LE TË ZBRAZET SALLA

Politika në Shqipëri ka kohë që është e dhunshme, vetëm se në 20 vjetët e fundit, dhuna është prirur të zhvendoset nga skuadrat e pushkatimit në ligjërimin publik.

Aq e vërtetë është kjo, sa kur dëgjon shkëmbimet publike në forumet ku duhej, përndryshe, të përpunohej mendimi politik dhe legjislativ i shtetit, nuk mund të mos vësh re se dhuna aty është kthyer tashmë në normë të debatit.

Një debat pa fyerje, pa insinuata, pa shantazh dhe akuza për krime, korrupsion dhe perversion seksual, ndaj tjetrit dhe familjes, deri në të paktën tre breza, është një debat që i vë të pranishmit në gjumë.

Natyrisht, një dhunë e tillë ka një aspekt të koduar ose prej zhargoni të cilin e deshifrojnë partnerët në shkëmbimet si kontrabandistët e dikurshëm dogançen; dhe një aspekt teatral, i cili u ofrohet militantëve përkatës.

Kësisoj, viktima kryesore e ndotjes dhe plehut në ligjërimin publik është publiku vetë.

Ky është edhe i njëjti publik që nuk po e toleron dot më sesi përfaqësuesit e vet të zgjedhur dhe politikanët që duhej t’i shërbenin me punën dhe përkushtimin e tyre, në të vërtetë veprojnë dhe flasin si të ishin një bandë përbetarësh, që kanë konflikte mes tyre, por konfliktin më të madh e kanë me vetëdijen qytetare.

Edhe pse ligjërimi politik përdhoset nga të dy palët në debatet, ka një asimetri midis palës në pushtet dhe opozitës, e cila shpesh lihet qëllimisht në hije, nga ata që duan t’i homologojnë palët vetë, ose flamurtarët e bashkëfajësisë së përgjithshme.

Kjo asimetri ka të bëjë me faktin e thjeshtë se, nga këto dy palë, njëra vetëm është në pushtet; dhe duke qenë atje merr përgjegjësi të tjera ndaj publikut, madje edhe ndaj palës që ka përballë.

Në rrethanat kur ekzekutivi priret të veprojë pa përfillur shumë pushtetet e tjera, dhe aq më pak opozitën; ose në rrethanat kur opozitës nuk i mbetet veçse ta shprehë vullnetin e vet politik nëpërmjet fjalës, atëherë vetë asimetria bën që përgjegjësia kryesore, për përdhosjen e ligjërimit politik, t’i mbetet PD-së dhe kryetarit të saj të pakontestuar dhe njëkohësisht kryeministrit Berisha.

Përndryshe, duhet besuar se këta njerëz, që flasin për testamente dhe funerale kolegësh të tyre, vetëm sa kanë humbur kontrollin mbi metaforat e tyre; dhe këtë kontroll e kanë humbur, sepse për ta liria që jep pushteti ka shërbyer si liri për të realizuar potencialin e vet pa u penguar.

Stili është njeriu, thoshte një frëng i letrave dikur; sot kjo mund të perifrazohej kështu: ligjërimi jam unë.

Nuk është faj i kryeministrit si burrë shteti, që politika e sotme në Shqipëri arrin të nxjerrë në krye shembuj të tillë, mjeranë, të artikulimit gjuhësor.

Madje dhuna e sotme, në ligjërimet publike, do marrë më tepër si pasojë e shkallëzimit, ose i lodhjes së dhunës së djeshme: të gjitha akuzat, sa kohë që nuk e kapërcejnë dot hendekun midis fjalës dhe gjykatës, mbeten në nivelin e retorikës; nuk mund të kuptohen por vetëm të interpretohen poetikisht – edhe pse kjo është poezi vërtet e keqe, nga ato që askush nuk duhet t’i dëgjojë.

Dëmi më i madh këtu i shkaktohet komunikimit publik; meqë aty vijnë e grumbullohen gjithfarë rrangullash, epitetesh të konsumuara, metaforash të vjetruara, narrativash të dala boje, gënjeshtrash të përgënjeshtruara. Efekti i përgjithshëm është toksik ndaj publikut para se të jetë ndaj debatuesve vetë, të cilët, njëlloj si përdoruesit kronikë të drogës, janë mësuar me doza aq të larta, sa do ta vrisnin një të pafajshëm. Kjo është edhe përvoja aspak krenare e kujt, për të cilin thonë se tashmë “i pi kokrrat me grushta”.

Lajmi i mirë, në këtë mes, është se publiku vetë nuk po e duron më këtë shfaqje, madje as si farsë; dhe nuk e duron dot më, sepse ia kupton natyrën prej zhargoni të mbrapshtë dhe ndihet i fyeri i parë. Tek e fundit, efekt kumulativ nuk kanë vetëm klishetë e akuzave dhe të epiteteve që përcillen në ping-pongun e përditshëm para mikrofonave; por edhe velja, nginjja, neveria e të tretëve. Ky është lajmi i mirë, kjo është shpresa; sepse këtij ligjërimi politik kaq toksik do t’i vijë fundi jo nga gjykatat, as nga indinjatat e shtirura, as nga ndonjë shpëtimtar që e zbresin me litarë nga tavani; por kur publiku ta zbrazë sallën e teatrit.

marrë nga forumi i “Shekullit”, dt. 28 dhjetor 2010.

 

Nuk ka komente

  1. Kam dyshime vetem ne dy pika:
    1- Ngopja e publikut
    2- Moskatalogimi

    Ne radhe te pare, ngrihet pyetja se ç’nenkuptohet me publik, pasi 81% qe kane votuar PS+PD, kunderpergjigjen me te njejten monedhe apo me monedhe te huaj te barazvlefshme. Ata prej ketij 81% qe s’e duan kete ligjerim, po te jete ne krahun e tyre thone, e mo mire ja beri e ka hak apo ka gjynahe per te lare, ndersa ne rastin me te mire nje rrudhje e lehte buzesh ne forme dorezimi, ça ti besh keshtu vajten keto pune.

    Tani, paria me perkufizim eshte shtresa me homogjene e me ndergjegje shtresore me te larte.
    Po ashtu historia e Europes thote se per arsye pushteti pra politike, ndahet perhere ne dy grupe kryesore, grupi pro-ekzekutivit (mbretit, unitetit) dhe grupi pro-legjislativit (kuvendit, partikularitetit, dmth kunder mbretit).
    Revolucioni anglez eshte deshmia me e qarte e kesaj dukurie.
    Zakonisht ata te grupit pro-legjislativit, i bejne thirrje popullit, kryesisht masave te varfra qytetit, te tjeret fshatit.
    Po ashtu borgjeze te shumte ideuan nje sistem antiborgjez si komunizmi, per te kaluar ne praktike aristokratisht tek ideja e Mbretit, unitetit.

    Grupi pro-ekzekutivit sot jep te djathten, grupi pro-legjislativit te majten e zakonisht e djathta eshte me homogjene e me me pak probleme te bredshme, ndersa e majta ka llafe pafund, por edhe intelektualisht te dyja palet sillen sipas grupit, te djathtet llafe me te pakta por me shume projekte te realizueshme, te majtet mbushin faqe revistash, gazetash e librash te pafund.
    Ne raste krizazh besimi popullor shkon me natyrshem djathtas, tek ekzekutivi i forte qe ndalon fuqite qenderikese.

    Edhe ne Shqiperi, ne vete Kohen e Skenderbeut, kemi Skenderbeun si Mbreti, Uniteti, i mbeshtetur nga nje grup, ku binte ne sy Muzake Plaku, qe i la Beratin me testament(para se ta merrnin turqit) dhe nje grup tjeter qe nuk donte shnderrimin e Lidhjes, ku bie ne sy Leke Dukagjini dhe veçanerisht Moisi Golemi qe ne çastin e pare te kercenimit te prones e tradhtoi, per tu rikthyer ne nje çast te dyte.

    Pra keto dy grupe te parise, ndersa bashkejetojne fare mire ne emer te shtreses se tyre, ne çastin kur ndiejne se po perjashtohen prej pushtetit nga grupimi tjeter, therrasin popullin dhe populli pergjigjet gatitu.
    I thuren lavde popullit, Zotit, Kombit, proletariatit, katundarit, plebeut e behen be e rrufe, se per popullin s’po i ze gjumi.

    Sot ne gjendemi ne rrethanat kur paria pro-mbretit, synon te perjashtoje per nje kohe te gjate nga pushteti parine pro-parlamentit dhe paria pro-parlamentit po bertet se nuk e ze gjumi per popullin.
    Populli gjithmone e ha, si kur çirret njera pale ashtu edhe tjetra, populli eshte programuar per ta ngrene , ashtu si ne 97, vdekjet ishin nga ana e popullit, parive s’u hyri gjembi ne kembe, jane sot e kesaj dite shendoshe si molla.

    Paria pro-ekzekutivit eshte pergjithesisht me agresive si ne fjalor ashtu edhe ne vepra, ka shkalle me te larte luftarake, hiq Salen, kudo ka mbeshtetjen e ushtrise. Vete paria pro-parlamentit kur pjell diktature, synon menjehere mbeshtetjen e ushtrise.
    Dobesia e Sales ne 97, vinte nga besimi i tij sa naiv aq qesharak, se Shiku dhe policia ishin me te afta ushtarakisht, se ushtria. Per fatin tone te mire, ushtria ishte kunder ndersa Shiku dhe policia, sikunder thote vete logjika, ja mbathen vrapin.

    Sot Sala, i vendosur ne perjashtimin e parise opozitare, si thote ai vete, per 30 vjet , po perpiqet te mbuloje ne njefare menyre defiçitin luftarak, me agresivitet te papare foljor, jashte vete normave te ligjerimit te parise pro-ekzekutiv, qe per me teper eshte ne pushtet.
    Ndoshta sepse e gjykon opoziten aq te dobet sa fiton me kercenime ose ka aq pak fuqi bruto apo mundesi reale ne 2010 per ta perdorur.

    Gjendja po rendohet, nese Sala fiton perseri duelin foljor, Rames i bie akoma me tej prestigji i te fortit qe ka synuar perhere, prandaj hamendesoj se Rama nuk terhiqet.
    Ne çdo rast eshte pune leshi, populli do e haje.

    Jemi ne nje çast kritik, perjashtimi i njerit grupim te parise nga pushteti me afat te papercaktuar, nuk ka sjelle asnjehere ndonje gje te mire.
    Me habit Sala, se me moshen qe ka, duhet te mendonte si ta hante gezuar pensionin e jo ta sillte gjendjen ne piken e thyerjes se homogjenitetit te parise.

    Me habit edhe Rama, me paaftesine a papare per te dialoguar, ky njeri s’dialogon dot as me veten, ky njeri rrezik edhe vetes i çon SMS, nga nje numer tek tjetri.

  2. O zoti Hyllin, po c’lodhesh kot, po kot? Jo Skenderbeu, jo legjislativi. Saliu e mund kete opozite me nje bllok me barsaleta. Me nje bllok nga ata qe e ble rruges me 30 leke. Kaq.
    Ankohet mor aman Edi Rama se Saliu na paska dale nga shinat dhe nga freret, ankohen socialistet se ky eshte kafshe. Po nje pyetje mo qe verteton edhe agresivitetin e ketij pushteti, ate qe te pakten ka te mire se mban ne pune Andrea Stefanin dhe zbulimin e tij te Autoritarizmit si ceshtje e ceshtjeve.

    Ke prej te shumeakuzuarve prej tij e ka trajtuar ne rruge penale? Kujt i ka hapur dosje, ke ka paditur, kujt i ka prekur biznesin, kujt i ka prishur pazaret? Dhe te mos harrojme se eshte vend i vogel dhe ca gjera edhe merren vesh. Ke? Askend. Kush prej ketyre e ka paditur per shpifje, lidhur me ato qe thote ne Parlament, kush? Keta qe jane shpresa jone per demokraci dhe kulture, keta demokratet e pamundur nga kafsha? Na paska marre kauzen e korrupsionit PS-ja, partia e milionereve. Kush e beson xhanem? Dhe meqe na duhet ndonje thenie e dikujt per autoritet ketu po sjell nje te Lubonjes gjate greves se urise: “Si mund te besoj une qe nje njeri si Arben Ahmetaj qe ka deklaruar 13 milione euro te futet ne greve per voten e lire?”. Tani nuk e di, me aq sa kam haber nga bota, 13 milione euro coc jane, se si i thone fjales ketu deputeti ne fjale akuzon qeverine se nuk u dha pensionisteve 50 000 lekshin per gjelin e detit apo se nuk shkoi ne seancen e Strasburgut ku miratophej raporti i Dick Martyt, sepse Jozefina nuk u dha dieta.

    Publiku? Do qeshi, do krruaje hunden, do shtiret dhe do perpiqet te vjedhe. Te tjeret te fryjne syte, meqe kaq e kane tagrin e angazhimit, ose do e kthejne kanalin nga BBF dhe do degjojne kengen e Ingridit dhe Ciljetes “Luci puci me mua”, se fundja edhe ke me cfare ksehasesh.

    1. theollogos shkroi:

      “Kush prej ketyre e ka paditur per shpifje, lidhur me ato qe thote ne Parlament, kush?”

      Nëna e Edi Ramës e kallëzoi Sali Berishën për shpifje, kur ky tha në parlament, se Edi Rama e ka nxjerrë të ëmën natën jashtë në rrugë me këmishë nate. Gjykata e Lartë nën kryesinë e Zonjës Arjana Fullanit e pushoi çështjen me argumentimin, se Berisha me cilësinë e Kryeministrit të Republikës dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë në vijim të aktivitetit të tij politik për qeverisjen e vendit ka të drejtë të komentojë në vijim të seancës plenare të Kuvendit daljet eventuale të nënës Rama me këmishë nate nëpër rrugë.

      Arjana Fullani, e cila është një juriste shumë e mirë (të paktën ka qenë studente e shkëlqyer), e mori këtë vendim dy ditë apo dy javë përpara se Qeveria e Shqipërisë të merrte një vendim për lirimin e disa fondeve apo për një çështje pronësie që prekte direkt selinë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Zotit Arjan apo Adrian Fullani.

      1. Vendimi i Fullanit kryetare në çështjen Aneta Rama kundër Sali Berishës ishte pa dyshim poshtë dinjitetit dhe nivelit të Gjykatës së Lartë Shqiptare. Si studente e juridikut Fullani mund të ketë qenë e shkëlqyer. Ndërsa si kryetare, kam frikë se historia do ta gjykojë shumë ashpër Gjykatën Fullani për humbjen e pavarësisë, mungesën e profesionalitetit dhe kthimin e saj në bisht të pushtetit ekzekutiv dhe të atij të parasë.

      2. theollogos shkroi:

        “Kush prej ketyre e ka paditur per shpifje, lidhur me ato qe thote ne Parlament, kush?”

        Sot ne fakt marr vesh nga News 24 se PS ne Korce do padise Berishen per shpifje. Motivacioni: Ka shpifur kur ka thene qe ne kemi ngrene gjate greves se urise. E thene me thjesht: Ore zoteri qenke legen fare. Ku e di ti qe kam ngrene ose jo une ne muajin maj?

        Tani, qe keta jane te lindur natyrale per tu bere qesharake, kjo nuk do shume mend per t’u kuptuar. Po nuk e di, kush jeton ne Angli, i lutem te komunikoje me Mr. Bean se mund te dale i papune.

    2. Të shtoj në çka thotë Piftos, dosjen Rulit ia kishin kopsitur dhe dje a pardje e çuan në prokurori.

      Ndërsa këto ditë u zbardh dhe shpifja e 20%-çit në dritë. Hetimi mbyllet.

      Theollogos thotë:
      “Publiku? Do qeshi, do krruaje hunden, do shtiret dhe do perpiqet te vjedhe.”

      Lyss i përgjigjet:

      “”Nganjehere merzitem shume kur shoh interpretime qe shkojne ne kah te kundert edhe te logjikes elementare, po fale zotit ka edhe njerez si ju ketu. Vertet, faleminderit.”””

      Kjo është komedi.

      Po për atë përfundimin e Theollogos, kam dhe unë diçka. Është shumë cinike, në mos fare e fëlliqur, t’i mohosh një populli mundësinë, potencialin për tu përmirësuar. Për të kërkuar rrugë të pastra, ambjent të pastër, politikë të pastër etj. Me një fjalë, t’i mohosh aftësinë për të evoluar.

      Megjithëse të shohësh atë shtet si funksionon, është si të shohësh shimjet sesi po evolojnë në njerëz. Si po mësohen të përdorin veglat e punës, mendjen për të shkuar përpara etj. Të mos ishte e dhimbshme, sepse është populli ynë, do të ishte jashtë mase argëtuese si nga ana shkencore, ashtu dhe për të dëfryer.

      POR ama… t’i bindësh këta njerëz se janë shimje dhe do të qëndrojnë të tillë – shimje, është shumë katastrofike.
      Është pakt me djallin.

      1. “cinike, e felliqur”. Me sa di une arbereshet, apo arvanitasit na quajne “gjak i shprishur”. Une e marr me humor. Gezuar, sikur te shtronte darke blogu me siguri do te te vinin kerbishten e gjelit.

    3. Ore theollogos edhe të të pyes pak… sipas kësaj që mendon ti se po ndodh. Si e imagjinon ti të ardhmen, a ke ndonjë vizion?

      vidhni, vidhni, vidhni, shumë bukur. Kjo është vjedhje piramidale. Se do vjedhësh sa do vjedhësh e më pas nuk do ketë gjë për të vjedhur. Atëherë si e shikon ti këtë shtet të funksionojë? Nuk do ketë më gjë për të vjedhur. Çfarë do bëhet më pas? Si ta pret toçi ty, si do bëhet më pas?

      Se mua kjo me llogari të thjeshtë matematike më rezultojnë dy zgjidhje:
      1. 97′ e rikrijuar. Se ky është shtet piramidal me bazë vjedhjen. Sdo ketë më për të vjedhur pra, ça do bësh ti më pas? Kot kuriozitet ky imi. Më thuaj ti mua çfarë do bëhet?

      Ka dhe një zgjidhje alternative ama…
      2. Ata që kanë vjedhur më shumë, do të munden më në fund të predikojnë që të tjerët … të mos vjedhin. Se mirë vodhe mo shpirt, po do duash të gjesh një mënyrë që ta ruash zahirenë e vjedhur. Dhe mënyrë më të mirë nuk ka se të vendosësh ligje të rrepta… kundra vjedhjes.

      Ti e pranon mo shpirt, që ata që kanë vjedhur të të thonë pas dhjetë vjetësh, mos vidh më? e? Se unë nuk e pranoj.

      Po fare budallenj të kenë qënë mo ata evropianët që të predikojnë një shoqëri vlerash e? Po si nuk e kanë çuar as nëpër mënd gjenialitetin e shqiptarit që konsiston në: krruarje hunde dhe përpjekje për të vjedhur? Po kjo ishte e thjeshtë more… Si nuk u ka shkuar ndër mend më parë? Pffffffffff. U bonë kta.

  3. I fortnderuari theollogos, ti ngre pyetje themelore per debatin, por ne trajtimin tim, u perpoqa te pahnxjerr, se çeshtja nuk eshte mirefilli ekonomike, pazaresh te penguara, grabitje te pasurive te opozitareve, por ka diçka qe lidhet me pushtetin ne vetvete, si i shkeputur nga te mirat e privilegjet materiale e ligjore.
    Pushteti ne vetvete eshte fuqia per te ushtruar nga lart-poshte vullnetin mbi tjetrin, pastaj te mirat e privilegjet perfitohen rrjedhimisht.

    Ti thuash pjesetarit te parise, po ti le gjithe te mirat, kurse pushtetin s’ta le, vetvetiu po e perjashton nga tagri i parise, dmth pushteti, qeverisja.
    Keshtu e beri Luigji 14 i Frances, u garantoi fisnikeve gjithe te mirat e privilegjet, u mori gjithe pushtetin.

    Ashtu si robi s’rron vetem me buke, edhe paria s’rron vetem me te mira e privilegje, do pushtet.
    Sala po i perjashton nga pushteti pa-afat, socialistet s’po shohin drite, ky eshte problemi themelor, problem qe u ngrit fuqishem ne 1996 dhe kur parite s’bien dakort per ndarjen e pushtetit, ka gjullurdi, nuk minimizohet si ben ti.

    Per koken e Sales, duhet nje kryetar opozite ndryshe, nje qe di te dialogoje politikisht, te leshoje e te shtrengoje sipas rastit, perndryshe Sala ta pret shkurt.
    Sala di te dialogoje politikisht, i vodhi Meten te majtes, prove me te mire s’ka (po i ka dhene provat qe di ti qendise opozitaret se shume i iken e i erdhen prape), çeshtja eshte se Rama s’di te dialogoje politikisht dhe kjo mungese dialogu prapa perdeve, sjell ngurtesimin e pozicionit edhe nga ana e Sales.

    Mirepo, kercenimi i hapur me perjashtim pa-afat i irriton te gjithe kundershtaret, sa kane bere projekte çdo vjedhin pasi te marrin pushtetin, apo do futen ne pune a do fusin ne pune njerezit e tyre etj. ?
    Nuk e sheh qe socialistet jane duke plasur njeri pas tjetrit, gjendja nuk eshte pranverore, marredheniet mes parive po hyjne ne stinen e dimrit, ku kercet stuhia, bresheri e bora.

    Do digjen kutite thote Sala, te shikojme si do veje, do mjaftoje libri me barsaleta apo jo.

  4. Cuditem me ju, sinqerisht. A do te vije ajo dite qe debati dhe analiza (me aq sa behet) e politikes te kthehet me kembe ne toke apo do vazhdohet ne kete rruge?

    Gazeten Shekulli e kuptoj, te tjeret jo!

    Dy seancat e fundit te parlamentit, te themi te drejten – dhe me besoni i ndjek me kuriozitet dhe vemendje te madhe – kane qene ne kufijte e debatit normal, nuk ka pasur ndonje teprim sic ndodh zakonisht. Tani sa i intereson publikut shtrirja pertoke e Edi Rames duke kercenuar se do te vdese nese nuk i plotesohet kerkesa e tij dhe pergjigjia e Berishes atehere dhe tani ne parlament se do t’i organizonte nje funeral madheshtor, kjo mbetet per t’u diskutuar por nuk besoj qe kjo mesele mund t’i interesoje publikut te gjere per tjeter vetem se per kalim kohe dhe muhabet kafeneje.

    Ku jane opinionet dhe komentet per qeverisjen dhe politikat qe zbaton Berisha? Urdheroni te flasim per gjendjen e rrugeve ne Shqiperi, per permiresimin ose jo te shkollave dhe sistemit arsimor ne pergjithesi, shendetesine, per korrupsionin, ekonomine etj.

    Mesa shihet ketyre gjerave opozita dhe te tjere qe i shkojne pas nuk ju pelqen t’i diskutojne pasi Berisha duhet ta pranojme ka nje bilanc pozitiv.

    Te njejten gje them edhe per opoziten politike dhe ate qytetare (te pa rreshtuar ne ndonje organizate politike) ne Tirane me Edi Ramen. Te merresh me fotot nudo te Rames, apo problemet e tij me femrat, drogen e perfolur etj. mund te te sjellin vota por jo aq sa per te fituar. Nderkohe qe kundershtaret e Rames ne bashkine Tirane mund ta sulmojne Ramen me problemet e medha qe ka Tirana dhe qe jane bema te drejtperdrejta te tij si administrator i ketij qyteti: betonizmi i Tiranes, zhdukja e hapesirave publike, transporti urban, trafiku, ajri i ndotur, korrupsioni me leje ndertimi e tendera te kesaj bashkie qe ka lidhje dhe me botues e pronare mediash etj.

    Meqe u permend dhe autoritarizmi i Berishes qe i mshohet fort nga Andrea Stefani apo ndonje tjeter, me lejoni te them qe qytetari me nje nivel mesatar ne Shqiperi keto me Hitlere, diktatore e autoritarizem i konsideron perralla. Ky qytetar shikon cdo dite se me shume media mbeshtesin opoziten se partine ne pushtet, se me shume biznesmene jane te rreshtuar me opoziten se partine ne pushtet, presidenti apo prokurorja e pergjithshme ne shume raste jane pozicionuar kunder qeverise, po keshtu gjykata Kushtetuese etj. Atehere ku eshte autoritarizmi ketu?

    Kritika dhe oponenca duhet te jete serioze dhe te kete bazament se me propagande gogolesh e hitleresh shqiptaret jane mesuar gjate komunizmit.

    1. Ke të drejtë, MB, kur shkruan:

      Cuditem me ju, sinqerisht. A do te vije ajo dite qe debati dhe analiza (me aq sa behet) e politikes te kthehet me kembe ne toke apo do vazhdohet ne kete rruge?

      Madje unë që tani po mendoj ta ndryshoj titullin e këtij posti në LE TË ZBRAZET SALA.

  5. Metal boy, nuk e ndjek rregullisht shtypin dhe asnjehere jeten parlamentare ne Shqiperi ndaj, pra, nuk e dija çfare po ndodhte. Nderhyrja juaj e sidomos paragrafi : « Tani sa i intereson publikut shtrirja pertoke e Edi Rames duke kercenuar se do te vdese nese nuk i plotesohet kerkesa e tij dhe pergjigjia e Berishes atehere dhe tani ne parlament se do t’i organizonte nje funeral madheshtor… « me ndihmoi te kuptoj arsyen e kesaj zallahije, qe ne fillim m’u duk shqetesuese e , qe duke ju besuar juve, tani i lejoj vetes te shprehem se paska qene krejt idiote. Ne kete linje shoh edhe komentet e Hyllinit dheTheollogos, qe, ndonse duken si ne kundeshti me njera tjetren, per mua jane perpjekje te sukseseshme per te qendruar me koken mbi tymin e Shekullit, qe prej kaq ditesh ne menyre fshatareske perdor çdo mjet per te lene nje shije te keqe ne kete fundviti, qe gjithsesi, nuk ishte vit i keq per shqiptaret. Duhet pak kurojo per ta pranuar, e kuptoj, por nuk duhet harruar se te tjerat jane mjete, qellimi aty eshte. Pra, debatet kane qellim te zbulojme e te deshifrojme realitetin, te na ndihmojme te shohim pertej shenjave te jashteme qe vijne deri te ne, e aspak qe te mbesim si mushkonja ne rrjetat e tyre. Duket sikur, Zoti mos e dhente, po te behen mire punet, ekzistenca jone (e atij Stefanit, qe permendi dikush) nuk do te kishte me kuptim. Nuk besoj te jete keshtu. Te pakten per shumicen. Nganjehere merzitem shume kur shoh interpretime qe shkojne ne kah te kundert edhe te logjikes elementare, po fale zotit ka edhe njerez si ju ketu. Vertet, faleminderit.

  6. ””POR ama… t’i bindësh këta njerëz se janë shimje dhe do të qëndrojnë të tillë – shimje, është shumë katastrofike.
    Është pakt me djallin.””

    Opo gezuar vitiriun ti njehere! Ke rreshqitur caze kete vit, si duket nen ndikimin e ngjarjeve ne Gerqit, po si thone vit i ri, kismet i ri, hajde se me mire do behet, me e mira do behet.
    Rrofsh qe na bere troglodite, futi nje te dehur te plote sot, mbase neser je esell. Po ama nese te ka kafshuar ndonje qen, bej analizat e terbimit, se ste ben gje pija :d

    Tani, vjedhja eshte forme e shperndarjes se pasurise, nuk eshte se ai qe vjedh, po asgjeson ndonje te mire, ne total paraja ajo eshte, kalon nga nje dore tek tjetra. Hall eshte kur te vjedh i huaji, se i nxjerr parate jashte shtetit, po kur paraja ngelet ne vend, pasuria e perbashket nuk peson ndonje perkeqesim, ca behen me te pasur, ca me te varfer, po totali ai eshte, si puna e energjise ne nje sistem te mbyllur.

    Ta kam llafin, nuk varferohet kombi, kur bashkekombasit vjedhin njeri-tjetrin, kombi varferohet kur e vjedhin anetare te kombeve te tjere. Nuk varferohet kombi kur vjedh Sala apo Rama, ama varferohej kur e vidhnin sulltanet.

    Ti mund te thuash se e ke llafin per shtetin, po shteti s’ka para te vetat, parate e shtetit jane parate e bashkesise.
    Ti mund te thuash se e ke llafin per popullin(perkundrejt parise), ketu padyshim duhet te kete ndjeshmeri, po meqe ne 8 vjet te PS-se hengren socialistet e tani po hane demokratet, meqe jane tek 40% me 40% e po te fusim Meten e republikanen etj, qe kane ngrene here ketej e here andej, vemi perseri tek mbyllja e qarkut, dmth te gjithe vjedhin te gjithet.

    Nga ana tjeter, kur thuhet vjedh Sala, nuk ka kuptim te thuash, po vjedh vetem socialistet, nuk eshte se Sala le pa vjedhur nga ai 40% qe e voton. E njejta gje me Nanon, Meten apo Ramen, nuk ka logjike te thuash keta vjedhin vetem demokratet (ate 40%), pra Sala e Rama vjedhin sa kundershtaret aq edhe te tyret, nga te tyret fiton vetem nje perqindje e caktuar, pjesa me e madhe e votuesve te tyre vidhet rregullisht.

    Keto jane gjera te thjeshta qe dihen, populli i thjeshte qe i voton, ngelet perhere me nje grusht me miza ose si ne rastin e fresket te Shkodres, peshku ne liqenin shtepiak, tigani nen uje.

    Keto gjera kaq te thjeshta, ty qe te ha meraku per trogloditet, duhet te te benin te mendoje si te flisje kunder gjithe parise politike, jo te zije llogoren tende, duke perkrahur nje pjese te parise. A tjeter gje, nese ti i je futur politikes se dites, me qellim ndryshimin, duke perkrahur njeren pale nga halli, po nese ti je pjese e opinionin publik, s’te ngelet gje tjeter veçse ti dalesh kunder paleve.

    Nese ti je me nje pale meqe me te perfiton vetjakesisht, atehere nuk je me i mire se ata qe shan.
    Ta zeme, nese dikush eshte proletar dhe thote gjithe pushteti proletariatit, ky s’eshte aspak me i mire se ata qe shan, pasi thote pushtetin ta marr une e te rregullohem per vete.
    Nese secili bythen e vet, format e terbimit, jane te palegjitimuara etikisht, aty fiton me i forti.

    Ceshtja do zgjidhet si eshte zgjidhur perhere, ai qe vodhi do thote mos vidh, keshtu do sistemohen gjerat.
    Po s’u pranua kjo menyre, do vazhdojne vjedhjet pafund, si puna e gjakmarrjes, po s’fali gjakun njera pale, do vazhdoje zinxhiri per qindra vjet.

    Halli sot eshte se asnjera pale jo vetem se pranon, por as i shkon neper mend, te gjithe presin radhen here te qete e here me sherr.

    Ja gezuar edhe njehere !

    1. Ore po të uroj dhe unë Gëzuar! një herë,
      Paç një vit sa më të mbarë, me të gjitha të mirat. Suksese kudo, shëndet e mbarësi për vitin që erdhi tashmë.

      pa përgjigjen për të tjerat, ta jap kur të bëhem mukajet.

      theollogos, gëzuar edhe ty. Marrç nga viti i ri cilën thelë gjeli të duash.

  7. ““Those who are too smart to engage in politics are punished by being governed by those who are dumber.” Plato
    ######################################

    Kjo thenie e Plato-s vlen per klasen politike shqiptare, bile duket sikur jemi ta mallkuar te na qeverisin gjithmone funderinat dhe idiotet.
    Ata qe jane too smart kane ikur te gjithe ne emigrim, dhe mire kane bere.
    Duket si pesimizem, por ne fakt eshte realizem, ky vend eshte i pashprese. Pse? Sepse nuk ka asnje drite ne fund te tunelit.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin