ÇFARË PI DRITANI, MOR AMANI?

nga Pseudonim NgaHalli

Shqiptarët duan të dinë çfarë pi Edi Rama?

Po ku di unë mor mik se çfarë dreqin duan të dinë shqiptarët; unë nuk jam drejtues Lë-Së-Ist rrogëtar në Ministrinë e Ekonomisë, se ata me sa duket e paskan të lidhur spinën me të gjithë shqipot dhe e ditkërkërshin  se ç’duan të dinë këta të fundit, jo or jo, unë dua të di se çfarë pi Dritani.

Se… ja edhe e mësova se ç’pi Rama, e çfarë pastaj? Punë pa bereqet. Rama në humbje është, sillet rrotull e rrotull si kau në lëmë, e prej një viti nuk shin dot as grurin e tij e jo më timin, ndaj nuk ma ndjen hiç të di se çfarë pi Rama.

Por, o shoku, në ke Zot më thuaj çfarë pi Dritani, që ta pi edhe unë e të bëj 1.8 milion euro për 2 vjet mor amani, se na u tha syri fare more…

Ta pi dhe të dal ashtu si gjel kokoshi majë plehut e të them ç’të më vijë për mbarë e të mos më hyjë gjemb në këmbë.

Ta pi e të bëhem humoristi i javës, njëlloj si ai që na shkriu gazit me gjithë ato qyfyre që këput ditën për diell.

Nëse e di kush, ju lutem ma thoni, madje hapni llafin, ta pimë të gjithë si popull (trim, liridashës dhe posaçërisht punëtor sikundër jemi) e të gdhihemi nesër pasanikë e hokatarë, si na ka hije, se boll kemi vuajtur ndër shekuj.

Zbulimi i asaj se çfarë pi Dritani e që e bën super të suksesshëm gjithandej nga shkon e që “shndërron në ar çdo gjë që ai prek” (jo thjesht metaforikisht), është një mision patriotik për cilindo, një mision që duhet ndjekur me vetëmohim edhe më të madh se sa integrimi i vendit në BE, e madje edhe se sa zbulimi i misterit të masakrës së Varitrarit.

Dhe pasi ta mësojmë e të bëhemi populli i përzgjedhur, atëherë ne do të kemi vetëm një fe: Lë-Së-Izmin, dhe vetëm një Zot: Priftin tonë alkimist.

Nuk ka komente

  1. Oh, me fal po une nuk qesha dot. Me mbeti ne mes kur arrita te pjesa “Rama në humbje është…”

    Rama eshte ne humbje ne planin kombetar. Ne planin lokal, eshte qeveritari i nje milion shqiptareve me te rendesishem, atyre te Tiranes.

    Pushtetari Rama perballe pushtetarit Berisha – qe te dy jane vete ligjerisht “sokrate te rreckosur” por rrethohen nga milioneret qe bejne para ne saje te lidhjeve me ta.

  2. Une nuk e di cfare pi Dritani, po e di cfare lepin. Prapanicen e njerit prej dy pushtetareve te Shqiperise. Rruga me e shkurter drejt pasurimit te shpejte.

    Fjalimi i tij ne parlament ishte nje nga turpet e radhes te debatit politik shqiptar.

    1. Dhe çka e bën më skurile këtë lëpirje prapanicash është fakti se ajo (prapanica) nuk është as pjesë e platformës ideologjike të partisë së tij, për të cilën duket se e kanë paguar deri tani me ato 1,8 milionë as mirë e as keq, por vetëm sipas tarifës së shërbimit publik në nivel ministror. Hierarkia e lëpirjeve vijon vertikalisht nga poshtë lart në mënyrë edhe më skurile:

      Berisha
      Dritani
      Meta

  3. Qumeshti Pushtet eshte qumeshti qe merret nga mjelja e Pushtetit.Edhe pse qumeshti pushtet nuk pihet gjeresisht nga te gjithe populli qe ka ate pushtet, qumeshtit pushtet perdoret per qellime shumedrejtimeshte,ndermjet tyre edhe me qellimin per te qendruar me gjate ne pushtet.Qumeshti pushtet ndahet ne dy lloje kryesore:
    Qrmshti i cilesise se pare eshte vete Qumeshti Pushtet.Lloji tjeter quhet Qumeshti Opozite Pushtet.Llojet e neprodukteve te qumeshtit pushtet perfshijne Depozitat Bankare,pallate shumekateshe ne qendra kryeqytetesh,fshatra turistike ne Spanje,kompani fluturimi,kompani ndertimi dhe Qendra biznesi.

    1. Qumesht dybeku do shtoja une, nga ai me dy gisht tlyne persiper, se jane shtuar shume edhe Nafijet. Lere pastaj kur behet kos, mos e pyet, e papare.

  4. Meqe kam nje pershtypje se shumica e ndjekin median, pas intervistes se sotme te Dritanit me siguri do duhet te themi:

    Cfare dika Dritani mor amani!

    Kercenime me vdekje nga individe qe teper profesionale ne kete fushe, qe u ecen llafi si i thone, shantazhe, korriere ne zyra ministrash qe flasin me gjuhen e horrit, policia si bande rruge qe drejtohet ne menyre informale nga nepunesi besnik i bosit dhe ku pasuria publike eshte perfundimisht kurva e pushtetit. Si mundet qe nje ish-minister teksa deklaron ne televizion se “nuk ndjehem plotesisht i sigurte per jeten”, te flase per trafik karburanti, per zhdukje keshilltaresh te perfolur per 5 milione euro perfitim dhe mandej gazetari ta pyese per perspektiven politike?
    Natyrisht nese idhtaret e “Alternative history” qe rianalizojne ngjarjet nisur nga pyetja “Po sikur”, atehere kjo e Priftit eshte nje leksion teper instruktiv, i prekshem, per te kuptuar qeverisjen e supozuar te Mafies. Ne ndryshim nga Italia, ku suksesi i Mafias qendron ne pranimin e saj si pjese e sistemit, kjo ketu eshte sistemi vet. Ndaj edhe diskutimi politik ketu rrenohet ne nje proces legjitimimi te se keqes qe ne duke folur e rithemelojme cdo dite. Eshte rryme e papermbajtshme kjo e milionave; ajo e ben qesharake dhe fatkeqe pyetjen tjeter per identitetin e LSI, apo te cdo partie tjeter qe si shumatore jane bere qielli i vetem nga ku sodit gjithkush. Natyrisht nje gje te mire edhe Prifti e tha; Ilir Meta qenka reduktuar ne nje kryetar te vogel te nje partie te vogel. I bukur dhe thelbesor edhe si titull gazete ky.

    Ndaj edhe them se Dritani ndoshta nuk pi ndonje gje te vecante, sepse sikur edhe u shpreh “me z.Meta kam patur probleme po kaq te renda edhe me pare”.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin