NEVOJA PЁR EKRAN

Dёshira pёr tё dalё nё ekran ekziston qё me shpikjen e televisorit. Natyrisht, ekrani ёshtё pararendёs i televizorit, por kinemasё sё hershme, i mungonte pёrmasa kolektive ndaj edhe njerёzit e shikonin mundёsinё pёr tё dalё nё film tejet tё vёshtirё, pothuajse tё pamundur.

Vetёm mё pёrhapjen e televizorit u rrit mundёsia pёr t’u pasqyruar tek “kutia magjike”, e cila u rrёnjos dalёngadalё nё çdo shtёpi, sikurse telekamerat nё çdo cep skene, rruge, apo stadiumi. Pёr tё dalё nё televizor nuk duhet tё jesh doemos aktor, madje as figurant. Mjafton t’ia bёsh me dorё ekranit, diku nё njё lidhje direkte, ose thjesht nё intervistё rruge. Por ka mёnyra edhe mё tё sofistikuara pёr t’iu shfaqur nё shtёpi miliona njerёzve.

Askush nuk mund ta mohojё dёshirёn e njёrёzve pёr tё dalё nё televizor. Po pёrse vallё ekziston kjo dёshirё? Shqiptarёt janё dёshmitarё tё drejtpёrdrejtё se ky impuls i papёrmbajtshёm nuk ka lidhje me sistemin. Edhe Shqipёria totalitare kishte yjet e veta televisive. Nё xhiron e dikurshme tё bulevardit, sytё e shёtitarёve nguliteshin tё mahnitur kryesisht tek personazhёt e ekranit. Edhe kur bёhej fjalё pёr yje tё kinemasё, kёta ia detyronin njohjen ekranit tё vogёl, qё ua amplifikonte famёn deri nё fshatrat e humbura tё provincёs. Por edhe punonjёsit qё inkuadroheshin nё pamje televizive tregoheshin me gisht tё nesёrmen nё ndёrmarrje, sikurse krenoheshin prindёrit e fёmijёve qё dilnin nё emisione pёr moshёn e tyre. Tek e fundit, tё gjithё prisnin tё shiheshin nё ekran gjatё manifestimeve kremtuese qё organizoheshin rregullisht pёrballё tribunёs sё kuqe.

Pra sharmi i tubit katodik nuk varet nga sistemi politik. Dёshira e njerёzve pёr tё dalё nё televizor ka qenё i pandalshёm si nё totalitarizёm ashtu edhe nё demokraci. Megjithatё ndryshime ka pasur, ngaqё ekspozimi nё televizion bartte dikur implikacione politike, ndёrsa oferta televizive (me njё kanal tё vetёm shtetёror) ka qenё e reduktuar nё minimum. Sot dalja nё televizion nuk sjell ndonjё ndёrlikim, edhe nёse bёhet nё mёnyre pirateske, si ata qё ia vjedhin pamjet ekranit duke i dalё pёrpara me zor; por nuk duhet harruar se, dikur, njё veprim i tillё mund tё sillte pasoja serioze.

Qё nё Shqipёrinё aktuale ka njё rendje kolektive drejt ekranit nuk ka pikё dyshimi. Kjo lidhet sa me zhvendosjen e hapёsirёs publike nё hapёsirёn televizive, aq edhe me dёshirёn e njerёzve pёr tё dalё nё televizor. Pёr pjesёn e parё mund tё shkruhen traktate tё tёra, aq mё shumё pёr Shqipёrinё postmoderne, ku ndёrveprimi shoqёror ёshtё mediatizuar tёrёsisht, ku edhe mbledhjet e Parlamentit apo tё qeverisё marrin kuptim pёr sa kohё ndiqen nga telekamerat televizive. Pёr pjesёn e dytё, mund tё citohet sё fundi suksesi i emisioneve tё importuara si Big Brother, ku jeta e pёrditshme reale shkon e puqet me atё çka jepet me pamje televizive.

Krahasimi i dёshirёs, nё thelb i njёjtё, pёr tё dalё nё televizor nё tё dyja sistemet, na shpie drejtpёrdrejt tek interpretimi i cituar nga shkrimtari dhe semiologu italian Umberto Eko. Sipas kёtij, vrapi i çmendur drejt ekranit, duhet shpjeguar me faktin se sot njerёzit nuk besojnё mё nё Zot. Dikur njerёzit ishin tё bindur se jeta e tyre kishte tё paktёn njё Spektator, qё “ua njihte xhestet (dhe mendimet), qё mund t’i kuptonte e, sipas nevojёs, t’i ndёshkonte”. Shembulli gjuhёsor i Ekos i shkon pёr shtat edhe shqipes. Edhe ne thoshim (ose themi) se “Njё Zot e di sa kam vuajtur”, “Vetёm Zoti m’i di hallet”, “Zoti e di sa tё kam dashur”, e kёshtu me radhё. Ky shikim i tё Gjithfuqishmit i jepte njё farё kuptimi jetёs sё njeriut, sidomos atij qё kishte bindjen se jetonte nё mёrzi e zymti.

Zoti e nxirrte njeriun, si tё thuash, nga anonimёsia, ngaqё thellё thellё njeriu ia ndjente shikimin pas shpine. Por tani qё shoqёritё moderne po laicizohen, tani qё njeriu nuk po ia ndjen mё vёshtrimin Perёndisё, nuk mbetet rrugё tjetёr veçse televizioni pёr tё dalё nga bodrumi i harresёs, pёr t’u parё nga sytё e tё tjerёve, nga sytё e shoqёrisё. Sё fundi, semiologu italian, hedh njё ide interesante: dalja nё televizor ёshtё edhe surrogat i transhendencёs, ku kremtohet pёrjetёsia edhe pse e pёrkohshme, ku njeriu ngazёllehet andej falё vёshtrimit kёtej. E gjithё kjo, pa rrezikun e kalimit tё vёrtetё nё botёn e pёrtejme.

Sipas interpretimit tё pёrmendur nga Umberto Eko, i bie qё nё Shqipёrinё totalitare – pra nё njё vend ateist ku Perёndia ishte hequr me ligj – tё gjithё njerёzit ta ndalnin vrapin para telekamerave. Mirёpo kjo nuk ndodhte nё atё kohё. Dёshira pёr tё dalё nё televizor ishte nё thelb e njёjtё me atё tё sotmen, edhe pse duhet pёrmasuar nё mjedisin e mjetet teknologjike tё kohёs. Dikur nuk kishte shumё kanale televizive, por dёshira pёr tё qenё qoftё edhe spektator duartrokitёs ekzistonte pa dyshim. Nё rast se interpretimi i mёsipёrm ёshtё i drejtё, pra qё humbja e Spektatorit tё madh (Zotit) solli kёrkesёn pёr t’u parё nga spektatorёt e vegjёl, atёherё mungesa e veçantisё shqiptare duhet shpjeguar me faktin se Spektatori i madh vetёm sa kishte ndёrruar emёr. Shumёkush mund ta kujtojё syrin vigjilent tё revistёs “Nё shёrbim tё popullit” (organ i dikurshёm i Ministrisё sё Brendshme) qё, sikur tё mos mjaftonin parrullat nёpёr pallate e faqe malesh, na kujtonte se regjimi e shoqёria na survejonte vazhdimisht. Me fjalё tё tjera, mungesa e vёshtrimit tё Hyjit (pёr ata qё e pёrqafuan ateizmin) shkoi e u zёvendёsua me syrin e gjithёkundgjendshёm tё regjimit totalitar.

Nuk duhet harruar se Spektatori me “S” tё madhe zёvendёsohej disi nё shoqёritё patriarkale e rurale me familjen, fisin e fshatin. Pra nevoja pёr t’u parё nga tё tjerёt realizohej edhe nё shesh tё fshatit, qoftё duke bёrё njё idiotёsi çfarёdo. Dikur mjaftonin njё palё xhinse pёr tё bёrё bujё edhe nё lagjen e Kombinatit tё Tiranёs me mijёra banorё. Porse nё njё shoqёri tё karakterizuar nga lёvizje tё forta demografike, me emigracion tё brendshёm e tё jashtёm, ekrani ofron sintezёn e trashendencёs, pёrveç sheshit tё sё kaluarёs, sepse atje merr trajtё pavdekёsia, sidomos nё njё vend ku mbretёron transformimi i shpejtё dhe tranzicioni i ngadaltё.

Megjithatё pyetja mbetet pa pёrgjigje. Pёrse ekziston dёshira pёr tё dalё nё televizor? Kёtu nuk bёhet fjalё pёr profesionistёt e ekranit, edhe pse ata mund tё jenё vazhdimi i sotёm i dёshirёs xhenuine tё sё djeshmes. Nuk bёhet fjalё as pёr ata qё diçka duan t’i komunikojnё publikut. Interpretimi i dhёnё nga Umberto Eko nuk e shteron çёshtjen, pёr sa kohё nuk i jep pёrgjigje edhe dёshirёs sё ateistёve – ndoshta mё tё zjarrtё se tё tjerёt – pёr t’u parё nё ekranet televizive mbarёbotёrore. Kёta nuk i besojnё syrit tё Perёndisё, por denjojnё tё shihen nga sytё e gjithkujt. Pёrgjigjet mund tё jenё tё shumta. Dikush nёpёrmjet ekranit televiziv dёshiron tё dalё nga anonimёsia, dikush e bёn pёr biznes, dikush tjetёr pёr ekzibicionizёm. Ka nga ata qё e shohin televizionin si skenё moderne, ku tё realizojnё famёn qoftё dysekondёshe; ka tё tjerё qё nё mbretёrinё e imazhit nuk shohin fron tjetёr; ka tё tjerё akoma qё daljen nё televizor e kanё tё natyrshme e tё lehtё, sepse nuk lyp kurrfarё lodhjeje e sakrifice. Nuk duhen pёrjashtuar ata qё e gjejnё nё ekran ekzistencёn e njёmendtё (dal nё televizor: ergo sum).

Interpretime tё tjera mund t’i bёhen njё dёshire (ndoshta) instiktive njerёzore, qё vjen nga thellёsitё e shekujve, atёherё kur televizioni nuk ekzistonte fare. Tek e fundit bariu Erostrat, sipas mitologjisё sё vjetёr greke, e dogji tempullin e Artemisёs, njё nga shtatё mrekullitё e botёs, vetёm pёr tё hyrё nё histori, çka i bёn mё tё pranueshёm e gjithsesi mё tё padёmshёm ithtarёt modernё tё erostratizmit, qё duan vetёm tё shkёlqejnё sadopak nё ekranet Lcd ose plazmё. Televizori pa spektatorin nuk do tё kishte kuptim, sepse funksioni i tij realizohet nё çastin e shikimit tё telekomanduesit, madje nё mendjen e kёtij tё fundit. Nga ana tjetёr zёvendёsimi i Hyjit ёshtё vetёm iluzion pёrderisa asnjё telekamerё nuk mund tё na zhbirojё mendimet. Atёherё pyetja e mёsipёrme mund tё shtrohet edhe kёshtu: “Pёrse i shikojmё ata qё dalin nё televizor?”.

Nuk ka komente

  1. Perse i shikojme ata qe dalin ne TV? Mendoj se per te matur veten. Krahasimi na ndihmon te pozicionojme veten ne hierarkine e figurave qe sfilojne ne ekrane. Shume njerez shohin TV duke projektuar vetveten brenda “kutise magjike” ne vendin e personit qe po kundrojne. Big Brother eshte pikerisht modeli me tipik i kesaj. Njerezia i ndjek me vemendje banalitetet e ofruar nga ky spektakel, pikerisht sepse gjen vetveten aty, dhe e ka te lehte qe, njesoj si ato foto-montazhet qe interneti te ofron per te vene portretin tend ne pozicione te ndryshme, ti beje replace banoreve te kafazit me te famshem te ketij vendi me veten. Spektakle te tilla qe veshin me fishekzjare dhe dramaticitet, ngjarje pa kurrfare shkelqimi dhe dramaticiteti, jo vetem qe ngjallin tek shikuese ndjesite e liga te vjedhjes se intimitetit te tjetrit, por bejne te mundur qe njeriu te plotesoje virtualisht nevojen per ta pare vetenm personazh melodramash te tilla.

  2. Pjesa e dyte e shkrimit ku autori shtjellon hipotezat e veta, me duket me e mire se e para. Hipotezat e Ecos ne kete rast, kane vec meriten qe lidhen me emrin e tij. Perndryshe me duken aq te dobeta, te pabazuara ne logjike dhe jointuitive, sa, thene nga dikush tjeter, do ishin qesharake.

    Nuk e di perse njerezise i pelqen ta shohe veten ne ekran, qofte edhe ne rolin e sharlatanit apo askushit. Pa dyshim, shume arsye praktike mund te gjenden, por besoj se shkrimi nuk kish si qellim te diskutonte keto lloj arsyesh (si per t’i bere nje reklame biznesit, ose per te rritur famen e vet), por shtytjen joracionale drejt deshires ose obsesionit per t’u perceptuar nepermjet mediave masive, ekranit, radios etj.

    Pra cfare vlere qe na duket se nuk e kemi, mendojme se na shtohet kur dalim ne tv?

    Gjithashtu besoj se deshira per te qene ne ekran, dhe deshira per te ndjekur ekranin, sido qe jane te lidhura, nuk jane e njejta gje.

  3. I shikojme se shpresojme se kane gje me te mencur te na thone, se kemi kohe absolutisht bosh per te humbur, sepse na pelqen garderoba e tyre, sepse per nje moment humbasim dhe shpresojme ne idealizmat qe ata flasin, i shikojme per t’u zhgenjyer me tutje ne bllofin siperfaqesor me te cilin shprehen. Shpesh i shikojme si perballen me vuajtjen, me mendjemadhesine, me genjeshtren, me hipokrizine, me egon; I shikojme nga kurioziteti sa jane plakur, apo sa mire qe mbahen, I shikojme per t’i njohur trurin dhe mendimet duke sugjestionuar veten qe do te kene kurajon te ndryshojne boten per me mire, i shikojme duke menduar qe ndoshta keta fatlum do te mundin dot ta mbysin pavdekesine per nje ore te vetme duke na shitur perralla personale apo duke na shprehur dicka thelbesore; i shikojme sepse i adhurojme dhe e kemi te domosdoshme ti shikojme, dhe me se fundi i shikojme per te krijuar nje ide e per te qene te me ndergjegjshem me boten dhe njerzit qe na rrethojne.

  4. I shikojme sepse keshtu kemi bere gjithnje. Me pare dilnim pinim raki tek rrapi ose dilnim ne sokak e duke tjerre lesh e bere corape shikonim ke kalonte e si sillej. Kjo s’eshte me e mundur, mbetet TV.

  5. Gabriele Paolini ne Itali psh. ben intruzion neper kronikat e drejteperdrejta televizive duke i perdorur si mjet transporti parazitar per protestat e tij individuale. Sigurisht kjo e shnderroi Paolinin nga nje hallexhi te panjohur ne nje hallexhi VIP !

  6. Mua kjo teme me kujtoi dike qe tha “Shyqyr qe doli Frojdi dhe na shpetoi te gjitheve nga pergjegjesia e marrezive tona duke na ofruar shpjegime e lidhje te largeta me kujtime e eksperienca te femijerise e brockulla te tjera.” (nuk eshte citim i sakte, se nuk e mbaj mend mire origjinalin, por thelbi mbetet.)

    Pse duhet shpjeguar me teorizime idiotizmi, ekzibicionizmi, cektesia, boshlleku i shumices se njerzve? Qe pjesa me e madhe e tyre duan te dalin ne TV per arsyet me lart, s’ka pse perben as fenomen, as lind nevojen per tu shpjeguar. Ajo pjese e vogel qe del ne TV per te njoftuar, edukuar, diskutuar, zbavitur etj., jane profesionistet, dhe kane justifikimin e pasionit, talentit dhe fitimit. Te tjeret jane thjesht debila.

    Me te njejten logjike (timen sigurisht) do grupoja edhe ata qe shohin TV. Idiotet qe shohin cdo gje (vecanerisht reality shows, soaps, Oprah, Dr. Phil etj.) dhe perpiqen te mbushin jeten e tyre me jeten e te tjereve, e prape te nesermen kane po aq ne mos me pak respekt per veten se sa kishin nje dite me pare. Nje numer te vogel qe sheh TV per tu informuar, mesuar, edukuar, zbavitur….qe ma merr mendja sa vjen e zvogelohet po te shohesh si po shkon cilesia e programeve nga te kater anet.

    I rashe pak ashper ne fakt, po e kam nga frika se mos behemi dhe ne si ata qe nuk i ze gjumi se cdo beje Paris Hilton dhe Kardashianet neser. Sa me pak vemendje e hapesireve pleherizimit te shoqerise, tha.

    1. LG, frika qё ti pёrmend nё paragrafin e fundit pёrbёn njё nga arsyet pёrse hapen kёto diskutime, qё kёrkojnё doemos hapёsirё. Pёrndryshe ёshtё mё e lehtё tё dalim nё televizor…

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin