SISTEMI QË DUAM

Në Shqipëri privatësia e personit publik shpërfillet e dhunohet çdo ditë: nga politikanët në foltoret e pushtetit, nga mediat, nga njerëzit në rrugë; për arsye që varen nga tradita jonë e komunikimit, por që ndikohen edhe nga modelet e ofruara rishtas.

Megjithatë, rasti i ish-ministrit të Kulturës Pango dhe televizionit privat Top Channel ka ndihmuar që çështja e privatësisë të rikthehet në fokus të debateve, tashmë edhe ngaqë në të ka shkelur së fundi gjyqësori me putër të rëndë.

Siç pritej, në debatet rreth kësaj çështjeje janë ndërthurur e ngatërruar mes tyre tema të ndryshme: privatësia dhe pacenueshmëria e banesës, abuzimi i pushtetarit me detyrën, profili etik i një ministri, roli i medias hetimore në demokraci, qëndrimi i opinionit publik. Megjithatë, ndoshta na duhet që vëmendjen ta mbajmë të përqendruar në privatësinë e individit, sepse pikërisht këtu – besoj unë – shoqëria shqiptare ka ende deficite të rënda, që janë për t’iu faturuar provincializmit, sundimit të mendësisë katundare dhe sidomos kulturës totalitare të marrëdhënieve mes individit dhe masës.

Pyetja mund të shtrohet kështu: a pati dhunim të privatësisë së individit Pango, nga emisioni Fiks Fare? Dhunim pati, madje të dyfishtë: sepse u cenua privatësia e Pangos si person, sa kohë që fjalët dhe veprimet e tij u regjistruan dhe u riprodhuan nga një medium privat pa pëlqimin e tij; dhe sepse këtij qytetari iu cenua hapësira private e shtëpisë ku banonte. Në vendet demokratike, veprime të tilla ndërmerren si rregull nga forcat e ruajtjes së rendit, me vendim, leje ose autorizim të organeve të pushtetit (prokurorisë, gjykatës); por emisionin Fiks Fare dhe mediumin televiziv Top Channel nuk e kishte autorizuar kush që të vepronte kështu, as mund ta kishte autorizuar kush.

Nuk e di me saktësi si e ka formuluar misionin e vet Top Channel; duke qenë entitet privat, ma merr mendja që synimi i parë i veprimtarive të tij në lëmin e komunikimit publik është të pasurojë pronarët e mediumit; por mund edhe të pranoj që pronarët përkatës përnjëmend të besojnë se, me vullnet të mirë, po i bëjnë një shërbim shoqërisë ku vepron ky televizion dhe opinionit publik që kultivon.

Që shoqëria shqiptare sot është shoqëri e sëmurë, këtë e provon, sado tërthorazi, edhe suksesi i emisioneve të tilla si Fiks Fare, të cilat pjesërisht edhe e ngjizin vetë lajmin; e që vërtet mund të “demaskojnë” shkelje dhe abuzime nga më shqetësueset, por suksesin komercial e arrijnë vetëm kur munden t’u hedhin turmave të zemëruara ndonjë mish për të shqyer.

Mirëpo iluzioni në thelb romantik se mediat, publike dhe aq më keq private, mund të vendosin drejtësinë në një shoqëri ku sundon korrupsioni e rrezikon drejtpërdrejt demokracinë; pikërisht në atë masë që drejtësia nuk vendoset me vota as në sheshet e linçimit as në mënyrë simbolike dhe të ritualizuar, duke vringëllirë telekomandën.

Argumenti im nuk ka detyrimisht lidhje me personin e ish-ministrit Pango. Si çdo qytetar i republikës, edhe ai gëzon të drejtën për privatësi që ia njeh dhe ia mbron kushtetuta; madje kjo e drejtë aq më tepër i duhet mbrojtur, në rrethanat kur kundër tij ngrihet i indinjuar opinioni publik, pavarësisht nëse i manipuluar apo jo nga mediat.

Kjo, ngaqë e drejta për privatësi merr kuptim pikërisht në rrethanat kur tundohemi për ta shkelur.

Sot nuk hap dot gazetë e nuk ndjek dot një zëdhënie publike, pa dëgjuar të lakohen familjet dhe familjarët e politikanëve më në zë, krerëve të qeverisë dhe të opozitës; të përgojohen etërit e tyre, zakonet e tyre, historitë e tyre private, të fshehtat e nxjerra prej dosjeve të tyre të dikurshme ose të shpikura për efekt.

Si të mos e shohësh vallë, këtë dukuri, si vijimin inercial të situatës së djeshme, kur regjimi totalitar e riprodhonte vetveten duke dhunuar, shpërthyer e përdhunuar çdo barrierë privatësie; duke përgjuar, regjistruar, raportuar, denoncuar individin, deri sa ta kthente mbrapsht në sy të shtetit, si kostum stofi nga ata të qëmotit?

Themi se duam të ndërtojmë, në shoqërinë shqiptare, institucionet e një sistemi pluralist dhe demokratik, me pushtete të ndara dhe respekt për të drejtat dhe liritë e individit. Edhe pse me gabime, gafa, kulte kargosh, rrëzime, zbythje, dredha, shkelje syri dhe marifete gjithfarësh, një farë emancipimi ka ndodhur tanimë në mendësitë e njerëzve, përtej ekonomisë së tregut, kra-krasë protokollare dhe katundarizimit të debatit politik.

Suksesi, jo vetëm në publik por edhe në cilësinë absolute të ofruar dhe përditësimin teknologjik, i Top Channel-it e dëshmon këtë emancipim drejtpërdrejt; sepse vetëm në një shoqëri të lirë, pluraliste dhe demokratike, medias private i krijohet madje garantohet mundësia për të vepruar lirisht dhe e pavarur.

Megjithatë kjo shoqëri e lirë dhe demokratike brenda së cilës mund të lulëzojë një televizion si Top Channel-i, me filozofinë e vet të komunikimit publik dhe pozicionimin e vet në konfliktin politik në Tiranë nuk mund të konceptohet dot, as të realizohet pa marrë parasysh parimin e rëndësishëm të pacenueshmërisë së hapësirës private të qytetarit.

Me fjalë të tjera: sistemi që toleron në gjirin e vet televizionin e suksesshëm privat Top Channel, themelohet mbi pacenueshmërinë e privatësisë së qytetarit Ylli Pango.

Këtë nuk duket ta ketë kuptuar një pjesë e opinionit publik, ndoshta ende e penguar nga mjegullimi që i është bërë problemit nëpërmjet sulmeve ad hominem ndaj ish ministrit të Kulturës, ose shqetësimit legjitim për abuzimin e pushtetarëve me detyrën, në të gjitha instancat.

Prandaj vendimi i gjyqtarit A. Bendo për të dënuar Top Channel-in me gjobë të rëndë merr vlerë të mirëfilltë edukative për opinionin qytetar në Shqipëri; si shembull elokuent i ndërhyrjes së gjyqësorit në mbrojtje e mbështetje të institucioneve të shoqërisë së lirë dhe demokratike në Shqipëri.

Ai vendim nuk ka të bëjë me gazetarinë hetimore (investigative), as duhet interpretuar si sulm ndaj kësaj gazetarie, e cila përndryshe tek ne ka ende punë për të bërë, për ta diferencuar veten nga voyeurismi dhe skandalistika. Përkundrazi, mund dhe duhet të shërbejë për të ushqyer një debat, në nivel të lartë, në lidhje me çfarë duhet ndrequr, riformuluar ose miratuar rishtas, për ta rregulluar kuadrin ligjor të raporteve midis nevojës së publikut për informim dhe së drejtës qytetare individuale për privatësi dhe pacenueshmëri të hapësirës private.

Shënim: botuar në Shekulli të premten dt. 2 korrik 2010, pasi redaksia e asaj gazete më ftoi të jepja mendimin tim për këtë çështje. Lexuesit e blogut do të gjejnë gjëra të thëna e të njohura; ne kemi luksin t’i zgjatim debatet si të duam, në atmosferë të kontrolluar. Megjithatë, ndonjë pikë ia vlen të rimerret edhe këtu.

Nuk ka komente

  1. Ne nje nga ditet qe pasuan vendimin ne fjale, nje gazetar, perfaqesues i nje shoqate te medias (A.Cipa) deklaroi se “Media eshte pushtet dhe ne duhet te fillojme te sillemi si te tille”. Une nuk po i hyj diskutimit mbi kete, dhe posacerisht se cfare nenkuptonte Cipa me “duhet te fillojme te sillemi si te tille” (me ate ton dhe konotacion qe ai perdori), por me ka bere shume pershtypje fakti qe nje pjese e mire e kolegeve te Bendos iu shmangen nenshkrimit te nje peticioni, i cili nuk synonte mbrojten e vendimit te tij, por terhiqte vemendjen se sulmet e TPCh po shkonin pertej debatit juridik (ne fakt pothuajse te munguar) mbi argumente, dhe po foksoheshin tek individi Bendo, duke u shnderruar ne thelb ne shantazh dhe presion ndaj drejtesise (tashme qe nje tjeter trupe gjyqtaresh do te (ri)vleresoje cilesine e vendimit te shkalles se pare).
    Dhe pyes veten, po gjyqesori, i cili eshte realisht “nje nder pushtetet”, kur dreqin do nise te sillet si i tille perballe pushteteve te tjere? Nese nuk guxon, kjo ndodh per arsye te kultures qytetare te munguar tek gjyqtaret in prima persona apo per ndonje shkak tjeter? Phhh, fakti qe gazetaret guxojne me shume, nuk me bind per kete. Besoj se diku tjeter “fle lepuri”…

    1. Pyet PNH:

      po gjyqesori, i cili eshte realisht “nje nder pushtetet”, kur dreqin do nise te sillet si i tille perballe pushteteve te tjere? Nese nuk guxon, kjo ndodh per arsye te kultures qytetare te munguar tek gjyqtaret in prima persona apo per ndonje shkak tjeter?

      Unë edhe këtu do të citoja mungesën e frikshme të kulturës juridike në shoqërinë shqiptare. Për shumë prej nesh, gjyqtari është ai “që të dënon”, pasi ke bërë fajin; ne ende ecim sipas modelit prind fëmijë, duke ia imponuar vetes rolin e fëmijës ose të kafshës shtëpiake.

      Problemi është aq i madh, se gati më vjen turp ta cek në një koment për një koment tjetër.

      Sa për forcën që mund dhe duhet të ketë gjyqësori, mjaft të hedhim një sy te fqinjët përballë, në Itali, për të parë se çfarë faktori kyç është “magistratura”, për mirë dhe për keq, në ecurinë e punëve.

      Ka një lidhje organike, që kalon nga parlamenti, nëpërmjet presidentit të republikës dhe CSM (Consiglio Superiore della Magistratura), si organ i vetëqeverisjes së gjyqësorit, që garanton autonominë dhe pavarësinë e këtij nga pushtetet e tjera, veçanërisht nga ai ekzekutiv.

      Por le ta lëmë mënjanë kushtetutën dhe kulturën juridike të italianëve për një moment; për të vënë në dukje se prestigji i ‘giudice’-s në Itali është prestigj i fituar me luftë, dhe veçanërisht me luftë kundër mafia-s, lozhave masonike subversive, korrupsionit, terrorizmit dhe shërbimeve sekrete devijuese; ku i ka mbrojtur dhe mbështetur, para së gjithash, opinioni publik.

      E kanë fituar vetë, tha; nuk ua ka dhënë kush në tabaká.

  2. Ne fakt, nje rast i ngjashem ne princip, ndodhi ne Angli gjate fushates se fundit elektorale. Ne nje takim me popullin ish-premieri britanik Gordon Brown ishte i ludhur me mikrofonin e nje radioje qe transmetonte takimin, ku dhe nje qytetare i beri nje pyetje ne lidhje me emigracionin. Pasi iu pergjigj qytetares ne menyre dipllomatike, Brown hyn ne makinen e vete, dhe duke harruar qe ende kishte mikrofonin ne xhakete, e quan qytetaren nje cope injoranteje. Nderkohe kanali radiofonik, duke mos i lene rasti t’i humbase kjo perle, e transmeton. Gordon Brown pasi merr vesh per gafen e per ne privatesine e makines se tij, gafe te cilen pa leje stacioni i radios e kishte incizuar dhe ripereseritur, kthehet dhe i kerkon te falur qytetares, nderkohe qe nuk kam degjuar te ngrihet ceshtje civile prej ish-premierit kunder stacionit radiofonik.

    Ajo qe dua te them eshte se ceshtja e privatesise se personit publik nuk mund te trajtohet nga aspekti i pakompromentueshem i privatesise se individit. Kjo sepse, si ne rastin e Pangos, si ne rastin e Brown, kemi te bejme me nje besim popullor, i ngritur mbi opinionin se zyrtaret e larte te shtetit, perfaqesuesit dhe administratoret e fateve te popullit, nuk mund te kene dy fytyra, nje publike dhe nje private, por duhet te jene njerez te cilter te cilet te njejtin karakter shprehin si ne privat dhe ne publik. Dhe kjo nuk behet thjesht per hir te nje estetike ku shpirti i cilter ne privat shfaqet edhe ne publik, por per hir te utilitarianizmi gati gati makiavelian nga ana e sovranit, apo popullit. Qellimi ketu eshte administrimi i vete sovranit, dhe mjeti qe ky qellim justifikon duhet te jete transparent. Privatesia e individit qe perfaqeson dhe administron popullin nuk mund te ndahet me thiken e pakompromentueshme te te drejtave te njeriut nga personi publik i ketij individi.

    Nese eshte ceshtje emancipimi, mua me duket gabim ekzemplar qe emancipimi i shoqerise rreth shenjterise se privatesise se individit te ofrohet fale nje shembulli te gabuar. Kjo eshte kunderintuitive dhe mbi te gjitha rrezikon te ndikoje pikerisht ashtu si nuk duhet. Kur thuhet qe ne kete rast Pango eshte i madhi dhe Topi eshte i vogli, kihet parasysh pikerisht kjo, qe shembulli i ofruar nga ky rast nuk vlen per emancipimin aq sa do vlente ne rast se perpara Topit nuk do ishte Pango por dikush realisht i vogel, apo me sakte nje i vogel i tille qe vetem privatesia e individit do mund t’i ofronte mbrojtje. Vetem atehere do kishim te benim me ceshtjen ne thelb, dhe vetem atehere do te kishim nje perplasje ne princip mes te drejtes se informimit dhe te drejtes se privatesise, ku dhe do fitonte me te drejte e drejta e privatesise. Perndryshe, shoqeria shqiptare ka deficite vertete te renda, ku privatesia e pakompromentueshme e personit publik nuk i afrohet kurrkund deficitit te krijuar nga privatesia e tepruar e po te njejtit person.

    1. Çdo krahasim çalon, thotë fjala, por disa çalojnë jo vetëm nga këmba, por edhe nga dora.

      Duke spekuluar për rastin e mësipërm, bie fjala, unë besoj se Gordon Brown do ta kishte ngritur një padi madje jo civile por penale kundër asaj radios, sikur ajo t’ia kishte “mbjellë” mikrofonin në makinë, për ta përgjuar.

      Kjo diferencë, gjithnjë sipas meje, e zhvlerëson krahasimin.

      1. Pavaresisht nese shembulli calon nga veshet apo jo, kjo eshte pikerisht ajo qe kam thene edhe une tek tema tjeter, qe kunder Fiksit mund te ngrihet nje padi jo civile por penale.

  3. “Per nje restorant, mbreterine time”, – tha Rikardi i shkrete, tek e zuri vapa ne kembe, ne mes te betejes.

    Rikardi yne, Cakuli i Topit, i cili me nje deshire dhe teknike makiavelike, sic permend PNH, e ka fort te qarte se… » “Media eshte pushtet dhe ne duhet te fillojme te sillemi si te tille”… ‘(me ate ton dhe konotacion qe ai perdori),.. ‘, jam i sigurte se pervecse sfondit, asgje s`do t’i ndryshonte skriptit te betejes se vet. Edhe une do te isha plotesisht dakort me te.
    Per hir te argumentit, po sikur ne vend te shtepise te te pafajshmit, kishte qene , te themi, nje kafene, restorant, dhome hoteli , apo edhe parking lot (sedilje e pasme makine apo edhe ne kembe) ? Ose sikur gazetarja te kish qene nga ato te guzimshmet fare, dhe te kishte perfunduar me ndonje fustan ne duar, me njolla te krijuara nga fluide te thara me origjine organike, nga te cilat mund te extraktesh DNA-ja ? A thua do ta perballte dot betejen ushtria e te drejtes se individit ne njeren ane, ne perleshjen e vet me ate te detyrimeve te personit publik, ne anen tjeter ?

    Thuhet se privatesia e individit ne Shqiperi ka deficite te renda. Mundet. Megjithese nje vezhgim from bird’s eye te shtyn ne breg te kundert dhe te ben te mendosh se privatesia e individid ne Shqiperi jo vetem qe nuk ka deficite, por shkon ne ultrance , duke u transformuar, me permasat e saj extreme, nga nje virtyt social, ne nje ves social. Perndryshe nuk ka si spjegohet se si askush ne ate vend, as shteti, as shoqeria, as pushteti i pare, i dyte, i trete, i katert apo i peste, nuk di te te thote, nuk mund te thote apo nuk do te thote se si 25-45 % e aktivitetit ekonomik eshte ne te zeze, dhe jashte kanaleve legjitime, nuk di te thote se si shume politikane nga 90-ta e ketej ngrysen fukarenj dhe gdhihen miljonere, se si aktiviteti ekonomik ilegal, qe nga trafiku i drogave, njerezve, armeve dhe cdo gje tjeter te parregulluar midis tyre, eshte nga aktivitetet me fitimprurese e ne lulezim te plote, me perqindjen e rikthimit ne investim me te larte se sa cdo sipermarrje tjeter ekonomike dhe komerciale ne territorin e republikes se Shqiperise.

    Une mendoj se eshte detyrimi ai qe krijon te drejten, qe e percakton ate , i jep forme, e ben te matshme dhe deri diku te shkembyeshme. Qe ne femijeri ( ate tonen, te vjetren, arkaiken, pa entilementet e koheve moderne) na eshte mesuar qe heret se do te marresh aq sa do te japesh, dhe jo se do te japesh aq sa te duash dhe do marresh aq sa te mundesh . Kjo lloj ndarje eshte nje vije shume e qarte demarkacionit midis ‘duhet’, dhe ‘mundet’, pa vend ne te per ekuivoke morale. Pangos i mbrohet e drejta e « mundesive » te tij – ne kete rast per te shtrire ne krevatin e tij nje femer qe i kerkon ndihme e i drejtohet Pangos si person publik, e jo si Casanova. Kjo s`eshte as me pak e as me shume se sa nje “quid pro quo harassment” i vertetuar, fenomen ky, i cili , pó tu besosh gojeve ‘te keqia’ mbi precedentete e Pangos te te njejtes natyre, ne nje shoqeri tjeter, me te drejte se ajo e jona, do te kishte sjelle fundin e karriers se cdo personi publik, ne cfaredo fushe te aktivitetit te tij. Raste te ngjashme ne Kanada, ku mesues jane hedhur ne gjyq e denuar edhe mbas 30 vjetesh nga ngjarja, tregon se shoqeria nuk i sheh aspak me sy te lehte raste te tilla te shperdorimit te detyres.

    Xhaxhai ,gjithnje e me shume, nje nga penat me te mira te kultures shqiptare, me kujton ate gjeneralin e Viktor Hygo-se, i cili mbas nje furtune qe, per shkak te pakujdesise se nje marinari, desh e mbyti anijen qe po sillte royaliste nga Anglia ne France, po te njejtin marinar, mbasi e dekoroi per trimerine qe tregoi ne shpetimin e anijes, e vari mu ne direk, per pakujdesine e tij qe desh shkaktoi humbjen e saj. Xhaxhai e dekoroi marinarin e tij per guximi qe tregoi si person privat. Por do pare nese do kete forcen qe ta denoje ate per pakujdesine e tij si person publik. Ne fund te fundit njerezit jane reale, ngjarja eshte reale. Precedenti i ketij rasit eshte per te besuar se ka per sherbyer si blueprint per kulturen shoqerore e publicistike shqiptare.

    Nderkohe une uroj qe fourth or fifth estate ne Shqiperie si dhe personazhet publike nga ana tjeter, te kene qene te gjithe ne gjendje te nxjerrin mesimet e tyre perkates, kjo ne funksion te te mires se pergjithshme te shoqerise.
    Te paret te mesojne t`i perdorin mjetet qe kane ne dore. ( nje makine eshte nje mjet pune, ose nje arme ne varesi te perdorimit)
    Te dytet te mesojne se detyra me deshiren pervecse germes se pare s`kane asgje tjeter te perbashket, dhe se e para merre precedent mbi te dyten.

    E se fundi, sic thote klisheja aristoteliane, nature abhores vacuume. Nese pushtetet ne nje shoqeri nuk e lujane rolin apo funksionin e tyre social, apo jane apatik e te paafte ne rolin e tyre, s`eshte aspak e papriteshme qe hapesirat e tyre te uzurpohen nga ekuivalente te tjera qe operojne ne te njejten sfere, pavaresisht se sa mure ligjore mund te kete neper rruge.

  4. ”’ te ben te mendosh se privatesia e individid ne Shqiperi jo vetem qe nuk ka deficite, por shkon ne ultrance , duke u transformuar, me permasat e saj extreme, nga nje virtyt social, ne nje ves social.”’

    Halli ketu nuk eshte privatesia e individit, por e personazheve publike.
    Kjo privatesia e shkrete buron nga uniteti i treshes imi-joti-e perbashketa, ndersa ne Shqiperi buron nga imi-joti, ndersa ne komunizem nga e perbashketa. C’nuk behet dot imja e as jotja, ngelet e perbashket, ndersa dje, c’nuk behet dot e perbashket ngelej imja ose jotja.

    Ne kemi humbur unitetin e treshes si kategori perceptimi e realitetit.

    Kur individi merr pergjegjesi publike, ai identifikohet tek e perbashketa, ai ‘eshte’ i perbashket. Duke qene i perbashket, humbet privatesine, jo sepse njerezit jane thashethemexhinj, por sepse njeriu nuk e koncepton dot si dicka mund te jete edhe e perbashket edhe vetjake. Prandaj ne gjithe boten fotografe e gazetare hyjne deri tek banjot e personazheve publike, ndersa populli i ndjek.
    Hane ndonje gjobe sa per sy e faqe, gjoba qe s’pengojne askend, te ruajme gjasme parimet e privatesise, por duke qene keto pa pike lidhje me jeten praktike, askush nuk do ishte esencial ne praktikimin e tyre, ne cdo vend keto parime jane formale dhe denimet jane formale.

    Shembulli i Italise, eshte absolutisht per mos tu ndjekur. Nje sistem drejtesie ku nje ceshtje do mesatarisht 7 vjet te zgjidhet, 8 milion dosje te hapura dmth 1 cdo 7 banore, ku vetem 10% e krimeve te denoncuara ndeshkohen, ku jane burgjet perplot, spo dine ku ti cojne robte.

    Sistemi me i krimbur perendimor eshte ai Italian dhe ai Amerikan nuk eshte larg.
    Ceshtja eshte se formalizmi ka mbytur esencialen, nje silogjizem i thjeshte do conte ne rishikimin e gjithckaje dhe te parimeve, se peshku qelbet nga koka.

    1- Sistemi ineficent eshte per tu hedhur poshte
    2- Sistemi qe ndeshkon 10% te krimeve eshte ineficent

    3- Sistemi eshte per tu hedhur poshte

    Mbrojtja e nje sistemi qe ka humbur logjiken e ekzistences, qe nuk ka me lidhje me racionalen, qe krimbet brenda kontradiktave te veta e ben mbrojtesin te demshem per permiresimin.

    Ne Shqiperi duhet rindertuar uniteti i treshes imja-jotja-e perbashketa dhe ky rindertim nuk vjen duke ngulitur nje sistem te krimbur.

    1. LD shkruan (duke iu referuar gjyqësorit):

      Sistemi me i krimbur perendimor eshte ai Italian dhe ai Amerikan nuk eshte larg.

      Unë them se po të vazhdojmë me metodën e eliminimit, shumë shpejt do të arrijmë në Mongoli ose Bangladesh – për të mos thënë në Korenë e Veriut.

      Shpresoj edhe se emrin Lekë Dukagjini po e përdor ironikisht; se përndryshe kanuni mesjetar i Lekës nuk hyn fare në këtë muhabet.

      1. Pa dyshimin me te vogel ne e njeh shprehjen “po ky nuk di c’fare kerkon”, kur lexova kete koment te LD, shprehja me erdhi ndermend edhe si pergjigjja me e mire ndaj titullit te temes. LD, vecanerisht, shan gjyqesorin amerikan, e mbron opinionin publik si vendimtar ne gjykim. Kur, gjyqesori amerikan, ne disa shtete per padite e ngritura, para se keto te shkojne para gjykatesit, i perball prokuroret e ceshtjeve me Grand Jury-ine, apo 23 gjyqtare te zgjedhur prej popullit, puna e vetme e te cileve NUK eshte te gjejne fajtorin apo masen e denimit, por vetem te shprehen ne ka evidence te mjaftueshme per te hapur ceshtjen gjyqesore. Fuqia e tyre me e madhe eshte te mbyllin ceshtjen. Keshtu, nese Pango versus TCh, do te ishte ngritur para nje sistemi te tille, me sa shohim nga anojne bashkeqytetaret tane, kjo ceshtje do te ishte mbyllur me kohe.
        Por Xha Xhai, mendimi se ne shqiptaret nuk dime cfare kerkojme, cimentohet; dhe jo vetem per kete rast.

  5. “Si të mos e shohësh vallë, këtë dukuri, si vijimin inercial të situatës së djeshme, kur regjimi totalitar e riprodhonte vetveten duke dhunuar, shpërthyer e përdhunuar çdo barrierë privatësie; duke përgjuar, regjistruar, raportuar, denoncuar individin, deri sa ta kthente mbrapsht në sy të shtetit, si kostum stofi nga ata të qëmotit?”

    Me nji ndryshim, ne pah tani nxirret ajo kategori qe aso kohe as nuk guxoje te mendoje e jo te deshmoje se c’bente ne privatesi.
    Semundje, e shkeljes se privatesis, fiton prijoritet ku buron pushtet. Kur per sherim merr shembull vaksinimi nga pushtetaret prodhohet imunitet per pushtetaret, pa krijuar as nji premis ne aplikim te ruajtjes se privatesis njelloj per te gjithe.

    Ligji numer nji i hajduterise eshte privatesi/sekret, larg deshmimtarit. Kushtet e privatesise nuk mund ti fillosh nga kush ka pushtet, por nga kush nuk ka, qe te shohesh se sa drejtesia funksionon, pasi drejtesia vjedhet tani e per shume kohe nga pushtetaret. Nuk mund te luftosh luften brenda llojit ( Ministri dhe “Fiks Fare”) ne emer te clirimit te pales jashte luftes per momentin; Kjo tigellon si hipoktizi e heshtur.

    1. Privatësia në vetvete gjendet përtej së mirës dhe së keqes: e kërkon hajduti sikurse e kërkon shenjti.

      Po të kesh pasur ndonjëherë fëmijë rrotull, do ta kesh vënë re, besoj, se një nga lojërat e para të këtyre është të krijojnë hapësira për privatësinë: nën tavolinë, nën krevat, nën jorgan, në një kuti kartoni.

      Kjo s’ka të bëjë me frikën, as me dëshirën për t’u fshehur; por me nevojën për të qenë përballë vetvetes.

      Veç kësaj, privatësia dhe liria shkojnë krah për krah. Hajduti e kërkon privatësinë se ajo e lë të lirë të jetë hajdut; jo sepse e bën të jetë hajdut. Por liria është e shenjtë, edhe sikur ta dimë se ndonjëherë t’i japësh liri hajdutit do të thotë ta ftosh të vjedhë.

      1. Xha, drejtim pa zgjidhje te shkurter/shpejte duket se hyne diskutimi, por po them thjeshte se cdo gje qe jemi, si indivd, nuk eshte e lindur, vetem, por e fituar, ndihmuar, prandaj edhe pse nuk shoh mire apo keq vec tek individ te vecante, nuk do te thote se bashke me te thatin digjet dhe i njomi.

        Pango nuk dinte se ku do perfundonte puna me vajzen e historis ne fjale, por dinte shume mire se kush krijonte premisen per histori. Ma merr mendja se premisen per histori nuk e krijoj “Fiks Fare”, por Pangoja. Me nji fjale, Pangoja eshte vajza per “Fiksin F…” Mendon se fajen e ka Pangoja per ngjarjen qe sheh tek “Fiksi F…”? Jo, mendoj.
        Shkurt, Pangoja ndihmon si edhe vajza, ne kete rast, natyrisht te tjeret, qe pa protagonistet ne fjale njerzit nuk do te kishin mundesi te shihnin per ndryshim gjera te ngjajshme ne te perditshmen e tyre.

  6. Nuk e di per ne Shqiperi, por ne SHBA, ligji i procedures penale, nuk lejon te pergjohet njeri pa dijenine e tij (pa vendim gjykate)!
    Por… por nje person qe bisedon me nje tjeter, mund te pergjohet nga bashkebiseduesi pa vendim gjykate. Biseda mund te pergjohet.
    Racionalja eshte: nje person qe flet me nje tjeter nuk e konsideron ate cka thote private, perderisa po ja thote nje tjetri. Per me teper, pergjuesi ne fakt po “pergjon” vetveten, kur incizon biseden.
    Kjo gjithmone ne rastin e “state actor”-policia etj.
    Nje individ mund te te pergjoje nese e ke ftuar ne shtepi. Ftuesi duhet t’ja beje te qarte te ftuarit, qe nuk do te incizohet apo filmohet. Vetem ne ate rast, privacia e ftuesit konsiderohet e shkelur. Ne te kundert, nuk ka shkelje!

    1. Ne Shqiperi eshte pak a shume keshtu, tabakhone:

      Kur, ku dhe per ke lejohet pergjimi?

      Nga Neni 221 i KPP
      1. Ne perputhje me proceduren e parashikuar ne Seksionin IV (Pergjimet) te Kodit te Procedures Penale i cili shpjegon se pergjimi i fshehte me mjete teknike i bisedave ne VENDE PRIVATE … lejohet vetem kur procedohet:
      a) per krimet e kryera me dashje, per te cilat parashikohet denim me burgim jo me pak, ne maksimum, se shtate vjet.
      2. … ne VENDE PUBLIKE… (si me lart) … per te cilat parashikohet denim me burgim jo me pak, ne maksimum, se dy vjet.
      Nderkohe qe …
      5. Pergjimi parandalues rregullohet me ligj te vecante. Rezultatet e tij nuk mund te perdoren si prove.

      Nga Neni 226 i KPP
      Gjykata urdheron asgjesimin e dokumentacioneve te pergjimeve qe ndalohen te perdoren…

      Duke kapercyer keto pengesa ligjore TCh kerkon te mbrohet me Ligjin 9887 dt. 10.3.2008, pikerisht …
      Neni 11
      Përpunimi për qëllime të tjera
      Përpunimi i të dhënave personale vetëm për qëllime gazetarie, literature ose artistike
      përjashtohet nga zbatimi i neneve 5, 6, 7, 8, 12, 18, 21 e 28 të këtij ligji, vetëm nëse mbrojtja e të dhënave personale, sipas këtyre dispozitave, pengon ushtrimin e së drejtës së lirisë së shprehjes.
      C’jane gjithe keto perjashtime?
      Neni 5 …perpunimin ne menyre te ndershme
      Neni 6 … nese subjekti i te dhenave personale ka dhene pelqimin
      Neni 7 … perpunimi i te dhenave sensitive … shendetin dhe jeten seksuale … nen masa te pershtatshme mbrojtese
      Neni 8 … transferimi nderkombetar i te dhenave personale me nje shtet qe nuk ka nivel te mjaftueshem te te dhenave personale behet nese:
      a) autorizohet nga akte nderkombetare, te ratifikuara nga R.Sh.
      Neni 12 … lejimin apo aksesin ne te dhenat e grumbulluara
      Neni 18 … detyrimin e kontrolluesit per te informuar subjektin e te dhenave
      Neni 21… lajmerimin e komisionerit
      Neni 28 … te dhenat nuk perhapen

      Apo thene ndryshe atyre u lejohet te perpunojne te dhenat ne menyre jo edhe aq te ndershme, pa marre pelqimin e atij qe i marrin te dhenat, te dhenat sensitive, e pa u merakosur per ndonje mase mbrojtese, e bejne transferimin galaktikor nepermjet www, etj, etj sepse KETO, sipas atyre e shume te tjereve pengojne ushtrimin e se drejtes se lirise se shprehjes.
      Mirepo, cilat jane KETO? KETO jane perpunimi i te dhenave, dhe jo grumbullimi i te dhenave sipas procedurave tek seksioni Pergjimet i KPP.

      Kur do te ishte ne te drejten e tij TCh? Atehere kur ti kishin rene ne dore (me poste fjala vjen) materialet e nje pergjimi te ligjshem te kryer, per te cilat Gjykata ende te mos kishte dhene nje vendim asgjesimi ne perputhje me nenin 226 te KPP.

  7. C.D.

    Te me falesh, nuk e kuptoj se c’do te thote “perpunimi” ne kete rast?
    Editim, vendosje titrash, redaktim, prerje e pjeseve irrelevante te pergjimit dhe gjera te kesaj natyre, apo dicka tjeter?

    Gjithashtu, nuk e kam te qarte, si aplikohet Kodi i PP-se ne rastin e nje aktori jo-shteteror si TCH.
    Sigurisht, qe video e TCh mund te jete problematike per t’u perdorur si evidence ne salle te gjyqit, ne rast procedimi PENAL te Yllit, por jo edhe ne rast te masave administrative ndaj tij (shih pushimin e tij nga puna, bazuar ne kete evidence).
    Gjithesesi, une insistoj qe Yllit nuk i eshte shkelur privaci nga ana e TCh, sepse “agjentja” e TCH, ne fakt incizoi vetveten, ne nje shtepi ku ishte ftuar, dhe ne ambiente brenda kesaj shtepie ku ajo qartesisht kishte leje te rrinte (pra nuk shkoi fshehurazi ne shtepi, nuk shkoi fshehurazi ne banjon private te Yllit dhe filmoi kabinetin e ilaceve te tij, etj)
    Ne te njejten kohe nuk kemi as “Entrapment” http://en.wikipedia.org/wiki/Entrapment, per arsye te vete-shpjegueshme.
    Gjithesesi, une do isha kurioz te lexoja opinionin e vendimit te Gjykates se Tiranes, nese ka pasur te tille, per ceshtjen e Yllit.

    1. tabakhone,
      eshte pune pa rendiment, qe sa here shtohet nje diskutant i ri ti niset diskutimit nga e para; merre kete si verejtje, dhe konsideroje shkallen a stadin deri ku ka arritur diskutimi te mireqene.
      Perpunimi u soll mbi tryeze nga ana e Shqipit, ketu une thjesht e kopjova sipas ligjit, e besoj se ti une e te tjeret duhet te kuptojme me te ate qe kupton cdo shqiptar qe e njeh fjalen, apo qe hap ndonje fjalor dhe e sheh. A, nese ke objeksione ndaj fjales, ato nuk vlejne per kete teme; se paku mos mi kerko mua shpjegimet, se nuk kam bere asnje interpretim.
      Nje pjese e komentit tend me pyetje specifike, do te qendronte nese kjo teme nuk do te quhej Sistemi qe duam. Nuk besoj se mendon se statusi juridik i nje shpk-je apo sha-je fjala vjen “Hajdutet e bashkuar”, do na pengonte per ta vene ne fron e kerkuar llogari. Ashtu, si nuk besoj se as ti as te tjeret do te perligjnit, fjala vjen, hyrjen nga dritarja te gazetarit invetigativ te TCh per te marre vesh pasurine e vertete te ministrit te kultures, i cili sic ka deklaruar (rast imagjinar) ka 1,000,000 euro ne kasaforten e shtepise e keto i ka fituar ne kazino.
      Sic e kam shkruar me pare, gazetarja e TCh, nuk ka incizuar vetveten, ajo nuk ka hyre atje per llogari te vet, por sic eshte dokumentuar e shpallur publikisht nga vete TCh ajo ka hyre per llogari te ketij te fundit kur punonte.
      Tani nese ti vertet e ke veshtire te shohesh TCh ne burg, veshtire e kam dhe une, por une e kam te lehte te shoh ne burg cilindo qe ne bashkepunim, thyen shtepine e tjetrit.
      Gjithe ato te thenat se hyri e ftuar e terci e verci nuk pijne uje, sepse ajo mund te kishte shkuar ne tualet, ti kishte dale minisitrit lakuriq, ti ishte perkedhelur sa ti rritej preshi atij e pastaj te kishte uluritur se ministri po e perdhunonte e kjo te ishte ajo qe ju do te kishit pare, por e pavertete, prove per asgje.
      Gjithe sa ngrihet mbi zero eshte zero.

  8. CD, po t’a lexosh edhe nje here pyetjen time per “perpunimin” do t’a shikosh qe une pyeta per kuptimin e fjales ne ligj, jo per kuptimin e fjales ne jeten e perditshme ku konteksti luan rol sinjalizues per kuptimin e fjales.

    Para nje viti, burra dhe gra me te ditur se une, nuk binin (dhe nuk bien ) dakort per kuptimin e togfjaleshit “vota te caktuara” ne nje ligj tjeter te shtetit tone.

    Sa per te tjerat, ndoshta ke te drejte, por toni i komentit tend eshte pak keshtu…si “i paperpunuar”!

    Shendet

    1. Te falemnderit.
      Palet nuk i di te kene objeksione ndaj fjales ne ligj, qe do te thote e pranojne. Nese jo, ndaj ka gjykates.
      E perse dihet dakort ne Shqiperi?

  9. ””Unë them se po të vazhdojmë me metodën e eliminimit, shumë shpejt do të arrijmë në Mongoli ose Bangladesh – për të mos thënë në Korenë e Veriut.””

    Kurse une them se nuk ka ndonje arsye pse te importojme jashte, dicka qe mund ta prodhojme brenda, aq me teper nje mall skarco.

    ””Shpresoj edhe se emrin Lekë Dukagjini po e përdor ironikisht; se përndryshe kanuni mesjetar i Lekës nuk hyn fare në këtë muhabet.””

    Hyn posi, si besim i shoqerise ne forcat e saj. Ajo qe ti ne kete rast quan privatesia e individit, liria dhe privatesia e individit nder shqiptare historikisht eshte quajtuar ‘nderi vetjak’ dhe per shkeljen e tij ka pasur denime te rrepta, nga gjoba e deri tek jeta.

    Nuk po na meson as Italia e as Amerika se ç’eshte privatesia.

    Pangos i eshte marre nderi dyfish; nje, sepse i eshte ngritur kurth dhe dy sepse i eshte dhunuar banesa nga ‘miku’.

    Ce ndeshkon Pangon eshte abuzimi i tij me individet e shoqerise dhe prerja ne bese e shoqerise e cila i besoi nje rol te rendesishem; ai ka dhunuar shoqerine.

    Shoqeria eshte superiore ndaj individit, prandaj nderi i saj vlen me shume se nderi i Pangos.

    Reagimi i shoqerise shqiptare, vjen prej ketij gjykimi ‘interior’, qe eshte ne ADN-ne e shqiptarit.

    Nese shoqeria shqiptare nuk do e kish vithisur konceptin e nderit vetjak por do e kish ndryshuar duke ja pershtatur modernitetit, atehere as vete perzgjedhja midis nderit te shoqerise dhe atij te individit nuk do kishte arsye pse te behej, pasi nderi i individit eshte edhe nderi i shoqerise dhe anasjelltas, nderi i shoqerise eshte edhe i individit.

    Nese ky kurth do i ish bere nje individi qe s’e ka shnderuar shoqerine, atehere ai qe ngriti kurthin do ish ndeshkuar shume rrepte, une ve doren ne zjarr, me aq sa e njoh une mendesine shqiptare, nese kjo do i kish ndodhur nje njeriu te pergjegjshem ose nese ajo goca do i kish bere lojen qe Kleopatra i beri Qezarit, atehere shoqeria do e kish zene ate gocen dhe ata te Topit me britma, pasi dihet qe ne mendesine shqiptare mashkullit te provokuar keqazi i tolerohet çdo gje, pasi nuk kemi pasur ndonjehere ndonje dell shenjtori a murgu . Mund te quhet maskilizem a çte duash po ky ne radhe te pare eshte fakt.

    Une shoh qe personazhet publike duan edhe te shnderojne shoqerine edhe te ruajne nderin vetjak ne emer te privatesise se individit, po ja qe nuk funksionon keshtu, te pakten jo ne teori se me teorine e lirise e privatesise po merremi ketu.

    Nuk ka nder per te pandershmin, po na bejne te gjithe si kurva te ndershme, vjedhin hane pine e bejne cte duan e pastaj na bejne moralistet e legjitimistet me lirine e privatesine. E bere, te lumte, te zune, e hengre u tregove budalla.

    Ashtu si peshku qelbet nga koka edhe Shqiperia po qelbet nga koka, prandaj kurthe te tilla, te denueshme ne nje shoqeri te shendetshme jane te mirepritura ne kete gjendje te ndere.

    ””LD, vecanerisht, shan gjyqesorin amerikan, e mbron opinionin publik si vendimtar ne gjykim.”’

    Une di ç’kerkoj, je ti qe s’di te lexosh. Une fola per sistem drejtesie ineficent ku krimbi gjendet tek kontradiktat parimore, te cilat sado te persosur ta kesh organizimin e sado para te hedhesh e bejne sistemin ineficent.

    Mua me pelqen organizimi amerikan, me gjyqtare e prokurore te zgjedhur me voten e popullit e me jurite popullore,i pershtaten pervojes tone historike, po jane nje thes me abstraksione pabukse qe shfrytezohen prej avoketerve dhe qe pengojne focat e rendit, ato qe e bejne sistem ineficent. Sado para te shpenzoje Amerika per drejtesine do e kete te kote, drejtesia nuk eshte ceshtje paresh e organizimi, po lidhet me aftesite logjike te shoqerise.

    Sa me teper ligjet e ndajne shtetin nga shoqeria, aq me teper shoqeria e sheh shtetin si barre e pushtetaret si grabitqare.

    Ne vitet ’80 Shqiperia ishte ne krize, ne 1991 spo kish me buke e megjithate u votua prape PS-ja. Njeriu nuk e eviton logjiken vetem ne buze te humneres, po deri sa te veje atje, do mbahet me besimin se gjerat shkojne mire dhe rregullohen vete.

  10. Ti ke menyra te cuditeshme veprimi Leke. Bashkon eficensen e drejtesise me kontradiktat parimore ne nje fjali e per ta shpjeguar njera-tjetren; le qe nuk me duket te kesh shkruar kund per kontradikta – po i marrim te ditura principet.
    Ty, ne, edhe vete amerikaneve ju pelqen, por xhepi nuk u a mban; eshte shume e kushtueshme qe per cdo sherr lagjeje te ngresh ceshtjen para 23 qytetareve qe i heq nga puna e i paguan. Por sikur e rendon pa te drejte aftesine logjike te shoqerise amerikane. Mund ti nisesh nga arritjet; por mund edhe ta paralelizosh me shoqerine kanunore qe pelqen. Beson ti se kuvendi i burrave ne Majamal ka aftesi logjike me te mira se mbledhja e 23 qytetareve a fermereve te amerikes?
    Sistemi me jurine popullore, eshte krejtesisht i mbrojtur nga avokatite – fillo me ate te llojit Ngjela – ju lutem, ju lutem, le te bejme marrveshjen e fjales. Eshte ndihmes prokurori qe e ngre ceshtjen para tyre, pa pranine e askujt tjeter: – jo publik, jo media, ne kushtet e anonimitetit te plote, vetem nje prej tyre firmos ne dokumente etj. I pandehuri, nese deshiron, mund te dale para jurise e te shprehet nen pranine e avokatit qe nuk ka te drejte te hape gojen, perpos keshillimit te klientit te vet, per te thene apo jo dicka, apo per ndonje gje te pakuptueshme ligjore.
    Jurise nuk i kerkohet asgje me shume se sa brenda dijeve, ndergjegjes, gjykimit te saj te pandikuar apo se si e do ajo te jete jeta e perbashket te shprehet, te diskutoje, dhe votoje duke ngritur doren VETEM per hapjen e ceshtjes, per mbylljen e ceshtjes, apo kur s’ka tamam vota as andej as ketej (duhen 2/3) mosmarrjen e asnje vendimi.
    Jurite jane pjesmarrje e drejperdrejte e popullit ne fushen e drejtesise, qe jo vetem nuk ndajne shtetin nga shoqeria, e eshte pak te thuash i bashkon (sikur te ishin dy trupa), por duhet thene se ketu ato nderthuren aq sa mund ti konsiderosh nje.
    Sikur nje juri e tille te kishte vepruar ne Tirane per rastin tone, … nuk vazhdohet me tej, Pango nuk do ti ishte drejtuar drejtesise.
    Gjithe kjo eshte pike kulmore te cilen nuk mund ta rrafshojme si pa gje te keq.

  11. Ti CD me je drejtuar mua por po flet me nje tjeter. Une u shqeva si tek kjo teme edhe tek e meparshmja duke thene se kemi probleme te natyres teorike, me sakte te parimeve moralo-ligjore (parimet morale qe japin ligje, si te dalluara nga parimet morale qe nuk japin ligje), kurse ti u çuditkerke.

    Une per respekt ndaj tjetrit ja lexoj edhe 10 here c’ka shkruar nese nuk e kuptoj, kurse ti me kalon vertikalisht dhe pretendon te diskutosh, por une sdo rri te shpjegoj ate qe kam shkruar dhe qe ti s’denjosh ta lexosh, se s’ka kuptim.

    Ja po e marr lart e po ta risjell edhe njehere:

    Sistemi me i krimbur perendimor eshte ai Italian dhe ai Amerikan nuk eshte larg.
    Ceshtja eshte se formalizmi ka mbytur esencialen, nje silogjizem i thjeshte do conte ne rishikimin e gjithckaje dhe te parimeve, se peshku qelbet nga koka.

    1- Sistemi ineficent eshte per tu hedhur poshte
    2- Sistemi qe ndeshkon 10% te krimeve eshte ineficent

    3- Sistemi eshte per tu hedhur poshte

    Mbrojtja e nje sistemi qe ka humbur logjiken e ekzistences, qe nuk ka me lidhje me racionalen, qe krimbet brenda kontradiktave te veta e ben mbrojtesin te demshem per permiresimin.

    1. Nuk me the si ja ben kur e kupton tjetrin e te duket se nuk eshte bindes, ne mos me keq akoma.

      Ja si u shpjegove njehere: “…kontradiktat parimore, te cilat sado te persosur ta kesh organizimin e sado para te hedhesh e bejne sistemin ineficent.”
      Ja heren tjeter: “2- Sistemi qe ndeshkon 10% te krimeve eshte ineficent”

      nga del nje silogjizem kesilloji:
      sistemi qe ndeshkon 10% te krimeve eshte ineficent
      kontradiktat parimore e bejne sistemin ineficent
      qe te kemi nje sistem eficient hedhim poshte kontradiktat parimore

      Nuk me behet te pranoj eficience ne drejtesi (drejtesi vetem) me koeficientin e ndeshkimit; te krimeve!? – nuk vendoset kaq lehte. Njeheri mendoj se venia para drejtesise eshte e mjaftueshme per mjaft raste, eshte nje lloj ndeshkimi tek e fundit. Dhe kjo eshte esencialja, formalizmi ka veshje burgu.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin