NËNË TEREZA MAJTAS

Mungesa e një analize kritike të figurës se Nënë Terezës (në vijim NT) në skenën intelektuale liberale apo të majtë shqiptare mund të ketë disa arsye.

Që të jemi të qartë që në fillim, me të majtë shqiptare nuk mund të kuptohet ajo apo ato forca politike, që e përkufizojnë veten si të tilla (partitë politike), por ai grupim social, i cili falë një shkollimi adekuat dhe një “sqarimi” (po përkthej nga gjermanishtja: “Aufklärung”, se nuk e shoh të dobishme të përdor termin “iluminim”, ngaqë ky më është dukur gjithnjë abstrakt), orientohet mirë e mjaftueshëm në epokën ku jetojmë.

Natyrisht që ka një skenë të majtë liberale, e cila, për shkak se pesha specifike e saj është krejtësisht e papërfillshme, e kultivon veten jo edhe aq si komponentë sociale e marrëdhënieve publike shqiptare. Kjo skenë si e tillë është kryekëput evropiane dhe tradita e saj, me një shkëputje gjatë masakrës ideologjike komuniste, ka qenë gjithnjë vetëm perëndimore. Si e tillë, ajo i përmbush të gjitha kushtet, që në mënyrë të shëndetshme të kultivojë një opinion të vetin kritik karshi NT dhe të shprehet publikisht; pra që pavarësisht se çfarë përfaqëson ajo grua, përfytyrimi i saj për rendin social të gjërave nuk është kurrsesi modeli i ynë për një shoqëri bashkëkohore të civilizuar e emancipuar dhe për këtë arsye dhe ato dhjetëra të tjera që vijojnë ne kurrsesi nuk pajtohemi dot me dogmën e imponuar nga politikat populiste të parisë politike shqiptare, e cila si nga e majta dhe e nga e djathta në mënyrë hipokrite dhe oportuniste për arsye të ulëta duan imponon një koncept.

Megjithatë kjo skenë hesht dhe sepse e bën këtë mbetet enigmatike, pasi çështja NT, ose më saktë ideologjia NT dhe republika moderne laike, me institucione funksionale, pa dogma zyrtare janë vetvetiu në gjendje konfliktuale, gjendje e cila buron automatikisht nga natyra e tyre. Për këtë heshtje enigmatike mund vetëm të spekulohet, gjë të cilën po e bëj menjëherë.

1. Në shoqërinë shqiptare, në thelbin e vet ende pagane, NT ka zëvendësuar Zotin. Natyrisht, që Zoti i madh dhe i gjithëpushtetshëm qëndron formalisht si hyjnia e vetme e të gjitha feve të praktikuara në shoqëritë shqiptare, për për këtë sikur nuk e “çan kryet fort” askush. Lidhja me Zotin është në natyrën e njeriut ekzistenciale dhe shqiptari mesatar, i formuar në tërësinë e tij kulturore nga përvoja e të paktën dy shekujve të fundit, e ndjen Hyjninë, megjithatë lidhja institucionale me të është e dëmtuar rendë, një herë nga konvertimi i pardjeshëm i shumicës shqiptare në myslimanë dhe së dyti, ngaqë shumica e shqiptarëve qe jetojnë sot në Republikën e Shqipërisë janë lindur dhe edukuar në një mjedis social faktikisht ateist. NT është hallka e përkryer për ta ri-iniciuar ose përfaqësuar këtë lidhje. Ndoshta në nënndërgjegje vepron diçka e tillë: NT është njeriu më i devotshëm i Zotit – unë adhuroj NT – unë jam në anën e Zotit. Në këtë kontekst e majta liberale, ndoshta edhe ajo në nënndërgjegje, realizon bindjen mbizotëruese të elitave intelektuale simotra evropianoperëndimore: modeli i një shoqërie ku të pranohet nga të gjithë anëtarët e saj se “Zoti ka vdekur” është një iluzion naiv dhe se populli profan gjithnjë ka nevojë për një Zot. “T’i shpallësh luftë ideologjike NT është tepër njëmijëenëntëqindegjashtëdhjetëetetëshe, këtë fazë tashme e kemi kapërcyer”, mendon ndoshta e majta liberale e sqaruar.

Megjithatë në këtë model bie në sy fakti, se pse e majta liberale e sqaruar të paktën nuk prononcohet nga një pozitë tjetër kundër parisë politike, duke ju kundërvënë asaj, se pavarësisht se çfarë përfaqëson NT, është – në rastin më të butë – mashtrim publik ajo që bën paria politike shqiptare, kur lejon që gjithfarë maskarenjsh apo maskaresash, horrash apo horresh, pushtash apo pushtesh dhe vrasësish apo vrasësesh, të veshin një, dy apo tre herë në vit një kostum me dopiopet apo një fustan me xixa, dhe të ulen në një tribunë nderi dhe të rehabilitojnë faqen e tyre të zezë.

2. Një arsye tjetër mund të jetë edhe frika. Çdo analizë kritike më NT dhe mesazhin ideologjik të figurës së saj do të ishte në një farë mënyre një vetëvrasje publike. Shoqëria shqiptare gjendet, me disa ndryshime të vogla, në një linjë zhvillimi kulturor, i cili natyrën vet e ka konsoliduar dhe qëllimet e veta i ka përcaktuar përfundimisht pas Plenumit të IV të Komitetit Qendror të PPSh-së të vitit 1974. Ky Plenum shënon fillimin e një faze reaksionare dhe inkuizitore, e cila për mendimin tim nuk ka përfunduar asnjëherë deri sot. Shoqëria shqiptare është një e tillë fshatare, pra nga struktura dhe natyra e saj e predispozuar për të përfaqësuar dhe përqafuar reaksionaren. Stalinistët nuk e prunë dhunën e tyre dogmatike nga lindja sllave, por kultivuan atë orientale lokale. Nëse në Berlinin Lindor komunistët ishin “fashistë të lyer me bojë të kuqe” në Tiranën e Enver Hoxhës ata ishin “feudalë të lyer me bojë të kuqe”. Një dritare e vogël u hap në periudhën 1990 – 1992, ku lindi pas pak kohë dhe vdiq menjëherë shpresa e ndërtimit të një shoqërie të hapur dhe të emancipuar, të organizuar në një republikë moderne korrektësisht funksionale nga pikëpamja institucionale. Vdiq sepse në pushtet erdhi Sali Berisha, një komunist i kompleksuar nga radha e tretë apo e katërt e pararojës së kuqe të formatuar metodologjikisht përfundimisht në frymën e Plenumit të Katërt e rrahur në kudhrën e Revolucionit Kulturor Kinez të shqiptarizuar. Mënyra se si shpërdorohet NT si ideologji dhe fe zyrtare, por edhe dogmë, të cilës po ju kundërvure përfundon automatikisht përpara turmës së druve, që ështe jo vetëm dënimi kapital, por edhe i vetëm, të fut frikën në palcë. Komisarët politikë blu, që janë njësoj si ata të djeshmit e kuq, të futin pa asnjë problem menjëherë në kallëpin e armikut të popullit dhe të hedhin ne mes të turmës, që kjo pastaj të të shqyejë. Ndoshta duhet thënë, se pas 11 Shtatorit janë mundësitë për të ushtruar shantazh në këtë drejtim janë lehtësuar dhe bërë më efikase. Unë besoj shumë, se e majta liberale e sqaruar shqiptare hesht ngaqë ka frikë të flasë në kushtet, ku në shoqërinë shqiptare nuk ka ndodhur asnjëherë një çlirim dhe sqarim i vërtetë nga e kaluara mesjetare, dikur feudale e deri sot orientale-staliniste.

3. Një shkak tjetër se pse hesht e majta liberale shqiptare mund të jetë, se kjo është plakur dhe ka rënë në një lloj prehri të butë të fazës mikroborgjeze të jetës, pra në atë gjendje ku si akt final ideologjikisht korrekt mbetet konsumimi i produkteve biologjike, apo kalimi i vetmisë estive në një fshat të Toskanës, apo shmangia e konsumit të prodhimeve tekstile të prodhuar në kushte punë ku standardet sindikaliste evropiane nuk janë relevante. Ndoshta për këtë shtresë të së majtës liberale NT nuk paraqet asnjë domethënie, pasi në fund të fundit, ç’kuptim do të kishte humbisje kohën kot me një qyqare pa asnjë konsistencë aktuale ideologjike. Ikonat e rrema zakonisht shkulen nga muret dhe flaken nga dritaret ose në vijim të një lufte ideologjike, e cila mund të kulmojë në revolucion. Në mungesë të revolucioneve shqiptare mbetet të shihet, se ç’bëjnë shqiptarët në fazat e tyre revolucionare të jetës. Kjo është ajo periudhë kur ata fillojnë të hyjnë në shoqëri si të rritur, studiojnë nëpër universitete, blejnë, marrin hua apo vjedhin libra nga njëri – tjetri, pra pak a shumë gjithçka midis moshës 20 – 35 vjeç, por sigurisht edhe pak më herët por edhe shumë më vonë. Shqiptarët nuk bëjnë asgjë në këtë moshë, ngaqë një pjesë të mirë të energjive i konsumojnë për të kompensuar përbuzjen kontinentale ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e cila më së miri përfaqësohet në politikën restriktive të vizave dhe kufizimit të tyre për tëlëvizur. Izolimi i Shqipërisë ndihmon në rritjen e kultit të NT dhe indirekt në mbetjen në pushtet të çdo maskarai apo maskareshe, që faqen e vet të zezë e fsheh pas faqes së rrudhosur së NT. Nëse shqiptari i zakonshëm në fazën e tij revolucionare të jetës nuk do të duhej ta kalonte duke u përballur me pasojat e izolimit të Shqipërisë apo të varfërisë ekonomike, ai me siguri do t’i ishte kthyer miteve zyrtare dhe do t’i kishte nxjerrë prej kohësh me shqelma nga bota e vet shpirtërore, siç edhe ka ndodhur zakonisht kudo tjetër, për t’i zëvendësuar me të tjerë. Për ta vizualizuar si gjendje, vendin e posterit të NT, që fluturonte automatikisht i shqyer në rrugë do ta zinte një tjetër me një kërpudhe atomike, korniza e ndonjë citati tejet të dashur publik të kohëve të fundit, ku ftohen kryeministrat aktualë Berlusconi dhe Berisha, që centralin atomik, që duan ta ndërtojnë në Shqipëri ta futin në një vend të trupit, edukata personale nuk më lejon ta quaj me emrin konkret. Rinia shqiptare është e mpirë dhe e ndrydhur nga struktura patriarkale e shoqërisë shqiptare. Asaj i bëhet presion me bukën e gojës, ose kërcënohet, që nëse nuk ndjek dogmën – dhe nuk e kam fjalën vetëm për kultin e NT – mund t’i shkurtohet buxheti për blerjen jo më të 6 apo 8 koktejeve në natë tek Blloku, por vetëm të një birre në fund javë, dhe kjo tek kioska përkarshi.

Nuk ka komente

  1. Është shumë interesant ky postimi yt.

    Unë bie dakort me situatën e përshkruar për të majtën, lë vend bosh për përkufizimin e saktë të saj, sipas një liberali grek psh “i majtë” është ai që sfidon tradicionalen, është gjithnjë inovatori, është rinia (siç e keni përshkruar ju ndryshe) etj.

    detyrimisht e majta do të ishte evropiane, në mos e mbrujtur, e ideuar aty. Edhe sigurisht që kushtet nuk e lejojnë të shprehet, duke filluar që nga kufizimet ekonomike.

    Por ndërsa përgjithësisht bie dakort me përshkrimin për të majtën, nuk bie dakort me mjetet dhe mënyrën që ajo duhet të përdorë – duke u nisur gjithmonë nga sa përshkruani.

    Të godasësh mjetet me të cilat paria dhe pushteti gjenerojnë vetveten, për të majtën do të ishte një luftë me fantazmat, tamam si ai filmi “Ghost Busters”.
    Sepse për mendimin tim, këto mjete në duar të parisë, të cilat pretendohet se duhet të luftohen, janë të panumërta. Në mos gjetshin ndonjë të gatshëm si NT apo Skënderbeu, do të shpiknin një të tillë. Madje siç historia e këtyre viteve e ka provuar, do të ishin të gatshëm të vrisnin një prej parisë, për ta shuguruar hero më pas.

    Doja të shkruaja për këtë që te ajo tema e Xhaxhait, “Cila Gonxhe”… problemi qëndron për mua në një pikë të vetme, që po e quaj “pika fatale”. Pika fatale që përdor paria, është pushteti, apo ardhja dhe qëndrimi në pushtet. Nëse maskarenjtë, hipokritët, hajdutët, e kalojnë këtë pikë, atëherë përdorimi i mjeteve si NT nuk është gjë tjetër veç “dëm anësor” që krijon kjo elitë. Madje unë e llogarit si vlerë negative që do krijohet, me të marrë pushtetin. Këto janë gjëra të pritshme.

    Nuk ia vlen të sulmohet mjeti, të digjet gjithë mullari për një mi. Ia vlen vetëm të goditet mbi minjtë, mbi qënien e tyre. Ajo çka duhet vënë në shënjestër është pikërisht qenësia e maskarenjve në pushtet. Kaq do mjaftonte besoj unë.

  2. Me duket disi luksoze per kushtet tona, te kerkojme sa Nene Tereze ka tek e majta, (apo anasjelltas) e se kendejmi, pse disa te majte e feministe nuk reagojne per zyrtarizimin e figures se Nene Terezes, meqe ky kult zyrtar mund te shtoje frymen konservatore, patriarkale, obskurantiste ne shoqeri. E majta jone e re, e ka te pamundur te mos jete oportuniste ne hapat e saj foshnjerake, per te preferuar keshtu heshtje apo edhe aleanca te panatyrshme, si e si qe te mos shtoje me teper antipatine, edhe keshtu mbizoteruese ndaj saj.

    Po sikur te flasim per gjera shume me praktike, si psh. sekularizmi? Po sikur te mos merremi fare me gjenealogji a perkufizime etniciteti por thjesht te pyesim se me cfare te drejte shteti shqiptar vendos si feste kombetare 19 tetorin, diten e lumnimit te Nene Terezes (date e cila nuk eshte as ditelindje e as ditevdekje e saj, e keto do te kremtohen si dite plus ne agjenden e eventeve zyrtare)? Per ata qe nuk e kuptojne mire, festa zyrtare shqiptare e Lumnimit te Nene Terezes, ka te beje me certifikimin papnor te pretendimit se nje indiane u sherua nga kanceri, pasi iu lut per shpetim relikuarit apo figures se Nene Terezes; me c’rast ne Shqiperi ne bejme pushim dhe koncerte tematiko-defrimi. Edhe njehere: nuk behet fjale per te festuar ditelindjen civile te nje humanisteje shqiptare, qe pranohet se na sherben si passe-partout e na familjarizon ne nje bote te eger ksenofobe, por per te kremtuar nje rilindje fetare, mistike, nje dite prej ditesh nga kalendari i shenjtoreve te Kishes Katolike, dite qe ka kuptim solemn vetem per nje pakice besimtaresh te mirefillte, jo per gjithkend tjeter.

    Kur u caktua kjo festa nga parlamenti, kontaktova (per sport) me nje perfaqesues te zjarrte te sekularizmit ne Shqiperi, qe bubullon me artikuj e deklarime per cdo koke te mbuluar adoleshenteje ne shkolla, por gjithe duke u pertypur, pergjigja qe mora ishte se ceshtja ne fjale, sigurisht qe nuk rri ne kuadrin e pretenduar te ndarjes se fese nga shteti, por sensibilitete dhe emocionet per kete pune jane shume te mprehta, e nuk ia vlen te nderhyet.

    Pse valle deputetet e intelektualet shqiptare mbeshtesin zyrtarizimin e nje feste dytesore fetare, kur mund te kishin propozuar si alternative festimin e ditelindjes sekulare per po te njejten figure, duke fuqizuar keshtu edhe pretendimin se Nene Tereza eshte e te gjitheve, figure humanitare-kombetare, dhe jo misionare-fetare?
    Kete arsyetim nuk e kam lene ta bej ketu sot, me komente anonime, por ka vite qe e kam bere publikisht, e nuk kam marre fare pergjigje. Permendjet e Nene Terezes, rrethohen me nje tis tabuje, 100% te njejte me ate qe rrethon figura fetare (dhe pse nuk qenka e natyrshme kjo?), por problemi eshte se ky tis teknikisht fetar tabuje, mbeshtetet sot zyrtarisht, ne epoke demokratike e sekulare, me justifikime nacionaliste apo strategjish politike integrimi euroatllantik; aura e paprekshmerise fetare nuk do te mungoje dot, por thjesht do te potencohet e blindohet edhe me tej me sentimente te zyrtarizuara nacionaliste e politike.

    Kjo aure e paqarte eshte ajo qe kultivohet ne banderola ikonike qe mbulojne periodikisht po ate shesh Skenderbej, ajo ritualizohet ne dite, jave apo vite mobilizimesh jubilare zyrtare; ne kende te vogla, dje te kuqe, sot bardhe e blu, qe sot stolisin shkollat shteterore ane e kend vendit; ne festivale e konkurse te tera me kenge, poezi, pjese teatrale kushtuar po nje personi; me pagezime urbanistike ne rritje – po me emrin e atij personi; ne fjalime drejtuesish shteti te cdo niveli, qe i referohen per frymezim po ketij personi. Kjo nuk eshte me fushate per te konfirmuar e celebruar identitetin shqiptar te Goxhe Bojaxhiut, sa eshte, do-s’do, fushate per te uni-formizuar nje identitet te ri kombetar. Shqiptare te moshave te vogla, qe nuk ia kane idene totalitarizmit, se presin ta shohin te aktivizuar me kampe perqendrimi si ne librat e shkolles, nuk e kuptojne dot pse nje brez me i moshuar i gjykon si reminishenca totalitariste menyrat qe perdorin shtetaret e elitat per t’u identifikuar me Nene Terezen, per t’u trafikuar nen veladonin e saj si “Odiseu që fshihej nënë delet për të dalë nga shpella e Qikllopit”, per ta thene me krahasimin plot ngjyra te K. Cukalit.

    Per te majtet e interesuar per te denoncuar “shoqerine e spektaklit” apo edhe per feministet qe refuzojne objektifikimin e (de)politizimin e kurmit femeror, po edhe per ata qe nuk duan ta besojne shkallen e shfrenimit ne abuzimin me figuren e Nene Terezes, po hedh ketu nje foto te tre zonjave te para te Shqiperise, qe te asistuara edhe nga nje klerik i larte, po i gezohen nje sfilate mode me teme nga jeta e shenjtores katolike.

    http://tocilastyle.blogspot.com/2007/12/tocila-performance-nene-tereza-shenja.html

    1. faleminderit për shkrimin e sinqertë dhe mendimin e hapur e direkt.

      linku yt nuk hapej dot, por në këtu më poshtë mund të shikohen xhirimi nga aktiviteti, përcjellë me aq bujari për publikun virtual nga legjendari kolec traboini:

  3. Nga melankonia e zeze dhe e erret , drejt e tek gezimi i florinjte, me duket sikur neve na ka kapur dhe vuajme nga nje disorder bipolar.
    Ose keshtu duket nga ajo cfare na ofrohet si terapi ne kolltukun gjysem te shtrire te (jo vetem) PTF, kur flitet per mjerimin e qytetarise shqiptare dhe per ekzaltimin e saj te tepert per idhujt e vet. Ne kolltuk akuzohemi per mungese integriteti kulturak dhe per tepri ne konsumimin e propagandes patriotike. Por do thene se nuk mund te ngresh nje teori te re e as te mbeshtesh nje te vjeter me aksidentet e jete se dikujt, qofte ky edhe nje popull. E as te ngresh nje filozofi te tere perreth virtyteve te te qenit TI.
    Une kam frike se ne perpjekjen per ta rregulluar shtepine sa me shpejte e per ta bere ate sa me te ngjashme me te tjerat ndertesa ne lagje, ne i nenshtrohemi plotesisht pushtetit qe ushtron menyra se si te tjeret na shikojne ne. Qe nga te qenit shqiptar ne New York e deri tek te ndjerit krenar ose jo per “lekuren e vet” ne Shqiperi.
    Por s`eshte gje(ndje) e re. Edhe te vjeterit e shihnin dhe e njihnin.
    Juvenal pershkruan qytetin ne Rome – The Savage City:

    We too can cringe as low and praise as warm,
    But flattery from the Greeks alone can charm

    GREECE IS A THEATRE, WHERE ALL ARE PLAYERS…

    E majta shqiptare ,dhe edhe ajo me e gjere, te gjitha te drejtat e saj, objektivat e saj i ka te negociueshme. Ne momente te caktuara e ne vende te caktuara ato mund te diskutohen, permasesohen , ridimensionohen. Ato ia ka dhene arsyeja
    Plaka shqiptare me rrudhat e shumta ne fytyre te drejtat e saj, objektivat e saj i ka te panegociueshme dhe te pa ridimensionueshme, Ato ia ka dhene Zoti, apo cfaredo emri tjeter qe perdoret neper libra keto dite per te.
    “Zemra ka arsye, per te cila arsyeja nuk di asgje per to”, thote nje gati-klishe.

  4. @ Tej te majtes
    Pikerisht per shkak te asaj qe ti shkruan aq bukur ne kete koment edhe une e shkrova para do kohesh artikullin Mevludi shkencor i Nene Terezes. Me duhet ta pranoj se kam qene shume e zemeruar kur e shkrova ate, por tjeter gje eshte kur e sheh kicin nga televizori, e tjeter gje kur e perjeton ate drejtperdrejte.
    Ne Shqiperi padrejtesia ka fituar tashme status institucional, ndwrsa e majta – me shume dhimbje e them kete – nuk ekziston. Vertete ka disa djem e vajza qe u pelqen e majta sa jane me studime jashte, ama sa kthehen brenda, e majta mbetet si kujtim i rinise studentore me ndonje histori hippie, e praktika e ka emrin e vetem PERSHTATJE.
    Edhe disa pak te rinj qe filluan te flisnin ne emer te se majtes, ose rrijne duke shkruar budallalleqe maoceduniane e leniniste, ose perqafojne nacionalizmin ekstrem te vetevendosjes, duke harruar se e majta e opozicionon globalizmin per shkak te hegjemonise qe ai ushtron ndwr tw vegjlit e tw shtypurit, e per te njejten arsye opozicionon edhe nacionalizmin. ata pak te rinj qe thone se perfaqesojne te majten ne Shqiperi harrojne se no global nuk do te thote nacionalizem, por larmi lokalizmash – e nacionalizmi kerkon te mbyse pikerisht larmine.
    Une mendoj se edhe kjo eshte nje nga arsyet e mosreagimit ndaj kultit imponues te NT – lidhja e nje pjese te se majtes pikerisht me nacionalizmin.

    1. “Edhe disa pak te rinj qe filluan te flisnin ne emer te se majtes, ose rrijne duke shkruar budallalleqe maoceduniane e leniniste, ose perqafojne nacionalizmin ekstrem te vetevendosjes, duke harruar se e majta e opozicionon globalizmin per shkak te hegjemonise qe ai ushtron ndwr tw vegjlit e tw shtypurit, e per te njejten arsye opozicionon edhe nacionalizmin. ata pak te rinj qe thone se perfaqesojne te majten ne Shqiperi harrojne se no global nuk do te thote nacionalizem, por larmi lokalizmash – e nacionalizmi kerkon te mbyse pikerisht larmine.”

      bah! moj mirela, po mbytet larmia…cfare tmerri e?

  5. No offense, po na zgjoni kur te mbaroje vargmali i artikujve te cmitizimit te Nene Terezes (mgjths kam pershtypjen qe kane efekt te kundert pergjithesisht keto artikujt/diskutimet per cmitizimet), qe te lexojme dicka tjeter ne PTF. 🙂

      1. Nese nuk i kushtohen Nene Terezes, atehere “një arsye më tepër, kjo, për ta admiruar Gonxhen, si kryeshenjues (master-signifier) të post-lakanianëve të logosferës shqip.”

      2. Madje duhet shtuar, ne te njejten logjike: sinqerisht kujton se kujtohet se i kushtohet Nene Terezes banderola e fundit mundesuar nga Sali Berisha. Tamam, tamam, eshte objeksion legjitim te thuash: Dekonstruksioni i Nene Terezes, mundesuar nga PEIZAZHE TE FJALES.

  6. “Megjithatë në këtë model bie në sy fakti, se pse e majta liberale e sqaruar të paktën nuk prononcohet nga një pozitë tjetër kundër parisë politike, duke ju kundërvënë asaj, se pavarësisht se çfarë përfaqëson NT, është – në rastin më të butë – mashtrim publik ajo që bën paria politike shqiptare, kur lejon që gjithfarë maskarenjsh apo maskaresash, horrash apo horresh, pushtash apo pushtesh dhe vrasësish apo vrasësesh, të veshin një, dy apo tre herë në vit një kostum me dopiopet apo një fustan me xixa, dhe të ulen në një tribunë nderi dhe të rehabilitojnë faqen e tyre të zezë.”

    Pifto, them se ketu e ke implikuar pak arsyen e vertete te heshtjes, por prape nuk je “i qarte.” Nene Tereza eshte rastesore per parine. Po mos ishte Nene Tereza, do ishte NATO, mundesuar nga… Po mos ishte NATO, do ishte shkelmi qe i dhame komunizmit, mundesuar nga… Po mos ishte shkelmi komunizmit, do ishte shkelmi Berishes e Nanos, mundesuar nga…

    Nuk e di per ty se sa perputhet e majta “liberale,” per te cilen flet ketu, me te majten “radikale,” per te cilen flet Xhaxhai, por une jam dakord me hedhjen e ketij komenti si teme me vete, pasi mendoj se nuk jane e njejta gje.

    Me cfare kuptoj une, mjetet rastesore te cilat perdoren nga paria, radikalet i kane kthyer ne kritika ndaj kesaj parie. Pse jo Nene Terezen, kur edhe kjo eshte mjet rastesor? Mbase pikerisht ajo qe thua ti, sepse universaltiteti i saj, (katoliciteti i vertete i saj, qe te perdor nje term arkaik per universalitetin) ndoshta fale edhe lidhjes direkte me Zotin, duhet ruajtur.

    Kjo ka pak te beje me 68en, ne mos fare. E aq me pak me “vdekjen” e Zotit, i cili eshte gjalle per sa kohe eshte gjalle gramatika, sic thote edhe Nietzsche. Sidomos gramatika e tipit “mundesuar nga… Zoti.”

    Do kisha deshire Xhaxhai, si gjuhetar, te me thoshte se kush eshte kryefjala ne ate shprehje, qofte edhe kryeshenjues le ta quajme.

    Universaliteti i saj duhet ruajtur pra, ndryshe nga universaliteti i Skenderbeut, bie llafi, i cili nuk eshte i te njejtes grade me ate te Nene Terezes, pavaresisht, madje edhe per inat te faktit se ky i fundit eshte “atlet i Krishtit,” (theksi tek “atlet”).

    Sido qe te jete, kritika kunder perdorimit te cdo mjeti, per nje qellim te caktuar, besoj se eshte bere. Problemi eshte – dhe ketu qendron paradoksi – a mjafton thjesht kritika, qe eshte edhe mjeti i duhur, per nje qellim te caktuar? Apo nder te tjera duhet perdorur dhunshem edhe Nene Tereza, edhe gjithcka? Kjo eshte nje lloj i aporias sokratike: liria perballe denimit me vdekje, por me kusht qe kjo liri te jete brenda ligjit te Athines, perndryshe per cfare u munduam.

    E megjithate, duhen pare edhe idhuj te tjere pervec ketyre dy shpirtrave misionare sic ishin Sokrati dhe Nene Tereza. Ndoshta kritike te tipit “take no prisoner,” si ti, Xhaxhai, apo “Slavoj Zizek”. Pse jo? Ama keto jane kostot.

    Perpara se te vazhdojme te flasim per heshtjen e te majtes, hajd te zgjidhim kete paradoks them une, ne mos, vazhdojme ikonoklazmen deri sa mos mbese as edhe nje gjurme nga universalja.

  7. Pse ishte demtuar lidhja institucionale e shqiptareve me Hyjnine si pasoje e konvertimit te pardjeshem ne islam? Nuk e kuptova mire kete pune une pervecse nese ke parasysh se “lidhja” eshte e mirefillte vetem ne nje tradite te caktuar fetar. Nese eshte keshtu, vate dhe “sqarimi” majtist. Feudale te ngjyer me boje te kuqe? Oriental-komunizem? Jo or te keqen. Ja ku vate dhe cmitizimi I kthyer koke poshte ne betonim mitesh.

  8. ””ata pak te rinj qe thone se perfaqesojne te majten ne Shqiperi harrojne se no global nuk do te thote nacionalizem, por larmi lokalizmash – e nacionalizmi kerkon te mbyse pikerisht larmine.
    Une mendoj se edhe kjo eshte nje nga arsyet e mosreagimit ndaj kultit imponues te NT – lidhja e nje pjese te se majtes pikerisht me nacionalizmin.””

    Jo larmine, por laramanine. Bota nuk ka pse te shkoje ne drejtim te kundert me unitetin e njerezimit, ka 5000 vjet qe po shkon drejt unitetit, s’ka kuptim te marre drejtim te kundert dhe ska per ta marre, te jesh e sigurte.
    Nacionalizmi i dy shekujve te fundit eshte nje hallke drejt unitetit te njerezimit.

    Globalizmi s’ka kuptim ne kahun e unitetit te njerezimit se eshte imperializem perendimor, nuk eshte produkt i nje etike universale.
    Uniteti qe ofron imperializmi perendimor eshte falsitet.
    I vetmi unitet i mundshem kalon nga e drejta e vetvendosjes se popujve, kur popujt do arrijne te respektojne tjetrin, pa mesyre ekonomikisht, etikisht e kulturalisht ne punet e brendshme te popujve te tjere.

    Etika universale do arrihet kur njerezimi te hape syte e te vendose se asnje njeri ne planet nuk duhet te vuaje nga uria dhe etja.
    Kjo eshte A-ja e etikes universale, jo parrullat e lirise e barazise.
    Nuk i duhet as liria e as barazia atij qe vuan per buke(jo metaforikisht si vuajne shqiptaret, por si vuajne 1 mld njerez ne planet), ai do buke.

    Etike do te thote altruizem, kufizim i egos dhe aberracioneve te individualizmit.

    Ne kushtet e sotme kur as A-ja e etikes universale nuk eshte arritur, vetem nacionalizmi eshte ne gjendje te ofroje unitetin e sa me shume njerezve, homogjenitetin social te domosdoshem per unifikimin e njerezve.

    Por unifikim pa lufte nuk ka, qe te bashkohej Europa duhet te ndodhte L2B.

    Eshte imperializmi politik,ekonomik,kulturor ai qe i ndan realisht njerezit, pavaresisht se ne dukje i bashkon, nje bashkim falso si e ka treguar historia.

    E majta… e ç’mund te beje e majta, perveç se te recitoje biblen iluministo-liberale. E majta e vertete eshte marksiste, ajo eshte e vetmja e majte qe synon unitetin e njerezve, pavaresisht se ka gjetur si menyre asgjesimin e individualitetit.

    As qe krahasohen nga pesha intelektualet e se majtes liberale me intelektualet komuniste, biles te paret perpiqen te reformojne/liberalizojne ndonje teori neo-marksiste, njesoj si bene socialdemokratet ne shek 19 me Marksin.
    E majta liberale eshte plagjariste koke e kembe dhe per kete nevojitet, tu jape iluzionin punetoreve se krizat duhet ti paguajne ata qe i shkaktuan, te pasurit, tu jape iluzionin punetoreve se te drejtat e tyre po mbrohen, ne nje kohe qe ne Europe po shpartallohen ngadale te drejtat e punetoreve (kahu ky eshte), pasi kapitalizmi nuk ja del dot te jete social.

    Kohe krize ekonomike, Anglia,Franca, Italia e Gjermania(ketu e maskuar) jane ne duart e se djathtes.
    Ku eshte e majta liberale? Jane futur ne vrimen e miut se s’dine ca ti thone popullit pertej retorikes kuptohet, eshte komode ne kohe krizash te jesh ne opozite, sidomos per te majten qe po te jete ne pushtet i duhet te perdore mekanizma te djathte per te nxjerre vendet nga kriza.

    ””Nuk ia vlen të sulmohet mjeti, të digjet gjithë mullari për një mi. Ia vlen vetëm të goditet mbi minjtë, mbi qënien e tyre. Ajo çka duhet vënë në shënjestër është pikërisht qenësia e maskarenjve në pushtet. Kaq do mjaftonte besoj unë.””’

    I nderuar J. qenesia e maskarenjve ne pushtet gjendet tek ai 81% qe votoi PS+PD.
    Cfare do te godasesh ?
    Apo e ke fjalesh ne pergjithesi e do te godasesh qenien e njeriut ?
    Qekur ka lindur njeriu Nene Terezat qe ti i quan mjet, i ka shenjteruar gjithnje me deshiren e vet, sepse njeriu ka nevoje te besoje tek diçka me e mire se ai, qofte edhe false, njeriu ka nevoje te beje autokritike ne çastet e reflektimit, ne çastet kur gjendet perballe qenies se vet.

    Mos kujto se eshte rastesore lidhja e se majtes me mohimin e plote te qenies dhe nihilizmin.
    Eksponentet e sotem neo-marksiste jane duke punuar ne kete drejtim, ne rizbulimin e qenies dhe pajtimin e se majtes me qenien, pergjithesisht ne terma psikanalitike, po vetem sepse u nevojitet nje mbulese ‘shkencore’.

    Nene Tereza eshte rast i mire biles per neo-marksistet, nje mundesi germimi, se si mund te realizohet pajtimi i se majtes me qenien.
    E majta liberale sot ben si radikale, se i ka ngelur ora 7 pa 5, se pret ‘te reformoje’ pajtimin neo-marksist me qenien, sapo ky te arrihet (nese do arrihet).

    Nene Tereza nuk eshte nje mjet kapitalist per nenshtrimin e popujve por nje mundesi per te majten, nje asist qe po i jep historia; kuptohet qe duhet nje sulmues per te bere gol dhe sulmuesit e se majtes jane si gjithmone neo-marksiste.

  9. Pertej katundarllekut te “elitave” shqiptare ne abuzimin e paskrupullt me figuren e Nene Terezes, nuk duhej te kishte debat. Diskutimet u futen ne ca qorrsokake, e u shame me rrenje e dege me njeri tjetrin. Mua s’me ka share njeri akoma, por po te filloj te shtjelloj gjithe rezervat qe kam per nje numer idhujsh, qe nga Skenderbeu, Lady Diana, Papa (i fundit, i parafundit dhe i meparshmi), Nene Tereza, Muhameti, etj., keq e kam punen.

    Ma merr mendja se te gjithe mund te bien dakord qe Nene Tereza kishte arsim te kufizuar, botekuptim te kufizuar, eksperience jetesore te kufizuar nga misioni qe i vuri vetes qe ne moshe fare te re. Per pasoje, askush nuk beson se mund te jete Nene Tereza ideali i femres, gruas bashkekohore. As mund ti kerkohet te jete, as ka dashur te jete, me sa di une te pakten.

    Me cfare biem dakord te gjithe eshte se ajo u be misherimi/simboli i pervujtesise, meshires, sakrifices, humanizmit katolik, dhe me asocim i gjithe njerezimit. Dhe eshte bere pjese e vetedijes se shumices se njerzve anembane botes (prandaj kemi frazat e tipit “mos prit ndihme a meshire nga une se s’jam Nene Tereza.”) Per mua, ky eshte thelbi i saj, dhe per kete njihet e nderohet. Ato vazhdimet me lumnime e shenjterime jane politika te Vatikanit, nuk kane fort lidhje me thelbin.

    Patjeter qe si per cdo figure tjeter, sado e paprekshme te duket, duhen bere studime, monografi, debate, emisione etj. dhe te shqyrtohet jeta dhe veprimtaria e tyre nga te gjitha aspektet. Dhe s’ka asnje problem qe dalin edhe mangesira, difekte, gabime, qofte edhe trashanike e te papranueshme. Ndodh perdite, qe me Krishtin e te gjithe te tjeret me rradhe. Dikujt i hapen syte nga debatet, dikujt i perforcohen mendimet e meparshme…dikush indinjohet dhe fillon shan. Ketu fillon injoranca dhe intoleranca, dhe keto fatkeqsisht nuk mesohen me debate ne blog.

  10. Nga te gjitha diskutimet e bera ketu nuk lexova vecse – eshte apo nuk eshte vllehe, po edhe nese eshte vllehe pse quhet Gonxhe, po sikur nga studimet e bera te jete katolike shqiptare, po sikur te ishte e tille duhet te pakten te fliste ca fjale shqip, po ajo vete e ka thene qe nga gjaku jam shqiptare, s’ja mohoni dot, thoni si te doni po moderne nuk ishte nuk pranonte dot minifunde, edhe me arsimin si kishte fort mire punet, sidomos femer ideale as qe cohet neper mend te ishte se nuk ishte nga ato lule ajo, edhe oportuniste ishte se donte ta kish mire edhe me komunizmin, i vuri dhe lule Enverit tek varri, kishte per cudi qellime spiunazhi, sidomos ajo sfilata “moderne” e tre zonjave te para me ngjyrat bardh a blu, kapele parashute, dhe pellumbin e bardhe ne fund.., Cfare preludi per nje grua shenjtore! Duket qe komunizmi na e ka injektuar hipokrizine dhe dyshimin ne gryke, edhe aty ku nuk ka nevoje per to, perseri na dalin ne siperfaqe nuk na lene te marrim fryme.
    Si nuk lexova dot ne te gjithe kete hare argumentesh nje nga veprat e bamiresise te saj, nese dikush eshte entuziast per Nene Terezen, per hir te Zotit le te flase pak edhe per zemren e saj.
    Une po mjaftohem me nje thenie te saj gjate nje vizite ne Cairo ne 1994: Nese te gjithe parate qe shpenzohen per te gjetur menyra te reja per te vrare njeriun do te perdoreshin perndryshe per ti ushqyer, veshur dhe edukuar njerzit – sa mire njerzimi do te ishte. Kjo thenie ndodhet ne nje nga ato shtepite ku ndodhen ata fatkeqe qe nuk kane te hane, qe drogohen, qe kane AIDS, dhe qe jane te harruar te kesaj bote. Vertet nuk eshte fun ti sherbesh ketyre gjymertve, por nuk eshte cdo gje ne kete bote rreth fun-it dhe modernizimit. Dhe Nene Tereza ishte nga ato lule qe arrinte te gjente fun-in e saj ne sakrifice dhe ne lumturine e tjetrit. Asgje per t’u shqetesuar nese kjo ide e Nene Terezes eshte e padurueshme per shume.

    1. Edhe pse nuk e kam botëkuptimin e Nënë Terezës, prap e respektoj, për disa arsye. Ajo më e forta, është thënja e saj:

      “Në çdo njeri duhet ta shohim Zotin.”

      Kjo thënje është revolucionare në kuadër të krishterimit. Ky është kontributi më i madh që një besimtare mund ta jap kundër “luftës së qytetërimeve”. Kjo gjetje e saj gjeniale është kontribut edhe për paqën ndër shqiptarë, si popull fetarisht hetorogjen. Fundja, vlerësimin për kontributin e saj për paqën, e kanë bërë dy akademitë që e ndajnë Nobelin.

    2. @L_ thote:

      Cfare preludi per nje grua shenjtore!

      Ndoshta një pjesë prej nesh nuk e konsiderojnë atë shenjtore, por vetëm një grua të mirë.

      Ndoshta të jesh grua e mirë vlen më shumë se të jesh shenjtore.

      Ndoshta një pjesë prej nesh e nderojnë NT edhe pse nuk besojnë në Zotin e saj, as në fuqinë që ia dha asaj shenjtërinë.

      Ndoshta një pjesë prej nesh nuk besojnë në shenjtërinë.

      Ndoshta një pjesë prej nesh besojnë në shenjtërinë, por nuk e vlerësojnë, ose e shohin si shenjë të marrëzisë.

      Ndoshta një pjesë prej nesh besojnë se duhet të përulemi vetëm para çfarë çdokush prej nesh mund ta bënte, por nuk e bën dot sepse nuk gjen dot forca në vetvete.

    3. E di pse nuk i gjen ato qe kerkon ne artikull dhe komente? Sepse arttikullshkruesi dhe disa nga komentuesit aty brenda, nuk kane si qellim ne vetvete jeten dhe vepren e Nene Terezes, por mungesen e reflektimit kritik ndaj cdo kulti qe i imponohet shqiptareve. Me vjen keq, po menyra sesi kulti i Nene Terezes po i imponohet shqiptareve eshte dhune psikoogjike dhe simbolike – dhe e majta fryn syte…..

      1. Nuk eshte e vertete qe e majta fryn syte. Artikullshkruesit dhe disa nga komentuesit jane vete te majte. Po ashtu, ti besoj se e fut veten tek e majta, pavaresisht se ne agjenden tende kunder luftes psikologjike dhe simbolike qe po ushtrohet mbi shqiptare, me figuron vetem simboli i Nene Terezes. E majta ka folur kunder kesaj dhune psikologjike e simbolike te ushtruar here nen figuren e “antitotalitarianizmit,” here te “antimaozmit,” e here te “skenderbeut.” Vetem pse ti, apo xhaxhai, apo kushdo qofte, jini flamurtare kunder dhunes psikologjike e simbolike te ushtruar nen figuren e Nene Terezes, nuk do te thote se e majta fryn syte perballe dhunes psikologjike dhe simbolike. E thashe dhe e perseris njeqind here, le te mos behemi cinike. Let’s not blow only our own horns.

      2. “menyra sesi kulti i Nene Terezes po i imponohet shqiptareve eshte dhune psikoogjike”

        bile perdhunim safi

        prit tani kur te bejne dildo ne forme statuje te Nene Terezes dhe t’i perdhunojne grate e majta

        vetem atehere do zgjodhen keta nga gjumi, po do jete vone, se s’do jene me te virgjer

        Tereza pas vdekjes po dhunon psikologjikisht shqiptaret?

        Vertet i besoni keto qe thoni, duke supozuar qe jeni 15+ vjec dhe qe s’besoni ne Gogol?

        Dhe isha kurioz te di pse pikerisht ja ngulet gozhden (e barres se ndergjegjesimit dhe te antidodes neneterezaike) te majtes e jo p.sh. shoqates se homoseksualeve (per te cilet kushedi sa gjera me negative do kete thene NT sesa ca tha per divorcin) apo tek muslimanet (te cilet s’jane as katolike … keta i bie dhunohen dy–psikologjik-fish) apo shoqates se gruas ne pergjithesi ose te rrobaqepseve ne vecanti, pasi Nene Tereza duket se ka qene dhe kundra tyre (ose se paku i ka shperfillur krejt) pasi ajo vishej vetem me carcafe.

        1. Xhibi, të lutem mos u tall me gjërat që unë dhe të tjerët i kanë shkruar seriozisht. Nuk janë gjërat aq elementare sa ç’të duken ty. Vrite pak atë të shkretë.

          1. 2xha, aspak tallje.

            pjesa e pare e komentit ishte sarkazme me ate qe thoshte “dhunim psikologjik”, po s’me doli ajo shenja e sarkazmes, duket e heq automatikisht wordpress-i. vertet mu duk egzagjerim alla politikani shqiptar, se pervec politikaneve qe e perdorin Terezen, me shume flasin per te (ne tv e gazeta etj) ata qe e sulmojme apo kerkojne ta c’mitizojne, sesa ndonje lukuni shoqatash qe kane per qellim te dhunojne te gjithe me figuren e NT, sic kuptohej nga ai koment, e pavaresisht se kjo ne vetvete duket shume qesharake, qofte dhe jashte kontekstit shqiptar, dmth kjo “dhunimi psikologjik me figuren e Nene Terezes”.

            pjesa e dyte ishte seriozisht fare, pavaresisht trajtimit me humor te ilustrimeve.

            dmth pse pikerisht ‘e majta’ dhe jo nje grup tjeter per kete ndergjegjesim terezor?

            se ne fakt duket si ajo komedia “Wag dhe dog” qe i thote ai keshilltari i presidentit amerikan duhet te shpallim nje lufte per te terhequr vemendjen nga zgjedhjet, e kur e pyesen me ke shtet thote me Shqiperine.
            Po pse me Shqiperine? – vijon pyetja.
            Po pse jo – thote ky.
            Po ca na kane bere ne ata (shqiptaret dmth) – i thote bashkebiseduesja.
            He pra pikerisht, ata s’kane bere asgje. Ata legenat vetem rrine shikojne punen e tyre.

            keshtu mu duk dhe kjo Tereza vs e majta. ndaj permenda te gjithe ato grupet e tjera, lidhja me te cilet (e argumentave te paraqitura nga disa nga juve ketu) eshte besoj po aq e forte/dobet.

            1. Xhib,
              Pyetjes pse pikerisht te majten mund ti pergjigjesh vetem me nje “pse jo te majten?”

              Qe te jesh i qete ti dhe shume te tjere, no one is picking on the left!

              E majta paraqet rastin me te mire per te ndertuar nje analize/ kritike te plote qe te pajis me te gjitha mjetet e mundshme prej te ciles mund te kalosh tek grupet e tjera. Nuk e di nese eshte e lehte te hidhesh nga analiza per rrobaqepsit dhe NT tek e majta dhe NT. Ne te njejten fryme, shkrimi per Katoliket Neser te mundeson zgjerimin e analizes dhe tek bashkesi te tjera duke te ofruar harten e lundrimit. Nuk e kemi pergjegjesine qe te shterojme te gjithe variantet per hater te dembelizmit tend.

            2. PA, nuk ishte as ceshtje ankese per picking on the left, as dembelizmi. Thelbi i asaj qe thashe ishte qe mu duk komplet pa lidhje ky argument i juaji, i te majtes vs Nene Terezes.

              Nqs ky konstrukt do ishte ndertese, s’do mundej te qendronte as dhe nje dite te vetme, do behej si puna e murit te Rozafes, por ne kete rast fatmiresisht pa flijim. 🙂

  11. Ca gjera s marr vesh nga qerthulli i komenteve:

    1. C’lidhje ka fakti se Nene Tereza do priste minifundra, pra realiteti i saj plot larmi, etj etj me Perkufizimin Simbolik te Nene Terezes?
    2. Qe kur 68 na qenka moment i lavdishem i se majtes? Ja u fitua liria seksuale, ja vdiq dhe feja, so what? Ket lufte e kish fituar Feuerbach-u, qe 150 vjet me pare.
    3. Kur perballe ke nje “ushtri armike” qe kercenon me arme lufte e me mjete propagande, me cfare e perballon, me flower power?
    4. “Mitet” jane mjete, shpeshhere ata qe merren me c-mitizim harrojne objektiva me te rendesishem, perdoruesit e ketyre mjeteve me nje fjale.
    5. Si s’del njeri te c-mitizoje parane, demokracine, apo biznesin, po u paska ngecur sharra te NT?

    Ne periudha te sotme “spiritualiste” dhe “irreligjioze” majtizmi duhet te perkrahe te shtypurit. Dhe shpeshhere ata jane besimtare old style. Ethosi fetar shpesh perputhet me ethosin revolucionar qe duhet te kete e majta sot (leqe jo vetem sot xhanem).

  12. Nuk shoh si mund të pajtohet filozofia e së majtës radikale, ose mënyra si kërkon kjo t’u qaset konflikteve klasore, me etikën kristiane të mëshirës, të faljes dhe të kthimit të faqes tjetër.

    Të varfrit e Kalkutës, që idealisht për të majtën leniniste dhe maoiste duhej të përgatiteshin për t’u ngritur në revolucion (meqë s’kanë asgjë për të humbur veç krahëve të punës, etj.) Nënë Tereza i ngushëllonte, u lehtësonte dhimbjet dhe vuajtjet dhe i ndihmonte ta pranonin statusin e tyre si të mirëqenë dhe të natyrshëm.

    Nuk besoj se e teproj po të kujtoj këtu edhe se ajo u bëri thirrje indianëve viktima të katastrofës së Bhopalit në 1984, që ta falnin kompaninë Union Carbide, e cila e shkaktoi katastrofën me neglizhencën e vet (15,000 vetë vdiqën të helmuar nga gazi toksik, duke fluturuar, pas gjase, të gjithë në parajsë; ose duke ia pakësuar forcërisht radhët proletariatit marshues).

    Ndoshta po të ishte gjallë sot, NT do t’u kishte kërkuar edhe gërdecarëve që t’i falin shkaktarët e katastrofës së tyre.

    Është e vërtetë që ka pika takimi mes katolicizmit (krishterimit) dhe komunizmit; por Nënë Tereza nuk është personi që i mishëron këto, meqë njihet pikërisht për të kundërtën – si mbrojtëse e bindur e hierarkisë, statuquosë dhe patriarkalizmit të Kishës Katolike, të mishëruar në personin e Papës Wojtila.

    Nuk luftoi ndonjëherë për të drejtat e viktimave, por vetëm u qëndroi këtyre pranë, me frymë të krishterë të mirëfilltë, të admirueshme nga një besimtar, por krejt të huaj për të majtën radikale dhe filozofinë e saj.

    Sa për minifundet – mos e likuido çështjen kaq lehtë, snox. Minifundet shpien në akte seksuale, shpesh spontane, të cilat pastaj konkretizohen në mbetje me barrë. Do ta përqafojë edhe e majta politikën e NT-së kundër abortit si shkatërrues të paqes etj., dhe t’i detyrojë këto minifundëse të fillojnë të shtyjnë karrocat me bebe të shumëfishta rrugëve, si portorikaneshat në Bronx?

    Po a nuk do t’i largonte kjo nënat single me fëmijë qyrrsa dhe kuletat plot me kupona ushqimorë nga jeta sociale, fabrika, edukata në gjirin e klasës dhe propaganda revolucionare?

    1. Kjo që ke në mendje ti dhe e merr mirëfilli si të majtë, nuk është e majta, është parodi e së majtës.

      Më duket shumë argëtuese kjo varja pas pikëpyetjeve duke u kolovitur me to.

      1. Kujdes, se po bie edhe ti në fallacy-në ‘no true Scotsman’.

        E majta është ajo që është, me të mirat dhe mëkatet e veta – edhe pse ka pasur shumë turp nga të dytat pas shembjes së murit (dhe prej turpit ka humbur terren).

        Por le të them vetëm dy fjalë: emancipim social. Këtu e majta, çdo e majtë jo radikalja vetëm, përplaset me katolicizmin konservator të NT-së.

        Ose edhe tre fjalë të tjera: lufta e klasave.

        Po Bhopali? Cili i majtë do t’u kishte thënë viktimave të katastrofës që t’i falnin helmuesit?

        Ktheni faqen tjetër! Po sikur edhe faqen tjetër të ma ketë krymbur kanceri?

        Këtu ngatërrohet solidariteti social – i ngjashëm mes NT-së dhe të majtës – me synimin që ka solidariteti: të ngushëllojë apo të ndriçojë?

        Feja është opium për popullin, ka thënë njëri i asaj nahijeje. Në fakt, e majta është pro përdorimit individual, jo kolektiv të drogës.

        1. Po mire, o mire! NT ishte reaksionare. So what? Pse duhet te jete kjo teme e vlefshme per diskutim nga e majta, qofte edhe ajo radikale? Se mos Nene Tereza eshte shquar per e majte, e per me teper radikale, qe e majta te merret me nje kritike konstruktive te saj?

          E pse u perplaska emancipimi social me konservatorizmin? Qekur qenka mungesa e ndryshimit kusht konfliktual me emancipimin social? Cili skocez i vertete e paska shprehur kete ide? Cili i majte nuk paska thene “I say ‘Forgive'” edhe perballe katastrofash me te renda e me cnjerezore se neglizhenca e Bhopalit? Nuk ka asgje apatike falja, cka dhe do ishte vertete ne kundershtim me te majten. Madje eshte masa me radikale e drejtesise kristiane – nuk ka nevoje per shembelltyra groteske te se majtes qe u supozokan se kundershtojne nje parim kaq elementar. Per te majten qellimi eshte drejtesia, e jo domosdoshmerisht lufta e klasave, e nese arrihet nepermjet subjektivitetit te faljes, e drejta u befte.

          Ore, se juve e keni kap mbrapsht kete opiumin per masat me duket. Edhe nese feja eshte vertete e tille, kjo nuk do te thote se e majta eshte kokaine apo speed per popullin.

          Po ashtu nuk shoh se si ndricimi si synim i solidaritetit social te vije patjeter pa ngushellimin? Ne fund te fundit jemi njerez, e jo roboter pa ndjenja apo zoter te gjithditur. Pjesa me e madhe e njerezimit ka nevoje per ngushellimin qe te ndricohet. Ngushellimi eshte ne rradhen e gjerave, ne rradhen e procedures se ndricimit. Pa ngushellimin, jo ndricimi do arrihej, por pale cfare neurozash do zhvilloheshin. Imagjino te humbasesh e te humbasesh e te humbasesh e mos kesh ngushellim. Edhe Nietzsche per te cilin Zoti kishte vdekur, gjeja e fundit qe beri para se te humbte mendjen ishte te ngushellonte kalin. Eshte kafshe njeriu, jo produkt i ndonje arsyeje te ndritur. Ngushellimi eshte shprese, e ndricim pa shprese nje zot e di se cfare monstre do ishte.

          Nuk e mohon e majta kete animalitet. Nuk e ka mohuar kurre. Cdo perceptim, a me keq, konceptim i solidaritetit shoqeror pa ngushellimin, i majte a i djathte qofte eshte rob i nje iluminizmi premodern. Ajo qe mohon e majta eshte marrja e masave pas pilafit, pas katastrofes. E majta predikon mendimin retroaktiv, imagjinimin e krizes ne menyre qe kriza te evitohet. Por nese kriza ndodh ama, eshte budallallek me oke te mendosh se e majta nuk duhet te merret me ngushellimin. Madje sa me e pangushellueshme te jete katastrofa, aq me i duruar duhet te jete ngushellimi.

          E majta e sotshme e veprimit politik dhe psikanalizes njekohesisht nuk mund t’ia lejoje vetes krijimin e neurozave qe mund te shkaktohen nga mohimi i realitetit sic mund te jete edhe mohimi i humbjes. Eshte pikerisht ngushellimi ai qe te lejon qe te perballesh me realitetin e humbjes e te kapercesh fazen fillestare te mohimit. Ngushellimi i te varferve te Kalkutes prej NT nuk ka pse lexohet thjesht dhe vetem sikur ajo “i ndihmonte ta pranonin statusin e tyre si të mirëqenë dhe të natyrshëm,” por edhe si ndihme per te pranuar realitetin, cka dhe eshte lexim legjitim brenda te majtes.

          Qellimi i te majtes eshte sherimi i nje shoqerie te semure, me gjithe mjetet e mundshme. E nese per kete sherim ka nevoje jo vetem per veprim politik, por edhe per konservim e konservatorizem, per durim prej pacienti, placebo e falje, me c’paragjykime feminore do e gjenim te drejten per ta mohuar ne emer te kushedi se c’kujt dogme mbi luften e klasave apo mbi paperputhshmerine e perjetshme te se majtes gjoja me konservatorizmin?

          1. Lulian, më ngacmojnë disa pyetje të tuat, që implikojnë një vizion origjinal për të majtën:

            E pse u perplaska emancipimi social me konservatorizmin?

            Ndoshta ngaqë janë në skaje të kundërta të realitetit dhe të mendimit?

            Qekur qenka mungesa e ndryshimit kusht konfliktual me emancipimin social?

            Noshta ngaqë emancipimi kërkon pikërisht t’i ndryshojë disa gjëra?

            Cili i majte nuk paska thene “I say ‘Forgive’” edhe perballe katastrofash me te renda e me cnjerezore se neglizhenca e Bhopalit?

            Unë, i pari.

            E majta predikon mendimin retroaktiv, imagjinimin e krizes ne menyre qe kriza te evitohet.

            E majta që njoh unë, i përdor krizat për të nxitur masat në veprim politik.

            E majta e sotshme e veprimit politik dhe psikanalizes njekohesisht nuk mund t’ia lejoje vetes krijimin e neurozave qe mund te shkaktohen nga mohimi i realitetit sic mund te jete edhe mohimi i humbjes

            E majta e sotme e psikanalizës është një e majtë që nuk ekziston, përtej disa kafeneve krejt të parëndësishme.

            ndihm[a] per te pranuar realitetin, [] eshte lexim legjitim brenda te majtes.

            Nuk kuptoj për ç’të majtë e ke fjalën (pa dyshim jo atë që buron nga Marksi). Zakonisht ndihmën për të pranuar realitetin e jep e djathta. E majta thotë: çdo gjë reale, është e paarsyeshme; e djathta thotë: çdo gjë reale është e arsyeshme.

            Qellimi i te majtes eshte sherimi i nje shoqerie te semure, me gjithe mjetet e mundshme.

            Këtë unë do ta quaja përkufizim mjekësor të një angazhimi politik. “Me të gjitha mjetet e mundshme?” Këtë as mjekësia nuk guxon ta thotë, sepse nuk e ha kush.

            Përtej batutave, kam frikë, Lulian, se e ke pikturuar veten në një cep, për ta thënë me një shqanglishte të çalë. Çfarë thua për të majtën, nuk di se cilës së majtë i referohen, ndoshta kato-komunistëve, në provincën italiane (diku në Veneto).

            Ndoshta ky vizioni yt i së majtës është kaq inovativ, sa meriton të artikulohet më vete, p.sh. në një manifest.

            1. Kur une pyes pse u perplaska emancipimi social me konservatorzmin, pergjigjesh se “jane skaje te ndryshme te realitetit dhe te mendimit,” cka eshte “begging the question.” Edhe ne qofshin skaje te ndryshme, kjo nuk eshte arsye per tu perplasur.

              Emancipimi vertete kerkon t’i ndryshoje disa gjera, por kjo nuk do te thote se do te ndryshoje gjithcka. E nese kjo qendron, atehere mungesa e ndryshimit nuk eshte kusht konfliktual me emancipimin.

              Nese ti je vertete i majti i pare qe nuk thua “Fal,” atehere do me duhet te me thuash se ne c’kafene e pike kafen, pasi jo vetem e parendesishme i bie te jete, por pervec teje nuk me duket se ka ka ndonje klient tjeter.

              Nese e majta qe njeh ti “i perdor krizat per te nxitur masat ne veprim politik,” o e majta nuk eshte ne rregull, o ti po e portretizon te majten keq. Duke qene se e majta qe njoh une nuk eshte e tille, i bie qe portretizimi jot te jete i gabuar.

              Kur ne kafene je vetem, te gjitha kafenete te duken te parendesishme.

              Ok, ke te drejte qe teza 11 mund te duket kontradiktore me cfare thashe ne lidhje me pranimin e realitetit. Vetem kujdes ne mos e ze emrin e Marksit kot ne goje, se te ndryshosh realitetin nuk mund te nisesh nga abstraksioni Feuerbachian mbi realitetin fetar qe perfundon ne mohim te realitetit shoqeror. Te ndryshosh realitetin nuk do te thote te mohosh realitetin. Me thuaj se ku thote Marksi, apo cfaredo i majti pervec teje, se “cdo gje reale eshte e paarsyeshme.” Si mund te kerkoje Marksi nga filozofet qe ta ndryshojne realitetin nese realiteti eshte i paarsyeshem? Ne cfare bote mesohet paperputhshmeria e realitetit me arsyen si precept i se majtes? Se mos je duke ngaterruar te majten me doktrinen e formave sipas Platonit, ore?

              Asgje te re nuk po them une ne lidhje me te majten. Te gjitha jane thene e sterthene. Eshte per te ardhur keq, sidoqofte, qe tingellojne te reja sa here qe thuhen, gje qe do te thote se bikan gjithmone ne vesh te shurdher.

  13. ””3. Kur perballe ke nje “ushtri armike” qe kercenon me arme lufte e me mjete propagande, me cfare e perballon, me flower power?””

    Yes we can 😀

  14. jo moj shoqe, ateizmi eshte vlere per t’u ruajtur e per t’u kultivuar. Ceshtja eshte se si njerez qe jemi, te kufizuar materialisht, duhet te operojme me prioritete. Dhe me fene u mor nje here Feuerbach-u. Une sot realisht nuk e shoh si rrezik potencial simboliken dhe ethosin fetar, krahasuar me simboliken dhe ethosin e tregut. Ajo cka po te them eshte se ne u dashka dekonstruktuar dicka, le t’ia nisim nga markat e konsumit dhe nga paraja, apo narrativa mainstream e politikes.

    Dhe ateizmi, si cdo send a fenomen, ka dikotomine e vet. Njashtu si internacionalizmi qe sot perdoret nen formen e globalizmit apo kozmopolitanizmes – per te shfrytezuar njesoj e me keq sic shfrytezonte qemoti nacionalizmi, edhe ateizmi, nen formen e spiritualizmit agnostik tolerant liberal shplan tru, me keq se dikur fete e institucionalizuara.

    E di si eshte puna, kisha eshte e domosdoshme, mjaft te heqesh prej saj zotin, a te mbinatyrshmen. Problemi qendron pikerisht te miti, jo te instrumenti. Instrumenti duhet, ligji duhet, institucioni social duhet. Miti formues qe mbulon dhunen nuk duhet. Dhe mitin formues te fese old-style tash e njohim te gjithe, s ka nevoje t’ia perserisim njeri tjetrit ore e cast.

  15. Lulian, jemi ne sintoni mendimesh.

    Pervec se eshte parodi e “te majtes” eshte dhe reflektim i mungeses se njohurive ne lamine filozofike te mendimit kristian apo komunist.

    Nese pietizmi kristian na qenka kthimi i faqes, atehere le t’i kujtojme diskutuesit qe Krishti na thenkesh qe sillte shpaten, dhe qe kush shkonte me te do te vihej kunder vellait te vet, kunder babait te vet, kunder bashkeqytetarit te vet.

    Edhe Gandi keshillonte rezistencen pasive, po s’di ne kish dhune me aktive qe mund t’u behej britanikeve. Shih rezultatin, qe ishte teresisht event – dhe eventi nenkupton nderprerje, carje, pra dhune (shih xhanem menyren se si rroi e vdiq Gandhi – ka nje ese te mire Orwelli per te).

    Sa per krishterimin, Badiou ka librin e vet me te mire St.Paul-in. Keshilloj te lexohet, per me teper mbi temen.

    Diskutimi ketu po behet ne terma morali (e jo etike), dhe nuk jane gjetur binare te perbashket, keshtu qe si zor te dilet ne ndonje fund…

  16. ”’E majta thotë: çdo gjë reale, është e paarsyeshme; e djathta thotë: çdo gjë reale është e arsyeshme.”’

    Kuptimi i ç’eshte e arsyeshme mund te mashtroje.
    E arsyeshmja e se djathtes nuk mbart nje domethenie morale si e arsyeshmja e se majtes.
    E arsyeshmja e se djathtes eshte si racionaliteti hegelian (ç’eshte reale eshte racionale), ndersa e arsyeshmja e se majtes bazohet shume tek nje moral humanist qe e pengon te shikoje racionalen tek realja, nga ku nevoja e transformimit shoqeror, revolucioni dialektik per te majten dhe evolucioni dialektik per te djathten.

    E majta psikanalitike, shpreson te menjanoje gabimet marksiste ne gjykimin e esences se njeriut dhe te riformuloje Marksin sipas koncepteve hegeliane qe Marksi vete riformuloi per nevojat e teorise se tij. Eshte futur ne ca ujera psiko-mistike ku vallaj shumica do mbytet.
    Cfare po humbet eshte rigoroziteti logjik, pasi psikanaliza ne ndryshim nga metafizika dhe shkenca , nuk e ka aq jetike rigorozitetin logjik. Logjicienet e medhenj kane qene metafizikane e/o shkencetare te medhenj, asnje psikanalist nuk mund te mbahet si model logjicieni, perkundrazi….

    Prandaj edhe Luliani te duket ca i hallakatur e ne kontradikte me Marksin.

    1. “asnje psikanalist nuk mund te mbahet si model logjicieni, perkundrazi….”

      Krahaso me

      “asnje mamal nuk mund te mbahet si model gjallese ujore, perkundrazi…”

      Gjej termin logjikisht te pavlefshem.

  17. Nuk kuptova asgje nga artikulli i xhaxhait. Mbase jam teper “menjane” ketyre gjerave : e majta liberale e dekompleksuar (ha ha !), Nene Tereza tashme e kthyer ne nje marke universiteti apo zyre pagesash taksash (NT). Mbaj mend, xhaxhai, Heidegger thote diku se kthimi i Bibliotekes Universitare ne BU eshte nje mjerim i kohes sone, sepse duke iu shmangur emrit te vertete te gjerave, keto te fundit humbasin domethenien e tyre per ne.

    Shembull :

    – Isha sot ne BU dhe lexova nje BD.
    – Ou ? Ndersa une pashe nje film JCVD. Pastaj pashe dhe serine D. me J.R qe do t’ia fuse Bobit.
    ______________

    Qe Nene Tereza te kthehet ne NT, kjo s’me duket fort e kendshme, por s’ke ç’ben. Moda SMS “oblige”.

    E dyta qe s’mora vesh, ç’eshte kjo e majta shqiptare ? Aq me teper ajo liberale ? Aq me teper ajo e dekompleksuar ?

    Une e di ndryshe kete perrallen : ne Shqiperi ska pasur ndonjehere as te majte, as te djathte, por ka ca njerez qe mendojne se eshte mire te pushkatosh, te varesh, dhe te rrahesh armikun e klases, dhe ca njerez te tjere qe mendojne se keta te paret jane maskarenj, kriminele dhe se duhen te japin llogari.

    E majta shqiptare eshte :

    – puro komunistet, ideologet e regjimit, qe besojne ende tek baba Stalini.
    – horrat, sherbyesit e regjimit, ata qe te shkerdhejne para e prapa, thjesht per te luajtur rolin e qehajait.
    – nje turme injorantesh te mbetur ne marredheniet e beses (i kam dhene besen partise dhe shokut enver dhe do ta mbaj deri ne vdekje).
    – nje pjese palaçosh qe as dine ndonje rresht nga ideali i se majtes, por futen ne kete pseudo-te-majte thjesht ngaqe fqinji i tij te cilin nuk e duron eshte futur ne te djathten.

    Shkurt, e majta shqiptare eshte nje mashtrim dhe nje funderrine ku s’te merr malli te hedhesh as syte, e jo me te afrosh hundet nga era e qelbur.

    Perballe, çfare kemi ? Normalisht, te djathten :

    Ketu, me perjashtim te nje kategorie te vertete njerezish te pervuajtur, qe e kane hequr ne kurriz ate regjim, te tjeret jane po te grupit te pare, thjesht me vete-etiketim tjeter.

    Kjo ka nje arsye : komunizmi ka shperfytyruar aq shume simbolet dhe rregullat e logjikes, sa njeriu i shkrete nuk di ç’te zgjedhe. Shembull :

    Nje njeri eshte nga natyra i dhembshur. Gjate viteve te komunizmit ka pare njerez te keputur, te vuajtur, te persekutuar. Normalisht, nje njeri i tille duhet te jete i majte, duhet te jete krah te varferit, te vuajturit, te perndjekurit.

    Mirepo, s’behet gje ! Sepse, te gjitha keto vuajtje i shkakton nje force e majte e cila do te ishte dashur qe te beje te kunderten : t’i mbroje keta te varfer.

    Dhe kur vjen demokracia, ky njeri me zemer te majte, hidhet pernjehere kunder komunizmit, dhe behet nje njeri i djathte. E pamundur per te qe te behet mbeshtetes i po atyre qe dje kishin kamzhikun ne dore.

    Keshtu, kemi njerez te majte, qe ne France apo Gjermani do te militonin ne partite e majta, dhe qe ne Shqiperi militojne ne parti te djathta thjesht ngaqe nuk e honepsin te majten shqiptare. Ne fakt, kjo e fundit nuk ka bere asgje qe te largohet nga komunizmi, ndaj dhe ekziston ky konfuzion.

    E tere kjo krijon nje peshtjellim, askush nuk e di çfare eshte, çfare idesh ka, i majte, i djathte, turma endet pa ditur ku te rreshtohet.

    Per te mos e zgjatur, sa kohe qe kreret e djeshem te komunizmit, pjella e tyre qe sot ka ngerthyer keq jeten politike, nuk jane LARGUAR PUBLIKISHT nga regjimi diktatorial, nuk kemi gje ne vije.

    Jeta politike shqiptare paqetohet vetem kur te gjithe do te jene ne nje mendje se NE KEMI JETUAR 50 VJET NE NJE DIKTATURE. Sa kohe qe s’kemi rene dakort ne kete, nuk di si mund te dilet.

    Dhe e dyta, sa kohe qe kriminelet, ata qe kane vrare me duart e tyre, ata qe kane urdheruar te vritet, bastiset, torturohet, nuk do te marrin denimin sipas shkalles se krimit, perseri do te kemi katrahure. Nje kriminel ne maje te gjykates kushtetuese, kjo krijon peshtjellim dhe kurrfare besimi ne te ardhmen.

    ________

    Kurse per Nene Terezen, sinqerisht nuk e pashe lidhjen, ç’lidhje ka ajo me jeten politike shqiptare ? Nene Tereza nuk eshte me nje klerike, misioni i saj nuk ka qene i frymezuar nga ndonje synim proselitist, ajo thjesht kishte nje shpirt te madh dhe mendonte se keshtu zbaton urdherat e Zotit te vet.

    Fjala qe “Zgjim” ka sjelle ketu : “Zoti duhet pare tek tjetri”, eshte tipike judaike. Etika judaike (Levinas, ne veçanti) e sheh Zotin ne fytyren e tjetrit. Eshte vete Zoti ai qe zbret tek fytyra e tjetrit perballe dhe me urdheron : MOS ME VRIT.

    Pushkatimet, varjet, gijotinat, nga fundi, beheshin me nje kapuç te zi ne koke. Sadam Huseini u var me nje te tille. Kinezet i pushkatojne pas qafe, jo perballe. Vetem amerikanet e “gjilperes qetesuese”, e kane kthyer ne nje shfaqje perverse ku njerezit e viktimes shohin “live” vdekjen e kriminelit. Por ky eshte debat tjeter.

    1. Po më bën përshtypje që flet dhe prezantohesh si një njeri që ka bindjen se me një pordhë mundet të shembë ndërtesën përballë.

      Për shkurtimin e emrave, cilido që do të kishte pak njohuri dhe lidhje me shkencat ekzakte, mund të ta hidhte poshtë hipotezën.

      Biblioteka Universitare mund të bëhet BU pa problem, dhe të mos humbë as një pikë vlere, të paktën deri atëherë sa aty brenda mund të gjesh libra dhe dije.

  18. Ehe shkruan:

    Nuk kuptova asgje nga artikulli i xhaxhait.

    Jo vetëm: ti nuk paske kuptuar as edhe që shkrimi nuk është i Xha Xhait, por i një autori tjetër (Piftos).

    Mos vallë duhet të zhvendosesh në një blog që u përshtatet më mirë karakteristikave të tua psikologjike dhe intelektuale?

    1. Si gjithmone, pas bishtave. Po ç’rendesi ka ! Ja qe me eshte fiksuar se kur hyj ketu, eshte gjithmone xhaxhai qe shkruan. Nuk kam pare asnjehere kush shkruan tjeter (m’u be se kapa dhe nje emer tjeter : lyss, me duket). Fundja, gjera qe ndreqen lehte : me falni, xhaxhai ; me falni, pifto.

      Tani mund te flasim si e qysh e tek, ne lidhje me NT-ne dhe TMLTD-ne (te majten liberale te dekompleksuar).

  19. Jo, këto gjëra nuk ndreqen lehtë. Duhet të tregosh respekt për njerëz që të vënë në dispozicion mendimet e tyre, arsyetimet e tyre, kërkimet e tyre, gratis. Të paktën t’i dallosh e t’i njohësh si autorë, nëse nuk i falënderon dot që po të vënë mendjen në punë.

    Prandaj, unë do të tregohesha pak më i matur në fillim; para se të filloja të flisja, do të përpiqesha të kuptoja dinamikat e këtij blogu, kush shkruan, pse shkruan, si shkruan… Gjithnjë me supozimin e detyrueshëm se autorët janë njerëz me intelekt më të lartë se unë. Jo se kjo është e vërtetë (nuk ka arsye që të jetë), por është një supozim që gjithnjë ndihmon; sepse të ndihmon që, para së gjithash, të mos bësh una figura di merda kur hap gojën.

    Pra: (1) respekti; (2) modestia. Dhe mundësisht kurseji leksionet në komentet: si ato për hapësirën publike e për lirinë e fjalës. Ti akoma nuk e ke marrë vesh se ku të është hapur parashuta tamam, prandaj duro, mos fillo të fërgosh petulla menjëherë. Lexo busullën, orientohu me yjet, shiko se nga cila anë e trungut rritet myshku, studio hartën që të kanë dhënë – nuk ka asnjë ngut fare. Bota mund të presë edhe pak për kontributet e tua.

  20. Krahaso me

    “asnje mamal nuk mund te mbahet si model gjallese ujore, perkundrazi…”

    Nuk eshte tautologji, po mbeshtes tezen se e majta psikanalitike vuan nga ana logjike, ndryshe nga marksizmi ‘shkencor’, qe shkencor nuk eshte ama ka nje rigorozitet logjik per tu admiruar ne shtjellimin e vet.
    Meqe metafizika eshte historikisht ‘e djathte’, e majta o synon shkencen qe te kete rigorizitet logjik, si provoi Marksi o do ngelet ne duart e spekullimeve shpesh me defiçence logjike te psikanalizes.
    Ne me degjofsh, shprehje ‘te djathta’ si kjo :
    -Emancipimi vertete kerkon t’i ndryshoje disa gjera, por kjo nuk do te thote se do te ndryshoje gjithcka.

    qe i njohin dinjitet tradites dhe evolucionit shoqeror, mi ler mua ti them, se po vazhdove ne kete drejtim do thuash gjerat qe them une e do me nxjerresh te majte.

    Une nuk kam si te mos i miratoj verejtjet qe i ben mellotronit ne lidhje me c’eshte e vertete, po jo ne lidhje me c’eshte e majte, se shoh nje grabitje e pjesshme te argumenteve ku une bazoj te qenit i djathte.

    Sa per cdo gje reale eshte e paarsyeshme, universaliteti i shprehjes i takon marredhenieve shoqerore dhe eshte parimi zanafillor i revolucionarit, apo harron qe ne kete kendveshtrim u sulmua edhe familja e marredhenia esenciale burre-grua si baza e kapitalizmit e me the e te thashe.

    1. Nuk thashe qe eshte tautologji. Thashe qe eshte shume e forte. Asnje, po fare asnje psikanalist nuk mund te mbahet si model logjicieni, kur ne fakt kontributi i Lakanit ne lidhje me rolin e kohes ne sigurine e pritshme te konkluzioneve logjike eshte i mirenjohur dhe i vleresuar edhe ne rrethe logjicienesh? Po ashtu Frojdi nuk di te kete “vuajtur nga ana logjike.” Dhe nese do flasim per praktiken kur ende nuk ishte pagezuar nga Frojdi si “psikoanalize,” William James dhe pragmatizmi klasik ku u mbeshtet kontributi i tij mbi psikologjine, kane ofruar goxha kontribut logjik, madje edhe ne lemin e logjikes formale. Shto ketu qe psikanaliza ka qene gjate gjithe kohes se zhvillimit te vete ne dialog te ngushte me zhvillimet rigoroze te matematikes, dhe i bie qe pretendimi jot se “asnje psikanalist,” eshte empirikisht i pabaze, si dhe logjikisht shume i forte per te i vlefshem. Psikanaliza me perkufizim, eshte e modeluar sipas metodes shkencore. Te thuash se vuan nga logjika, eshte injorance qe ti e leshon lirisht, si zakonisht. Eshte njesoj si te thuash se asnje, po asnje mamal nuk mund te mbahet si model gjallese ujore, kur ne fakt mamali me i madh qe ekziston, eshte gjallese ujore. You’re missing the whale in the room.

      Sa per prerjet e tua sartoriale, kush po i pyet. Se ku e ke gjet ti qe e majta nuk i njeh dinjitet tradites dhe evolucionit, ti e di, qofte ky thjesht dinjiteti mbi traditen dhe evolucionin e vete se majtes.

      “Sa per cdo gje reale eshte e paarsyeshme, universaliteti i shprehjes i takon marredhenieve shoqerore dhe eshte parimi zanafillor i revolucionarit, apo harron qe ne kete kendveshtrim u sulmua edhe familja e marredhenia esenciale burre-grua si baza e kapitalizmit e me the e te thashe.”

      Jo. Ajo qe u sulmua ishin vlerat siperfaqesore viktoriane te familjes. Kur nje “kapitalist” qe perdhunonte punetoret qe ishin me te reja se te bijat, shkonte me prostituta, e ne te njejten kohe fliste mbi te gjithe me krenari dhe dinjitet per nderin familjar, atehere nderi familjar nuk ka asnje vlere. Ta reduktosh kete ne sulm ndaj familjes e marredhenies esenciale burre-grua si baze e kapitalizmit e me the te thashe, do te thote ta reduktosh “revolucionarizimin e familjes tokesore nepermjet heqjes se kontradiktave ne kete familje” sipas formulimit te Marksit, ne nje argument te kote kunder Ksenofonit.

  21. Lakani mos eshte ai i vetmi ne bote me te cilin Hajdegeri eshte tallur ndonjehere. Per be eshte i vetmi, se Hajdegeri ka qene tip shume respektues, qe s’para llapte per sport, edhe ndaj atyre me te cilet i ndante humnera.
    Frojdi, kush ka ngele pa ja nxjerre ne pah difektet logjike shume prej tezave te tij, pa harruar likujdimin total te psikanalizes nga ana e Poperit.
    Po ashtu Lakan, Derrida & co jane akuzuar me fakte nga Sokal-i per abuzim me logjiken.
    Se fundmi s’ka ngel’ njeri pa u tallur me Zizekun per fluturimet logjike, pa harruar ne kafenene ‘te xha xhai’, sesi rregullisht del kontradiktor dhe ta kam bere 100 here verejtjen po ti s’merr vesh.

    ”’asnje mamal nuk mund te mbahet si model gjallese ujore, perkundrazi…”’

    Pikerisht, pasi universalja e sisoreve lidhet me token dhe ato pak gjallesa ujore jane perjashtimi, te vleresueshme si tertium non datur, meqe si te jene si te mos jene s’kane ndonje rendesi te madhe ne evolucionin e gjallesave ujore.
    Te me fale ndonje balenist( besoj ka te tille edhe ketu, se eshte e modes), po nese zhduken balenat ne det nuk behet qameti.
    Prandaj me vajti mendja tek tautologjia, po ti e paske pasur ne kuptim tjeter, qe gjithsesi ne te njejten vije me me lart nese psikanalistet jane si balenat, vallaj per ‘detin e dijes’ nuk me duken te domosdoshem.

    Sa per familjen, kot vertitesh poshte e perpjete, ajo u reduktua ne njesi ekonomike, se prinderit i duan femijet per interes ne pleqeri, se gruaja e nenshtruar eshte si punetori i nenshtruar, se autoriteti i prindit ndaj femijes eshte baza e autoritetit te kapitalistit ndaj proletarit etj etj qe s’ka nevoje te permenden.
    Jo per gje po edhe sot ka ca ekonomiste qe i shohin fajet tek familja, kesaj radhe liberiste. Nja dy profesore ekonomie ne Bolonja, kane nxjerre tezen se familja italiane, struktura e saj eshte pengese per zhvillimin e vendit, se punetoret per familjen nuk kane fleksibilitet, po duan vend pune te sigurte, kontrata afatgjata, nuk duan te zhvendosen etj.

    Familja nga engelsizmi u reduktua ne njesi ekonomike po aq sa po perpiqen ta reduktojne liberistet sot.

    Shpresoj qe pas nje muaji te mos vish e te me tregosh vleren jetike te hierarkise 😀

  22. Heidegger ? Oh, po ky ka qene nder fshataret me dinake qe ka njohur filozofia. Veshtrimi i tij tinzak, syte e vegjel, hunda gati e shemtuar, buzeqeshja e “monalizes” ne buze, me ate s’duheshin kruar briret sepse e haje ndonje “shpulle” intelektuale…

    Shembull : Sartre mban konferencen e famshme te 45-es “ekzistencializmi eshte nje humanizem”, njerezit shqepen per te hyre ne salle, sartrit i duhen police per te çare rrugen deri ne kateder. Mirepo, kur nje mik i Heideggerit i shkon per vizite ketij te fundit, ne shtepi, ende s’ishin ulur mire dhe gruaja e Heideggerit e pyet : “mer çun, na thuj içik cer dreqin o ky ekzistencializmi se burri im s’kupto asigjo”.

    Shembull 2 : Kur i shkojne Heideggerit ne dore “shkrimet ” e Lakan dajes, Heideggeri thote : aha ! ky daja psikiater paska çik nevoje per nje psikiater”.

    Shembull 3 : Ishin ne nje konference njehere, edhe Heidegger zhduket menjehere pas leksionit te vet. Ngelet vellai i vet aty. Cohet nje kopuk dhe pyet : “C’mendoni ju per Mao Ce Dunin ?” Atehere ia pret i vellai i Hajdarit : “Eh mer çun, Mao Ce Duni s’o asgjo tjeter vec Gestell-i i Lao Tseu.”

    Dhe e fundit : kur i shkonte ndonje mysafir Heideggerit ne shtepi, edhe ulej ne nje karrike, e kishte zakon t’i thoshte mikut : “Ta dish plako se je ule mu aty ku ka von menderen Sartri”.

    Katundar i poshter ka qene, ja çka qene.

  23. ehe… nuk e kuptova se c’lidhje kane keto barceletat qe tregove me temen me siper.

    apo thjesht t’u kujtuan ngaqe u zu ne goje Heideggeri?

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin