NJË MJEK I JASHTËZAKONSHËM

Lajmin e trishtuar e prisja prej ditësh dhe kur ai më arriti, trishtimi kapërceu befas shumëfish ndjesinë e keqe të ditëve, javëve e muajve të fundit. Mjeku Ulvi Vehbiu ishte simbol i një profesionalizmi të rrallë për realitet shkencore shqiptare për një periudhë prej rreth 50 vitesh. Nuk dua të lë gjë gabimisht përshtypjen se jam duke thurur një kurorë lëvdatash me lule të sapoblera; kush e ka njohur mjekun, shkencëtarin dhe humanistin Ulvi Vehbiu e di se për çfarë jam duke shkruar.

Në një periudhë të errët si ajo stalinistja shqiptare e para ’90s pakkush kishte autoritetin e duhur profesional dhe intelektual për të qëndruar mbi atë kohë të vështirë për shpirtin dhe mendjen e njeriut. Dhuna politike mbi mendimin e lirë akademik dhe intelektual mbyste çdo përfytyrim për një bindje alternative që i shmangej strukturave. Pakkush kishte akoma mundësinë t’u ndërmjetësonte shqiptareve një ndjesi bashkëkohore kontinentale dhe mjeku Ulvi Vehbiu ishte e siguri një i tillë.

Fatkeqësisht shqipja publike dhe zyrtare i ka të shpërdorura dhe të konsumuara superlativat për një njeri të mirë dhe madh dhe unë po mjaftohem duke e cilësuar atë si një mjek të jashtëzakonshëm; kjo në kuptimin me të plotë dhe direkt të fjalës. Ulvi Vehbiu mjekonte jetë njerëzish dhe shpëtonte bashkë me të edhe dinjitetin e tyre.

Ai u nda nga të gjallët në mes të qenësisë së tij humaniste, e cila në fakt e matur kohësisht nuk mund të ketë dot kuptim, pasi fryma e tij intelektuale shtrihet jashtë kufijve banale fizikë të kohës së jetës biologjike të njeriut. Ikja e tij nuk mund të lejë një vend bosh për sa kohë fryma e tij (sein Geist) ishte shndërruar prej kohësh në një konstante humaniste dhe intelektuale për një brez që mbijetoi të djeshmen staliniste dhe sfidon të sotmen shpirtërisht aq të errët e zhgënjyese.

Çdo pjesëz e lirisë së individit dhe dinjitetit të qytetarit shqiptar mbështetet edhe në kontribut fisnik të këtij mjeku të jashtëzakonshëm. Në moralin dhe etikën e qytetarit fisnik të shoqërisë shqiptare, në kurajën intelektuale të shkencëtarit shqiptar, në çdo veprim apo gjykim të çdonjërit prej nesh në shoqëri ka një dozë të madhe të sqarimit dhe ndriçimit të buruar prej mendimit dhe shpirtit të tij akademik e qytetar aq bujar.

Mjeku i jashtëzakonshëm Ulvi Vehbiu lë një vend bosh në rreshtin e parë të shoqërisë civile. Prej nesh iku një iluminist, mjek, shkencëtar dhe intelektual, i cili na dha shumë dje për të djeshmen dhe të ardhmen. Nga mjeku i jashtëzakonshëm Ulvi Vehbiu shoqëria shqiptare – në mesin e një krize besimi e vlerash – trashëgoi objektivitetin dhe profesionalitetin për të gjykuar për veten jashtë pasioneve, ashtu si çdokush prej atyre që e njohën e mësoi këtë për veten e tij.

Le të shpresojmë që të mos e derdhim këtë virtyt në bronz por në rrugë, atje midis bashkëqytetarëve.

Nuk ka komente

  1. Familja do të presë ngushëllime ditën e premte, datë 18 qershor 2010, midis orëve 5 dhe 9 pasdite, në këtë shtëpi funeralesh:

    John J. Fox & Sons, Inc.
    203 East 201st Street
    Bronx, NY 10458
    Tel. (718) 733-9114

  2. Kjo eshte nje ngjarje qe e kam treguar shpesh.
    Duhet te kete qene viti 1991 ose 1992. Isha ne kafen e 15 kateshit me nje kirurg te njohur. Pas disa minutash erdhi e u ul me ne nje person qe nuk e njihja. Nuk ishte doktor por nga biseda qe bente dukej qe ishte shpesh ne shoqerine e doktoreve. Ai na tregoi kete ndodhi qe i kishte ndodhur atij:
    “Para disa javesh isha ne kafe sic jam tani me ju ne nje tavoline ku ishte edhe Ulvi Vehbiu. I thashe, profesor, kur mund te vij per nje konsulte, se ka mbi nje jave qe kam nje dhimbje shume te forte koke. Aty ne tavoline, Ulviu filloi te me pyeste me hollesi per simptomat dhe historine e ketij problemi. Pas nja 15 minutash vura re se dhimbja e kokes me kishte ikur fare. Qe atehere nuk me eshte kthyer me.”
    Dhe pastaj me ze te ulet (megjithese koha e diktatures kishte kaluar), personi perfundoi:
    “Me duket se me beri psikoanalize!”.

  3. Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur. Ngushellime komunitetit te mjekeve per humbjen e nje kolegu te cmuar. Ngushellime ish pacienteve dhe familjeve te tyre per humbjen e nje mjeku te perkushtuar.

    Ne fisin e afert kishim disa paciente te Dr. Vehbiut. Vete nuk kam patur rast te flas me te, por mamaja ime, qe jepte e merrte me doktorin ne emer te fisit, fliste me admirim te jashtezakonshem jo vetem per profesionalizmin e larte, por edhe per humanizmin e Dr. Vehbiut.

    Mbas shume vitesh e vuajtjesh e tragjedish qe krijojne semundjet mendore, i vetmi ngushellim ishte “I dolen te gjitha parashikimet Dr. Vehbiut.” Sikur lehtesoheshe kur mendoje se me gjithe fatin e zi, te pakten kishin qene ne duart e mjekut qe duhej, te mjekut qe diti te bente prognozen me te sakte, diti ti ndihmonte e lehtesonte sa ishte e mundur.

    U prehte ne paqe!

  4. Doktor Ulviu ishte modeli i mjekut te perkushtuar, intelektualit te urte dhe te matur fjale pak. Doktori ishte figure e respektuar ne ambjentet spitalore dhe akademike per bagazhin dhe pervojen e gjate ne fushen e psikiatrise; fushe qe ai ishte i vetmi qe e kishte futur ne baza shkencore.

    Permbysjen e pushtetit komunist, Doktori (ashtu e therisja une gjithnje) e ka perjetuar me nje ekzaltim qe mua me ka mahnitur.

    Si njeri shume i afert i femijeve dhe familjes se tij, une dhe familja ime, ruajme kujtimet me te mira te Doktor Ulviut.

    Qetesia, zgjuarsia e maturia e tij fitonte zemren e pacientit, kolegut dhe femijeve qe vinin dhe luanin ne shtepine e tij.

    Doktor Ulviu ishte doktori i Cehovit me canten e lekures qe ka permendur Xhaxhai, diku ne nje shkrim dhe qe sot i mungon Shqiperise.

  5. Nuk kam patur rast ta njoh doktor Ulviun, por librat e tij i kam lexuar qe ne moshe fare te re dhe me terhiqnin pa mase, veçanerisht nje liber qe e mbaja nen jastek per te fshehtat e trurit. Me tej kur midis miqsh flisnim fshehurazi per psikanalizen, mesuam se dr. Ulviu ishte i vetmi njohes i saj i mirefillte ne Shqiperi, por edhe ai nuk kishte mundesi ta aplikonte.

    Siç thote me te drejte Pifto dhuna politike mbi mendimin e lire akademik e profesional mbyste çdo alternative. Kjo nuk duhet harruar. Ai ushtroi profesionin e tij ne nje mjedis acid per zbulimet qe i kishin dhene nje pushtet magjik fjales kudo ne bote dhe po kthenin ne raft qeset e medha me ilace, qe me fort benin keq se mire. Megjithate ai qetesisht, pa asnje xhest te tepruar a fjale te tepert, vetem me egzistencen dhe kerkesat e tij shkencore mbante gjalle respektin per dijen dhe shpetonte nderin e saj.

    Ishte koha kur per turpin tone, te te gjitheve, psikanaliza, sikunder gjenetika cilesoheshin si shkenca reaksionare !

    Kur ideologjia zyrtare (papati) mbante nje linje te tille direktive, (pra qe toka nuk leviz) dr. Ulviu me mosbindjen e tij na dukej si dikush qe vinte nga kohera te tjera, qe shihte tej pisllikut te perditshem, tej dogmave te ngurta qe, nen ritmin e daullve beper festivale popullore, po e kthenin vendin ne mesjete.

    E megjithate, duke kuptuar se nje pjese e mire e semundjeve qe kuronte ai kane origjine sociale dhe familjare, sot duhet te marrim me mend se sa shume duhet te kete ditur ai nga te vertetat e pathena te asaj kohe !

    Me dr. Ulviun iken nje brez mjekesh per te cilet njeriu ishte nje entitet i plote e i respektueshem dhe jo nje shpretke, nje veshke, nje kist…

    Ngushellimet me te sinqerta familjes !

  6. Sa mire bere qe shkruajte G.H.; te falenderoj…

    Xha xha, ngushellimet me te sinqerta, ne keto dite te dhimbshme per ty dhe gjithe familjen Vehbiu.

    Me dashuri,

    D.

  7. Pifto, te falenderoj per fjalet e drejta qe shkruajte per dr. Ulviun. Po i konsideroj te thena ne emrin tim, pa i hequr asnje presje.

    E kam njohur dr. Ulviun personalisht dhe ia kam vleresuar i mahnitur kulturen e gjithanshme, por vecanerisht anen e tij njerezore. Me siguri, eshte kjo e fundit qe e bente ate mjek te madh.
    Kam pasur fatin ta njoh dr. Ulviun pa “dr.” perpara, ne kuptimin qe e kam njohur jashte kuadrit profesional e mjekesor. Keto dite po lexoj fjale te mrekullueshme per aftesite e tij si mjek. Me vjen mire, se jane te verteta. Por une e kam njohur Ulviun pa bluze te bardhe, pa receta, pa tituj, pa botime shkencore, pa libra. Ndoshta per kete arsye ia kam cmuar me shume vlerat njerezore. Ndoshta per kete arsye radheve te pifto-s do t’i ndryshoja vetem titullin: ne “Njeri i jashtezakonshem”.

    Marr pjese ne dhimbjen e Familjes Vehbiu, se ciles i dergoj ngushellimet e mia me te sinqerta.

  8. Ngushellime Xha Xha.
    Humbja eshte e madhe, kujtimi qe le prapa shume me i madh.
    Sot ne mengjes, pas disa vizitash profesionale neper spitale, ne nje vend qe ka nje sistem shendetesor nga me te miret ne bote, e duke menduar per permbledhjen qe me priste te perpiloja, me kapi nje lloj peshtirosje per figuren e mjekut bashkekohor. Doktore te kthyer ne administratore, financiere, mjeshtra sistemesh ISO, biznesmene te frikshem, te apasionuar pas sistemesh transparente te drejtimit te nje spitali e permbledhjesh praktike ligjesh per punonjesit e tyre, te zhytur nen shkresa pa jete e shifra sigurimesh mjekesore. Nen kete shtrese kostumesh ngjyre kalldremi, punojne heshturazi, qete, me vetmohim, me talent, nje numer gjithnje e me i vogel mjekesh si Dr. Vehbiu. E them me plot gojen se mjeke si Dr. Vehbiu jane sot te paket ne bote. Perkulem me shume respekt perpara kujtimit te tij.

  9. I jati i Xha Xhait eshte gjyshi yne… Pranoni ngushellimet tona te sinqerta dhe ndani me ne dhimbjen tuaj. Esto fidelis usque ad mortem et dabo tibi coronam vitae.

  10. ngushellime xhaxha. Te ndjerin U. Vehbiu, e kam njohur nepermjet tregimeve te njerit prej studenteve te tij ( im ate), per te vetmin psikiater shqiptar qe kuronte me hipnoze dhe bisede( keshtu me pelqen t’a quaj psikanalizen), ne nje kohe kur te semuret mendore trajtoheshin pak me mire se ne Gjermanine naziste( elektro, qetesues dhe izolim. Edhe njehere ngushellime dhe Zoti e meshirofte.

  11. Ngushellime Xha Xhai!

    Mesoj se Babai yuaj ka shume per tu prehur i qete, Ai ka ty, nje djal plot jete – trgues i vlerave te nje prindi plot arsye te jet i plotesuar, i uruar per sukses prinderor e profesional, pasi kuptoj te lidhen vlerat tuaja, permes blogut, edhe me ato te familjes suaj.

  12. I dashur kusheri,

    Lexova komentet, ngushellimet e fjalet e ndjera te miqve te ketij blogu te nderuar dhe u ndjeva krenare per njeriun me te mire e te shtrenjte te familjes Vehbiu. Po i shtoj vetem nje koment vargut te gjate e te ndjere te ngushellimeve: Ulviu ishte njeriu me i dashur i fisit te tij, ishte njeriu tek i cili te gjithe gjenin nje fjale te ngrohte, nje dore qe u shtrihej dhe nje shpatull ku mund te mbeshteteshin, nje mendje te zgjuar qe u tregonte kur duhet te heshtnin dhe nje ironi te holle kur duhet te mendoheshin edhe nje here…

    Ishte nje njeri i jashtezakonshem dhe nje burim qetesie shpirterore qe rrallekush e ka ne kete bote. Kusherinjte e mi jane faltume. U prehte ne paqe ashtu sic jetoi edhe ne jete.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin