhe strategjia e policise dhe e turmes per “t’ja hedhur njeri-tjetrit” (skema futbolli). Mu duk sikur mungonin ato nderhyrjet kirurgjikale te policise per te shkeputur elementet nxites, per t’i “prere koken” turmes (e turma qe pergjigjet duke i ruajtur me 10-12 persona secilin prej tyre, per t’ja bere te pamundur kapjen). Nderkohe qe policia ishte kufizuar ne mbrotjen e Kryeministrise (ndryshe nga Nano qe ja la Kryeministrine turmes ne 1998 per ta degraduar levizjen), ministrite e tjera ruheshin me shume pak police.
    Strategjia e demonstruesve nuk ishte e lehte te lexohej, pervetem se mund te mendohet se disa elemente kishin ndare detyrat “bad cop/ good cop”, disa godisnin me gure (presion) e disa te tjere qe benin sikur qetesonin turmen, per te c’orientuar keshtu policine.

    Perfundimisht me vjen per te vjelle kur degjoj Paskal Milon ne TV qe flet per korrupsion dhe shan qeverine. Vajza e tij ka gjithe kohes neper ambasadat e Shqiperise ne Europe, pavaresisht cila parti eshte ne pushtet. Apo te flase Skender Gjinushi, qe di personalisht raste qe blinte vota me para.

    Nese do te mendonim racionalisht, klasa politike i ka pazaret e perbashketa, dhe ata qe paguhen/apo genjehen me poste te pamerituara, per t’i sherbyer nje klani apo partie, le te shkojne ne te s’emes se ky eshte fundja cmimi qe duan te paguajne.

    1. Eshte me mire te heshtesh, mendoj une, kur nuk ke ndonje mendim te vyer per te dhene. Edhe pse perpiqemi te shfaqim paanesi, dallohet qarte anshmeria e drejtuesve te administrates shteterore, te cilet nuk munden te veshin kurre petkun e teknicienit, edhe kur vertet jane te tille.

      Jam dakord me neverine qe te ngjall Gjinushi e Milo, por ndonje fjale per fjalimet patetike (te ishin vetem te tilla do te qe mire) te Olldashit e Imamit, nuk gjen me vend te thuash?
      Po per plumbat mbi njerez te paarmatosur? Po per menaxhimin skandaloz te protestes se “dhunshme”, e cila eshte detyre paresore e organeve te rendit? Apo cadrat konsiderohen arme te ftohta nga punonjesit e administrates?
      Keqardhje per disa nga koleget komentues ne keto momente te trishta!

      1. Patjeter qe drejtuesit e administrates jane te anshem dhe konservativ ne qendrim, ruajne status qou-ne. Por kjo nuk do te thote se ky qendrim eshte i padrejte.

        Une mendoj racionalisht. Me pelqen krahasimi me boten perendimore qe mori Rama. Por a kemi ne nje kulture politike te tille? Dyshoj! Nga nje ane revoltues qe cenojne pushtetin e nuk kane asgje per te humbur. Nga ana tjeter pushtetare qe kane cdo gje per te humbur nese humbin pushtetin (dikush privilegjet e dikush tjeter jetesen).

        Mos harrojme se nje pjese e mire e politikaneve po luftojne per mbijetese. Ka 20 vjete qe jetojne si shushunja mbi Shqiperine edhe e dine se keto jane grahmat e fundit te tyre. Po kapen mbas gjithefaresh skemash per te mbijetuar politikisht. Njeri pas kryeminstrise, e te tjere pas PS ose skemave politike qe do t’i mbajne si ne reanimacion (koalicioni i PS).

        Pyetja eshte gjithmone tek cmimi qe gjithsekush eshte i gatshem te paguaj: ai qe kerkon ta marri se nuk ka tjeter, dhe ai qe kerkon ta mbaje se nuk do te kete tjeter.

  7. Artikulli juaj “objektiv” harron te permendi numrin e shumte te policve civil. Kam qe dje, qe po e njejta pyetje me vjen ndermend; Pse kaq shume polic civile??? Po keta civile, veprimet e tyre kush i kontrollonte??? Per me teper zoteria juaj, i perkulur nga e djathta do te eci drejte, kjo nuk mund te ndodhe kur policia vret tre njerez qe diten pare te protestes. Pse nuk ka vrasje ne Greqi te grekve ne tubime? Po ne France? Po kur behet mbledhja e G-8? Edhe keto jane manifestime qe degjenerojne ne dhune. Te qenurit per nje qeveri me te mire, nuk do te thot te jesh me opoziten, por kjo nuk duhet te pendoi qe ti besh opozite qeverise ne pushtet. Une nuk e pranoi qe “qeveria ime” te jete ne koalicion me nje parti te till, pas skandalit te video korrupsionit. çfare e pengone kete qeveri te shkoi edhe ne zgjedhje te parakohshem nese populli e kerkon? Frika! Meqense zoteria juaj permendi Pazolinin, me lejoni t’ju pershendes me 2-vargje nga ai :

    È certo la prima delle loro passioni
    il desiderio di ricchezza: sordido
    come le loro membra non lavate,
    nascosto, e insieme scoperto,
    privo di ogni pudore: come senza pudore….

    “Il desiderio di ricchezza del sottoproletariato romano” (albanese)

  8. Problemi eshte konceptual, tek kultura e filozofia politike. PS-ja qe nga rrezimi i komunizmit kur edhe ndryshoi emrin nuk po arrin te orientohet ne nje sistem demokratik. Ardhja ne pushtet e saj nepermjet zgjedhjeve mbetet nje opsion dytesor, opsioni kryesor i saj mbetet permbysja me dhune e atyre qe kane perballe dhe shikimi i tyre si uzurpator, armiq etj. qe ka nje baze te forte ne traditen e majte ekstreme.

    Sigurisht qe PS-ja ka pasur reformimet e saj, por kur drejtohet keq dhe frymezohet keq, edhe elektorati fillon e nxjerr ne krye reminishencat e se kaluares.

    Edi Rama e dinte qe do humbiste ne zgjedhjet e ’09-es, prandaj edhe nuk mori pergjegjesine si lider te udhehiqte listen e kandidateve te partise se tij, shpresat e tij pastaj u varen krejtesisht tek dhuna dhe permbysja e shumices me ane te dhunes per te arritur tek pushteti me nje shumice komode.

    Protesta e dhunshme dje, ishte kulmim i gjithe retorikes luftarake qe nga humbja e zgjedhjeve.

    Zerat e arsyeshem dhe politikane me pervoje jane nxjerre jashte loje ne PS me pretekstin e armikut te brendshem.

    Duke ditur se cfare autoriteti ka Amerika ne Shqiperi, Rama do kete pasur ndonje guxim prej budallai kur i shperfilli ne ate menyre paralajmerimet e saj. Pse e qysh, mbetet te diskutohet.

  9. ”’Fajet e Rames qe e braktisi popullin, jane te renda, por fajet e policise qe shtiu mbi njerez jane te pafalshme. Dhe per kete duhet te mbaje pergjegjesi Ministria e Brendshme si dhe shefat ne detyre te policise dhe te gardes””

    Vdekja e pare, tregon qe garda shtiu ne ajer sipas rregullores, por nje kriminel pa urdher shtiu drejt turmes, sepse nese turma terhiqet gjate fazes se shtenies ne ajer, nuk jep askush urdher per te shtene ne lartesi njeriu. Nese ky urdher do ish dhene do kishte shume te vdekur.

    Pas gjasave ka shtene o nje kriminel o nje i paqendrueshem menderisht, qe ne çdo rast duhet ta paguaje. Presim raste te tjera, po ky rast mua me duket se nuk ka lidhje me ndonje urdher, megjithese nuk ve doren ne zjarr se ndofta do kete qene vete ndonje shef o civil i Berishes qe ka marre urdher te godase vetem 1 nga turma.
    Gjithsesi eshte e qarte qe nuk ka qene urdher per garden.

    Nderkaq kjo dhenie e pergjegjesive, thirrje e ligjit, eshte terheqje e pakuptimte, qe s’ka lidhje fare me jetet e humbura.
    S’ka pune fare ligji ketu, O Berisha o Rama, njeri nga te dy duhet te largohet nga skena politike.
    O bie Berisha o bie Rama, vetem keshtu marrin njefare kuptimi ato 3 jete te humbura.

    O bie Berisha o opozita me nje lidership te ri kthehet ne parlament.
    Nese bie Berisha, kemi vazhdimin e rrezimeve me ane te te vdekurve, nese bie Rama dhe opozita kthehet ne parlament, ata jane 3 te vdekurit e fundit te nje mendesie mijeravjeçare.

    Ndersa te ngelet gjithçka si ish para, me 3 te vdekur, qe i sherbejne vetem retorikes se urrejtjes e mbledhjes se kapitalit politik, kjo nuk ka vend ku te rrije.
    Klasa politike, paria politike e Tiranes duhet te paguaje per ato 3 jete, e duhet ta paguaje me terheqje nga jeta politike.
    Ketu nuk eshte zgjidhur absolutisht asgje, s’ka pune ligji e prokuroria, te mbaroje njehere pastaj te futet ligji e prokuroria. Jane bere ligji e prokuroria si deus ex machina neper muhabete e analiza, kur ne praktike nuk zgjidhin asnje mut.

  10. ”’ndonje fjale per fjalimet patetike (te ishin vetem te tilla do te qe mire) te Olldashit e Imamit, nuk gjen me vend te thuash?”’

    Nga Olldashi pritej, po Imami ma hapi barkun, ky njeri lavire, ishte nje nga udheheqesit e 1997, dje fliste si hajvan ne katror. Per karrige atehere e per karrige tani, ky eshte me vemje se Sali Berisha, se Berisha ate mendje ka dhe eshte koherent, njihet nga te gjithe, ate fytyre ka pasur, ate ka, po Imami eshte i pafytyre, nje qelbesire i pashoq.
    Po prandaj e pranoi Berisha, se te tilla kerma i duhen atij, aman çma kujtove Imamin, me prishe gjakun, kur e degjoja dje me vinte te peshtyja televizorin.

  11. Dje, Joe Biden duke folur për Pakistanin në një konferencë tha se “when a country accepts the political violence as a legitimate way to resolve political conflict, eventually gets consumed by it” – në shqip “kur nje vend e pranon dhunën politike si mënyrë legjitime për të zgjidhur konfliktet politike, shumë shpejt konsumohet nga vetë dhuna politike”. Pra mire është që të gjejmë përgjegjësit e dhunës, por më e rëndësishme akoma është të dënohet dhuna e kujdo “pale” apo individi si një akt nga i cili nuk mund të presim absolutisht asgjë pozitive.
    Edhe diçka tjetër: kjo përsëritje e herëpasherëshme e dhunës politike kërkon një reflektim nga vetë klasa politike dhe veçanërisht elitat e dy partive kryesore, sepse duke pranuar lider të dhunshëm (nuk ka më dyshim që të dy, edhe Rama edhe Berisha, janë njësoj përgjegjës në nxitjen e dhunës) praktikisht kanë mundësuar legjitimitetin e dhunës politike. Pra këto elita nuk janë aq të pafajshme sa duken, përkundrazi kanë përgjegjësi kryesore. Prandaj edhe partitë respektive duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë. Përndryshe të nxirren jashtë ligjit me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës.

  12. ””Për çfarë po luftojmë o Lulian? Për çfarë po përpiqemi? Çfarë po na mungon, çfarë po na mundon? Kush di ta thotë? ””

    Po ti tani qe po filloj te marr flake, tu shua flaka ty ?
    Ketu kemi qartesisht, pa asnje lloj dyshimi, kriminele qe vrasin njerez, ti fillon me pyetjet ekzistenciale. Ato ti kishe sqaruar me pare, ne vend qe te digjeshe flake, tani s’eshte koha per te bere llogarite, eshte koha per te zgjidhur çeshtjen, eshte koha per te ndryshuar diçka, duhet te bjere o koka e Sales o e Rames, nuk vazhdohet me si me pare, buka u thye dhe buka e thyer nuk ngjitet me.

    Nuk mund te besh 2 vjet gerr-verr per dhune dhe pasi erdhi t’ja mbathesh ne pyetjet ekzistenciale.
    Nese Rama behet burre dhe i udheheq protestat edhe te dhunshme deri ne renien e Sales, una jam me Ramen, po te isha ne Shqiperi do e ndiqja, nese Rama vendos te ngelet pule e lagur dhe shpreson te beje kredi politike me te vraret, me ke kunder Rames.

    Iku koha e politikes, pyetjeve dhe e llafeve, buka u thye, u duhet rreshtuar ne llogore deri ne renien e Sales ose te Rames. Te gjithe duhet te rreshtohen ne llogore, me llafe apo me vepra, sipas mundesive, Shqiperia ka nevoje per zgjidhje te situates, te vdekurit nuk duhen lene te perdhosen nga retorika politike.

    Nese besniket e Sales guxojne prape duhen rrembyer armet, duhet shuar fara e tyre, duhet mbaruar ajo qe s’beme dot ne 1997, se s’na la Tosi&co. Me rrenqethen mishte kur kujtoj 97, po e lame pergjysem asokohe, nje nga gjerat per te cilat e urrej te majten shqiptare.

    Nje shoku im qe kam ketu, eshte si puna jote, me çau veshet kunder Sales tani u terhoq, ne 97 se linte e ema te vinte me mua ne protesta aq me pak kur morem armet, se kishte frike nga Shiku, per vite me radhe me çau veshet Sala e do keshtu Sala e do ashtu, tani i uli prape puplat.

    Eshte koha per zgjidhje o J. duhet te ndryshohet diçka, 3 te vdekurit kerkojne kurban, o Koka e Sales o Koka e Rames, ça lesh saktiviste thua ti.

  13. Instalim i diktatures

    Mderkohe qe pothuajse te gjihe po meren me emertime te panevojshme te dites se pardjeshme, partia ne pushtet ose me mire partia shtet po vepron me shpejtesi per te neperkembur jo vetem te drjtat e qytettareve, por per te shembur institucionet e pavarura.Zyrtare te larte te qeverise dhe zedhesja e PD-se deklaruan “pjesemarrese ne komplot”,prokuroren e peregjithshme te shtetit shqiptar.E thene me pak fjale, Shqiperia nuk ka me prokorori, nik ka me asnje institucion qe te garantoje hetime te paanshme,policia e shtetit nuk i bindet aspak dhe aq me pak politika.Nderkohe opozita e tulatur ose thuajse nuk ben fare koment ose po i jep kohen e duhur segmenteve te caktuara per te fashistizuar me tej jeten politike.Cfare prisni me te merni vesh?

  14. Me duket mua, kur lexova si shkrimin dhe disa nga komentet , qe me shume ka preokupim te ruhet me kujdes nje imazh sa me neutral ne analizen e ngjarjes(ve) sesa te shpreht drejtperdrejt qendrimi personal.
    Mendoj se nje situate ku fshati po digjet, berja e tualetit eshte jo vetem e panevojshe por mendoj une e demshme dhe efekti i ketyre lloj shkrimeve apo qendrimeve sidomos neper media vetem sa shton mjegullen ne mendjet e njerzve pa ide dhe qendrime te qarta, truri i te cileve shpelahet lehtshem nga njera apo tjetra pale..

    1. Përkundrazi, unë mendoj se qëndrimi është tejet i qartë, anipse ka nga ata që nuk e kuptojnë se të jesh kundër dhunës përbën qëndrim mëse të anshëm, aspak neutral. Personalisht, jam kundër të gjithë atyre që na detyrojnë të zgjedhim një llogore “me detyrim përcaktim”, e nuk pranojnë se edhe mosdhuna është front i denjë për një luftë tashmë të paprinciptë. Fillimisht duhet të mendojmë, pastaj të veprojmë. Por në Shqipëri praktika është e kundërt, në fillim veprohet, pastaj kërkohet arsyeja. Por ndonjëherë është vonë…

  15. Pishak mos fshi doren pasi ke hedhur gurin.
    Ketu ne kete blog, ka 18 muaj qe nxitet dhuna, thoshte Berisha Rama eshte lakuriqs, buuu te gjithe, ky eshte psikopat, hajdut, kriminel, qe duhet te largohet.
    Pa he njehere me kendo si largohet nje psikopat, hajdut, kriminel me emrin Sali Berisha ?

    Po te ishin pranuar zgjedhjet, s’do ishim ne kete valle, tani vallja duhet hequr, mos i lani duart njeri pas tjetrit si Ponc Pilati apo si njerezit e arsyes qe i therrasin mendjes. Jane 4 te vdekur, apo çi.itemen, Rama te mos shahet , pa vari qillon te vdekurve.

    Dhuna vetem sa filloi, te keqen mbollet, te keqen do korrni, e keqja duhet te zmadhohet derisa te gllaberoje o Berishen o Ramen, kush do jete me i forti ai do fitoje.

    Ka ardhur dita te ndahet shapi nga sheqeri, po te mos kish te vrare, do ishin te mirepritura thirrjet per qetesi, po me te vraret ne ate menyre e me Salen qe quan puçiste I. Ramen, ka vend vetem per veprim, s’ka me çfare te mendohet, absolutisht asgje, çfare do mendosh, cili eshte argumenti, s’ka asnje gje, ka vetem 2 fuqi bruto perballe njera-tjetres, jemi ne xhungel, fiton me i forti dhe atij i jepet edhe e drejte.

    Ah po, shume komod pozicioni i Ponc Pilatit, po pershtypje me bejne edhe keta saktivistoret, zjarr e flake gjasme, ku jane, ku ishin, homologet e tyre italiane hedhin molotov ne çdo manifestim te dhunshem, ata greke me keq akoma.
    Ku jane zjarri e flaka kunder sistemit ?

    1. Hyllin, mos kerkon te kalosh pergjegjesine e dhunes tek blogu e opinionet e shprehura? Ketu eshte bere analize dhe kurre ndonje thirrje e nxitje. Nese ke pak mend besoj se je ne gjendje te dallosh qarte pozicionimin tone dhe mos na perfshi ne keto budalliqe. Aman se mjaft jemi te trazuar e nervozuar me gjendjen ne Shqiperi te durojme dhe shpifjet e tua tani.

    2. Hyllin, akuza që bën është jo vetëm e gënjeshtërt, por edhe e shëmtuar. Uroj që ta tërheqësh, ose të kërkosh falje. Ky blog është shquar për ushtrimin e mendimit të lirë e të reflektimit të mençur. Janë fjalë të rënda këto të tuat, pak a shumë si ato që hidhen nëpër Tiranë. Po të më kishin kërkuar t’i ktheja në pamje shprehjet e tua verbale, nuk do të rrija pa i futur në vizatim bidonin me benzinë dhe çakmakun. Në pritje të një dore që të ndezë shkëndijën…

  16. Nuk terheq asgje, ne forme te hapur mendimet tuaja i ka kristalizuar J. qe çuditerisht u terhoq i pari nga pozicionet e veta.
    Kush ka qene i moderuar ne kritikat ndaj Sales, te me hedhe gurin i pari! Mos doni te kerkoj dhe gjej reagimet tuaja, jane te shkruara e zeza me te bardhe ?

    Po terhiquni nga pozicionet tuaja, s’ka gje, eshte e kuptueshme, veçse ta mbani mend qe po terhiqeni pikerisht kur Sala po i thote Prokurorise dhe me spond Presidentit, do t’ju heq qafe edhe ju.
    Une i paarsyeshem isha kur thoja pranoni zgjedhjet, i paarsyeshem ngelem edhe tani kur them se i duhet dhene fund rruges qe u nis, ashtu qofte, juve te jeni ne rregull, rrnofte paqja e dashuria mes njerezve.

    1. Hyllin, mendimet e mia nuk kanë nevojë të kristalizohen nga askush, aq më pak prej teje. I kam shprehur hapur e qartë, por me sa duket nuk kanë shanse të kuptohen, të paktën prej teje.

  17. Une them u be shume mire qe u vrane tre veta. Ishte menyra me e mire per te qetesuar situaten. Po te mos ishin vrare 3, per 10-20 minuta, situata do te kish degjeneruar ne ate fare pike qe 300 e me shume do te ishin vrare. Ja keshtu.

    Me vjen shume keq qe ai gardisti nuk kishte shenje, po ja veshi atij sehirxhiut me duar ne xhepa, ne te vend te atij morrit qe qellonte me gure, dhe qe ishte qartesisht brenda territorit te objektit.

    Shpresoj, uroj, sinqerisht qe Berisha te shporret nga kryeministria, se e ka qelbur ne cdo menyre te mundshme. Le te vije Edi ne pushtet, te vjedhi edhe ai nje cike, se nuk e besoj te krijoje ndonje shtet me te drejte apo me pak te korruptuar.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin