MACJA DHE KORBI

Te Gazeta Shqiptare sot ndesha një analizë të Petrit Halitit, për ofensivën e tanishme diplomatike të Izraelit në Ballkan. Autori vëren se Shqipëria “është lënë jashtë kësaj ofensive diplomatike izraelite për arsyet që i dinë vetëm në Tel Aviv, sikurse [ë]shtë lënë jashtë edhe Kosova, të cilën Izraeli nuk e ka njohur.”

Në fakt, për Izraelin, Shqipëria nuk ekziston. Një faktor në arenën ndërkombëtare, që të ekzistojë, duhet të ofrojë njëfarë rezistence; duhet të kundërshtojë. Madje vetë koncepti i sovranitetit mund të përkufizohej, tentativisht, si prerogativë për të kundërshtuar; që këtej edhe nevoja e diplomacisë bindëse.

Përfytyroni një mace që shëtit në një rrugë fshati: sytë i shkojnë sa nga trumcakët, me shpresë se mund të kapë ndonjë, te qeni i stanit, të cilit ka mësuar t’i rrijë larg. Por ma merr mendja se gjallesa të tilla si pulat, lepujt dhe korbat as që i dallon më, por ua kalon vështrimin tej për tej, si të ishin të tejdukshme – meqë nuk ka se ç’të ndajë, ç’të diskutojë e ç’të disputojë me to.

Nuk ka komente

  1. Mund te jete keshtu si thua Xh2, por edhe mund te jete tjetra, i.e. Izraeli kerkon te perforcoje aleancat me vende anti turke meqenese Turqia ka nderruar rrugen e saj diplomatike pak a shume haptaz nga mbeshtetesja me e forte e Izraelit ne boten Islame ne nje kundershtar te rrezikshem per shtetin hebre ne portat e Lindjes se Mesme. Greqia, Rumania dhe Bullgaria jane vendet me te prira per te mbeshtetur Izraelin ne kete rrugetim diplomatik sepse 1) nuk jane vende islame, 2) jane ne konkurrence me Turqine per influence ne rajon dhe 3) mund te ndjehen te rrezikuar nga doktrina Davutoglu per rizgjimin e sferes osmane. Sa per Shqiperine, megjithe marredheniet e mira me Izraelin, ajo konsiderohet si nden ndikimin e sferes turke, prandaj edhe lihet jashte planeve diplomatike izraelite.
    Apo ste tingellon?

    1. Petrit Haliti përmend, në artikull, se ministri i Jashtëm izraelit, A. Lieberman, gjatë vizitës së kryeministrit të Maqedonisë Gruevski në Izrael,

      lëshoi një paralajmërim të bujshëm për gjoja destinacionin e ri të terrorizmit ndërkombëtar në Ballkan, ku sipas tij të përfshirët kryesorë të rekrutimit ishin boshnjakët dhe shqiptarë.

      Në këtë kontekst, meqë Izraeli e sheh veten në vijë të parë të luftës dhëmb për dhëmb me terrorizmin ndërkombëtar, duket pa kuptim që të mos marrë kontakt, para së gjithash, me autoritetet shqiptare të luftës kundër terrorizmit; thashë “duket” pa kuptim, sepse në të vërtetë kuptimi ka të bëjë me faktin që, edhe në lëmin e luftës kundër terrorizmit, politika Tiranës ose Kosovës i vjen e mbyllur në zarf, me korrier diplomatik.

      Nga ana tjetër, gjithnjë sipas Halitit, kryeministri i Srpska Republika Milorad Dodiç, pas vizitës dhe bisedimeve të nivelit të lartë në Tel Aviv, më 16 gusht, paska deklaruar se:

      “Izraeli është shumë i shqetësuar për angazhimin në rritje të Turqisë në Bosnjë-Hercegovinë. Izraeli mendon se roli i Turqisë në rajon mund të shkaktojë probleme serioze.”

      Nëse është vërtet kështu, atëherë fakti që Izraeli e sheh Shqipërinë si nën ndikimin e “sferës turke”, siç thua ti, Politicus, nuk premton gjë të mirë për marrëdhëniet e ardhshme të Berishës me administratën Obama.

      1. Nëse është vërtet kështu, atëherë fakti që Izraeli e sheh Shqipërinë si nën ndikimin e “sferës turke”, siç thua ti, Politicus, nuk premton gjë të mirë për marrëdhëniet e ardhshme të Berishës me administratën Obama.

        Aspak i dashur Xhaxha, sepse jane dy gjera te ndara, marredheniet e secilit me administraten Obama nuk kane ndikim ne marredheniet midis dy paleve apo edhe ne perceptimin e njeres pale (ne kete rast Izraelit) per palen tjeter (SHqiperine). Nuk duhet harruar qe pala e trete (Turqia) eshte vete teper e rendesishme per qellimet e SHBA ne Lindjen e Mesme, e kesisoj ceshtja behet me e nderlikuar se 1+1 =2. Te jesh i konsideruar nga Izraeli si nen ndikim turk nuk eshte appriori as lajm i mire e as lajm i keq per SHBA.
        Arsyet e kalkulimet per veprimet e Izraelit, ne se vertet mund ta marrim per te mireqene pasqyren e Halitit,mund te jene te ndryshme ( ka vend per me shume se nje spekulim) por artikulli i Halitit, i cili nese se shpreha qarte perfaqeson ne gjykimin tim shume pak dijeni per kete ceshtje e shume spekulim me qellime politike, nuk sqaron asgjefare.
        Ne fund, per te mos u ngaterruar me termat, marredheniet e Berishes me administraten e Obames ndikohen do thoja ne mase shume te madhe nga drejtimi i politikave amerikane ne Ballkan, e kjo kahje sipas meje ka shume pak gjasa te ndryshoje. Si rrjedhoje per sa kohe qe Berisha ( apo Rama kur ti vije dita) “rri urte” tek ceshtjet qe u interesojne amerikaneve ne Ballkan, ka pak a shume liri te veproje sipas midese. Politike realiste e quajne ne libra, edhe pse nuk e shprehin neper prononcime zyrtare. Sapo lexova qe Mero Baze po boton nje liber me te pathenat e 96-97es, besoj se aty do kete shume shpjegime (per ata qe duan te kuptojne sigurisht) per politikat amerikane ne rajon.

  2. Izraeli ende nuk e ka njohur Kosovën por është e sigurt se do ta njohë. Njëra, sepse është aleat i ngushtë i ShBA, dhe tjetra, sepse presidenti Shimon Peres, kur ishte në opozitë, pak para se të bëhej president, e kishte pritur Hashim Thaçin, Hajredin Kuçin dhe Kadri Veselin; përkatësisht, kryeministrin, zëvendëskryeministrin dhe shefin e SHIK-ut (Shërbimi Informativ i Kosovës). Spekulohet se vonesa në njohje vjen nga taktika e ShBA: Izraeli është i porositur që të pres derisa shumica e vendeve muslimane ta njohin Kosovën, gjë që nuk e kanë bërë ende.

  3. ”’thashë “duket” pa kuptim, sepse në të vërtetë kuptimi ka të bëjë me faktin që, edhe në lëmin e luftës kundër terrorizmit, politika Tiranës ose Kosovës i vjen e mbyllur në zarf, me korrier diplomatik. ”’

    Ne leter perparesia absolute e strategjise kombetare eshte lufta kunder terrorizmit, por letra eshte nje gje dhe fakti nje gje tjeter.

    Izraeli gjykon huntingtoniançe, perderisa shqiptaret si komb jane rreth 5/6 me prejardhje islamike, atehere kthesa e Turqise nga ‘qemaliste’ ne ‘islamike’ mund te ndikoje edhe ne Shqiperi, keshtu qe ne kendveshtrimin strategjik Shqiperia (dhe Kosova) mund te kthehet ne vend armiqesor.
    Kjo eshte deri diku shqetesuese, pasi ndersa Huntingtoni mund te mos i njihte fare shqiptaret, nuk mund te thuhet e njejta gje per Izraelin.

    Amerika nga ana e vet eshte ne gjendje te veshtire nga kjo perplasje pasi Turqia per Ameriken eshte shume e çmuar dhe dy here rresht Obama i kerkoi Europes qe te integronte Turqine(jo-ja franko-gjermane ishte e prere).

    Nderkaq Berisha se fundmi tregoi edhe njehere se Amerika eshte Amerike po bindja shqiptare ndaj Perandorise nuk eshte e pakushtezuar, si gjithmone ne fund te fundit(pavaresisht se PS-ja u hodh menjehere si kandidat per deputet).
    Midis Turqise edhe islamike (por pro-Amerikane) dhe Izraelit, per Shqiperine zgjedhja nuk do mend, Turqia eshte aleat i natyrshem.

    Me duket interesante mendesia historike e krereve shqiptare qe kur bindja ndaj Perandorise, nenkupton kufizim te pushtetit te tyre te brendshem, hidhen menjehere kunder. Kjo mendesi edhe nese hyjme ne Europe nuk ka per te lejuar qe pushteti i krereve shqiptare te kaloje drejperdrejt ne duart e te huajve.
    Krereve shqiptare u mjafton te jene hallke e pushtetit ekzekutiv, secili zot ne krahinen e vet. Kete asnje Perandori s’duhet tua heqe. Turku e dinte mire, Amerika se ka mesuar ende, perderisa u kruajt prape me Berishen.

  4. Turqia o eshte perendim o eshte lindje.
    Meqe Europa i thote se ti s`je dhe nuk do behesh dot perendim, ajo cka mbetet per te eshte qe te jete lindje. Puna eshte qe vendin e saj ne krye te tavolines ne Lindje e ka zene Irani ( ne Iran, fjala “turk” eshte personifikim i trashesise brutale, dhe perdoret si fjale fyrese)
    Islamizimi i Turqise mbas 80-90 vjetesh eshte pune dreqi, sepse eshte si nje patologji kronike qe aktivizohet ne kushte te caktuara.
    Turqit e kane kuptuar shume mire se protagonizmi ne lidhje me palestinezet – per te cilet thuajse asnje nga 1.5 miljard myslimaneve nuk u humbet gjumi nates- eshte rruga me e mire, me e lehte dhe me e lire per te dale ne krye te tavolines, dhe per te fituar kohen e humbur gjate 80 vjeteve me eksperimentin qemalist, e per kete s`e kane problem ti thone jo edhe SHBA dhe Izraelit, aq radical eshte riorientimi strategjik i tyre.
    Ku e ve Shqiperine kjo? Asgjekundi.
    Aty ku eshte e ku ka qene perhere.
    Ajo indiferente ndaj halleve te myslimanizmit.
    Dhe te tjeret indiferent ndaj halleve te saj.

    Po te lind nevoja, si dikur, do te dale ndonje Zog i ri qe te ofroje strehe per 700 mije hebrenj.
    Andej nga Vlora, Bregu dhe Saranda…

  5. ”’Ku e ve Shqiperine kjo? Asgjekundi.”’

    Une mendoj se e ve ne medyshje te thelle ose duhet ta vere.

    Amerika eshte kozmofuqi ne pikepyetje edhe pse si superfuqi do ngelet gjate.
    Ne do perfitojme nga Amerika persa kohe qe ajo do ngelet kozmofuqi. Nje bote multipolare do te thote terheqje e Amerikes nga Ballkani perendimor, ku pesha e Europes dhe Rusise do jete vendimtare. Po ashtu roli i Turqise vetem mund te rritet ne boten multipolare dhe Ballkani do kthehet si ka qene perhere nje zone qe vuan peshen e Perendimit, Rusise dhe Azise se vogel.
    Austro-Hungari, Rusi, Turqi me Franko-Gjermanine qe luan rolin e Austro-Hungarise.

    Turqia ngelet i vetmi opsion, se Franko-Gjermania eshte grekofile, Rusia dihet.

    Jemi ngrohte per momentin me Ameriken e Turqine qe na shohin me simpati e kane interesa qe perkojne me tonat, po gjithçka varet nga raporti Amerike-Turqi.

    Nga ana tjeter nje Turqi neo-osmane eshte vertet pune dreqi se neo-osmanet si puna e atij Jazexhiut, thone hajde bejme heronj Sulltan Muratin, Haxhi Qamilin dhe Esat Pashen.

    Po humbim kohe te çmuar ne bashkimin kombetar, nje terheqje e Amerikes mund te na sjelle ndonje kasaphane. Europa s’ka takat as te fshije qurret.

  6. Libereman eshte pak si “pushka e jevgut” qe thuhej dikur ne Shqiperi.

    Eshte nje njeri qe vjen nga nje parti fetare fetare izraelite, leshim i skenes politikes se sterperçare te Izraelit. Veprimet e tij nuk jane pjese e ndonje vizioni diplomatik mbarekombetar te Izraelit.

    Izraeli eshte e vetmja dekomraci ne Lindjen e Mesme, por prania e Liebermanit ne krye te diplomacise eshte tregues se sa e veshtire eshte per njerezit qe te marrin vendimet e duhura para kutive te votimit ne nje situate lufte te panderprere.

    Se fundi, eshte e vertete se diplomacia shqiptare ka pak ide vetjake, por kjo nuk me shqeteson. Eshte ne fakt nje qendrim realist, qe eshte gjithnje me mire se nje qendrim donkishotesk. Gjithesesi, preferencat e kontakteve te Liebermanit nuk jane tregues i mjaftueshem per te analizuar diplomacine shiptare.

  7. Plotesisht dakort me “mos ma merr per kapital”.

    Nuk e di perse i hyni tollovitjes se lakrave : jo po Izraeli e jo po Turqia, e jo terrci-verrci. Ceshtja eshte shume me e lehte : sot Izraeli ka nje qeveri te djathte, me ne koalicion nje parti ultra te djathte (nga ku vjen dhe ky ministri i jashtem), dhe eshte krejt normale qe Liebermani t’i bjere daulles per historite e veta me palestinezet.

    Eshte e pasakte qe te shpreheni gjithmone : Izraelia keshtu e Izraeli ashtu, kur ne fakt duhet thene qeveria izraelite.

    Sepse, nese e keni kujtesen e forte, ne 1999, gjate luftes se Kosoves, ne Izrael ishte ne fuqi po ky Benjamin Netaniahu i sotem, dhe ky pati bere manifestime pro bombardimeve te Natos. Te vetmit qe dolen kunder ishin : Ariel Sharon, dhe keta mjekroshet rabinet, qe asokohe s’ishin fare ne qeveri.

    Kjo eshte sa per te thene se e tere kjo eshte politike, dhe nuk ka asnje lidhje me ndjenjat gjoja proserbe apo tjeter te Izraeliteve. Neser te shkulet Netaniahu nga qeveria e te vije nje socialist (tipit Ehud Barak) dhe politika ndryshon menjehere.

    Perrallat e ketij Avigdorit, duhen perdorur per ne hale kur te kapemi ngushte, dhe mos te shkojme me tej.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin